Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 14 prej 14
  1. #1
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,821
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime

    Miqte e mi Lamtumire!

    Kjo leter lamtumire eshte shkruar nga Markez.

    Miqte e mi Lamtumire!

    Sikur Zoti te harronte per nje moment qe une jam nje dordolec i ndrequr me rrecka dhe te me dhuronte nje cope jete mbase nuk do thosha te gjitha ato qe po mendoja, por sigurisht do mendoja te gjitha ato qe po them.

    Do i jepja rendesi gjerave jo per vleren e tyre por per domethenien e tyre. Do flija pak, do enderroja me shume, sepse cdo minute qe mbyllim syte humbim gjashtedhjete sekonda drite. Do vazhdoja kur te tjeret do ndalonin, do zgjohesha kur te tjeret do flinin. Do degjoja kur te tjeret do flisnin dhe sa do e shijoja nje akullore me cokollate!!!

    Nese Zoti do te me jepte nje cope jete, do vishesha thjesht do shtrihesha perballe diellit duke e lene te pambuluar jo vetem trupin tim por edhe shpirtin tim. Zoti im, nese do te mundesha do shkruaja urrejtjen time mbi akull dhe do prisja te dilte dielli.
    Do pikturoja nje enderr te Van Gogut mbi yje, do recitoja nje poezi te Benedetit dhe nje kenge te Sheratit...Do ishte serenata qe do i dhuroja henes. Do ujisja lotet e mi trendafilat, qe te ndjeja dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen ngjyre kuqe nga fletet e tyre.

    Ah Zoti im, sikur te kisha nje cope jete...nuk do te lejoja te kalonte as edhe nje dite pa i thene njerezve qe dashuroja se i dashuroja. Do beja cdo burre dhe grua te bese jane njerezit qe dua dhe do dashurohesha me dashurine. Te njerezit do tregoja se sa gabim bejne kur besojne se ndalojne se dashuruari kur plaken, pa kuptuar se plaken kur ndalojne te dashurojne. Femijes se vogel do t'i jepja pende, por do e lija te mesonte vete se si te fluturoje.
    Pleqve do i tregoja se vdekjen nuk e sjell pleqeria por "harresa".

    Mesova kaq gjera nga ju njerezit...
    Mesova se te gjithe duan te jetojne ne "majen e malit", pa e kuptuar se lumturia qendron ne menyren se si zbret "faqen e pjerret".
    Mesova se kur femija e porsalindur shtrengohet mbi pellemben e tij te vogel, per here te pare gishti qe zgjatet i babait te tij e roberon pergjithmone.
    Mesova se njeriu ka te drejte ta shohe tjetrin nga lart, vetem kur duhet ta ndihmoje te cohet.
    Jane kaq shume gjera qe mesova prej jush, por me te vertete nuk do hyjne ne pune, sepse kur te me mbajne te mbyllur brenda ne kete valixhe fatkeqesisht do jem i vdekur.
    Te thuash gjithmone ate qe ndjen dhe te besh gjithmone ate qe mendon.

    Nese do e dija se kjo eshte hera e fundit qe do te shihja te dilje nga dera, do te te perqafoja dhe do te te jepja nje puthje dhe do te te therrisja perseri qe te te jepja edhe te tjera.

    Nese do e dija se kjo ishte hera e fundit qe do te degjoja zerin tend, do magnetofonoja cdo fjale tenden qe te mund te te degjoja perseri, perseri.

    Nese do e dija qe keto do ishin momentet e fundit qe do te te shihja do te te thoja "te dashuroj" dhe do supozoja jo llogjikisht se e dije me pare.

    Ekziston gjithmone nje e neserme dhe jeta na jep edhe mundesi te tjera qe t'i bejme gjerat sic duhet, por n.q.s. bejme gabime na mbetet vetem e sotmja, do doja te te thoja se sa shume te dua dhe se kurre s'do te te harroj.

    E nesermja nuk eshte e sigurt per askend si i ri si i vjeter. Sonte mund te jete hera e fundit qe i shikon njerezit qe do. Prandaj mos prit me, beje sot sepse e nesermja nuk vjen kurre, sigurisht do pendohesh per diten kur nuk gjete kohe per nje buzeqeshje, nje perqafim, nje puthje dhe sepse ishe shume i zene per te realizuar nje deshire te tyre.

    Mbaji ata qe dashuron prane vetes, thuaji duke mermeritur se sa shume ke nevoje per ta, dashuroi, sillu mire gjeje kohen per ta, thuaji "me vjen keq", "me fal", "te lutem", "faleminderit" dhe te gjitha fjalet e dashurise qe di.
    Asnjeri nuk do te te mbaje mend per mendimet e tua te fshehta. Kerko nga Zoti fuqine dhe zgjuarsine t'i shprehesh. Tregoju te tjereve domethenien e tyre.

    Dergoje kete mesazh tek ata qe do. Nese nuk e ben dot, do jete si dje. Dhe nese nuk e ben kurre, s'ka problem. Fillo te besh realitet endrrat e tua.TANI ESHTE MOMENTI!!!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 21-12-2004 mė 07:43
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  2. #2
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,520
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mina!
    Shume Shume E Bukur.....
    Faleminderit Qe E Solle,na Kenaqe Sinqerisht.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    31
    Postime
    6,871
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ėshtė letėr interesante.
    Fillon me veten dhe pyetjet qė nė fund tė jep kėshillat.
    Mė pėlqen
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  4. #4
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,821
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Ju falenderoj edhe une dhe mendoj se mesazhi qe percjell ka shume vlere, natyrisht per ate qe deshiron ta lexoje. Na ndan nje hap nga vdekja dhe askush nuk e di se sa do te jetoje. Eshte e rendesishme te jetosh bukur dhe ke mundesi ta besh. Kjo arrihet nepermjet dashurise dhe arsyes. Dashuria kerkon investim emocional por qe ka vlere edhe per ate qe e fal edhe per ate qe e merr.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Mina : 21-12-2004 mė 11:18
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #5
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,821
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    I lutem moderatorit te korigjoje gabimet qe kam bere sepse kam probleme me kompjuterin dhe ndonjehere me ha germat!

    Si eshte: Do ujisja lotet e mi trendafilat
    Si duhet: Do te ujisja me lotet e mi trendafilat...(paragrafi 3-te)

    Si eshte: Do beja cdo burre dhe grua te bese jane njerezit
    Si duhet: Do te beja cdo burre dhe grua te besoje se jane njerezit... (paragrafi 4-t)
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,659
    Faleminderit
    23
    59 falenderime nė 45 postime

    Eh...sa do te doja te mendoja, veproja dhe jetoja ashtu, por...

    E bukur, e bukur eshte letra, por shume here e pallogaritshme, mė prane ideales sesa realitetit.

    Eshte e rendesishme te jetosh bukur dhe ke mundesi ta besh. Kjo arrihet nepermjet dashurise dhe arsyes
    Une do perserisja te njejten fjale me nje ndryshim te vogel..(shpresoj te mos ofendohesh...nuk kam ate qellim.)
    Eshte e rendesishme te jetosh bukur dhe kur ke mundesi ta besh.

    Te mos i fshehim vetes, apo me mire te them, te mos e genjejme ate me nje karamele sikur te ishte nje kalama, pasi jetojme ne nje bote te tille ku dashuria dhe arsyeja jane prone e interesit.
    Jane shume, shume te rralle njerezit, te cilet japin dashuri, me teper sesa kerkojne ne kembim. Por, njerezit e paskrupullt i quajne keto lloj "xhestesh" prej budallai. Sinqeriteti i tepert ne boten ne te cilen jetojme, etiketohet prej "te tjereve" si veti e budallait dhe kete e shohim cdo dite dhe kudo.

    E kush do te ishte ai qe nuk do te deshironte te jetonte bukur, pervecse njeriut te meshtė?!

    Letra nis me fjalen apo "endrren"---> Sikur... dhe perfundon me premtime boshe ndaj vetes, tashme te parealizueshem.

    Sikur keshtu, sikur ashtu...do beja kete, do beja ate...nje perseritje e cila tingellon si nje thirrje e njepasnjeshme per t'ju larguar realitetit, dicka qe eshte e pamundur.

    Mina, te respektoj ne maksimum per mundin qe more te postoje "letren," por nuk mund te fshihet fakti sipas te cilit ajo anon me teper ne nje krijim letrar mjeshteror sesa nje filozofim me realitetin, ose me fjale te tjera une do e quaja kete leter si: nje thirrje per ndryshim te natyres njerezore, ne vargun e kushtrimeve te tjera per jeten ne te kaluaren, permes nxjerrjes ne pah te shkakut te nje jete te mjeruar. E mgjth, fatkeqesisht, kushtrime te tilla, kane rene gjithmone ne vesh te shurdhėt, per shkak te realitetit krejt te ndryshem.

    Mgjth, kjo nuk do te thote se une dhe njerezit e tjere duhet te pushojne sė qėni optimist per jeten.

    Per ata qe mund te keqkuptohen, mendimi im nuk ka synim te devijoje askėnd prej mesazhit qe percjell letra, perkundrazi eshte nje reflektim me realitetin dhe nje bindje me teper, per te jetuar ne harmoni, ashtu sic duhet te jetohet.

    Shpresoj dhe uroj ne te njejten kohe qe mesazhi "human" i letres te ndryshoje sa me teper mentalitete!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EXODUS : 21-12-2004 mė 19:01

  7. #7
    thinking Maska e Sokoli
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    930
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Eshte hera e trete qe hapet kjo teme ne forum. Heren e pare eshte hapur me larg se nje vit me pare. Si spjegohet qe ky mesazh qarkullon vec neper adresat elektronike te internetit nderkohe qe publikisht nuk kam lexuar asgje mbi kete?
    Ka lexuar gje kush nga ju ne ndonje gazete, reviste? Keni pare a degjuar gje ne Tv apo radio?
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  8. #8
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,560
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Sokoli
    Eshte hera e trete qe hapet kjo teme ne forum. Heren e pare eshte hapur me larg se nje vit me pare. Si spjegohet qe ky mesazh qarkullon vec neper adresat elektronike te internetit nderkohe qe publikisht nuk kam lexuar asgje mbi kete?
    Ka lexuar gje kush nga ju ne ndonje gazete, reviste? Keni pare a degjuar gje ne Tv apo radio?

    http://www.museumofhoaxes.com/marquez.html

    Thone se ka shume cliches qe nuk i perdorte G.G.M..

    http://archives.cnn.com/2000/books/n...cia.marque.ap/

    "The only thing that worries me is that I'll die with the shame that people believe I wrote something so tasteless," he said. "I read it not long ago and what surprises me most is that my readers could believe that it was written by me."

    "E vetmja gje qe me shqeteson eshte se do vdes me turperimin se njerezit besojne qe shkrojta dicka kaq te pashije. E lexova jo shume kohe me pare dhe ajo qe me cudit me shume eshte se lexuesit e mij mund te besojne qe ishte e shkruajtur prej meje."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 21-12-2004 mė 21:35
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #9
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,821
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Nuk kuptoj se cfar po ndodh.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  10. #10
    thinking Maska e Sokoli
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    930
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Mina perse nuk thua ku e gjete?
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  11. #11
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,821
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Kete leter ma ka sjelle nje shoqja ime ate nate qe e postova? Kaq e rendesishme eshte kjo? Nuk kam marre persiper autoresine sepse e kam vendosur autorin ne krye. Letra eshte e printuar. Nuk kuptoj nje gje: Kaq te veshtire e keni te absorboni mesazhet paqesore qe kjo leter permban?
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  12. #12
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,522
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Me vjen keq qe po e lexoj vetem tani, e pse kam kohe ne forum.

    Shume e bukur vertete !
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  13. #13
    elixirs
    Anėtarėsuar
    25-09-2007
    Postime
    1,435
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Citim Postuar mė parė nga [Perla] Lexo Postimin
    Me vjen keq qe po e lexoj vetem tani, e pse kam kohe ne forum.

    Shume e bukur vertete !
    hahahha, jo mor Perla, esht fakt qe kjo leter esht botuar me emrin e Markezit, dhe esht e shkruar ne stil te tij, por esht nje shaka, sepse menjeher e ka demantuar MArkez....

    ka qen nje mashtrim

  14. #14
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,522
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga ABSOLUTE Lexo Postimin
    hahahha, jo mor Perla, esht fakt qe kjo leter esht botuar me emrin e Markezit, dhe esht e shkruar ne stil te tij, por esht nje shaka, sepse menjeher e ka demantuar MArkez....

    ka qen nje mashtrim
    PO,po patjeter !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [Perla] : 23-06-2008 mė 19:53
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Tema tė Ngjashme

  1. LDK dhe LDD, lamtumirė Rugovė?
    Nga Llapi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 13-09-2009, 08:46
  2. Lamtumire forum !
    Nga BaNi! nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 14-06-2009, 09:16
  3. Lamtumire Gostivar , Lamtumire Tetove, Lamtumire BDI !!!
    Nga faruk_01 nė forumin Shqipe nga Maqedonia
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-04-2009, 16:36
  4. Schumi i thote lamtumire ''Formula 1 '' ?
    Nga inter_forever nė forumin Sportet motorrike
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 13-09-2006, 01:13
  5. Lamtumire Robert Shvarc, njeri i punes dhe shqiptar i mire!
    Nga deti_bajri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 30-04-2003, 17:20

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •