Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Veteranët shqiptarë kremtojnë Ditën e Çlirimit të vendit

    Koha Jone

    --

    E Diele, 28 Nentor 2004


    NANO DEKORATA PER VETERANET E LUFTES

    Kryeministri Fatos Nano zhvilloi dje ne kuader te 60-vjetorit te Clirimit te Atdheut, nje takim te zgjeruar me anetare te Komitetit te Veteraneve te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare, veterane te luftes, familjare te deshmoreve te atdheut, etj. Ne kete takim, Kryeministri shperndau per shume veterane, ne shenje respekti dhe nderimi, Medalje dhe Dekorata per merita te larta te tyre ne Luften Antifashiste Nacionalclirimtare. Para veteraneve te luftes shefi i qeverise mbajti dhe nje fjalim per meritat e tyre gjate atyre viteve. "Te gjithe gezojme sot vepren tuaj, prandaj perkulemi me respekt te vertete dhe me krenari perpara saj dhe p-_lle jush, ne dite si e sotmja, kur festat gjallojne midis nesh, edhe kujtesa e te gjitheve rifiton gjallerine me dimensione historike". Me keto fjale ju drejtua dje kryeministri Nano veteraneve te luftes duke i vleresuar ata ne pjesemarrjen e tyre ne lufte. Sipas kryeministrit Nano qeveria po punon per ta dhe brezat e tjere qe vijne me pas.

    "Po ju gjej mire dhe po shoh qe kemi ende pune dhe rruge se bashku. Do te vazhdojme, ashtu si ju qe perballoni peshen e viteve, te mobilizojme energjite djaloshare te ketij vendi gjithnje te ri, pavaresisht se me qyteterim te lashte, te cilat jo vetem do te konsolidojne institucionet qe sollet ju me luften per liri, por do te vazhdojne te kurojne edhe plaget e dekadave dhe vecanerisht do te te vazhdojme te kultivojme se bashku solidaritetin dhe drejtesine shoqerore", u shpreh ai para veteraneve. Per kryeministrin veteranet e luftes konsiderohen si ajo pjese qe u rreshtua ne koalicionin e madh antifashist boteror, ne ate koalicion qe eshte perjetuar ne histori si koalicioni i drites dhe i fitores. "Shqiperia mbetet nga te rrallet vende ne Europe qe u clirua nga nazifashizmi pa ndihmen e ushtareve apo te ushtrive te huaja. Merita eshte e juaja dhe e gjithe luftetareve te lirise, qe edhe pse nuk jane me midis jush, jane ne altarin e historise dhe te luftes per liri te te gjithe atdheut", vuri ne dukje ne fjalen e tij duke bere te qarte se eshte ne nderin e tij qe "perfshihem se bashku me ju ne kete vleresim te denje dhe te merituar historik te gjeneratave qe pasuan njera tjetren ne luften per liri dhe ne rindertimin dhe rishfaqjen e atdheut tone te lashte por te qyteteruar ne familjen e kombeve me progresiste te botes".

    Ai kerkoi para tyre lejen per t'u perulur me respekt perballe vepres dhe kujtimit te 28 mije deshmoreve te rene per clirimin e atdheut ne Luften e madhe nacional clirimtare. Duke e lidhur me kohen qe jetohet sot, kryesisht ne shqetesimin global ne luften kunder terrorizmit, ai vuri ne dukje se "pervoja dhe heroizmi juaj ne Luften e dyte Boterore jane te gjalla dhe te dobishme edhe sot ne luften globale kunder terrorizmit ne te cilen Shqiperia eshte perfshire dhe jep kontribute te drejperdrejta. Jane djemte tane, djemte tuaj qe mbrojne paqen ne Irak, Bosnje, Afganistan, si nje gjenerate qe percon ne kohera te njejtin mesazh solidariteti me demokracine dhe paqen qe ju gatuat me gjak 60 vjet me pare. Ata jane garancia me e mire e vazhdimesise se vepres suaj qe percjell me sukses stafeten e vlerave dhe te virtyteteve qe ju i farketuat ne luften e madhe per clirim nga nazifashizmi". Duke dhene dekorata dhe medalje per veteranet e luftes kryeministri Nano beri te qarte se "vazhdojme te shlyejme dhe mbushim edhe nje pjese te detyrimeve apo te boshlleqeve te historise. Dhenia e dekoratave ne nje pervjetor te tille jubilar nuk eshte vetem tregues i respektit dhe vleresimit te merituar qe brezat e meparshem kane per vepren dhe sakrificen tuaj. Per shume nga ju historia e pasluftes eshte treguar edhe e ashper edhe e padrejte. Per shume nga ju u krijuan padrejtesi te reja, te cilave u vune kapak disa varrmihes kockash apo fabrikues mashtrimesh qe nisen te trazojne plaget e luftes". Sipas tij, ai eshte i informuar qe midis kesaj shtrese shoqerore ka ende shoke dhe familje qe jetojne me probleme jetike te pazgjidhura, edhe pse tahme eshte ne nje mijevjecar tjeter. "Me lejoni si Kryeminister dhe djale partizanesh, t'ju garantoj se do te vazhdoj, ashtu si deri me tani, te kryej gjithe investimin politik dhe shteterore per t'ju kthyer juve ne vend gjithe dinjitetin shpirteror dhe material qe meritoni", cilesoi Nano duke e pare dhe veten ne kete menyre si bir partizani.



    --------



    veteranet enveriste.. si dikur grusht bashkuar rreth vrasesit te shokve te tyre .. Enver Hoxhes ashtu dhe sot grusht bashkuar rreth mbretit te Kazinove e qeflliut te Uiskit e Benzave e kollofitjes se miliardave..

    RRac e keqe paskishit qene o koklakra e shpirt kazma..

    bahh..cfar sahanlepiresash..

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Brari e pelqeni Uiskin?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e Kam ketu nje shishe 2 qiloshe uiski e ka nje vit aty rri ne bufe..
    e nuk e pi megjithse me parat e mija e kam blere..

    Te thuaç se kam cliruar Shqiperine..( nga bejlero agallaret e kapitalistet e gjakpiresit pretendojne ata se e kan cliruar.. veteranet pra..ata te krahut pirro dodbiboisto-enverist nanoist..) ) e ti lepish b.olet nje pijaneci, vrasesi, xhambazi e spiuni asfalist e nje xhongleri kazinosh e bordellosh sikurse eshte Nano.. eshte kulmi i felliqesise se karakterit te njeriut..
    dhe keta lloj veteranesh as nuk mund ti quash te paditur sepse bijt e nipo mbesat e tyre i dine tere horlleqet e Shefit te tyre te madh.. e kjo i ben akoma me te pa skrupullt keta koklakra..
    Por ka nji shpegim ky legenllek i papare..
    Ata qe jan rreshtuar ne Komitetin Veteran te Edvin Ram erion Braces.. e Nano Ruc Fino Malos.. nuk jane aty ne rresht para Nanos se i mledh aty kujtimi per Luften Partizane..

    jo jo.. se asaj ja kan bere mu-ne ata me kohe qe kur po vet ata.. kan qene hetues e xhelat te mijra Komunistave te ndershem e pushkatues te Hito Cakove e Kadri Hazbive te Beqir Ballukve e Dali Ndreve..e torturues te Fiqret Shehut e Petrit Dumes.. etjetj..

    Pra rreth Nanos i mbledh pislleku.. Krimi qylypirlleku etj..

    Eh mo Nano thon ata me vehte.. per nje plak qe shtipe pa dashje bejne gurgulene keta m.utat e Saliyt.. ehh ne kemi vrare me duart tona mijra njerez te pafajshem..prandaj na pri o Nano se nje Krokodil si tija duam neve rraca e ndyre e kanibaleve.. kok thinjur.. te na rroni ju e bijtane kriminela..

    qashtu o Zalo.. bir i ndonje Zaloje nga ata.. te hurit e litarit..

  4. #4
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Brar te mire a te keqinje keta veteranet u treguan me shume trima se disa "nacionaliste te flakte" te cilet ja futen vrapit sa erdhen pushtuesit (qe mos them se ata na i sollen pushtuesin)! Luften nacionalclirimtare e njeh e tere bota (do sjell statistika tek forumi i Historise). Nga gjerat me te zgjuara qe beri Enveri eshte qe futi ne historine shqiptare termin "Zogu i zi" jo per gje po Enveri (ai shtaza) me Mehmet Shehun, Ramiz Alian etj. sado te keqinje qe ishin kur u pushtua vendi morren anije e karroca dhe erdhen nga Franca, Spanja etj. ne Shqiperi kurse Zogu mori avion dhe iku. Monarkistet me largimin e tyre nga Shqiperia ne nje nga rastet me te veshtira te njerezimit e humben pergjithmone shansin e tyre me Historine! Populli Shqiptar nese do te perparoj duhet te tregoj respekt me Historine, ai qe gabon nje here ne Histori nuk e ka te veshtire te gaboje edhe per here te dyte (keshtu edhe puna e monrkise shqiptare dhe e "supernacinalisteve")!

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Nano: Shperblim vepres se veteraneve
    E Diele, 28 Nentor 2004
    Kryeministri takon anetare te Komitetit te Veteraneve te Luftes Antifashiste NacionalClirimtare, veterane te luftes dhe familjare te Deshmoreve te Atdheut. Shperndahen medalje e dekorata per meritat ne lufte. Babai i shefit te qeverise, Thanas Nano, nuk merr pjese ne ceremoni

    Kryeministri Fatos Nano u premtoi veteraneve te luftes nje trajtim me te denje shpirteror dhe material, ndersa Shqiperia pergatitet te festoje 60 vjetorin e Clirimit te Atdheut. Ne nje takim te zhvilluar me anetare te Komitetit te Veteraneve te Luftes Antifashiste NacionalClirimtare dhe familjare te Deshmoreve te Atdheut, shefi i qeverise premtoi se do te vazhdoje te punoje me perkushtim per to dhe brezat e njepasnjeshem "te luftetareve te lirise, te veteraneve, te antifashisteve dhe te europeisteve te Shqiperise". "Do te vazhdojme, ashtu si ju qe perballoni peshen e viteve, te mobilizojme energjite djaloshare te ketij vendi gjithnje te ri, pavaresisht se me qyteterim te lashte, te cilat jo vetem do te konsolidojne institucionet qe sollet ju me luften per liri, por do te vazhdojne te kurojne edhe plaget e dekadave dhe vecanerisht do te te vazhdojme te kultivojme se bashku solidaritetin dhe drejtesine shoqerore", u shpreh Nano. Ai tha se ishte nje djale partizanesh, te cilet 60 vjet me pare "moren me ndergjegjie te plote vendimin, jo thjesht te dilnin maleve, por moren nje vendim me permasa historike globale te pashlyeshme me vlere te pazevendesueshme per historine, per te sotmen, per te ardhmen e Shqiperise". "Merita eshte e juaja dhe e gjithe luftetareve te lirise, qe edhe pse nuk jane me midis jush, jane ne altarin e historise dhe te luftes per liri te te gjithe Atdheut", iu drejtua Nano veteraneve, te cilet kishin mbushur sallen e mbledhjeve te Pallatit te Kongreseve.

    Me tej, Kryeministri permendi angazhimin e Shqiperise ne mbrojtje te paqes ne Irak, Bosnje-Hercegovine e Afganistan. "Ata jane garancia me e mire e vazhdimesise se vepres suaj, qe percjell me sukses stafeten e vlerave dhe te virtyteteve qe ju i farketuat ne luften e madhe per clirim nga nazifashizmi", tha Nano, ne fjalimin e tij para veteraneve. Kryeministri. Ai pranoi se per shume prej veteraneve, historia e pasluftes eshte treguar edhe e ashper, edhe e padrejte. "U krijuan padrejtesi te reja, te cilave u vune kapak disa varrmihes kockash apo fabrikues mashtrimesh qe nisen te trazojne plaget e luftes", tha Nano, duke iu referuar zhvarrimeve te disa viteve me pare.

    Gjithashtu, shefi i qeverise tha se ishte ne dijeni te problemeve jetike ende te pazgjidhura te veteraneve dhe familjeve te tyre. "Kryeminister dhe djale partizanesh, ju garantoj se do te vazhdoj, ashtu si deri me tani, te kryej gjithe investimin politik dhe shteterore per t'ju kthyer juve ne vend gjithe dinjitetin shpirteror dhe material qe meritoni", u shpreh Nano, para veteraneve.

    Me pas, Kryeministri Nano beri shperndarjen e disa dekoratave te merites per veteranet. Ne listen e personave te dekoruar ndodhej edhe babai i Kryeministrit, Thanas Nano, i cili nuk ishte i pranishem ne ceremonine e dhenies se dekoratave.

    E.M

    .................................................. .................................................. ..............................



    Alia: Luften Nacionalclirimtare, askush nuk mund ta njollose
    E Diele, 28 Nentor 2004
    EKSKLUZIVE/ Ish Presidenti i Shqiperise, Ramiz Alia flet per 60 vjetorin e Clirimit te vendit nga pushtuesit nazi- fashiste dhe Luften e Dyte Boterore. Vendi dhe roli i partizaneve dhe komunisteve ne te, si dhe e figures se Enver Hoxhes. Si e gjykon Ai rolin nga ana tjeter te forcave te tjera nacionaliste, te Ballit dhe Legalitetit ne kete periudhe. Por, edhe impaktin e kesaj lufte, deri ne ditet tona. Pse sipas tij, armiqte e Shqiperise vazhdojne ta erresojne edhe sot kontributin e shqiptareve, duke shkuar deri atje, sa Gjykata e Hages, te vere shenjen e barazimit mes krimeve te Milloshevicit ne Kosove dhe luftes se UCK-se. Kritikat e Ramiz Alise edhe per te majten ne pushtet, qe nuk lejoi asnje kenge per luften Nacionalclirimtare, ne Festivalin Folklorik te Gjirokastres

    Nga Alfred PEZA

    Pervjetori i 60-te i clirimit te Shqiperise nga pushtuesit italiane dhe gjermane gjate Luftes se Dyte Boterore, ka rihapur keto dite, si edhe gjate ketyre 14 viteve te fundit qe nga rrezimi i komunizmit, nje debat te madh rreth rolit te forcave shqiptare qe moren pjese ne te. Nuk eshte vetem ceshtja e dates se clirimit te vendit, me 28 apo 29 nentor 1944, qe vazhdon te ndaje jo vetem dy kampet e asaj kohe, partizanet dhe forcat e tjera nacionaliste te Ballit dhe Legalitetit. Por, kjo date, megjithese per te kane dale ne drite shume dokumenta arkivore, perfshi edhe ato te ushtrise gjermane te asaj kohe, vazhdon te ndaje edhe dy kampet aktuale te politikes shqiptare, te majtet dhe te djathtet. Megjithese Parlamenti, i dominuar nga shumica e majte ka fiksuar zyrtarisht pak vjet me pare, 29 nentorin si diten e clirimit; te djathtet kur ishin ne pushtet, nga 1992- 1997, kishin mare edhe ata nje vendim per te festuar 28 nentorin si date clirimi. PS dhe aleatet e saj dhe PD me partite e tjera te spektrit te djathte, vazhdojne ta festojne te ndare edhe kete vit, festen e 60- vjetorit te clirimit.

