Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713

    Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare

    Dom Lush Gjergji
    Kosovė

    Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare

    (Shqyrtim psikologjiko–shoqėror)

    Hulumtimet nė lėmin e fesė janė pothuaj ende tė panisura aty–kėtu kemi ndonjė vlerėsim dhe shqyrtim mė tepėr tė nivelit intuitiv, sipas njohurive tė pakėta dhe jokomplete, gjertani shpeshherė edhe tė ngarkuara me pėrcaktime jetėsore, vlerėsime ideologjike, politike, paragjykime fetare, pa ndonjė studim interdisiplinor dhe shkencor. Kjo edhe sot vėshtirėson vlerėsimin e gjendjes fetare nė popullin shqiptar, sidomos tani para sfidave tė reja pothuaj nė ēdo pikėpamje, pra edhe nė anėn fetaro–shpirtėrore dhe kulturore.

    Feja si botėkuptim jetėsor, edhe mė shumė si jetė me Zotin dhe me tė afėrmin, me bashkėsinė kombėtaro–fetare, ka ndikim tė madh, shpeshherė edhe vendimtar, nė jetėn e njeriut, popullit, historisė, traditės, kulturės, me njė fjalė, nė tėrėsinė njerėzore shumėdimensionale. "Askush s'mund ta kuptojė njerėzimin pa e kuptuar sė pari fenė e tyre, sepse feja pėrfshin jetėn e njeriut prej kohės sė lashtė" .

    Kjo gjė vlen pėr tė gjithė popujt, pra, edhe pėr ne shqiptarėt, qė pėr fat tė keq s'kemi njė histori tė religjionit pėr popullin tonė, aq mė pak atė botėrore. Si popull kemi trashėguar dy fe nga pėrvoja dhe ndikimet historike: krishtėrizmin dhe islamizmin. Krishterizmi ndėr shqiptarėt, pėr rrethana mė tepėr politike dhe kulturore, se sa fetare, u nda nė dy kisha motra: Kisha katolike dhe Kisha ortodokse. Islamizmi po ashtu ndėr shqiptarėt ka dy drejtime apo degė: muslimane dhe bektashiane.

    Historia jonė kombėtare, pra, edhe historina fetare lypset hulumtuar, vėshtruar, vlerėsuar edhe interpretuar nė konteksin e historisė mė tė gjerė, asaj evropiane, si dhe tė historisė sė shėlbimit. Historia duhet tė mbėshtetet nė faktologji, kurse shpjegimi i ngjarjeve do tė themelohet nė tė vėrtetė dhe nė dashuri (veritas in caritate).

    Nga faktet historike mund tė nxjerrim disa veēori tė krishterizmit ndėr shqiptarė.


    I. Krishtėrizmi martir gjatė shekujve


    Njė ndėr veēoritė dhe thesaret mė tė ēmuara tė krishtėrizmit tonė ėshtė pa dyshim martirizimi shumėshekullor, aftėsia pėr tė vuajtur, pėsuar, mbijetuar edhe nė kushte pa kushte. Kjo dėshmon gjallėrinė, begatinė, praninė dhe provaninė e Zotit nė historinė tonė kombėtare dhe fetare.

    Kėtė tė vėrtetė e ka pranuar dhe pohuar botėrisht edhe Papa Gjon Pali II gjatė vizitės nė Shqipėri (25 prill 1993), ku ndėr tė tjera tha: "Pėrvoja e juaj e vdekjes dhe ringjalljes i pėrket Kishės sė mbarė botės".

    Fjala martir apo martirizim vjen nga greqishtja martyros dhe domethėnė "dėshmitarė; i vuajtur, vuajtje e rėndė dhe e gjatė, njė qė vuan shumė e jep edhe jetėn pėr njė ideal qė ka; dėshmor, therror".

    Fjala martir apo martirizim nė Besėlidhjen e Re, sė pari, ka kėtė vėshtrim dhe kuptim: dėshmia me fjalė mbi Lajmin e Gėzuar – Ungjillin nėpėrmes kuptimit apo shpalljes sė porosisė.

    Mirėpo ky kuptim sė shpejti ndėrrohet dhe begatohet me domethėnie tė re qysh nė fillim tė shekullit tė dytė pas Krishtit. Martir dhe martirizim tani domethėnė dėshmi me gjak, flijim jete pėr dashuri ndaj Zotit, Kishės, njeriut, nė shumė raste edhe ndaj vrastarit, pėrndjekėsve.

    "Martir sė pari ishte titull qė iu jipej tė krishterėve tė parė, tė cilėt mė parė vdisnin se e tradhtonin fenė e tyre. Sot shprehje pėr ēdo njeri qė flijon jetėn pėr bindje fetare".

    Prandaj martirizimi si dukuri ka kėto dy dimensione themelore:

    A) Dėshmon fenė, besimin nė Zotin si dhe besimin nė pavdekshmėrinė e njeriut, jetėn e amshuar, dhe shi pėr kėtė flijohet edhe jeta, sepse besohet nė Jetė, nė ngjallje.

    B) Dėshmon dashurinė e madhe ndaj Hyjit, Kishės, bashkėsisė sė besimtarėve, ēdo njeriut, shpeshherė edhe ndaj armikut, sipas shembullit tė mėsimit tė Jezu Krishtit.

    Martirizimi, si flijim i lirė, i vetėdijshėm dhe i tėrėsishėm i jetės pėr dashuri dhe besnikėri ndaj Zotit, Kishės, na ka pėrcjellė ne si popull iliro-shqiptar qysh nga kohėt apostolike, gjatė pėrndjekjeve tė perandorisė romake kundėr Krishtėrizmit. Janė tė njohur katėr martirė dardanė: "Flori, Lauri, Proku dhe Maksimi. Nė martirologjiumin e Romės janė shėnuar vetėm emrat e dy tė parėve, edhe atė nė ditėn e 18-tė tė gushtit"

    Ky martirizim zgjati deri nė vitin 313, kur u dha Edikti i Milanit dhe liria fetare nė Perandorinė Romake.

    Pėrndjekjet dhe martirizimi i dytė i madh ishte gjatė sundimit pesėshekullor turko-otoman (1468–1912).

    Dhe, sė fundi, pėrndjekjet 50-vjeēare komunisto–ateiste, pasojat e sė cilės po i pėrjetojmė ende sot.

    Jezusi thotė: "Dashuria mė e madhe qė ndokush mund ta tregojė ėshtė: tė japė jetėn e vet pėr miqtė e vet. Ju jeni miqtė e mi, nėse bėni ēka ju urdhėroj unė".

    Shėn Pali thotė: "Dhe njėmend, sė pari, ju shpalla ato tė vėrteta qė edhe unė vetė i mora: se Krishti vdiq pėr mėkatet tona e paralajmėroi Shkrimi shenjt. Qe varrosur e tė tretėn ditė u ngjall sė vdekuri si u tha nė Shkrimin shenjt".

    Kryqi, si mjet flijimi dhe ngadhėnjimi, shėlbimi, pajtimi me Zotin dhe me tė afėrmin, ėshtė bėrthama e fesė sė krishterė dhe gjithmonė ka dy dimensione: atė vertikale, ndaj Zotit, dhe atė horizantale, ndaj njeriut, si pėrqafim pajtimi, mėshire, lirie, pėrqafim dhe afrim mes qiellit dhe tokės, njerėzores dhe hyjnores.

    Etėrit e Kishės shohin lidhjen e ngushtė mes mundimit, vdekjes dhe ngjalljes sė Jezu Krishtit dhe jetės sė njeriut nė kėtė botė plot me lotė, pėsimeve, vuajtjeve, sprovave tė ndryshme gjatė shtektimit tokėsor. Tertuliani thotė kėshtu: "Sanguis martyrum, semen christianorum"(Gjaku i martirėve, fara e tė krishterėve), duke lidhur kėshtu fatin e pėrhapjes sė krishtėrizmit nė botė me anė tė martirizimit.

    Nė mėsimin e Jezusit, vend tė spikatur ka ftesa dhe kushti pėr tė qenė nxėnėsit e tij: pranimi dhe bartja e kryqit, si bashkėpunim mė i ngushtė me tė nė veprėn e shėlbimit. "Kush nuk e merr kryqin e vet e nuk vjen mbas meje, nuk ėshtė i denjė pėr mua". Ose trajta pozitive e tė njejtės ftesė dhe tė vėrtetė ungjillore: "Nėse ndokush do tė vijė pas meje, le ta mohojė veten, le ta marrė kryqin e vet e le tė vijė pas meje! Sepse kush do tė ruajė jetėn e vet, do ta bjerrė, kurse ai qė do ta bjerrė pėr shkak timin, do ta gjejė.

    "Marrja e kryqit"dmth. pranimi i vuajtjeve trupore-shpirtėrore me fe dhe me dashuri, si intim i Jezusit, si pėrgjasim me tė, si lehtėsim dhe pjesėmarrje nė vuajtjet e vėllaut – njeri.

    Kemi dy mėnyra tė bartjes sė kryqit: pasive – s'kam ēka tė bėj, s'mund tė dal prej lėkurės sime, prandaj ēdo gjė e pranoj prj dorės sė Zotit (krh.1Pjt1,6) dhe aktive – jo vetėm pranimi i kryqave, por edhe vetėdija fetare se kryqi, vuajtja janė shenja tė qarta se Zoti na do, na thėrret nė bashkėpunim, na bėn pjesėmarrės nė vuajtjen dhe ngjalljen e Jezusit (Krh. Kol1,24). Krishtėrizmi ėshtė feja e Zotit tė mishėruar i cili e ndan fatin e njeriut, fe dashurie ndaj Zotit dhe ndaj tė afėrmit, ndaj ēdo njeriut si vėlla apo motėr, vėrtetim i dashurisė ndaj Hyjit. Dashuria ėshtė gjithmonė zbulim–dhurim, flijim, altruizėm, ndėrsa egoizmi ėshtė mbyllje nė veti, vetėvrasje dhe vėllavrasje.

    Jezusi ndėr tė tjera thotė: "Lum ata qė qajnė sepse do tė ngushėllohen!…Lum ata qė salvohen pse kryejnė ēka Hyji kėrkon, sepse e tyre ėshtė Mbretėria e qiejve. Tė lumėt ju kur t'ju shajnė e t'ju salvojnė dhe kur, pėr shkak timin, t'i thonė tė gjitha tė zezat kundėr jush, por nė rrenė. Gėzohuni e galdoni, sepse i madh do tė jetė shpėrblimi juaj nė qiell! Jo po, kėshtu i salvuan edhe profetėt para jush".

    Nė jetė kemi tri lloj vuajtjesh apo kryqe:


    Me vetveten apo me brendinė tonė, sepse ne jemi qenie e kufizuar nė kohė dhe nė hapėsirė, kurse nė veti kemi dėshira dhe nevoja tė pakufizueshme, si p.sh. dėshira pėr jetė, pėr lumturi, pėr liri, pėr paqe, pėr mirėkuptim, pėr bashkėjetesė, pėr dashuri… Prandaj jemi tė "kryqėzuar" mes mundėsive tė vogla dhe dėshirave tė mėdha, mes trupit, psikės dhe shpirtit, thėnė figurativisht mes qiellit dhe tokės. Kėtu mund t'i numėrojmė edhe sėmundjet, varfėrinė, mossukseset, pėsimet, mėkatet, pleqėrinė…


    Vuajtja e shkaktuar prej tė tjerėve, si nė rastin e Jezusit, tradhtia e nxėnėsit tė tij – Pjetrit, shitja e Judės, kryqėzimi dhe dėnimi, dėbimi nga ana e popullit…, kur i afėrmi – vėllau nuk tė kupton, tė largon, mundohet dhe vepron pėr tė asgjėsuar tėrėsisht.


    Vuajtja nė qenien tonė dhe ajo e shkaktuar prej tė tjerėve, prej jetės, rrethanava, por e pranuar me fe dhe dashuri, si dhuratė, shenjė besnikėrie ndaj Zotit dhe ndaj tė afėrmit – vuajtja e krishterė – kryqi – martirizimi.

    Krishtėrizmi ynė martir gjatė shekujve ka grumbulluar njė pasuri, do tė thoja kapital tė madh dhe shumė tė ēmueshėm, qė duhet ta ruajmė nė kujtimin historik sot dhe pėr brezat e ardhshėm, si zinxhir qė na lidh me tė kaluarėn tonė tė lavdishme, si frymėzim pėr t'u ballafaquar me vėshtirėsitė e tashme tė shumėfishta, si garanci pėr tė ardhmen sa mė tė mirė, si "mbjellje" qė vėrtet premton.

    Vetėm kėshtu populli ynė do ta gjejė vetveten nė kontekstin krishtero–evropian me ide, ideale, aftėsi pėr tė jetuar, punuar, vuajtur me dinjitet, bindje dhe siguri se mbjellja me djersė, lotė dhe gjak kurrės s'ėshtė e kotė, por jep fryte, thėnė figurativisht: edhe guri do tė lulėzojė! Ky botėkuptim ėshtė mė se i domosdoshėm sot dhe tani pėr popullin tonė dhe krishtėrizmin tonė, kur shumėēka ndėrrohet, nė kohėn e konsumizmit dhe materializmit, ateizmit praktik, nė prizmėn e hedonizmit tė shfrenuar, kur njeriu dėshiron tė ketė ēdo tė mirė truporo – epshore dhe menjėherė, duke ikur prej ēdo mundi, flijimi. Populli kėtė tė vėrtetė dhe urti e ka pėrmbledhur dhe shprehur kėshtu: sa ke vuajtur aq edhe vlen!

    "Kisha e mijėvjeēarit tė parė ka lindur nga gjaku i martirėve: Sanguis martyrum – semen christianorum… Nė mbarim tė mijėvjeēarit tė dytė Kisha prapė u bė martire. Pėrndjekjet ndaj besimtarėve, meshtarėve, rregulltarėve dhe rregulltarėve – ishin mbjellje e madhe martirėsh nė viset e ndryshme tė botės. Kjo ėshtė dėshmia qė s'duhet harruar. Kisha e shekujve tė parė, edhe pse kishte vėshtirėsi tė mėdha organizative, ishte angazhuar pėr tė shėnuar dėshminė e martirėve nė martirologji pėrkatėse… Edhe nė shekullin tonė kemi rishtas martirė shpeshherė tė panjohur, gati "milites ignoti" (ushtarė tė panjohur) pėr kauzėn e madhe tė Zotit. Sa tė jetė e mundshme mos tė humbet dėshmia e tyre. Si kėshilloi Konsistori i Kishave vendase duhet tė bėjnė ēmos qė mos tė humbet kujtimi pėr ata qė kanė pėsuar martirizimin… Kjo tregon gjallėrinė e Kishės vendase…

    Ėshtė detyrė e Selisė Shenjte qė pėr hyrjen nė tremijėvjetorin e krishtėrizmit t'i pėrtrijė martirologjitė pėr Kishėn e pėrgjithshme duke pasur vėmendje tė posaēme edhe pėr ata qė kanė jetuar shenjtėrisht nė kohėn tonė".

    Kjo vlen sidomos pėr Kishėn dhe popullin tonė martir, si borxh i madh pėr tė kaluaren tonė, si nevojė, domosdoshmėri pėr ta kuptuar, pranuar dhe jetėsuar tė tashmen nėn hijen e kryqit, si lite motiv, motivim themelor dhe jetėsor pėr zhvillimin tonė shkallor nė paqe, mirėsi dhe dashuri.

    Kėtė ia ka lėnė si testament shpirtėror Shqipėrisė, mbarė popullit tonė, Papa Gjon Pali II, kur ndėr tė tjera tha: "Le tė shoqėrojė forca e martirėve tė tu, dėshmitarė gjithmonė nė rojė tė lirisė nė vitet e pafundė tė shtypjes sė regjimit totalitar".

    Kėtė mė sė miri e ka vėrtetuar dhe dėshmuar Nėna jonė Tereze, tashmė nė dimensionet botėrore: "Pa dashuri dhe flijim, jeta s'ka kuptim!".

    Martirizmi i krishterė i ka dy veēori: in odium fidei – pėr shkak tė urrejtjes dhe bindjes fetare dikush e flijon edhe jetėn, dhe pėrgjasimi Jezusit nė falje, duke falur edhe vrastarėt dhe armiqtė, pra, dashuria edhe ndaj kundėrshtarėve.

    Mendoj se ne, si Kishė, krishterizėm, por edhe si popull nė tėrėsi, kemi pasur mjaft batica dhe zbatica, pėsime, flijime, rrėnime, por tė gjitha kėto do tė vlenin pak, mos tė them aspak, pa praninė dhe fuqinė e dashurisė, pa aftėsinė e faljes.

    Kėtė nė mėnyrė pėrmbledhėse dhe bėrthamore mund ta themi me fjalėn e urtė latine: "Per crucem ad lucem" (Nėpėrmjet kryqit deri te drita), ose: In cruce salus (Nė kryq ėshtė shpėtimi).


    II. Krishtėrizmi lashtėsoro–traditor


    Veēoria e dytė e krishtėrizmit tonė 2000 vjeēar ėshtė lashtėsia e me kėtė edhe tradita shumėshekullore, tė cilėn fatkeqėsisht pak e njohim, ēmojmė dhe kultivojmė, gati s'ėshtė e pranishme nė vetėdijen tonė kombėtare dhe fetare. Grekėt e vjetėr thonin: Njihe vetveten, si hap i parė pėr ēdo njohuri, pėr ta pranuar veten, si parakusht dhe mundėsi pėr njohjen dhe pranimin e ndėrsjellė tė tjerėve.

    "Prania e krishterė nė Shqipėri i pėrket kohės sė Apostujve: ndoshta vetė Shėn Pali ka shkuar nė kėtė rajon, meqenėse porti i Durrėsit pėrbėnte nė atė kohė njė stacion tė zakonshėm nė rrugėn drejt Romės".

    Lashtėsia dhe tradita kanė rrėnjė tė thella dhe domethėnie tė madhe nėse kuptohen dhe trajtohen nė mėnyrė tė drejtė, si burim i pashterrshėm pėr tė tashmen dhe si frymėzim i fuqishėm pėr ardhmėri, sipas parimit mjaft tė qėlluar dhe kuptimplotė: "Pa histori s'ka as as ardhmėri".

    Ėshtė detyrė e ngutshme e historianėve tanė ta hulumtojnė, ndriēojnė dhe vlerėsojnė sa mė mirė kėtė lashtėsi, si pėr ne, po ashtu edhe pėr paraqitjen tonė para popujve tė tjerė, nė dritėn e bashkėpunimit ndėrshqiptar dhe ndėrkombėtar edhe nė anėn apo sferėn ndėrfetare.

    Mirėpo kjo traditė dhe lashtėsi e krishterė shpeshherė ėshtė dėmtuar, cunguar, tjetėrsuar, mbuluar me pakujdes dhe me harresė, sidomos gjatė sundimit pesėshekullor turko – otoman, si dhe gjatė pėrndjekjeve 50 vjeēare komuniste. Nė njė anė ėshtė lashtėsia dhe tradita, kurse nė anėn tjetėr janė ndikimet e dhunshme dhe tė dėmshme tė tė huajve, takimi, ndeshja dhe pėrleshja mes dy feve, asaj tė krishterė, qė ishim ne shqiptarėt, dhe fesė muslimane, qė ishin turiqt dhe aleatėt e tyre. Ndikimi i ndėrsjellė nuk ishte vetėm nė lėmin fetar, por edhe nė atė kulturor, kombėtar, gjithėnjerėzor.

    Pikėrisht nga ky "gėrshetim" apo shtresim lindi ajo qė ne deri diku jemi sot, tradita, kultura jonė shpeshherė e tjetėrsuar dhe kombinuar - huazuar nga ndikimet e huaja. Ky fenomen nė psikologjinė shoqėrore quhet procesi i akulturimit apo inkulturimit "qė pėrmban ato fenomene qė vėrtetohen kur dy grupe personash me kultura tė ndryshme hyjnė nė kontakt apo marrėdhėnie tė drejtpėrdrejtė dhe tė vazhdueshme dhe nė kėtė mėnyrė shkaktojnė ndėrrime nė modelet kulturore burimore tė njėrit apo tė dy palėve".25

    Kjo ngjau nė marėdhėniet e dy kulturave dhe feve: shqiptaro-krishtere dhe turko-muslimane, me sundim tė madh dhe tė dhunshėm tė sė dytės dhe me pasoja tė rėnda nė " ndėrrimin e tėrsishėm tė strukturės sė brendshme tė kulturės, e kjo mund tė ngjajė nė raste tė dominimit apo shtypjes, tė presionit tė njėrės kulturė".26

    Kėtė konflikt fetaro-shpirtėroro-shoqėror nė mes tė dy kulturave dhe feve populli shqiptar e ka "zgjedhur" me njė mekanizėm mbrojtės qė nė psikologji quhet procesi i identifikimit me sundimtarin apo agresorin, kuptohet jo me vetėdije, por pėr t'iu ikur ndjenjave tė frustrimit (hurxhit), poshtėrsimit, pėsimit, konflikteve tė brendshme tė pazgjedhura. Kėshtu, edhe pas largimit tė sundimtarit turk, botėkuptimi i tyre disi vazhdon nė ne, si p.sh. nė botėkuptimin e pėrgjithshėm tė jetės dhe tė punės, nė mentalitetin lindor lidhur me familjen, veēmas me trajtimin ndaj femrės, nė kulturė, nė gjuhė, nė veshmbathje, nė muzikė, sidomos nė islamizimin e shqiptarėve.27

    Pikėrisht pėr kėtė shqiptarėt ishin tė kushtėzuar nga rrethanat historike nė shumė mėnyra edhe nė aspektin fetar, duke shkaktuar disa veēori: marrė nė pėrgjithėsi shqiptari pothuaj ka njė fe natyrore, deri diku edhe filozofiko-botėkuptimore, tradicioanale, intuitive, tė papėrpunuar dhe tė pazbatuar nė pėrpikėri. Pjesa shqiptare e islamizuar kishte pranuar fenė kryesisht me imponime dhe ajo ishte e pėrhapur me anė tė ushtrisė, fuqisė sundimtare, kushtėzimeve, pėrjashtimeve, interesave, kėshtu qė disi "s'kishte fjetur" nė shpirt dhe nė zemėr. Pjesa shqiptare e krishterė s'ka pasur njė jetė tė qetė, normale, njė vazhdim dhe njė zhvillim harmonik sė bashku me Kishat tjera tė krishtera, por mė tepėr kanė jetuar nė ethe, janė mbrojtur, kanė luftuar dhe vepruar pėr tė mbijetuar.

    Pėrpos kushteve tė pėrmendura historike, pa dyshim, ndikim tė madh pati edhe komunizmi ateist, i cili fenė e kishte pėrjashtuar nga jeta botore, duke e luftuar atė nė ēdo mėnyrė, deri te vrasjet barbare, duke e privatizuar, ndaluar dhe dėmtuar dukshėm.

    Duke marrė nė shqyrtim psikologjiko-shoqėror kėtė gjendje mjaft specifike, ne sot duhet ta hulumtojmė historinė tonė kombėtaro-fetare, nga ajo tė mėsojmė, por kurrsesi mos tė kushtėzohemi nga ajo dhe vetėm ne tė mos tė ndalemi, fosilizohemi.

    Vetėm kthimi nė tė kaluarėn, pa tė tashme dhe pa ardhmėri, do tė ishte mė i kobshėm, proces glorifikimi, fajėsimi apo shjafėsimi, proces psikologjiko-shoqėror i regresionit nė histori, prapė si mekanizėm mbrojtės, shmangieje apo largim nė tė kaluarėn, sepse s'kemi forcė pėr t'u ballafaquar dhe jetuar hic et nunc (kėtu dhe tani).

    Njė gabim tjetėr do tė ishte projektimi nė ardhmėri, ėndėrrimi syqeltas, ngushėllimi dhe mashtrimi i vevetes, por pa kurrfarė arsye dhe baze: do tė jetė mė mirė, do tė bėhet mirė…,si njė llojė fatalizmi dhe determinizmi, por pa pjesėmarrjen tonė aktive.

    Lashtėsia dhe tradita ėshtė e mirė, e nevojme, e domosdoshme, e shenjtė, rrėnja dhe begatia jonė, pjesa e ēmueshme e qenies sonė kombėtare dhe fetare, por ajo, fatkeqėsisht, tek ne ėshtė dėmtuar mjaft, si gjatė sundimit turko-otoman, po ashtu edhe nėn diktaturėn komunist-ateiste, dhe si e tillė tashmė nuk ėshtė e mjaftueshme pėr sfidat e reja tė kohės dhe hapsirės sė sotme.

    Feja ėshtė dhe duhet tė jetė mė parė pėrcaktim personal, pastaj familjar, kulturor, shoqėror, filozofik, botėkuptimor, nė bazė tė bindjes dhe tė vlerave,e jo vetėm nė bazė tė traditės, tė historisė, tė lashtėsisė apo trashėgimisė.

    Prandaj, mos ta mbulojmė fytyrėn, ndėrgjegjen, edhe mė pak historinė tonė, por tė kemi guxim ta shikojmė dhe ndriēojmė tė kaluarėn tonė, tė shihemi dhe tė njihemi, pranohemi mes veti si vėllezėr–motra, tė ballafaqohemi me tė tashmen dhe tė punojmė vėllazėrisht dhe bashkarisht, si shqiptarė dhe si fetarė, pėr ardhmėrinė tonė mė tė mirė.

    Mirėpo shtohet pyetja: E ku ėshtė ardhmėria jonė?

    Ndjenja e pėrkatėsisė sė pėrbashkėt e trungut kombėtar iliro-shqiptar, me shekuj edhe atij fetaro-krishterė, edhe pse e zbehur nė disa periudha historike, prapseprapė ishte dhe mbeti mjaft e fortė, e qartė dhe vendimtare pėr ruajtjen e identitetit tonė kombėtar, deri diku edhe fetar, sė paku filo-evropian dhe filo-kristian.28

    Sot kemi rast dhe mundėsi historike ta dėshmojmė lashtėsinė dhe traditėn tonė fetare, kulturore, por mbi tė gjitha aftėsinė pėr ta dashur dhe nderuar njėri–tjetrin, ēdo njeri. Pėr ēdo popull, pra, edhe pėr ne shqiptarėt, feja ėshtė dhe duhet tė jetė ndihmė e madhe, frymėzim i pashterrshėm, shtyllė e pamposhtur pėr takim-afrim-bashkim me Zotin dhe me njeriun nė baza fetaro-kombėtare.29

    Kjo na ka mundėsuar tė mbijetojmė si popull dhe si krishtėrizėm, sepse tė huajt janė munduar me tė gjitha mjetet, sidomos nėpėrmes fesė, tė na ndajnė dhe pėrēajnė, tė na asgjėsojnė dhe asimilojnė. Turqit menduan se do ta kenė tė lehtė, nėse asgjėsojnė elementin shqiptar tė krishterė, me islamizimin tonė, sepse shpresonin se shqiptarėt e islamizuar do tė turqizohen. Por kjo, fatbardhėsisht, nuk ndodhi, sepse ajo do tė ishte tragjedia jonė kombėtare dhe fetare.30

    Kėshtu duhet tė vijmė deri te parimi i shenjtė: pranimi i bashkimit nė dallime, sepse vėllaun apo motrėn nuk e zgjedh, por tė dhurohet.31 Kėtė, nė dimensione tashmė botėrore e ka vėrtetuar dhe dėshmuar Bija dhe Nėna jonė Tereze. Ajo, pikėrisht njeriun vėlla apo motėr, e pati si pikėnisje dhe pėrfundim, pa dallime kombėtare, fetare, racore, kastore, duke zbatuar deri nė fund ligjin e dashurisė me tė gjithė dhe pėr tė gjithė.32


    III. Krishtėrizmi ekumenik


    Fjala ekumenik rrjedh nga greqishtja oikoumene dhe domethėnė toka e banuar, toka e punuar (nga kjo rrėnjė vjen edhe fjala ekonomia).

    Mė vonė kjo shprehje kishte kuptimin toka e banuar me grekėt, si dhe nga njerėzit tjerė.

    Ky koncept qe aplikuar edhe pėr pėrkatėsinė fetare dhe kishtare, si p.sh. koncilet ekumenike, qė dmth. tė vlefshme pėr mbarė besimtarėt dhe Kishėn e pėrgjithshme.

    Sot ekumenizmi ka njė vėshtrim dhe kuptim edhe mė tė gjerė, si marrėdhėniet e ndėrsjella tė Kishave tė krishtera. Kuptimi mė i ri ėshtė nevoja dhe domosdoshmėria e kėrkimit tė afrimit, dikur edhe i bashkimit tė plotė ne mes tė tė gjithė tė krishterėve.33

    Kjo sot ndihet dhe pėrjetohet pothuaj nė mbarė krishterėzimin si nevojė fetare, por edhe kohore, qė tė largohet "shkandulli i madh", siē thonte Papa i Mirė – Gjoni XXIII (1881-1963).34

    Koncili i Dytė i Vatikanit ishte ngjarje e rėndėsishme ekumenike e shekullit XX, ku morėn pjesė nė mėnyra tė ndryshme, pas shumė shekujve, gati tė gjitha Kishat e krishtera. Puna e begatshme nė kėtė drejtim u kurorėzua me shpalljen e dekretit mbi ekumenizmin "Unitatis redintegratio" (UR) nė vitin 1964.35

    "Me tė ka filluar dialogu i ri doktrinor dhe praktik me tė gjitha Kishat lindore jokatolike dhe me shumė bashkėsi kishtare perėndimore".36 Dekreti dėshiron ta ndihmojė dhe pėrparojė jetėn e krishterė, si lidhje dhe bashkėpunim mes Zotit dhe njeriut dhe si marrėdhėnie ndėrvėllazėrore, pėr ta dėshmuar fuqinė dhe praninė e dashurisė – Zotit edhe sot nė botė. "Bashkimi i tė krishterėve s`guxon tė kuptohet si njė lloj integrimi i bashkėsive tė krishtėra, si njė lloj tabori i tė gjithė atyre qė besojnė nė Krishtin, (kėshtu deri diku mendonte Kėshilli Botėror i Kishave), por nė kutpim tė bashkimit tė brendshėm dhe tė jashtėm, shpirtėror dhe kanonik (communio, koinonia)".37

    Hov tė madh kėsaj lėvizjeje ekumenike i kanė dhėnė Papa Gjoni XXIII, Papa Pali VI (1897–1978)38, sidomos Patriku Ekumenik i Kostantinopojės – Shqiptari Atenagora I (1886–1972).39

    Ai tri herė u takua dhe u pėrqafua me Papėn Pali VI, nė Jerusalem (6 janar 1964), nė Konstantinopojė (25 korrik 1967) dhe nė Romė (26–28 tetor 1967). Fryti i kėtyre takimeve vllazėrore ishte ndėr tė tjera edhe heqja e njėkohėsishme e anatemimit – mallkimit dhe pėrjashtimit tė ndėrsjellė nė mes tė Kishės Katolike dhe Kishės Ortodokse, qė ishte nė fuqi qysh nga lashtėsia e 16 korrikut 1054.

    Pėr ne rėndėsi tė madhe, ndoshta edhe vendimtare, ka dhe do tė ketė pėr krishtėrizmin ndėr shqiptarė, marrėdhėnia ekumenike mes Kishės katolike dhe Kishės Ortodokse Shqiptare (1937).40

    Kjo Kishė nga gjiri i saj ka dhėnė dy personalitete tė spikatura kishtare dhe kombėtare, me peshė edhe ndėrkombėtare dhe ndėrfetare: arqipeshkvin Fan Stilian Nolin (1882–1965), themeluesin e Kishės Autoqefale Shqiptare, dhe patrikun e gjithėmbarshėm Ekumenik tė Konstantinopojės Atenagora I, profetin, vizionarin, dėshmitarin dhe luftėtarin e bashkimit tė tė krishterėve nė botėn mbarė. Imzot Fan Stilian Noli e bėri kėtė hap tė pavarėsisė kishtare shqiptare, sė pari nė Sh.B.A. (1919), pastaj edhe nė Shqipėri (1922), por qe pranuar zyrtarisht nga Stambolli nė vitin 1937. Motivet ishin tė qarta si kombėtare, po ashtu edhe kishtaro – fetare: ruajtja, thellimi, kultivimi dhe pėrparimi i gjithanshėm i ndjenjave kombėtare dhe fetare – kishtare te shqiptarėt. "Autoqefalia e Kishės Ortodokse Shqiptare ėshtė njė ndėr veprat e mėdha tė Nolit tė madh fetar dhe kombėtar pėr tė arritur dhe zbatuar kėrkesat e ligjshme tė ortodoksėve shqiptarė".41

    Kjo veprimtari e begatshme dhe bujare bėri qė Imzot Noli tė jetė edhe mė afėr edhe me Kishėn Katolike, sidomos me katolikėt shqiptarė. Ai, edhe pse ishte ipeshkėv ortodoks shqiptar, ishte pėrkrahės i bindshėm dhe tejet i vendosur pėr bashkimin e tė krishterėve shqiptarė. "Bashkimi fetar i popullit shqiptar, sipas Fan Stilian Nolit, hapte rrugėn e vėrtetė ēlirimit tė vendit nga zgjedha e huaj".42

    Populli shqiptar ėshtė ndėr popujt e parė qė ndjeu nevojėn dhe bėri hapa konkret pėr afrimin dhe bashkimin e tė krishterėve ortodoksė dhe katolikė, duke u nisur nga pėrvoja e hidhėt e ndikimit negativ tė ndasive fetare edhe nė ēėshtje kombėtare, politike, kulturore, shoqėrore, gjithnjerėzore. Kisha Katolike nė popullin shqiptar pati formuar edhe komisionin pėrkatės i cili qe pėrbėrė prej kėtyre etėrve franēeskanė: Atė Palė Dodaj, Atė Shjefėn Gjeēovi dhe Atė Vinēenc Prennushi. Atė Gjeēovi u takua me Imzot Nolin pėr qėllime ekumenike ndėrkishtare shqiptare. Ja pėrshkrimi i Gjeēovit mbi kėtė takim vėllazėror: "Mė priti me dashteni e buzėqeshje. Shkėlqėsi i thaēė, kam pasė nderen tė njihem me Ju nė Vlorė nė vjetė 1920 e qysh atėherė mė keni pasė thanė se pėrpiqeni pėr bashkimin e Kishave. E vėrtetė, mė pėrgjigji, e jo veē atėherė, por edhe sot jam n'at mende… e sikur i kam thanė At Fishtės, ashtu Ju tham edhe Juve, se unė sot si Kryeministėr i Shtetit Shqyptar nuk mundem tė pėrzihem nė nji t'atillė punė, porse tė jeni tė sigurtė se menden e zembrem e kam pėr bashkimin me Kishėn katolike".43

    Nė kėto qėndrime ishte edhe Atenagora I, sepse nisej prej ndasive ndėr tė krishterė shqiptarė katolikė dhe ortodoksė, pastaj nga dasia fetare shqiptare nė tė krishterė dhe myslimanė, si dhe nga pėrvoja e tij e gjerė ndėrkombėtare evropiane dhe amerikane, por edhe nga bashkėpunimi i pandėrprerė qė pati me Imzot Nolin. Atenagora kėtė e ka shprehur nė shumė raste dhe rrethana: "Populli shqiptar ėshtė njė ndėr popujt qė ka vuajtur mė sė shumti nė Evropė, ka vuajtur gjatė shumė shekujve, pasi mbrojti nė mėnyrė tė mrekullueshme krishterizmin…".44

    "Shumė mendime, ide qė i kishte Patriku, shumė vlerėsime mbi ngjarjet apo njerėzit, si nga e kaluara, po ashtu edhe e tashmja, pasqyronin mendimin e ipeshkvit ortodoks shqiptar (mendohet pėr Fan S. Nolin, vėr. ime). Atenagora mė shpjegoi mė vonė se jo vetėm e kishte pasė njohur Nolin nė Amerikė, por kishte pasur me tė shumė biseda dhe drejtpėrdrejt kishte pasė mėsuar shumė nga shqiptari i madh…"45

    Imzot Fan Stilian Noli i kapėrcente edhe kufijtė e pėrkatėsisė kishtare dhe mendonte dhe vepronte nė dobi tė mbarė popullit shqiptar. Nė kėtė prizmė ai sė bashku me Atenagorėn mendonin dhe vlerėsonin si tė domosdoshėm afrimin dhe bashkimin kishtar tė krishterėve tė ndarė shqiptarė, qė pastaj do tė ishte hapi i parė i mirė, do tė thoja edhe parakusht pėr dialog dhe bashkim tė mbarė popullit shqiptarė, sidomos pėr dialogun ndėrfetar krishtero – mysliman.

    Atenagora i madh thoshte: "Dashuria ėshtė fuqia e madhe, e vetmja, hyjnore qė depėrton dhe ndėrron ēdo gjė…, e kjo kurrrė s'ėshtė e mundshme pa uratė…"46 Dhe vazhdon: "Dialogu do tė sqaronte shumė gjėra. Unė jam gjithnjė i gatshėm…"47. "Ne tė krishterėt s'duhet tė lodhemi kurrė nė kėrkimin e dy gjėrave: afrimi i Kishave motra dhe popujve vėllezėr; i tillė duhet tė jetė shembulli i ynė dhe dėshmia jonė".48

    Rolin e dialogut ndėrkishtar katoliko–ortodoks besoj se na ka dhuruar historia, e kaluara, ndasitė mes Romės dhe Kostandinopojės, por edhe provania e Zotit, si sfidė pėr t'u dėshmuar tė krishterė tė hapur dhe nė kėrkim tė sė mirės aq tė madhe tė bashkimit tė tė krishterėve. Kjo ishte dhe mbetet dėshira e Jezu Krishtit: "Qė tė gjithė tė jeni njė. Sikurse ti, Atė, qė je nė mua dhe unė jam nė ty, ashtu edhe ata tė jenė nė ne, qė ta kuptojė bota se ti mė dėrgove".49

    Kėtė e ka dėshmuar historikisht, sidomos bashkėsia kishtare lindore ndėr arbėreshėt, e cila, sa i pėrket ritit, liturgjisė, traditės, ėshtė kryekėput lindore, ndėrsa strukturalisht ėshtė e lidhur–njėsuar me Kishėn e Romės, me Papėn.50

    Kėtė e ka vėrtetuar edhe Papa Gjon Pali II nė Shqipėri ku ndėr tė tjera thotė: "Njė ndihmė e madhe do tė jetė mirėkuptimi, qė duhet ripėrtėrirė vazhdimisht midis katolikėve, ortodoksėve dhe myslimanėve".51 Ai vazhdon: "Rilindja shpirtėrore e Shqipėrisė po ndodh nėn simbolin e dialogut ekumenik dhe bashkėpunimit ndėrfetar. A nuk ėshtė kjo njė shenjė e madhe shprese…"52

    Papa Gjon Pali II na porosit: "Uroj qė Shqipėria tė bėhet pėrherė e mė tepėr atdheu i ekumenizmit dhe i dialogut ndėrfetar. A ka lavdatė mė tė denjė pėr ju, sesa tregoheni me gisht nga Evropa dhe mbarė bota, si shembull dialogu, mospėrdorimi tė dhunės, mirėkuptimi tė anasjelltė?…

    Nuk ėshtė e rastit qė populli shqiptar e ka pranuar njė thirrje tė tillė: ai, nė tė vėrtet ka provuar varfėrinė e shtypjen e egėr. E Shkrimi i Shenjtė na mėson se pikėrisht tė varfėrve dhe tė shtypurve Zoti u tregon rrugėt e veta, rrugė qė nga robėria tė ēojnė nė liri"53.

    Patriku ekumenik, Atenagora I, vizionin e tij profetik rreth bashkimi tė plotė me Kishėn e Romės, edhe mė gjerė, mes Kishave lindore dhe perėndimore e sintetizoi kėshtu: "Ne mendojmė kah ēasti i madh dhe i shenjtė, kur ipeshkvitė e Perėndimit dhe tė Lindjes do tė bashkmeshojnė nė tė njejtin lter, duke ngritur kelkun e Zotėrisė nga Euharistia e pėrbashkėt. Kjo kohė ndoshta do tė jetė mė vonė. Por ora, koha e dashurisė, ja, ėshtė e pranishme, ėshtė tani, kėtu…".54

    Dialogu ekumenik ndėrkishtar shqiptarė pėrgatit, begaton dhe paraprin dialogun ndėrfetar, atė nė mes tė tė krishterėve dhe myslimanėve.55

    Nėna Tereze, lidhur me ekumenizmin thotė: "Puna jonė ėshtė ekumenike, sepse ne punojmė pėr tė gjithė njerėzit, pa dallim, qė ata sa mė tepėr tė afrohen mes veti, qė ta njohin Zotin si Dashuri. Detyra jonė kryesore ėshtė qė t'ju japim dashurinė e Zotit. Ne punojmė me tė krishterė dhe jo tė krishterė, si dhe me myslimanė dhe budistė, tė gjithė sė bashku, njė".56

    Dialogu ekumenik nė mes tė tė krishterėve katolikė dhe ortodoksė shqiptarė duhet tė jetė hapi i parė i takimit, afrimit dhe bashkimit, si tė krishterė dhe si shqiptarė, qė dukshėm do tė pėrgatiste, ndihmonte, begatonte dhe frymėzonte edhe dialogun ndėrfetar krishtero – mysliman ndėr shqiptarėt.

    Nėpėrmjet dialogut nė mes tė krishterėve kemi arritur deri te vetėdija se kjo ėshtė sė pari kėrkesė, dėshirė, urdhėr i Jezu Krishtit, si dhe nevojė, domosdoshmėri, pėrplotėsim dhe dėshmi e krishterė para botės.

    Kėtė e ka shprehur fuqimisht edhe Papa Gjon Pali II me enciklikėn "Ut unum sint" mbi angazhimin ekumenik tė Kishės Katolike ndaj tė krishterėve tė ndarė.57

    Papa thekson sė pari uratėn e pėrbashkėt si "Shpirtin e brendshėn tė lėvizjes ekumenike"58, si dhe ripėrtrirjen shpirtėrore dhe kthimin e plotė kah Zoti dhe kah njėri–tjetri, solidaritetin ndėrnjerėzor, rizbulimin e pėrbashkėt tė Fjalės sė Zotit – Biblės, si ballafaqim me porosinė e tij pėr kohėn tonė.59 Vend tė spikatur ka dialogu nė mes Kishės katolike dhe Kishave lindore, si Kisha motra, jo me theksim se janė tė ndara, por pjesėrisht jo tė bashkuara, apo jo me bashkim tė plotė dhe tė pėrsosur.60

    Duke sintetizuar punėn dhe angazhimin e gjertanishėm, rrugimin apo shtektimin e pėrbashkėt nė kėrkimin e bashkimit tė plotė, Papa ndėr tė tjera shkruan kėshtu: "Nė agimin e mijėvjetorit tė ri, si mos tė kėrkojmė prej Zotėrisė, me vrull tė pėrtrirė dhe me pėrgjegjėsi mė tė plotė, hirin qė t'na aftėsojė tė gjithėve nė flijimin e bashkimit?"61, dhe pohon se angazhimi ekumenik "ėshtė njė ndėr pėrparėsitė baritore" tė pontifikatit tim"62, si parakusht pėr ungjillėzimin e ri. Papa vazhdon: "Ekumenizmi nuk ėshtė vetėm ēėshtje e brendshme e Bashkėsisė sė krishterė. Ai i pėrketė dashurisė qė Hyji e ka caktuar nė Jezu Krishtin mbarė njerėzimit, dhe pengimi i kėsaj dashurie ėshtė fyerje ndaj Tij, si dhe ndaj planit pėr t'i bashkuar tė gjithė nė Krishtin".63


    IV. Dialogu ndėrfetar shqiptar


    Me dialogun ndėrkishtar shqiptar mes katolikėve dhe ortodokėsve i pėrgjigjemi thirrjes sė vetė Jezu Krishtit, tė Kishės sė pėrgjithshme, dokumenteve zyrtare konciliare, ftesės sė Papės Gjon Palit II, por edhe nevojave tona specifike kishtare dhe kombėtare. Dialogu ndėrfetar shqiptar mes tė krishterėve dhe myslimanėve "mund tė ndikojė pozitivisht nė pėrpjekjen pėr ripėrtrijen e filluar"64, pėr ta ruajtur dhe kultivuar edhe mė tepėr vėllazėrinė e pėrbashkėt kombėtaro – fetare nė baza tė fesė, shpresės dhe dashurisė.

    Dekreti i Koncilit tė Dytė tė Vatikanit "Nostra Aetate" ndėr tė tjera thotė kėshtu: "Kisha e sheh me nderim myslimanėt, qė besojnė nė njė Zot tė vetėm, tė gjallė dhe tė amshuar, tė mėshirshėm dhe tė gjithėpushtetshėm, krijusin e Qiellit e tė Tokės, qė u ka folur njerėzve".65

    Popujt e ndryshėm pėrbėjnė njė bashkėsi tė vetme. Ata kanė njė orgjinė tė vetme, sepse Zoti e ka vėnė tė banojnė gjithė racėn njerėzore mbi krejt faqen e tokės; ata kanė edhe tė njėjtin qėllim tė fundit, Zotin, provania e tė cilit, dėshmia e mirėsisė dhe plani i shpėtimit shtrihet mbi tė gjithė, deri kur, si tė zgjedhur do tė bashkohen nė Qytetin e Shenjtė, qė do tė ndriēohet nga lavdia e Hyjit dhe ku njerėzit do tė ecin nėn dritėn e tij.66

    "Feja e krishterė dhe ajo islamike, kanė, nė kėtė drejtim, njė detyrė tė pėrbashkėt. Deklarata e Koncilit II Vatikanas mbi fetė jo tė krishtera, e parasheh qartė kėtė detyrė: "Nėse, gjatė shekujve, kanė lindur jo pak mospajtime ndėrmjet tė krishterėve e myslimanėve, Koncili i Shenjtė u kėrkon tė gjithėve tė harrojnė tė kaluarėn dhe tė zbatojnė me sinqeritet mirėkuptimin e anasjelltė, si edhe tė mbrojnė e tė pėrkrahin sė bashku, drejtėsinė shoqėrore, vlerat morale, paqen e lirinė pėr tė gjithė njerėzit".67

    Kjo vlen edhe mė shumė pėr ne, edhe si popull i vogėl dhe nė kėrkim tė rrugėve dhe mundėsive tė reja pėr pėrparim, demokraci dhe pėrtrirje tė vėrtetė shpirtėroro–fetare, edhe si porosi dhe begati historike, sepse kurrė s'ka pasur luftime apo mospajtime tė rrepta nė baza fetare.

    Kėtė tė vėrtetė fatlume e ka theksuar edhe Imzot Frano Illia nė fjalėn pėrshėndetėse Papės Gjon Palit II nė Shkodėr duke thėnė: "Ne shqiptarėt, pėr rrethana tona historike, jemi dy besimesh, por vllaznimin kurr s'e kemi ndarė, si nji popull i lashtė, ne jemi nji komb i lidhur ndėr shekuj. Lotėt e gzimit kemi pasė tė pėrbashkta kurdoherė dhe kshtu do tė vazhdojmė nė t'ardhmen tue pri kurdoherė na n'emėn tė Zotit".68

    Kėtė e ka theksuar edhe Papa Gjon Pali II: "Populli shqiptar, dhe po mė pėlqen qė po e kujtoj nė kėtė ēast, ėshtė pėr t'u marrė si shembull nė kėtė pikėpamje. Qė tė tre komunitetet fetare mbajnė njė raport respekti reciprok tė njė bashkėpunimi tė njerėzishėm. Qėndroni nė kėtė pikėpamje, Vėllezėr dhe Motra!… Kėshtu ju mund tė ndėrtoni njė bashkim kombėtar tė urtė dhe tė qėndrueshėm… Duhet mėsuar arti i dialogut dhe i tė dėgjuarit, qoftė edhe kur ky art ėshtė i mundimshėm. Ky ėshtė ēmimi i lirisė, kjo ėshtė fshehtėsia e progresit tė vėrtetė moral dhe civil.69

    "Ky fakt lehtėson mirėkuptimin e pėrzemėrt midis tė krishterėve dhe myslimanėve shqiptarė pėr njė bashkėpunim mė tė ngushtė me qėllim pėrparimin e pėrbashkėt tė vendit. Dialogu dhe bashkėpunimi janė dy udhėzime konkrete qė vijnė nga Koncili II Vatikanas".70

    Ne si shqiptarė, fatkeqėsisht, fetarisht jemi tė ndarė, por fatbardhėsisht jo edhe tė pėrēarė. Kjo do tė thotė se kemi pasur urti, menēuri dhe nuk e kemi humbur kurrė vetėdijen se jemi vėllezėr, se kemi shumė mė tepėr gjėra qė na bashkojnė se ato qė na ndajnė. Tash na nevojitet vetėdijėsimi kombėtar gjithnjė e mė i madh nė bazė tė vlerave moralo–shpirtėrore historike, por edhe vetėdijėsimi fetar, si element i rėndėsishėm pėr vėllazėrin tonė, si faktor historik dhe aktual, si mundėsi e bashkėpunimit gjithnjė e mė tė mirė pėr tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt. Jemi tė afėrt me njėri–tjetrin dhe duhet t'i japim dėshmi botės se feja jo vetėm nuk ndan dhe pėrēan, por nėse ėshtė e jetėsuar, na afron dhe bashkon me Zotin dhe me njėri – tjetrin. Ky ėshtė shembulli i tolerancės fetare ndėrshqiptare pėr t'i evituar ekstremizmat e ēdo lloji. Toleranca fetare dmth. e bart, e duroj vėllaun tim shqiptar mysliman, e kjo mė duket se ėshtė tepėr pak, vetėm shkalla e parė e bashkėpunimit dhe bashkėjetesės sė pėrbashkėt nė baza kombėtare, kulturore, morale, fetare.

    Vetėm kėshtu mund tė dėshmojmė se jemi pėr njė krishtėrizėm dhe islamizėm tė matur, tė hapur, kundėr ēdo sundimi apo rrėnimi tė tėrė asaj qė ėshtė e pėrbashkėt historike dhe aktuale.

    "Bota e sotme ėshtė gjithnjė e mė tepėr pluraliste, nė shumė aspekte, pra, edhe nė lėmin fetar, si mozaik apo bashkim nė dallime. Edhe bota shqiptare ėshtė dhe duhet tė jetė pluraliste nė shumėēka, por e njėsuar sidomos nė dashurinė vėllazėrore, nė shėrbim tė njeriut, popullit, kulturės, pėrparimit, tė tashmes dhe ardhmėrisė sonė sa mė tė mirė pėr tė gjithė".71

    "Prandaj e tashmja dhe e ardhmja e jonė ėshtė ekumenizmi, dialogu ndėrfetar, strategjia paqėsore dhe bamirėsia – DASHURIA".72

    E rėndėsishme ėshtė vetėdija se dikur tė gjithė kemi qenė tė krishterė. Kėtė fakt fatbardhėsishtė sot e pranojnė tė gjithė shqiptarėt, pa marrė parasysh besimin apo botėkuptimin njerėzor. E dyta, sot duhet ta pranojmė faktin se jemi edhe myslimanė. Kėtė duhet ta pėrmendim, sepse edhe shqiptarėt e besimit mysliman janė vėllezėrit tanė – shqiptarė, mesdhetarė, europianė, me kulturė dhe traditė tė lashtė tė krishterė. Prandaj krishtėrizmi nuk ėshtė pėr shqiptarėt fe e huaj, e panjohur, e imponuar prej romakėve, siē pohojnė disa pseudoshkencėtarė shqiptarė, por pėr shumė shekuj fe e pėrbashkėt, e tani feja e vėllezėrve tanė.

    Kjo vlen edhe pėr islamizmin, i cili s'ėshtė mė fe e huaj, turko-otomane, por edhe e vėllezėrve tanė shqiptarė, tė cilėt sė bashku me ne kanė pėsuar me shekuj sundimin turk, sė bashku kemi luftuar, jemi flijuar, jemi munduar aq sa kemi pasur mundėsi ta ruajmė kombin, gjuhėn, traditėn, kulturėn dhe fenė tonė tė moēme, krishtėrizmin.73

    Gjeografikisht, historikisht, kulturalisht, sipas elementit fetar tė krishterė, edhe fetarisht, ne jemi Evropė, me traditė, kulturė, qytetėrim europian. "Shqiptarėt i takojnė qarkut evropian, domethėnė perėndimor tė qytetėrimit. Pėr kėtė ishin tė vetėdijshėm edhe krijuesit shqiptarė tė shekujve tė shkuar, sidomos tė shekullut XIX, pavarėsisht tė cilės fe ishin. Lindorja, islamikja, nė qytetėrimin shqiptar ėshtė diēka e shtuar, e rėndėsishme, por megjithatė, e mėvonshme dhe e shtuar…"74

    Mendoj se sot, ndoshta mė tepėr se kurrė, mė parė ne, si shqiptarė, duhet t'i kthehemi vetvetes dhe tė vėrtetės, pa kushtėzime, paragjykime, anime, me guxim, tė vėrtetės historike dhe aktuale, mbi tė gjitha me frymėzim dhe pėrcaktim tė vėllazėrisė dhe tė dashurisė.

    Nė bazė tė pėrvojės shumėshekullore kombėtaro–fetare dhe tė gėrshėtimit historik krishtero–mysliman, mund tė pohojmė kėtė: krishtėrizmi ynė ėshtė deri diku i "islamizuar" nėpėrmjet ndikimeve fetare, kulturore dhe shoqėrore lindoro–islamike, sidomos sa i pėrket disa sferave tė jetės, si psh: botėkuptimi apo mentaliteti grumbullor, ku s'ka aq individ, person, njeri si njėsi, por mė tepėr grup, grumbull, mori, turmė njerėzish. Kjo mori mbėshtetet nė parimin tonė, tashmė tė njohur dhe mjaft tė zbatuar nė jetėn e pėrditshme: si tė gjithė tė tjerėt! Kėshtu ėshtė nė veprim njė lloj "diktature" apo kontrollimi horizontal i tė gjithėve, mbi tė gjithė – opinioni publik, i cili ėshtė kontrollimi i pa mėshirshėm i rrethit. Kush nuk i pėrmbahet normave apo ligjeve tė tilla, traditės – anatemohet, pėrjashtohet, leēitet, izolohet, pėrbuzet dhe kėshtu asgjėsohet. Mu pėr kėtė, shumėkush ose fare, s'ka ndonjė mendim apo pėrcaktim personal, qė mund tė themi e ka kryet "pėr hijeshi ose pėr turrshi", ose s'ka guxim tė jetė vetvetja, atė ta shprehė dhe komunikojė para tjerėve. Njerėzit e tillė nuk e kanė krijuar tė menduarit, personalitetin bazor, kurrizin, personalitetin, por mė tepėr shkrihen nė anonimitet, mundohen doemos t'i pėrshtaten rrethit pėr t'u mbuluar me sjellje dhe veprime si tė gjithė tė tjerėt.75 . Kjo ka pasoja tė rėnda edhe nė sferėn shpirtėrore, morale, fetare, sepse edhe feja mund tė jetė vetėm tradicionale, sipėrfaqėsore, gurmbullore, popullore, pa vetėdije, pėrcaktim, thellim, e kjo domethėnė edhe pa angazhim tė tėrė pėrsonit nė jetėn dhe verpimet fetare.

    Rreziku tjetėr, apo skajimi nė drejtim tė kundėrt, do tė ishte individualizimi i tepruar ose bajraktarizmi, ku ēdokush dėshiron tė sundojė mbi tė tjerėt me mėnyra pėrjashtuese: vetėm si tė them unė!. Nė kėtė kėndvėshtrim, tė tjerėt trajtohen si tė paaftė, prandaj objektivizohen, vegėlsohen, shtresohen nė forma tė ndryshme: si p.sh. diktatura familjare, sidomos ndaj botės femėrore, politike, shoqėrore, kulturore, deri edhe te diktatura fetare, nė emėr tė Zotit, tė fesė, tė vlerave fetare!

    Kėto dy skajime dėmtojnė dukshėm aftėsinė e njeriut qė tė jetė vetėvetja, mundėsinė e bashkėpunimit, bashkėjetesės, dialogun, mbi tė gjitha bashkėsinė qė thadrohet nė dallime dhe pėrplotėsime. Kėtė mendim dhe analizė unė e kam shprehur me njė thėnie deri diku ironike, sadopak e tepruar, por disi tė vėrtetė, tė hidhėt: dy shqiptarė, personalisht tė mirė, "sė bashku" bėhen dy shqiptarė tė kqinj, sepse si duket nuk e kemi mėsuar dhe pėrvetėsuar sa duhet artin e dialogut, kėrkimit dhe gjetjes sė bashkimit shi nė dallime, fundi i fundit artin e dashurisė, pranimin e tjetrit ashtu si ėshtė, e jo si do tė doja unė tė jetė.76

    Kėtė mentalitet e ka potencuar edhe mė tepėr komunizmi ateist duke pėrjashtuar dhe privatizuar fenė nga jeta shoqėrore dhe kulturore.

    "Shqiptarėt pas rrėnimit tė komunizmit kanė nevojė tė ridefinojnė identitetin e tyre si dhe marrėdhėniet e tyre komplekse… Tani janė tė ndarė nė shumė kuptime: jetojnė nė pesė shtete, janė tė ndarė nė shumė parti politike, pastaj ka edhe ndasi tė vjetra si ato fetare, gjuhėsore… Nuk mjafton gjuha e pėrbashkėt pėr t'i bashkuar shqiptarėt, duhet pasur ideale tė pėrbashkėta pėr tė mbijetuar dhe pėr t'iu shmangur tendencave shkatėrrimtare tė ndarjeve. Dėshiroj ta pėrkrah tezėn sipas tė cilės si feja, po ashtu edhe ideja e Europės mund tė ofrojnė modele shpirtėrore pėr pėrtėrirjen e shqiptarėve. E para na ofron traditėn, pėr mė tepėr traditat e shumta tė mbėshtetura nė trashėgiminė e ndryshme fetare, ndėrsa e dyta e lidh fatin tonė me ardhmėrinė nėn ēadrėn e qytetėrimit sinkretik i cili shpresoj se do tė zhvillohet nė Europėn e Bashkuar".77

    Kėshtu mund tė themi se edhe islamizmi ynė ėshtė i "krishtėrizuar dhe i europianizuar", sepse ndikimi shumėshekullor krishtero–europian nė popullin tonė s'ėshtė zhdukur tėrėsisht as me sundimin 5-shekullor turk, as me islamizimin e popullit shqiptar. Gjurmėt, shenjat, shtresimet e krishtera janė tė pranishme nė ēdo sferė tė jetės, nė tė kaluarėn e pėrbashkėt traditoro–kanunore, nė kulturė, nė gjuhė, nė letėrsi, nė ēdo hap. Kjo dukuri sjell deri te "pagėzimi kulturor" pėr shqiptarėt myslimanė, tė cilėt sė pari pėr tė kuptuar vetveten, historinė, traditėn, kulturėn, letėrsinė e vjetėr, gjuhėn…, me njė fjalė tė gjithė atė qė ishte boshti i shqiptarizmit, doemos takohen me krishtėrizmin. Mu pėr kėtė krishtėrizmi pėr shqiptarėt e islamizuar nuk ėshtė mė fe e huaj, e pa njohur, armike, e popujve tė krishterė tė Evropės, por "feja jonė e vjetėr", bartėsja dhe vazhdimi dymijėvjeēar i traditės dhe vetėdijes sonė, sidomos gjatė sundimit turko–otoman. Nėpėrmes "pagėzimit kulturor" shqiptarėt myslimanė rizbulojnė dhe rivlerėsojnė historikisht tė kaluarėn tonė tė pėrbashkėt, rrėnjėt, por edhe mundėsinė e bashkėpunimit dhe tė bashkėjetesės pėr tė tashmen dhe pėr ardhmėrinė tonė.

