Kjo nuk eshte fare per tu cuditur sepse si duket keta kan zotesi te bejne edhe gjera tjera,para disa ditesh pa kurfar kontrolli vizituan Liqenasit afer Korces,tani zbulojne se cka eshte duke u pergatitur per zgjedhjet e tyre ne shtator e kush e di se cka e cka tjeter kjo minmistri do arrij te zbuloje dhe me.
Ne Ballkanweb do lexosh
MAQEDONI, Shkupi: Leka Zogu financues i paraushtarakėve tė Iliridės
SHKUP (8 Gusht) - Ministria maqedonase e Punėve tė Brendshme konfirmoi sot se ekzistencėn e njė formacioni tė ri paraushtarak tė quajtur Armata e Republikės Shqiptare "Ilirida", e cila sipas zėdhėnėsit Vojisllav Zafirovski, ėshtė pjesė e Frontit Kombėtar pėr Ēlirimin dhe Bashkimin e Territoreve Shqiptare. Sipas zėdhėnėsit, nė krye tė kėsaj lėvizjeje qėndron trashėgimtari i fronit mbretėror shqiptar, Leka Zogu, i cili ėshtė dhe njė prej mediatorėve dhe financuesve kryesorė, ndėrkohė qė pjesė e kėsaj struktura ėshtė edhe policia sekrete "Shqiponjat e Kombit". Zafirovski shtoi sot gjatė njė konference pėr shtyp se qėllimi afatgjatė i Frontit pėr Ēlirimin dhe Bashkimin e Territoreve Shqiptare ėshtė krijimi i njė shteti tė madh shqiptar nė Ballkan. Armata e Republikės Shqiptare "Ilirida" - u shpreh ai - numėron rreth 200 pjesėtarė ndėrsa nė mbledhjet e Frontit tė mbajtur nė Elbasan dhe Gjilan ėshtė vendosur qė ajo tė pengojė zgjedhjet parlamentare nė Maqedoni (qė do zhvillohen mė 15 shtator) dhe implementimin e Marrėveshjes Kornizė tė Ohrit. Kjo, sipas Zafirovskit, do tė realizohet pėrmes sulmeve ndaj objekteve shtetėrore nė Shkup dhe me likuidimin fizik, siē thotė ai, tė kundėrshtarėve politik shqiptarė tė cilėt fronti i ka shpallur tradhėtar tė ēėshtjes shqiptare. Zėdhėnėsi i Ministrisė maqedonase tė Punėve tė Brendshme, megjithatė, theksoi se "ideja e tyre nuk ka mbeshtetjen e popullates dhe te partive politike shqiptare ne Maqedoni". Ndėrsa pėrsa i pėrket perfaqesuesit politik te kesaj organizate, zyrtaret e policise kanė qendrime te kunderta. "Kjo strukturė terroriste momentalisht eshte ne kerkim te padronit te saj politik", tha zedhenesi i policise, ndersa pas pak drejtori i agjensise per kunderzbulim, Goran Mitevski, u shpreh se perfaqesuesi politik eshte Nevzad Halili, ish-lider i Partise per Prosperitet Demokratik (PPD). Zafirovski dhe Mitevski gjithashtu nuk kishin pergjigje tė njėjta edhe pėrsa i perket informatave te publikuara kohe me pare nga Kryeministri Gjeorgievski i cili te dhenat per kete organizate i kishte marre nga Brukseli e jo nga policia maqedonase. Ata nuk iu pergjigjen ne pyetjeve mbi se sa keto te dhena te publikuar kane te bejne me frikesimin e popullates tani para zgjedhjeve parlamentare. Vojisllav Zafirovski tha se kjo organizate funksionon ne baze te fondeve "Atdheu nė Rrezik" dhe "Vendlindja Thėrret" ku mblidhen mjete per funksionimin e saj te cilat, gjithsesi, jane te pakta. Ne perendim, permendet emri i Gafur Adilit si udheheqes i Armates tė Republikės Shqiptare "Ilirida". Zafirovski njoftoi per shtimin e masave te sigurisė ne Shkup ndersa tha se "per momentin nuk mund te jap te dhena per fillimin e ndonje aksioni". zh/ko (BalkanWeb)
Krijoni Kontakt