Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Shėn Spiridhoni - 12 dhjetor

    Shėn Spiridhoni Ēudibėrėsi dhe Peshkopi i Tremithus
    Tremithus (viti 348)

    Tropari ne tonin 4
    Ti ju shfaqe tufes tende si nje ligj i besimit,
    Nje imazh i peruljes dhe nje mesues i maturise.
    Fale perulesise tende, qielli i hapi dyert per ty,
    Fale varferise tende, pasuri tu falen ty.
    O peshkopi i shenjte Spiridhon, lutju Krishtit Zotit tone qe te shpetoje shpirtrat tane.

    Tropari ne tonin 1
    Ti dole si nje kampion ne keshillin e pare,
    Dhe si nje cudiberes o i frymezuari-nga-Zoti Spiridhon, Ati yne.
    Sic i fole nje te vdekuri ne varr,
    Sic e shnderrove gjarprin ne flori.
    Dhe kur kendojme lutjet e tua o i shenjte, engjejt festojne bashke me ty.
    Lavdi Atij qe te lavderoi ty!
    Lavdi Atij qe te dhuroi ty nje kurore!
    Lavdi Atij qe nepermjet teje u fal sherrim te gjitheve!

    Kontakioni ne tonin 2
    I frymezuar nga dashuria e Krishtit, o i tereshenjti Spiridhon,
    Ti fluturove mbi krahet e Shpirtit ne nje soditje te pastert!
    Dhe u bere nje Altar i sakrifices ne jeten tone Apostolike,
    Duke iu lutur Zotin qe Ai te na ndricoje ne te gjitheve!



    Shen Spiridhoni i Trimithontos ka lindur aty nga fundi i shekullit te trete ne ishullin e Qipros. Ai ishte bari dhe kish dhe grua me femije. E perdori gjithe pasurine e tij per nevojat e fqinjeve dhe nevojtareve, prandaj Zoti e shperbleu me dhuraten per te bere cudira. Ai sheroi njerezit e pasherueshem dhe nxorri demonet nga njerezit.

    Pas vdekjes se gruas se tij, gjate sundimit te Konstandinit te Madh (306-337), ai u be Peshkop i Trimithontos ne Qipro. Si peshkop, shenjtori nuk e ndryshoi menyren e tij te te jetuarit, por i nderthuri sherbimet pastoriale me veprat e bamiresise.

    Sipas deshmive te historianeve te Kishes, Shen Spiridhoni mori pjese ne seksionet e Keshillit te Pare Ekumenik ne vitin 325. Ne Keshill, shenjtori pati nje debat me nje filozof grek qe po mbronte herezine Ariane. E folura e sinqerte dhe direkte e Shen Spiridhonit u tregoi te gjithe te pranishmeve impotencen e diturise njerezore perpara Urtesise hyjnore: "Degjo, filozof, se cfare kam per te te thene. Eshte vetem nje Zot i Cili krijoi njeriun nga balta. Ai i ka urdheruar te gjitha gjerat, te dukura dhe te padukura, me Fjalen dhe Shpirtin e Tij. Fjala eshte Biri i Perendise, i Cili zbriti ne toke per mekatet tona. Lindi nga nje Virgjereshe, Ai jetoi ne mes te njerezve, vuajti dhe vdiq per shpetimin tone, dhe pastaj u ngjall nga te vdekurit dhe ringjalli edhe gjithe njerezimin me Veten. Ne besojme se Ai eshte Nje ne Esence me Atin, dhe i barabarte me Te ne autoritet dhe nder. Ne besojme kete gje pa ndonje racionalizim dinak sepse eshte e pamundur per ta kuptuar kete mister sipas arsyes njerezore."

    Si nje rezultat i debatit te tyre, kundershtari i Krishterimit u kthye ne mbrojtjesin me te zellshem te shenjtorit dhe me vone pranoi edhe Pagezimin e shenjte. Dhe pas ketij konvertimi fale Shen Spiridhonit, filozofi iu drejtuar shokut te tij ne krah me fjalet: "Degjo! Deri me sot rivalet e mi me kane prezantuar argumentet e tyre te cilat une kam mundur tua rrezoj provat me prova te tjera te miat. Por ne vend te provave te arsyes, fjalet e ketij plaku jane te mbushura me nje fuqi te vecante, dhe askush nuk mund ti hedhi poshte ato, sepse eshte e pamundur per njeriun qe te kundershtoje Zotin. Nese ndonjeri prej jush mendon sic mendoj edhe une tani, le te besoje ne Krisht dhe te vije me mua te ndjekim kete plak, sepse nga ato buze flet Vete Zoti."


    Ne Keshill, Shen Spiridhoni shpalosi unitetin e Trinise se Shenjte ne nje menyre te mahnitshme. Mori nje tulle ne dore dhe beri si ta shtrydhte ate. Ne ate moment zjarr doli prej tulles, uji pikoi ne toke dhe pluhur mbeti ne duart e cudiberesit. "Ishte vetem nje tulle",- tha Shen Spiridhoni, "por perbehej nga tre elemente. Edhe ne Trinine e Shenjte jane tre Persona, por vetem nje Zot."

    Shenjtori kujdesej per tufen e tij me dashuri te madhe. Me lutjet e tij thatesira u zevendesua me rreshje te shumta, dhe shirrat e pandrere u zevendesuan nga koha me diell. Me lutjet e tij te semuret u sherruan dhe demonet u perzune.

    Nje grua iu afrua nje dite me nje femije te vdekur ne krahe, duke iu lutur me insistem nderhyrjen e shenjtorit. Ai u lut per te dhe femija u kthye perseri ne jete. Nena, nga gezimi i madh, ra e vdekur. Fale lutjeve te shenjtorit te Zotit edhe nena u kthye perseri ne jete.

    Njehere tjeter, duke nxituar qe te shpetonte shokun e tij qe ishte akuzuar gabimisht dhe denuar me vdekje, shenjtorit iu be pengese e paparashikuar rruges fryrja me uje e nje perroi. Shenjtori e urdheroi ujin: "Ndal! Zoti i te gjithe botes te urdheron qe te me lejosh mua qe te kaloj ne menyre qe te shpetoj nje njeri te pafajshem." Vullneti i shenjtorit u permbush, dhe ai kaloi i gezuar ne anen tjeter te perroit. Gjykatesi, i mahnitur nga mbrekullia qe kishte ndodhur, e priti Shen Spiridhonin me respekt dhe ia la shokun e tij te lire.

    Momente te tjera te ngjashme njihen nga jeta e shenjtorit. Njehere, ai shkoi ne nje kishe qe ishte bosh, dhe urdheroi qe lampadat dhe qirinjte te ndizeshin, dhe pastaj filloi sherbimin. Kur tha, "Paqe mbi te gjithe," te dy, Ai dhe dhiaku degjuan nje numer te madh zerash kumbues qe thoshin, "Edhe ne shpirtin tend." Ky kor ishte ishte magjik dhe me me nje ze melodios te embel qe nuk e ka asnje korr human. Ne cdo peticion te litanive, kori i padukshem kendonte, "Zot, ki meshire." Te terhequr nga te kenduarit e kishes, njerezit qe jetonin aty afer nxituan per ne kishe. Teksa i afroheshin kishes, kenget e cuditshme i mbushnin veshet dhe u kenaqnin zemrat. Por kur hyne ne kishe, nuk pane njeri pervec peshkopit dhe disa sherbyes te kishes, dhe nuk e degjuan me te kenduarit qe i kishte mahnituar aq shume."

    Shen Simeon Metafrastes (9 Nentor), autori i jetes se tij, e krahasoi Shen Spiridhonin me Patriarkun Abraham per nga mikepritja. Sozomen, ne librin e tij HISTORIA E KISHES, na jep nje shembull mahnites nga jeta e shenjtorit se si ai i priste te huajt. Nje here, ne fillim te Kreshmes 40 ditore, nje i huaj trokiti ne deren e tij. Duke pare se udhetari ishte shume i lodhur, Shen Spiridhoni i tha te bijes, "Laji kembet e ketij burri, qe te ulet e te haje darke". Por duke qene se ishte Kreshme, nuk kishte ushqimet e duhura, sepse shenjtori "hante ushqim vetem ne disa dite dhe ne ditet e tjera nuk vinte fare ushqim ne goje." E bija iu pergjigj se nuk kish buke ose miell ne shtepi. Shen Spiridhoni, pasi i kerkoi te falur mikut te tij, e urdheroi te birin qe te gatuante nje kole (mish i thare i kripur) nga depoja e rezervave. Pasi e uli te huajin ne tavoline, ai filloi te hante dhe i kerkoi edhe mikut qe te hante. Kur miku refuzoi dhe i tha se ishte i Krishtere, shenjtori ia ktheu, "Nuk eshte mire qe te refuzosh kete, sepse Fjala e Zotit na thote: "Mbi te pastertit cdo gje eshte e pastert" (Tit. 1:15)

    Nje tjeter detaj historik qe na rrefen Sozomen ishte karakteristike per shenjtorin. Ishte zakon i tij qe te shperndante nje pjese te drithit te tij cdo vit per te vobektet, dhe nje pjese tjeter atyre qe kishin nevoje se ishin ne borxh. Ai nuk ua ndante vete pjeset por u tregonte hyrjen per tek hangari i tij, ku secili mund te merrte aq sa kish nevoje, dhe me vone mund ta paguante ne te njejten menyre, pa llogari apo defter.

    Eshte edhe tregimi i Sokrat Skolastikut, se si hajdutet benin plan ti vidhnin bagetite Shen Spiridhonit. Iu futen ne vathen e deleve naten, por e gjeten veten te lidhur me litar nga nje force e padukshme. Kur erdhi mengjezi, shenjtori vajti tek tufa e tij, dhe kur pa hajdutet te lidhur ne litar, u lut dhe i leshoi. Ndenji goxha kohe duke i keshilluar qe te hiqnin dore nga rruga e padrejtesise dhe ta fitonin buken e gojes me pune te respektuar. Pastaj u dha si dhurate nje dele secilit dhe kur i percolli u tha me miresi, "Merrini keto per shqetesimin qe patet, ne menyre qe te mos ndiheni sikur kaluat nje nate pa gjume me kot."

    Te gjitha Jetet e shenjtorit flasin per thjeshtesine e mahnitshme dhe dhuraten e cudiberjes qe iu dha nga Zoti. Me nje fjale te shenjtorit te vdekurit u zgjuan, elementet e natyres u zbuten, idhujt u copetuan. Njehere, nje Keshill u mbajt ne Aleksandri nga Patriarku qe te diskutonin cfare te benin me tempujt dhe idhujt pagane atje. Fale lutjeve te Eterve te Keshillit te gjithe idhujt u rrezuan ne toke pervec njerit, qe lavderohej shume nga vendasit. I ishte shfaqur Patriarkut ne nje vegim se ky idhull duhej te thyhej nga Shen Spiridhono i Trimithontos. I ftuar nga Keshilli, shenjtori u nis me nje anije, dhe ne momentin qe anija arriti ne breg dhe shenjtori hodhi hapin e pare ne toke, idhulli i Aleksandrise dhe te gjithe dhuratat e njerezve u kthyen ne pluhur, dhe lajmi u mberriti edhe Patriarkut me shpeshkopet.

    Shen Spiridhoni e jetoi jeten e tij mbi toke me drejtesi dhe shenjteri, dhe me lutje te shumta ia dorezoi shpirtin e tij Perendise. Relikat e tij prehen ne ishullin e Korfuzit (Kerkyra) Greqi, ne nje kishe qe ka marre emrin e tij (dora e tij e djathte ndohet ne Rome). Kujtimi i tij festohet edhe te Shtunen e Panairit te Djathit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Shen Spiridhoni: Kisha Orthodhokse e nderon kujtimin e tij ne 12 Dhjetor. Per jeten e tij mund te lexoni me lart
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Me ndermjetimet e Shen Spiridhonit vazhdojne te behen ēudira edhe sot e kesaj dite..
    Ta gezojne emrin gjithe sa jane Spiridhon, Spiro, Dhona,..
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Dita e Shėn Spiridhonit - 12 dhjetor

    Shėn Spiridhoni Mrekullibėrėsi

    Lindi nė Trimithuntė tė Qipros rreth vitit 270. Ishte me arsim tė pakėt, por i kamur dhe i martuar. Kishte tė paktėn njė fėmijė, Irinin. Duke qenė i pėrulur kulloste vetė bagėtitė e tij. Pasi vdiq bashkėshortja e tij e hirotonisėn episkop tė vendlindjes sė tij. Nė Sinodin e Parė Ekumenik, nė Nikea (325) me njė mrekulli shpėrbėri njė tjegull nė tre komponentėt pėrbėrės tė saj, baltė, ujė, zjarr, pėr t’iu paraqitur arianėve heretikė me mėnyrė tė dukshme dogmėn e Shėn Triadhės (njė sub-stancė, por tre Hypostaza, Persona). Mori gjithashtu pjesė nė sinodin e Sardiqit (342-343). I pėrmbajtur, i butė, i mirė, u quajt mrekullibėrės pėr shkak tė mrekullive tė panumėrta. Shėronte tė demonizuar dhe tė sėmurė, midis tė cilėve edhe perandorin Konstand (337-361); ngjalli tė vdekur, ndėrsa bija e tij virgjėreshė qė kishte vdekur iu pėrgjigj nga varri kur e pyeti se ku e kishte fshehur stolinė qė i kishte besuar njė grua; por vrau njė grua tė papenduar dhe gėnjeshtare qė tradhtonte burrin e vet; iu bind shiu dhe rryma e lumit; zbulonte mėkate tė fshehta saqė shkaktonte pendesė; kur meshonte e ndihmonin nė mėnyrė shumė tė dukshme engjėj! Pėr mė tepėr bėri njė gjarpėr tė florinjtė dhe e dha peng, duke shpėtuar nė kėtė mėnyrė njė njeri shumė tė varfėr; mė pas e bėri gjarprin pėrsėri tė gjallė! Njė blerės dhish i tij i mori njė dhi mė tepėr, por ajo nuk i shkoi pas me asnjė mėnyrė derisa u detyrua tė paguante edhe pėr tė. Njė kleriku egoist ngaqė kishte zėrin melodioz, ia mori zėrin, ndėrkaq ia ktheu pėrsėri, por tani mė tė hollė. Zgjidhi prangat e padukshme tė disa hajdutėve qė donin tė vidhnin kopenė e tij, qė e mbante pėr hir tė Kishės. Madje, pasi i kėshilloi, u fali dy deshė si shpėrblim pėr mundin dhe ankthin e tyre! Thuhet se i kėrkuan dhe shkoi nė Aleksandri, ku lutja e tij rrėzoi njė idhull. Fjeti nė Trimithuntė rreth vitit 348. Lipsani i tij ishte nė Konstandinopol nga shekulli i 7-tė deri nė pushtimin e qytetit nė vitin 1453. Mė 1456 u sigurua nė Korfuzin e sunduar nga venecianėt. Lipsani i tij krejt i pacėnuar bėn mrekulli dhe venerohet nė kishėn e tij aty. Ēdo vit, nė kujtim tė shpėtimit qė shenjti i fali ishullit nga uria, epidemia dhe sulmet otomane, kryhen katėr litani madhėshtore. Spiridhon, greqisht = shportė; supozojmė se nėnkuptohet njė shportė plot tė mira.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shėn Spiridhoni - 12 dhjetor

    Sot ne orthodhokset kujtojme, nderojme dhe i lutemi Shen Spiridhonit, qe t'i lutet Trinise se Tereshenjte per ne mekataret.

    Gezuar diten e emrit te gjithe atyre besimtareve qe mbajne emrin e shenjtorit!

    Albo

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Sorkadhe_Kelcyre (12-12-2014)

  7. #6

    Pėr: Shėn Spiridhoni - 12 dhjetor

    Gezuar diten e emrit, atyre qe mbajne emrin e shenjtorit.
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  8. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shėn Spiridhoni - 12 dhjetor


  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shėn Spiridhoni - 12 dhjetor


  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shėn Spiridhoni - 12 dhjetor


  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shėn Spiridhoni - 12 dhjetor


  12. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Shėn Spiridhoni - 12 dhjetor


  13. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,892

    Pėr: Shėn Spiridhoni - 12 dhjetor

    Shėn Spiridhoni Mrekullibėrėsi, i njohur edhe si Shėn Spiridhon i Trimithuntės, ishte njė shenjtor dhe episkop i hershėm i Kishės Ortodokse. Lindi rreth vitit 270 nė Trimithuntė tė Qipros dhe vdiq rreth vitit 348. Ai ishte i martuar dhe kishte njė fėmijė, tė quajtur Irini.

    Shėn Spiridhoni kishte njė arsim tė pakėt, por ishte i njohur pėr virtytet e tij tė shtrenjta, pėrfshirė butėsinė, mirėsinė dhe i pėrulurinė. Pas vdekjes sė bashkėshortes sė tij, ai u zgjodh si episkop i Trimithuntės. Nė Sinodin e Parė Ekumenik, i mbajtur nė Nikea nė vitin 325, ai shfaqi njė mrekulli ku shpėrbėri njė tjegull nė tre pjesė tė ndryshme pėr tė paraqitur doktrinėn e Shėn Triadhės nė mėnyrė tė dukshme ndaj arianėve heretikė, tė cilėt mohuan natyrėn e barabartė tė tė Tretės Hyjnore.

    Shėn Spiridhoni mori pjesė gjithashtu nė sinodin e Sardiqit nė vitet 342-343. Ai u njoh pėr mrekullitė e tij tė shumta, duke shėruar tė demonizuarit dhe tė sėmurėt. Thuhet se ai ngjalli tė vdekurit dhe zbulonte mėkate tė fshehta, duke shkaktuar pendesė. Shėn Spiridhoni gjithashtu bėri mrekulli tė tjera, si shpėtimin e njė njeriu tė varfėr nga njė gjarpėr dhe kthimin nė jetė tė gjarprit pasi ishte vrarė.

    Pėrveē kėsaj, ai tregoi mrekulli tė tjera, si rritjen e numrit tė lopėve pėr njė blerės dhe shėrimin e njė kleriku nga humbja e zėrit. Ai gjithashtu zgjidhte prangat e padukshme tė hajdutėve qė donin tė vidhnin kopenė e tij, duke treguar butėsi dhe falje ndaj tyre.

    Shėn Spiridhoni u bė shumė i njohur pėr mrekullitė dhe virtytet e tij tė shumta dhe u quajt "Mrekullibėrėsi". Ai vdiq nė Trimithuntė rreth vitit 348. Pas vdekjes sė tij, trupi i tij u ruajt nė Kostandinopojė (Konstandinopojė) dhe u nderua atje deri nė vitin 1453, kur qyteti u pushtua nga osmanėt. Mė pas, trupi i tij u transferua nė Korfuzin, njė ishull i kontrolluar nga venecianėt, ku ai vazhdon tė venerohet deri nė ditėt e sotme.

    Ēdo vit, nė kujtim tė shpėtimit tė ishullit tė Korfuzit nga uria, epidemia dhe sulmet otomane, kremtohen katėr litani madhėshtore nė nderim tė Shėn Spiridhonit. Ai mbetet njė shenjtor i rėndėsishėm nė Kishėn Ortodokse dhe respektohet pėr besnikėrinė e tij ndaj Krishtit dhe pėr mrekullitė qė iu atribuohen.

    Shėn Spiridhoni Mrekullibėrėsi ėshtė njė nga shenjtorėt mė tė dashur dhe tė nderuar nė Kishėn Ortodokse Lindore. Pas vdekjes sė tij, ai fitoi njė reputacion tė madh si ndihmėsi dhe mbrojtėsi i besimtarėve nė nevojė. Ka shumė histori dhe legjenda qė rrethojnė jetėn dhe mrekullitė e tij, duke e bėrė atė njė figurė e veēantė pėr besimtarėt.

    Njė nga mrekullitė mė tė njohura tė Shėn Spiridhonit ėshtė shpėtimi i ishullit tė Korfuzit nga uria dhe epidemia. Sipas legjendės, nė njė kohė kur ishulli po pėsonte nga uria dhe sėmundjet, Shėn Spiridhoni u lut dhe u kėrkoi ndihmė Hyjit pėr t'u parė me mėshirė. Pas lutjes sė tij, u thuhet se njė flutur e mahniti njė gjarprin qė kishte marrė peng njė njeri tė varfėr dhe e largoqte larg ishullit, duke shpėtuar kėshtu njeriun. Ky mrekulli u konsiderua si shpėtim dhe ishulli i Korfuzit filloi tė nderonte dhe tė kremtonte Shėn Spiridhonin nė ditėt e ardhshme.

    Shėn Spiridhoni gjithashtu u bė i njohur pėr aftėsinė e tij pėr tė shėruar sėmurėt dhe tė demonizuarit. Ai u kėrkohej shpesh pėr ndihmė dhe shėrblente me dashuri dhe butėsi ata qė kėrkonin ndihmėn e tij. Historitė tregojnė pėr shėrimin e shumė njerėzve tė sėmurė, pėr ngjalljen e tė vdekurve dhe pėr zgjidhjen e problemeve tė ndryshme qė njerėzit kishin.

    Gjatė jetės sė tij, Shėn Spiridhoni gjithashtu tregoi virtyte tė tjera tė veēanta si ruajtja e sinqeritetit, ndihma ndaj tė varfėrve dhe tė pafatėve, si dhe pėrkushtim ndaj besimit dhe kishės. Ai u bė njė shembull i mirė pėr besimtarėt dhe u nderua pėr devotshmėrinė e tij ndaj Zotit dhe ndaj njerėzve.

    Sot, Shėn Spiridhoni vazhdon tė nderohet nė shumė kisha ortodokse nė tė gjithė botėn. Besimtarėt i drejtohen atij me lutje dhe i kėrkojnė ndihmė dhe mbėshtetje nė momentet e tyre tė vėshtira. Kremtohen festat e tij me shumė devotshmėri dhe respekt, dhe besohet se ai vazhdon tė mrekullojė dhe tė ndihmojė ata qė i vijnė nė kėrkim tė ndihmės sė tij.

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Mitro Ēela, kujtime..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:26
  3. Berluskoni nė 2 dhjetor viziton Shqipėrinė
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 04-12-2008, 18:26
  4. Katalog shenjtorėsh
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:31
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2004, 15:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •