Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Zbulimet me te fundit te Ministrise se Brendshme Maqedonase

    Kjo nuk eshte fare per tu cuditur sepse si duket keta kan zotesi te bejne edhe gjera tjera,para disa ditesh pa kurfar kontrolli vizituan Liqenasit afer Korces,tani zbulojne se cka eshte duke u pergatitur per zgjedhjet e tyre ne shtator e kush e di se cka e cka tjeter kjo minmistri do arrij te zbuloje dhe me.


    Ne Ballkanweb do lexosh


    MAQEDONI, Shkupi: Leka Zogu financues i paraushtarakėve tė Iliridės

    SHKUP (8 Gusht) - Ministria maqedonase e Punėve tė Brendshme konfirmoi sot se ekzistencėn e njė formacioni tė ri paraushtarak tė quajtur Armata e Republikės Shqiptare "Ilirida", e cila sipas zėdhėnėsit Vojisllav Zafirovski, ėshtė pjesė e Frontit Kombėtar pėr Ēlirimin dhe Bashkimin e Territoreve Shqiptare. Sipas zėdhėnėsit, nė krye tė kėsaj lėvizjeje qėndron trashėgimtari i fronit mbretėror shqiptar, Leka Zogu, i cili ėshtė dhe njė prej mediatorėve dhe financuesve kryesorė, ndėrkohė qė pjesė e kėsaj struktura ėshtė edhe policia sekrete "Shqiponjat e Kombit". Zafirovski shtoi sot gjatė njė konference pėr shtyp se qėllimi afatgjatė i Frontit pėr Ēlirimin dhe Bashkimin e Territoreve Shqiptare ėshtė krijimi i njė shteti tė madh shqiptar nė Ballkan. Armata e Republikės Shqiptare "Ilirida" - u shpreh ai - numėron rreth 200 pjesėtarė ndėrsa nė mbledhjet e Frontit tė mbajtur nė Elbasan dhe Gjilan ėshtė vendosur qė ajo tė pengojė zgjedhjet parlamentare nė Maqedoni (qė do zhvillohen mė 15 shtator) dhe implementimin e Marrėveshjes Kornizė tė Ohrit. Kjo, sipas Zafirovskit, do tė realizohet pėrmes sulmeve ndaj objekteve shtetėrore nė Shkup dhe me likuidimin fizik, siē thotė ai, tė kundėrshtarėve politik shqiptarė tė cilėt fronti i ka shpallur tradhėtar tė ēėshtjes shqiptare. Zėdhėnėsi i Ministrisė maqedonase tė Punėve tė Brendshme, megjithatė, theksoi se "ideja e tyre nuk ka mbeshtetjen e popullates dhe te partive politike shqiptare ne Maqedoni". Ndėrsa pėrsa i pėrket perfaqesuesit politik te kesaj organizate, zyrtaret e policise kanė qendrime te kunderta. "Kjo strukturė terroriste momentalisht eshte ne kerkim te padronit te saj politik", tha zedhenesi i policise, ndersa pas pak drejtori i agjensise per kunderzbulim, Goran Mitevski, u shpreh se perfaqesuesi politik eshte Nevzad Halili, ish-lider i Partise per Prosperitet Demokratik (PPD). Zafirovski dhe Mitevski gjithashtu nuk kishin pergjigje tė njėjta edhe pėrsa i perket informatave te publikuara kohe me pare nga Kryeministri Gjeorgievski i cili te dhenat per kete organizate i kishte marre nga Brukseli e jo nga policia maqedonase. Ata nuk iu pergjigjen ne pyetjeve mbi se sa keto te dhena te publikuar kane te bejne me frikesimin e popullates tani para zgjedhjeve parlamentare. Vojisllav Zafirovski tha se kjo organizate funksionon ne baze te fondeve "Atdheu nė Rrezik" dhe "Vendlindja Thėrret" ku mblidhen mjete per funksionimin e saj te cilat, gjithsesi, jane te pakta. Ne perendim, permendet emri i Gafur Adilit si udheheqes i Armates tė Republikės Shqiptare "Ilirida". Zafirovski njoftoi per shtimin e masave te sigurisė ne Shkup ndersa tha se "per momentin nuk mund te jap te dhena per fillimin e ndonje aksioni". zh/ko (BalkanWeb)
    Jam martuar002

  2. #2
    Proud to be an Albanian Maska e cobra
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    Detroit Michigan USA
    Postime
    16

    Post Arbėr Xhaferri hedh poshtė ekzistencėn e Ushtisė pėr Iliridėn

    Kryetari i PDSH-sė, Arbėr Xhaferri, hodhi poshtė sot thėniet e Ministrisė sė Brendshme tė Maqedonisė pėr ekzistencėn e njė ushtrie tė quajtur Ushtria pėr Iliridėn, duke thėnė se ato janė patetizėm maqedonas dhe se nuk beson nė to.

    Zoti Xhaferri i tha Zėrit tė Amerikės, se nuk beson qė ish-mbreti i Shqipėrisė, Leka apo ish-kryetari i PPD-sė, Nevzat Halili, i cili ėshtė pėrmendur nga Ministria e Brendshme, tė jenė organizatorė tė diēkaje tė tillė. Kryetari i PDSH-sė e quan gjithė kėtė informacion, diēka jo-serioze.

    Duke komentuar politikėn nacionaliste tė promovuar nga partia demokratike shqiptare dhe nga ai vetė, zoti Xhaferri, thotė se mbėshtet kufijtė ekzistues tė Maqedonisė por me kusht qė shqiptarėt tė jenė tė barabartė nė tė. Mbijetesa e Maqedonisė varet sipas tij nga aftėsia e kėtij vendi pėr tė zgjidhur problemet e brendshme qė ka, por prania e fortė politike dhe ushtarake ndėrkombėtare ėshtė shumė e rėndėsishme sepse sipas zotit Xhaferri, tani pėr tani, shqiptarėt dhe maqedonasit nuk janė tė gjendje tė zgjidhin kontestet qė kanė, sepse maqedonasit kėrkojnė tė ndėrtojnė shtet njė-kombėsh nė njė territor shumėkombėsh ndėrsa shqiptarėt kanė potencial tė gjithanshėm pėr vetėveten.

    Kryetari i PDSH-sė thotė se nėse shqiptarėt do tė trajtohen si qytetarė tė dorės sė dytė nė vendet ku jetojnė, atėherė do tė ketė aspirata pėr tė jetuar nė njė shtet tė pėrbashkėt shqiptar tė gjithė, por kjo mund tė mėnjanohet nėse shqiptarėt do tė trajtohen si tė barabartė atje ku jetojnė.

    Platforma politike e PDSH-sė e shpallur para zgjedhjeve tė 15 shtatorit, bazohet nė politikėn kombėtare, sic thotė zoti Xhaferri, sepse nė kėtė fazė historike, pėrparėsi kanė cėshtjet thelbėsore. Zoti Xhaferri thotė se maqedonasit shfrytėzojnė demokracinė pėr tė afirmuar pavarėsinė e tyre kombėtare dhe thekson se keqpėrdorimi i demokracisė nė Maqedoni si demokraci e shumicės e shndėrruar nė procedurė eliminimi, ishte ajo qė nisi luftėn vitin qė shkoi.

    Nacionalizmi shqiptar nuk ėshtė agresiv, por vetėmbrojtės, thekson Arbėr Xhaferri, duke pohuar se megjithatė ka pasur qėndrime tė ndryshme nė bllokun shqiptar pėr nisjen e luftės, qė kishin tė bėnin me kohėn kur nisi ajo. PDSH mbėshteste idenė qė duhej zgjidhur sė pari statusi i Kosovės, por pasi nisi lufta, PDSH sipas zotit Xhaferri, sqaronte politikisht motivet e luftės, duke e politizuar luftėn, siē shprehet ai. Procesi historik nuk ka pėrfunduar nė Ballkan, nuk mund tė heqim dorė nga nacionalizmi, thekson kryetari i PDSH-sė, Arbėr Xhaferri. Lidhur me mundėsinė apo jo tė ndryshimit tė kufijve nė Ballkan, zoti Xhaferri, jep dy pėrgjigje, pėr Kosovėn shtet i pavarur, pėr shqiptarėt nė Maqedoni, kushtėzohet pozita e tyre me pozitėn e serbėve nė Bosnjė, tė cilėt kanė entitetin e tyre tė quajtur Republika serbe e Bosnjės.

    Lidhur me zgjedhjet e 15 shtatorit, zoti Xhaferri, nuk beson se do tė ketė trazira civile. Ai thotė se armėt mund tė pėrdoren por jo pėr qėllime politike. Ai vlerėson marrėdhėniet me BDI, e Ali Ahmetit, duke thėnė se para tre muajsh u kishte dėrguar atyre njė dokument me shkrim pėr bashkėpunim, aleancė, por kjo ishte refuzuar nga BDI. Megjithatė, zoti Xhaferri nuk pėrjashton mundėsinė e aleancės pas-zgjedhore me partinė e zotit Ahmeti. Kėto dy parti janė favoritet kryesore nė kėto zgjedhje nė bllokun shqiptar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga cobra : 08-08-2002 mė 14:26
    A woman marries a man expecting he will
    change, but he doesn't.
    A man marries a woman expecting that she won't
    change, and she does.
    - COBRA-

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Postime
    50
    Bomba tymese me fitil te lagur si kjo e ministrise Maqedonase ka plot.
    Ka shume mundesi qe ndonje fallxhor i tyre ti kete rene ne te per ndonje enderr te mundeshme te Zogut.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Si duket kjo ministri do te jete nder me te aftat ne ballkan per zbulim dhe kunderzbulim,por gjithnje per interesat e veta e jo per zbulime reale.
    A thue keta udheheqes te kesaj ministrie a kane far ndjenjash,a kan far intelekti apo shohin vetem ate cka atyre u shkon per shtati,vetem ate cka atyre ua mbush oreksin.
    Deri kur me me keto?
    Pra per cdo dite keta do zbulojne dic te re?
    Por genjeshtra i ka kembet e shkurta dhe ajo shume shpejte del ne shesh!
    E ne u mesuam me genjeshtra te sllaveve.


    Ministria e Punėve tė Brendshme ka njoftuar se forcat maqedonase u ndeshėn me njė grup tė armatosur qė kishin hyrė nga Shqipėria

    Shkup, 9 gusht - Ministria e Punėve tė Brendėshme tė Maqedonisė ka njoftuar se kinse forcat maqedonase u ndeshėn nė armė me njė grup tė armatosur prej tetė anėtarėsh, qė kishin hyrė nga territori i Shqipėrisė. Sipas kumtesės sė kėsaj ministrie pas tė shtėnave nė ajėr grupi ėshtė kthyer sėrish nė territorin e Shqipėrisė, por nė vendin e ngjarjes ėshtė sekuestruar njė sasi e konsiderueshme armėsh tė kalibrit tė ndryshėm. Sipas kėsaj ministrie, qėllimi i kėtij grupi, qė ajo e cilėson terrorist ka qenė "ndėrmarrja e aksioneve terroriste nė vendbanimet pėrreth brezit kufitar" mes kėtyre dy vendeve.
    Mirėpo, pohimet e sipėrshėnuara tė autoriteteve maqedonase i demantoi koloneli Kranar Muēo, drejtor i Drejtorisė Qendrore tė Policisė shqiptare. Ai tha se burimet e policisė shqiptare nuk kanė asnjė njoftim zyrtar pėr kėtė incident.
    Jam martuar002

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Populli thote..." kur ske pula mos bej ish.."

    "ish" eshte ajo thirrja qe ben fshatarja kur do te mbledhi pulat kur u jep ushqim.


    Keta katundaro-marksistet-musliman te ilirides kan ren ne kompjutera dhe i mbushin faqet e internetit me USHTRI VIRTUALE te vet quajtura..ARMATA Kombetare..USHTRIA CLIRIMTARE e lloj lloj emmrash bombastike.

    Ata duan te kopjojne ate Lojen me "UCK" ne Kosove dhe kujtojne se "Bie Daci ne kos" gjithmone.
    Maqedonet duke qene me te dobet se SERBET jane bere me dinak dhe jan gati te fabrikojne lloj lloj "skemash" sikur gjoja Shqiptaret pregatiten per LUFT..
    Per kete ata ndihmohen nga keto GUERILET VIRTUALE qe popullarizojne Muslimano-enveristet tone.

    Me kete Gur ata (qeveria Maqedone) vret dy ZOGJ.

    1- Bejn sikur jane te rrezikuar dhe marrin armatim falas nga Ruset e Perendimoret..
    2- I shmangen detyrimeve per te zbatuar mareveshjet dhe standartet nderkombetare qe i detyron maqedonet tu japin shqiptareve ate qe kurre nuk duan tja u japin..

    Sa per LEKA Zogun ai nuk eshte budalla te lidhet me keta Guerilo virtualet enveriste uck-iste por LEKA vet gjendet ne KAFAZ dhe mbi te mund te spekulloje kush te doje..
    LEKA ka hyre ne Shqiperi. Ne Shqiperi sundon MAFIA dhe kjo Mafie tallet me Leken e me ke te doje kur i ka brenda Vathes.

    Leka duhet te kerkoj Vilen e Zogut ne DURRES dhe te iki nga Rezidenca qe ja ka pregatitur KLOSI.
    Nja 6 muaj AI duhet ti shmanget lojrave qe ja kurdis FLUTURAKU
    me Nikoll LESIN ose anti-monarkiste te maskuar.

    Maqedonet e dine mire Qe LEKA Zogu ska fuqi me marr ato arkat me cifte te vjetra nga Depot e Bilbil Memes jo me te organizoje luftra ne Maqedoni....ata e dine mire se Shqipot kur bejne UCK-ra e AKSH-ra bejne nji *** te madh dhe e vetmja gje qe dine te bejne eshte te vrasin njeri tjetrin.

    Maqedonet do luajne derisa ne Iliride do gjejne Gomere.
    Gomere nga ata qe mblidhen dy tre vete dhe Shpallin AKSH e UCK.

  6. #6
    Proud to be an Albanian Maska e cobra
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    Detroit Michigan USA
    Postime
    16

    Post brari

    Keta katundaro-marksistet-musliman te ilirides kan ren ne kompjutera dhe i mbushin faqet e internetit me USHTRI VIRTUALE

    c'farė nėnkuptonė me fjalėn musliman ???

    Unė kamė lexuar disa nga shkrimet tua dhe kamė krijuar respekt pėr figurėn tuaj, dhe jamė i vetdijshėm se ti je nga nga ata qė po e mbajnė gjallė kėtė forum( hapė tema interesante dhe lė hapsirė pėr diskutime ) ,,,por tregohu mė i kujdesshėm

    mbi 80% e shqiptarve janė mysliman .
    A woman marries a man expecting he will
    change, but he doesn't.
    A man marries a woman expecting that she won't
    change, and she does.
    - COBRA-

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Sot lideri i Pl Sali Berisha doli me nje reagim lidhur me trillimet dhe akauzi zbulimet e Ministrise se Brendshme maqedonase cka mendoj se eshte me vend dhe shume e drejte qe edhe lidert tjere tane te rreagojne me kohe ne trilime te tilla te slavo -maqedonasve.


    "Ilirida", Berisha: Akuzat e Shkupit pėr Lekėn, histeri nacionaliste

    Berisha sot ne vilen e Leka Zogut
    TIRANE (9 Gusht) - Lideri i Partisė Demokratike (PD), Sali Berisha, i cilėsoi sot akuzat e ministrisė sė Brendshme maqedonase ndaj ky pretendentit pėr fronin mbretėror shqiptar Leka Zogu, si "histeri elektorale nacionaliste e grupeve tė caktuara nė Maqedoni". Nė njė deklaratė tė publikuar dje nė Shkup, zėdhėnėsi i ministrisė maqedonase tė Punėve tė Brendshme konfirmoi ekzistencėn e njė grupimi tė ri paraushtarak nė vend tė quajtur Armata e Republikės Shqiptare "Iliridė", duke shtuar se financuesi kryesor kryesor i saj ishte pikėrisht Leka Zogu. "Nuk ia vlen tė komentohet histeria elektorale naiconaliste e grupeve tė caktuara nė Maqedoni", tha sot Berisha pėr gazetarėt nė pėrfundim tė njė vizite nė vilėn e Leka Zogut. Lideri demokrat shtoi se "sot iu dha pėrgjigjia e merituar nga zoti Leka Zogu". Sipas zėdhėnėsit tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nė Shkup, qėllimi afatgjatė i Iliridės ėshtė krijimi i njė shteti tė madh shqiptar nė Ballkan. in/ko (BalkanWeb)
    Jam martuar002

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    COBRA... me musliman-enverist aty nuk kuptoj popullin por element destruktive qe nuk ecin me vijen e pranuar nga partite Shqiptare ne MAQEDONI.

    Luft kur te behet, te behet njiher e mire, jo 3 pushk sot policve maqedon e 5 pushk neser njeri tjetrit. ashtu jo.

    Mos te deklarojn lart e posht jo AKSH jo UCK etj..
    Mos harrojme se ne luften qe u be ish bota qe ndali nji "stankovac" te DYTE per popullsine shqiptare te maqedonise.
    Kujdes duan ca gjera.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Aventurieret...nuk kane brire..


    koha jone
    ---------------
    Tensionohet situata Tirane-Shkup
    Anila Basha/ Boshkovsket ekzistojne edhe ne Tirane. Ndoshta ne menyre virtuale, por ata operojne ne kryeqendren e Shqiperise. Kryefjala e tyre eshte bashkimi i gjithe trojeve shqiptare, ne Shqiperine e Bashkuar. Jo vetem kaq, por kane organizuar edhe mbledhje. Nder te tjera kane marre vendime te rendesishme, duke ngritur forumet drejtuese. Nen termin Armata Kombetare Shqiptare, ata kane formuluar edhe nje site te tyrin ne internet, ku kane shpallur Platformen e rontit per Bashkimin Kombetar Shqiptar; programin e tyre te punes, deklaratat per shtyp qe kane nxjerre here pas here si dhe emrat e drejtuesve kryesore te kesaj organizate. Sic shprehen drejtuesit e saj, ata nuk kane asnje lidhje me organizaten Ilirida, e cila eshte permendur nga Ministri i Brendshem maqedonas. Por nga ana tjeter, ata thone se kjo eshte organizate e krijuar nga vete Maqedonia, per te acaruar situaten dhe per te kryer edhe veprime anti-kombetare.

    Por problemi nuk qendron tek Armata apo Korpuset qe keta njerez kane krijuar. Problem mbetet qendrimi qe mban qeveria shqiptare dhe ne vecanti diplomacia shqiptare ndaj organizatave te tilla. Nuk ka pasur asnje te dhene per ta deri me tani nga organet e specializuara te Sherbimit Informativ te Shtetit, apo edhe nga strukturat e rendit. Nderkohe, zyrtaret maqedonas, vetem sa hapin internetin dhe duke marre shkas nga organizata te tilla, te cilat ndoshta nuk ekzistojne keshtu sikurse thuhen, nxjerrin deklarata te cilat nxisin situaten konfliktuale mes dy vendeve Shqiperise dhe Maqedonise. Lufta e deklaratave keto dy ditet e fundit ka acaruar marredheniet mes dy vendeve tona. Madje ka deklarata zyrtare nga Maqedonia, se keto "organizata terroriste shqiptare", kane kercenuar edhe lidere shqiptare ne Maqedoni. Dhe nese ndodh gje tani perpara zgjedhjeve te pergjithshme qe do te mbahen ne ish-Republiken Federale Jugosllave te Maqedonise, atehere pergjegjesia do t'u mbetet ketyre grupeve, qe ekzistojne ose jo, te cilet kane idera virtuale per Shqiperine e madhe. Site te tilla ne internet, nuk nxjerrin ne pah imazhin e vertete te Shqiperise si nje faktor stabiliteti ne Ballkan dhe i japin shkaqe Shkupit zyrtar per te reaguar ne menyre agresive ndaj shqiptareve.

    Megjithate, sot kryeministri Fatos Nano niset drejt Pogradecit, ku do te zhvilloje nje takim me kryetarin e PDSH se Maqedonise Arber Xhaferri. Nje nder temat qe do te diskutohen do te jete edhe kjo, ashtu sikurse edhe ndonje mesazh i qarte i qeverise shqiptare nepermjet kryeministrit te saj Fatos Nano per zgjedhje te lira, te qeta e demokratike ne 15 shtator ne Maqedoni.
    ----------
    --
    Reagimet e Frontit

    Kryetar i Frontit per Bashkimin Kombetar shqiptar eshte Valdet Vardari, nje person i cili aktualisht rri ne Zvicer dhe prezantohet me pseudonim. Nje nder njerezit kryesore qe qendron ne Tirane eshte Alban Vjosa, edhe ky me pseudonim por eshte shqiptar nga Shqiperia. Ne deklaratat e tyre ata shprehen se kane tre korpuse me luftetare ne trojet shqiptare. Nderkaq, jane kunder politikes se ndjekur nga politikane shqiptare dhe nga politikane shqiptare te Maqedonise. Nder deklaratat e tyre mund te permeden te tilla si "ka ardhur dita qe te gjithe armiqve te Shqiperise t'u tregojme vendin dhe t'i lajme njehere e mire hesapet me ta. Te shpallim tradhetar te interesave shqiptare Fatos Nanon, Sali Berishen dhe gjithe larot e tyre qe u vene nga pas". Ne nje tjeter opinion permendet shprehja: "a duhet te dalin Avni Rusteme qe te bejne likuidimin e tradhetareve".

    Por me te renda jane paralajmerimet zyrtare ndaj liderve shqiptare ne Maqedoni. Ata i kane kerkuar me deklarate zyrtare Ali Ahmetit te jape doreheqjen nga detyra e perfaqesuesit politike te UCK-se; te kerkoje ndjese publike per te gjitha demtimet e bera qellimisht; te deklaroje tutoret politike dhe te demaskoje planet e tyre sekrete; te pamundesoje nje marreveshje te padenje per shqiptaret e trevave legjitime etnike shqiptare.

    Nderkaq, gjate dites se djeshme ata kane dale serish me nje deklarate ku mbajne qendrim ndaj deklaratave zyrtare te shteti maqedonas. Ata e akuzojne Maqedonine per ngritjen e organizates Ilirida e cila sipas tyre u sherben interesave sllavo-maqedonase. "Fronti per bashkimin kombetar shqiptar dhe krahu i saj i armatosur Armata Kombetare Shqiptare te behen edhe me te pergjegjshme dhe me te vendosura per misionin historik qe kane, bashkimin kombetar shqiptar, larg perrallave dhe sajesave sllavo-maqedonase me te ashtuquajtura "Republika te Ilirides", thuhet ne deklaraten e tyre te dites se djeshme.





    © Koha Jone 2001 All Rights reserved

  10. #10
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Teme interesante vetem se informacionet vijne nga burime pothuajse jo zyrtare e ka vend shume per abuzim.
    Nga persona qe mbajne pseudenime e nuk dihet kush jane, te vetdeklaruar udheheqes te nje Armate...
    Deri sa te mbarojne zgjedhjet ne Maqedoni situata eshte dhe do te jete e tendosur pasi pjesa me e madhe e politikaneve maqedonas mundohen te fitojne pike jo duke propozuar nje program te qarte politik qe te mbroje interesat e ēdo shtetasi maqedonas ( duke futur ketu dhe shqiptaret e maqedonise) por duke friksuar popullsine maqedonase nga rreziku qe i kanoset prej shqiptareve!
    Kjo metode eshte mese e njohur dhe perdoret nga te gjitha partite ekstremiste ne Evrope ( shembulli me i mire ishte ai i J.M Le Pen ne France ku vetem duke kritikuar dhe duke mos propozuar pothuajse asgje arriti te zgjidhet per turin e dyte duke eleminuar keshtu dhe ish-kryeministrin Jospin).
    Fatkeqsisht politikanet sot shohin me shume se ēfare thone sondazhet dhe keshilltaret e tyre te komunikacionit se sa flasin per idete e tyre te verteta!.
    Sa per myslimanet Corba, mos e beni ate gabim dhe te thoni qe jane 80% e popullsise ne Shqiperi pasi flisni si nje i huaj qe ka lexuar kete ne nje raport teknokrat.
    Me tre rrjeshta te ftoj ta bejme se bashku afersisht llogarine se sa mund te jene.
    50% e popullsise ne Shqiperi ka me pak se 35, dhe te gjithe e dime qe ata qe linden pas 1968 mesa di une nuk paten fatin te shkojne ne kisha e xhamia dhe rrjedhimisht nuk fituan asnje kulture fetare. Vendet e praktikimit te kultit fetar u hapen pas 1990 dhe ne fillim njerezi shkuan per kuriozitet po me vone per veē te vjetereve nuk i frekuantonte njeri ( ose shume pak te rinj ).
    atehere nga 50% qe ngelen e popullsise po themi qe 35% ishin myslimane e 15% te krishtere, fe te tjera ose te pafe..
    Ne 35% myslimane nje pjese te madhe e kishin te trasheguar e jo se praktikonin ritet e kesaj feje.
    Myslimanet martoheshin me te krishteret e anasjelltas...
    Po te shkosh sot ne Shqiperi, pija qe konsumohet me teper pas ujit te pishem eshte alkooli, dhe kjo nga me shume se 80% e popullsise mashkullore...dhe me njohurite qe kemi per kuranin thuhet se konsumi i alkoolit eshte i ndaluar. Atehere dikush qe nuk zbaton rregullat dhe akoma me keq ben te kunderten e asaj qe thuhet nga kurani sme duket se mund te quhet mysliman! Myslimanizmi nuk eshte vetem te kesh nje emer mysliman po nje menyre jetese e parapercaktuar nga ideologe, dhe nuk mjafton vetem te kesh emer mysliman qe te jesh mysliman, te pakten per mendimin tim.
    Me falni se nderrova teme po shifra e dhene ketu mu duk e egzagjeruar.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Nga ky lajm per mendimin tim pakez jo real sepse para dy apo tri ditesh po na keto trupa ndekombetare do te kemi degjuar se ata nuk posedojne asfare shenimesh per egzistimine e "Ilirides" ne Maqedoni e sot po ata arrestojne Halilin.Pra dicka nuk eshte ne rregull as nga ana e ndekombetareve sepse realiteti duhet thene ne sy sepse "Zbulimet maqedonase ... "???po mbesin edhe me enigme.



    MAQEDONI: KFOR-i ndalon kreun e "Iliridės", Halili

    SHKUP (14 Gusht) - Forcat e KFOR-it nė kufirin mes Maqedonisė dhe Kosovės kanė arrestuar mbrėmė Nevzat Halilin, i cili konsiderohet nga Ministria e Puneve te Brendshme si udheheqes i Armates Republikane Shqiptare "Ilirida". Njoftimin e kanė bėrė tė ditur burime tė sigurta tė BalkanWeb. Halili bėn pjesė nė grupin e tre tė ndaluarve nga trupat e NATO-s, nė kufirin mes dy vendeve. Halili ka qene kryetari i pare i Partise se Prosepritetit Demokratik dhe nga policia maqedonase eshte cilesuar si njeri i cili ka organizuar incidentet e fundit qe kane ndodhur ne Maqedoni. zh/mr (BalkanWeb)
    Jam martuar002

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Si duket keto dite eshte duke ndjekur rrugen e kolegut te tij nga Ministria e Brendshme e maqedonise Boshkovskit edhe kolegu i tij nga Ministria e Mbrojtjes e Maqedonise me deklaratat e tij pompoze dhe te dyshimta ne shtypin maqedone.

    MAQEDONI, ministri i Mbrojtjes: Ka grupe tė armatosura, por jo tė organizuara

    SHKUP (15 Gusht) - Ministri maqedonas i Mbrojtjes Vllado Popovski, tha sot se siguria nė Maqedoni mund tė bėhet e ndjeshme, veēanėrisht para zgjedhjeve tė 15 Shtatorit, dhe "tė prishet nė njė masė tė caktuar nga grupe tė cilėt, tė pakėnaqur me vendimet e Marrėveshjes sė Ohrit, mbetėn tė armatosur dhe e kalojnė vijėn kufitare mes Maqedonisė dhe Kosovės." "Janė vėrtetuar njoftimet se ekzistojnė grupe tė tilla, si dhe orvatje qė ato tė mbėshteten me ndihmė financiare dhe teknike. Por kėto grupe, nė pėrgjithėsi, nuk paraqesin struktura serioze dhe tė organizuara", shtoi ai, duke theksuar se ata nuk kanė asnjė pėrkrahje nga popullata lokale dhe nga bashkėsia ndėrkombėtare. Popovski shtoi se "janė marrė tė gjitha masat e kujdesit dhe vėzhgimit" tė terrenit dhe se "ARM-ja ka kapacitet qė tė ballafaqohet me rrezikun e prishjes sė zgjedhjeve". "Bashkėsia ndėrkombėtare jep shenja tė qarta, duke ndėrhyrė nėpėrmjet KFOR-it dhe UNMIK-ut, qė tė qetėsohet situata nė Kosovė dhe tė krijohen kushte normale pėr zhvillimin e proceseve tė rregullta nė Maqedoni", tha Popovski. in/ko (MIA/BalkanWeb)


    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-08-2002
    Vendndodhja
    Europė
    Postime
    3
    Tungjatjeta,

    Pas pseudonimit "Valdet Vardari" fshihet njė farė Gafur Adili, shef i Partisė Revolucionare Shqiptare me seli nė Zvicėr, njė marksist-leninist nga ata qė nė shtator-tetor organizojnė ende pėrvjetorėt e ditėlindjeve tė Enver Hoxhės. Ndėrsa "Alban Vjosa" i famshėm ėshtė Idajet Beqiri, kryetari i Partisė sė Unitetit Kombėtar tė Shqipėrisė. Tani, Beqiri, ėshtė me statusin e azilantit politik nė Belgjikė, tė cilin e ka fituar pasi ka dalė nga burgu nė 99-tėn, ku ishte futur pėr vjedhje dhe mashtrim me tenderat e ministrisė sė rendit nė Tiranė. Idajet Beqiri nė qeverinė "Nano 3" ishte pėr disa muaj si zv/ministėr i rendit nga ku pra u shkarkua pėr vjedhje. Nė vitet 87 - 90 ky monstrum ka qenė i dünuar pėr pedofili dhe me ardhjen e demokracisė, me urdhėr tė Ramiz Alisė pat formuar PUK-in. Idajet Beqiri dhe Gafur Adili janė "bashkuar" nė fillim tė kėtij viti me ndėrmjetėsimin e Sokol Enver Hoxhės, mik i pėrbashkėt i tė dyve. Nė perėndim kanė formaur njė fond dhe deri mė tani kanė arritur tė mbledhin rreth 200 mijė Euro duke i mashtruar dhe shpesh kėrcėnuar shqiptarėt se paret u duhen pėr "Shqipėrinė e Bashkuar".
    I ashtuquajturi Front Kombėtar, AKSH-ja, dhe "korpuset" e tyre janė vetėm flluska.
    Shėrbimi Informativ i Shqipėrisė ka marrė pėr kėta tipa informacione, por persona nga ky shėrbim poashtu kanė qenė tė involvuar fatkeqėsisht nė kėtė ēorbė, tė gatuar flliqtė.

    Kaq sa pėr fillim.

    Tė fala,
    Parashikuesi

  14. #14
    Pak a shume keto gjera i kam thene kohe me pare qe sapo doli kjo AKSH-ja, pasi pashe programin, sitin e tyre ne internet dhe se kush tipa e perkrahnin kete organizate.

    Per fat te keq ka edhe nga ata qe u shkojne nga mbrapa, pasi kujtojne se kjo eshte ndonje oranizate nacionaliste qe lufton me te vertete per bashkimin e trojeve shqiptare.

    Ne te vertete ata jane ashtu sic tha parashkruajtesi, organizate marksiste-leniniste qe nese gjen terren te duhur ka shume mundesi te kthehet ne nje organizate te mirefillte terroriste, e tipit Brigatat e Kuqe, 17 Nentori etj, ku nepermjet aksioneve ilegale individuale apo ne grupe te vogla, te kryejne atentate kundra politikaneve shqiptare apo te perdorin mjete te tjera terrori.

    Ideollogjia e tyre, eshte "o sic themi ne, ose je armik i Kombit dhe tradhtar i ceshtjes kombetare dhe je i denuar me vdekje."

    Me ta jane bashkuar nje pjese e vogel e ish Uck-se, persona te indoktinuar me ideollogjine enveriste dhe e konsiderojne Enver Hoxhen si babane e kombit.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Boshkovski u kėrcėnohet diplomatėve perėndimorė dhe mediave tė vendit

    Shkup, 5 shtator - Kryepolici maqedonas Lube Boshkovski u ėshtė kėrcėnuar diplomatėve perėndimorė dhe mediave maqedonase se tė bartin pasojat pėr shkak tė pėrzierjes sė tyre nė pėrgatitjen e skenarit qė ka pėr qėllim diskreditimin e prestigjit tė pushtetit aktual nė Maqedoni nė periudhėn parazgjedhore.
    Boshkovski ka paralajmėruar diplomatėt nė njė takim tė mbajtur mė 30 gusht nė Shkup, ku ai kishte thėnė se shėrbimet e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme disponojnė me informacione tė konfirmuara pėr pėrzierjen e individėve tė caktuar tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė skenarė tė tillė.
    Jam martuar002

Tema tė Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-07-2006, 14:09
  5. Zbulimet me te fundit te Beogradit per Kosoven
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 27-08-2002, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •