Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,202

    Kalaja e Gjirokastres, nje perle e vertete :

    Kalaja e gurtė, simboli i Festivaleve Folklorike tė Gjirokastrės

    “Kalaja e Argjirosė” mbetet mė shumė se simbol pėr qytetin e jugut, qė i ka dhėnė aq shumė kulturės dhe historisė sė Shqipėrisė. Kjo ka qenė pa asnjė dyshim edhe grishja e shumė sunduesve, qė kanė ėndėrruar ta kenė si pjesė tė lavdisė sė tyre. Ali Pasha, e meremetoi nė kohė rekord dhe solli atje Petron, njė nga mjeshtrit mė tė mėdhenj shqiptarė tė kohės. Kurse nė kohėt tona, Kalaja kujtohet pėr Festivalin e Gjirokastrės, qė kėto ditė zhvilloi edicionin e tij tradicional

    “Nė bashki vazhdonte mbledhja pėr tė vendosur nėse do tė hapej kėshtjella pėr popullin apo jo. Ditėn e tretė tė mbledhjes, banorėt e lagjes Dunavat i Poshtėm, pa pritur vendimin e bashkisė shpėrthyen portėn perėndimore dhe u futėn nė kėshtjellė. Po atė ditė u hap me forcė porta lindore nga banorėt e Pazarit tė Vjetėr... Vargu i njerėzve pėrpara portės perėndimore ishte i gjatė, me qindra metra. Njerėz tė ngarkuar me dėngje, batanije, sėndukė, valixhe, libra, tenxhere, frona, qilima, legenė, gjyma, djepa, jorganė, mokra, dybekė, lėviznin ngadalė pėrpara, ndalonin nė vend pėr njė kohė tė gjatė, prapė lėviznin. Porta ishte larg. Shiu i hollė lagte gjithēka”. Ky pasazh i marrė nga vepra e Kadaresė mund tė sjellė mė mirė nė kujtesė, se ēfarė do tė thotė Kalaja e Gjirokastrės pėr banorėt e saj. Ajo ėshtė mė shumė se gjithshka pėr ata…ėshtė vetė ekzistenca e tyre.
    E, do tė mjaftonte forca e historisė dhe legjenda e Kalasė sė saj, qė organizatorėt e Festivaleve Foklorike, njė grup burokratėsh tė zellshėm, tė mos hezitonte asnjėherė pėr Gjirokastrėn. Dhe, ashtu ka ndodhur pėrnjėmend. Gabimi i vetėm qė ėshtė bėrė pėr tė ka qenė padyshim gabimi, qė e lidhi organizimin e Festivalit me qytetin e Beratit. U organizua pėr tė mos ndėrprerė traditėn nė vitin 1995, plot shtatė vjet pas festivalit mė tė arrirė tė fundit tė erės socialiste, dhe kuptohet se ai nuk u ngjit dot asnjėherė nė peshėn e Festivaleve tė mėparshme. Do tė harrohej shpejt, sepse pėrkoi me vitin qė shqiptarėt masivisht kishin filluar tė depozitonin kursimet e tyre nė Firmat piramidale, qė si njė ortek i pandalshėm do tė rrokulliste tėposhtė gjithė Shqipėrinė. Por, tė kthehemi edhe njėherė nė temėn tonė. Duhet pranuar se nuk ėshtė vėnė ndonjėherė nė dyshim aktiviteti i Gjirokastrės. Nuk dihet kjo simbiozė e Kalasė sė saj me Festivalin, por ata qė kanė provuar tė qėndrojnė tek ajo, kanė ndjerė madhėshtinė, forcėn dhe patjetėr “pronėsinė” e njė aktiviteti tė tillė. Kjo i ka bėrė edhe organizatorėt qė tė mos mėdyshen pėr Festivalin e “Gjirokastrės 2004”.

    Festivali i “Gjirokastrės 2004”

    Nė javėt e fundit, organizatorėt e saj, njė grup studjuesish dhe punonjėsish tė talentuar nga tė gjitha dikasteret, nuk kanė hezituar por kanė shpallur kudo, se ky festival do tė ishte mė i arriri. Dhe, ashtu besohet se do tė ndodhė. Ai ka filluar nga 29 shtatori dhe ka vazhduar deri mė 5 tetor, ndėrsa 1200 artistė nga tė gjithė sipėrfaqet ku flitet shqipja dhe ku banojnė shqiptarėt, janė pėrfaqėsuar me shumė pathos. Gjashtė grupe folklorike nga trevat shqiptare jashtė kufijve dhe 4 grupe nga diaspora e kanė shtrirė gjeografinė foklorike tė Shqipėrisė nė tė gjithė Botėn. Gara ka qenė tepėr e thiktė. 50 pjesėmarrėsve nga ēdo qark, sepse nė edicionin e kėtij viti kanė konkurruar njė numėr i tillė i barabartė, u ėshtė lėnė nė dispozicion 45 minuta. Dhe, aspak mė shumė. Kjo garė pak spartane, ka dashur qė tė evidentojė foklorin mė tė mirė tė pjesėmarrėsve, kostumet e paraqitura prej tyre dhe kuptohet performancėn. Pėr fat ėshtė mundėsuar pothuajse ardhja e tė gjithė grupeve foklorike nga tė gjitha trevat, ndėrsa e veēanta ka qenė pjesėmarrja nė Festival edhe e njė grupi bashkėatdhetarėsh nga Ukraina, qė pėrfaqėsonte foklorin e ruajtur tė pak fshatrave atje, qė vazhdojnė me traditėn…Me njė rrjedhė tė zakonshme ka vijuar nė ditėt e tij. Por, gjithsesi Festivali, me gjithė pėrpjekjet e tij dhe arritjet, duket se nuk e pėrfaqėson mė atė larmi, qė kishte vite mė parė. Qoftė edhe pas shpalljes sė organizatorėve tė saj, qė “Gjirokastra 2004” do tė ishte krejt ndryshe nga tė gjithė simotrat…


    Rėnia e madhėshtisė

    Duket se njė dorė, e cila qėndron mbi njerėzit, i ka dhėnė atribute padronase Kalasė sė Gjirokastrės pėr tė qenė realisht njė skenė origjinale natyrore dhe e pazėvendėsueshme pėr Festivalet Foklorike. Kėtė nuk e ka kundėrshtuar askush, pavarėsisht pėrpjekjeve pėr tė ndryshuar vendmbledhjen e saj pas viteve 2000. Kėshtu ka ndodhur qė simbioza e Kalasė sė qytetit me Festivalin tė jetė aq e madhe, sa organizimi pak vite mė parė nė Kalanė e Beratit, pavarėsisht impenjimit tė madh, nuk e pėrcolli asesi rėndėsinė e Gjirokastrės, e cila edhe me rrėnimin, si pasojė e kohės, mos gjetjen e fondeve pėr mirėmbajtjen e saj dhe mos bėrjen e saj funksionale, pėrsėri nuk e humbi rėndėsinė. Si pėr tė vėrtetuar kėtė, deri pak muaj mė parė, nuk kishte ndonjė element, qė tė kujtonte afrimin e aktivitetit nė Kalanė e Gjirokastrės. Ajo dremiste e qetė, ndėrsa kudo ajo ishte e izoluar. Pak e vizitueshme dhe ca mė shumė indiferenca e subjekteve lokale, e bjerrnin ndjeshėm potencialin e saj mural. Kjo ndodh pavarėsisht se po tė afrohesh tek ajo dhe ta prekesh, papritur do tė kaplojė historia dhe gjithė gjėrat do tė lihen pas vetes. Vendasit e shprehnin hapur indiferencėn dhe nga e folura e tyre kuptohej, se ajo ishte mė shumė angari pėr qytetin halleshumė, sesa njė aktivitet qė lartėsonte emrin e madh tė Gjirokastrės. Njė nam i krijuar prej banorėve tė saj tė shkuar, njerėzve tė saj tė shquar dhe emrave tė sotėm tė shumėnjohur. Por, kjo ėshtė jeta. Gjirokastra ėshtė nga ato qytete, qė e ka jetuar jetėn e saj, disa herė pa u shuar. Sa ironike tė duket tashmė, kur autoritetet u munduan mė kot qė ti hiqnin qytetit-birin e tij natyral- Festivalin. Pa oksigjenin e Kalasė sė Gjirokastrės, Festivali mbeti njė aktivitet mė sė i rėndomtė. Ja pse Afėrdita Jonuzi, njė eksperte e kulturės popullore, do tė shprehej kohė mė parė se: ”Pėrpjekjet pėr tė zėvendėsuar skenėn madhėshtore tė kalasė sė Gjirokastrės me skena tė tjera e kanė zbehur mjaft zhvillimin e festivalit si spektakėl tradicional. Nė vitin 1995 kur do tė mbahej festivali i radhės, u bė njė “provė” pėr tė ndryshuar traditėn. U diskutua shumė e shumė nga specialistėt se cili do tė ishte qyteti mė i pėrshtatshėm. Veteranėt e festivaleve dhe njė pjesė e mirė e studiuesve tė trashėgimisė kulturore, e kundėrshtuan idenė e hedhur pėr tė ndryshuar qytetin e festivalit. Por mė kot. Mė nė fund u vendos tė mbahej nė Berat dhe festivali gjithėsesi u bė, paēka se gjatė zhvillimit tė tij tė gjithė ishin tė mendimit se kalaja e bukur e Beratit me histori mijravjeēare nuk ishte vend i pėrshtatshėm pėr aktivitete tė pėrmasave tė tilla”, argumenton Jonuzi. Ato u kthyen menjėherė nė origjinė.
    Por, sapo mbaron Festivali- mbi Kala bie letargjia e stinėve. Fjalėt e bukura dhe pretendimet e shumta se diēka do tė ndryshojnė nė Kala zėnė vendin e tyre dhe utopia dremit mbi kala. Natyra i ka dhėnė Kalasė sė Gjirokastrės njė atribut qė ėshtė jo i zakonshėm duke e kthyer atė, nė njė skenė origjinale dhe tė pazėvendėsueshme pėr shumė manifestime tė kėtij lloji. Por ruajtjes sė kėsaj skene duket se i mungon kryesorja qė ėshtė vėmėndja nga punonjėsit e institucioneve tė trashėgimisė kulturore. Ajo mbetet ‘jetime’ nė vetminė e saj. Pavarėsisht, se nė mjedisin e kalasė, pėrbėn njė element tė bukur. Pjesa qėndrore e saj ėshtė vepėr e artistit vendas Ksenofon Dilo dhe ėshtė realizuar nė Festivalin e vitit 1988. Njė element mė i plotė ėshtė kupola mbi tė, qė i qėndron sipėr si njė mbrojtje hyjnore festivalit. Ajo ėshtė realizuar nga piktori tjetėr i njohur Ilia Xhokaxhi. Kjo e fundit ėshtė e pėrfunduar nė vitin 2000 dhe nė periudhėn, qė ndjek post Festivalin, nuk tė kujton asgjė... Ca mė shumė ajo e shton trishtimin gri tė kalasė me kubenė e saj tė stėrmadhe prej hekuri.

    Kalaja, njė histori e munguar

    Pėr intepretuesit e folklorit dhe patjetėr-ata qė kanė interpretuar atje (kanė qenė mė tė mirėt shqiptarė pas Luftės sė Dytė Botėrore), kjo skenė ėshtė e mahnitshme. Lahutari e dėgjon epizmin e tingujve deri tutje nė pafundėsi. Kėnga e kurbetit bėhet mė vajtonjėse nė kėtė sfond dhe tė jep idenė e njė dhimbje mbarėkombėtare. Kurse karakteristikat mė tė spikatura tė tingujve frymorė tė Skraparit, tė Gjirokastrės, tė Vlorės, Tepelenės, kėtu gjejnė skenėn mė tė mirė tė shprehjes. Kjo ėshtė njė nga arsyet, qė nė kėtė skenė janė bėrė tė pavdekshėm Xhevat Avdalli; Demir Zyko; Grupi i Bėnēės; lodėrxhiu i famshėm nga Kukėsi, Xhemali; dhe tė tjerė. Shumė syresh kanė ndjerė pavdekėsinė, qė nė tė gjallė tė tyre. Ata tashmė janė ngulitur fort nė kujtesėn e Kalasė …
    Do tė mjaftonte njė shi i vetėm disa ditor dhe Kalaja tė ndjente rėndė trandjen e saj. Koha vėrtetė nuk i ka marrė madhėshtinė, por pak nga pak, po i heq kalasė gurėt e saj. Dhe, po tė besosh fjalėn e urtė shqiptare se “Gurė, gurė bėhet Kalaja, atėhere duhet tė pranosh dhe tė kundėrtėn e saj, se gurė gurė zhbėhet Kalaja”. Pak kohė mė parė, asaj i ishin dėmtuar rreth 50 metra katror mur. Do tė ishte sensibilizimi i tė gjithė opinionit publik, sepse Kalaja ėshtė bėrė e ndėrkombtarizuar falė dhe veprės sė Kadaresė, qė njerėzit tė kujtoheshin se ka njė fund edhe pėr Kalanė e tyre. Deri pak kohė mė parė, Kalasė i mungonin restaurimet thelbėsore. Ndėrsa thuhet nga lokalėt se ajo nuk i ėshtė nėnshtruar as edhe njė procesi tė mirėfilltė restaurues, njė fakt ky, qė i bėn njerėzit e monumenteve qė tė ulin kokėn. Kėtyre u shtohet dhe papėrgjegjshmėria e njerėzve tė qytetit dhe pengesave tė tyre. Kėtė e ndjen dhe nė mjediset e brendshme, ku lagėshtira dhe rrėnimi kanė ndikuar dukshėm nė inventarin e shquar tė armėve tė shumta, qė janė pjesė e Muzeut tė Armėve tė Gjirokastrės. “Kjo situatė e bėn tė pamundur ekspozimin e shumė armėve, qė datojnė nė kohėt e vjetra dhe janė tė rėndėsishme, pėr tė treguar ekzistencėn e popullit shqiptar”, thoshte me keqardhje pak kohė mė parė, drejtoresha e Muzeut tė Armėve Kallajxhi. Nuk duhet harruar se restaurimin e Kalasė e kanė penguar vetė autoritetet e bashkisė sė qytetit bashkė me inefiēensėn e tyre. Kalaja e Gjirokastrės sė bashku me disa kėshtjella tė tjera kanė fituar statusin e njė monumenti kombėtar. Dhe, ėshtė pikėrisht ky status qė po tė shfrytėzohet si duhet mund t’i japė mundėsi kalasė qė tė sigurojė fonde dhe investime pėr tė ruajtur pamjen e saj origjinale, nė mėnyrė qė tė jetė e vizitueshme pėr turistėt e huaj dhe vendas. Por…por-et nuk mbarojnė.

    Kalaja si mund tė jetė

    Ajo ka inspiruar shumė studiues tė vendit dhe tė huaj, qė e kanė parė. Gjerak Karaiskaj, drejtori i Institutit tė Monumenteve nė Tiranė dhe njėkohėsisht specialisti mė i mirė i fortifikimeve shqiptare mendon se: “Njė fortikim qė zė njė vend ndėrmjetėsi midis qytetit tė fortifikuar dhe kėshtjellės ėshtė kalaja e Gjirokastrės, kėshtjellė nga pėrmasat dhe qytet i fortifikuar nga vendosja e shumė banesave brenda saj. Kėta tipa fortifikimesh, me zgjerimin e vazhdueshėm tė qytetit tė dalė jashtė mureve dhe spostimit tė qendrės sė pazarit, fillojnė tė luajnė gradualisht rolin e njė kėshtjelle pėr qėndrimin e sunduesit dhe garnizonit tė qytetit”. Kurse, Ēelebiu, udhėtari i njohur osman i shekullit tė XVII-pohon se “Kalaja ėshtė njė ndėrtesė e vjetėr, nė njė shkėmb qė ėshtė si shpinė peshku, me gurė e llaē. Rrethi i saj ėshtė 1400 hapa, nė pozicion gjatėsie nga lindja nė perėndim, njė kala e fortė me gjatėsi 600 hapa dhe gjerėsi 100 hapa. Kjo kala komunikon me dy porta, tė cilat janė shumė tė fuqishme dhe prej hekuri. Po prej kėsaj porte, nė drejtim tė perėndimit gjendet porta e Namasgjahut. Nė kėtė vend, midis sheshit tė Namasgjahut dhe kalasė gjendet njė hendek i ulėt i kalasė, i cili ka 100 hapa gjatėsi dhe 20 gjerėsi, tri anėt e kėsaj kalaje janė thik si pus dhe s’ka nevojė pėr asnjė hendek...”
    Referencat historike pėrmendin se ishte mjeshtri Petro nga qyteti i Pėrmetit, ai qė do tė merrej me Kalanė. Flitet pėr kohėt e reja, kur Ali Pashė Tepelena, sundimtari i fuqishėm i shekullit tė XIX, i ngarkoi Petro Korēarit, qė tė ishte arkitekti i parė zyrtar i Kalasė sė Gjirokastrės. Kuptohet se ai do tė bėnte thjesht rikonstruktimin dhe zgjerimin e saj, sepse Kalaja ishte atje prej shekujsh dhe e pėrdorur nga sundimtarė tė ndryshėm. Referuar studiuesve tė ndryshėm, qė zbėrthejnė konceptin e saj arkitektonik, Kalaja mbrohej nga shtatė Kulla dhe pėrshkohej nga 4 hyrje, ku tre prej tyre ishin kryesore dhe njė ishte e dorės sė dytė. Mjeshtri i ka bėrė tė barazvlefshme tė gjitha kullat nė lartėsinė prej 30 metrash dhe madhėshtia e tyre duket nė faktin se: deri nė lartėsinė prej 18 metrash ato janė tė mbushura me dhe. Edhe sot mund tė admirosh pa frikė madhėshtinė e tyre. Njė lartėsi prej 2.25 metrash ėshtė e ngritur mbi Kulla dhe pėrbėn njė si mbulesė tė saj, ku janė hapur rreth 4 frėngji topash dhe pushojnė 18 frėngji pushkėsh. Njė ndėr hyrjet e saj ėshtė hyrja nė anėn e Lagjes Dunavat dhe pėrbėn atė qė quhet “Porta e Vezirit”. Referuar studjuesit Karaiskaj, qė ka bėrė intepretimin e saj, “Rruga qė tė ēon tek ajo kalon anės murrit rrethues tė Kalasė, i cili me frėngjitė e tij, ėshtė i vetmi mjet mbrojtjeje pėr kėtė portė. Kthina e brendshme e saj pėrbėhet nga njė korridor i gjerė i mbuluar ne qemere dhe ka formėn e shkronjės L. Ai tė ēon nė drejtim tė galerisė qėndrore tė Kalasė. Ndėrtimi arkitektonik ka pėrfshirė edhe galeri tė nėndheshme, tė cilat tė ēonin nė tė gjitha drejtimet e Kalasė. Harqet dhe galeritė e brendshme e shtonin fortėsinė dhe rezistencėn e Kalasė nė tėrėsi dhe ajo qė ėshtė mė e rėndėsishmja e mbronin prej goditjeve nga sipėr”. Veē anės fortifikuese, kalaja ka dhe vlera tė mirėfillta kulturore. Kėtė mund ta ndiesh duke vizituar mjediset e saj tė brėndshme dhe tė jashtme. Vlerat kulturore tė saj shikohen se krahas madhėshtisė, ajo brenda ka edhe shumė finesė. Mjeshtėrit janė munduar, qė ajo mos tė ishte e vrazhdė, pėrpara finesės sė qytetit nė pėrgjithėsi. Ka njė dorė tė mirė, qė ka ndėrtuar qemerėt, harqet dhe tė gjithė elementėt e tjerė arkitektonikė tė kėshtjellės nė vetvete. Dhe, kjo ėshtė kaq e vėrtetė, saqė prej fundit tė viteve ’60, Kalaja, do tė shėrbente edhe si njė Muzeum pėr Armėt. Ndėrsa, Kalaja ka pasur dhe namin e saj ogurzi. Deri nė vitin 1968, atje ka qenė dhe burgu famėkeq i qytetit, qė njihej me emrin “Shtatė penxheret”. Ai do tė zhvendosej nė tė njėjtin vit, kur do tė fillonin festivalet foklorikė.

    ***
    Po tė soditėsh Gjirokastrėn, patjetėr do tė kesh parasysh Kalanė. Kadareja i drejtohet shpesh. Jo vetėm ai, nė fakt tė gjithė gjirokastritėt i drejtohen shpesh. Ēdo pėrfytyrim i tyre lidhet patjetėr me Kalanė. Ajo ėshtė nėna e tė gjithėve, qė i mbronte nga e keqja, qė u jepte lirinė. Tė pafundme, do tė mbeten imazhet, qė na sjellė Kadareja, pėrmes fjalėve tė veprės sė tij. Dhe, vėrtetė, muret, bedenat, kulla e Sahatit brėnda saj janė vetė pulsi i Gjirokastrės. Ja pse shumė prej banorėve e tregojnė historinė legjendare tė saj si njė histori tė vėrtetė. Ndėrsa, artistėt popullorė e pėrjetėsojnė me tingujt, vallet dhe tė gjithė foklorin e tyre.
    Ose mė dhimbshėm, ēdo gur i humbur i Kalasė, ėshtė rrjedhje e vetė qytetit tė vjetėr.

    ***

    Kalaja, si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrės, pėrmendet pėr herė tė parė si qytet dhe Kėshtjellė nė vitin 1336. Nė kėto vite, ajo ishte qendra e feudalėve shqiptarė Zenevisė. Mė vonė, gjatė sundimit tė Gjin Bue Shpatės, ajo u pėrfshi nė Despotatin e Epirit. E megjithatė historianė tė ndryshėm mendojnė sė egzistenca e Kalasė sė gurtė ėshtė mė e hershme. Sipas tyre, Kalaja ka patur dy faza ndėrtimi, tė cilat lidhen me periudhėn para dhe pas Pashallėkut tė Janinės dhe fortesave tė Ali Pashė Tepelenės. Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit tė Ali Pashės, ruhen vetėm pak gjurmė pasi muret janė veshur deri nė lartėsi nga ndėrtimet e reja. Ndėrsa, kullat pjesėrisht janė rrėnuar dhe ripershtatur. Sipas kronikanit turk, Ēelebiu, i cili vizitoi qytetin mė 1672: “ Kalaja ishte ndėrtuar nė kohė tė moēme. Krejt prej guri tė gdhendur. Nė mes tė Kalasė ndodhej njė rrugė e gjerė me drejtim lindje-perėndim, nė tė dy anėt e sė cilės ndodheshin 200 shtėpi. Ajo kishte dy porta hekuri me nga tri palė dyer dhe njė hendek 100 hapa tė gjatė dhe 200 hapa tė gjerė midis Namasgjahut dhe fortesės. Ndersa tė tri anėt e tjera nuk kishin nevojė pėr hendek pasi janė pėrrenj natyrorė”. Nė vitin 1417, Kalaja u pushtua nga turqit pas njė rrethimi te gjatė. Me kalimin e viteve, ajo filloi tė luajė gradualisht rolin e njė kėshtjelle pėr qėndrimin e sunduesit dhe garnizonit tė qytetit. Nė vitin 1812, Kalaja e Gjirokastrės u pushtua nga Ali Pashė Tepelena, i cili filloi rindėrtimin e saj. Rindėrtimi i Kalasė, i njė saraji dhe i disa godinave anekse, u bė me njė ngutėsi aq tė madhe sa tė gjitha punimet u kryen brenda njė viti e gjysmė. Kalaja pėrmbante pėrveē barakave pėr vendosjen e njė garnizoni prej 5 mijė ushtarėsh, magazina tė shumta nėntokėsore qė ishin llogarittur mirė pėr sigurimin e municioneve dhe ushqimeve tė nevojshme. Kronikat e kohės pėrmendin se vetėm pėr ndėrtimin e vendqėndrimit tė Ali Pashės, njė kullė pranė kėndit juglindor, punuan 1500 vetė. Me rėnien e Pashallėkut tė Janinės, Kalaja do tė humbiste shkėlqimin e saj. Nė vitet e luftės sė Parė dhe tė Dytė Botėrore, ajo do tė shėrbente si vendstrehim pėr banorėt e qytetit pėr tu mbrojtur nga bombardimet e ajrore. Ndėrsa, nė vitet e para tė diktaturės komuniste, nė hapėsirat e Kalasė do tė ndėrtoheshin qelitė e burgut tė njohura si “ Shtatė penxheret”.


    Ben Andoni per "Prestige"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    i/e larguar Maska e pekomeri
    Anėtarėsuar
    13-08-2003
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    450

    Kalaja e Gjirokastres,nje perle e vertete

    po eshte e vertete qe kjo kala eshte nje perle e vertete me vlera shume te medha historike,kulturore.Nje trashigimi e madhe e ketij populli te vuajtur.Do te ishte ne nderin e kesaj qeverie dhe te bashkise te qytetit qe kjo pasuri te mos shkaterohej.Kur bera ndryshimin e logos te skenes se festivalit te ketij viti) pasi jam realizuesi i skenes te festivalit foklorik te vitit 2000) Pashe qe uji i shiut kishte pushtuar te gjithe kalane.Me ka ardhur shume keq per gjendjen e saj dhe uroj qe ky shtet te veje dore sa seshte vone.

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Kam degjuar se eshte marre ne mbrojtjen e UNESCO-s por deri tani asnje investim per ta mbrojtur kete perle shqiptare. Kush ka informacion me teper jam kurioz te di cbehet per restaurimin e saj pasi vlerat e saj jane unikale ne ballkan.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Odeon Nga cfare axhansi e ke kete lajm?????

    Asgje nuk behet ne kete shtet per te rregulluar vendet historike apo arkeologjike. A ka ndonje tender apo show ku te financoje edhe ajo kompania jote!!!!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Riza: Shpėtimi i Gjirokastrės fillon tani

    Korrik 19, 2005



    Intervista/ Flet studiuesi i mirėnjohur, hartues i dosjes sė qytetit muze pėr nė UNESCO

    Riza: Shpėtimi i Gjirokastrės fillon tani
    "Gjendja ėshtė kritike. Kėrkohet seriozitet nga qeveria"


    Admirina Peēi



    Emin Riza prej vitesh ėshtė marrė me hartimin e dosjes sė Gjirokastrės pėr nė UNESCO. Pėrfshirja e qytetit muze nė listėn e pasurive botėrore, mbrojtur prej UNESCO-s, ėshtė pėr tė njė lajm i madh e i rėndėsishėm. Kur kjo gjė u vendos nė sesionin e 29-tė tė Komitetit tė Trashėgimisė Botėrore, tė premten mė 15 korrik nė Durban tė Afrikės sė Jugut, studiuesi Riza ishte nė Prishtinė. Nė kryeqendrėn e Kosovės punon prej disa muajsh, qė nga shtatori i vitit tė shkuar. Nuk ėshtė atje pėr ndonjė projekt tė Tiranės. Prej 10 muajsh punon si kėshilltar i ministrit tė Kulturės nė Kosovė pėr monumentet e Kulturės. Njė ditė pas publikimit tė lajmit mbi Gjirokastrėn, studiuesi Emin Riza nė kėtė intervistė telefonike pėr Gazetėn tregon rrugėn e projektit pėr pėrfshirjen e Gjirokastrės nė UNESCO, gjendjen kritike tė saj, pozicionin qė duhet tė mbajė qeveria shqiptare pėr ta mbajtur qytetin muze nėn mbrojtjen e UNESCO-s, dhe tė gjitha pikat e vėshtira qė njė monument i Europės tė pėrshihet nėn kėtė kujdes botėror.

    Jeni autori i pėrgatitjes sė dosjes "Gjirokastra" pėr nė UNESCO, e cila u fut mė nė fund nė listėn e pasurive botėrore. Ka qenė e vėshtirė kjo rrugė?
    Pėrgatitja e dosjes sė Gjirokastrės ka pasur shumė probleme, sepse pėrfshirja e monumenteve nė pasurinė botėrore ėshtė vėshtirėsuar shumė vitet e fundit, pėr vendet europiane. Nė vendet e Europės ka njė numėr tė madh objektesh dhe, nė njė barazshpėrndarje pėr gjitha kontinentet, Europa shihet rigorozisht nga UNESCO. Por edhe pėr faktin se Gjirokastra nuk ishte njė monument i vetėm, por njė qytet i tėrė, hartimi i dosjes ka hasur nė disa vėshtirėsi, tė cilat u kaluan. Unė vetė kam shkuar nė UNESCO dhe kam ndėrhyrė pėr ta pranuar. Jam i bindur se vlerat e Gjirokastrės janė tė atilla qė vetvetiu duhet tė pėrfshiheshin nė listėn e pasurive botėrore.

    Cilat janė fillimet e tentativave qė Gjirokastra tė futej nėn mbrojtjen e UNESCO-s?
    Nė finalizimin e kėtij projekti janė disa persona qė kanė kontribuar. E ndėr tė parėt ėshtė Gani Strazimiri, i cili nė vitin 1961 me iniciativėn e tij bėri qė Gjirokastra tė shpallej Qytet Muze. Por njė meritė tė madhe ka edhe shkrimtari Ismail Kadare, i cili e riktheu vėmendjen tek ky Qytet Muze. Pasi bėmė kėrkesėn e parė nė UNESCO, nė vitin 1990, procedurat u prenė nė mes pėr shkak tė trazirave qė ndodhėn nė Shqipėri. Por Kadare e ringriti kėtė ēėshtje dhe UNESCO kėrkoi tė ripėrsėrisim kėrkesėn. Nga ky moment, dosja e Gjirokastrės rinisi nga e para, pasi edhe kėrkesat ishin shumė mė rigoroze. Por nė kėtė iniciativė meritė tė madhe ka edhe Tatjana Gjonaj, pėrfaqėsuese e Shqipėrisė nė UNESCO, e cila ka bėrė maksimumin pėr tė kaluar edhe pengesa tė karakterit formal e pėr tė pėrfunduar me sukses kėrkesa shqiptare. Mė tej, emrat e kontribuesve do tė ishin tė shumtė, por unė po mjaftohem me kaq.

    Nė kėtė moment ėshtė me interes tė qartėsohet gjendja e reale e kėtij qyteti, i cili nė media ėshtė trajtuar gjithnjė si "nė buzėgreminė". Nė ē'shkallė rrezikshmėrie ndodhet?
    Ėshtė nė njė pikė tejet kritike. Por ėshtė detyrė e qeverisė shqiptare t'i mbrojė monumentet, e veēanėrisht Qytetin Muze tė Gjirokastrės. Edhe nė kohėn e diktaturės, kur kushtet ekonomike ishin tė vėshtira, kishte shumė kujdes pėr monumentet nė tė gjithė Shqipėrinė. Ndėrsa sot tė gjitha qeveritė qė e kanė drejtuar vendin tonė, qė pas '90-ės, nuk kanė treguar kujdesin e duhur. Realisht sot janė tė gjitha mundėsitė, qė ne shqiptarėt t'i mbrojmė monumentet dhe sidomos Gjirokastrėn. Shumat qė kėrkohen pėr restaurimin e Gjirokastrės janė plotėsisht tė mundshme tė gjenden nė buxhetin e shtetit. Ngjan si irritim, por gjendja e monumenteve nė Shqipėri ėshtė vėrtet nė pikėn mė kritike dhe kjo jo pėr faj tė specialistėve. Specialistėt shqiptarė janė nė gjendje t'u pėrgjigjen tė gjitha kėrkesave tekniko-shkencore qė paraqet Qyteti Muze i Gjirokastrės.

    A lidhet gjendja kritike dhe me pakujdesinė e pandjeshmėrinė e disa pronarėve aktualė ndaj objekteve monument kulture?
    Nė rastin e Gjirokastrės nuk mund tė lihet pa lavdėruar kontributi i shkėlqyer i banorėve tė Gjirokastrės. Ata e kanė mbrojtur me dashuri e pėrkushtim qytetin e tyre. Ka vėrtet disa shkelės, por ata nuk mund ta dėmtojnė kėtė kontribut tė madh tė qytetarėve. Shkelėsit tė vihen pėrpara ligjit e gjithēka do tė shkojė mirė.

    Cila do tė jetė e ardhmja e Gjirokastrės, pas pėrfshirjes sė saj nė listėn e pasurive botėrore?
    Pas mbrojtjes sė UNESCO-s, jam i bindur se qeveria shqiptare duhet tė sensibilizohet pėr detyrimet e saj. Sepse pikėrisht ne shqiptarėt do ta mbrojmė Gjirokastrėn. Por shumė organizata ndėrkombėtare dhe organizma shtetėrorė tė huaj, tani qė Gjirokastra e ka vulėn e vlerave tė saj nga njė institucion prestigjioz si UNESCO, me siguri qė do ta drejtojnė vėmendjen edhe ndaj Gjirokastrės. E nėse qeveria shqiptare nuk tregon kujdesin e duhur, ata mund tė mos tregojnė zellin e duhur nė kėtė drejtim. Por jam i bindur se brenda pesė vjetėsh Gjirokastra do tė dalė nga kjo gjendje, e cila nuk ėshtė aspak e mirė, sepse qė nga '90-ta e deri mė sot pothuajse nuk ėshtė bėrė asgjė nė Gjirokastėr, ndėrkohė qė mė parė restauroheshin ēdo vit 30 deri 35 banesa.

    Jeni optimist pėr tė ardhmen e kėtij qyteti muze, qė tashmė ėshtė pasuri botėrore?
    Po, jam optimist pėr tė ardhmen e Gjirokastrės dhe do tė luftojmė pėr tė. Tė gjithė ne specialistėt e kemi detyrė tė luftojmė pranė organeve kompetente, qė tė kushtohet kujdesi i duhur pėr kėtė qendėr tė rėndėsishme tė trashėgimisė sonė kulturore.

    Gazeta Shqiptare.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Tė Blertėt: i Japim Gjirokastrės konsulencė ekspertėsh

    Tė Blertėt: i Japim Gjirokastrės konsulencė ekspertėsh


    Re.ku


    Lidhja e Blertė Shqiptare pėrshėndet vendimin e marrė mė 15 korrik nga Komiteti i Trashėgimisė Kulturore Botėrore pėr pranimin e qytetit muze tė Gjirokastrės nė listėn e Unesco-s. “Mbrojtja, zhvillimi dhe promovimi i vlerave tona kulturore e historike ėshtė njė ndėr ēėshtjet themelore tė tė Blertėve pasi pėr ne kėto vlera janė burime shumė tė rėndėsishme pėr zhvillimin ekonomik, social e politik nė radhė tė parė tė trevave tė cilave ato u pėrkasin, por edhe nė nivel kombėtar”,- thuhet nė deklaratėn e djeshme tė LBSH-sė, forcės mė tė re politike nė vend. “Pėr fat tė keq, disa nga monumentet e historisė dhe tė kulturės sė qytetit tė Gjirokastrės tashmė nuk ekzistojnė mė pasi ato nuk i rezistuan dot kohės dhe indiferencės sė institucioneve pėrkatėse qė duhej tė kujdeseshin pėr ruajtjen dhe mirėmbajtjen e tyre.
    Pjesa tjetėr ka kohė qė ndodhet nė pragun e rrėnimit”. Tė Blertėt e shohin marrjen e statusit tė ri tė Gjirokastrės si ringjallje e shpresės qė do tė thotė hapje e perspektivės drejt sektorėve tė rėndėsishėm tė ekonomisė sė kėtij qyteti si turizmi, artizanati, si dhe sektorin e shėrbimeve dhe tė gjitha degėve qė njė qytet i tillė ka tė gjitha gjasat t’i ofrojė nėpėrmjet atyre qė edhe Unesco- i vlerėsoi si trashėgimi e njerėzimit. LBSH nuk mbetet vetėm tek ekoja e kėtij lajmi tė gėzuar. Konkretisht ajo do tė kėrkojė pėrpilimin e njė strategjie tė qartė zhvillimi tė monumenteve tė kėtij qyteti, pėrfshirjen e tė gjitha institucione pėrkatėse, e komunitetit dhe aftėsisė artistike dhe krijuese tė tij. Pėr tė Blertėt rasti i Gjirokastrės ka njė vlerė tė tillė sa energjia qė do tė konsumohet pėr tė do tė jetė provė se ē’duhet bėrė dhe si duhet operuar edhe me tė tjera qendra tė rėndėsishme tė trashėgimisė sonė kulturore dhe pėr kėtė kjo forcė pretendon tė jetė aktive pėr mbrojtjen, restaurimin, vlerėsimin maksimal dhe zhvillimin e duhur tė potencialit turistik. “Tė Blertėt janė tė gatshėm tė pėrfshihen me konsulencė profesionale tė ekspertėve tė vet, me mbėshtetje tė gjithanshme tė institucioneve pėrkatėse dhe do tė jetė e pėrkushtuar ndaj pasurive tė rralla kulturore qė paraardhėsit tanė na kanė lėnė”,- thuhet nė deklaratėn e partisė Lidhja e Blertė Shqiptare.

    19/07/2005
    KATEGORIA: Kulture.Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Zekatėt jetėshkurtėr.

    Shtëpia madhështore e Zekatëve e gëzoi investimin e reastaurimit dhe vizitorët vetëm për një ditë.

    Zekatët jetëshkurtër


    Entela Bani


    Gjirokastër - Që të shkosh në njërën prej shtëpive më karakteristike gjirokastrite, apo siç njihen ndryshe edhe si kulla, në atë të Zekatëve, duhet të ngjitesh gati-gati në pikën më të lartë të qytetit. Rruga që të çon në lagjen “Palorto”, ku ndodhet kjo shtëpi, e shpallur monument kulture i kategorisë së parë, prej gati katër dekadash është e ngushtë, e pashtruar dhe në një gjendje të mjerueshme. Porta e parë e saj, shtëpia ka dy oborre dhe dy porta dalëse e një tjetër lidhëse, qëndron e hapur dhe çdo gjë duket më e bukur nën rrezet e dobëta të diellit të tetorit.
    I pari që të pret është një ndër trashëgimtarët më të rinj të kësaj familjeje sa të vjetër gjirokastrite, aq edhe të madhe. Ruzhdi Zeko të shoqëron në atë pjesë të banesës që prej vitesh qëndron e mbyllur. Gjithçka ka rënë në qetësi të thellë, ndërsa dryni i portës hyrëse në fillim bën ca “naze”. Ia beh e para era e lagësht e gëlqeres.
    Shtëpia e Zekatëve është ndërtuar nga njëri prej agallarëve të Gjirokastrës, Beqir Zeko, rreth 300 vjet më parë në kohën e Ali Pashë Tepelenës, në formën e një kulle, me funksion të dyfishtë, për t’u strehuar dhe për t’u mbrojtur. Ajo ruan të gjithë elementët e një banese karakteristike gjirokastrite. Banesa që shquan për kompozimin e hedhur në lartësi, pamjen kryesore monumentale dhe karakterin e dalluar mbrojtës, megjithë moshën, ruan në gjendje shumë të mirë elementët arkitektonikë dhe konstruktive origjinalë. Njihet gjithashtu edhe si shtëpia ku janë realizuar skena të filmave të ndryshëm artistikë. I fundit ishte “Dasma e Sakos”. “Janë luajtuar kaq shumë filma këtu sa nuk ua mbaj mend titujt”, thotë Ruzhdiu.
    Të shumtë janë edhe trashëgimtarët shpërndarë në të katër anët e globit. Në shtëpinë e Zekatëve nuk mungojnë vizitat e turistëve të huaj ndër vite si dhe të personaliteteve të lartë. Të fundmit ishin princesha e Jordanisë, presidenti i Republikës Alfred Moisiu dhe zëvendëspresidenti i UNESCO-s.

    Në brendësi

    Prej gati 300 vjetësh shtëpia ka thuajse të njëjtën pamje. Në krahun e majtë të korridorit të katit të parë ndodhet ajo që në shtëpitë karakteristike gjirokastrite njihet me emrin “kubeja”, një dhomë e gjatë dhe e ngushtë që është kthyer në njëfarë depoje. “Në kohën e luftës në këtë dhomë janë strehuar 160 vetë. Pasi pastrohej nga gratë, shtroheshin dyshekët në shesh dhe aty kemi qëndruar për ditë me radhë”,- tregon Ruzhdiu. Një palë shkallë të çojnë në katin e dytë të shtëpisë ku përveç korridorit në të dy krahët e shtëpisë ndodhen dhomat e tjera, të ndërtuara pothuajse me të njëjtin stil. Nuk mungojnë as frëngjitë, të shfrytëzuara në kohë lufte.
    Në katin e tretë, ndodhet dhoma e madhe apo ndryshe “oda e miqve”, një dhomë mjaft e bukur dhe ballkoni, nga i cili qyteti i Gjirokastrës dhe fushat përreth i ke në pëllëmbë të dorës. “Beqir Zeko, njëri prej agallarëve të Gjirokastrës, i cili ishte ai që ndërtoi këtë shtëpi, çdo mëngjes, ndërsa pinte kafenë në këtë peizazh të mrekullueshëm shihte mjaft mirë edhe arat e tij që ndodheshin atje tej. Në fillim shtëpia ka qenë e rrethuar me mure të lartë që bashkë me konstruktin i jepnin shtëpisë pamjen e një kështjelle të vërtetë, megjithëse të vogël në përmasa. Por muret u prishën pas shtetëzimit”,- sqaron më tej Ruzhdiu. Të ulur në ballkonin e shtëpisë ai sqaron se përveç funksionit për të cilin u ndërtua për gati 30 vjet, shtëpia shërbeu si muze. “Familja jonë së bashku me dy familje të tjera, gjithsej 13 vetë, kemi jetuar në këtë pjesë të shtëpisë deri në vitin 1968, atëherë kur u shtetëzua dhe u kthye në muze. Dy familjet e tjera u larguan nga Gjirokastra, ndërsa familja ime u vendos në pjesën tjetër, e cila kishte shërbyer si vend grumbullimi për ushqimet e dimrit. Për 9 muaj u rindërtua banesa ku u vendosëm ne, dhe na ka kushtuar atë kohë 220 mijë lekë, që do të thotë se e kemi shlyer deri në ditën që dolëm në pension. Pas shtetëzimit shtëpia u kthye në muze etnografik dhe ishte e mrekullueshme, pas mobilimit të plotë të saj, deri në ndërrimin e sistemeve, kur edhe u vodh nga kusarët. Më tej në vitin 1993, komisioni i kthimit të pronave na e dha sërish shtëpinë dhe që prej atij viti e deri në 2004 ka qëndruar e mbyllur”.

    Oda e miqve

    Është e vetmja dhomë e shtëpisë “e mobiluar” pas restaurimit. Një dhomë shumë e madhe me përmasa 11x4m, ku përveç tavaneve të gdhendur, oxhakut të mrekullueshëm, dritareve me xhama me ngjyra ka edhe piktura murale. “Dikur kjo ka qenë një dhomë shumë e bukur. Ka pasur në pjesën ballore të pikturuar një xhami, sa të madhe aq edhe të bukur, por që u prish gjatë luftës, nga një predhë që goditi shtëpinë. Prej asaj kohe nuk u pikturua më”,- thotë Ruzhdiu. Tani, në odën ku dikur bëheshin të gjitha dasmat, gëzimet e priteshin miqtë, ndodhen minderet, gjithsej 12, të mbushur me sfungjer, disa jastëkë, një tavolinë mesi e sjellë nga të zotët e shtëpisë. Bashkë me perdet dhe mbulesat, të gjitha janë sjellë në Ditët e Trashëgimisë Kulturore nga muzeu etnografik. Kur e pyesim Ruzhdiun se përse është mobiluar vetëm një nga dhomat, na përgjigjet se në fillim të ndërhyrjeve u premtua që do të mobilohej gjithë shtëpia, ndërsa të vetmet mobilje që ndodhen aty brenda e që janë minderet janë bërë së fundmi me porosi në një firmë private gjirokastrite. “Nuk janë artistikë, janë thjesht mindere të mbushur me sfungjer. Nëse shtëpia nuk mobilohet, atëherë do përpiqemi ne si trashëgimtarë me mundësitë tona të pakta ta bëjmë këtë gjë”.
    Financimi i fondacionit “Pacard” bëri të mundur ndërhyrjen restauruese e cila u realizua në dy faza. Në fazën e parë, e cila u krye vitin e kaluar e që kushtoi 4 milionë lekë të rinj, u rikonstruktua çatia, pjesët e jashtme, tri portat e jashtme, bordurat prej druri në pjesën e kameriesë, ndërsa në fazën e dytë, që përfundoi vetëm një muaj më parë, me një investim prej 15 milionë lekësh u bë ndërhyrja në pjesët e brendshme, tavanet e gdhendura, pikturat murale etj. “Punimet e brendshme u kryen nga specialistë të ardhur nga Tirana, kurse ato të jashtme nga Drejtoria e Monumenteve të Kulturës këtu në Gjirokastër. Përveç këtyre, na kanë thënë që do rregullohet edhe rruga, por nuk e dimë sesa do mbahet ky premtim”,- thekson Ruzhdiu.

    Sërish muze etnografik

    Pritet që shtëpia e Zekatëve të kthehet sërish në muze etnografik për rrethin e Gjirokastrës. Por kjo deklaratë e bërë publike disa kohë më parë nga kryetari i Bashkisë së qytetit, Flamur Bime, nuk po gjen zbatim. Ndërkohë pronarët e kanë pritur mirë këtë propozim, pasi ata janë të interesuar që shtëpia të kthehet në muze. “Në këtë mënyrë edhe ne do kemi të ardhura nga qeraja që do marrim nga shteti, edhe shtëpia do të mbahet mirë. Me këtë rast do rregullohet edhe rruga për vizitorët”,- thotë trashëgimtari i Zekatëve.
    Ndërkaq, në pritje të implementimit të projekteve të sipërpërmendura, shtëpia e Zekatëve vazhdon të qëndrojë hijerëndë në faqen ballore të qytetit, e kyçur.

    Shekulli.

    P.S E jema e Enverit, Teto Gjulua, ishte mbese nga Zekatet.

    pps.

    Do te doja te shtoja se kam degjuar nga miqte e mi gjirokastrite qe nje pjese eketyre ristrukturimeve jane bere sa per te kaluar rradhen dhe me nje cilesi te dobet, gjithashtu pa marre fare lejen e pronareve :(
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhuxhumaku : 24-10-2005 mė 13:58
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #8
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Kam ca kujtime ne ate vend qe....:)

    Por po shkaterrohet shteti nuk e rruan
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Babametot dhe Babaramot, kthimi i dyte ne identitet

    E Premte, 28 Tetor 2005


    Perfundon faza e dyte e kthimit ne identitet te shtepive te gurta te Babametos dhe Babaramos

    Blerim KORE


    Ka perfunduar puna e restauratoreve per rikthimin ne identitet te mureve te gurta te banesave karakteristike te Babametos dhe Babaramos ne qytetin e Gjirokastres. Skelat e ngritura nga restauratoret qendruan tre muaj ne muret e gurta te ketyre dy banesave si element i projekteve restauruese te dy shtepive, te cilat perbejne nje pjese te vyer te trashegimise arkitektonike dhe kulturore te Gjirokastres. Nderkohe specialistet restauratoret pohojne se "duhen edhe 7 milion leke te tjera per perfundimin e plote te projekteve restauruese ne te dyja banesat".

    Restaurohen Babametot

    Fale nje fondi prej 5 milion lekesh akorduar nga Instituti i Monumenteve te Kultures u be e mundur nje nderhyrje tjeter restauruese ne mjediset e gurta te shtepise se gurte te Babametove. "Vitin e kaluar restauratoret nderhyn ne njerin prej mureve kryesore te shtepise, ne nje pjese te catise se gurte dhe ambjenteve te brendshme", pohon per "Korrieri"-n arkitekti Agron Doraci, "nderkohe qe projekti i ketij viti synoi restaurimin e plote te catise prej guri, nderhyje ne disa prej dhomave te brendshme te baneses si dhe rikonstruksionin e fasades se gurte". Punimet u perqendruan ne catine e gurte te baneses, e cila kap nje siperfaqe prej 500 metra katror. "Sipas projektit catia me pllaka guri dhe bazamenti mbajtes i saj prej druri u ndertuan te rinj", vijon arkitekti Doraci. Pas perfundimit te kesaj pjese te projektit restauratoret realizuan nderhyrje restauruese ne disa prej punimeve prej guri dhe druri ne dhomat e brendshme te shtepise, rikonstruksionin e disa oxhaqeve karakteristike etj. Shtepia e Babametos perben nje nder ndertimet me tipike te baneses karakteristike gjirokastrite. Ajo ngrihet fare prane Pazarit karakteristik te qytetit nderkohe qe ne profilin e saj arkitektonik jane te gershetuara punimet ne gur, dru etj. Vete pozicioni i saj ne qender te zones karakteristike dhe fare prane mureve te gurte te Kalase ben qe kjo banese te jete mjaft e kerkuar per tu vizituar nga turistet e huaj dhe vendas.

    Restaurohen Babaramot

    Punimet restauruese ne shtepine karakteristike te Babaramove ne qytetin e Gjirokastres kane shenuar perfundimin e tyre. Kjo banese karakterstike gjirokastrite u be pjese e nje projekti restaurues financuar nga Instituti i Monumenteve te Kultures. Nepermjet nje fondi prej 3 milion lekesh u arrit kthimi ne identitet i disa prej mjediseve te gurta te kesaj shtepie. Banesa, e cila ndodhet ne lagjen "Palorto" perben nje nder arritjet me origjinale te arkitektures te banesave karakteristike gjirokastrite. Harqet e gurta, catia karakteristike, punimet ne dru dhe gur jane disa prej elementeve me tipike te realizuar nga mjeshtrat gjirokastrite ne ndertimin e shtepise. "Restaurimi kishte si qellim rikonstruksionin e nje pjese te mureve mbajtese, harqeve te gurte ne pjesen kryesore te baneses, oborrit karakteristik te shtruar me pllaka guri etj", pohon arkitekti Agron Doraci.

    Restauratoret nderhyne edhe ne ambjentet e brendshme te shtepise kryesisht ne oxhaket dhe shkallaret e gurta, ndertimet ne dru etj. Edhe gjate vitit te kaluar shtepia e Babaramove ka qene pjese e projekteve restauruese, duke bere te mundur kthimin ne identitet te kesaj banese me vlera te vecanta historike dhe arkitektonike.

    Nevojiten edhe 7 milion leke

    Por specialistet restauratore nuk e kane cilesuar te perfunduar kthimin plotesisht ne identitet te dy banesave te gurta. Sipas arkitektik Agron Doraci do te ishte ne interes te zhvillimit te turizmit kulturor, qe banesa e Babaramos dhe ajo e Babametos te ktheheshin plotesisht ne identitet. "Ne vazhdim te projektit te sapoperfunduar - pohon arkitekti Doraci - do te ishte e udhes qe te pakten te niste restaurimi i fasadave, dritareve karakteristike dhe suvatimeve te jashme ne te dyja banesat". Sipas preventivit te hartuar nga restauratoret behet fjale per nje buxhet me vlere 7 milion leke.

    Babametot, banesa e vizituar nga VIP-at

    Shtepia e gurte e Babametos, e cila ndodhet fare prane Pazarit karakteristik, ka qene nje nder shtepite gjirokastrite me te vizituara nga personat VIP, jo vetem shqiptare, por edhe te huaj. Gjate viteve te fundit mjaft drejtues te larte te shtetit dhe qeverise shqiptare, si dhe personalitete te huaja kane ndjekur nga afer punimet restauruese ne kete banese, duke admiruar njekohesisht edhe mjeshterine e gurgdhendesve gjirokastrite, te cilet lartesuan muret e gurta te kesaj shtepie. Shtepia e Babaramos eshte perfshire ne axhenden e vizitave ne Gjirokaster te Presidentit te Republikes Alfred Moisiu, ish-Kryeministrit Fatos Nano, Princeshes se Jordanise, perfaqesuesve te UNESCO-s etj. Te pranishem ne mjediset e kesaj shtepie kane qene me dhjetra personalitete vendas dhe te huaj te cilet kane qene pjese e grupeve te vizitave ne qytetin e gurte.

    Korrieri.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Shpetoni Gjirokastren

    SHPETONI GJIROKASTREN


    Daniel Renton*

    Kur nė korrik, Gjirokastra, u bė qendra e dytė shqiptare nė Trashėgiminė Botėrore tė UNESCO-s, ajo u bashkua me njė klub elitar. Klubi ndėrkombėtar i qendrave tė trashėgimisė botėrore ka 812 qendra nė tė gjithė botėn, dhe nė lidhje me rėndėsinė e trashėgimisė botėrore, ai ėshtė ekuivalenti kulturor i Forbes Rich List. Kjo do tė thotė qė Gjirokastra ndodhet, midis qendrave mė tė rėndėsishme botėrore, bashkė me Dubrovnikun nė Kroaci, Stonehenge nė Mbretėrinė e Bashkuar, me murin e madh nė Kinė etj.
    Sidoqoftė, ndėrkohė qė, padyshim kjo ėshtė njė arritje e madhe, regjistrimi nė UNESCO nuk do t'i zgjidhė problemet se saj dhe as do t'i japė njė ēek tė bardhė pėr tė ndrequr dekada tė tėra neglizhimi. Nė fakt, e vertetė ėshtė gjendja e kundėrt. Tani, detyrimin tė gjejė fonde pėr ta restauruar dhe mirėmbajtur Gjirokastrėn, sipas kritereve tė qendrės sė trashėgimisė botėrore tė UNESCO-s, e ka qeveria. Regjistrimi i UNESCO-s ėshtė njė medalje nderi dhe ajo ėshtė e mirė pėr turizmin, por kjo nuk nėnkupton para tė fituara lehtė. Kjo do tė thotė se Gjirokastra u bashkua me njė klub elitar - por si shumica e klubeve elitare - ai kėrkon standarte tė larta nga anėtarėt e tij.
    Detyra do tė jetė shumė e madhe. Ēdo njeri, qė jeton nė Gjirokastėr, ose qė e ka vizituar kohėt e fundit, do ta dijė se qyteti i bukur otoman, i mbėrthyer nė anė te luginės sė Drinos, ėshtė nė njė gjendje tė dėshpėruar. Nė ēdo stinė me shi, gjithnjė e mė shumė shtėpi, kulla otomane tė fortifikuara, qė pėrfaqėsojnė arkitekturėn e jashtėzakonshme tė kėtij qyteti tregtar, rrėzohen poshtė brinjės sė kodrės. Nga 51 ndėrtesa tė kategorisė A, qė pėrbėjnė zemrėn e Qendrės sė Trashėgimisė Botėrore tė UNESCO-s, 20% rrezikohen seriozisht qė tė rrėnohen; pjesa tjetėr ka nevojė pėr restaurim. Ndėrkohė nervi ekonomik i qytetit, me ndertimet e reja, qė kanė mbirė si kėrpudhat, pas rėnies sė komunizmit, ka zbritur poshtė kodrės dhe jeta po shuhet nė zemrėn historike tė qytetit.
    Shtėpive gjirokastrite iu kanė mbetur pak vite pėr tė shpėtuar. Kur ēatitė e gurta rrėnohen, punimet delikate ne dru, punimet nė suva dhe afreskėt e pikturuar dėmtohen me shpejtėsi tė tillė sa nuk riparohen dot mė dhe shpenzimet e restaurimit arrijne te tilla shifra qe behen financiarisht tė pamundura. Atehere, Statusi i Qendrės sė Trashėgimisė Botėrore tė UNESCO-s, nuk do tė ketė asnje kuptim!
    Nė vitet 1980, nė Atelienė e Institutit tė Monumenteve tė Kulturės tė Gjirokastrės, numėroheshin tė punėsuar 120 vetė. Ēdo vit, kėtyre mjeshtrave artizanė u kėrkohej tė restauronin dhe tė mbanin nė kėmbė 30 shtėpi tė arkitekturės otomane nė mėnyrė qė qyteti tė ishte nė njė gjėndje konstante restaurimi dhe rinovimi. Ndoshta dukej mė mirė se nė ēdo kohė tė historisė sė tij. Sot, nė Drejtorinė Rajonale tė Institutit tė Monumenteve, (jo pėr fajin e tij) gjenden tė punėsuar vetėm 12 njerėz. A nuk do tė ishte njė ironi e trishtuar nė se Gjirokastra e vjetėr do tė rrėnohej tani, mbasi mbijetoi dhe lulėzoi nėn sundimin e Enver Hoxhės, shkatėrruesi i kaq shumė monumenteve tė tjera historike.
    Pamja e pėrgjithshme ėshtė ajo e mungesės sė skajshme tė financimit dhe tė neglizhimit. Shumė prej mjeshtrave qė e mirėmbanin Gjirokastrėn, tani kanė emigruar jashtė shtetit. Nga kjo hemoragji e trurit tė mjeshtrave shqiptarė ka pėrfituar Italia dhe Greqia, qyteza dhe qytete si Metsovo dhe Venecia. Mjeshtėrit shqiptarė ēmohen shumė - ata sjellin mjeshtėritė e vjetra te Rilindjes me njė ēmim mė tė lirė se sa homologėt e tyre europianė.
    Por si ta shpėtojmė Gjirokastrėn nė kaq pak kohė tė mbetur? Ajo qė nevojitet ėshtė njė vendim i prerė nga qeveria e re pėr ta bėrė shpėtimin e qytetit historik njė pėrparėsi imediate. Kjo ndėrmarrje duhet tė vijė tani, jo pas tre vitesh kur do tė jetė tepėr vonė. Qeveria e mėparshme premtoi se do vepronte vitin e kaluar kur shumė shtėpi u rrėzuan nė motin e lagėsht tė dimrit. Pak ėshtė bėrė, e duket se premtimi pėr fonde, (kam dėgjuar se njė million dollarė ishin menduar pėr restaurimin e ndėrtesave nga ana e Ministrit tė mėparshėm tė Kulturės) ose humbi diku nė rrėmujėn e ndėrlikuar tė burokracisė shqiptare, ose ėshtė shpenzuar jo nė mėnyrėn e duhur. Nevojitet njė asistencė afatgjatė nga qeveria pėr tė ndihmuar Institutin e Monumenteve, pėr tė inkurajuar kontraktuesit specialistė privatė dhe pėr t'i bėrė pronarėt vendorė qė tė fillojnė vetė rinovimin. Duhet njė paketė qeveritare subvencionimesh; kredi tė buta; blerje tė detyrueshme nga ana e shtetit nė rast se pronarėt nuk kanė dėshirė tė ndėrhyjnė; dhe heqje taksash pėr subjektet qė do ofrojnė donacione bamirėsie pėr shpėtimin e qytetit.
    Nevojitet krijimi i njė "Fushate pėr Shpėtimin e Gjirokastrės" qė tė funksionojė nė plan menaxhimi pėr qytetin historik; tė asistojė Institutin e Monumenteve pėr tė rritur ndėrgjegjėsimin; qė t’u jepet ndihmė dhe kėshillim pronarėve tė shtėpive; tė nxisė mbledhjen e fondeve nga donatorė tė huaj dhe fonde ndėrkombėtare dhe tė rritet profili i qytetit pėr turizmin. Fushata “Shpėtoni Venecian” ka honorare dhe miliarderė nė tė gjithė botėn qė mbledhin fonde pėr tė shpėtuar La Serenissima. Gjirokastra ka nevojė pėr tė njejtėn gjė – njerėzit e shquar tė Shqipėrisė brenda dhe jashtė vendit, duhet tė ngrihen dhe tė bashkėrendojnė pėrpjekjet e tyre nė kėtė drejtim. Ka disa rreze drite – mund tė shpėtohet ende qyteti nga qė deputeti i zonės, Ministri i ri i Ekonomisė Genc Ruli vjen nga Gjirokastra dhe qė Drejtoresha jashtėzakonisht e pėrkushtuar e Monumenteve tė Kulturės, Edlira Ēaushi ėshtė vetė konservuese afresku dhe kohėt e fundit ka kontribuar pėr rinovimin e shtėpisė sė famshme tė Zekatėve. Istituti i Shkencave Shoqėrore Packard – punėdhėnėsi im –kohėt e fundit ka pėrfunduar njė projekt madhor pėr restaurimin e "shtėpisė sė Zekatevė", njė shtėpi-kullė, e fortifikuar, e arkitekturės otomane nė krye tė qytetit. Projekti njė vjeēar, me restaurimin e plotė tė kėsaj ndėrtese madhėshtore me punimet e saj tė ndėrlikuara nė dru dhe suva dhe pikturėn murale, ka dhėnė njė mesazh shprese nėpėr qytet. Ai ka treguar se mjeshtėritė tradicionale mund tė gjenden ende, dhe se kėto ndėrtesa tė mrekullueshmem, mund tė restaurohen nė se ka vullnet dhe vendosmėri.
    Dhe mė nė fund, turizmi do tė jetė shpėtimi i vėrtetė i Gjirokastrės. Turistėt e duan Shtėpinė e Zekatėve. Megjithatė, turistėt vijnė vetėm nė se ka diēka pėr tė parė dhe ata duan tė shikojnė njė qytet krenar e tė restauruar; jo njė Qendėr tė Trashėgimisė Botėrore tė UNESCO-s nė prag tė rrėnimit.

    *Drejtor i Fondacionit Butrinti, i cili nė bashkėpunim me Institutin e Shkencave Shoqėrore Packard po financon restaurimin e shtėpisė sė Zekatėve nė Gjirokastėr

    29/10/2005
    KATEGORIA: Analiza.Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Tema tė Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Gjendja e fėmijėve jetimė shqiptarė
    Nga Albo nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 12-11-2010, 17:19
  3. Kur’ani i Mrekullueshem edhe pėr jo-muslimanet...
    Nga altruisti_ek84 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 03:38
  4. Mbi priftėrinė
    Nga I KTHYERI nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49
  5. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •