Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    Komedia hyjnore e Dantes dhe letėrsia muslimane

    Komedia hyjnore e Dantes dhe letėrsia muslimane
    Mesazhi: Ruhuni, o njerėz!
    Ēėshtjen e lidhjes sė “Komedisė Hyjnore” tė Dante Aligerit me letėrsinė muslimane e kanė komentuar disa studiues.
    --------------------------------------------------------------------------------

    Pėrmendim studiuesin francez E. Blochet nė “Les Sources Orientales de la Divire Komedie”, 1901; profesorin italian G.Gabrieli, nė “Intorno alle fonti Orientale della “Divina Kommedia” 1919, si dhe po ky autor nė “”Dante e l’Oriente”, 1921. Mė shkoqur e ka argumentuar kėtė lidhje profesori i Universitetit tė Madridit, Miguel Asin Palucies, disa mendime tė tė cilit jepen nėpėrmjet njė shkrimi tė vitit 1933 nė “Zani i naltė”, nr.7. Po, pėrpara tė shohim se ē’thotė “Komedia Hyjnore” e Dante Aligerit.
    Dante Aligeri ēmohet prej kritikės sė hershme e tė vonė pėr idetė e tij morale si nga Perendimi, ashtu edhe nga Lindja. Shumė janė studiuesit dhe kritikėt e tij, po vepra “Komedia” (mė vonė e titulluan me pėrcaktorin hyjnore), edhe pse ėshtė komentuar nė shumė anė, prap mbetet pėr tė thėnė. Me kėtė qė po shėnojmė, nuk pretendojmė tė ndalojmė komentet, po tė diskutojmė pėr njė burim frymėzim tė kėsaj vepre madhore. Me tė drejtė italianėt Danten e kanė poet kombėtar dhe veprėn “Komedia Hyjnore” poemė tė shenjtė. Kjo se shenjtėria qėndron te besimi nė botėn pas vdekjes, nė besnikėrisė ndaj Perendisė dhe, se, pa kėtė tė fundit, nuk ka zhvillim shpirtėror tė njeriut. Ēėshtjen e besnikėrisė e shtrin edhe nė jetėn shoqėrore, ku pasqyron dėnimet e shpėrblimet e qėndrimeve tė tipave tė ndryshėm njerėzorė.
    Gjithēka nė bisedė me njerėz tė vdekshėm, kuptohet bota e dalė nga udha e Zotit dhe mėsimi pėr udhėn e sė vėrtetės te Zoti. Dėshmia pėr Zotin, drejtėsisė, mėshirės e dashurisė sė tij pėr ata qė vetė i ka krijuar, jepet nėpėrmjet Ferrit dhe Parajsės. Pėrsosmėria artistike e shprehur nė stilin e tij, tė quajtur, tashmė, dantesk, si hijeshia e harmonia tė dhėnė me simetri poetike. Vetė Danteja simbolizon vizitorin dhe shpresėn intime tė njeriut tė tė gjitha kohėrave. Nga tokėsori me gabime kalon nė jetėn e pasosur tė shpirtit. Kėto tė gjitha i gjejmė tek “Komedia” e Dantes. Sikur tė mendosh pak mė thellė, duket se titulli, kuptimi i fjalės “komedi” nuk pėrkon me atė ēka thuhet nė vepėr, pasi tė gjitha kėto personazhe qė sheh, tė gjitha bėmat nė tri kantinat e veprės, Danteja nuk i jep pėr pėt t’u argėtuar, po jepet njė realitet i pamė me sy. Ne si lexues askund nuk qeshim, sikur qeshim nė njė vepėr komike, pra askund nuk shohim komedinė. Ndoshta quan komedi kėtė botė, pra njė pjesė tė veprės, Ferrin, me tipat e tė cilit ka vend pėr tė qeshur me atė ēka njerėzit kanė vepruar nė kėtė botė. Po mė shumė leximi i veprės tė bėn pėr t’u dridhur. Vepra sikur thėrret: Ruhuni, o njerėz!
    Studiues tė ndryshėm lindorė, po edhe europianė, kanė dhėnė idenė e mundėsisė qė Dante Aligeri tė jetė mbėshtetur te tregimet e muslimanėve, tė vjershėruara qė nė shek. IX. Nė ketė kohė, qė nga shekulli i IX e nė vazhdim, krijimet janė tė shumta dhe mbėshteten te udhėtimet e tė dėrguarve tė Zotit nė tokė (veēanėrisht tė Muhamedit (a.s), te udhėzimet e mesazhet qė japin kėta pėr njerėzit. Ndėr evropianėt veēohet studiuesi francez E. Blochet (Les Ssources Orientales de la Divire Comedie, 1901), Prof.G. Gabrieli, italian (Intornoalle alle fonti Orientale della Divina Commedia”, 1919 dhe “Dante e l’Oriente”, 1921). Mė gjatė e shkoqur ka shkruar prof. Miguel Asin Palucies, profesor nė universitetin e Madridit, nė dekadėn e dytė tė shek. XX, i cili provon tė argumentojė se shumė pjesė tė shpjegueshme e tė pashpjegueshme tė Komedisė Hyjnore e kanė ēelėsin te letėrsia islame. Pikėrisht pėr ketė tezė bėn njė pėrmbledhje nė “Historia de la literatura Arabigo Espanjola”, kolegu i tij Prof.Genzales Palencia, mė 1928.
    Genzales Palencia, duke iu referuar veprės sė Miguel Asin, jep paralelizma tė letėrsisė sė hershme arabe me atė tė “Komedisė Hyjnore”, duke i vėnė tė parat bazė, model pėr tė dytėn.
    Si Danteja edhe tregimet arabe kanė nė qendėr pėrsosmėrinė morale tė njeriut nė tokė. Nė tė dy rastet, duke pėrdorur shoqėruesit, shkėputjen e tyre e zevendėsimin me tė tjerė, moskalimi nė shtresėn a rrethin mė tė lartė, flasin pėr simbolizimin e jetės njerėzore, e cila s’mund tė lumturohet pa besimin te Zoti (xh.sh.).
    Njė numėr i madh skenash te Komedia Hyjnore pėrkojnė edhe me tregime tė ndryshme tė lerėrsisė arabe, pasi numri i krijimeve tė tilla nė bazė tė tregimeve pejgamberiane ėshtė i madh. Kėshtu, trupat qiellorė dhe rrathėt engjėllorė, Danteja i ka siē i ka paraqitur Ibn-al-Arabi (1164-1240), nė veprėn “Futuhat”, katėr volumshe e me skica e piktura tė vendeve tė pėrtejvarrit. Shėnojmė se ky autor ėshtė njė ndėr mistikėt e shquar tė botės arabe, i cilėsuar si mistiku i Marcias, qė ka dhėnė figura tė pėrsosura topografike sa edhe sot nuk gjendet asnjė gabim. Studiuesit na tregojnė edhe tė tjera analogji tė Komedisė sė Dantes me pėrshkrues e poetė arabė. Kėshtu, sipas Asin, pėrshkrimet e Ibn Al-Arabiut, nė Arafi Islamik duket se ėshtė tipi i Limbes sė Dantes. Mė tė qarta duken analogjitė e Xhehenemit me Ferrin, tė Siratit me Purgatorin, ndėrsa trėndafili mistik modelohet me pemėn e lumturisė (Tubį). Tjetėr, analogji ėshtė klasifikimi i banorėve dhe dėnimeve. Si tiranėt te Danteja nė liqenin e Limbes (e Koēit), ashtu janė dėnimet edhe nė Araf. Tradhėtarėt vuajnė dėnimin, ashtu edhe nė Zamharir te tregimet islame.
    Atėhere mendojmė pėr lidhje mes tyre, apo imitim. Tė ketė imituar Danteja tregimet e botės sė pėrtejme tė Islamit? Sigurisht kjo nuk mund tė thuhet prerazi. Po edhe nėse ėshtė kėshtu, kjo nuk ia ul vlerat veprės sė Dantes, pėrkundrazi ia rrit vlerat, jo vetėm artistike e moralizuese, po edhe ato tė mendjes kėrkuese tė tij. Ka studiues qė e lidhin krijimtarinė e Dantes me mėsuesin e tij Brunetto Latini, i cili kishte shkuar disa herė nė Spanjė dhe kishte lidhje me mėsuesit e Seviljes. Ketė njoftim e jep Asini duke e treguar se mėsuesit e shkollės sė Toledos i redaktuan dhe pėrkthyen disa libra tė tij.
    Sigurisht qė vepra e Dantes “Komedia” ėshtė njė origjinalitet i njė mendjeje tė mprehtė. Dhe mendja e mprehtė nuk bėn dallime kulturash, pėrkundrazi. Po tė kemi parasysh influencėn e kulturės islame nė ato kohė, s’mund ta pėrjashtojmė as mėsuesin e Dantes, as vetė Danten tė marrė sadopak nga ajo kulturė. Vetėm duhet thėnė se Danteja e ngriti lart nė art, me qartėsi intelektuale nga rrėfenja pėr botėn e pėrtejme nė vepėr tė plotė artistike. Ai, nė fakt, u flet njerėzve tė tokės kudo qė janė me mėnyrat e sjelljes sė tyre, me mėsimet e besimit nė Zotin, duke mos kursyer gjitha shkallėt e hierarkisė shoqėrore. Nuk kursen as Papėn, as shėrbėtorėt e tjerė tė besimit, kur ata shkelin nė udhėzimet e Krijuesit. Njė vepėr qė duhet lexuar e komentuar, se mėson atė qė duhet tė bėjė e tė veprojė njeriu. Danteja u mėshon mė tepėr personaliteteve historike, atyre qė kanė patur nė dorė tė bėjnė diēka pėr sė mbari, ashtu siē mėson Zoti, po nuk kanė bėrė, veēse mėkate. Mėkatarėt mė tė mėdhenj janė ata qė janė vėnė nė krye tė fesė pėr drejtėsi, po veprojnė ndryshe; ata qė ka zgjedhur populli pėr t’i prirė pėr sė mbari, por qė sjellin mbrapėshti, duke menduar vetėm pėr veten e tyre. Mesazhi ėshtė i qartė nė gjithė veprėn e Dantes: Ruhuni, o njerėz! Kėshtu, pra, edhe pse kanė kaluar qindra vjet, vepra mbetet aktuale, sė pari, se bazohet nė tregimet fetare, tė cilat mbartin drejtėsi, sė dyti u drejtohet gjithė njerėzimit duke dhėnė shembuj konkretė. Pra, ruhuni, o njėrėz!