    Kėshtu, me "pagėzimin kulturor" mė lehtė, mė mirė dhe mė thellė e kuptojmė vetveten, tė kaluaren tonė, por njėkohėsisht kemi nė dorė edhe ēelėsin pėr kuptimin, pranimin dhe bashkėpunimin me traditėn, kulturėn dhe qytetėrimin evropian dhe botėror, qė kryesisht ėshtė me karakter bibliko–krishterė.

    Ky zbulim na ofron, pra, edhe mes vete nė mėnyrė tė dyfishtė: dhe si shqiptarė, edhe si fetarė, nė mundėsinė e vėllazėrimit dhe pėrkatėsisė sė pėrbashkėt kombėtaro–fetare; ndihmon dialogun tonė ndėrfetar, hap mundėsi tė reja pėr bashkėpunim ndėrkombėtar dhe ndėrfetar edhe me popujt tjerė tė Europės dhe tė botės.78

    Mendim tė ngjajshėm ka edhe shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadareja, i cili thotė se islamizimi i popullit shqiptar ishte nė njė mėnyrė bashkėpunim me sundimtarėt, lėshim dhe dobėsi e madhe, kompromis me okupatorin. Ai vazhdon: "Mendoj se te shqiptarėt nuk ka fundamentalizėm islamik. Nėse duhet kėrkuar ndonjė fundamentalizėm, atėherė do tė duhej fundamentalizmi katolik, sepse fundamentalizėm domethėnė kėrkimi i rrėnjėve… Mendoj se jo te njė rikthimi tek feja e krishterė (nuk do ta formuloja kėshtu), por nė rikthim nė kulturėn e krishterė, ėshtė rruga objektive e tė ardhmes sė kombit tonė. Dhe jo vetėm objektive, por ėshtė rruga e tij e vetme qė i mbetet drejt qytetėrimit. Kjo ka kuptim, ka vlerė kombėtare, kulturore, por edhe vlerė gjithashtu politike dhe ka vlerė gjithashtu deri te mbrojtja e tij pėr ekzistencėn e vet".79


    V. Krishtėrizmi paqėsoro–jodhunor


    Krishtėrizmi gjatė tėrė historisė ėshtė pėrpjekur pėr krijimin e shoqėrisė njerėzore tė mbėshtetur nė paqe dhe nė drejtėsi, mbi tė gjitha nė dashuri.80 Pikėrisht pėr kėtė drejtėsia dhe dashuria mundėsojnė paqen e vėrtetė, tė qėndrueshme dhe tė pėlqyeshme pėr tė gjithė njerėzit.81

    Prej porosisė sė krishtėrizmit lindi po ashtu edhe strategjia paqėsore–jodhunore, si luftė humane, bujare pėr paqe dhe liri me mjete jodhunore. Jezusi, nė Fjalimin e Malit – Lumturitė – i vuri themelet e reja pėr njeriun, familjen, shoqėrinė, duke shpallur haptas: "Lum ata qė kanė etje dhe uri pėr drejtėsi, sepse do tė ngrihen"82 dhe duke urdhėruar dashurinė edhe ndaj armiqėve: "Duani armiqtė tuaj, lutuni pėr ata qė ju salvojnė, pėr t'u bėrė bijtė e Atit tuaj qė ėshtė nė qiell, sepse Ai bėn tė lindė diell e tij mbi tė kėqij e mbi tė mirė e tė bjerė shi pėr tė drejtė e pėr tė pa drejtėt".83

    Kėtė fuqi tė madhe, hyjnore, pėr tė dashur dhe falur edhe armiqtė, e ka dėshmuar edhe populli shqiptar nė Kosovė dhe nė viset tjera tė ish–Jugosllavisė gjatė pajtimeve tė gjaqeve nė vitin 1990, si dhe gjatė sundimit diktatorial serb nė Kosovė (1989–1999). Kėshtu u krijua strategjia paqėsore - jodhunore, lėvizja e bamirėsisė, sidomos nėpėrmjet Shoqatės humanitare – bamirėse "Nėna Tereze", dhe lufta kundėr analfabetizmit, pėr ta ndėrruar kulturėn e "kriposur" ideologjike, me kulturė dhe qytetėrim tė dashurisė, qė do tė jetė nė shėrbim jo tė ideologjisė, partisė, diktaturės, por tė mbarė popullit.84

    Kėtė fuqi e ka dėshmuar historia botėrore, si p.sh. Gandi i madh, apo martiri i strategjisė jodhunore, atė Martin Luther King-u, Mandela…, si dhe ajo shqiptare, veēmas me Nėnėn e Paqes, Nėnėn Tereze, Prof. Anton Ēettėn, Imzot Nikė Prelėn, dr. Ibrahim Rugovėn dhe me shumė tė tjerė. Kėshtu ju kemi shmangur luftės qytetare serbo–shqiptare, kemi shpėtuar jetėn e njerėzve, tė popullit dhe kemi internacionalizuar ēėshtjen tonė kombėtare, gjė qė u dėshmua edhe me ndėrhyrjen e NATO–s nė Kosovė. Kjo ėshtė fitorja e gjithė shqiptarėve, liria e dhuruar dhe e fituar, sė pari nė planin informativ, formativ, pastaj atė moral dhe kulturoro-shpirtėror. Gjendja jonė u bė ēėshtje e ndėrgjegjes ndėrkombėtare, gjithėnjerėzore, e mbėshtetur nė tė mirėn, tė drejtėn, tė vėrtetėn pėr tė gjithė.85

    Kjo ėshtė fuqia dhe mundėsia e madhe e krishtėrizmit tonė, qė tė angazhohet edhe mė tepėr pėr paqe, drejtėsi dhe demokraci ndėr shqiptarėt, por edhe nė botė. Tani gjendemi para njė sprove tė ndėrlikuar, para Zotit, para bashkėsisė ndėrkombėtare, para vetvetes se do tė jemi tė gatshėm tė bashkėpunojmė tė gjithė pėr paqe me mjete paqėsore–jodhunore, pėr pluralizmin tonė kombėtar dhe ndėrfetar.

    S'ka krishtėrizėm dhe qytetėrim tė dashurisė pa falje, pa mposhtjen e hakmarrjes, e cila mė as s'duhet tė quhet hakmarrje, por mė mirė tė themi vėllavrasje dhe vetėvrasje. Nė kushtet e reja nė tė cilat gjendemi si popull dhe si krishtėrizėm, duhet t'i bashkojmė tė gjitha fuqitė moralo–shpirtėrore–kulturore pėr njė luftė kaq fisnike, trimėrore, pėr tė dėshmuar se tashmė e kemi kuptuar dhe pranuar strategjinė tereziane – tė Nėnės sė Madhe – kundėr dhunės, pėr marrėveshje, dialog, falje dhe bashkėjetesė vėllazėrore.


    VI. Bamirėsia – detyrė pėr ēdo tė krishter


    Qysh nė hebraizėm flitet pėr bamirėsi, por theksohet sidomos ndaj hebrenjve, bashkatdhetarėve, e deri diku, nė pėrmasa mė tė vogla, edhe ndaj jo hebrenjve.86

    Mirėpo fjala ishte pėr tė huajt qė kryesisht jetonin nė Palestinė, nė mes popullit tė Zotit, e jo pėr tė gjithė njerėzit. Pse ishte ky dallim apo qėndrim? Sepse popujt e huaj ishin gjithnjė rrezik pėr ta, prandaj kishin pėrvoja tė hidhėta dhe mjaft negative me popujt e huaj.87

    Krishtėrizmi, si fe e dashurisė ndaj Zotit dhe ndaj tė afėrmit, pėrfshin dhe tejkalon dukshėm Ligjin dhe Profetėt, urdhėron dashurinė dhe bamirėsinė ndaj tė gjithėve.88

    Dashuria ndaj tė afėrmit ka dy kuptime burimore:


    Ndaj ēdo njeriut – nė mėnyrė parimore;


    Ndaj tė afėrmit – bashkėvendasit, njeriut konkret me tė cilin jetojmė.

    Nė pyetjen: Cili ėshtė urdhėri i parė dhe mė i madhi, vetė Jezusi pėrgjigjet kėshtu: "Duaje Zotin, Hyjin tėnd, me gjithė zemrėn tėnde, me gjithė shpirtin tėnd, me gjithė mendjen tėnde! Ky ėshtė mė i madhi dhe i pari urdhėrim. I dyti ėshtė i barabartė me tė:

    "Duaje tė afėrmin tėnd porsi vetveten! Nė kėto dy urdhėrime varet i tėrė Ligji dhe Profetėt".89

    I afėrmi pėr Jezu Krishtin ėshtė ēdo njeri, bile edhe kundėrshtari, armiku. Nė pyetjen: Kush ėshtė i afėrmi im? Jezusi na pėrgjigjet me shembėlltyrėn e Samaritanit tė mirė, i cili kujdeset pėr hebreun, anėtarin e bashkėsisė armike.90

    Bashkėsia e parė e krishterė e ka kuptuar dhe zbatuar kėtė udhėzim-urdhėr-mėsim mjaft mirė dhe mė shumė pėrkushti.

    "Tė gjithė ata qė besuan, qėndronin sė bashku dhe gjithēka kishin tė pėrbashkėt".91

    "Nė bashkėsinė e besimtarėve mbretėronte njė pėrkim i plotė. Askush nuk e quante tė veten ēkado qė kishte, por ndėr ta gjithēka ishte e pėrbashkėt".92

    Pėr shėrbime bamirėse u themelua edhe xhakonati.93 Kisha gjatė shekujve ėshtė munduar pėr t'i ndihmuar tė gjithė nevojtarėt, sidomos tė varfėrit, tė dėbuarit, tė sėmurėt me themelimin e rregujve tė ndryshėm bamirės apo karitativ.

    Ungjilli i solidaritetit ėshtė ungjilli i dashurisė sė pėrgjithshme dhe vepruese, sepse si thotė edhe Shėn Pali: "Detyrimi ynė qė tė duam njėri – tjetrit, sepse ai qė e do tjetrin e ka plotėsuar Ligjin… Dashuria, pra, ėshtė zbatim i pėrsosur i ligjit".94

    Karitasi i krishterė nuk ėshtė ēfardo ndihme apo shėrbimi naj nevojtarėve, por fryt feje dhe shprehje dashurie ndaj Zotin nėpėrmjet tė afėrmit.

    Shėn Jakobi qartas pohon: "Kėshtu dhe feja: nė qoftė se nuk i ka veprat, ėshtė e vdekur nė vetvete".95

    Tradita dhe kultura shqiptare e mikpritjes, bujarisė, kujdeset ndaj tė mjerėve, duhet tė kultivohet edhe mė shumė edhe me motive ungjillore, sidomos tani kur konkurrenca e tregut tė lirė pa mėshirė varfėron edhe mė tepėr tė mjerėt, tė sėmurėt, tė pambrojturit. Mėsimi shoqėror i Kishės katolike ėshtė mjaft i pasur dhe duhet tė jetė vendimtar edhe pėr krishtėrizmin tonė.96

    Nga kjo traditė dhe prej krishtėrizmit tonė doli edhe Bamirėsja mė e madhe e shekullit – Nėna Tereze – si pėrfaqsuese e denjė e jona.

    Krishtėrizmi ynė ishte i privatizuar dhe penguar nė shumė fushėveprime, pra, edhe nė atė shoqėrore. Nga kjo vetėdije, si dhe nga nevoja e gjallėrimit dhe angazhimit kishtar edhe nė ēėshtje shoqėrore, por edhe nga zbrazėtitė dhe mangėsitė e mėdha tė shoqėrisė shqiptare, duhet sa mė parė tė pėrcaktohen drejtimet e veprimit bamirėsoro–shoqėror.


    VII. Kultura dhe qytetėrimi i jetės – dashurisė


    Fjala e urtė popullore shqiptare thotė kėshtu: "S'ka shtėpi pa pleq dhe pa fėmijė". Ose: "Mjerė ajo shtėpi qė s'ka pleq dhe fėmijė".

    "Pranimi i jetės sė pambrojtur, tė fėmijės sė palindur, dhe i jetės sė rrezikuar nė pleqėri, pėr mua ėshtė njė ndėr veēoritė mė tė larta dhe mė tė bukura tė traditės dhe kulturės shqiptare lidhur me botėkuptimin e jetės. Kjo gjė sidomos vlen sot kur "bota moderne", nė ēdo mėnyrė dhe nė ēdo masė lufton kundėr fėmijėve dhe kundėr pleqėve. Ky, pra, ėshtė dhe do tė jetė boshti ynė pėr ta ruajtur, kultivuar dhe mbrojur jetėn nė ēdo kohė, periudhė jete, si dhuratė, dhanti shenjte".97

    Perėndimi sot ėshtė i rrezikuar nga vetėvrasja, sepse i frigohet jetės sė re – fėmijės, si dhe pleqėrisė – vdekjes, prandaj jeton nė ethe, "seleksionon" vetėm pjesėn mė tė bukur tė jetės, rininė dhe pjekurinė, kurse pjesėt skajore, fillimin dhe mbarimin e saj rrėnjėsisht e dėbon. Ky qėndrim absurd, johuman, edhe mė tepėr jokristian, ka dy drejtime: "dėbimin – mospranimin dhe shkatėrrimin e jetės sė re – abortusin (dėshtimin), si paaftėsi e njeriut pėr komunikim tė jetės dhe tė dashurisė frtyėzdhėnėse; Dėbimi, mospranimi dhe largimi i tė moshuarve".98

    Kėtė krim e ka dėnuar gjithmonė Kisha katolike, nė veēanti Papa Pali VI me enciklikėn "Humanae vitae" (1968).99

    Papa Gjon Pali II ia ka kushtuar kėsaj problematike letrėn baritore "Evangelium vitae" (1995), duke mbrojtur nė emėr tė Zotit, nė emėr tė Kishės katolike, nė emėr tė mbarė njerėzimit, jetėn e njeriut nė ēdo fazė jetėsore si dhuratėn mė tė lartė tė Zotit, si mision qė ai ia ka besuar njeriut, familjes, shoqėrisė.

    "Ungjilli i jetės nuk ėshtė vetėm pėr tė krishterė: ai ėshtė pėr tė gjithė… dhe dėshiron pėrkrahjen e shtetit human. Puna nė dobi tė jetės ėshtė kontribut pėr ripėrtrirjen e shoqėrisė nėpėrmes sė mirės sė pėrbashkėt… Tekembramja, s'mund tė ketė demokraci tė vėrtetė, nėse nuk pranohet dinjiteti i ēdo personi dhe nėse nuk nderohen tė drejtata e tij.

    Nuk mund tė ketė as paqe tė vėrtetė, nėse nuk mbrohet dhe pėrkrahet jeta, siē e pėrkujtonte Pali VI, "Ēdo krim kundėr jetės ėshtė atentat kundėr paqes, sidomos nėse sulmohet tradita e popullit…"100

    Nėna jonė Tereze, nga katedra e paqes nė Oslo, iu drejtua mbarė botės me kėto fjalė tronditėse: "Flasim pėr paqe. Ka shumė gjėra qė e shkatėrrojnė paqen, mirėpo, mendoj unė qė sot shkatėrruesi mė i madh i paqes ėshtė dėshtimi (abortusi), meqė ai ėshtė luftė direkte, ėshtė vrasje e dejtpėrdrejtė, krim i bėrė me duart e vetė nėnės.. Nėse njė nėnė mund ta mbytė fėmijėn e vet, ē'mund tė thuhet pėr krim kur vritemi nė mes nesh, nėse nėna ėshtė nė gjendje ta mbysė fėmijėn e vet.."101

    Prandaj me krishtėrizmin tonė dymijėvjeēar martir, me dialogun ndėrkishtar dhe ndėrfetar shqiptar, me strategjinė paqėsore – jodhunore, me bamirėsi dhe me kulturė tė jetės dhe tė dashurisė, mund ta pėrfundojmė fatbardhėsisht dymijėvjetorin, e me ndihmėn e Zotit, tė bashkėsisė ndėrkombėtare, veēanarisht me bashkėpunimin dhe vėllazėrimin tonė, ta fillojmė sa mė mirė tremijėvjetorin e ardhshėm. Kėto janė mundėsitė, gjasat, rrugėt tona tė cilat na i ka dhuruar historia dhe provania hyjnore.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #2
    Shqipo koke e kembe Maska e Elia
    Anėtarėsuar
    28-07-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    73
    nuk kishte me te gjate artikull??? Megjithese ishte interesant..
    The teeth are smiling, but is the heart???

  3. #3
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    A mund ndokush qe japi ndonje statistike apo te dhena permbi perhapjen e fese dhe te sekteve te ndryshme sot ne trojet tona?

    (jemi tek forumi per te krishteret!)
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-08-2004
    Postime
    19
    NJE GJE QE ME KA LEN BRENG SHUM
    ne kosove dihet se 95% jan musliman e te tjeret jan fe te ndryshme!!!
    qdo her ka egzistuar toleranca fetare dhe te gjith e kemi kaluar mir? mirepo qndodhi pas luftes nga disa njerez te cilet duan ti mbulojn te mirat e dikujt tjeter qe me mund te madh i ka ber bash ateher qe ka qen situata me e keqe? shum e mir e dimi se pas luftes disa njerez neper qytetet tona kan vu pllakata neper rrug te cila plotesiht ishint kunder ISLAMIT kishte te shkruara gjera te cilat jo qe i lejon islami por i ndalon rreptesisht ato si psh. droga, alkooli, prostitucioni etj? pse te ndodhin keto ? pershigjja ime eshte kjo? me hyrjen e KFORIT ne kosov kan quar kry ata te krishteret mundohen ta tregojn feten e nuk e din qe jan fallco? le te me tregoj ndonje i krishter se kur ndonje musliman ka ber kesi sene kunder fes se tyre? kurre jo se mbi te gjitha jemi shqiptar? mirpo qte bejm keshtu e ka jeta por duhet ta ken parasysh mos ti prishim mardhanjet se heret a vone do te ikin ata mbrojtes te Kryqit (KFORI) e do te mbetemi vetem ne e mese i sigurt jam se prap se prap do te jet ajo perqindje e besimtareve ne trojet tona..... ateher ka do tja mbanin ata njerez??????

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Nga Iliret deri tek Shqiptaret!
    Nga tani_26 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 21:53
  3. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •