Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 40
  1. #21
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Pak a shume ditaret e prostitutave,jane te njejta,te mbushura me pallime,endrra te verbuara,me Andrea,me Jani,apo me ndonje Kosta...........,vec menyra e plot orgjinalitet e autores e bejne kete shkrim "Dritash te kuqe",te vecante dhe te pelqyeshem per syte e mi lexues........
    Bukur!
    PS Odos Fylis........dhe ditaret mbushin fletet e tyre perdite.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #22
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga kolombi
    Pak a shume ditaret e prostitutave,jane te njejta,te mbushura me pallime,endrra te verbuara,me Andrea,me Jani,apo me ndonje Kosta...........,vec menyra e plot orgjinalitet e autores e bejne kete shkrim "Dritash te kuqe",te vecante dhe te pelqyeshem per syte e mi lexues........
    Bukur!
    PS Odos Fylis........dhe ditaret mbushin fletet e tyre perdite.

    Faleminderit kolombi per sa me shkruan ! (..autorja eshte autor .) Nganjehere banoret dhe vizitoret e Odos Fylis kane me shume dinjitet se sa "zonjat" dhe " zoterinjte" e Kifissias apo te Ekalit....
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  3. #23
    Ndėshkues Abuziv Maska e Punisher
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    25
    pra do ta lesh ketu? Ka mundesi ta vazhdoni me tej sepse me te vertete eshte shume e bukur.
    You can't judge a book by its cover!

  4. #24
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga Punisher
    pra do ta lesh ketu? Ka mundesi ta vazhdoni me tej sepse me te vertete eshte shume e bukur.

    besoj se do ta vazhdoj keto dite...
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  5. #25
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    E marte....mesnate

    Dita e sotme ishte e zakonshme. Po keshtu edhe nata deri sa ne nje cast nga krevati im ku po qendroja e shtrire pashe se si nje yll u shkeput nga qielli dhe nisi ate renje aq te pazakonte mes territ drejt nje asgjekundi....Ah te isha une ai asgjekund....u ngrita rrembimthi qe te shihja vendrenjen e yllit. E pashe. Prane nje kazani pleherash poshte godines ku jetoj. Kish qene thjesht nje cigare qe dikush e hodhi nga ballkoni.ndoshta pasi e kish thithur deri ne fund....
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  6. #26
    Dashuria te verbon Maska e shakespear
    Anėtarėsuar
    26-06-2002
    Vendndodhja
    aty ku fillon gjithcka jam une
    Postime
    17

    Thumbs up

    crazy old baby Urime!!
    Mund te them qe ke gjetur ate pjese te fshehur te nje Prostitute sic edhe e quan ne ate qe ke shkruar. Po qe nje gje eshte e vertete qe iluzioni duket si realitet here pas here....... po mbetet gjithmone nje i tille.Te arrish te nxjerresh ne pah Anen e fshehte te nje prostitute eshte ca e veshtire edhe perse imagjinata edhe fantazia te lejon te ofrosh tek personat ose me sakte lexuesit ate pjese qe mund te konsiderohet si jeta e nje PROSTITUTE!!!!! Komplimetet e mia menyra e paraqitjes eshte shume origjinale (per te mos thene qe i je afruar ca Goethes ). Nje pyetje kisha une e gjitha eshte frut i nje fantazie apo eshte eksperience personale (ketu jo tenden te drejt per drejt).nejse nese do te marresh mendimin tim lere sic e ke kete pjese se nuk do te besh gje tjeter vecse do te kolapsesh ne idete e tua. Eshte thene mire pak me lart "Pac fatin e nje kurve" po jo te prostitutes prandaj ajo eshte nje prostitute mos i jep nje fund. Eshte lexuesi ai qe do ta beje ne fantazine e tije nje gje te tille. Pra Cdo gje mbetet hapur. Jeta eshte Lufte Paqe Kenaqsi Vuajtje edhe Paqartesi.
    Me respekt Shakespeare
    te jetosh pa pasur mendien se cfare thone te tjeret

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    COB tashi e ka afirmu veten ne forum dhe ka admirueit e vet, s'ka shume gjera per t'u thene...

    Me ben pershtpje fakti se si gjejne veten femrat ne nje kur've... Ne pamundesi per te dhene nje gjykim te sakte, perderisa i perket anes tjeter thjesht nje hamendje... Nese keto femrat ketu jane te sinqerta athere COB eshte shume realist...

    Pershendetje COB...

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    As vete se kuptova...si klikim pas klikimi per fundova te kjo teme...dhe lexova disa fragmente.
    Natyrshmeria e shkrimit,te ben te mendosh se ka qene vete protagoniste.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga Lenc Bukuroshi Lexo Postimin
    As vete se kuptova...si klikim pas klikimi per fundova te kjo teme...dhe lexova disa fragmente.
    Natyrshmeria e shkrimit,te ben te mendosh se ka qene vete protagoniste.
    Mbase ka qene protagonist.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Ke firme shume te bukur ti!
    Thua mashkull qe hiqet si femer...?...ca s'ben vaki,po s'ma merr mendja.

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Mbase ka qene protagonist.
    edhe Fatos Kongoli, u perpoq te shkruante perjetimet femerore, po s'kishte arritur gje me ate romanin e fundit, (bolero ne...)

    kshu dixhije,
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Autori eshte mashkull, shkrimtar i botuar
    Mire qe qenke bukurosh te pakten ( po e mar te mireqene dmth)

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    edhe Fatos Kongoli, u perpoq te shkruante perjetimet femerore, po s'kishte arritur gje me ate romanin e fundit, (bolero ne...)

    kshu dixhije,
    S'e kam lexuar kete te fundit, po ne pergjithesi Kongoli me pelqen shume. Kuptohet asnje s'e krahasoj me "Karuselin" romanin e tij te pare, po prape eshte shume interesant.

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    ne fakt duhet te jesh protagonist per te shkruar per femren, mire the ti,..
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  15. #35
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Whisper nuk eshte vetem nje shkrimtar i zoti, por edhe nje mik shum i mire.
    Hera pare qe e lexoja kte teme, ndoshta e kishte zene pluhuri neper cepa forumesh, kto jan postime per tu lexuar.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-11-2009
    Postime
    1
    Citim Postuar mė parė nga whisper Lexo Postimin
    FLETĖ NGA DITARI I NJĖ PROSTITUTE

    E hėnė

    U ktheva nė dhomėn time e lodhur pėr vdekje. Kisha shumė klientė sonte. Dy prej tyre ishin dy marinarė tė huaj . Mė palluan si tė tėrbuar ,mė dėrmuan tė tėrėn me organet e tyre tė fortė qė me sa dukej kishin shumė kohė pa rėnė nė ****** e njė femre . Mė paguajtėn mirė dhe kur u larguan mė falenderuan- gjė mjaft e rrallė pėr njė bordell. Kur dola jashtė nė rrugė njė makinė ndaloi para meje dhe njė djalosh mė dha njė pusullė. Mė ftonin nė njė seks-parti qė do tė bėhej nė shtėpinė e njė tė njohurit tim. Shpresoj tė mos e pėsojmė si herėn e fundit ku nė vėnd qė tė argėtonin ***** e tyre tė fishkura , pleqtė kishin pirė e bėrė tapė e nė fund na kishin rrahur ashtu sic ishim lakuriq. Nuk i denoncuam sepse na paguajtėn mirė, ashtu sic paguajnė pleqtė. Tani po shkoj tė bėj njė banjė dhe tė fle.

    E martė

    Mėngjez shumė i bukur dhe i kthjellėt. Nga dritarja vėshtroj , ashtu sic bėj cdo mėngjez , nxėnėsit qė nxitojnė pėr nė shkollė dhe prindėr tė kujdesshėm qė cojnė vogėlushėt e tyre nė cerdhe . Dy ėndėrrat e mija mė tė mėdha janė tė kisha qenė edhe unė studente dhe tė kisha edhe unė njė vajzė tė vockėl dhe tė bukur qė ta coja cdo mėngjez nė cerdhe . Ta puthja nė sytė e pėrlotur e tė pėrlotesha edhe vetė kur ajo tė mė thėrriste :” Mami mos harro tė mė marrėsh ! “.
    Edhe tani qė po shkruaj kėto rreshta lotėt mė kanė mbushur sytė . Nuk e di por tek cdo vogėlushe mė duket se shoh vegjėlinė time qė nė tė vėrtetė ka qenė shumė e hidhur ,aspak e ėmbėl si e kėtyre vogėlushėve qė shoh cdo mėngjez . Kurrė nuk arrita t’i shoh prindėrit e mi. Nuk i kam thėrritur ndonjė gruaje “nėnė “ dhe s’mė ka thirrur askush “ nėnė “. Jam jetime. Megjithatė, kjo gjė s’mė ka penguar t’i shijoj mėngjezet e kthjellėt plot ajėr tė pastėr dhe shpresė. Pas pak do tė ha mėngjezin tim tė thjeshtė dhe mė pas do tė shtrihem nė kanape me poezitė e njė shoqes sime – poete dhe prostitutė – nė dorė.

    E mėrkurė , ora 4 e mėngjezit…

    O Zot i madh ! Cfarė rrėmuje e tmerrshme u bė nė partin e mbrėmshėm. Ishim gjashtė vajza dhe dhjetė burra ( mė i riu rreth tė dyzetave ). Muzikė , pije dhe seks. Ishin tė njėjtėt pleq, por kėtė herė u sollėn mė mirė . Mė bėri pėrshtypje njėri prej tyre , Andrea . Mė kish sjellur lule dhe njė varėse tė florinjtė . E kalova natėn me tė. Vetėm me tė. Mua mė pėlqejnė kėto lloj zbavitjesh kolektive , sidomos pėr faktin se ke mundėsi tė ndrrosh partner, tė shkosh me grup, tė shohėsh e tė tė shohin plot epsh , ndėrsa ti pėrpėlitesh nė agoninė e seksit – gjėra qė do t’i ėndėrronte edhe gruaja mė e moralshme . Ėshtė njė gjė qė ia vlen ta bėsh edhe falas, packa se tė paguajnė pesėfish.
    Por mbrėmė nė castin qė Andrea mė dhuroi lulet, ndjeva dicka brenda meje , dicka qė s’mund tė paguhej, por qė vec falej. Ndėrsa po bėnim seks tė shtrirė mes carcafėve tė zhubrosur e tė lagur nga djersa , ndėrsa dora e tij nė vėnd qė tė shtrydhte format e mija eksituese ,pėr orė tė tėra kish pėrkėdhelur flokėt dhe duart e mija, butėsisht dhe lehtė – lehtė, aq lehtė sa qė ajo prekje nuk ndjehej nė lėkurė, por nė shpirt .
    Bėra seks apo dashuri ? Sa budallaqe jam…! Vjen njė burrė e mė dhuron lule e unė kujtoj se ka rėnė nė dashuri me mua . Naivitete qė u kanė hije adoleshenteve e jo njė prostitute tridhjetėvjecare . Megjithatė kish dicka tė vecantė nė prekjen e tij, dicka qė unė nga instikti dhe pėrvoja e di qė ėshtė tepėr e rrallė . Fundja a nuk shkruan edhe Mopasani se “ nė dhomėn e njė kurve gjithmonė ka vend pėr njė tufė me lule “ ?

    E enjte , pasdite …

    Para pak castesh erdhi e zonja e shtėpisė pėr tė marrė qiranė e muajit . Ėshtė krijesė shumė zemėrgjėrė dhe e mirė . Piu kafenė e saj tė ngrohtė dhe duke mė parė fatin nė llumin e filxhanit tim mė tha qė sė shpejti do tė kisha ndryshime tė rėndėsishme nė jetė . Ka dhjetė vjetė qė thotė kėshtu e shkreta , por fati im s’po ndryshon . E thonė pastaj “ Pac fatin e kurvės !”…Ndoshta e kanė fjalėn pėr kurvat qė s’punojnė nė bordell, por zyrave , shkollave apo laboratorėve…Ndoshta.

    E premte…

    I mbarova sė lexuari poezitė e Linės . Sa bukur shkruan ajo pėr dashurinė . Edhe pėr lulet. Edhe pėr zogjtė . Sikur tė shkruaja edhe unė aq bukur, do tė shkruaja pėr…Vėrtetė pėr c’gjė mund tė shkruaja unė ? Pėr prindėrit e mi tė panjohur ? Pėr fėmijėrinė dhe rininė time ? Apo pėr dashurinė time ?
    Unė s’kam tė dashur, por ta zėmė se kam…Andrean pėr shembull . Ja ca fjalė poetike pėr atė :
    “Sikur tė isha perėndi,
    dheun, ajrin dhe ujėrat,
    ėngjėjt dhe djajtė tė pėrulur para meje,
    amėshimin , hapėsirėn , qiejt , botėrat,
    tė gjitha do t’i jepja pėr njė tė puthur prej teje…!”

    Ah sikur tė ishin tė mijtė kėto vargje tė Hygoit…Por me siguri edhe ai ndonjė gruaje qė ka qenė njė cikė kurvė do t’ia ketė kushtuar ,pavarėsisht se Hygoit i ėshtė dukur si virgjėreshė. Po e lė rehat Hygoin dhe po ia fus njė gjumi tė mirė se nata e tmerrshme e punės vjen shumė shpejt dhe ikėn aq ngadalė…

    E shtunė…

    Sot kur dola pėr tė psonisur njė grua e re, e veshur shume chic , u afrua pranė meje dhe duke mė kapur fort nga dora mė tha :” Po ty moj kurvė rrugėsh nuk tė mjaftojnė beqarėt qė tė hyping nė bordellin e qelbur ,por kėrkon ta bėsh edhe me tė martuarit e tė shkatėrrosh familjet ? Larg tim shoqi ,ndryshe do tė tė mbys me duart e mia…! “.
    Kaq tha dhe u largua me tė shpejtė duke mė lėnė tė hutuar nė mes tė rrugės. Cila tė jetė vallė ? Mos vallė gruaja e Andreas ? Nuk ėshtė hera e parė qė dėgjoj tė tilla fjalė , por cuditėrisht ėshtė hera e parė qė ndjehem kaq keq. Si mė tha ? “ Kurva e rrugėve…”. Vėrtetė jam prostitutė dhe punoj nė bordell , por kjo s’do tė thotė qė jam kurvė nė kuptimin qė ajo kish marrė me mend. Se nė atė kuptim tė gjitha gratė janė kurva. Vėrtetė s’kam familje, vėrtetė s’kam njė tė dashur, njė burrė , por pikėrisht mungesa e tyre mė ka bėrė tė vetėdijshme pėr vlerėn e tyre. Por nė fund tė fundit mirė do tė bėja. Nė qoftėse ai burrė gjeti te unė kurva ato qė s’mund t’i gjente te ajo zonja e bukur dhe luksoze , natyrisht , faji nuk ėshtė i imi , ndaj s’ka pėrse tė mė vrasė ndėrgjegja. Po shkoj tė vė njė cd tė Madonės e tė qetėsohem me pak muzikė . Eh, o Zot! Tė rrosh a tė mos rrosh ! Tė pallohesh apo tė mos pallohesh , sic thotė Lina.

    E diel , paradite…

    Sot e kam pushim . Ėshtė dita kur unė shkruaj mė shumė nė ditarin tim , nė ditarin e njė prostitute . Qė kur hapa sytė nė mėngjez nisa tė filozofoj si budallackė pėr gjėra tė mėdha si psh, shteti , presidenti dhe Qeveria , ministrat, gratė dhe dashnoret e tyre…Kėshtu psh arrita tė zbuloj qė gruaja e njė ministry tė suksesshėm duhet tė jetė patjetėr kurvė , dashnori i saj – njė karrierist i ri dhe gruaja e kėtij tė fundit prostitutė. Se pėr mua kurva dhe prostituta nuk janė e njėjta gjė . Kurva pallohet pėr qejfin e vet , prostituta pėr qejfin e tė tjerėve . Ashtu si dhe unė . Pėr qejfin e tė tjerėve . Dhe pėr paratė e tyre . Pėr paratė e mija . Tė trupit tim . Por s’ėshtė e thėnė tė prostituosh vec pėr para . mund t’i jepesh tjetrit edhe pėr njė vend tė mirė pune pėr vete apo pėr tėt shoq , pėr njė bursė jashtė shtetit , pėr karrierė ,pėr njė orė tė florinjtė apo edhe pėr njė copė bukė . Nėse unė do tė isha dashnorja e Presidentit cili burrė s’do tė mė ėndėrronte pėr grua ? Le tė shpresoj tė bėhem e dashura e Andreas e ai mė pas tė bėhet President . Pastaj do tė dalė edhe falli i filxhanit qė shtie cdo ditė te teto Vana.
    Tani m’u kujtua njė gallatė e vogėl e Linės nė shtėpinė e kushurirės sė vet. Kish ardhur pėr vizitė njė shoqe e kushurirės qė punonte nė njė ministri .Duke u prezantuar ajo i kish thėnė Linės : “Unė punoj sekretare e ministrit. Po ti ?” “ Dicka e ngjajshme me punėn tėnde.”. ish pėrgjigjur Lina , “Punoj nė njė bordell! “. Mysafirja mezi ishte gėlltitur , packa se mė pas ,nė kofidencė , i kish thėnė Linės “ Lum ti me gjithė ata meshkuj ! “.

    E diel ,pasdite…

    Ėndėrra ime mė e madhe ėshtė t’i pėrkas njė burri .Vetėm njė burri tė cilit do t’i falja gjithshka , nė fillim rahjet e zemrės e pastaj trupin tim . Do t’ia jepja dashurinė , dhimbjen , dhėmbshurinė , lotin e sinqertė dhe lule , me mijėra lule tė bukura qė do t’ia dhuroja cdo ditė tė jetės mes puthjesh tė zjarrta. Do t’i falja kujdesin qė ai kurrė tė mos kujtonte kujdesin e tė ėmės , do t’i falja prehjen dhe qetėsinė qė ai kurrė s’e ka gjetur as nė kėndin mė tė qetė tė ndonjė kishe , do t’i falja besnikėrinė qė ndoshta s’ia ka falur as qeni i vet . Dhe si shpėrblim pėr tė gjitha kėto prej tij do tė kėkoja vec njė gjė . Tė ekzistonte , tė jetonte … pėr veten e tij e ndoshta njė ditė edhe pėr mua .
    Pastaj do tė kishim edhe fėmijė tė bukur e tė pastėr , mė tė mirėt nė botė , me nėnėn mė tė mirė nga tė gjitha nėnat . Oh sa e lumtur do tė isha sikur njė ditė dikush tė thotė pėr mua “ Kam gruan mė tė mrekullueshme “ e njė zė fėmije tė shtonte “ Edhe unė kam mamin mė tė mirė nė botė ! “. Pastaj le tė vdisja…

    E hėnė …

    Kur po bėnja dushin e mėngjezit i hodha njė vėshtrim tė vėmėndshėm trupit tim nė pasqyrė . Ishte nė formė tė shkėlqyer , sa s’mund tė rrija pa e fėrkuar kudo me admirim . S’ka faj Lina qė mė thotė aq shpesh “ Pėr njė femėr me trupin tėnd do tė shkatėrroja tėrė pasurinė time pėr t’u bėrė mashkull qė tė tė zotėroja e tė tė bėja timen…! “
    Dje kam masturbuar me idenė qė njė ditė mund tė bėhem gruaja e Andreas . Mė shtohet epshi pėr tė edhe nga fakti qė ajo gruaja qė mė pati quajtur “ kurva e rrugėve “ ka shumė mundėsi tė jetė e shoqja .

    E martė …

    Ėshtė e habitshme . Mbrėmė kisha pesė klientė dhe mė tė pestė arrita orgazmėn , pėrsėri duke pėrfytyruar Andrean nė vėnd tė tyre . Rasti i fundit kish qenė njė vit mė parė kur isha shtrirė me njė student qė mua mė bėri tė pėrjetoja historinė e vjetėr tė cvirgjėrimit tim kėtu e pesėmbėdhjetė vjetė tė shkuar nė njė depo tė errėt tė Jetimores.

    E mėrkurė , mesditė…

    Shkuam me Linėn tė blejmė dhurata pėr tė vegjlit jetimė tė qytetit tonė .Lina bleu shumė kukulla dhe arushė tė vegjėl , ndėrsa unė bleva kordele me lule shumėngjyrėshe dhe njė kukull tepėr tė madhe qė paraqiste njė grua tė bukur me duart e zgjatura pėrpara sikur priste dikė . Jetimėt e vegjėl sa e panė i thirrėn “ Mami!” dhe u vėrsulėn ta puthnin e ta pėrqafonin , sikur tė kish qenė e vėrtetė , ashtu sic donin ata ,ashtu sic kisha dashur edhe unė tė ishte…

    E enjte…

    Sot nė mėngjez postieri mė solli njė letėr nė njė zarf tė bukur, tė zbukuruar me ca zemra tė plagosura nga shigjetat e dashurisė . E hapa me padurim . Nuk ishte nga Andrea . Ishte njė poezi e vogėl e Linės . Poezi pornografike nė formė gjėagjėze . “ Hyn i fortė e del i butė / pika pika i kullojnė trutė …?! “.
    Ah moj kurvickė e vogėl ! Ta tregoj unė ty atė gjėagjėzėn ! Ngrihem menjėherė , marr buzėkuqin dhe pasi i lyeva mirė e mirė buzėt e *** sime , mora njė copė letėr tė bardhė dhe e puthita mirė pas tyre deri sa nė letėr mbeti forma dhe shenja e tyre e kuqe…Ia postova menjėherė.

    E premte…

    Qė nė mėngjez ra zilja e derės . Ishte Lina qė sapo mė pa m’u hodh nė qafė duke mė puthur e pa harruar tė mė thotė qė e kishte marrė edhe letrėn time tė cilėn e kish puthur disa herė duke kujtuar se kish puthur gojėn time tė bukur e buzėt e mia tė trasha . Kur ia tregova qė ato vėrtetė kishin qenė buzė por buzėt e *** sime, u shqyem gazit sa asaj i shpėtoi shurra…

    E shtunė…

    Mbrėmė kishim pėrsėri seks-parti . Andrea nuk ishte mes tė tjerėve . Ndoshta ia ka mbledhur e shoqja . M’u vardis njė burrė plak qė pretendonte qė tė kishte organin mė tė madh nė botė . E kishte vėrtetė tė madh ,por megjithatė nuk pata orgazėm edhe pse kisha pirė ca alkool . Ndoshta e kish fajin mungesa e Andreas.
    Mė duket se kam rėnė nė dashuri me tė . Pėrsėri na pagajtėn shumė mirė . Lina nuk erdhi pasi kishte randevoux me tė dashurin e saj .

    E dielė , paradite…

    Erdhi edhe e diela . Sa tė tjera do tė vinė akoma ? Ndoshta mė shumė , ndoshta mė pak … Nė garderobėn time , midis shumė fustanesh , ndodhet edhe njė fustan qė s’e kam veshur kurrė . Fustani i nusėrisė qė e bleva me rrogėn e parė tė prostitucionit . Ėshtė i bardhė si ėndėrrat e mija tė dikurshme . Ka mbetur i harruar nė njė cep tė dollapit . Si vetė ėndėrrat .Por me njė ndryshim .Ai ka mbetur i ri , i paprekur , ndėrsa ėndėrrat mė janė vjetėruar , mė janė thinjur e kanė zėnė tė flasin me vete si pleq tė drobitur tė ulur buzė njė pėrroi apo lumi ku dikur vinin me tė dashurat e qė tashmė vijnė thjeshtė pėr tė shurruar…Ndoshta edhe pėr tė masturbuar . Mė vjen keq vetėm pėr njė gjė .ta kasha veshur dikur , atėhere kur duhej e qė jo pėr fajin tim nuk e vesha .
    Nejse . Tani po ndez njė cigare . Jo nga mėrzia .Thjeshtė kot . Kam tymosur me mijėra cigare nga mėrzia , i kam thither me afsh deri nė fund e mė ėshtė dukur se bashkė me tymin thithja shpresa e nxirrja brenga dhe nė fund mbeta bosh … si paketa.Kam tymosur me mijėra cigare nga kėnaqėsia dhe kam fluturuar nė ajėr e kaltėr si tymi mes ėndėrrimesh e vegimesh ku shėtiste herė njė vogėlushe lozanjare e herė njė vajzė sqimatare veshur nė tė bardha… Por mė shpesh kam tymosur kot , sic po tymos tani .

    E diel , pasdite…

    Surpriza mė e madhe e viteve tė fundit : Para njė ore bie zilja e portės , e hap dhe para meje shoh Andrean . Ish ndarė nga e shoqja pas sherresh e debatesh tė shumtė ku ishte pėrmendur edhe emri im . Mė erdhi edhe mirė edhe keq , ndoshta se te ne gratė pėrzihen nė tė njėjtėn masė altruizmi dhe egoizmi .
    Nė momentin pėrfundimtar tė ndarjes , pasi ajo i kish thėnė “ shko tani te ajo kurva jote ! “ , Andrea i ish pėrgjigjur qė “ tė gjitha gratė pasi cvirgjėrohen janė njė lloj i vecantė kurve…”
    Pimė pak konjak dhe tymosėm cigare sikur tė ishim miq tė vjetėr . Kur u ngrit pėr tė ikur iu luta tė qėndronte edhe pak . mė premtoi qė do tė kthehej nga ora dhjetė e darkės . Mė puthi dhe u largua i heshtur . Tani qė po shkruaj kėto rreshta nuk e di se si s’po mė del zemra , jo nga krahėrori , por nga fundi i barkut…

    E hėnė , pasdite…

    Sapo jam zgjuar nga gjumi mė i ėmbėl i jetės sime . Ishte njė natė mjalti .
    Puthje , pėrqafime dhe njė seks i mrekullueshėm qė filloi me pėshpėritjet nė rrėzė tė veshit , diku rreth qafės sime e qė mbaroi me ngrohtėsinė qė shpėrndante mbi trupin tim dhe mbi kofshėt e mija sperma e bardhė qė Andrea e lėshoi dridhurazi dhe symbyllur mes epshit ,dhimbjes dhe kėnaqėsisė…
    Na zuri gjumi shumė vonė , ndoshta pak para se tė zbardhte dita e re qė unė e dija qė do tė ishte njė ditė e zakonshme , plot njerėz , zogj e makina qė do tė nxitonin pėrsėri drejt njė gėnjeshtre tė re me emrin shpresė e qė vonė , shumė vonė , do tė ktheheshin bosh dhe gri nė shtėpitė , foletė dhe garazhet qė tashmė do tė kishin njė copėz gėnjeshtėr mė shumė , njė copėz tė grisur shprese mė shumė , njė gri mė shumė mes buzėqeshjeve , nėnqeshjeve dhe qeshjeve , tė gjitha gri si tymi dhe hiri i cigares apo si thinjat nė flokėt e njė fallxheshe qė mė kot kėrkon ngjyrėn e bardhė mes llumit tė zi tė kafesė nė fundin e njė filxhani qė mund tė jetė fundi i njė shpirti apo edhe fundi i njė dite gri qė filloi aq e bukur dhe e bardhė…
    HEEEEEEEEEEEEEJ Plako !!!! Ky eshte forum i krijuesve e jo i mashtruesve...!



    Sma ha mendja ta kete bere vete

  17. #37
    A eshte postuesi i temes autori apo dikush tjeter ?

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e [MaRiO]
    Anėtarėsuar
    29-01-2008
    Vendndodhja
    Ne Zemren e Asaj Qe Dua :)
    Postime
    1,127
    e ka bere se ka bere vete flete ditari jan te shkruara bukur
    Kur e ke kėmbėn jashtė gremines ėshtė e lehtė tė japėsh kėshilla

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-01-2010
    Vendndodhja
    @
    Postime
    383
    Imagjinate e perkyer,shume interesant joshese si teme dhe e dhimbshme per nje krijese te quajtur femer.

  20. #40
    Medical Student Maska e Edmond.S
    Anėtarėsuar
    10-09-2008
    Vendndodhja
    nightingale's Dorf
    Postime
    734

    Pėr: Flete nga ditari i nje prostitute

    Sa u gezova qe e gjeta tash pas sa kohesh. E mrekullueshme.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  2. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  3. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  4. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29
  5. Rrėfimi: Ėndrra ime ishte tė bėhesha prostitutė
    Nga Beqari002 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 16:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •