Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Tetovë, policia vret një shqiptarë

    Shkupi shkel premtimin për të amnistuar grupin e armatosur të shqiptarëve të Kondovës

    Shkruajti- Ylber Lili

    Pikërisht në prag të krishtlindjeve një pjesë e qytetit të Tetovës të premten në mbremje është bllokuar nga forca të shumta speciale maqedonase të ashtuquajtur “Tigrat” të cilët kanë shkaktuar gjakdherdhje duke vrarë një të ri shqiptar i cili sipas disa qytetarëve mund të jetë student.
    Ndërsa fenomeni Kondovë falë përgjegjshmerisë së subjektit politik shqiptar kaloj pa asnjë ekses, eksponetet e grupit të rebeluar, pavarësisht nga premtimet e dhëna nga partia shqiptare në pushtet dhe nga qeveria e Maqedonisë se nuk do të ndiqen penalisht befas kanë rënë në gracën e forcave speciale. Grupe e armatosura të pranishme gati se një muaj në fshatin Kondovë, tashmë të larguar që aty kishin kërkuar miratimin e një ligji për amnisti dhe rregullimin e të drejtave të familjeve të dëshmorëve të ish-UÇK-së.
    Përfaqësuesit e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim që janë pjesë e qeverisë së re të vendit ishin angazhuar për plotësimin e këtyre kërkesave. Kështu vetëm pak ditë pasi pritej që Kondova të ishte prioritet i qeverisë së sapokrijuar të Buckovskit, për të përmbushur kërkesat e të rebeluarve, disa prej tyre janë gjendur të rrethuar nga forca të madhe të policisë maqedonase në nja nga lagjet e Tetovës, ku tragjedia ka qenë e pashmangshme.
    Ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së premtes, ku forcat speciale të ardhura nga Shkupi në ndjekje të njërit prej krerëve të grupit tashmë të shpërbërë të Kondovës Lirim Jakupi. Epilogu i ekspeditës së forcave speciale maqedonase ka përfunduar me një person të vdekur, ndërsa një polic është plagosur rëndë. Dëshmitarët e rastit thonë se në këtë aksion kanë marë pjesë shumë pjestarë të policisë, kurse pjesa e qytetit ku ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit ka qenë e bllokuar nga policia deri në orën 2 pas mesnate.
    Sipas MPB-së, incindeti i armatosur ka ndodhur rreth orës 20 në rrugën 107 pranë godinës së rektorktit të Universitetit të Tetovës. Ministria e Punëve të Brendshme dje përmes një komunikate njoftoi se policia ka ndërmarë këtë aksion duke u bazuar te informacionet se në këtë pjesë të Tetovës po qëndron një grup i armatosur i udhëhequr nga shtetasi i Kosovës Lirim Jakupi. "Me këtë rast MPB-ja ka marë masa për arestimin e tyre, mirëpo kur policia ka tentuar ti arrstojë grupi armatosur ka gjujatur në drejtim të pjestarëve të policisë me çrast një polic ka mbetur i plagosur " thuhet në komunikatën e policisë. Me tej thuhet se pjestarët e policisë në vetëmbrojtje i janë kundërpërgjigjur zjarrit të hapur nga grupi i armatosur, kurse gjatë këtij shkëmbi zjarri ka mbatur i vrarë një antarët i grupit, kurse Lirim Jakupi i cili ka marë disa plagë është arratisur. Policia për shkaqe të panjohura nuk e ka bërë të ditur identitetin e personit të vrarë, por nga burime jozyrtare mësohet se ai është kosovar. Trupi i pajetë i tij ende gjendet në morgun e spitalit të Tetovës, por edhe zyrtarët e këtij inistucioni gjatë gjith ditës nuk ishin të kapshëm për deklaratë. Zyrtarët e sipitait vetëm konfirmuar se një i vrarë është sjellur mbrëmë në morg, por nuk pranuan të japin hollësi tjera në lidhje me këtë rast.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e LeNNoN
    Anëtarësuar
    07-06-2003
    Vendndodhja
    Bucharest
    Postime
    359
    Shpreh keqardhjen time per te afermit e shqiptarit ...





    LeNNoN !
    You don't lead by hitting people over the head-that's assault, not leadership.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2004
    Postime
    18
    Une shprehi indinjate ndaj ketyne forcave okupatore sllavomaqedone.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-07-2004
    Postime
    18
    Une shprehi indinjate ndaj ketyne forcave okupuese sllavomaqedone.

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  5. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •