Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713

    Vinēenc Prenushi

    Permbi Vincens Prenushin po sjell pershkrimin e bere nga Arshi Pipa:

    KUJTIME MBI VINĒENC PRENNUSHIN

    Mbrapa burgut tė Durrėsit, brenda telave asht njė ndėrtesė pėrdhese. Shėrben njikohėsisht si mensė dhe si shkollė, aty policėt marrin ushqimm e pėrditshėm, aty marrin edhe mėsimet e partisė. Kėtė herė shėrben edhe si sallė gjyqi.
    Nanduer 1947. Hove-hove tė burgosunit janė nxjerrė pėrpara gjyqit ushtarak. Asht vala e terrorit ma tė egėr. Intelektualė, teknikė, klerikė, por edhe zejtarė, fshatarė, tė gjithė ata qi mendohet se janė kundėrshtarė, veprues ose jo, tė partisė, janė fshi dhe rrasė nėpėr burgje. Gjykimi asht sa pėr sy e faqe; proceset kurdisen ma parė nga Ministria e Mbrendshme, gjyqi vetėm i ven nė skenė. I burgosuni merret njė ditė nga Dega e Sigurimit dhe futet mbrenda nė nji dhomė. Sheh para vetes, ulun nė tryezė, tre oficera madhorė, nji tjetėr pak mėnjanė brylas, nji nėnoficer me nji makinė shkrimi. Njeni prej tyne lexon nji fletė, zakonisht fillimin ose fundin e saj:
    vazhdojnė pyetjet, shoqnue me kėrcėnime dhe shamje. Kjo vazhdon dhetė deri njizet minuta, simbas rasės. Mandej i burgosuni nxirret jashtė dhe nji tjetėr futet nė dhomė. Njeriu pandeh se gjindet nė nji seancė hetuesie. Mbasi e sjellin nė burg, merr vesht se ka qenė para gjyqit ushtarak.
    Pėr disa ditė me radhė gjyqi ushtarak i Garnizonit tė Tiranės, i kryesuem prej Major Gjin Banushit, ka gjykue ksisoj, me dyer tė mbylluna. Tash asht vendimi.
    Nė sallėn e vogėl qėndrojnė mbi banka rreth gjashtėdhjetė tė burgosun. E shumta nuk e njofin njėri-tjetrin. Fytyra tė nxime, tė hjekuna, qi kqyren ndėrmjet tyne frikshėm, pabe-sueshėm.
    Hyn trupi gjykues. Prokurori, Kap. I. Petrit Hakani, nis pretencėn. Ban nji pėrmbledhje tė shkurtėn, tė ngutshme, mandej nxjerr nga ēanta njė tufė letrash dhe ndanė andej listėn e grupit tė parė.


    Pėrpara meje asht nji burrė me flokė tė bardhė, i mbledhun kruspull, i veshun me nji mantel tė zi tė dalun boje. Nuk ka lėvizė gjithė kohėn. Lėviz tash nė thirrje tė nji emni: Vinēens Prenushi!
    Ngrihet ngadalė, mundshėm, dhe ulet mandej pa thanė nji Qalė. Prokurori lexon pretencėn e tė pandehunit. Akuzat janė krejt gjenerike, pa asnji fakt konkret, ato tashma tė stereoty-puemet : "anmik i popullit", "bashkėpunėtor i okupatorit", "fashist". Theksohet fakte se ka qenė peshkop i Kishės Katolike dhe me kėtė rasė shtohen frazat: "klerit reaksionar", "agjent i Vatikanit". Nė fund kėrkimi i dėnimit: njizet vjet.
    Njizet vjet nė ato rrethana, dhe pėr nji personalitet si Vinēenc Prennushi, nuk asht fort keq, kur tė mendohet se fill mbrapa prokurori kėrkon dėnimin me vdekje pėr famullitarin e tij, Dom Anton Zogajn.
    Nė fjalėn e fundit Imzot Prennushi thotė me za tė ramė:
    "Nuk i kam dashtė kujt tė keqen. Jam mundue me ba mirė.
    Vendimi i gjyqit asht: njizet vjet privim lirije me punė tė detyrueshme!.
    Me Imzot Prennushin u njofta fill mbas gjykimit. Na qėlloi me ndenjė sė bashku, nė nji dhomė tė vogėl tė burgut, ku vunė edhe Myftiun e Durrėsit, Mustafa Varoshin, Prof. Prenk Kaēinarin dhe nji profesor tjetėr. Disa ditė mbrapa Myftiu, i cili nga torturat e tmerrshme gjatė hetuesisė ishte ba nji kufomė e gjallė, vdiq nė spital tė Durrėsit. Prof. Prenk Kaēinari, qi vuante nga tuberkulozi, u lirue nga burgu mė 1949.I merzitun nga persekutimi i vazhdueshėm ai vrau vedin mė 1956.
    Pak ditė ma vonė u shbartėm andej nė nji dhomė tjetėr. Mė kujtohet mirė kjo dhomė, e veēueme prej tė tjerave, me nji skaj tė oborrit; kishte qenė motit xhebehane (depo armėsh) dhe kishte mure tė trasha, me tavanin nė trajtė kubeje, me vetėm nji dritare tė vogėl. Te kjo dhomė, e njoftun me emnin "Dhoma nr. 8", vendoseshin zakonisht "ma tė rrezikshmit". Ishim ngushtė, rreth tridhjetė vetė nė nji hapsinė ma pak se tridhjetė metrakatrore. Megjithkėtė tė burgosunit u ngushtuen edhe ma pėr me i ba Imzotit nji vend ma tė gjanė, tue e vu nė krye tė dhomės. Mue mė qėlloi me qenė pranė tij.
    Nuk vonoi shumė dhe u miqėsuem. Kuvendojshim mbi gjana politike, tue komentue gjendjen me za tė ulėt, qi fjalėt mos tė ndigjoheshin prej tė tjerėve. Torturat komuniste na kishin ba me qenė tė matun. Por politika Imzotit nuk i pėlqente dhe ma shpesh kuvendojshim mbi gjana tė tjera, mbi letėrsi, mbi gjana tė sė kaluemes, mbi pėrvoja vetiake tė ndryshme. Me tė tjerėt Imzoti ishte shumė i ndalun dhe ēelte gojėn pėr me dhanė ndonji kėshillė, edhe atėherė kur ishte i pyetun, ose pėr me ngushėllue me fjalė tė buta zemrat e vuejtuna tė njerėzve. Fort rrallė tregonte ndonji ndodhi tė jetės sė vet, ndonji anekdotė ose nji fakt historik, dhe gadi gjithmonė me qėllim edukativ. Atėherė gjithė dhoma e vėshtronte nė nji heshtje njimend fetare. Flitte thjeshtė, nė mėnyrė qi me e kuptue edhe fshatarėt. Ndante me ma tė vorfėnt atė pak gjellė qi nji plakė e pėrshpirtshme i binte kur kishte.
    Rrinte, ndonjiherė me orė, nė vendin e vet pa folė, me kqyrjen e tretun pėrtej dritares. Mbas gjasė atėherė lutej. Ishte i butė me shpirt tė paqėm, thellė i devotshėm, i kushtuem kryekput misionit tė vet kishtar, nė kuadrin e tė cilit dinte me pajtue, me nji urtėsi te bindshme, dashunin e vet pėr Atdheun dhe shijen pėr letėrsinė. Buzėqeshun nė tė folun, zemėrgjanė ndėr gjykime, i qetė e i sigurtė nė besimin e vet tė patrandshėm, por jo i mbyllun ndaj shekullit, madje fort i kuptueshėm pėr nevojat dhe tė metat e njerėzve. Imzot Prennushi tė bante shpejt pėr vete.
    Mbasi qemė afrue mjaft, un i lypa leje ta thirrsha Pater Vinēenc: titulli i franēeskanit tė dikurshėm mė tingėllonte ma pėr zemėr nė ato kushte tė trishtueshme ku dallimet mes njerėzve nuk mund tė ishin veēse tė rendit moral.
    Dinjiteti kishtar i Vmēenc Prennushit, i kombinuem me vlerėn e tij letrare dhe i kqyrun nėn prizmėn e atdhetarizmit shqiptar, i jep fytyrės sė ty nji randėsi madhore nė radhėt e pėrfaqėsuesve tė Kombit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2007 mė 18:55
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  2. #2
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    NJI JETE E PANJOLLE

    Jeta e tij ėshtė nji jetė e panjollė, e shkrime nė shėrbim tė disave nga idealet eprore njerzore qysh janė: Atdheu, arti, feja.
    Emni i Vinēenc Prennushit asht nji emėn i dashun sidomos pėr shkodranėt. Qysh i ri, i veshun me zhgunin e Shėn Franēeskut, Patėr Vinēenci tregoi takt dhe kuptim tė rrallė nė tė zbutunit e fanatizmės fetare nė qytetin e Shkodrės, ndėr kohnat e turbullta fill mbas krijimit tė Shtetit Shqiptar. Qysh atėherė ai shquhej pėr atdhetarizėm tė vet nė radhėn e urdhėntarėve tė Shėn Franēeskut, kėtij urdhni fetar, tė cilit Shqipmja i detyron nderimin ma tė madh pėr shėrbimet e mėdha nė lamėn e kulturės e pėrgjithėsisht tė ēėshtjes shqiptare. Mbahen mend ligėratat e bukura dhe tė urta atdhetare tė meshtarit tė ri ndėr rase tė ndryshme nė lidhje me data historike. Nė ato mote nis edhe veprimtaria letrare e Patėr Vinēencit, i cili nė mbledhjen dhe botimin e "Kangėve Popullore Gegėnishte" i dha nji hov tė ri, nė nji drejtim ma shkencor, folklorės shqipe dhe me lyrikat e veta tė para tė botueme ndėr tė pėrkohshmet "Hylli i Dritės" dhe "Zani i Shna Ndout" zu t'i gdheni vetes nji emėn tė denjė nė historinė e letėrsisė shqipe. Vinēenc Prennushi qe nji nga punėtorėt ma tė frutshėm tė letėrsisė sonė; pėrveē veprės sė tij kryesore "Gjeth e Lule", ku janė tė pėrmenduna Lyrikat e veta, ai pėrshtati ose pėrktheu nė Shqipen shumė vepra tė letėrsisė botnore, i udhėhequn gjithmonė nė zgjedhjen e vet nga kriteri i pajtimit tė artit ndaj fesė. Pėr aftėsinė e vet si udhėheqės shpirtėror, Pater Vinēensi qe zgjedhė Provinciali i Franēeskanėve Shqiptarė dhe, ma vonė, qe emnue prej Selisė Shejte ipeshkėv. Pushtimi italian e gjeti Imzot Prennushin Argjipeshkėv tė Durrėsit, njeni nga dy dinjitarėt ma tė naltė tė Kishės Katolike Shqiptare.
    Si i kėtillė nė njėnėn anė dhe, nė tjetrėn, si njani nga pėrfaqėsuesit e letėrsisė kombėtare, Imzot Prennushi nuk mund ta kishte tė gjatė me komunizimn, i cili asht me tė njajtėn kohė kundėr fesė dhe kombėsisė. Imzot Prennushi me ka rrfye qysh Enver Hoxha e kishte thirrė, gjoja tė keshillohej me tė pėr punėt e Kishės Katolike Shqiptare, nė tė vėrtetė pėr t'i imponue atij pikėpamjet e politikės komumste ndaj fesė. Nuk kishte mundė ta bindte. Ma vonė, mbasi Imzot Prennushi u burgos, ai u vėrsul ashpėr kundėr tij nė njėnin prej fjalimeve tė veta. Mbasi e burgosėn, e torturuen. Prej vetė gojės sė tij dij se e kanė rrahė ma parė me dru, mandej e kanė lidhė pėr kambėsh e pėr duersh, i kanė kallė mes tyne nji dru me nji ēengel nė tė, mandej e kanė varė drunin me nji gozhdė tė madhe nė murin e nevojtores, tue e lanė aty deri sa i ka ra tė fiket. "Si dashin nė krraba", shtonte buzėqeshun Imzoti, tė cilit nuk u mungonte nji damar shakaje.

    PRELATI I VARUN E I MUNDUEM
    Pėriytyroni tash kėtė njeri, nji burrė gjashtėdhjetėpesė-yjeēar, nji prelat tė naltė tė Kishės, nji nga fort tė rrallėt shkrimtarė tė Rilindjes, ende tė mbetun gjallė, pėrfytyroni tė varun asisoj nė nji nevojtore tė Degės sė Sigurimit. Ky njeri i kqyrun prej Shqiptarėve me nderimin ma tė madh, i ruajtun nė mirėnjohjen e tyne si nji relike mbrenda peshtafit tė vet, ky simbol i sė kaluemes sė Shqipnisė pėr tė cilėn na mburremi, ky njeri rrėmbehet pėrdhunė nga shtėpija e pervujtė e nji katundi, ku kalonte ditėt e mbrapme tė jetės sė vet, bashkė me Zotin dhe me librat, dhe ndryhet nė burgjet dhe torturohet.
    Nji ditė e nxorėn me bartė trungje. Burgu i Durrėsit asht i vendosun pak nė kodėr dhe kamionat zhgarkojshm nė rrugėn poshtė: prej andej i ngarkojshin tė burgosunit, tue i ngjitė nalt dhe tue i stivue. Njeni rojesh, kur po caktonte punėtorėt, iu suell Imzotit: "Edhe ti, prift!" Tė gjithė u ēuditėn mbasi deri atė ditė nuk e kishin mėrzitė pėr gjana tė kėtilla: Ai ishte jo vetėm plak, por kishte, pėr ma tepėr, nji erni tė theksueme tė atillė sa memzi ecte. Imzoti nuk tha gja e duel me tė tjerėt.
    Un nuk qeshė at ditė nė punė, por shokėt mė treguen ma vonė gjithēka. I kishin ngarkue nė sup trungje qė ai nuk mund t'i barte kurrsesi, ishte rrokullisė me ta, nji herė, dy, tri, dhe gjithmonė pa bėza. Drejtori i burgut dhe Komisari i bajshin "sehir" nga shkallėt e burgut. Qesheshin. Shokėt bajshin ēmos pėr ta ndihmue: i lejshin atij anėn ma pak tė randė tė trungut, kur ky ishte i hollė, ose, kur ishte shumė i trashė dhe i gjatė, ndajshin peshėn nė supat e tyne nė mėnyrė qi trungu atij mos
    t'i peshonte. Por edhe vetėm ngjitja pėrpjetė ishte pėr tė tepėr , tepėr e mundshme. Shumė herė ishte rrėzue lėmuē tue mbetė pa frymė. Rojet e lejshin atėherė disa minuta me pushue dhe prapė e futshin nė punė. "Prift", ke bamė ndonjėherė kėshtu punė!? "e kishte pyet njiherė drejtori i burgut, tue u zgėrdhi. Ai, si edhe policėt nuk e quejshin ndryshe veē "prift". E shqiptojshin kėtė fjalė me nji shtrembėnim tė buzėve, theksueshėm nė mendjen e tyne. Fjala ishte shamje.
    Kujdesi i tij kryesor ishte pėr Dom Anton Zogajn. Dom Antoni ishte dėnue me vdekje dhe ndodhej atėherė i mbyllun nė njėnėn nga ēelat qi i shėrbejshin pėr banjė. Kishte qenė famullitar i Durrėsit pra, nėn mvarėsinė e drejtė tė Imzotit. Ishte e rrezikshme me marrė e dhanė me tė dėnuemin pėr vdekje, por me anė tė shokėve Imzotit ia doli me ditė dėshirat e mbrame tė famullitarit. Njena prej kėtyne ishte me nxjerrė jashtė burgut komēat e petkut fetar qė ai gjithnji mbante. Kėtė gja mundem me e ba, Imzoti nuk dinte si me e falenderue pėr kėtė.
    E pata pyet Imzotin nėse kishte lanė tė shtėpija ndonji dorėshkrim. M'u gjegj se kishte pėrpunue pėrkthimin e Weberit "Dreizchlinden". Kur e pyeta pse kishte pėrkthye bash vetė kėtė vepėr dhe jo ndonji tjetėr ma tė njoftun tė letėrsisė gjermanishte mbasi ishte edukue nė Austri, ai mė tha se kishte zgjedhė atė vepėr pėr arsye se zakonet e malėsorėve austriakė kishin shumė gjana tė pėrbashkėta me ata tė malėsorėve tonė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2007 mė 18:56
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #3
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    IMZOTI I SMUNDE

    Me imzot Prennushin ndenjėn deri nga vera e vjetit 1948, kur un u dėrgova, bashkė me shokė ne kampin e punės sė Vloēishtit. Kur u ktheva andej, nga fundi i nandorit, gjeta Imzotin tė smundė. Vuente prej zemre dhe rrallė lente dhomėn pėr me dalė nė oborr. Gjendja e tij erdh tue u keqėsue me tė shpejtė. E dėrguen nė spital. Pak ma vonė shkova edhe unė nė spital.
    Spitali i burgut ndodhej nė atė kohė nė nji ndėrtesė
    pėrdhese, nji aneks i Spitalit tė Durrėsit, e cila binte mbi njė rrugė tė ngushtė, jo shumė larg bulevardit "Dalip Tabaku", tė ndėrtuem prej tė burgosurve. Dhoma ishte e vogėl, e ulėt, e vjetėr, me dy dritare, tė cilat kqyrshin kah deti. Kishte qenė ma parė dhomė zjarrmi, mbasi kishte votėr.
    Mjekėt i kishin gjetė Imzotit nji "asmė zemrės" sėmundje e randė, sidomos pėr moshėn e tij. Astma e ngushtonte ma fort natėn. I vinte me hove qi shkojshin tue u pėrshpejtue deri nė gulshim tė randė, sa me e lanė pa frymė.Kur i kalonte, mbas disa orėsh, binte si i vdekun e pėr nji kohė tė gjatė nuk mundte me folė. Mjeku i pavionit, Dr. Propopulli, nji njeri me zemėr ari, tė cilit, i dhimbseshin tė burgosunit dhe tė cilėve u shėrbente me shpirt, bani gjithēka pėr Imzotin. E vizitonte disa herė ditėn, jashtė zakonit dhe shpesh i binte barna nga tė vetat, mbasi spitali nuk kishte.
    Kjo ka qenė nė fruer 1948. Flitej atėherė me ngulm se, mbas prishjes me Jugosllavinė, qeveria po pėrgatite nji amnisti tė madhe, nga e cila do tė pėrfitojshin tė gjithė tė burgosunit e pafajshėm. Nė gjendje nė tė cilėn ndodhej Imzoti, shpresa pėr me dalė nga burgu, me i kalue ditėt e mbrame tė jetės nė shtėpi, nėn kujdesin e ndonji njeriu tė dashun, ishte njė mėnyrė me e mbajtė gjallė, dhe un pėrpiqesha sa ma shumė me ia kėndellė atė shpresė. Nuk mendojsha aspak se komunistat do ta lirojshin pėr hir tė sė drejtės, por mė rrente uzdaja se ndofta logjika e vijės sė re politike mund tė pėrparonte sa me shtrėngue qeveritarėt qi bajshin ēka nuk dėshirojshtn. Ndėr ato ditė kemi ba me Imzotin shumė kuvendime mbi gjendjen politike, nėpėr tė cilat un shkojshe tue ia ushqye shpresėn e lirimit.

    NJI SKENE E MALLENGJYESHME
    Mė kujtohet njė skenė e mallėngjyeshme. Nji ditė prunė ndėr ne pėr pak kohė Dom Jul Bonatin, famullitarin e Vlonės. E bijshin nga burgu i Vlonės pėr ta strehue nė azilin e tė ēmendunve tė Durrėsit.
    Dom Jul Bonatin e kisha njoftė qysh kur isha qenė student
    nė Firence, ai pėrpiqej aso kohe me shtypė pėrkthimin e vet italisht tė "Lahutės sė Malcis". Nisem kuvend. I kallzova se njeriu qė po gulshonte nė shtrat ishte Imzot Prennushi. Atėherė Dom Bonati, i cili memzi mbahej nė kambė nga sėmundja dhe pleqnia e shtyme, u ngrejt dhe gati tue u zvarritė iu qas Imzotit:
    bani me i puthė dorėn, por Imzoti, sadoqi nė ankthin e gulshimit, nuk e la dhe tėrhoqi dorėn. Atėherė Dom Bonati i kėrkoi bekimin dhe Imzoti, me nji pėrpjekje tė fundme i vuni dorėn mbi krye. Mandej u plandos mbi shtrojė.
    Nuk vdiq atėherė, por disa ditė ma vonė. Ndėr ato ditė hoqi ma shumė se kurrė.Tmerri ishte nata. Der nė mesnatė kishte dritė elektrike, deri atėherė vuajtja ishte ma e durueshme. Por, t'u fikmėn drita, nė errsinėn qi mbytte dhomėn, vuejtja e tij rritej acarohej. Ishte a- thuese mungesa e dritės, i mungonte frymėn. Gulshimi bahej atėherė i mėnershėm, si rėnkim i njė tė plagosuni, i cili, nė vend qi tė shkonte teu ra, vinte tue ushtue, der nė ulurimė. I bahej, siē mė rrėfente, a- thue- se ēapoj tė hekurt ja mbėrthejshin krahnorin tue ja shtrydhė zemrėn gjithnji ma keq, tue ia shkye. Nė atė kohė njeriu nuk mund tė flente ma nė dhomė. Ngriheshim me radhė dhe i fėrkojshim kambėt-kėshtu i dukej se diēka lehtėsohej. Mbajshim tė pafikun zjarmin nė votėr: kandil nuk kishim dhe drita e flakės ndihmonte shumė me ia fashitė vuejtjen. Prandej qysh nė mbramje kujdeseshim me grumbullue nė votėr mjaft dru. Ishte dimėn, dhoma ngrohej me anė tė votrės, prandaj ishte parashikue nji sasi druni pėr zjarm. Por kjo sasi nuk mjaftonte pėr me mbajtė zjarmin gjithė natėn dhe na duhej, me mėnyra tė ndryshme, me bindė rojet qi tė urdhėnojshin shėrbyesit e spitalit pėr me na pru sa ma shumė dru.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2007 mė 18:56
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  4. #4
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    KERKOI DRITE

    Po ndodhte shpesh qi nuk mund tė kishim dru sa duhej. Dhe kur fikeshm xhixhat e fundme dhe errėsina peshonte nė dhomė, ngriheshim prej shtratit, herė njeni herė tjetri, dhe i rrijshim tė smundit tė kryet, tue i folė (tė folunit ja davarite
    disi travajin), tue i dhanė zemėr, tue e gėnjye se do tė bijshin dru tė tjera ose se nata ishte nė tė sosun ...

    Nji natė tė kėtillė me tha copa- copa:

    "Tash po kujtoj fjalėt e Goethes "Mehr Licht" (dua dritė).

    Ajo dritė sė cilės i kishte thirrė nė pikė tė mortjes Poeti nuk ishte, sigurisht, drita qi shohin sytė tanė shqisorė. Dhė kėtė Imzoti e dinte mirė. Por cili njeri nuk pau nė dritėn e ambėl tė qiellit simbolin e jetės? "Me tė ba syte dritė mbi dhe", thotė populli ynė, me nji shprehje egėrsisht poetike, pėr me cilėsue jetėn. Dhe kur mendja e njeriut u rrek me gjetė nji urė kalimi mes landores dhe palandores u ndal, si nji herė pėrherė, por te drita. Prej neoplatomzmit, tėrthuhet Augustinit, tė shkolla franēeskane e Oxfordit pėrfytyrimi i dritės ndriēoi konceptin e filosofisė tue ndėrmjetsue mes poezisė dhe mystikės. Dhe Foscolo pat thanė afėr ditėve tona:
    "Perche gli occhi dell'uomo cercono morendo il Sole..." Imzot Prennushi u nda kėso jete nji natė tė frorit 1948. Atė natė kishte zjarm nė votėr. Kur ia mbylla sytė, sytė e lodhun, e tė shterrun, qi aq shumė kishin rektue pėr dritė, m'u duk se pashė nė fytyrėn e tij tė hajthėt, tė shkrime, tė paqueme mbas aq mundimi, nji ndriēim jo tė zakonshėm. Ndofta mue mė bajshin sytė e pėrlotun, ndofta nuk ishte veēse nji refleks i flakrimeve tė kuqremta tė zjarmit tė votrės, ngujue ndėr rrudhat e thella tė ballit tė gjanė ndėr zgavrrat e faqeve dhe ndėr gropėzat e syve. Por ndofta ishte diēka tjetėr. Shpirti qi nė grahmat e dhimbės fizike topitet, tkurret, terrtiset, si kullohet prej saj, kur dhimba tė prajė, si ujt prej lymit qė e pat trazue. Njeriu mund tė mos besojė nė pavdeksinė e shpirtit.
    Por asht vėshtirė me pranue se gjithēka mbaron me trupin kur vėrejmė qysh njerzit vdesin pėr ideale.




    Prof. ARSHI PIPA

    PS

    Cdo koment eshte i kote, por mua me vjen turp qe ne te djathtet nuk jemi te zot as per te vendosur drejtesi as per ti nderuar keta martire.

    A ju kujtohet kur sekretari i partise tashme president as qe denjoje te prese Arshi Pipen?

    Erlinda te pershendes,

    per cilin liber e ke fjalen?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 25-02-2007 mė 18:56
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Anton kto te vincenc prenushit vendosi me nji tem te vecant me titull vincens prenushi sepse jan tek Ndoc Nikaj tash.

    edhe aty fusim dhe poezin.."nji vajzes Shqiptare"

    Cka ke bij qe kjan e fshan
    kjan e fshan e vetllat vran
    etj...

    Eh cfare njerzish ka pas shqipnija..

    Krahasoi me katharsistat e sotshem..

    Si me krahasu zogun e bilbilit me krokodilin..

    Mire eshte krejt kto kujime mbi keta martire te perkthehen ne italisht i ti cohen vatikanit dhe Qeverise Italiane dhe Romano Prodit..e me i thane ja ke keni mbrojtur e mbajtur ne pushtet 50 vjet.
    Romano prodi ju be krah ne 97-en atyre kelyshve te Gardianve te 48-es.

  6. #6
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

Tema tė Ngjashme

  1. At Vinēenc Prennushi
    Nga NoName nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-09-2010, 07:12
  2. At Vinēenc Malaj
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 19:40
  3. Denigrimi i Fishtės e Vinēenc Prenushit
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-09-2005, 10:19
  4. Debati mbi natyrėn e autoqefalisė sė Ortodoksėve tė Shqipėrisė
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 203
    Postimi i Fundit: 01-08-2004, 23:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •