Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kreshnik Spahiu, Qytetari I 2004-es

    KJ

    --

    E Marte, 28 Dhjetor 2004


    KRESHNIK SPAHIU, QYTETARI I 2004-ES

    Dje ka perfunduar nje nga sondazhet qytetare mbi perceptimin e publikut per njeriun e vitit 2004. Prej dhjete ditesh televizioni "Teuta" ne emisionin e tij te mengjesit zhvilloi nje sondazh me telefonata te drejtperdrejta te qytetareve per anketimin e njeriut me te suksesshem te vitit 2004.

    Ne kete anketim u perfshine qytetare nga Tirana, Durresi, Kavaja, Kruja, Shijaku. Per me se dhjete dite ne anketim u perfshine rreth 234 telefonues te cilet shprehnin konsideratat e tyre per njeriun per te cilin ata mendonin se kishte lene me shume gjurme gjate vitin 2004 dhe per karakteristikat e tij. Muaj me pare nje nga sondazhet e projekteve te USAID ne Shqiperi, IREX, e ka vleresuar emisionin "Koha per t'u zgjuar" te organizuar nga publicisti i njohur Bashkim Hoxha, si nje nga programet me te ndjekur dhe me audiencen me te larte te shikueshmerise nder mediat shqiptare. Sipas ketij anketimi eshte vene re nje epersi e dukshme e perfaqesuesve te shoqerise civile dhe artit mbi politikanet. Ne baze pikavarazhit, nga afro 37 te preferuar te qytetareve me i votuari ka qene drejtori i Zyres per Mbrojtjen e Qytetareve, Kreshnik Spahiu, i cili ka kryesuar me nje epersi te dukshme e me pas kryebashkiaket Edi Rama dhe Koka, Artisti i Popullit Mirush Kabashi, kryetari i PD-se, Sali Berisha, kampioni europian ne boks Kreshnik Qato, drejtuesi i levizjes "Mjaft", Erion Veliaj, dhe publicisti Gjergj Vlashi.

    Nga vezhguesit vleresohet se dy vitet e fundit ka nje renie te dukshme te besimit te publikut per politikanet dhe nje ngritje te dukshme per perfaqesuesit e shoqerise civile. Se paku 30 per qind e te anketuarve kane votuar per kreun e levizjeve qytetare, avokatin Krehnik Spahiu. Ai ka mundur te mbledhe dy here me shume pike se lideri i opozites Berisha dhe disa here me shume se cdo politikan tjeter. 56 vota kane qene ne favor te Kreshnik Spahiut, 24 ne favor te Berishes dhe asnje vote per kryeministrin Fatos Nano. Kohet e fundit ka pasur nje sfide te hapur mes levizjeve qytetare dhe partive politike. Perplasjet e fundit dhe debatet mes ketyre aktoreve politike dhe jopolitike me sa duket kane shenuar rritje te kuotave dhe popullaritetit te krereve te levizjeve qytetare. Ne intervistat e tyre telefonuesit kane shprehur hapur pakenaqesine e tyre me kasten e vjeter te politikaneve dhe madje kane bere thirje qe shume nga perfaqesuesit e shoqerise civile mund te jene ne te ardhmen ata qe mund te qeverisin vendin. Ftesat dhe kerkesat qe perfaqesuesit e shoqerise civile te hyjne ne betejat elektorale dhe te jene nje alternative e re politike kane kohe qe artikulohen nga politikane, analiste, media, etj. Fryma civile dhe perpjekjet per te ndryshuar klasen politike shqiptare jane nje nga sfidat e diskutuara jo vetem nga opinioni vendas, por edhe ai nderkombetar. Gjashte muaj me pare, Kreshnik Spahiu dhe Erjon Veliaj u konsideruan nga kongresi amerikan si Les Valesa dhe Vaslav Havelet e rinj te Shqiperise.

    Anketimi permban ne vetvete elemente te larte te besueshmerise per shkak te bisedimit te drejtperdrejte telefonik te qytetareve nepermjet transmetimit direkt televiziv. Anketime te ketij lloji i mungojne prej kohesh publikut i cili e ka te veshtire te gjykoje dhe te shprehe vlerat e qytetarise. Politikane te ndryshem te ashtuquajtur legjitime per shkak te votimeve te kater viteve me pare mund te kene humbur cdo lloj mbeshtetjeje te publikut per shkak te hendekut qe ata kane krijuar me problemet dhe shqetesimet e elektoratit. Anketimi i fundit reflekton nje lufte te ftohte politike te pashpallur mes dy brezave, dy mentaliteteve, dy qendrimesh te ndryshme. Gjithsesi ende kemi te bejme me nje konfrontim idesh, pikepamjesh, analizash, platformash dhe vizionesh. Xhungla e politikes shqiptare veshtire te lejoje frymemarrje dhe hapesire per aktore te rinj politike. Pavaresisht nga keto rrethana, duket qarte se lideret e shoqerise civile po hezitojne qe te vazhdojne misionin e tyre civil per forcimin e vlerave te shoqerise civile apo te mbartin mbi vete nje hap me shume, ate te perfshirjes ne politike dhe garen elektorale, e cila do te ishte nje ndeshje gladiatoresh per ta ne Koloseumin e politikes shqiptare.


    ..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    --

    Njohuritė dhe jo sytė janė organi i vėrtetė i shikimit

    Kreshnik SPAHIU


    Thuhet shpesh se populli ka tė drejtė tė dijė. Por a e ka nė tė vėrtetė ai kėtė tė drejtė? A ėshtė kjo e drejtė njė fiksion? A i ushtron qytetari kėto tė drejta dhe deri nė ē'masė i garantohet ajo nga pushteti?

    Shumė nga kėto pikėpyetje tė nderuar tė ftuar do t'i gjeni nėpėrmjet vėzhgimit qė Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve dhe ekspertėt e saj kanė zhvilluar kohėt e fundit. Dilemės dhe debateve mbi transparencėn thelemues tė shtetit tė sė drejtės u janė pėrgjigjur me argumentin nė favor tė sė drejtės sė publikut.

    Njė qeveri popullore pa informacion apo pa mjete pėr ta fituar atė ėshtė prolog i njė tragjedie, fallsiteti ose tė dyja bashkė. Gjithmonė njohuritė duhet tė drejtojnė injorancėn, dhe drejtuesit e popullit duhet tė armatosen me forcėn qė sjellin njohuritė.

    Njė nga ligjet mė tė rėndėsishme qė ka lidhje e rritjen e transparencės, pėrgjegjshmėrisė sė zyrtarėve tė administratės, luftėn ndaj korrupsionit, funksionimin e institucioneve e demokratizimin e tyre dhe plotėsimin e tė drejtės kushtetuese pėr informim ėshtė Ligji 8503 i datės 30 qershor 1999. Pėr tė drejtėn e informimit pėr dokumentet zyrtare. Ky ligj i jep tė drejtė ēdo individi tė kėrkojė informacion pranė administratės dhe kjo e fundit ėshtė e detyruar qė tė kthejė pėrgjigje me shkrim brenda 40 ditėve nga paraqitja e kėrkesės. Nė vėzhgimin e Zyrės pėr Mbrojtjen e Qytetarėve, rezulton se mbi 60% e qytetarėve kanė dhėnė ryshfet pėr tė zgjidhur problemet e tyre dhe punonjėsit e administratės nuk njohin afatet ligjore tė kthimit tė pėrgjigjeve ndaj kėrkesave tė qytetarėve pėr informacion. Vetėm 1/3 e tyre dinė afatin e saktė ligjor. Por aspekt tjetėr negativ ėshtė fakti se qytetarėt dinė shumė pak pėr tė drejtėn pėr informim. Gjysma e tyre qė u intervistuan pranė institucioneve ku ishin pėr tė zgjidhur problemet e tyre pohuan se dėgjojnė pėr herė tė parė pėr ekzistecėn e Ligjit pėr tė Drejtat pėr Informim. Qytetarėt pohojnė se kanė vėshtirėsi nė hartimin e kėrkesės pėr informacion dhe se ndeshin shumė burokraci, sorrollatje dhe korrupsion. Kuadri ligjor nuk ėshtė dhe nuk duhet tė jetė as pronė e ligjvėnėsit dhe as nuk duhet tė mbetet vetėm njohuri nė memorien e juristėve. E drejta pėr informim dhe vetė informacioni dueht tė jetė pushteti i qytetarėve. Pa kėtė pushtet pjesėmarrja nė procesin e vendimmarrjeve ekonomiko-politike do tė mbetet thjesht monopol i njė grupi qeveritarėsh dhe politikanėsh. Drita dhe errėsira e publikut mbi qeverisjen ėshtė produkt i respektimit apo dhunės ndaj tė drejtave tė parashikuara nga e drejta pėr informim. Parlamenti, shtypi dhe publiku duhet tė jenė tė aftė tė ndjekin dhe analizojnė veprimet e qeverisė. Zyrtarėt publikė marrin vendime tė rėndėsishme qė prekin interesat e njerėzve dhe njė nga mėnyrat qė administrata tė jetė e pėrgjegjshme ėshtė sigurimi i informacionit rreth punės qė bėjnė. Vetėm nėse garantohet e drejta pėr tė marė informacion nga publiku shtetasit do ta shikojnė qeverinė me pėrgjegjėsi dhe besim dhe jo me keqdashje e mosbesim. E drejta pėr Informim ėshtė njė e drejtė qė garantohet nga Kushtetuta dhe qė parashikohet nė ligj, ajo pėrcakton rregullat e mirėfunksionimit tė administratės, duke shėrbyer nė vetvete si njė mjet pėr edukimin ligjor dhe qytetar tė publikut po aq sa edhe tė pėrmbushjes sė detyrimeve tė administratės pėr transparencė, parandalim tė korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.

    Ashtu si klasat e mesme dhe punėtore kėrkuan kohė mė parė fuqi dhe tė drejtėn e votės, kėshtu klasat e sotme profesionale kėrkojnė fuqi dhe informacion. Procesi quhet pjesėmarrje dhe rezultati pėrgjegjėsi. Nė fund tė fundit asnjė mjet tjetėr nuk na mbetet pėr tė vėzhguar se si ne qeverisemi. Njohuritė dhe jo sytė janė organi i vėrtetė i shikimit. Gjithsesi shoqėria shqiptare ka kohė qė pėrpėlitet nė errėsirėn e informacionit, pra duke ecur kuturu nė atė ēka askush ende e ka tė vėshtirė tė kuptojė se kush dhe si na qeverisin. Me sa duket kjo do tė mbetet njė sfidė e kohės edhe pėr disa vite me radhė.

  3. #3
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    ... ky duhet te ishte kandidati i Opozites perballe Rames ne Bashkine e Tiranes ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 348
    Postimi i Fundit: 21-01-2012, 08:10
  2. Xhevahir Spahiu, poet i dashur i tė gjithė shqiptarėve
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 16:59
  3. Alban Spahiu
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 15:43
  4. Kreshnik Çollaku, i ngarkuari me punë në SHBA
    Nga BOKE nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-12-2005, 17:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •