E kam theksuar shume here ne Forum se i perkas ideve te majta, dhe jam teper krenar per ato. Biles besoj se idete - te cilat bashke me tingujt krijojne fjalet - jane e vetmja gje qe e ndajne njeriun nga kafsha, prandaj do vazhdoj ti shpreh ashtu sic i ndjej deri sa te vdes akoma edhe nese ato jane ne disfavorin tim. Por sot dy muaj perpara votimeve erdha t'ju flas me fjalet e zemres dhe jo te trurit, eshte e vertete qe nga nje here forca e zemres e kalon forcen e llogjikes.
Neser do vijne disa bicima dhe do ju flasin per ide, ideologji, revolucione, fitore, do ju tregojne trendafilat e kuqe dhe grushtat ne ball qe tregojne fuqine popullore dhe do ju bindin per te drejten e tyre qe te vijne ne fuqi perseri. Do ju thone se jane te barabarte me ju, se kane lindur per t'i sherbyer Shqiperise, se cdo gje e bejne per hir te mireqenjes publike. Jane ata qe perhere i shifnit siper jush (nese i pate ndonjehere), ata qe vetem Shqiperise nuk i sherbyen, ata qe vetem mireqenje nuk sollen. Popull mos harro! Mos harro popull se para disa vjetesh te nxorren nga shtepia, para disa vjetesh te bene te fshihesh nga plumbat, te syrgjinosen deri ne Afrike, Zelande, Australi e Amerike. Mos harro popull se para 7 vjetesh te ndan permes, te thane vrite vellain tend sepse nuk eshte njeri por eshte "malok". Te premtuan popull leket qe vet i hengren, te premtuan shtepi, pune, paqe dhe pastaj te armatosen. Te armatosen dhe te thane vrite vellain tend se nuk eshte Shqiptar. Te premtuan paqe dhe liruan vrasesit. Ishin ata qe te thoshin cohu dhe merre lirine. E mban mend popull kur te thoshin "armatosu dhe shkatro" se keshtu vjen liria. E mban mend kur te thoshin "c'lironi Shqiperine nga maloket". Po, po, ata jane qe sot te flasin per bashkim kombetar, per Kosove dhe per Cameri. E mban mend kur te thoshin se do krijojne "Shqiperine e re, pa Cecenet", e mban mend kur per here te pare ne Historine e Shqiperise Shqiptaret frikesoheshin se do pushtoheshin nga Shqiptaret ("do vijne Vlonjatet" thoshte nena ime dhe nuk me linte te dilja nga shtepia). E mban mend kur atdheu yt ishte kthyer ne ankandin e Europes (Yzberishtin Greqise, Durresin Italise, Shkembin e Kavajes Danezeve etj.). I mban mend barikadat me njerez qe percillnin ndonje te ri per tek varrezat e qytetit. E mban mend kur ti merrnin bijat dhe ti benin prostituta. E mban mend kur me makine zyrtare kalonte zemra e ytbiri per tu transplatuar ne Greqi? E mban mend kur te rrifnin pse shkruaje ndonje artikull antiqeveritar ne gazete? E mban mend kur vrane Azemin ? E mban mend kur vrasesit u bene kryetare policishe dhe shefa brigadash? E mban mend popull, kur te gjeten skllav dhe te skllaveruan dyfish? Mos harro pra popull, mos i ler te gajasen me ty tregoju se ka ardhur koha te lirohesh edhe ti!
Krijoni Kontakt