Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 38 prej 38
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,929
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku
    Sigurisht, te dyja rastet kane shume lidhje. Dy te rinje shqiptar te detyruar nga varferia dhe shtypja sociale u derguan njeri ne vjedhje dhe tjetri ne vdekje.
    Nuk shohe ndonje ideal ketu as ndonje heroizem!!!
    plotesisht dakort me ty

    kryeplak

    nese nuk te kuptojne mos u merzit se nuk duan te sforcohen te kuptojne kendveshtrimin tend

    sinqerisht arun

  2. #22
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Redi pershendetje!

    Tema e hapur nga ty eshte shume interesante packa se nuk arrijme te kuptojme ne substance qellimin e kesaj teme.
    Perpara se te jap nje mendim, une do te thoja se shume anetare nuk arrijne te kuptojne dhe tu pergjigjen kanaleve te vecanta te komunikimit te tematikave te ndryshme qe hapen per diskutim.
    Anetaret kane prirje ne keto momente per te dhene kunderpergjigje edhe pse nuk arrijne te kuptojne se per cfare behet fjale. Dy shembujt e mesiperm dhe krahasimi ndermjet tyre eshte shume i qarte dhe domethenes por problemi qendron ne ate, njerezit manipulojne me mendime.
    Ndjenjat e zjarrta qe mbizoterojne qeniet e tyre jane shkak per deformime serioze te diskutimit. Disa nga keta anetare shkruajne edhe gjera me serioze dhe kur lexon analizat e tyre ne forume te tjera te ketij forumi si dhe pergjigjet ne kete teme, te vjen te qeshesh nga pak.

    Gentiani nga Lezha qe u vra ne frontin e luftes ne Irak, ishte nje djale i ri i cili po te mos kishte patur fatin te fitonte vizen apo llotarine per ne Amerike, ai ndoshta do te kishte shkuar ushtar ne ndonje qytet te Shqiperise.
    Ai u tregua shume i perpikte me ligjet dhe rregullat e shtetit amerikan dhe kerkoi te behej nje qytetar i devotshem amerikan. Ndoshta ishte ambicioz si i jati i tij per sa i perket karrieres.

    Pra ne Amerike ai u bind ligjeve dhe rregullave ne fuqi dhe fitoi me shume nder dhe dinjitet se cfare kishte fituar ai dhe i jati i tij ne Shqiperi.

    Po sikur te kishte shkuar ushtar ne ndonje pike kufitare apo te vazhdonte ushtrine ne ndonje repart ushtarak te Shqiperise. Cfare do te ndodhte?
    Patjeter qe ai do te ishte sjelle ashtu sikur sillen ushtaret shqiptare ne Shqiperi.
    Me nje matematike te thjeshte atij i binte qe te behej halabak ushtar i zakonshem dhe do te perdhoste ne rradhe te pare betimin tij e ti si ushtar por edhe betimin se do ti sherbeje me ndergjegje te paster atdheut te tij.
    Ushtaret shqiptare ne Shqiperi perdhosin cdo vlere dhe skandalet nuk kane munguar.
    Nuk kane munguar as dhe ne Irak raste te tilla por cdo gabim i bere nga ushtaret amerikane atje , eshte gjykuar dhe ushtari eshte denuar ne baze te ligjeve ushtarake amerikane ne fuqi.
    Ne Shqiperi duke filluar sipas hirearkise, nga ushtari gjer tek komandanti i divizionit, rregullat dhe ligjet ne fuqi nuk zbatohen dhe c` eshte me e keqja ato perdhosen(rasti i Bishtpalles).

    E thene shume thjeshte "perdhosje e betimit dhe rregullave dhe ligjeve ne fuqi sidoqofshin ato, do te thote perdhosje e dinjitetit, principeve dhe idealit shqipetar"

    Kete, Redi, ata nuk e kuptuan dhe kjo eshte per te ardhur keq.

    Ne Shqiperi apatia dhe anarkia jane ulure kembekryq prane cdo familje shqipetare prandaj nuk u ben me pershtypje njerezve se cfare do te thote rregulla dhe ligje dhe repektim te tyre.
    Krahasimi ishte shume domethenes por nganjehere temat dhe shkrimet jane shume te veshtira per tu kuptuar nga shume te tjere.

    Bye
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,929

    Bazat E EtikĖs Individuale Dhe ShoqĖrore

    Njeriu, gjatė jetės sė tij personale ose shoqėrore ndjen nevojė pėr qėllime jomateriale. Ēdo sistem shoqėror kėrkon njė numėr tė qėllimeve tė cilat janė tė zakonshme mes individėve e pa tė cilat jeta shoqėrore do tė ishte krejtėsisht e pamundur. Jeta shoqėrore nėnkupton kooperimin dhe pėrfitimin e qėllimeve tė zakonshme materiale dhe shpirtėrore.
    Qėllimet e rėndomta tė disa njerėzve mund tė jenė materiale si; kompanitė komerciale ose industriale qė janė tė formuara nga njė numėr i njerėzve tė cilėt e marrin kapitalin, kurse tė tjerėt vetėm punojnė.
    Shoqėria njerėzore nuk mund tė udhėhiqet si njė kompani ngase bazat e saj janė krejtėsisht ndryshe nga ato tė firmės. Nė realitet, ky ėshtė mendimi ynė sepse ka disa tė tjerė si Bertrand Russelli, qė mendojnė se etika shoqėrore nėnkupton vetėm interesin personal. Ata e konsiderojnė etikėn sociale si njė lloj kontrate ndėrmjet individėve, gjegjėsisht pėr ta mbrojtur interesin e tyre. Russelli e ilustron mendimin e tij me kėtė shembull vijues: “Unė dėshiroj ta posedoj lopėn e fqinjit tim, mirėpo e kuptoj se nėse veproj ashtu, atėherė ai do tė reagojė, do ta grabitė (lopėn). Ndoshta nė tė njėjtėn mėnyrė do tė veprojė edhe ndonjė fqinj tjetėr. Kėshtu, nė vend qė tė fitoj profit, do tė humb, dhe pėr kėtė shkak preferoj ta respektoj tė drejtėn, ai ta ruajė lopėn e tij, ndėrsa unė ta ruaj timen”.
    Russelli mendon se bazat e etikės sociale nėnkuptojnė respektimin e tė drejtave individuale. Ne mund tė themi gjithashtu se vjedhėsit kanė tė njėjtėn lidhje, gjegjėsisht janė tė bashkuar pėr vjedhje dhe pėrforcimin e njė lloj drejtėsie mes tyre, ngase nuk mund tė veprojnė nė vetmi. Pėr kėtė shkak themi se motoja e Russellit ėshtė nė kundėrshtim me filozofinė e tij. Motoja e tij ėshtė humanitare, kurse filozofia e tij nė kundėrshtim me te. Me konsiderimin e interesit personal si bazė tė etikės shoqėrore, ne obligojmė kooperimin individual me dhunė, nga frika e reagimit tė tė tjerėve nėse eventualisht posedojnė fuqi dhe forcė, mirėpo, nėse njeriu bindet se tė tjerėt janė tė dobėt pėr ta dėmtuar, atėherė s'ka nevojė tė observohen kėto parime tė moralit.
    Nėse supozojmė se Niksoni dhe Brezhnjevi kanė fuqi tė njėjtė, do t'ishte nė interesin e tyre t'i respektojnė idetė e tyre, mirėpo nėse njėri prej tyre ballafaqohet me popull tė dobėt, atėherė s'ka nevojė pėr njė respekt tė ndėrsjellė.
    Kritika e Russellit kundėr Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr luftėn nė Vietnam nė kėtė rast do t'ishte e papranuar!
    Sidoqoftė, shkolla e tyre ideologjike ishte e padrejtė ngase lejon tė fuqishmin ta shtrėngojė tė dobėtin, dhe nėse i dobėti nuk tregon tolerancė atėherė duhet tė pėrpiqet qė tė forcohet.. Politikisht kjo mund tė jetė e vėrtetė, por jo edhe moralisht ngase i dobėti nuk mund ta bindė tė fortin tė veprojė ndryshe.
    Me sa duket, shkolla politike filozofike lejon sjelljen despotike tė tė fuqishmit.
    Ēdo shkollė filozofike mund tė bazohet nė qėllimet e njėjta materiale, por obligohet t'i sugjerojė mėnyrat tjera (jomateriale) tė kontrollimit tė degjenerimit, gjegjėsisht, shkaqet e agresivitetit individual duhet tė hulumtohen e tė ērrėnjosen. Kėto shkaqe nuk kanė lidhje tė domosdoshme me pėrkufizimet humane, intelektuale dhe edukative.
    Nėse pyet se ēfarė barriere ka ndaj agresionit tė tė fuqishmit kundėr tė dobėtit, ata mund tė thonė: “Shoqėria duhet tė formohet qė nė fillim ashtu qė tė mos ekzistojė nė te as i fuqishmi e as i dobėti”. Nėse burimet e fuqisė dhe dobėsisė zbulohen dhe ērrėnjosen, atėherė tė gjithė njerėzit do tė gėzojnė njė nivel dhe pėr shkak tė fuqisė sė tyre tė barabartė do ta respektojnė njėri-tjetrin.
    Sipas tyre, njė gjė e tillė ėshtė e mundshme nėse eliminohet pronėsia private sepse vetėm nė kėtė mėnyrė do tė pėrfundojnė kundėrthėniet dhe dhuna.
    Shoqėria nė tė cilėn tė gjithė njerėzit kanė qėllime tė shėndosha materiale, do tė udhėhiqet si njė ndėrmarrje e vėrtetė kooperuese, ku nuk do tė ekzistojė padrejtėsia.
    Shkolla e marksizmit nuk pėrqėndrohet nė spiritualitetin e njeriut dhe s'flitet nė te pėr vetėdijen morale, por pėrqėndrohet nė pronarin, i cili sipas saj ėshtė burim i krejt dobėsive dhe presioneve. Pronari privat zėvendėsohet me shtetin ose pronėsinė shoqėrore ashtu qė ēdo individ punon sipas aftėsive tė tij kurse kompensim pranon prej shtetit ose shoqėrisė, varėsisht nga nevojat e tij. Nė kėtė mėnyrė besohet se do tė sigurohen paqja, qetėsia, drejtėsia dhe morali i shėndoshė, kurse tė gjitha tė kėqijat, si armiqėsia, urrejtja dhe komplekset tjera do tė ērrėnjosen, pra, tė gjithė do tė jetojnė nė vėllazėrim e barabarėsi.
    Ky mendim ėshtė i gabuar pėr kėto shkaqe:
    Momentalisht vėrehet se nė shoqėritė ku ėshtė eliminuar prona private presioni dhe devijimi ende ekzistojnė. Nėse socialistėt kishin tė drejtė nė qėllimet e tyre reformuese dhe nėse shoqėria organizohej nė baza komuniste, do t'ishte e pamundur ta pėrjetojė pėrsėri korrupsionin. Nė anėn tjetėr, shpesh jemi dėshmitarė tė asaj se shoqėritė komuniste i zhdukin udhėheqėsit e tyre prej kohe nė kohė. Pronari privat, nė kėtė rast, nuk mund tė jetė faktor i vetėm pėr tė pėrfituar privilegje.
    Sė pari, privilegjet nuk karakterizohen nga tė hollat dhe kontratat, por prej shumė gjėrave tjera qė i ēmojnė njerėzit. Gruaja e cila ėshtė mė e bukur se tė tjerat ka pėrparėsi qnuk ka tė bėjė aspak me pronėsinė, mirėpo pėrsėri e gjen vendin e vet nė sistemin komunist.

    Ndėr mė tė rėndėsishmet janė privilegjet e pozitės dhe elitės. Njeriu mė i pasur nė botė gjithmonė dėshiron tė zgjedhet kryetar i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe ndonjėherė dėshira e tillė ėshtė aq e fuqishme saqė ėshtė nė gjendje ta sakrifikojė pjesėn dėrrmuese tė pasurisė sė tij vetėm pėr t'ia arritur qėllimit apo pėr tė pėrfituar famė e nder si njeri i fuqishėm. Njeriu gjithmonė e ēmon veten kur ėshtė i respektuar nga tė tjerėt, pa marrė parasysh se a realizohet respektimi nga frika, dėshira apo devocioni.
    A nuk duan tė bėhen mbretėr e tė rrinė gatitu para tyre me qindra eprorė e njerėz, qoftė edhe nga frika?
    Njerėzit i lakmojnė kėto gjėra ngase nė tė kundėrtėn nuk do tė humbnin ēdo gjė pėr tė fituar pėrparėsi tė tilla.
    Kėshtu, shkaku kryesor i dhunės te njerėzit dhe i tė kėqijave shoqėrore nuk ėshtė vetėm pasuria, por ka edhe shkaqe tjera qė nuk mund t'i tejkalojė komunizmi.
    Sė dyti, kur janė privilegjet tjera tė siguruara nė bazė tė pėrparėsive, qoftė edhe nė shoqėrinė komuniste, profitet e atyre qė posedojnė pėrparėsi mė tė mira janė mė tė mėdha, p.sh. a do t'ishte interesimi i liderit sovjetik pėr pasuri i njėjtė sikur ai i bujkut, edhe pse prezenton bujqėsinė! Bujku ndoshta asnjėherė nė jetė nuk do tė udhėtojė me aeroplan, ndėrsa lideri i tij nė disponim ka aeroplanin mė tė mirė.
    Kėshtu, nuk mund tė thuhet se pėrparėsia nga pasuria ėshtė shqyrtuar nė komunizėm e as ajo se individėt do tė fitojnė nė mėnyrė tė barabartė nga pasuria shoqėrore.
    A kanė dobi tė barabartė shėrbyesit civilė nga fondi publik i pronarėve privatė? Njeriu i pozitės si lartė gėzon pėrparėsi mtė mėdha se njė punėtor i rėndomtė.
    Posaēėrisht vlen tė ceket se edhe nė shoqėritė komuniste zhvillohet nevoja pėr vetėsakrifikim dhe braktisjen e pėrparėsive materiale, p.sh. ushtari qė lufton e vritet, nuk vritet pėr shkaqe tė interesit tė tij personal, por patjetėr duhet tė jetė i motivuar me disa ideale ose sentimente, qė pėr hir tė tyre ta flijojė jetėn. Pra, pjesa mė e madhe e shkollave materialistike nuk mund tė veprojnė pa virtyte shpirtėrore, bile edhe nėse shndėrrojnė diēka me bindje nė adhurim.
    Shkolla ideologjike e shoqėrisė, qė bazohet vetėm nė interesin material, nuk mund tė jetė komprehensive (e kuptueshme) ose praktike. Si veprojnė liderėt komunistė me parimet, idealet, motot dhe simbolet e sistemit tė tyre?
    Ata veprojnė ashtu sikur sistemi i tyre ėshtė mbi ēdo gjė, kurse faktikisht, prezentojnė vetėm pėrfitimin e interesave tė jetės. Sipas bazave tė shkollės materialistike, parimi i tyre i ngjan planit ndėrtimor tė arkitektit ngase s'ka gjė tė shenjtė nė te, por ėshtė vetėm ndihmė pėr konstruksion. Plani mė i mirė plotėson ndėrtesėn, pėr tė cilėn edhe ėshtė hartuar. Sa i pėrket shkollės ideologjike mund tė thuhet se ėshtė plani mė i bukur pėr shoqėrinė, por pse tė adhurohet plani? Plani ėshtė pėr ndėrtesėn kurse ndėrtesa pėr mua, pra pse ta sakrifikoj veten pėr planin?
    Ky qėllim ėshtė i palogjikshėm ndėrsa sistemi mėsimor konsiderohet vetėm si ide pėr ndėrtimin e shoqėrisė. Shpeshherė shikohet si diēka e shenjtė dhe se do tė ketė dikush nderin ta japė jetėn e vet pėr te. Ithtarėt mund tė mendojnė se qėllimet e tyre janė tė pabaza, por do tė obligohen tė inkalkulojnė veten e tyre e tė tjerėt me shpirtin e sakrifikimin.
    Tash tė shohim se si vlerėsohen qėllimet shpirtėrore ose virtytet. A janė tė vėrteta apo vetėm sugjerime tė ndonjė intriganti tė marrė?
    Pse vlerėsohen mė tepėr se vlerat materiale.
    Para sė gjithash, ēka ėshtė e vlefshme?
    Kur njeriu ndėrmerr njė ēėshtje me dėshirė tė lirė, atėherė ai ka ndonjė qėllim qė ėshtė i vlefshėm pėr te, pa marrė parasysh se a ėshtė material apo shpirtėror, gjegjėsisht qėllimi ėshtė nė interes tė tij ngase nė tė kundėrtėn asnjėherė nuk do ta zbatojė.
    Thuhet se paqėllimshmėria ose futiliteti ėshtė e pamundshme nga aspekti materialist, ėshtė e qartė se unė do ta zbatoj ate qė ėshtė nė dobinė time dhe pėr kontinuitetin e jetės sime; pra unė jetoj instinktivisht.
    Termi “vlerė” mund tė pėrdoret si pėr gjėrat materiale ashtu edhe pėr ato shpirtėrore, p.sh. mjeku mund tė mė vlerėsojė ngase e tillė ėshtė mjekėsia. Gjėrat materiale, nė realitet, janė fizike ose trupi i kėrkon; gjithashtu edhe ushtrimi ėshtė i nevojshėm pėr trupin, edhe pse nuk ėshtė substancė. Kėshtu, ushqimi dhe ushtrimi, janė tė vlefshėm pėr ne. Tė jeshė i mėshirshėm ndaj tė tjerėve mund tė mos kesh fitim material.
    Ndonjė individ pėrpiqet tė kontribuojė shumė nė ndonjė organizatė edukative, pėr hir tė gjeneratės sė ardhshme, dhe nga kjo jo vetėm qė s'ka profit por mund ta humbė kohėn dhe oportunitetin pėr sukses mė tė lartė.
    Si do ta shikojmė shpirtėrisht kėtė ēėshtje?
    Ēėshtjet shpirtėrore janė shumė tė rėndėsishme nė jetėn njerėzore, mirėpo pyetja, e cila mund tė shtrohet, ėshtė ajo se a pėrkufizohet spiritualiteti me besimin nė Zot apo ėshtė e mundshme tė ekzistojnė vlera shpirtėrore qė e udhėzojnė jetėn njerėzore pa njė besim tė tillė?
    Sartri, nė librin e vet “Genuineness of Man” citon kėtė frazė tė Dostojevskit: “Sikur tė mos ekzistonte Zoti, ēdo gjė do t'ishte e lejuar”. Kjo do tė thotė se e mira dhe e keqja, e vėrteta dhe mashtrimi si dhe tradhtia e shėrbimi varen nga ajo se a besojmė nė Zot apo jo. Nėse nuk kemi besim tė tillė, atėherė nuk do tė ekzistojė barrierė dhe ēdo gjė do tė lejohet.
    A ėshtė kjo e vėrtetė apo jo?
    Marksistėt, si materialistė, pohojnė se s'kanė lidhje me spiritualitetin ose humanitetin, dhe nėse referojnė termin “humanizėm” atėherė kanė pėr qėllim shoqėrinė pa klasa. Sipas tyre, njerėzit janė ose tė shėndoshė ose jo, kurse defektet e tyre zhvillohen nga pronėsia private dhe diferencat socio-ekonomike klasore.
    Kur tė ērrėnjosen kėto diferenca, njerėzit do t'i kthehen gjendjes sė shėndoshė.
    Ata nuk besojnė nė ndonjė pėrsosje, pėrparim e as nė evolucion tjetėr pėr njeriun.
    Si qėndron fakti me shkollat e tashme ideologjike (filozofike), si ajo e Sartrit, tė cilat janė materialiste por qė besojnė nė vlerat shpirtėrore, si humanizmi, dhe qė e theksojnė pėrgjegjėsinė njerėzore? Nė njė anė ato besojnė qė njeriu duhet tė lirohet nga ēdo sovranitet hyjnor apo nga rregullat e natyrės dhe se dėshira e tij nuk vepron nė bazė tė ideve tė kaluara, por vetė njeriu formon veten e vet e jo ambienti, fati ose Zoti; pra ai (njeriu) ėshtė pėrgjegjės i vetes. Kėshtu ēdo akt e veprim qė e zgjedh ai vetė ėshtė i mirė dhe nė kėtė mėnyrė ai shndėrron veten nė model qė e imitojnė tė tjerėt dhe nė tė njėjtėn kohė ky ėshtė pėrgjegjės edhe pėr sjelljen e tė tjerėve.
    Tė shohim ē'ėshtė kjo pėrgjegjėsi dhe ē'nėnkuptohet me te.
    Pėrgjegjėsia ėshtė ēėshtje shpirtėrore e jo materiale. Nė shkollėn materialiste, ata mund tė thonė se njeriu ka vetėdijen qė u pėrgjigjet ēėshtjeve tė pėrgjegjėsisė. Nėse ata besojnė se njeriu posedon dy personalitete, gjegjėsisht personalitetin animal dhe human, atėherė kur fyen, i pari dėnohet nga i dyti.
    Pėrgjigjja e tillė do t'ishte e pranuar, mirėpo ata mohojnė ekzistimin e vetėdijes! Pra, ku fshihen rrėnjėt e kėsaj pėrgjegjėsie?
    Sidoqoftė, ata pranojnė pėrgjegjėsinė edhe pse ėshtė ēėshtje shpirtėrore dhe thonė: “Unė jam pėrgjegjės para njerėzisė dhe para gjeneratės sė ardhshme. Ē'do tė thotė kjo? Ata i pėrkasin shkollės materialiste nė njė anė kurse nė anėn tjetėr dėshirojnė tė ndėrtojnė humanizmin (spiritualitetin) dhe ta obligojnė njeriun t'i nėnshtrohet atij. Ata e predikojnė kėtė ide por pa Zotin, ndėrsa Sartri thotė: “Nėse Zoti depėrton nė krejt kėtė, atėherė nuk ekziston spiritualitet, ngase baza e gjithė kėsaj ėshtė liria njerėzore, kurse prezenca e Zotit pengon lirinė. Kėshtu, pėrgjegjėsia pa zgjedhje tė lirė ėshtė e pakuptimtė.
    Ndokush mund tė thotė: “Ēka na pengon tė besojmė nė spiritualitet pa besim nė Zot? Ngase, ekziston vetėdija inherente nė natyrėn e njeriut qė e aftėson njeriun tė kėnaqet me vepra tė mira e t'i urrejė tė kėqijat. Ai nuk bėn vepra tė mira pėr hir tė dobive materiale, por pėr shkak se ndien kėnaqėsi ashtu siē ndien kėnaqėsi nė njohjen e historisė, gjeografisė etj. I dėrguari i vetėm pėr tė ėshtė dhuta e madhe, gjegjėsisht ēėshtjet etike i japin kėnaqėsi”.
    Epikuri (filozof grek) e pėrmban kėtė ide, gjithashtu edhe Omar Hajjami. Epikurizmi mė vonė ėshtė zbatuar nė ēdo lloj kėnaqėsie - tė kėrkuarit e qetėsisė.
    Thuhet se Epikuri nė shkollėn e vet ka besuar nė kėnaqėsitė shpirtėrore qė ishin mė tepėr tė siguruara e permanente.
    Dashuria ndaj bukurisė, luleve, zogjve, kėngėve etj. prezenton njė shembull tjetėr tė kėnaqėsisė pa pasur ndonjė dobi materiale por vetėm tė gjejė prehje shpirti nė kėnaqėsi.
    Tė gjitha kėto vėshtrime deri diku mund tė jenė tė vėrteta dhe kanė tė bėjnė me dy pėrkufizime:
    Vetėdija njerėzore nuk mund tė jetė aq e aftė t'i identifikojė nė thellėsi bazat e shkollės ideologjike (filozofike, pėrkthy.). Nėse njeriu vepron vetėm pėr tė fituar kėnaqėsi, atėherė do tė jetė i mbyllur nė burgun sukcesiv deri nė vdekje, por jo nė formė tė nevojave tė pastra qė i identifikon shkolla ideologjike.
    Askush nuk ėshtė gati ta flijojė jetėn pėr lulet e kopshtit tė vet por do tė jetojė e tė kėnaqet me to, tė ofruarit ndihmė pėr tė tjerėt jep kėnaqėsi por askush nuk dėshiron tė vdesė pėr te.
    Kėshtu, ėshtė e vėrtetė se dikush kėnaqet me veprat e mira nė thellėsi tė vetėdijes sė vet. Sidoqoftė, edhe vetėdija nuk pėrgatit bazat e shkollės ideologjike, por ka nevojė pėr besim mė tė thelllė. Nėse dikush thotė se prijėsi shkon nė njė vend dhe e flijon jetėn e vet dhe jetėn e tė tjerėve pėr tė ndier kėnaqėsi nė shėrbimin e popullit, atėherė (konstatojmė) se njė gjykim i tillė nuk ėshtė i realtė sepse ai nuk motivohet vetėm nga vetėdija e tij, por nga besimi mė i thellė i tij.
    Nėse nuk ka Zot, as rregull objektiv e as lidhje tė brendshme mes njeriut dhe gjėrave a s'duhet tė themi se ekziston njė mashtrim nė natyrė?
    Shopenhaueri thotė: “Natyra, nė vend t'i mashtrojė njerėzit qė t'i hulumtojnė qėllimet e saj, ajo u ofron kėnaqėsi”. Pėr shembull, natyra dėshiron ekzistimin e krijesave; nėse ajo urdhėron njeriun tė martohet e tė punojė pėr t'u kujdesur ndaj shoqes dhe fėmijėve, atėherė njeriu inteligjent s'duhet tė veprojė ashtu. Natyra e udhėzon ate ashtu qė ai vet me dėshirė tė plotė ta lypė martesėn. Nė ēdo rast vėrejmė se ēdo kėnaqėsi mbėshtetet nė nevojė, p.sh. ne hamė pėr shkak se natyra jonė kėrkon atė substancė apo pimė e flemė pėr disa shkaqe, dhe (nė kėtė rast), sikur tė mos kishim nevojė, nuk do tė vepronim kėshtu.
    Kuptimi i kėnaqėsive materiale ėshtė i qartė, por si qėndron fakti me kėnaqėsitė shpirtėrore? Nėse shoh ndonjė jetim atėherė pse duhet tė kėnaqem?
    S'ka tė bėjė me mua dhe kėshtu kjo kėnaqėsi ėshtė e pakuptimtė ngase nuk ka urtėsi themelore nė te. Por, nėse pranojmė lidhjen e rregullave tė botės dhe krijimin e urtė, atėherė gjithė njerėzit i konsiderojmė anėtarė tė njė komuniteti, ku kėrkohet kėnaqėsia nė bazė tė parimit se tjetri jeton mirė. Kjo ėshtė kėshtu pėr shkak se ndjekim parimin e vėrtetė tė krijimit.
    Nėse kjo kėnaqėsi ėshtė aksidentale dhe varet nga aspekti natyror, pėrsėri do tė jetė e pakuptimtė ngase pengon objektivitetin natyror. Kėshtu, pėrderisa pranojmė vetėdijen morale dhe pohojmė se njerėzit kanė dobi prej veprave tė mira, kurse prej tė kėqijave humbin, pėrsėri veprat tona do tė jenė tė pakuptimta nėse nuk ekziston besimi nė Zot dhe nė qėllimin e krijimit.
    Kur besojmė nė vetėdijen morale, qė ia ka dhuruar Zoti njeriut pėr ta arritur qėllimin, atėherė jetimi, plaka dhe unė do tė jemi anėtarė tė njė organizate dhe pėrbėrės tė planit tė pėrgjithshėm. Kėshtu, ne ndjekim dėshirėn hyjnore, urtėsinė dhe pėrpiqemi ta arrijmė qėllimin; nė kėtė rast asgjė nuk ėshtė e kotė por ēdo gjė ėshtė e vėrtetė dhe e realtė.
    Ēdo shkollė ideologjike dhe ēdo sistem shoqėror kanė nevojė pėr njė numėr tė ideve shpirtėrore: ideologjia qė qėndron mbi vlerat materiale bėhet aq shumė e fuqishme saqė hyjnizohet. Ky hyjnizim mund tė jetė mjaft i vlefshėm dhe njeriu atėherė do ta sakrifikojė jetėn e vet pėr te.
    Shkolla ideologjike, ashtu siē u cek mė lart, na rikujton poetin Sa'di;
    “Era, retė, dielli, tidhe qielli, tė gjithė janė tė zėnė me punė,qė ju tė fitoni jetėn dhemos e harxhoni me negligjencė!”
    Kėshtu, edhe njeriu ka pėrgjegjėsi tė mėdha, kurse sistemi qė mendon se gjėrat nuk kanė qėllim final, nuk pranon pėrgjegjėsinė e krijesave dhe e pėrkufizon vetėm pėr njeriun.
    Pse ėshtė kjo kėshtu, ende ėshtė e pashpjeguar!
    Idealet janė themelore pėr ēdo shkollė ideologjike nėse dėshirohet t'i jepet diēka individit dhe shoqėrisė tė pranojė. Kėto ideale janė tė pakuptimta nėse nuk pranojnė besimin nė Krijuesin dhe manifestimin e Tij tė urtė nė krijim.

    pjesa eshte mare nga libri

    QELLIMI I JETES
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ATMAN : 07-12-2004 mė 11:35

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Edhe ne rastin e pare dhe ne te dytin kemi te bejme me nje degjenerim te kultures,tradites dhe kobit.Ne asnjerin rast nuk kemi te bejm me idealin apo me heroizmin.
    Ne njerin na paraqitet ushtari si kriminel-vjedhes ne te dytin si uzurpues apo ma mire me thene si pushtues i tokes se huaj,pra kurgar ideali nuk e ka deruge ate ne Irak pos ajo qe thash me lart degjenerimi i kultures dhe tradites e marrja e nje tradite tjeter qe nuk na peket ne shqipetareve.
    Pra ai ka vdek per aasgje ne Irak
    Ai ka vdek per dike tjeter ne Irak
    Ai ka vdek atje per interesat e zotnise se ti ku ai jetoj bashk me baban koheve te fundit.
    Pra ai ka vdek per interesat e atij qe shithet se eshte demokratio me i madh ne bote.
    Pra ai ka vdek pa kurfar ndergjegje.
    Pra ia ka vdek ne vendin ku ata te cilet ne emer te ndihmes atij populli vrasin ta plagosurit,pleqet,femijet dhe te pambrojtuit.
    Cfar ideali ka ai????
    Pra kjo eshte nje shenim per te zmadhuar idealin qe nuk egziston.
    Ai ka vdeke per asgje dhe nuk duhet as fol e perfole me teper se ka bdek per interes te dikujt tjeter.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    mani
    Or mik prej Kosove.
    Ne ne Shqiperi kemi nje fjale qe thote kalofsha lumin te Q****a kalin.Kush je ti bre bace me e mar neper goje djalin tone qe ka vdek ne Irak.
    Mos e permend ndergjegjen e degjenerimin or ti mik,se ka vdek djali huj.Po te kishte dhene jeten ne Kosove do ishte hero se do shpetonte prapanicen zotrote.Turp.
    Mbaje lart emrin kosovar se ka nxjerre trima ajo toke.
    Edhe mundohu te mos me pergjigjesh.

    leci
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  6. #26
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Mosmirnjohja dhe harbuteria e kompanive te tipit Mani,nuk jane pjese e kultures dhe tradites se shqiptarit,qe te vdekurin aq me teper kur eshte edhe ushtar nuk e pergojon,nuk e percmon,nuk hedh mbi dheun e sapo hedhur vrer.
    Keto jane vyrtyte te njerezve qe jane dashuruar perjetesisht me prapambetjen,me shpirtvogelsine.
    Sic tha dhe Leci,eshte per tu ardhur keq qe je dhe nga toka martire e Kosoves,se Boletinit,Idriz Seferit,Dede Gjo Lulit.Azem dhe Shote Galices.

    Ma patupersine me te madhe na tregon se paska ra per interes te dikujt tjeter,kur ata te tjeret per te cilet ra ai,erdhen dhe rane ne mbrojtje te vatanit tend,kur Sllobo dhe Arkani kerkonin ta mbushnin gjithe Kosoven me VARRE.
    Turpi thone pleqte e mocem haet me buke,por MOSMIRNJOHJA nuk tretet me asgje,te mbetet ne gryke.

    Idealet as nuk blihen dhe as nuk shiten.Per disa jane aq te shenjta sa i perjetesojne nen dhe bashke me kockat,dhe shenjterohen keshtu neper altare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 22-12-2004 mė 00:30
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    ,,Fjale "Popullore"thot... se kur te hash pulen e dikujt)" tenden mbaje per kembe!!!
    deshte e s'deshte,te gjith e dim se" Faktikisht Amerika" e ka ndihmuar Kosoven. dhe Shqiperin: vertet esht kjo,por- mendimi im thot se ,Ushtaret te cilet po marrin pjes ne Luften e Irakut...them se duhet te marrin pjes ne nje menyr ma korrekte, e te Drejtuar po nga "Shteti I Tyre Shqiptar". Qoft nga Drejtuesit e "INSTUTICIONE SHTETRORE" Gjenerale e "Presidentciale te Vet Qeverisjes se Shtetit Shqiptar!. e them mendimin tim paraprakisht, per tu "Njoft Shteti Shqiptar:dhe qdo ai "Ushtar" qe kishte mbet ne Luften e Irakut...do ishte Nje Zgjidhje ma Reale, dhe e them edhe pse i kishte humbur Ushtaret:i kishte mbet dhe Falenderimi dhe Mbeshtetja. E "Njohjes Shtetrore Shqiptare... si shperblim per Shtetin. ne mos Gaboj me falni, une Shpreha mendimin tim Konkret.se kush ka Idet e veta nga qfar Rrethane qe e rrethojn gjithsesi se kush i ka keto te gjitha," Qeniet Njerzore"...ndjej keqardhje per Djemet e Nanave Shqiptare... si e kan humbur," Djemet e Tyre Jeten jasht Vendlindjes... por- ne kushte te pa (avancuara te pa baza)-jo nga Shteti Ligjor...se edhe "Shqiperija esht Shtetor Shteti Shqiptar me mir te kishte Organizuar po nga Vendi i Vet, ne menyr te organizuar e te zgjedhur ma "Prefisionista Ushtarak te Lart... po nga Vendi i Shtetit Shqiptar: e jo aty ketu se kush me deshiren e vet per te ju bashkangjitur (Ushtris Amerikane) Ndoshta dhe qe pagesa esht me e lart kjo dihet shum kjart, siq po e komentoni Temen pse e si e ku?!...
    kur thyhet kerri rrug sa te duash, prite punen pa u ber! se kur te behet mos ben ze)"
    me par te "Logjokosh se te Veprosh!. nuk te bjen keq,marreveshja ne mesin e Shoqeris dhe "Kultures Tradicionale" eshte zgjidhje Paqesore...per mos te mbet anonim...)
    mir mbeteshit nga "Hajla e Rugoves" KOSOV.
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  8. #28
    goca babit Maska e babetironsja
    Anėtarėsuar
    08-02-2003
    Vendndodhja
    tironse ne chicago
    Postime
    61
    Te them te drejten une lexova vetem temen dhe jo pergjigjet, dhe per kete kerkoj ndjese. Per mendimin tim, kurre nuk mund te krahasosh dy njerez, edhe pse gjendja e tyre eshte pothuajse diku e perafert. Kushtet dryshojne. Njeri mundohet te mbijetoje, dhe nuk do tja dije se si ose cfare do ti duhet te mbijetoje. Neve nuk mund ta gjykojme dot kurre ushtarin tone ne shqiperi sepse inciativat e tij nuk ja dime. Me vjen keq qe shqiperise i ngrihet dhe i ulet emri ne te njejtin dite. Por kete dite besoj se e kemi arritur vete duke e perseritur qe neve nuk ja dime kushtet ose jetesen qe ushtarti ne shqiperi kishte. aryseja ime vjen sepse une ne shqiperi nukjetoj por kur shkoj dhe e vizitoj cdo viti dhe kaloj neper "shtepite: e ushtareve me vjen vertete keq. kshu qe dhe nje here e perseris, qe nuk jane per te krahasuar dy te kunderta te njejta.
    Alba pride Is on my mind
    Albanian blood is my kind
    step aside n let us through
    cuz its all about da Alba crew
    Albanian love is all around
    4 my fellow Albanians never let me down
    show your pride n say its tru
    cuz Albanian genes can b in u

    i copied that but i love it.
    ALBANIA(tirona) rocks ..............

  9. #29
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Edhe unė do t'i them nja dy fjalė nė lidhje me kėtė ēėshtje. Njė bashkatdhetar yni ka rėnė heroikisht nė krye tė detyrės. Detyra e tij ishte shėrbimi deri nė sakrificėn e fundit ndaj atdheut tė dytė tė tij, Amerikės. Pavarėsisht se Amerika ka njė ushtri profesioniste, kjo nuk pengon qė tė gjithė ushtarėt e saj tė kenė njė ideal, mbrojtjen e atdheut tė tyre.

    Njerėzit mund tė kenė ose jo ideale. Tė mos kesh njė ideal nuk ėshtė njė e keqe nė vetvete, me kushtin qė kjo mungesė ideali tė mos ēojė nė veprime ligjėrisht tė dėnueshme. Mungesa e idealit, nė fakt, e kthen njeriun nė njė gjendje vegjetimi. Njė njeri i cili jeton kryekėput vetėm pėr tė plotėsuar nevojat e tij fizike pa u merakosur pėr ato shpirtėrore.

    Kur dikush jep jetėn e tij pėr njė ideal, ky quhet hero. Njė hero nuk mund dhe nuk duhet tė gjykohet asnjėherė, sepse ai ka bėrė sakrificėn e tij supreme : ka dhėnė tė vetmen gjė qė ėshtė e vetja realisht, qenien e vet. Nuk mund tė ketė sakrificė mė tė madhe se kjo. Ky hero gjykohet pėrgjithėsisht vetėm nga pala e idealit tė kundėrt, psh pėr terroristėt islamikė Ushtari i vrarė ėshtė njė kriminel, kurse njė kamikaxe qė vret njerėz kuturu ėshtė njė martir.

    Pra, vjen puna pėr tė pėrcaktuar nė cilin krah vendosemi : nė krahun e demokracisė apo tė terrorizmit. Zgjedhja bėhet nė varėsi tė idealit qė kemi : nėse kemi si ideal lirinė, jemi nė krahun e demokracisė ; e nėse kemi si ideal frikėn, terrorin, atėherė jemi nė krahun e barbarisė.

    Lexova mė lart disa shkrime ku ushtari i vrarė bėhej objekt diskutimesh tė pavendta nė lidhje me ka bėrė mirė apo jo qė ka shkuar nė Irak. Tė them tė drejtėn, kjo mė duket njė paturpėsi shembullore. Me ē'tė drejtė i kėrkojmė dikujt llogari pėr shėrbimin qė ai i bėn idealit tė vet ? Unė nuk mund t'i them dikujt tė bėhet hero, tė japė jetėn e tij, por kur ai e bėn vetė kėtė, atėherė qėndrimi mė i mirė ėshtė heshtja dhe nderimi. Kėto kanė vlerė nqs e rreshtojmė veten nė tė njėjtin krah me idealin e tij. Nqs kemi njė ideal tė kundėrt, atėherė ne mund tė themi ēka tė n'a vijė pėr mbarė.

    Shkurt, pak mė tė rezervuar pėrpara sakrificės sė fundit tė dikujt qė e vlerėsojmė nė anėn tonė. Veprimi i kundėrt nuk do tė bėnte gjė tjetėr pėrveēse do tė nxirrte hapur atė ēka mendohet nėn buzė, dmth rreshtimin e verbėr nė krahun e kundėrt.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    ..shiqo bre Moter Tironse Shqiptare!
    me sa duket shum pak e paske kuptuar ket Fragment rreth qeshtjes se Nje Ushtarit!
    e para 1)esht qe thot fjala Popullore kur te hash pulen e dikuj tenden mbaje per kembe ...do t' thot qe si dhe na po i duam ushtrin e Tjerave Shtete per mbrojtje Qytetare dhe Dikujt i Duhen Ushtaret tan Patjeter!
    po ketu esht me e dalluar kjo sikur keta Ushtaret Tan Shqiptar: QOFT NGA SHQIPERIJA QOFT NGA KOSOVA PA DALLIME JEMI NJE SHQIPETAR:
    e Them dhe para "Opioneve' te cila do qofshin se esht e gabuar Plotesisht qe Nje Ushtar Shqipetar te dal jasht vendit!pa Pergjegjsin e Shtetit te Vet a'po me Detyrimin e Ndoj Kolonelit te Ushtris se Perber Shqiptare;
    Pse?shtrohet Pyetja! se do ishte Njoft dhe "Falinderuar" nga shum Shtete te BoteS:
    kjo vlen per hera tjera pa u bere" Ushtar i Shtetit Tend" mos u ben i askujt dhe ne menyr te organizuar Ushtarake! duhet marr akcione qoft Mbrend Vendit NE RASTE NEVOJE DHE JASHT VENDIT PO NE MENYR TE ORGANIZUAR USHTARAKE..kaq shpresoj se me keni kuptuar te pakten Moter e Dashur Tironse.
    Nje Pershendetje te" Veqant" nga Motra Kosovare...hajla e Rugoves!
    Vertet me keqardhje dhe nje here e them per ato Nena Shqiptare! qe kan humbur Bijt e Tyre ...Ju qoft Dheu i Leht...keshtu e ka JETA!!!
    Nganjeher e them se ma te pa fat kishim qen ne Shqiptaret ne ket Bot1 ndoshta dhe jo po keshtu une ja shtroj vetit ket paramendim thjesht...
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  11. #31
    WASHINGTON Maska e AIR-FORCE-ONE
    Anėtarėsuar
    25-11-2004
    Vendndodhja
    Washington
    Postime
    17
    U.S. marins Gentian Marku i perjestshem qofte kujtimi jot vlla.............
    Nuk eshte atdheu qe ben per ju por jeni ju qe duhet te beni per atdheun.

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-09-2003
    Vendndodhja
    shelby twp mi
    Postime
    6
    arun c'lidhje ka ideali me ideologjine
    thellohu pak te lutem
    one certain given day
    make me feel like a kid,
    free of trials

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-01-2005
    Postime
    1

    Ē`eshte ideali?

    Atdheu mbi te gjitha
    Citim Postuar mė parė nga Redi
    C'eshte ideali dhe cfare eshte qenia njerezore???Kjo pyetje padyshim qe do te kete me qindra pergjigje konkrete dhe abstrakte por mbi te gjitha, do te jene te Ndryshme.

    Pse???
    Ideali ėshte dinjiteti dhe personaliteti i individit te veēante i cili i lidhur me grupet shoqerore perben kompleksin e idealeve te shoqerise dhe i bashkuar me drejtuesit e shtetin ne disa raste paraqet edhe dinjitetin e shtetin(mos e keqkuptonio te kombit).
    Rastet e meposhtme ane dy te kunderta te te njejtit krah:
    _Ushtari i rene ne Irak(ne rradhe te pare shpreh keqardhjen per humbjen e jetes)
    eshte me shume interes material se sa ideal.Do t`a quaja ideal n.q.s ai do te kishte rene ne token Amerikane ku jeton dhe ushqehet pasi per aq kohe sa jeton ne ate vend ai eshte atdheu i dyte.
    _Per rastin e dyte nuk mund te flitet as per dinjitet dhe as per personalitet jo thjesht te nje ushtari qe ka vjedhur apo ka tentuar te vjedhe por te atyre drejtuesve te cilet po kultivojne kete moral(pra ne fund te fundit ndoshta eshte edhe mungese e idealit te ushtrise).


    Ja dy shembuj konkrete:

    1- Ne oret e vona te pasdites merret vesht lajmi se kishte vdekur djali i vetem 22-vjecar shqiptare ne Iraq. Gentian Marku, nga Lezha djali vetem i oficerit Zef Markut, ka vdekur para 2 ditesh ne "front line" ne Iraq. Lajmi mesohet nga dy officeret american qe trokiten ne deren e familjen Marku dhe gjeten vajzen e tyre 14 vjecare dhe i treguan se i vellai Gentiani kishe vdekur ne front line, kaq ishin komentet e tyre. Nje telefonate e bere nga e bija ua shkurton jeten prinderve te tij te cilet ne ate kohe punonin se djali i tyre i vetem kishte vdekur. Dicka e pabesueshme per Prinderit e tij dhe per te gjithe ato qe e njihnin, si djale simpatik, i shkathet, punetor dhe shume i shoqerise.

    Ē`far ka te perbashket ideali me ndjenjen humane?
    Ka shume por per mua me kryesorja eshte ashuria per Atdheun dhe per jeten.


    2- Ushtari kapet duke vjedhur makinen
    E Enjte, 02 Dhjetor 2004
    TIRANE - Ushtari kapet duke vjedhur nje makine bashke me dy shoke. Erald Avdia 19 vjec nga Tirana, Bledar Ismailgeci, 20 vjec ushtar ne repartin 1301, si dhe nje person 17 vjec, me iniciale U.I, u arrestuan ne kushtet e flagrances nga policia e komisariatit nr.1, pasi u kapen duke vjedhur nje automjet tip Benz Me targa DR5041 B. Ngjraj sipas policise, kishte ndodhur mbremjen e te merkures, kur tre shoket, po tentonin te vidhin nje automjet, ne pronesi te nje personi nga Durresi. Nderkaq sherbimet e policise kishin vene re veprimin e personave dhe menjehere kane mberritur ne vendngjarje, duke i vene pranga vjedhesve. D.B




    Dy qenie njerezore, humane, homosapiens etj etj etj etj. Te dy qe jetonin apo benin pjese ne te njejtin planet. Te dy te lindur ne te njejtin shtet dhe pjestare te te njejtit Komb. Te dy Ushtarake. Te dy ishin bashkekombas por qe i sherbenin dy shteteve te ndryshme. Njeri, Shtetit Amerikan, tjetri Shtetit Ame.
    Te dy Shqiptare

    Njeri shkon ne anen tjeter te Botes, dashurohet me shtetin qe e priti dhe e strehoi por e kurre nuk e mohoi apo urreu Kombin dhe Shtetin e tij Ame. Anetaresohet ne ushtrine amerikane dhe jep jeten ne Irak.
    Amaneti i tij eshte i njejte me ate te patrioteve te tjere shqiptare:

    Te varroset ne Atdhe.



    Tjetri, jeton ne Shqiperi, ne Atdheun MEME.

    Vetem me nje ndryshim. Ushtari Shqiptaro-Amerikan le amanet qe te varroset ne vendin e tij, ne Shqiperi, ne Token e Shqiponjave.

    Ushtari Shqiptaro-Shqiptar vjedh makina ne Atdheun MEME, ne Vendin e Shqiponjave, atje ku disa Bashkeatdhetare te tij e kane per NDER qe te Varrosen.



    Cfare mendoni per kete fenomen???

    Nuk kam parasysh keto raste konkrete, por principet.

    Pra ju lutem te mos perdorni emrat e personave por ceshtjet ne fjale.



    Cfare kane te perbashket Idealet me Ndjenjen Humane?? Cfare kane te ndryshme???

    Perse Heronjte Shqiptare kerkojne te prehin kockat ne ATDHE e perse Shqiptaret ne Shqiperi na e bejne te urryeshme ate Toke, ate Atdhe??

    Ju lutem jepni medimet tuaja, pa permendur raste konkrete. Ato qe jane permendur ne kete shkrim jane marre nga shtypi shqiptar.

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-12-2004
    Postime
    96

    Jemi aty ku jemi?!,jetojmė apo presim?!dhe ēka presim?!

    Njerėzit tanė pra sot i gėrsheton njė pritje e njė gjetje tė identitetit tė tyre edhe po qe pėr ta kėrkuar aty ku nuk gjendet. . .
    Nuk ėshtė i vetėm djali 22 vjeqar qė humb jetėn atje ku s'duhet (pėr mendimin tim).
    Njerėzit tanė (Rinia Shqiptare sidomos),simulon sot njė jetė tė improvizuar aty ku i gėrsheton dėshirat me iluzionet ,vetėm e vetėm pėr t'arritur njė ndryshim t'jetės ku i cili nuk ju intereson se ēfar aj ndryshim ju sjellė.
    -Shprehė brengosjen time tė thellė duke shtruar si njė problem qė duhet t'punohet me tė pėr tė zgjuar mė tepėr mentalitetin tonė t'ju treguar se ēka vėrtetė na rrethon edhe sikur e ardhme,dhe kush mund ta ndėrtoj atė,ne apo pritja?!

    Ėshtė vėrtetė pėr t'ardhur keq. . .
    Verdana]Bota sillet pėr ti dhėnė marramendje njerzimit qė t'mos e kuptojnė jetėn! ! !. . .(nga unė)

  15. #35
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    te them te drejten, paralelizem mes ketyre dy shqiptareve nuk mund te behet, dhe eshte krejt pa vend; - thjesht fakti qe keta te dy kane vetem dy gjera te perbashketa(jane shqiptare, dhe te dy ushtare) nuk i kualifikon per tu krahasuar me njeri tjetrin.
    pse nuk behet krahasimi mes nje ushtari te rregullt dhe patriot shqiptar, qe sot i sherben atdheut neper pikat kufitare me greqine, me ndonje ushtar te rregullt shqiptar ne rradhet e ushtrise amerikane ose franceze, ose me afer, ne ushtrine greke, dhe qe nuk di as shqip?
    njeri na del patriot i flakte qe i ndez edhe gjakun dikujt, dhe tjetri na e mbuloka me turp???
    vjedhja eshte ne natyren njerezore, disa zgjedhin ta praktikojne, disa i permbahen instinktit; ky rregull vlen per shqiptaret po aq sa vlen per amerikanet ose te tjeret.
    varrimi ne dheun meme: e ēfare tjeter mund te kerkoje nje shqiptar ne prag te vdekjes, nje qe eshte rritur mbi ate dhe, nje qe ka vuajtur mbi ate dhe? dyshoj se mund te kete shqiptare qe do te ngurronin te linin nje amanet te tille. kush mund te thote me siguri qe ushtari qe vjedh makina nuk mund te lere te njejtin amanet? gjithnje, pa pasur parasysh dy rastet qe u permenden me lart; mbase ai "i keqi" mund te jete shume me atdhetar se ai "i miri" apo "atdhetari". ne rastin ne fjale, njeri beri nje veper te turpshme, e cila mund edhe te kete bere jehone dhe te kete lene nje shije disi te keqe(disi, sepse nuk jane aq te pakte shqiptaret qe gjullurdisin shqiperine dhe boten mbare), ndersa amaneti i tjtrit le shije te mire; mbase me teper per faktin se ka bere me shume jehone ne mediat nderkombetare; dhe dihet, tashme eshte fakt; ne shqiptaret jemi pak servila te amerikes(edhe une per vete, dhe me te drejte jemi) - pavaresisht se amerika nuk na e var hiē qillon.
    nuk e kuptoj, pse disa veta ketu mundohen te filozofojne dhe te tregojne sesa dine, duke folur me shume jashte teme sesa brenda; te shkruash aq gjate eshte e natyrshme qe te harrosh mesazhin e pare qe nis temen ne fjale.
    se fundmi; perseri, shqiperia ka nevoje per ringjalljen e ndjenjes se atdhetarise, -dashje pa dashje, me qellim ose pa shqiptaret i largohen vatres se tyre dhe harrojne vlerat e kombit tone, gjuhen, zakonet, kulturen... disa te tjere shkojne dhe me larg se kaq, bien ne urrejtje per vendin e tyre. ky degjenerim vjen edhe si pasoje e imazhit qe shqiperia po le ne bote. imazh pafuqie, imazh servilizmi, imazh qe qeverisesit e shqiperise po krijojne dite mbas dite.
    NUK ESHTE TURP TE JESH SHQIPTAR, ESHTE TURP TE MOS JESH SHQIPTAR DHE TE URRESH SHQIPTARET; ESHTE TURP TE JESH SHQIPTAR E TE MOS NDIHESH KRENAR...

    ...SE ZOTI VETE E THA ME GOJE QE SHQIPERIA DO TE RROJE...

  16. #36
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    verejtje

    se harrova te beja nje verejtje, si more u ngaterroka "atdheu" me "shetin"??? keto jane 2 koncepte krejt te ndryshme, shtet jane ēetat e politikes shqiptare(me perjashtim te ndonje elementi te rralle), atdhe jane jane shtetasit qe sundohen perdite nga keto ēeta, atdhetare jane shqiptaret ne kosove, mal te zi, maqedoni, serbi, greqi, itali dhe gjetke(sigurisht dhe ne shqiperi). nuk mund te shtrohet pyetja ēfare ka bere kombi per veten, mund te shtrohet pyetja ēfare ka bere shteti shqiptar per kombin shqiptar; -prej se ciles dallimi midis dy konceptece behet i dukshem si nata me diten. kombi shqiptar sundohet, grabitet dhe vidhet perdite nga 5 shtete te ndryshme, njeri prej te cileve eshte vete shteti shqiptar. prej nga rrjedh matematikisht, qe njeri(shteti) urrehet nga shumica, dhe tjetri(kombi) dashurohet nga po kjo shumice.


    ...SE ZOTI VETE E THA ME GOJE QE SHQIPERIA DO TE RROJE...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 25-01-2005 mė 21:30 Arsyeja: NJE KORRIGJIMI VOGEL

  17. #37
    i/e regjistruar Maska e Jona
    Anėtarėsuar
    12-07-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    10
    Jam shume dakort me arsyetimin e Zotrules, qe krahasimin i dy te rinjeve shqipetar eshte i pa drejt. Pervec roleve qe ne zgjedhim ne jete ( perfshir ketu diturine dhe fatin), shpresh here bejme qykime duke harruar se ne fund te fundit ne jemi qenje njerzore te pa barabarte dhe kemi mesime te ndryshme per te mesuar nga kjo jete.
    IF YOU KNOW BETTER....... BETTER YOU DO!

  18. #38
    Lieutenant Maska e tom pullings
    Anėtarėsuar
    20-05-2004
    Vendndodhja
    H.M.S. Surprise
    Postime
    152
    tu sol pensando, o ideal, sei vero!
    IGNOSCE MI DOMINE, QUIA DALMATA SUM!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Rruga e hapur e islamit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2007, 09:32
  2. Liria
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  3. Fromm
    Nga Veshtrusja nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-04-2005, 21:48
  4. NjĖdimensionalitetin E QytetĖrimit PerĖndimor
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:02
  5. Rruga e hapur e islamit
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2004, 17:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •