Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 33
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Popull mos harro !!!

    E kam theksuar shume here ne Forum se i perkas ideve te majta, dhe jam teper krenar per ato. Biles besoj se idete - te cilat bashke me tingujt krijojne fjalet - jane e vetmja gje qe e ndajne njeriun nga kafsha, prandaj do vazhdoj ti shpreh ashtu sic i ndjej deri sa te vdes akoma edhe nese ato jane ne disfavorin tim. Por sot dy muaj perpara votimeve erdha t'ju flas me fjalet e zemres dhe jo te trurit, eshte e vertete qe nga nje here forca e zemres e kalon forcen e llogjikes.

    Neser do vijne disa bicima dhe do ju flasin per ide, ideologji, revolucione, fitore, do ju tregojne trendafilat e kuqe dhe grushtat ne ball qe tregojne fuqine popullore dhe do ju bindin per te drejten e tyre qe te vijne ne fuqi perseri. Do ju thone se jane te barabarte me ju, se kane lindur per t'i sherbyer Shqiperise, se cdo gje e bejne per hir te mireqenjes publike. Jane ata qe perhere i shifnit siper jush (nese i pate ndonjehere), ata qe vetem Shqiperise nuk i sherbyen, ata qe vetem mireqenje nuk sollen. Popull mos harro! Mos harro popull se para disa vjetesh te nxorren nga shtepia, para disa vjetesh te bene te fshihesh nga plumbat, te syrgjinosen deri ne Afrike, Zelande, Australi e Amerike. Mos harro popull se para 7 vjetesh te ndan permes, te thane vrite vellain tend sepse nuk eshte njeri por eshte "malok". Te premtuan popull leket qe vet i hengren, te premtuan shtepi, pune, paqe dhe pastaj te armatosen. Te armatosen dhe te thane vrite vellain tend se nuk eshte Shqiptar. Te premtuan paqe dhe liruan vrasesit. Ishin ata qe te thoshin cohu dhe merre lirine. E mban mend popull kur te thoshin "armatosu dhe shkatro" se keshtu vjen liria. E mban mend kur te thoshin "c'lironi Shqiperine nga maloket". Po, po, ata jane qe sot te flasin per bashkim kombetar, per Kosove dhe per Cameri. E mban mend kur te thoshin se do krijojne "Shqiperine e re, pa Cecenet", e mban mend kur per here te pare ne Historine e Shqiperise Shqiptaret frikesoheshin se do pushtoheshin nga Shqiptaret ("do vijne Vlonjatet" thoshte nena ime dhe nuk me linte te dilja nga shtepia). E mban mend kur atdheu yt ishte kthyer ne ankandin e Europes (Yzberishtin Greqise, Durresin Italise, Shkembin e Kavajes Danezeve etj.). I mban mend barikadat me njerez qe percillnin ndonje te ri per tek varrezat e qytetit. E mban mend kur ti merrnin bijat dhe ti benin prostituta. E mban mend kur me makine zyrtare kalonte zemra e ytbiri per tu transplatuar ne Greqi? E mban mend kur te rrifnin pse shkruaje ndonje artikull antiqeveritar ne gazete? E mban mend kur vrane Azemin ? E mban mend kur vrasesit u bene kryetare policishe dhe shefa brigadash? E mban mend popull, kur te gjeten skllav dhe te skllaveruan dyfish? Mos harro pra popull, mos i ler te gajasen me ty tregoju se ka ardhur koha te lirohesh edhe ti!

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641

    Bravo

    lol,,, je i forte !!

    Jam kurioz , me te vertete ju beson atyre qe shkruan ?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Qerim : 24-12-2004 mė 02:13

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    njeriu i mire, i besoj ato qe thashe por kjo nuk do te thote se jam pro Sales. Saliu me enverizmin e tij qe e modifikoi ne qeverisjen e vendit e ka humbur shansin per te qeverisur perseri. Biles vet kokefortesia e Sales i dha shansin ketyre bicimave qe te mashtrojne popullin. Ajo qe besoj me teper eshte se fatkeqesisht populli shqiptar eshte popull qe harron shpejt, dhe nje popull qe harron nuk ben perpera sepse nese nuk e kerkon vet c'lirimin do mbetesh perhere skllav. Ne 97 ndodhen disa gjera qe nuk duhet kurresesi ti harrojme, nuk ka dyshim qe leket e humbura dhe shume gjera te tjera ishin shkak per tu revoltuar por kurresesi nuk ishin shkak per tu armatosur (dhe nuk besoj se armatosja ishte mendim i popullit te thjeshte, sic nuk besoje se jugu humbi me shume leke se pjesa tjeter e Shqiperise vet Tirana ka popullsine sa e gjithe Shqiperia qe mbetet dhe kur vjen puna nuk u bene keto marrezira). Une e mbaj mend shume mire naten qe u armatos populli vlonjat ishte mbas dites qe Servet Pellumbi dhe disa koka te tjera bene fjale per pushtim te Shqiperise nga Geget. Te njejten kohe u armatos gjithe jugu, kurse diten tjeter gjithe Shqiperia tjeter sepse u frikesuan ose disa mezi prisnin pushtimin/c'lirimin jugor (me te vertet turp per historine e nje kombi). Ne 90 ekzistonin me shume shkaqe per tu armatosur publiku dhe kur vjen puna nje gje e tille nuk ndodhi, dhe nuk i tha njeri qytetareve veriore qe te vrasin policet se ishin nga jugu (ne kundershtim me c'ndodhi ne Vlore, Tepelene etj., e mbaj mend vet dhe ne Tr. si i fshinin policet kapelet se kishin frike se mos i vrisnin). Une mesa di nuk ka ekzistuar ndonjehere kaq urrejtje e madhe Veri-Jug midis Shqiptareve, edhe sot ne Tr. ekzistojne shume lagje me njerez te ardhur nga thellesite e Jugut dhe te Veriut dhe jetojne ne harmoni, martohen me njeri tjetrin, bejne shoqeri etj. Biles edhe vet ne Vlore etj. ekzistojne shume te ardhur veriore qe jetojne per bukuri te Zotit me vendasit (sic duket urrejtja e 97 ishte artificiale). Pra ardhja ne pushtet e PS u be me gjak (ende nuk dihet numri i sakte i viktimave te 97 dhe c'pasoi) sepse atyre nuk ju priteshin edhe tre vjet qe duheshin te beheshin votimet (si dhe Sala nuk u bente dot shpirtmire, te bente votime te parakoheshme duke i hapur keshtu rrugen PD per votimet e tjera). Me sa di une nga traditat tona, nga Kur'ani, Bibla, Talmudi etj. gjaku vetem me gjak shlyhet. Pra nese gabimet e tjera te qeveritareve te sotem mundemi t'i falim, gjakderdhjen nuk do mundemi ta falim kurre dhe nese nuk duam te sjellim perseri gjakderdhjen ne vend per shkak te hakmarrjes ndaj fajtoreve ( per hir te imunitetit kombetar dhe demokracise) te pakten mos i falim me voten tone! Nese nuk te vjen keq per veten tende mos prit te bej tjetri dicka te tille per ty!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Kryeplaku e ke thure shume bukur. Hallall.

    Por nje pyetje do te beja: Cilen alternative preferon ti?

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]
    Por nje pyetje do te beja: Cilen alternative preferon ti?
    sh.hasanaj me behet qejfi qe te intereson mendimi im, shkrimi i pare nuk ishte pune bukurie e besimesh ideologjike ishte besim tek syte dhe veshet e mija. Pershkruajta nje ngjarje sic e perjetova ne veten time, larg cdo besimi dhe ideologjije.

    Persa i perket pyetjes une nuk besoj se jam specialisti qe te tregoj cfare te votosh, eshte detyra jote e imja dhe e cdo qytetari shqiptar qe beson tek demokracia dhe zhvillimi i atdheut qe te informohet dhe mos te shkoje "si pate qorre" tek kutija e votimit. Vota ime ne vecanti nuk ka rendesi por vota e vecante e te gjitheve ne sebashku ka shume rendesi dhe ndikon ne te ardhmen e vendit dhe ne te ardhmen tone dhe te femijeve tane prandaj duhet ta respektojme kete fuqi demokratike qe me gjak e kane fituar popujt, e drejta e votes. Ne Shqiperi ekzistonje te pakten 30 parti (me e pakta, se me c'kam degjuar une nga burime jo zyrtare partite shqiptare ne te gjithe boten arrijne reth 160) pra nuk eshte e mundur nga gjithe keto parti mos te ket dalur ndonje i zgjuar. Statistikisht nuk mundet te jene pyka te gjithe politikanet e vendit. Une per vete besoj se ekzistojne shume personalitete politikane shqiptare qe karakterizohen nga atdhedashuria, modestia (metriopati), serioziteti dhe zgjuaresia si ne fushen e majte ashtu edhe ne te djathten. Biles besoj se edhe brenda ne PS dhe PD ekzistojne njerez me tru (por duhet t'i vecohemi ketyre partive perderisa deshtuesit vazhdojne ende ti udheheqin). Pra eshte detyra e jone t'i zbulojme keta persona dhe parti dhe t'i fuqizojme me voten tone. Vet do e keshilloja votuesin shqiptar t'i largohet partive qe bazohen neper personalitete (si PD), sepse atehere nuk do kemi larmi mendimesh por do kemi politiken e njerit person. Fatkeqesisht shumices se partive shqiptare i mungon baza ideologjiko-shkencore dhe bazohen ne fuqine terheqese e nje personi ose disave. Gjithashtu jam pro praktikes amerikane, kur nje person humb votimet nuk zbret perseri kantidat sepse mbi te gjitha dobeson vet partine qe perfaqeson. Sali Berisha humbi dy here votimet dhe mesa duket do dali perseri kantidat, kjo nuk tregon gje tjeter vecse se PD nuk beson ne asnje ideologji por vetem tek forca e Berishes. Por Shqiperia u lodh me agallaret (mjaft me!), Shqiperia ka nevoje per ide te reja per njerez qe luftojne per ato qe besojne dhe jo per interesa personale. Politikanet qe me cdo kusht duan te vijne ne pushtet (sic ndodh me kryetaret e PS dhe PD) vecse dem mund t'i shkaktojne popullit shqiptar!

  6. #6
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Akoma merreni me Sali Berishen, ate kaqol qe akoma nuk ka kuptuar c'ishte, pse ndodhi dhe c'duhet bere qe te mos perserittet 97'?
    Sot gamori nxitoi te uroje kandidatin e CIA-s Jushenkon, qe me grusht shteti "demokratik" arriti te marre pushtetin!
    Kujton se po tu lepihet Jankive do te bjere ndonje kocke edhe per te. Nuk e ka kuptar akoma se pse i erdhi papritur para ca koheve zevendesi nga Amerika!
    Me te tille lapangjoze politikane edhe 100 vjet te tjera rri Nanoja ne pushtet!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  7. #7
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anėtarėsuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Saliu nuk eshte me shume kaqol se sa jan ata qe jan sot ne pushtet antares kshu qe nga dy te keqija do zgjedhesh ate qe eshte me pak e keqe ...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Citim Postuar mė parė nga antares
    Sot gamori nxitoi te uroje kandidatin e CIA-s Jushenkon, qe me grusht shteti "demokratik" arriti te marre pushtetin!
    Uroj qe te fitoje e djathta me "grusht"shteti te tille si Jushenko.
    E rendesishme sot eshte te zhduken klikat, traifiqet, korrupsioni , TE MARRIM FRYME, prandaj jam dakort me Kryeplakun qe dhe pse me ide te majta ,ne shpirt (i cili siē e thote edhe vete del mbi llogjiken) eshte me ate qe duhet me te vertete qe Shqiperia te mund te jete ne Evrope jo vetem fizikisht.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kryeplaku ka fol shum bukur.. sepse i ka fjale te zemres oe jo direktiva partish..

    E keqja e sales eshte se nuk e ka aftesine te fitoj mbi banden Kriminele te Nano pellumbo ruc Bizhgo brace makbulo luiz hoxhave..

    jan 5 muaj kohe deri tek votimet..

    Kush mund ta organizoje Ortekun Kunder Bandes kriminele..

    I vetmi deri tash i konfirmuar si Lider opozite eshte Berisha..tjeter nuk ka..

    tash ceshtja eshte.. te shkojme ne kte beteje me Berishen ne krye qe Mafia di ta rrahe e ta munde.. fshatce..apo te gjejme nje tjeter..

    Ka koh me pergatit nji tjeter?

    Shum e veshtir eshte..

    eshte Leka Zogu..por a mundet i ngrati Leke ta bej kte beteje?

    edhe kjo eshte e pamundur..
    Une kam nji shprese tek ngritja dhe fuqizimi i Kreshnik Spahiut..
    Por nuk mjafton shpresa ime..

    Ka ardhur koha ti thuhet dikujt.. Na prij or djal..!

    PS ka forc te madhe.. cdo familje PS -iste eshte grusht bashkuar..

    Ata e duan Nanon ashtu sic eshte maskara imoral bixhozci te pabese dredharak hipokrit e tetjera..Ata nuk lodhen me parimet..ahu thon ata .. Benxi Vila biznesi miljonat Nuk kan nevoj per principe por per nji qen bir qeni te jua mbroje e ai eshte Nano.. I ka te gjitha cilesite qe ja kerkon atyre Interesi..

    I zoti te puthet me Sheiket.. i Zoti te shkrd.. het me Erdoganet..Me Berluskonet me shrederat me Bushat me Romano prodat me Asfaline.. me Cian me te gjithe..

    Nano ja ka zene tera shtigjet Berishes..

    Berisha nuk shkon dot ne kosov..Nano shkon.. berisha nuk vete dot ne washington..Nano shkon.. berisha nuk shkon dot te shreder Berluskonet..Nano ha e pi me ta.. berisha as te erdogani Stambollit nuk pi dot Caj.. kurse Nano bronxon mullaqet e veta e te Xhoit ne plazhet e erdoganit.. e deri te ato te shokve te Bin ladenit ne Emitratet..etj etj..
    eshte bir ku.rve pik..

    Pra me nji Berish te asfiksuar do shkojm ne Votime apo duhet gjetur nji tjeter..
    kjo eshte big prabllemi..


    Nuk jan gje variantet gjeorgjiane e ukrahinase..

    Vota e rregullt.. numerimi i rregullt .. shpallja e rregullt e shifrave jan zgjidhja..

    Rumpalla dhuna..ulerimat thyerjet nuk sjellin demokraci..

    I majt eshte kryeplaku..po mire ..cte keqe ka..

    Pse te djathte doni juve..?

    tallej nje dizaj Bardh Agasi..
    cte majt jemi ne tha.. Ne kemi miljardat tha.. e te djathtet kan leshin..
    dhe mir e kishte..
    Bardhi vet ka 100 metra grataciel personale te gjate e 20 katshe te larte..
    kurse i djathti Lek Zog rri me qira te ca katundar petrele..

    Natash Paco .. ka 7 hotele ne Plazh.. kurse i djathti.. Berish mezi bleu nje shpi tani..

    Duraku e Kok Duka .. ka para sa te mbushe me to nji vaporr..
    Nuk eshte ekzagjerim ky jooo..
    se ma tha njeri te tajvani qe i dinte fije per pe nen rrogozet..e Tiranes..

    I thash si ka mundesi.. po ja fut kot..


    shko pyt Cacin tha..se ai i meson qysh e tek..

    PD ne votimet e ardhshme nuk siguron dot nji KOMISIONER.. qe te numeroj votat ne nji qender votimi ..sepse i shkon ai socialisti e i thote..
    Na mo hekuran.. sa para te jep Saliu ty qe te jesh besnik i tij ne numerim..

    Po ja do thot ky.. mi jep ligji si Komisioner nja 20 mi lek.. e ja 10 mi Saliu..

    Po ti as gjel deti nuk blen me to o gomar do i thot Sotiri i PS-se..

    Po cte benj do thot Hekurani..
    eja ktu o gomar.. ja ku i ke 2 milion ketu.. po ama i merr keto mbas votimeve.. e qepe gojen kur ti numerojme votat..

    Cdo dit Malaj merr miliona nga Bota.. qesh ai kur i firmos ato Letrat para kamerave..
    pse mos qeshi se e di ai dhe Ps-ja se Ato miljona qe i jep Bota.. dihet ku kullufiten.. e ku shkojne..


    a eshte i Zoti Berisha ti gjej 500 komisionere qe nuk shiten?

    Nuk besoj..

    kaq esht sahati shok e shoqka..

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    ja dhe lajmet e fundit qe po na vijne me email nga shqiperia

    Mėsohet nga burime tė pasigurta, se mbrėmė, pas bisedimesh tė zhvilluara nė mjediset e hotel “Isfahan” nė Tiranė, Muzeu Kombėtar dhe Arkivi i Shtetit u shkrinė nė njė institucion tė vetėm, qė do tė quhet Arkivi Muzeal i Shtetit Kombėtar. Me vendim tė pėrbashkėt tė pjesėmarrėsve, drejtimi i institucionit tė ri iu besua Prof. Mojko Sinanit, me zėvendės Prof. Shabė Zeqon. Po punohet me shpejtėsi pėr autostradėn qė do tė lidhė godinat e tė dy institucioneve, nė njė kohė qė prof. Mojkos i kanė ardhur telegrame urimi nga personalitete tė ndryshme tė fushės sė kulturės, artit dhe shkencės arkivale kontinentale.



    ][ ][ ][



    Me vendim tė Kėshillit Shkencor tė Akademisė sė Shkencave nė Tiranė, z. Zengjin Karaulli emėrohet kryeinspektor i komisionit pėr rishikimin e teksteve tė historisė pėr shkollat e mesme nė Greqi. I lindur nė Piras tė Shpiragut, z. Zengjin Karaulli ka mbaruar Institutin e Lartė Pedagogjik tė Elbasanit me korrespondencė nė degėn matematikė-histori, dhe ka punuar me vite si nėndrejtor i vatrės sė kulturės tė fshatit Dajē tė Lezhės, ku edhe ka shkruar studimin ende tė pabotuar me titull “Ēajhani beratas si fidanishte e bejtit.”, para se tė pėrfshihej nė lėvizjen demokratike. Zotėron disa gjuhė tė huaja, tė cilat i ka thelluar nė mėnyrė autodidakte, mes tė cilave edhe greqishten e re, doganēen dhe pak vllahishte librash.



    ][ ][ ][



    Kryeministri shqiptar Fatush Nano ka shkuar nė Dubai me leje krijuese, i tha agjencisė sonė z. Areti Gjymshana, drejtore e drejtorisė sė krijimtarisė pranė Kėshillit tė Ministrave. Gjatė njė jave qė do tė qėndrojė atje, Nano do tė rishkruajė tekstet e historisė sė Shqipėrisė dhe do t’i pėrkthejė ato nė gjuhėn greke nė dy kopje. Dinjitari i lartė shqiptar, ndėrkohė, ka zhvilluar takime me artisten e njohur amerikane Ashley Simpson, kėngėtarin Rod Stewart, kryeministrin nė mėrgim tė Zanzibarit z. Ēnaēan Koken, boksierin kinez Zhao ZhiZhin, vėllain e drejtorit tė Arkivit tė Shtetit tė Dubait, z. Ulama Bin Sadin, ambasadorin shqiptar pranė UNESCO-s nė Kajro tė Egjiptit, prof. dr. Pal Paloka, dhe ka qerasur me pije tė shtrenjta njė numėr tė madh grekėsh tė diasporės duke shpenzuar papėrgjegjėsisht njė fond parash mbledhur nga shqiptarėt e Zvicrės nė ndihmė tė tė goditurve nga Tsunami nė Toptanė tė Shkodrės.



    ][ ][ ][



    Kirurgu i njohur kryeqytetas, prof. dr. Shuke Zheni, kreu mbrėmė me sukses tė plotė operacionin e parė nė botė tė rikthimit tė veshkės sė djathtė nė trupin e tė sėmurės P.Z. nga Dushku, pasi e njėjta veshkė ishte hequr kriminalisht, para dite, nga njė mjek i paidentifikuar i klinikės private “Motrat Iljazi”, nė Prezė tė Tiranės, dhe ishte fshehur nė njė kontejner akulli pėr t’u eksportuar nė njė vend arab. Ky operacion cilėsor, i transmetuar drejtpėrdrejt me satelit nga TV “Shkenca”, u ndoq me interes nė disa vende tė pellgut tė Mesdheut dhe tė Afrikės Veriore.



    ][ ][ ][



    Shprehja “zėvendėskampione e botės”, edhe pse fitoi vend tė parė nė konkursin e kalkeve organizuar nga shoqata “Fjaloroje” e arsimtarėve tė Toskėrisė Qendrore, nuk ėshtė pėrdorur ndonjėherė nga z. Ahmet Shqarri, i pohoi agjencisė OBOBO avokati Mantho Thomo, qė mbron interesat e ish-komentatorėve sportivė tė RTV shqiptar. Emrin e Ahmet Shqarrit e pėrsiatėn dje dy tė pėrditshme tė mėdha nė Tiranė, tė cilat iu referuan burimeve tė sigurta tė agjencisė PSE. Deri mė sot, ēmimi prej 250 dollarėsh australianė ka mbetur i pareklamuar, megjithė lajmėrimet e pėrsėritura nė media dhe nė Gazetėn Zyrtare, si dhe interesimin e bamirėsit australian me origjinė shqiptare, z. Jafar-Jeffrey Jadjika.



    ][ ][ ][



    Me urdhėr tė Kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, z. Edi Ramaj, mbrėmė nė mesnatė punonjės tė Bashkisė shkulėn me fadrom Rrapin e Trishit, nė afėrsi tė Tiranės, pėr t’i bėrė vend njė qendre multimediale biznesi. Pasi tė pritet nė copa tė vogla tė pėrshtatshme, Rrapi i Trishit do tė varroset te Varri i Bamit, i tha korrespondentit tė agjencisė OBOBO prof. Risto Vyshka, drejtor i gjelbėrimit urban pėr Shqipėrinė e Mesme.



    ][ ][ ][



    Regjisori i mirėnjohur Timon Thimthi, autor nė tė kaluarėn i filmave tė tillė kontroversialė si “Joshjet e Shajes”, “Njė llakatundas nė Las Vegas”, “Vasfiu” dhe “Minutazh”, deklaroi dje nė njė konferencė pėr shtyp nė Qendrėn Kinematografike Ndėrkombėtare nė Strugė se xhirimet e filmit tė shumėpėrfolur me temė nga kriza financiare e “Piramidave” nė Shqipėrinė e vitit 1997 janė ndėrprerė pėr mungesė fondesh.



    © OBOBO NEWS

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me shkrive arun.. e bukur kjo..

    hahahaa

    rrofsh..

  12. #12
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Larg nga politika kjo K***e e perdale.

    Dito.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    lajme te reja nga shqiperia

    Biznesi vendas pėrballė vėrshimit tė mallrave nga tregjet e fuqishme tė BE
    8 Janar 2005


    -Defiēiti i bilancit tregtar i Shqipėrisė gjatė vitit 2004 arriti nė 1.4 miliard dollarė

    Gjatė kėtij viti pritet tė avancohen negociatat pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė Tregtisė sė Lirė tė Shqipėrisė me Bashkimin Europian, ku shkėmbimet tregtare me shtetet e kėsaj zone kapin vlerėn e mbi 1.2 miliard dollarėve. Pesha e shkėmbimeve tregtare tė vendit tonė me shtetet e BE-sė, qėndron nė nivelet mė tė larta nė raport me gjithė vendet e tjera, duke zėnė mbi 85 pėr qind tė totalit tė kėtyre
    shkėmbimeve, ku veēohen dy partnerė kryesorė tregtarė Italia dhe Greqia. Por ndėrsa importet nga kėto shtete janė mjaft tė larta, eksportet e biznesit vendas drejt tyre janė minimale dhe nėnshkrimi i marrėveshjes sė tregtisė sė lirė, mund tė sjellė njė thellim tė defiēitit tregtar tė vendit, ku vetėm gjatė vitit
    2004, arriti nė total nė 1.4 miliard dollarė. BE i ka akorduar Shqipėrisė statusin e partnerit
    tregtar sipas Sistemit tė Pėrgjithshėm tė referencave [GSP], duke lehtėsuar aksesin nė tregjet europiane pėr produktet shqiptar e, pėrfshirė edhe produktet e industrisė tekstile, sipas njė marrėveshjeje tė posaēme pėr kėtė sektor. Por ky sistem qė vazhdon akoma, mė tepėr iu ka dhėnė avantazh vetė firmave tė huaja tė shteteve tė BE, qė kanė hapur ndėrmarrje prodhimi tekstilesh, duke eksportuar mė pas produktet e tyre nė tregje tė huaja, sepse industria vendase e konfeksioneve pėsoi njė kolaps
    tė plotė gjatė viteve tė tranzicionit. Ndėrkohė BE, me qėllim inkurajimin e shkėmbimeve tregtare tė vendeve anėtare tė BE me vendet e Ballkanit, pėrfshi edhe Shqipėrinė, qė nga viti 2000, aplikon regjimin e masave autonome. Sipas kėtij regjimi tė ri tregtar parashikohet liberalizimi gati tėrėsisht pėr eksportet e mallrave industriale dhe heqjen e tarifave tavan tė mbetura pėrdisa produkte industriale. Sipas kėsaj marrėveshjeje tekstilet hyjnė nė tregun e BE-sė me tarifė doganore zero pėr kuotat vjetore tė pėrcaktuara nė rregullore. Ndėrkohė pėrmirėsohet shkalla e hyrjes sė produkteve bujqėsore nė BE, pėrfshirė dh e ato tė pėrpunuara dhe peshkut tė freskėt me tarifė doganore 0 pėr kuotėn vjetore 1100 ton pėr 3 vende [Shqipėri, Bosnjė-Hercegovinė dhe Kroaci], acuget me 12,5 pėr qind pėr sasinė prej 1,000 ton; pėr verėn propozohet hyrje nė tregun e BE-sė me tarifė 0 pėr qind pėr kuotėn 545,000 hl etj.
    Por megjithė kėto preferenca tregtare qė ofrohen nga Bashkimi Europian pėr hyrjen e mallrave nga Shqipėria, niveli i shfrytėzimit tė kėtyre nga biznesi vendas mbetet ende i ulėt. Objektivat e Marrėveshjes sė Stabilizim - Asocimit tė Shqipėrisė me BE pėrfshijnė edhe nxitjen e zhvillimit harmonik tė marrėdhėnieve ekonomike dhe tregtare midis palėve, nėpėrmjet zgjerimit tė tregtisė, duke ēuar nė pėrmirėsimin e nivelit tė jetesės, uljen e papunėsisė, rritjen e produktivitetit dhe pėrmirėsimin e situatės makroekonomike. Nė bisedimet teknike mes palėve gjatė 8 raundeve tė para theksi ėshtė vėnė nė krijimin e kushteve pėr njė konkurrencė tė ndershme nė fushėn e tregtisė midis palėve, zhvillimin e
    aktivitetit tregtar nė pėrputhje me rregullat ndėrkombėtare, nėpėrmjet heqjes graduale tė barrierave teknike tė tregtisė. Kėto raunde tė hapura qė pritet tė avancohen edhe gjatė vitit 2005, synojnė tė realizojnė, liberalizim tė menjėhershėm tė regjimit tregtar tė vendit pėr njė kategori produktesh [kryesisht
    industriale dhe josensitive] si dhe liberalizim gradual pėr kategori tė produkteve industriale tė onsideruara sensitive pėr ekonominė shqiptare. Kėto industri tė mbrojtura pėrkohėsisht do tė liberalizohen gradualisht, duke realizuar njė reduktim tė tarifave doganore tė pėrshkallėzuar dhe tė shtrirė brenda afateve kohore tė negociuara.
    Praktikisht, periudha tranzitore qė do tė kėrkohet nga Shqipėria pėr kėto produkte ėshtė vetėm pesė vjet. Kėshtu, nė fillim tė vitit 2010 pritet qė Shqipėria t'i bashkohet listės sė vendeve anėtare tė zonės sė lirė tregtare me Bashkimin Europian, sigurisht duke ruajtur sipas marrėveshjeve pėrkatėse me ēdo shtet
    nivele tė caktu ara tarifash doganore dhe taksash pėr mallra tė veēantė, pėr tė mos dėmtuar produktet e vendit. Por kjo mbetet edhe pika mė e vėshtirė, sepse akoma prodhimi i vendit, veēanėrisht ai bujqėsor, megjithėse cilėsor, vuan akoma nga munngesa e marketingut, paraqitja estetike dhe elemente tė tjera
    tė tregtisė bashkohore. Ministri i Ekonomisė, Anastas Angjeli, nė analizėn vjetore tė kėtij dikasteri shprehu shqetėsimin pėr thellimin e defiēitit tregtar, qė arrin nė shumėn 1.4 miliard USD pėr periudhėn 2004 dhe gjithashtu, si dhe nė raportin e ulėt tė mbulimit tė importit me eksportet, qė nė tėrėsi, arrin rreth
    1:5, pa pėrmendur kėtu prodhimet bujqėsore u ky raport ėshtė rreth 1:10. "Nė kėtė kuadėr,-tha Angjeli- reformat qė kemi ndėrmarrė pėr liberalizim tė tregtisė me vendet e Rajonit, si dhe ato me vendet e Bashkimit Europian dhe tė pjesės tjetėr tė botės, pėrfaqėsojne nė vetvete faza tė njė cikli tė gjatė dhe tė
    vėshtire sfidash". Pra hapat pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė tr egtisė sėlirė me BE, janė nė vazhdėn e marrėveshjeve tė Tregtisė sė Lirė nė zbatim me vendet e Rajonit, qė synojnė komplet integrimin nė
    tregjet Europiane dhe Globale. Por megjithė politikat dhe reformat qė ekonomia shqiptare po zbaton, nė kuader tė kėtyre MTL-ve pėr tė shtuar nė maksimum mundesitė e eksportuesve shqiptarė pėr akses nė tregjet e Rajonit, duke investuar ne cilesi dhe standarte mė tė larta, nė ēmime mė atraktive, pėrsėri
    tė dhėnat e fundit tė vitit 2004, trego nė se kėto avantazhe janė shfrytėzuar mė mirė nga shtetet fqinjė.
    Gjatė vitit 2004, "Eksportet me vendet e Tregtisė sė Lirė tė Europes Jug-Lindore u trefishuan dhe pjesa e tregut tė eksporteve brenda ketyre vendeve u rrit nga 2.6 pėr qind nė 8.3 pėr qind tė totalit tė eksporteve, ku Kosova dhe Maqedonia pėrbejnė tregun mė tė madh tė eksporteve tė produkteve shqiptare, ndėrkohe qė eksportet me Kroacine janė 6-fishuar, vetėm si pasojė e MTL-se me kėtė vend," theksuan dje burime tė ministrisė sė Ekonomisė . Megjithatė vihet re se pesha e eksporteve tona nė vendet e rajonit nuk zė mė shumė se 8 pėrqind tė totalit tė eksporteve, kurse me vendet e BE-sė zė masėn mbi 90 pėrqind dhe
    sė dyti, me gjithė rritjen e eksporteve bilanci tregtar me Kroacinė dhe me Bullgarinė nuk mbyllet akoma nė saldo aktive. Veprimi i kombinuar i Marrėveshjes sė Tregtisė sė Lirė me Bashkimin Europian dhe Marreveshjeve tė Tregtisė sė Lirė me Rajonin, sjellin njė efekt pozitiv nė treguesin e mirėqėnies nė Shqipėri, me njė ndikim rreth 3% tė GDP-sė, natyrisht, jo pėr sot e pėr mot, por pėr njė afat kohor disa vjeēar, shprehen ekspertė tė ministrisė sė Ekonomisė. Megjithatė ashtu si Shqipėria edhe Bosnjė-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Serbia e Mali i Zi qė janė pėrfshirė prej kohėsh nė programet specifike ekonomike tė BE-sė, ndėrsa kanė nėnshkruar njė sėrė marrėveshjesh tregtare pėr tė lehtėsuar
    tregtinė mes tyre, sipas informacioneve tė zyrės sė shtypit tė BE-sė nė Bruksel, iu duhet akoma shumė pun ė pėr tė bėrė pėr tė pėrmirėsuar bilancet tregtare

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Operohet ne nje operacion spektakular ministri shqiptar i arsimit

    10 janar 2005-Tirana

    Ne nje operacion spektakular eshte operuar dje ne Qendren Spitalore
    "Nene Tereza" ministri shqiptar i arsimit z. Luan Memushi. Burime nga
    ministria e arsimit thane se z. Memushi u ankua per dhimbje te forta ne
    anen e djathte te poshtebarkut gjate nje banketi te shtruar nga
    ministria per fituesit e tenderit te librit te aritmetikes per klasat e
    dyta fillore. Z. Memushi u transportua urgjentisht ne spital me makinen
    e tij, i shoqeruar nga shoferi dhe sekretarja e tij personale. Ekipi
    mjekesor ka shpallur menjehere gjendje te gatishmerise se larte dhe ka
    thirrur ne loje kirurgun e mirenjohur Nesti Nestori, i cili sapo kishte
    mberritur ne Shqiperi nga nje kongres nderkombetar kirurgjie ne Paris,
    me nje avion te Alitalia-s. Z. Nestori aplikoi dje per here te pare ne
    historine e kirurgjise shqiptare nje metode ultramoderne te operimit,
    ate me robot. Robotizimi i kirurgjise mbahet sot si e ardhmja e
    kirurgjise dhe aplikohet tani per tani veten ne pak vende te botes. Ky
    robot eshte sjelle ne Shqiperi nga organizata joqeveritare kanadeze
    "prorobotus" qe prej vitit te kaluar, por eshte perdorur per here te
    pare vetem dje. Roboti, i madh sa nje dore, funksionon me telekomande
    dhe ben nje operacion te shpejte e te paster brenda nje intervali kohor
    prej vetem 10 minutash, duke perfshire ketu hapjen e barkut, heqjen e
    copez se zorres qorre, dhe qepjen e plages. Perparesia e kesaj metode
    te re qendron tek fakti se te operuarit nuk kane nevoje te kalojne
    periudhe kovaleshence ne spital. Operacioni ehste kaq subtil saqe i
    operuari mund te eci me kembet e tij per ne shtepi. Z. Memushi u largua
    per ne shtepine e tij dje rreth ores 22.00 i shoqeruar nga familja e
    tij. Sot ai eshte paraqitur ne ministri per te respektuar gazetaret e
    shumte te mbledhur per konferencen e radhes te shtypit. (SR)

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Komisioni shteteror: 100% e politikaneve i kane dhembet e prishura

    15 janar 2005- Tirana

    Komenti i deputetit K.K. dhene dje Selfmade Radio (shih lajmin "Kush e
    hengri mjaltin", 14 janar 2005) ka ngjallur reagime te ndryshme.
    Profesori shqiptar me fame ballkanike R.M. ka sygjeruar teper i
    nevrikosur dje gjate nje konference shtypi qe te kontrollohen dhembet e
    te gjithe politikaneve e te largohen te gjithe ata qe i kane dhembet e
    prishura. "Pune qe s'behet,-ishte reagimi i Komisionit shteteror per
    figuren morale te politikaneve, - "Fakt eshte qe 100% e politikaneve
    tane i kane dhembet e prishura kurse kusuri nuk e hap gojen. Por po i
    hoqem nga puna kush do bej ketu politike?" I pyetur nese eshte e
    vertete qe z. Nano nuk i ka dhembet e prishura, kryetari i komisionit
    zoti Fadil L. tha se, "askush nuk ja di dhembet z.Nano. Ai e ben
    kontrollin vetem ne Athine".

    E ndersa politikanet jepnin e merrnin me dhembet, tregu i fshatareve ka
    qene dje si kurre ndonjehere i mbushur plot e perplot, aq sa per te
    hyre e per te dale duheshin te pakten dy ore. Shkaku i ketij trafiku
    ishte kerkesa e papritur per qypa. "Ju boft dita i mij atyne cunave
    t'Mjoftit,- tha me dore ne zemer nje plake tiranase, - "me qypat qi
    kena shit sot kena fitu per ton mujin".

    © Selfmade Radio

    http://selfmaderadio.blogspot.com/

  16. #16
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anėtarėsuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Citim Postuar mė parė nga arun
    15 janar 2005- Tirana

    Komenti i deputetit K.K. dhene dje Selfmade Radio (shih lajmin "Kush e
    hengri mjaltin", 14 janar 2005) ka ngjallur reagime te ndryshme.
    Profesori shqiptar me fame ballkanike R.M. ka sygjeruar teper i
    nevrikosur dje gjate nje konference shtypi qe te kontrollohen dhembet e
    te gjithe politikaneve e te largohen te gjithe ata qe i kane dhembet e
    prishura. "Pune qe s'behet,-ishte reagimi i Komisionit shteteror per
    figuren morale te politikaneve, - "Fakt eshte qe 100% e politikaneve
    tane i kane dhembet e prishura kurse kusuri nuk e hap gojen. Por po i
    hoqem nga puna kush do bej ketu politike?" I pyetur nese eshte e
    vertete qe z. Nano nuk i ka dhembet e prishura, kryetari i komisionit
    zoti Fadil L. tha se, "askush nuk ja di dhembet z.Nano. Ai e ben
    kontrollin vetem ne Athine".

    E ndersa politikanet jepnin e merrnin me dhembet, tregu i fshatareve ka
    qene dje si kurre ndonjehere i mbushur plot e perplot, aq sa per te
    hyre e per te dale duheshin te pakten dy ore. Shkaku i ketij trafiku
    ishte kerkesa e papritur per qypa. "Ju boft dita i mij atyne cunave
    t'Mjoftit,- tha me dore ne zemer nje plake tiranase, - "me qypat qi
    kena shit sot kena fitu per ton mujin".

    © Selfmade Radio

    http://selfmaderadio.blogspot.com/


    Komisioni shteteror: 100% e politikaneve i kane dhembet e prishura
    I jane prishur nga embelsirat qe hane me siguri

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Peshkaqeni-Peshkaqeni

    17 janar - Tirana

    Peshkaqeni, peshkaqeni kane therritur kalamajte, u prish dynjaja kane
    thene plakat. Peshkaqen si ky i fundit nuk ishte pare ndonjehere ne
    trojet shqiptare. Me nje peshe sa ajo e te gjithe deputeteve te
    parlamentit te marre se bashku, me nje goje te madhe sa te gjithe gojet
    e politikaneve shqiptare te marre se bashku, peshkaqeni ka zhvendosur
    jo pak uje ne brigjet shqiptare, duke ju kujtuar banoreve te bregdetit
    shqiptar se Tsunami te vjen andej nga nuk e pret. Marina shqiptare, ne
    bashkepunim me simotren e saj italiane nuk e ka pasur aspak te lehte te
    kapi perbindeshin e rralle dhe ka perjetuar skena te ngjashme me ato te
    filmit te mirenjohur Mobi Dick. Por fitorja mbi peshkaqenin ka qene
    edhe prova e radhes se Marina shqiptare eshte reformuar dhe mund te
    krahasohet edhe me marina te tjera me reputacion nderkombetar. Sasia e
    madhe e peshkut te gjendur ne barkun e peshkaqenit ka qene edhe
    shpjegimi per inflacionin e koheve te fundit te peshkut shqiptar.
    Tonelata te tera peshqish te medhenj e te vegjel, te te gjitha formave
    dhe ngjyrave, te afta per te ushqyer per nje muaj nje qytet te tere, u
    zbarkuan dje me sukses ne frigoriferin e qytetit te Durresit. Shume
    emocionues ishte momenti kur nje femije i vogel midis spektatoreve te
    shumte kapi nje cironke qe akoma perpelitej dhe e hodhi ne uje duke i
    risjelle jeten. I pyetur nga Selfmade Radio se perse e beri nje gje te
    tille, vogelushi u pergjigj: "Keshtu me tha mami".
    Nderkohe qytetaret shqiptare kane perhapur lajmin se peshku i
    konservuar ne frigorifer do ju shitet atyre ne ditet e ardhme. Frika
    nga infeksionet apo nga perhapja e semundjeve te frikshme te
    peshkaqenit kane pushtuar te madh e te vogel. Kryetari i bashkise se
    Durresit ka dhene sot nje konference shtypi ku ju terheq vemendjen
    bashkeqytetareve te tij qe te mos perhapin panik. "Nuk kemi asnje
    interes ta shesim peshkun te ju se nuk fitojme kushedi se cfare"- tha
    ai- "Per kete pune kemi fqinjet tane qe e kane kuleten me te trashe se
    kjo e jona e te cileve ua shesim peshkun me shtrenje". I pyetur se
    cfare do behet me te ardhurat e shitjes se peshkut z. Kryetar u
    pergjigj: "Do shohim e do bejme. Nje gje eshte e sigurt, ndarja e
    fitimit midis paleve do te jete fair."

    © Selfmade Radio

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    NGA AGJENSIA SERIOZE E LAJMEVE obobo news

    24.5.2004. – Tiranė



    Sipas raportit vjetor tė Shoqatės Evropiane tė Urbanistikės Funksionale, me seli nė Bruksel, Tirana ėshtė kryeqyteti me mė pak banjo publike nė Evropė. “Nė kryeqytete tė tjera shėrbimin e banjove publike e ofrojnė baret dhe lokalet e tjera tė kėtij lloji, kurse nė Tiranė kjo praktikė ende nuk ėshtė konsoliduar… Ky problem ka pasoja tė drejtpėrdrejta nė higjenėn e qytetit dhe nė nivelin e jetesės” – shkruan raporti. alam95Pohimi shoqėrohet edhe nga tė dhėnat e njė ankete zhvilluar me qytetarėt e Tiranės nė janar tė kėtij viti. (P.Zh.)



    23.5.2004. – Lezhė

    Me nismėn e njė grupi qytetarėsh tė Lezhės, sot u bė publike pėrmbajtja e peticionit tė lėvizjes “Quid Pro Quo”, nė mbėshtetje tė krijimit tė Kishės Katolike Autoqefale Shqiptare, i tha korrespondentit tė agjencisė OBOBO prof. dr. Pal Paloka, ish konsull i Shqipėrisė pranė UNESCO-s nė Kajro tė Egjiptit dhe tani sekretar nderi i komitetit katolik eksplorativ tė Shqipėrisė veriperėndimore. Megjithė opozicionin qė kemi ndeshur nga qeveria e Tiranės, theksoi Paloka, mbėshtetja e qytetarėve pėr kėtė lėvizje ka qenė e mrekullueshme, sidomos nė trevat jokatolike. Po dje, komiteti nė fjalė i ka dėrguar njė letėr pėrshėndetėse kineastit me famė botėrore Mel Gibson, firmosur nga besimtarė disidentė tė zonės Durrės-Shkozet. (Xh.Xh.)




    22.5.2004. – Tiranė


    Shqipėria nuk do tė pėrfaqėsohet nė Olimpiadėn Evropiane tė Brixhit, u deklaroi gazetarėve nėnkryetari i Federatės Shqiptare tė Lojrave me Letra dhe Bilardos, magister Rrok Mlyshi, nė njė konferencė shtypi tė organizuar nė njė nga mjediset e hotel “Internacional”, nė Tiranė. Mlyshi shpjegoi se mospjesėmarrja lidhet me tėrheqjen e paparashikuar tė njėrit prej sponsorėve tė ekipit (dhe pikėrisht konsorciumit grek tė letrės higjienike “Fingerprints”), jo me mosmarrėveshjet nė lidhje me sistemin e deklarimit, siē ėshtė insinuar mė kot nga disa organe tė shtypit tė verdhė. Magister Rrok Mlyshi, qė ėshtė edhe nėnpresident i Federatės Ballkanike tė Yēit, i garantoi tė pranishmit se kjo mospjesėmarrėse e ekipit shqiptar nė olimpiadė nuk do tė sjellė asnjė konsekuencė nė marrėdhėniet e Shqipėrisė me Komunitetin Evropian. (Xh.Xh.)




    21.5.2004. – Itakė


    Eksarku i Prevezės, fortmirėsia e tij Fotiadh Karkallos, priti sot nė selinė e vet verore nė ishullin piktoresk tė Itakės njė delegacion tė vullnetit tė mirė tė ish-futbollistėve tė ekipit tiranas “17 Nėntori” tė besimit ortodoks, tė kryesuar nga ish-mbrojtėsi i lirė, legjendari Perikli Dhales. Nė delegacion bėnin pjesė edhe Millan Baēi e Fori Llambi. Perikli Dhales i dorėzoi Karkallos njė pllakė pėrkujtimore me portretin nė barelief tė futbollistit tė shquar Panajot Pano, vepėr e skulptorit tė kombit Guri Petri, ndėrsa nga ana e vet eksarku u dhuroi miqve nga Shqipėria njė bilbil arbitri autentik tė pėrdorur nė ndeshjet e futbollit intramanastirore nė malin Athos. Tė dy palėt u shprehėn pėr njė zgjidhje tė shpejtė dhe paqėsore tė problemit tė Qipros. (Xh.Xh.)




    20.5.2004. – Shmitėr


    Zbulohet njė varrezė e pėrbashkėt shkurtash, bajzash dhe thėllėzash, nė trojet e ish-rezervatit tė gjahut tė Shėmitrit, i deklaroi agjencisė OBOBO drejtoresha e drejtorisė sė zhvarrimeve pranė Institutit tė Verifikimeve, prof. Sabahet Trashani. Mendohet se kjo masakėr shpendėsh e pashembullt ėshtė konsumuar nė vjeshtė tė vitit 1963, gjatė njė ekspedite gjahu me pjesėmarrjen e pėrbashkėt tė qeverisė shqiptare dhe tė byrosė politike, ku edhe u plagos rėndė nė zverk langoi i shokut Gogo. Specialistė tė komisionit evropian pėr mbrojtjen e mjedisit nė Evropėn Juglindore do tė studiojnė vendin e ngjarjes, pėr tė parė nėse ka ndonjė lidhje statistikisht domethėnėse midis kėtij incidenti dhe tkurrjes demografike tė shpendve karakteristikė tė gjahut nė krahun perėndimor tė Ballkanit. (Xh.Xh.)




    19.5.2004. – Baghdad


    Pas triumfit nė Festivalin e Kėngės Evropiane, Anjeza Shahini do tė vizitojė sė shpejti trupat paqeruajtės shqiptarė tė dislokuar nė Irak, i tha agjencisė OBOBO zv/ministri iraken i Kulturave, dr. Nukdin Aqsadin, nė njė intervistė telefonike satelitore nga Bagdadi. Turneu i Anjeza Shahinit bėhet e mundur nga njė grant i Gjysmėhėnės sė Kuqe tė Mbretėrisė sė Marokut, nė bashkėpunim edhe me shtėpinė diskografike azerbaxhanase “MELEZET” dhe me televizionin privat shqiptaro-maqedonas TV-Shkopin. Nė kėtė vizitė Shahini, e cila pėrgatitet ta kėndojė kėngėn e vet tashmė nė arabishte, do tė shoqėrohet nga nėndrejtori i departamentit politik tė ministrisė sė Jashtme Kurt Shkurtaj, dhe nga ndihmėsshefi special i protokollit i ministrisė sė Mbrojtjes, major kolonel Tahsin Ēinia. (Xh.Xh.)

    18.5.2004. – Oldenburg

    Seanca e dytė e Konferencės Mbarėshqiptare pėr Rregullimin e Komunikimit nė Internet qė po zhvillohet nė Oldenburg (Gjermani) kaloi nė njė atmosferė diskutimi konstruktiv. Njė nga pjesėmarrėsit, anėtar i diasporės shqiptare nė Hollandė dhe mediolog i njohur nė vendin ku banon, z. Ilir Kumti, tha nė fjalėn e tij se “komunikimi ndėr shqiptarė nė internet duhet tė jetė gjithmonė i lirė dhe pa asnjė kufizim”. Sipas z. Kumti do tė jenė proēeset selektive tė lexuesve ato qė do tė shoshisin mesazhet e pavlera nė internet. “Unė jam i bindur – u shpreh ai – se komunikimi nė internet, gjeometrikisht, duhet t’i pėrngjasė njė piramide tė pėrmbysur”.

    Ky pohim shkaktoi njė sėrė polemikash nė sallėn k u zhvillohet konferenca. Njė nga debatuesit, psikologu Pol Hemiku tha se “shqiptarėt janė psikologjikisht kundėr formave piramidale, si nė shoqėri, ashtu edhe nė ekonomi apo nė komunikim”.(P.Zh.)


    17.5.2004. – Oldenburg

    Sot pasdite, nė qytetin gjerman Oldenburg, pėrfundoi punimet e veta seanca e parė e Konferencės Mbarėshqiptare pėr Rregullimin e Komunikimit nė Internet. Merrnin pjesė anėtarė, pronarė, administrues, aktivistė, lexues, etj. tė njė sėrė listash diskutimi, sitesh e forumesh interneti nė gjuhėn shqipe. Pjesa mė e madhe e pjesėmarrėsve nė kėtė konferencė ishin nga diaspora shqiptare, kryesisht nga vendet e mėposhtme: SHBA, Gjermani, Angli, Itali, Kanada, Zvicėr dhe Greqi.

    “Pjesėmarrja e gjėrė – u shpreh Prof. Dr. Zenun Delia – tregoi se kemi tė bėjmė me njė argument shumė tė rėndėsishėm. Komunikimi i gjithė shqiptarėve nė internet ėshtė shtuar jashtėzakonisht shumė. Nga njė anė kjo ėshtė shenjė lirie, por nga ana tjetėr mund tė ndodhin edhe abuzime me kėtė hapėsirė lirie”.

    Z. Eltan Sinani, bashkėpronar i njė nga forumeve mė tė njohur nė internet, tha se konferenca kishte si synim analizėn e komunikimit tė shqiptarėve nė internet dhe rregullimin e tij. “Nuk bėhet fjalė pėr ēensurė – tha Sinani –, sepse shqiptarėt kanė vuajtur boll nga ēensura gjatė viteve tė komunizmit, por disa komunikime tė tepėrta duhen evituar, sepse krijojnė entropi komunikative”. Kjo ide u mbrojt kryesisht nga disa administrues komunikimi nė SHBA. Pėrfaqėsuesi i tyre, z. Arben Koleci, theksoi: “Dyndja e mesazheve boshe, e protestave tė kota, e sharjeve tė rėnda, e fyerjeve me farefis, e fjalive pa kuptim, e poezive bajate, e provave prej axhamish, etj. etj., pėrveē kostos ekonomike kanė edhe njė kosto njerėzore. Cila ėshtė etika e komunikimit mbarėshqiptar nė internet?”

    Diskutime tė zjarrta pati edhe pėr gjuhėn qė shqiptarėt duhet tė pėrdorin pėr komunikim mes tyre, sepse shumė prej tyre pėrdorin gjuhėt e vendeve ku jetojnė dhe shpeshherė me gabime.

    Pati edhe nga ata qė e kundėrshtuan thelbin e kėsaj nisme duke e quajtur si “orvatje prej Vėllai tė Madh” pėr tė kontrolluar zhvillimet e reja kulturore shqiptare. “Pėrse vallė u dashkan kritikuar ata qė dėrgojnė tė njėjtin mesazh (artikull, poezi apo pėrshėndetje) nė dhjetėra forume diskutimi? Pėrse duhet patur frikė nga liria e fjalės dhe nga qarkullimi i lirė i ideve?”, tha gjatė fjalės sė vet z. Gani Koka, intelektual i shquar shqiptar dhe pedagog nė Stanford University.

    “Autoritetet shqiptare, tha z. Eqrem Kryebardhi, njė nga organizatorėt e konferencės, megjithėse u ftuan nga promovuesit e nismės, nuk denjuan tė merrnin pjesė nė kėtė takim me rėndėsi. Kurse nga Kosova erdhi znj. Fitore Gjakova, e dėrguara e posaēme e komisionit parlamentar pėr mediat”.

    Punimet e konferencės do tė pėrfundojnė pasnesėr, me zgjedhjen e Komitetit pėr rregullimin e komunikimit mbarėshqiptar nė internet dhe tė Presidentit tė tij.


    30.4.2004. – Kairo

    Keshilltari kulturor i misionit shqiptar prane UNESCO-s ne Egjipt, prof. dr. Pal Paloka, i ka dorezuar nje note proteste konsullit grek ne Kajro, z. Xiropis Limonidis, ne lidhje me pohimin se "Shqiperia nuk eshte vend malor". Shkrimi, ne te cilin behet ky pohim eshte publikuar ne botimin e fundit ne gjuhen angleze te Enciklopedise Helenike, ("Hellenic Encyclopaedia", Ioannina University Press, Igoumenitsa, 2004). "Kemi te bejme me nje mistifikim te qellimshem e flagrant, qe nuk u sherben interesave te te dy vendeve, as miqesise midis dy popujve tane miq," theksoi prof. dr. Pal Paloka, gjate nje konference shtypi te improvizuar me kete rast. I cili me tej ka cituar edhe nje pasazh nga botimi me i fundit i Enciklopedise Italike ("Enciclopedia Italica", Edizioni Garibaldine, Lecce, 2004), ku thuhet shprehimisht se "Shqiperia eshte vend malor". Perfundimi i dhene nga greket eshte shume kontradiktor, pasi nga studime te ndryshme, te perpiluara jo vetem nga studiues shqiptare, por dhe te huaj eshte percaktuar relievi malor i Shqiperise. Percaktime te tilla, jo vetem qe shtremberojne te verteten, por dhe hedhin baza te rreme per poziten aktuale gjoegrafike shqiptare. Konferenca eshte zhvilluar pa pranine e gazetareve. Nga pala greke nuk ka patur ende nje reagim, per pohimin ne fjale (Xh.Xh.)



    23.4.2004. – Tiranė

    Tė dhėnat e Prokurorisė sė Tiranės pėr 630 procedimet penale pėr vjedhje makinash gjatė tre muajve tė parė tė 2004-s janė komentuar kėshtu nga Drejtori pranė Institutit Krahinor tė Statistikės (Departamenti Antirrumbullakim), z. Alban Rrethi: "Nėpėr media thuhet se nė kryeqytet ēdo ditė vidhen mesatarisht 7 automjete. Kjo nuk ėshtė e saktė, sepse pėrllogaritja ėshtė bėrė duke marrė si bazė vetėm denoncimet e viktimave nė polici. Po sa tė tjerė ka qė nuk i drejtohen policisė kur u vidhet makina? Unė them se janė shumė mė tepėr se sa shifra qė na serviret".

    Sipas z. Rrethi, rrumbullakimet janė gjithmonė tė rrezikshme sepse shtrembėrojnė situatėn reale. Ka shumė njerėz qė preferojnė tė mos shkojnė nė polici pasi u vjedhin makinėn. Kjo ndodh pėr shumė arsye, midis tė cilave spikat ajo se shumė nga makinat e vjedhura janė vetė tė vjedhura, kryesisht jashtė shtetit.

    "Rėndėsia e kėtyre tė dhėnave nuk qėndron tek skandali i vjedhjes, siē pretendojnė mediat, u shpreh Drejtori i Institutit, por nė vėzhgimin social se Tirana tashmė duhet konsideruar si njė metropol i vertetė perėndimor, njėlloj si Parisi, Nju Jorku, Roma, Madridi, Athina, etj., ku vidhen ēdo ditė me mijėra makina".(P.Zh.)



    23.3.2004. – Internet

    Deklaratė e "SHTYPIT"

    "Unė nuk kam asnjė problem. Gėzoj shėndet tė plotė. E keni kot qė llapni", tha SHTYPI shqiptar gjatė njė konference pėr shtyp zhvilluar sot nė internet.(P.Zh.)
    20.3.2004. – Tiranė

    Statuja e “Skėnderbeut”, qė prej dekadash ka zbukuruar sheshin kryesor tė kryeqytetit shqiptar, Tiranės, iu shit mbrėmė pėr njė shumė tė padivulguar njė konsorciumi austriako-turko-kilian, i deklaroi korrespondentes sonė Blerina Sumlla ministri shqiptar i Shitblerjes sė Territorit, z. Pandispan Koftopita. Konsorciumi, i krijuar rishtas nga pėrfaqėsues tė posaēėm tė firmės austriake Pferdeier, kartelit turk Attashak dhe ambasadorit tė jashtėzakonshėm dhe fuqiplotė tė Kilit nė Tiranė Jorge Caballero de los Huevos, deklaroi – nėpėrmjet zėdhėnėsit tė vet Alex Iskander Sandros, tė intervistuar pėrsėri nga Blerina Sum lla – se ka ndėrmend ta shfrytėzojė statujėn pėr tė pėrmirėsuar imazhin kėtij vendi tė vogėl ballkanik nė Evropė e mė tej. Zėdhėnėsi megjithatė refuzoi t’i pėrgjigjet pyetjes nėse konsorciumi nė fjalė ka ndėrmend ta lėvizė statujėn nga piedestali, pėr ta shėtitur nėpėr botė – duke u nisur edhe nga dėshira diplomatike pėr tė respektuar tenderin e shitjes sė piedestalit sė po kėsaj statuje, qė zhvillohet sonte pranė Qendrės Ndėrkombėtare tė Gurit tė Latuar, nė mjediset e ish-gurores sė Dajtit, pėrfundon korrespondencėn e vet Sumlla. (Xh.Xh)



    18.4.2004. – Tiranė

    Sipas Institutit tė Statistikave tė Vėrteta, eksportet shqiptare kanė njė rėnie prej 78,3%. Gjithsesi, vendin kryesor nė shportėn e mallrave tė eksportuara e zė "demokracia", me shifrėn prej 91%. Zyra e doganės do njoftojė sė shpejti pėr tarifat doganore pėr artikuj tė tillė tė panjohur nė Shqipėri deri pak kohė mė parė. (P.Zh.)

    17.4.2004. – Tiranė

    Ja si e komentoi analisti i agjencisė sonė pėr ēėshtjet ndėrkombėtare, Prof. Dr. Gabriel Patosi, deklaratėn e djeshme tė Majkos, Ministrit tė Mbrojtjes sė Shqipėrisė, sipas tė cilit vendi ynė i ka dėrguar ushtarėt nė Irak nė shenjė mirėnjohjeje ndaj Amerikės dhe sepse ne shqiptarėt e njohim se ē’do tė thotė diktaturė (TV Klan, 25.4.2004)."Deklarata e Majkos nėnkupton konceptin e eksportimit tė demokracisė. Pra njė vend mund tė sulmohet pėr mirėnjohje tė njė vendi tjetėr ose pėr tė rrėzuar diktaturėn qė e mundon. Nė mėnyrė indirekte kjo dėshmon pjekjen e demokracisė shqiptare, e cila, nė mė pak se 15 vjet, jo vetėm ka arritur pėrsosmėrinė, por edhe synon tė eksportohet nė vende ku ka pushtete diktatoriale".(P.Zh.)



    31.3.2004. – Tiranė

    Dje Ministri i Jashtėm i Shqipėrisė, z. Kastriot Islami, u shpreh pėr mediat lidhur me rezolutėn e Parlamentit shqiptar pėr ēėshtjen ēame. Sipas tij, ky problem u pėrket teknikėve dhe jo politikės. Z. Islami minimizoi rėndėsinė e kėsaj rezolute dhe nuk u shpreh se ēfarė vote do jepte nė Parlament.

    Agjencia jonė bėri disa intervista ndėr qytetarė tė thjeshtė. Njėri prej tyre tha: "Edhe bufi e di (shprehje gjuh. qė nuk ka tė bėjė me Ministrin Bufi – shėn. red.) qė ēėshtja ēame ėshtė POLITIKE. Teknika nuk hyn fare, madje mund tė them se teknika nuk ekziston nė kėto probleme".

    Njė qytetar tjetėr tha: "Qeveria quhet ekzekutiv, sepse duhet tė zbatojė drejtimet politike qė i jep parlamenti, i cili mund tė ketė maxhoranca tė ndryshme. Ministrat duhet t’i pėrmbahen drejtimeve tė dhėna nga Parlamenti, ku ulen pėrfaqėsuesit e popullit shqiptar. Kėtė e dinė edhe kalamajtė (ėshtė shprehje gjuh. nuk i referohet asnjė ministri nė veēanti - shen. red.)".

    Qytetari i tretė u pėrgjigj: "Nuk e di se pėr ēka po flisni. Di qė kėta po na e …. sa krahu". (P.Zh.)

    23.3.2004. – Shkopet

    Nė njė intervistė dhėnė tė pėrdyvjetshmes "Flakė pėr Flakė", qė botohet sporadikisht nė Shkopet, prof. dr. Kudret Hyzoti, qė ėshtė edhe drejtor ad interim i Institutit pėr Rishkrimin Urgjent tė Historisė pranė Akademisė sė Veteranėve, thuhet tė ketė deklaruar se Enver Hoxha e provokoi prishjen me sovjetikėt qė Mehmeti tė mos e vinte re qė Partia po ia ēirrte maskėn prej poliagjenti. Prof. dr. Kudret Hyzoti, i cili gabimisht e quajti ish-kryeministrin shqiptar "poliglot", nė atė kohė ka punuar si ndihmės kuzhinier nė ambasadėn "tonė" nė Moskė, pėrgjegjės pėr byrekun me hithra dhe tė tjera gatesa pėr tė lėpirė gishtat, qė i kishte miratuar edhe Byroja Politike pėr pėrdorim nga shokėt kryesorė. (Xh.Xh)

    23.3.2004. – Shkodėr

    Revista "Pėrgjigjja", qė botohet nė Shkodėr qė nga viti 1996, filloi me numrin e fundit njė cikėl kujtimesh pėr periudhėn komuniste marrė nga njerėz tė thjeshtė.

    Sipas kryeredaktorit tė revistės, z. Kujtim Modesti, ideja lindi si reagim ndaj botimeve tė kujtimeve tė personazheve tė njohur tė asaj periudhe historike, qė kohėt e fundit janė shtuar ndjeshėm. "Aktualisht nuk ka gazetė qė tė mos japė ndonjė ‘skup’ pėr atė kohė. Faqet e tyre janė zaptuar nga kujtimet e ish-anėtarėve tė Byrosė, tė grave tė tyre, tė motrave, tė nuseve, tė dhėndurėve, tė shoferėve, tė kamariereve, tė berberėve, tė mjekėve, tė rrobaqepėsve, etj. etj." – tha z. Modesti. E keqja ėshtė se nė ato kujtime nuk ka asnjė lajm tė ri. Ose konfirmohen tė vjetrat, ose jepen inatet midis nuseve dhe vjehrrave".

    Revista "Pėrgjigjja" synon tė bėjė tė kundėrtėn, tė botojė kujtimet e njerėzve tė thjeshtė tė asaj kohe, edhe tė atyre qė humbnin provimin e kategorisė, sepse nuk dinin emrat e anėtarėve tė byrosė. Sipas kryeredaktorit tė "Pėrgjigjjes", vetėm nė kėtė mėnyrė do mėsojmė tė vėrtetėn, realen, atė qė ndodhte tek shqiptarėt e thjeshtė, tek shumica, pėrtej mureve imagjinare dhe reale tė Bllokut. (P.Zh.)



    20.3.2004. – Tiranė - Prishtinė


    Nė e-mailin e agjensisė sonė kanė ardhur njė sėrė interpretimesh pėr krizėn nė Kosovė qė i shohin trazirat si pasojė e njė veprimtarie komplotiste. Po i rendisim mė poshtė siē na kanė ardhur, pa asnjė pėrparėsi nga ana jonė:

    1. Trazirat nė Kosovė janė organizuar nga shėrbimet sekrete serbe, tė cilat duan tė tregojnė se Kosova nuk ėshtė ende e pjekur pėr njė status tė veēantė. Agjentėt e serbėve kanė djegur deri edhe kisha ortodokse pėr ta frikėsuar Perėndimin dhe opinionin ndėrkombėtar, duke pėrdorur simbole me ngarkesa shumė tė forta emocionale sidomos pas atentateve tė Madridit.

    2. Trazirat nė Kosovė janė organizuar nga serbėt e Kosovės, pėr tė diskretituar pėrparimet e ndjeshme qė janė bėrė kėto vitet e fundit edhe nė drejtim tė bashkėjetesės ndėretnike.

    3. Trazirat nė Kosovė janė organizuar nga forcat politike ekstremiste kosovare, tė cilat duan mė tepėr pushtet, veēanėrisht pas ndėrthurjeve tė ketyre fundit me mafian ballkanike, qė merret me trafiqe tė ndryshme. Duke nxitur trazira publike, kėto forca duan tė delegjitimojnė pjesėn e moderuar, qė sot ka shumicėn e votave nė Kosovė.

    4. Trazirat nė Kosovė janė organizuar nga qeveria shqiptare, e cila po kalon momente shumė tė vėshtira, pėr shkak tė protestave gjithnjė e mė tė fuqishme tė opozitės. Tensioni nė Kosovė do e detyronte opozitėn, pėr interesat mbarėkombėtare, tė ulte kėrkesat e saj pėr rrėzimin e qeverisė.

    5. Trazirat nė Kosovė janė organizuar nga politika serbe, e cila dergjet nė krizė tė plotė. Kriza kosovare do shėrbente si katalizator i vėmendjes sė opinionit publik vendas dhe atij ndėrkombėtar. Ky i fundi u bė kohė qė nuk sheh pėrparime nė politikėn serbe.

    6. Trazirat nė Kosovė janė organizuar nga krahu ekstremist islamik, pėr tė diskretituar ndėrhyrjet e NATO-s nė pėrgjithėsi dhe pėr tė bėrė njė paralelizėm me gjendjen nė Irak.

    7. Trazirat nė Kosovė janė organizuar nga forcat politike tė moderuara kosovare. Nė kėtė mėnyrė tė gjitha dyshimet do binin mbi forcat ekstremiste dhe si rrjedhim ato do tė dilnin tė humbura nė sytė e opinionit.

    8. Trazirat nė Kosovė janė organizuar nga opozita shqiptare, e cila nuk po e ēan dot murin e Kryeministrisė. Nė kėtė rast kriza nė Kosovė do tė ishte njė alibi e shkėlqyer pėr t’i thėnė mbėshtetėsve se nuk po e rrėzojnė qeverinė thjesht pėr "hir tė Kosovės" dhe interesat mbarėkombėtare.

    9. Trazirat nė Kosovė janė organizuar nga disa qarqe ekstremiste ruse, qė duan ta heqin vėmendjen nga Cecenia. Njė Evropė me probleme te dera, nuk do e kishte mendjen te lufta ēeēene.

    10. Trazirat nė Kosovė janė organizuar nga disa qarqe perėndimore qė duan t’ia japin pėrfundimisht pavarėsinė Kosovės. Modeli ėshtė ai i llojit tė UCK, qė gjatė konfliktit nė Kosovė u nxit dhe mė pas u pėrdor pėr objektiva tė tjera.

    11. Trazirat nė Kosovė janė organizuar nga mungesa e valvulave. Nė njė mjedis me gaz, mjafton njė shkėndijė pėr tė hedhur nė erė ēdo gjė, tė mirė e tė keqe bashkė. (P.Zh.)



    Raporti posacėm mbi Konferencėn Shkencore me Interpretuesit e Mbishkrimit tė Pilurit




    15.3.2004 – Nė mikrofonin e OBOBO News

    "Edhe njė akademik si prof. Germa ka deklaruar nė publik se "nji ballokume nė ditė nuk pėrban asnji rrezik pėr shndetin e grues."

    -- Vali Bukvali, kryetare nderi e shoqatės "Elbasan Food".

    "Vetėm nji pseudo-specjalist inkompetent e hajvan mundet me thanė se nji ballokume nė ditė nuk pėrban asnji rrezik pėr shndetin e grues."

    -- Dr. Hamid Pashabej, i fondacionit "Pėrkora", cituar jashtė kontekstit nga Hollak Kalla, i lėvizjes "Boll Gur"

    "Nuk asht e vėrtetė se vetėm nji pseudo-specjalist inkompetent e hajvan mundet me thanė se nji ballokume nė ditė nuk pėrban asnji rrezik pėr shndetin e grues."

    -- Dr. Hamid Pashabej, i fondacionit "Pėrkora", cituar pėr korrigjim, por dykuptimshėm, nga Kallzor Bukvali, nėnkryetar nderi i shoqatės "Elbasan Food", nė home page-in e revistės "GJAKEDHJAM".

    "Nuk asht e vėrtetė se kam thanė qi nuk asht e vėrtetė se vetėm nji pseudo-specjalist inkompetent e hajvan mundet me thanė se nji ballokume nė ditė nuk pėrban asnji rrezik pėr shndetin e grues."

    --- Dr. Hamid Pashabej, i fondacionit "Pėrkora", cituar nga TV "Trupi", nė njė intervistė tė shpejtė mėngjesore "porta a porta".

    "Kam thanė se nji ballokume nė ditė nuk pėrban asnji rrezik pėr shndetin e grues teme, qi asht hollake e kahektike si purteka."

    -- Prof. Gėrma, nė pėrgjigje tė polemikave plot helm, cituar nga revista grarishte "In Corpore Sano".

    14.3.2004 – Smokthinė

    07:07. Nga zyra e Prof. Dr. Aristidh Gėrmės*, Shef i Katedres se Semiotikes, Universiteti i Smokthines.

    E falenderojme agjencine OBOBO NEWS, e cila tashme e ka bere tradite te sajen raportimin e ngjarjeve te tilla te rendesishme per gjuhen dhe kulturen mbareshqiptare, sic eshte ajo e “Konferences se Drejtshkrimit 2004”. Mirepo ndersa z. Shaqo Fajkoi ka arritur te citoje sakte disa prej ideve e tezave te Prof. Dr. Germes, mjerisht i perdor ato ne menyre te gabuar e te papranueshme. Detyrohemi te terheqim vemendjen se citimi fjale per fjale, ndersa eshte
    gjest i lavderueshem krahasuar me citimet e shtremberuara e te paplota, mund te jete megjithate i
    demshem kur behet vend e pa vend. Eshte absurde nga ana shkencore te perdoret nje teze per te vertetuar pikerisht te kunderten e asaj qe ajo realisht kerkon te vertetoje. Valle me c’guxim mund te perdoret teza “Gjuha nuk mund te shihet jashte mendimit, sepse ajo i jep forme dhe e materializon ate, ashtu si edhe kultura nuk mund te shihet jashte gjuhes” per te vertetuar se “shqiptaret nuk qenkan te lidhur me traditen aq sa duhet” ne rastet kur kemi te bejme me
    kolorit emertimor te objekteve? Perkundrazi. Keshtu, per shembull, variacionet BA(BO)LLA(O)KUME qe shenjojne embelsiren e fameshme, profesionalisht e njohur si embelsira “miser-telyn-veze”, nuk tregojne tjeter vecse larmine, dinamiken, koloritin dhe elasticitetin e shqipes, ne po te njejten menyre sic e deshmon per shembull ekzistenca e lulezimi i dialekteve e nendialekteve pavaresisht nga shtrirja modeste hapesinore. Mos duhet t’i kujtojme z. Fajkoi, historian e njohes i talentuar i gjuhesise, se zona e Elbasanit - origjina e embelsires historike - ndodhet bash ne piketakimin gjeografik gege-toske dhe si e tille eshte pikerisht epiqendra e perplasjeve, por mrekullisht edhe e perqafimit harmonik te kulturave veri-jug - qe ketej edhe dukuria frekuente e fluktuacioneve te fjaleve? Nuk besojme. Ceshtja duhet te jete me e thelle. Nje lexues i vemendshem e kupton
    se ky s’eshte vecse nje manipulim i ulet per te denigruar Prof. Dr. Germen e sidomos nje perpjekje e bashkerenduar armiqesore per te perbaltur shqiptarizmin e sherbyer lobit anti-shqiptar.

    Gjithashtu do vene ne dukje se nuk eshte e rastesishme qe z. Fajkoi ka deklaruar ne menyre te pahijshme se me mire preferon te haje buke misri me kos se sa specialitete kulinarike te holla sikurse BA(BO)LLA(O)KUME, apo bakllava! Mos valle do te na hedhe hi syve, se gjoja nga frika e kolesterolit dhe mbipeshes perpiqet te jete i perkore e zgjedh te eliminoje yndyrnat e sidomos karbohidratet nga menyja? A thua ta gjeje ndonje e keqe nga shijimi i nje gjysem BA(BO)LLA(O)KUME-je nje here ne 365 dite? Sigurisht qe jo. Per hir te se vertetes duhet thene se me ndihmen edhe te studenteve elbasanas, nje tepsi plot BA(BO)LLA(O)KUME zbukuronte tundueshem tryezen e pijeve freskuese dhe te emblave per nder te konferenciereve. Z. Fajkoi eshte pikasur nga disa studentesha (jane shejtanka ato – e kishin marre edhe ne fotografi) te kollufise tinaz dy BA(BO)LLA(O)KUME te stermedhaja njera pas tjetres, pikerisht kur vemendja e te pranishmeve ishte teresisht e perthithur nga fjalimi lapidar i Prof. Dr. Germes.

    *Prof. Dr. Germa eshte autor i librave “Pasione Pellazge”dhe “Virtyte Etruske”, 657 artikujve
    shkencore, kolumnist i shume gazetave te mirenjohura, si “Ballo-Kumtet Mediatike”, dhe foles i rregullt ne konferenca kombetare e boterore te Semiotikes, Studimit te Mediave e Kultures. Prof. Dr. Germa e kalon pjesen me te madhe te jetes ne udhetime ajrore, te cilat i shfrytezon edhe per te shkruar e lexuar. (J.J.)



    11.3.2004 – Tiranė

    “Mitoza ėshtė njė sėmundje relativisht e re, qė prek kryesisht shoqėritė postdiktatoriale”. Kėshtu u shpreh Prof. Mit’hat Mitani, psikiatėr dhe psikanalist, duke komentuar acarimet e opinionit publik shqiptar nė lidhje me mitet. Sipas Prof. Mitani, kemi tė bėjmė “me njė psikozė sociale dhe individuale qė shfaqet kur vemendja pėrqėndrohet tek mitet kombėtare, ose ato qė kondiderohen si tė tilla”.

    Kjo psikozė shndėrrohet jo rrallė nė obsesion, i cili bėn qė individi ose shoqėria “tė shohė mite, mitizime dhe ēmitizime” edhe atje ku nuk ka.

    Rast i fundit ishte debati pėr llokumet, qė lindi nga njė batutė fare e lehtė (qė thoshte se shqiptarėt kanė mitizuar llokumet), por qė, siē dihet, pėrfundoi nė gjyqin e Elbasanit. “Tė akuzosh dikė pėr tradhėti tė lartė, dhe pėr veprimtari ēmitizuese antikombėtare, sepse ka thėnė nė publik qė llokumet janė ėmbėlsirė me origjinė turke apo arabe, dėshmon se mitoza ėshtė nė fazėn e vet akute”, nėnvizoi prof. Mitani.

    Nga ana tjetėr, sipas specialistėve, fjalėt “mit” dhe “ēmitizim” ka njė farė magjepsjeje, njė lloj magnetizimi, qė i tėrheq tė gjithė ata qė duan tė diskutojnė, tė kacafyten verbalisht, edhe pa ditur kuptimin e fjalėve. Njė tregues tjetėr se mitoza vepron pothuajse nė nivel instiktiv, pėrndryshe nuk ka si shpjegohet qė i akuzuari i dytė ėshtė gati linēuar publikisht pėr faktin se shpjegoi prejardhjen e fjalės “ballokume” nga “llokume”, pra duke hedhur hije mbi zanafillėn e pastėr shqiptare tė kėsaj tradite tė vjetėr pagane tė elbasanasve. (P.Zh.)





    11.3.2004, 12.12 – Tiranė

    Edhe seanca e sotme e Konferencės pėr Drejtshkrimin e Shqipes nuk dha ndonjė rezultat tė dukshėm. Punimet ngecėn pėr shkak se gjuhėtarėt dhe letrarėt pjesėmarrės nuk ranė dakort pėr drejtshkrimin e disa fjalėve shqipe me rėndėsi themeltare.

    Gjuhėtari i njohur Prof. Dr. Aristidh Gėrma, u shpreh pėr agjecinė tonė, se “nuk ėshtė e rastit qė Konferenca bllokohet pikėrisht nė trajtimin e fjalės BALLAKUME”. Sipas tij, fakti qė fjala BALLAKUME, BALLOKUME, BOLLOKUME, etj., qė shenjon ėmbėlsirėn e famshme elbasanase, nuk shkruhet njėlloj nga tė gjithė shqiptarėt, tregon se shqiptarėt nuk janė tė lidhur me traditėn aq sa duhet. “Gjuha nuk mund tė shihet jashtė mendimit, sepse ajo i jep formė dhe e materializon atė, ashtu si edhe kultura nuk mund tė shihet jashtė gjuhės”, u shpreh poststrukturalisti i njohur Gėrma. (P.Zh.)



    10.3.2004, 11.46 – Tiranė

    Fenomenet paranormale kanė prekur edhe internetin? Kjo ėshtė pyetja sė cilės mundohet t’i pėrgjigjet prof. Fatmir Gjeti, nė librin e tij “Kur arsyeja dėshton”, botuar nga shtėpia botuese Ditunia (Tiranė 2004, 800 lek) dhe prezantuar sot pranė selisė sė Shoqatės UFO-ALBANIA.

    Sipas prof. Gjetit tė gjitha fenomenet paranormale tė verifikuara deri mė sot nė botėn reale, janė transferuar edhe nė botėn e internetit. “Telepatia, sensitivizmi, spiritizmi, etj. mund tė vihen re edhe nė rrjetin e internetit”, u shpreh autori i librit, i cili, midis tė tjerash, e pėrballoi mjaft mirė sfidėn pėr t’i dhėnė sallės ndonjė shembull konkret dhe tė kohėve tė fundit. “Merrni shembullin e AlbClub-it, tha buzagaz prof. Gjeti. Anėtarėt e kėtij forumi debatuan gjerė e gjatė pėr BALLOKUMET dhe festėn e Ditės sė Verės, traditėn e vjetėr tė Elbasanit. Ky debat kishte mė shumė karakter akademik dhe nuk zgjati shumė. Mirėpo nuk kaluan mė shumė se dy ditė dhe debati u rishfaq nė Shqipėri, por pa ndonjė lidhje shkak/efekt me tė atė tė internetit. Kėsaj here polemikat kishin karakter politik, por nuk u ndikuan nga diskutimet e AlbClubit”.

    “Nuk them se AlbClubi ka veti paranormale, por ndonjė anėtar i tij edhe mundet”, nėnvizoi z. Fatmir Gjeti, “pėrndryshe si shpjegohet kjo pararendje kaq tempestive e debatit mbi ballokumet?”.(P.Zh.)



    10.3.2004 – Tiranė

    Lėvizjet “Nano, IK” dhe “Nano, OK” tė paligjshme


    Sipas liderit tė Partisė sė Lėvizjes Shqiptare, z. Dal Kadale, dy lėvizjet e politikės shqiptare, ajo e promovuar nga opozita me nė krye Partinė Demokratike tė Sali Berishės, pra “Nano, ik” dhe ajo e promovuar nga Partia Socialiste e Fatos Nanos, pra “Nano, Ok”, janė tė paligjshme.

    Z. Dal Kadale deklaroi se “ligji pėr tė drejtėn e autorit vlen edhe pėr siglat partiake”, si rrjedhim lėvizjet e lartpėrmendura e kanė marrė idenė fillestare nga Partia e Lėvizjes, duke pėrvetėsuar jo vetėm fjalėn por edhe idenė. Partia e Lėvizjes, u shpreh Kadale, “e ka lėvizjen nė ADN-nė dhe nė statutin e saj”. Kjo lėvizje herė mund tė shprehet kundėr Nanos, pra me “Nano, ik” dhe herė kundėr Berishės, pra me “Nano, Ok”.

    “Ata nuk dinė as tė kopjojnė – ironizoi lideri Kadale. Njė lėvizje e kundėrt e asaj me emėr “Nano, ik”, nuk ėshtė “Nano, Ok”, sepse e kundėrta e fjalės “IK” ėshtė fjala “KI”; pra duhet tė thonė “Nano, KI”, edhe pse ideja ėshtė po ajo, e zhvatjes, si puna e emrit”.(P.Zh.)


    09.3.2004, 08.41 – Tiranė

    Brohoritjet, duartrokitjet, tingujt muzikore, parrullat mbėshtetėse, lulet shumėngjyrėshe, tullumbacet e kuqe dhe ballonat ylberore qė u ngritėn para Kryeministrisė sot nė mėngjes i argėtuan pa masė qytetarėt e Tiranės. Manifestimi tejet origjinal ėshtė promovuar nga Lėvizja “VAZHDONI”, e cila u prezantua para opinionit publik shqiptar si antagonistja e Lėvizjes “MJAFT”.

    Nė fjalėt e Kryetarit tė Lėvizjes, z. Pėrparim Vijoni, shpjegimet e rastit: “Ndryshe nga Lėvizja “MJAFT”, qė dallohet pėr mungesėn e propozimit, sepse mjaftohet me kėrkesėn pėr tė ndaluar dukuritė negative nė shoqėrinė shqiptare, Lėvizja jonė, qė ne e quajtėm plot kuptim “VAZHDONI”, ėshtė largpamėse. Ajo synon tė mbėshtesė mėnyrėn e qeverisjes sė deritanishme, sepse duke vazhduar nė kėtė rrugė qeveria aktuale shqiptare do bindė pėrfundimisht opinionin publik vendas dhe atė ndėrkombėtar se e vetmja zgjidhje ėshtė ndėrrimi i saj”.

    Pra sipas Lėvizjes “VAZHDONI”, shqiptarėt ende nuk janė bindur pėr paaftėsinė e qeverisė sė tyre, si rrjedhim qeveria duhet tė vijojė aktivitetin e saj negativ, duke e rėnduar edhe mė tepėr krizėn ekonomike, korrupsionin, izolimin, ndotjen, etj. “Ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė ndėrgjegjėsuar shqiptarėt – u shpreh pėr agjensinė z. Vijoni – se ka ardhur koha qė gjėrat tė ndryshojnė plotėsisht”.

    Kryetari i “VAZHDONI”-t, nuk pranon qė aktiviteti i Lėvizjes sė tij tė krahasohet me atė tė “MJAFT”-it, e cila, midis tė tjerash, “financohet nga tė huajt”, dhe as tė paraqitet si levė opozitare, sepse “opozita kėrkon ikjen e menjėhershme tė Nanos”, kurse ne kėrkojmė qė ai tė qėndrojė dhe tė imunizojė trupin e shoqėrisė shqiptare “si vaksina qė fut pak virus pėr tė mos ta kthyer kurrė sėmundjen”. (P.Zh.)



    08.3.2004, 18.41 – Tiranė

    Tension i lartė nė kryeqytetin shqiptar. Sot pasdite, pranė selive tė institucioneve shqiptare janė dėgjuar krisma armėsh. Dėshmitarė tė shumtė deklarojnė se kanė parė lėvizje tė dyshimta mjetesh ushtarake rreth Kryeministrisė, Radio Televizionit Publik, selisė sė Partisė Socialiste, Partisė Demokratike, etj.

    Vetėm para gjysmė ore televizioni privat “TapTop-TV” njoftoi se ka zėra se nė Tiranė po organizohet njė puē. Sipas kėtij stacioni televiziv njė i ashtuquajtur komitet pėr Sigurimin dhe Shpėtimin e Shqipėrisė, qė firmoset me siglėn “S.SH.SH”, me anė tė njė deklarate ėshtė shprehur se “institucionet kryesore shqiptare janė nėn kontrollin tonė”. Sipas deklaratės “kemi tė bėjmė me njė puē pozitiv, progresist dhe iluminist, qė synon tė eliminojė nga skena politike shqiptare kapot e piramidės rozė dhe blu”.

    Zėrat pėr njė arrestim tė mundshėm tė dy liderave partiakė, pra tė Nanos dhe Berishės, u pėrhapėn vetvetiu sot paradite, kur i pari nuk u pa nė asnjė nga pijetoret e kryeqytetit, kurse i dyti nuk u ngjir nė asnjė nga tubimet e paralajmėruara. Deklarata linte tė nėnkuptonte se puēi ėshtė bashkėorganizuar nė mėnyrė tejet sekrete me elemente brenda dy partive madhore shqiptare. “Ne i pėrmbahemi idesė makiaveliane – thuhej nė komunikatė – se qėllimi justifikon mjetin. Po e bėjmė kėtė veprim nė tė mirė tė Shqipėrisė, duke qenė tė bindur se shqiptarėt, brenda dhe jashtė atdheut, do tė na kuptojnė deri nė fund”.

    Ndėrkohė nė kryeqytet vazhdon njė konfuzion i madh, qė shtohet edhe pėr shkak tė njė black-out-i tė pazakontė tė sistemit telefonik.(P.Zh.)



    Obobo News Me Sy Nga Siglat

    Rezultati i studimit ne fjale ka krijuar nje fare habie/ngazellimi tek organizatat nderkombetare. Sipas OSBE-se, kjo duhet patur parasysh, sidomos pas paralajmerimeve te ODHIR-it, e cila ne takimet e meparshme me perfaqesuesit e partive PD, PS, AD, PSD, PBRSH, PBKD, PRSH, PLKSH, PBK dhe PBDNJ (te grupuara ne koalicionet BF e KSH) e kishte vene theksin ne kete ceshtje. OKB-ja, me ane te PZhKB, dhe ne bashkepunim me FAO-n synojne ta studjojne problemin, ndersa, nga pikepamja ekonomike do te interesohet FMN-ja, BNRZh, BERZH, USAID, dhe OECD. BB eshte shprehur vetem ne parim. Me te kenaqur BE, SHBA e KE, te cilat, se bashku me NATO-n, e shohin si deshire te RSH per integrimin e saj ne strukturat euro-atlantike dhe ne OBT. Me pak te interesuara IOM, OVI, OshAJ, OIF, UNICEF, UNHCHR dhe GjPN. Nga ana PBU, UEFA, INTERPOL dhe OBSh, nuk ka asnje deklarate : ashtu si edhe nga KLR, UNESCO dhe UNMIK-u. E vetmja qe u shpreh negativisht per besimin e verber qe kane shqiptaret ka qene SHCS (Shoqata per Cmitizimin e Siglave). (P.Zh.)



    Obobo-News-

  19. #19

    Kryeplak

    1]Nuk e kuptoj nga qeke kaq i mir informuar sa e dike qe e djathta ne ish-pushtet paska armatos popullin dhe e ka shtyre te vritet ne ato kohera??
    Kur akoma se di asnjeri te sakte dhe me fakte.
    2]Kryeplak besoj se e di ca do te thote MONOPOL??
    Kur ti qe jeton ne shqiperi nukke mundesite minimale te luftosh per ekzistencen tate.Dhe PSE?
    Sepse nuk te lejon njeri te punosh kryeplak.Sepse grykesia dhe pangopesia e majtisteve eshte aq e forte sa ndonjehere me duket sikur ky popull do kaloje prap ne sistemin e tollonave.
    Me afrimin e zgjedhjeve dhe me fillimin e ketij viti ka dale dhe lidhi i ri mbi taksat e biznesit te vogel Kryeplak,dhe besoj se ti e di qe me at biznes jetojne nje pjese e mire e familjeve shqiptare.
    E di ti ca do te thote miratimi i atij ligji??
    Thjesht Falimentimin e biznesit te vogel ne shqiperi duke vjelur taksa shume shume te larta nga ky biznes me shpresen o ZOT te shtyjme e nje vit sa te ikin zgjedhjet dhe te kemi para per fushate dhe per buxhetin e shtetit tashme te thare.
    Pra pak rendesi ka ca ndodh ne kte vit me shqiptaret.Rendesi ka te arrijme der ne zgjedhje dhe ti fitojme ,pastajca ndodh me mbrapa Zoti na ruajte.

    Po mbase ky debat ska vend per ty sepse shof se ti je aq i forte majtist sa me dukesh si nje shembull qe nuk donte as buke.as uje.as drita vec baballaret e PS te mos grindeshin.

  20. #20
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    Lightbulb kryeplakooo...

    a vella, ti mire e ke qe shkruan hulumtime te asaj natyre. madje i ke shkruar bukur. jam gjithmone dakord me ate qe the. vetem, me lejo t'i shtoj diēka, se m'u duk pak si e paplote.
    populli, nuk duhet te harroje shume gjera, dhe mendoj se nuk eshte pa palce ose shtylle kurrizore qe te harroje ēfare i ka hequr vete ne kurriz te vet gjate gjithe diteve te tij te vdekjes se gjalle.
    fakt eshte qe te gjitha qeverite qe kane ardhur ne pushtet e kane prere popullin ne bese; populli perseri vazhdon te votoje per te njejtat maska, per te njejtet arlekine.
    me kujtohet nje skeē shkodran, ku nje gjytrym ne kinema duke pare nje film, vinte gjithnje bast per kalin e bardhe. pasi humbi ēfare pati me vete, bertet i pezmatuar: "asht hera e shtate si ve bast per kalin e bardhe, dhe asnjehere s'ka fitu!" - ēfare fati i keq,,, eee? te shohesh shtate here te njejtin film, e te vesh bast per te njejtin kale?
    tani, ti e shtrove bukur problemin, qe te mos harroje(populli), do te shtoja, qe ato gjera qe ti ke renditur qe te mos i harroje, por te mos harroje gjithashtu edhe ngjarjet te cilat prodhuan ose u dhane shkas te tilla zhvillimeve.
    sot per sot ne shqiperi nuk ka alternative politike.
    nuk mund te votohet Sala, nuk mund te votohet Nano, nuk mund te votohet as Leka, dhe aq me pak mund te votohen koalicionet e tyre.
    ti po thua qe ne PD, ose PS duhet te kete njerez te afte, me dell drejtues, me dell qeverises. ti po thua qe ne shqiperi mund te jene rreth 30 parti politike.
    e pra, ne fillim ishin vetem dy, dhe per 15 vjet kemi prodhuar aq parti sa te ngopim edhe kerkesat e tregut evropian.
    fakt eshte, qe shumica e partive kane lindur si fraksione te ketyre dy partive me te medha. detyrimisht, qe alternativat perseri mbeten vetem DY.
    e kam fjalen, qe ata njerez te afte qe ti mundohesh te identifikosh ne gji te PD-se, ose PS-se, kane krijuar parti te reja, dhe nese ka mbetur ndonje tjeter akoma ne gji te "memave"(partive) te tyre, edhe ata per vete te tyre kane te gjitha premisat per te krijuar fraksione te reja; te cilat ne vetvete, gjate fushatave elektorale, perseri do te grumbullohen ne dy koalicionet e famshme, perndryshe nuk do te kene ze te mjaftueshem per t'u ējerre ne llogari te popullit. opcioni i pare, ai i bashkimit ne koalicione, sjell te njejtin rezultat, asfiksimin e zerit te ketyre fraksioneve-parti, dhe topi do t'i kaloje gjithsesi, kokave ogurzeza per te cilat folem me lart. dhe do te jene perseri keta lojtare qe do ta gjuajne penalltine ne porten e shqiperise.
    cila eshte zgjidhja, pra? kush jane ata qe mund te votohen dhe te mos bien peng te urrejtjes nderklanore, te mos bien peng te demagogjise dhe dogmave asfiksuese politike te "ajkes" se politikes se sotme?
    eshte kjo klike qe sot e njohim si "politike" qe thirri me te madhe ne 97 e me pas fjalet e pergjakshme dhe tragjike, te padegjuara ndonjehere ne historine e popullit shqiptar: "pajtim kombetar"; " te ndalim luften veri jug"; " te ruajme unitetin kombetar"... te tilla thirrje do te ishin shume me te qarta sikur te shpreheshin ne kete forme(perkatesisht): "pajtim politik"; "te ndalim luften PS-PD", "te ruajme unitetin e klases grabitqare(politikanet; PD,PS, e pafundesisht)"; por, te tilla produkte te spazmave te mentalitetit diktatorial ne shqiperi; nuk kursyen futjen ne valle te nje populli te tere, duke rrezikuar keshtu gjithe identitetin kombetar, dhe duke na vene nje emer te ri ne syte e botes; "shqiptaret anarshiste"...
    dy jane diagnozat e sakta, dhe dy edhe barnat qe i duhen dhene popullit per te genjyer vdekjen.

    1: mosparaqitje ne votime... injorim total te politikes shqiptare ne diten e votimit.
    kjo eshte nje mase teper ekstreme, por, nuk ka alternativa me te kenaqshme.
    te pakten, klasa politike shqiptare, pa dallim nuance dhe perkatesie partiake, do te merrte nje mesazh te fuqishem prej popullit; injorim total.(qe dmth humbje kategorike e besimit)
    kjo do te linte padyshim nje shije te keqe ne qarqet evropjane; por politika dhe populli duket se qenkan dy pole te kunderta.
    une nuk jam per kete mundesi, nuk do e keshilloja, por, eshte e denje per t'u analizuar(duke pare klasen politike te vendit...).

    2: paraqitje masive ne votime, dhe te gjithe te votojne vetem per nje parti.
    keshtu, parlamenti do te jete plot me njerez njengjyresh, te cilet nuk do te gezojne fatin e mire per te kerkuar alibi dhe per t'u fshehur pas "grindjeve te opozites", "dhe veprimtarine kaq te demshme te nje opozite te mundshme".
    pergjegjesia do te bjere automatikisht mbi ligjvenesit, dhe politikanet e votuar.
    po ashtu, do te jene keta politikane qe do te marrin meritat e duhura, nese zbatojne formulen e enverit: 8 ore pune, dhe jo 8 ore ne "pune".

    une jam me shume per kete te dyten, pa i dhene vlere ose ze te veēante asnje lloj rryme politike ne shqiperi. une jam gjithashtu qe te zbatohet edhe formula e te madhit Ali Pashe Tepelena,( por te mos u pritet koka...te futen ne burg per sa te doje populli):
    A) te peshohen politikanet para se te hipin ne pushtet, para se te marrin ne dore postet perkatese ne pushtet; B) te peshohen politikanet ēdo 6 muaj pune brenda mandatit te tyre; C) te behet zbritja midis peshes(mases) para ngjitjes ne pushtet, me ate pas 6 muaj pushteti. dihet si perfundon historia ketu... boll te shohesh politikanet e sotem, pa perjashtim...(vetem majkua i shkrete qe hipen 60 kile, e pas nje muaji i peshon vetem xhaketen)

    duken si gjera qesharake, por me shqiptaret kane pasur sukses te bujshem dhe te qendrueshem.

    me falni per mendimet paksa te tharta... shpresoj te mos jete ofenduar kush.

    [ps: hakelberifini, nuk e ke kuptuar drejt kryeplakun; i shkreti gati s'e permendi fare te djathten per ēfare po thua ti]

    se fundmi.

    ...demokracia eshte nje menyre e tmerrshme qeverisjeje, por eshte me e mira qe njihet...

    ....Zoti flet edhe shqip....

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. Shqiptaret, populli parahelen-perla e rradhes
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 28-04-2008, 02:11
  3. Shqiptarėt Popull Solidar
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 29-01-2006, 20:16
  4. Izraeli dhe Serbia nėnshkruajnė marėveshje mirėkuptimi
    Nga shoku_sar nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 11:55
  5. Shqiptaret, sa popull i varfer - Nga Tirana!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-04-2002, 05:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •