Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 178 prej 178
  1. #161
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Leshator
    darwin, me vjen keq qe i dashuri kominist ti paska prere letrat e dashurise. Duket se te ka keputur shpirtin dhe te ka inatosur shume.
    Po si the si the, Boilsheviko Aziatike??? Komunizmi o merhum, lindi ne Gjermani, dhe bazat si ide i kishte ne Revolucionin Francez, dhe parrullen e tij te famshme Vellazeri, Liri, Barazi.
    Me vjen keq qe specia jote leh akoma poshte e larte dhe i detyron te tjeret te te replikojne. E kam quajtur Bolsheviko-Aziatik sepse Lenoja, nuk kishte ndonje ide sesi do ta conte perpara kete rend boteror pas 1917.. Marksi dhe Engelsi ja kishin veshur ne teori sesi mund te ndertohet por kur i ra ne praktike Leninit tend (qe ka qene PO AQ KRIMINEL SA STALINI !!) ngeci se nuk dinte nga te shkonte.. Beri c'beri, mori traditat me te mira te brutalitetit mongol aziatik, i pershtati ato me vizionin e tij te kulluar mbi shoqerine e re dhe e di cfare rezultati nxori? ..Miliona te vdekur qe kur ishte Lenini yt i gjalle. Edhe shumica ishin popull i thjeshte, mos harro !!

    Kur permend Gjermanine si vendlindje, harron te flasesh mbi origjinen 100% hebraike te Marksit dhe Engelsit. Hebrenjt nuk jane gjermane, vijne nga Lindja e Mesme, leshii.. Si duket prandaj i ke kaq xhan izraelitet..


    Citim Postuar më parë nga Leshator
    Ne France mbas L2B komunistet kishin nje diference vetem prej 2% me DeGolin dhe partite komuniste edhe sot e kesaj dite kane rreth 10% te elektoratit ne Europe. Ishin pikerisht idete komuniste, pra politika sociale ajo qe e nxorri kapitalizmin nga kriza e 1929. Me duket mua se komunzimi ishte per kohen ideollogji shume here me perparimtare se ato evgjito-arabo-kanunore qe kerkonin nacionalistet shqiptar.

    Qe ne France dhe Itali murtaja juaj ka qene shume prane fitores, kete e di shume mire.. Sepse "luga e florinjte" ka ekzistuar ne shume gjuhe, ta kesh parasysh..
    Tani meqe po thua qe idete komuniste nxoren kapitalizmin nga kriza (pas 1933 besoj!) dhe po permend idete sociale, ti more injorant as nuk e ke idene qe nqs ka patur dalje nga kriza dhe zbatim te politikave sociale kjo ka ndodhur gjate Nacional-Socializmit ne Gjermani, dhe jo fale barbarise tuaj aziatike te draperit dhe cekanit. Papunesia shkoi zero, u zgjidh nje pjese e mire e problemit te strehimit, shteti kujdesej per politikat sociale dhe Gjermania njohu ritmet me te larta te zhvillimit ne ekzistencen e saj. Dhe kjo pa bere ASNJE LLOJ SHPRONESIMI !!


    Citim Postuar më parë nga Leshator
    Cilen vote popullore fitoi Hitleri o mavria ti? Ne zgjedhjet e fundit te lira, ato te 1932 partia e Hitlerit ishte akoma e dyta ne parlamentin Gjerman me 37% te votave, dhe partia naziste nisi si nje parti gangsterash, racizmi dhe konflikti social, kurse ajo komuniste nisi si nje parti me ideale paqesore, barazie, solidariteti, dhe stabiliteti social ku asnje klase nuk shfrytezonte tjetren.

    17 milione votues dhe 288 vende ne Reichstag more injorant.. shumica parlamentare! me trego ti se ke quan fitore zgjedhjesh ti? Apo flet nga Dushku, dhe duhet gjithmone me 2/3 ??
    Kujt ja tregon keto idealet paqesore, solidaritetin e Partise komuniste ti?? Me ke kujton se flet?
    Ti nuk e ke fare idene qe lideret e Partise Komuniste Gjermane si Rosa Luxembourg dhe Karl Libknecht (hebrenj te dy!) u pushkatuan nga qeveria Social Demokrate gjermane qe ishte ne pushtet ne ate kohe sepse deshtuan ne realizimin e nje revolucioni te tipit bolshevik ne Gjermani.. Harron ngjarjen tjeter ne lidhje me "Republiken Sovietike te Bavarise" zotrote?? Nga i sajove keto idealet paqesore??


    Citim Postuar më parë nga Leshator
    Sot utopira, keto per kohen ishin ideale te paprovuara gabim, dhe teper te perparimtare duke pasur parasysh ketu edhe krizen e 29-32 qe kaloi kapitalizmi si rend.

    o i ngazelluar, pa kaluar akoma te 1929 -1933, miliona vete ne Ukraine vdiqen nga uria ne vitet 1921-1922. Lenini nxori dhe teorine e kulakeve per kete pune.
    Edhe Stalini i dergoi ne ate bote ca milione te tjere (vete Staloja yt ka thene rreth 10 milione, historianet e vleresojne 5 - 7 milione) ne urine legjendare te viteve 1932-1933 ne Bashkimin Sovjetik. A e ke degjuar ndonjehere shprehjen "Operacioni me i madh luftarak i nje shteti ndaj qytetareve te vet"?? Titullohet KOLEKTIVIZIMI qe u zbatua me force ne B.S. Kete e thone historianet marksiste!! Nga e gjete kete termin teper perparimtare??



    kjo eshte e fundit qe merrem me ty ne kete teme o bacil i kuq..
    cfare kam shkruar me pare eshte qe mendoj mbi ju !!
    Prektora

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    itali/padova
    Postime
    38
    te lumte goja o darwin.
    po ti o leshtor njiri na qenke me te vertete njeri interesant. Une nuk arrij ta kuptoj se si nje njeri sotne 2005 arrin te mendoje dhe te vleresoje historine tone akoma me me mendimes enveriste antishqiptare. Une nuk arrij ta kuptoj se si ka mundesi qe nje njeri si ti qe di te lexoje dhe te shkruaj ( per fat tonin te keq ne shqip) nuk e ka larguar akoma leshin e 50 viteve komunizem nga veshet dhe syte. Po si more HAJVAN te ben goja te thuash fjale te tipit"Shqiperia vend sovran ne 45-90" vite gjate te cileve shqiperia nuk ishte e zonja te bente as nje porlle pa marre lejen e dikujt tjeter.
    Sa per kryengritje kunder atij pushtimi prap e ke me shume se gabim. KRYENGRITJE KA PASUR GJATE GJITHE KOHES ndoshta te pa organizuara mire dhe si rrjedhim te shtypura me maksimumin e forces diktaturiale.
    Rrofte Shqipnia etnike

  3. #163
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga shkodrani108
    te lumte goja o darwin.
    "Shqiperia vend sovran ne 45-90" vite gjate te cileve shqiperia nuk ishte e zonja te bente as nje porlle pa marre lejen e dikujt tjeter.
    Sa per kryengritje kunder atij pushtimi prap e ke me shume se gabim. KRYENGRITJE KA PASUR GJATE GJITHE KOHES ndoshta te pa organizuara mire dhe si rrjedhim te shtypura me maksimumin e forces diktaturiale.
    Shqiperia nuk bente dot pa lejen e dikujt tjeter???

    Shqiperia u prish me Jugosllavine, qe po i jepte asaj miliona dhe qe deri ne ate kohe kishte mjaft lidhje ekonomike pa asnje lloj problemi dhe Jugosllavia as qe guxoi te bente dicka kunder ketij veprimi. Shqiperia luftoi Greqine ne 1949, dhe i shkaterroi ushtrite Greke ne kufi kaq keq, saqe Mehmet Shehu i kerkonte Enverit te sulmonte Janinen pasi e kishte rrugen te hapur. Shqiperia ishte kaq i integruar dhe mbrojtja e saj ishte kaq prestigjoze, saqe asnje mision i huaj nuk pati qofte edhe sukses minimal dhe vete Toni Bler e pranoi se perpjekjet Angleze dhe perendimore kunder pushteteve komuniste totalisht falimentuan vetem ne Shqiperi.

    Shqiperia u shkeput nga Traktati i Varshaves dhe prishi mardheniet me Rusine pa ia bere syri terr si i thone llafit, bile duke mbajtur ne pronesi te vet edhe 4 nendetese ruse. Ju kujtoj ketu fatin e Hungarise apo Cekise kur ata tentuan te shkeputeshin nga influenca Ruse.


    Preg Cali sulmoi pabesisht prapavijen e Brigades se VI, dhe vrau shume partizane, kryesisht moshe e re, 16-17 vjecare maj mushkave me municion e ushqim dhe jo luftetare te rregullt. Partizanet u kthyen, e kapen te gjalle ne nje shpelle diku ne veri, dhe e vrane duke e rrahur me kondakun e pushkes, dhe jo me plumb.
    Kryengritja e Koplikut ne 1945??? Me fal kjo me doli nga mendja? Ah po rezistenca Mirditore deri ne 1953. Me siguri e ke fjalen per Markagjonin, vrasesin pro- Italian (sipas Abaz Ermenjit) qe me pas therrte femrat e Mirdites se kerkonin te emancipoheshin, apo edhe mesueset qe dergonte Enveri per ti mesuar shkrim e kendim fshatareve.

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Leshator te kesh turp per shpifjet e mllefin qe nxjerr nga goja kunder patrioteve te vertete.

    Gjyshi jot qe ne ate kohe mund te kete fjete me dhite, dhe nga nga i tille beri karriere si komisar apo fuks lagjesh, (prape ku e ku me mire se dhite ne mal) ndoshta i lejohet po jo ty qe normalisht duhet te kesh 2 pare mend.

    Edhe njehere per patriotin Prek Cali.

    Ky burre malesie ishte i pari i fisit te Kelmendit, dhe ne vitin 1914 kur komisioni i kufijve po caktonte vijen me Malin e Zi ju ofruan kile me ar qe te pranonte propozimin malazez per ta perfshi vermoshin me Malin e Zi. Ky burre refuzoi me perbuzje dhe megjithese malazezet paguan njerez per ta vra nuk u tut por ne syte e perfaqesuesit jugosllav kercenoi se kurre vermoshi e Kelmendi nuk kane qene te Malit te Zi e as nuk do te jene pa u shuar edhe malesori i fundit.

    Gjate kohes se mbreterise u internua si antizogist ne Gjirokaster dhe Enveri e njifte mire se kush ishte sepse mesuesi francez i liceut te Gjirokastres i kishte bere me dhjetra piktura i mahnitur nga pamja fisnike dhe kostumi kombetar qe mbante veshur.

    Gjate luftes 2 boterore nuk u perzie me palet nderluftuese, as partizane e as balliste, por u perpoq qe te ruante krahinen e vet nga konflikti. Per partizanet nuk kishte simpati po as nuk i luftoi.


    Citim Postuar më parë nga Leshator
    Preg Cali sulmoi pabesisht prapavijen e Brigades se VI, dhe vrau shume partizane, kryesisht moshe e re, 16-17 vjecare maj mushkave me municion e ushqim dhe jo luftetare te rregullt. Partizanet u kthyen, e kapen te gjalle ne nje shpelle diku ne veri, dhe e vrane duke e rrahur me kondakun e pushkes, dhe jo me plumb.
    Shpifje komuniste per te mbuluar tradhtine dhe shpartallimin qe pesuan.
    E verteta eshte si vijon:

    Partizanet nuk ishin prapavije por forca sulmuese, sepse aty ku ndodhi beteja nuk kishte rruge more lesh.
    Cfare donin brigadat partizane ne kelmend. Aty eshte malesi or lesh, nuk kishte as gjermane e as balliste dhe as rruge.
    Rruga kalon poshte disa ore rruge larg Kelmendit.
    Hape more rrusho harten e shif ku bien shkrepat e Kelmendit.

    Malesoret u thane qe me pare se nuk do ti lejonin te hynin (pushtonin) malesine se ku kishin kaluar deri atehere kishin djegur, mbledhe arme dhe pushkatuar njerez.

    Keshtu pra lesho jo prapavija se andej skishte pune prapavije por forcat kryesore te brigades partizane u perpoqen qe ashtu si kishin bere me pare neper Mirdite, Kukes, lume e Dukagjin te futeshin me force ne kelmend pavarsisht nga paralajmerimi qe ju dha.

    43 partizane u vrane ne pak ore dhe te tjeret ja mbathen me bisht nder shale, duke lene shoket e vet te vrare neper bore.

    Tashti nese brgada partizane paska pase 43 femije 16 vjec, turp per ta qe i kane cuar mish per top. por kjo provon edhe se femijet e mashtruar u perdoren per lufte nga komunistet.
    fakti eshte se krimineli mehmet Shehu nuk mundi ta pushtoje kelmendin dhe mbeti ne Koplik duke bere plane se s'ja mbante te sulmonte perseri.
    Zgjidhjen ja dhane "vellezerit" serbe qe nuk ja kishin harruar "nderin" Prek Calit. Ata i keshilluan brigaden komuniste te kalonin neper mal te Zi per ti rene pas shpine. Dhe per turp te komunisteve keshtu ndodhi, nderkohe qe malesoret ruanit shtigjet nga rruga e Shqiperise u doli tymi kullave nga kufiri me Malin e Zi.

    Prek cali nuk u kap nga partizanet o shpifes i keq, dhe as u vra me te rrahura.

    Ky hero i kombit u ftua per bisedime me garanci dhe simbas zakonit komunist u pre ne bese, duke e arrestuar dhe derguar ne shkoder.

    Ai nuk vdiq i rrahur por u pushkatua i lidhur per dore se bashku me patriote e klerike katolike te tjere, ne vendin e ekzekutimit ne qytetin e Shkodres, rreze murit te varrezave katolike dhe kete e deshmon gjithe populli i Shkodres qe e kane perjetuar ate ekzekutim terrorist.


    Dardha bie nen dardhe thote populli edhe ti ke ra nen dardhat e e gjyshit tand.

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Leshator
    Shqiperia luftoi Greqine ne 1949, dhe i shkaterroi ushtrite Greke ne kufi kaq keq, saqe Mehmet Shehu i kerkonte Enverit te sulmonte Janinen pasi e kishte rrugen te hapur.
    Shqiperia nuk luftoi greqine me 1949 por coi shqiptaret si mish per top per hater te komunisteve te EAM.

    Shqiperia komuniste nuk luajti gishtin kur dhjetra mija came shqiptare u vrane, shperngulen e debuan ketej kufirit.

    Por kur monarkistet greke te mbeshtetur nga anglo-amerikanet kishin rrethuar komunistet e EAM-it ne mal te gramozit, komunistet shqiptare u dergonin furnizime (me porosi te moskes) dhe keshtu trupat greke per te bllokuar kete kalim u perpoqen te hynin disa qindra metra neper toke shqiptare per te mbylle rrethimin.

    trupat shqiptare u derguan dhe u vrane me qindra ne kufi per hater te komunisteve greke, nderkohe qe askush se luajti b'ythen per mijera came.

    Forcat shqiptare mezi mbajten 2-3 km kufi derisa komunistet greke kapercyen kufirin perkendej e jo te sulmonin Janinen more ****. me dhjetra mijera komuniste greke ishin thyer neper greqi ti me perrallis per pushtimin e janine ne ate kohe.

    Akome me perrallat e gjyshit ti. Morepo paska qene strateg i madh ky gjyshi jot gjynah qe paska vajte per lesh.

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-11-2002
    Vendndodhja
    itali/padova
    Postime
    38
    Po te filloj dhe te shtoj edhe une ndonje gje pas fjaleve te Labeatit kam frike se do ta prish.
    Une po them vetem nje gje te vogel si shtese te asaj te Labeatit per kete leshin tone qe nuk ia paska idene asgjese.
    Ti more lesho the se asnje mision i huaj nuk pati sukses gjate viteve te kominizmit ne Shqiperi une po te permend vetem 2 emra Bep Luka dhe Ndue Melyshi keto dy more ti lesh jane fute aq shume here ne shqiperi si agjend te huaj duke u futur deri ne kampet famkeqe te lushnjes e tepelenes ku familiet e tyre mbaheshin dhe keqtrajtoheshin barbarisht nga njerezit si puna e gjyshit tand. Keto dy njerez bashke me shume shoke te tyne more lesho kan ba ca kane dashte neper shqipni tu i ike e tu iu msheh e disa here edhe tu u perbadhe me shume forsa te sigurimit komunist te cilet ne vend qe te bashin noj hata te madhe(ashtu si thu ti se kane ba) as nuk ia ka majte b**** me i pa as ne sy se e kane dite mireboll se ato me ba me dashte i kishin trete dyrnjajet ata edhe shume te tjere si puna e tyne.
    Tesh si perfundim une ty more lesho mundem me te ba thirrje qi me e lane kyt pune e mos me shkru ma se per cdo shkrim ci ban nuk na tregon gja tjeter pervec budadhekut tand e nostalgjise te madhe qi paske per ate kohe famkeqe te historise sone.
    Rrofte Shqipnia etnike

  7. #167
    *bump*bump

  8. #168
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Or babe pse lodheni kot ,fituan partizanet se ballistet e zogistet u bene me italianet e gjermanin ,ky eshte fakt, sado te perpiqeni ju te thoni ndryshe populli nuk harron kaq shpejt.PIKE .Eshte e vertete aq e madhe sa eshte turp te thuash ndryshe.Luften e beri populli me partizanet kundra pushtuesit (se mos e njifte katnari nga Petrela ose nga Vaqarri ,Marksin dhe Engelsin dhe komunizmin)Sesi shkuan punet mas luftes eshte teme tjeter dhe rrethana te tjera por ne kohen e luftes populli u genjye njesoj si ne kohe te Sales ne 91 kur na thoshin se do dalim me pashaporta ne gjithe boten ,do punojme pak fare se pasurite qe ka Shqipria na mbajne edhe pa punuar ,do na mbaje Amerika etj,etj ,i kam harruar gjithe genjeshtrat.Edhe Enveri i genjeu i tha do hame me luge floriri,tashi kur populli yne eshte kaq budalla cfare ti bejme ??Ti shife si e hengrem me piramidat dhe e kupton.Saper ate qe tha qe Tiranen e cliruan italianet dua ti them se eshte turp pasi ne betejen e Tiranes u vrane 117 partizane dhe u plagosen qindra te tjere ,mos flisni si idiote.Ne luftuam aq sa mundem por te pakten luftuam, se pati edhe popuj me te medhej se ne qe dhine nga frika e slevizen fare.Plako gjerman ,amerikam ,kinez ,indian apo maroken kur te vjen tjetri me ushtri e te pushton sme intereson sesi e quan ai pushtimin,kolonializem pozitiv, rruge tranziti apo ndihme miqesore faktikisht ai quhet PUSHTUES.Cdo popull qe e mban veten lufton kush eshte popull viktime thote qe ne nuk luftuam se ata iken vete. Kaq kisha ,mos u merni me partizanet se ata ishin njerez te thjeshte shumica te pashkolluar por e donin Shqiperine jo si brezi yne zgarravine qe ta shet per 1 vize.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  9. #169
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    “Ja si i gjetëm eshtrat e tim eti pas 31 vjetësh!”


    Kujtim Boriçi

    Ekskluzive/ Në këtë numër, nëpërmjet rrëfimit të Afërdita Çakos, vajzës së gjeneralit Hito Çako, pushkatuar nga diktatura më 5 dhjetor 1975 sillen peripecitë 10 vjeçare në kërkim të eshtrave të tre gjeneralëve, heshtjen e organeve shtetërore, ceremoninë e rivarrimit ku mungoi ndjesa shtetërore dhe ish-kolegëve për të pushkatuarit padrejtësisht si “armiq të popullit!”

    Tregon vajza e Hito Çakos
    “Ja si i gjetëm eshtrat e tim
    eti pas 31 vjetësh!”

    Në vitet e diktaturës, pohon për gazetën Afërdita, vajza e gjeneralit të pushkatuar Hito Çako, as që bëhej fjalë të kërkonim eshtrat e babait, por dhe ardhja e demokracisë, ne, familjes së tij, të rikthyer në Tiranë, na zhgënjeu për këtë problem. “Nuk mund të rrinim në shtëpi në Tiranë, nuk na zinte gjumi pa ditur se ku preheshin eshtrat e babait, e për këtë kërkuam e shpresuam se shtetarët e rinj që erdhën në drejtim do të na ndihmonin, por u zhgënjyem” - tregon Afërdita. Me një ndjesi zhgënjimi që ende e kujton me dhimbje, Afërdita shton se nuk la derë të shtetit duke kërkuar, por dikush i fshihej, dikush mblidhte supet e thoshte që nuk dinte gjë, ndërkohë që ata që kishin në “inventar” shkresat zyrtare të të pushkatuarve e njerëzve të tjerë , ata që kishin dijeni për këtë fakt, as që bëheshin të gjallë. Në këto kushte, e vetmja mundësi, sipas Afërditës, mbeti interesimi i tyre nëpër miq e të njohur. Në këto përpjekje, familjarëve të Çakos u bashkohen edhe djemtë e të afërmit e Beqir Ballukut e Petrit Dumes, të pushkatuarve në të një ditë e të varrosur të tre në të njëjtin varr. “Po të mos ishte Mustafa Çako, nipi i familjes sonë, i rikthyer pas vitit 1990 si nënkolonel në Ministrinë e Brendshme, ne nuk do të mund të kishim gjetur vendvarrimin e babait, të merrnim e të rivarrosnim eshtrat pranë të afërmve të tjerë të familjes ose do të ishim sfilitur duke kërkuar, nuk di, dhe sa e sa vite të tjera”, - shton Afërdita.
    Njeriu që mbajti të fshehtën për 25 vjet
    Vonë, vetëm në prag të gjetjes së eshtrave të gjeneral Çakos, në vitin 2000, familjarët mundën të mësojnë edhe disa detaje rreth pushkatimit në Linzë të Tiranës mesnatën e 5 dhjetorit 1975, qëndrimin e Hitos para skuadrës së pushkatarëve dhe një porosi që thuhet se dha Kadri Hazbiu lidhur me vendvarrimin e tre gjeneralëve të pushkatuar. “Por të gjitha këto detaje, që, në fund të fundit, për ne familjarët nuk kanë shumë rëndësi, askush nga ata që kanë qenë dëshmitarë apo janë njohur me shkresat nuk na i ka thënë, por i kemi dëgjuar nga njerëz dytësorë” - tregon e bija e Çakos. Sipas këtyre burimeve, krahas atyre që urdhëruan pushkatimin, personave që morën pjesë në ekzekutim, atyre që transportuan kufomat në mesnatë e i varrosën në Vranisht të Vlorës, është edhe një person tjetër që ka mbajtur një amanet të fshehtë për 25 vjet. Ai është A. Majko, në atë kohë drejtues lokal në zonën ku u bë varrimi misterioz i tre gjeneralëve të pushkatuar. Sipas këtyre burimeve, pas pushkatimit të tre gjeneralëve në Linzë të Tiranës, Kadri Hazbiu ka thirrur Majkon dhe i ka thënë: “Merrni të paktën, kujdesuni e çoni eshtrat atje në Vlorë, t’u prehen atje, kujdesu për to!”. Gojëkyçur, por besëmbajtur në këtë amanet, i moshuari Majko e ka ruajtur për një çerek shekulli misterin, të cilin vonë, kur familjarët ishin në kërkim të eshtrave të tre të varrosurve pa varr, në fshatin e tij, u është bashkuar për ndihmë. Por fëmijët e të moshuarit vlonjat kujtojnë se sa herë vinin rrëke uërash me rrëmbim nga reshjet e shiut në lumin e fshatit bri të cilit dergjeshin eshtrat e të pushkatuarve, ai(i ati i tyre) i ngrinte djemtë nga gjumi dhe u thoshte që të pastrojnë shtratin e rrjedhjes, por pa u thënë për këtë arsyen e vërtetë... Vonë, pas kaq vitesh, kur eshtrat e gjeneral Çakos u gjetën dhe u bë ceremonia e rivarrimit, e bija, Afërdita, ndjen dhimbje edhe për diçka tjetër; një fakt që e ka mësuar shumë vonë: mënyrën e transportimit të kufomave drejt vendvarrimit sekret në Vlorë. Kufomat e tre gjeneralëve të pushkatuar mesnatën e 5 dhjetorit 1975, kanë udhëtuar drejt jugut me një automjet fugon-frigoriferik, në të cilin, në dy faqet anësore dhe faqen e prapme shkruhej “Mish!”.
    Personi që bëri të pamundurën gjetjen e eshtrave të Çakos
    Familjarët e Çakos kujtojnë se pas vitit 1990 që nisën të kërkojnë eshtrat e njeriut të tyre, përballë heshtjes së mëkatarëve, por edhe të shtetarëve të rinj që morën drejtimin vendit, u hapën shumë thashetheme si për mënyrën e pushkatimit të tre gjeneralëve, mënyrën e transportimit dhe vendvarrimin e përbashkët. Diku thuhej se tre gjeneralët nuk ishin ekzekutuar nga skuadra e pushkatarëve e me një plumb në fund nga prokurori (që vërtetonte vdekjen) sipas rregullores përkatëse të kohës, por ishin ekzekutuar me flakëhedhës. Dikush tjetër përhapte fjalë që ata ishin varrosur e zhvarrosur disa herë e vështirë se mund t’u gjendeshin më eshtrat. “Në këto kushte, dhimbja jonë shtohej”, - kujton Afërdita.
    Më pas, ajo shton se pas shumë përpjekjesh, dështimeve të udhëtimeve e gërmimeve në Vranisht të Vlorës, ku u kishin thënë se gjendeshin varret sekret, fillimviti 2000, falë edhe përpjekjeve të Mustafa Çakos, njeriut të tyre, po shkohej drejt shpresë. Mustafai, pas lirimit si oficer e punës së gjatë si punëtor në minierë, ishte riveshur me gradën e kolonelit e kishte filluar punë në Ministrinë e Brendshme. Familjarët kanë biseduar gjatë me Mustafanë, i cili u ka afruar mbështetjen e plotë duke u thënë: “Unë këtë do ta bëja jo vetëm për njeriun tim, por për çdo njeri tjetër!”
    Afërdita: “Ja si i gjetëm eshtrat e babait!”
    Ja si e tregon për gazetën kalvarin e mundimshëm në kërkim të eshtrave të të atit, vajza e Hito Çakos, Afërdita, e rikthyer përkohësisht nga emigrimi në shtetin fqinj: “...Kishte vite që kërkonim pas 1990-ës, por rikthimi i Mustafait në Ministrinë e Brendshme na i ngjalli shpresat për mundësi më të mëdha për gjetjen e eshtrave të babait. Pasi çdo kërkesë apo përçapje të bërë deri atë kohë nga ne në dikasteret përkatëse, ishte lënë në heshtje e jo vetëm kaq, por shpeshherë kishim marrë dhe përgjigje arrogante. Njerëzit që kishin apo mund të kishin dijeni rreth varrit sekret kishin frikë të flisnin. Në rastin tonë, dëshmitar okular i cili mund të na ndihmonte ishte mjeku që kishte firmosur procesverbalin e vdekjes. Mustafai e takon këtë njeri shpejt, i fiton zemrën, e mjeku fillon të flasë. Tregoi se varri sekret është në Vranisht të Vlorës. Mustafai arrin të shtjerë në dorë edhe hartën e mbulimit të krimit në këtë zonë.. Mustafai dhe njerëzit tanë marrin rrugën në kërkim të eshtrave në Vranisht, por në udhëtimin e parë, automjeti dhe uniforma e kolonelit lënë te banorët përshtypjen e vajtjes për kontroll policor. Mësojnë të vërtetën e këtij udhëtimit, por asgjë nuk gjendet në këtë kërkim... Ndërsa trazirat e vitit 1997 ndërpresin edhe kërkimet tona për eshtrat e babait. Në vitin 2000, pikërisht më 18 korrik, Mustafai, së bashku me Çlirim Ballukun që dhe ai kërkonte eshtrat e të atit, marrin automjet të përshtatshëm në ministri, falë edhe gatishmërisë së ministrit Spartak Poçi dhe nisen për në Vlorë. Merret me vete dhe një ekspert përkatës i kësaj ministrie. Me hartë në dorë, fillojnë kërkimet në vendin ku shënohej varrimi i tre gjeneralëve. Në kulmin e lodhjes e rraskapitjes nga vapa, kur po këputej filli i shpresave, vjen ish-kryetari i kooperativës (mbartësi i porosisë së Kadri Hazbiut) dhe tregon një nërënxë, duke thënë që të gërmojmë aty. Këtu, në parantezë, dua të përmend se në familjen tonë, në ceremoninë e rivarrimit, erdhën për ngushëllim dhe dy djemtë e ish-kryetarit, djem të çiltër, të cilët ashtu si dhe ne, janë sot emigrantë në Greqi... Na treguan se sa herë binte shi, dhe mesi i natës të ishte, i ati i tyre i ngrinte nga gjumi, i detyronte të merrnin kazmë e lopatë e të zgjeronin kanalin e të ndërpritej rrjedha e ujit te nërënxa, ku ishin eshtrat, por që djemtë nuk dinin gjë. Atë pasdite në kërkimin e eshtrave, aty pranë nerënxës, ndonëse u harxhua shumë mund e kohë, asgjë nuk po gjendej. Përsëri ndjenin nga afër zhgënjim. Dikush tha që të largoheshim, por me sa duket, instikti i fëmijës që ka dekada pa e para babanë, na mbante ende aty. Thamë të vazhdojmë të gërmojmë, të kërkojmë dhe ca. Këmbënguli më shumë Çlirim Balluku, por ai tha me gojë atë që zemra na thoshte të gjithëve ne. Dhe ja, gëzimi ynë makabër. Kishim pranë shumë vranizhtjotë që punuan, u gëzuan kur i gjetëm eshtrat, por dhe qanë me ne. Vranishti ishte fshati i dashur i babait, që nga lufta e më pas, e ai e ruajti tim atë për 26 vjet në një pjesë të truallit të tij!”.
    Rivarrimi dhe brenga..
    Të paktën pas gjithë atij kalvari, vazhdon të tregojë Afërdita Çako, vajza e gjeneralit të pushkatuar, kemi një varr ku të qajmë, kujtojmë babanë e të vendosim lule mbi mermer. Ndërsa në rivarrim erdhën shumë njerëz, miq e të afërm.. Por për familjarët, që falë fisnikërisë nuk kanë dëshirë që ta thonë, edhe në këtë ceremoni mungoi ajo që duhej të ishte patjetër, mungesa e ndjesës shtetërore e shoqërore. “Ne nuk ndryshon më ajo që ndodhi, por sot kur thuhet se ka ikur frika, ish-kolegë të babait e shokëve të tij duhet të flasin hapur, të thonë të vërtetën. Në mos për ne, së paku për respektin e vetvetes, të ndërgjegjes së tyre!” Se edhe sot, pas kaq vitesh ka ish-gjeneralë e gjeneralë të mëvonshëm, bashkëkohës të Beqir Ballukut, Petrit Dumes e Hito Çakos, që bënë dhe karrierë, dinë shumë gjëra, por hezitojnë apo nuk dëshirojnë të thonë të vërtetën për atë që u përgatit dhe që e pësuan gjeneralët e viteve 80.(Fund)




    21/08/2006
    KATEGORIA: Dossier

    shekulli

  10. #170
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ku marrin mesim kanibalet enveriste te Kosoves qe bejne te njejten gje tani ne vitet 2000 duke kopjuar bëmat e ustallarve te tyre ne tirane.

    Ja ....psh si i vleresonte clirimtaret enveri..
    i fuste nga nje ko.qe plumb e i zhdukte..
    te njejten gje bejn Pojataxhijet e jakup daut veselave te qose demaqit.. me clirimtaret.. i vrasin ne prite apo ne llapushnik apo i mbysin ne liqen..

    ja shembujt nga epoka e Enverit..

    shekulli..




    “Si u gjykua dhe u pushkatua im atë!”


    Kujtim Boriçi

    Ekskluzive/ Afërdita, vajza e Hito Çakos, gjeneralit të pushkatuar nga regjimi komunist më 5 dhjetor 1975, e rikthyer përkohësisht në Shqipëri nga emigrimi i gjatë, tregon detaje të veçanta rreth atyre momenteve kritike; arrestimin, gjykimin, pushkatimin, kalvarin familjarë të tyre dhe njerëzve të afërt dhe veçanërisht peripecitë e gjetjes së eshtrave të të atit.

    Tregon Afërdita, vajza e gjeneralit Hito Çako
    “Si u gjykua dhe u pushkatua im atë!”


    Dokumenti

    Ndëshkimet e gjeneralëve Balluku, Çako e Dume

    Në Plenumin e 5-të të Komitetit Qendror të Partisë Punës së Shqipërisë (25-26 korrik 1974), dënohet veprimtaria “armiqësore” e Beqir Ballukut, ministër i Mbrojtjes dhe anëtarë i Byrosë Politike. Përjashtohet nga KQ-ja dhe partia, duke u shkarkuar njëkohësisht nga të gjitha funksionet shtetërore.
    Më 10 tetor 1974, në mbledhjen e Byrosë Politike të KQPPSH-së, dënohet veprimtaria “armiqësore” si bashkëpunëtorë të Beqir Ballukut dhe gjeneralëve të njohur të ushtrisë shqiptare si Petrit Dume dhe Hito Çako, duke i“zhveshur” nga funksionet partiake e shtetërore.
    Në plenumin e 6-të të KQPPSH-së (16-17 dhjetor 1974), Balluku, Çako, Dume e Parllaku, të cilësuar “armiq të partisë dhe të popullit”, vihen në pranga brenda në sallën e gjyqit partiak.
    Më 5 dhjetor 1975, tre gjeneralët e lavdishëm të luftës dhe të drejtimit të ushtrisë shqiptare, Beqir Balluku, Petrit Dume e Hito Çako pushkatohen dhe eshtrat e tyre futen në një varr në një fshat të Vlorës.
    Më 18 korrik 2000, pas interesimit të familjarëve, gjenden e nxirren nga një varr i përbashkët sekret në Vranisht të Vlorës eshtrat e tre gjeneralëve të pushkatuar.

    Kush ishte “Heroi i Popullit”, Gjenerali Hito Çako

    U lind më 3 mars 1923, në Progonat të Kurveleshit.
    Mbaron arsimin e mesëm në Sarandë, ku punon si shegert deri në fillim të luftës.
    -Rreshtohet që në fillimet e para me lëvizjen nacionalçlirimtare, ku më 28.05.1944 arrin në detyrën e komisarit të Brigadës së 5-të.
    -Më 9 maj 1945, Çako emërohet komandant i Divizionit të Parë, detyrë të cilën e kryen deri më 15.08.1945.
    -Duke qenë në detyrat më të larta në krye të ushtrisë, gjenerali Hito Çako mbaron tri akademi ushtarake, përkatësisht atë “Frunze” në Moskë (1950-1954), akademinë “Voroshillov” po në Moskë (të cilën e nisi pas tri vitesh punë), e më vonë Akademinë Detare të Leningrad . Të tri këto akademi i mbaron me rezultate të shkëlqyera.
    -Grada e gjeneralit i është dhënë me vendim të Presidiumit të Kuvendit Popullor, më 15 janar 1962.
    -Ka kryer detyra të tjera të larta si titullar i Drejtorisë Politike të Ushtrisë dhe zëvendësministër i Mbrojtjes, deri në dënimin si “armik” dhe pushkatimin në nëntor 1975.
    -I është dhënë titulli “Hero i Popullit”

    E rikthyer përkohësisht në Shqipëri nga emigrimi i gjatë në shtetin fqinj në Greqi, Afërdita Çako, vajza e ish-gjeneralit të pushkatuar nga regjimi komunist, së pari, shkon pranë varrit të të atit dhe vendos atje një buqetë me lule. Rri gjatë, bashkëbisedon me të ashtu si 30 vjet më parë, derdh shumë lot dhe e ka të vështirë që të shkëputet. Së fundi, pas një heshtjeje të gjatë, pranon, për herë të parë, të tregojë publikisht për gazetën lidhjet e saj me të atin, përjetimet kur i vunë prangat, kur përjetoi torturat, gjyqin, pushkatimin e kalvarin e mundimshëm në kërkim të eshtrave të tij. “Janë shkruar shumë këto 16 vjet rreth babait tim, të qena e të paqena, por ne fëmijët e tij kemi preferuar të heshtim, pasi ata që e kanë njohur nga afër dhe ata që kanë pasur të bëjnë direkt me Hito Çakon, e dinë mirë kush ishte ai, çfarë ka bërë për ushtrinë e vendin. Por më vjen keq vetëm për ndonjë ish-koleg të tij që ka punuar me babanë, njihte mjaft mirë atë e çuditërisht sot hesht!” - thotë për gazetën Afërdita.
    Arrestimi i Çakos në sallën e Plenumit të KQPPSH-së

    Mesi i dhjetorit të vitit 1974, pas zbulimit nga partia të grupit “armiqësor”, kryesuar nga Beqir Balluku, shoqëruar me një tension maksimal e panik në të gjitha strukturat e mbrojtjes, sjell njëherazi rrokullisjen e shpejtë të ngjarjeve, cilësimin si “armiq’ e pushkatimin e tre gjeneralëve të lavdishëm të ushtrisë shqiptare, si dhe ndëshkime të rënda për një numër të madh të drejtuesve ushtarakë. Për Afërditën, nënën e saj e të gjithë familjen, ato ditë ishin nga ditët më të vështira. Babai, siç ishte nga natyra, i qetë, i prerë, tepër i afërt me ne, por që kurrë nuk fliste për detaje të punës së tij, kujton Afërdita, ndonëse e ruante qetësinë, ne kuptonim se ai vuante apo më saktë parandiente përkeqësimin e situatës. “Ai kishte merakun tonë, e në një farë mënyre, veçanërisht me mamanë, linte të kuptonte që do të pasonin ditë më të këqija, e se meraku ishte më shumë për ne fëmijët”, - vazhdon Afërdita. Por edhe pse nën një terror psikologjik, para një skenari që ai e parakuptonte, sipas saj, Hito Çako mbante të njëjtin qëndrim me njerëzit e shokët që ende nuk i ishin larguar. Por ngjarjet do të rrokulliseshin shumë shpejt.
    Gjyqi politik në sallën e Plenumit të 5-të të Komitetit Qendror të PPSH-së, i 16-17 dhjetorit 1974, që vuri dhe prangat në duart e gjeneralëve, sipas dokumenteve historike dhe dëshmitarëve, sjell qëndrimin burrëror të një prej tyre, gjeneralit Hito Çako, që kundërshtoi hapur Enver Hoxhën. Akuzës së Hoxhës si “tradhtar” e “revizionist”, Hito iu përgjigj: “Unë, shoku Enver, nuk jam aspak revizionist. Revizionistët shikoji se i ke aty pranë!” ...Gjithçka, sipas dokumenteve të kohës dhe dëshmitarëve, ndodhi në pak orë. Tashmë Beqir Balluku, i shkarkuar si ministër i Mbrojtjes, i cilësuar si udhëheqësi i përgatitjes së „Tezave të Zeza“, si “kryepuçisti“, ishte vënë në pranga. Njëkohësisht, pas “zhveshjes“ nga të gjitha funksionet që kishin, zëvendësimit në detyra nga të tjerë, një ditë më parë, pasditja e 16 dhjetorit 1974 do të rezervonte të njëjtin fat edhe për gjeneralët Hito Çako, Petrit Duke e Rrahman Parllaku. “Të gjitha ato që ndodhën në plenum, ne i morëm vesh më vonë, ndërsa arrestimi i babait solli fillimisht bastisjen e shtëpisë, largimin e njerëzve, e sigurisht edhe vetminë e largimin në internimin e gjatë me një dorë plaçka në një kamion mallrash”,- shton Afërdita.
    Kalvari i mundimshëm
    Afërdita kujton se atje në internim shumë vonë do të merrnin vesh se babai i tyre ishte pushkatuar, por nuk dinin se ku ishte ekzekutuar e as që bëhej fjalë më për vendndodhjen e eshtrave. Sipas dokumenteve të kohës, me të cilat mund të konsultohesh vetëm vitet e fundit, pushkatimi i gjeneral Çakos, ministrit të Mbrojtjes, Beqir Balluku dhe gjeneralit tjetër, Petrit Dume, është bërë mesnatën e 5 dhjetorit 1975 në periferitë e kryeqytetit. “Por përveç internimit të familjes sonë, vazhdon të tregojë për gazetën Afërdita, pushkatimi i babait solli ndëshkimin e shumë njerëzve të tjerë të afërt të familjes sonë.
    “Kështu, tre persona, njerëz të afërt të familjes sonë, ushtarakë të aftë, u ndëshkuan të parët. Çobo Skënderi, nipi i babait (djali i motrës), piloti i dytë i Enver Hoxhës, i akuzuar më pas edhe për atentat ndaj Enverit, si i vënë nga im atë, pezullohet nga puna dhe nxirret në lirim. Mustafa Çako, kushëriri ynë, oficer i lartë në Ministrinë e Brendshme, përjashtohet nga ushtria dhe kalon me dënim në minierën e Mëzezit me punë të nëndheshme, ku qëndroi 18 vjet. Gjithashtu, Halil Laze, oficer, gazetar, dënohet me burgim dhe vuan vite të tjera në burgun famëkeq të Spaçit. Vetëm pas proceseve demokratike njihet e drejta e rikthimit për banim në Tiranë”.
    Vetëm pas ndryshimeve politike, shton Afërdita, për herë të parë që nga prangosja e babait, ne, familjarë e njerëz të afër, mundëm të takohemi me njëri-tjetrin..
    “Por edhe pse ndodhën proceset demokratike, për familjen tonë nuk kishte të mbaruar kaluari i stërmundimshëm. Mbi të gjitha, nuk dinim se ku ndodheshin eshtrat e babait, të cilat donim t’i gjenim e t’i varrosnim e të vendosnim një tufë lule mbi varrin e tij. Por shteti heshti, ndërkohë që vetëm përpjekjet e stërmundimshme të familjarëve, të afërmve, miqve e shokëve, mundën të na orientojnë drejt rrugës së shpresës; gjetjes e eshtrave”, - shton Afërdita, vajza e gjeneralit të pushkatuar Hito Çako. (Vijon)




    20/08/2006

    shekulli

  11. #171
    Lëvizja çlirimtare "Kryeziu" në rrjedhat e Luftës së Dytë Botërore

    Intelektualë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të Diasporës shqiptare, veçanërisht historianë, studiues, politikanë, bashkëkohës, familjarë dhe miq të Kryezinjve, jeni të lutur të merrni pjesë dhe të ndihmoni me kumtesa, studime, ballafaqime historike, kujtime, relike, etj., konferencën shkencore që do të organizohet nga Këshilli Organizativ i veprimtarive për Lëvizjen "Kryeziu", në bashkëpunim me ministritë e Kulturës të Shqipërisë dhe të Kosovës, nën kujdesin e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, e të kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku, dhe që do të mbahet në Prishtinë më 23-24 shtator 2006, me temën: Lëvizja "Kryeziu" në rrjedhat e Luftës së Dytë Botërore.

    Me këtë rast po botojmë tezat kryesore të Lëvizjes "Kryeziu", nga mund të merren ose jo temat që do të diskutohen në konferencë:

    * Lëvizja "Kryeziu" është një nga lëvizjet më të rëndësishme çlirimtare të popullit shqiptar përgjatë Luftës së Dytë Botërore.

    * Karakteri kombëtar i lëvizjes: Rruga që zgjodhën Kryezinjtë, ishte ajo e luftës patriotike të shqiptarëve kundër okupatorëve, në bashkëpunim me të gjithë faktorët antifashistë dhe atdhetarë shqiptarë për çlirim dhe bashkim kombëtar. Ata bashkëpunuan me luftëtarë e krerë të Luftës Antifashiste në Shqipëri dhe Kosovë, qofshin të djathtë, të majtë apo të paangazhuar në formacione politike, por që luftonin për çlirim nga pushtuesit dhe për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare. Në këtë pikëpamje, Lëvizja "Kryeziu" nuk është as një lëvizje partiake, as një lëvizje thjeshtë lokale, por një lëvizje çlirimtare me karakter kombëtar, ndoshta një nga lëvizjet e vetme të këtij lloji në hapësirën shqiptare.

    * Lëvizja "Kryeziu" është një lëvizje e rezistencës shqiptare. Ajo e ka fillesën qysh në vitin 1939, pas okupacionit italian, si një reagim kundër këtij pushtimi. Për organizimin e kryengritjes kundër pushtimit italian, vëllezërit Hasan, Gani dhe Said Kryeziu organizuan rezistencën antifashiste dhe më pas edhe kryengritjen e armatosur kundër pushtuesve nazifashistë. Ata vepruan në Shqipëri e në Kosovë, kryesisht në malësinë e Gjakovës, por pa e ndërprerë lidhjen e bashkëpunimin me trevat e tjera dhe faktorët e tjerë të kësaj lufte çlirimtare. Lider kryesor i lëvizjes dhe komandant i forcave luftarake, ishte Gani Kryeziu, i përcaktuar si i tillë qysh në vitin 1940, në mbledhjen që u bë në Sarajevë.

    * Veprimtaria kryesore e Kryezinjve, gjatë viteve 1941-1942, u përqëndrua në propagandën antiitaliane, në regjistrimin e luftëtarëve vullnetarë në çetat e tyre dhe në aksionet luftarake kundër pushtuesve italianë. Prijësit Kryezinj mblodhën shumë shpejt më tepër se 1000 luftëtarë dhe bashkë me ta përparuan në perëndim përmes maleve në trevat e Nikaj-Merturit. Sulmuan disa herë italianët dhe me forca që shtoheshin vazhdimisht, menduan të mësynin Shkodrën.

    * Qysh në fillimet e saj e në vazhdim, Lëvizja "Kryeziu" i pati kontaktet, mbështetjen kryesore dhe koordinimin me Aleatët Antifashistë perëndimorë, veçanërisht me britanikët, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre: Emer, Hill, Kemp, Hends, Maklin, Smith, Simkoks, etj. Interesi politik dhe kombëtar synonte veprimin gjithëshqiptar në luftën për çlirim nga okupatorët, kërkonte bashkëpunim me fituesit e Luftës së Dytë Botërore e jo me humbësit dhe orientimin nga Perëndimi, për sigurimin e një jete kombëtare e një të ardhmeje demokratike pas lufte, dhe jo orientimin nga Lindja, nga sllavo-komunizmi, që përbënte sërish një rrezik të madh për Kosovën dhe çështjen tonë kombëtare. Këtë politikë e kishin bërë të tyren dhe e ndoqën deri në fund Kryezinjtë.

    * Rritja e rezistencës antiitaliane solli rritjen e masave ndëshkuese të pushtuesve kundër Kryezinjve. Gjendja u vështirësua sidomos pas pushtimit të Mbretërisë Jugosllave nga gjermanët dhe mbylljes së mbështetjes së lëvizjes së tyre nga qendra e Aleatëve SOE në Beograd, nëpërmjet koordinatorit Hill. Ndërkohë pjesa më e madhe e Kosovës ishte pushtuar nga Italia dhe kokat e Kryezinjve kërkoheshin me shpërblime të mëdha. Hasan, Gani dhe Said Kryeziu u arrestuan nga gjermanët, që i internuan në kampin e përqëndrimit në Zemun. Më pas, ata iu dorëzuan autoriteteve italiane dhe në qershor të vitit 1942 u internuan në Ventotene të Italisë, ku vuajtën dënimin deri në fund të vitit 1943.

    * Lëvizja "Kryeziu" mori dimensione më të mëdha, kur u kthyen nga internimi: Hasan Kryeziu, në verën e vitit 1943, që përgatiti shtratin e lëvizjes dhe në ditët e para të janarit të vitit 1944 Gani e Said Kryeziu, bashkë me intelektualin Llazar Fundo, i cili u inkuadrua në forcat e Kryezinjve si këshilltar politik.

    * Britaniku Petër Kemp ra në kontakt në Malësinë e Gjakovës me Kryezinjtë, së pari me Hasan Kryeziun, ish-prefekt i Krumës dhe deputet i parlamentit shqiptar në vitin 1925, i tërhequr në jetën private pas largimit nga Shqipëria. "Ai mbante marrëdhenie të mira me të gjitha palët politike shqiptare. Njihej që i simpatizonte Aleatët dhe më siguroi se mund të mbështetesha në përkrahjen e tij", nënvizon Kemp.

    Hasan Kryeziu organizoi takime të Misionit Anglez me nacionalistët prof. Selman Rizën, Ejup Binakun, Xhevat Kryeziun, etj, si edhe me drejtues të Lëvizjes Nacionalçlirimtare të Kosovës si Zeqiria Rexha, Vehap Shita, Ymer Pula, etj., për organizimin e një lufte të përbashkët kundër pushtuesve gjermanë, sipas idesë dhe frymës së irredentistëve Selman Riza dhe Ejup Binaku: "Nuk kemi rrugëdalje tjetër, veçse të bashkëpunojmë me Lëvizjen Nacionalçlirimtare".

    * Lëvizja "Kryeziu" del si faktor i luftës për çlirim në fillim të vitit 1944, kur Kryezinjtë, me 200-300 luftëtarë, dhe nën komandën e Gani beg Kryeziut, kaluan më 23-26 janar 1944 nga Gjakova në Tropojë, në fshatrat Degë e Gegë-Hysen dhe Berishë e Tplan, ku u organizuan dhe u mbështetën gjerësisht nga malësorët liridashës "duke i thënë popullit të mos marrin pjesë në asnjë parti, por të mbesin neutralë, me që ashtu e kërkon interesa e vendit tonë", siç mbeti edhe vetë Lëvizja "Kryeziu".

    "Gani Kryeziu lufton për Shqipërinë e lirë, gjithashtu ai ushtron aktivitet që u shkon në ndihmë Aleatëve. Ai nuk është komunist, gjithashtu nuk është simpatizues i kësaj partie politike. Ai është një patriot, trim shqiptar, i cili ka vërejtur se politika e njerëzve si ju e çon vendin në shkatërrim…"- theksojnë briranikët.

    * Fenomeni "Fundo" brenda lëvizjes "Kryeziu": Pjesë e Lëvizjes "Kryeziu" ishte edhe Llazar Fundo, i lauruar për drejtësi në Francë, një nga ata intelektualë të njohur të lëvizjes demokratike të viteve '30-'40, që përqafoi idetë komuniste si ideale për njerëzimin, u bë pjesë e Kominternit, por që u zhgënjye plotësisht kur pa me sytë e tij në Rusinë Sovjetike, një sistem totalitar, çnjerëzor dhe antidemokratik, dhe u kthye një nga armiqtë më të mëdhej të komunizmit. "Komunizma që ne e idealizonim si Krishti, ia kaloka edhe Satanait"- i shkruan ai nga Moska Fan Nolit. Antifashist i orëve të para, internohet në Ventotene për 5 vjet. Kthehet bashkë me Kryezinjtë në Kosovë për ta vazhduar luftën. Pyetjes para pushkatimit: "Pse edhe në Kosovë?", Ll.Fundo i përgjigjet: "Pranova të vij në Kosovë dorë për dorë. Kryezinjtë ngulën këmbë. Më parë se të niseshim, Partia Italiane, me anë të Kusavacit, më lypi të hyja në Partinë Socialiste Italiane. Iu përgjigja se me gjithë simpatinë që më tregojnë krerët e Partisë Socialiste, unë nuk hyja më në asnjë parti, se karriera ime politike kishte mbaruar. Dëshiroja që ta kurorëzoja këtë karrierë me luftën kundër gjermanit… Ata që më njohin, e dinë që unë nuk jam njeri me dy faqe dhe nuk jam prej atyre që marrin direktiva ngado që të vijnë. Kush të më dërgonte mua në Kosovë?".

    * Bashkëpunimi i Kryezinjve me Lëvizjen NÇ të Shqipërisë e të Kosoves dhe dallimet prej saj: Kryezinjtë bashkëpunuan me çetën nacionalçlirimtare të Krasniqes, të komanduar nga Sali Mani, me batalionin partizan "Perlat Rexhepi" dhe me forcat e Kosmetit të komanduara nga Fadil Hoxha, që vepronin kryesisht në rajonet e Tropojës, me qendër në Valbonë. Dokumentet dëshmojnë se Kryezinjë mbizotëronin në Malësinë e Gjakovës e më gjerë, ku gëzonin mbështetje të plotë, ndërkohë që toleronin, ndihmonin dhe bashkëpunonin edhe forcat e tjera luftarake, qoftë nacionaliste, qoftë nacionalçlirimtare. "Ganiu ishte në kontakt të përhershëm me partizanët e Kosovës dhe u ndihmoi shpesh herë në kohë shumë të vështira për ta. Influenca e tij bëri që partizanët të fshihen nëpër vende të sigurta pas operacioneve gjermane në mars të vitit 1944, kur brigada partizane e Kosovës ishte shpartalluar dhe shpërbërë"- konstaton britaniku Simkoks.

    Bashkëveprimi i Kryezinjve me forcat nacionalçlirimtare në luftë kundër italianëve dhe gjermanëve ishte i sinqertë dhe në vazhdën e luftës patriotike për liri të shqiptarëve, pa dallime ideje e krahine. Por ky bashkëpunim nuk vazhdoi deri në fund. Trysnia e PKSH për t'i futur Kryezinjtë në Frontin NÇ dhe mospranimi i tyre, përpjekja e dështuar e E.Hoxhës për t'i përçarë Kryezinjtë, shqetësimi i krerëve të PKSH për luftën e pandërprerë që bënin Kryezinjtë kundër gjermanëve, shqetësimi i PK Jugosllave për zgjerimin e Lëvizjes Kryeziu në Kosovë dhe urdhëri i Kominternit për të asgjësuar me çdo kusht Llazar Fundon e të tjera, bënë që dy-tre muajt e fundit bashkëveprimi u shprish dhe u zëvendësua nga konfrontimi.

    *Kryezinjtë si luftëtarë nacionalistë nuk pranuan të hynin në Frontin NÇ, sepse shikonin tek Fronti NÇ Partinë Komuniste Shqiptare, që realisht drejtohej nga emisarët e PK Jugosllave, M.Popoviç, D.Mugosha, V.Tempo, V.Stoiniç, etj.. Por nuk u inkuadruan as te Balli Kombëtar, një organizatë nacionaliste, që kishte në program luftën kundër pushtuesve nazifashistë dhe Shqipërinë etnike; as tek Legaliteti, që kishte në program luftën kundër okupatorëve dhe mbretërinë. Nuk bashkëpunuan as me Lidhjen e Dytë të Prizrenit, organizatë e rëndësishme nacionaliste politiko-ushtarake në Kosovë, por e lidhur me humbësit e Luftës Dytë Botërore dhe e destinuar të humbiste, ndonëse me synime kombëtare për të ruajtur njësinë etnike shqiptare të arritur gjatë luftës dhe për të mbrojtur integritetin e kufijtë e saj nga pushtuesit serbo-malazezë-maqedonas e bullgarë.

    Kryezinjtë mendonin që nuk duhet ta bënin lëvizjen e tyre pjesë të partive apo të organizatave politike dhe duke qëndruar si forcë e paangazhuar ndërmjet dy grupimeve kryesore të rezistencës shqiptare, por edhe duke luftuar në bashkëpunim me ta e faktotët e tjerë, do t'i shërbenin më mirë luftës për çlirim dhe çështjes kombëtare.

    Edhe propozimit për të hyrë në Lëvizjen NÇ të Kosovës, Kryezinjtë iu përgjegjën negativisht, sepse Lëvizja NÇ e Kosmetit ishte pjesë e Lëvizjes NÇ të Jugosllavisë dhe varej nga KQ i PKJ, që mbante qëndrime paternaliste dhe kishte synime shoveniste e gllabëruese ndaj Kosovës, madje edhe ndaj Shqipërisë. Nga ana tjetër, populli shqiptar i Kosovës, për shkak të robërisë 30-vjeçare serbe, politikave koloniale, genocidiste dhe shkombtarizuese serbomëdha, nuk mund të mbështeste asnjë lëvizje që vinte nga Serbia apo aleatët e saj, aq më pak komunizmin dhe hegjemonizmin që mbartte lufta e tyre nacionalçlirimtare.

    Kështu, Lëvizja "Kryeziu" ruajti një fizionomi të vetën dhe një filozofi të vetën: një Shqipëri e Kosovë e lirë mbi bazën e luftës antifashiste, pa flirte e bashkëpunim as me komunistët jugosllavë dhe as me okupatorët nazifashistë, por me një koordinim me Aleatët".

    * Bashkëpunimi i lëvizjes nacionaliste dhe çlirimtare Kryeziu me figurat dhe lëvizjet e tjera nacionaliste të Shqipërisë e të Kosovës si të Muharrem Bajraktarit, Abaz Kupit, Nik Sokolit ( Nikaj-Mertur) e të Pader Lekë Lulit, Ramë Mujës, etj.

    Këtë dimension bashkëpunimi edhe me faktorët e tjerë çlirimtarë ia dhanë lëvizjes "Kryeziu" vlerat kombëtare e demokratike dhe pjekuria politike e udhëheqësve të saj, toleranca, shkollimi, kontakti me Perëndimin, veçanërisht përvoja e fituar në Ventotene, tradita shqiptare e luftës së përbashkët të shqiptarëve kundër pushtuesve si edhe influenca e emisarëve britanikë pranë tyre, të interesuar më së shumti për luftën kundër gjermanëve.

    * Lufta e forcave të Kryezinjve kundër pushtuesve gjermanë: Kryezinjtë, me 200-300 forca, kaluan nga Gjakova në Bytyç, ku bënë organizimin dhe plotësimin me luftëtarë nga Gjakova, Bytyçi, Gashi, Krasniqja, Valbona, Nikaj-Mërturi, Hasi, Luma, etj., dhe që arritën në 2000-3000 vetë, siç e përmendin edhe britanikët Emer dhe Kemp. Natyrisht, ata manovronin dhe operonin në terren me më pak forca, por në kohën e duhur ishin të gatshëm të ngrinin gjithë kontigjentet e luftëtarëve, siç ndodhi në betejën për çlirimin e Gjakovës, ku ata angazhuan 4000 luftëtarë, sipas majorit britanik Simkoks, që kishte marrë vetë pjesë në këtë betejë.

    R.Hibert nënvizon se "Vëllezërit Kryeziu ishin të vetmit nacionalistë në Shqipërinë e kohës së luftës, që ishin kapur me gjithë zemër pas idesë për ta ndërtuar Shqipërinë e ardhme, duke luftuar kundër gjermanëve. Ata bënë disa sulme çetash kundër njësive gjermane…Nga mesi i shtatorit, forcat e Kryeziut ishin bërë aq të forta, sa të ndërmerrnin një sulm të gjerë kundër gjermanëve në Gjakovë".

    Lëvizja "Kryeziu" zhvillohej natyrshëm kryesisht në hapësirat ndërmjet dy gjysmë-Shqipërive, ishte një lëvizje çlirimtare shqiptare dhe nuk kushtëzohej nga politikat pa vizion apo nga interesat e çastit. Ajo ndodhej ende jashtë kësaj vorbulle të luftës civile dhe e vazhdonte luftën kundër gjermanëve. Janë të dokumentuara luftërat e Kryezinjve në bjeshkën e Bytyçit, në Pac, Kam, Kepenek, Zogaj, Vlad, Devë, Zherkë, Vagone, Qerret, Junik dhe beteja për çlirimin e Gjakovës (10-16 shtator 1944).

    Në këtë luftë, sipas njoftimeve të Komandës së Gjindarmërisë Shqiptare, mbetën të vrarë 170 luftëtarë nga çetat e Gani Kryeziut. Ndërsa, sipas dokumenteve jugosllave u vranë mbi 200 njerëz me rastin e sulmit mbi Gjakovë.

    * Lëvizja "Kryeziu" ishte e papranueshme për udhëheqësit e PKSH dhe PKJ. "Lëvizja e kryezinjve, - shkruan Hibbert,- po të vazhdonte, mund të çonte në një kryengritje të përgjithshme nacionaliste kosovare, por kjo mund të ishte shqetësuese e ndoshta e rrezikshme, ndonëse në mënyra të ndryshme, për udhëheqësit komunistë si në Jugosllavi, ashtu edhe në Shqipëri".

    Në radhë të parë, Lëvizja çlirimtare "Kryeziu", me mbështetjen anglo-amerikane, ishte shqetësuese, madje e papranueshme për udhëheqjen e PKJ dhe politikat e saj antishqiptare. Nëse do të shtrihej ajo në tërë Kosovën dhe kjo do të fitonte lirinë me luftën e saj, do të shprehte vullnetin për vetëvendosje dhe bashkim me Shqipërinë, pa lejuar ripushtimin e saj nga Serbia apo përfshitjen në Federatën Jugosllave. E drejta e popujve për vetvendosje, që trumbetohej kudo në botë, ishte bërë parimi bazë i luftës për trajtimin e çështjeve nacionale, aq më tepër i kombit tonë të ndarë padrejtësisht më dysh, që kërkonte zgjidhje dhe që ishte shprehur mëse një herë në Mukje, në Bujan, etj. "Në këto rrethana, - konstaton Hibbert,- E.Hoxha dhe Titoja kishin vendosur se do të ishte më mirë që të mos kishte fare rezistencë antifashiste në Kosovë, sesa të kishte një lëvizje të udhëhequr nga Gani Kryeziu, me mbështetjen anglo-amerikane".

    *Lëvizja "Kryeziu" trembte veçanërisht PKSH, që e shikonte këtë lëvizje çlirimtare si një lëvizje rivale të Lëvizjes Nacionalçlirimtare, e cila "cënonte" monopolin komunist të luftës dhe të pushtetit monist, si edhe marrëdhëniet e planet e përbashkëta me jugosllavët. Aq më tepër që Lëvizja "Kryeziu" kishte mbështetjen a Aleatëve perëndimorë dhe përfaqësuesit e saj kishin shprehur simpati për lëvizjen dhe liderin e saj, Gani Kryeziun. Vetë ministri i Jashtëm, Iden, i kishte bërë të ditur E.Hoxhës se kur të vinte koha për njohjen e qeverisë së tij "duhet të këshillohet dhe të pranojë në qeveri persona të tillë si Gani Kryeziu, që kanë dhënë prova të luftës antifashiste dhe të patriotizmit".

    Gani Kryeziu dhe lëvizja e tij tundonin etjen e ambicien delirante të E.Hoxhës për pushtet personal, aq më tepër kur emri i G.Kryeziut rekomandohej nga aleatët për të qenë në qeverisjen e ardhshme, pra brenda zonës së rezikshme të pushtetit "të pakonkurueshëm" të Hoxhës.

    E.Hoxha i shkruante Dali Ndreut, komandantit të Korparmatës I më 10.09.1944: "Reaksioni përpiqet të grumbullojë forca në Veri dhe të lozë kartën e tij të fundit, i ndihmuar për këtë gjë nga reaksioni i jashtëm. Anglezët po bëhen kumbarë për bashkimin e reaksionit të Kosovës me tradhtarët tanë, nën flamurin e ndonjë Gani Kryeziu ose të ndonjë qeverie që eventualisht mund të formojnë, me ndonjë kombinacion të mundshëm…".

    * Bashkëpunimi komunist jugosllavo-shqiptar për asgjësimin e Lëvizjes "Kryeziu".

    Në vjeshtën e vitit 1944, kur Lëvizja "Kryeziu" ishte bërë faktor i luftës për liri e çlirim kombëtar në të dy anët e kufirit politik, PKJ dhe PKSH vendosën ta asgjësonin, pikërisht kur Kryezinjtë luftonin kundër gjermanëve.

    U vu në përdorim edhe për Kryezinjtë, si edhe për Abaz Kupin dhe Muharrem Bajraktarin, Ramë Mujën e të tjerë parrulla e ditës: "O me ne, o kundër nesh", u shpallën armiq kur pak më parë ishin bashkëpuntorë me ta dhe u dërguan divizionet e brigadat nacionalçlirimtare për t'i goditur dhe asgjësuar pa mëshirë. Sulmi kundër Lëvizjes "Kryeziu" qe i kombinuar nga të dy anët e së njëjtës monedhë: forcave nacionalçlirimtare të Kosovës nga njëra anë dhe forcave e Brigadës V të Shqipërisë nga ana tjetër, të urdhëruara njëherësh nga E.Hoxha dhe Titoja. Thuajse në çdo letër apo radiogram, qarkore e tij që Titoja i dërgonte PKSH dhe E.Hoxhës, porosiste asgjësimin fizik të Llazar Fundos, duke përcjellë jo vetëm vendimin e Kominternit, por edhe shqetësimin e tij për lëvizjen "Kryeziu", që përbënte "një kërcënim për interesat jugosllave në Kosovë dhe në Shqipëri".

    E.Hoxha vraponte për të qenë i pari në këtë holokaust vrasës. Në radiogramin dërguar Liri Gegës datë 8.08,1944 Hoxha udhëzon: "Pranë Kryeziut është Zai Fundo. Para një muaji ka biseduar Fadil Hoxha me shokët e Kosmetit. Ka dijeni edhe Dushani e Rade. I thashë Fadilit që ta vrasë pa marrë parasysh asnjë rrethanë".

    Një bashkëpunim në krim ndërmjet krerëve të Luftës Nacionalçlirimtare të Shqipërisë dhe të Kosovës, të dirigjuar nga D.Mugosha e Pavle Joviçeviç, kundër luftës për çlirim, interesave të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Pavle Joviçeviç, sekretar i komitetit të PKJ për Kosovën dhe anëtar i shtabit operativ të UNÇ, njofton komandën e forcave partizane të Kosovës që ishin në aksionin për të asgjësuar Kryezinjtë në Bytyç, se ishin nisur për atje edhe dy batalione të Brigadës IV së NÇ. Ndërkohë, Pavle udhëzon Fadil Hoxhën që të verifikojë tepër fshehtas informacionin se ku ndodhej saktësisht Gani Begu, sa forca kishte, ku ndodheshin batalionet, a ruhej rruga, etj. "Kjo është rigorozisht konspirative. Lajmërohu në 5.30 dhe 10"- Pavle.

    Bashkëpunimi komunist shqiptaro-jugosllav për eliminimin e Lëvizjes "Kryeziu" është evident dhe i dokumentuar. Asgjësimi i Lëvizjes "Kryeziu" ishte rezultante e bashkëpunimit ndërmjet udhëheqjes komuniste shqiptare dhe asaj jugosllave, e bashkëveprimit të ndërsjelltë të forcave nacionalçlirimtare shqiptaro-jugosllave. Këtë e provojnë të gjitha dokumentat arkivore, e pohon edhe vetë E. Hoxha: "Interesi i dy partive tona dhe i luftës sonë të përbashkët kërkon që këta armiq (Kryezinjtë -shën im. UB) të dënohen ashpër. Njerëz të tillë meritojnë plumbin ballit… Ushtria jonë Nacionalçlirimtare i kapi këta banditë dhe i dënoi me vdekje".

    Goditja dhe asgjësimi i Kryezinjve nga aradhët nacionalçlirimtare hedh poshtë katërcipërisht tezën komuniste të sajuar fillimisht nga emisarët jugosllavë në Konferencën e Labinotit, menjëherë pas Mukjes, dhe të trumpetuar me pompë të madhe nga komunistët shqiptarë e kalemxhinjtë e tyre se Lufta Nacionalçlirimtare ishte luftë kundër okupatorëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Kryezinjtë nuk ishin bashkëpunëtorë të pushtuesve nazifashistë, përkundrazi u deklaruan publikisht dhe luftuan pa asnjë kompromis kundër italianëve dhe gjermanëve.

    * Fundi i Lëvizjes "Kryeziu".

    Forcat e Kryezinjve u rrethuan dhe u sulmuan njëherësh nga forcat nacionalçlirimtare të Kosovës të komanduara nga Fadil Hoxha dhe nga forca të mëdha të Brigadës V të komanduar nga Shefqet Peçi, më 20 shtator 1944. Britanikun Simkoks, të shoqëruar nga rojet, e nisën forcërisht për në Shtabin e Përgjithshëm NÇ, duke e trajtuar rrugës për në Berat si një rob lufte bashkë me Said Kryeziun. Llazar Fundon e arrestuan, e rrahën për vdekje dhe i kërkuan t'u përgjigjej pyetjeve që kishte dërguar më 21.09.1944 E.Hoxha me radiogram: "Zai Fundon ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni. T'i kërkohet të japë sqarime për këto pyetje: Pse ka ardhur në Kosovë, kush e ka dërguar dhe me ç'direktiva; cilat janë qëllimet e Ganiut dhe të anglezëve? Të japë sqarime për aktivitetin e mëparshëm dhe për tradhtinë e tij…Zain e vrisni andej…"

    Kështu vepruan. E ekzekutuan më 23 shtator 1944. "Vrasja brutale e Fundos, - konstaton Hibbert,- ishte dëshmi e natyrës së papranueshme të pushtetit komunist".

    Dhe E. Hoxha i dërgoi më 21.09.1944 Korparmatës së Parë, në mënyrë shumë konspirative Liri Gegës, e plotfuqishme e KQ të PKSH në Veri, përgjigjen e mëposhtme: "Mos kërkoni më nga Ganiu të dorëzohet, por me çdo kusht dhe me ashpërsi të sulmohet dhe të vritet. Duhet të veproni sa më parë, se mund t'i vijnë në ndihmë kosovarët".

    E. Hoxha i konsideronte kosovarët si armiq.

    Gani Kryeziu nuk pranoi dhe s'i përfilli kërcënimet. Si një strateg i luftës, ai i njihte mirë kahet e lëvizjeve, strategjitë dhe përfundimet e tyre. Vetëm një gjë nuk e kishtë menduar, se lëvizja e tij do të goditej për vdekje nga bashkëkombasit e vet, nga ata që e quanin veten nacionalçlirimtarë e me të cilët kishte bashkëpunuar sinqerisht. Megjithatë, ai nuk kundërveproi me armë, sepse nuk donte të shkaktonte luftë civile dhe viktima të saj.

    Akti i fundit i tragjedisë "Kryeziu" u luajt në Kosovë. Këtë akt e luajtën partiakët e lartë të PKJ, detashmentet e OZNA-s dhe brigadat e divizionet e Ushtrisë Nacionalçlirimtare serbo-malazeze-maqedonase, që tashmë e kishin vënë Kosovën ndër këmbë.

    Forcat e brigadës së OZNA-s për Kosovën e rrethuan kullën e Tosun Kryeziut në ditët e para të janarit 1945. Kërkuan vetëm të bisedonin me Gani Kryeziun, por i vunë prangat dhe e nxorën para gjyqit ushtarak në Beograd, me akuza të pavërteta dhe absurde, si bashkëpunëtor i gjermanëve, etj.

    *Përpjekjet e Aleatëve për të hedhur poshtë akuzat e rrejshme dhe për të vërtetuar të kundërtën nëpërmjet dëshmive, memorandumeve dhe notave të misëve të Misionit Britank që kishin bashkëpunuar me Gani Kryeziun gjatë luftës kundër gjermanëve, nuk patën dobi. Dënimi i tij ishte paravendosur. Notat, informacionet dhe raportet e Simkoksit, Smithit, Maklinit, Emerit, Laskey, Hodgson, Boxshall, Hill etj drejtuar qeverisë së tyre e sensibilizuan atë dhe vunë në lëvizje të ngarkuarit me punë të Britanisë së Madhe, të cilët kontaktuan, përveç të tjerëve, edhe me Titon.

    Më 23 korrik 1945 ambasada britanike në Beograd njofton FO se Qeveria Jugosllave nuk e konsideron si rast ndërkombëtar çështjen e Gani Kryeziut, por si çështje të Jugosllavisë, pasi G.Kryeziu është shtetas i Jugosllavisë dhe se është e vështirë që Qeveria Jugosllave të pranojë ndonjë intervenim nga qeveritë e jashtme. E mbyllën në burgun e Sremsko Mitrovicës, nga ku nuk doli i gjallë. E vranë në burg pak ditë para se të plotësonte dënimin, në vitin 1952.

    * Masakra e Hereçit. Me pabesi, gjoja për t'i çuar në Pejë, detashmentet e OZNA-s i nxorrën nga kulla 22 bashkëluftëtarët e G.Kryeziut si edhe 4 simpatizantë të ndodhur rastësisht aty dhe i masakruan barbarisht në Hereç të komunes së Deçanit, në ditët e para të janarit të vitit 1945: Hasan Kryeziu, Xhevat Kryeziu nga Gjakova, Selim Male Dula nga Paci, Brahim Musli Demaliaj nga Vladi, Shaban Sadik Saraçini nga Berisha, Shpend Beqir Pregjoni bashkë me të birin 16 vjeçar Sali Pregjoni, Ukë Arif Pregjoni dhe Halil Pregjoni nga Zherka, Mete Rexhë Saraçini, Col Isuf Koka, Sadri Gjonpapaj nga Berisha, Sali Shpend Muja nga Paci, Mus Avdul Neza nga Leniqi, Musë Zenel Alimetaj, Ali Miftar Zhuta nga Kepeneku, Ramë Osmani, Shpend Halili, Mehmet Musa nga Gashi, Smajl Sadik Koka nga Berisha, Rexhë Mehmeti nga Paci, Ahmet Ali Mehmetaj nga Vladi, Zenel Miftar Zhuta dhe Shabani Ali Bajrami nga Kepeneku.

    Këta burra nuk ishin as kriminelë, as tradhëtarë, as mercenarë, as hajdutë, po ishin luftëtarë të shquar të Lëvizjes "Kryeziu", të cilët me pushkën majë krahut luftuan e vdiqën për Shqipërinë dhe Kosovën martire.

    * Një vështrim krahasues i Lëvizjes Kryeziu me lëvizjet e korentet tjera gjatë Luftës II Botërore. Krahasuar me lëvizjet e tjera shqiptare, Lëvizja Kryeziu ka përparësi dhe dallimet e saj, se, pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, ishte alternativa më e mundshme për çlirim dhe bashkim kombëtar. Rruga që zgjodhën Kryezinjtë, ishte ajo e luftës patriotike të shqiptarëve kundër okupatorëve, në bashkëpunim me të gjithë faktorët antifashistë, veçanërisht me aleatët perëndimorë. Kryezinjtë u përpoqën ta kthenin lëvizjen e tyre gradualisht në një faktor të luftës çlirimtare në Shqipëri e Kosovë dhe të reshtimit tek fitimtarët, por edhe me mbështetjen e tyre, në një forcë dalëzotjeje e vetvendosëse të Kosovës kur të mbaronte lufta. Ata nuk u lidhën as me humbësit e Luftës II Botërore dhe as i lidhën duart e mendjen me ideologjinë komuniste, as nuk u vunë nën urdhërat e Kominternit dhe të PK Jugosllave, e cila pengonte zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare, madje përveç Kosovës, donte të gllabëronte edhe Shqipërinë.

    "Për Shqipërinë e veriut dhe për Kosovën, Kryezinjtë ishin grupi kryesor i pakomprometuar… Ata nuk kanë besim se me Frontin NÇ të Jugosllavisë do të fitojë lirinë Kosova, prandaj Kosovën e quajnë pjesë të pandame të Shqipnisë", - shkruante vetë Fadil Hoxha.

    Prandaj ata zgjodhën rrugë tjetër, atë të luftës çlirimtare që do të çonte edhe në zgjidhjen e çështjes kombëtare dhe në një shtet demokratik, të orientuar nga Perëndimi.

    Për Këshillin Organizativ

    Bashkëkryetarët

    Uran Butka, Bajazit Nushi

    Gazeta RD
    23-08-2006
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 23-08-2006 më 05:30

  12. #172
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    3 meter shkrim ka bere pajazit nushi.. per pun te 60 e ca viteve me pare..
    dhe per te njejtat metoda ..pra vrasjet pa gjyq mbas shpine.. qe perdor sot falanga enveriste kosovare.. ai asnje fjale nuk e ka thene.. perkundrazi del ne tv e i qan hall kanibalve qe guxon vec unmiku e kfori e haga ti giciloje diqysh..
    u vran sabahete e drin e ahmet e ilira e uka e komiteti mbrojtjes drejtave te njeriut me kryetar pajazitin.. e ka trus at b-th qe ka ne vend te gojes..
    prandaj jan fallco lehjet e ktyre kopukve..

    ja sheshi ja mejdani..


    uran butkes dhe i ka hije te shkruaj sepse eshte nga te vetmit qe ka gerrmuar te gjeje eshtrat e viktimave te kanibaleve stalinoiste enveriste..

    dhe ne fund.. qofte berisha qofte Ceku.. nese duan te tregojne kujdes apo principialitet ja ku e kane falangen vrasese enveriste.. le ta denojne me fjal te pakten.. perkundrazi.. qeshin e puthen e permuten me ta pa qyk zori ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 25-08-2006 më 05:21

  13. #173
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Dhimitër Simoni, i mbijetuari i Mat’hauzenit, që skicoi flamurin shqiptar


    Vitore Nela
    23-05-2007
    Shekulli





    Liri Simoni (Petani) solli në redaksinë e “Shekulli-Kontakt” një dosje për babanë, Dhimitër Simoni, ndër të paktët të mbijetuar nga kampi i përqendrimit në Mat’hauzen të Austrisë, gjatë Luftës së dytë Botërore. Liria, përveç publikimit të historisë së pabesueshme të të atit, me anë të gazetës, kërkon t’i bëjë apel edhe strukturave përkatëse që të nderojnë veprën e Dhimitrit, këtij patrioti që edhe pse kockë e lëkurë, ditën e lirisë, në kampin e përqendrimit, gjeti forca të bëjë atë që patriotja Marigo kish bërë 42 vite më parë, duke qëndisur një flamur të atdheut.

    Portreti i njërit prej 600 vlonjatëve të internuar në kampin e përqendrimit nga gjermanët

    Ndërkohë që të gjithë ne vetëm kemi dëgjuar për kampin e tmerrshëm të Mat’hauzenit, Dhimitër Simoni, ndjesë pastë, e ka përjetuar atë vetë. Fatmirësisht, vlonjati i internuar në kampin ç’njerëzor të Austrisë arriti t’i mbijetojë vdekjes. Dita e shënuar e kapitullimit të Gjermanisë naziste e gjeti atë gjallë, edhe pse kockë e lëkurë dhe të torturuar në mënyrën më barbare. Kështu, në 9 maj të 1945, kur forcat aleate çlirimtare u kërkuan të mbijetuarve të përfaqësoheshin me simbolin e atdheut të tyre, Dhimitri, patrioti antifashist nga Vlora e Ismail Qemalit, mori një beze dhe si Marigo Pozoja skicoi konturet e shqiponjës dykrenore të simbolit të atdheut.

    Trupat Aleate që çliruan kampin e vdekjes të Mat’hauzenit, pasi varrosën viktimat e panumërta që gjetën në fushën e betejës, në 20 qershor 1945 organizuan një ceremoni funebre, përpara mijëra varreve të heshtura. Aty, çdo shtet i botës u përfaqësua nga një rob, ndaj Shqipërinë e përfaqësoi Dhimitër Simoni. “Albania” u thirr e para dhe në tasin ku ai kishte ngrënë supën e flamosur, aleatët, mbushën dhe` nga këto varreza. Aty patën dhënë jetën me qindra dhe mijëra njerëz nga kombe të ndryshme të botës. Në mes të tasit të mbushur me dhe` u ngul simboli i flamurit kombëtar shqiptar, i rrethuar me tela me gjemba. Kjo u shoqërua me dokumentin origjinal përkatës dhe iu dorëzua Dhimitër Simonit.

    Më në fund, do të kthehej në atdhe. Me ndihmën e Misionit Ushtarak të Barit u kthye gjallë në atdheun e çliruar nga prangat naziste. Me buzëqeshje u shtrëngoi duart përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke thënë: “Gëzohem që ju gjeta të gjithëve mirë, me Shqipërinë e lirë nga skllavëria naziste”. Këto simbole, sot e kësaj dite ndodhen në Ministrinë e Jashtme dhe në Muzeun Kombëtar të Luftës në Tiranë. Kush ishte Dhimitër Simoni, ky patriot që edhe pse në gjendje të fikti, nuk hezitoi të konturonte
    shqiponjën dykrenore, si një Marigo e dytë?

    Ka lindur në Vlorën e bukur të flamurit tonë kombëtar, në 12 janar të vitit 1911. Shpejt nëna do ta lërë jetim sepse vritet nga italianët, të cilët i dogjën dhe dyqanin. Viti 1939 do ta gjejë Mitin të rritur dhe me ndjenja patriotike. Kur Shqipëria do të kanosej nga barbarizmi gjerman, Miti tashmë ishte në radhët e guerilëve. Dyqani i tij i këpucarisë u bë çerdhe e njësive guerile dhe e drejtuesve të partizanëve, që u jepnin të rinjve e punëtorisë drejtimin drejt luftës partizane për çlirimin e atdheut. Ky dyqan, në mes të qytetit të Vlorës dhe veprimtaria e tij, po ndiqej nga spiunazhi dhe grupi i tradhtarëve. Këtu do t’i kenë fillimet gjithë vuajtjet e Mitit, atdhetarit nga Vlora.

    Për fat të keq u kap në befasi dhe më pas u internua në kampin nazist të shfarosjes, në Mat’hauzen, Austri. Por nuk ishte i vetmi. Nga ky shesh, pushtuesit nazifashistë nisën nëpër kampet e përqendrimit 600 vlonjatë, ku pothuajse të gjithë u pushkatuan, u hodhën në krematorë dhe gjetën vdekjen. Në këtë shesh protestuan qindra e mijëra familjarë vlonjate, për lirimin e të afërmve nga internimi dhe asgjësimi i tyre. Ata po i nisnin drejt ferrit nazist, në ato ditë kur do të çelnin sythet e pranverës së lirisë, ku për ta nisi një jetë e tmerrshme. Në atë kamp u përjetua skëterra, që çonte jetën drejt vdekjes, dimri dhe tufani nazist, deri kur xhelatëve hitlerianë u erdhi fundi dhe dielli i antifashizmit botëror shkëlqeu dhe i dha jetë e shpresë njerëzimit.

    Pas kthimit nga Gjermania, Dhimitër Simoni ka qenë me raport mjeko-ligjor (kemp) pra nuk ka punuar. Në vitet e fundit të vazhdimit të jetës, për të mos qëndruar jashtë jetës shoqërore, pushteti vendor i asaj kohe i dha një dyqan librarie, ku shitej dhe shtypi i përditshëm. Mit Simoni ka qenë aktiv si veteran, duke u thirrur në shkolla dhe institucione, me rastin e 9 majit 1945 të kapitullimit të Gjermanisë naziste. Në këto raste ai gjithmonë fliste për “bëmat” e nazizmit gjerman. Për ato që ai dhe shokët e tij hoqën në kampin e vdekjes në Mat’hauzen ,Austri.

    Gazeta: Dhimitër Simoni, njeriu me numër në shpinë

    Ja çfarë shkruan gazeta “Bashkimi” në një numër të saj: “Nxënësit e Shkollës Pedagogjike “Jani Minga”, në Vlorë, kishin dëgjuar të flitej për masakrat, krimet dhe torturat e përbindshme të xhelatëve hitlerianë të rendit të ri”. Por ja, në këto ditët e fundit, ata patën në mes tyre një ndër ata që jetoi për afro një vit rresht në mes të atyre xhelatëve, gojën e atyre 3 bishave me fytyrë njeriu, duke i qëndruar gjithnjë pranë vdekjes mizore.

    Dhimitër Simoni, njeriu me një numër në shpinë, i internuar në kampin hitlerian të shfarosjes në Mat’hauzen, e ka të vështirë të shpjegojë rrjedhshëm atë kapitull tragjik të jetës së tij. Ai, shpeshherë ndalon, merr frymë thellë dhe përsëri flet me një shqetësim të tillë, sikur ngjarja të kishte ndodhur disa ditë më parë. Atë e shkëputën nga gjiri i familjes atë natë gushti të vitit 1944, në prag të luftës për çlirim të popullit tonë.

    Ai u tregoi fëmijëve se, pikërisht, ata që përgatitën dhe drejtuan këto kampe, kuadro hitleriane me ofiqe të larta zyrtare e grada shkencore dhe me regjistra xhelatësh në duar, drejtojnë dhe zënë poste me përgjegjësi sot në Gjermaninë Perëndimore. Nxënësit dëgjojnë të heshtur tregimin e llahtarshëm të Dhimitër Simonit, por në zemrat e tyre zien protesta e ligjshme, të ndalet ringjallja e nazizmit, të dënohen kriminelët nazistë, t’u ndalet dora gjakatare imperialistëve amerikanë, të cilët vrasin e presin në Vietnam, Kongo, Republikën Domenikane etj. Ata shprehën vendosmërinë e tyre se, në luftën për të kundërshtuar imperializmin, fashizmin dhe revizionizmin që i përkrah ata, çdonjëri prej tyre do të jetë një luftëtar i vendosur”.

    Liri Simoni: Brenga për babain tim, një “Titull Nderi”

    “Mit Simonit, për aktivitetin luftarak në qytetin e Vlorës, internimin në kampin e vdekjes në Mat’hauzen, për ngritjen e flamurit, simbolin kombëtar në analogji, si Ismail Qemali që ngriti në Vlorë këtë simbol të atdheut, veteranit të Luftës Nacionalçlirimtare t’i jepet “Titull Nderi” për qytetin e Vlorës”,- është një ndër pretendimet e se bijës, Liri Simoni (Petani).

    Sipas saj, është në nder të popullit vlonjat, në nder të 600 të internuarve nga qyteti i Vlorës që mbetën në kapet e internimit, të ruhen dhe të kujtohen brez pas brezi këto simbole dhe ata që i krijuan këto simbole. Që ta dijë brezi i ri, që nuk e di se ç’është lufta dhe vdekja në luftë.

  14. #174
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Historia e një heroi në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri


    04/06/2007 - 07:53


    E ndërsa në historinë shqiptare vazhdon ende të diskutohet kur është larguar gjermani i fundit nga Shqipëria, gazetari dhe shkrimtari Peter Lucas tenton të hedhë dritë për rolin e forcave sekrete amerikane në largimin e tyre nga Shqipëria. Lucas, gazetari shqiptaro-amerikan sapo ka botuar një libër të titulluar “The OSS in World War II Albania”(OSS në Luftën e Dytë Botërore në Shqipëri). Ndërsa nëntitulli i librit “Operacioni i fshehtë dhe bashkëpunimi me komunistët partizanë” sqaron më tej idenë e tij për këtë libër. Sipas tij, në këtë libër përshkruhet pjesa e patreguar e historisë se si OSS (Zyra e Shërbimeve Operative), që ishin paraardhësit e CIA-s, ndihmuan komunistët të largonin gjermanët dhe të merrnin në dorë vendin në vitin 1944. Mes historisë së shkruar nga ai, përshkruhet misioni i fshehtë i forcave sekrete amerikane për të mundur gjermanët. Ndërsa thekson se Enver Hoxha nuk e njohu këtë. Pas përshkrimit të përgjithshëm të ngjarjeve, mbi atë se ç’ka ndodhur në vitin 1944, Lucas ndalet më tepër në një personazh të veçantë. Ai është Thomas Stefan, shefi i misionit sekret. Lucas merret gjatë me këtë personazh. Madje, ai e quan si një hero të panjohur të Luftës së Dytë Botërore. Stefan ishte me origjinë shqiptare. Lucas përshkruan që nga ditët e tij të para në Shqipëri, përpjekjet për të hyrë në kontakt me Enver Hoxhën, deri te ditët e fundit para largimit e jeta e tij e mëtejshme. “Kam punuar pesë vjet për këtë libër. Kërkimet për Stefanin dhe ajo çfarë i kishte ndodhur atij, më çuan mua drejt këtij projekti”, - shprehet Lucas. Gazetari që ka shkruar për “Boston Herald” dhe “Boston Globe”, e ka vizituar më shumë se 20 herë Shqipërinë dhe ka botuar edhe më parë libra që lidhen me vendin tonë. “Libri i referohet ndodhive të Luftës së Dytë Botërore dhe njerëzit janë të interesuar për një histori lufte. Gjithashtu, ky libër zbulon për herë të parë se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihmuan komunistët të godisnin gjermanët dhe të merrnin në dorë vendin. Shpresoj që Stefan, deri tani një hero i panjohur, më në fund të nderohet për kontributin që ka dhënë në këtë kohë lufte”, - tregon më tej në një intervistë Lucas. Ai shkruan se Enver Hoxha, i cili mori më pas në dorë shtetin, shkroi versionin e tij të pandryshueshëm duke injoruar OSS-in.
    Libri
    Mes këtyre burrave ishte edhe Tom Stefan, i cili shfaqet në periudhën e katërt”, kështu e fillon Peter Lucas rrëfimin për misionin e Stefan në Shqipëri. “Misioni i Stefan, në ndryshim nga të gjitha operacionet e mëparshme sekrete, ishte të kontaktonte direkt me Enver Hoxhën, drejtuesin e partizanëve. Stefan e kishte marrë përsipër misionin që i kishin ngarkuar për të kontaktuar me Hoxhën”. Tregimi për takimin e parë vazhdon. “Stefan mbërrin në Shtabin e Përgjithshëm të Enver Hoxhës në nga fundi i prillit. Pavarësisht se atje ndodheshin disa oficerë britanikë të SOE-s, dhe njerëz të tjerë, Stefan ishte amerikani i parë. Ata ishin vendosur në një fshat të vogël që nuk kishte më shumë se 20 shtëpi. Fshati ishte qarkuar nga ushtarët. Që prej andej, Hoxha dhe stafi i tij drejtonin luftën kundër gjermanëve. Hoxha thuhet ta ketë pritur mjaft ngrohtë Stefan. Kjo ndoshta ka ndodhur nga fakti se Stefan ishte ushtari i parë amerikan që kishte mbërritur në Shtabin e Përgjithshëm. Por më tepër se ky fakt, Hoxha e priti miqësisht Stefan, sepse prindërit e tij ishin nga Shqipëria. Stefani jo vetëm që fliste shqip, por ai fliste në dialektin toskë të Hoxhës. Hoxha ishte 36 vjeç në atë kohë. Ai ishte më i gjatë se shumë të tjerë. Kujdesej më shumë se kushdotjetër aty për pamjen e tij dhe ishte i pashëm. Stefan sapo kishte mbushur 27 vjeç. Ai ishte më i shkurtër se Hoxha. Uniforma e tij ishte e shkujdesur, si ajo e një njeriu që ka ecur për ditë të tëra në malet e Shqipërisë. Kur mbërriti, tërhoqi vëmendjen e të gjithë partizanëve në kamp”. Kështu e përshkruan Lucas takimin e heroit të tij, Stefan me Enver Hoxhën. Por ngjarjet vazhdojnë, duke treguar ditët e para pas çlirimit të vendit deri në largimin e tij. “Kapiteni u martua me të dashurën e tij shqiptare, Lulu Vrioni, në një ceremoni në Tiranë. Fillimisht u larguan në Romë dhe më pas në SHBA”, - vazhdon Lucas. Në librin e tij, ai vazhdon të merret edhe me ato vite jetë që i kishin mbetur derisa Tom Stefan varroset më 14 shtator 1959, në varrezat e Laconia. Peter Lucas e konsideron si një hero të panjohur të Luftës së Dytë Botërore.

  15. #175
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2007
    Postime
    61
    Shumë i madh Leshatori .... kësi djem i duhen Kombit Shqiptar, taman burr i cili nuk luhatet kah fryen era por është i fort përball stuhive që po i sjell koha kundër së vërtetës që ishte në atë periudh.
    Pavarsisht se si ndjehet kush për Enverin realiteti është realitet.... Enver Hoxha mbetet një ndër figurat më eminente që kishte Kombi Shqiptar....sepse Shqipërin dhe shqiptarët i ngriti për pesdhjet vjet në nivelin evropian, njejtë si shtetet evropiane kishin mesatarisht 300/400 vjet univerzitete...Enveri e ngriti popullin në të njejtin nivel.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Etërit : 05-07-2007 më 16:58

  16. #176
    Po ca lufte ka ber shqiperia aman..??

    Dolen 5 çobane, te ashtuquajtur partizane, edhe dilnin vrisnin ndonje gjerman tek tuk, edhe pastaj vinin garnizionet me gjermane edhe shfarosnin ter fshatin.

    Partizanet ishin grabites, dilnin u merrnin me dhune fshatareve bagetite edhe ushqimet.. ca pune kishte Gjermani me ne aman..? Ai thjesht kaloi nga shqiperia, se te donte Gjermani na kishte shfaros nga harta, se sdo lejonte 5 çobanet ta rrezonin si Hitlerin, jeni ne vete..!!??


    Kto gjera mi kan then njerez shum te moshuar qe e mbajn mend kohen e luftes, edhe me tregonin se partizanet ishin legena, nuk ishin njerez te hajrit.. Gjermane ishin njerez me rregull, Me jepni nje rast qe ushtaret gjerman te kene perdhunuar ndonje femer ne shqiperi, me jepni nje rast ku gjermanet kan vrare njerez ne shqiperi pa arsye..??

    Por dilnin kta Partizanet ne ndonje shkurre, edhe vrisnin ndonje gjerman te quajtu Franc, edhe normale pastaj Hitleri nxorri ligjin.. 1 Gjerman i vrare = me 100 katunare te egzekutuar.. po te vrisje nje gjerman, do vritej i gjith fshati... derisa u detyrua te bente masaker ne tirane sepse i vrane ca ushtare, edhe sheshi skenderbej edhe rruga shetitorja ka qene e mbushur me trupa njerzish te vrare.. ne vete jemi kruar me Gjermanet, se ato as qe kishin pune me ne.

    ne jemi popull qe zihemi me breket tona.. sdim te rrim te qete!!

  17. #177
    i/e regjistruar Maska e TOKIO HOTEL
    Anëtarësuar
    19-07-2007
    Postime
    154
    Lufta Nacional clirimtare...kush e cliroi shqiperin.....!!??kush partizanet tan qe dinin vetem te shkonin ne shipt e katunarve e i hanin edhe delen e fundit qe kishin...u terhoq italia se humbi luften me gjermanin po jo se ne u cliruam,me enver hoxhen ne krye ram ne skllaveri jo ne clirim.Vdiq enveri nga shiu ram ne bresher,KU esht clirimi ketu..?mahh
    Quando ti metti a saltare di gioia bada che qualcuno non ti tolga la terra sotto i piedi.

  18. #178
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga Morning star Lexo Postimin
    Po ca lufte ka ber shqiperia aman..??

    Dolen 5 çobane, te ashtuquajtur partizane, edhe dilnin vrisnin ndonje gjerman tek tuk, edhe pastaj vinin garnizionet me gjermane edhe shfarosnin ter fshatin.

    Partizanet ishin grabites, dilnin u merrnin me dhune fshatareve bagetite edhe ushqimet.. ca pune kishte Gjermani me ne aman..? Ai thjesht kaloi nga shqiperia, se te donte Gjermani na kishte shfaros nga harta, se sdo lejonte 5 çobanet ta rrezonin si Hitlerin, jeni ne vete..!!??


    Kto gjera mi kan then njerez shum te moshuar qe e mbajn mend kohen e luftes, edhe me tregonin se partizanet ishin legena, nuk ishin njerez te hajrit.. Gjermane ishin njerez me rregull, Me jepni nje rast qe ushtaret gjerman te kene perdhunuar ndonje femer ne shqiperi, me jepni nje rast ku gjermanet kan vrare njerez ne shqiperi pa arsye..??

    Por dilnin kta Partizanet ne ndonje shkurre, edhe vrisnin ndonje gjerman te quajtu Franc, edhe normale pastaj Hitleri nxorri ligjin.. 1 Gjerman i vrare = me 100 katunare te egzekutuar.. po te vrisje nje gjerman, do vritej i gjith fshati... derisa u detyrua te bente masaker ne tirane sepse i vrane ca ushtare, edhe sheshi skenderbej edhe rruga shetitorja ka qene e mbushur me trupa njerzish te vrare.. ne vete jemi kruar me Gjermanet, se ato as qe kishin pune me ne.

    ne jemi popull qe zihemi me breket tona.. sdim te rrim te qete!!

    Tani ke te besojme ne? Matrapazet e historise dhe brazin e kafeneve dhe parazitllekut, ndoshta pasardhesi me i denje i spurdhiakeve kolaboracionist te asaj kohe, apo kujtimet e nje partizani? O Zot, te gjithe kombet mundohen ti fryjne sa me shume te jete e mundur heroizmin dhe sakrificen e qytetareve te vet, vetem ne ngelem si magjype, njerez pa heronj, pa dinjitet, pa nder.... Anglezi thote se ne shqiperi jane vrare rreth 6,000 gjermane, 3,700 ushtare jane c'varrozur zyrtarisht, 70,000 trupa fashisto-naziste jane mbajtur ne luftime (me statistika 17,000 rober italiane u kthyen ne fund te luftes ne atdhe), aq sa Gjermanet gjate operacionit te Qershorit u detyruan te sillnin trupa speciale nga Greqia, Anglia bombardonte pozicionet Gjermane per hesap te Hoxhes, i hidhte arme atij dhe jo nacionalisteve, Shqiperia e ka emrin ne cdo monument nderkombetar te asaj lufte, dhe Haxhi Lleshi e Mehmet Shehu u nderuan me medaljen e heroit nderkombetar te asaj lufte nga vete Klinton (edhe Enveri do merrte nje te tille por nuk iu dha per te mos ndikuar per keq ne zhvillimet demokratike te asaj kohe ne Shqiperi), ushtria e Hoxhes arriti ne 72,000 vete (me gjithe rezervistet) dhe avionet amerikane fluturonin ne shenje respekti gjate paradave te partizaneve ne Tirane ............. kurse ca alabake e merhume qe jane rritur pa asnje tradite e dinjitet ta bejne gjakun uje, e pastaj shkojne e protestojne e kerkojne demshperblim pikerisht prej atyre qe u mohojne gjakun e te pareve...... magjype hesapi c'pyet..... ja plasi syte e lexo.


    "VLORË -O Lilo, o Lilo Labjaaa!.... Kjo thirrje legjendë e kohës së luftës partizane, shumëkujt i sjell ndërmend filmin mbresëlënës “Malet me blerim mbuluar”. Por, portreti trimëror i vajzës me emrin Lilo dhe i luajtur me mjeshtri nga aktorja e mirënjohur Yllka Mujo, është veçse një pjesëz e një historie të vërtetë të ndodhur diku mes maleve të fshatrave të Vlorës. Heroina e vërtetë e kësaj historie, Ervehe Gorishti është ende gjallë. Thatime, trup vogël dhe me duart që i dridhen nga pesha e viteve teksa shkruan ditarin e jetës së saj, ajo shprehet disi e përhumbur, por me një zë të kumbueshëm: Unë jam Lilo Labja e vërtetë. Teksa pret të festojë 80-vjetorin e lindjes, Erveheja do të kapërcejë kufijtë e legjendës. Ajo dëshiron që heroizmi i një vajze vetëm 18-vjeçare, që u hodh nga shkëmbi i Beunit për të mos rënë në dorë të pushtuesve gjermanë, të kapërcejë trillin e një filmi dhe të mbetet realisht një ngjarje reale e historisë së madhe të luftës së popullit tonë ndaj okupatorëve. Përtej të pabesueshmes dhe fetishizimeve të kësaj lufte, partizania legjendare e njohur nga bashkëkohësit e saj por edhe nga udhëheqësit më të lartë të periudhës së diktaturës, rrëfen me detaje një pjesës të kohës së luftës. Për shumë dekada e deri në ditët e sotme, “Lilo Labja” ka ecur me “këmbët” e një dëshmori rus. E ulur në një nga kolltukët e apartamentit të saj, që ndodhet tek “Tregu i Orizit” në qytetin e Vlorës, veterania e luftës tregon në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, se ndonëse ishte fëmija i vetëm i familjes së Abaz Bazajt nga fshati Gorisht, u hodh në ilegalitet që në moshën 15-vjeçare. Vetëm tre vjet më pas, në luftime e sipër, vajza e bukur dhe e brishtë plagoset rëndë në luftime. Në momentin që gjendet e rrethuar nga nazistët, hidhet nga shkëmbi për të mos rënë e gjallë në duart e pushtuesve dhe për të shpëtuar dokumentet e rëndësishme që komisari ia kishte lënë amanet. Me gjymtyrë të coptuar, ajo dërgohet në spitalin e Gjirokastrës dhe më pas në atë të Janinës në Greqi. Vetëm pas çlirimit të vendit dhe nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Enver Hoxhës, Ervehe Gorishti i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal në Moskë. Kjo grua e imët që tërë jetën ka hedhur hapat duke rënkuar, flet për shumë pengje në jetën e saj, por njëri është filmi “Malet me blerim mbuluar”.
    Kush është Ervehe Gorishti?
    Jam fëmija i vetëm i Abaz Bazo Bazajt nga Gorishti, dhe Fatimesë, vajzës së bukur nga Berati. Gjyshi im, Mehmeti ishte luftëtar i zoti dhe u vra në luftë me turkun. Nuk dihet se në cilin qytet të Turqisë e ka varrin. Kemi kërkuar por, nuk kemi mundur ta gjejmë dhe t’i sjellim kockat në tokën e tij. Ai njihej jo vetëm në fis, por në gjithë krahinën tonë, si burrë trim dhe luftëtar i vërtetë. Ndërsa babai im, Abazi ishte pjesëmarrës në luftën e 1920-ës dhe gjatë luftës nacionalçlirimtare. Për shkak të aktivitetit të tij u internua për një kohë të gjatë në ishullin e Sazanit. Prindërit e mi lindën katër fëmijë, por jetova vetëm unë. Pas shumë vitesh më vjen para syve imazhi i nënës time, me lotët që i rridhnin faqeve për tre fëmijët që i vdiqën. Sytë e saj mbetën përjetësisht si dy guva të lagura, pasi nuk pati në jetë djalin, rrënjën e shtëpisë, trashëgimtarin e fisit. Unë, vajza e vetme, gjykoj se e kreva detyrën edhe të djalit, dhe ajo gëzohej për këtë fakt.
    Kur jeni aktivizuar me luftën?
    Isha vetëm 15 vjeçe, kur shtëpia jonë u bë strehë e guerilasve dhe më pas e partizanëve. Shihja që hynin e dilnin shumë njerëz që nuk u dihej as emri, pse vinin dhe ku shkonin. Një ditë, unë kuptova gjithçka dhe u gjenda në radhët e rinisë antifashiste dhe shpejt u bëra anëtare aktive e njësiteve guerile të Vlorës. Ne vajzat vlonjate, ishim në radhët e para në demonstratën e parë të vitit 1942. U rrahëm barbarisht me qyta pushkësh teksa kërkonim vëllezërit tanë, djemtë më të mirë të Vlorës që kishte burgosur fashizmi. Meqë kisha rënë shumë në sytë e okupatorëve, dola partizane në Brigadën e 5-të Sulmuese. Kam marrë pjesë në të gjitha luftimet e kësaj brigade, përfshi këtu dhe luftën e njohur të Drashovicës. Hedhja nga shkëmbi më ndau nga luftimet, por jo nga jeta.
    Përse u hodh nga shkëmbi i Beunit një vajzë 18-vjeçare dhe për më tepër, fëmija i vetëm i familjes?
    Kjo pyetje e bërë tani pas 63 vitesh nga çlirimi i vendit, duket paksa e çuditshme. Por, nëse do të ktheheni prapa në kohë, do kuptoni se bëhej fjalë për idealin e partizanëve, të
    luftëtarëve të asaj kohe që jepnin dhe jetën e tyre për të mbrojtur këtë tokë ku kemi lindur. Në janar të vitit 1944, pas vrasjes së Abaz Shehut, drejtimin e brigadës e mori Shefqet Peçi. Në një situatë luftimesh u kërkuan të dilnin vullnetarë 15 veta, dhe unë isha ndër të parët. Përgjegjësi i grupit ishte Babaçe Faiku, me të cilin isha njohur që gjatë kohës që punonim me guerilet. Ndërsa nisëm marshimin për në destinacion, krejt papritur u gjendëm të rrethuar. Plumbat që binin si breshër, i morën jetën mikut tonë Françesko. Ky, një italian që kishte dezertuar nga radhët e ushtrisë italiane dhe që ishte bashkuar me partizanët. Në këtë situatë tepër kritike, mora mitralozin e tij dhe fillova të qëlloja mbi nazistët. Ndjeva se u plagosa në këmbë, por nuk e dhashë veten. Madje, pasi varrosëm italianin, nisëm marshimin drejt Ramicës. Shokët më lidhën këmbën me një këmishë të grisur, kur më thërret komisar Babaçe Faiku. Ai më tha: “Ervehe, merre çantën time dhe nëse unë vritem, do ta dorëzosh në komandë”. Ai ishte anëtari i Qarkorit të Rinisë dhe kishte dokumente sekrete, të cilat nëse binin në duart e armikut, do të sillnin pasoja të rënda për shokët tanë.
    Çfarë ndodhi më pas?
    Megjithëse e plagosur dhe po humbja gjak, udhëtuam gjithë natën dhe më zumë një llogore, ku futëm në grackë një skuadër gjermanësh. Ua morëm pushkët dhe disa kuti konservash, ndërsa unë me dy partizanë u nisëm për tek shkëmbi i Beunit. Brenda pak minutash konstatuam se ishim sërish të rrethuar. E vetmja mundësi shpëtimi ishte të hidheshim nga shkëmbi.
    Vendosët të gjithë ta bënit këtë akt?
    Jo. Shoku që kisha pranë, një djalë i ri në moshë më thotë se duhet të dorëzohemi. Unë kundërshtova prerazi dhe i thashë që të mos e çonte nëpër mend një gjë të tillë. Partizani erdhi me mua në majë të shkëmbit. Unë u hodha poshtë me gjithë çantë. Fati më ndihmoi që të mbetesha gjallë, ndonëse kisha rënë në një lartësi prej 30 metrash. U përmenda në një përrua, mes dhimbjeve të mëdha. Shoku im nuk ishte hedhur nga shkëmbi.
    Kush ju gjeti në përrua?
    Shokët partizanë. Ndonëse nuk e dinin nëse isha gjallë, ata erdhën e më gjetën pas 18 orësh. Megjithëse kisha thyer copë-copë dy këmbët, u tërhoqa zvarrë dhe u fsheha në një zgërbonjë lisi. Ata qanin nga gëzimi. Mbaj mend se para meje ndodhej komisari Babaçe Faiku, i cili u trondit nga skena që pa. Mblodhi kockat e këmbëve të mia dhe më mori mbi kurriz. Komisari më jepte forcë duke më thënë që të mbahesha sepse do të shpëtonim, pasi afër luftonte Brigada e Parë Sulmuese. Për një gjysmë dite udhëtuam nëpër rrugë të thepisura e shkurre, derisa mbërritëm në spitalin partizan të Kuçit. Ndihmën e parë ma dha doktor Vasil Laboviti. Duart e arta të tij më shpëtuan nga vdekja e sigurt. Nga spitali i Kuçit më dërguan në Gjirokastër, ku u mjekova për plot 5 muaj nga doktor Ibrahim Dervishi. Më pas, shokët e qarkorit më dërguan në spitalin e Janinës. Në momentin që dola nga ky spital u ktheva në Korçë, ku u angazhova me Brigadën e 9-të Sulmuese deri në çlirimin e plotë të vendit."

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  3. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  4. Abaz Ermenji
    Nga Eni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •