Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Evropa dhe vrasësit e gjuhëve

    Gjeta nje artikull te shkruar ne Greqisht nga instituti europian e gjuheve minoritare dhe kam ngelur pak i shokuar dhe keshtu po marre kete mundim - megjithese duhet te lexoje per provimet -ta perktheje te gjithe artikullin. Sigurisht keta dashamiresit e pasurive kulturore nuk kane lene pa prekur edhe realitetin e dialektit arvanitas (bravo i qofte sepse tregojne me te vertet qe ne Greqi ekzistojne edhe njerez te zgjuar e moderne).

    Ju lutem mos nderhyni deri sa te perfundoje perkthimin.

    artikullin e gjeta tek gazeta serioze greke Eleftherotipia

    flm

  2. #2
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Nje Babel per Mastricht :

    Deri ne fund te shekullit 21 mendohet se 95% e gjuheve qe fliten sot ne gjithe Planetin do jene zhdukur. Cfare ndodh me dhjetera gjuhe qe fliten ne Europe ?

    Dialog ne 45 gjuhe:
    Jane te njohura kundershtimet midis te forteve te Europes per triumfimin e njeres ose tjetres nga "gjuhet e medhaja". Mbrapa "barazise" teorike per gjuhet zyrtare te shteteve anetera te BE zhvillohet nje lufte e pashpallur ne te menyrave te ndryshme (nga e institutet gjuhesore e deri tek anektodat), me qellim poshterimin e gjuhes te nje shteti anetar nga tjetri. Por, vec ketyre gjuheve zyrtare ne kete moment ne shtetet e BE fliten edhe 40 gjuhe te tjera (shtesa ime : me shume se vet gjuhet zyrtare te BE). Behet fjale per gjuhe autoktone, te cilat fliten ne trevet historike tek te cilat linden, dhe midis tyre zbulojme disa nga gjuhet me te vjetera qe u folen ndonjehere ne Boten Perendimore, me pasuri kulturore, letrare dhe tradicionale kulturore. Ne cdo shtet anetar ekziston te pakten nje gjuhe autoktone pervec gjuhes zyrtare. Duke i'u drejtuar Parlamentit Europian ne 1987, komisioneri i atehershem z. Mosar kishte nxjerrur nje numer prej reth 50 milion qytetaresh te BE qe flasin keto gjuhe (te dyta : shtesa ime).

  3. #3
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Qytetare te kategorise se dyte :

    "Katalanishtja flitet nga me shume qytetare te BE sesa Danishtja dhe Filandishtja. Megjithate nese dua une te mesoje Katalnisht nuk mundem te futem ne programin Lingua (qe bene pjese ne strategjine arsimore europiane Socrates), sepse Katalanishtja nuk eshte gjuhe zyrtare e BE. Nje poet qe shkruan Ualisht, nje nga gjuhet me te vjetra te Europes, mund te fitoje cmimin Nobel te letersise. Por nuk mundet as te pergatisi dokumenta per te konkuruar ne Medaljen Europiane te Poezise". Keto verejtje u bene nga zoti Donal O'Riagain ne Shkurt te 1996, sekretar i pergjthshem i Qendres Europiane per Gjuhet me Pak te Perdorura, ne fjalim te hapur perballe Komisionit Europian. Nuk propozoi sigurisht zevendesimin e gjuheve syrtare te BE nga keto 40 "me pak te perdorura" gjuhe, por donte te citonte me kete shembull se akoma edhe gjuhet qe fliten nga miliona Europiane perballohen si produkte te nje nen-katigorie ne lidhje me gjuhet zyrtare. Qendra Europiane per Gjuhet me Pak te Perdorura (EBLUL) u krijua ne 1982, mbas nje simpoziumi qe u zhvillua ne Bruksel nga nje grup parlamentaresh uropiane. Qellimi i saj eshte mbrojtja dhe ngritja e rolit te gjuheve periferike sidhe e shprhjes autoktone ne tokat e shteteve anetare te BE. Eshte organizate e pavrur e cila bashkepunon me Komisionin Europian dhe Euro-parlamentin. Ka seline ne Dublin dhe sponsorizohet nga Komisioni, nga qeverite e Irlandes dhe Luksemburgut, nga qeveria periferike e Frislandit sidhe nga komuniteti gjermanfoles i Belgjikes.

  4. #4
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    aventurat e Qendres ne Greqi

    Nuk ekziston asnje shtet (europian : sh.) qe te shikoje me sy te mire veprimtarine e Qendres. Asnje qeveri nuk ndjehet mire, kur ekziston nje organ i pavarur i cili vepron si vezhgues dhe keshillues, dhe kontrollon menyren e perballimit te minoriteteve gjuhesore ne token e cdo shteti. Por qeverite greke sigurisht sfidojne qendrimin me negativ perballe EBLUL. Deri me sot, ne kudershtim me c'ka ndodh ne cdo shtet tjeter, Qendra nuk ka arritur ende te ngrej komision brenda ne Greqi. Delegatet e saj te cilet here pas here vizitojne vendin tone (Greqine : sh.) priten si agjente te ndonje armiku te padukshem ose te "interesave antigreke".
    Te pakten kater here (1987,1990,1992 dhe 1995) u ben perjekje te vendoset ne Greqi komision kombetar i Qendres. Te gjitha perpjekjet deshtuan brenda nje fryme urrejtjeje dhe keq-reklamimi. Akoma edhe sot, Qendra ka ne Greqi vetem nje bashkepunetor me titullin e "vezhguesit", Sotir Blecen. Ai vet si anetar i "Shoqates te Kultures Arumune (vllehe)" ka ndjekur tre mbledhjet vjetore te fundit te Qendres ne Bruksel. "Ne Shkurt te 1996 u perfaqesuan delegacione kombetare akoma edhe nga shtetet e reja". U gjend atje edhe kryeministri i Finlandes. Greqia mungonte plotesisht.
    "Ekziston ndrotjtje akoma edhe midis nesh. Vllehet psh. kan ndrojtje per bashkepunim me Turqit dhe Pokamet (Sllave Muslimane : shtesa ime)etj. Ekziston frika se nese krijohetnje komision i perbashket me grupet e tjera gjuhesore (Sllavomaqedonet etj.) do keqkupthemi sikur jemi elemente 'antikombetare'", na sqaron z. Bleca. "Por perfundimisht nuk i'u shpetuam. Une u izolova ore te tera ne rajonin e Policise se Nausas ne 1 Korrik 1995". Kishte "guxuar" ne ate kohe z. Bleca te shkoj ne festen vjetore te Vlleheve dhe te dorezoj tek Presidenti i Organizates Kulturore Mbaregreke te Shoqatave Arumune karten zyrtare te Qndres (Contact Bulletin) ma harten e 44 gjuheve minoritare te BE. Behet fjale per harten qe u publikua pa zhurme javen e kaluar ne gazetat athinase. "Sa pa harten e Qendres e mbeshtolli dhe thirri policet te me arrestojne (mesa duket Greket kane vene agjent te tyre ne krye te shoqatave minoritare, dhe na cajne .... neve : shtesa ime). Menjehere me rethuan nja 30 police dhe me shoqeruan ne rajon. Atje u detyrova te firmos doreheqje nga cdo pershkrim "antigrek" te kartes". Nje shprehje e vertete pendimi (ironi : sh.i.) 60 vjet mbas Metaksas (diktator fashist i Greqise : sh.i.) dhe Maniadaqit. Ne ceshtjen rol kryesor lozi edhe parlamentari i Seres Evgjenios Haitidis (per keq : sh. i.) i partise Demokracia e Re. Urrejtja e organeve shteterore kundrejt Qendres dhe frika e tyre kundrejt cdo veprimtarie te saj pershkruhen gjere tek libri propagandistik gjysem-zyrtar "Ceshtje Kombetare dhe Minoritare" te Aqile Lazarit dhe Agorose Lazarit (Komisioni i Lajmerimit per Temat Kombetare, Athine 1993). "Demi i madh, pas Homazheve te Dublinit, te cilin mosrganizimi, mosprocesizimi, mosdija, oligoria greke lejuan qe te vij ne driten e shtypit, megjithese ishte i forte parandalimi i tyre, mbetet i pashterueshem". Karakteristike eshte edhe mendimi i Aristidh Kollias, deri para disa kohesh, president i Liges Arvanitase te Greqise. "Liga Arvanitase mohoi cdo ndihme ekonomike nga Qendra, sepse mendoi qe tema mbetet e nxehte nga cdo aspekt, keshtu mund te shkaktonte negativitetin e shtetit grek dhe dyshime midis vet anetareve tane", do te shkruante tek revista "Besa" (v. 12). Sot (1997 : sht. i.) ven re se fryma eshte me e mire por "perfaqesimin e gjuhes arvanitase duan ta sipermarrin disa universitare qe as nuk din fare ta flasin. Ngase i frikesohen nje gjuhe te gjalle arvanitase, mundohen t'a kthejne ne produkt mozaik" (fjalet e Koles, sh.i).
    Neqoftese keto jane problemet qe kaloi Qendra perballe minoriteteve gjuhesore te cilat thuhet se i jane bashkuar plotesisht trungut kombetar, mundet dikush te imagjinoje pengesat qe ka perballuar Qendra gjate komunikimit me minoritetet "kombetarisht te dyshimta" te Trakes dhe Maqedonise.
    Kjo ndrojtje e shtetit grek perballe cdo perpjekje deshifrimi, permbledhjeje dhe, perfundimisht, mbrojtjes te minoriteteve gjuhesore te vendit tone pasqyrohet edhe ne ceshtjen e "Harta e gjuheve periferike dhe minoritare" te Keshillit te Europes. Behet fjale per permbajtjen e nje marreveshje nderkombetare qe u vendos nga Komisioni i Ministrave te Keshillit te Europes dhe shkrimi perfundimtar i tij zgjati nga 1984 deri ne 1992. Pavarsisht se shkrimi pergundimtar permban shume rrugedalje per qeverite kombetare, dhe nuk i mbron teresisht te drejtat e minoriteteve gjuhetare, ne fund ishin dy shtete qe kundershtuan nenshkrimin e marreveshjes : Greqia dhe Turqia.

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    larmia gjuhesore si begati

    Dhjetevjecari 90 mbeti per publikun ("edhe") te vendit tone (Greqise :sh.i.) si epoka e "zbulimit" te minoriteteve. Por ne kundershtim, me c'do priste dikush, kjo nuk do thonte fillimin e nje analize te qete te ceshtjeve qe lindin nga ekzistenca e grupeve te ndryshme gjuhe-kulturore ne shumicen e shtet-kombeve te Europes. Ne gjysmen e pare, te pakten, te dhjetevjecarit prodhimi vendas i liberave pak u shmang nga rotullimet e ndyra propagandistike te ster-literatures te fillimshekullit dhe te kohes se luftes civile (komunistet Greke kundra nacionalisteve 1946-49 : sh.i.). Persa i perket analizses se sotme europiane te ceshtjes, ligjerisht dhe politikisht, boshlleku i literatures greke eshte ne tere kuptimin e fjales "te te pushtoje merzija" (pershtatja ime). Vepra me e plote reth temes qarkulloi vetem ne mesin e vitit te kaluar nga shtepia botuese e posacme per libra ligjor (A. Sakkulas). Quhet, "statusi nderkombetar dhe europian i mbrojtjes te drejtave gjuhesore te minoriteteve dhe rendi ligjor grek" dhe u perkrah nga shkrimtari i tij, Konstandin Ciceliqi, si veper didaktorike ne Universitetin e Demokritit ne Trake.
    Shkrimtari arrin te vendosi veten perballe problemit, duke kujtuar disa konkluzione te pergjithshme reth gjuhesise sociologjistike (f.199-200) : "gjuha pasqyron lidhjet sociale te kaluara dhe te tashme sidhe mjedisin politiko-ekonomik te tyre. Sic nuk mundemi te pranojme asnje cilesi dalluese per natyren e njeriut ne kanunin e qendrueshmerise te plote te barazise, keshtu nuk eshte e mundur te ndajme gjuhet edhe menyrat kulturore te civilizizimit njerezor ne me te mira ose me te keqija, ne ato qe duhet te mbrohen dhe ne ato qe duhet te lejohen te shkelin ne rrugen e asimilimit, pra te zhdukjes". Gjithashtu "gjendja e dygjuhesise dhe pergjithesisht te shumegjuhesise sjell pasurimin e mjeteve shprehese dhe rritjen e mundesive kuptimore te personit (keshilla ime kundrejt familjeve te pashkolluara shqiptare qe detyrojne femijet e tyre jashte shtetit te harrojne Shqipen : sh.i.), krijone mundesine e hyrjes ne mjedise te ndryshme kulturore dhe sociale. Ne shkalle shoqerore pasojat jane perseri te rendesishme: perkrahjen e nje fryme te pranimit te kultures se "tjetrit", perfundon shpesh ne afrimin e komuniteteve fqinje, te cilen asnje politike nuk do mundet ta arrije ne menyre afatgjate". Larmia gjuhesore e nje shteti eshte pra nje begati dhe jo, sic duan disa botekuptime te prapambetura ta quajne, "rrezik kombetar" : "mjafton shteti me deshiren dhe politiken e duhur arsimore te krijoje rethanat e duhura per shpetimin e menyrave te ketij qytetrimi dhe kryesorja, te ndihmoje ne pranimin e plote te tij nga shumica kryesore e banuesve ne vend".
    Megjithese pjesa me interesante e librit eshte ajo qe referohet tek minoritetet gjuhesore ne Greqi, gjeresisht referohet tek statusi i tanishem reth mbrojtjes se "gjuheve me pak te perdorura" ne Europe. Fillon me gjendjen e pergjithshme (paktet nderkombetare qe u formuluan nga OKB dhe UNESCO dhe te cilat, per shkak te perpjekjes se tyre te mbulojne gjendje boterore nuk munden "te perballojne larmine e madhe specifike qe shfaqin problemet e minoriteteve") per te referuar me tej vecantisht : perpjekjet e OSBE (1975-1994), legjislaturen e Gjykates te Komunitetit Europian dhe te organeve te Keshillit te Europes, veprimtarite e Qendres per Gjuhet me Pak te Perdorura (EBLUL) por edhe tek ngritja e pakteve te vecanta sic jane "Traktati-Reforme per mbrojtjen e minoriteteve kombetare"(1994), "Harta europiane e gjuheve periferike dhe minoritare" (1992). Ky i fundit, i cili perben edhe vepren e pare ligjore te pavarur per mbrojtjen e larmive gjuhesore mbledh me nje fare menyre edhe mosperputhjet e gjithe perpjekjes - si te rezultateve qe jane arritur deri me sot ne kete fushe ashtu edhe te mosperputhjeve qe permban nevoja e harmonizimit me praktikat dhe "pikat e dobeta" te cdo shteti anetar. "Filozofia e Hartes" shkruan z. Ciceliqi " u themelua ne nevojen e mbrojtjes te karakteristikave specifike gjuhesore te grupeve te ndryshme popullore (....). Pakti nuk parashikon vetem kushtin e mosdallimit, persa i perket perdorimit te gjuheve minoritare, por permban edhe detyrimin qe shtetet te marrin masa pozitive te mbrojtjes. Qellimi i tij eshte mbrojtja sa me e mundshme e garancive per perdorimin e ketyre gjuheve ne arsim dhe ne lidhjen e personave qe i perdorin (keto gjuhe : sh.i.) me organet administrative dhe gjyqesore". Artikujt perkates parashikojne nje ser preokupimesh te shteteve kombetare, nga mesimi i gjuheve minoritare e deri ne perdorimin e tyre ne Drejtesine, organet publike dhe mediat, deri dhe ne marrjen e masave per lehtesimin e komunikimit nderkufitar ne zona me popullsira qe perdorin te njejten gjuhe ne te dy anet e kufinjeve. "Nuk do ishte e mundur me menyre tjeter pervecse te shmangen rethanat veshtiresuese per keto gjuhe qe ekzistonin ne te kaluaren dhe vazhdojne te ekzistojne, qe te zhvillohen si elemente te gjalla te qytetrimit europian", per kete nenvizon nje referim te pershtatshem te Keshillit te Europes (f. 185-6). Nga ana tjeter vendeve qe pranojne Harten i jepet nje mundesi e paperkufizueshme si ne njohjen e gjuheve minoritare edhe ne larmine e masave qe deshirojne te marrin per mbrojtjen e tyre. "Mundemi perfundimisht te themi se Harta, edhe nese nuk do mundi te plotesoje qellimet e saj, do ndihmoje -sado pak- ne rritjen e rolit te gjuheve minoritare te Europes?" pyet shkrimtari. "Pergjigja do varret me shume nga fryma e pergjithshme qe do krijohet ne Europe me lindjen e rregullave te reja te drejtesise. Statusi i ri do jet rezultat, por edhe shkak i shfaqies te nje mjedisi te ri politiko-social perkatesisht me perballimin e gjuheve minoritare".

  6. #6
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    shkrimi i popullsise ne masa "kombetarisht te dyshimta"

    Cilat gjuhe minoritare fliten sot ne Greqi? Kompozimet e njepasnjeshme qe u shfaqen dhjetevjecarin qe po pershkruajme (dmth. 1990, sepse artikulli eshte i 1997 : sh.i.) nga organe zyrtare te Europes se Bashkuar, bien ndakort ne menyre koncidente midis tyre. Ne "gjuhet me pak te perdorura" permenden Turqishtja, gjuha e Pomakeve (ose Bullgarisht) e Muslimaneve te Trakes Lindore, Sllavomaqedonishtja (ose Sllavisht) e Maqedonise (Maqedonia greke : sh.i), Arumunce (Vllehe) e Thesalise, Maqedonise dhe Epirit dhe, fund, gjuha Arvanitase e Greqise se Jugut. Koncidenca nuk eshte aspak e rastit: si baze per numrimin e gjuheve minoritare te vendit tone (Greqise), faktoret e Brukselit nuk perdoren ndonje burim "kombetarisht te dyshimte" por vet shrimin zyrtar te 1951 (pastaj Greket i ankohen Shqiperise per numrimin e popullates ne 1989 : sh.i.)- te fundit per te cilin mori mundimin te shenoje (megjithese me disa probleme, te pakten ne disa zona te caktuara) gjuhet ame te qytetareve te shtetit grek. Ne kundershtim me c'perkrahin keta "kombetaristet e flakte" zhurmefoles, shumica e kompozitave te permendura shmangen te nxjerrin konkluzione per numrin e sotem te dygjuhefolesve Greke. Thjesht referojne numrat e 1951 (92.219 Turkefoles, 18.671 Pomake, 39.855 Vllehe, 41.017 Sllavefoles Maqedone, 22.736 Arvanite), duke cituar mungesen e te dhenva zyrtare per vitet e mepasshme. Kompozita "Siguάn" (1990) do beje nje vecanti duke referuar "konkluzionet me te fundit" (sic duket me burim zyrtar) per ndarjen e grupeve gjuhesore ne brendesi te Komunitetit Musliman : 59.000 Turkefoles, 30.000 Pomake dhe 22.000 Cingane ne nje bashkesi prej reth 12.000 Muslimanesh (f.58). Persa i perket Sllavomaqedonseve perkrah se ne 1951-shin "numri i tyre duhej te ishte me i larte" nga te dhenat e numrimit, por shenon se - per shkak te urbanizimit dhe emigrimit - mbase numri i tyre do jet ulur ndjeshem (f.62). E vetmja kompozite te cilen perdore ne detyrat specifie analistika vendase eshte ajo e Komisionit te BE ("Euromozaiku") qe u publikua ne 1996. Konkluzionet e tij afersisht, gjithmone per shkak te mungeses e te dhenave zyrtare, jane keto : 100.000 Turkefoles, 30.000 Bullgarefoles (Pomake), 80.000 Shqipefoles (Arvanite) (sic duket ne numrimin e 1951, "gabimin" me te madh Greket e kishin bere me Arvanitet :sh.i.), 75.000 Sllavefoles Maqedonse dhe 50.000 Vllehefoles. Cinganet (Rome) nuk jane numruar. Si gjithmone...

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    kundershtim me kosensus

    Shkurtin e 1994, nderkohe qe therrja ne ish-Bosnjen shumekultrore kulmohej, bashkarisht Parlamenti Europian prekrahu se "pasuria e Bashkimit Europian ndodhet na larmine e pransihme. Ndertimi i Europes themelohet dhe ndihmohet me venjen ne dukje te diferencave midis popujve te saj, pikerisht per ti bashkuar me shume". Kjo marreveshje e rendesishme midis parlamentareve europiane - pavarsisht prejardhjes politike ose kombetare - u arrit mbas kater vjet pune te lodheshme te Komisionit Kulturor me teme te drejtat e minoriteteve kulturore dhe gjuhesore. Behet fjale per pranimin njezeri te artikullit shumefletesh te Mark Killilea (A3-0042-94) qe do shkaktonte medyshje te thella edhe ne Greqi. Ekspozita mbledh te gjithe lenden qe u formua ne organizatat europiane dhe nderkombetare dhe perfundon me propozime qe jo vetem numerojne "gjuhet minoritare dhe elementet kulturore te kumuniteteve te BE", por vazhdon me propozime ne fushat e arsimit, lidhjet e minoritareve me qeverite dhe ligjet, mediat, veprimtarite kulturore dhe bashkepunimin nderkufitar. Pershkrimi lidhet me minoritetet te cilat lidhen me nje zone te caktuar dhe flasin nje "gjuhe autoktone" dhe jo me Cinganet, Hebrejte dhe popuj te tjere qe nuk lidhen me nje toke te caktuar ose popullata te tjera te cilat per shkaqe te ndryshme kane emigruar ne BE keto vitet e fundit. Keshtu, te drejtat qe synohen, sipas krijuesit te ekspozimit lidhen me 40 milione shtetas (te KEE te asaj kohe qe perbehej nga 12 shtete), dhe jo me 12 milionet qe vijne nga refugjatet dhe flasin gjuhe jo-europiane (Arabisht, Turqisht, gjuhe te tjera aziatike etj.). Te tjerat, ne tjeter ekspozim, sic sqaroi Komisioni Kulturor i Euro-parlamentit.
    Duke nderuar veten eurodeputetet greke Avgerinos, Pagoropulos, Papucis, Raftipulos, Cimas (te PASOKut), Pierros, Saridaqis, Savvos (te Demokracise se Re), Alvanos, Papajanaqis (te Koalicionit te te Majtes) votuan artikullin. Te tjeret diku tjeter do gjendeshin ne ate ore (ironi :sh.i.). Por nga andej e tutje do te fillonin problemet. Elefterotipia (22/02/1994) publikon, pa asnje synim kercenues, minoritetet gjuhesore te cilat paraqet ekspozita e permendur per Greqine (Arvanisht, Arumunce, Pomakisht, Turqisht dhe Sllavomaqedonisht) dhe ngjall panikun ne klasat e "superpatrioteve" sidomos te "maqedonomakeve". Ishte, ne qoftese e mbani mend, periudha e perdorimit te "masave me te ashpera" nga qeveria greke kundrejt IRJM, dhe politika zyrtare quante se "Shkupianet, pseudomaqedone flasin nje pseudogjuhe/gjuhe te reme, gjithmone te panumrueshme dhe pothuajse jo-ekzistente ne Maqedonine greke". Keshtu, llogjikisht eurodeputetet u nxituan te japin arsyetime ("per gabimin e bere" me nenshkrimin e ekspozites : sh.i.). "Ne votimin nuk ekziston asgje reth Arvanishtes dhe Sllavomaqedonishtes (mesa duket keto dy gjuhe paskan shqetesuar me shume publikun grek : sh.i.). Te gjitha ato qe shkruhen, referohen gabimisht te ekspozimi shumfletesh i eurodeputetit Irlnadez (Killele : sh.i.), qe nuk ka rendesi as ligjore as shpjeguese. Greket europarlamentare shprehin keqardhjen e tyre sepse shfaqen dhe interpretohen ne mendimin publik si te gabuara perpjekjet e tyre te lodheshme qe forcojne qendrimin grek" shprehen per shtypin (24/02/94) zoterinjte Papucis, Lambrias, Nianias, Efremidis, Alavanos, Desillas. U munduan, keshtu, te thone se eshte tjeter gje votimi ku pershkruhen te drejtat e minoriteteve dhe tjeter gje vet minoritetet qe numrohen disa faqe me tej ne te njejtin dokument. Thua se ekziston nje deputet, kudo ne bote, qe voton ligje te bukura pa e ditur se ku referohen. Jorgo Anastasopulos raporton ekspozimin teresisht dhe flet per "gjendjen e veshtire" ne te cilen ndodhej : "nuk mora qendrim sepse nuk ishte bere ndonje kundershtim ne ekspozimin nga eurodepuetetet e tjere (sigurisht, ata nuk jane Greke : sh.i.). Luftuam sa mundem ne Komision, por gjate kuvendit nuk u be asnje nderhyrje greke sepse, e perseris, nuk ja dilej. Nuk e votova sepse ne parathenjen e saj thote disa budallalliqe (keto i thote nje eurodeputet te cilit i eshte dhene kjo drejte e madhe te jete nga perfaqesuesit europiane : sh.i.) qe teorikisht jane te drejta, por ne te ardhmen mund te na krijojne probleme" (21/02/94).
    Vetem F. Pierros dhe Mihalis Papajannaqis e diten se cfare votuan dhe nuk "u penduan". "Ekspozimi Kllilea u votua ne teresi. Une e votova sepse besoj se perben nje hap pozitiv per mbrojtjen e larmise gjuhesore ne Europe dhe nje vegel serioze per analizen e dukurive social-kulturore", shpjegon pa shtremberime per Elefterotipine (21/02/94), z. Papajanaqis.

  8. #8
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Artikulli nuk ka mbaruar ende, ekzsitojne edhe disa te dhena elmenatare per minoritetet ne shtetet e tjere te BE te cilat do mundohem t'i perkthej neser.
    flm

  9. #9
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    ata dhe keta

    Belgjike
    Ndryshime te njepasnjeshme te Kushtetutes kane ulur nevorzizmin midis dy komuniteteve kryesore gjuhesore ne vend (Frangefolesit ne pjesen juglindore te vendit dhe ata qe flasin Flamandisht, dmth. Hollandisht, ne pjesen veriore dhe perendimore). Belgjika tashme eshte pothujase nje shtet federativ me qeverisje te ndyshme te dy komuniteteve kryesore gjuhesore. Ne vend qendron akoma nje minoritet gjermanfoles prej 100.000 personash (Gjermanishtja tashme njihet si gjuhe zyrtare ne Epen dhe Sen Mit), kurse 30.000 persona flasin Luksemburgisht (ne pjesen Arlon/Arler). Ne pjesen frangefolese te Belgjikes fliten akoma disa "gjuhe periferike" (Balon-isht, Pikard-isht, Loren-isht, Kampan-isht).

    Danimarke
    Gjermanishtja flitet nga 20.000 persona ne Sud Youtland. Marreveshje dypaleshe e 1955 mbron perdorimin e Gjermanishtes ne Danimarke dhe te Danishtes ne Gjermani.

    Gjermani
    Danishtja flitet nga 50.000 persona ne Slesvig-Holstajn dhe mbrohet nga marreveshja me Danimarken. Njohje zyrtare gezon gjithashtu edhe Sorabishtja, me prej'ardhje sllave, qe flitet ne Brandemburg dhe Saksoni te ish RPG (Republika Popullore e Gjermanise, dmth. Gjermanine Lindore : sh.i.) ku Sorabet gezonin perballim pozitiv. Komuniteti i Sorabeve numrohet ne 50-70.000 persona dhe Traktati i Bashkimit (te dy Gjermanive : sh.i.) parashikon vazhdimesine e te drejtave te tyre. (Te drejtat nuk mbrohen teresisht). Ne Gjermani flitet akoma ne veri Frizishtja nga 9.000 persona ne Nord Frisland, por kjo gjuhe nuk gezon ende njohje zyrtare. Nga 2.000 veta flitet Frizishtja Lindore (Saterland-isht) ne Ninderzaksen.

    Spanje
    Pas renjes se diktatures frankiste, kushtetuta e 1978 dha te drejten e ndertimit te politikave gjuhesore ne qeverite e zonave autonome. Keshtu, pervec Kastilianishtes, cdo province quan zyrtare edhe gjuhen e saj (dmth. pervec Spanjishtes quhet zyrtare edhe gjuha lokale : sh.i.). Katalanishtja flitet ne Kataloni dhe ne Balearidet, ku kuptohet nga 90% e popullates. Baskishtja flitet nga 515.000 veta ne treven autonome te Baskeve dhe nga 50.000 ne Navara. Galikishtja flitet nga 91% e 2.753.000 banoreve te Galikise, Valencishtja nga 50% e popullates te komunitetit valencian dhe Aragonishtja nga 30.000 persona ne pllajat e Pirineut. Asturianishtja mbrohet nga Status-Harta e Astur-janeve, por nuk njihet si zyrtare. Aranishtja flitet nga disa mijera persona ne bregoren Aran te kufirit Spanje-France.

    France
    Alsatishtja (interpretim i Gjermanishtes) qe flitet ne Alsati nga 75% e popullsise mbi 15 vjec nuk gezon asnje njohje zyrtare, ngase Franca mban qendrim te ashper perballe gjuheve minoritare. Korsikishtja flitet nga 143.000 persona, por nuk njihet. Bretonishtja flitet ne Brez Izel, kurse komunitete Bretonfolese ekzistojne ne qytetet Ren, Nad dhe Paris (pergjithesisht 300.000 persona). Ne Ruasijon, 200.000 persona flasin Katalanisht, e cila gjithashtu nuk gezon as njohjen me te vogel, sic ndodh edhe me Baskishten, qe flitet nga 80.000 persona ne anen franceze te Pirineut (sic duket nuk qenka vetem Greqia problem :sh.i.). Ne 31 prefektura te Frances flitet akoma Oksitan-ishtja.

    Republika Irlandeze
    Mundet Irlandishtja (gaeigle) te jet sipas kushtetutes gjuha e pare zyrtare e shtetit, por legjislatura ndertohet ne Anglisht dhe perkthehet ne Irlandisht.

    Itali
    Sardishtja, megjithese flitet nga 1.200.000 persona, nuk njihet zyrtarisht. Perdorimi i Gjermanishtes njihet qe nga 1948-a ne Tirolon jugor. Friul-ishtja flitet ne pjesen VL te gadishullit italian nga 550-700.000 persona, e cila mbrohet nga Harte-Status specifike e Provinces. Ne 36 komunitete te provinces Friuli-Venecia Julia flitet Sllovenishtja, kurse Frengjisthja ne Vale d'Aosta dhe Pedemontio. Greqishtja flitet ne Apulia dhe Kalabri dhe numri i Grekfolesve mendohet te arrije 12.000 personat. Nuk ekziston njohja zyrtare e gjuhes (Greqishtes :sh.i.), perdorimi i saj modifikohet nga Status-Harta e provinces te Kalabrise. Ne provincen Friuli-Venecia fliten disa interpretime te Gjermanishtes. Ne provincen e Verones dhe Vicences flitet Kimb-ishtja, e afert me dialektin babarez, kurse Mohen-ishtja, gjithashtu e perafert me Babarishten, flitet ne nje pjese te Trento-s kurse Vals-ishtja ne Pedemontio dhe ne Vale d'Aosta. Reth 100.000 mendohet se jane personat qe kuptojne ose flasin Shqipen (nuk behet fjale per emigrantet por per Arbereshet : sh.i.). Ne qytetin Algero te Sardenjes flitet Katalanishtja, kurse 2.000 persona ne provincen Molize flasin Kroatisht.

    Luksemburg
    Luksemburgishtja (dialekt gjerman me ndikime franceze) eshte vendosur qe ne 1984 si gjuhe zyrtare e Dukates (Luksemburgu ka si pari te shtetit duken : sh.i.) ku Frengjishtja dhe Gjermanishtja quhen poashtu gjuhe zyrtare.

    Hollande
    Frizishtja perdoret ne provincen me veriore te Hollandes, Frislan, ku e flasin 400.000 persona. Vendimet e fundit njohin Frislanin si province dygjuheshe dhe lejojne perdorimin e gjuhes ne administrate, arsim etj.

    Austri
    Ne vend flitet Sllovenishtja (Karinthia) dhe Kroatishtja, te cilat mbrohen ne disa zona te caktuara.

    Portugali
    Ne kete shtet nuk ekzistojne minoritete gjuhesore.

    Finlande
    Finlandishtja dhe Suedishtja jane dy gjuhet zyrtare. E para flitet nga 94% e popullsise kurse e dyta nga 7%.

    Suedi
    Gjuhe minoritare jane Finlandishtja (nga 3% e popullsise) dhe Sam-ishtja qe flitet nga komuniteti laponik (10.000 persona) (une di qe Laponet jane ne Finlande, megjithate mundet qe te ket Lapone edhe ne Suedi dhe te flasin dialekt :sh.i.).

    Mbreteria e Bashkuar
    Ualisht flasin reth 500.000 persona, shumica ne Uellsin jugor. Ligji i 1967 vendos se Ualishtja duhet te perdoret ne administrate ne baze te "qendrueshmerise se barabarte" me Anglishten. Ne Skoci, por edhe ne ishujt perendimorλ dhe VP te vendit, 80.000 persona flasin Gaeldik-ishten (galdhlig), e cila nuk njihet zyrtarisht, megjithese eshte gjuha e Keshillit Ishullor te Ishujve Perendimorλ. Njohje zyrtare nuk eshte dhene as ne gjuhen irlandeze, e cila flitet ne 6 komunat e Irlandes se Veriut. Ne Kornuali po gjallerohet Kornilishtja (Keltishtja), kurse ne Hailand's flitet Skocishtja.


    Lexoni :
    Henri Giordan (dir.) "Les minorites en Europe. Droits linguistiques et droits de l'Homme" (Paris 1992, sht.b. Kime).....

    Ευαγγέλου Κωφού "Ο Χάρτης των περιφερειακών ή μειονοτικών γλωσσών του Συμβουλίου της Ευρώπης", στο συλλογικό "Τα δικαιώματα των λαών και των μειονοτήτων" (επιμ.Σ.Περράκη, Αθήνα-Κομοτηνή 1993, εκδ.Αντ.Σάκκουλα ) ...

    European Commission "Euromosaic. The production and reproduction of the minority language groups in the European Union" (Bruksel-Luksemburg 1996, sht.b. Office for Official Publications of the European Communities).....

    European Bureau for Lesser Used Languages "Mini-Guide to the Lesser Used Languages of the EC" (Bruksel 1993)....

    Miguel Siguan "Minorites linguistiques dans la Communaute Economique Europeene: Espagne, Portugal, Grece" (Bruksel-Luksemburg 1990, sht.b. Office des publications officielles des Communautes Europeenes)....


    Artikullin e perktheva une - duke lene vetem disa te dhena ne fund te artikullit per lexuesin grek, dhe duke shtuar vetem shtojcat "e domosdoshme" ne kellapa qe permbajne shpjegimet [shtesa ime] ose [sh.i.] - sic e gjeta tek adresa : http://www.iospress.gr/ios1997/ios19970209a.htm (23/12/04) e cila permban artikullin e "Elefterotipise" (09/02/1997). Artikulli eshte pak i vjeter por nuk besoj te ken ndodhur shume ndryshime (sidomos ne Greqi) ne fushen e perballimit te minoriteteve gjuhesore.

    me respekt dhe pergjegjesi Kryeplaku

  10. #10
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Shpresoj ti jepet rendesia e duhur artikullit (jo per gje por u lodha duke e perkthyer) dhe kush deshiron te japi ndonje koment ose dimension te ri reth temes eshte i mirepritur. Ajo qe me shtyu me shume te sjell artikullin eshte fakti i presioneve qe i ben Greqia (e cila shume here shtyen e dhe Eurpianet) Shqiperise se gjoja republika shqiptare sillet barbarisht me minoritetin grek dhe te tjerat. E verteta e te dhenave qe japin vet keta gazetare te ndergjegjshem greke eshte se Athina e ka humbur shansin te na tregoj si te sillemi me minoritetet kur vet ka probleme. Sigurisht kam qene dhe jam gjithmone pro te drejtave minoritare por mire do ishte te dijme se c'bejne edhe ata qe na akuzojne, qe te dime edhe si ti pergjigjemi.
    Gjthashtu artikulli sjelle fakte te cmueshme reth gjendjes se Arvaniteve ne Greqi (duhet te shenoj ketu se Arvanitet nuk e mbajne veten per minoritet etnik dhe se numri i tyre eshte shume here me i madh se 80.000 por mesa duket Komisioni i BE merr parasysh vetem ata qe flasin ende Shqip, nese dicka e tille ndodhe atehere eshte lajm teper i mire dhe duhet me ne fund t'i afrojme keta njerez sepse perbejne pasuri te madhe gjuhesore dhe folklorike te popullit tone). flm

Tema të Ngjashme

  1. Illiristika - Nezir Myrta
    Nga Henri në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 17:47
  2. Evropa dhe Islami: përvojat e përbashkëta dhe e ardhmja
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 03:45
  3. Evropa dhe Islami: përvojat e përbashkëta dhe e ardhmja
    Nga Florim07 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 16:51
  4. Përse Evropa mbyllet kundrejt Shqipërisë? (Albanistan)
    Nga ideus në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 04-01-2007, 18:40
  5. Evropa dhe Islami: Perspektiva dhe e ardhmja
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 13:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •