Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Infeksionet

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Infeksionet

    gaz.Shqip.
    -----------------
    "I infektuari ka dhimbje gjatė seksit, ka djegie tė urinės dhe sekrecione tė verdha, gati nė jeshile dhe nėse nuk kurohet shpejt, kalon deri nė infeksione tė rėnda nė organe tė tjera"

    GJIROKASTER/ Flet Laver Stroka: Eshtė sėmundje seksualisht e transmetueshme. Ja shenjat

    Gonorea, 20 veta tė infektuar
    Alarmi i mjekėve, shumica kurohen privatisht


    --------------------------------------------------------------------------------

    e.sh

    GJIROKASTER

    Njė sėmundje jo shumė e njohur nė vendin tonė, por tashmė prezente. Eshtė pikėrisht Gono-rea, e cila para njė dekade numėrohej me gishta nė tė gjithė vendin.

    Ndėrsa vetėm gjatė muajve tė kėtij viti, nė rrethin e Gjirokastrės ka arritur nė 20 raste. Alarmin pėr kėtė e ka dhėnė pėrgjegjėsi i Edu-kimit tė Promocionit Shėndetėsor nė Gjirokastėr, Laver Stroka. Po ēfarė ėshtė Gonorea? Si pėrhapet, cilat janė simptomat dhe si kurohet? Stroka ka treguar pėr Gazetėn Shqiptare, edhe shkaqet e shtimit tė kėsaj sėmundje seksualisht tė transmetueshme (SST), "e cila deri nė momentin e kurimit duhet tė konsiderohet si SIDA".

    Alarmi
    "Vetėm gjatė muajve tė kėtij viti janė shfaqur 20 raste. Ndėrsa nė shkallė viti, duke pasur parasysh shifrat e viteve tė kaluara, numri arrin mesatarisht nė 30". Kėshtu ėshtė shprehur mjeku Stroka. Sipas tij, kėto shifra nuk janė tė regjistruara, pasi tė infektuarit nga kjo sėmundje nuk kurohen nė spital, por marrin ilaēe nėpėr farmaci dhe i nėnshtrohen regjimit tė shtėpisė, pa u konsultuar me mjekėt. "Nė jopak raste, tė sėmurėt kthehen nė tė sėmurė kronikė", ka theksuar Stroka. Shkaqet e shtimit tė Gonoresė, bluzat e bardha i shohin te higjena e ulėt, mungesa e kulturės shėndetėsore dhe asaj seksuale, marrėdhėniet e ērregullta (orale, anale), si dhe mosēuarja deri nė fund e cikleve tė mjekimit. Por, pėr Strojkėn, njė rol tė madh, ndoshta edhe parėsor, nė shtimin e rasteve me kėtė virus, ka luajtur emigracioni i madh.

    Ē'ėshtė Gonorea?

    Mjeku Stroka ka treguar se ēfarė ėshtė kjo sėmundje SST, nga vjen, cilat janė simptomat dhe si mjekohet. "Njė i sėmurė e transmeton kėtė sėmundje tek i shėndoshi nėpėrmjet marrėdhėnieve seksuale; vaginale, orale dhe anale. Ndryshe nga SIDA, kjo sėmundje ėshtė e shėrueshme, diagnostikohet me antibiotikė me kurs tė plotė mjekimi, pasi pėrcaktohet diagnoza nė laboratorin bakteriologjik", ka theksuar Stroka, sipas tė cilit, "ēdo rast me Gonore, duhet tė konsiderohet edhe i infektuar me virusin mė me influencė njerėzore SIDA, derisa tė provohet e kundėrta nėpėrmjet njė laboratori". Lidhur me simptomat, mjeku ka bėrė tė ditur se, i infektuari ka dhimbje gjatė seksit, ka djegie tė urinės dhe sekrecione tė verdha, gati nė jeshile dhe nėse nuk kurohet shpejt, kalon deri nė infeksione tė rėnda nė organe tė tjera. Po sipas mjekut, sėmundja prek tė dyja sekset, por te femrat mund tė mbetet e fshehtė pėr kohė tė gjatė. Ndėrsa i vetmi parandalim ėshtė higjena dhe pėrdorimi i prezervativėve.

  2. #2
    o braro kjo eshte ajo qe i kena pas thone skollomento ne shqipri mer?po ne ksi rastesh sikur te fusnin nje shufer te nxehte e di une te hajdari e nuk beheshe per burre nja dy vjet.puuuu sa perpara ka ec shkenca mer....car paska bo frengu

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •