korrier
---
Nga feudalet komuniste ne feudalet liberiste
E Diele, 26 Dhjetor 2004
Nga Fatos Lubonja
Ata qe kane jetuar kohen e komunizmit me siguri mbajne mend se nje pjese e mire e propagandes se partise- shtet te Enver Hoxhes ndertohej mbi krahasimin midis te mirave te sistemit tone dhe te keqijave te kapitalizmit perendimor dhe se, nje nder keto "te mira", nga me te spikaturat, ishte fakti se, ndryshe nga vendet kapitaliste, tek ne populli nuk paguante taksa. Nderkaq, nuk mund te harrohet, se, ne kete propagande, vecanerisht ne ate qe behej nepermjet letersise e artit socrealist, figuronte shpesh edhe figura prej shushunje e "taksidarit", njeriut qe, "ne kohen e kaluar", trokiste ne porte per t'i mbledhur taksat popullit te vuajtur.
Ne kete propagande, po ta analizoje me kujdes, do te vije re nje perzjerje te koherave. E kam fjalen se, ne fakt, kishim te benim me dy lloj krahasimesh: ne kohe dhe ne hapesire. Taksidari ishte nje fenomen i se kaluares sone, i asaj bote qe thuhej se e kishim lene njehere e pergjithmone, qe ishte bota feudale e bejlereve dhe e agallareve. Kurse taksat e kapitalizmit ishin nje realitet tjeter, me te cilin ndryshonim edhe ne kohe, sepse kapitalizmi njihej si sistem i kohes se shkuar, por vecanerisht ne hapesire, sepse ai vazhdonte te mbijetonte ne Perendim si nje sistem bashkekohes me tonin.
Per ata qe mund te jene merzitur me kete hyrje historike nxitoj te them se nuk e fillova kete histori ashtu thjeshte per te bere histori, por i ngacmuar nga debati qe po behet realisht ne vendin tone lidhur me taksat e buxhetin. Por perpara se t'i kthehem realitetit te sotem, le te vazhdoj edhe pak me historine e se shkuares.
Nga feudalizmi ne feudokomunizem
Sikurse pranohet tashme nga studiues dhe jo studiues te shumte, ne, pas Luftes se Dyte, kaluam nga nje sistem feudal ne nje sistem qe e quanim socialist, pa pas provuar eksperiencen e kapitalizmit (nuk po hyj ketu ne hollesi te kohes se Zogut kur mund te gjesh edhe elementet e pare te lindjes se borgjezise). Ne kete kontekst edhe persa i perket institucionit te taksimit, ne kaluam nga taksidari i sulltanit, i beut apo i feudomonarkut Zog tek shteti komunist qe u be pronari dhe tasksidari i vetem i te mirave qe prodhonim. Ne ate sistem ne vertet nuk i paguanim taska shtetit, por kjo ndodhte sepse, ne fakt, shteti ishte njeheresh edhe pronari i vetem qe mbahej me punen prej "gjysmatari" te njerezve ne kooperativa e ferma e miniera etj, te cileve u jepej nje rroge minimale si dhe me te hollat qe siguronte nga ndihmat Jugosllave ne fillim, pastaj Sovjetike dhe pastaj Kineze.
Shpjegimet e mesiperme mund ta bejne me te qarte konceptin feudokomunizem te perdorur per te perkufizuar thelbit ekonomik e politik te sistemin tone komunist.
Karakteri feudal i sistemit qendronte sa ne menyren feudale te mbledhjes e shpenzimit te parave aq edhe ne karakterin feudopatriarkal te udheheqesve te rinj. Nuk ishte populli qe vendoste se si dhe se sa dhe se ku do te mblidheshin e perdoreshin parate, qe vendoste per planet dy dhe pesevjecare, per ndertimin e bunkereve e te taracave e per metalurgjikun e per t'i bere malet fusha, por udheheqesit qe kishin marre persiper te kujdeseshin per popullin e tyre. Krahas autoritarizmit udheheqesve u duhet shtuar edhe fakti se, ashtu si monarket dhe feudalet e dikurshem, ata jetonin te ndare nga populli dhe gezonin privilegje te shumta. Nga ana tjeter kolektivizimi total dhe barazia e rrogave ishin tipari komunist i sistemit.
Shteti social dhe liberizmi perendimor
Nderkaq, ne kontekstin e analizez se te sotmes, eshte e rendesishme te theksohet se ajo cka na ka munguar ne pervojen tone, ne krahasim me pervojen perendimore te institucionit te taksimit, eshte nje cope e rendesishme e historise se demokracive perendimore te cilen do ta permbledh sa me shkurt qe te vij tek ceshtjet e dites.
Ne themelet e demokracise angleze, te pavaresise se SHBA, te Revolucionit Francez, qe shenojne edhe epoken e triumfit te kapitalizmit mbi feudalizmin ne keto vende, qendron edhe nje parrulle qe ne shqip tingellon pak a shume keshtu: "Pa perfaqesim, s'paguaj taksa". Kuptimi i saj eshte se ne kohet e feudalizmit taksa paguhej nga populli per sherbimet qe i kryenin ketij sovranet dhe feudalet, te cilet, edhe pse ishin me te pasurit, perjashtoheshin nga taksat. Revolucioni Francez quhet borgjez pikerisht sepse borgjezia, e cila paguante taksa pa qene e perfaqesuar, dora dores qe u forcua nuk duroi dhe kerkoi te kete vendin e vet ne pushtetin politik, per te perfaqesuar interesat e veta cka do te thote edhe per te pasur te drejten per te vendosur se si do te shpenzoheshin taksat qe ishin, tek e fundit, parate e saj.
Historikisht njihet se taksa e pare kapitaliste lind ne Holande ne formen e nje lloj vetetaksimi ose dhenieje vullnetare te nje pjese te fitimit nga kapitaliste hollandeze te iluminuar qe kjo te mund te investohej ne infrastrukture si rruge e flota tregetare- cka i dha Hollandes lidershipin financiar ne Europe asokohe.
Pra, ne fillimet e kapitalizmit dhe te shtetit demokratik heqja e taksave qe paguante populli per monarkun dhe feudalet ishte nje levizje progresiste, (e majte nese mund te shprehem keshtu). Me pas, me zhvillimin e kapitalizmit lind nje dinamike tjeter persa i perket taksimit dhe qendrimit te se majteve dhe te djathteve lidhur me te. Tregu i lire i pakontrolluar dhe konkurrenca e eger, qe pasoi renien e feudalizmit, krijoi probleme te medha sociale te varferimit dhe te polarizimit. Kjo beri te linde socializmi, si ne format e veta me ekstreme psh. marksizmi qe synonte eliminimin e prones private ashtu edhe ne ato te moderuara si social demokracia qe nuk kerkon ta eliminojne tregun e lire, por ta korrigjojne ate, duke zbutur pabarazite sociale nepermjet krijimit te sherbimeve publike per te gjithe si shkollat apo shendetesia gratis. Nje nga instrumentet me te fuqishem per kete jane taksat progresive nevojen e te cilave e kane vene ne dukje te paret ekonomistet klasike si Adam Smith apo John Stuart Mill, e cila presupozon qe ata qe fitojne me shume te paguajne edhe takse ne nje perqindje me te larte. Edhe ne shekullin XX ka vazhduar kjo dinamike.
Mjafton te kemi parasysh cka ndodhi ne SHBA pas krizes se viteve 20 qe ishte nje krize e krijuar nga liberizmi i shfrenuar, qe solli si nevoje shpetimi New Deal te Rusveltit qe, ne thelb, ishte nderhyrje e forte e shtetit per te dale nga kriza e rende social ekonomike, krize qe ne disa vende te Europes polli diktatura. Ishte pra nje forme e shtetit social, mbeshtetur mbi idete e Kejnesit; kurse me Reganin fillon lehtesimi i peshes se shtetit nen frymen liberiste te Haekut- nese do te permendnim emrat e dy prej ekonomisteve me te rendesishem te shekullit XX qe kane teorizuar njeri nevojen e nderhyrjes se shtetit ne rregullimin e ekonomise dhe tjetri ate te inisiatives se lire, sa me pak te kontrolluar nga shteti, me nje fjale liberiste.
Feudoliberizmi shqiptar
Sikurse del e qarte nga sa thashe me lart implementimi i institucionit perendimor te taksimit ne vendin tone u krye pa u pase njohur eksperienca kapitaliste me tere zhvillimin e vet dhe me tere kulturen qe ka sjelle ne ate shoqeri dinamika e taksimit. Ja pse edhe implementimin e ketij institucioni e shoh ne te njejtin kontekst sic kam analizuar tjeterkund krijimin e institucioneve te tjera te sistemit tone postkomunist, si pluralizmi politik, shoqeria civile, media e pavarura apo ekonomia e tregut: si pjese e fenomenit te krijimit te hibrideve sterile- ne kuptimin qe fidanet e ketyre institucioneve perendimore nuk u implementuan ne nje terren te virgjer, por u shartuan ne trungun e kultures se trasheguar, duke prodhur keshtu nje hibrid qe, ne te shumten e rasteve, rezulton steril, dmth pa aftesi per tu zhvilluar e per te nxjerre trashegimtare. (Shih. Perpjekja 19, F. Lubonja, "Hibride sterile: Mbi implementimin e institucioneve perendimore ne Shqiperi.")
Nuk do shume per te kuptuar se institucioni kapitalist perendimor i taksimit eshte shartuar ne vendin tone ne nje trung kulturor feudokomunist duke pjelle nje hibrid monster. Ajo cka vazhdon te ushqeje trungu i vjeter feudokomunist tek ky monster eshte mendesia e pushtetarit qe ben si te doje me parate e arkes, privilegjet qe ky gezon nder te cilet edhe ay i te mosqenit i barabarte perpara ligjit me qytetaret e tjere. Nderkaq shartimi me tregun e lire liberist ka pjelle nje borgjezi qe eshte bash e kunderta e asaj te iluminuar hollandeze para disa shekujsh: ajo jo vetem qe nuk vetetaksohet per te zhvilluar infrastrukturat e me the te thashe, por, ne bashkepunim me pushtetaret, kur nuk jane i njejti person ose familje, kryen rishperndarjen me kriminale te parase duke pervetesuar ato ne forma te krahasueshme me taksidaret e feudalizmit apo te feudokomunizmit.
Kesisoj, nese ne feudokomunizem kishim nje nomenklature qe nuk vendoste pasuri, por gezonte privilegje te medha, e qe nje pjese te parase qe vilte e perdorte per te mbajtur me kembe aparatin burokratik, prpagandistik e shtypes, ne sistemin e tanishem kemi abuzimin me parane publike ne formen e krijimit te pasurise private te kesaj kategorie te re feudalesh, dhe pastaj ne rreth vicioz, shfrytezimin e kesaj paraje per te ushqyer aparatin e tyre burokratik e propagandistik e per te mbajtur nen kontroll institucionet qe ne nje demokraci duhet te jene te pavarura si Prokuroria apo Gjykatat. Nese do te kerkojme t'i vinim nje emer ketij sistemi, duke e krahasur me sistemet qe kemi kaluar, fare mire mund te quhet feudoliberizem.
Mjafton te kemi parasysh nje fakt per te cilin kam shkruar edhe tjeter here qe e ilustron ne menyren me te plote kete sistem. Investimet me te rendesishme te vendit ne keto 13 vjet kane qene ato te ndertimit. Pra shumica e fitimeve te shumices se shqiptareve jane derdhur per te ndertuar banesa. Rishperndarja sa me efikase e kesaj paraje te investuar do te kishte qene detyre themelore e nje shteti demokratik. Aty shteti do te gjente nje nga burimet me te rendesishme te grumbullimit te te hollave per te mbajtur administraten e per te kryer tere ato sherbime publike qe jane detyre kryesore e cdo shteti modern e po ashtu per te siguruar pensionet. E kjo do te thote se gjeja e pare qe do te duhej te kishte bere duhet te ishte venia nen kontroll e ketyre investimeve. Dhe menyra me e lehte do te kishte qene modeli qe perdoret kudo ne perendim, ndertimi nepermjet bankave si dhe shpallja e denueshme e shitblerjes ne cash. Kurse ne shtetin tone feudoliberist kjo industri vazhdon te lulezoje jashte kontrollit te shtetit duke krijuar nje grusht te pasurish qe zhvasin pjesen me te madhe te kesaj paraje.
Per kete mjafton te kesh parasysh se vete pallati ku banon kryeministri mu ne qender te qytetit eshte ndertuar me kete filozofi, se edhe vete kryeministri nuk duket se disponon ndonje dokument bankar qe te vertetoje derdhjen e parave te apartamenti te tij pronarit, i cili sipas cmimit qe ka deklaruar rezulton i shitur nen dore ne nje shifer afro dhjete here me te ulet sesa vlera reale e shitjes se apartamenteve ne ate zone. Ne kete rast parate e katit te kryeministrit kane hyre ne xhepin e tij, ne rastet e kateve me poshte diferenca midis asaj qe i deklarohet shtetit dhe vleres se vertete te shitjes hyn ne xhepin e pronareve. Vetem ne arken e shtetit nuk hyn thuajse kurrgje. Nese ne fillim kjo praktike lindi spontanish, edhe nga papervoja, me pas u be sistem i vetedijshem pune i feudaleve te rinj.
Fakti qe ndertimet nuk behen nga bankat sic behen kudo ne boten e qyteteruar, qe Tirana eshte i vetmi kryeqytet ne bote pa plan urbanstik dhe fakti qe ndertuesit me te medhenj te shqiperise jane edhe pronare te medhenj mediash nuk jane pa lidhje me njeri tjetrin. Ne thelb kemi te bejme me nje filozofi qeverisjeje ku bashkohet liberizmi si dobesim i shtetit, gjoja ne emer te inisiatives se lire, ne rastin tone deri ne groteskun e lenies se kryeqytetit pa ligjin e tij themelor, me mendesine feudale te abuzimit me pushtetin. Per ke do me shume te dhena ekenomike qe ilustrojne kete sistem le te lexoje shkrimin e Fatos Cocolit "State Capture"- roberimi i shtetit (Koha Jone, 19 dhjetor 2004) i cili shpjegon me hollesi se si edhe marrja e shume vendimeve ne nivel qeveritar edhe nxjerrja e shume ligjeve parlamentare ne kete lloj shteti behet sipas interesave te grupeve te vecanta te fuqishme feudoliberiste. Vetem nepermjet rritjes abuzive te tarifes se birres, sipas autorit, qytetareve u jane grabitur afro 12 milion euro ne vitet 2003- 2004.
Ne hibridin tone feudoliberist te taksimit, edhe kur flitet per me shume taksa, sikurse kane filluar te flasin sot te vetequajturit te majte, cka ne dukje tingellon si politike e majte, do te gjesh, pra, dy pervertime te rendesishme ne raport me institucionin perendimor te taksimit:
Se pari, se njerezit paguajne me shume taksa pa pasur asgje ne dore per kontrollimin e menyres se si perdoren keto taksa.
Se dyti, duke patur parasysh se ne te vertete pushtetin e ka nje pseudo e majte qe punon me dhe per borgjezine feudale te vendit kuptohet se, ndryshe nga ne Perendim, ajo nuk kerkon te taksoje per te kryer me shume investime publike nga shteti, shkolla dhe spitale me te mira, por per te rritur fitimet nepermjet abuzimit me parane publike.
Si mund te ndryshoje gjendja?
Sikurse duket qarte, e perbashketa e te tre sistemeve atij feudal, atij feudokomunist dhe ketij feudoliberist eshte mungesa e perfaqesimit real te qytetareve ne pushtetin politik, shkurt mungon demokracia. Parrulla "Pa perfaqesim s'paguaj taksa" eshte aktuale sot e gjithe diten per te kryer nje revolucion sa kulturor aq edhe politik e ekonomik per permbysjen e ketij regjimi feudoliberist.
Kuptohet se rruga e vetme per ta bere kete revolucion eshte demokratizimi, me cka kuptoj, ne thelbin e vet, luften e njerezve per perfaqesimin dhe pjesemarrjen ne vendimarrje cka me ane tjeter do te bente te rritej besimi ne te zgjedhurit e ne menyren se si ata do ta perdorin parane.
Kjo nenkupton jo vetem nje proces te gjate, kulturor, por edhe procese te forta afatshkurtera. Ne projektet afatshkurtera kjo do te thote me se pari nje projekt politik qe do te kerkoje ta cliroje shtetin nga roberuesit e tij nepermjet goditjes se strukturave kriminale te grabitjes qe kane krijuar feudalet liberiste, shoqeruar kjo me nje shqyrtim dhe ndryshim te te gjitha ligjeve qe kane krijuar ata ne funksion te kesaj grabitjeje dhe te hapjes se nje procesi te dhimshem e te veshtire, por te domosdoshem te rishperndarjes se drejte te pasurise se grabitur.
Ka dy parti opozitare qe me emra te ndryshem e njohin ate qe e quajta feudoliberizem si te keqen me te madhe qe ka rene mbi vendin e qe premtojne ta kryejne kete projekt politik: PD nga e djathta me nje projekt liberist, qe pretendon te ule taksat, por njeheresh te rrise vjeljen e tyre e t'i shfrytezoje ato me mire e me drejt, si dhe te denoje, po te vije ne pushtet, autoret e ketij sistemi; LSI nga e majta, qe godet nen emrin "monopole" kategorine e feudaleve liberiste, qe premton te rishikoje privatizimet qe ka bere kjo klase, qe premton te godase konfliktin e interesave nepermjet rishikimit te legjislacionit dhe njeheresh, me nje vizion te qendres se majte, te korigjoje shperndarjen ne favor te shtresave te brishta.
Nuk mungojne po ashtu ne media nje numer autoresh qe tashme e kane trajtuar mese nje here kete fenomen dhe, po ashtu, nen emrin korrupsion edhe bota nderkombetare eshte e vetedijshme se ne Shqiperia ka ngecur si ekonomia edhe demokracia per shkak te feudaleve liberiste. Kemi edhe nje levizje civile qe ka bere disa aksione spektakolare per te denoncuar kete regjim.
Ky front ka perballe dy kundershtare:
Se pari, strukturat e pushtetit, te parase e mediatike qe kane ngritur feudalet liberiste sebashku me bllokimin e funksionimit te institucioneve demokratike, ku spikat ne menyre te vecante paralizimi i institucionit shteteror te Prokurorise, qe rezulton me i rendesishmi per ndryshim;
Se dyti, indiferencen e qytetareve ose me sakte mosmbeshtetjen si duhet per shkak te mosbesimit ne ate cka thone e premtojne opozitaret, pjeserisht pse i shohin te paqarte ne vizionin e se ardhmes qe premtojne, por kryesisht pse nuk besojne se s'jane te kapur nga rrjetat e feudaleve liberiste apo nga e njejta mendesi feudopatriarkale. Tek e fundit duket se vetem puna per rritjen reale te perfaqesimit dhe te pjesemarrjes se qytetareve ne punet publike, mbetet sfida e kujtdo qe synon te shpetoje vendin nga humnera ku po e con lenia e tij ne duart e feudaleve te rinj liberiste.
......
Krijoni Kontakt