    Por, debati gjate ketij muaji, nuk eshte zhvilluar vetem ne rrafshin politik dhe ideologjik, por edhe ne rrafshin akademik. Jo vetem protagonistet e asaj periudhe, por historianet shqiptare, kane qene gjithashtu te ndare edhe keto dite, rreth te vertetave te tyre, per rolin e komunisteve dhe forcave te tjera qe moren pjese ne luften per clirimin e Shqiperise. Megjithe perpjekjet e Institutit te Historise prane Akademise se Shkencave, Muzeut Historik Kombetar, Arkivit Qendror te Shtetit dhe institucioneve te tjera, per ti ofruar keto dite publikut, dokumenta, foto, filmime, relike dhe prova te tjera qe mund ti sherbenin kremtimit sa me dinjitoz dhe sa me afer te vertetes histotike te asaj periudhe, beteja ideologjike dhe politike rreth kesaj ceshtje, ka qendruar edhe pas 60- vjetesh nga perfundimi i Luftes se Dyte Boterore, si nje re e zeze mbi kokat e shqiptareve, per nje nga momentet me te rendesishme te historise sone.

    Pavaresisht nga virusi i banalizimit shpeshhere i ketyre temave ne mediat shqiptare me histori personazhesh te dyshimte dhe nga deshmi qe fokusohen vetem rreth rolit dhe figures se Enver Hoxhes apo edhe te ndonje personazhi tjeter qe i sherben marketingut te dites, gazetat dhe televizionet kane ndihmuar keto dite ne zhvillimin e disa debateve serioze, rreth kesaj teme. Nga ana tjeter, eshte nje fakt i dhimbshem per eliten shqiptare, qe ne shume raste, historianet dhe studiuesit e huaj te ceshtjeve shqiptare, kane ofruar per lexuesit, versione me te paanshme, te thella dhe serioze rreth temes se luftes se Dyte Boterore ne Shqiperi.

    Ndryshe nga nje pjese edhe e studiuesve shqiptare, historiani gjerman me pasaporte kanadeze, qe jeton ne SHBA, Bernd Fisher, qe i ka dhene bibliotekes shqiptare te studimeve librat e tij brilante "Mbreti Zog dhe Perpjekja per Stabilitet ne Shqiperi" dhe "Shqiperia gjate Luftes, 1939- 1945", gjate nje interviste ekskluzive per "Korrieri" me rastin e 60 vjetorit te Clirimit, shprehet: "Shqiptaret nuk kane bere asgje qe te kene turp ne gjerat qe lidhen me Luften". Me tej ai shprehet se "Shqiperia e Enver Hoxhes prodhoi historiane te mire, por jo gjithmone histori te mire. Ne ditet tona, ekziston mundesia qe ajo te prodhoje nje histori te mire, por edhe historiane te mire ne te njejten kohe".

    Megjithate, duket se do te jete shume e veshtire edhe per disa vite, qe shoqeria jone te shkeputet nga shikimi ende bardh e zi i ceshtjeve te tilla kardinale per historine e Shqiperise, sic eshte edhe peridha e luftes kunder pushtimit nazi- fashist te vendit.

    Gazeta "Korrieri" per disa jave me radhe, eshte munduar te kontribuoje sadopak ne kete debat, kur ka ofruar per lexuesit e saj, mendimet e protagonisteve, por edhe studiuesve vendas dhe te huaj, per periudhen 1939- 1994 per ceshtje te tilla si ajo per Konferencen e Pezes se 16 shtatorit 1942, roli i forcave komunisteve, nacionaliste, ballisteve dhe legaliste gjate Luftes se Dyte Boterore, etj. Sot, kur Shqiperia do te kremtoje kete pervjetor, faqet tona jane hapur per ish Presidentin e Shqiperise Ramiz Alia, si nje nder protagonistet kryesore jo vetem te jetes politiko- shoqerore te vendit gjate epokes komuniste, por edhe gjate luftes. Ne kete interviste, nga te rrallat qe ai ka dhene vitet e fundit per mediat shqiptare, Alia jep gjykimet e tij jo vetem per simboliken e 60- vjetorit te clirimit te Shqiperise, por edhe per rolin e faktoreve dhe aktoreve te asaj kohe, ne kete ngjarje qe ai e konsideron si nje nder me te rendesishmet e historise se vendit.


    .................................................. .................................................. ...............................

    nterviste ne Ramiz Aline
    E Diele, 28 Nentor 2004
    Nga Fatos VELIU

    Keto dite po festohet ne Shqiperi, me aktivitete te ndryshme, 60- vjetori i Clirimit. Si ish partizan dhe ish drejtues i formacioneve partizane, por edhe si ish President i vendit, c'mund te na thoni per kete ngjarje?

    Nder festat e ndryshme, 60- te vjetori i Clirimit te vendit nga pushtuesit nazi- fashiste ze vendin kryesor. Eshte nje ngjarje e madhe historike; eshte kurorezimi i Luftes Nacionalclirimtare qe, jo vetem i solli lirine e humbur Shqiperise, por e radhiti ate, si pjestare te denje, ne koalicionin antifashist qe udhehiqej nga aleatet e medhenj anglo-sovjeto- amerikane

    Lufta per Clirimin e vendit eshte veper e gjithe atyre qe rrembyen armet kunder fashizmit qe me 7 prill 1939 e me pas, deri ne diten e clirimit, me 29 nentor 1944; eshte veper e popullit te fshatit e te qytetit, qe nga jugu ne veri te vendit, qe u bene strehe e partizaneve dhe u perfshine edhe vete ne aksionet e ndryshme luftarake. Clirimi i atdheut lidhet me heroizmin e 28 mije deshmoreve, qe Shqiperise dhe lirise se saj i falen rinine dhe jeten e tyre; ai lidhet me sakrificat e panumurta te nenave shqiptare, me vuajtjet e te burgosurve dhe te internuareve nga pushtuesit, me shtepite e fshatrat e djegura, portet e urat e shkaterruara.

    Per kete arsye, ne kete pervjetor nderimi i vecante u perket tere shqiptareve, pjesemarresve te Luftes, veteraneve, familjeve te deshmoreve.

    Lufta Nacionalclirimtare kujtohet me nostalgji nga nje pjese e shqiptareve, por keto dite, si edhe gjate ketyre 14 viteve, ka debate dhe jane shfaqur mendime te ndryshme rreth saj. C'mendoni per kete?

    Festen e Clirimit e kremton tere populli. Natyrisht veteranet, ish- partizanet, e kujtojne Luften edhe me nostalgji, ndryshe nga brezat e rinj qe nuk e kane jetuar ate. Pjesemarresit e Luftes, qe sot jane 80 vjecare, e sjellin ndermend ate si nje ngjarje te lavdishme, qe kerkonte vendosmeri e guxim, vuajtje dhe sakrifica. Me Luften per liri ata lidhen rinine e tyre, idealet dhe enderrat me te mira, jo vetem per nje Shqiperi te Lire e te Pavarur, por edhe per nje te ardhme me te mire e me te bukur per te gjithe shqiptaret. Veteraneve te Luftes Nacionalclirimtare festa e Clirimit u jep force per te jetuar dhe per te kapercyer veshtiresite e ndryshme qe u nxjerre jeta. Ata jane progresiste dhe duan perparimin e vendit. Ata nuk kerkojne asgje per vete, por vetem nderim e respekt. Ata e ruajne me dinjitet emrin e nderit, partizan.

    Ju thate se disa mendojne ndryshe per Luften. Po, ka edhe te tille, bile ka disa qe perpiqen edhe ta shtremberojne karakterin dhe permbajtjen popullore te Luftes Nacionalclirimtare, ta quajne ate si "lufte civile" apo si lufte "komuniste" e pallavra te tilla. Por keto kane qene dhe jane perpjekje deshtakesh. Asgje nuk mund te njollose Luften qe kishte si objektiv te larte Clirimin e vendit nga pushtuesit e huaj.

    Qendrimet te tilla, ndoshta, burojne nga fakti se historiografia jone per gati 50 vjet, trumbetoi vetem ate pjese te luftes qe udhehoqen komunistet, te cilet siguruan edhe pushtetin pas perfundimit te saj. C'mund te na thoni per kete?

    Se pari, qe komunistet ishin ne krye te Luftes dhe qe Partia Komuniste Shqiptare e udhehoqi Luften, kjo eshte nje e vertete e pamohueshme. Eshte fakt i njohur se vetem pas krijimit te Partise Komuniste Shqiptare, filloi lufta e organizuar per clirimin e vendit. Ishin komunistet qe moren iniciativen dhe realizuan bashkimin ne Frontin Antifashist Nacionalclirimtar, pa dallim feje, krahine dhe ideje, te te gjithe atyre qe ishin te vendosur per te luftuar kunder pushtuesve italiane.

    Eshte fakt i njohur, gjithashtu, qe Komandanti i Pergjithshem i Ushtrise Nacionalclirimtare ishte Enver Hoxha, i cili ne te njejten kohe ishte edhe udheheqesi i Partise Komuniste Shqiptare. Nen udheheqjen e tij, partizanet realizuan detyren e madhe patriotike te shporrjes nga vendi te pushtuesve fashiste.

    Se dyti, persa i perket pushtetit pas clirimit, ate komunistet nuk i'a moren ndokujt me force. Ishte vete populli shqiptar qe, nepermjet votes se lire, u besoi komunisteve drejtimin e vendit. Ky besim vinte nga fakti se ata e kishin dhene proven e madhe te besnikerise e te patriotizmit: Komunistet perbenin kocken dhe shpirtin e reparteve partizane; ata luftuan me ndershmeri, se bashku me gjithe luftetaret antifashiste dhe i sollen lirine Shqiperise; ata ishin te paret qe dhane edhe jeten per Lirine e Pavaresine e vendit.

    Askush nuk mund te mohoje atdhetarizmin sublim te Qemal Stafes e te Vasil Shantos, te Koci Bakos e Misto Mames, te Perlat Rexhepit e te Vojo Kushit, te gjithe komunisteve shqiptare qe ishin shpirti i Luftes Clirimtare.

    Gjate kohes se luftes kishte edhe balliste. Por njerezit nuk u besuan atyre, sepse ata nuk i dolen zot lirise e pavaresise se Shqiperise, bene sehir duke pritur qe pushtuesit te "largohen" vete, ose edhe me keq bashkepunuan me pushtuesit. Nuk ishte faji i partizaneve qe kreret e Ballit, apo bajraktaret e ndryshem, u lidhen me gjermanet. Populli kurre nuk e ka justifikuar kete veprim te te vetquajtureve "baballare te kombit". Ate kurre nuk e ka bindur "arsyetimi" se Balli kaloi me gjermanet, sepse u "detyrua" nga nacionalclirimtarja qe prishi Mukjen!? Kesaj i thone se "per inat te sime vjehrre,... "

    Cila eshte vlera kombetare dhe impakti nderkombetar i Luftes Nacionalclirimtare? A luan ajo rol edhe per zhvillimet aktuale politike ne vendin tone?

    Lufta Nacionalclirimtare ne radhe te pare kishte karakter kombetar, pra si qellim themelor kishte shporrjen e pushtuesve dhe sigurimin e lirise per vendin tone. Por ne te njejten kohe, Lufta jone ishte lufte antifashiste, pjese e luftes se koalicionit te madh antifashist boteror qe udhehiqnin aleatet anglo- sovjeto- amerikane. Mund te thuhet pa pike dyshimi se Lufta jone Nacionalclirimtare ishte nje "karte identiteti" per Shqiperine, nje deshmi e fituar me gjak, qe i siguroi asaj vendin e nderuar ne gjirin e fitimtareve te Luftes se Dyte Boterore.

    Kjo pozite e fituar me gjak e nderon edhe ne ditet e sotme Shqiperine. Prandaj mund te thuhet se cdo perpjekje per te mohuar Luften Nacionalclirimtare apo per ta paraqitur ate ne drite te zeze, demton interesat e vendit tone ne syte e botes se jashtme.

    Dihet se, kurdohere, prirja e atyre qe nuk kane qene dashamires ndaj shqiptareve, ka qene shtremberimi i historise se popullit tone, mohimi i identitetit te tij. Ata, te nisur nga paragjykime keqdashese, i kane konsideruar dhe i konsiderojne shqiptaret si njerez pa vlere, parazite ne shoqerine europiane, te paafte per te pasur shtet si te tjeret. Kjo prirje dashakeqe e disa qarqeve politike europiane duket ne vleresimet negative qe i bejne vendit tone, pavaresisht se u lehtesohet ky qendrim edhe nga konfuzioni i madh i krijuar nga forcat politike, te majta e te djathta ne vendin tone, nga paaftesia e tyre per ta nxjerre vendin nga amullia ne te cilen gjendet, si pasoje e ndikimit te krimit te organizuar, te korrupsionit, te kontrabandes e trafiqeve te ndryshme.

    Kjo prirje e atyre qarqeve qe nuk jane miqesore ndaj shqiptareve, duket edhe ne qendrimin qe mbahet sot ndaj Kosoves. Eshte teper tendencioz dergimi ne Gjykaten Nderkombetare te Hages se ish- luftetareve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves, me akuzen e "krimeve te luftes". Viktimat e terrorit milloshevician po quhen "kriminele". Ata qe luftuan perkrah forcave te NATO-s kunder organizatoreve te terrorit e te pastrimit etnik te pakicave kombetare, po vihen ne te njejten banke krimi si edhe Sllobodan Milloshevici.

    Duket se Gjykata, ose segmente te caktuara te politikes europiane po perpiqen te marrin me te mire serbet duke denuar Komandantet kosovare te Ushtrise Clirimtare te Kosoves. Cdo njeri i ndershem, kushdo qe kujton masakrat e Milloshevicit, si pasoje e te cilave u vrane me qindra e mijera kosovare (varret e perbashketa vazhdojne te zbulohen edhe sot e kesaj dite) dhe u perzune me force qindra mije kosovare nga shtepite e tyre, nuk mund te qendroje indiferente dhe te mos ngreje zerin ndaj veprimeve te Prokuroreve te Hages kunder luftetareve te UCK-se.

    Pavaresisht nga te gjitha keto, ne shoqerine shqiptare, ndihet nje lloj "ftohje" me nje periudhe qe ndoshta dikur eshte glorifikuar me shume se cduhet. Kete vit pershembull, u organizua Festivali Folklorik i Gjirokastres. Por asnje kenge nuk kishte lidhur me pervjetorin e clirimit, apo ndonje teme rreth luftes.

    Ngjarjet qe lidhen me Luften jane rrenjosur thelle ne kujtesen e popullit, ato jane perjetesuar, jo vetem ne memorjen popullore, por edhe ne kenget e tij. Duke kaluar tek pyetja e juaj, nuk mund te mos shpreh keqardhjen time per faktin qe ne Festivalin e Gjirokastres, i cili u zhvillua perpara disa kohesh, nuk degjova asnje kenge nga ato qe kendohen ngado ne Shqiperi per partizanet, per deshmoret e Luftes, ose edhe per "Cucat e Maleve", qe e donin Shqiperine dhe nuk kursyen jeten e tyre per lirine dhe lulezimin e saj.

    Perse munguan keto kenge? Askush nuk mund te bindet qe kenge te tilla nuk i kishin vene ne repertor vete grupet qe vajten ne Gjirokaster. Nje mik, qe e pyeta, me tha se ne pushime, mbremjeve, ne lokale dhe rrugeve te Gjirokastres, bucisnin kenget per partizanet, bile edhe per Enver Hoxhen. Dhe kjo eshte e natyrshme, sepse cdo gje mund te ndodhe, permbysje mund te ndodhin, por populli nuk harron.

    Persa i perket mungeses se kengeve te Luftes ne koncertet zyrtare te Festivalit, kjo padyshim eshte pasoje e atij "presioni" psikologjik qe behet nga e djathta kunder Luftes Nacionalclirimtare dhe udheheqesve te saj. Organizatoret e Festivalit, sic duket, nuk kane pasur guximin te mbronin te verteten, prandaj gjeten rrugen me te shkurter, porositen qe ato te mos ishin ne repertor.

    Ne mbyllje te kesaj interviste per "Korrieri", cfare do t'u uronit bashkeluftetareve tuaj per 60 vjetorin e clirimit te Shqiperise, nga pushuesit nazi- fashiste?

    Festen e madhe te Clirimit e kremtojne te gjithe shqiptaret. Une uroj qe kjo epope e madhe te jete perhere ne zemrat e njerezve, ndersa protagonistet e saj, ata qe sot quhen veterane te kesaj ngjarjeje historike, si dhe deshmoret dhe ata qe nuk jane me uroj qe te kujtohen kurdohere me nderim e respekt te merituar.

    Intervistoi Fatos VELIU

    .................................................. .................................................. ..............................

    Kush eshte Ramiz ALIA
    E Diele, 28 Nentor 2004
    Lindi me 18 tetor 1925 ne Shkoder.

    Mesimet e para fillore i mori ne Shkoder.

    Gjimnazin e beri ne Tirane.

    Mori pjese shpejt me Levizjen Antifashiste.

    Anetar i Rinise Komuniste qe me 1941.

    Anetar i Partise Komuniste me 1943.

    Qe ne fillim ishte nje nga drejtuesit e Rinise Komuniste.

    Pati detyra te rendesishme, si ne drejtimin e Brigades VII-S, ne Divizionin e II-S.

    Ishte me vone Komisar i Divizionit te V me 1944.

    Luftoi edhe ne Jugosllavi.

    Ne Kongresin e BRASH-it (gusht 1944) u zgjodh anetar i sekretariatit te Rinise.

    Ne Kongresin e Unifikimit te Rinise (1944) u be Sekretar i Pare i KQ te BRPSH-se.

    Anetar i KQ te PPSH-se ne Kongresin e pare te PPSH me 1948.

    Minister i Arsimit me 1955.

    Kandidat i Byrose Politike me Kongresin e III te PPSH-se me 1956.

    Anetar i KQ te PPSH-se dhe sekretar i KQ te PPSH-se nga Kongresi i VI i PPSH-se.

    Kryetar i Presidiumit te Kuvendit Popullor me 1982.

    Sekretar i Pare i PPSH-se me 1985.

    Ne Prill te vitit 1991 ishte President i Republikes pluraliste.

    Ne prill te vitit 1992 ka dhene doreheqjen.

    Me pas eshte arrestuar dhe burgosur.

    Ne mars te vitit 1997 ka dale nga burgu.

    Ka bere disa operacione per shendetin, pas kesaj, qe kane dale me sukses dhe tashme eshte ne pension dhe jeton ne Tirane.


    mare nga Korrieri

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kryeplaku.. !

    nickun e ke kot sepse ti ke shum mangesi ne kulture e sidomos ne histori..
    ato qe ke shkruar aty lart per ramiz e enver etj i ke nga padituria.
    te keshilloj qe ne se ke kohe lexo ne forum te Historise sa me shume tema qe te mesosh pak.
    Albo ka bere nje permbledhje te sistemuar te Historise..e me duket e ka ne bashkpunim me enin..nje historiane e shkelqyer qe ka shkruar dhe ne forum shpesh.. Kliko aty tek pjesa e historise moderne e lexo sa me shume.. sidomos periudhen 1920-1950..
    kto vrejtje nuk ti bej qe te marresh hanxharin ti e te me kundershtosh..sepse kundershtimi yt ska vlere sepse kur te them qe ti di pak ose aspak nuk ta them se te kam inat por sepse te kuptohet padituria nga ato cka shkruan..
    miqesisht e ke kte vrejtje..

    Ke postuar dhe shkrimet e sotme te Korrierit te shkruara nga Alfred Peza..
    Ne krye aty thuhet:

    Alia: Luften Nacionalclirimtare, askush nuk mund ta njollose..


    degjo tani o "krye-mbushun me turshi" ne pun diturish historie.. dhe mbaji mend cte them sepse cfar them une nuk e luan as topi e as akademia perjashto vec ndonji spurdhjak moderator qe me nji fesht klikimi mi fshin shkrimet e un skam ci bej vec ti ha m.une..

    po filloj me Alfred Pezen.. e do dal tek Ramiz gjiriz Alia..

    Peza.. eshte simboli i Luftes Nacional Clirimtare.. per dy arsye..

    1 sepse Peza si Krahine ishte vatra e asaj lufte..
    2 sepse Peza si mbiemer eshte mbiemri i Bab Myslymit.. i njerit prej nismetareve te Luftes Nac ional Clirimtare..

    vre kho ..si thon Pezaket..

    Pse eshte Peza vatra e Luftes nacional Clirimtare...?

    Sepse..

    1 Aty ishte zona katundare e Bab Myslymit..
    2 Sepse Nismetari dhe Organizatori i Luftes Nacional Clirimtare.. Heroi MUSTAFA GJINISHI.. e kishte Pezen e Bab Myslymit si shtepine e vet..

    vre kho neshti ti cuno tip kakaruno..

    Tek Historia qe Albo-Eni kan sistemuar aty ne Forum me kapituj ka dicka interesante..

    Shyqyri Këllezi.. nje nga djemt Tiranas qe sebashku me familjen e farefisin u perfshine totalisht me Levizjen..ose Luften nacional Clirimtare ka treguar dicka qe kjo dicka mjafton te hedhi poshte karroca me libra e maune me volume prallash te botuara nga Partia Kriminele e Punes..

    Cfar thot Shyq Këllezi..

    Po e them me fjalet e mija e origjinalin e ke aty ne Forum..

    Ishim thot diku nga zonat e Korces.. Shtabi ndodhej ne nje shpi te nje patrioti ..Ishte aty Enver Hoxha, Miladin Popovici ose shoku Ali sic njihej tek partizanet e thjeshte.. Ne ate kohe thot ai une ( shyqyriu..pra) isha Truproja e Enver Hoxhes..
    Ne ate kohe sapo ishin vendosur lidhjet me radiomarrese transmetuese mes Shtabit dhe Divizioneve..(shenim i imi ky) ..

    Nuk e harroj thot Shyq Këllezi.. kur Enveri me Miladinin ishin pran Radios e po prisnin nje radiogram.. Pas pak erdhi radio grami dhe pashe thot Shyqyriu se si sapo lexuan lajmin Enveri e Miladini u hodhen perpjet nga gezimi e per minuta te tera perqafonin njeri tjetrin..
    Cfar kish ndodhur qe u gezuan ata te dy aq shume..thot Shyqyriu.. kishte ardhur lajmi se.. diku ne malet e Dibres ishte "vrare" Mustafa Gjinishi..


    ...
    Pra Enveri gezonte me Miladinin se porosia e tyre ishte realizuar..Pra nje dore e ndyre kishte vrare me urdher te enverit..athere vegel e Miladinit.. vet Nismetarin e organizatorin..e Luftes Nacional Clirimtare..

    Pas pak thot shyqo kllezi.... Enveri me Miladinin dhan urdheresen per tere njesitet Partizane ne Shqiperi qe..me hidherim te thelle o popull Shqiptar e o partizan trima.. etjetj.. njoftojme se.. armiku vrau.. heroin e Luftes shokun tone etj etj.. mustafa gjinishin..

    kaq mjafton per nje atdhetar e nJERI qe te kuptoje e reflektoje ..ne se ka ndonji fije karakter.. se cka qene enveri e Partia e tij soko leshmali..
    Kaq mjafton qe te kuptosh pse perfundoj shqiperia ne EKSODin e famshem..pse u be gazi i Botes e vazhdon te jet ashtu..

    tash tek miz orizi..

    ramiz oriz gjirizi ka thene..

    Alia: Luften Nacionalclirimtare, askush nuk mund ta njollose..


    ..

    Po kush e njollosi Luften Nacional Clirimtare??

    Askush me shume se Ramiz Alia nuk e ka njollosur kte Lufte..
    Pse+

    sepse ai eshte i vetmi qe i kaloj te gjitha provat e karakterit..
    Pra i tha Enverit..he me te lumte.. mir ja bere x e y .. 50 vjet rresht..

    Pra "anti-fashisti" e "partizani" Ramiz eshte spiuni..provokatori ..regjisori e ..bashk-autori ne te tera Krimet qe Enveri beri mbi me te miret Antifashiste e Partizane Shqiptare..

    lista eshte ne Forum.. e kush do e lexon..

    si liste ajo eshte e gjate..po te mendosh se ajo nuk eshte list e atyre qe blejn buken te dyqani ne Kombinat a Laprak..por Liste e te ekzekutuarve nga Gjyqet..plenumet..kongreset e Partise Punes..pra liste me koka njerzish ..

    Dhe te gjithe ne ate Liste jane..partizanet e pare..organizatoret e pare te Pezes te kongresit te Permetit te luftrave e komandanet e Komisaret e cetave batalioneve brigadave e divizioneve..

    Njolloses nuk eshte ai qe thot .. ik mo te dhjefsha gjyshin Partrizan.. se cna bene..ja kooprativa e tallona.. por jan ata qe keta gjysher partizane i rrasen Birucave e u dhane plumba kokes e plumba mbas Shpine..
    Kupton ti apo jo..
    Le qe kot lodhem..se po te kuptonte soji yt mediokerr.. ..nuk bente qejf Nano sot..

    Ja keshtu peshq do ai e te bej palle se i ka ne xhep Votat e atyre qe edhe kur ua shke.. jeten .. ata ate Votojne perseri..

    qashtu..

    e ver mend ti te pakten qe i ke pare si ta ben Gjyqin athere ne Kombinat o kaq-ol..




    .

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet në Bllog
    17
    Brari, lëri veteranet qe te vdesin rehat se nese nuk je i zoti qe ti nderosh per se gjalli, nderoi per se vdekuri te pakten.

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Plavë e Guci
    Nga Davius në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •