Komedia hyjnore e Dantes dhe letėrsia muslimane
Mesazhi: Ruhuni, o njerėz!
Ēėshtjen e lidhjes sė Komedisė Hyjnore tė Dante Aligerit me letėrsinė muslimane e kanė komentuar disa studiues.
--------------------------------------------------------------------------------
Pėrmendim studiuesin francez E. Blochet nė Les Sources Orientales de la Divire Komedie, 1901; profesorin italian G.Gabrieli, nė Intorno alle fonti Orientale della Divina Kommedia 1919, si dhe po ky autor nė Dante e lOriente, 1921. Mė shkoqur e ka argumentuar kėtė lidhje profesori i Universitetit tė Madridit, Miguel Asin Palucies, disa mendime tė tė cilit jepen nėpėrmjet njė shkrimi tė vitit 1933 nė Zani i naltė, nr.7. Po, pėrpara tė shohim se ēthotė Komedia Hyjnore e Dante Aligerit.
Dante Aligeri ēmohet prej kritikės sė hershme e tė vonė pėr idetė e tij morale si nga Perendimi, ashtu edhe nga Lindja. Shumė janė studiuesit dhe kritikėt e tij, po vepra Komedia (mė vonė e titulluan me pėrcaktorin hyjnore), edhe pse ėshtė komentuar nė shumė anė, prap mbetet pėr tė thėnė. Me kėtė qė po shėnojmė, nuk pretendojmė tė ndalojmė komentet, po tė diskutojmė pėr njė burim frymėzim tė kėsaj vepre madhore. Me tė drejtė italianėt Danten e kanė poet kombėtar dhe veprėn Komedia Hyjnore poemė tė shenjtė. Kjo se shenjtėria qėndron te besimi nė botėn pas vdekjes, nė besnikėrisė ndaj Perendisė dhe, se, pa kėtė tė fundit, nuk ka zhvillim shpirtėror tė njeriut. Ēėshtjen e besnikėrisė e shtrin edhe nė jetėn shoqėrore, ku pasqyron dėnimet e shpėrblimet e qėndrimeve tė tipave tė ndryshėm njerėzorė.
Gjithēka nė bisedė me njerėz tė vdekshėm, kuptohet bota e dalė nga udha e Zotit dhe mėsimi pėr udhėn e sė vėrtetės te Zoti. Dėshmia pėr Zotin, drejtėsisė, mėshirės e dashurisė sė tij pėr ata qė vetė i ka krijuar, jepet nėpėrmjet Ferrit dhe Parajsės. Pėrsosmėria artistike e shprehur nė stilin e tij, tė quajtur, tashmė, dantesk, si hijeshia e harmonia tė dhėnė me simetri poetike. Vetė Danteja simbolizon vizitorin dhe shpresėn intime tė njeriut tė tė gjitha kohėrave. Nga tokėsori me gabime kalon nė jetėn e pasosur tė shpirtit. Kėto tė gjitha i gjejmė tek Komedia e Dantes. Sikur tė mendosh pak mė thellė, duket se titulli, kuptimi i fjalės komedi nuk pėrkon me atė ēka thuhet nė vepėr, pasi tė gjitha kėto personazhe qė sheh, tė gjitha bėmat nė tri kantinat e veprės, Danteja nuk i jep pėr pėt tu argėtuar, po jepet njė realitet i pamė me sy. Ne si lexues askund nuk qeshim, sikur qeshim nė njė vepėr komike, pra askund nuk shohim komedinė. Ndoshta quan komedi kėtė botė, pra njė pjesė tė veprės, Ferrin, me tipat e tė cilit ka vend pėr tė qeshur me atė ēka njerėzit kanė vepruar nė kėtė botė. Po mė shumė leximi i veprės tė bėn pėr tu dridhur. Vepra sikur thėrret: Ruhuni, o njerėz!
Studiues tė ndryshėm lindorė, po edhe europianė, kanė dhėnė idenė e mundėsisė qė Dante Aligeri tė jetė mbėshtetur te tregimet e muslimanėve, tė vjershėruara qė nė shek. IX. Nė ketė kohė, qė nga shekulli i IX e nė vazhdim, krijimet janė tė shumta dhe mbėshteten te udhėtimet e tė dėrguarve tė Zotit nė tokė (veēanėrisht tė Muhamedit (a.s), te udhėzimet e mesazhet qė japin kėta pėr njerėzit. Ndėr evropianėt veēohet studiuesi francez E. Blochet (Les Ssources Orientales de la Divire Comedie, 1901), Prof.G. Gabrieli, italian (Intornoalle alle fonti Orientale della Divina Commedia, 1919 dhe Dante e lOriente, 1921). Mė gjatė e shkoqur ka shkruar prof. Miguel Asin Palucies, profesor nė universitetin e Madridit, nė dekadėn e dytė tė shek. XX, i cili provon tė argumentojė se shumė pjesė tė shpjegueshme e tė pashpjegueshme tė Komedisė Hyjnore e kanė ēelėsin te letėrsia islame. Pikėrisht pėr ketė tezė bėn njė pėrmbledhje nė Historia de la literatura Arabigo Espanjola, kolegu i tij Prof.Genzales Palencia, mė 1928.
Genzales Palencia, duke iu referuar veprės sė Miguel Asin, jep paralelizma tė letėrsisė sė hershme arabe me atė tė Komedisė Hyjnore, duke i vėnė tė parat bazė, model pėr tė dytėn.
Si Danteja edhe tregimet arabe kanė nė qendėr pėrsosmėrinė morale tė njeriut nė tokė. Nė tė dy rastet, duke pėrdorur shoqėruesit, shkėputjen e tyre e zevendėsimin me tė tjerė, moskalimi nė shtresėn a rrethin mė tė lartė, flasin pėr simbolizimin e jetės njerėzore, e cila smund tė lumturohet pa besimin te Zoti (xh.sh.).
Njė numėr i madh skenash te Komedia Hyjnore pėrkojnė edhe me tregime tė ndryshme tė lerėrsisė arabe, pasi numri i krijimeve tė tilla nė bazė tė tregimeve pejgamberiane ėshtė i madh. Kėshtu, trupat qiellorė dhe rrathėt engjėllorė, Danteja i ka siē i ka paraqitur Ibn-al-Arabi (1164-1240), nė veprėn Futuhat, katėr volumshe e me skica e piktura tė vendeve tė pėrtejvarrit. Shėnojmė se ky autor ėshtė njė ndėr mistikėt e shquar tė botės arabe, i cilėsuar si mistiku i Marcias, qė ka dhėnė figura tė pėrsosura topografike sa edhe sot nuk gjendet asnjė gabim. Studiuesit na tregojnė edhe tė tjera analogji tė Komedisė sė Dantes me pėrshkrues e poetė arabė. Kėshtu, sipas Asin, pėrshkrimet e Ibn Al-Arabiut, nė Arafi Islamik duket se ėshtė tipi i Limbes sė Dantes. Mė tė qarta duken analogjitė e Xhehenemit me Ferrin, tė Siratit me Purgatorin, ndėrsa trėndafili mistik modelohet me pemėn e lumturisė (Tubį). Tjetėr, analogji ėshtė klasifikimi i banorėve dhe dėnimeve. Si tiranėt te Danteja nė liqenin e Limbes (e Koēit), ashtu janė dėnimet edhe nė Araf. Tradhėtarėt vuajnė dėnimin, ashtu edhe nė Zamharir te tregimet islame.
Atėhere mendojmė pėr lidhje mes tyre, apo imitim. Tė ketė imituar Danteja tregimet e botės sė pėrtejme tė Islamit? Sigurisht kjo nuk mund tė thuhet prerazi. Po edhe nėse ėshtė kėshtu, kjo nuk ia ul vlerat veprės sė Dantes, pėrkundrazi ia rrit vlerat, jo vetėm artistike e moralizuese, po edhe ato tė mendjes kėrkuese tė tij. Ka studiues qė e lidhin krijimtarinė e Dantes me mėsuesin e tij Brunetto Latini, i cili kishte shkuar disa herė nė Spanjė dhe kishte lidhje me mėsuesit e Seviljes. Ketė njoftim e jep Asini duke e treguar se mėsuesit e shkollės sė Toledos i redaktuan dhe pėrkthyen disa libra tė tij.
Sigurisht qė vepra e Dantes Komedia ėshtė njė origjinalitet i njė mendjeje tė mprehtė. Dhe mendja e mprehtė nuk bėn dallime kulturash, pėrkundrazi. Po tė kemi parasysh influencėn e kulturės islame nė ato kohė, smund ta pėrjashtojmė as mėsuesin e Dantes, as vetė Danten tė marrė sadopak nga ajo kulturė. Vetėm duhet thėnė se Danteja e ngriti lart nė art, me qartėsi intelektuale nga rrėfenja pėr botėn e pėrtejme nė vepėr tė plotė artistike. Ai, nė fakt, u flet njerėzve tė tokės kudo qė janė me mėnyrat e sjelljes sė tyre, me mėsimet e besimit nė Zotin, duke mos kursyer gjitha shkallėt e hierarkisė shoqėrore. Nuk kursen as Papėn, as shėrbėtorėt e tjerė tė besimit, kur ata shkelin nė udhėzimet e Krijuesit. Njė vepėr qė duhet lexuar e komentuar, se mėson atė qė duhet tė bėjė e tė veprojė njeriu. Danteja u mėshon mė tepėr personaliteteve historike, atyre qė kanė patur nė dorė tė bėjnė diēka pėr sė mbari, ashtu siē mėson Zoti, po nuk kanė bėrė, veēse mėkate. Mėkatarėt mė tė mėdhenj janė ata qė janė vėnė nė krye tė fesė pėr drejtėsi, po veprojnė ndryshe; ata qė ka zgjedhur populli pėr ti prirė pėr sė mbari, por qė sjellin mbrapėshti, duke menduar vetėm pėr veten e tyre. Mesazhi ėshtė i qartė nė gjithė veprėn e Dantes: Ruhuni, o njerėz! Kėshtu, pra, edhe pse kanė kaluar qindra vjet, vepra mbetet aktuale, sė pari, se bazohet nė tregimet fetare, tė cilat mbartin drejtėsi, sė dyti u drejtohet gjithė njerėzimit duke dhėnė shembuj konkretė. Pra, ruhuni, o njėrėz!
Krijoni Kontakt