A L K E T Ė S

( shkruar dikur kur isha student…)


Njė natė mund tė jetė e bukur
dhe yje shumė mund tė ketė,
por mė e ėmbėla ish nata e dikurshme,
ndoshta pse mban emrin tėnd , Alketė.

E dija qė pėr ty s’ishte e lehtė…
cfarė do mė thoje sikur te ti tė vija?
Unė erdha , ti s’fole , vec u drodhe nėn puthjen time,
ti s’fole , por unė e dija , e dija…

Thonė qė dicka e cuditshme do tė ndodhė,
planetin tonė do ta vizitojė njė kometė ,
ndėrsa planetin e mendimit tim
netėve shpesh do ta vizitosh ti Alketė…

Tė dyja do tė dukeni vec natėn,
cila mė e bukur do tė jetė ,
kometa Halley nė qiell
apo ti pranė meje Alketė…?

…………………………………

Ti tani rri shtrirė nė rėrė,
djersa tė rrėshqet nga sqetullat e njoma,
me sytė mbyllur ėndėrron
pėr detin , mua dhe orėt e vona…

Por tani unė jam larg…
ndoshta njė tjetėr si unė ke gjetur ti
qė si deti plot dallgė e shkumė
midis teje dhe meje rri…

Trupi yt i nxirrė , i reshkur,
ngjalė mbi rėrėn e nxehtė…
djersa rrėshqet mbi gjoksin tėnd tė pjekur…
tė kalon mes kofshėve e tė shqetėson lehtė…

Mbyll sytė dhe ėndėrron,
sikur mbi njė djalosh je shtrirė,
do qė t’ia marrėsh frymėn nėn trupin tėnd
me gjinjtė e tu tė plotė e tė nxirrė…

……………………………………………..

Pranė njėri- tjetrit tė heshtur rrimė,
ti dicka ndjen, por ke frikė ta thuash,
me zjarr mė puth e mė pėrkėdhel flokėt
e Zotit i lutesh qė nesėr tė mos vuash…

Tani ti e di sekretin tim,
ndaj netėve e qetė nuk rri,
gjithnjė e mė rrallė tė pėrkėdhel,
ti vehten pyet “ Do mė lerė nė vetmi…? “.

Ti qeshe kur tė thashė “ s’tė dua ! “
dhe syrin ma mbylle me ėmbėlsi,
mė puthe e mė the “ vėrtetė s’mė do mua ? “
dhe me puthje m’a mbylle gojėn pėrsėri…

Por pėrsėri “ S’tė dua ! “ goja ime shqiptoi
dhe e jotja mbi tė u sul pėrsėri,
“ Harroji , Alketė ,tė gjitha netėt,
vec natėn e sotme kujtoje me nostalgji…”

Kaq fola e nisa tė largohem,
Alketa pas kish mbetur e tronditur,
thellė nė vetvete ndjeva keqardhje,
por s’u ktheva mė te Alketa e venitur…

Netėve nė ėndėrr e shoh shpesh,
sytė e saj tė mėdhenj akoma pėr mua rrojnė,
mė shohin tė shqetėsuar, plot frikė si atė natė,
“ Pėrse , pėrse ? “ duket sikur thonė …

Ndonjė ditė duke mė pritur mua ,
shiu pikėmadh befas do tė nisė ,
do ta mėsosh qė unė mė s’tė dua
e s’do tė tė besohet qė ty tė kam braktis’…

Do tė kthehesh e lagur nė dhomė ,
shoqet do tė tė shohin me habi ,
sytė e tyre kurreshtarė do tė tė pyesin
“ Pėrse s’tė pėrcolli si zakonisht ai ? “…

Por ti s’do tė flasėsh , s’do tė mė shash ,
se ndoshta pėrsėri do mė duash shumė
dhe netėve mes ėndėrrash do shtrihesh mbi shtrat,
sic shtrihesha dikur mbi trupin tėnd unė…

Kėshtu rrugėn e jetės do vazhdojmė tė ndarė ,
ndoshta pėr ty do tė ndjej pendim
e ty ndoshta do tė tė zerė gjumi duke qarė
e ndoshta mes ėndėrrash do mėrmėritėsh emrin tim