Edhe njehere ju uroj te gjithve Gezuar Krishtlindjen dhe Zoti ju bekofte me paqe dhe dashuri.
Shpesh here sherbesen e te Krishterit perpiqemi ta kuptojme brenda nderteses se kishes. Por se pari duhet te dime se cfare do te thote te jesh i Krishtere, dhe cila eshte sherbesa e tij ne Trupin e Krishtit.
Aopstulli Pal ne letren e 1Timot:4:6-16. na njeh konkretisht me besimtarin e vertet te krishtere. Ai na njeh me thebin e qenies se krishtere, si dhe sherbesen qe ky i krishtere ka ne Zotin Krisht. Une do te perpiqem qe nen zbulesen e Frymes se Shenjte, te sjell nje zbulese sa me te qarte dhe te plote per te gjithe ne te Krishteret, ne menyre qe gjithsecili prej nesh te kete mundesi dhe te mare te plote mesimin e Krishtit.
Te qenit i Krishtere.
Nuke eshte emri: i krishtere, ai i cili na ben te krishtere. Eshte pikerisht VEPRA, qe gjithsecili prej nesh ben nen besen e Krishtit, ajo qe shpalos thelbin e qenies sone te krishtere, prandaj dhe jemi te krishtere. Mbase per dike keto fjale mund te duken pak si te pakuptimta, pasi ai e sheh veten e tij te krishtere, vetem sepse ai ka lindur prej nje familjeje ne tradita te krishtere.
Kush te ben te krishtere.
Bibla na njeh me faktin se, besimtaret u quajten per here te pare te krishtere ne kishen e Antiokise. Pra ky emer erdhi tek besimtaret e Krishtit, jo per shkak te traditave dhe trashgimive familjare apo fisnore, por per shkak te beses ne Krishtin. Te jesh i krishtere do te thote, te njohesh , te besosh te ndjekesh dhe te veprosh Krishtin, si dhe te jesh pjese e kishes se Tij. Pikerisht kjo eshte krijesa e re, e krijuar simbas karakterit te Krishtit, e rilindur pas Frymes dhe Ujit . Apsotulli Pal ne letren e tij drejtuar Timoteut, e meson dhe inkurajon ate ne dy gjera kryesore: ne te qenit i KRISHTERE, dhe me pas ne te qenit SHERBESTAR ne Trupin e Krishtit.
Sherbesa ne Trupin e Krishtit fillon pasi ne jemi bere BIJ te Perendise. Pikerisht dhe Pali i tregon Timoteut se, pa qene nje i krishtere i vertet ne Krishtin Jezus, nuk mundet kursesi te sherbesh ne trupin e Krishtit. Konkretisht le te ndalemi tek vargu i 6-te, ku Pali i thote Timoteut se, ti Timote do te jesh nje sherbestar i mire ne Krishtin, nese je i USHQYER ME FJALET E BESIMIT DHE TE MESIMIT TE MIRE QE KE KUPTUAR PLOTESISHT. Keto fjale te Palit jane nje tregues per cdo njeri, i cili i thote vetes i krishtere. Apsotulli Pal deshmon plotesisht thelbin e besimtarit te krishtere. Ai na njeh me faktin se, i krishteri duhet te jete i ushqyer me FJLAEN e Perendise, e cila meret permes BESES ne Krishtin Jezus. Nje fakt te tille ja u deshmon apsotujve dhe vete Zoti yne Jezus Krisht, ku Pjetri i tha: Zot perse ju flet me shembelltyra judenjve? Dhe Jezusi i tha: Juve ju eshte DHENE te KUPTONI FJALEN e Perendise, ndersa atyre jo. Pyetja vjen: Perse ne na eshte dhene te kuptojme fjalen e Perendise? E gjitha kjo vjen per shkak te beses qe ne kemi ne Krishtin Jezus. Pra te ushqyerit me fjalen e besimit dhe te kuptuarit e mesimit te fjales se Perendise tek i krishteri, vjen vetem prej Perendise, tek ata qe besojne dhe pranojne Krishtin si te vetemin Zot e Shpetimtar te jetes se tyre.
Por une dua te ndalem ne nje ceshtje qe me te vertet eshte shume e rendesishme per ne te krishteret. Pikerisht tek USHQIMI i Perendise, ku baza eshte Fjala e Tij. Konkretisht Pali thote: " i ushqyer me fjalet e besimit dhe te mesimit te mire.."
Cfare do te thote Pali me fjalet: "i ushqyer me fjalet e besimit"? Pali na tregon se, vetem ai qe beson tek Krishti eshte ne gjedje qe te mare, te pranoje, dhe te kuptoje mesimin e fjales profetike. Pra i krishteri qe nuk perfill fjalen profetike, qofte e folur ( permes predikimeve) apo e shkrojtur, ai eshte i vdekur ne bese.
Kur ne ushqehemi me fjalen e besimit, ne jo vetem qe rritemi ne Krishtin Jezus, por paisemi me njohurine dhe mendimin e KRishtit, duke qene gati per te sherbyer denjesisht ne kishen e Perendise. Pali e quan nje domozdoshmeri themelore kete gje, prandaj dhe thote: Qe ti si i krishtere te JESH NJE SHERBESTAR I MIRE, duhet te USHQEHESH ME FJALEN E BESIMIT. Fryma e Perendise, i Cili banon nder ne, na jep plotesisht mundesine qe te dallojme nese mesimi permes fjales qe ne marrim, vjen prej Perendise apo vjen prej njeriut. Prandaj dhe Jezusi ju tha apsotujve para se te ngjitej ne qiej se, une do tju dergoj Frymen e Perendise, i cili do tju mesoje dhe do tju shpjegoje fjalet e mia.
Perse ka rendesi fondamentale tek i krishteri, te ushqyerit me fjalen e Perendise?
Se pari, sepse vetem ashtu do te jemi ne gjendje qe te sherbejme denjesisht ne kishen e Krishtit. Dhe se dyti, "mesim i fjales se besimit", e ruan te krishterin nga renia e tij ne mesimet e reme , ne te cilat mugon besa e Krishtit dhe vete Zoti Krisht. Ja si i thote Pali Timoteut, vargu 7-te: "Shmangu nga prallat e profaneve dhe te te vjeterve."
Mesimet qe ne thelb nuk kane fjalen profetike te Perendise, nuk jane gje tjeter vecse pralla prej profanesh dhe mesime pa buke per besimtarin e krishtere. Ai i krishtere i cili qendron shendetshem ne Krishtin Jeuzs, eshte ne gjendje qe tju shamnget, pra tju largohet mesimeve te pafrytshme dhe profane. Ai eshte i USHQYER PLOTEISHT ME FJALEN E PERENDISE, ky fakt e ben ate te qendrueshem duke e mbajtur te themelosur ne Krishtin. Keshtu ai nuk bije poshte nga besa, por njekohesisht permes sherbeses qe ai jep ne kishen e Perendise, eshte nje shembull i gjalle i Krishtit.
Me poshte Pali i deshmon Timoteut se, duke u ruajtura nga mesimet dhe prallat e profaneve, ai i jep plotesisht mundesi vetes qe te ushtrohet ne perendishmeri.
Cfare do te thote: te ushtrohesh ne perendishmeri?
Krijoni Kontakt