Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Stine ikjesh

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Stine ikjesh

    Stine ikjesh

    Kishte kaluar nje stine ikjesh, mbi kete gjithkundnaj.
    Qielli kishte shterrur, e aty ketu ndonje send i heshtur fluturonte frikshem, mbi zbrazetiren qe dhimbte. Ajri i thate kerrciste tek krisej ne valevitjen e ikjeve qe rrihnin boshllekun, ndersa ulje-ngritjet e trupave te paemer, ne kete flutirm te trishte ngjasonin me kurben e nje grafiku imagjinar, me elektrokartiogramen e kohes.
    Kohe s’kishte.
    S’kishte as jete.
    Nje perqeshje e madhe, nje ngerdheshje e te shkuares, dhe nje ze ajri ishin kornizat qe rrethonin pemet nudo, barin bjond, ujin e vjeter qe s’dinte te buronte, por shtangej mbi damaret e truallit.
    Gjithkund degjohej nje qeshje shkaktuar nga gudulisja gdhendese e shtjerrnajes, ku cdo rryme ajri, kishte zerin e vet.
    Deti kishte rrjedhur.
    Arsyeja???
    Nuk kishte deshire te quhej me det.
    Ai turfullonte e kerkonte nje emer te ri, nje emer te madh.
    Askush s’kishte nerva te merrej me te, askush nuk mendonte nje emer te ri per detin, sepse ne fakt askush nuk ekzistonte.
    Valet krihnin zemrimin e tij.
    Nga barqet e humnerave me te thella, u ngriten kope fosiljesh.
    Ingranazhi i kohes ishte thyer, e ata ndjene a-kohesine ne kete zbrazeti te frikshme.
    Nuk kishte asgje te gjalle vec mendimit tim. Ai rritej, perfshinte brenda vetes tashme gjithcka, i gatshem per te rindertuar boten nga e para, I gatshem per ti pare gjerat ndryshe.
    Ne kete qiell te shterrur, ne kete stine bark shqyer, prej se ciles vareshin si zorre peme te zhveshura, vraga uji, kercenin si varixhe trupat e vargmale te kalter, dete te krehur, ku shkretetirat e pergjumura ngjanin si blama ne koken e rrjepur a si organet gjenetale te planetit te pa-emert, UNE, i vetem, njeri a mendim, krijova femren.
    Pas kesaj shtjerrnaja u be me e bukur, kjo humbetire pa emer e jetueshme, ndersa koha lindi bashke me te nesermen e pritjes time.
    Kisha rindertuar boten.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Kopertine libri

    Ajo eshte bark fryre.
    Bark shqyer do te jete mbasi te kete pjelle, e kjo do te ndodh shpejte.
    Koken e ka te rruar, gjoksin e ka te fryre, por me te fryre ka pi-cken qe i nxin nga leshi i saj i ashper.
    Te ashper e ka edhe veshtrimin, por buzet....... buze nuk ka.
    Qendron nudo perpara gjithckaje.
    Ne gjunje qendroj vetem para saj.
    Me i zhveshur se ajo une jam.
    Ne trup kam vec lesh, dhe epsh.
    Pritja me lidh gjymtyret, e kafshimet me shnderron ne thithje.
    Barkun ja perkedhel me gishta, ndersa ajo ben nje rreth perfekt me gjuhen e saj mbi tullen time.
    Me lepin.
    Pastaj kendon brenda kokes se saj.
    Ajo eshte bark fryre.
    Te shqyer e kam urine, e sjam njeri.
    Jam ngerdheshje, fryrje, derdhje, e rrethuar nga qirinj qe dihasin hije, nga kopsat e femijerise, e nga mollet e frikes.
    Ajo barkun e ka te fryre.
    Ne gjunje qendroj vetem para saj.
    Brenda saj.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •