Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919

    Menstruacionet

    65:4.
    E ato nga gratė tuaja tė cilave u ėshtė ndėrprerė cikli mujor (menstruacioni) nėse nuk e keni ditur, koha e pritjes sė tyre ėshtė tre muaj, e ashtu edhe ato qė ende nuk kanė pasur menstruacion. Ndėrkaq, pėr shtatzėnat afati i pritjes sė tyre ėshtė derisa tė lindin. E kush i frikėsohet All-llahut, Ai atij ia lehtėson punėn.

    Ne kuran kam lexuar nje ajet qe ne nje komentim kam degjuar se ka vajza ose gra qe periudha e nderprerjes se menstruacioneve mbas aktit seksual mund te shkoje dhe mbas tre muajve kur ka ngel shtatzene .Pyetja ime eshte kjo eshte e vertete se femra mbas tre muajsh mund te kuptohet se nga ngel shtatzene .Pra mund te kete menstruacione, edhe nese ka ngel me barre, por shenja e barres duket mbas tre muajsh me nderprerjen e menstruacioneve.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Eshte shume e vertete se mund te kesh menstruacione dhe gjate kohes
    qe je me barre, s'eshte e thene 3 apo 4 muaj, por edhe aq te shendetshme
    nuk jane se femija mund te kete ndonje pasoje...
    Ketu ne Usa te kalojne ne disa teste speciale po ndodhi kjo gje, sepse kane
    frike per demtim te fetusit..!
    Por qe eshte e mujtun kjo eshte 100% e sigurte.

  3. #3
    Citim Postuar mė parė nga Kuqalashja
    edhe per ato te grave kane filluar flasin meshkujt tane tani?

    burra-gra
    Kushedi si e ka hallin tjetri. Mos ndoshta duhet te prese 3-4 muaj!

    Jam shume dakord me postimin e shkodranes.

    Dina persa i perket pyetjes sate nuk kam pergjigje te sakte. Por nuk eshte ashtu sic e ke shkruar ti. Femija nuk ushqehet me gjak.
    Sesi eshte shpjegimi tamam, nuk e di, por kaq e di.
    Pershendetje
    Te shpėtohesh do tė thotė tė transformohesh prej Perendise, tė ribėhesh ashtu siē Ai donte qė ne tė ishim qė nga fillimi!

  4. #4
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Ushqehet nga placenta, people.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga ORIONI
    65:4.
    E ato nga gratė tuaja tė cilave u ėshtė ndėrprerė cikli mujor (menstruacioni) nėse nuk e keni ditur, koha e pritjes sė tyre ėshtė tre muaj, e ashtu edhe ato qė ende nuk kanė pasur menstruacion. Ndėrkaq, pėr shtatzėnat afati i pritjes sė tyre ėshtė derisa tė lindin. E kush i frikėsohet All-llahut, Ai atij ia lehtėson punėn.

    Ne kuran kam lexuar nje ajet qe ne nje komentim kam degjuar se ka vajza ose gra qe periudha e nderprerjes se menstruacioneve mbas aktit seksual mund te shkoje dhe mbas tre muajve kur ka ngel shtatzene .Pyetja ime eshte kjo eshte e vertete se femra mbas tre muajsh mund te kuptohet se nga ngel shtatzene .Pra mund te kete menstruacione, edhe nese ka ngel me barre, por shenja e barres duket mbas tre muajsh me nderprerjen e menstruacioneve.

    Dikush ka thene:
    Toka perreth tij po digjej dhe ai numeronte akoma yjet.
    Pra dua te them qe mos lexo vetem kuranin por edhe shkencen pasi eshte e dobishme e mbase me shum se kurani.
    Po mundohem te shpjegoj me aq sa kam lexuar :
    Femra ne te dy ijet e saj ka vendin , e vezeve te cilat ndodhen aty te fjetura qe nga momenti i lindjes se femijes femer.
    Keto veze kane nje numer te caktuar ne individe te ndryshem.,pra vjen nje dite dhe mbarojne, gje qe ndodh pak a shume rreth te 50 -ve.dhe quhet (MENOPAUZA).
    Nga ky ndryshim femrat vuajn nje peridhe te shkurter kohe per shkak te ndryshimit te ekuilibrit te hormoneve ne trup dhe te disa funksioneve te tjera qe nuk jane me.
    Cfar eshte cikli mestrual
    Cikli mestrual fillon me renien e vezes nga njera prej ovajeve ne rrugen apo ne labirinthin qe e con ne vendin ku me vone kryhet fekondacioni
    koha qe nevojitet per kete nuk me kujtohet,
    pastaj nga ky moment fillon pjekja e vezes qe korespondon me kohen e 7-8 diteve mbas mestruazioneve, nga ky moment dhe deri 5-6 dite para se te vijne mestruazionet e tjera eshte momenti me i pershtatshem per fekondim.
    Dhe ne qoftese veza nuk fekondohet deri ne diten e 26 te saj ajo fillon procesin e vete shkaterrimit te pastrimit dhe lenien e vendit te nje veze te re qe eshte duke ardhur nga ovajet dhe mund te kete fatin te fekondohet.
    Ky cikel zgjat 28 dite ne te gjitha femrat e botes , por ka edhe perjashtime per arsye dytesore qe mund te afrohet ose largoheet data.
    Cfar ndodh ne momentin kur veza fekondohet ;
    Spermatozoit jane disa milione qe turren drejt vezes por vetem me i shpejti me i forti do te hyje ne pjesen e brendshme te vezes, dhe menjehere pas hyrjes se tij , ajo mbyllet dhe nuk lejon me asnje te hyje,
    me perjashtim te rastit , kur ato hyjne ne te njejtin fraksion te sekondes
    dhe si rjedhoje kemi binjaket apo dhe me shume.
    Qe nga ky moment veza eshte e fekonduar dhe ne trupin e femres lindin disa funksione te tjera njeri prej te cileve eshte mbyllja e ovajeve deri ne lindjen e femijes pasi nuk ka me kuptim te dergoje veze kur nuk mund te fekokndohet,nje funksion tjeter eshte mbyllja e qafes se mitres qe te mos rezikoje humbjen e vezes se fekonduar e shum te tjera qe nuk dua te bej leksion ketu.
    Te gjitha keto procese dhe shume te tjera kryhen automatikisht nga trupi i femres sipas nje kodi gjenetik.

    Kam degjuar shpesh qe thone u rropem nga nje muaj rresht dhe nuk ngelem si t'ia bej, shume e thjesht pjekuria e vezes eshte rreth 14 dite nga dita e pare qe kane mbaruar mestruazionet, pastaj spermatozojt jetojne nga 48 - 72 ore ne ambjentet vaginale te femres, ose akoma me i sigurte eshte ( pap test) qe gjendet ne farmaci dhe vetem me nje te lagur urine te tregon nese veza eshte pjekur apo jo.
    Dhe pastaj djema pushka top ju befte dhe qelloni ne shenje per hajer cun apo goc nuk ka rendsi vetem shnet e jete te ket.

  6. #6
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Mbas tre muajsh nderpreje te menstruacioneve mund te mesosh seksin e femijes. Shtatzanine mund ta testosh qe ne ditet e para. Ndodh qe mund te jesh shtatzane dhe menstruacionet te vijne rregullisht.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  7. #7
    Betimi i Hipokratit
    Anėtarėsuar
    05-06-2004
    Postime
    1,081
    [QUOTE=Mina]Mbas tre muajsh nderpreje te menstruacioneve mund te mesosh seksin e femijes. Shtatzanine mund ta testosh qe ne ditet e para. Ndodh qe mund te jesh shtatzane dhe menstruacionet te vijne rregullisht.[/QUO
    seksi i femijes mund te shihet pas javes se 16. me ultrasound ndersa pas javes se 9 me amniocenteze9studim gjenetik i lengut amniotik).ndersa me laborator shifet vetem nje jave pas voneses se menstruacioneve.
    The good you do today;people will often forget tomorrow;do good anyway

  8. #8
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Misteret e menstruacioneve

    Nga DR.Adem Harxhi


    Mos u ēuditni nga titulli i kėtij shkrimi. Menstruacionet, ndonėse i provojnė ēdo muaj, shumė vajza dhe gra, akoma nuk dinė natyrėn e tyre biologjike dhe rėndėsinė qė ato kanė nė jetėn e grave.

    Shpresoj qė ky shkrim t'i ndihmojė.

    Shumica e grave e mbajnė mend mirė atė moment tė frikshėm, ditėn kur u filluan periodat e para. Ky ėshtė njė moment pėrcaktues. Nga ky moment, biologjikisht, vajza e vogėl bėhet njė grua e vėrtetė.

    Nė jetėn e njė gruaje, cikli menstrual ėshtė simbol i pjellorisė (fertilitetit); njė ngjarje e gėzuar; njė arsye e vėrtetė, qė gruaja, atė ditė, tė veshė rrobat mė tė mira e mė tė shtrenjta.

    Cikli menstrual, ndonėse ka shenja biologjike tė pėrbashkėta tek tė gjitha gratė, ai ndryshon nga njėra grua tek njė tjetėr, sepse reflekton tė gjitha problemet shėndetėsore, tė gjitha ndryshimet trupore dhe gjithēka tė re e tė papritur qė ndodh nė trupin e gruas.

    Ēfarė duhet tė dijė ēdo grua lidhur me menstruacionet?

    1- Gjėrat kryesore tė ciklit tė saj menstrual


    Cikli menstrual, jo vetėm e "kurdis" trupin e gruas, por ai, detyrimisht, i pėrgjigjet ritmit tė jetės sė saj. Ēdo cikėl ėshtė njė ndėrveprim i gjallė midis trurit, gjėndrave adrenale dhe ovareve tė gruas. Ky ndėrveprim fillon ditėn e parė tė ciklit menstrual (fillimi i gjakosjes), dhe mbaron nė ditėn e fundit tė ciklit, pra, pėrpara se tė fillojė gjakosja tjetėr. Siē e shikoni, ciklet menstruale, pa ndėrprerje, ndjekin njėri-tjetrin.

    Tek njė vajzė normale, periodat e para (menarche) fillojnė kur vajza ėshtė 12 ½ vjeēe (mesatarisht) dhe pėrfundojnė (menopauza), kur gruaja arrin moshėn 51 vjeēe (mesatarisht).

    Midis kėtyre viteve, ēdo grua normale pritet tė ketė mė shumė se 450 perioda

    Ashtu siē ndodh me shumicėn e problemeve shėndetėsore, edhe cikli menstrual i ēdo gruaje "normale", ėshtė i ndryshėm. Kjo ėshtė pasojė e biokimisė sė saj tė veēantė dhe e shumė faktorėve tė tjerė si, dieta qė mban, ushtrimet qė bėn, stresi qė pėrjeton, si dhe nga shumė shqetėsime tė tjera tė shėndetit.

    Cikli menstrual i shėndetshėm zgjat nga 24 ditė deri 36 ditė. Ato gra qė e kanė ciklin menstrual mė tė shkurtėr ose mė tė gjatė se kaq, shpesh, kanė tė prishur balancėn hormonale, ose kanė probleme gjinekologjike, qė duhet tė diagnostikohen nga mjeku.

    2-Cikli menstrual ėshtė i ndarė nė dy faza

    Tek ēdo grua cikli menstrual ėshtė i ndarė nė dy faza:

    a-Faza folikulare
    b- Faza luteale


    Duhet tė dini se: Cikli menstrual nuk ka tė bėjė vetėm me ndryshimet hormonale dhe rrjedhjen e gjakut, por ka tė bėjė edhe me marrjen e informacionit dhe aftėsitė krijuese tė gruas. Kjo do tė thotė se gratė e marrin dhe e pėrpunojnė informacionin nė mėnyra tė ndryshme, nė kohė tė ndryshme tė ciklit tyre.

    Faza e parė e ciklit menstrual, ose faza folikulare, ėshtė koha e energjisė mė tė madhe dhe e krijimtarisė mė tė lartė pėr gruan. Duke filluar nga dita e parė e periodave, trupi i gruas ėshtė nė njė stad ngjitjeje. Ovaret fillojnė tė pjekin disa mijėra folikula, qė mbajnė brenda tyre vezėt e gruas. Kjo koincidon me njė ndjenjė rinimi dhe vitaliteti tek gruaja.

    Faza folikulare pėrfundon me ovulacionin, kur estrogjeni dhe testosteroni arrijnė nivelet e tyre mė tė larta nė trupin e gruas. Zakonisht, vetėm njė vezė lėshohet nga njėri ovar ēdo muaj. Veza kalon nė tubin e Fallopit, ku ajo ėshtė e aftė tė jetojė pėr rreth 24 orė.

    Ka shumė rėndėsi tė dihet se faza folikulare, ėshtė faza e lulėzimit hormonal tė gruas, qė e nxit gruan pėr tė arritur kulmet e krijimtarisė emocionale dhe mendore. Planifikoni t'i bėni punėt tuaja mė tė mira, tamam nė kėto ditė tė bekuara tė ciklit tuaj menstrual. Ky ėshtė njė avantazh shumė i madh, qė "nėnė natyra" u ka dhuruar grave.

    Pas ovulacionit ,gruaja hyn nė fazėn luteale. Trupi i gruas fillon tė bjerė nga zeniti dhe nga forma krijuese, nė atė qė quhet "krijimi i ēerdhes" (nesting). Nė kėtė fazė, sasia e progresteronit rritet, sepse ai duhet tė pėrgatisė uterusin pėr tė pritur vezėn e fertilizuar. Kjo ėshtė koha pėr reflektim dhe kur gruaja kthehet nga vetja. Nė kėtė moment gruaja grumbullon rezervat qė i duhen pėr dy jetė: tė sajėn dhe tė fėmijės.

    Shkencėtarėt mendojnė se ėshtė me shumė rėndėsi qė, nė fazėn luteale tė ciklit, gratė tė dėgjojnė me kujdes trupin e tyre dhe tė ngadalėsojnė ritmin e jetės. Ata thonė se koha para fillimit tė gjakosjes (koha premenstruale), mund tė nxjerrė nė pah probleme shqetėsuese pėr gruan. Nė kėtė periudhė tė ciklit, gruaja zbulon dėshirat dhe intuitėn e saj subkoshiente. Kjo ėshtė ajo qė shkencėtarė tė ndryshėm e quajnė informacioni "lunar", qė ėshtė njė lidhje e fuqishme e ciklit menstrual me ciklin e Hėnės.

    Nė qoftė se gruaja do tė jetė e kujdesshme dhe do tė mbajė njė ditar me ndryshimet qė ndjen nė ciklin menstrual, kėto do ta ndihmojnė pėr tė kuptuar shqetėsimet qė shfaqen nė kėtė periudhė.

    3- Ovulacioni, eveniment me rėndėsi

    Ovulacioni ėshtė njė moment tjetėr i rėndėsishėm i ciklit menstrual. Pėr arsyen qė cikli menstrual i gruas mund tė jetė i shkurtėr ose i gjatė, dhe pėr faktin qė ai mund tė ndryshojė nga muaji nė muaj, ėshtė me shumė rėndėsi qė gruaja tė pėrcaktojė ditėn kur do tė nxjerrė vezėn, pra, ditėn kur ndodh ovulacioni.

    Faza luteale e ciklit menstrual, ose faza e dytė qė fillon pas ovulacionit deri sa fillon gjakosja, ėshtė, gjithmonė, 14 ditė e gjatė.

    Faza e parė e ciklit menstrual, ose faza folikulare, ndryshon shumė pėr nga gjatėsia. Njė grua mund ta nxjerrė vezėn (ovulon) nė ditėn e 10-tė tė ciklit, ndėrsa njė tjetėr ovulon nė ditėn e 22-tė tė ciklit. Kjo varet nga gjatėsia e ciklit dhe nga kushtet e gruas nė kėtė moment tė jetės sė saj.


    Ēdo grua duhet ta dijė kur e ka kohėn e ovulacionit. Kjo ka shumė rėndėsi pėr shtatzėninė dhe pėr jetėn e saj seksuale. Shumė gra, rreth kohės sė ovulacionit, provojnė njė nxitje tė interesit pėr seks. Gruaja, nė kėtė periudhė, ndjen se dėshiron tė kėrcejė mbi partnerin e saj.


    Ka shumė gra qė mund ta ndjejnė kėtė dėshirė tė theksuar pėr seks, por ato nuk e lidhin domosdoshmėrisht me momentin e ovulacionit nė ciklin e tyre menstrual. Nuk e konsiderojnė si njė kėrkesė tė proceseve biologjike, qė janė duke u zhvilluar nė trupin e tyre. Shumė gra e ndrydhin dhe e neglizhojnė kėtė kėrkesė tė trupit.


    A nuk ėshtė dėshira e zjarrtė pėr seks gjatė ovulacionit, njė arsye mė shumė qė gratė tė mbajnė njė ditar?


    Njė ditar qė t'i ndihmojė pėr ta pėrcaktuar kėtė ditė qė mė parė dhe ta planifikojnė pėr intimitetin seksual mė tė preferuar. Shumė gra ndjehen mė tė nxehta dhe seksualisht mė receptive kur afrohet dita e ovulacionit.


    Ky zgjim i formės seksuale gjatė ovulacionit na kujton pėrsėri e pėrsėri rrėnjėt tona si qenie biologjike. Ndodh tamam si tek kafshėt. Femrat e tė gjitha specieve, bėhen mė tė nxehta dhe mė tė interesuara pėr seks, nė atė moment tė ciklit menstrual, kur ato janė mė fertile.


    Studimet kanė treguar se gratė, nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme, mendojnė mė shumė pėr seksin kur janė rreth ovulacionit. Nė njė studim tė Universitetit tė Kalifornisė nė Los Angeles dhe nė Universitetin e Wisconsinit, Eau Claire, nė vitin 2006, u konstatua se gratė janė mė tė interesuara pėr veshjen dhe rregullimin e flokėve, nė periudhėn kur u afrohet ovulacioni.


    Ditėt kur gratė vishen mė hijshėm dhe hyjnė e dalin mė shumė nė sallonet e bukurisė, janė ditėt rreth ovulacionit. Kėtė duhet ta dinė edhe burrat.


    Nė dy studime tė vitit 2000, nė Universitetin e Indianės dhe tė Institutit Kinsey tė New York-ut, u konstatua se, gratė, gjatė fazės folikulare tė ciklit menstrual, pėrgjigjen me eksitim seksual mė tė fortė ndaj erės sė burrave (nuhatjes sė kanatjereve tė palara tė burrave). Kjo gjė nuk ndodh gjatė fazės sė dytė ose luteale tė ciklit menstrual.


    Tė ndėrgjegjshme, ose tė pandėrgjegjshme pėr eksitimin e tyre seksual tė shtuar, fakti shkencor ėshtė ky: Trupi i grave pėrgjigjet seksualisht shumė mė mirė, atėherė kur ato janė potencialisht mė fertile.


    Rreth 20 vjet mė parė, nė institutin e psikiatrisė Max-Plank, nė njė studim shkencor, ishte arritur nė njė konkluzion tė ndryshėm. Sipas kėtij studimi, interesi seksual i grave ėshtė mė i lartė, menjėherė pas periodave tė tyre.


    Ky studim, sipas atyre qė e kanė bėrė, padyshim, ilustron tendencėn moderne: Shumica e grave, qė sot nuk duan tė mbeten shtatzėna, ēlirohen seksualisht menjėherė sapo ndėrpriten menstruacionet, koha kur ato nuk janė fertile. Pikėrisht nė kėtė moment, ato ndjejnė njė shpėrthim tė libidos.


    4- Sindromi premenstrual dhe stresi


    Sipas studimeve, mė shumė se 90% e grave provojnė disa lloje shqetėsimesh nė javėn qė i ēon ato tek shfaqja e periodave. Kėto shqetėsime pėrmblidhen nė termin sindromi premenstrual.


    Nė javėn para se tė fillojnė periodat, ndryshimet hormonale qė ndodhin nė trupin e gruas, bėjnė qė ajo tė ndjehet e uritur, edhe pse nevojat e saj kalorike nuk kanė ndryshuar.


    Nė qoftė se gruaja dėshiron ta ruajė peshėn e saj, ajo duhet t'i rezistojė kėrkesės pėr tė ngrėnė. Ajo nuk ka nevojė pėr ushqim ekstra. Mendja e saj po ia luan kėtė rreng. Mbllaēitja nuk ėshtė simptomi i vetėm i PMS-sė. Nė fazėn luteale tė ciklit menstrual, siē dihet, niveli i progesteronit rritet shumė.


    Ėshtė kjo arsyeja qė shumė gra ndjejnė fryrje nė bark, ndjehen tė depresuara dhe kanė simptoma tė tjera. Por gratė janė tė ndryshme. Disa kanė mė shumė shqetėsime premenstruale para ovulacionit, tė tjera i kanė pas tij.


    Faza folikulare ėshtė e pasur me estrogjen. Kjo sasi e shtuar e hormonit mund tė jetė shumė e mirė pėr disa gra, por bėn kėrdinė tek disa tė tjera.


    Pėrveē ndryshimeve hormonale, qė janė, padyshim, pėrgjegjėse pėr shqetėsimet e sindromit premenstrual, ka edhe njė faktor tjetėr qė e rėndon situatėn.


    Shumica e ekspertėve nė tė gjithė botėn, mendojnė se stresi e shkatėrron ciklin menstrual tek gruaja. Ata mendojnė se njė ndėr shkaqet kryesore qė e pengojnė gruan tė nxjerrė vezėn, pra e bėjnė tė paaftė tė ngjizet, ėshtė stresi.


    Receta mė e mirė pėr harmoninė menstruale ėshtė: pushimi i mjaftueshėm, ushtrimet fizike dhe ushqimi i mirė. Gruaja duhet tė dijė tė dėgjojė menēurinė e trupit tė saj.


    Tė pėrgjigjet mirė ndaj kėrkesave tė trupit dhe tė mos i neglizhojė kėto kėrkesa. Shqetėsimet qė ngrenė kokė dhe qė quhen shqetėsimet premenstruale, ndryshojnė shumė thellė ciklin menstrual tė gruas dhe tė gjithė jetėn e saj.


    5- Faktori cervikal

    Njė ēift qė kėrkon tė ngjizė njė fėmijė, siē ėshtė thėnė shpesh, duhet tė dijė kur ndodh ovulacioni. Por ka edhe njė hollėsi tjetėr tė rėndėsishme, qė ēiftet nuk e dinė dhe nuk interesohen pėr tė, kur kėrkojnė tė ngjizin fėmijė. Ky ėshtė i ashtuquajturi lėngu cervikal.


    Pėr kėtė faktor, qė ju keni mėsuar nga doktori dhe mamia e juaj, unė do tė them vetėm pak fjalė, sa pėr t'u kujtuar se ky faktor ka shumė rėndėsi kur bėhet fjalė pėr fertilitetin.


    Ėshtė fakt se, shkaku qė disa ēifte nuk bėjnė fėmijė me rrugė natyrale, mund tė jetė lėngu cervikal. Ky lėng, nė kėto raste, nuk ka atė cilėsi tė lartė, qė t'i ēojė spermatozoidet nė tubat e Fallopit.


    Veza e ēliruar nga ovari rron vetėm 24 orė. Kjo do tė thotė se spermatozoidet duhet tė takohen me atė sa mė shpejt. Qė spermatozoidet ta bėjnė kėtė, ato duhet tė ndihmohen nga lėngu cervikal special fertil, gjatė ovulacionit. Ky lėng cervikal fertil quhet spinnbarkeit dhe ka pamjen dhe konsistencėn e tė bardhės sė vezės. Kjo ndihmon qė tė ngjizen bebet.


    Imagjinoni: Ju keni ngatėrruar ditėn e ovulacionit. Nė kėtė rast, ju nuk keni humbur vetėm vezėn, por edhe lėngun cervikal qė ndihmon spermatozoidet tė arrijnė tek veza nė kohėn e duhur. Sot ėshtė vėrtetuar shkencėrisht se, njė ilaē qė doktorėt e japin me recetė dhe qė ėshtė shumė popullor pėr mjekimin e infertilitetin, clomidi, e than kėtė lėng vital dhe nė vend qė ta ndihmojė ngjizjen, e pengon atė.


    Spermatozoidet mund tė jetojnė brenda trupit tė gruas deri njė javė, ndėrsa veza 24 orė. Nė kėto kushte, ėshtė e kuptueshme se ditėt mė fertile tė gruas, janė 3-4 ditė pėrpara ovulacionit dhe nė kėto ditė duhet tė planifikohet marrėdhėnia seksuale pėr ngjizje fėmije.


    Nga sa thamė, ndonėse fare shkurt, kuptohet se dijenitė pėr ciklin menstrual janė tė domosdoshme. Cikli menstrual luan njė rol me shumė rėndėsi nė jetėn e gruas dhe ēdo grua duhet ta dijė mirė ciklin e saj menstrual.

    Tė dini ciklin menstrual, do tė thotė tė dini veten tuaj!

    Shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [Perla] : 07-06-2009 mė 11:00
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #9
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Pėr: Menstruacionet

    .................
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga broken_smile : 27-09-2014 mė 15:05 Arsyeja: postim i dyfishte

  10. #10
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Pėr: Misteret e menstruacioneve

    ndoshta jo te gjitha i njohin, ndaj vendosa ta ndaj informacionin ketu se mbase per disa femra jane te nevojshme. jane kupa qe sherbejne per te mbledhur gjakun menstrual, vendosen brenda ne vagine dhe mbahen deri ne 8 ore. me pas derdhet gjaku, shpelahen me uje dhe rivendosen perseri. cdo cikel sterilizohen me produktin e posacem e mund te riperdoren deri ne 5 vjet nese mirembahen si duhet. jane prej silikoni, analergjike, pra nje alternative e mire e tamponeve apo absorbenteve klasike, sepse nuk krijojne irritacion dhe humbje gjaku ne rast se cikli eshte i gjate me shume gjakderdhje. pervec kesaj largohet edhe era e keqe. tipi qe perdoret me shume quhet MoonCup, e me thane se gjendet ne amazon rreth 30 euro.

    fotot te linku:

    http://www.mooncup.it/assets/images/...ooncup_box.jpg

    http://www.universoecologico.info/Mo..._Piegatura.jpg

    http://www.viafarmaciaonline.it/medi...file_34_40.jpg

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •