Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 30
  1. #1
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    Post Kuptimi i shehadetit

    Kuptimi i shehadetit


    Pikat mė kryesore e mė tė domosdoshme pėr ēdo besimtar e besimtare nė lidhje me njėsimin e ALLAHUT.

    Falenderimi i takon All-llahut. Atė e falenderojmė dhe prej Tij falje dhe ndihmė kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga All-llahu prej tė kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon All-llahu, s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga e vėrtetė, s'ka kush qė e udhėzon. Dėshmoj se s'ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė pėrveē All-llahut, i Cili ėshtė Njė i Vetėm dhe dėshmoj se Muhammedi ėshtė rob dhe i dėrguari i Tij.



    Kuptimi i fjalės teuhid:

    Kuptimi i fjalės teuhid ndahet ne dy aspekte.

    1-Aspekti gjuhėsor.

    2-Aspekti fetar.

    1 - Nė aspektin gjuhėsor kjo fjalė ka kuptimin njėsim apo veēim.

    2 - Ndėrsa nė aspektin fetar kjo fjalė vjen nė kuptimin: Njėsimi i Allahut nė adhurimin e tij, nė Veten e Tij, veprimet dhe cilėsitė e Tij.

    Sė dyti duhet tė dimė se teuhidi ndahet nė tre lloje:

    1 - Nė teuhidin Rububije.

    2 - Nė teuhidin Uluhije.

    3 – Nė teuhidin Esmau ue Sifat.

    Teuhidi Rububije


    Me llojin e parė tė teuhidit qė ėshtė teuhidi Rububije, kuptojmė njė simin e Allahut me veprimet e Tij, qė do tė thotė: tė besojmė se vetėm Allahu ėshtė Krijuesi i ēdo gjėje qė egziston, Furniziesi i tė gjitha gjallesave, Sunduesi i gjithėsisė, Rregulluesi i tė gjitha ēėshtjeve. ثshtė Ai qė ta jep jetėn dhe ta merr atė, ėshtė Ai qė ngre dhe ulė kė tė dojė prej krijesave tė Tij dhe ėshtė i Plotėfuqishėm pėr ēdo gjė. Shumica e njerėzve qė prej kohėve mė tė lashta e deri mė sot e kanė pranuar dhe e pranojnė kėtė lloj tė teuhidit, me disa pėrjashtime tė rralla. Madje, edhe idhujtarėt nė kohėn e profetit e pohonin kėtė lloj tė teuhidit. Ata e pranonin se Allahu ėshtė Krijuesi, Furnizuesi dhe Zotėruesi i gjithēkaje dhe e dinin shumė mirė se idhujt e tyre nuk kishin pjesė nė tė gjitha kėto, porse tė gjitha kėto ishin nė kopetencėn e Allahut . Argumentet pėr kėtė janė tė shumta e ndėr to po veēojmė ajetet nė suren Mu'minun: 84 –89.

    "84. Thuaj: "E kujt ėshtė toka dhe ēdo gjė qė ka nė tė, nėse jeni qė e dini?

    85. Ata do tė thonė: "E All-llahut". Atėherė thuaju: Pėrse pra nuk mendoni?

    86. Thuaj: Kush ėshtė Zoti i shtatė qiejve dhe Zot i Arshit tė madh?

    87. Ata do tė thonė: "All-llahu!" Thuaju: E pse nuk frikėsoheni pra?

    88. Thuaj: "Nė dorėn e kujt ėshtė i tėrė pushteti i ēdo sendi, dhe Ai ėshtė qė mbron (kė tė dojė), e qė prej Atij nuk mund tė ketė tė mbrojtur askush, nėse jeni qė e dini?

    89. Ata do tė thonė: "Nė dorė tė All-llahut!" Thuaj: "E si mashtroheni pra?"

    Kėto ajete janė mjaft tė qarta dhe tregojnė se idhujtarėt arab e pranonin kėtė lloj tė teuhidit, e megjithatė kjo nuk i futi ata nė islam, dhe pėr kėtė profeti i luftoi ata me tė gjitha forcat, sepse ata nuk pranonin llojin e dytė tė teuhidit, d.m.th. teuhidin uluhije ose teuhidin e adhurimit.

    Teuhidi Uluhije

    Ku lloj i teuhidit nėnkupton njėsimin apo veēimin e Allahut nė adhurimin e Tij. Me fjalė tė tjera ėshtė njėsimi i Allahut nė ato vepra qė i kryejnė njerėzit me qėllim qė tė afrohen tek Allahu, siē janė: Namazi, agjėrimi, kurbani, lutja, frika, pendimi, shpresa, etj… pikėrisht ky lloj i teuhudit ėshtė shkaku i dėrgimit tė tė gjithė pejgamberėve, ashtu siē thotė Allahu nė suren Enbija: 25: "Ne nuk kemi dėrguar ndonjė tė dėrguar para teje, pėrveē qė i kemi shpallur se nuk ka zot tė vėrtetė pėrveē Meje. Ndaj, mė adhuroni vetėm Mua!"

    ēdo profet e ka filluar thirrje e tij duke i urdhėruar njerėzit qė tė adhuronin vetėm Allahun . Ashtu siē u kanė thėnė atyre Nuhu, Hudi, Saliu dhe Shuajbi popujve tė tyre: "O njerėz! Adhuroni vetėm Allahun, sepse nuk ka Zot tjetėr pėrveē Tij." Ose siē i ėshtė shpallur Muhamedit : "Thuaj: Unė jam i urdhėruar qė tė adhuroj vetėm Allahun dhe tė jem i sinqertė nė adhurimin ndaj Tij." Gjithashtu, teuhidi i adhurimit ėshtė shkaku i krijimit tė njerėzve dhe xhindėve, siē na thotė Allahu nė suren Dharijat: 56. "Unė nuk i kam krijuar njerėzit dhe xhindėt, pėrvēese pėr tė mė adhuruar vetėm Mua." Nėpėrmjet kėtyre ajeteve kuptojmė madhėshtinė dhe rėndėsinė e madhe tė teuhidit tė adhurimit dhe kuptojmė se pėrse i luftoi profeti ynė Muhamedi idhujtarėt, megjithėse ata e pohonoin egzistencėn e Allahut si Krijues, Furnizues dhe Zotėrues i Vetėm i gjithēkaje. Gjithashyu kuptojmė se nuk mjafton vetėm besimi nė egzistencėn e Allahut dhe njėsimi i Tij nė teuhidin Rububije, por patjetėr kjo duhet tė shoqėrohet me njėsimin e Allahut nė adhurimin e Tij, d.m.th nė teuhidin Uluhije. Njė pikė tjetėr e cila duhet tė sqarohet ėshtė kuptimi i fjalės, ilah, qė ėshtė nė dėshminė "LA iLAHE iL ALLAH." Kjo fjalė nė shqip pėrkthehet Zot ose i Adhuruar dhe duhet tė dimė se pėrdoret pėr ēdo gjė qė adhurohet me tė drejtė, d.m.th qė e meriton tė adhurohet me tė drejtė ose pa tė drejtė, d.m.th qė nuk e meriton tė adhurohet. P.sh nė qoftė se njė person adhuron njė varr, atėherė ky varr konsiderohet si "Zoti" i tij ose i adhuruari i tij, pavarsisht nėse ky njeri e pranon kėtė gjė apo jo. D.m.th pavarsisht nėse ky njeri e konsideron atė varr si Zotin e tij apo jo. Pėr fat tė keq shumė njerėz nuk e dinė kėtė gjė, ndaj edhe po ti themi njė adhuruesi tė njė varri se varri qė ti adhuron ėshtė Zoti yt ose i adhuruari yt, atėherė ai nuk do ta pranojė kėtė gjė. Ky ėshtė njė nga ndryshimet e idhujtarėve tė kohės sė pejgamberit dhe idhujtarėve tė kohės sė sotme. Kėta tė fundit nuk e dinė kuptimin e fjalės iLAH, ndėrsa idhujtarėt arab tė kohės sė pejgamberit e dinin shumė mirė kėtė gjė (d.m.th kuptimin e kėsaj fjale) dhe ishin tė ndėrgjegjshėm se idhujt qė adhuronin ishin zotat e tyre. Ndaj edhe kur pejgamberi u thoshte: Thoni: "La ilahe il Allah, qė tė shpėtoni." ata e dinin shumė mirė se ai nuk kėrkonte prej tyre qė tė dėshmonin se nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut, apo sundues tjetėr pėrveē Tij, gjė tė cilėn ata e dinin shumė mirė. Porse, ai kėrkonte prej tyre qė tė dėshmonin se nuk ka rė adhuruar tė vėrtetė pėrveē Allahut dhe tė mohonin ēdo zot tjetėr pėrveē Tij. Ata thanė: "Ai i bėri zotat tanė njė. Kjo ėshtė njė gjė me tė vėrtetė shumė e ēuditshme."

    Teuhidi Esmau ue Sifat


    Ky lloj i teuhidit ėshtė besimi nė emrat e bukur tė Allahut dhe cilėsitė e Tij tė larta me tė cilat e ka pėrshkruar ai veten e Tij nė Kur'an dhe nė hadithet e sakta pa e krahasuar ose mohuar ndojnė prej tyre. Disa prej kėtyre cilėsive janė:

    1 -Vullneti i Tij. Thotė Allahu : "Kur Ai dėshiron ndojnė gjė, mjafton tė thotė Bėhu! dhe bėhet." (Sure Jasinė: 82)

    2 -Plotėfuqishmėria e Tij. Thotė Allahu : "Allahu ėshtė i Plotėfuqishėm pėr ēdo gjė." (Sure el-Feth: 21)

    3 -Dėgjimi dhe Shikimi. Thotė Allahu : "Allahu ėshtė Dėgjuesi dhe Shikuesi." (Sure en-Nisa: 134)

    Po kėshtu ka edhe shumė cilėsi tė tjera si cilėsia e tė falurit, e dashurisė, e mėshirės, e jetės, etj… Gjithashtu, prej cilėsive tė Tij janė edhe egzistenca e duarve dhe thotė Allahu pėr kėtė: "ē'ka krijova me dy duart e mia." Egzistenca e fytyrės sė Tij dhe thotė Allahu: "Dhe do tė mbetet vetėm fytyra e Zotit Tėnd, i Cili ėshtė i nderuar dhe i respektuar." (Sure err-Rrahman: 27) Cilėsia e qėndrimit nė Arsh. Thotė Allahu pėr kėtė nė sure tė ndryshme si Junus, Rrad, Araf, etj…: "Mėshiruesi qė qėndron mbi Arsh." Kėto janė vetėm disa prej cilėsive tė Allahut dhe detyrė e jona ėshtė tė besojmė nė to pa i krahasuar dhe pa i mohuar, sepse ai qė i mohon adhuron njė mosegzistencė. Ndėrsa ai qė i cilėson kėto cilėsi me cilėsit e krijesave, adhuron njė idhull, pasi Allahu thotė: "Asgjė nuk ėshtė si Ai, Ai ėshtė Dėgjuesi, Shikuesi." Kjo ėshtė pėrsa i pėrket tre llojeve tė teuhidit dhe duhet tė kemi parasysh qė kjo ndarje ėshtė bėrė me qėllim qė tė bėhet mė i lehtė kuptimi dhe studimi i teuhidit, sepse nuk ka kufi tė prerė ndėrmjet asaj qė futet nė teuhidin Rububije apo Uluhije apo Esmau ue Sifat, siē kanė thėnė dhe disa dijetarė se teuhidi ndahet nė dy lloje. Nė teuhidin e njohjes dhe tė vėrtetimit qė pėrmbledh teuhidin Rububije dhe Esmau ue Sifat dhe nė teuhidin e kėrkesės dhe qėllimit qė pėrmbledh teuhidin Uluhije.

    BAZAT DHE KUSHTET E FJALĖS

    "LA ILAHE IL ALLAH"

    Kjo dėshmi ngrihet mbi dy baza, tė cilat janė:

    1- En-nefsu, mohimi.

    2- El-ithbal, vėrtetimi.


    Baza e parė: LA iL-LAHE qė ėshtė mohimi, d.m.th. Nuk ka tė adhuruar tė vėrtet, hedh poshtė tė gjitha llojet e shirkut, dhe mohon tė gjithė ata qė adhurohen nė vėnd tė ALLAHUT.

    Baza e dytė: iL ALLAH qė ėshtė vėrtetimi, d.m.th. pėrveē ALLAHUT, pohon dhe vėrteton se askush nuk meriton tė adhurohet pėrveē Allahut dhe e bėn tė detyryeshme punėn pėr realizimin e kėsaj gjėje. Nė shume ajete tė Kur'anit mund tė gjejmė kuptimin e kėtyre dy bazave si p.sh. nė suren Zuhruf: 26-27. "….Unė jam i larguar prej asaj qė adhuroni ju, 27. pėrveē Atij qė mė krijoi mua…" Nė kėtė ajet, thėnia: "Unė jam i larguar prej asaj qė adhuroni ju" ėshtė mohimi, ndėrsa thėnia: "pėrveē Atij qė mė krijoj mua", ėshtė vėrtetimi. Gjithashtu dėshmia "la-il-lahe il-lall-llah" ka 7 kushte tė cilat duhet tė zbatohen nė mėnyrė tė plotė, sepse lėnia e njėrės prej tyre e bėn tė pavlefshme dėshminė. Kėto kushte janė:

    1. El-ilm ose dija mbi kuptimin e kėsaj dėshmie dhe mbi atė qė mohon dhe vėrteton ajo. Argumente pėr kėtė janė fjalėt e ALLAHUT nė suren Zumer: 86. "Pėrveē atyre qė e dinė tė vėrtetėn dhe ata e dinė." Kuptimi i tė cilave ėshtė, pėrveēatyre qė dėshmojnė "LA-iLAHE iL-LALL-LLAH" dhe e dinė me zemrat e tyre atė qė folėn me gojė, sepse nė qoftė se, ata e dėshmojnė kėtė dėshmi dhe nuk e dinė kuptimin e kėsaj, atėherė ata nuk kanė si tė besojnė se ēfarė tregon kjo dėshmi.

    2. El- Kabul ose pranimi. Sepse ka prej njerėzve qė e thonė atė duke e ditur kuptimin e saj, por nuk e pranojnė atė prej atij personi qė i thėrret drejt saj pėr shkak tė mėndjemashėsisė, apo zilisė, apo pėr shkaqe tė tjera tė ngjashme me kėto siē ėshtė rasti i atyre pėr tė cilėn thotė Allahu nė suren es-Saffat: 35-36: "Pėr arsye se kur u thuhej atyre: Nuk ka tė adhuruar tė vėrtetė pėrveē All-llahut, ata e mbanin veten lart. Dhe thoshin: "A do t'i braktisim ne zotat tanė pėr njė poet tė ēmendur?"

    3. el-inkijad ose nėnshtrimi ndaj tė drejtave tė kėsaj dėshmie. Kjo do tė thotė lėnia e tė gjitha llojeve tė shirkut, sepse ka prej njerėzve tė cilėt e dinė dhe e pranojnė kuptimin e kėsaj dėshmie, por nuk e lėnė shirkun siē ėshtė rasti i atyre qė adhurojnė varret. Ata thonė "La ilahe il Allah", porse nga ana tjetėr nuk e lėnė adhurimin e tyre.

    4. El-jekin, siguria ose bindja qė ėshtė e kundėrta e dyshimit. Sepse thėnia e dėshmisė pa qėnė i bindur nė kuptimin e saj ėshtė e pavlefshme, siē thotė Allahu nė suren Huxhurat: 15. "Besimtarė janė ata tė cilėt besuan Allahun dhe tė dėrguarin e Tij, pastaj nuk dyshuan." Sepse ai qė dyshon ėshtė munafik.

    5. Es-sidk ose sinqeriteti nė thėnien e kėsaj dėshmie. Sepse ai qė e thotė kėt dėshmi vetėm me gojė dhe nuk e beson atė me zemėr, ai quhet munafik, ashtu siē na tregon Allahu pėr njė grup njerėzish tė cilėt "Thonė me gojė atė tė cilėn nuk e besojnė zemrat e tyre."

    6. El-ihlas ose besnikėria. Besnikėra ndaj kėsaj dėshmie ėshtė pastrimi i punėve nga tė gjitha llojet e shirkut, duke mos pasur pėr qėllim me thėnien e saj asgjė tjetėr veē kėnaqėsisė sė Allahut. Pejgamberi thotė nė njė hadith: "Allahu ia ka ndaluar zjarrit qė tė djeg atė person qė ka thėnė "La ilahe il Allah" pėr tė fituar kėnaqėsinė e Tij." [Trans. Buhariu dhe Muslimi]

    7. El-mehabe ose dashuria ndaj kėsaj dėshmie dhe e atyre qė e zbatojnė atė. Allahu thotė nė suren Bekareh: 165. "Ka prej njerėzve qė besojnė idhujt nė vend tė Allahut dhe i duan ata ashtu sikur e duan besimtarėt e vėrtetė Allahun, por dashuria e atyre qė besuan nė Allahun ėshtė mė e madhe."



    KUPTIMI I SAKTĖ I FJALĖS "LA ILAHE IL ALLAH"



    Gjatė shpjegimit tė kėsaj dėshmie do tė pėrmėndim edhe disa shpjegime tė gabuara ose jo tė plota nė tė cilat ėshtė shpjeguar kjo dėshmi nė kohėra tė ndryshme.

    Ka prej njerėzve tė cilėt mendojnė se kuptimi i kėsaj dėshmie ėshtė "en Allahe uahid" qė do tė thotė Allahu ėshtė njė. Ky kuptim ėshtė i gabuar sepse siē e prmendėm mė parė idhujtarėt e pejgamberit e dinin shumė mirė kėtė gjė por kjo gjė nuk i futi ata nė islam. Madje edhe vetė shejtani kur betohet, siē thotė Allahu nė suren es-Sad: 82. "Betohem nė Madhėshtinė Tėnde se kam pėr ti shmangur tė gjithė nga rruga e drejtė." Dhe ai e dinte shumė mirė se Allahu ėshtė Njė. Njė grup tjetėr dijetarėsh thonė se kuptimi i kėsaj dėshmie ėshtė "La Mabud il Allah", qė do tė thotė: nuk ka tė adhuruar pėrveē Allahut. Edhe ky pėrkufizim ėshtė i gabuar sepse prej tij del se ēdo i adhuruar me tė drejtė apo pa tė drejt ėshtė Allah. Gjithashtu prej kuptimeve tė gabuara tė kėsaj dėshmie ėshtė "La Halika il Allah", qė do tė thotė se nuk ka krijues tjetėr veē Allahut, pasi ky pėrkufizim ėshtė vetėm njė pjesė e kėsaj dėshmie dhe pranon vetėm tuhidin Rububije, gjė e cila siē e thamė edhe mė lart nuk mjafton. Prej kuptimeve tė tjera tė kėsaj dėshmie ėshtė njėsimi i Allahut nė adhurimin e Tij. Ky pėrkufizim ėshtė i saktė, por i mangėt pasi nė tė gjėndet vetėm baza e dytė vėrtetimi, ndėrsa baza e parė mohimi mungon. Kėto ishin vetėm disa prej kuptimeve tė sakta dhe jo tė plota tė dėshmisė "LA iLAHE iL ALLAH".

    Shpjegimi i saktė i dėshmisė.

    "La maabud bil hakin il Allah." Qė do tė thotė: Nuk ka tė adhuruar tjetėr me tė drejtė (me tė vėrtetė) veē Allahut. Ky pėrkufizim siē thamė ėshtė i saktė, pasi nė tė gjenden tė dy bazat, mohimi dhe vėrtetimi, porse pėrsėri ėshtė paksa i paqartė. Dhe Allahu e na e ka treguar kuptimin e qartė tė kėsaj dėshmie nė ajetin 256 tė sures Bekareh ku thuhet: "Nuk ka detyrim nė fe. Ėshtė sqaruar e vėrteta nga e kota. E kush e mohon tagutin dhe beson Allahun ėshtė kapir pėr lidhjen mė tė fortė e cila nuk ka kėputje." Nga ky ajet nxjerrim se: Ai qė mohon tagutin dhe beson Allahun ėshtė kapur me lidhjen mė tė fortė e cila ėshtė dėshmia "LA iLAHE iL ALLAH". Me njė fjalė i tagutit dhe besimi i Allahut janė dy baza tė dėshmisė dhe kush lė njėrėn prej tyre nuk e ka plotėsuar dėshminė. Pėr kėtė arsye kuptimi mė i plotė dhe mė i saktė i dėshmisė ėshtė ky qė do tė japim mė poshtė: mohimi i tagutit i cili ėshtė mohimi dhe besimin e Allahut , i cili ėshtė vėrtetimi. Pak mė parė thamė se pėrkufizimi i parė ėshtė i saktė, por paksa i paqartė, sepse n.q.s do ti themi njė njeriu se kuptimi i dėshmisė "LA iLAHE iL ALLAH" ėshtė se nuk ka tė adhuruar me tė drejtė pėrveē Allahut, atėherė ai nuk ka nga ta dijė se ka diēka qė adhurohet pėrveē Allahut dhe qė quhet tagut dhe se ky patjetėr duhet mohuar. Ndėrsa po ti themi se kuptimi i dėshmisė "LA iLAHE iL ALLAH" ėshtė mohimi i tagutit dhe besimi i Allahut, atėherė ai patjetėr do tė na pyes se:

    1- ēfarė ėshtė taguti? 2- cilėt janė llojet e tij? 3- si ta mohojmė atė? 4- cili ėshtė ndryshimi midis kafirit dhe tagutit?

    Pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve janė tė rėndėsishme dhe kjo pėr vetė faktin se pa e njohur ne nuk kemi se si ta mohojmė tagutin dhe si rrjedhim nuk kemi se si ta plotėsojmė dėshminė "LA iLAHE iL ALLAH".

    Pyetja e parė: ēfarė ėshtė taguti?


    Pėrgjigja: Tagut ėshtė ai qė i atribohet njė cilėsi prej cilėsive tė Allahut apo njė adhurim prej adhurimeve tė Allahut apo njė veprim prej veprimeve tė Tij. Nė qoftė se njė person adhurohet nė vend tė Allahut, atėherė ai ėshtė tagut. Por duhet tė kemi parasysh se taguti ndahet nė dy lloje:

    Nė tagut tė vėrtetė dhe nė tagut qė konsiderohet si i tillė. Nė llojin e parė hyjnė tė gjithė ata qė adhurohen nė vend tė Allahut dhe janė tė kėnaqur me kėtė gjė. Ndėrsa nė llojin e dytė hyjnė tė gjithė ata qė adhurohen nė vend tė Allahut, por qė ata nuk e duan kėtė gjė siē ėshtė rasti i isait alejhi selam dhe i shumė njerėzve tė devotshėm. Tė tillėve, pas vdekjes sė tyre u janė lutur dhe u kanė kėrkuar ndihmė pėrveē Allahut. Gjithashtu tagut ėshtė edhe ai person qė thotė se di diēka nga dija e fshehtė, sepse i vetmi qė e di atė ėshtė Allahu. Gjithashtu duhet tė dimė se tė drejtat e Allahut janė tre:

    1- E drejta e tė bėrit hallal.

    2- E drejta e tė bėrit haram.

    3- E drejta e ligjvėnies.


    Dhe nė qoftė se dikush pretendon se i takon ndonjė prej kėtyre tė drejtave, atėherė ai ėshtė tagut, siē ėshtė rasti i atyre njerėzve tė cilėt thonė se kanė tė drejtė tė bėjnė hallal apo haram, ose kanė tė drejtė nė vendosjen e ligjeve. Njė pėrkufizim tjetėr i tagutit ėshtė ai i dijetarit tė njohur ibn Kajjim i cili thotė: Taguti ėshtė atėherė kur njeriu e kalon kufirin e ndaj atij qė adhuron, ndjek apo i bindet. Si rrjedhim, tagut ėshtė ēdo njeri qė adhurohet nė vend tė Allahut, apo e ndjekin atė duke mos pasur udhėzim prej Allahut, apo i binden atij nė atė gjė tė cilėn nuk e dinė nėse ėshtė bindje ndaj Allahut apo shkojnė dhe gjykohen tek ai nė vend tė Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij .

    Pyetja e dytė: cilėt janė llojet e tagutit?


    Pėrgjigje. Siē e pėrmėndėm mė lart tagutėt janė tė shumtė, por mė kryesorėt janė pesė: 1- Shejtani (iblisi), sepse ai ėshtė shkaku i tė gjitha tė kėqijave tė cilat ndodhen nė tokė siē janė shirku, kufri, etj… 2- Ai qė gjykon me ligj tjetėr pėrveē ligjit tė Allahut , Allahu thotė nė suren En-Nisa: 60. "A nuk i sheh ata qė deklarojnė se besuan atė qė tė zbriti ty dhe atė qė zbriti para teje, se si dėshirojnė mes tyre tė gjykojė djalli, e duke qenė se janė urdhėruar qė tė mos e besojnė atė. E djalli dėshiron t'i humbė nė pafundėsi." 3- Ai qė ndryshon ligjet e Allahut, sepse siē e thamė mė lart e drejta e vėnies sė ligjeve i takon vetėm Allahut e askujt tjetėr dhe se kjo e drejtė futet nė teuhidin rububije. Allahu pėr ēifutėt tė cilėt ndryshuan librin, pėr ata qė bėjnė zina duke e ndėrruar dėnimin nga vrasja me gurė nė goditje me kamzhik thotė nė suren El-Maide: 44. "Ata tė cilėt nuk gjykojnė me atė tė cilėn ka zbritur Allahu janė mohues." 4- Ai i cili pretendon se di diēka nga dija e fshehtė gjė e cila ėshtė nėn kompetencėn e Allahut, i Cili thotė nė suren En-Neml: 65. "Thuaj! Askush nė qiell apo nė tokė nuk e di tė fshehtėn pėrveē Allahut." Dhe nė suren En'am: 59 thotė: "Tek Ai janė ēelėsat e tė fshehtės tė cilėn nuk e di askush pėrveē Allahut." 5- Ai i cili adhurohet nė vend tė Allahut dhe ėshtė i kėnaqur me tė.

    Pyetja e tretė: Si ta mohojmė tagutin?


    Pėrgjigje: Mohimi i tagutit bėhet duke e konsideruar tė gabuar adhurimin e dikujt tjetėr pėrveē Allahut, duke u larguar prej tij, duke e urryer atė dhe duke e mohuar besimin e atyre qė e ndjekin atė, qė do tė thotė se nėse marrim vesh se dikush apo diēka ėshtė tagut, atėherė patjetėr duhet tė largohemi prej tij, ta urrejmė atė dhe tė mohojmė besimin e ndjekėsve tė tij.

    Pyetja e katėrt: Cili ėshtė ndryshimi midis tagutit dhe kafirit?


    Pėrgjigje: Duhet tė dimė se ēdo tagut ėshtė kafir, por jo ēdo kafir ėshtė tagut. Kėshtu kristianėt dhe ēifutėt janė kafira por jo tagut, pėrveē atyre qė adhurohen nė vend tė Allahut. Gjithashtu nė qoftė se nė njė vend ndodhet njė tagut, duhet qė patjetėr ti paralajmėrojmė banorėt e atij vendi qė tė ruhen prej ti duke e mohuar atė. Ndėrsa po tė ketė nė atė vend kafira kjo gjė nuk ėshtė e nevojshme. Kjo ishte pėr sa i pėrket bazės sė parė tė dėshmisė d.m.th mohimit tė tagutit. Ndėrsa pėrsa i pėrket bazės sė dytė tė besimit nė Allahun, ai ėshtė besimi nė Allahun, nė ėngjėjt, nė profetėt, nė librat, nė ditėn e gjykimit dhe nė caktimin e Allahut.



    TĖ KUNDĖRTAT E DĖSHMiSĖ "LA iLAHE iL ALLAH"


    Ose siē quhen ndryshe tė kundėrtat e islamit. Njohja e kėtyre ka njė rėndėsi shumė tė madhe dhe kjo pėr vetė faktinse ai qė punon apo vepron njėrėn prej tyre ėshtė jobesimtar. Andja ėshtė detyrė e ēdo muslimani qė ti moėskjė ato nė mėnyrė qė tė dijė se si t'iu shmanget. Tė kundėrtat e islamit janė tė shumta, por mė kryesoret janė 10, sepse kėtė tė 10 janė baza dhe origjina e tė gjitha tė kundėrtave tė tjera.

    1- Shirku, d.m.th shoqėrimi nė adhurimin e Allahut, i Cili thotė nė suren En-Nisa: 48. "S'ka dyshim se All-llahu nuk fal (mėkatin) t'i pėrshkruhet Atij shok (idhujtarinė), e pėrpos kėtij (mėkati) i falė kujt tė dojė." Gjithashtu nė suren El-Maide: 72. "Me tė vėrtetė Allahu ia ka bėrė haram xhennetin atij qė i pėrshkruan atij shok dhe vendi i tij ėshtė zjarri e tė padrejtėt nuk ka kush ti ndihmojė." Duhet tė dimė qė shirku ndahet nė tre lloje:

    1- Shirku i madh. Kėtė lloj shirku Allahu nuk e fal pėrveē se me pendim tė sinqertė. Nė qoftė se ai qė e bėn kėtė shirk vdes pa u penduar, atėherė ai ėshtė nė zjarrin e xhehenemit pėrgjithmonė. Ky lloj i shirkut ndahet nė katėr lloje.

    Lloji i parė: Shirku i duas: (lutjes), sikur thotė Allahu nė suren El-Ankebut: 65. "Kur ata hipin ne anije e lusin Allahun sinqerisht e kur Ai i shpėton ata dhe dalin nė tokė, ata pėrsėri lusin idhujt.

    Lloji i dytė: Shirku i nijetit (qėllimit) dhe i dėshirės. Allahu thotė nė suren El-Hud: 15-16. "Kush ka pėr qėllim jetėn e kėsaj bote dhe tė mirat e saj, do t'ia japim shpėrblimin e veprave tė tyre tė mira nė tė dhe atyre nuk do t'ju mungojė asgjė, por nė botėn tjetėr nuk u pėrket as gjė pėrveē zjarrit. Ajo qė punuan nė kėtė botė ka dėshtuar dhe ėshtė asgjėsuar." Dijetari ibn Kajjim thotė: Ky lloj shirku ėshtė si puna e detit tė pafund dhe tė paktė janė ata qė shpėtojnė prej tij, sepse ai i cili nuk kėrkon me punėn e tij kėnaqėsin e Allahut dhe nuk ka pėr qėllim afrimin tek Ai, por kėrkon shpėrblim pėr tė, i ka bėr shirk Allahut nė qėllimin e tij. Kėto ishin fjalėt e dijetarit ibn Kajjim, megjithatė duhet tė kemi parasysh se shirku i qėllimit ėshtė prej shirkut tė madh, vetėm atėherė kur njeriu nuk ka pėr qėllim kėnaqėsin e Allahut nė tė gjitha punėt e tij. Ndėrsa nė qoftė se disa prej punėve tė tij futet hipokrizia, atėherė kjo ėshtė prej shirkut tė vogėl pėr tė cilin do tė flasim mė vonė.

    Lloji i tretė: Shirku i bindjes. Allahu thotė nė suren Et-Teube: 31. "Ata i konsideruan priftėrinjtė dhe murgjit e tyre si zota pėr vecē Allahut." Kėtė ajet e shpjegon hadithi i Adi ibn Hatim, i cili kur dėgjoi pejgamberin tė kėndonte kėtė ajet, i tha: O i dėrguari i Allahut, ne nuk i adhuruam ata. Pejgamberi iu pėrgjigj: A nuk e ndalonin ata atė qė e ka lejuar Allahu dhe ju e konsideronit si tė ndaluar dhe e bėnin tė lejuar atė qė e ka ndaluar Allahu dhe ju e konsideronit si tė lejuar? Ai iu pėrgjigj: Po. Pejgamberi i tha: Ai ėshtė adhurimi i tyre. Shejhu islam ibn Tejmije ka thėnė: Ata tė cilėt i konsideruan priftėrinjtė dhe murgjit e tyre zotėr nė vend tė Allahut, duke iu bindur atyre nė lejimin e haramit dhe nė ndalimin e hallallit ndahen nė dy grupe. Nė tė parin futen ata qė megjithėse e dinin se priftėrinjtė dhe murgjit e tyre ndėrruan fenė e Allahut, i ndjekin ata duke besuar nė lejimin e haramit dhe nė ndalimin e hallallit, duke e ditur se po veprojnė nė kundėrshtim me fenė e profetėve. Kjo gjė ėshtė kufėr dhe Allahu dhe i dėrguari i Tij e kanė quajtur shirk, mėgjithėse ata nuk u faleshin dhe nuk u bėnin sexhde atyre. Si rrjedhim, kushdo qė ndjek tė tjerėt qė janė nė kundėrshtim me fenė dhe duke e ditur qė janė nė kundėrshtim me tė dhe beson nė atė qė thonė ata nė vend tė Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij ėshtė mushrik, si ata pėr tė cilėt flet edhe ajeti i Kur'anit qė e pėrmėndėm. Ndėrsa nė grupin e dytė futen ata tė cilėt duke ndjekur tė tjerėt punojnė nė kundėrshtim me fenė, por besimi i tyre ėshtė i patundur nė ndalimin e haramit dhe nė lejimin e hallallit, sikurse ėshtė shembulli i atyre muslimanėve tė cilėt bėjnė gjynahe duke e ditur qė janė gjynahe.

    Lloji i katėrt: Shirku i dashurisė. Allahu thotė nė suren El-Bekareh: 165. "Ka shumė prej njerėzve tė cilėt adhurojnė idhujt nė vend tė Allahut dhe i duan ata ashtu sikurse duan besimtarėt e vėrtetė Allahun." Nga ky ajet kuptojmė se ai i cili do diēka sa Allahu ose mė tepėr ėshtė mushrik, sepse i ka pėrshkruar Allahut shok nė dashurin e Tij. Kėto katėr lloje tė shirkut e nxjerrin nga islami atė person i cili vepron ato, sepse ato janė adhurime dhe sikurse dihet atribimi i adhurimeve pėr dikė tjetėr pėrveē Allahut ėshtė shirk. Gjithashtu prej shirkut tė madh ėshtė edhe kurbani pėr dikė tjetėr pėrveē Allahut dhe kush e bėn kėtė ka dalė prej islamit, sepse kurbani ėshtė njė prej adhurimeve mė tė larta, ashtu siē thotė Allahu nė suren El-Keuther: 2. "Falu pėr Zotin tėnd dhe prej kurban pėr Tė." Edhe kėrkimi i mbrojtjes prej dikujt tjetėr pėrveē Allahut futet nė shirkun e madh.

    Lloji i dytė i shirkut: Shirku i vogėl.

    Ai person qė i punon kėto lloje tė shirkut dhe vdes pa u penduar ėshtė nė dėshirėn e Allahut, e fal ose e dėnon, porse pėrfundimi i tij ėshtė xhenneti sepse ky lloj i shirkut nuk e pėrjeton atė nė zjarr. Prej shirkut tė vogėl ėshtė betimi nė diēka tjetėr pėrveē Allahut dhe duke mos pasur pėr qėllim madhėrimin e asaj gjėje pėr tė cilėn betohet, sepse nėse ėshtė kjo gjė ai konsiderohet prej shirkut tė madh. Pejgamberi thotė: "Kush betohet nė diēka tjetėr pėrveē Allahut, ka bėrė kufėr apo shirk." Gjithashtu prej shirkut tė vogėl ėshtė sy e faqėsia ose zbukurimi i veprave pėr tė tjerėt. Pejgamberi thotė: "Gjėja pėr tė cilėn kam mė shumė frikė pėr ju ėshtė shirku i vogėl. Kur u pyet pėr tė tha: Err-Rrija, qė do tė thotė: Shtirja dhe zbukurimi i punėve pėr tė tjerėt."

    Lloji i tretė i shirkut: Shirku i fshehtė.


    Ky lloj i shirkut nuk ndryshon shumė nga shirku i vogėl. Ka prej dijetarėve tė cilėt e kanė future nė tė (nė shirkun e vogėl), si p.sh ibn Kajjim i cili thotė: Ky lloj i shirkut kryhet nga ata tė cilėt besojnė se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Allahut dhe se nuk sjell dėm e as dobi asnjė pėrveē Tij dhe se nuk ka zotėrues pėrveē Tij, porse nuk e veēojnė Allahun nė punėt dhe nė adhurimet e tyre. Kėshtu kėta njėherė punojnė pėr veten e tyre, njėherė pėr ndonjė pėrfitim tė kėsaj bote e njėherė pėr tu ngritur para njerėzve. Ndaj njė pjesė e punėve tė kėtyre njerėzve ėshtė pėr Allahun, njė pjesė pėr shejtanin, njė pjesė pėr njerėzit dhe njė pjesė pėr vetet dhe epshet e tyre. Dhe kjo ėshtė gjėndja e shumicės sė njerėzve. Ky shirk ėshtė shirk pėr tė cilin pejgamberi ka thėnė: Shirku nė popullin tim ėshtė mė i fshehtė se zhurma e ecjes sė milingonės. Sahabėt i thanė: Si tė shpėtojmė prej tij o i dėrguari i Allahut? Pejgamberi tha: Thuaj: O Allah! Kėrkoj mbrojtjen Tėnde nga shirku tė cilin e di dhe kėrkoj faljen tėnde pėr atė qė nuk e di." Ky shirk i heq sevapet e punėve dhe nė qoftė se kjo punė ėshtė obligim, atėherė ai i cili e punon atė do tė dėnohet, sepse me futjen e shirkut quhet njėlloj sikur e ka punuar, d.m.th do tė dėnohet pėr lėnien e obligimit.

    E kundėrta e dytė. Kush vė ndėrmjet tij dhe Allahut ndėrmjetėsa, u lutet atyre, kėrkon prej tyre ndėmjetėsim dhe mbėshtet tek ata, ka bėrė kufėr. Kjo e kundėrt ėshtė mė e rrezikshme dhe mė e pėrhapura, sepse shumė prej njerėzve tė cilėt thonė se janė muslimanė vėnė midis tyre dhe Allahut ndėrmjetėsa, u luten atyre qė t'ju sjellin tė mira e t'ju largojnė tė kėqiat. Kjo nė bazė tė ixhmait tė muslimanėve ėshtė kufėr, sepse Allahu nuk i dėrgoi pejgamberėt dhe nuk i zbriti librat pėrveēse qė ta adhurojnė Atė pa i shoqėruar asgjė dhe askush pėrveē Allahut nuk tė tė bėj dėm ose tė tė sjell dobi siē thotė Allahu nė suren Junus: 106-107. "Dhe mos lut nė vend tė Allahut ēka nuk tė sjell as dėm e as dobi. E nėse e bėn atė dije se i ke bėrė padrejtėsi vetvetes. E nėse Allahu tė provon me ndonjė tė keqe, atė nuk mund qė ta largoj kush pėrveē Tij. E nėse dėshiron qė tė japė ndonjė tė mirė, nuk ka kush qė ta kthej mirėsinė e Tij me tė cilėn shpėrblen kė tė dojė prej robėrve tė Tij. Ai ėshtė Falėsi, Mėshiruesi." Gjithashtu nė shumė ajete tė Kur'anit, Allahu urdhėron njerėzit qė tė adhurojnė vetėm atė dhe tė mos u luten ndėrmjetėsave, sepse ai nuk ka nevojė pėr ta, ashtu siē thotė nė suren El-Bekareh: 186. "E kur robėrit e Mi tė pyesin ty pėr Mua, Unė jam afėr, i pėrgjigjem lutjes kur lutėsi mė lutet. Pra, le tė mė pėrgjigjen ata Mua dhe le tė mė besojnė Mua, pėr tė qėnė ata drejt tė udhėzuar."

    E kundėrta e tretė: Kush nuk mohon besimin e mushrikėve, apo dyshon nė kufrin e tyre, apo e konsideron si tė drejtė rrugėn qe ndjekin ata, sepse Allahu e ka mohuar besimin e tyre nė shumė ajete tė Kur'anit dhe e ka bėrė tė detyrueshme armqėsinė ndaj tyre dhe kjo pėr shkak tė shpifjeve tė shumta se gjoja Allahu ka fėmijė apo gjėra tė tjera tė ngjashme me kėto. Gjithashtu ai i cili dyshon nė kufrin e tyre duke e pasur tė qartė atė, nuk ėshtė musliman. Ndėrsa, pėrsa ju pėrket atyre qė e konsiderojnė rukjen e mushrikėve tė drejtė, nė bazė tė ixhmait tė muslimanėve janė jobesimtar, d.m.th kafira, sepse ata nuk e njohin realitetin e islamit kuptimi i tė cilit ėshtė: Dorėzimi nė Allahun me teuhid, nėnshtrimi ndaj Tij me bindje dhe largim nga shirku dhe familja e tij (ata qė e kryejnė atė). Ndėrsa kėta nė vend qė tė largohen prej tyre dhe ti mohojnė, ata i mbėshtesin. Allahu nė suren El-Mumtehineh: 4, thotė. "Ju keni shembullin mė tė mirė tek ibrahimi dhe ata qė besuan bashkė me tė, kur u thanė popullit tė tyre: Ne largohemi prej jush dhe prej asaj qė ju adhuroni nė vend tė Allahut, nuk besojmė nė rrugėn tuaj prandaj midis nesh dhe jush ėshtė e hapur armiqėsia dhe urrejtja derisa ta tė besoni vetėm Allahun Njė!" si rrjedhim ėshtė detyrė e ēdo musliman qė ti mohoj mushrikėt, ti luftoj , ti urrej ata apo kėdo qė dėshiron ti mbroj ata, apo shkon nėpėr shtėpitė e tyre pa pasur ndonjė shkak tė cilėn e pėlqeu Allahu . Gjithashtu duhet tė kemi parasysh se ėshtė shumė e rrezikshme miqėsia me pabesimtarėt, ose shkuarja nė shtėpitė e tyre apo dhėnia pėrparėsi shtėpive tė tyre para shtėpive tė muslimanėve, sepse Allahu e ka ndėrprerė lidhjen midis kafirave dhe muslimanėve, qofshin ata edhe tė afėrt me njėri-tjetrin, ashtu siē thotė Allahu nė suren Muxhadele: 22. "Nuk gjen popull qė e beson All-llahun dhe ditėn e gjykimit, e tė dojė atė qė e kundėrshton All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij, edhe sikur tė jenė ata (kundėrshtarėt) prindėrit e tyre, ose fėmijėt e tyre, ose vėllezėrit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janė qė nė zemrat e tyre (Allahu) ka skalitur besimin dhe i ka forcuar me shpirt nga ana e Tij."

    E kundėrta e katėrt: Kush beson se rruga e dikujt tjetėr ėshtė mė e plotė se rruga e pejgamberit , apo beson se gjykimi i tė tjerėve ėshtė mė i mirė se gjykimi i tij, siē ėshtė shembulli i atyre qė preferojnė gjykimin e tagutėve nė vend tė gjykimit tė tij. Kjo e kundėrt ka dy ēėshtje.

    ēėshtja e parė: Ai qė beson se rruga e dikujt tjetėr ėshtė mė e plotė se rruga e pejgamberit . Kjo ēėshtje ėshtė shumė e rėndėsishme dhe e rrezikshme, sepse ai qė beson nė kėtė ėshtė njė prej banorėve tė xhehenemit. Kjo pėr shkak se ėshtė nė kundėtshtim me mėndjen dhe nė kundėrshtim me atė qė ėshtė transmetuar nga pejgamberi , i cili nė hutben e xhumasė thoshte: "Fjalėt mė tė mira janė fjalėt e Allahut, ndėrsa rruga mė e mirė ėshtė rruga e Muhamedit ." Dhe padyshim se rruga e tij ėshtė rruga mė e mirė, sepse ajo ėshtė shpalja nga Krijuesi i qiejve dhe tokės, i cili thotė: "E ai nuk flet nga mendja e tij. Dhe ajo nuk ėshtė gjė tjetėr pėrveēse shpallje qė i shpallet." Prandaj dijetarėt kanė rėnė dakort se suneti ėshtė baxa e dytė e ligjit islam dhe ėshtė si Kur'ani nė tė bėrit hallall dhe haram. Si mund tė pretendoj dikush se rruga e dikujt tjetėr ėshtė mė e plotė se rruga e profetit , kur Allahu thotė: "Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj. Dhe plotėsova mirėsinė Time ndaj jush dhe zgjodha islamin si fenė tuaj."

    ēėshtja e dytė: Kush beson se gjykimi i dikujt tjetėr ėshtė mė i mirė se i pejgamberit siē ėshtė shembulli i atyre qė preferojnė gjykimin e tagutėve nė vend tė gjykimit tė tij. ēdo musliman dhe muslimane duhet tė ketė parasysh se gjykimit tė Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij duhet ti jepet pėrparėsi para ēdo gjykimi tjetėr. Dhe pėr ēdo problem duhet ti kthehemi gjykimit tė Allahut, sepse ai qė kėrkon tė gjykohet me ligj tjetėr veē ligjit tė Allahut ėshtė kafir, siē thotė Allahu nė suren En-Nisa: 60. "A nuk i sheh ata tė cilėt deklarojnė se besuan atė qė tė zbriti ty dhe atė qė zbriti para teje, se si dėshirojnė qė mes tyre tė gjykojė taguti, megjithėse janė urdhėruar qė ta mohojnė atė." Gjithashtu vazhdon pėrsėri nė ajetin 65 tė po kėsaj sureje: "Pėr Zotin, jo! Ata nuk do tė jenė besimtarė, pėrderisa tė zgjedhin ty pėr tė gjykuar nė konfliktet midis tyre dhe pastaj tė mos ndiejnė pakėnaqėsi nga gjykimi yt, por ti dorėzohen gjykimit tėnd."

    Allahu nė kėtė ajet betohet nė veten e tij, se ata nuk janė besimtarė pėrderisa tė plotėsojnė tre kushte:

    1- Tė zgjedhin pejgamberin si gjykatės nė tė gjitha ēėshtjet.

    2- Tė mos ndjejnė pakėnaqėsi nga gjykimi i tij.

    3- Ti dorėzohen plotėsisht gjykimit tė tij.


    Allahu thotė nė suren El-Maide: 44. "Ata tė cilėt nuk gjykojnė me atė tė cilėn zbriti Allahu, janė pabesimtarė (kafira)." Dijetari ibn ibrahim, i cili ka qėnė mėsues i dijetarit tė njohur Abdulaziz ibn Bazi, thotė: "Ėshtė e pamundur qė Allahu ti quaj ata qė nuk gjykojnė me ligjin e Tij, kafira dhe ata tė mos jenė tė tillė, por ka dy mundėsi:

    1- Qė kufri tė jetė kufėr qė tė nxjerr nga islami.

    2- Qė kufri i tyre tė jetė kufėr qė nuk tė nxjerr nga islami.

    Pėrsa i pėrket grupit tė parė, ai ndahet nė pesė lljoe.


    1. Kur ai nuk gjykon me atė qė ka zbritur Allahu, e mohon ligjin e Allahut dhe tė tė dėrguarit tė Tij. Padyshim ai ėshtė kafir, sepse ka mohuar njė nga bazat e fesė dhe kush mohon njė nga bazat e fesė apo njė nga degėt e saj pėr tė cilėn dijetarėt kanė rėnė dakort, apo qoftė edhe njė shkronjė tė vetme e cila dihet nė mėnyrė tė prerė se ka ardhur nga profeti , ėshtė kafir.

    2. Kur ai nuk gjykon me atė qė ka zbritur Allahu , nuk e mohon ligjin e Allahut dhe tė dėrguarit tė Tij, por beson se ligji i tė tjerėve ėshtė mė i mirė dhe mė i plotė se ligji i pejgamberit . Kjo gjė ėshtė kufėr qė tė nxjerr nga islami, sepse ai i jep pėrparėsi ligjit tė krijesave para ligjit tė Krijuesit tė qiejve dhe tė tokės.

    3. Kur ai beson se ligji i dikujt tjetėr ėshtė i njėjtė me ligjin e Allahut dhe tė pejgamberit. Edhe ky si dy tė parėt ka dalė nga islami sepse ka krahasuar Krijuesin me krijesat dhe e kundėrshton fjalėn e Allahut ku thotė: "Asgjė nuk ėshtė i ngjashėm me tė, Ai ėshtė Shikuesi, Dėgjuesi."

    4. Kur ai beson se ligji i Allahut dh i tė Dėrguarit tė tij ėshtė ligji mė i mirė, por beson gjithashtu se ėshtė i lejuar gjykimi me ligj tjetėr qė kundėrshton ligjin e Allahut. Edhe ky si tė tjerėt ka dalė nga islami, sepse beson lejimin e diēkaje pėr tė cilėn ka argumenta tė qarta qė ėshtė e ndaluar.


    Miresia e teuhidit



    Kur zbriti ky ajet u veshtiresua gjendja e sahabeve dhe i thane te derguarit te Allahut : Kush nga ne s'ka mundesi ti bej padrejtesi vetes ? Ai tha : Nuk eshte ashtu ,a nuk e keni degjuar fjalen e Allahut :



    pra e komentoi profeti padrejtesine me shirkun ne Allah.

    Dhe kuptimi i ajetit eshte se ata te cilet kapen me te verteten dhe pajisen me besimin e paster e nuk e njollosin ate me shirk ata jane te siguruar .

    Nese thellohet ne kete ajet medituesi shikon se teuhidi eshte i permendur me fjalen iman (besim) dhe dihet qe imani perfshin te gjitha llojet e adhurimit .

    Ne sheriat ijmani eshte i perbere nga kater baza:1 Fjale 2 Pune 3 Nijet 4 Synet

    Tek ehli suneti imani eshte ne lloje te ndryshme dhe me shkalle sikur e ka permendur kete profeti ne hadithin e sakte " Imani eshte shtatedhjete e disa shkalle me e larta e asaj eshte fjala Lailahe ilallah dhe me e ulta eshte heqja e nje pengese nga rruga dhe turpi eshte prej besimit".

    Po ashtu tek ehli suneti qendron se imani shtohet dhe pakesohet shtohet me binje e pakesohet me gjynahe dhe njerezit ne iman jane te ndryshem e nuk jane te njejte ne iman .

    Dhe persa i perket njerezve ata ndahen ne tre lloje sikur dhe i ka ndare Allahu

    1 Jane ata te jane kapur pas te mirave dhe largohen nga te keqijat.

    2 Jane ata te mesmit te cilet punojne disa detyra dhe lene disa te tjera

    3 Jane ata te cilet i bejne padrejtesi vetes te cilet i lane detyrat dhe punuan gjynahet

    Dhe duhet te dime se imani ndahet nga tre etapa: 1 Iman 2 Iman uaxhib ( i detyrueshem) 3 Iman i pelqyeshem

    1-Imani iplote "Mutlak " eshte imani i atyre qe punojne te pelqyeshmet dhr lene te urryerat.

    2-Imani uaxhib eshte kryerja e detyrave dhe lenia e te ndaluarave

    3-Imani origjines eshte te besosh ne shtyllat e imanit.

    Po ashtu ajeti permban te dyja llojet e dhulmit te cilat jane shirku ( Dhulm mutlak ) dhe padrejtesine e vetes (mutlak dhulm)

    Dhe e gjene njeriu qetesine e plote kur eshte i larguar nga Dhulmi qe eshte Shirk dhe nga dhulmi qe eshte padrejtesia e vetes .





    5. Nė kėtė lloj futen gjykatat qė janė tė pėrhapura nė tė gjitha vėndet e botės dhe nė to gjykohet me kushtetutat e vėndeve pėrkatėse nė kundėrshtim me ligjin e Allahut dhe tė dėruarit tė Tij. Kėto gjykata janė tė kompletuara dhe njerėzit shkojnė nė to pėr tė gjykuar gjykatėsit e kėtyre gjykatave me atė qė ėshtė nė kundėrshtim me ligjin e Allahut .

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Perse shehadeti?

    Maksima kur’anore, "Lā ilāhe il-lall-llah" e cila do tė thotė: "Nuk ka zot tjetėr pėrveē All-llahut" ėshtė e dobishme vetėm pėr atė qė e rregullon jetėn e vet sipas saj, e jo edhe pėr atė i cili e pėrsėrit vetėm me gjuhė. "Lā ilāhe il-lall-llah" ėshtė metodė e punės, stil dhe program i jetės. Tė mendojmė pak pėr domethėnien e saj. Kur tė themi "Lā ilāhe il-lall-llah", atėherė me atė qartė bėjmė me dije se vetėm All-llahu ėshtė i denjė pėr adhurim. Ndėrmjet "la-sė" dhe "il-la-sė", ndėrmjet mohimit dhe pohimit tė cilėt janė pėrfshirė nė kėtė maksimė, ndėrmjet tyre gjendet i tėrė besimi. Me "la-nė" mohuese mohohet hyjnia e ēdo gjėje qė na mashtron dhe josh nga tė mirat e kėsaj bote si pasuria, dinjiteti, pozita, sundimi, ēdo formė e kėnaqėsisė, luksi, gratė, krenaria... Tė gjitha kėtyre haptazi u themi: Jo. Nuk do tė adhuroj. Ti nuk je zot. Pastaj i drejtohemi vetes, shpirtrave tanė tė cilėt shpesh jepen pas kėtyre kėnaqėsive, sepse njeriu shpesh e adhuron edhe vetveten; e adhuron mendimin e vet, epshet e veta, zgjidhjen e vet, vullnetin e vet, aftėsitė e veta dhe mendon se me duart e tij i ka kapur skajet e ēdo sendi, se nė duart e tij ėshtė fati i mbarė njerėzimit, dhe nė kėtė mėnyrė e bėn veten zot e qė shpesh edhe s’ėshtė i vetėdijshėm pėr kėtė. Shpirtit tė kėtillė ne i themi: Jo. Nuk do tė adhuroj. Ti nuk je zot. U themi "Jo" tė gjithė atyre tė cilėt kėrkojnė nga ne qė t’i adhurojmė nė vend tė Zotit.

    Fjala "ilahun" ėshtė "failun", ndėrsa failun do tė thotė ai i cili vepron. Te ne ai ėshtė Zoti, kurse ēdo gjė tjetėr ėshtė mjet. اdo gjėje dhe ēdokujt tjetėr pėrveē All-llahut i themi: Jo, nuk do tė adhuroj, sepse nuk je zot. Se s’ka zota tjerė pėrveē All-llahut e vėrtetojmė me pjesėzen "il-la" nė maksimėn e pėrmendur kur’anore. E ndėrmjet kėtyre dy pjesėzave, siē e theksuam kėtė mė lart, qėndron i tėrė besimi. Pra, ai i cili ėshtė i zėnė me grumbullimin e pasurisė, kapitalit, poltroneri ndaj eprorėve, vrapim pas kėnaqėsive, dhėnie pas epsheve, adhurimin e mendimit tė vet dhe qėndrimit tė vet, ai nuk u ka thėnė vendosmėrisht zotėrinjve tė vet: Jo. Ai ėshtė nė mihrab (altar) tė idhujve tė tij dhe nėse e shqipton maksimėn kur’anore "Lā ilāhe il-lall-llah", ai kėtė e bėn rrejshėm, e shqipton me gjuhėn e tij atė qė nuk e bėn me duart e tij dhe qė nuk e dėshmon nė praktikėn e tij tė pėrditshme.

    Maksima "Lā ilāhe il-lall-llah" do tė thotė edhe se nuk ka llogarimarrės as kontrollues tjetėr pėrveē All-llahut, i cili ėshtė i vetmi i denjė pėr frikėrespekt. Ai i cili i frikėsohet dikujt tjetėr nuk u ka thėnė vendosmėrisht dhe me zemėr "la" dmth: Jo, tė gjithė atyre zotave tė rrejshėm, por vazhdimisht atyre u bie nė sexhde, u falet dhe kėshtu bėn shirk (i bėn shok Zotit - shėn. jonė). Ai gėnjen kur i shqipton fjalėt: "Lā ilāhe il-lall-llah’.

    Nga domethėnia e "Lā ilāhe il-lall-llah" shihet se kjo ėshtė obligim, program dhe stil i jetės, qėllimi i sė cilės ėshtė puna sipas asaj ēka do tė thotė ajo. Dhe kush vepron sipas kėsaj maksime kur’anore, me tė vėrtetė ajo do t’i jetė talisman me tė cilin do tė mund tė hapė ēdo derė, shpėtim nė tė dy botėt dhe rrugė pėr nė xhennet. Ndėrsa sa i pėrket atij i cili e shqipton kėtė maksimė vetėm me gjuhė, pa e rregulluar dhe organizuar jetėn e vet sipas saj, kjo nuk do t’i sjellė kurrfarė dobie.

    Mirėpo, fjalėt "Lā ilāhe il-lall-llah" do tė thonė edhe mė shumė se kjo. Ato kanė edhe nocionin e tyre tė caktuar filozofik. Dr. Zeki Nexhib Mahmudi thotė: "Maksima "Lā ilāhe il-lall-llah" pėrmban tė pranuarit e ekzistimit tė atij qė e shqipton kėtė maksimė dhe jeton sipas saj, ekzistimin e asaj qė kjo maksimė e thotė si dhe ekzistimin e atyre para tė cilėve kjo maksimė shqiptohet. Shkurt, ajo konfirmon ekzistimin e vėrtetė tė individit, All-llahut dhe tė atyre para tė cilėve individi pėrkatės e pranon ekzistimin e Zotit. Nga kjo shihet se Islami e hedh poshtė idealizmin nė filozofi sikur qė kėtė e bėn njėsoj edhe me materializmin. Ai merr njė pozitė tė mesme.

    E refuzon idealizmin sepse ai nuk e pranon ekzistimin e tė tjerėve dhe tė botės objektive, faktin e jashtėm jo tė varur nga arsyeja. اdo gjė nė sytė e idealistėve rrjedh sikur tė ishte ėndėrr, ēdo gjė ėshtė nė tru, ēdo mendim del nga mendja. Edhe ti, edhe radioja, rruga, shoqėria, shtypi, lufta, tė gjitha kėto janė ndodhi, figura dhe ėndrra tė cilat zhvillohen nė mendje, ndėrsa bota e jashtme nuk ka ekzistimin e saj tė vėrtetė.

    Islami, sikur qė kėtė e theksuam, e refuzon kėtė qėndrim idealist-ekstrem dhe maksima e tij "Lā ilāhe il-lall-llah", sikur qė kėtė e ka vėrejtur dr. Zeki Nexhib Mahmudi, e vėrteton ekzistimin e atij qė deklaron, ekzistimin e asaj qė deklarohet dhe ekzistimin e atyre para tė cilėve atė e deklaron, dmth. qė individi, All-llahu dhe tė tjerėt (njerėzit), janė tė vėrteta tė konfirmuara.

    Maksima "Lā ilāhe il-lall-llah" pra do tė thotė stil i jetės dhe qėndrim i caktuar filozofik.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Klevis dhe ju te tjeret paqja qofte mbi ju

    Ju lexoj rregullisht dhe te them te drejten ka raste kur me zhgenjeni me ato cfare shkruani. Pa dashur t'ju ofendoj do kisha pasur deshire te debatojme pak ne lidhje me disa pika te Akides te cilat i keni cekur ne shkrimet me lart.

    Cilėsia e qėndrimit nė Arsh. Thotė Allahu pėr kėtė nė sure tė ndryshme si Junus, Rrad, Araf, etj…: "Mėshiruesi qė qėndron mbi Arsh." Kėto janė vetėm disa prej cilėsive tė Allahut dhe detyrė e jona ėshtė tė besojmė nė to pa i krahasuar dhe pa i mohuar, sepse ai qė i mohon adhuron njė mosegzistencė. Ndėrsa ai qė i cilėson kėto cilėsi me cilėsit e krijesave, adhuron njė idhull, pasi Allahu thotė: "Asgjė nuk ėshtė si Ai, Ai ėshtė Dėgjuesi, Shikuesi."
    Kjo qe thua ti ka dale se pari prej atyre qe merren vetem me kuptimin siperfaqsor te ajeteve qe njihen me emrin Dhahirije. U ringjall prej Muhamed ibn Abdul Vehabit dhe trumetohet sot prej rrymes Vehabite.

    E verteta eshte krejt ndryshe.

    Allahu xh.sh eshte Krijusi i gjithckaje. Kur themi gjithcka duhet te kemi parasysh ato qe shihen dhe ato qe nuk shihen, te medhate dhe te voglat, dimencionet dhe konceptet. GJITHCKA. Kush nuk e beson kete nuk eshte musliman

    Allahu xh.sh ka ekzistuar pa fillim ekziston dhe do ekzistoje ne pafundsi. Ai dhe vetem Ai eshte Absolut, i pandryshueshem. Allahu ka qene krijus para se te krijonte. Allahu ka dituri absolute dituria e Tij nuk shtohet dhe as zvogelohet sepse eshte Absolute. Kush nuk e beson kete nuk eshte musliman.

    Ajo qe dua te them eshte qe : ALLAHU NUK NDRYSHON GJENDJE deri ketu besoj se jemi dakort te gjithe.

    Arshi, qielli dhe gjithcka tjeter eshte i krijuar. Cdo krijese sado e madhe te jete ka permasa. Nuk mund te thush qe Arshi apo qielli jane te pakufishem. Ska krijese te pakufishme. Vetem Krijuesi eshte i Pa Kufishem. Une do preferoja te perdorja dy koncepte per te permbledhur cfare dua te them

    Koha
    Vendi

    A thote ndonjeri qe Allahu perfshihet prej ketyre ??? Eshte absurde. Allahu nuk perfshihet prej vendit dhe kohes sepse te dyja jane krijesa. Arshi eshte vend. I krijuar i gjere dhe i gjate eshte krijesa me e madhe e Allahut por prap se prap mbetet krijese.

    Pyetja ime per ty Klevis

    Ebu Xha'fer Et-Tahaviu Hanefiu nga Egjipti ne tekstin e Akides se Ehli Sunneh uel Xhemaa te quajtur Akidja Tahavije thote:

    ........ ue la tahvijhi xhihatu site ke sair el mubtediat........ qe ne shqip dmth : Nuk e perfshijne Ate 6 dimensionet si krijesat. 6 dimensionet jane:

    para
    mbrapa
    lart
    poshte
    majtas
    djathtas

    ne kete kontekst
    Para krijimit te Arshit Allahu nuk ka qene mbi arsh. Para krijimit te vendit Allahu ka ekzistuar pa vend. Kete mendja e pranon dhe te gjithe muslimanet e besojne. Pas krijimit te Arshit Allahu pse paska ndryshuar gjendje?

    Te thush qe Allahu ekziston pa vend dhe nuk eshte mbi arsh me Qenien e Tij nuk eshte besim ne mosekzistence por besim i paster me mendje te shendoshe.

    Debati eshte i hapur dhe nuk mbaron ketu. Pres pergjigjen tuaj.

  4. #4
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    RREZIKU I KONCEPTIT SE ZOTI ESHTE KUDO



    Mbi bazat e besimit se Allahu ėshtė kudo disa deklaruan se Zoti ėshtė mė shumė nė njerėz se sa nė kafshė, minerale, bimėsi etj. Nga kjo teori ishte vetėm ēėshtje kohe thėnia e disave se Zoti ishte mė shumė te ta sesa te njerėzit e tjerė. Kėta persona deklaronin se Zoti ishte futur te ta, ose se shpirti i tyre ishte njė me Zotin. Midis muslimanėve tė shekullit tė 9-tė, njė misticist i ēmendur dhe i ashtuquajturi shenjtor, me emrin Hal-laxh (858-992 e.s.), i cili hapur deklaroi se ai dhe Zoti ishin njė.[146] Nusejritizmi njė sekt i shkėputur shi’it i shekullit tė 10-tė, thotė se dhėndri i resulit s.a.u.s., Ali ibn Ebi Talib, ishte zot [147] dhe njė tjetėr sekt shi’it i shekullit tė 11-tė i quajtur Druzė thotė se halifi shi’it fatimi, Hakim bin Amril-lah (996-1021 e.s.) ishte mėshirimi i fundit i Zotit midis njerėzve.[148] Ibn Arabiu (1165-1240 e.s.) njė tjetėr i ashtuquajtur shenjtor sufi i shekullit tė 12-tė, i nxit pasuesit e tij nė poezitė e tij t’i luten vetes sė tyre dhe asgjėje tjetėr jashtė vehtes sė tyre, sepse ai besonte se Zoti ishte brenda njeriut.[149] E njėjta teori ishte baza e thėnieve tė Elija Muhammed (vdiq.1975) nė Amerikė. Ai thoshte se njerėzit e zinj ishin zota dhe se mėsuesi i tij Fard Muhammed ishte zoti suprem.[150] Reverendi Xhim Xhons qė vrau veten bashkė me 900 pasues tė tij nė Guajana nė 1979 ėshtė njė prej fakteve mė tė freskėta tė shembullit tė njeriut qė thotė se ėshtė Zoti dhe tė pranimit tė kėtyre gjėrave nga njerėzit. Nė fakt Xhim Xhons e mėsoi filozofinė e tij dhe teknikat filozofike pėr tė manipuluar tė pafajshmit nga njė amerikan tjetėr qė e quante veten ati hyjnor. Emri i tij i vėrtetė ishte Xhorxh Beker. Ai u shfaq nė vitet e vėshtira tė 1920 dhe hapi restorante pėr tė varfėrit. Pasi u kapi stomakun, ai projektoi nė mendjet e tyre thėniet se ai ishte mėshirimi i Zotit. Nė kėtė kohė ai u martua dhe e quajti gruan e tij kanadeze nėnė hyjnore. Nga mesi i viteve 30-tė pasuesit e tij numėroheshin me miliona dhe gjendeshin nė gjithė U.S.A. bile dhe nė Evropė.[151]

    Pra, kėto thėnie nuk u kufizuan nė ndonjė vend tė veēantė ose nė njė grup fetar. Ato hodhėn rrėnjė kudo qė gjetėn ambjent tė pėrshtatshėm dhe ambjenti i pėrshtatshėm ishte pikėrisht atje ku njerėzit besonin se Zoti ėshtė kudo nė krijimin e Tij. Kėshtu qė, sa herė qė dikush thoshte se ishte mėshirimi i Zotit ai do gjente lehtė shumė pasues.

    Si pėrfundim mund tė themi se besimi se “Allahu ėshtė kudo” ėshtė jashtėzakonisht i rrezikshėm sepse ai inkurajon, mbron dhe zhvillon gjynafin mjaft tė madh, adhurimin e krijesave. Ai gjithashtu ėshtė shirk nė teuhidin Esmaa ues-Sifaat sepse ata i japin Zotit njė cilėsi qė nuk i pėrket Atij. As nė Kur’an dhe as gjuhėn e resulit s.a.u.s. nuk mund tė gjesh njė pėrshkrim tė tillė pėr Allahun. Pėrkundrazi nė Kur’an dhe nė sunnet gjendet e kundėrta e kėtyre gjėrave.

    PROVA TE QARTA



    Pėr shkak se gjynafi mė i madh ėshtė adhurimi i tė tjerėve veē Allahut ose bashkė me tė, tė gjitha parimet e Islamit direkt ose indirekt kundėrshtojnė adhurimin e krijesave. Principet themelore tė fesė (Islame) e bėjnė shumė tė qartė se Allahu ėshtė Krijuesi dhe se Ai ėshtė i dalluar qartė nga ajo qė Ai krijoi. (Pra Allahu ėshtė Allahu dhe krijesa e Tij ėshtė krijesa e Tij sh.p.). Ekzistojnė njė numėr provash tė bazuara nė elementėt kryesorė tė besimit Islam tė cilat sqarojnė se Allahu ėshtė krejtėsisht i ndarė (i ndarė nė kuptimin se qenia e Allahut nuk pėrzihet me qeniet e krijesave sh.p.) dhe mbi krijesat e Tij. Mė poshtė do pėrmendim 7 prova tė tilla.

    PROVA NATYRALE

    Nga pikėpamja e Islamit njeriu lind me prirje natyrale e cila nuk ėshtė produkt i ambjentit ku ai jeton. Ky fakt ėshtė i bazuar nė Kur’an nė tė cilin Allahu na ka shpjeguar se kur Ai krijoi Ademin, Ai (Allahu) nxori prej tij (Ademit) tė gjithė pasardhėsit e tij (Ademit). Pastaj i pyeti ata se a ishte Ai Zoti i tyre dhe tė gjithė pohuan se vetėm Ai (Allahu) ishte Zoti i tyre. Gjithashtu kjo gjė ėshtė theksuar dhe nga resuli s.a.u.s. i cili ka thėnė se ēdo fėmijė lind me njė prirje pėr tė adhuruar Allahun, por prindėrit e tij e bėjnė atė ēifut, mexhus ose kristian.[152] Prandaj reagimi natyral i njeriut kundėr besimit se Allahu ėshtė kudo nė njė farė mase ėshtė si pasojė e kėsaj prirjeje. N.q.s. Allahu ekziston kudo dhe ėshtė prezent nė ēdo gjė do tė thotė se Ai (Allahu) duhet tė jetė dhe nė fundėrrina dhe vende tė ndyra. Kur ballafaqohen me kėtė, shumica e njerėzve zmbrapsen nė mėnyrė natyrale nga kėto mendime. Ata e gjejnė veten tė paaftė tė pranojnė ndonjė thėnie qė tregon se Allahu, Krijuesi i universit ėshtė prezent edhe te jashtėqitja e njeriut ose nė ndonjė gjė apo vend tjetėr tė papėrshtatshėm pėr madhėrinė e Tij. Prandaj mund tė pėrfundojmė se pėr shkak tė instikteve natyrale tė njeriut, tė vendosura nė tė prej Allahut, ai hedh poshtė thėnien se Zoti ėshtė kudo e cila nuk ka mundėsi tė jetė e saktė. Ata qė nuk duan tė heqin dorė nga besimi se Zoti ėshtė kudo mund tė kundėrshtojnė duke thėnė se zmbrapsja e njeriut nga ky koncept ėshtė rezultat i edukimit dhe kushteve, dhe jo i instikteve natyrale. Por, shumica dėrrmuese e fėmijėve tė vegjėl automatikisht e kanė hedhur poshtė (e kanė mohuar) kėtė koncept pa hezitim, bile dhe midis atyre qė ishin tė indoktrinuar me idenė se Zoti ėshtė kudo.

    - PROVA E NAMAZIT

    Sipas rregullave Islame pėr namazin vendi i adhurimit duhet tė mos ketė asnjė statujė ose pikturė (kėtu futen dhe fotografitė) qė “paraqet” Zotin apo paraqet krijesat e Tij. Gjithashtu pozicione tė ndryshme tė adhurimit qė janė pjesė e namazit (p.sh. rukuja, sexhdja etj.) janė tė ndaluara t’i drejtohen ndokujt apo diēkaje veē Allahut. N.q.s. Zoti do tė ishte kudo, nė ēdo gjė dhe nė ēdo individ, do tė ishte e pranueshme pėr njerėzit qė t’ia drejtonin adhurimin njėri-tjetrit ose vetes sė tyre si nė rastin e Ibn Arabiut (sufi) i cili e sugjeronte kėtė gjė nė disa prej shkrimeve tė tij. Ėshtė e vėshtirė tė bindėsh njė njeri, qė adhuron idhujt, pemėt ose kafshėt, se metoda e tij e adhurimit ėshtė e gabuar dhe se ai duhet tė adhurojė Allahun i cili ėshtė pa partner (ortak) dhe i padukshėm (njerėzit nė kėtė botė nuk mund t’a shohin Allahun, por nė botėn tjetėr ata qė do hyjnė nė xhennet do kenė privilegjin t’a shohin Atė. sh.p.). Idhujtari do tė thoshte se ai nuk adhuronte objektin vetė por adhuronte pjesėn e Zotit e cila ėshtė brenda kėtyre objekteve ose do tė thoshte se ai adhuron Zotin qė mishėroi Vetveten nė format e njerėzve ose kafshėve. Islami e klasifikon kėdo qė e bėn njė veprim tė tillė, kafir(i pa fe).

    Fakti ėshtė se njė individ i tillė i bėn sexhde krijesave tė Allahut. Islami erdhi pėr t’a larguar njeriun nga adhurimi i njeriut apo i gjėrave tė tjera tė krijuara dhe pėr t’a udhėhequr atė tė adhurojė vetėm Allahun. Prandaj urdhėrat e Islamit tregojnė qartė se Allahu nuk ėshtė nė gjėrat e krijuara; Ai ėshtė krejtėsisht i ndarė (si qenie) nga ato. Ky qėndrim ėshtė pėrforcuar dhe me njė ndalim total nė Islam pėr pikturat qė “paraqesin” Zotin ose qė paraqesin ndonjė qėnie tė gjallė. (Ėshtė fjala pėr pikturat e njerėzve ose kafshėve.)





    - PROVA MIRAZHIT

    Dy vjet para se tė emigronte nė Medine resuli s.a.u.s. bėri njė udhėtim tė mrekullueshėm natėn (Israa) nga Meka nė Jeruzalem e pastaj u ngjit pėrmes 7 qiejve nė drejtim tė pikės mė tė lartė tė krijimit (Miraazh).[153] Ky udhėtim i mrekullueshėm u bė qė resuli s.a.u.s. tė ishte nė prezencėn direkte tė Allahut. Atje, mbi 7 qiej, Namazi u bė i detyrueshėm 5 herė nė ditė dhe atje Allahu i foli drejtpėrsėdrejti resulit s.a.u.s. e i shpalli atij ajetet e fundit tė sures Bekare.[154] N.q.s. Allahu do ishte kudo nuk do kishte nevojė qė resuli s.a.u.s. tė shkonte nė ndonjė vend. Ai do ishte nė prezencėn direkte tė Allahut nė tokė nė shtėpinė e tij. Prandaj, ngjarja e ngjitjes sė mrekullueshme tė resulit s.a.u.s. pėrmes 7 qiejve tregon se Allahu ėshtė mbi krijesat e Tij dhe jo pjesė e tyre.

    PROVA KURANORE

    Numri i ajeteve tė Kur’anit tė cilat theksojnė se Allahu ėshtė mbi krijesat e Tij ėshtė shumė i madh pėr t’u numėruar. Ato gjenden pothuajse nė ēdo sure tė Kur’anit, direkt ose indirekt. Midis atyre qė e tregojnė kėtė gjė indirekt janė ato tė cilat i referohen gjėrave qė ngrihen sipėr prej Zotit ose qė ulen (poshtė) prej Tij. P.sh. nė suren Ihlas, Allahu e quan veten e Tij “Es-Samed” qė do tė thotė qė nė drejtim tė tė Cilit gjėrat ngrihen.

    Nė disa raste kėto lloj ajetesh e tregojnė kėtė pikė pėrpikė, si nė rastin e melekėve; “Atje ngjiten melekėt dhe shpirti (xhibrili) nė njė ditė qė zgjat 50 000 vjetė (ose lartėsia e kėtyre shkallėve ėshtė 50 000 vjetė)”. (70:4) dhe nė disa tė tjera e tregojnė kėtė nga ana shpirtėrore si nė rastin e namazit dhe dhikrit pėr tė cilat Allahu thotė:


    “… te Ai ngrihet fjala e mirė (besimi) dhe vepra e mirė …” (35:10)

    Nė njė ajet tjetėr thuhet:

    “O Haman, ndėrtoma njė pyrg, e ndoshta do t’i gjej rrugėt. Rrugėt e qiejve, e t’a shoh Zotin e Musait, pse unė mendoj se ai ėshtė gėnjeshtar …” (40:36-37)

    Njė shembull i zbritjes prej Allahut mund tė gjendet nė ajetin e mėposhtėm.


    “Thuaj: “Atė (Kur’anin) e solli poshtė “Ruhul-Kudus” - shpirti i shenjtė - plot vėrtetėsi nga Zoti yt, pėr t’i forcuar edhe mė ata qė besuan dhe pėr tė qenė udhėrrėfyes e pėrgėzues pėr muslimanėt.” (16:102)



    Pėrsa u pėrket ajeteve qė tregojnė direkt se Allahu ėshtė mbi krijesat mund tė pėrmendim ajetin e mėposhtėm nė tė cilin Allahu thotė se ėshtė mbi robt e Tij.

    “Ai ėshtė mbizotėrues mbi adhuruesit e Tij …” (6:18 dhe 61)

    ose ajeti:
    “I frikėsohen Zotit tė tyre qė ėshtė mbi ta …” (16:50)

    Nė kėto lloj ajetesh ne mund tė gjejmė dhe emra tė Allahut qė vėrtetojnė qėnien e Tij mbi tė gjitha krijesat. P.sh. Allahu e quan Veten me emrat “El-Alij” dhe “El-A’laa” qė do tė thonė mė i larti, mbi tė cilin nuk ka asgjė. P.sh. “El-Alij El-Adhiim” (2:225) “Rabbikel-Ala” (87:1).

    Pra Kur’ani tregon qartė se Allahu ėshtė lart mbi tė gjitha krijesat dhe jo brenda ose i rrethuar prej tyre.[155]

    PROVA NGA HADITHET

    Nė thėniet e resulit s.a.u.s. ka dėshmi tė bollshme qė shpjegojnė se Allahu nuk ėshtė nė tokė ose brenda krijesave tė Tij. Ashtu si ajetet e Kur’anit disa prej haditheve e shprehin kėtė direkt dhe disa indirekt. Midis haditheve qė e shprehin atė indirekt janė ato qė tregojnė se melekėt ngjiten sipėr te Allahu si nė rastin e hadithit tė Ebu Hurejrės nė tė cilin tregohet se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “(Njė grup) melekėsh qėndrojnė me ju natėn dhe (njė grup tjetėr) melekėsh ditėn, dhe tė dy grupet mblidhen nė kohėn e namazit tė Asrit (mbasdites) dhe Fexhrit (mėngjesit). Pastaj ata melekė qė kanė qėndruar me ju natėn ngjiten (nė qiell) dhe Allahu i pyet ata (pėr ju) megjithėse Ai di gjithēka pėr ju….” [156]

    Nė kėtė grup hadithesh futen dhe hadithet qė tregojnė se Allahu ėshtė mbi Arshin e Tij, Arsh i cili ėshtė mbi tė gjithė krijimin. P.sh. Ebu Hurejre trasmeton se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Kur Allahu plotėsoi krijimin, (Ai) shkroi tek Ai mbi Arshin e Tij: “Me tė vėrtetė mėshira Ime e paraprin zemėrimin Tim.”” [157]

    Njėri prej shembujve tė haditheve qė tregojnė se Allahu ėshtė mbi krijesat ėshtė hadithi i mėposhtėm pėr gruan e resulit s.a.u.s. e cila i mburrej grave tė tjera tė resulit s.a.u.s. duke i thėnė se Allahu mbi 7 qiej e kishte martuar atė (me resulin s.a.u.s.).[158] Njė argument tjetėr ėshtė edhe duaja qė resuli s.a.u.s. i mėsonte tė sėmurėve qė tė luteshin pėr vete. “Rabbenaa Allah el-ledhii fis-semaai takad-dese ismuke …”. “Allah, Zoti jonė qė je mbi qieju shenjtėroft emri yt, …”[159] Hadithi i mėposhtėm ndoshta ėshtė argumenti mė i qartė pėr kėtė ēėshtje. Mu’auje ibn Hakem ka thėnė: “Unė kisha njė shėrbėtore qė mbikėqyrte delet e mia nė zonėn e malit Uhud pranė vendit tė quajtur Xhauariije. Njė ditė unė shkova pėr ti parė ato vetėm pėr tė zbuluar se njė ujk ia kishte mbathur me njė prej deleve tė tufės sė saj. Pėr shkak se unė, si tė gjithė pasardhėsit e Ademit, jam i prirur pėr tė bėrė veprime qė mė vonė na vjen keq qė i kemi bėrė, e godita atė nė fytyrė me njė shpullė tė tmerrshme. Kur shkova te i dėrguari i Allahut dhe ia tregova historinė, ai e konsideroi atė qė kisha bėrė si njė gjė shumė tė rėndė pėr mua. Unė i thashė: “O i dėrguari i Allahut a mund t’a liroj atė?” [160] Ai u pėrgjigj: “Sille atė tek unė.” Kėshtu qė unė e ēova tek ai. Ai (resuli s.a.u.s.) e pyeti atė: “Ku ėshtė Allahu?” Ajo u pėrgjigj: “Mbi qiell.” Pastaj ai e pyeti: “Kush jam unė?” dhe ajo u pėrgjigj: “Ti je i dėrguari i Allahut.” Resuli s.a.u.s. mė tha: “Liroje atė sepse ajo ėshtė me tė vėrtetė njė besimtare e vėrtetė.” [161] Pėr tė provuar besimin e dikujt pyetja llogjike qė bėhet ėshtė “A beson te Allahu?” Resuli s.a.u.s. nuk e bėri kėtė pyetje, sepse shumica e njerėzve nė atė kohė besonin te Allahu ashtu siē pėrmendet shpesh nė Kur’an:

    “Nėse ti i pyet ata: “Kush i krijoi qiejt dhe tokėn, kush e nėnshtroi (tė lėvizin) diellin dhe hėnėn?” Ata do tė thonė: “Allahu!” …” (29:61)

    Pėr shkak se paganėt Mekkas tė asaj kohe besonin se Allahu ishte prezent nė idhujt e tyre, pra besonin se Allahu ishte pjesė e krijesave, resuli a.s.u.s. donte tė pėrcaktonte se a ishte besimi i saj i pėrzier dhe pagan si i Mekkasve tė tjerė apo monoteist nė pėrputhje me mėsimet hyjnore. Kėshtė qė ai i bėri asaj njė pyetje e cila do pėrcaktonte se a besonte ajo se Allahu nuk ėshtė pjesė e krijesa tė Tij apo ajo besonte se Allahu mund tė adhurohet nė krijesa. Pėrgjigja e saj, se Allahu ėshtė mbi qiejt duhet tė konsiderohet nga ēdo musliman e vetmja pėrgjigje e saktė e pyetjes, “Ku ėshtė Allahu?”, sepse resuli s.a.u.s. gjykoi se ajo ishte besimtare e vėrtetė mbi bazėn e kėsaj pėrgjigjeje. N.q.s. Allahu do ishte kudo ashtu siē pohojnė disa “muslimanė” resuli s.a.u.s. do t’a kishte korigjuar pėrgjigjen e saj, “mbi qiej”. Meqenė se ēdo gjė e thėnė nė prezencėn e resulit s.a.u.s. tė cilėn ai nuk e ka kundėrshtuar, sipas ligjit Islam quhet sunnet i aprovuar, ajo ėshtė e vlefshme. Megjithatė resuli s.a.u.s. jo vetėm qė e pranoi thėnien e saj, por ai e pėrdori kėtė pėrgjigje pėr tė gjykuar nė se ishte ajo besimtare e vėrtetė.

    PROVA LLOGJIKE

    Llogjikisht ėshtė e qartė se nė rastin kur dy gjėra ekzistojnė, njėra prej tyre ose duhet tė jetė pjesė e tjetrės dhe tė varet nė tė si atribut i saj ose ajo ekziston nga vetvetja, e ndarė nga tjetra. Kėshtu qė, kur Zoti krijoi botėn ose e krijoi atė brenda vetes sė Tij ose e krijoi atė jashtė vetes sė Tij. Mundėsia e parė ėshtė e papranueshme sepse ajo do tė thoshte se Zoti, Qenia Supreme e pakufizuar, ka brenda Vetes atributet e kufizuara tė mungesės dhe dobėsisė. Prandaj Ai (Zoti) duhet t’a ketė krijuar botėn jashtė vetes sė Tij, si njė qėnie e ndarė nga Ai, por qė varet nga Ai. E krijoi botėn jashtė vetes sė Tij, mundėsitė janė ose sipėr Tij ose poshtė Tij. M.q.s. eksperienca njerėzore asgjėkundi nuk konfirmon lutjen pėrposhtė dhe qenia nėn krijesa kundėrshton madhėrinė e Zotit, Zoti pra, duhet tė jetė mbi krijimin e Tij dhe i ndarė (si qenie) nga Ai. Pėrsa i pėrket thėnieve kontradiktore se Zoti as nuk ėshtė i lidhur me botėn e as i ndarė prej saj apo thėnies se Ai as nuk ėshtė nė botė as nuk ėshtė jashtė saj,[162] kėto thėnie jo vetėm qė janė kontradiktore por ato mohojnė dhe ekzistencėn e Zotit.[163] Kėto shprehje e ēojnė Zotin nė fushėn surealiste tė mendimeve tė njeriut ku tė kundėrtat mund tė bashkekzistojnė dhe e pamundura ekziston. (si p.sh. koncepti kristian i tre zotave nė njė sh.p.)

    KONSESUSI I DIJETAREVE TE HERSHEM

    Thėniet e dijetarėve tė hershėm muslimanė qė vėrtetojnė se Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat e Tij janė tė shumta pėr t’u pėrmendur nė kėtė pėrmbledhje. Dijetari i haditheve tė shekullit tė 15-tė, Edh-Dhahabi, shkruajti nė njė libėr tė titulluar “el-Uluu lil-Alii el-Adhiim” nė tė cilin ai mblodhi thėniet e mė shumė se 200 dijetarėve tė mėdhenj tė hershėm qė konfirmonin se Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat e Tij.[164] Njė shembull i mirė pėr kėto thėnie gjendet nė tregimin e Mutiė’el-Balehis se kur ai pyeti Ebu Hanefin pėr mendimin e njė personi qė thoshte se ai nuk e dinte ku ishte Zoti i tij, nė tokė apo nė qiej. Ebu Hanefija u pėrgjigj: “Ai ka bėrė kufėr, sepse Allahu kė thėnė: “Mėshiruesi mbi Arsh qėndron.” (20:5) dhe Arshi i Tij ėshtė mbi 7 qiejtė.” Ai (el-Balehi) pastaj i tha: “Po n.q.s. ai thotė se Allahu ėshtė mbi Arsh, por ai nuk e di se ku ėshtė Arshi nė tokė apo nė qiej?” Ai (Ebu Hanifja) u pėrgjigj: “Ai ka bėrė kufėr sepse ai ka mohuar se Allahu ėshtė mbi qiejt dhe kushdo qė mohon se Allahu ėshtė mbi qiejt ka bėrė kufėr.”[165] Shumė qė “ndjekin” medhhebin Hanefi sot thonė se Zoti ėshtė kudo. Nė tė vėrtetė kėta nuk janė pasues tė medhhebit Hanefi sepse vetė Hanefija ėshtė shprehur se Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat dhe sepse tė gjithė ata qė kanė pasuar me tė vėrtetė medhhebin Hanefi kanė besuar se Allahu ėshtė mbi krijesat e Tij. Gjithashtu ngjarja nė tė cilėn nxėnėsi kryesor i Ebu Hanefis, Ebu Jusuf, i tha Bishr el-Merisit[166] tė pendohej kur ai mohoi se Allahu ėshtė mbi Arsh ėshtė pėrmendur nė shumė libra tė shkruajtur gjatė asaj periudhe.[167]

    PERMBLEDHJE

    Si pėrfundim mund tė themi me siguri, se sipas Islamit dhe parimeve tė teuhidit, kanė vend kėto pėrkufizime:

    • Allahu ėshtė krejtėsisht i ndarė (si qenie) nga tė gjitha krijesat e Tij.

    • Krijesat as nuk e rrethojnė Atė e as nuk janė mbi Tė.

    • Ai, Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat.

    Kėto janė koncepte klasike pėr Allahun nė pėrputhje me Islamin. Janė shumė tė thjeshta, strikte dhe nuk lėnė shteg pėr ēdo lloj keqkuptimi, keqkuptime qė shpesh tė drejtojnė nė adhurimin e krijesave.

    Nga ana tjetėr kėto koncepte nuk mohojnė se cilėsitė e Allahut veprojnė kudo midis krijesave tė Tij. Asgjė nuk i shpėton shikimit tė Tij, dijes sė Tij dhe fuqisė sė Tij.

    Ashtu si ne qė me anė tė teknologjisė sė zhvilluar jemi nė gjendje tė ulemi rehat nė shtėpitė tona dhe tė shikojmė ngjarje qė ndodhin mjaft larg, ashtu edhe Allahu shikon, dėgjon dhe di gjithēka nė univers pa qenė brenda tij. Trasmetohet se Ibn Abasi ka thėnė: “Nė dorėn e Allahut, 7 qiejt, 7 tokat, gjithēka qė pėrmbajnė ato dhe gjithēka qė ėshtė midis tyre, ėshtė si njė farė mustardi nė njėrėn prej duarve tuaja.”[168] Ashtu si pulti i televizorit fuqia e Allahut vepron lirisht mbi tė gjitha elementėt e krijimit pa qenė Allahu brenda kėtyre elementeve. Nė fakt koncepti se Allahu ėshtė brenda krijesave ėshtė shirk nė teuhidin Esmaa ues-Sifaat sepse i jepen Allahut disa prej dobėsive tė njeriut. Njeriu ėshtė ai qė duhet tė jetė prezent nė njė ngjarje pėr t’a dėgjuar, shikuar, ditur dhe pėr tė vepruar nė tė. Dija dhe fuqia e Allahut nuk ka kufij. Tė gjitha mendimet e njeriut dihen prej Allahut bile edhe ndjenjat qė veprojnė nė zemrėn e tij i janė nėnshtruar kontrollit tė Allahut. Kjo ėshtė mėnyra nė tė cilėn duhen kuptuar ajetet qė tregojnė afėrsinė e Allahut. P.sh. Allahu thotė:

    “Ne e kemi krijuar njeriun dhe e dimė se ē’pėshpėrit ai nė vetvete dhe Ne jemi mė afėr tij se damari i qafės sė tij.” (50:16)

    dhe

    “O ju qė besuat, pėrgjigjuni (thirrjes) sė Allahut dhe tė tė dėrguarit kur ai (i dėrguari) ju fton pėr atė qė ju jep jetė (fenė e drejtė), dhe t’a dini se Allahu ndėrhyn ndėrmjet njeriut dhe zemrės sė tij, dhe se ju do tė tuboheni tek Ai.” (8:24)



    Pjesa e ajetit ku thuhet se Allahu ėshtė te njeriu mė afėr se damari i qafės sė tij nuk duhet kuptuar sikur Allahu ėshtė brenda njeriut. Ajo thjesht tregon se asgjė nuk i shpėton dijes sė Allahut, bile edhe mendimet e brendėshme tė njeriut, dhe se asgjė nuk ėshtė pėrtej fuqisė sė Allahut pėr tė ndryshuar dhe kontrolluar bile edhe ndjenjat e zemrės. Ashtu siē Allahu thotė:


    “A thua nuk e dinė ata se Allahu e di ē’ka e fshehin dhe atė ē’ka e publikojnė?” (2:77)

    “… Pėrkujto nimetin e Allahut ndaj jush kur ju (para se tė pranonit Islamin) ishit tė armiqėsuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja e ashtu me dhuntinė e Tij aguat tė jeni vėllezėr …” (3:103)

    Resuli s.a.u.s. shpesh bėnte duanė:

    “Jaa mukalib el-kulub (o Nryshus zemrash) thebit kalbi alaa diinik (bėje tė qėndrueshme zemrėn time nė fenė Tėnde)” [169]

    Nė mėnyrė tė ngjashme ajetet si,
    “… Nuk bėhet bisedė e fshehtė mes tre vetave e tė mos jetė Ai i katėrti; e as mes pesė vetave e tė mos jetė Ai i gjashti, e as mes mė pak vetave dhe as mes mė shumė vetave, e tė mos jetė Ai me ta kudo qė tė jenė…” (58:7)

    duhen kuptuar sipas kontekstit tė tyre. Duke lexuar pjesėn paraprirėse tė ajetit,

    “A nuk e di ti se Allahu di ēka nė qiej dhe ēka nė tokė!?…” (58:7)

    gjithashtu dhe pjesėn pėrmbyllėse tė ajetit

    “…Pastaj nė ditėn e kijametit i njofton ata me atė qė kanė punuar. Allahu ka pėrfshirė ēdo send nė dijen e vet.” (58:7)

    Nė kėtė mėnyrė bėhet e qartė se kėtu Allahu e ka fjalėn pėr dijen e Tij dhe jo pėr faktin se Qenia e Tij ėshtė prezent midis njerėzve, sepse Ai ėshtė mbi dhe pėrtej krijesave tė Tij.[170] Pėrsa i pėrket thėnies qė i ėshtė mveshur resulit s.a.u.s., “Qiejtė dhe toka nuk mund t’a pėrmbajnė Allahun, por zemra e besimtarit tė vėrtetė e pėrmban Atė”, kjo thėnie nuk ėshtė e vėrtetė. Por edhe n.q.s. mbyllim njė sy dhe marrim kuptimin e saj nuk ka mundėsi qė njė njeri me arsye tė nxjerrė prej saj pėrfundimin se Allahu ėshtė brenda njeriut. N.q.s. zemra e besimtarit do pėrmbante Zotin, besimtari ėshtė brenda qiejve dhe tokės pra qiejt dhe toka do e pėrmbanin Allahun, gjė qė kundėrshtohet nga vetė kjo thėnie.

    Pra, nė pėrputhje me pikėpamjen e Islamit tė bazuar nė Kur’an dhe sunnetin e resulit s.a.u.s., Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat. Ai nuk ėshtė nė asnjė mėnyrė brenda krijesave dhe as krijesat brenda Tij ose pjesė e Tij, por dija, mėshira dhe fuqia e Tij e pakufizuar veprojnė mbi ēdo pjesė tė krijimit pa pengesėn mė tė vogėl.[171]

    Bukhari, Volumi 4, Libri 54, Numer 414

    “…Ai (Muhamedi) tha, “Ne fillim nuk kishte asgje vec Allah-ut, pastaj Ai krijoi Fronin e Tij. Froni i Tij ishte mbi ujera, dhe Ai shkroi gjithcka ne Liber (ne qiell) dhe krijoi Qiejte dhe Token

    Per me shume shiko.

    Where is Allah ?.


    http://www.freewebs.com/theparadiseo...is%20Allah.doc

    Dhe keto hadithe te Bukhari:

    http://www.usc.edu/dept/MSA/fundamen...ml#004.052.048

    http://www.usc.edu/dept/MSA/fundamen...ml#004.054.416

    http://www.usc.edu/dept/MSA/fundamen...ml#009.093.519

    http://www.usc.edu/dept/MSA/fundamen...ml#009.093.643

    www.sultan.org
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ORIONI : 04-12-2004 mė 18:25

  5. #5
    i rregjistruar Maska e mjeshtria
    Anėtarėsuar
    03-12-2004
    Vendndodhja
    Shtetet e bashk.
    Postime
    60
    Cilesite e Allahut, ose pjesa qe perfshihet ne Teuhidi Esmau ues Sifat, duhen mesuar nga Kurani, hadithi. Pastaj duhet te shikojme tek fjalet e dijetarve, si kane besuar ata.

    Po te shikosh kater dijetaret e medhhebeve do te shikosh se ata besonin ne cilesine e Allahut te qendrimit mbi Arsh. Ky ka qene mendimi i Imam Ebu Hanife, Imam Ahmed ibn Hanbel, Imam Shafiu, Imam Maliki.

    Si dhe shume dijetare te mevonshem sic eshte edhe Abdulkadir Gejlani. Ky dijetar i madh qe u dallua per mbrojtje te sunetit dhe ruajtje nga bidati. Po ketij dijetari nga injorantet i mvishen cilesi te cilat te cojne ne gabime te medha.

    Arsyeja qe po permend Abdulkadir Gejlanin dhe ata qe sot e ngrene atje ku nuk i takon eshte vetem per te bere nje krahasim. Atij sot i thuhet KUTB (poli ku duhet te drejtohen te gjithe).

    Se pari duhet pare se ata qe shpifin gjera te tilla nuk e kane akiden e Abdulkadir Gejlanit. Ata kane akide, besim ndryshe. Do te shikosh se ky grup gjithmone ne referate apo diskutime do te mbrojne vazhdimisht dijetare qe kane gabuar ne shume pika. Dhe do te sulmojne dijetare te tjere qe na kane percjelle fene tone, hadithet deri me sot.

    Se dyti duhet ditur se keto terma jane shpikur (me mire te them jane shpifur) nga Ibni Arabi qe eshte varur me vendim nga keshilli i dijetareve per percarjen qe krijonte me mendimet e tij.

  6. #6
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Ku ėshtė Allahu?

    el-Kurtubi, edh-Dhehebi dhe el-Albani mbi el-Istiua dhe el’Uluv
    Burimi: el-Uluv i imam edh-Dhehebit



    Imam edh-Dhehebi tha nė vargjet e fundit tė veprės mė tė shkėlqyer te tij, ‘el-Uluv lil-‘Alijil-Gafar’ [f. 286-287]



    “El-Kurtubi tha nė lidhje me thėnien e Allahut, mė tė Lartit, “Pastaj Ai u ngrit [isteua] mbi Fronin”,



    “Nė kemi shpjeguar thėniet e Dijetarėve nė lidhje me kėtė ēėshtje nė librin ‘el-Esna fi Sherh el-Esma el-Husna’ dhe pėrmendėm katėrmbėdhjetė thėnie tė ndryshme nė tė”



    deri aty kur ai tha,



    “Dhe Selefi i kohėrave tė mėhershme– Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė ata – kurrė nuk e mohonin drejtimin [el-xhiheh] pėr Allahun dhe as qė e shprehnin kėtė [mohim]. Mė saktė, ata dhe tė gjithė tjerėt flisnin me afirmimin e tij pėr Allahun, mė tė Lartin ashtu siē ka folur Libri i Tij pėr kėtė dhe ashtu siē i Dėrguari i Tij [sallallahu alejhi ue selam] na informoi pėr kėtė. Asnjėri prej Selefit nuk e mohoi se ngritja [isteua] e Tij mbi Fronin ishte reale dhe e vėrtetė [hakikat] [qė ėshtė nė kundėrshtim me metaforė, mexhaz]. Allahu e ka specifikuar Fronin me Isteua, sepse ai ėshtė prej krijesave mė madhėshtore tė Tija. Mirėpo, ata shprehnin injorancė vetėm pėr natyrėn e saktė [kaifije] tė isteuas, sepse natyra e vėrtetė e saj ėshtė e panjohur. Imam Malik ka thėnė, ‘Istiua ėshtė e njohur…’, do tė thotė gjuhėsisht,’…natyra e saktė e saj ėshtė e panjohur, dhe tė pyeturit pėr tė ėshtė risi [bidat].”



    Dhe el-Kurtubi po ashtu tha nė ‘el-Esna’,



    "Shumė prej filozofėve tė kaluar dhe atyre bashkėkohorė kanė thėnė, “Kur ėshtė e domosdoshme qė tė pastrohet Krijuesi [el-Bari] – Madhėshtia e tė cilit ėshtė e shkėlqyeshme – nga tė pasurit drejtim [xhileh] dhe kufizim [temejuz], atėherė prej kėrkesave dhe nevojave tė kėsaj, nga kėndvėshtrimi i shumicės sė dijetarėve tė kaluar dhe bashkėkohėsve udhėheqės tė tyre, ėshtė pastrimi i Krijuesit [el-Bari] nga tė pasurit drejtim [xhileh]. Nė shikimin e tyre, drejtimi nuk e ka aspektin e tė qenit ‘mbi’ tė. Kjo ėshtė kėshtu sepse pėr ata, kur Allahu emėrohet me drejtim, kjo do tė kėrkonte qė Ai tė jetė i kufizuar me njė vend [mekan] dhe njė kufi [hejiz]. Si pasojė, vendi dhe kufiri kėrkojnė qė [Ai] tė ketė lėvizje dhe palėvizshmėri tė atilla qė janė tė lidhura me veēanti [temejuz], transformim [teghejur] dhe ndodhi tė reja [hudoth]." Kjo ėshtė thėnia e filozofėve.



    Unė [edh-Dhehebi] them, “Po, kjo ėshtė ajo nė ēka janė mbėshtetur mohuesit e ‘uluvit [epėrsisė] sė Zotit, tė Madhėrishmit. Ata u larguan prej kėrkesave tė Librit, Sunetit, thėnieve tė Selefit dhe natyrshmėrisė sė tėrė krijimit. Ajo ēka ata pohojnė tė jetė e domosdoshme [pėr afirmimin e epėrsisė sė Allahut] ėshtė e aplikueshme ndaj trupave tė krijuar. Mirėpo, asgjė s’ėshtė sikur Allahu dhe domosdoshmėritė qė ngrihen nga teksti i qartė [tė Librit dhe Sunetit] janė po ashtu tė vėrteta. Ne nuk pėrdorim ndonjė shpjegim pos atij qė na vjen pėrmes transmetimit. Si shtojcė ndaj kėsaj e themi edhe atė se, ‘Ne nuk e pranojmė se tė qenit e Krijuesit mbi Fronin dhe mbi qiejt, kėrkon qė Ai tė jetė i kufizuar dhe nė drejtim hapsinor, meqė ēkado qė ėshtė nėn Fronin thuhet se ėshtė e kufizuar dhe nė drejtim hapsinor. Mirėpo, ajo ēka ėshtė mbi Fronin nuk ėshtė e kėtillė. Dhe, Allahu ėshtė mbi Fronin ashtu siē mu gjenerata e parė qenė unanimisht nė pajtim pėr kėtė, dhe imamėt pas tyre kanė cituar nga ata. Ata e thanė kėtė nė pėrgėnjeshtrimin ndaj Xhehmive, ata qė thanė se Ai ėshtė nė ēdo vend, duke marrė si dėshmi thėnien e Tij, ‘Dhe Ai ėshtė me ju…’. Pra, kėto dy thėnie qenė mu ato thėnie qė qenė prezantuar nė kohėn e Tabi’inėve dhe pasardhėsve tė tyre. Ato janė dy thėniet qė mund tė kuptohen nė kėtė deklaratė [d.m.th. tė filozofėve]. Pėr sa i pėrket thėnies sė tretė qė vjen pas kėsaj, e cila ėshtė ajo se Allahu, mė i Larti, nuk ėshtė nė asnjė vend, as qė qenėsia e Tij e shenjtė [Dhat] ėshtė e kufizuar, as qė Ai ėshtė i ndarė dhe i veēuar prej Krijimit tė Tij, as qė Ai ėshtė nė ndonjė drejtim hapsinor, as qė ėshtė jashtė ndonjė drejtimi hapsinor, dhe as kėtė e as atė…” atėherė kjo ėshtė diēka qė s’mund tė kuptohet[1], krahas faktit se nė brendėsi ėshtė nė kundėrshtim me vargjet [e Librit] dhe transmetimin [prej Selefit]. Prandaj ikni me fenė tuaj dhe kini kujdes nga mendimet e filozofėve. Besoni nė Allahun dhe atė ēka ka ardhur prej Tij prej qėllimit tė dėshiruar tė Allahut, pastaj nėnshtrojani ēėshtjen tuaj Atij, dhe nuk ka fuqi as mundėsi pėrveē me Allahun.”



    Libri u pėrfundua dhe i tėrė lavdėrimi i takon vetėm Allahut…” Fundi i citatit nga edh-Dhehebi.



    --------------------------------------------------------------------------------
    1] Dijetari, Muhadithi dhe Imami i epokės, Nasir ud-Din el-Albani – Allahu e mėshiroftė – ka thėnė, duke komentuar fjalėt e edh-Dhehebit, “Unė them: Po, vetėm ata qė flasin me Uahdetul-Vuxhud [unitetin e ekzistencės] e kuptojnė kėtė, dhe se Krijuesi dhe e krijuara janė njėra dhe e vetmja gjė, mė saktė, nuk ekziston asgjė qė quhet ‘krijues’ apo ‘krijim’, ēdo gjė qė ju e shihni me sytė tuaj ėshtė Allah! I Lartė ėshtė Allahu nga ajo ēka tiranėt thonė. Ndoshta Xhehmiu [ibn Safuan] dhe ata sikur ky prej thirrėsve tė parė [nė devijim] kishin pėr qėllim akidenė e Uahdetul-Vuxhud - ajo qė kėrkon mohimin e ekzistencės sė Krijuesit, tė Bekuarit dhe tė Lartėsuarit, me thėnien e tyre se Allahu ėshtė nė ēdo vend dhe se Ai s’ėshtė mbi Fronin. Mirėpo, [ata e bėnin kėtė] nė njė mėnyrė tė fshehtė dhe tė neveritshme. Kjo ėshtė ajo pėr ēka refuzimi i Selefit ndaj tij dhe pasuesve tė tij ishte shumė i ashpėr dhe disa prej tyre e bėn shumė tė qartė – siē ka paraprirė nė biografinė e Imam ibn el-Mubarek dhe tė tjerėve – se Xhehmitė pohojnė se Allahu s’ėshtė entitet [d.m.th. s’ėshtė nė ekzistencė]. Pra, ēfarė do tė thonin Selefi i drejtė sikur t’i dėgjonin sot Sufitė duke thėnė nė minberat e tyre [tė xhamive], ‘Allahu s’ėshtė mbi, as nėn, as nė tė djathtė, as nė tė majtė, as para, as mbrapa, as brenda krijimit, as jashtė tij!’





    Akideja e Tahaviut

    nga Imam Et-Tahaui




    Hyrje



    Akideja e Imam Et-Tahauit - pėrfaqėsues i pikėpamjes tė ehl el-Sune uel-Xhemat, njė kohė mjaft tė gjatė ėshtė referenca e miratuar pėrgjithėsisht dhe vėrtet e nevojshme - punim referimi mbi besimet e Muslimanėve.



    Imam Ebu Xhafer Ahmed bin Muhamed bin Seleme bin Selme bin Abd el Malik bin Selme bin Suleim bin Xheueb Azdi, i njohur si Imam Tahaui, pas vendlindjes sė tij nė Egjipt, ėshtė autoriteti mė i shquar i botės Islamike mbi Hadithin dhe Fikhun (jurisprudencėn). Ai jetoi prej 239 deri mė 321 P.H., njė epokė kur nxėnėsit e drejtpėrdrejt dhe jo tė drejtpėrdrejt tė katėr Imamėve – Imam Ebu Hanife, Imam Malik, Imam Shafi’i dhe Imam Ahmed Ibn Hanbel – mėsonin dhe praktikonin. Kjo periudhė qe zeniti i studimeve tė Hadithit dhe Fikhut, dhe Imam Tahaui studioi me tė gjitha autoritetet e gjalla tė asaj kohe. Ai filloi si student i dajės sė tij, Ismail bin Jahja Muzni, nxėnės i gjallė i Imam Shafiut. Imam Tahaui qe tėrhequr instiktivisht nė pėrmbledhjen e punimeve tė Imam Ebu Hanifes. Vėrtet, ai e kishte parė dajėn dhe mėsuesin e tij duke iu kthyer punimeve tė dijetarėve Hanefi pėr t’i zgjedhur ēėshtjet delikate tė fikhut, duke u pėrqendruar me tė madhe nė shkrimet e Imam Muhamed Ibn el-Hasan el-Shejbanit dhe Imam Ebu Jusufit, i cili kishte kodifikuar fikhun Hanefi. Kjo e udhėhoqi Imam Tahaviun qė t’ia pėrkushtojė tėrė vėmendjen e tij studimit tė punimeve Hanefite dhe ai pėrfundimisht iu bashkangjit shkollės Hanefite.



    Imam Tahaui dallohet jo vetėm si pasues i spikatur i shkollės Hanefite por, nė shikim apo nė erudicionin e madh tė tij dhe aftėsitė e jashtėzakonshme tė asimilimit (shqyrtimit), si njėri prej dijetarėve kryesor. Punimet e tija madhėshtore prej dijetari, siē ėshtė Sherh Me’eni el-Ether dhe Mushkil el-Ether, janė enciklopedike nė shtrirje dhe shumė gjatė janė konsideruar si tė domosdoshme pėr trajnimin e studentėve tė fikhut.



    Ekziston koncenzusi nė mesin e Shoqėruesve (Sahabėve), Pasaardhėsve (Tabi’inėve) dhe tė gjitha autoriteteve kryesore Islamike siē ėshtė Imam Ebu Hanife, Imam Ebu Jusuf, Imam Muhamed, Imam Malik, Imam Shafi’i dhe Imam Ahmed ibn Hanbel mbi doktrinat e numėruara nė kėtė punim. Kėto doktrina tė pėrdorura nga ehl us-Sune uel-Xhemat i kanė borxh origjinėn e tyre Kur’anit tė Shenjtė dhe Haditheve tė konfirmuara dhe tė qėndrueshme – burimet primare tė padiskutueshme tė Islamit.



    Duke qenė njė tekst mbi doktrinat Islamike, ky punim tėrhiqet me tė madhe nga dėshmitė e parashtruara nė Kur’anin e Shenjtė dhe Sunet. Ngjashėm, dėshmitė e avancuara nė pėrgėnjeshtrimin e pikėpamjeve tė sekteve qė kanė devijuar prej Sunetit, po ashtu janė marrė nga Kur’ani i Shenjtė dhe Suneti.



    Sa i pėrket sekteve qė janė pėrmendur nė kėtė punim, njė studim i historisė Islame deri nė kohėn e Imam Tahaviut do tė ndihmonte mjaft. Refrencat ndaj sekteve siē janė Mu’teizile, Xhehmije, Kaderije, dhe Xhebrije gjinden nė punim. Pėr mė tepėr, kjo pėrmban aluzione ndaj pikėpamjeve joortodokse dhe devijante tė Shiajve, Havarixhėve dhe mistikėve tė kėtillė qė kanė devijuar nga rruga e drejtė. Nė kėtė punim gjindet edhe njė referencė e qartė ndaj polemikės absurde mbi khalk el-Kur’an (Krijimit tė Kur’anit) nė kohėn e Me’munit dhe disa Halifeve tė tjerė Abasid.



    Derisa rėndėsia e pėrhershme e thėnieve tė besimeve tė Kur’anit ėshtė evidente, pesha historike dhe besueshmėria e kėtyre thėnieve mund tė vlerėsohet ashtu siē duhet vetėm nėse punimi pėrdoret si tekst pėr studim nėn mbikqyrjen e ndonjė personi tė ditur, i aftė qė tė qartėsojė plotėsisht argumentet e tija, duke iu referuar prapavijės historike dhe intelektuale tė sekteve tė pėrgenjėshtruara nė punimin. Studimi i tillė e ndihmon individin qė tė kuptojė mė mirė doktrinat Islame dhe t’u shmanget devijimeve tė kaluara dhe tė sotme.



    Lusim Allahun qė tė na dhurojė tė kuptuar tė vėrtetė tė fesė dhe tė na pėrfshijė me ata tė cilėve Allahu iu referohet si ‘O ju qė besoni, keni frikė Allahun dhe bėni vepra tė mira’; dhe ‘ai i cili i frikohet Allahut, duron vuajtjen, Allahu s’do ta humbė shpėrblimin e bėmirėsve.’



    Ikbal Ahmed Azami




    Teksti



    Nė emėr tė Allahut, Pėrdėllestarit, Mėshiruesit





    Lavdėrimi i qoftė Allahut, Zotit tė Botrave.



    Dijetari i madh Hugjet el-Islam Ebu Xhafer el-Uerek el-Tahaui el-Misri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: Ky ėshtė prezentim i besimeve tė ehl es-Sune ue el-Xhemat sipas shkollės sė juristėve tė kėsaj feje, Ebu Hanife en-Nu’man ibn Thebit el-Kufi, Ebu Jusuf Ibn Ibrahim el-Ensari dhe Ebu Abdullah Muhamed ibn el-Hasan el-Shejbeni, Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė ata, dhe atė ēka ata besojnė nė lidhje me fundamentet e fesė dhe besimit tė tyre nė Zotin e Botave.



    1. Ne themi pėr unitetin e Allahut duke besuar me ndihmėn e Allahut – Allahu ėshtė Njė, pa ndonjė ortak.



    2. Asgjė s’ėshtė sikur Ai.



    3. Asgjė s’mund ta mbizotrojė Atė.



    4. Nuk ka zot tjetėr pėrveē Tij.



    5. Ai ėshtė i Pėrjetshmi pa fillim dhe i qėndrueshėm pa fund.



    6. Ai kurrė s’do tė zhduket apo tė pėrfundojė.



    7. Asgjė nuk ndodh pėrveē asaj ēka do Ai.



    8. Asnjė imagjinatė s’mund ta pėrfytyrojė Atė dhe tė kuptuarit s’mund ta pėrfshijė Atė.



    9. Ai ndryshon nga ēdo qenie e krijuar.



    10. Ai ėshtė i gjallė dhe kurrė nuk vdes, dhe ėshtė pėrgjithmonė aktiv dhe kurrė nuk fle.



    11. Ai krijon pa qenė qenia e Tij e nevojshme pėr kėtė dhe e furnizon krijimin e Tij pa ndonjė mundim.



    12. Ai e shkakton vdekjen pa frikė dhe e rivendos jetėn pa vėshtirėsi.



    13. Ai gjithmonė ka ekzistuar me atributet e Veta qysh para krijimit. Nxjerrja e krijimit nė ekzistencė nuk i ka shtuar asgjė atributeve tė Tija qė tashmė ishin aty. Ashtu siē ka qenė, sė bashku me atributet e tija, nė para-pėrjetėsi, ashtu do tė mbetet Ai gjatė gjithė kohės.



    14. Nuk ka qenė vetėm pas aktit tė krijimit qė Ai ka mundur tė pėrshkruhet si ‘Krijuesi’, as qė ka qenė vetėm me aktin e shpikjes qė Ai ka mundur tė pėrshkruhet si ‘Shpikėsi’.



    15. Ai gjithmonė ka qenė Zot edhe kur nuk ka pasur ndonjė gjė qė tė jetė Zot i saj, dhe gjithmonė Krijues edhe kur s’ka pasur krijim.



    16. Nė mėnyrė tė njėjtė siē ėshtė ‘Ai qė i ringjallė tė vdekurit’, pasi t’u ketė dhėnė jetė herėn e parė, dhe e meriton kėtė emėr edhe para se t’i ringjallė Ata, Ai po ashtu e meriton emrin e ‘Krijuesit’ para se t’i ketė krijuar ata.



    17. Kjo ėshtė pėr shkak se Ai ka fuqi tė bėjė ēdo gjė, ēdo gjė varet prej Tij, ēdo gjė ėshtė lehtė pėr tė, dhe Ai s’ka nevojė pėr asgjė. ‘Asgjė s’ėshtė sikur Ai dhe Ai ėshtė Dėgjuesi, Shikuesi’. (el-Shura 11).



    18. Ai e krijoi krijimin me diturinė e Tij.



    19. Ai e pėrcaktoi fatin pėr ata qė i krijoi.



    20. Ai ua caktoi atyre jetėgjatėsi tė caktuar.



    21. Asgjė nė lidhje me ta s’ka qenė e fshehur pėr Tė para se Ai t’i ketė krijuar ata, dhe Ai dinte ēdo gjė qė ata do tė bėnin para se t’i krijojė ata.



    22. Ai i urdhėroi ata qė ta dėgjojnė Atė dhe ua ndaloi qė ta kundėrshtojnė Atė.



    23. Ēdo gjė ndodh sipas vendimit dhe vullnetit tė Tij, dhe vullneti i Tij ėshtė i pėrkryer. Vullnetin e vetėm tė cilin e kanė njerėzit ėshtė ai tė cilin e ka dėshiruar Ai pėr ta. Ajo ēka Ai dėshiron pėr ta, ndodhė, dhe atė qė Ai nuk e dėshiron, nuk ndodh.



    24. Ai i udhėzon ata qė do Ai, i mbron ata, dhe i ruan ata nga e keqja, prej fisnikėrisė sė Tij; dhe Ai i humb ata qė do Ai, i poshtėron dhe i dėmton ata, prej drejtėsisė sė Tij.



    25. Tė gjithė ata i janė nėnshtruar vullnetit tė Tij nė mes fisnikėrisė sė tij ose drejtėsisė sė Tij.



    26. Ai ėshtė i lartėsuar pėrtej tė pasurit rival apo tė barabartė me Tė.



    27. Askush s’mund t’i shmanget vendimit tė Tij apo ta zbrapsė urdhėrin e tij, apo t’i mbizotėrojė ēėshtjet e Tija.



    28. Ne besojmė nė tėrė kėtė dhe jemi tė sigurt se ēdo gjė vjen prej Tij.



    29. Ne jemi tė sigurt se Muhamedi (sallallahu alejhi ue selam) ėshtė robi i zgjedhur i Tij dhe Pejgamberi e i Dėrguari i zgjedhur i Tij me tė cilin Ai ėshtė i kėnaqur.



    30. Dhe, atė se ai ėshtė vula e Pejgamberėve dhe Imami i besimtarėve, dhe mė i nderuari prej tė gjithė tė Dėrguarve dhe i dashuri i Zotit tė Botave.



    31. Ēdo pohim nė pejgamberllėk pas tij ėshtė gėnjeshtėr dhe mashtrim.



    32. Ai ėshtė i cili u ėshtė dėrguar tė gjithė xhinėve dhe tė gjithė njerėzimit me tė vėrtetėn dhe udhėzim, dhe me dritė e sqarim.



    33. Kur’ani ėshtė fjalė e Allahut. Ai erdhi prej Tij si fjalė pa qenė e mundur pėr tė qė tė thuhet si. Ai e zbriti atė nė tė Dėrguarin e Tij si shpallje. Besimtarėt e pranuan atė si tė vėrtetė absolute. Ata janė tė sigurt se ai ėshtė, nė tė vėrtetėn, fjala e Allahut. Ai s’ėshtė i krijuar, siē ėshtė tė folurit e qenieve njerėzore, dhe kushdo qė e dėgjon atė dhe pohon se ai ėshtė e folme e njeriut, bėhet pabesimtar. Allahu e paralajmėron dhe e qorton atė, dhe e kėrcėnon atė me zjarr kur Ai thotė, i Lartėsuar ėshtė Ai: ‘Unė do ta djegi atė nė Zjarr’ (el-Muddethir 26). Kur Allahu u kėrcėnohet me zjarr atyre qė thonė ‘Kjo ėshtė vetėm e folme e njeriut’ (el-Muddethir 25) ne e dimė me siguri se ai ėshtė tė folurit e Krijuesit tė njerėzimit dhe se ai ėshtė plotėsisht i ndryshėm nga tė folurit e njerėzve.



    34. Kushdo qė e pėrshkruan Allahun si tė ngjashėm me qenien njerėzore nė ēfarėdo mėnyre, ėshtė bėrė pabesimtar. Tė gjithė ata qė e kuptojnė kėtė do ta kenė parasysh dhe do tė pėrmbahen nga thėniet tė cilat i flasin pabesimtarėt, dhe ata do ta dinė se Ai, nė atributet e tija, s’ėshtė sikur qeniet njerėzore.



    35. ‘Tė pamėt e Allahut nga njerėzit e Kopshtit’ ėshtė i vėrtetė, pa qenė tė pamėt e tyre gjithpėrfshirės dhe pa qenė e ditur mėnyra e shikimit tė tyre. Ashtu siē e ka shprehur Libri i Zotit tėnd: ‘Fytyrat do tė vezullojnė nė atė Ditė, duke e shikuar Zotin e tyre’. (el-Kijame 22-3) Shpjegimi i kėsaj ėshtė ashtu siē Allahu di dhe dėshiron. Ēdo gjė qė ėshtė zbritur nė lidhje me kėtė nga i Dėrguari (sallallahu alejhi ue selam) nė traditat autentike, ėshtė siē ka thėnė ai dhe do tė thotė atė ēka ai ka pasur ndėr mend. Ne nuk bėjmė gjurmime nė kėtė, duke u munduar qė ta interpretojmė kėtė sipas mendimeve tona apo ta lejojmė imagjinatėn qė tė shfrenohet nė kėtė. Askush s’ėshtė i sigurt nė fenė e tij, pėrveē nėse i dorėzohet plotėsisht Allahut, tė Lartėsuarit dhe tė Madhėrishmit dhe tė Dėrguartit tė Tij, dhe t’ia lė diturinė e gjėrave tė cilat janė tė dykuptimta atij i cili i njeh ato.



    36. Islami i njeriut s’ėshtė i sigurt, pėrveē nėse ėshtė i bazuar nė nėnshtrim dhe dorėzim. Kushdo qė dėshiron tė di gjėra tė cilat janė pėrtej kapacitetit tė tij tė njohurisė, dhe intelekti i tė cilit s’ėshtė i kėnaqur me dorėzim, do tė sheh se dėshira e tij i hedh vellon atij nė tė kutpuarit e dėlirė tė unitetit tė vėrtetė tė Allahut, diturisė sė pastėr dhe besimit korrekt; dhe atė se ai ndėrron drejtimin nė mes mosbesimit dhe besimit, konfirmimit dhe mohimit, pranimit dhe refuzimit. Ai do t’u nėnshtrohet pėrshpėritjeve dhe do ta gjejė veten tė ngatėrruar dhe plotė dyshim, duke mos qenė as besimtar qė pranon e as mohues qė refuzon.



    37. Besimi i njeriut nė ‘tė pamėt e Allahut nga njerėzit e Kopshtit s’ėshtė korrekt nėse ai imagjinon se si ėshtė kjo, apo ta interpretojė atė sipas tė kuptuarit tė vet meqė interpretimi i tė shikuarit Atė’ apo vėrtet, domethėnia e ēfarėdo fenomeni delikat i cili ėshtė nė sferėn e Zotėrimit, ėshtė anulimi i intepretimit tė tij si dhe mbajtja rreptėsisht nė nėnshtrushmėri.’Ky ėshtė Dini i Muslimanit. Kushdo qė nuk e ruan veten nga mohimi i atributeve tė Allahut, apo ia gjason Allahun njė gjėsendi tjetėr, ai ka devijuar dhe ka dėshtuar qė ta kuptojė Madhėshtinė e Allahut, sepse Zoti ynė, i Lavdishmi dhe i Lartėsuari, mundet tė pėrshkruhet vetėm me anė tė njėshmėrisė dhe Veēantisė Absolute dhe asnjė krijesė nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė sikur Ai.



    38. Ai ėshtė pėrtej nga tė pasurit kufij nė Tė, apo nga tė qenit i kufizuar, apo nga tė pasurit pjesė apo gjymtyrė. Ai s’ėshtė i pėrfshirė nga gjashtė drejtimet ashtu siē janė tė gjitha gjėrat e krijuara.



    39. El-Miraxh (Ngritja nėpėr qiejt) ėshtė e vėrtetė. Pejgamberi (sallallahu aeljhi ue selam) qe marrė natėn dhe ngritur nė formėn e tij trupore, derisa ishte zgjuar, nėpėr qiej, deri nė ēfarėdo lartėsie qė Allahu dėshiroi pėr tė. Allahu e fisnikėroi atė nė mėnyrėn me tė cilėn e fisnikėroi dhe i shpalli atij atė qė i shpalli, ‘dhe zemra e tij nuk gaboi nė lidhje me atė ēka ai pa’ (Nexhm 11). Allahu e bekoi atė dhe i dhuroi atij paqe nė kėtė botė dhe nė tjetrėn.



    40. El-Haud, (Pellgu tė cilin Allahu do t’ia dhurojė Pejgamberit si shenjė nderimi pėr ta shuar etjen e Umetit tė tij nė Ditėn e Gjykimit), ėshtė i vėrtetė.



    41. El-Shifa’a, (ndėrmjetėsimi, i cili ėshtė i ruajtur pėr Muslimanėt), ėshtė i vėrtetė, siē transmetohet nė Hadithin (e qėndrueshėm dhe tė vėrtetuar).



    42. Marrėveshja ‘tė cilėn Allahu e bėri me Ademin dhe pasardhėsit e tij’ ėshtė e vėrtetė.



    43. Allahu e dinte, para ekzistencės sė kohės, numrin e saktė tė atyre qė do tė hyjnė nė Parajsė dhe numrin e saktė tė atyre qė do tė hyjnė nė Zjarr. Ky numėr as nuk do tė rritet as nuk do tė zvogėlohet.



    44. E njėjta vlen pėr tė gjitha veprat e bėra nga njerėzit, tė cilat bėhen saktėsisht siē Allahu e dinte se do tė bėhen. Secili ėshtė i udhėzuar nė atė pėr ēka ėshtė krijuar dhe ėshtė vepra me tė cilėn jeta e njeriut ėshtė e vulosur e cila e dikton fatin e tij. Ata tė cilėt janė fatlum, janė fatlum me vendimin e Allahut, dhe ata tė cilėt janė fatkeq, janė fatkeq me vendimin e Allahut.



    45. Natyra e saktė e parapėrcaktimit ėshtė sekret i Allahut nė krijimin e Tij, dhe asnjė engjėlli afėr Fronit, as Pejgamberit tė dėrguar me porosi, nuk i ėshtė dhėnė dituri nė lidhje me kėtė. Gjurmimi nė kėtė dhe meditimi i tepėrt pėr tė vetėm ēon nė shkatėrrim dhe humbje, dhe rezulton nė rrebelim. Pra, tė keni shumė kujdes nė lidhje me tė menduarit dhe tė medituarit mbi kėtė ēėshtje apo tė lejoni qė dyshimi nė lidhje me kėtė t’ju sulmojė, sepse Allahu e ka mbajtur diturinė pėr parapėrcaktimin larg prej qenieve njerėzore, dhe i ka ndaluar ata qė tė pyesin pėr kėtė, duke thėnė nė Librin e Tij, ‘Ai nuk pyetet pėr atė qė bėn por ata pyeten’. (Enbija 23). Pra, kushdo qė pyet: ‘Pse e ka bėrė Allahu kėtė?’ ka kundėrshtuar gjykimin e Librit, dhe kushdo qė e kundėrshton gjykimin e Librit ėshtė pabesimtar.



    46. Kjo nė thelb ėshtė ajo ēka ata prej miqve tė Allahut me zemra tė ndriēuara duhet ta dinė, dhe kjo pėrbėn shkallėn e atyre qė janė tė pajisur me dituri. Pėr shkak se janė dy lloje tė diturisė: dituria e cila ėshtė e arritshme pėr qeniet e krijuara, dhe dituria e cila ėshtė e paarritshme pėr qeniet e krijuara. Mohimi i diturisė e cila ėshtė e arritshme ėshtė mosbesim, dhe pretendimi i diturisė e cila ėshtė e paarritshme ėshtė mosbesim. Besimi mund tė jetė i qėndrueshėm vetėm kur tė pranohet dituria e arritshme dhe kur mos tė kėrkohet dituria e paarritshme.



    47. Ne besojmė nė el-Leuh (Pllakėn) dhe el-Kalem (Pendėn) dhe nė ēdo gjė tė shkruar nė tė. Dhe, sikur tė gjitha qeniet e krijuara tė mblidheshin sė bashku qė ta bėjnė njė gjė tė mos ekzistojė, ekzistencėn e sė cilės Allahu e ka shkruar nė Pllakė, ata s’do tė jenė nė gjendje ta bėjnė kėtė. Sikur tė gjitha qeniet e krijuara tė bashkoheshin qė tė bėjnė tė ekzistojė ndonjė gjė tė cilėn Allahu nuk e ka shkruar nė tė, ata s’do tė ishin nė gjendje ta bėjnė kėtė. Penda ėshtė tharė pasi qė ka shkruar tėrė atė qė do tė jetė nė ekzistencė deri nė Ditėn e Gjykimit. Ēfarėdoqoftė qė personit nuk i ka ndodhur, ai kurrė s’ka pasur mundėsi qė ta pėrjetojė atė, dhe ajo qė personit i ndodh, kurrė s’ka mundur t’i shmanget asaj.



    48. Ėshtė e domosdoshme pėr robin qė ta di se Allahu tashmė di ēdo gjė qė do tė ndodhė nė krijimin e tij dhe ai e ka paracaktuar atė nė mėnyrė tė detajizuar dhe vendimtare. S’ka asgjė qė Ai ka krijuar qoftė nė qiej apo nė tokė qė mund ta kundėrshtojė atė, apo t’i shtojė asaj, apo ta fėshijė atė, apo ta ndryshojė atė, apo ta pakėsojė atė, apo tė shtojė atė nė ēfarėdo mėnyre. Ky ėshtė njė aspekt fundamental i besimit dhe njė element i domosdoshėm i tėrė diturisė dhe njohjes sė njėshmėrisė dhe zotėrimit tė Allahut. Siē thotė Allahu nė Librin eTij: ‘Ai krijoi ēdo gjė dhe e paracaktoi atė nė mėnyrė tė detajizuar’. (el-Furkan 2) Ai po ashtu thotė: ‘Urdhėri i Allahut gjithmonė ėshtė vendim i paracaktuar’. (el-Ahzab 38) Pra, mjerė pėr atė i cili polemizon me Allahun nė lidhje me paracaktimin dhe i cili, me zemėr tė semurė, fillon tė gjurmojė nė kėtė ēėshtje. Nė orvatjen e tij mashtruese qė tė shqyrtojė tė Padukshmen, ai kėrkon sekretin i cili kurrė s’mund tė zbulohet, dhe ai pėrfundon si keqbėrės, duke mos folur tjetėr pėrveē rrenave.



    49. El-Arsh (Froni) dhe el-Kursi (platforma ku Allahu i mban kėmbėt e veta – ashtu siē i pėrshtatet Madhėrisė sė Tij) janė tė vėrteta.



    50. Ai ėshtė i pavarur nga Froni dhe nga ajo qė ėshtė nėn tė.



    51. Ai pėfshinė ēdo gjė dhe ėshtė mbi atė, dhe ajo ēka Ai ka krijuar ėshtė e paaftė qė ta pėrfshijė Atė.



    52. Ne themi me besim, pranim dhe nėnshtrim se Allahu e mori Ibrahimin pėr mik intim dhe se Ai i foli drejtėpėrdrejt Musait.



    53. Ne besojmė nė engjėjt, Pejgamberėt, dhe nė librat qė u qenė shpallur tė dėrguarve, dhe dėshmojmė se tė gjithė ata pasonin tė Vėrtetėn e qartė.



    54. Ne i quajmė njerėzit e kibles sonė Muslimanė dhe besimtarė pėrderisa ata vėrtetojnė atė ēka solli Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam), dhe ta pranojnė si tė vėrtetė ēdo gjė qė ai ka thėnė dhe pėr tė cilėn ai na ka treguar.



    55. Ne nuk lėshohemi nė tė folur tė kotė e as qė lejojmė ndonjė polemizim nė lidhje me fenė e Allahut.



    56. Ne nuk polemizojmė pėr Kur’anin dhe dėshmojmė se ai ėshtė fjala e Zotit tė Botave me tė cilėn Shpirti Besnik zbriti dhe e mėsoi mė tė ndershmin nga tė gjithė tė Dėrguarit, Muhamedin (sallallahu alejhi ue selam). Ai (Kur’ani) ėshtė fjalė e Allahut dhe asnjė e folme e qenieve tė krijuara nuk ėshtė e krahasueshme me tė. Ne nuk themi se ai ėshtė i krijuar dhe ne nuk e kundėrshtojmė Xhematin e Muslimanėve nė lidhje me kėtė.



    57. Ne nuk e konsiderojmė ndonjė prej njerėzve tė kibles sonė tė jetė pabesimtar pėr shkak tė ndonjė vepre tė gabuar qė ata e kanė bėrė, pėrderisa tė mos e konsiderojnė atė vepėr te lejuar.



    58. E, as qė themi se vepra e keqe e njeriut i cili ka besim nuk e dėmton atė.



    59. Ne shpresojmė se Allahu do t’i falė njerėzit e veprave tė mira nė mesin e besimtarėve dhe do ti fut ata nė Kopsht pėrmes mėshirės sė Tij, por nuk mundemi tė jemi tė sigurt pėr kėtė, dhe nuk mundemi tė dėshmojmė se kjo pėrfundimisht do tė ndodhė dhe atė se ata do tė jenė nė Kopsht. Ne kėrkojmė falje pėr njerėzit e vėprave tė kėqija nga mesi i besimtarėve dhe, ndonėse ne frikohemi pėr ta, nuk jemi nė dėshpėrim pėr ata.



    60. Siguria dhe dėshpėrimi e nxjerrin njeriun prej fesė, por shtegu i vėrtetė pėr njerėzit e kibles shtrihet nė mes tė kėtyre dyjave (d.m.th. personi duhet tė frikohet dhe tė jetė i vetėdijshėm pėr llogaritjen e Allahut si dhe tė shpresojė mėshirėn e Allahut).



    61. Personi nuk del prej besimit, pėrveē me mohimin e asaj qė e ka sjellur nė tė.



    62. Besimet pėrbėhen nga pohimi me gjuhė dhe pranimi me zemėr.



    63. Tėrė ajo qė ėshtė dėshmuar nga Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) nė lidhje me Sheriatin dhe shpjegimin (e Kur’anit dhe tė Islamit) ėshtė e vėrtetė.



    64. Besimi, nė bazė, ėshtė i njėjtė pėr ēdonjėrin. Por superioriteti i disave mbi tė tjerėt nė tė ėshtė pėr shkak tė frikės sė tyre dhe tė qenit tė vetedijshėm pėr Allahun, kundėrshtimit tė tyre ndaj dėshirave tė tyre, dhe tė zgjedhurit e tyre atė qė ėshtė mė e kėnaqshme pėr Allahun.



    65. Tė gjithė besimtarėt janė ‘miq’ tė Allahut dhe mė fisnikėt prej tyre nė shikimin e Allahut janė ata tė cilėt janė mė tė dėgjueshmit dhe tė cilėt mė sė shumti e pasojnė Kur’anin.



    66. Besimi pėrbėhet nga besimi nė Allahun, engjėjt e Tij, librat e Tij, tė Dėrguarit e Tij, Ditės sė Fundit dhe besimit se paracaktimi – e mira prej saj dhe e keqja prej saj, e ėmbėla e saj dhe e hidhura e saj – ėshtė prej Allahut.



    67. Ne besojmė nė tė gjitha kėto gjėra. Ne nuk bėjmė dallim nė ndonjėrin nga tė Dėrguarit, dhe ne e pranojmė si tė vėrtetė atė ēka tė gjithė ata e sollėn.



    68. Ata nga Umeti i Muhamedit (sallallahu alejhi ue selam) tė cilat kanė bėrė mėkate tė mėdha do tė jenė nė Zjarr, por jo pėrgjithmonė, me kusht qė ata tė vdesin dhe ta takojnė Allahun si besimtarė duke pohuar unitetin e Tij edhe nėse nuk janė penduar. Ata i janė nėnshtruar vullnetit dhe gjykimit tė Tij. Nėse Ai do, Ai do t’i falė ata prej fisnikėrisė sė Tij, ashtu siē pėrmendet nė Kur’an kur Ai thotė: ‘Dhe Ai i falė ēfarėdoqoftė qė ėshtė mė pak se ajo (shirku) atij qė Ai do’ (el-Nisa 116); dhe nėse Ai do, Ai do t’i dėnojė ata nė Zjarr prej drejtėsisė sė Tij dhe pastaj do t’i nxjerrė ata nga Zjarri prej mėshirės sė Tij, dhe pėr ndėrmjetėsimin e atyre tė cilėt qenė tė dėgjueshėm ndaj Tij, dhe t’i dėrgojė ata nė Parajsė. Kjo sepse Allahu ėshtė Mbrojtėsi i atyre qė e njohin Atė dhe s’do t’i trajtojė ata nė Jetėn e Pėrtejme nė mėnyrė tė njėtė siē i trajton ata tė cilėt e mohojnė Atė dhe tė cilėt janė pa udhėzimin e Tij, dhe kanė dėshtuar qė ta pėrfitojnė mbrojtjen e Tij. O Allah, Ti je mbrojtėsi i Islamit dhe njerėzve tė tij; na bėn tė fortė nė Islam deri nė ditėn kur tė takojmė Ty.



    69. Ne pajtohemi me faljen e namazit pas kujtdoqoftė prej njerėzve tė kibles qoftė ai gabimtar apo bėmirės, dhe me faljen e namazit tė funeralit tė kujtdoqoftė prej tyre kur ata tė vdesin.



    70. Ne nuk themi se ndonjėri prej tyre kategorikisht do tė shkojė nė Parajsė ose nė Zjarr, dhe ne nuk e akuzojmė ndonjėrin prej tyre pėr kufėr (mosbesim), shirk (tė bėrit ortak me Allahun), apo nifak (hipokrizi), pėrderisa ata tė mos e demonstrojnė haptazi ndonjėrėn prej kėtyre gjėrave. Ne ia lėmė Allahut sekretet e tyre.



    71. Ne s’pajtohemi me mbytjen e kujtdoqoftė nga Umeti i Muhamedit (sallallahu alejhi ue selam), pėrveē nėse ėshtė e obligueshme me Sheriat tė bėhet kjo.



    72. Ne nuk e pranojmė kryengritjen kundėr Imamit tonė apo atyre qė janė pėrgjegjės tė ēėshtjeve tona edhe nėse ata janė tė padrejtė, as qė ua dėshirojmė tė keqen atyre, e as qė tėrhiqemi nga dėgjueshmėria ndaj tyre. Ne konsiderojmė se bindja ndaj tyre ėshtė pjesė e bindjes ndaj Allahut, tė Madhėrishmit, dhe prandaj e obligueshme pėrderisa ata nuk urdhėrojnė bėrjen e mėkateve. Ne lutemi pėr ta pėr udhėzim tė drejtė dhe falje pėr gabimet e tyre.



    73. Ne e pasojmė Sunetin e Pejgamberit dhe Xhematin e Muslimanėve, dhe iu shmangemi devijimeve, dallimeve dhe ndarjeve.



    74. Ne i duam njerėzit e drejtėsisė dhe besnikėrisė, dhe i urrejmė njerėzit e padrejtėsisė dhe tradhėtisė.



    75. Kur dituria jonė nė lidhje me diēka ėshtė e paqartė, ne themi: ‘Allahu e di mė sė miri’.



    76. Ne pajtohemi me fėrkimin mbi ēorapa (nė Abdes) qoftė nė udhėtim apo ndryshe, mu ashtu siē ka ardhur nė hadithin (e qėndrueshėm dhe tė vėrtetuar).



    77. Haxhi dhe xhihadi nėn udhėheqjen e atyre qė janė pėrgjegjės pėr Muslimanėt, qofshin ata bėmirės apo mėkatarė, janė obligime deri tė vijė Ēasti i Fundit. Asgjė s’mund t’i anulojė apo t’i hedh poshtė ato.



    78. Ne besojmė nė Kiramen Katibin (engjėjt bujarė) tė cilėt i shkruajnė veprat tona pėr shkak se Allahu i ka caktuar ata mbi ne si dy kujdestarė.



    79. Ne besojmė nė Engjėllin e Vdekjes i cili ėshtė pėrgjegjės pėr marrjen e shpirtave tė tė gjitha botave.



    80. Ne besojmė nė dėnimin e varrit pėr ata qė e meritojnė atė, dhe nė marrjen nė pyetje nė varr nga Munker dhe Nekir nė lidhje me Zotin e personit, fenė dhe pejgamberin, siē na ka ardhur nė hadithin nga i Dėrguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam), dhe nė transmetimet nga Shoqėruesit (sahabėt) Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė ata.



    81. Varri ėshtė ose njėra nga livadhet e Kopshtit ose njėra nga birucat e Zjarrit.



    82. Ne besojmė nė rikthimin nė jetė pas vdekjes dhe nė shpėrblimin pėr veprat tona nė Ditėn e Gjykimit, dhe el-Ard, tė treguarit e tyre dhe el-Hisab, marrja nė llogari pėr to. Dhe Kira’at el-Kitab, leximin e librit, dhe shpėrblimin apo dėnimin dhe nė el-Sirat (Ura) dhe el-Mizan (Peshoja).



    83. Kopshti dhe Zjarri janė gjėra tė krijuara qė kurrė nuk pėrfundojnė, dhe ne besojmė se Allahu i ka krijuar ato para tėrė krijimit dhe pastaj i krijoi njerėzit qė tė banojnė nė secilėn prej tyre. Kushdo qė Ai dėshiron do tė shkojė nė Kopsht prej Mirėsisė sė tij dhe kushdo qė Ai dėshiron shkon nė Zjarr pėrmes drejtėsisė sė Tij. Ēdonjėri vepron nė pajtim me atė qė ėshtė paracaktuar pėr tė dhe shkon drejt asaj pėr ēka ai ėshtė krijuar.



    84. E mira dhe e keqja janė paracaktuar pėr njerėzit.



    85. Mundėsia me anė tė Teufikut (Meshirės dhe Favorizimit Hyjnor) e cila e bėn tė mundur qė tė ndodhė njė vepėr s’mund t’i pėrshkruhet qenies sė krijuar. Kjo mundėsi ėshtė integrale me veprėn, kurse mundėsia e njė vepre me tė pasurit e shėndetit tė nevojshėm, ekziston nė personin para veprės. Ky ėshtė lloj i mundėsisė i cili ėshtė objekt i diktatit tė Sheriatit. Allahu i Lartėsuar thotė: ‘Allahu nuk e ngarkon njė person, pėrveē sipas mundėsive tė tija’. (el-Bekare 286)



    86. Veprat e njerėzve janė tė krijuara nga Allahu, por tė merituara nga njerėzit.



    87. Allahu, i Lartėsuari, i ka ngarkuar njerėzit vetėm me atė pėr ēka ata kanė mundėsi dhe njerėzit janė nė gjendje qė ta bėjnė atė nė ēka Allahu i ka favorizuar. Kjo ėshtė shpjegim i frazės: ‘Nuk ka fuqi as mundėsi pėrveē me Allahun’. Ne i shtojmė kėsaj se s’ka manovrim apo mėnyrė me tė cilėn ndokush mund t’i shmanget apo t’i ikė dėgjueshmėrisė ndaj Allahut pėrveē me ndihmėn e Allahut; as qė ndokush ka fuqi qė ta praktikojė dėgjueshmėrinė ndaj Allahut dhe tė mbetet i qėndrueshėm nė tė, perveē nėse Allahu e bėn kėtė tė mundur pėr ta qė tė veprojnė kėsisoji.



    88. Ēdo gjė ndodh sipas dėshirės, diturisė, parapėrcaktimit dhe vendimit tė Allahut. Vullneti i tij mbizotėron tė gjitha vullnetet tjera dhe vendimi i Tij i mbizotėron tė gjitha dredhitė. Ai bėn ēfarėdo qė Ai dėshiron dhe Ai kurrė s’ėshtė i padrejtė. Ai ėshtė i lartėsuar nė dėlirėsinė e Tij mbi ēdo tė keqe apo humbje, dhe Ai ėshtė i pėrsosur larg pėrtej ēfarėdo gabimi apo tė mete. ‘Ai s’do tė pyetet pėr atė qė bėn por ata do tė pyeten’. (el-Enbija 23)



    89. Pėr njerėzit e vdekur ka dobi prej lutjes dhe dhėnies sė lėmoshės nga tė gjallėt.



    90. Allahu u pėrgjigjet lutjeve tė njerėzve dhe ju jep atė pėr ēka ata luten.



    91. Allahu ka kontroll absolute mbi ēdo gjė, dhe asgjė s’ka ēfarėdo kontrolli mbi Tė. Asgjė s’mund tė jetė e pavarur nga Allahu qoftė edhe pėr kapsitjen e syrit, dhe kushdo qė e konsideron vetveten tė pavarur prej Allahut pėr kapsitjen e syrit ėshtė pabesimtar dhe bėhet njėri prej njerėzve tė humbjes.



    92. Allahu hidhėrohet dhe mund tė kėnaqet por jo nė tė njėjtėn mėnyrė si cilado krijesė.



    93. Ne i duam Shoqėruesit (Sahabėt) e tė Dėrguarit tė Allahut, por ne nuk e teprojmė nė dashurinė tonė pėr ndonjėrin individ nga mesi i tyre e as qė e mohojmė ndonjėrin prej tyre. Ne e urrejmė secilin qė i urren ata apo nuk flet mirė pėr ta dhe ne flasim vetėm mirė pėr ta. Dashuria ndaj tyre ėshtė pjesė e Islamit, pjesė e besimit dhe pjesė e sjelljes sė shkėlqyeshme, ndėrsa urretja ndaj tyre ėshtė mosbesim, hipokrizi dhe rrebelim.



    94. Ne e konfirmojmė atė se, pas vdekjes sė tė Dėrguarit tė Allahut (sallallahu alejhi ue selam), Hilafeti sė pari i takoi Ebu Bekr el-Sidikut, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, kėshtu duke dėshmuar superioritetin dhe shkėlqesinė e tij mbi Muslimanėt tjerė; pastaj Umer ibn el-Khatabit, Allahu qoftė i kėnaqur me tė; pastaj Uthmanit, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, dhe pastaj Ali ibn Ebi Talibit, Allahu qoftė i kėnaqur me tė. Kėta janė Halifet e Udhėzuara Drejt dhe udhėheqėsit e drejtė.



    95. Ne dėshmojmė se tė dhjetit qė qenė emėruar nga i Dėrguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam), dhe tė cilėve u qe premtuar Kopshti prej tij, do tė jenė nė Kopsht, siē ka dėshmuar i Dėrguari i Allahut fjala e tė cilit ėshtė e vėrteta se ata do tė jenė. Tė dhjetit janė: Ebu Bekr, Umer, Uthman, Ali, Talha, Zubejr, Sa’d, Se’id, Abdur-Rahman ibn Auf dhe Ebu Ubejde ibn el-Xherrah titulli i tė cilit qe besniku i kėtij Umeti, Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė ata.



    96. Ēdonjėri qė flet mirė pėr Shoqėruesit e tė Dėrguarit tė Allahut (sallallahu alejhi ue selam), gratė dhe pasardhėsit e tij, tė cilėt tė gjithė janė tė dėlirė dhe tė panjollosur nga ēfarėdo papastėrtie, ėshtė i lirė prej akuzės sė hipokrizisė.



    97. Njerėzit e ditur nga komuniteti i parė dhe ata qė i pasuan hapat e tyre – njerėzit e virtytit, transmetuesit e hadithit, juristėt dhe analistėt – pėr ta duhet tė flitet vetėm nė mėnyrėn mė tė mirė dhe kushdo qė flet keq pėr ta s’ėshtė nė rrugėn e drejtė.



    98. Ne nuk e preferojmė ndonjė nga njerėzit e shenjtė nga mesi i Umetit mbi cilindo prej Pejgamberėve, por mė parė themi se njėri prej Pejgamberėve ėshtė mė i mirė se tė gjithė eulijat sė bashku.



    99. Ne besojmė nė atė qė e dimė prej Kerameteve, mrekullitė e eulijave dhe nė rrėfimet autentike nė lidhje me ta prej burimeve tė besueshme.



    100. Ne besojmė nė shenjat e Ēastit siē ėshtė paraqitja e Dexhallit dhe nė zbritjen e Isait tė birit tė Merjemes, paqja qoftė mbi tė, nga qielli dhe besojmė nė lindjen e diellit prej ku perėndon dhe nė shfaqjen e Bishės nga toka.



    101. Ne nuk e pranojmė si tė vėrtetė atė ēka thonė falltarėt dhe fatthėnėsit, e as qė i pranojmė pohimet e atyre tė cilėt pohojnė ēfarėdoqoftė qė ėshtė nė kundėrshtim me Librin, Sunetin dhe koncenzusin e Umetit Musliman.





    102. Ne pajtohemi se tė qėndruarit bashkė ėshtė rruga e vėrtetė dhe e drejtė, dhe se ndarja ėshtė devijim dhe dėnim.



    103. Ėshtė vetėm njė fe e Allahut nė qiej dhe nė tokė, dhe ajo ėshtė feja islame. Allahu thotė: ‘Vėrtet, feja nė shikimin e Allahut ėshtė Islami’. (Al-Imran 19) Dhe Ai po ashtu thotė: ‘Unė jam i kėnaqur qė Islami tė jetė feja juaj.’ (el-Maide 3)



    104. Islami qėndron nė mes shkuarjes nė ekstrem dhe dėshtimit, nė mes Teshbihut (gjasimit tė atributeve tė Allahut diēkaje tjetėr), dhe Te’tilit (mohimit tė atributeve tė Allahut), nė mes tė fatalizmit dhe refuzimit tė paracaktimit nga Allahu, dhe nė mes sigurisė (pa qenė i vetėdijshėm pėr llogarinė ndaj Allahut) dhe dėshpėrimit (nga mėshira e Allahut).



    105. Kjo ėshtė feja jonė dhe kjo ėshtė ajo nė ēka ne besojmė, sė brendshmi dhe sė jashtmi, dhe ne refuzojmė ēfarėdo lidhje, para Allahut, me ndonjėrin qė kundėrshton atė qė ne e thamė dhe e bėmė tė qartė.




    Lusim Allahun qė tė na forcojė nė besimin tonė dhe tė na i vulos jetėt tona me tė dhe tė na mbron nga idetė e ndryshme, mendimet e shpėrndara dhe shkollat djallėzore tė mendimit siē janė ato tė Mushabihe, Mu’tezile*, Xhehmije*, Xhebrije*, Kaderije* dhe tė tjera sikur kėto tė cilėt kundėrshtojnė Sunetin dhe Xhematin dhe e kanė pėrkrahur vetveten me gabim. Ne refuzojmė ēfarėdo lidhje me ta, dhe sipas mendimit tonė ata janė gabim dhe nė rrugėn e shkatėrrimit.






    --------------------------------------------------------------------------------

    *Mu’tezile – Ata qė i pėrkasin shkollės sė mendimit Racionalist.


    *Xhehmije – Mohuesit e Emrave dhe Atributeve tė Allahut.


    *Xhebrije – Ata tė cilėt pohojnė se njeriu ėshtė i detyruar ta bėjė atė qė e bėn, d.m.th. se ai s’ka vullnet tė lirė qė tė veprojė.


    *Kaderije – Mohuesit e parapėrcaktimit hyjnor.

  7. #7
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Allahu nuk eshte kudo me Qenien e Tij , eshte kudo me cilesitee Tij ... Degjimin, Shikimin, Dijen....

    Ku eshte Allahu ?????

    Ai qe e ka krijuar Ku-ne nuk ka ku per Te.

    para krijimit te Ku-se Allahu ka ekzistuar pa Ku edhe pas krijimit te Ku-se Allahu ekzistonpa ku.

  8. #8
    i rregjistruar Maska e mjeshtria
    Anėtarėsuar
    03-12-2004
    Vendndodhja
    Shtetet e bashk.
    Postime
    60
    Acidburn,
    tani me duket se po bejme shume pyejtje, dhe kam frike se keto lloj pyejtjesh nuk na cojne per mire. Ne duhet te besojme c'fare ka thene Allahu ne Kuran, Profeti as ne hadithe dhe c'fare kane kuptuar dijetaret.

    Sa per KU dhe KUR une desha te sjell nje ajet qe me ka bere pershtypje, nuk e di nese mund te quhet edhe ky si argument, pasi c'fare eshte permendur me lart mjafton,

    Hud 7: Dhe Ai i cili i ka krijuar qiejt dhe token ne 6 dite dhe Arshi (froni i Tij) ishte mbi uje...

  9. #9
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Allahu i Lartesuar e ka zbritur Kur'anin ne gjuhen arabe ne menyre qe ne njerezit te veme ne pune mendien. Ka shume ajete ne Kur'an ku Allahu ben thirrje qe ne te veme mendien ne pune.

    Une esoj se dijetaret e ehli sunetit (dhe kam cituar Ebu Xhafer Tahaviun) kan besuar se Alahu nuk perfshihet nga 6 dimensionet dhe ekziston pa vend.

    Sa i perket ajeteve ku permendet arshi nuk duhet te merren siperfaqesisht sepse nese meren te tilla ato bien ne konflikt me njera tjeteren. Ja dhe nje shembull:

    1- Meshiruesi qe qendron mbi arsh (perkthimi skandaloz nga arabishtja ne versionin shqip te Kura'nit te Shenjte)

    2- A keni besuar ke eshte ne qiell..

    Te dy keto ajete per disa ketu kane te bejne me Allahun e Lartesuar. Sipas tyre i pari thote qe Allahu qendron mbi arsh dhe i dyti qe Allahu eshte ne qiell. (kjo nese ajetet lexohen siperfaqsisht) Po mire, a e dini ju qe arshi eshte jashte qiejve ???? A e dini ju qe qiejt jane te kufizuar dmth kane permasa ???? Atehere nese themi qe Allahu eshte ne qiell dmth qe qielli e perfshin Ate njesoj si eshte dielli hena toka jupiteri etj. Pastaj a mund Allahu te thote nje here qe qendron mbi arsh pastaj te thote qe eshte ne qiell ?????

    Keto jane pyetje me rendesi i nderuar parashkruajtes. Une pres pergjigje sepse ju kamftuar te diskutojme. Nese jeni merzit me pyetje nuk eshte shume problem se une i di pergjigjet. Dhe do shkruaj edhe pergjigje

    Paqja qofte mbi Ju

  10. #10
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    edhe dicka ti i dashur Klevis2000 mos bej vetem copy paste ne kete forum.

    ke thene En-nefsu --- mohimi
    dhe El Ithbalu -- vertetimi

    te dyja jane te thena gabim
    mohim ne arabisht eshte En-nefju dhe vertetim eshte El Ithbatu.

    Te lutem mos me keqkupto dhe mos e merr personale vetem kij kujdes se nga kopjon.

    eshte fatkeqesi qe ata qe perkthejne literature fetare nga gjuha arabe nuk dine as arabisht dhe as shqip.

    Teuhid = Njesim
    Teuhid Rububije = Njesim ne Zoterim
    Teuhid Uluhije = Njesim ne Adhurim
    Teuhid Esma ue Sifat = Njesim ne Emra dhe Cilesi

    Nese terma te tilla do te shkruheshin shqip do kuptoheshin nga njerezit sepse fjala e ka kuptimin me vete. Ju lutem perdorni gjuhen shqipe kur shqipja e ka ekuivalenten e kuptimit arabisht.

    Edhe nji e funit. Ne gjuhen arabe fjala Istiva ka 14 kuptime. Prej ketyre kuptimeve ka prej tyre qe kane te bejne me Allahun ka dhe qe skane te bejne. Pse e permendni ne shqip qe Istiva dmth qendron ????? Pse nuk thoni psh u zi apo u pjek edhe kto kuptime te fjales istiva??? Fatkeqesia jone me e madhe eshte qe nuk dime as arabisht dhe as shqip e pa dit arabisht nuk thellohesh dot ne Fene Islame qe te vish e te japesh deklarata si keto lart.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Acid_Burn : 07-12-2004 mė 00:57

  11. #11
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    oh me falni edhe nji here se nuk po mu duroka ju flitni per Kufrin opa e dite ca dmth kufer.

    Cfare dmth Kufr ne shqip ????

    Tashi po e shof une qe ketu qekan mbledh Vehabit hmmmmmmmm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Acid_Burn : 07-12-2004 mė 01:02

  12. #12
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Smile

    Es-Selamu Alejkum wr wb

    7:54.
    Vėrtetė, Zoti juaj, All-llahu ėshtė Ai qė krijoi qiejt dhe tokėn brenda gjashtė ditėsh, pastaj u lartesua mbi Arshin, Ai e mbulon ditėn me natėn, qė me tė shpejtė e kėrkon atė (mbulimin e dritės sė ditės), edhe dielli, edhe hėna e edhe yjet i janė nėnshtruar sundimit tė Tij. Ja, vetėm Atij i takon krijimi dhe sundimi. I madhėruar ėshtė All-llahu, Zoti i botėve.


    21:22.
    Sikur tė kishte nė to (nė qiej e nė tokė) zota pos All-llahut, ato tė dyja do tė shkatėrroheshin. Larg asaj qė i pėrshkruajnė ėshtė All-llahu, Zot i Arshit.

    32:4.
    All-llahu ėshtė Ai qė krijoi qiejt dhe tokėn dhe gjithė ē'ka ndėrmjet tyre, brenda gjashtė dite, pastaj u lartesua mbi Arshin. Pėrveē Tij nuk keni ndonjė ndihmėtar tjetėr e as ndėrmjetėsues, pra a nuk jeni kah mendoni

    .

    “Allahu ėshtė kudo” ėshtė jashtėzakonisht i rrezikshėm sepse ai inkurajon, mbron dhe zhvillon gjynafin mjaft tė madh, adhurimin e krijesave. e kėtyre gjėrave.

    .



    - PROVA MIRAZHIT

    Dy vjet para se tė emigronte nė Medine resuli s.a.u.s. bėri njė udhėtim tė mrekullueshėm natėn (Israa) nga Meka nė Jeruzalem e pastaj u ngjit pėrmes 7 qiejve nė drejtim tė pikės mė tė lartė tė krijimit (Miraazh).[153] Ky udhėtim i mrekullueshėm u bė qė resuli s.a.u.s. tė ishte nė prezencėn direkte tė Allahut. Atje, mbi 7 qiej, Namazi u bė i detyrueshėm 5 herė nė ditė dhe atje Allahu i foli drejtpėrsėdrejti resulit s.a.u.s. e i shpalli atij ajetet e fundit tė sures Bekare.[154] N.q.s. Allahu do ishte kudo nuk do kishte nevojė qė resuli s.a.u.s. tė shkonte nė ndonjė vend. Ai do ishte nė prezencėn direkte tė Allahut nė tokė nė shtėpinė e tij. Prandaj, ngjarja e ngjitjes sė mrekullueshme tė resulit s.a.u.s. pėrmes 7 qiejve tregon se Allahu ėshtė mbi krijesat e Tij dhe jo pjesė e tyre.

    PROVA KURANORE

    Numri i ajeteve tė Kur’anit tė cilat theksojnė se Allahu ėshtė mbi krijesat e Tij ėshtė shumė i madh pėr t’u numėruar. Ato gjenden pothuajse nė ēdo sure tė Kur’anit, direkt ose indirekt. Midis atyre qė e tregojnė kėtė gjė indirekt janė ato tė cilat i referohen gjėrave qė ngrihen sipėr prej Zotit ose qė ulen (poshtė) prej Tij. P.sh. nė suren Ihlas, Allahu e quan veten e Tij “Es-Samed” qė do tė thotė qė nė drejtim tė tė Cilit gjėrat ngrihen.

    Nė disa raste kėto lloj ajetesh e tregojnė kėtė pikė pėrpikė, si nė rastin e melekėve; “Atje ngjiten melekėt dhe shpirti (xhibrili) nė njė ditė qė zgjat 50 000 vjetė (ose lartėsia e kėtyre shkallėve ėshtė 50 000 vjetė)”. (70:4) dhe nė disa tė tjera e tregojnė kėtė nga ana shpirtėrore si nė rastin e namazit dhe dhikrit pėr tė cilat Allahu thotė:


    “… te Ai ngrihet fjala e mirė (besimi) dhe vepra e mirė …” (35:10)

    Nė njė ajet tjetėr thuhet:

    “O Haman, ndėrtoma njė pyrg, e ndoshta do t’i gjej rrugėt. Rrugėt e qiejve, e t’a shoh Zotin e Musait, pse unė mendoj se ai ėshtė gėnjeshtar …” (40:36-37)

    Njė shembull i zbritjes prej Allahut mund tė gjendet nė ajetin e mėposhtėm.


    “Thuaj: “Atė (Kur’anin) e solli poshtė “Ruhul-Kudus” - shpirti i shenjtė - plot vėrtetėsi nga Zoti yt, pėr t’i forcuar edhe mė ata qė besuan dhe pėr tė qenė udhėrrėfyes e pėrgėzues pėr muslimanėt.” (16:102)



    Pėrsa u pėrket ajeteve qė tregojnė direkt se Allahu ėshtė mbi krijesat mund tė pėrmendim ajetin e mėposhtėm nė tė cilin Allahu thotė se ėshtė mbi robt e Tij.

    “Ai ėshtė mbizotėrues mbi adhuruesit e Tij …” (6:18 dhe 61)

    ose ajeti:
    “I frikėsohen Zotit tė tyre qė ėshtė mbi ta …” (16:50)

    Nė kėto lloj ajetesh ne mund tė gjejmė dhe emra tė Allahut qė vėrtetojnė qėnien e Tij mbi tė gjitha krijesat. P.sh. Allahu e quan Veten me emrat “El-Alij” dhe “El-A’laa” qė do tė thonė mė i larti, mbi tė cilin nuk ka asgjė. P.sh. “El-Alij El-Adhiim” (2:225) “Rabbikel-Ala” (87:1).

    Pra Kur’ani tregon qartė se Allahu ėshtė lart mbi tė gjitha krijesat dhe jo brenda ose i rrethuar prej tyre.[155]

    PROVA NGA HADITHET

    Nė thėniet e resulit s.a.u.s. ka dėshmi tė bollshme qė shpjegojnė se Allahu nuk ėshtė nė tokė ose brenda krijesave tė Tij. Ashtu si ajetet e Kur’anit disa prej haditheve e shprehin kėtė direkt dhe disa indirekt. Midis haditheve qė e shprehin atė indirekt janė ato qė tregojnė se melekėt ngjiten sipėr te Allahu si nė rastin e hadithit tė Ebu Hurejrės nė tė cilin tregohet se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “(Njė grup) melekėsh qėndrojnė me ju natėn dhe (njė grup tjetėr) melekėsh ditėn, dhe tė dy grupet mblidhen nė kohėn e namazit tė Asrit (mbasdites) dhe Fexhrit (mėngjesit). Pastaj ata melekė qė kanė qėndruar me ju natėn ngjiten (nė qiell) dhe Allahu i pyet ata (pėr ju) megjithėse Ai di gjithēka pėr ju….” [156]

    Nė kėtė grup hadithesh futen dhe hadithet qė tregojnė se Allahu ėshtė mbi Arshin e Tij, Arsh i cili ėshtė mbi tė gjithė krijimin. P.sh. Ebu Hurejre trasmeton se resuli s.a.u.s. ka thėnė: “Kur Allahu plotėsoi krijimin, (Ai) shkroi tek Ai mbi Arshin e Tij: “Me tė vėrtetė mėshira Ime e paraprin zemėrimin Tim.”” [157]

    Njėri prej shembujve tė haditheve qė tregojnė se Allahu ėshtė mbi krijesat ėshtė hadithi i mėposhtėm pėr gruan e resulit s.a.u.s. e cila i mburrej grave tė tjera tė resulit s.a.u.s. duke i thėnė se Allahu mbi 7 qiej e kishte martuar atė (me resulin s.a.u.s.).[158] Njė argument tjetėr ėshtė edhe duaja qė resuli s.a.u.s. i mėsonte tė sėmurėve qė tė luteshin pėr vete. “Rabbenaa Allah el-ledhii fis-semaai takad-dese ismuke …”. “Allah, Zoti jonė qė je mbi qieju shenjtėroft emri yt, …”[159] Hadithi i mėposhtėm ndoshta ėshtė argumenti mė i qartė pėr kėtė ēėshtje. Mu’auje ibn Hakem ka thėnė: “Unė kisha njė shėrbėtore qė mbikėqyrte delet e mia nė zonėn e malit Uhud pranė vendit tė quajtur Xhauariije. Njė ditė unė shkova pėr ti parė ato vetėm pėr tė zbuluar se njė ujk ia kishte mbathur me njė prej deleve tė tufės sė saj. Pėr shkak se unė, si tė gjithė pasardhėsit e Ademit, jam i prirur pėr tė bėrė veprime qė mė vonė na vjen keq qė i kemi bėrė, e godita atė nė fytyrė me njė shpullė tė tmerrshme. Kur shkova te i dėrguari i Allahut dhe ia tregova historinė, ai e konsideroi atė qė kisha bėrė si njė gjė shumė tė rėndė pėr mua. Unė i thashė: “O i dėrguari i Allahut a mund t’a liroj atė?” [160] Ai u pėrgjigj: “Sille atė tek unė.” Kėshtu qė unė e ēova tek ai. Ai (resuli s.a.u.s.) e pyeti atė: “Ku ėshtė Allahu?” Ajo u pėrgjigj: “Mbi qiell.” Pastaj ai e pyeti: “Kush jam unė?” dhe ajo u pėrgjigj: “Ti je i dėrguari i Allahut.” Resuli s.a.u.s. mė tha: “Liroje atė sepse ajo ėshtė me tė vėrtetė njė besimtare e vėrtetė.” [161] Pėr tė provuar besimin e dikujt pyetja llogjike qė bėhet ėshtė “A beson te Allahu?” Resuli s.a.u.s. nuk e bėri kėtė pyetje, sepse shumica e njerėzve nė atė kohė besonin te Allahu ashtu siē pėrmendet shpesh nė Kur’an:

    “Nėse ti i pyet ata: “Kush i krijoi qiejt dhe tokėn, kush e nėnshtroi (tė lėvizin) diellin dhe hėnėn?” Ata do tė thonė: “Allahu!” …” (29:61)

    Pėr shkak se paganėt Mekkas tė asaj kohe besonin se Allahu ishte prezent nė idhujt e tyre, pra besonin se Allahu ishte pjesė e krijesave, resuli a.s.u.s. donte tė pėrcaktonte se a ishte besimi i saj i pėrzier dhe pagan si i Mekkasve tė tjerė apo monoteist nė pėrputhje me mėsimet hyjnore. Kėshtė qė ai i bėri asaj njė pyetje e cila do pėrcaktonte se a besonte ajo se Allahu nuk ėshtė pjesė e krijesa tė Tij apo ajo besonte se Allahu mund tė adhurohet nė krijesa. Pėrgjigja e saj, se Allahu ėshtė mbi qiejt duhet tė konsiderohet nga ēdo musliman e vetmja pėrgjigje e saktė e pyetjes, “Ku ėshtė Allahu?”, sepse resuli s.a.u.s. gjykoi se ajo ishte besimtare e vėrtetė mbi bazėn e kėsaj pėrgjigjeje. N.q.s. Allahu do ishte kudo ashtu siē pohojnė disa “muslimanė” resuli s.a.u.s. do t’a kishte korigjuar pėrgjigjen e saj, “mbi qiej”. Meqenė se ēdo gjė e thėnė nė prezencėn e resulit s.a.u.s. tė cilėn ai nuk e ka kundėrshtuar, sipas ligjit Islam quhet sunnet i aprovuar, ajo ėshtė e vlefshme. Megjithatė resuli s.a.u.s. jo vetėm qė e pranoi thėnien e saj, por ai e pėrdori kėtė pėrgjigje pėr tė gjykuar nė se ishte ajo besimtare e vėrtetė.



    KONSESUSI I DIJETAREVE TE HERSHEM

    Thėniet e dijetarėve tė hershėm muslimanė qė vėrtetojnė se Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat e Tij janė tė shumta pėr t’u pėrmendur nė kėtė pėrmbledhje. Dijetari i haditheve tė shekullit tė 15-tė, Edh-Dhahabi, shkruajti nė njė libėr tė titulluar “el-Uluu lil-Alii el-Adhiim” nė tė cilin ai mblodhi thėniet e mė shumė se 200 dijetarėve tė mėdhenj tė hershėm qė konfirmonin se Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat e Tij.[164] Njė shembull i mirė pėr kėto thėnie gjendet nė tregimin e Mutiė’el-Balehis se kur ai pyeti Ebu Hanefin pėr mendimin e njė personi qė thoshte se ai nuk e dinte ku ishte Zoti i tij, nė tokė apo nė qiej. Ebu Hanefija u pėrgjigj: “Ai ka bėrė kufėr, sepse Allahu kė thėnė: “Mėshiruesi mbi Arsh qėndron.” (20:5) dhe Arshi i Tij ėshtė mbi 7 qiejtė.” Ai (el-Balehi) pastaj i tha: “Po n.q.s. ai thotė se Allahu ėshtė mbi Arsh, por ai nuk e di se ku ėshtė Arshi nė tokė apo nė qiej?” Ai (Ebu Hanifja) u pėrgjigj: “Ai ka bėrė kufėr sepse ai ka mohuar se Allahu ėshtė mbi qiejt dhe kushdo qė mohon se Allahu ėshtė mbi qiejt ka bėrė kufėr.”[165] Shumė qė “ndjekin” medhhebin Hanefi sot thonė se Zoti ėshtė kudo. Nė tė vėrtetė kėta nuk janė pasues tė medhhebit Hanefi sepse vetė Hanefija ėshtė shprehur se Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat dhe sepse tė gjithė ata qė kanė pasuar me tė vėrtetė medhhebin Hanefi kanė besuar se Allahu ėshtė mbi krijesat e Tij. Gjithashtu ngjarja nė tė cilėn nxėnėsi kryesor i Ebu Hanefis, Ebu Jusuf, i tha Bishr el-Merisit[166] tė pendohej kur ai mohoi se Allahu ėshtė mbi Arsh ėshtė pėrmendur nė shumė libra tė shkruajtur gjatė asaj periudhe.[167]

    PERMBLEDHJE

    Si pėrfundim mund tė themi me siguri, se sipas Islamit dhe parimeve tė teuhidit, kanė vend kėto pėrkufizime:

    • Allahu ėshtė krejtėsisht i ndarė (si qenie) nga tė gjitha krijesat e Tij.

    • Krijesat as nuk e rrethojnė Atė e as nuk janė mbi Tė.

    • Ai, Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat.

    Kėto janė koncepte klasike pėr Allahun nė pėrputhje me Islamin. Janė shumė tė thjeshta, strikte dhe nuk lėnė shteg pėr ēdo lloj keqkuptimi, keqkuptime qė shpesh tė drejtojnė nė adhurimin e krijesave.

    Nga ana tjetėr kėto koncepte nuk mohojnė se cilėsitė e Allahut veprojnė kudo midis krijesave tė Tij. Asgjė nuk i shpėton shikimit tė Tij, dijes sė Tij dhe fuqisė sė Tij.

    Ashtu si ne qė me anė tė teknologjisė sė zhvilluar jemi nė gjendje tė ulemi rehat nė shtėpitė tona dhe tė shikojmė ngjarje qė ndodhin mjaft larg, ashtu edhe Allahu shikon, dėgjon dhe di gjithēka nė univers pa qenė brenda tij. Trasmetohet se Ibn Abasi ka thėnė: “Nė dorėn e Allahut, 7 qiejt, 7 tokat, gjithēka qė pėrmbajnė ato dhe gjithēka qė ėshtė midis tyre, ėshtė si njė farė mustardi nė njėrėn prej duarve tuaja.”[168] Ashtu si pulti i televizorit fuqia e Allahut vepron lirisht mbi tė gjitha elementėt e krijimit pa qenė Allahu brenda kėtyre elementeve. Nė fakt koncepti se Allahu ėshtė brenda krijesave ėshtė shirk nė teuhidin Esmaa ues-Sifaat sepse i jepen Allahut disa prej dobėsive tė njeriut. Njeriu ėshtė ai qė duhet tė jetė prezent nė njė ngjarje pėr t’a dėgjuar, shikuar, ditur dhe pėr tė vepruar nė tė. Dija dhe fuqia e Allahut nuk ka kufij. Tė gjitha mendimet e njeriut dihen prej Allahut bile edhe ndjenjat qė veprojnė nė zemrėn e tij i janė nėnshtruar kontrollit tė Allahut. Kjo ėshtė mėnyra nė tė cilėn duhen kuptuar ajetet qė tregojnė afėrsinė e Allahut. P.sh. Allahu thotė:

    “Ne e kemi krijuar njeriun dhe e dimė se ē’pėshpėrit ai nė vetvete dhe Ne jemi mė afėr tij se damari i qafės sė tij.” (50:16)

    dhe

    “O ju qė besuat, pėrgjigjuni (thirrjes) sė Allahut dhe tė tė dėrguarit kur ai (i dėrguari) ju fton pėr atė qė ju jep jetė (fenė e drejtė), dhe t’a dini se Allahu ndėrhyn ndėrmjet njeriut dhe zemrės sė tij, dhe se ju do tė tuboheni tek Ai.” (8:24)



    Pjesa e ajetit ku thuhet se Allahu ėshtė te njeriu mė afėr se damari i qafės sė tij nuk duhet kuptuar sikur Allahu ėshtė brenda njeriut. Ajo thjesht tregon se asgjė nuk i shpėton dijes sė Allahut, bile edhe mendimet e brendėshme tė njeriut, dhe se asgjė nuk ėshtė pėrtej fuqisė sė Allahut pėr tė ndryshuar dhe kontrolluar bile edhe ndjenjat e zemrės. Ashtu siē Allahu thotė:


    “A thua nuk e dinė ata se Allahu e di ē’ka e fshehin dhe atė ē’ka e publikojnė?” (2:77)

    “… Pėrkujto nimetin e Allahut ndaj jush kur ju (para se tė pranonit Islamin) ishit tė armiqėsuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja e ashtu me dhuntinė e Tij aguat tė jeni vėllezėr …” (3:103)

    Resuli s.a.u.s. shpesh bėnte duanė:

    “Jaa mukalib el-kulub (o Nryshus zemrash) thebit kalbi alaa diinik (bėje tė qėndrueshme zemrėn time nė fenė Tėnde)” [169]

    Nė mėnyrė tė ngjashme ajetet si,
    “… Nuk bėhet bisedė e fshehtė mes tre vetave e tė mos jetė Ai i katėrti; e as mes pesė vetave e tė mos jetė Ai i gjashti, e as mes mė pak vetave dhe as mes mė shumė vetave, e tė mos jetė Ai me ta kudo qė tė jenė…” (58:7)

    duhen kuptuar sipas kontekstit tė tyre. Duke lexuar pjesėn paraprirėse tė ajetit,

    “A nuk e di ti se Allahu di ēka nė qiej dhe ēka nė tokė!?…” (58:7)

    gjithashtu dhe pjesėn pėrmbyllėse tė ajetit

    “…Pastaj nė ditėn e kijametit i njofton ata me atė qė kanė punuar. Allahu ka pėrfshirė ēdo send nė dijen e vet.” (58:7)

    Nė kėtė mėnyrė bėhet e qartė se kėtu Allahu e ka fjalėn pėr dijen e Tij dhe jo pėr faktin se Qenia e Tij ėshtė prezent midis njerėzve, sepse Ai ėshtė mbi dhe pėrtej krijesave tė Tij.[170] Pėrsa i pėrket thėnies qė i ėshtė mveshur resulit s.a.u.s., “Qiejtė dhe toka nuk mund t’a pėrmbajnė Allahun, por zemra e besimtarit tė vėrtetė e pėrmban Atė”, kjo thėnie nuk ėshtė e vėrtetė. Por edhe n.q.s. mbyllim njė sy dhe marrim kuptimin e saj nuk ka mundėsi qė njė njeri me arsye tė nxjerrė prej saj pėrfundimin se Allahu ėshtė brenda njeriut. N.q.s. zemra e besimtarit do pėrmbante Zotin, besimtari ėshtė brenda qiejve dhe tokės pra qiejt dhe toka do e pėrmbanin Allahun, gjė qė kundėrshtohet nga vetė kjo thėnie.

    Pra, nė pėrputhje me pikėpamjen e Islamit tė bazuar nė Kur’an dhe sunnetin e resulit s.a.u.s., Allahu ėshtė mbi tė gjitha krijesat e Tij

    Acid_burn Klevi2000 eshte perjashuar nga forumi prandoj frenoj pak pjyetjet
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  13. #13
    i rregjistruar Maska e mjeshtria
    Anėtarėsuar
    03-12-2004
    Vendndodhja
    Shtetet e bashk.
    Postime
    60
    Acid burn,
    ...Persa i perket marrjes se Sunnetit si prove, ka nje beteje ndermjet Ehlis-Sunnetit dhe njerezve qe anojne nga racionalizmi. Ehlis-Sunneti perdor si prove ēfaredo qe eshte transmetuar prej Profetit, salallahu alejhi ue selam, me hadithet e verteta dhe ato nuk mohojne asnje prej tyre dhe nuk ia ndryshojne kuptimin atyre. Dhe ky menhexh eshte bere i qarte, duke ndjekur transmetimet prej selefus-salih.
    Imami i Sunnetit, Ahmed Ibn Hanbel, ka thene ne lidhje me hadithet qe flasin per Cilesite e Allahut:"Ne i besojme ato, i afirmojme ato, dhe ne nuk mohojme asnje prej tyre nese ato transmetohen me transmetues te sinqerte e te besueshem." [Sherh Usulul I'tikad e Lalika'it nr.777]

    Dhe eshte e njohur se autori i Akides Tahauije dhe ai qe i beri tefsirin ishin Hanefi, dhe Tahaui ishte bashkekohes me el-Esh'ariun. Ai e shkruajti akiden e tij qe te shpjegonte akiden e imam Ebu Hanifes dhe shokeve te tij, dhe eshte shume e ngjashme me ate qe gjendet ne Fik'hul Ekber prej tij. Ata transmetojne prej imamit [Ebu Hanife] se ai e ka deklaruar kafir ate qe thote se Allahu nuk eshte mbi Arsh ose hesht rreth kesaj. Gjithashtu nxenesi i tij, Ebu Jusuf, e shpall Bishr el-Maresin kafir, dhe eshte e njohur se Esh'arije e mohojne lartesimin dhe e mohojne se Ai eshte mbi Arsh, dhe dihet mire se keto baza jane marre prej Bishr el-Maresit." [Shiko ēfare eshte permendur ne Sijar A'lemin Nubula ne biografine e Bishrit 10/200-201 dhe el-Hemeuijjah, faqe 14-15]
    Dhe sheikhul Islam Ibn Tejmijjah citon se Abdul-Kader el-Xhilani eshte pyetur:"A ka pasur ndonje qe ka qene ueli i Allahut e qe ka qene ne akide tjeter nga ajo e Ahmed Ibn Hanbelit?" Ai tha:"Kjo s'ka ndodhur e as qe do te ndodhe." [el-Istikamah, faqe 85-86]
    ...... marre nga Bazat e Sunetit te Imam Ahmed ibn Hanbel.

    Qendrimi i Allahut mbi Arsh si dhe cilesite e tjera te Allahut merren sikur jane pa bere filozofi. Cilesite ne duhet ti besojme ashtu sic i kane kuptuar tabiinet, sic e ka kuptuar Sufjan eth-Theuri, Sufjan ibn Ujejne, Ebu Hanife, Imam Ahmed ibn Hanbeli, sic e ka kuptuar Ebu Jusufi dhe Muhamedi (nxenesit e Ebu Hanifes), sic e ka kuptuar Abdulkader Gejlani. Te gjithe keta dijetare i kane marre cilesite ashtu sic jane transmetuar pa i komentuar duke ju bindur keshtu fjales se profetit as si dhe atyre qe ndoqen rrugen e tij me vone.

    Hud 7: Dhe Ai i cili i ka krijuar qiejt dhe token ne 6 dite dhe Arshi (froni i Tij) ishte mbi uje...

  14. #14
    i rregjistruar Maska e mjeshtria
    Anėtarėsuar
    03-12-2004
    Vendndodhja
    Shtetet e bashk.
    Postime
    60
    Citim Postuar mė parė nga Acid_Burn
    Allahu i Lartesuar e ka zbritur Kur'anin ne gjuhen arabe ne menyre qe ne njerezit te veme ne pune mendien. Ka shume ajete ne Kur'an ku Allahu ben thirrje qe ne te veme mendien ne pune.

    Une esoj se dijetaret e ehli sunetit (dhe kam cituar Ebu Xhafer Tahaviun) kan besuar se Alahu nuk perfshihet nga 6 dimensionet dhe ekziston pa vend.

    Sa i perket ajeteve ku permendet arshi nuk duhet te merren siperfaqesisht sepse nese meren te tilla ato bien ne konflikt me njera tjeteren. Ja dhe nje shembull:

    1- Meshiruesi qe qendron mbi arsh (perkthimi skandaloz nga arabishtja ne versionin shqip te Kura'nit te Shenjte)

    2- A keni besuar ke eshte ne qiell..

    Te dy keto ajete per disa ketu kane te bejne me Allahun e Lartesuar. Sipas tyre i pari thote qe Allahu qendron mbi arsh dhe i dyti qe Allahu eshte ne qiell. (kjo nese ajetet lexohen siperfaqsisht) Po mire, a e dini ju qe arshi eshte jashte qiejve ???? A e dini ju qe qiejt jane te kufizuar dmth kane permasa ???? Atehere nese themi qe Allahu eshte ne qiell dmth qe qielli e perfshin Ate njesoj si eshte dielli hena toka jupiteri etj. Pastaj a mund Allahu te thote nje here qe qendron mbi arsh pastaj te thote qe eshte ne qiell ?????

    Keto jane pyetje me rendesi i nderuar parashkruajtes. Une pres pergjigje sepse ju kamftuar te diskutojme. Nese jeni merzit me pyetje nuk eshte shume problem se une i di pergjigjet. Dhe do shkruaj edhe pergjigje

    Paqja qofte mbi Ju
    Ne nuk e veme dot ne pune mendjen per cilesite e Allahut. Po te duhej bere dicka e tille do ta kishin bere sahabet, tabiinet, do ta kishte bere Ebu Hanifja, imami i teuhidit (njesimit te Allahut xh.sh.)


    Abdullah Ibn Abbas ka thene:"Me te vertete Allahu ishte mbi Arshin e Tij perpara se te krijonte gjerat e tjera, dhe Ai krijoi krijesat dhe shkroi e beri kader ēdo gje qe do te ndodhe deri ne Diten e Gjykimit." [Sherh Usulul I'tikad i Lalika'it nr.660.]

    Hud 7: Dhe Ai i cili i ka krijuar qiejt dhe token ne 6 dite dhe Arshi (froni i Tij) ishte mbi uje...

    Ebu Muti'iel-Hakam Ibn Abdullah el-Belkhi ka thene:"E pyeta Ebu Hanifen rreth atij qe thote,"Nuk e di nese Zoti im eshte ne qiej apo ne toke," e ai tha:"Ai eshte kafir, meqenese Allahu, me i Larti, thote:"err-Rrahmenu alel arshis-steua - Me i Meshirshmi u lartesua mbi Arsh," Surah Ta Ha 20:5 dhe Arshi i Tij eshte mbi qiej." E une i thashe:"Po nese ai thote,"Ai u lartesua mbi Arsh, por nuk e di nese Arshi eshte ne toke apo ne qiej." Ai tha:"Nese mohon qe eshte mbi qiej, atehere eshte kafir." [Transmetohet nga edh-Dhehebi ne Mukhtesirul Uluw nr.118.]



    Imam Malik [vdiq 179H] ka thene:"el-Istiua eshte e njohur, kurse menyra se si eshte e panjohur; te kesh iman ne te eshte e detyrueshme, ndersa te pyesesh rreth saj eshte bidat [risi]." Dhe ai iu drejtua pyetesit:"Nuk mendoj per ty veēse qe ti je nje njeri i keq." E urdheroi qe ta largonin ate. [1]

    Abdullah Ibn el-Mubarak [vdiq 181H] ka thene:"Ne nuk themi ashtu siē thone Xhehemite, qe Allahu eshte ne toke, por ne themi se Ai eshte lartesuar mbi Arshin e Tij." Dhe i eshte thene atij:"Si ta njohim Zotin tone?" Ai tha:"Mbi qiej, 'ala [i lartesuar] mbi Arshin e Tij. [Khalk Ef'uelul Ibad te imam Bukharit, faqe 13.]

    Muhammed Ibn Jusuf [nje nga mesuesit e Bukharit] ka thene:"Ai qe thote se Allahu nuk eshte mbi Arshin e Tij eshte kafir. Dhe Ai qe mendon se Allahu nuk i foli Musait, alejhi selam, eshte kafir." [Khalk Ef'uelul Ibad te imam Bukharit, faqe 66.]

    Abdullah Ibn Mes'ud ka thene rreth thenies se Tij:"Thummes-steua alel Arsh - E u lartesua mbi Arsh," Arshi eshte mbi uje, e Allahu eshte [feuka] mbi Arsh, dhe Ai e di gjendjen tuaj." [Khalk Ef'uelul Ibad te imam Bukharit, faqe 103.]

    Imam Bukhari [vdiq 256H] ka thene:"Muxhahid ka thene rreth Istiua-se:"Te lartesohesh mbi Arsh." [Transmetohet nga Bukhari ne Sahih 13/ 403.]

    Ibn Xherir et-Taberi [vdiq 310H] ka thene rreth thenies se Allahut, me te Lartit:"err-Rrahmanu alel Arshi-steua e ka kuptimin e lartesimit dhe ngritjes." [Xhami'ul Bajan an Te'uilil Kur'an 16/137]

  15. #15
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Mjeshtria

    duke pas parassh ca ke shkrujt ketu dhe po ashtu mesazhin qe me ke dergu po te pergjigjem shkurt.


    Tahaviu ne metnin e akides se tij qe sherben sot e ksaj dite si busull e Akides se ehli xhema'as dhe sunetit ka thene : WE LA TAHVIHU XHIHAT ES-SIT KE SAIR EL MUBTEDIAT.
    qe ne shqip dmth : NUK E PERFSHIJNE ATE (ALLAHUN) 6 DIMENSIONET SI KRIJESAT

    kjo dmth qe Allahu nuk eshte as lart as poshte as majtas as djathtas as para as mbrapa, cfardon lloj pike referimi te marrim.. ne rastin tone njeriun qe eshte ne toke.

    Sa i perket asaj qe Allahu eshte ne qiell. Nuk eshte e vertete sepse te thuash Allahu eshte ne qiell (arabisht fi Es-semai) dmth qe Allahun e kufizon i cakton madhesi forme dhe permasa. Kjo eshte absurde. Te thuash qe Allahu eshte ne qiell dmth qe Allahu eshte me i vogel se qielli. Qesharake dhe shum e rrezikshme.

    Te thuash qe Allahu eshte me qenien e tij mbi Arsh.. dmth qe Allahu qendron mbi arsh eshte totalisht e gabuar sepse Allahu nuk ka qendruar mbi arsh para se te krijohet arshi, nese Ai qendron mbi arsh pas krijimit te arshit dmth se ka ndryshuar nga nje gjendje ne nje tjeter gje qe nuk ka te beje me Krijusin, por me krijesat.

    Hadithi i asaj gruas qe eshte pyetur ku eshte Allahu eshte hadith MUD-DTARIB qe ne shqip dmth qe ne transmetime te ndryshme eshte me tekst te ndryshem. Haditrhe te tilla nuk merren si argument ne Akide. Nga ana tjeter nese do lexoni ne lidhje me ate hadith do gjeni se ajo gruaja kishte shkuar te pranonte Islamin. A mos pranohet Islami duke thene qe Allahu eshte ne qiell ???? Jo !!!! Musliman behesh me thenien e dy deshmive pra me deklarimin se nuk ka te adhuruar tjeter vec Allahuit dhe se Muhammedi eshte i Derguari i Tij.

    Sa i perket Esha'arive dhe Maturidive dy shkollave qe kan nxjerr dijetaret me te medhenj musliman mos folni pa dije.

    Err-hamanu alel Arshi istewa... Meshirusi u lartesu mbi arsh nuk ka te beje me qendrim fizik. Ka te beje me Lartesim. Eshte njesoj si te ngaterrosh Mekan me Mekaneh ose Kaatele me Katele... kush din arabisht duhet t'i dije kto.

    Te thush qe Allahu eshte ne qiell bie ne kundershtim me te thenen qe Allahu eshte mbi arsh sepse Arshi eshte jashte qiejve Arshi eshte tavani i xhennetit.

    KUSH E KA KRIJUAR KU-ne NUK KA KU PER ATE.[U]

    PAQE
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Acid_Burn : 09-01-2005 mė 00:49

  16. #16
    i rregjistruar Maska e mjeshtria
    Anėtarėsuar
    03-12-2004
    Vendndodhja
    Shtetet e bashk.
    Postime
    60
    ketu ne pergjigje ke perdorur llogjike. dhe akideja dhe cilesite e Allahut nuk shpjegohen me llogjike.
    me te miret e brezave te pare duke perfshire Ebu Hanifen, Shafiun, Ahmed ibn Hanbel, Maliku, Buhariu kane besuar se Allahu eshte mbi Arsh. Se si vjen ne gjuhen shqipe e si na duket neve, apo se si u duket arabeve ne gjuhen arabe apo se sa koncepte perfshin ALEL ARSH ne arabisht nuk na ngelet per ta komentuar.

    Shikoji fjalet e Ebu Jusufit ne shkrimin tim me lart.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    I kam disa pyetje ,ēfare mendoni per ajetet e sures EL HADID 1. All llahun e lartesoi me adhurimin e tij ēka ne qiej e ne toke dhe ai eshte i gjithefuqishmi i urti 2.I tij eshte pushteti ne qiej e ne toke Ai jep jete dhe Ai jep, vdekje dhe Ai ka fuqi per ēdo send 3. Ai eshte i pari qe ska fillim dhe i fundit qe ska mbarim , i dukshmi dhe i padukshmi dhe AI eshte i dijshmi per ēdo gje 4.Ai eshte qe krijoi qiejt dhe token vetem per 6 dite ,pastaj mbisundoi Arshin Ai e di ēka futet ne toke dhe ēka del prej saj , ēka zbret nga qielli dhe ēka ngritet ne te dhe Ai eshte me ju kudo qe jeni , Allahu eshte percjelles i asaj qe punoni

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Edhe nje tjeter ajet nga surja A RAF ajeti 143 . E kur Musai erdhi ne kohen qe icaktuam dhe i foli Zoti i vet , ai tha Zoti im me mundeso pamjen tende e te shikoj ,AI Zoti i tha ti nuk ke mundesi te me shohesh Mua , por shiko kodren , e nese ajo qendron ne vendin e vet ti do te me shohesh mua . Kur u drejtua nga kodra nje pjese e drites nga Zoti i tij e beri ate (kodren) thermi e Musait i ra te fiket . Kur eerdhi ne vete tha ,E larte eshte madheria jote pendohem te ti (per ate qe kerkova une) dhe une jam i pari i besimtareve . Mendoj se ky ajet eshte ne kundershtim me disa shkrime qe jan shkruar me lart
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga albprofiler : 09-01-2005 mė 08:46

  19. #19
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Me vjen shum cudi se si ju njerez e anashkaloni mendjen kur flisni per besim. Sa here e ka permendeur Alahu rrolin e mendjes ne Kur'an ???? E la ta'kiluun?? Thirrini mendjes.

    Ti mjeshtria harron qe Kurani ka zbritur ne gjuhen arabe??? Si mund te mos marresh parasysh rendesine e kuptimit te gjuhes ne komentimin e Kuranit???

    Istewa e kam thene edhe nje here ka shume kuptime. Dsa prej tyre kane te bejne me Alahun dhe disa JO!!! Psh arabet thojne: Isteua Et-taamu qe do te thote U be gjella, me fjale te tjera ushqimi eshte gati. Ky kuptim i fjales Isteua s'ka te beje me ajetin ne fjale ... besoj se jemi dakort ketu.

    Po ashtu arabet thone: Isteua Bishru Ala Es-sultati qe dmth E mori Bishri pushtetin me fjale te tjera mbizotron mbi shtetin X. Ne kete rast Isteua dmth Mbizotrim dhe ky ka te beje me Allahun xh.sh Pra Mesirusi Mbizotroi Arshin.

    Ala qe dmth ne shqip (mbi) nuk perdoret vetem per te percaktu pozicion. Dhe ne rastin ala el arshi nuk ka per qellim qendrim mbi arsh.

    E dime fort mire qe emrat e Allahut duke i shtuar perpara fjalen ABD perdoren per emertimin e njerezve. Psh Abdul Kadir, Abdus-Samed etj keni degju naj here ju Abdul Musteui ?????

    Ju prap thoni qe une perdor llogjiken dhe jo argumente por haroni qe llogjika eshte argument. Edhe ate fjalen e Tahaviut La Tahvihi Xhihatu sit ke sair el mubtediat asnji nga ju nuk po mundet ta pranoje???? Me duket se eshte shume e qarte.

    Mjeshtria!

    Ma gjej pak numrin e aij hadithit te sahiu Muslimit meqe thu qe qeka te Sahiu dhe diku tjeter. Nese ke studju mbi hadithin duhet ta dish qe hadithet qe jane ne versione te ndryshem nuk merren si argument ne Akide.

    _____________________________________


    Tani le ta gjallerojme pak kete diskutim me nje pytje. Ju qe thoni se Allahu qendron mbi arsh, dhe qe eshte ne qiell, edhe qe thoni po ashtu se Miraxhi eshte argument qe Allahu qenka lart.

    Cfare mendoni per hadithin ku thuhet qe Allahu ne pjesen e trete te nates zbret ne qiellin e dynjase????

    Pra : eshte mbi arsh, eshte ne qiell dhe ne cilin qiell ????

  20. #20
    i rregjistruar Maska e mjeshtria
    Anėtarėsuar
    03-12-2004
    Vendndodhja
    Shtetet e bashk.
    Postime
    60
    mire thua ti AcidBurn se Allahu nuk kufizohet, sic ka thene Tahaviu. Por a mund ta lexosh se c'fare ka thene Tahaviu per Arshin. Une me lart te solla te gjithe dijetaret e Sunetit. A ke ndonje dyshim per arabishten e tyre?

    Unė [edh-Dhehebi] them, “Po, kjo ėshtė ajo nė ēka janė mbėshtetur mohuesit e ‘uluvit [epėrsisė] sė Zotit, tė Madhėrishmit. Ata u larguan prej kėrkesave tė Librit, Sunetit, thėnieve tė Selefit dhe natyrshmėrisė sė tėrė krijimit. Ajo ēka ata pohojnė tė jetė e domosdoshme [pėr afirmimin e epėrsisė sė Allahut] ėshtė e aplikueshme ndaj trupave tė krijuar. Mirėpo, asgjė s’ėshtė sikur Allahu dhe domosdoshmėritė qė ngrihen nga teksti i qartė [tė Librit dhe Sunetit] janė po ashtu tė vėrteta. Ne nuk pėrdorim ndonjė shpjegim pos atij qė na vjen pėrmes transmetimit. Si shtojcė ndaj kėsaj e themi edhe atė se, ‘Ne nuk e pranojmė se tė qenit e Krijuesit mbi Fronin dhe mbi qiejt, kėrkon qė Ai tė jetė i kufizuar dhe nė drejtim hapsinor, meqė ēkado qė ėshtė nėn Fronin thuhet se ėshtė e kufizuar dhe nė drejtim hapsinor. Mirėpo, ajo ēka ėshtė mbi Fronin nuk ėshtė e kėtillė. Dhe, Allahu ėshtė mbi Fronin ashtu siē mu gjenerata e parė qenė unanimisht nė pajtim pėr kėtė, dhe imamėt pas tyre kanė cituar nga ata. Ata e thanė kėtė nė pėrgėnjeshtrimin ndaj Xhehmive, ata qė thanė se Ai ėshtė nė ēdo vend, duke marrė si dėshmi thėnien e Tij, ‘Dhe Ai ėshtė me ju…’. Pra, kėto dy thėnie qenė mu ato thėnie qė qenė prezantuar nė kohėn e Tabi’inėve dhe pasardhėsve tė tyre. Ato janė dy thėniet qė mund tė kuptohen nė kėtė deklaratė [d.m.th. tė filozofėve]. Pėr sa i pėrket thėnies sė tretė qė vjen pas kėsaj, e cila ėshtė ajo se Allahu, mė i Larti, nuk ėshtė nė asnjė vend, as qė qenia e Tij e shenjtė [Dhat] ėshtė e kufizuar, as qė Ai ėshtė i ndarė dhe i veēuar prej Krijimit tė Tij, as qė Ai ėshtė nė ndonjė drejtim hapsinor, as qė ėshtė jashtė ndonjė drejtimi hapsinor, dhe as kėtė e as atė…” atėherė kjo ėshtė diēka qė s’mund tė kuptohet1, krahas faktit se nė brendėsi ėshtė nė kundėrshtim me vargjet [e Librit] dhe transmetimin [prej Selefit]. Prandaj ikni me fenė tuaj dhe kini kujdes nga mendimet e filozofėve. Besoni nė Allahun dhe atė ēka ka ardhur prej Tij prej qėllimit tė dėshiruar tė Allahut, pastaj nėnshtrojani ēėshtjen tuaj Atij, dhe nuk ka fuqi as mundėsi pėrveē me Allahun.” marre nga fjala e edh-Dhehebiut

    Gjithashtu per kete mund te shikosh edhe librin Fikh-ul Ekber te Ebu Hanifes.

    Imam Malik ka thėnė, ‘Istiua ėshtė e njohur…’, do tė thotė gjuhėsisht,’…natyra e saktė e saj ėshtė e panjohur, dhe tė pyeturit pėr tė ėshtė risi [bidat].”

    Sa per zbritjen e Allahut ne qiellin e dunjase: ajo eshte e sakte sic na transmetohet por se si eshte ate nuk e dime.

    “…tek Ai ngritet fjala e mirė dhe veprimi i mirė.” (Fatir 10).

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. JETA: Ēfarė kuptimi ka?
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2006, 17:31
  2. Viktor Frankl: Ku qendron kuptimi i jetes
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2006, 17:35
  3. Katekizmi i Krishterė Orthodhoks
    Nga Eni nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 23:58
  4. Kuptimi i pėremrit “Ne” siē ėshtė i pėrdorur nė Kur’an?
    Nga ЯinoR nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-02-2005, 13:40
  5. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •