28 dhe 29 nėntori “nė tranzicion”

SHKELQIMI DHE ZBEHJA E PERKOHSHME E NJE KRENARIE KOMBETARE

“Ndėrsa klima politike nė Shqipėri jeton ēdo vit njė fazė tė re konfliktualiteti, pak detaje tė kujtojnė nė fund tė nėntorit se shqiptarėt festojnė Shpalljen e Pavarėsisė dhe ēlirimin nga nazistėt”.

Nga Kristi Pinderi

Vaclav Havel, personaliteti i kulturės dhe i politikės botėrore, nė njė fjalim tė mbajtur nė vitin 1995 nė Universitetin e Havardit u shpreh se, gradualisht dhe nė mėnyra tė ndryshme, kanė ndryshuar zakonet tona, relacionet tona kundrejt botės, modelet tona tė sjelljes, si dhe vlerat qė ne i pranojmė edhe i njohim!
Dramaturg i njohur, i zgjedhur si presidenti disident i Ēekosllovakisė nė vitin 1989 dhe i Republikės Ēeke nė vitin 1993, Havel pranoi nė njė mėnyrė gati drithėruese gjatė kėtij fjalimi historik se, “gjithsesi, mė lart, ėshtė vetėm njė shtresė shumė sipėrfaqėsore e shoqėrisė globale njerėzore, nė thellėsi tė sė cilės fshihen kultura tė shumta, njerėz, fe, zakone, si dhe tradita tė ndryshme historike, apo edhe sjellje origjinale...”. Nė shumėllojshmėrinė e kulturave, e parė nė kontekstin e globalizmit, festat kombėtare, sidomos tė kombeve europiane marrin njė tjetėr konotacion.

28 nėntori i vitit 1912 dhe 29 nėntori i vitit 1944 janė festat mė domethėnėse tė kombit shqiptar. Por, nėse gjatė 5 dekadave tė komunizmit, ato janė festuar nė mėnyrė madhėshtore, gjatė 14 viteve tė pluralizmit politik nė vendin e vogėl ballkanik, festimi i tyre ka pėsuar shumė ndryshime. Ndryshime qė vazhdimisht janė ndikuar, herė pozitivisht dhe herė negativisht nga politika apo interesat e ngushta partiake. Bela, njė 25 vjeēare nga Tirana kujton se pėrpara viteve ’90-tė, festimi i 28 dhe 29 nėntorit kishte njė tjetėr kuptim. Ajo mban mend qė “gjithēka nė atė periudhė ishte e organizuar nė mėnyrė komplekse pėr njė festim madhėshtor”. “Ndėrsa sot mė duket se kėto festa janė pėr tė rinjtė vetėm dy ditė pushimi, dy ditė larg shkollės apo punės”, thotė ajo. Eshtė pothuajse e pamundur tė takosh nė rrugėt e Tiranės njė 13 apo 14 vjeēar tė ndėrgjegjshėm se festat kombėtare janė mė tė rėndėsishme se festat e fundvitit! E megjithatė, shumica e tyre mban mend shumė mirė se 4 korriku ėshtė dita e Pavarėsisė sė SHBA!
Mos ndoshta tek shqiptarėt e sotėm mungon ndjenja e patriotizmit? Mos ndoshta, mungon organizimi, apo vlerėsimi i rėndėsisė historike qė mbartin datat 28 dhe 29 nėntor?
Pak pas ardhjes nė pushtet tė Partisė Demokratike, sot partia opozitare mė e madhe nė vend, nė Kuvendin e Shqipėrisė u debatua ashpėr pėr festimin apo jo tė 29 nėntorit, bashkė me 28 nėntorin. Duke qėnė se 29 nėntori, njė datė qė pėrkon me tė njėjtėn datė historike pėr ish-Jugosllavinė, kishte qėnė pėr komunistėt qė pretendonin tė kishin udhėhequr vendin drejt fitores mbi gjermanėt, njė krenari, Partia Demokratike vendosi qė Ēlirimin e vendit nga pushtuesit nazistė ta festojė nė tė njėjtėn datė me festėn e Pavarėsisė, pra nė 28 nėntor. Kėtu nisi edhe konfuzioni tek qytetarėt, njė pjesė e tė cilėve u bindėn pėr kėtė gjė, ndėrkohė qė pjesa tjetėr, natyrisht pėrjetoi vetėm konfuzion.
“Unė mendoj se politika ka ndikuar gjithmonė negativisht pėrsa i pėrket dy festave kombėtare”, shprehet gazetarja e njohur Flora Nikolla. Madje, ajo ėshtė e bindur se ndikimi negativ i politikės, si dhe ndikimi i ngushtė i interesave partiake, ka ēuar nė ēarjen e moralit kombėtar.
Ndėrsa klima politike nė Shqipėri jeton ēdo vit njė fazė tė re konfliktualiteti, pak detaje tė kujtojnė nė fund tė nėntorit se shqiptarėt festojnė Shpalljen e Pavarėsisė dhe ēlirimin nga nazistėt. Prej gati njė dekade, atmosfera festive nė Tiranė mjaftohet mė 28 dhe 29 nėntor tė ēdo viti me disa flamuj tė vendosur nė rrugėt afėr qendrės sė qytetit dhe me urime tė vakta nga politikanėt, ndėrsa agjenda e aktiviteteve artistike nuk ka thuajse asnjė lidhje me Ditėn e Pavarėsisė apo atė tė Ēlirimit, edhe pse kėto data kombėtare vlerėsohen si ditėt mė tė rėndėsishme pėr historinė e shqiptarėve. Prej vitesh Shqipėria i ka harruar manifestimet e bujshme me rastin e festave tė nėntorit, tė cilat duket sikur tashmė shėnohen nė kalendarin e administratės dhe tė institucioneve arsimore vetėm si ditė pushimi.
Mė shumė se njė dekadė pas rrėzimit tė regjimit komunist nė Shqipėrinė qė u kushtonte njė vėmendje tė jashtėzakonshme festimeve tė tilla qė shėrbenin pėr tė demonstruar "njė realitet plot shkėlqim", shqiptarėt kanė filluar tė mendojnė mė pak pėr rėndėsinė historike tė tyre dhe tė dyshojnė seriozisht nė vlerėn qė kanė gjatė tranzicionit, festimet e bujshme nė pėrgjithėsi.
Fiorela Shalsi, psikologe, njėkohėsisht pedagoge nė Fakultetin e Shkencave Sociale mendon se shqiptarėt ndjehen tė lodhur nga njė tranzicion mė tė gjatė se njė dekadė. Tė impenjuar nė problemet dhe nė rutinėn e ditėve tė zakonshme qė shoqėrohen me jo pak andralla tė informacionit (politik) qė serviret gati gjithmonė "egėrsisht" nga televizionet e shumta private, qytetarėt preferojnė mė pak se dikur festat masive...
Tregues i njė gjendje qė mund tė konsiderohet edhe si plogėshti, vazhdon tė mbetet nė fund tė fundit fakti qė tek shumė qytetarė ėshtė zhdukur ndjesia e komunitetit. Disa analistė vlerėsojnė se, "kemi filluar tė mendojmė vetėm pėr mirėqėnien personale". Gjithsesi, nuk e pėrjashtojnė filozofinė se, "nė fund tė fundit ēdo individ do tė ndjehej mirė sikur tė ndjehej mirė e gjithė shoqėria". Kėshtu, disa sociologė mendojnė se shqiptarėt, pas njė regjimi thuajse 50 vjeēar komunist qė i vendoste interesat dhe ideologjinė e shoqėrisė qė kishte krijuar vetė, mbi interesat individuale, u ndjenė tė ēliruar nga "ky detyrim" nė momentin mė tė parė tė rėnies sė vetė regjimit.
Klotilda Harka, gazetare, shprehet se gjatė regjimit komunist, organizimi i festave kombėtare ishte njė detyrė shtetėrore. I tė njėjtit mendim ėshtė edhe studiuesi i njohur Moikom Zeqo, drejtor i Muzeut Historik Kombėtar. Ai shprehet se “shoqėria shqiptare ishte e organizuar shtetėrisht, ndėrsa vitet e fundit iniciativėn pėr tė organizuar festime tė tilla si ato pėr festat kombėtare, duhet t’i marrin pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile”. Qytetarėt e kanė tė vėshtirė tė ndjehen pjesė e njė festimi tė pėrbashkėt, edhe kur ky festim ėshtė simboli i dy festave qė nė fund tė fundit treguan vlerat e bashkimit tė shqiptarėve, aq pak tė shfaqura gjatė historisė sė tyre.
Atmosfera e munguar festive mė 28 dhe 29 nėntor tė viteve tė fundit, kur politikanėt mjaftohen me njė pritje "tė mbyllur" nė Pallatin e Brigadave, mė shumė se mungesė nė organizim, tregon se shoqėria shqiptare sot vuan pasojat e njė kulture tė pėrgjithshme qė nė thelbin e saj, ndoshta, nuk pėrjashton ndjenjėn e patriotizmit, por demonstrimet apo festimet e bujshme. Tė lodhur nga njė stres i pashmangshėm, shqiptarėt preferojnė t’i evitojnė ngarkesat emocionale, qofshin kėto pozitive!
Njė mbrėmje, jo shumė kohė mė parė, isha ulur nė njė kafe tė qetė nė njė nga rrugėt e lagjes romake nė Bolonja. Mė bėnte shumė pėrshtypje qė tė rinjtė tė cilėt kalonin buzė tavolinės ku unė po pija njė “Caffe de Paris”, ngjanin kaq shumė me tė rinjtė shqiptarė. Kalonin atje edhe tė rinj kinezė, tė rinj tė racave tė ndryshme e megjithatė ngjasonin aq shumė me njėri-tjetrin! Veshur me blue-jeans, me flokėt me xhel, ndoshta me njė coca-cola ne dorė, mė kujtonin shumė tė rinjtė qė i shikoj aq shpesh nė rrugėt e ngushta tė ish-Bllokut nė Tiranė. M’u kujtua edhe njėherė fjalimi i Vaclav Havelit mbi globalizmin dhe multikulturalizmin... “Kulturat e ndryshme si dhe traditat historike apo mėnyrat e sjelljes qė fshihen nėn sipėrfaqen e shoqėrisė njerėzore, atė sipėrfaqe qė shumėkush sot e quan globalizėm, do tė vijė njė ditė kur do tė duan tė dėgjohen...”.
Kuptova se shoqėria njerėzore nė kėtė planet, pavarėsisht pjesės sė dukshme tė saj, nuk do tė mund tė fshijė nga geni i vet dallimet kombėtare, vlerat dhe ndjesitė e formuara gjatė shekujve.
Jam i bindur se shumė shpejt do tė dimė tė vlerėsojmė mė mirė 28 dhe 29 nėntorin, pasi nuk mund tė ketė emancipim pa ndėrgjegje kombėtare, aspak ksenofobe, por tė ndėrlidhur me kombet e tjera. Sepse gjėrat e mėdha nuk harrohen!


marre nga Prestige (v. 36)