  2. #2
    lysien Maska e EDVIR
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    TORONTO CANADA
    Postime
    99
    mesa mbaj mend une kur kemi studjuar danten ne shkolle te mesme thuhej qe fjala komedi ne kohen kur u shkruajt vepra nuk kishte kuptimin e dickaje qe te ben per te qeshur por nje ngjarje qe fillon me nje tragjedi dhe ka nje mbarim te mire , sic jane edhe ngjarjet tek libri ne fjale, ne fillim vdes beatrica dhe me pas danteja merr persiper udhetimin e tij ku dhe perfundon me gjetjen e beatrices , megjithate nuk jam shume i sigurte , por e di qe fjala komedi ka pase nje kuptim tjeter ...
    Shqiperi o mema ime ndonse jam i merguar
    dashurine tende kurre zemra se ka harruar

  3. #3
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Miguel Asin PALACIOS


    ESKATOLOGJIA MUSLIMANE NĖ KOMEDINĖ HYJNORE



    Eskatologjia muslimane nė Komedinė Hyjnore qė vjen pėr herė tė parė pėrpara lexuesit shqiptar, ėshtė njė nga tė paktat vepra qė kanė shėrbyer si udhėrrėfyes tė padiskutueshėm nė prodhimin diturak europian tė shekullit XX. Ėshtė i tillė pėr temėn e tij universale qė pėrfshin dy fusha tė rėndėsishme, ato tė studimeve islame dhe romanike, si dhe pėr formėn mjeshtėrore me tė cilėn ėshtė punuar njė temė e tillė. Nė faqet e tij kulmon njė seri e tėrė punimesh qė shkolla e arabistėve spanjollė, qė prej fundit tė shekullit XIX i ka kushtuar studimit tė marrėdhėnieve ndėrmjet Islamit dhe krishtėrimit perėndimor, duke shėnuar kulmimin e njė metode qė ka mundur tė hapė njė shteg tė sigurtė pėrmes njė pylli tė pashkelur mė parė.

    Ėshtė i tillė gjithashtu pėr famėn e padėgjuar, pėrzier me ekzaltim, kureshti e madje skandal qė teza e studiuesit tė shquar spanjoll, ėshtė njohur nė mesin e kultivuesve tė kėtyre fushave, tek akademikėt e lexuesit e thjeshtė tė mbarė botės.

    Libri ėshtė botuar pėr herė tė parė nė vitin 1919. Si i tillė nuk ka hyrė akoma nė historinė e shkencės, por ėshtė shkencė e gjallė. Mund tė thuhet se tashmė ėshtė njė libėr klasik nė kėto fusha. Ky punim e tejkalon qėllimin e vet informues dhe ka mbetur si shembull i njė debati tė qetė e tė matur shkencor, pa llogaritur vlerėn teorike qė paraqet lidhur me ēėshtjet e metodologjisė sė kėtyre studimeve.

    Duhet theksuar se ky libėr hapi njė erė tė re nė studimet danteske. Edhe kundėrshtarėt mė tė vendosur nuk kanė mundur ta hedhin poshtė tėrėsinė e fakteve qė sjell Asķni nė kėtė libėr. E shumta ndokush ka mohuar ndonjė pikė apo ēėshtje tė veēantė, por libri qėndron edhe sot.

    Tani dy fjalė mbi fatin e librit nė fjalė, pas vdekjes sė autorit. Siē e thotė edhe vetė autori, kur trajton historinė dhe kritikėn e polemikės qė ngjalli ky libėr i tij, kundėrshtarėt e tezės sė Asķnit, kishin vetėm njė pikė se ku mund tė kapeshin pėr tė mohuar ndikimin islam tek Dantja. Ky ishte pretendimi se nuk ekzistonin dokumente tė qarta qė tė mund tė shpjegonin se si kishin mbėrritur nė dijeni tė Dantes hadithet dhe e gjithė ajo gamė e gjerė tregimesh qė flasin mbi Mira’xhin e bekuar tė Muhamedit (a.s). Asķni, pasi sjell tė gjitha argumentet qė ai kishte nė dorė (shih: pjesa IV) dhe qė ishin mėse tė mjaftueshme pėr tė vėrtetuar mundėsinė e tejēimit tė diturive islamike tek Dantja, ishte i bindur qė edhe nėse nuk kishte njė dokument tė qartė, fjala vjen njė pėrkthim tė haditheve mbi Mira’xhin, teza e ndikimit islam tek Dantja nuk zbehej aspak, mbasi Komedia hyjnore e mbushur me elementė islamikė nga njėra anė dhe mungesa e kėtyre elementėve nė tregime tė tjera tė ngjashme tė letėrsisė sė krishterė perėndimore pėrpara Dantes, nga ana tjetėr, ishin nė vetvete faktet mė tė rėndėsishme.

    Megjithatė, koha i dha tė drejtė Asķnit dhe bindjes sė tij, duke e hedhur poshtė ēdo pretendim pėr tė kundėrtėn. Teza e Asķnit pėrveē polemikave tė shumta, mė shumė pro sesa kundėr, kishte ngjallur edhe interesimin e studiuesve pėr tė ēuar mė tej punėn e nisur prej tij. Njėra prej pikave mė tė rėndėsishme ishte gjetja e dokumenteve qė tė mund tė vėrtetonin apo tė hidhnin poshtė tezėn e mundėsisė sė tejēimit tė diturive islame tek Dantja. Pėr njėzet e pesė vjet me rradhė kėrkimi i ēfarėdo pėrkthimi nė latinisht apo nė njė gjuhė europiane i tregimeve eskatologjike islame nuk dha rezultat ose nuk qe bėrė nė mėnyrė tė sistematizuar si duhet. Pėr ēudi, kėto pėrkthime ishin tė katalogizuara me kohė nė disa biblioteka. Nė katalogun e Bibliotekės Kombėtare tė Parisit, Pars. III, vol. IV, f. 200, botuar nė Paris mė 1744 jepet njė dorėshkrim me titull Scala Mahumeti... qui arabice vocatur Halmahereig. Nė katalogun e Bibliotekės sė Oksfordit, Pars.II, f. 390, botuar nė Oksford mė 1858 jepet njė dorėshkrim francez (Laudianus Misc. 537) me titull “Livre de l’Eschiele Mahomet” qė fillon kėshtu: “Ce est li livre que hom appele en sarrazinois Halmahereig qe volt tant dire en franēois come monter en alt...”

    Bibliografi M. Steinschneider nė Catalogus librorum Hebraeorum Bibliothecae Bodleianae, 1852-1860, f.2747, kishte dalluar nė titullin e katalogut tė Oksfordit fjalėn arabe Mir’axh (Halmahereig), por askujt nuk i kishte shkuar nė mendje, madje as atij qė tė shohė pėrmbajtjen e dorėshkrimit. Nga ana tjetėr mė 1907, njė studiues modest italian, kishte hasur nė veprėn e predikuesit franēeskan tė fundit tė shekullit XV, fratit Roberto Caracciolo nga Leēe, citime tė gjata nga njė “libro Halmerichi”, nė tė cilin rrėfehej ngritja e Muhamedit (a.s) dhe pamja e parajsės prej Tij. Ai kishte shtruar idenė, nė njė mėnyrė shumė tė lėkundur, gati si me frikė pėr mungesė respekti ndaj poetit fiorentin, mbi mundėsinė qė teksti arab i Mir’axhit, i pėrkthyer nė latinisht tė mund tė ketė qenė njohur e pėrdorur prej Dantes e tė ketė patur njė “efekt tė perceptueshėm” nė organizimin e Komedisė Hyjnore. Si duket, Asķnit nuk i ka rėnė nė dorė artikulli i studiuesit italian siē u ka kaluar pa u vėnė re edhe shumė tė tjerėve. Vetėm mė 1944, nė njė broshurė, U.Monneret de Villard shėnonte dorėshkrimet e Oksfordit e tė Parisit e pėrmendte sėrish shkrimin mbi R. Caracciolo. Mbasi shprehte keqardhjen se situata e luftės nuk e lejonte qė tė bėnte njė studim mbi kėto pėrkthime latinisht e frėngjisht, theksonte se nga studimi dhe botimi i tyre do tė mund t’i jepej zgjidhje problemit tė burimeve danteske, tė shtruar nga Asini.

    Dy studiues, njėri spanjoll dhe tjetri italian iu vunė punės pėr tė sjellė nė dritė kėto pėrkthime. Qė tė dy, duke punuar nė mėnyrė tė pavarur dhe pa ditur mbi punėn e tjetrit, i botuan rezultatet e punės sė tyre nė tė njėjtin vit: 1949. Punėt e tyre u botuan respektivisht nė Madrid dhe nė Romė. Bėhet fjalė pėr pėrkthimin nė latinisht dhe frėngjisht tė njė pėrmbledhjeje shumė tė gjerė e tė detajuar tė haditheve mbi Mir’axhin. Si teksti francez ashtu edhe latin janė vepėr e tė njėjtit pėrkthyes, noterit italian Bonaventura nga Siena, i cili ishte i punėsuar nė oborrin e Alfonsit X el Sabio, mbret i Kastiljes. Ishte ekspert si nė frėngjisht ashtu edhe nė latinisht. Ai nuk e ka pėrkthyer direkt nga arabishtja, por nga njė pėrkthim spanjisht, ngarkuar nga Alfonsi X mjekut tė tij, hebreut Abrahamit tė Toledos, i quajtur Abraham Alfaquķn (d.m.th. el Hakim) i njohur mė parė edhe si pėrkthyes i njė vepre kozmografike tė Umar ibnul Hejthem (Fī haj’atul ‘ālem, De mundo et caelo) dhe tė njė vepre tė Ez Zerkālit.

    Pėrmbledhja apo dorėshkrimi origjinal arabisht nga i cili ėshtė bėrė pėrkthimi nė spanjisht, nuk dihet ose ka humbur. Gjithsesi, kjo pėrmbledhje pėrbėn njėrin prej rrėfimeve mė tė gjata e mė tė plota tė Mir’axhit tė Muhamedit (a.s), tė njohur deri mė sot, jo vetėm nė njė gjuhė europiane por madje edhe nė arabisht. Nė tė dalin vetėm pjesėrisht, a thua se ai qė e ka pėrkthyer tė ketė dashur t’u paraqesė lexuesve tė krishterė njė kuadėr sa mė tė plotė qė tė ishte e mundur mbi atė qė muslimanėt besonin e pėrfytyronin mbi jetėn e pėrtejme. Data e pėrkthimeve mban vitin 1264 siē thuhet nė tekstin frėngjisht. Ky libėr, nė tė cilin unaza e famshme ndėrmjet eskatalogjisė islame dhe Komedisė Hyjnore ka marrė substancė trupore e qė Dantja, me njė mundėsi qė arrin nė qartėsi, duhet ta ketė njohur e studiuar, i ka dhėnė Komedisė Hyjnore shumė elementė tė rėndėsishėm, qoftė nė skicimin e pėrgjithshėm e qoftė nė ēėshtjet e veēanta. Shpėrhapja e gjerė e ideve dhe pėrfytyrimeve islamike nė Europėn e krishterė qė dėshmon kjo, nuk ėshtė veēse njėri prej aspekteve tė depėrtimit tė kulturės islamike nė perėndim, e cila zuri fill nga Spanja e po nga Spanja u pėrhap, qoftė pėrmes pėrkthimeve tė librave, qoftė pėrmes njė rrezatimi mė tė vagullt e mė pak tė qartė rrėfimesh tė tejēuara pėrmes traditės gojore.

    Orientalisti italian G.Levi della Vida e quan kėtė njė zbulim revolucionar nė studimin e problemit tė burimeve islamike tė Komedisė Hyjnore, duke theksuar se “tashmė as qė mund tė dyshohet se, Libri i Shkallės, qė i ėshtė bėrė i njohur perėndimit latin nė njė pėrkthim tė dyfishtė ose mė saktė tė trefishtė, tė ketė mbetur i panjohur nga Dantja. Kjo do tė ishte plotėsisht e pabesueshme. Teza e Asinit, jo vetėm rreth mundėsisė, por nė realitet tė marrėdhėnieve ndėrmjet Dantes dhe eskatologjisė islame, mbetet kėshtu pėrfundimisht e provuar”.

  4. #4
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anėtarėsuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Don Kishoti si parathënie e modernitetit


    400 vjetori i botimit të kryeveprës botërore së Servantesit ka ardhur në të gjithë botën. Ajo është përcjellë dhe në Shqipëri. Në këtë rast, autori mundohet që të na bëjë të njohur se “Forca e librit, megjithatë, vjen gjithashtu nga misioni i paepur i Don Kishotit: ai nuk do të na lërë që ta pranojmë se diçka tjetër veç realitetit nuk është e mundshme”

    Edward Rothstein


    Pse “Don Kishoti” ishte shkruar në arabisht në origjinal? Apo më mirë, pse Servantesi i cili shkroi librin në spanjisht, tha se e kishte përkthyer nga arabishtja? Shumë është thënë këtë vit për “Don Kishotin”, në përkujtimin e katërqind vjetorit të botimit të këtij romani. Gjithsesi, përherë është thënë shumë për këtë pjesë të jashtëzakonshme epike, që rrëfen për andrrallat e një hidalgoje gjysëm të marrë i cili kërkon të rindërtojë traditat e kalorësisë arratiake. Faulkner-i i madh e lexonte përvit; Lionel Trilling-u thosh se e gjithë proza e shkruar më pas, është thjesht një variacion përmbi temat e këtij libri.
    Por veç arritjeve të veta letrare, “Don Kishoti” hedh tërthoras dritë mbi një epokë kur kultura islame e Spanjës po i shkonte përdhunshëm fundit të vet. Le të marrim parasysh vetëm dëshminë lojcake të Servantesit përmbi origjinën e librit: Një ditë në pazarin e Toledos, shkruan ai, një djalosh po përpiqej të shiste deftere të vjetra dhe copëra të dëmtuara letrash të mbushura me shkrime në arabisht. Servantesi tregon sesi ai bleu një dorëshkrim aty dhe pastaj kërkoi vërdallë për ndonjë maur që t’ia përkthente. “Nuk ishte fort e vështirë” të gjeje një maur të tillë shkruan ai. Biles, vazhdon autori, ai mund të gjente edhe një përkthyes nga hebraishtja.
    Dorëshkrimi arabisht, i thotë mauri atij, është “Historia e Don Kishotit të Mançës, shkruar nga Cide Hamete Benengeli, një historian arab.” Servantesi e shpie maurin në manastirin e një kishe dhe i porosit kështu përkthimin e librit.
    E dimë se e gjitha kjo është një shaka, ashtu si edhe vetë emri i historianit: “Cide” (sejjid) është një titull nderimi, “Hamete” është një variant i emrit arab Hamid, dhe “Benengeli” do të thotë patëllxhan.
    Por ky historiani patëllxhanor nuk është më tepër shaka se gjithçka tjetër në roman, qoftë ky Don Kishoti duke u kacafytur me mullinjtë e erës apo Sanço Pança duke qeverisur një ishull të parrethuar nga uji. Benengeli është, me sa duket, po aq serioz sa Don Kishoti, po aq i pazakontë dhe i rëndësishëm për të kuptuar se për çfarë është shkruar ky roman.
    Në kohën kur Servantesi shkruante këtë roman, asgjë për të cilë bën fjalë kjo shaka nuk ishte e mundshme. Asnjë maur arabishfolës apo izraelit hebraishtfolës nuk mund të gjendej normalisht në pazarin e Toledos. Dhe një maur nuk mund të përkthente nga arabishtja në manastirin e një kishe.
    Çifutët ishin përzënë nga Spanja më 1492 dhe vetëm të konvertuarit në të krishterë kishin mbetur. Librat në arabisht ishin djegur me gjithë egërsinë që prifti aplikon
    edhe mbi bibliotekën me rrëfenja kalorsiake të Don Kishotit. Dhe ndërsa muslimanët nuk ishin përzënë ende nga Spanja (do të përziheshin vetëm pak vite pasi pjesa e parë e “Don Kishotit” të botohej), edhe ata gjithashtu ishin të detyruar të konvertoheshin. Kështu Spanja ishte mbushur me të “krishterë të rinj”: të konvertuarit nga Islami (moriskos) dhe nga Judaizmi (konversos), disa ende vazhdonin në fshehtësi të praktikonin fenë e vet (si çifutët marranos). Një arsye pse mishi i derrit u bë një ushqim aq popullor në Spanjë, ishte fakti se të ngrënët e derrit ishte një mënyrë për të provuar në mënyrë publike se personi nuk po ndiqte më rregullat e Islamit apo Judaizmit. Patëllxhani, gjithsesi, lidhej me preferencat ushqimore të muslimanëve dhe çifutëve të kohës kur Toledo ishte vatër e një bashkësie të lulëzuar çifute.
    Kështu Servantesi duket se po e tepron pak me këto aluzione. Dhe aluzionet e tij nuk ka mundësi të kenë kaluar pa u vënë re. Në librin e tij të ri të rëndësishëm “Muslimanët në Spanjë prej 1500 deri më 1614”, (University of Chicago Press), autori L.P. Harvey në mënyrë të qartë dëften mënyrat në të cilat kultura dhe feja muslimane, të cilat kishin qenë pjesë e jetës së Spanjës për 8 shekuj, u shtypën përdhunshëm deri sa muslimanët u përzunë përfundimisht nga vendi gjatë viteve 1609-1614. Procesi u shoqërua me shumë trauma e shumë gjakderdhje, shumë jetë sekrete dhe maskim për të mbijetuar.
    Nuk ka mundësi që Don Kishoti të jetë endur rreth Mançës së tij pa i hasur gjurmët e këtyre traumave. Maurët dhe moriskot ishin pjesë e peisazhit. “Një maure ishte ajo në sjellje dhe në pamje” përshkruan autori një nga personazhet e romanit-“por shpirtin ajo e kish’ tërësisht të krishterë.” Maurët e Spanjës janë pothuaj të kataloguar në roman: “ Tagarino është emri që u kanë vënë në Barbari maurëve të Arragonës, ndërsa ata të Granadës thirren mudexharë; por në mbretërinë e Fesit mudexharët thërriten elçë.”
    Në pjesën e dytë të romanit (botuar më 1615, pas përzënies së muslimanëve), Sanço sheh një dyqanxhi maur të maskuar, nga qyteti i vet. “Kush dreqin do të të kish njohur o Rikot, me këtë rrobë kllouni që ke veshur?”-pyet Sançoja. “Më thuaj, kush të paska bërë ty frëng?” Rikoti përmend përzënien e përdhunshme të muslimanëve dhe brengat e pashmangshme të kësaj fatkeqësie: “Kudo që mund të shkojmë, për Spanjën do vajtojmë; sepse, dihet, ne këtu kemi lindur dhe kjo është toka jonë.”
    Servantesi gjithashtu kishte përvoja të vetës së parë me këto lloje përplasjesh. Më 1571, ai luftoi në Lepanto, në një betejë epokale kundër turqve, e cila ishte një fitore madhore e Perëndimit të krishterë ndaj muslimanëve. Aty ai humbi edhe krahun e tij të majtë. Vite më vonë, teksa kthehej në Spanjë, ai u robërua nga piratët e
    Barbarisë, nga muslimanë që ishin përfshirë në një lloj lufte guerrile kundër Perëndimit të krishterë. Ai u mbaj rob për 5 vjet rresht, duke i mbijetuar katër përpjekjeve për arratisje deri sa fitoi lirinë pas pagesës së haraçit. Kur Servantes shkroi “Don Kishotin” një çerek shekulli më vonë, përvoja e udhëzoi të shkruante një rrëfenjë të bollshme me maurë e të krishterë të përfshirë në rrëmbime, konvertime e tradhëtira. Ai shkroi, megjithatë, jo si një luftëtar, por si një filozof. Simpatia e tij për maurët është e kujdesshme, por ama e dukshme. Studime të kohëve të fundit kanë sugjeruar se Servantesi vetë rridhte nga një familje konversosh, dhe kjo mund të shpjegojë pse atij iu refuzuan të gjitha detyrat zyrtare që kërkonte. Të tjerë dijetarë kanë sugjeruar se vetë romani është i mbushur me aluzione të koduara mbi Judaizmin.
    Don Kishoti i flak tej nocionet e kastës dhe të pastërtisë së racës të cilat karakterizonin Spanjën e shekullit të 16-të. Dorëshkrimi i Benengelit është pjesërisht edhe një histori-fantazëm që flet për një botë të vdekur tashmë. Kishoti pra ka lindur nga ide të fjetura që po zhduken nga pak, prej tekstesh të dënuara, qofshin këto arabe apo kalorsiake. Ai mbështetet në principe të palëkundura, por ato janë të papërshtatshme në një botë maskimesh, joshjesh, ëndrrash e zhgjëndrrash. Në librin e saj, “Ornamenti i botës” dijetarja Maria Rosa Menocal e krahason universin mendor të Don Kishotit me botën e pazarit të Toledos, me moriskot, marranot dhe konversot e vet. “Kush mundet gjallë në botë të thotë se ai është ajo që duket të jetë? Dhe kush mund të jetë çka nuk dyshohet të jetë?”
    Kështu pra Don Kishoti, në vend që të shfaqë edhe ai një absolutizëm triumfator, është vetë një botë dukjesh të rrëshqitshme. “Don Kishoti” është një pohim kokëulur i një lloj realiteti të ri i cili përcakton modernitetin, në të cilin shumë pak gjëra janë të sigurta dhe shumëçka ka humbur. Forca e librit, megjithatë, vjen gjithashtu nga misioni i paepur i Don Kishotit: ai nuk do të na lërë që ta pranojmë se diçka tjetër veç realitetit nuk është e mundshme.

    Përshtati Ervin Hatibi

Tema tė Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  3. Adhurimi - Kapitulli V. Mesha Hyjnore
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 03-04-2005, 22:32
  4. Letėrsia shqiptare: probleme teorike-kritike nė gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  5. Cfare na kujton viti 1492?
    Nga INDRITI nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 18:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •