Kompanitë e huaja do të rritin deri ne 64 milionë usd kerkimet për naftë
Tiranë, 22 Shkurt/ATSH, Nini Mano/- Kompanitë e huaja që bëjnë kërkime për naftë në Shqipëri, pritet te rrisin investimet gjate vitit 2003 deri në 64 milion usd, bënë të ditur burime të Agjencisë Kombetare të Hidrokarbureve. Kompanitë e huaja operojnë në bazë të marreveshjeve që kanë nënshkruar me këtë Agjenci prej disa vitesh dhe kane rritur investimet në zona të ndryshme të vendit, duke marrë rezultate premtuese. Sipas burimeve te mesipërme, kompania ameriakne "Oxsidental Petroleum", do të investojë 29,3 milionë usd. Në bashkepunim me njera tjetren, punojnë kompania austriake "OMV" dhe grekja "Hellenic Petrolium", të cilat parashikojnë nje investim prej 20 milionë usd, ndersa kompania franceze "Coparex" do të investojë 15 milionë USD. Me 15 Shkurt te ketij viti u inaugurua venia ne pune e nje pusi te ri nafte ne zonen Patos-Marinez, nga kompania angleze Premier Oil. Pas venies ne pune te ketij pusi, nga i cili do te meren debite te konsiderueshme, qe e kalojne disa here prodhimin nga puset e vjeter, kjo ecuri do te vazhdoje me tej, duke vene ne prodhim puse te tjere te rinj. Sipas burimeve te mesipërme do te shpohen dhe vihen ne pune gjithsej 20 puse dhe do te perdoren rreth 20,5 milion usd investime duke arritur te meret nje prodhim prej 3000 fuçi ne dite nafte ose e barabarte kjo, me 500 ton ne dite. Gjate 12 viteve te fundit, sipas burimeve te ministrise se Industrise dhe Energjitikes, kompanite e huaja qe kerkojne nafte dhe gaz ne vendin tone kane shpenzuar 350 milion usd, duke perfshire dhe kerkimet ne det. Per kete vit Albpetrol parashikon te prodhoje rrth 370 mije ton nafte./a.gj/
2003-02-22
--------------------------------------------------------------------------------
Copyright © 2001 Albanian Telegraphic Agency! Inc. All rights reserved.
Pershendetje
Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar
Krijoni Kontakt