--------------------------------------------------------------------------------




Logjika historike dhe pėrmasa tejhistorike
e Muhamedit a.s. dhe e Islamit



Muhamedi, a.s.nuk ishte perandor si Herakliu, i cili edhe pse i veshur me pushtetin mė absolut qė mund tė uzurpohet nga njė njeri, ishte i mjerė pėr shkak tė fatkeqėsive familjare, tė fobive dhe traumave tė rėnda, dhe qė fatalisht u trashėgua nga pasardhės mizorė, tė cilėt lemeritėn botėn me mizoritė e tyre.

Muhamedi a.s. nuk ishte as si mbretėrit e pangopshėm persianė, tė cilėt arin e kishin ideal tė jetės sė tyre.

Muhamedi a.s. ishte njė i dėrguar i Krijuesit tė Botėve, pėr tė ndriēuar udhėn e njerėzimit me mesazhin Hyjnor dhe i tillė mbeti tash katėrmbėdhjetė shekuj. Dhe, pa asnjė dyshim, i tillė do tė mbetet deri nė fundin e ekzistencės njerėzore nė Tokė, sepse ai ėshtė njė person tejhistorik. Pra, ėshtė vulė e pejgamberėve, qė u dėrgua me mesazhin pėrfundimtar pėr tė gjitha kohėt dhe pėr gjithė njerėzimin.



Ngjarjet qė ndodhėn nė skenėn e madhe tė historisė, nė peri*udhėn ndėrmjet viteve 571- 632 dhe veēmas ndėrmjet viteve 611-632, mė shumė u zhvilluan nė bazė tė njė rrjedhe qė erdhi si re*zultat i parashikimit hyjnor, i cili relativizon konceptin tradicional tė interpretimit sipėrfaqėsor tė ngjarjeve historike, sipas tė ashtu*quajturės “logjikė historike”. Zhvillimet dramatike tė asaj periu*dhe historike, veēmas luftėrat e gjata dhe rraskapitėse ndėrmjet Persisė dhe Bizantit, si dhe konstituimi e fuqizimi i rrufeshėm i shtetit Islam, nėn udhėheqjen e Muhamedit, a.s., kur shikohen nė pėrmasat e tyre dhe nė dritėn e efekteve qė prodhuan pėr fatet e popujve dhe tė njerėzimit nė pėrgjithėsi, na e bėjnė tė qartė se ėshtė fjala pėr zhvillime tė programuara nga Krijuesi i Botėve, e jo nga spontaniteti, ose nga gjeopolitikat e kohės. Spontaniteti nuk mund tė ishte as element pėrcjellės i atyre ngjarjeve dhe zhvillimeve, sepse ato ishin pėrplasje ndėrmjet dy perandorive tė mėdha tė asaj kohe, sipas planifikimit dhe vullneti hyjnor. Nga ana tjetėr, asfarė gjeopolitike nuk arrin tė shpjegojė kompleksite*tin e atyre ngjarjeve dhe efektet direkte dhe afatgjata, qė prodhu*an pėr fatet e njerėzimit nėpėr shekuj e deri nė ditėt tona.

Defektet e logjikės historike

Nė sipėrfaqen e historisė, sipas njė interpretimi a posteriori, ballafaqimi duket i logjikshėm: pushtimi nga ana e Persisė i terri*toreve qė sundoheshin nga Bizanti, kishte motiv zgjerimin e pera*ndorisė perse dhe pėrhapjen e qytetėrimit tė saj nė hapėsirat e mėdha tė Gadishullit Arabik dhe tė Palestinės. Sfida perse i adre*sohej pa dyshim edhe Jerusalemit, si simbol i Krishtėrimit. Ndėr*sa, lufta mbrojtėse e Bizantit, nė rastin e parė, dhe lufta sulmuese, nė rastin e dytė, ishte e planifikuar brenda legjitimitetit perando*rak dhe mbrojtjes sė vlerave tė qytetėrimit krishterė.

Por, interpretimi dhe vlerėsimi sipėrfaqėsor i atyre ngjarjeve tė mėdha, bėhet nė bazė tė fakteve dhe tė materialeve tė njohura pjesėrisht, ashtu qė ato tė radhiten sipas njė “logjike” tė para*pėlqyer nga shkruesit e historisė. Ky nuk ėshtė rasti i parė dhe as i vetėm qė e ashtuquajtura logjikė historike konstrukton vlerėsi*min e saj.

Ėshtė e sigurt se nė rast se do tė ndodhnin ngjarjet ndryshe, fjala vjen, nė rast se fitorja e Persisė do tė ishte pėrfundimtare, dhe Perandoria e Bizantit do tė dekompozohej, logjika historike do tė konstruktonte njė rend tjetėr tė interpretimit dhe tė vlerė*simit tė tyre, duke i afirmuar disa faktorė qė do tė llogariteshin si pėrcaktues tė zhvillimit tė ngjarjeve dhe tė epilogut tė tyre. Do tė mund tė theksohej trimėria e mbretit pers dhe e ushtrisė sė tij, fuqia ekonomike, thyerja psikologjike e tė krishterėve pas humbj*es sė Jerusalemit, sulmet avare e sllave nė pjesėn perėndimore tė Bizantit, dobėsia e brendshme e Perandorisė pėr shkak tė konfli*kteve fetare. Pra, do tė radhiteshin nė mėnyrė arbitrare dhe speku*lative faktorėt qė do tė arsyetonin fitoren perse ndaj Bizantit.

Nė fund tė fundit, kjo ėshtė njerėzore, sepse kufizimet e njeriut nė parashikimin e ngjarjeve, dhe nė gjetjen e shkaqeve tė vėrteta tė ndodhjes sė tyre, janė evidente. Praktikisht pėr asnjė ngjarje qė ka ndodhur dhe qė ka ndikuar nė fatet e popujve dhe tė njerėzimit, studimet nuk mund tė krijojnė njė tablo tė plotė, pavarėsisht nga materialet qė kanė nė dispozicion. Asnjė historian dhe asnjė histori nuk mund tė japė pėrgjigje pse vdiq Aleksandri i Madh nė kulmin e famės sė tij dhe nė moshė tė re, nė mes tė ekspeditave tė tij spektakulare, dhe si do tė dukej historia e njerė*zimit nė rast se kjo nuk do tė ndodhte. Pra, jo vetėm qė nuk arrin tė zbulojė shkakun e vėrtetė tė ngjarjes, nė kėtė rast tė vdekjes sė Aleksandrit tė Madh, por aq mė pak pasojat qė janė shkaktuar nė rrjedhimet dhe fatet e popujve e tė vendeve. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr vrasjen e Gjon Kenedit, nė kohėn e re. Cili ka qenė shkaku i ndėrprerjes sė jetės sė kėtij presidenti dinamik dhe cilat kanė qenė pasojat pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e cilat kanė qenė rrjedhimet nė konfrontimin bipolar tė Luftės sė Ftohtė, - ėshtė njė ēėshtje qė asnjėherė nuk mund tė marrė pėrgji*gje tė plotė.

Nėse duam ta zgjerojmė tezėn edhe mė shumė, mund tė kuj*tojmė se asfarė logjike historike nuk arrin tė vlerėsojė realisht shkakun pse janė zhdukur sa e sa popuj nga faqja e dheut, disa prej tė cilėve janė zhdukur bash nė kulmin e fuqisė sė tyre. Mja*fton tė kujtojmė kėtu Adin, Themudin, Pompein dhe Inkėt.

Pėrfundimisht, duhet tė thuhet se mplekjsa dhe rrjedhat e ngjarjeve historike, si edhe tė atyre tė secilit individ, mbartin nė vete njė faktor vendimtar, qė nė fakt ėshtė vullneti i Krijuesit. Historia e njerėzimit, qė nga vendosja e njeriut tė parė nė Tokė, Ademit, a.s., zhvillohet brenda ligjėsive natyrore dhe sociale, tė cilat i ka vendosur vetė Krijuesi dhe sipas sprovave qė bėn njeriu, nė pajtim me mundėsitė e zgjedhjes ndėrmjet sė mirės dhe sė keqes, ndėrmjet sė vėrtetės dhe sė kotės, e qė i janė lėnė nė dis*pozicion. Logjika historike nuk arrin ta depėrtojė perden e miste*rit tė shkaqeve dhe tė pasojave qė shkaktohen nga ngjarje dhe nga zhvillime konkrete, sepse Krijuesi i Botėve ka krijuar ligje qė janė mbi parashikimet me hamendje dhe mbi ambiciet e paekuili*bruara me vetė urdhrin Hyjnor. Zoti ka shpallur qartė:

“E sikur tė pėrputhej e vėrteta me ambiciet e tyre, do tė shkatėrroheshin qiejt dhe Toka dhe ēdo gj qė gjendet nė to” (Mu’minun, 71)

Rrjedhimisht, e vėrteta buron nga ligjet qė zotėrojnė nė gji*thėsi dhe nė shoqėri, dhe ajo e vėrtetė ėshtė e fshehtė pėr mendjen njerėzore, derisa tė ndodhė e tė njihet si e tillė, dhe ajo nuk u pėrshtatet ambicieve tė njerėzve qė do ta shpėrdoronin deri nė shkatėrrim tė jetės e tė gjithėsisė.

Por, Krijuesi ka dėrguar shpallje tė vazhdueshme pėr njerėzit, nė mėnyrė qė ata tė orientohen nė kohė e nė hapėsirė dhe tė gjej*nė pėrgjigjet e duhura pėr problemet e ekzistencės sė shoqėrive tė tyre. Ka raste kur e ka shpallur edhe epilogun e ndonjė ngjarjeje nė Librin e Shenjtė, si argument dhe si mėsim pėr njerėzit, qė kanė arsye.

Parashikimi i sures Er-Rrum

Njė parashikim i tillė i ngjarjeve qė do tė ndodhnin pas disa vjetėve, e qė bie nė periudhėn e pejgamberisė sė Muhamedit, a.s., gjendet nė suren Er-Rrum. Ajetet fillestare tė kėsaj sureje, vėrtet janė ēelės pėr tė interpretuar varganin e jashtėzakonshėm tė ngja*rjeve qė ndodhėn nė atė periudhė, po edhe historinė njerėzore nė pėrgjithėsi:

2. Bizantinėt (rumėt) u mundėn

3. Nė tokėn afėr (tokės sė arabėve), po pas disfatės sė tyre, ata do tė ngadhėnjejnė,

4. Brenda pak viteve.Ēėshtja ėshtė vendim i Allahut, fillim e mbarim (pėr disfatė e pėr fitore). E atė ditė (kur do tė ngadhnjejnė bizantinėt), besimtarėt do tė gėzohen

5. pėr ndihmėn e Allahut. Ai ndihmon atė qė do, dhe ai ėshtė i gjithfuqishėm, mėshirues.

6. Premtim i Allahut ėshtė (Ky), Allahu nuk e thyen premti*min e Vet, por shumica e njerėzve nuk po e dinė. (Er-Rrum: 2,3,4,5,6)

Humbja e Bizantit nė luftė me Persinė ndodhi nė vitet 612-614, nė territoret e Palestinės dhe tė Arabisė. Persėt arritėn tė pu*shtonin Armeninė e Sirinė mė 612, Jerusalemin mė 614 dhe Ale*ksandrinė mė 618. Me rastin e pushtimit tė Jerusalemit, arritėn tė merrnin edhe ”Kryqin e Shenjtė”, qė ishte simbol i Krishterimit. Kjo ishte njė goditje e rėndė pėr Bizantin dhe pėr tė krishterėt, ngase persianėt e asaj kohe ishin paganė. Sipas disa dėshmive*, vetėm nė rrugėt e Jerusalemit tė pushtuar prej persėve, mbetėn tė vrarė rreth 60.000 tė krishterė.[1] Nė kohėn kur ndodhėn kėto pu*shtime perse nda zotėrimeve tė Bizantit, ishte viti i dytė dhe i tretė i fillimit tė shpalljes sė hapėt tė Kur’anit hyjnor nga ana e Muhamedit a.s.

Dhe, derisa ende po vajtohej humbja e rėndė e bizantinėve tė krishterė, u shpallėn ajetet e sures Er-Rrum, qė u citua mė lart dhe qė me siguri tė plotė parashikonin fitoren e bizantinėve.

Shpallja parashikonte se “ata do tė ngadhėnjejnė brenda pak viteve”, dhe se fitorja e tyre do tė ishte njė gėzim pėr besimtarėt. Dhe e vėrteta doli nė shesh brenda pak vjetėsh. Nė vitet 622-628 perandori bizantin Herakliu, me anė luftimesh rraskapitėse, i dė*boi persėt nga tokat e pushtuara. Madje ai arriti qė nė vitin 627 tė pushtonte edhe territorin pers e tė shkaktonte njė revoltė tė brend*shme, e cila rezultoi me rrėzimin e mbretit nga froni dhe me kthi*min e “Kryqit tė Shenjtė” nė Jerusalem, nė vitin 630. Kėsisoj, parashikimi i shpalljes kuranore u realizua plotėsisht.

Nė kėtė rast “logjika historike”, lidhur me fitoren e bizanti*nėve, mund tė konstruktojė lloj-lloj arsyetimesh, por ato nuk i qėndrojnė faktit, sepse ajo fitore u shpall nė Kur’an disa vjet para se tė ndodhte. Pra, ajo ishte njė fitore e paralajmėruar, e shpallur nė mėnyrė tė qartė dhe aksiomatike.

Motivi i perandorit tė Bizantit, Herakliut, qė tė koncentrohej ashtu si u koncentrua me tė gjitha energjitė e shtetit tė vet nė luftėn kundėr Persisė, nė fakt ka tė bėjė me atė fitore tė paralaj*mėruar bizantine, qė do tė ndodhte domosdoshmėrisht. Pėr ta fu*qizuar motivin e luftės, mund tė shėrbenin njė varg elementesh si puna e “Kryqit tė Shenjtė” qė ishte plaēkitur nga Jerusalemi, ose dėshira pėr hakmarrje ndaj mizorive qė kishin kryer persėt ndaj tė krishterėve nė Jerusalem, dhe gjithandej tokave tė pushtu*ara tė Perandorisė sė Bizantit. Mund tė ketė edhe njė varg motivesh qė kanė mbetur tė fshehura pėrgjithmonė nė kokėn e perandorit dhe tė kėshilltarėve tė tij eventualė. Por, ajo qė dihet, ėshtė se pera*ndori kishte prioritet tė jetės sė tij rikthimin e pushtetit tė vet nė ato territore.

Ndėrsa, kur tė analizohen nė kompleksitetin e tyre ngjarjet e atyre viteve dhe rreziqet reale pėr fatet e Bizantit, shihet se lufta kundėr Persisė mund tė mos ishte prioritet. Atje Perandoria e Bizantit kishte humbur territore dhe madje edhe simbolin e Kri*shterimit, por nė pjesėn perėndimore tė saj, rreziku pėr Bizantin ishte edhe mė i madh. Ekspeditat pushtuese avare e sllave nė ato vite po shkatėrronin pjesėn perėndimore tė Perėndorisė sė Biza*ntit dhe po rrezikonin edhe vetė Konstandinopojėn. Me gjithė ndonjė pėrpjekje tė flashkėt pėr zmbrapsjen e kėtyre sulmeve, Herakliu u tregua pothuajse tolerant ndaj invadimeve avare e slla*ve nė territoret perėndimore tė Bizantit. Ai u koncentrua nė luftėn kundėr Persisė, nė njė luftė tė gjatė e rraskapitėse, nė njė luftė e cila e dėrrmoi jo vetėm humbėsin, po edhe fitimtarin, duke i hapur ashtu udhėn daljes nė skenėn e madhe tė historisė tė shtetit Islam tė themeluar nga Muhamedi, a.s.

Njė digresion i vogėl
pėr argumentim sa mė tė plotė


Pėrveē saktėsisė sė realizimit tė parashikimit lidhur me fito*ren e bizantinėve mbi persėt, kėto ajete kanė edhe disa aksioma qė vlejnė pėr mbarė historinė njerėzore, qė ia vlen tė afirmohen kėtu, duke bėrė njė digresion tė vogėl.

Nė ajetin 4 pamė se thuhet:

"Ēėshtja ėshtė vendim i Allahut, fillim e mbarim (pėr disfa*tė e pėr fitore)".

Kjo do tė thotė se vargani i ngjarjeve nė skenėn historike dhe tė fateve tė protagonistėve tė tyre e tė njerėzve nė pėrgjithėsi, ndodh sipas vullnetit tė Krijuesit tė Botėve, fillim e mbarim. Pra, nuk ka rastėsi e stihi nė jetėn dhe nė historinė njerėzore. Nė fakt, logjika historike i nėnshtrohet vullnetit tė Krijuesit, vullnet qė mbetet i paarritshėm pėr mendjen njerėzore, dhe shpallet vetėm kur do Vetė Krijuesi. Vetėm brenda kuptimit tė kėsaj aksiome, qė na ėshtė shpallur me kėtė ajet kuranor, mund tė kuptohet drejt edhe krijimi, ngritja dhe rrėnimi i perandorive tė mėdha, tė cilat shpesh bash nė kohėn kur arrijnė njė epėrsi tė jashtėzakonshme ekonomike, ushtarake dhe politike ndaj rivalėve, fillojnė e rrėno*hen dhe pėr njė kohė shpėrbėhen si tė kishin qenė kėshtjella prej rėre. Mund tė sillen shumė shembuj, po ne po mjaftohemi vetėm tė sjellim nė kujtesė tė lexuesit emrat e Mesopotamisė, tė Egjiptit, tė Trojės, tė Mikenės, tė Spartės, tė Kartagjenisė, tė Ilirisė, tė Romės, tė Bizantit, tė Persisė, qė tė jetė e qartė se nėpėr shekuj e mijėvjeēarė, ka ndodhur njė proces i pandalėshėm i ngritjeve dhe i rėnieve tė perandorive e shteteve, dhe jo rrallė rėnia e tė cilave nuk mund tė shpjegohet me interpretimin sipėrfaqėsor tė fakteve parciale nga e ashtuquajtura “logjikė historike”.

Fragmenti i ajetit 5, qė thotė: “Ai ndihmon atė qė do”, ėshtė plotėsisht nė koherencė me ajetin pararendės, dhe nė fakt argu*menton shkakun e rėnies e tė ngritjes sė perandorive dhe tė ndo*dhive jetėsore e historike.

Ndėrsa, nė ajetin 6 thuhet: “Allahu nuk e thyen premtimin e Vet”, qė i referohet fitores sė parashikuar tė bizantinėve, po edhe mbarė jetės nė pėrgjithėsi, duke konstatuar se edhe pse ka argu*mente tė plota, shumica e njerėzve mbeten injorantė dhe nuk arri*jnė ta kuptojnė kėtė tė vėrtetė.

Pėrgatitja e fitores sė Islamit


Lufta e gjatė ndėrmjet Persisė dhe Bizantit nė vitet 612-630, bie nė kohėn kur Muhamedi a.s. po pranonte shpalljen e Krijuesit dhe po e pėrhapte Islamin. Shpallja publike e Islamit filloi nė vi*tin 613, derisa vazhdonte lufta e ashpėr ndėrmjet dy perandorive tė mėdha, Persisė e Bizantit. Nė vitin 614 persėt pushtuan Jeru*salemin, ndėrsa bashkėsia e vogėl myslimane nė Mekė, pėrballej me presionin kurejshit, pėr se nė vitin pasues njė pjesė e tyre emigruan nė Abisini. Nė vitin 622, Bizanti e rifilloi ofensivėn pėr tė rikthyer territoret e pushtuara nga persėt, ndėrsa Muhamedi, a.s. po atė vit emigroi nga Meka nė Medinė, dhe atje filloi proje*ktin e madh tė krijimit tė bashkėsisė islame. Derisa dy perando*ritė po luftonin pėr vdekje nė vitet 624- 628, bashkėsia islame dhe shteti islam u forcua edhe me fitoren e luftės sė Bedrit, (624), Betejės sė Uhudit (625) dhe Luftės sė Hendekut (626) tė zhvillu*ara kundėr idhujtarėve arabė.

Bash nė vitin kur perandori pers ra nga froni, ndėrsa Herakliu kremtonte fitoren e shtetit tė dėrrmuar, shteti mysliman i udhėhe*qur nga Muhamedi, a.s. ishte shndėrruar nė njė faktor tė pash*mangshėm tė realitetit politik tė kohės nė atė rajon, gjė qė konfirmohet nga letrat qė ai u dėrgoi nė atė vit perandorit tė Pe*rsisė, perandorit tė Bizantit, si dhe mbretit tė Abisinisė e mbretit tė Egjiptit.

Rrjedhimet e tilla tė ngjarjeve janė argumenti i qartė se luftė*rat perso-bizantine ose bizantino-perse, pėrgatitėn terrenin pėr fitoren e Islamit nė ato hapėsira tė mėdha.

Fillimisht, fitorja e persėve mbi bizantinėt, i liroi fiset arabe nga kontrolli i Bizantit, ndėrsa fitorja e mėvonshme e Bizantit mbi Persinė, i shkallmoi tė dy perandoritė deri nė masėn sa ato u bėnė tė pushtueshme nga shteti i ri Islam qė lindi.

Por, ajo qė ėshtė simbolike, ka tė bėjė me faktin se lufta e parė (612-618), kur persėt fituan, ishte nga fillimi i shpalljes sė pejgamberisė, ndėrsa revanshi bizantin (622-628) po ndodhte nė kohėn kur Muhamedi a.s. e kishte stabilizuar shtetin e ri islam.

Shikuar nga pikėpamja e interesit tė fiseve arabe dhe tė vetė bashkėsisė sė re myslimane, lufta perso-bizantine dhe bizantino-perse, i dha mundėsi edhe Muhamedit a.s. qė tė vepronte nė njė ambient mė tė lirė nga aspekti i presioneve tė jashtme. Kėsisoj, ai kishte barrėn e pengesave tė brendshme, pra tė komunitetit tė vet, por ishte mė i lirė sa u takon pengesave tė dy perandorive tė mėdha, tė cilat luftonin pėr vdekje njėra kundėr tjetrės.

Vėrtet, sipas “logjikės historike”, nuk mund tė interpretohet kjo situatė e lehtėsimit tė pejgamberisė dhe shpalljes islame nga njė luftė e pėrgjakshme qė bėhej ndėrmjet tė krishterėve bizantinė dhe zjarrputistėve persianė. Ishte njė shkak suprem, qė i kishte shkaktuar nė atė formė e nė atė pėrmbajtje ato zhvillime, qė ishin lehtėsim pėr pėrhapjen e Islamit dhe pėr forcimin e myslimanėve.

Ndryshe nuk ka si tė shpjegohet qė myslimanėt, nga njė enklavė e vogėl nė Medinė, arritėn tė forcohen e tė mposhtin tė dy perandoritė e mėdha, Persinė dhe Bizantin. Me njė sėrė luftė*rash, ku u shqua guximi islam, i paparė deri atėherė nė histori, myslimanėt morėn nga sundimi i Bizantit Sirinė mė 636, Jerusa*lemin mė 638, ndėrsa Egjiptin gjatė viteve 640-650. Po ashtu, tė udhėhequr nga Umeri r.a., myslimanėt mposhtėn Persinė nė vitin 642.

Uragani mysliman kėsisoj arriti tė mposhtte dy perandoritė mė tė mėdha tė botės sė atėhershme. (Perandoria Romake e Perė*ndimit kishte pushuar sė ekzistuari nė vitin 476).

Po tė mbetej interpretimi i kėtyre ndodhive tė mėdha, duke pėrfshirė kėtu edhe rėnien e Perandorisė Romake tė Perėndimit, vetėm brenda interpretimit sipėrfaqėsor tė sė ashtuquajturės “lo*gjikė historike”, do tė ishte e pakuptueshme si ka qenė e mundsh*me qė fiset arabe tė mposhtnin dy perandori nė tė njėjtėn periu*dhė historike. Por, kėtė e shpjegon qartė dhe plotėsisht shpallja e Zotit nė ajetet qė u cituan mė herėt.

Luftėrat e pėrgjakshme
tė doktrinave krishtere


Nga shkaqet konkrete qė kanė krijuar njė ambient tė pėrshta*tshėm pėr fitoret spektakulare tė myslimanėve kundėr zorėrimeve tė Bizantit, ka qenė ēėshtja e doktrinės sė krishterė, e cila tė kri*shterėt i ka konfrontuar ndėrmjet tyre, deri nė gjakderdhje tė tmerrshme, sikundėr ka ndodhur nė viset lindore tė sundimit tė Bizantit, - nė Siri, nė Egjipt dhe nė Palestinė. Arianizmi si doktri*nė qė mohonte karakterin unik tė Jezu Krishtit me tė Zotit (Kri*shtin e trajtonte si profet dhe jo si Zot), lindi nga njė prift i Aleksandrisė dhe u pėrhap nė territoret lindore tė Perandorisė sė Bizantit. Kjo doktrinė u shpall si herezi nė Koncilin e Nikesė nė vitin 325, edhe me pėlqimin e perandorit Kostandini i Madh. Do*ktrina zyrtare qė u miratua nė Koncilin e Nikesė, krijoi bazat pėr pėrndjekjen e ithtarėve tė arianizmit si heretikė dhe pėr luftėrat e tmerrshme qė u zhvilluan pėr shekuj nė ato territore.

Mėsimi i ngulitur i arianizmit se Jezu Krishti nuk kishte naty*rė hyjnore po ishte vetėm profet, u shndėrrua nė terren tė pėr*shtatshėm pėr pranimin e Islamit, i cili shpallte po ashtu natyrėn nje*rėzore tė Isait, a.s. dhe tė tė gjithė profetėve, duke pėrfshirė edhe vetė Muhamedin a.s. Islami pėr kėta popuj erdhi si njė leh*tėsim nga luftėrat e dogmave kishtare dhe nė fakt ishte njė ēlirim nga pushtimi dhe persekutimi i Bizantit qė praktikonte doktrinėn monofiziste.

Herakliu ndėrmjet incestit
dhe fobisė sė lemerishme



Fati i protagonistėve kryesorė tė skenės historike tė periudhės ndėrmjet viteve 611-634 e pak mė tej, ėshtė po ashtu njė ēelės pėr tė kuptuar shumė nga misteret me tė cilat Krijuesi ka dashur tė na paraqesė historinė njerėzore. Kėta protagonistė janė Herakliu dhe Muhammedi a.s..

Herakliu ishte perandor i Bizantit nė vitet 610-641, pra njė vit para se tė shpallej pejgamberia e Muhamedit a.s. dhe shtatė vjet pas kalimit tė Muhamedit a.s. nė Ahiret.

Herakliu si perandor njohu rėnie dhe ngritje tė sundimit tė tij: pushtimet e zotėrimeve tė tij lindore nga persėt, dhe luftėrat e gjata pėr kthimin e atyre territoreve nėn sundimin e vet.

Pati sukses tė shpėtonte Konstandinopojėn nga sulmet avare e sllave, mirėpo nė luftėrat e egra me ta, nė pjesėt perėndimore tė Perandorisė, nuk arriti tė pengonte vėrshimin e tyre nė Gadishu*llin Ilirik. Sidoqoftė, fitorja e tij kundėr Persisė ishte vėrtet e madhe.

Megjithatė, nga fundi i sundimit tė tij, ai ishte dėshmitar i to*pitur i humbjes sė po atyre territoreve lindore tė Perandorisė, pėr tė cilat kishte luftuar me shumė energji dhe trimėri, dhe kalimin e tyre spektakular nėn sundimin e myslimanėve.

Nė vitin 636 humbi Sirinė, nė vitin 638 Jerusalemin dhe nė vitin 640, njė vit para vdekjes, myslimanėt filluan operacionet e marrjes sė Egjiptit..Nė kėto ngjarje, Herakliu mė nuk e kishte ve*ndosmėrinė e dikurshme, tė treguar nė luftėrat me persėt pėr Jerusalemin.

Indikative ėshtė veēanėrisht jeta personale dhe familjare e Herakliut, pėr tė kuptuar fatin tragjik tė tij dhe tė perandorisė qė sundonte, jashtė klisheve tė “logjikės historike”. Herakliu pati njė martesė incestioze (u martua me tė bijėn e motrės sė vet), dhe pati dy djem tė gjymtė. Nga fundi i jetės iu shfaq njė fobi e tmerrshme nga uji, aq sa nuk guxonte as ta shikonte ujin.

Madje bėri pėrpjekje edhe tė arratisej nga froni, po u pengua nga patriarku Sergius. Me njė fjalė, jeta e tij familjare ishte e zy*mtė dhe tragjike, sikundėr edhe fundi i jetės sė tij qė ishte me fobi dhe ērregullime psiqike.

Edhe pse perandorėt bizantinė veten praktikisht e llogaritnin si zota nė Tokė, edhe mbi patriarkun dhe mbi Kishėn, dobėsia e brendshme i shkėrmoqte dhe i bėnte tė mjerė e tragjikė, ashtu sikundėr ndodhi edhe me Herakliun, i cili, nga njė fitimtar i madh, pėr gjallje tė veten u katandis nė njėrin nga humbėsit mė tragjikė tė historisė njerėzore.

Mizoritė e pasardhėsve tė Herakliut

Pas vdekjes sė Herakliut, pasoi njė periudhė e tmerrshme e dhunės dhe e masakrave ndėrmjet pasardhėsve e pasuesve tė tij, qė ėshtė nga mė tė trishtueshmet nė mbarė historinė e njerėzimit. Ja si ėshtė pėrshkruar ai degradim i pushtetit bizantin, nga biza*ntinologu i njohur Ogyst Baj, (tė dhėnat faktografike tė tė cilit ja*nė pėrdorur edhe mė lart nė kėtė vėshtrim): “Mendohet se ai (Ko*standini, nėnv.ynė), vdiq i helmuar nga Herakloni, i nėn*shtru*ar me shumė pėrulėsi ndaj s’ėmės, Martinės, i cili mbeti i vetėm nė pushtet. Por, mbretėrimi i tij nuk do tė vazhdojė gjatė. Qysh nė muajin tetor trupat ngritėn krye dhe, me mbėshtetjen e senatit, kėrkuan qė nė qeverisjen e perandorisė tė merrte pjesė edhe djali i vogėl i Konstandinit, Kostanti II. Kjo s’ishte veēse njė etapė kali*mtare drejt rrėzimit tė Heraklonit. Katėr muaj mė vonė, Martina dhe djali i saj u dėbuan nga Konstantinopoja, pasi u gjymtuan mizorisht: Martinės i prenė gjuhėn, Heraklonit hu*ndėn.”[2]

“Dy uzurpatorėt, Tiberi dhe Leontiusi, i ofruan popullit spe*ktaklin e njė torture tė gjatė e teatrore. Ashtu tė lidhur me zi*nxhirė, i detyruan tė vraponin nėpėr rrugėt e qytetit, ndėrmjet radhėve tė vegjėlisė qė ulėrinte e shante. I vėrshėllenin, i qėllonin me lloj-lloj gjėrash. (…) Pastaj dy uzurpatorėve u prenė kokėn, dhe xhelati i nxori sytė patriarkut Kalinikos, qė kishte marrė pjesė nė grushtin ushtarak tė shtetit tė vitit 695”.[3]

“Egėrsia e Justinianit II, gjatė mbretėrimit (705-711), do tė shndėrrohej nė njė delir tė vėrtetė. Shprehja “larė nė gjak” tek ai do tė gjente njė zbatim konkret: ai ndiente ēdo ditė nevojėn e ekzaltimit tė brydhėt qė i transmetonte pamja e torturave. Vikti*mat nuk mungonin. Gjithė ata qė i qenė nėnshtruar sundimit tė Leontiusit e Tiberit, ishin tė dyshimtė. Ndėrsa priste koka, mbys*te, varte, gjymtonte, i mbyllte tradhtarėt nė thes, qė i hidhnin pa*staj nė Bosfor, ose i vriste sa ngriheshin nga tavolina ata qė kishte ftuar pėr tė ngrėnė me tė, - bazileu nuk harronte tė organizonte festa me njė salltanet tė paimagjinueshėm pėr tė kremtuar kthimin e Teodorės e pėr ta lidhur me perandorinė fėmijėn qė kishte me tė e qė mbante emrin e Tiberit.

Justinianit II, pasi e burgosėn, i prenė kokėn. Pastaj i shėtitėn kokėn nėpėr qytet, e dėrguan nė Itali dhe e ekspozuan triumfalisht nė rrugėt e Romės e tė Ravenės. Kėshtu pėrfundoi mė 711 ekzi*stenca ekstravagante dhe e egėr e pėrbindėshit me hundė tė prerė, dhe kjo periudhė e gjatė tmerresh mbetet njė nga tablotė mė tė hidhura e mė tė ēuditshme nė gjithė historinė bizantine.[4]

Njohėsi i stėrholluar i historisė sė Bizantit, Ogyst Baji, e ndjen se ėshtė fjala pėr “tablo tė ēuditshme”, kur numėron degje*nerimin qė ka katandisur perandorinė nė kohėn e pasardhėsve tė Herakliut. Por, kjo “tablo e ēuditshme” e ka burimin tek refuzimi arrogant qė ishte bėrė nga Herakliu dhe perandoria e tij ndaj Shpalljes Hyjnore tė Islamit. Alternativa e refuzimit tė sė Vėrte*tės sė shpallur nga Krijuesi i Botėve, ishte degjenerimi dhe krimi.

Pastėrtia e tė Dėrguarit tė Allahut


Muhamedi a.s. pati njė jetė mjaft tė trazuar nė vitet e para tė pejgamberisė, qė ishin sprova pėr skalitjen e tij dhe tė bashkė*luftėtarėve tė tij nė pėrhapjen e mesazhit hyjnor.

Pas pėrhapjes sė fshehtė tė Islamit nė vitet 610-612, ai filloi nė vitin 613 edhe pėrhapjen haptas tė fesė sė re, pavarėsisht se ishte mjaft i rrezikuar nga mėnia e politeistėve mekas. Por, Mu*hamedi, a.s., u shqua pėr vendosmėri dhe trimėri tė pashoqe, se*pse nuk u ndalua as nga kėrcėnimet, as nga presionet e shumta qė iu bėnė. Krahas publikimit tė Shpalljes Hyjnore, ai punoi me ene*rgji tė madhe nė pėrhapjen e fesė sė re, nė forcimin e bashkėsisė sė re dhe nė ruajtjen e saj nga dėmtimi i mėrisė sė politeistėve. Aftėsia e tij e pashoqe u dėshmua nė arritjen e marrėveshjeve me fiset e ndryshme, duke pėrfshirė edhe disa fise hebreje, pastaj nė udhėheqjen ushtarake dhe sociale tė shtetit tė ri.

Mbetet si dėshmi e mrekullueshme e vizionit tė tij ligjėrata nė Haxhin lamtumirės nė vitin 632 nė Mekė, e cila edhe sot ėshtė shembull i njė gjenialiteti tė paarritshėm. E mira ėshtė qė ajo tė sillet e plotė, po, pėr shkaqe praktike, pra vetėm pėr tė argume*ntuar tezėn themelore tė kėtij teksti se ai ishte person tejhistorik, me mesazh pėr tė gjithė njerėzimin dhe pėr tė gjitha kohėt, deri nė Ditėne Gjykimit, do tė pėrfshihen vetėm disa ide tė asaj ligjė*rate tė Haxhit lamtumirės:

- “ Ruajeni, respektojeni dhe nderojeni vlerėn e personalitetit dhe dinjitetit njerėzor.

- Njeriu ėshtė vepėr madhėshtore e Allahut dhe mjerė ai qė nėnēmon nderin dhe dinjitetin e veprės sė Allahut.(…)

- Gjakmarrja ėshtė e ndaluar.Tė gjitha akuzat e kėtilla qė rrjedhin nga koha para Islamit, anulohen…(…)

- Ruajuni nga prostitucioni, tradhtia bashkėshortore dhe xhe*lozia. Prostitucioni dhe tradhtia bashkėshortore janė mėkate tė rėnda, ndėrkaq xhelozia mund tė shkaktojė prishjen e bashkėsho*rtėsisė.

- Martohuni me ato qė i doni, e kur vullneti i Zotit t’ju ba*shkojė, atėherė respektoni dhe duani njėri-tjetrin dhe jetoni nė dashuri e harmoni tė vėrtetė.

- O bashkėshortė! Silluni ndaj grave tuaja me shumė mirėsi e dashuri.

O besimdrejtė! Largohuni nga ngatėrresat e pėrgojimet! (…)

- O besimdrejtė! Thuajeni gjithnjė tė vėrtetėn e pastėr. Urrej*tja asnjėherė le tė mos ju largojė nga rruga e tė drejtave dhe drejtėsisė. Drejtėsia ėshtė motra e devotshmėrisė. Frikėsohuni nga Allahu! Ai sheh punėn tuaj.”[5].

Mesazhi qė la pas vetes pėr pasuesit e tij, jo vetėm nė kėtė ligjėratė tė Haxhit lamtumirės, po me tėrė jetėn dhe veprėn e tij tė papėrsėritshme sa i pėrket devotshmėrisė, pastėrtisė dhe viziona*ritetit tė njė krijese njerėzore, edhe sot rrezaton njerėzi, moralitet, drejtėsi dhe vizion pėr jetė mė tė mirė tė njeriut.

Kėto vlera shihen edhe nė letrat qė u dėrgoi kundėrshtarėve dhe mohuesve tė Islamit, mbretėrve dhe sundimtarėve tė krishterė tė asaj kohe. Muhamedi a.s. i pėrfundonte letrat me kėtė ajet kuranor:

“Thuaj (Muhamed): O ithtarė tė librave tė parė! Ejani te njė fjalė qė ėshtė e drejtė dhe e pėrbashkėt mes nesh dhe jush, qė tė mos adhurojmė askėnd pos Allahut, qė tė mos i vėmė shokė atij nė adhurim dhe qė asnjė prej nesh tė mos marrė tė tjerė pėr zot pėrveē All-llahut. Pastaj, nė qoftė se ata largohen, thuaju: dėshmoni pėr ne se jemi muslimanė. (Ali-Imran, 64).

Nė kėtė mėnyrė ai pėrjetėsoi, me fjalėn dhe me veprėn e tij, pėrparėsinė dhe pėrjetėsinė e Islamit mbi faqe tė dheut.

Kalimi nė Ahiret i Muhamedit a.s. nė vitin 632, nuk e ndali rritjen e shtetit tė ri islam. Per mė tepėr, pėrgatitjet qė ishin bėrė pėr vite, rezultuan me shtrirjen e rrufeshme tė shtetit islam nė vi*tet qė pasuan. Kėshtu., nė vitin 636 myslimanėt ēliruan Sirinė, nė vitin 638 Jerusalemin e nė vitet 640-650 edhe Egjiptin, Afrikėn e Veriut, Qipron, Kretėn dhe Sicilinė.

Muhamedi, a.s. la pas vetes njė ymet unik dhe tė motivuar, qė tė pėrhapė mesazhin hyjnor nė tė katėr anėt e botės. Atdheu i shpalljes sė Islamit u bė vendi mė i vizituar dhe vendi qė rrezaton mesazhin mė tė fuqishėm fetar dhe moral tė botės edhe nė ditėt tona.

Edhe nė planin personal dhe familjar, Muhamedi a.s., ishte i lumtur. Ai kishte njė familje tė pastėr dhe shokė tė ndershėm, tė cilėt verifikuan nė praktikė shtetėrore mundėsitė qė jep Shpallja Islame.

Feja islame, tė cilėn e kumtoi Muhamedi a.s. sot ka rreth 1.5 miliardė besimtarė nė tė katėr anėt e planetit (pėrfshirė kėtu edhe selinė e dikurshme tė Perandorisė sė Bizantit dhe shumicėn e te*rritoreve tė perandorisė sė dikurshme tė Herakliut dhe tė pasar*dhėsve tė tij mizorė, duke pėrfshirė edhe qendrėn e perandorisė sė Herakliut dhe tė pasardhėsve tė tij bizantinė, e cila u mor nga myslimanėt pas pėrpjekjeve disashekullore.

Sot dhe nė tė ardhmen, as qė mund tė merret me mend histo*ria njerėzore dhe vlerat e njerėzimit pa personalitetin dhe veprėn e Muhamedit, a.s. Ndėrsa, traditat qė kanė mbetur nga sundimi i Herakliut dhe i pasardhėsve tė tij, janė vetėm njė kujtim i errėt dhe i frikshėm i historisė njerėzore.

Prandaj, edhe nga kjo pikėpamje e fateve qė patėn kėta dy protagonistė kryesorė tė asaj periudhe historike, ėshtė e qartė se Muhamedi a.s. ishte personalitet i vlerave tė tjera, pėrkatėsisht i Dėrguar i Allahut, me mision tė qartė, qė tė shpallte dhe tė inau*guronte tė Vėrtetėn Hyjnore. Pra, Muhamedi, a.s. nuk ishte pera*ndor si Herakliu, i cili edhe pse i veshur me pushtetin mė absolut qė mund tė uzurpohet nga njė njeri, ishte i mjerė pėr shkak tė fatkeqėsive familjare, tė fobive dhe traumave tė rėnda psiqike dhe tė trashėgimisė nga pasardhės mizorė, tė cilėt lemeritėn botėn me mizoritė e tyre.

Muhamedi a.s. nuk ishte as si mbretėrit e pangopshėm pe*rsianė, tė cilėt arin dhe dhunėn i kishin ideal tė jetės sė tyre.

Muhamedi a.s. ishte njė i dėrguar i Krijuesit tė Botėve, pėr tė ndriēuar udhėn e njerėzimit me mesazhin Hyjnor, dhe i tillė mbeti tash katėrmbėdhjetė shekuj. Dhe pa asnjė dyshim, i tillė do tė mbetet deri nė fundin e ekzistencės njerėzore nė Tokė, sepse ėshtė njė person tejhistorik. Pra, ai ėshtė vulė e pejgamberėve, qė u dėrgua me mesazhin pėrfundimtar pėr tė gjitha kohėt dhe pėr tė gjithė njerėzimin.





--------------------------------------------------------------------------------

* Ky tekst pati marrė formė tė plotė kur me sugjerimin e tė nderuarit Husamedin Abazit, (tė cilit ia dhashė tekstin pėr tė verifikuar saktėsinė e disa datave historike), mė ra nė dorė libri i Hasan Ejubit, Katėr halifėt e drejtė, (Furkan ISM, Shkup, 20003), ku autori ka disa konstatime tė ngjashme me tonat. Nuk e pashė tė domosdoshme tė bėj ndonjė ridisenjim tė tekstit, duke e lėnė idenė qė edhe atė ngjashmėri tė vlerėsimeve ta shohim si njė fakt mė shumė pėr vėrtetėsinė e argumenteve tė paraqitura.

[1] Ogyst Baji, Perandoria e Bizantit, Ora, Tiranė, pa datė botimi).

[2] Po aty, fq. 83.)

[3] Po aty, fq, 89.

[4] Po aty, fq. 92-93.

[5] Hutbeja lamtmirėse, Zėri Islam, Prizren




-