Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Investime te reja ne kerkime per nafte

    Kompanitë e huaja do të rritin deri ne 64 milionë usd kerkimet për naftë


    Tiranë, 22 Shkurt/ATSH, Nini Mano/- Kompanitë e huaja që bëjnë kërkime për naftë në Shqipëri, pritet te rrisin investimet gjate vitit 2003 deri në 64 milion usd, bënë të ditur burime të Agjencisë Kombetare të Hidrokarbureve. Kompanitë e huaja operojnë në bazë të marreveshjeve që kanë nënshkruar me këtë Agjenci prej disa vitesh dhe kane rritur investimet në zona të ndryshme të vendit, duke marrë rezultate premtuese. Sipas burimeve te mesipërme, kompania ameriakne "Oxsidental Petroleum", do të investojë 29,3 milionë usd. Në bashkepunim me njera tjetren, punojnë kompania austriake "OMV" dhe grekja "Hellenic Petrolium", të cilat parashikojnë nje investim prej 20 milionë usd, ndersa kompania franceze "Coparex" do të investojë 15 milionë USD. Me 15 Shkurt te ketij viti u inaugurua venia ne pune e nje pusi te ri nafte ne zonen Patos-Marinez, nga kompania angleze Premier Oil. Pas venies ne pune te ketij pusi, nga i cili do te meren debite te konsiderueshme, qe e kalojne disa here prodhimin nga puset e vjeter, kjo ecuri do te vazhdoje me tej, duke vene ne prodhim puse te tjere te rinj. Sipas burimeve te mesipërme do te shpohen dhe vihen ne pune gjithsej 20 puse dhe do te perdoren rreth 20,5 milion usd investime duke arritur te meret nje prodhim prej 3000 fuçi ne dite nafte ose e barabarte kjo, me 500 ton ne dite. Gjate 12 viteve te fundit, sipas burimeve te ministrise se Industrise dhe Energjitikes, kompanite e huaja qe kerkojne nafte dhe gaz ne vendin tone kane shpenzuar 350 milion usd, duke perfshire dhe kerkimet ne det. Per kete vit Albpetrol parashikon te prodhoje rrth 370 mije ton nafte./a.gj/
    2003-02-22



    --------------------------------------------------------------------------------
    Copyright © 2001 Albanian Telegraphic Agency! Inc. All rights reserved.
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar

  2. #2
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Fuqitë e mëdha interesohen për naftën shqiptare

    Klodian Tomorri - 20/12/2004



    Sipas CIA-s, Shqipëria posedon 30 milionë ton rezerva nafte. Megjithëse rezervat shiptare zënë një peshë shumë të vogël në rezervat botërore, ato kanë filluar të bëhen objekt interesi për shtetet e mëdha


    Nafta shqiptare është bërë objekt interesi për disa nga fuqitë e mëdha në fushën e energjitikës. Kjo gjë bëhet e ditur nga një raport i nxjerrë para pak ditësh nga indeksi i ekonomisë tradicionale në Nju-Jork, Dow Jones. Në këtë raport thuhet se tregjet energjitike kohët e fundit janë karakterizuar nga shumë spekullime dhe thashetheme, të cilat kanë ardhur si pasojë e disa lajmërimeve të bëra nga Kina dhe India. Në këto lajmërime thuhet se këto dy shtete po planifikojnë të blejnë aksione të kompanive prodhuese të naftës në vendet e vogla. Në raport thuhet gjithashtu se, megjithëse rezervat e naftës ne vende të tilla si Shqipëria apo Botsvana zënë një peshë shumë të vogël në rezervat botërore, ato kanë filluar të bëhen objekt interesi për shtetet e mëdha. Ekspertët thonë se synimi i këtyre shteteve të mëdha është që ta blejnë naftën në një kohë kur tregu nuk është shumë i turbulluar dhe me një çmim të favorshëm për të rritur rezervat e tyre. Sipas një raporti të CIA, Shqipëria posedon aktualisht rreth 185,5 milionë fuçi ose afro 30 milionë ton rezeva naftë. Kjo sasi është e barabartë me konsumin botëror të afro dy ditëve. Shqipëria prodhon aktualisht rreth 450-500 mijë ton naftë bruto në vit, e barabartë me rreth 130 mijë ton diesel ose benzinë. Megjithatë prodhimi i naftës në vend, që kur kanë filluar investimet nga kompanitë e huaja, ka filluar të rritet nga viti në vit me. Gjithashtu, shpresohet se kjo kuotë do të rritet edhe më tej. Kjo gjë pritet që të bëhet e mundur nga fillimi i aktivitetit prodhues të kompanisë amerikane Oxidental, e cila ka zbuluar një vendburim nafte afër rrethit të Beratit, vendburim, i cili mund të komercializohet së shpejti. Gjithashtu, sipas burimeve të ndryshme, Shqipëria konsumon aktualisht rreth 300 mijë tonelata diesel ose benzinë në vit, nga të cilat 130 mijë prodhohen në vend dhe pjesa tjetër importohet nga jashtë, kryesisht nga Greqia. Kompanitë më të mëdha prodhuese të naftës në vendin tonë janë kompania shqiptare Albpetrol dhe kanadezja Bankers Petroleum. Githashtu, kohët e fundit ka filluar edhe privatizimi i kompanisë më të madhe përpunuese të naftës në vend, ARMO, për të cilën, sipas burimeve të ndryshme, kompani të ndryshme kanë shprehur shumë interes dhe madje kanë filluar të vijnë edhe ofertat e para.

  3. #3
    Bordi Drejtues Maska e REJDI
    Anëtarësuar
    09-02-2003
    Vendndodhja
    Switzerland/Zurich
    Postime
    244
    Nafta shqiptare nuk na del neve jome fuqive boterore.

    Fuqite boterore shpresen e vetme per te marre nafte e kane nga Iraku dhe nga asnje vend tjeter.

    -Sa per naften tone , me qender ne Ballsh , Specialistet thojne qe eshte e pa pershtatshme per ambjentin ku njeriu jeton.Dhe kjo nafte do izolohet krejtesisht dhe do perdoret vetem per te vendosur ne pune disa objekte qe punojne me lende te gazta.

    Rejdi
    |---Lojra ne PC

    Swiss^Boy

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Postime
    683
    Si tha shoku Shpati ? ?? "Po nuk pati nafte , me siguri ka grup armiqesor"

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •