Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 63
  1. #41
    HoneY-BunnY √
    Anėtarėsuar
    10-10-2009
    Vendndodhja
    Mbi re...
    Postime
    2,710
    Me di a nuk me di

    Me di a nuk me di se qaj,
    me di a nuk me di se vuaj
    ne oret e thella te nates,
    kur ngrihem i cmendur te shkruaj
    me gjakun e zemres te shkruaj.
    Me di a nuk me di se agimet
    me gjejne pa gjume ne shtrat,
    me shpirt te shkretuar nga dhembja,
    e dhimbshem i pres perendimet,
    me ankth i pres perendimet.
    Me di a nuk me di se sot
    u drodha kur pashe pranveren, (vjeshten)
    qe zbriste me flladet e prillit (tetorit),
    e embel sic ishte qemot,
    e hidhur sic ishte qemot.
    Me di a nuk me di se vuaj
    ne oret e thella te nates,
    ku ndjehem nga jeta i huaj,
    nga vendi i lemjes i huaj.
    Me di a nuk me di...
    U come 2 love not by finding the perfect person,
    but by seeing an imperfect person perfectly.

  2. #42
    Rrjedhin lumenjtė
    (Poemė ilire)

    ~vazhdimi~

    Rrjedhin e rrjedhin lumenjte ujeshume
    Brenda suazes se botes ilire:
    Se Epermes, se Mesmes dhe se Poshtmes...

    Pese dete perpijne lagen e tyre:
    Ponti, Egjeu dhe Deti i Thrakes,
    Joni shume i qete, vellaj i Adrias,
    Ishujshkembore, dhe vete Adria,
    Gji i stermadh ilir kllaposur suazes
    Tribrigjeshe te Ilirise se madhe
    Dhe hapur poshte, mes Kerauneve
    E dheut te tejshem te Mesapise,
    Moter te Japygise dhe Daunise -
    Me dhjetra e dhjetra fise ilire
    Shtrire ne gjithe Saturnian e lashte
    Dhe tej e tutje ne viset latine.
    Lartohen hovshem malet krenare
    Drejt qiellit te larte shume te kalter:
    Alpet e Karnit me guna te bardha,
    Okra japode, limer guximtaresh,
    Karpat e Istrit, qe zdrypin pingulthi
    Ne detin e thelle, tallazemadhin,
    Qe lag e perlag mbi njemje ishuj,
    Shkemboret liburne, kreshtoret dalmate
    Me Adrin e brinjte plot gjah te begate,
    Varmalet autariate - cerdhe trimash
    Te paperkulur, gjithmon luftetare,
    Karpat ardiane, brinjat labiate
    Njomur te gjitha me gjak ngritesish krye,
    Skard kryebardhi, qe cjerr rete e qiejte
    Me krepat e zgripet - strofulla bore,
    Kerauni i rrepte, tmerr per detaret,
    Baloshet albane, cerdhe shqiponjash,
    Qe shqyen e thyen skota te shumta
    Te dyndura nga sterfundet e botes;
    Tomorri thinjak, thurrak i Dymalit,
    Shkarrzimet kandave varur mbi quka
    Lugajash, varr per dyndesit e huaj
    Dhe dasharetet plot tufa pellejash,
    Thatona e gunget perballe faltores
    Se Thanes gjahtare, mbrojtese grigjesh,
    Se ciles iliret i sillnin flira
    Te majme, shuar me vere te forte.
    Lartohet Barni i Liqerit te Bardhe,
    Qe ruset tej, n'fushetiren lynkeste,
    Te njomur me gjakun e mbret Bardhylit,
    Qymyrtarit te urte, trualldashesit,
    Ne lufte me Emanthine gjysmeilire.
    Ngrihet Pangajoni, i pyllti Orbel
    Paion, me vargje liqeresh te shumte,
    Renditur bukur: rruaza te kaltra,
    Tek kishin banesat paionet e lashte,
    Tomari i shenjte, qe mban ne preher
    Dodonen dimermadhe, ku kish stisur
    Seline e tij te pare Zoti i Dushkut,
    Zanafilltari i gjithe hyjnive,
    Qe ngriten dhe rriten pellazget leshtore.

    Edhe ne brigje lumenjsh dhe liqeresh
    Ujekulluar si vesa e vjeshtes,
    Bregdetesh te kalter, kullotebleret,
    Tek cel bajamja dhe rritet druri
    I ullirit shume paqedashes,
    Ne fusha te shtrira : grunare buke,
    Ne brinja diellore, qe mbushin qypat,
    Caliket dhe bulirat e bungta
    Me vere te embel, shume te forte,
    Ne lugje qarkuar me gjerdhe malesh,
    Ne kreshta krepash te hirte, ne pyje
    Te dendur, te mocem sa moti vete,
    Thelle blerishtash kullotemajme,
    Ku rritet dhe shtohet gjeja e gjalle:
    Delet leshbuta me shtat sa te vicit,
    Qe pjellin permot binjake, trinjake,
    Per gazin e hyjnive baritore!
    Ne gjithe skajat e vendit te lumur,
    Anembane kumbonte nje e folme
    E veteme : ilirishtja e strallet -
    Vigme barinjsh dhe kushtrim luftetaresh,
    Farkuar ne kudhra mijevjecaresh,
    Me zjarr shkrepetime dhe gjeme gjemimi,
    Nder shkulme detesh, zhaurima pyjesh,
    Ne luftra te rrepta shekullore
    Dhe stina qetesie kalteroshe,
    Ku bari lidh mugull dhe pema - gonxhe
    Dhe ngjizen femijet: hoj dashurie...
    Gjuhe e forte, vlugmadhe, e embel,
    E mbrujtur para se te ishin mbrujtur
    Tufet e hyjnive te lashtesive.

    Pa burrat e dheut e donin mbi jeten
    Lirine e shenjte, te trasheguar
    Nga motet e muget dhe mbrojtur me koken,
    Njerez te fisme: te drejte, mikprites,
    Bujare ne shpirt, bestare ne fjale,
    Qe buken e ndanin me lutesoret,
    Kur vinin kerkonin strehe dhe ndihme
    - Nga Kadmi i Tebes dhe Harmonia,
    Debuar nga helenet gernjetare,
    Dhe gjer te Themistokliu pendestari,
    Gjumuar nga urrejtja athinjote,
    Qe vajti u struk te vatra armike,
    Te mbreti ilir, qe kish fyer perfyer,
    Ku falje gjeti dhe krahe per mbroje. -
    Burra te forte si qari i kulmit,
    Gjithnje sypatrembur perballe valomash.

    vijon...
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #43
    Rėmbyeshėm vėrshonin enkelenjtė,
    Shpatėtarė, fort tė rregjur ndėr luftra:
    Pėrmes Heladės, gjer brenda nė Delfi,
    Matanė Kadmejės, mburojeartės,
    Dhe hidhnin sheshit vrullshėm valle shpatash
    Kundruall faltores tė Zot Apollonit,
    Hyut flokėartė dhe dritėpėrndarės,
    Nė sytė e tė mėnēurve shortarė
    Tė shtangur vėndit, ndaj shihnin pėrpara
    Kaq burrėri, bukuri, fismėri.
    Pa detet pėrshkonin liburnėt e shkathėt
    Tė nisur nga vendlindja, nga Korkyra,
    Ishull i blerėt nė Jonin e kaltėr,
    Ku ende s'kish shkelur kėmbė heleni -
    Dhe zbrisnin tej Moresė, tutje Kretės,
    Me lundra tė shpejta mbi dallgėt thinjake.
    Ardianėt trima, krenarė, gjakndezur
    S'i druheshin shkulmit, njeriut dhe Zotit,
    Sepse dhe Zotit tė qiellit i hidhnin,
    Pa frikė, shigjetėn e kuqe tė mbathur
    Me thumba kokalle largdepėrtonjės.
    Nė male dhe pyje burrat gjahtarė
    Gjahun gjumonin me heshta tė gjata
    Dhe zjarre ndiznin pėrafėr burimesh,
    Ku piqnin dhe hanin kaprojtė e shijshėm.
    Qetas shtegtonin dalmatėt, daorsėt
    Dhe fise tė tjera trime delmere
    Me mandrat, bregdeteve, nė vėrri.
    Djathė tė lyrshėm parthinėt gatonin,
    Qė shumė e ēmonte gjithė bota e lashtė;
    Verė mjalti ndėrtonin taulantėt,
    Qė mikut ja shtronin kur vinte tė bujtė,
    Begatshėm rronin tė bijtė e Dardanit,
    Qė dheun lėronin dhe gjedhėt shumonin
    Nė plėngun e tyre tė gjėrė shumė.
    Xehtarėt pirustė farkonin shpata,
    Drapinj pėr tė korrat, kosa pėr barin.
    Dhe gratė leshin e butė tirrnin,
    Ndaj vinin nė krua me shtamba mbi krye.
    Pa anė e mbanė, nė troj tė bekuar,
    Qeshte jeta, lulėzonin qytete:
    Tergesta e bujėshme bregdetare,
    Metuli japod, dhe Vendi, Blandona,
    Salona e bukur, Sirmi murelarti,
    Mbi Dravin e gjėrė tė fisit skordest,
    Narona ardiane, Epidauri,
    Demastioni dardan, Skodra labiate,
    Stybera e gurtė kodrore paione,
    Dyraki, Dymali, Billis, Buthroti,
    Amanthia e madhė - vatrė drite,
    Enkelana e bardhė - qendėr trimash,
    Lyhnida e kreptė, varur mbi valė
    Dhe shumė qindra qytete me emėr,
    Qė sot nuk janė, por ishin qėmoti...

    Pa hanin tė gjithė bukėn e tyre
    Dhe zbraznin gėzueshėm brirėt e verės.
    Pa kėngėn nga jeta kurrė s'e ndanin
    Dhe hidhnin bashkė valle trimėrie -
    Me shpatė nė dorė, gjithnjė tė gatishėm.

    Tė hijėshme ishin vashat e reja
    Dhe nuset - zana, bija bukurie:
    Gjahtare mali, baresha, bujkesha,
    Zejtare tė zellshme, fėmijėshumė...
    Dhe moti kur vrenjtej - rrėmbenin heshtat
    Dhe hidheshin vrundull, krahas me burrat,
    Nė logun e luftės, kundėr armikut:
    Pėr mbrojtjen e vatrės dhe gjithė vėndit.

    Dhe kur kėtej u turr ulkonja e Romės,
    E etur stėretur pėr gjak dhe pėr pre -
    Shekuj dhe shekuj gjėmuan mallet,
    Lugjet dhe brigjet nga rropama ndeshjesh
    Te rrepta: pėr mbrojtje e jetė tė lirė!
    Pa bashkė me burrat, si zhgaba mali,
    Luftuan nuset dhe vajzat e njoma,
    Qė fli burrnisht e bėnė tė ritė e tyre
    Nė lterin e lirisė sė ėmbėl shumė -
    Nga Vendi i Epėrmė, nga Panonia,
    Te Vendi i Poshtėm, te Paionia,
    Dhe brenda Epirit, djep burrash tė ndjerė.
    Pa malet dhe fushat ilire u lkuqėn
    Me ēurkė gjaku tė pastėr, tė dlirėt
    Trimash, qė emrin dhe kockat bashkuan
    Pėr jetė e mot me dheun bukėdhėnės;
    Gjak dalmat, dardan, ardian, breuk
    Dhe gjak farkėtarėsh pirustė, desidiatė,
    Gjak dlmerėsh parthinė dhe kandavė,
    Gjak dokleat, autariat dhe alban
    Dhe shumė gjak kaon, mollos, thesprot
    Dhe fisesh tė tjerė tė dheut t’Ilirisė:
    Njė fare dhe gjuhe, por – vaj! – tė ndarė,
    Pa besėlidhje armėsh…Pėllėmbė e hapur,
    Qė grusht nuk u bė pėr tė goditur rėndė
    Armikun qė turrej tė zgrapė plėngun…

    ~ vijon ~
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378

    poezi

    Dhimiter Pasko

    Ēast lamtumire...

    -Djalit -

    ... Pra, bir, mos qaj: ky ėshtė ligji e qėnies
    Tė vijė rrotull dhe tė kthehet rishtaz
    Pėrbrenda gjirit tė amės sė amėshuar
    Tė mosqėnies.

    Ku janė ata qė patėn qėnė? Shkuan
    Atje ku qenė ? lanė prapa tyre
    Njė tingull nė erė, shuar dalngadalė,
    Si ēdo qėnie.

    Nga shtati i tyre ngjizet rishmė jeta
    Qė duhet rojtur: mbajtur, vojtur, falur
    Kur ēasti i madh troket nė derėn tonė
    Urdhėronjės.

    Koprace ėshtė jeta nė tė mira
    Dhe dorėhapur gjėmash dhe mėnxyrash ?
    Tė gjitha duhen hequr dhe duruar
    Zemėrkthjellėt.

    Unė rrethin tim e mbylla keq a mirė,
    Si vdekėtar i thjeshtė hallkė e lidhur
    Dhe shkoj i velur hojesh dhe sherbelesh
    Pa keqardhje.

    Do rroj, shpresoj, ca kohė, brenda teje
    Se kjo ka qėnė ėndrra ime shpirtin
    Tim trashėgim tė ta le pas vdekjes
    Siē e mora.

    Vazhdo dhe ti tė jetės shteg, tė shkruar:
    Tė larta mos lakmo se shtypės bėhesh
    As poshtė shumė mos rrėshqit, se shtypesh,
    Qofsh i lumtur!

    Tiranė, 2 mars 1967



    Pa koment.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 27-12-2009 mė 16:00
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  5. #45
    Rrjedhin lumenjtė
    (Poemė ilire)

    ~vazhdimi~

    Dhe gjakataret legjone romane
    - Skota te larme te shkulura vatrash
    Dhe shtyre nga kreret me shufren e dhunes –
    Goditen veēas njerin pas tjetrit
    Shtetet e vegjel dhe fiset ilirie
    Qe jete benin me vete, pavarur,
    Vendin shkretuan me hekur dhe zjarr
    Ne luftra t’ashpra, qe zgjaten shkuj,
    Dhe s’lane gur mbi gur prapa tyre,
    Por veē germadha dhe varre panumur –
    Te vetat dhe te mbrojtesve te vendit.
    Po rishtas dhe rishtas mbi grumbuj kokallash,
    Mbi hi dhe germadha tek rritej shpendra,
    Me kembe brofen breza e reja,
    Qe zgjedhen s’e donin, por vetem lirine.
    Pa mote rrebeshesh dhe ngritjesh krye
    Shenuan parreshtur hapin e kohes –
    Ne gjithe boten e gjere ilire,
    Me krisma t’hoveshme shpate, sepate,
    Ne drite dielli, ne terre netesh
    Ne prita te forta ngrehur ne rruge,
    Poshte – lugajash, dhe siper –qafmalesh,
    Ne vahe lumenjsh, ne brigje liqerėsh,
    Qe tundėn thelle themelet e dhunes,
    Dhe gjakatareve daten u kallen,
    Nder leme i ngjeshen – rrethuar me ledhe
    Dhe nder fortesa me roje nen arme,
    Pa lart, ne malet, vazhdoi te rrahe
    Flladi i kuq i lirise se embel,
    Qe dot nuk e ndalnin legjonet e Romes.

    Me tej, kur pcofi ulkonja romane,
    U derdhen shvalina bijsh shktretetirash,
    Te dale nga fundra gufash dhe honesh,
    Me ure ne dore, me thike nder dhembe…
    Rrugaja heshtash muzgetuan qiejt,
    Orteqe zjarri vrundull perflaken
    Dheun e bukur te bijve t’Ilirit:
    Rrenime, rrembime, varrime se gjalli
    Femijesh te mitur…Suvala gjaku
    Shenuan tragat e dyndjes barbare
    Se pare, se dyte, se peste, se shtate.
    Dhe prape e prape, ne luftra te reja
    Brofen trimat dhe hodhen hordhite
    -Njeren pas tjetres – tej Dravit, tej Savit
    Dhe brenda ne amen e lumit te gjere,
    Stermadhit Danouv valevezullonjes…
    Por lukunite nuk kishin te sosur,
    Se pas nje skote – nje tjeter vershonte
    Nga fundra gufash dhe sterfundra honesh,
    Me ure ne dore e thike nder dhembe,
    Qe kishin banesa tenda lekuresh.
    …Dhe shume, me shume u ndrydhen caqet
    E zoterve te qemoēem te dheut –
    Nga llavat e dyndura se jashtmi,
    Por malet ilire shekuj qendruan
    Te paster, pa gjurme kembe armiku,
    Sepse atje me ngulm vazhdonte lufta.

    Hej, histori! Ti, histori e lashte
    E botes ilire se perenduar,
    Perse me bren e bluan kaq dhimbshem –
    Ne oret e vogla te nates se bardhe?

    … … … … … … … … … …

    Rrjedhin lumenjte e gjere ujeshume
    Ne caqet e botes se moēme ilire,
    Por s’jane me ilirė, ndonese mbajne
    Emrat e moēme, perpara veshimesh.
    Lartohen hovshem malet krenare,
    Shtrihen rrafshinat dhe fushat e gjera –
    Permbytur nga popuj te huaj, te dyndur
    Nga skajat e dheut te larget shume,
    Qe shkelin murranat tek zbardhin ende
    Togje kokallash dhe eshtrash ilire,
    Zoterve te pare te gjithe vendit.
    Por, hej! Mes rrebeshesh dhe shembetyrash,
    Qe fshin e zhdukėn faqes se tokes
    Shtete dhe fise te shumta ilire,
    Qendroi i pamposhtur biri m’i vogel
    I Ilirit te lashte, trimi Arbėr
    Qe mblodhi rreth tij dhe ngriti ne lufte
    Thermia dhe grimca fisesh vellezer
    Ne kendin malor t’ Iliris se Poshtme
    Buze Jonit te kalter dhe te Adrias
    Valedendur : malesore dardane,
    Labeatė dhe pirustė vishkullare,
    Bregdetas kaonė gunedhirte,
    Atintanė, eordenj, dasharetė...-
    Dhe bashke u bene nje grusht i shtrenguar
    Balle u bene armiqve, stuhive,
    Dyndesve varre u dhane, per shpagė,
    Mbajten plengun, fisin, gjuhėn e moēme –
    Arbėrishten – pinjolle t’ilirishtes,
    Lart e lart ngriten trashegimin arber
    N’Ilirinė e Vogėl…
    ......................Mbani, burra,
    Me dore te forte flamurin e Arbėrit
    Te skuqur me gjak nder luftra te rrepta.

    19 Janar 1967
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-09-2009
    Postime
    1

    'E madhe ėshtė gjėma e mekatit' nga Mitrush Kuteli

    Ju Lutem Kush E Ka Lexuar Kete Liber Nese Ka Mundesi Te Me Ndihmoje Me Nje Analize Te Librit. Faleminderit Per Mirekuptimin

  7. #47
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nė vazhdim gjeta njė artikull nė internet nga Nadire Buzo qė mund tė tė hyjė nė punė:

    Mitrush Kuteli

    Nėse jemi tėrėsisht tė njė mendimi pėr vlerat e Kutelit (Dhimitėr Pasko, ėshtė emri i tij i vėrtetė; me kėtė emėr ai do tė njihej si ekonimist, studiues i problemeve ekonomike, dhe drejtues bankash), kėto mendime nuk i shoh dhe i gjej tė shkruara apo tė dokumentuara nė letrat studimore e shkencore shqipe. Si mund tė shpjegohet qė ne s’kemi njė libėr tė plotė tė Letėrsisė Shqipe pėr shkollat e larta, ndėrkohė qė nė tekstet aktuale vendin mė tė madh zėnė ditėlindjet, ku akoma leksionet i marrim nga librat e kohės sė komunizmit dhe nga ku secili e jep leksionin si t’i dojė qejfi duke folur e komentuar dhe vlerėsuar sipas shijeve vetiake. Por, u duhet kujtuar kėtyre interpretėve se cili ėshtė Mitrush Kuteli.


    E madhe ėshtė gjėma e mėkatit...

    Ashtu si ē’do autor ka kryeveprėn e tij, edhe tek Kuteli, rrėfimi “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit” ėshtė kryevepra e kryeveprave tė tij. Jo vetėm nga ngjarja dhe filozofia e madhe qė mbart ajo, por edhe nga mėnyra e tė rrėfyerit si askush tjetėr apo, figurat artistike e fantastike, stili i tė treguarit e gjithēka tė pėrsosur qė ka brenda vepra.

    Vepra ka tre tituj: 1- “E Madhe ėshtė Gjėma e Mėkatit”,- 2-“Tat Tanushi”, 3-“Rrėfime Nga Liqeri i Kaltėr”. Tė tre titujt, nuk kanė tė bėjnė me kohėn e botimit, pasi vepra u botua pas gjysmė shekulli, dhe vetėm me titullin e parė. Ne dorėshkrimet, punimet dhe ripunimet e veprės ajo titullohet herė me njėrin titull herė me tjetrin. Ėshtė i pėlqyeshėm titulli i dytė “Tan Tanushi”, pasi ai tė fut menjėherė nė ngjarjen dhe historinė se ē’farė i ndodh kėtij iliriani tė pashėm, vetėm se dashuroi marrėzisht, duke e ditur se pėrjetėsisht dashuritė e mėdha janė tė destinuara tė vdesin. Pra ėshtė njė titull qė do t’i shkonte mė shumė veprės dhe mėnyrės se si ėshtė shkruar. Ndėrsa titulli i tretė “Rrėfime Nga Liqeri i Kaltėr” ėshtė i gjerė, ai lidhet me rrėfimet e rrėfyera mė parė nga banorėt buzė liqerit, me tė cilėt ndėrthuren pothuajse tė gjitha rrėfenjat e Kutelit. Titulli i parė, i cili sa tė bėn kurioz pėr ta lexuar aq edhe tė tremb, duke menduar se kjo botė ėshtė tėrėsisht mėkatare, pėrpara shkrimeve tė ungjillit dhe besimit ndaj perėndisė, ndaj s’ka se si tė mos e ndjesh veten mėkatar pėrpara tyre. Por megjithatė, titujt nuk ndryshojnė asgjė nė pėrmbajtjen dhe mesazhin e madh tė veprės. Kuteli e ka shkruar me aq mjeshtėri dhe fantazi tė pėrkryer artistike sa qė ti dėshiron tė kesh qenė brenda kėsaj “gjėme tė madhe” tė kėtij “mėkati”.

    Me gjithė modestinė dhe mirėsinė qė ka Kuteli, pėr tė na thėnė se ngjarjet qė ai tregon janė tė vėrteta sepse ja kanė rrėfyer pleq tė moēėm, dhe tė menēur nga gurra popullore, askush nė botė si Ai nuk do tė kishte mundur t’i tregonte. Tregimi nė vetėn e tretė qė i bėhet veprės, duke ja treguar dikujt nė vetėn e dytė, “Ne”, nė vetėn e parė shumės, atyre e tė gjithė lexonjėsve, e bėn shkrimtarin , tė dashur si “Babagjyshin e Pėrrallave “apo kėngėtarin e mrekullushėm me njė zė tė ngrohtė e tė vėrtetė, sa popullor po aq klasik dhe po aq modern, njė kėngėtar lirik qė di tė kėndojė nė tė tėra rrymat e muzikės, por brenda njė kėnge, gjė qė sot nuk e ka arritur asnjė kėngėtar, nė mėnyrė aq tė pėrsosur. Nė rrjedhat e kohės vepra ka hapėsira tė mėdha kohore. Nė tė trija kohėt, koha e tregimit, koha e ngjarjes dhe ajo e botimit kanė rrjedha tė ēuditėshme. Koha nė tė cilėn u shkrua vepra, apo u pėrfundua se shkruari ėshtė 16 shkurt 1947. Nuk dimė kur e ka dėgjuar ngjarjen, apo kur i dėgjoi dy rrėfimet e rrėfyera tė plakut tė moēėm. Nė trurin dhe nė shpirtin e tij, kėto rrėfenja qėndruan disi gjatė. Ato dolėn prej Tij, kur vendosi t’i tregojė nė nė vitin 1947. Fati i keq pėr shkrimtarin, por edhe pėr lexonjėsit qė vepra nuk e pa dritėn e botimit edhe pėr gjysėm shekulli, pasi i ndoqi fati i keq i kohės.


    Metakronika e kohės sė rrėfimit

    Kohėt kur zhvillohet ngjarja janė anakronike me fluturime tė papara drejt kohės metakronike. Mjeshtria e shkrimtarit do t’i vendos ato nė njė sinkroni tė tė treguarit tė veprės. Megjithėse vepra ka kapėrcyer nė hapėsirė ēdo ligj hapėsinor. Njarja fillon me jetėn dhe dashurinė e Tan Tanushit, fillon nė kohėt e Ilirisė dhe kohėt rrjedhin me fluturimet fantastike prej shumė shekujsh pėrpara, drejt metakronisė pėr nė kohėt moderne, kur ilirjani Tan gjen prehjen; kohėn se kur plaku i moēėm e dėgjoi kėtė ngjarje apo legjendė. Sa dhe si kish punuar fantazia, gojė me gojė e rrėfimtarėve deri sa njė ditė ai me fantazinė dhe mjeshtrinė e tij tė pėrkryer e shkroi atė nė letėr si e zeza nė tė bardhė, e kodifikoi dhe vuri njė datė nė fund.

    Nė kodifikimin e kėsaj vepre kaq mjeshtėrisht, ndihmuan nėnkodet kulturore tė intelektualit Dh. Pasko, i cili studioi nė shkencat ekonomike, niveli kulturor i tij ishte i plotėsuar nga leximet dhe studimet e letėrsisė popullore tė vendit tė tij dhe njohja e kulturės botėrore, prej mundėsive qė ai pati duke qenė jashtė atdheut pėr tė botuar shkrime tė tij dhe miqve shkrimtarė e poetė. Pėrkthimi i shumė kryeveprave botėrore dhe mbi tė gjitha muza dhe shpirti i tij artistik, por edhe vuajtjet shpirtėrore dhe peripecitė e jetės, sidomos pas kthimit nė atdhe, ndikuan tek Kuteli. Nėnkodet private do tė ndihmonin, qė mesazhi i veprės tė ishte pėrcjellė me shumė mjeshtėri, fantazi dhe realizėm, ajo ėshtė e kuptueshme, e qartė dhe aktuale nė tė gjitha kohėrat.

    Megjithėse mesazhi erdhi tek ne me shumė vonesė, ai ishte shkruar e thėnė; sa humbi nuk nė kohė, ashtu siē edhe nuk fitoi nga koha e humbur. Mesazhi i qėndron tė gjitha kohėrave njėsoj edhe me stilistikėn, madhėshtinė dhe thjeshtėsinė qė na ėshtė dhėnė, dekodifikimi ėshtė i plotė dhe i thjeshtė. Gjithashtu, nė veprėn “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”, shkrimtari ka fituar hapėsirėn hierarkike tė kohės, ka simbol flatrėn, fluturimin, dlirėsinė dhe ndriēimin e veēantė, duke qenė pėrsipėr kohės nė epikroni. Koha e gjatė e ndodhisė sė ngjarjes sė tregimit, shumė shekullore, nuk ndjehet aspak monotone nė leximin e veprės, e cila pėrshkohet me njė frymė, falė vlerave tė mėdha stilistike dhe artistike, si dhe pėrdorimit tė analepsave dhe prolepsave dhe sidomos kohėve eliptike, falė pėrdorimit tė shpeshtė tė elipsave duke hequr kohėn eliptike qė ėshtė shumė e gjatė e shekullore.“ Tjater herė…..” ( f18), “ “Ardhi moti rrotull…( f25) “Dit e netė ..(f21) , “ Kluan kėshtu 3 vjet….” (f28), “ Edhe u ngrys edhe u gdhi ..(f38), “ Kam shekuj qė mendohem imzot…(f60) Ecėn shum dit e shumė netė …..(f63). E tė tjera elipsa te pėrdorura me aq vend e mjeshtėri. Gjthashtu pėdorimi i analepsave si ato tė kthimit prapa nė kjohė tė tregimit si “….a s`jam unė Tan Tanushi i Bubutimės, a s’kam pasur unė njė grua……(f40), “ Kam qenė prift nė Bubutimė tė Apollonisė …….(f 58), “ …..edhe Tat Tanushi, ja tregoi atij tė gjitha: dashurinė e egėr pėr tė shoqen, merritė qė i mbajti Zoti pėr vdekjen e saj………(f59), “…. Kam kaq shekuj qė rroj , e mė duket sikur sot dola nė jetė…(f61).

    Mesazhi qė na pėrcjell vepra e Kutelit nė pėrgjithėsi dhe ajo qė po analizojmė nė veēanti ėshtė se jeta , dashuria , dhe vdekja janė tė perėndishme dhe njėlloj tė rėndėsishme. Pasi e kam rilexuar dhe medituar mbi dhjetra herė, proza poetike njėqind fletėshe mė ėshtė dukur si njė poezi me katėr vargje. Mendoj se janė trajtuar me tė njėjtėn qasje jeta–vdekja–dashuria–perėndija. Tė katėrta evenimentet njerėzore, nuk mund tė ekzistojnė pa njėra tjetrėn.


    Dashuria e vajzės jude

    Dashuria nė vepėr na jepet universale, nė tė gjitha aspektet e saj, dashuria e Tan Tanushit pėr Noemi, e pagėzuar si Klija nė Iliri, ishte e madhe e pa kufishme. Tat Tanushi e kishte sjellė atė nga detet e largėta tė lindjes, tek kish shoqėruar dikur Imzot Angjirin e Apollonisė, pėr tė pirė ujėt e burimit tė “shtatė urtėsive”. Kuteli na pėrshkruan me mjeshtėri tė rrallė bukurinė e vajzės jude, po me aq mjeshtėri pėrshkruan dashurinė e tyre , “ata dashuroheshin egėrsisht”, pėrveē kėngėve tė bukura tė Solomonit, tė recituara prej Tan Tanushit, shkrimtari si jo rrallėhere nė veprėn e tij na jep edhe mendimin e vet pėr dashurinė. “Po veē kėsaj, me sa di unė, tė dashur leēitės, dashuria nuk ėshtė as e bardhė e as e zezė, e as tjatėr ngjyrė , po vetėm dashuri e asgjė tjatėr. Ajo ėshtė si era: fryn kudo vetė dhe ne i dėgjojmė buēitjet” mė bukur s’ka si thuhet, dhe kjo vėrteton mė sė miri sa e perėndishme ėshtė dashuria, “ fryn ku do vetė”. Pėrshkrim i papėrshkrueshėm ėshtė edhe dashuria e Tanit: “Njė mituri dukej vashėza e Galilesė pranė shtatit ilirjan tė Tat Tanushit, po ashtu si ishin qė tė dy – ay i bardhė, ajo e zeshkė ; ay i gjatė , ajo e mitur; ay ilirjan ajo judhee- dashuroheshin egėrsisht.” Dhe egėrsi e kėsaj dashurie qėndron tek fjalet –“ Noemi, dua tė tė them njė gjė tė re qė s’ta kam thėnė kurrė . Njė tė fshehtė tė vulosur me shumė vula ...…..se tė dua kaq shumė, kaqė shumė ………..dhe s’ka tjatėr gjė as nė dhe, as nė qiell, as nė ujra qė ta dua sa ty…..” Autori vazhdon po aq bukur tė pėrshkruaj bukurinė e vashės dhe dashurinė e tyre tė madhe ”…Sepse e fortė si vdekja ėshtė dashurija”... Ėshtė fragment nga kėngėt e Solomonit, pra shohim nė shekuj lidhjet e forta tė dashurisė me vdekjen.

    “Ardhi moti rrotull. Kalija tretej dita me ditėn, si treten ata tė lėngjyerit. Veē dhembjes sė trupit kish dhe tjatėr…………nė parėverė, vdiq. “Tata nuk e pranon vdekjen e tė shoqes, ai kėrkon me ngulm vdekjen e tij ..” Tat Tanushi do kish dashur jo njėherė po njėmijė tė hyjė ai vetė brenda dhe Kalija tė ngjallet nga tė vdekurit. Ky ishte mėkat i madh dhe si mėkat ju shkrojt nė librėn e jetės. “ Tat Tanushi, i thiri njė zė sė larti- pėrse e zemėron Zotnė me dhembjen t`ėnde?…..Ay harroj se varri ėshtė dera me anėn e sė cilės hymė nė jetėn e pėrjetėshme” …..lėre dhimjen tėnde dhe ruaj kopenė time “

    Shpesh kemi dėgjuar se dashuritė e mėdha e kanė jetėn tė shkurtėr, ( se ata qė duhen pak e kanė njėri-tjetrin, ) se njė forcė e tretė e fuqishme i ndan ata, kjo forcė e mbinatyrshme ėshtė perėndia. Duke u dashur shumė, marrėzisht apo egėrsisht siē e shkruan shkrimtari, ne pa dashur kemi “fyer” zemėruar perėndinė. Dhe zemėrimet e saj janė nga mė tė ēuditshmet…”Sepse vetėm atė nuk e preku moti: mbeti i pandryshuar ashtu si pat qenė ditėn e meshės sė fundit. Asnjė fije e bardhė nuk i ra nga kryet, asnjė rudhė e re nuk i doli nė fytyrė”. Njė dėnim i ēuditshėm ky, tė bėn ta kesh zili Tatėn e pa plakshėm dhe tė pavdekshėm. Por ai pėrkundrazi … “ Kish vetėm njė dėshirė ay: vdekjen . Sepse ėshtė thėnė: m`ė e ėmbel se mjalti e se ēdo gjė ėshtė vdekja. “ Ē’ėshtė kjo, pėrse e luste vdekjen Tata, apo ndoshta ai pa dashurinė e tij tė madhe nuk mund tė jetonte, apo jeta ėshtė kaq e lodhėshme dhe e mėrzitėshme sa nuk durohet.

    Ai nuk ishte nė kohėn e vet dhe nė vendin e vet, nuk kish as miqtė as shokėt, as punėn e tij, pra nė njė jetė tė vdekshme tė jesh i pavdekshėm qenka e pamundur jeta. ……… “Kėtu ardhi dhe qndroi Tata dhe u lodh sė prituri vdekjen”. I dėshpėruar i lutej perėndisė pėr ta falur pėr mėkatet qė kish bėrė dhe ju drejtua Imzot Nikanorit si njeri i ditur si i dėrguar i perėndisė e qė kish parė e dėgjuar shumė -“Unė kam shekuj qė jam kėtu nė tokė dua tė vdes e nuk vdes dot”…….”, ata sė bashku u lutėn dhe perėndia e fali. Tat Tanushi tha : - Mė fal. Ay iu pėrgjigj i falur qofsh! “ perėndia e fali vėrtet dhe i plotėsoj dėshirėn e tij, dhe lutjet e tij pėr tė vdekur. “ …..pastaj Tat Tanushi u tret ngadalė, nė sytė e tė gjithėve duke mbetur vetėm njė dorė hi nė pragun e derės sė shenjtė. Dhe tė njėmbėdhjetė sė bashku me Timzot hymnuan dhe lavdėruan Zot.

    Mesazhi i veprės ėshtė universal. Dashuria e madhe e pavdekshme ėshtė perėndia, e cila tė fal jetėn, dashurinė por edhe vdekjen. Tan Tanushi ėshtė prift, ai predikon, prandaj dhe i thonė Tatė, por Kuteli ėshtė artist, dhe njerėzit ashtu si dhe predikuesit “gabojnė”, shkrimtari nė njė fragment tek “Nė njė cep tė Ilirisė sė Poshtme” na thotė ….”Dashuria mbesė ėshtė mė e forta e tė gjitha perėndive , dhe i mund tė gjitha , ka tė drejtė Agatoni i Athinės qė thotė se: dashuria u sjell heshtjen erėrave , qetėsinė deteve, pushimin dhe gjumin brengave, paqen njerėzve”. Dhe vazhdon “ botėn tonė dhe botėn e perėndive e ka ngjizur dashuria dhe e sundon dashuria. Ajo ėshtė zanafilla e tė gjitha perėndive, e para ndėr tė parat”

    Pra artisti, rrėfimtari empirik ėshtė i njė mendje me Tan Tanushin, por shkrimet e shenjta thone se –“ E madhe ėshtė fuqia e hirit … . Sepse hiri mburon nga Zoti. Dhe ndaj Zotii tė pamundurat bėhen tė mundura , me anė tė hirit e tė fjalės”, dhe vazhdon po tregimtari – autori empirik i madhi Kuteli: “Dhe ne po e shkruajmė nė kartė , ashtu si e kam dėgjuar pėr tė dėshmuar , me anėn e tij fuqinė e hirit…”

    Me kėto shprehje biblike fillon madhėshtor tregimi i treguar apo i ritreguar Kuteljan, nga me tė bukurat proza nė botė. Fatkeqėsisht bota nuk e njeh, deri kur? Deri atehere kur Hija e tij te jetė aq e perėndishme, aq e pavdekshme si ajo e Tat Tanushit, pėr tė vetmin mėkat, Kuteli e desh vendin e tij, atdheun, mė shumė se gjithēka tjetėr . “ Atdheu ėshtė atdhe edhe kur tė vret.”–ky ishte mėkati i madh qė bėri Kuteli nė jetėn e tij. Ketė dashuri tė madhe pėr atdheun ai e shpreh nė c`do fletė tė shkrimeve tė tij: “Pa dyshim se e gjithė toka e botės ėshtė e bukur, por mė e bukura nga tė gjitha ėshtė toka e anėdetit tė Ilirisė” “…. pėr ata qė nuk e dinė ne po u themi, se shpellat dhe Mnastiri i shenjtė gjenden buzė te Liqerit tė Ahridės…..i egėr ėshtė vendi po i butė peshku , yj tė artė shėndrijnė mbi luspat e tij, njerėzit thonė se kėta yj tė artė janė thėrrime nga yjt e qiellit qė bien mbi liqer……bukurija e tij ndryshon shtinė mė shtinė , nė ē`do shtinė ditė me ditė…..Po a ndiqet dot uji nėpėr ujė dhe era nėpėr erė qė tė ndiqet ēast per ēast bukuria e liqerit tė Ahridės”.


    Njė vend pėrrallor

    Pėrshkrimet vazhdojnė, duke thėnė se e gjithė kjo ėshtė e pabesueshme: “Pra doemos lėēitėsi duhet tė marrė shkopin nė dorė e t’i shoh tė gjitha me sytė e tija nė tė katėr shtinat e motit.” …Ky vend pėrrallor e tundoi shkrimtarin tonė, dhe ėshtė njė nga “mėkatet” e mėdha tė tij, e themi kėtė pasi atėherė qe koha kur ai persekutohet dhe me pas burgoset nga pushteti i egėr diktatorial i vitit 1947. Kuteli mbi vepėr derdh dhimbjen shpirtėrore dhe gjendjen emocionale, pra nė prag tė ndėshkimeve mė tė rėnda tė jetės sė tij, tė mungesės se lirisė, tė mungesės sė fjalės , pa tė cilat ekonomisti, shkrimtari e artisti Kuteli e kish tė veshtirė jetėn, prandaj e pėrshkruan dhe e tregon po aq bukur, sa jetėn, dashurinė po aq madhėrishėm edhe vdekjen. “ Imzoti pyeti:- Si tė ėshtė dukur kjo jetė, Tatė? – E hidhur dhe e ėmbėl, Imzot. Me gjith vojtjet nė frymė e nė mish, nuk nginjėm dot me qindra parvera e vera, me qindrat vjeshta e dimre. .Kam kaqė shekuj qė rroj e me duket se sot dola nė jetė. Po edhe vreret janė tė shumta, se jo njėhere e kam thirur engjėllin e vdekjes.”

    Gjatė leximit tė veprės, natyrshėm na lindin disa pyetje brenda vetes dhe jashtė saj. Pse e dėnoi perėndia Tan Tanushin kur ai dashuroi marrėzisht gruan e ti Kalijen? Edhe pėr dhimbjen e madhe qė i shkaktoi vdekja e saj , pse e ndėshkoi? Po atėherė kur filloi tė harrojė dhimbjen pėr Kalien dhe u lidh me gruan tjetėr , pse u zemėrua perėndia me tė?....”shtėpia e Tat Tanushit u mbush si me erė lulesh qė turbullojnė gjakun. Dhe bota u shemb me zhurmė tė madhe. Dhe ranė gjith faltoret. Dhe ranė gjithė kryqet. Sepse Tat Tanushi i Bubutimės, eronia e Apollonisė, kreu mėkatin e math tė mishit, brenda nė shtėpinė e tij, pėrpara korave dhe tė gdhendurave me fytyrėn e Kalies.”… Pėrse bėri mėkatin e madh tė mishit, nė fund te fundit Kalia kish vdekur, jeta vazhdonte, vėrtet ai e deshi aq shumė, por ajo s`ėshtė mė? Mos ėshtė hipokrizi? ėshtė tradhėti?. Jo,nuk mė duket ashtu, veēse njė kontrast i madh i jetės. Pėrse u shemb bota, e ranė kryqet e faltoret? Nga kėnaqėsitė e Tanit, apo nga mėkati? Apo njeriu dashuron vetėm njė herė? Kush e tha kėtė? Kush e bėri kėtė? Kush dashuroi vetėm njė herė ? Po asnjėherė? Po disa herė? E pse ėshtė mėkat? Pėrgjigjet i gjejmė po brenda veprės . –“Tat Tanushi foli : - Kam shekuj qė mendohem Imzot mbi ēudinė e kulmeve: djelli kur lind i ndrit ata mė parė se grykat, kur perėndon vonohet ndėr `ta pas grykave –pėrse?

    “- Ēuditė e Zotit, biri im . Ay e ndan dritėn si do vetė.”

    E kėshtu vepra rrjedh nė njė trajtė lidhjeje sigmatike poetike, ku secili funksion, zė vendin e tij brenda veprės, po nė veēanti funksioni ekspresiv dhe ai poetik, i cili e bėn veprėn tė lexohet dhe rilexohet me njė frymė, dhe me mbresa tė pashlyeshme artistike dhe estetike, tė cilat ndihen fuqishėm nė gjithė krijimtarinė Kuteliane. Ekzistencialist, mjeshtri i artit magjik, Mitrush Kuteli, ėshtė Feniksi qė vdes e ngjallet nga hiri. Ndaj jehona Kuteliane kumbon sot me fort se kurrė….ėshtė njė gjėmim i fortė daulleje, ėshtė njė simfoni Bethoven-iane. Dėgjojeni:

    “Jam kėtu, e do te jem ,denbabaden

    Deri sa mali te bėhet hi,

    E hiri mal pėrsėri.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pamfletet e Lugatit

    Pamfletet e Lugatit

    Violeta Murati 13/11/2010 10:24:00


    Prozė dhe vargje tė zgjedhura, vėllimi tre e Mitrush Kutelit prezantohet sot nė panairin e librit, ku botohen pėr herė tė parė edhe dy poezi tė panjohura, qė shkrimtari i ka shkruar pak muaj para se tė vdiste. Atalanta, e bija e Kutelit, nė stendėn modeste prezanton edhe pėrmbledhje pamfletesh tė botuara mė parė nė shtypin e kohės, tė cilėn Kuteli e nxori si libėrth mė vete nė vitin 1944, me pseudonimin Lugati. Nga kjo pėrmbledhje satirike-politike botojmė njė pjesė

    Me pseudonimin Lugati, ja ku na shfaqet pėrsėri Kuteli. Ēfarė sot ka humbur dhe nuk ka gjurmė nė satirėn politike, Lugati do t’i bėhej kohės, viteve ‘40, njė darė e shtrėnguar fort nė kyē tė veseve alla shqiptare.

    Tė bijat e Kutelit tė vendosur nė anė, fare pranė derės, nė Pallatin e Kongreseve nė njė stendė modeste vetėm me titujt e shkrimtarit tregojnė se sa mundim ishte derisa arritėn tė jenė kėtė vit nė panairin e librit. Sjellin dy lajme nga shkrimtari: botimin e vėllimit tė tretė nė prozė dhe vargje tė zgjedhura, si dhe pėrmbledhjen e pamfleteve tė botuar mė parė nė shtypin e kohės, nė vitin ‘44. Atalanta na thotė se ju mbetet edhe njė vėllim nga proza e poezia qė tė mbyllet korpusi i botuar i veprės sė plotė tė Kutelit. Ēmimi nuk e kapėrcen shifrėn 800 lekė, ndryshe nga shumė botime tė panairit tė sivjetmė; librat s’preken me dorė nga ēmimet absurde, tė larta.

    Nė vėllimin e tretė e bija e Kutelit thotė se pėr herė tė parė janė hedhur dy poezi, “Natė” dhe “Ēast lumturie”, tė shkruara nė ‘67-n, vetėm pak muaj para se shkrimtari tė ndahej nga jeta. “Janė poezitė e fundit dhe kjo ėshtė shumė interesante”, - thotė me njė frymė Atalanta, nė mes shėnimeve tė tjera skrupuloze tė Kutelit.

    Librat dhe pamfleti me pseudonimin Lugati promovohen sot nė mbrėmje. Ndėrsa pėrmbledhja e pamfleteve, titulluar “Havadan mė havadan” mė parė ėshtė botuar nga vetė Kuteli, nxjerrė si njė libėrth mė vete nė vitin 1944 me pseudonim. Nė kėtė pėrmbledhje, njė zhanėr i humbur nė shtypin e sotėm; ja nga frika e politikės, ja ngaqė janė shteruar ndjeshmėritė social-politike tė shkrimtarėve - pra kjo natyrė tekstesh mungon krejtėsisht sot. Kuteli ėshtė tamam Lugat pėr politikėn dhe shqiptarėt e kohės, ku shumė prej kėtyre skica nė thelb ngjajnė dhe me tė sotmet. Ironia, pėrplasja e njė mendėsie me njė realitet ideal qė vetė shkrimtari ka brenda botės sė tij, shkaktojnė zgėrdheshje - sesa nė thelb tė pangjashėm jemi me qytetėrimin. Injoranca e papohuar e shqiptarėve, e politikės pėr tė cilėn vetė Kuteli dihet se mbante njė distancė tė qėllimshme; fakti qė vepra ju ndalua apo ishte gjysmė e ndaluar tė paktėn deri nė vitet ‘90, kuptojmė kėtė mos pėrshtatje tė shkrimtarit me dy sistemet nė Shqipėri; monarkinė dhe komunizmin. Diagnozat social-politike qė rrėfen Kuteli nė pamfletet e tij janė tė pangjashme, gati si njė prozė poetike, sureale, e zbritur thjeshtėsisht nė gjurmė psikologjie tė kohės, me fuqi, origjinalitet e fantazi tė jashtėzakonshme.

    "Profesionalizmi nė letėrsi, nė vendin tonė ėshtė hėpėrhė njė rrugė vuajtjesh, buka e tij ėshtė e hidhur. E hidhur them pėr atė qė s'di marifete e hipokrizira. Terreni i letėrsisė ėshtė njė tokė tek gėlojnė gjarpėrinjtė. Tė vrasin shokėt se u bėn hije. Dhe kur u bėn hije, do tė thotė qė nuk je i zoti pėr letėrsi", - shkruante Kuteli nė Testamentin e tij.

    "Net shqiptare", libri me rrėfime "Ago Jakupi e tė tjera rrėfime", libri me poema "Sulm e lot", tregimet "Kapllan Aga i Shaban Shpatės", "Shėnime letrare" dhe pamfletet satirike-politike "Havadan nė havadan", rrėfimet "Pylli i gėshtenjave", "Xinxifilua", "Tregime tė moēme shqiptare", "Baltė nga kjo tokė", "Nė njė cep tė Ilirisė sė poshtme" apo jeta e tij nė dy testet autobiografie: "Kujtesa" dhe "Testamenti"... ky ėshtė produkti letrar i njohur dhe i botuar, ndėrsa ka mbetur edhe njė vėllim sipas trashėgimtarėve tė shkrimtarit. Dhimitėr Pasko, i njohur kryesisht me pseudonimin Mitrush Kuteli lindi mė 13 shtator 1907 nė Pogradec, e vdiq mė 4 maj 1967 nė Tiranė.

    Studimet e mesme i kreu nė Selanik, kurse tė lartat i pėrfundoi nė Bukuresht, ku mė 1934 mori titullin "Doktor i Shkencave Ekonomike". U lidh me letrat shqipe qė nė vitin 1928, kur filloi tė botonte artikuj kritikė pėr shkrimtarėt shqiptarė dhe tregime nė "Shqipėrinė e Re" tė Konstancės. Mė 1942 u kthye nė atdhe, ku punoi fillimisht si ekonomist e mė vonė, derisa ndėrroi jetė, si pėrkthyes.

    standard
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Jam patriot

    Jam patriot



    Rroftė Shqipėrija!

    Rroftė Atdheu kombėtar shqiptar!

    Rroftė Flamuri nacional shqipar, kombėtar, kuq e zi me zhgabėn madhėshtore, trimėrore, dykrenore, shqiptare e Lekės, Pirros edhe e Skėnderit, qė e ngriti Ismail Qemali!

    Rrofshin tė gjithė dėshmorėt edhe heronjtė e kombit qė vdiqnė pėr Mėmėdhenė!

    Rroftė! Rroftė! Rroftė!!!

    I them kėto tė gjithė nga fundi i zemrės, i mėlēisė dhe i plėnxit kombėtar, sepse jam patriot i vėrtetė edhe i flaktė si flaka e zjarrit!

    I kulluar si llomi!

    I pastėr si balta!

    I drejtė si drapėri!

    Kurdoherė kam qenė patriot kombėtar i drejtė dhe me qėndrim tė patundur si shkėmbi. Kam prova sa tė doni dhe sa tė mos doni.

    Betimi im dit pėr ditė dhe nat pėr natė veēanėrisht kur pi raki me meze tė mirė (qelepir kombėtar patriotic!) ėshtė:

    -Pėr Flamur!

    -Pėr Shqipėri!

    -Pėr kokėn e Skėndėrbeut!

    -Mė vraftė palla e Skėndėrbeut!

    -Hėngsha eshtrat e Skėndėrbeut!

    Veēanėrisht kėtė tė fundit qė ėshtė shumė i fortė se vetėm qentė hanė eshtra, e pėrdor mė dendur.

    Jam kyenaltė se jam Ilir dhe se Leka i Madh zaptovi botėn, vajti nė Hindi…PO ta lėmė Lekėn e Madh dhe Pirron e tė vijmė mė kėndej nė Skėdėrbeu qė sih fatos mbi fatosa e qė bėri armikun tė dridhej (mė qafsh, shtjemė njė gotė raki dhe afroji ata kukurecė kombėtare se qenkan pjekur mirė)

    Kėstu pra, unė jam gati tė vdes pėr Shqipėri, tė vdes pėr Flamurė me zhgabėn trimėrore dykrenore arbėnore e cila duhet t’u nxjerrė sytė gjithė tradhėtorėve tė poshtėr dhe rezilėve qė s’pinė raki, raki rrushi pa ujė e qė s’hanė kukurec kombėtar tė pjekur nė hell!

    Sa tė mbaroj kėtė shishe raki jam gati tė nisem e tė vdes pėr Shqipėri nė luftė kundra armikut shekullor, si kam vdekur e njėzet a tridhjet herė tė tjera, dhe kur tė kthehem qė andej tė mė dyfishoni pensionin patriotic se pata derdhur gjakun si lumė pėr Atdhe.

    -Mė pyet nė kam qėnė fashist e nė mora para nga Italija?

    -Isha dhe mora?

    Po kėto i bėra si patriot kreshnik e fisnik se i gėnjeva italianėt. Qėllimi im ka qenė qė t’ia mbaroj paratė Duēes edhe ta bėj fukara Italinė edhe pastaj Shqipėrija ta zaptojė Italinė si bėri Pirrua i Madh edhe mua tė mė madhohet pensionioni patriotik kombėtar.

    Unė kam thirrur nė mes tė kafenesė: Rroftė Flamuri dy-krenor me dy zhgaba, me tri, me pesė…Po tė mė ēani zemrėn me sėpatat e Liktorit do gjeni brenda Flamurin dy-krenor tė Skėndėrbeut.

    Pėr kaqė vepra patriotike tė pavdekshme e pėr kaqė thirrje “Rroftė Shqipėrija” sa m’u ngjyr zėri nuk po i kėrkoj Atdheut pėrveē se tė ma paguajė pensionin nė ar rregullisht, sepse karta po bėhet bakall. Dua tė mė lejojė pėrveē kėsaj tė marr ēdo mot tė dhjetat e dy tre katundeve ku ka vreshta qė tė pi raki e tė ha kukurec patriotic.

    Ēmimin e tė dhjetave duhet tė ma falė Shteti sepse jam patriot kombėtar dh ebetohem pėr kokėn e Skėndėrbeut.

    E nė ma falka mua kėtė copė tė dhjetė, a mos pėrmbyset bota? Vetėm kaqė gjė I kėrkoj unė Shqipėrisė sepse kam djegur plėnxin me raki dhe jam ngjyrur duke thirrur se do tė bije therror nė fushėn e nderit ku flamuri I Skėnderit valon si trim me fletė (mė qafsh afromė shishen se u mėrzita me kėto gotat e vogla!)

    Rroftė Shqipėrija!

    Rrofshin patriotėt kombėtarė kreshnikė nacionale!

    Rrofshin dėshmorėt qė u bėnė therror pėr Shqipėri!
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Edhe un’jam Patriot!

    Edhe un’jam Patriot!

    Nuk kam dashur tė dal sheshit e ta bėj for a po ja qė e solli puna e zamani. Doli i bir’ i botės nė gazetė edhe lėvdoi veten se ėshtė patriot kombėtar i zjarrtė dhe pėr mua nuk tha njė fjalė!

    Dale, mor zotni, dalė, se edhe neve hamė bukė e pimė raki me meze! Edhe bile raki tė fortė pa njė pikė ujė! Nė kini pėr tė pyetur pėr patriot tė vėrtetė, unė jam! Unė jam e s’ka tjatėr! Dhe jo vetėm s’ka po as qė do tė ketė.

    Patriotizmi im ėshtė mė i vjetėr se i atij mikut qė u lėvdua nė gazetė me kukurec e me raki. Se unė rakinė e pi pe rrushi edhe kukurecnė e ha me gishtrinjtė e dorės qė t’i lėpij mirė.

    Kur u bė, mor zotni, Shqipėrija republikė kombėtare mė 1925 unė kam thirrur i pari majė ballkonit tė prefekturės ku ish mbledhur mileti pa brekė:

    -Popull kreshnik pa brekė!

    Rroftė Republika shqiptare: Rroftė Presidenti, Rroftė Qeverija kombėtare republikane shqiptare e arbėnore me gjithė trimat e saj dėshmorė qė u vranė pėr Shqipėri e na bėnė buxhet pėr rrogat tona!

    Bile asaj dite historike kam mbajtur edhe njė fjalė tė madhe pėrpara miletit pa brekė se trajta mė e mirė e qeverisė ėshtė republika, se ne ngahera kemi qėnė republika tė vogla e tani duhet tė bėjmė njė republikė tė madhe e kreshnike kombėtare atdhetare, e cila duhet t’i bjerė Evropės ta bėjė shesh e lėndinė tė lozė macja me minė. Kam hequr pastaj edhe njė telegram urimi nė emrin e popullit pa brekė e pa misėr dhe kam marrė pėrgjigje. Kėta pėrgjigje e kam nė xhep si hajmali e mė ka hyrė nė punė shumė herė kur kam patur ngatėrresa me kontrabandat e me tė dhjetat qė edhe nuk i kam paguar, si patriot kombėtar qė jam. Kur mė shtrėngonin fort vinja e tregonja telegrafin dhe e trembnja drejtorin e financave se kam miq e do ta dėrgoj nė Pukė edhe ay mė jepte njė afat tė ri gjer sa borxhi harrohej dhe vinte berajeti. Me kėto para edhe me disa tė tjera qė mora kur nga Bashkija, kur nga Prefektura kur bėnim donomara (nga dhjetė festa nė vit) kur kėtej e kur andej, bėra njė ndėrtesaė tė madeh qė ia dhashė me qira Shtetit si patriot qė jam, sepse Shteti paguante qira tė madhe.

    Vendin ma dha dikush si ryshfet biēimi pėr njė punė qė s’duhet ta dijė populli kreshnik pa brekė. (Vetėm juve mund t’ju them nė vesh: ia kallzova djalėn atij mikut se bėn polatikė edhe e tremba se ia djeg shtėpinė e ia shuaj farėn…Edhe ay tha: hap gojėn e kėrko. Unė, domosdo, e hapa gojėn time patriotike edhe mora vendin)

    Donjė tjatėr allish-verish tė madh nuk kam bėrė, po pėr tė rrojtur kam rrojtur mirė, edhe, shyqyr, ca flori e kam pėr ditė tė zeza.

    Kur u mėrzit bota me republikė- se e mirė ėshtė jahnija po s’hahet ēdo ditė…- mblidha pėrsėri miletnė dhe thirra: Popull kreshinik!

    Isaf, bre, me republikė! Ne frėng nuk jemi, po shqiptarė bre! Ne duhet tė jemi mbretėri si nė kohėn e Skėndėrbeut edhe po s’fituam botėn ja unė kėto mustaqe i hedh ku tė doni! Pra poshtė republika e rroftė mbretėrija!

    Me njė herė u ngrita e hoqa njė tel nė Tiranė se ėshtė mbledhur populli e kėrkon mbretėri.

    Me mbretėri mė vajti mjaft mirė, bereqaversėn, se kisha mjaft allish-verish. Ēunat i dėrgova me bursė nė Evropė; mallin e shtova, bėra ca ndėrtesa tė reja e napolonat me gjel i mblodha nė kotec tė tyre.

    Po njeriu mėrzitet dyke ngrėnė pėr ditė pilaf e hoshaf. Edhe unė e pashė se populli u mėrzit me mbretėri. Ē’tė bėj? A tė kėthehemi prapė nė republikė? Jo! Atėhere haj tė bėhemi prapė perandori kombėtare! Si pashė se u qelb puna e nuk paguhen rrogat e pensionet u ngrita e i hoqa njė tel Duēes tė vijė me axhele tė na shpėtojė nga tiranija.

    Kur ardhi Italija mė gjet majė ballkonit veshur teptil si lugat.

    -Mir se ardhtė o shpėtimtarė tė kėtij populli kreshnik pa brekė!- thirra unė. Jemi krenaltė tė quhemi tė poshtėr e tė hyjmė nėnė zgjedhėn tuaj fisnike. Po amani ca para, se u fikmė!

    Pastaj si e do puna thirra:

    Duēe! Duēe! Duēe!

    Evviva!

    Qė aty hypa nė automobile teptil me devizė, sė bashku me tė tjerė shokė patriotė kombėtarė kreshnikė, hypmė nė pampor tė ujit e dualmė nė Romė. Kurorėn e Skėndėrbeut ia dhamė Viktorbeut edhe na i mbushi xhepat me napolona.

    Vajta me shokė ne Duēja edhe dualmė nė resme bashkė. Po kėto resme tahsi duhen djegur se na bėjnė rezil nė gazetė.

    Me atė resme jam bėrė mimic me kaqė gjeneralė edhe kolonelė italianė edhe kam fituar napolona shumė. Ushqimet e ushtėrisė unė i kasha, nozullimet unė, gazin unė!

    Ē’tė them, tre a katėr vjet puna mė vajti majė mė majė, gjersa u ngritnė ca jezitė e ma prenė yryshnė patriotic.

    Tashi Viktorbeu ra.

    Kurorėn ia mora prapė, se vėlla me babanė nuk e kasha as Viktorbenė e as Duēe-vezirė. Edhe atij paraja iu unj e iu bė kartė…

    Si patriot qėjam, pres t ashes edhe njė herė, kush jep mė shumė.

    Unė katėr a pesė telegrame, sipas punės, i kam nė xhep.

    Sa tė ndreqet puna vetė edhe ia heq atij qė do vijė pas Viktorbeut edhe do mbaj njė fjalė qė do tė ēuditet bota.

    -Mė pyete ē’zanat kam?

    - Zanat? S’ke turp tė mė pyesėsh kėsilloj? Ē’zanat tė kem, kur jam patriot kombėtar? Ky ėshtė zanati im!
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Tradita

    Tradita

    Jam adhuronjės pa rezerva i traditave tė vendit. Arėsyet janė tė shumta. E para se tradita na shquan nga popujt e tjerė. Tė dytėn dhe tė tretėn i harrova, po mjafton e para.

    Pra jam adhuronjės i traditave tė vendit qė na shquajnė nga vendet e popujt e tjerė, tė cilėt, me do e mos, janė tė poshtėr e barbarė.

    Tradita e vendit tim e do qė kur bėhet dikush ministėr tė vejė gjithė populli nė dikasterin pėrkatės pėr urimet e rastit. E do, s’e do; e quan tė mėnēmė a budalla; e quan tė ndershmė ose jo- pėr tė uruar duhet tė vesh ta urosh. Kjo qė tė kesh nesėr derėn ēelur pėr do-njė favor personal ose tė do-njė miku ose tė do-njė miku tė mikut- si e do tradita e vendit. Po tė jesh i afėrmi i ministrit shtrohesh nė kolltuk tė butė edhe bėn muhabet, dyke pirė kafe e duhan (se punėt e Dikasterit venė vetė…) kurse pot ė jesh vetėm “turmė” kėnaqesh me njė cigare e me njė shkėmbim buzėqeshje tė ėmbėl si hallva e si kadaifi bashkė. Fundi i fundit, mor zotni, ti nuk vete pėr cigare, po qė ta dijė Ministri se je nė jetė, se e urove, si i the “Shkėlqesė” dhe dora dorės, kaqė mjafton.

    Mė anė tjatėr tradita e do qė vendi tė ketė buxhet- qoftė edhe se arka s’ka njė metelik.

    Dhe tradita s’ka si tė shkelet!

    Gjith tradita e do qė nė buxhet tėjenė shkruar shpenzimet pėr njė vit. Po pėr fat tė keq viti ėshtė i gjatė fort dhe durimi ynė i shkurtėr fort. Pra, ministry, nė ėshtė ministėr me zile, e jo frikacak i nderēmė, lipset tė bėjė dy gjėra: a) t’i marrė fondet e njė viti qė nė muajin e parė; b) t’i prishė sapo i pėrlau.

    Kėtė e lejon tradita edhe tradita nuk shkelet.

    S’prish punė nė mbeten 11 muajt e tjerė pa fonde. Qėllimi i buxhetit dhe i qeverimit u prek, si e do tradita kombėtare.

    Pikat e mėsipėrme duhen vėnė nė zbatim aq mė fort se mund tė bjerė qeveria, dhe, kuptohet, njė qeveri qė ik nuk lipset t’i lerė qeverisė qė vjen asnjė lekė nė arkė.

    Tradita e do qė bosh e mora, bosh e lashė.

    - e ē’nxora, prisha! Fund i fundit, mor zotni, vetė i mblodha vetė i harxhova!

    Pra nė se njė qeveri ha fondet e njė viti nė njė muaj a dy, tradita e do qė qeverija tjatėr tė krijojė fonde tė tjera gjith pėr njė vit e t’i marrė qė nė fillim nė xhep, pse nė arkt dikasteriale-private pėr t’i shpenzuar brenda njė muaji. Kur nė njė vit kemi katėr a pesė qeveri, kjo do tė thotė katėr a pesė lumturi buxhetore!

    Kuptohet se shtesat edhe bartjet e fondeve janė bashkė!

    S’ka lumtėri mė tė madhe se atėhere kur ndėrrohen qeveritė!

    Pasurohen kaqė njerėz- vetė edhe miqtė-mbulohen kaqė halle, boshatiset arka e madhe edhe mbushen arkat e vogla.

    Sepse tradita e do qė kur vjen njė ministėr i ri tė fillojė me favored he kur ik ta mbyllė gjestionin gjithė favore. Veēanėrisht kur ik duhet tė jetė dorė-hapur “pėr buon’ uscita” e mė fort qė ministry-trashėgimtar tė trashėgojė arkėn bosh.

    Kėshtu e do tradita edhe tradita nuk duihet shkelur!

    Sepse, e para: tradita na shquan nga vendet e popujt e tjerė, qė janė me do e mos barbarė edhe tė poshtėr dhe sepse, e dyta, e treat…

    Ishallah kemi ēdo muaj njė qeveri, qė kėsilloj kombi tė jetė i lumtėruar mė ēdo muaj.

    Ishallah…

    Ishallah…

    standard
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Natė

    Poezia e shkruar nė muajt e fundit para se tė vdiste mė mars ‘67



    Natė




    E ēaj stuhinė porsi studi-

    Pėr ju, pėr ju, o zogjtė e mij.

    Nga helm i jetės, qė jetėn merr,

    Ju nxjerr mjaltė dhe sheqer.



    Kjo llamb’ e ndezur ndriēon gjer von,

    Babaj i krrusur punon, punon.

    Ju vriten sytė-kini durim,

    Ja edhe pak, pastaj pushim.



    Por ja, papritur, nėpėr gėdhėnj

    Ze sharr’ e fjalės: moti u vrėnj…

    Fjalorėt hapen: i zymti qiell

    Dalėngadalė sėrish u kthiell.



    Kalojnė orėt, s’dėgjohet zė-

    Puno dhe mė, puno dhe mė,-

    Mė thotė shpirti. Dhe ja punoj,

    Tė fundit faqe po e mbaroj.

    standard
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anėtarėsuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtė (Oeneum), aty ku ajri i freskėt mė bėn tė ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Citim Postuar mė parė nga SuiGeneris Lexo Postimin
    BALTĖS SHQIPTARE

    Tė dua, baltė shqiptare!
    tė dua
    egėrisht,
    dėshpėrimisht -
    si ujku pyllin,
    si vala valėn,
    si balta baltėn!

    Se gjer mbi gju
    jam brenda teje;
    se lerė kam kėtu
    si ati,
    gjyshi,
    stėrgjyshi.

    Tė dua, baltė shqiptare
    se gjer mbi bel
    dhe pėrmbi bel.

    e thjeshte...e bukur...e veēante
    Citim Postuar mė parė nga shigjeta Lexo Postimin
    Po vdes nė dhe tė huaj – Elegji

    Po tė vdes nė dhe tė huaj
    -Shortė mėrgimtari –
    Tė ma bėni varrin tim
    Ku do bje sė pari.

    Pa njė grusht nga toka jonė,
    -Balt’ nga balt’ e vetė –
    Tė ma sillni e ta vini
    Drejt nė zemr’ e shkretė

    Se kjo balt’ e Vendit tonė
    Mallet do m’i shuaj,
    S’do mė duket fort i rėndė
    Moj, ky dheu i huaj.

    ………………
    ………………
    ………………
    ………………

    E tė vini tė m’i thoni
    Asaj Nėnės sime:
    Zi mos qajė, zi mos mbajė
    Po asnjė thėrrime.

    Se m’ i lumtur jam i fjetur
    Se sa i mėrguar
    Mot pas moti arratije, -
    Zemėr copėtuar…

    Pa fytyr’ e saj tretur
    -Qė e kam ikone, -
    Lart mbi varr do mė qėndrojė
    Sot e gjithėmonė…

    Vjeshtė, 1941
    Reshat Arbana - Te dua baltė shqiptare - nga Mitrush Kuteli

    "Fet` e besėtė t`i kemi, po tė ndarė tė mos jemi." Naim Frashėri

  14. #54

    MITRUSH KUTELI - tregim

    NATĖ MUAJI MAJ
    (I Vdekuri dhe i gjalli)




    Na ish njėherė njė i mirė me mall e gjė shumė e na bėnte dasmėn e tė birt.
    E si e kish gaz tė parė nė derė na ēoi e dėrgoi mushtullukė mė tė katėr anėt, pėr tė ftuar botėn. Pa na janė nisur kėta mushtullukė, tė gjithė trima e tė pamartuar, kaluar mbi kuaj tė bardhė, nisur e stolisur, me kėto kėsula mbi sy, me kėto riza tė gjata varur kuajve, e me kėto opinga me xhufka, me nga dy plloska pėr shoq, nė kocaqe, na janė nisur fshat mė fshat e derė mė derė duke thirrur me gaz tė madh:
    -Hej! Dėgjoni mbani vesh: Im zot bėn dasmėn e bandillit e fton tė madh e tė vogėl tė vijė e tė gėzohet nė shtėpinė e tij!
    Edhe gjithė kjo botė-i mirė e i lig, i madh e i vogėl, burrė e grua-ngrinte nj’ato plloska tė rėnda, mbėshtjellė me borzilok e me trėndelinė tė thatė edhe uronte:
    -Hej! Na u trashėgofshin e na u mplakshin si zgjoi i bletės! Edhe tė zon’ e dasmės e paēim sa malet!
    Pinte pastaj dėng e dėng, me sytė nė qiell, qė t’i zihet urimi, dhe kur mbaronte fshinte buzėt me rizėn e qafės edhe rishtas uronte bandillė dhe mushtullukun bashkė:
    -Bandilli na u trashėgoftė, Zoti na e bėftė kral e mbret! E me gaz tėnd, o trim!
    Edhe kėshtu: fshat mė fshat e shtėpi mė shtėpi sa s’mbeti njeri pa ftuar nė dasmė.
    Kur po na ktheheshin kėta mushtullukė me zhurmė e gaz te i zoti i dasmės, me arra e gėshtjenja nė torba, njėri qė i kish mbetur njė pikė verė nė plloskė e mbajti kalin pranė njė varri, aty mb’udhė, (ku a pat zėnė vdekja njerinė) i derdhi verėn e i tha kėto fjalė, si me tė qeshur:
    -Pi edhe ti, o i vdekur, njė pikė verė se imzot marton bandillė e tė fton pėr dasmė!
    E si i derdhi verėn e i foli kėshtu, si me tė qeshur, i ra kalit e iku. E si i ra kalit ktheu kokėn e thirri:
    -O i vdekur! Mos harro se je i ftuar nė dasmė!
    Pastaj shtrėngoi mamuzet e kėmbės dhe hopa-hopa! Arriu nė shtėpi tė dasmės, ku gazi ish nė valomė, si lėmi nė mes tė Korrikut. Dasma ish nė valomė po dasmorėt gjith rridhnin e rridhnin qė nga an’e anės ku kishin shkuar e ftuar mushtullukėt. E jo vetėm dasmorėt por edhe kanisqet: kush me kėta deshinj arrokė, me brirė tri herķ pėrdredhur e me mollė tė kuqe nė majė; kush me kėta qype me mjaltė e kush me kėto shkel me gjalp’ e djathė-sikujt ia deshi puna e radha.
    E na ish njė gaz e njė bukuri e madhe si s’kish parė qė shumė kjo botė e murrme! Zjente kjo kėngė e kjo valle, majė mė majė-burra e gra bashkė, djem e vasha bashkė, si ka qenė nėr ato kohė tė lashta kur bota s’ish e pėrēarė. E jo vetėm tė rinjtė po edhe pleqtė me xhoke tė bardha edhe plakat me linjė tė gjata hidheshin e kėrcenin si pa gjė tė keq, pėr gazin e bandillit.
    Po hidhėrime e mėndje tė ligė s’kish njeri, se ay qė ngre plloskėn me gjakun e Tėnėzotit edhe qė vėshtron qiellė kur pi verėn shikon me vetė sytė e tij Zotin e madh (hej, vėntė dorė e na shpėtoftė!) qė kurdisi kėtė botė.
    Edhe sa pėr verė gjer aty e ktheu prapė, sa butet ishin ne dera edhe plloskat ne goja: me trėndelinė, me borzilok-e lehtė a e rėndė-si ta desh e bardha zemėr.
    E sa pėr tė ngrėnė, s’ka si bėhet mė mirė, se qengjet e buta edhe gjahu i egėr ish nė heje-si ta deshe.Pa vetė ky i zoti i dasmės shkonte oborr mė oborr e odė mė odė qė tė vėshtrojė me syt’ e tij si gėzohen dasmorėt e tė japė urdhėrata pėr mirė e mė mirė.
    Kur u ngrys e doli ylli na hapet ky varrii qė ish atje mb’udhė, ku derdhi mushtulluku plloskėn, e na ngrihet ky i vdekuri qė ish Brenda e na niset pėr nė dasmė. Kish hedhur edhe ay njė gunė krahėve, si gjithė bota, e kish vėnė njė rizė qafės, si dasmor qė ish. Na vajti mė parė nė qilar e na la dhuratėn (njė trėmbė linjė tė hollė si drita e hėnės, tė nedur nė atė jetė-dhe na u ngjit pastaj shkallėve pėrpjetė.
    -Mirėmbrėma, o tė mirė!
    -Misardhe, tė lumtė kėmba!
    Vajti pastaj drejt ne i zoti i dasmės-sikur e kish tė njohur prej njėqind vjet-edhe e uroi t’i trashėgohet gazi e t’i shtohet fara sa yjt’ e qiellit e sa rrėr’ e detit. Ndenj pastaj, si mė njė anė, pranė dasmorėve. Pėr tė ngrėnė nuk hėngri gjė as pėr tė pira nuk piu gjė, po pėr tė gėzuar u gėzua fort kur pa tė rinj e pleq qė luanin me shami nė dorė.
    Tė tjerėt nuk e vinin fare re, se ata kishin gazin e tyre, po ky zot i dasmės e mirrte mėndjen si belcat nė dėrstilė nė e kish parė e nė s’e kish parė kėtė dasmor qė i shkonte drita tej pėr tej nėpėr trup e qė binte pak si erė dhé e myk. Tha se pishtari nuk djeg mirė dhe bėri emėr qė tė sillet njė krah pishė me shirė shumė, sa u bė kjo botė drit’ e gjallė e u mbush me erė shire. Si nuk mundi ta shėmbėllejė as tanithi mblodhi e pyeti gjithė mushtullukėt, kur doli tė shikojė si vete dasma.
    Asnjėri nga mushtullukėt nuk e njojti atė mikun se e kish fytyrėn si ndryshe e tė folurit si ata tė vjetrit. Pyeti pastaj i zoti i dasmės:
    -Kujt i dhatė plloskėn e parė?
    -Kėtij e kėtij,-thanė ata.
    -Po tė fundit?
    -Atij e atij.
    Atėherė u hodh e foli njė mushtulluk:
    -Mua mė kish mbetur njė pikė verė nė fund tė plloskės edhe e derdha mbi njė varr, aty mbi udhė.
    I zoti i dasmės e kuptoi tani se i kish ardhur i vdekuri nė dasmė; po si burrė qė ish e mbajti veten e nuk prishi zemrėn. Se pėr tė ftuar e kish ftuar tė vdekurin si ēdo tjetėr dasmor dhe puna ia donte ta nderojė. Edhe kėshtu dasma e gazi shkuan pėrpara, me tė vdekurin aty nė mes, qė s’hante gjė e s’pinte gjė, po vetėm gėzohej.
    Pėrpara se tė kėndojė kėndezi ay miku me gunė e me rizė nė qafė, u ngrit e i dha dorėn tė zot tė dasmės (njė dorė si tė butė) edhe e uroi:
    -Gazi t’u trashėgoftė, or mik, ti qė mė nderove i nderuar qofsh nė kėtė e nd’atė jetė. Gazi mos t’u largoftė nga dera! Binte pak erė dhé e myk, si i vdekur qė ish, po fjalėt e tij ishin tė mira si prej njeriu tė urtė.
    -Unė jam, tha, filani biri i filanit, qė kam rrojtur tash e njė qind vjet, po tani m’u shua fara e nami. Rri nė filan vėnd, ku mė dėrgove mushtullukun qė mė ftoi pėr nė dasmė. Aty mė ka zėnė vdekja njė natė, se vuanja nga zemra e mė pat dhembur fort kur mė pat humbur djali nė luftė. Kur do kem edhe unė gaz qė tė gėzohem, do tė tė ftoj tė mė vish. Tashi ri me shėndet edhe gazi t’u trashėgoftė. Si tha kėto fjalė miku u bė erė e u firos. Edhe sapo iku, kėndoi kėndezi i parė.
    -Ki-ki-ki!
    Pastaj i dyti dhe i treti.
    Po kur kėndoi i treti, ay i vdekuri kish gjetur vendin e tij e kish hyrė brenda. Dasmorėt e tjerė as qė u muarr vesh se kish qėnė i vdekuri aty nė mes edh e mbajtnė xhengun majė mė majė, gjer mė tė gdhirė, e kur nisnė radhė tė re pėr gaze. Kur tė shikojnė nė mėngjes kaniskun e atij dasmorit qė pat ardhur e ikur natėn panė me tė vėrtetė njė gjė qė s’e ka bėrė dorė njeriu nė kėtė botė. Se kjo trėmba e linjtė ish kaq e hollė sa ia shkonte merimnagės edh e qėndisur me fije tė arta e me thėrrime gurė qė ndritin si dielli.
    Shkoi sa shkoi edhe kėtij tė mirit puna na i vinte bukuri, sikur gjithė urimet e botės i pat dėgjuar me vesh vetė Zoti. E si i dėgjoi i plotėsoi jo me thėrrime po me grushte plot. Kish mall e gjė tė gjallė sa s’ia dinte numurin. Kėtu arat e tij-njė kalli njė killė grurė-aty stanet e tij, pėrtje tė gjithė tė tijat, me kėto pėlleja qumėshtore e lesh tė rudė si jo tjetėr. Edhe kaq s’ish asgjė. Po i kish falur Zoti kėsaj bote njė dashuri, njė duajmė tė tė dua!-si nuk ka patur nė botė. Atyre moteve s’kish pasur e tė vobektė veēse me fjalė, se pėr tė rrojtur gjith’ bota rronte si nė gji tė Perėndisė e me vėllazėri si njė njė.
    Ky i miri, i zėnė nanithi me punė, si rob, e harron atė mikun e dasmės qė e pat ftuar pėrtej.. E si na e harron, mė t’ngrihet e i dėrgon ay vetė njė mushtulluk natėn e i thotė: -Filani, bir’ i filanit, qė e ka varrė mbi udhė, tė fton t’i vesh pėr gėzim si mik, ashtu si e kini bėrė me fjalė natėn e dasmės.
    Tha tė vejė ky i miri, po prapė e vonoi se kish punė shumė: kur tė korra, kur tė shira, kur tė mbjella e kur me gjė tė gjallė. Nisi e i ēoi ay miku njė tjetėr mushtulluk qė t’i thotė se po e presin. Po ky nuk vajti as kėsaj radhe. Shkoi sa shkoi kėshtu nėr tė mira gjera namėta ardh e u ndryshua moti se zunė luftėra tė mėdha e gjaku u derdh si lumė. Se njerėz tė ligj me sy tė vegjėl si tė uriqit e shpata dhimisqi nė dorė, u derdhnė mbi kėto vise, sa buēiste bot’ e tėrė nga ulėrimat e nga vajet.
    Bandilli e fėmija ishin mirė, po dhembja e botės e madhe fort. Shkoi pastaj edhe vetė nė luftė ky imzot edhe si i theu tė ligjtė u kthye pėr nė shtėpi. Ka qenė asohere njė natė me hėnė tė plotė e njė bukuri e madhe, lart mbi kėto male e poshtė mbi fushė. Po tė gjitha kėto s’kish si i shikonte imzot se e kish shpirtin tė helmuar fort e trupin tė lodhur.
    E di shkonte kaluar, me hijen aty pranė, ja se ku arriti ne varri qė ish aty mb’udhė, ku rrinte ay miku i dasmės. -S’bėra mirė, foli vetė, s’bėra mirė qė s’i ardha kėtij miku kur mė ftoi nė gazet e tij. -S’bėre mirė vėrtet..sikur i foli dikush aty pranė. Ktheu kokėn tė shikojė kush foli, po nuk pa njeri. Vetėm njė hije shpeshi-si hije bufi-shkiti me tė nxituar aty pėrsipėr. Ky i miri nisi tė pėrtypė tani mendime tė shumta: mos kėto tė liga i ardhė se nuk i vajti mikut, mos i ngjasė gjėsend bandillit e sa e sa tė tjera.
    Aty pėr aty kuturisi: i zbriti kalit edhe vajti drejt e ne varri. Cicėrinin gjihtė kėta shpesė nėpėr degė edhe gjithė bulkėzat e karkalecėt e barishtave u mbanin zėnė:
    U mbanin zėnė e flisnin kur e kur, nė gjuhė tė tyre: -Kriu, po shkon i gjalli ne i vdekuri!
    -Fiu! Po pret i vdekuri tė gjallin!
    Po ky i miri frikė s’kish, se kish luftuar si burrė me hark e me shpatė e se ay vetė kish vendosur tė vejė ne miku qė e kish ftuar.
    Edhe trupi e shpirti i tij ishin tė brengosur fort. Kur hėna ish ngritur lart nė kuben e qiellit, shėrėmtiu edhe i ra gurit tri herė me shkop edhe foli: -Dėgjo vėlla! Unė tė ardha tani, si e patmė fjalėn. Menjėherė hėna u shua e varri u hap. E si u hap varri u kurdisnė tatėpjetė ca shkallė tė bukura-mermer i bardhė i shtruar me qilime-edhe i doli ay miku pėrpara edhe i foli:
    -Misardhe, o vėlla.
    Rrodhė pastaj tė tjerė tė mirė qė anembanė, duke shkitur lehtė mbi barin e gjelbėr edhe i thanė fjalė tė mira nė gjuhė tė ndryshme. Vėndi ku rrinin ish fushė e bleruar, me pemė tė luklėzuara pėr gjithmonė e me ujra qė ndritnin si engjervia. Fluturuan sė bashku, tė lehtė, si mėndja, pėrmbi degėt e qershive tė ngarkuara me lule, gjer lart nė qiellin e kaltėrt. Zbritėn pastaj poshtė e shėtitėn-krua mė krua, ajazmė mė ajazmė, hije mė hije. Ishin tė lumtur fort edhe i kishin zemrat fort mbushur me aq gaz, sa kurrė s’i shkonte ndėr mėnd se do tė ketė ky njeri. I vajti nė mėndja njė grimė pėr bagėti e stane, si nė botėn e tė gjallėve dhe, namėta, u gjend nė pyje tė veshur e qė atje nė ca stane bukuri e madhe. Blegėrinin kėto bagėti e tingėllonin kėto zile-si falė i qofshim Zotit qė na i fali!
    Ndenji kėtu ditė aps dite e nuk ndahej dot. Sepse koha rridhte pa vėnė re, si uji ndėnė ujė. E duke u sjellė nė fluturime arrinė, sė bashku me atė mikun, nė njė si lumė tė klatėr si s’kish parė kurrė nė botėn e kėtejme. Shpirtet e lumtur qė silleshin mbi tė ishin tė bardhė si argjendi i larė, e gjith’ tė bardhė ishin edhe ata qė shkuan nėpėr ujė. Qėndruan qė tė dy anės edhe vėshtruan bukurinė qė buronte atje ku Zoti ka stisur fronė e tij. Miku i foli:
    -Qė tė shkojmė pėrtej ti duhet tė lėsh trupin kėtu anės. E la edhe u ndje aq herė i lumtur sa fletė kishin tė gjitha pemėt e atij vėndi. I tha kėto mikut e ay foli:
    -Kur do kalojmė pėrtej do jesh aq herė mė i lumtur sa yjėz ka qielli. Edhe qielli kish me tė vėrtet mizėri yje...U suall edhe kėtu mbu jėrat e klatra e brenda tyre. Edhe trupat e trye ndriēonin si argjendi i kulluar. Pastaj me tė vėrtetė u shtuan pėrtej gazet edhe lumtėritė. Shkuan kėshtu shumė ditė gjersa u kthyen prapė mbi lumė, ku ky i miri kish lėnė trupin.
    -Ē’ėshtė kjo gjė e shtrirė aty mbi barishte?- e pyeti atė vėllanė.
    -Ky ėshtė trupi yt, qė tė lidh me tokė e qė tė errėson lumtėritė.
    S’di si u bė pastaj edhe u gjend i veshur me trupin e tij. Ish edhe tani i lumtur, po si pat qėnė nėr ato ujra e fusha pėrtej, jo. Ndenj sa ndenj edhe atje pastaj i ra nėr mėnt kjo botė kėndej-bandilli edhe shtiėpia-edhe tha tė niset.
    -Rri ore, atje mė s’ka as gjurmė nga jeta qė di ti, se u ndryshua krejt bota qėkur ke ikur.
    -Si kėshtu, unė pak ditė kam qė ika....
    -Puna s’ėshtė me ditė. Ti pas atij vėndi ke pesėqind vjet qė ke ikur. Kėtu koha rrjedh shpejt se jemi tė lumtur, atje ngadalė se jini tė mjerė.
    Sado qė i foli, sado qė iu lut,-ky nguli kėmbė tė kthehet, nga malli i kėsaj bote me helme dhe u kthye. Ka qėnė asohere gjith njė natė me hėnė tė plotė edhe si dikur bulkėzat edhe karkalecėt cicėrinin nė gjuhėn e tyre.
    -Kriu! Del i gjalli nga i vdekuri.
    -Fiu! S’e njohin tė gjallėt tė gjallin.
    Si doli nga varri e ndjeu veten tė rėndė fort, se e lidhte tė rėndėt e tokės.
    I ardhi keq, po s’kishte ē’tė bėnte. Kėrkoi kalin qė kishte lėnė kur hyri nė varr, po nuk e gjeti.
    -Kali, tha me vete, ka marrė udhėn e shtėpisė. I dukej sikur e pat ndarė dje prej kėsaj bote, se hėna ish gjith’ po ajo hėnė e mali po ay mal. U nis pėr nė shtėpi, me mallė e njeriut tė mėrguar. Kur shkrepi dielli mbi male u gjend nė njė vend tė panjojtur. As gjurmė nga shtėpia e tij e nga muret qė e rrethonin. Tani atje ku kish patur arat e vreshtat kish mizėri shtėpi, me rrugė tė shumta e me njerėz tė veshur ndryshe. Edhe jo vetėm tė veshurit po edhe tė folurit ish ndryshuar. Ay ēuditej me ta edhe ata ēuditeshin me tė.
    -Dua, tha, shtėpinė time.
    -So ta thonė emrin ty?
    -Ja, kėshtu mė thonė, edhe u tregoi emrin.
    -Ne njeri me kėtė emėr s’kemi, po haj tė vemė tė pyesim njė plak. As plaku s’i kish dėgjuar emrin. Vajtnė nė njė tjetėr e pastaj nė njė tejtėr gjersa gjetnė njė qė mbante mėnd qė nga gjyshi.
    -Ay tha plaku, nuk rron mė, ka pesėqind vjet qė ka vdekur nė luftė duke mbrojtur vėndin.
    Pyet kėtej, pyet andej, gjeti gjurma nga nipstėrnipėt e tij. Tė tjerė ishin ngritur nga ky vend e kihsin kaluar male e dete, qė tė mbeten tė lirė. Ata qė kishin mbetur, ishin ndarė e pėrēarė e vriteshin shoq me shoq. As gjurmė nga gazet e lumtėrit’ e sė kaluarės. U thye prapė ne varri i atij mikut, gjithė nė njė natė me hėnė plot po varri nuk u hap si u pat hapur dikur. Shėrėmtiu e qau, qau e shėrėmtiu-po asnjė nuk do ta ngushėllojė.
    I lodhur e i kapitur ra nė tokė me njė gur ndėnė krye edhe fjeti. Natėn e bardhė iua qas edhe i foli:
    Nuk tė pata thėnė, o vėlla, mos kthehesh nė kėtė botė tė lotėve?
    Dhe zėri i tij ish i trishtmė dhe tė pamėt e tij tė brengosur.
    -Mė merr,vėlla,atje ku je ti-I foli ky. Bėmė atje shėrbėtorin e shėrbėtorėve, po vetėm tė shoh edhe njė herė me sy ujin e kaltėr tė atij lumit. Edhe miku i foli:
    -Vėlla, atje s’ka zotėr e shėrbėtorė. Atje ka vetėm shpirte tė lumtur. Unė, pėr atė pikė vere qė i derdhi mushtulluku kėtij varrit tim tė grisha. Po tė kishe dashur do tė kishe mbetur pėrgjithmonė. Tani s’ke se qysh kthehesh pėrveē se me rrugėn e sė mirės. Ngrehu e hyr nė jetė dhe mė vonė kam pėr tė ardhur tė tė marr.
    Kur u zgjua, kish rėnė dielli mbi male. U ngrit e zbriti tatėpjetė, i huaj midis tė huajsh. Dalngadal filloi ta dashurojė pėrsėri kėtė jetė kaq tė hidhur e kaq tė ėmbėl! Dhe u martua pėrsėri e nisi radhė tė re.
    Kėtu fillon njė tjetėr rrėfim qė ėshtė shkrojtur nė njė tjetėr libėr qė nga fjala e parė e gjer te fjala e fundit.

  15. #55

    Mitrush Kuteli

    NATE KOLLOZHEGU
    (tregim)



    Kur arritėm rrėzė Qafės sė Bushit e do tė merrnim pėrpjetė, xha Martini mbajti kuajt e u hodh poshtė me njė tė kėrcyer trimoshe, sikur tė paskej qenė djalė njėzet e njė mot. Ne, udhėtarėt, ndenjėm ca ēaste nė vend, tė mardhur, pastaj zumė tė lėviznin nėn gunat e mbuluara me njė gisht dėborė. Udha e gjatė me erėn pėrballė, dhe fėrtyma e kollozhegut na i kish mpirė kėmbėt qė nėn kėllk e poshtė dhe prandaj na thernin thellė-thellė, sikur tė paskeshim ndenjur nė thika e shtija. Gjersa tė merrnim veten, xha Martini kish nisur kuvendin me kuajt. Kėta turfullonin e nxirrnin nga goja shtullunga avulli, kurse ay i pėrkėdhelte: u fliste nė gjuhėn e tyre, (qė t'u jepte zemėr), ua fėrkonte veshėt e ua shkundte dėborėn e vitheve.
    Pamė ē'pamė e zbritėm poshtė.
    Dėbora sitej e hollė, po e dendur, dhe mbulonte shpejt e shpejt vazhdat qė kishin lėnė prapa rrotat e qerres. Mjegulla zbriste qė lart si lumė i rrėmbyer e po na rrethonte nga tė katėr anėt. Edhe si derdhej kėshtu, dukej sikur malet vetė shkrinin e rrėkėlleheshin poshtė.
    Njė nga tė pesė udhėtarėt - fytyrė e skuqur nėn kapuēen e gunės sė dhirtė e hundė me krrabė - mė zgjati paguren stumbaqe tė rakisė. Hoqa njė herė, hoqa dy, hoqa tri, gjersa ndjeva se m'u ngroh trupi e zunė tė mė shkrinin rrėmbat.
    Tani udha duhej bėrė mė kėmbė, se vendi vinte thikė pėrpjetė e kuajt s'hiqnin dot.
    - O xha Martin, ne do t'ja marrim tėrthor, me tė prerė, qė tė shkurtojmė udhė - tha udhėtari hundėkėrrabė. - Biem fillall ne Varri i Malush Agos e qė aty, sa tė pish njė cigare duhan, dalim lart nė Qafė. Atje tė presim.
    Xha Martini, qė i njihte viset e kohėn, tundi kryet si njeri qė s'i zė besė fjalės qė i thua, ngriti edhe nja dy a tri herė paguren e atij mikut e na ftoi t'ja merrnin udhės drejt pas qerres, sepse dėbora ishte e madhe, si nuk kish parė prej vjetėsh Qafa e Bushit, dhe kish mbuluar tėrė vragat poshtė.
    - Pa, helbete, si pyll qė ėshtė, mund tė ketė edhe egėrsira: ulq, derra, - na tha ai qė tė na e mbushte mendjen tė merrnim udhėn e qerres.
    Po meqėnėse ne ngulmė kėmbė tė presim udhė e tė dalim tėrthor ne Varri i Malush Agos, Xha Martini tundi kamxhiknė, u thirri kuajve «iii, djem!» - e na tha:
    - Udhė e mbarė e u pjekshim shėndoshė!
    - Hapni sytė, ore, se dėbora ėshtė si uji: s'ka besė. Tė heq e s'tė lėshon! - na thirri ai nė tė ndarė e sipėr, duke ecur herė pėrbri kuajve e herė pėrbri qerres.
    Ne i bėmė me dorė (megjithqė shenja jonė nuk dukej nė mes tė mjegullės), i thirrėm tė ngjitej i shkujdesur dhe ja muarėm tėrthor, ashtu siē kishim kuturisur. Nė fillim puna na vajti mirė, po mė tej na ngatėrruan leqet: ramė nė udhė pa udhė. As shenjė, as vragė, as gjurmė. Trėmba dėbore lart, trėmba dėbore poshtė e det i bardhė nė mes. Nėpėr kėtė det tė bardhė ecnim ne, tė pesė udhėtarėt, tė pėshtjellė me ato tė uruarat guna. Kur e kur kėmbėt na fundosnin gjer mbi gju nė dėborė e mezi i nxirrnim. Xhumblet e bushit, tė shkozave e tė dushkerkave, tė tulitura nėnė dėborė, na ēirrnin e na plagosnin keq. Tė ftohtėt na bėnte tė lotonim. Zumė tė ecnim kuturu, njėri lart, tjetri poshtė, i treti s'di se ku. Dielli, qė dukej si njė lėmsh dėbore, po i murtuar, humbi fare pėrtej, nė mjegull. S'e shihnim mė shoku shokun. Kėtu shtrat i hollė dėbore, mė tej gropė, pastaj votrome si puse, nga ato qė me tė vėrtetė s'kish parė prej shumė kohe Qafa e Bushit. Qėndruam dhe mbajtėm vesh tė dėgjojmė qerren e zile tė kuajve. Asnjė pipėtimė, sikur zilet tė paskeshin qenė mbushur me shtupė a me lesh. Ja kėtu njė tragė egėrsire, mė tej njė tjetėr. Mornica nėpėr trup...
    - Egėrsira? Pse ua kini frikėn egėrsirave kur kemi barut e plumb? - tha udhėtari i pagures, qė tė na jepte zemėr. Pastaj i ra gunės me bryll e na tregoi njė karadakllie tė ngjeshur brezit.
    - Edhe unė kam njė copė hekur nė brez - tha njė tjetėr - po ulku e derri nuk tremben kollaj nė dimėr me njė tė shtėnė e dy. Le qė s'po na bėjnė as duart tė shtiem. Puna ėshtė si do ta ēajmė kėtė dėborė e kėtė mjegull e si do tė arrimė ne Varri i Malush Agos.
    - Unė - vazhdoi ai i pagures, qė ish bėrė ēakėrqef - dua vetė tė mė dalė pėrpara ndonjė ulk a ulkonjė qė t'ja bėj lėkurėn shoshė e pastaj t'ja mbush me kashtė.
    Kėsaj lėvdate as qė i dhamė pėrgjigje, se kishim brengėn e udhės, tmerrin e mjegullės dhe tė egėrsirave qė kishin lėnė gjurma nėpėr dėborė.
    Mė vonė, kur pamė se nuk i dilet dot nė krye pyllit nėpėr njė dėborė kaq tė madhe, u kthyem pas gjurmėve tona e zbritėm rrėzė Qafės. Qė aty ramė pas vazhdave tė qerres qė mezi shquheshin dhe pėrpjetė-pėrpjetė, kaptuam Qafėn.
    - Bam! - krisi njė armė tutje, pėrpara se tė sosnim ne Varri i Malush Agos.
    - Bam! - ja ktheu karadakllia e atij mikut tė pagures stumbaqe.
    ...E gjetėm xha Martinė qė po na priste me gjashtaren nė dorė, pranė kuajve tė mbuluar me mutafe e mutafet me dėborė.
    - A jini tė gjithė? - na pyeti.
    - Tė gjithė, Xha Martin - i thamė ne, tė penduar.
    Nuk na qėrtoi as se e kishim vonuar, as se e kishim lėnė fill i vetėm nė atė tė pėrpjetė tė shqitė, ku kuajt duan ndihmė, sepse na pa qė na qe marrė fryma. Tundi kokėn e tha:
    - Haj, hypni, se tani udha na heq poshtė. Shkundėm gunat, hypėm nė qerre dhe ngjeshėm kapuēet nė kokė. Xha Martini u thirri kuajve: «Hiii, djem!»- dhe qerrja shqiti lehtė, butė.
    Pas njė copė here, kur na shqisnin pėrpara qepallave tė pulitura ėndrra tė ngatėrruara, pa fund e pa krye - zjarr bubulak nė vatėr, erė pastėrmaje, xixa vere nė kupat dhe avull gėshtenjash tė ziera - Xha Martini na thirri:
    - Zbrisni, o burra, se arrimė ne Hani i Olloman Beut!
    Ne as qė kishim vėnė re se qerrja kish qėndruar edhe se xha Martini ish hedhur poshtė. Zbritėm. Mjegulla ish holluar. Dėbora pothuaj kish taraksur.
    Trokitmė ne porta. Njė herė, dy...
    U dėgjuan nga brenda ca zėra tė mbytur qė sikur vinin qė ndėnė dhe, kėrciti njė kanatė e vogėl - derė nė portė - dhe nėpėr tė ēarat e dhogave ranė ca fasha drite nė dėborė. Kuajt hingėllinė: ndofta ja ndjenė erėn quarit, tagjisė.
    - Ti Xha Martin je-a? - pyeti njė zė nga brenda.
    - Unė, unė. Hape.
    - Ja, tashi!
    Rėnkoi njė lloz, nga ata qė futen nga muri nė mur, pastaj edhe njė tjetėr, krisi njė mandall dhe hanxhiu na hapi portėn duke bėrė dritė me njė copė pishė.
    Hymė nė oborr e qė aty brenda nė han, pastaj nė odėn e zjarrit. Nė njė vatėr tė madhe, pa hashmakė - vatėr hani, - digjeshin nja tre a katėr kėrcunj dushku tė rrethuar me njė vandak dru - ca tė thata e ca tė njoma. Aty pranė rrinin nja tre udhėtarė, qė i kish zėnė moti i keq udhės.
    Si qeverisi kuajt, xha Martini u kthye nė odėn e zjarrit, tha mirėmbrėma, nxori opingat e ngrita, ēliroi liqet e tirqeve, u mbėshtet e i vuri kėmbėt vatrės. Hanxhiu hodhi ca shkarpa, qė t'u jepte ndihmė drunjve e kėrcunjve. Sakaq bubulloi njė flakė e madhe qė mbyti me dritėn e saj tė fortė dritėn e kuqe tė pishtarit.
    Jashtė kish dalė veriu me ēomage nė dorė e bėnte kėrdinė: frynte, alurinte, buēiste. Pemėt rreth e rrotull hanit pėrpiqnin degėt me degėt, kurse hatujt fėrshėllenin e ulėrinin sikur tė ishin mbushur me mijėra lugetėr tė dalė nga varret e ngrira a s'di qė ku... Ne dėgjonim me trembje gjėmėn e kollozhegut dhe ja ndjenim edhe mė fort ėmbėlsinė zjarrit, qė na e kish sjellė zemrėn nė vend. Xha Martini rrinte i kapitur, qėpallėvarur . Njė nga udhėtarėt, si nė moshėn time, tha:
    - Ky na qenka hani i Olloman Beut... S'e dija. Ē'ka qenė ky Olloman Be?
    - S'ja paske dėgjuar emrin-a?
    - Jo, ja kam dėgjuar. Gjyshja mė trembte kur isha i vogėl; - «Shshsht... Vjen Olloman Beu e tė bėn kėsh-kėsh, me thikė. Tė shpie nė han, tė hedh nė pus...» Kėshtu mė thosh. Po pse i thonė kėshtu kėtij hani?
    - Kėshtu i thonė - tha hanxhiu, njė burrė i gjatė, i thatė si ēėngel, zeshkan, me ca vetulla tė trasha qė, kur fliste, i ngriheshin lart duke bėrė nė mes njė kėnd si njė kapuēe gune, e me ca sy tė futur thellė nė gropėzat sa nuk i dukeshin fare. - Kėshtu i thonė se i tija ka qenė njė-herė e njė-kohė.
    - Po mė parė?
    - Kur mė parė? - pyeti hanxhiu dhe hop, vetullat i kėrcyen si kapuēe gune.
    - Nė krye... Dua tė them kush e ka bėrė, kush e ka ndėrtuar?
    - Gjyshi im. Olloman Beu vuri njė njeri qė e vrau e ja mori. Me tė gjitha ato qė kish brenda e jashtė. Brenda kish pare, mall, bar e tagji pėr karvanėt, ushqime pėr njerėzit. Jashtė kish ara e vreshta.
    - Po ti?
    - Unė? Unė s'kam gjė. Hanė e ka blerė njė tjetėr; unė e kam marrė me qira. Tashi do ta lė, se u shkoi ko ha haneve qė kur s'ka mė karvane - tha hanxhiu e doli se e thirri dikush jashtė njė zė gruaje.
    Kur u kthye nuk e pyeti mė tej askush, kėshtu qė fjala mbeti e vdekur. Vetėm pas darke me pastėrma ftuje tė pjekur nė prush, me vezė gajgana tė mbytura nė gjalpė, me arme e turshi tė mirė, me bukė tė ngrohtė sapo dalė nga ēerepi - kur hanxhiu solli plloskat me verė tė vjetėr, fytyrat qė i kish rrahur e vrenjtur kaq shumė fėrtynla e kollozhegut filluan tė kthjellen. Atėhere edhe xha Martini u ēel e u krekua si njė lule kur i bie vesa.
    Verė po verė bėjnė kėto vreshtat e hanit, qė gjenden ballė diellit! Tė mbyt damfi i fortė kur e shpis kupėn a plloskėn nė buzė: erė trėndeline e luleshtrydhesh. Se me tė vėrtetė, trėndelinė e luleshtrydhe bėheshin njė herė e njė mot nė atė rrahun e Skurės, siē i kishin thėnė qėmoti bregores sė madhe me tokė tė tultė.
    Tani, si kthen pothuaj gjysmėn e plloskės, xha Martini merr shpirt tė ri e fillon tė na tregojė ca ngjarje nga tė moēmet - as shumė tė afėrme, po as shumė tė largme. Fytyra i skuqet, zėri i kthjellet dhe, pėrnjėmend, kredhet nė remėn e sė shkuarės, duke na hequr edhe ne pas vetiu me njė tė folur tė fortė e tė dhembėshme, qė tė tund e tė shkund. Hanxhiu, me vetulla tė dendura e sy tė thellė dhe udhėtarėt e tjerė, qė i kish mbyllur dėbora nė han, afrohen tė dėgjojnė, sepse ja dinė shijen fjalės qė del nga zemra.
    - Pijanik? Kėshtu thua zotrote qė kėndon kėtė shkrim?
    - Ndofta, pijanik, po nga ata qė t'ja pish dollinė tri herė rresht, me fund. Dhe nė kam tani ndonjė brengė tė madhe nė shpirt, ta dini se s'kam tjetėr veē brengės se s'mund tė shkruaj fjalėt ashtu siē i dilnin nga goja. Ato ishin fjalė tė gjalla, tėrė ashk, tėrė dhembje, qė tė rrėmbenin e tė shpirnin atje, nė kroin e ngjarjeve tė qėmoēme.
    - Ehu, o djem, qė mė pyesni pėr hanė e Ollornan Beut - ja nisi xha Martini - e ku e dini ju, more, ē'ka qėnė nė kėto vise ku rronte gjėmėmadhi Olloman Be, mallkuar i qoftė emri!
    Edhe dora e tij, dorė e madhe pune, e bumbyer nga shiu e breshėri, largoi nga balli kapėn e zezė prej lėkure dashi me rrethin tėrė zgjyrė.
    - Po, ka qenė njė kohė kur edhe foshnjat e djepit dinin ē'ėshtė emri Ollornan Be. Sepse, Olloman Be dhe lemeri ishin njė e njė, vėlla e motėr. Atėkohė nė tėrė kėtė mėngė tė vendit - fusha, kodra, pyje - zotėronte Olloman Beu i Karafil Agait. Kur pyeste ndonjė qė s'dinte: «E kujt ėshtė kjo fushė pėllore?» - i thoshin: «E Olloman Beut». - «Po ay fshat nėnė atė kodėr?»
    «I Olloman Beut». - «Po ato tufė bagėti qė zbardhin nėpėr ato kullota?» - «Tė Olloman Beut». - «Po ai pyll qė nxin atje tej?» - «I Olloman Beut. Me gjithė sharra, me gjithė karvane. Me gjithė njerėzit qė ngasin karvanet». Tė gjitha tė Olloman Beut! .
    - Llamje paska qenė? - pyeti ay moshatari im, i ēuditur.
    - Llamje, po! Ndofta mė keq se Ilamja. Dorėn e kish mė tė rėndė se plumbi, hijen mė tė hidhur se vdekja. Edhe dita ditės zgjeronte rrethin e ēifligjeve e numrin e bulqėrve, qė i mbante si bagėti. Po bagėtinė nuk e vriste, kurse bulkun... Sot dėgjoje se zaptoi njė korie tė re, nesėr njė mulli, njė luadh, njė han e ē't'i thosh goja. Kur vriteshin ndonjė nė mal a nė fushė, nė udhė a nė shtėpi e i mbetej kufoma pa kallur nė varr a kur i zhdukej ndokujt gjurma si uji nė ujė, ta dish se kish pasur gisht Olloman Beu. Edhe gishti nuk vonohej tė dukej sheshit, sepse me t'i dalė shpirti njeriut, Olloman Beu nuk mungonte tė dėrgonte trimat qė t'ja merrnin arėn, kalin, ēupėn... E ku kish mbret, more, e ku kish kral, more, e ku kish zot e hyqymet mė tė madh se Olloman Beu?! Ai ishte vetė vali, vetė kadi, i priste palla mė tė katėr anėt, i shkonte vula nė Janinė e nė Stamboll. Kur dilte Olloman Beu pazarit me dyzet a pesėdhjetė trima tė zgjedhur me kandar tė zjarrit, tė armatosur gjer nė dhėmbė: me kėto vezne, pallaska e palcore, me kėto pisqolla me ēark brezit, me kėta jataganė, hedhur krahut dyfegjet e gjatė tė larė me ergjend e flori, e ku je ti, more, dridhej foshnja nė barkun e s'ėmės! Mė tė djathtė e mė tė mėngjėr sikur s'kish njeri tė gjallė. Po tė mos qenkeshin ato bataret e gozhdėve tė opingave zhgrap-zhgrup, nė kalldrėm, e ato taktaket e tiktiket e zhingėrmingrave qė kishin varur trimat nė brez, dėgjohej miza njė tė shtėnė dyfegu larg. Njerėzia nguroseshin sikush nė vend, me pėllėmbėn e mėngjėr nė zemėr, kurse me tė djathtėn i bėnin nga njėqind e pesė temenara e salavate, qė nga dheu e gjer lart mbi ballė.
    Edhe Olloman Beu i Karafil Agait shkonte nė mes tė kėtij salltaneti duke tundur vap-vap xhufkėn e festes sė kapitur mbi vetull. Pa shikonte rrotull me njė tė pamė tė ashpėr sikur desh tė pėrpinte retė. Dridheshin, ore, ja pėr kėtė krypė! - dridheshin si purteka ata qė guxonin tė ngrinin sytė e ta shikonin!
    ...E ku t'i dini ju, bre, ku t'i dini ju kėto azape...
    Ju, o miq tė mirė, qė rrini e ngrohi sot rreth kėsaj vatre e pini verė nga kjo e bekuara, po tė ndodhte tė shkonit kėtej, si tashi, nė palcėn e dimrit, do tė thoshit mė mirė ta bėnit gjumin jashtė, nė dėborė, a nė ndonjė shpellė mali, me egėrsirat, se sa tė trokisnit nė kėtė portė e tė hynit nė kėtė oborr ku kishin ndodhur kaq lebeti. Ja, aty nė oborr, nė tė hyrė, ish druri e litari pėr tė varur njerėz. Pak mė tej ish ēengeli, qė i futej njeriut nė grykė, sė gjalli. Mė tutje, pusi me kapak hekuri. Tashi pusi ėshtė mbushur e mbuluar, po sa koska njeriu kalben brenda!
    Hanxhiut ju ngritėn ato vetullat e zeza, qė u bėnė trikėndėshe, na shikoi si i verbėr, ofshoi e tha:
    - Ashtu ėshtė... Mė ka thėnė babai.
    Xha Martini vazhdoi:
    - Ca vjet mė parė, kur u prish, s'di se si, njė copė e murit tė avullisė, dualėn jashtė koska njeriu tė futura nė ca si kamare tė gjata. Kėshtu, hanxhi?
    Hanxhiu ofshoi edhe mė thellė, dhe u pėrgjegj me vonesė.
    - Kėshtu, kėshtu, kokalla, fyej tė thyer: shumė kamare, shumė koska, i lamė me verė tė kuqe, u hodhėm borzilok tė thatė, i vėshtuallėm me pėlhurė e i kallėm nė njė gropė, tė treten atje.
    Tha kėshtu, ktheu kokėn mėnjanė dhe tundi pėllėmbėn sikur desh tė thosh: «Ehe... ka dhe gjėra tė tjera nėpėr kėta mure...»
    Xha Martini vazhdoi:
    - E ku i dini ju kėto gjėra, o djem... Ju i kini edhe buzėt me qumėsht, megjithqė thoni se ju ka ardhur koha t'i njomni me verė. U pėrpoq tė shpinte buzėn nė gaz, po u helmua
    edhe mė shumė, ngriti plloskėn dhe hoqi ca gllėnjka, u ra vėsht e vėsht mustaqeve me pėllėmbė, shikoi njė ēast pishtarin, pastaj tha:
    - Hyqymet kish sa pėr sy e faqe, se pėr tė gjitha beu shkruante, beu vuloste. Ata pak zaptie qė rrinin kotnasikot, me njė ēaush nė krye, pėr ēdo gjė i merrnin dorė beut. Kur piqeshin me Olloman Benė kthenin menjėherė poshtė grykat e dyfegjeve, se veē gryk e dyfegut tė beut dhe e zybave tė beut duhej tė ishin lart. Edhe tė gjithė i bėnin temena, po beu as qė begėndiste t'i shikonte me sy; po dridhte e pėrdridhte mė tė madh ato shtullungat e mustaqeve bojė vaji. Kur vinte beu nė Manastir, kaluar, me zybat prapa, pastaj vetė ngrihej mė kėmbė dhe e priste si mik me kokė, se qė tė dy ishin ortakė: njėri djalli, tjatri dreqi.
    Beu e ktheu botėn prapė: i shembi tė gjitha oxhaket e shtėpive tė botės, se veē dera e tij ishte oxhak e duhej ta nxirte tymin pėrpjetė, tė tjerėt: nėpėr vėrat e ēatisė, nėpėr hatujt...
    Kur vinin kurbetlinjtė nga kurbeti, qėndronin mė parė ne porta e beut, qė t'i faleshin e t'i jepnin haraēet e peshqeshet, pastaj shkonin tė shikonin fėmijėt e gratė. Ata i sillnin nga larg jataganė tė larė me flori, shishane me kondakė ergjėndi, pisqolla, opinga telatine, dengje me kafe Jemeni e sa e sa tė tjera. Kėshtu bėnin edhe ata qė ngisnin karvanėt, ata qė shisnin e blinin: mė parė ne porta e beut, pastaj nė han e dyqan. Pa ndodhte shpesh qė beu t'u priste kryet njerėzve me jataganėt qė i kishin sjellė vetė.
    Kur desh Olloman Beu t'i dėrgonte imdate e peshqeshe Baba Dovletit, vezirit a pashait, qė ta forconte vulėn, njė muaj tė tėrė kėrciste dita me ditėn dajaku mbi kurriz tė rajesė - kurbetlinj, zanatēinj, tyxharė, bulq - qė t'i kthenin mahmudetė e mexhitet e bardha me turrėn e Dovletit, se tėrė paraja e tėrė vendi, mal e fushė, qenkeshin tė sulltanit edhe ai ua lėnka sa kohė tė dojė vetė njerėzisė e ua marrka kur t'i shkrepė qefi. Edhe pastaj, kur njerėzia rrinin brenda qė tė shėronin plagėt, gjysmat e parave shkonin me karvan nė hanė tė Stambollit, sė bashku me qojlet e me nja dy a tri vasha tė bukura majė kalit. Kėto i kishin rrėmbyer zybat e beut me urdhėrin e beut, qė ja dėrgonte peshqesh padishahut. Edhe, si shpėrblim, i vinte njė ferman i madh nga Stambolli, qė ja forconte rrėnjėt e ja madhonte vulėn.
    Pa shumė nga ata qė nuk e duronin mė zinė e babėzinė, turpin e shtypjen, merrnin fėmijėt e gratė, pleqtė e plakat e iknin natėn ku sytė kėmbėt e nuk kthenin kokėn prapa tė shikonin vendin ku kishin lindur e ishin rritur. Humbnin nė dhe tė huaj, nėpėr fshatra e kasabara, bėheshin shqehė, grekė, frėngj e ku ta di unė ēfarė, pėr tė shpėtuar kokėn e nderin nga dhuna e pėrdhuna.
    Njė sahat pėrpara se tė perėndojė dielli mbylleshin gjithė shtėpitė e gjithė pazari, se lėshoheshin kuajt e Olloman Beut pėr ujė. Se na kish ky beu njė hergjele tė tėrė me kuaj dorinj, ēilė, kėrrė, karanj e balashė tė sjellė drejt nga Rabistani. E ku tė peshonin, more, ty e mua e tėrė botėn kėta kuajt e Ollornan Beut qė ishin mė tė hazdisur e mė tė akrosur se sa seimenėt! ...Buēiste tėrė vendi kur potkonjtė e tyre copėtonin gurėt e kalldrėmit e mbushej udha shkėndijė e gjallė!
    Pa kur dėgjohej se ka dalė e po shkon udhės Olloman Beu i Karafil Agait kyēiteshin me nga tre kyēe dyert e shtėpive, mbylleshin me lloze kanatat e penxhereve dhe tėrė bota mbyllej nė zėndan, nė qivur. Edhe foshnjat, qė janė foshnja, pushonin tė qarit kur dėgjonin emrin e qahjait tė beut. Vashat e nuset e reja dridheshin si fleta kur vjen fėrtyma e u binte faqeve kur tė kuqtė e fruthit e kur tė verdhėt e verdhicės.
    Se ku ta dini ju, more, se Olloman Beu ish njeriu i qefit e ahengut! Konakėt e tij ishin rėngė me ēupa tė bukura tė rrėmbyera nga lind e ku perėndon. Edhe sa herė qė i shkrep te qefi beut pėr ndonjė vajzė tė njomė... Lebetiteshin gjithė fusharakėt...
    Kėtu, zėri i xha Martinit u kėput siē kėputet e bie nga lart njė zog kur kris rrufeja. U mundua te vazhdonte rrėfimin, belbėzoi ca fjalė tė ngatėrruara, si preēarte, e m'u duk sikur i shkriu njė lot nė beben e syrit. Ngriti dollinė, qė tė mos ja pikasnin hidhėrimin, pastaj vazhdoi, po kėsaj here me kryet pėrdhe:
    Pėr punėn e njė ēupe, njė Xhoxhi-Xhoxhi, nga ata tė Motovilės, i ra me dyfeg beut. Plumbi ja mori kėmbėn beut, po nuk e vrau dot. Pastaj Xhoxhi iku s'di se ku, po shtėpia ju dogj e ju shkretua. Nga tėrė fisi i Motovilės s'mbeti asnjė i gjallė. Ca muarėn malet e luftuan me dyfeg nė dorė, se i mbanin me bukė ēobenjtė, ca tė tjerė i vranė zybat e beut. Tėrė malli e gjėja e lisit tė Motovilės i mbeti Olloman Beut.
    Kur kish beu ndonjė rast gėzimi: dasmė, lindje, synet e ku ta di unė ēfarė, a kur i shkrepte qefi vetvetiu, nė tė ndenjur e sipėr, digjeshin reth e rrotull mullarėt e bulkut, ndizeshin togje shirrė bredhi tė pėrzier me hi e u jepeshe urdhėr gjithė njerėzve tė loznin e tė kėndonin. E doemos, kėta lonin e kėndonin sipas gajdes, se si tha dikush njė fjalė: «Lot prifti nga belaja, - I miri nga maskaraja». Kėsaj i thoshin donoma. E nė donoma e sipėr, oborri i madh i sarajeve tė Olloman Beut, i qarkuar me dy palė mure, njėri mė i trashė se tjetri, njėri mė i lartė se tjetri, si kala Janine, mbusheshe me zjarre edhe trimat e beut dridhnin nė hell deshinj tė majmė tė sjellė peshqesh (ama peshqesh me kėrbaē nė dorė!) nga ana e anės. Edhe pastaj, tėrė ditėn e ditės edhe tėrė natėn e natės gjėmonte dyregu. Shtatė male larg binte erė barut.
    Gjithė vendt dridhej, o djem. Dridhej, rėnkonte e lėngonte, si mos o Zot, nėn hijen e rėndė tė Olloman Beut. E kjo hieja e tij ishte mė e rėndė se plumbi, mė e zezė se vdekja.
    Pleqtė e asaj kohe luteshin:
    - Zoti na, dhėntė qė t'i japėm!
    Bulqit:
    - Zoti na faltė durimin, pėr hatrin e foshnjave! Edhe rajeja gjithė, me njė zė:
    - Zoti i shtoftė zullumin!
    Edhe zullumi shtohej e shumohej dita ditės e derdhej si rrėke nga konakėt e Olloman Beut: turpėrime, rrėmbime, vrasje, presje, shkatėrrime. Ky ishte mielli qė bluante mulliri i tija.
    Vetėm njė Malush Aga Katunishti ja ka prerė yryshnė Olloman Beut! - thirri xha Martini me zė tė gjallė e tė nxituar, sikur desh qė tė shpėtonte nga hija e rėndė qė e kish pllakosur gjer ahere.
    Sytė i shkėlqyen si djelli kur del nga retė.
    - M'i ndriēin eshtrat e shpirti nė kėtė e nė atė jetė Malush Agait, se ai i doli zot nderit tė vendit edhe e mbrojti si burrė.
    E qė ta dini mirė, nga zullumet e tė kėqiat e beut, kurbetlinjtė iknin e s'ktheheshin prapė, dyqanet mbylleshin, karvanet ndėrronin udhė e nuk shkelnin mė nė viset tona, punishtet pa punėtorė, shtėpitė tė shkreta, arat pa bulq... Shumė nga ata qė, arratisesnin, qėndronin njė ditė a dy nė udhė e sipėr - nė derė tė Malush Aga Katunishtit, e ky i priste me bukėn shtruar e me fjalė tė mirė. S'ka pasur e s'di tė ketė nė viset tona njeri mė zemėrbardhė e mė tė mirė se sa Malush Agai.
    Pa edhe njerėzit e kishin nė krye e sipėr e i kishin nxjerrė kėngė qė nė tė gjallė.
    Kur e pa se do tė pėrpiqeshe ballė pėr ballė me Malush Aganė, sado abrazh qė ish, Olloman Beu i vuri gishtin kokės e u mundua ta ėmbėlsojė punėn: i dėrgoi fjalė tė zbriste qė tė merreshin vesh bashkė.
    «Ne jemi njerėz mali e nuk zbresim dot nė fushė, se s'na lė driza, - i tha Malush Agaj njeriut tė beut. Po tė dojė beu tė flasėm, le tė ngjitet kėtu, lart».
    Kur dėgjoi fjalėn qė i kish dėrguar Malush Agai, beut i hypi gjaku nė kokė e mėnt i ra pika. S'e nxinte tani as lėkura, as konaku, as tėrė vendi. I ziente zemėrimi nė zemėr, sindozot zjen jashtė fėrtyma e kollozhegu.
    Po meqė e dinte se Malush Aga Katunishti s'ishte burė i pakėt, nuk e prishi menjėherė. Nisi i dėrgoi ca trima, me tė fala, qė Malush Agai t'i jepte nė dorė fusharakėt qė kishin ikur nga ēifligjet: «M'i jep mua, nė dorė ata derra bulq, pastaj shohim e bėjmė...» Kėshtu bėri njė herė, kėshtu dy, tri, po gjithnjė trimat u kthyen duarthatė: Malush Agai nuk ua dha njerėzit. Ca nga trimat e beut u kthyen, ca s'u kthyen fare, mbetėn nė mal.
    Kur e pa Ollornan Beu se po i binte vula poshtė, i bėri emėr trimave tė lanin mirė armėt, tė mbushnin vozmet me barut e plumb, dėrgoi njerėz tė qėronin udhėt, pastaj ja mori pėrpjetė nė mes tė bylykut, ca kaluar e ca mė kėmbė.
    Mirėpo Malush Agajt i kish rėnė nė vesh fjala se beu donte t'ja shkelte fshatnė e i doli pėrpara me pesė veta, mė kėmbė (tė tjerėt kishin zėnė vend atje ku duhej, qė tė mos linin tė fluturonte as zogu).
    - Ardhe, o be? Hajde, me kėmbė tė mbarė! Ne tė presim me sofrėn shtruar - i tha Malush Agai e i dha atij tunjatjetė burri, me kryet lart, me trupnė drejt, si lis.
    - Tunjatė, Malush Aga - ja ktheu Olloman Beu dhe mbajti kalin.
    Tashi na ishin ballė pėr ballė: aty poshtė, Olloman Beu me dyzet e ca dyfegje; atje lart, Malush Agai me pesė veta. Ky ish njė burrė i thyer e pak si i thinjur, po kolonė: kish njė sy tė fortė qė e vriste trimnė me njė tė pamė. Syri i tija bėnte sa pėr njėqind dyfegje. E na kish Malush Agai njė shkop thane nė dorė, me krrabė, e njė pisqollė nė silahe.
    - Mirė se na erdhe, Olloman Be. Tė them mirė se na erdhe, nė vjen si mik... Derėn tonė e ke tė hapur.
    Edhe e shikoi me njė sy kaq tė fortė, sa beu, nga ulk na u bė qengj i butė.
    - Nė ke ardhur ndryshe, e mira e sė mirės ėshtė tė mos bėsh njė ēap pėrpara, se...
    Olloman Beut ju drodh xhufk e festes fėr-fėr, si dridhet maja e kallmėrit kur fryn era. Pastaj, dalngadalė, e mblodhi veten, u hodhi njė sy trimave, qė prisnin urdhėr e tha:
    - Kam ardhur si kam ardhur, kjo ėshtė puna ime.
    Po ti, o Malush Aga, tė bėsh mirė e tė mė japėsh nė dorė ata qen a rajenj e ata derra fusharakė, qė kanė lėnė parmendat e kanė rėnė nė strehėn tėnde. Tė mė japėsh se ndryshe, besa, ke tė bėsh me kėtė koskė! - edhe i ra gjoksit me grusht.
    - E shkele fare, o Olloman Be i Karafil Agollit.
    E shkele, Zoti qė ėshtė njė e pa shok, e zure tė lėndosh thellė. Kėto viset tona, o be, kanė hequr tė zit e ullirit, me kamje e skamje, me jetė e mortje, po nuk janė turpėruar kurrė veēse nė ditėt e tua pėr punė nderi... Turpi qoftė yti e i oxhakut tėnd, se edhe ti je nga kėto vise. Turp, besa, turp!
    Zėri i Malush Agait, qė zakonisht ishte i butė e i ėrnbėl si bar pėr plagė, tani qe egėrsuar si njė pėrrua mali, kur zbret poshtė, vjeshtės, shkėmb mė shkėmb.
    - E ē'kėrkon tė na bėhesh ti, o be? Ali Pashė Tepelenė kėrkon tė na bėhesh, ė? Po as Ali Pasha, qė kish qenė pasha me tre bishtėrinj, nuk shkeli kaq vėngėr siē po shkel ti, o Olloman Be! Dėgjo tė tė them njė fjalė: unė s't'i jap nė dorė ata qė mė kanė kėrkuar strehė e krah edhe sikur ta di se nuk do tė mbetet gur mbi gur nga shtėpia time!
    Pastaj u kthye e u foli trimave tė beut:
    - Po ju, bre, si u bėn zemra tė bėhi qojle e vegla tė kėtij katili, qė i punon qindin kėtij vendi? Mė thoni: si? Beu na zvesh e na vret vėllezėrit, beu na rrėmben e ēnderon motrat, edhe ju: peqe-lepe! Pėrse? Pėr njė koromane! Turp, bre, se edhe ju kini pirė sisė nėne e kini ngrėnė bukėn qė e bėn bulku!
    Nga tė dyzet e pesė trimat e beut, ca unjėn kryet, ca kthyen sytė nė tė djathtė e nė tė mėngjėr, se nuk guxonin ta shikonin Malush Aganė.
    - Po ti, o Lite, ku e ke mendjen? Kėshtu tė ka porositur yt gjysh, qė e kam patur si baba, nė krye e sipėr? Ehe, yt gjysh i kish dalė njė herė e njė kohė zot kėtij vendi, kish luftuar gjersa ish vrarė. Po ti, o Zenel? Edhe ti, o Kajo? sa turp!
    Atėhere disa nga trimat e beut i kthyen kurrizin Olloman Beut, ju afruan Malush Agait, kokunjur e i thanė: «Na fal, Malush Aga. Ē'bėmė s'do bėjmė. U gėnjyem».
    Beut iu drodh buza, siē i qe dredhur xhufka e festes.
    E si tė mos i dridheshe kur pa se me njė fjalė goje, Malush Agai i mori gjithė ata trima? Malush Agai, qė s'kish nė dorė veēse njė krrabė e nė silahe vetėm njė pisqollė...
    - Jau bėj haram bukėn! - u thirri beu trimave. - Bukėn e bėn dheu e bulku. Me dirsėn e ballit.
    Ti nuk ua bėn dot haram, se s'ėshtė jotja. Po tė jetė pėr haram, ti, Olloman Be, je i pari qė e ke haram kėtė bukė, se e hėngre dhe e shkele.
    Tre semenė kaluar vunė dorė nė pisqollat e brezit e i nxuar qė t'i binin Malush Agait, po namėta ranė, qė atje ku ranė shtatė e tetė dyfegje bashkė edhe tė tre semenėt u rrėkėllyen poshtė, nė kėmbėt e kuajve, pėrpara se ta shkrepnin. Kuajt mbetnė pa zot e muar tatėpjetėn.
    Kur pa se qe kthyer fleta, Olloman Beu ktheu kalin e mori poshtė nė mes tė batareve tė. dyfegjeve qė zbraznin nė err trimat e Malush Agait qė thėrrisnin me tė tallur: «Isa-ha! Isa-ha! Zėre, laro! Kafshoje, balo!» - Beut i tundej nė erė xhufka e zezė e festes sė kuqe. Edhe ikte, ikte... Pas tij iknin ata njėzet e ca lanxho, qė i kishin mbetur besnikė gjer nė fund. Ama trimat e Malush Agait, qė kishin zėnė tėrė grykėn, kishin dalė nga pusitė e u thėrrisnin: «Isa-ha! Isa-ha!» - sikur t'u ndėrsenin qentė e stanit.
    Iku beu, si i thonė njė fjale, me bishtin ndėr shalė.
    Ama ish bėrė tym e zjarr nga zemėrimi. Kjo ishte hera e parė qė kish gjetur sharra gozhdėn.
    ...E ku je ti, more, ku je ti, se ē'ka ndodhur pas asaj dite nė viset tona! Shkuan bumbashirėt nė Manastir e nga Manastiri brenda nė Stamboll tė shpien fjalėn se Malush Aga Katunishti ngriti krye kundėr mbretit. Vetė Olloman Beu u ngrit e shkoi me njė torbė lira qė tė kėrkonte imdat. Solli taborė me bashibozukė, topēinj e kumbaraxhinj e ku ta di unė sa nizamė tė tjerė. Meqė nuk u zinte mė besė atyre tė vendit, dėrgoi e solli nga Dibra njerėz qė i paguante me ylyfe tė madhe.
    Plasi lufta. Bam kėtu, bam atje, ditė e natė. Po ku e zinte plumbi Malush Aganė? Nuk i druhej, po nuk e zinte. Pa edhe njerėzit e tija nuk e kursyen gjaknė: fusharakė e malėsorė bashkė, ēobenjtė e maleve.
    - Ashtu, ashtu! - ja bėri hanxhiu duke nagasur zjarrin. - Mė ka thėnė babai.
    - U vranė nga tė dy palėt e nuk fitoi asnjėra. Mė nė fund ardhi kartė nga Stambolli se mbreti kish zėnė luftė s'di me kė e thosh qė tė dy palėt - Malush Agai e Olloman Beu - ta linin tė tyren pėr mė vonė e tė vinin ta ndihmonin mbretin. Ardhi edhe njė ferman i madh qė thosh se Malush Agai ishte i falur, tė mblidhte trimat e tė shkonte nė luftė pėr mbretin.
    Malush Agai nuk i zuri besė e nuk shkoi tė luftonte pėr mbretin. As Olloman Beu nuk shkoi, por mblodhi e i dėrgoi redifė e bedelė. Lufta u platit, pothuaj u shojt fare. Olloman Beu nuk i ra mė Malush Agait, as Malush Agai nuk i ra Olloman Beut. Njerėzit punonin nė mal e nė fushė. Mirėpo uji fle, armiku s'fle. Olloman Beu solli edhe njerėz tė tjerė me ylyfe. Kėta i zunė njė herė pusi. Malush Agait ne gryka ku lajthittė juve udhėn qėparė, kur deshit t'ja merrnit me tė prerė, ne ay Lisi me dy bigla. Pas ca ditė, kur beu kish shtruar drekė tė madhe, nga gazi, njė i biri i Malush Agait ja lėshoi flakėn mespėrmes. E vrau.
    Pastaj prapė taborė me bashibozukė e nizamė, e rrethuan Katunishtin. U luftua sa u luftua me plumb e zjarr e mė nė fund u nxehėn kėta bura e dual sheshit, u prenė me jataganė... Fitoi turku: pashai i Manastirit...
    Xha Martini, kėputi fillin e rrėfimit e mbeti i mekur me sytė ne ēengeli i vatrės. Kur filloi sėrish dukej shumė i lodhur e mė plak se ē'ish.
    - Po, u vranė, u shuan. Tė nipnė e Malush Agait qė ish shkėndija e fundit e vatrės, e muar e e shpunė nė Rabistan, atje ku piqet dheu me qiellin. Atėhere Hodua - se Hodo i thoshin tė nipit - ishte i vogėl: shtatė a tetė vjeē. Atje e mbajtėn, atje e rritėn, atje e martuan. Pas njėzet e ca vjet, turku e dėrgoi kajmekam nė viset tona. I thoshin Hajdar Efendi...
    Xha Martini fshiu ballin e dirsur, tundi dy a tri herė pėllėmbėn e hapur pėrpara syve tė perdelisur, sikur tė desh tė largonte errėsirėn.
    - Eh, more djem, i keq qenka ky i verbosur dhe i huaj: ta merr gjuhėn e nėnės, ta shtrembėron shpirtin, ta prish. Atje, larg, Hodua i Katunishtit e kish harruar fare shqipen tonė, fliste vetėm turēe e arapēe, me terxhuman. Shumė thoshin se e dinte, po nuk desh ta fliste, se i vinte turp t'i thosh vetes shqiptar. Kajmekam Hajdar Efendi Katunishti u pėrpoq me mish e shpirt tė shtronte malet nėn kėmbėt e mbretit tė turkut e tė belerėve. Hajde, hajde: malet qė kish mbrojtur i gjyshi, Malush Aga Katunishti!...
    Jashtė kollozhegu ish ngritur mė kėmbė me tė bijtė e tė bijat e me soj e sorollopnė e bėnte gjėmė tė madhe qė tė shembte e tė zhdukte ēdo gjė tė gjallė. Fjalėt u shojtėn me pishėn e fundit tė pishtarit e me plloskėn e fundit, qė mbeti e zbrazur. Llavat e ujqve, qė i vinin rrotull hanit, alurinin sa tė kallnin lemerinė. Tufani frynte nėpėr hatuj.
    Zgjata kryet ne oxhaku dhe pashė qiellin e kthjellėt si pikė loti. Hėna ndriēonte flokėt e dėborės qė zbrisnin poshtė duke luar valle. U vėshtolla me gunėn e tharė e bėra si gjithė shokėt: rashė tė flė, Fjeta e u zgjova, fjeta e u zgjova, sepse mė dukej sikur dėgjoja tė thirrura e tė lebetitura. A mos thėrrisnin njerėzit e gozhduar tė gjallė nė ato kamaret e avllisė tė hanit tė Olloman Beut? Kushedi...

  16. #56

    MITRUSH KUTELI - tregim

    PĖRTEJ VALĖVE TĖ KOHĖS
    NATĖ GUSHTI



    I
    Tė vėrtetėn e sė vėrtetės, as unė s’di t’ju them sa breza kanė shkuar qė kur u prish e u shkretua Katjeli i Mokrės.
    Mbaj mėnt vetėm se kam dėgjuar nga pleqtė e lashtė, e kėta nga pleqtė e tyre, se ky Katjeli i Mokrės paska patur qėnė dikur – ndofta pesė-a-gjashtė breza pėrpara nesh – njė fshat i math e i begaēmė fort. Vėndėsit e tija paskėshin qėnė trima tė ndjerė e paskėshin lėftuar me tė vėrtet si burra nė ballėn e burrave pėr tė mbruar vendin e nderė nga turku.
    Nga ky shkak turqit kur e muarr e paskan shkretuar qė nga themeli.
    Sot, nė gjithė grykėn ku pat qėnė njėherė katundi janė pėrhapur pyje gėshtenjash, driza e dėllinja. Viset sheshe tė pllajavet janė bėrė luadhe e ara ku thekri na rritet dy bojė njeriu. Nė vise-vise duken edhe sot, afron njė me dhenė, themelet e murevet tė vjetėr, si krėhėrė tė dalė nga lėndina. Nė vjeshtė a nė prenverė kur damalugu hap brazdat e dheut qė dėrmohet si bukėvale, andej-kėndej dalin copa pploēa tė gėdhendura me dorė e tulla tė kuqe mun si flaka e zjarrit. Nė dimbėr zbresin gjer kėtu poshtė bishat e malit.
    Vetėm kjo kodra e Shėn e Djelės ku pat qėnė dikur kisha e fshatit, ka mbetur edhe sot e pacėnosur prej dorės sė njeriut. Vendi i saj as lėrohet, as mbillet, as korret. Kėtu njihen edhe sot murishtat e vjetra tė kishės e rrasat e rėnda tė themelit tė pa blojtura prej kohės. Rreth-e-rrotull, nėpėr plisa e fjer, duken gurė varresh me ēipe tė mbuluar me myshk. Nė mes tė Kishės sė Shėn e Djelės qė i pėrngjan njėj anije sė fundosur nėr ujra, dheu ėshtė pak si i batisur dhe ēapet e njeriut godasin mė bosh.
    Njė pėlhurė fshehtėsije, qė tė bėn tė bjesh nė mendime, mbulon tė gjitha kėto vise e gėrmadhat e lashta. Fshatarėt qė ngjiten tė korrin thekrat a tė mbledhin gėshtenjat edhe barinjtė e bagėtive rrėfejnė se shumė herė, e mė fort nė netėt me hėnė, dalin e shėtisėn nėpėr murishta e lėndina njerės tė mbėdhenj tė veshur me mėngore e fustane tė bardha, edhe treten pastaj, rishtas, mė tė thyerėt tė natės.
    Vraga qė nis nga an’ e djathtė e Shėn e Djelės zbret nė fshat buzė-liqerit, kur se ajo qė nis nga an’ e mėngjėr, ndrethon nėpėr pyllin e dendur tė gėshtenjave duke ngjitur e dyke zbritur kurrizet e ēukave, e del mi Gurin e Kol Branės, njė rrasė e lartėr dy-tre hostene qė qėndron vėngėr mi greminat e bregut.
    Rrėfejnė gojė-pas-goje pleqėt e lashtė se kėtu pat qėnė nė kohėrat e vjetra, njė qytezė e vogėl, qyteza e Zotit Kol Branė Katjelit.
    Edhe thonė se kėtij Kolė Branės i paskan humbur nė luftėrat e pėrgjakėshme tė asaj kohe, kur hyri turku nė Shqipėri, tė pesė djemtė e gjithė nipėrija. Edhe si u sosnė kėta tė gjithė edhe turqit iu afruan Katjelit, Kol Brana ngjiti shkallėt e gurta tė qytezės, mbylli dyerėt edhe priti tė afrohet rrebeshi. E atėhere kur ardhi armiku as dora as kėmba nuk iu droth nga pleqėrija. Shumė kohė gryka buēiti si buēet kur lėftojnė trimat e ballit. Lėftonte Zoti Kol Brana vetė…
    Mė von, kur kėshtjella ra, nuk u gjend brenda pėrveē se njė plak i thinjur me gjoksin e mbushur plot plagė. Zoti Kol Brana i Katjelit tė Mokrės nuk ishte mź nė jetė.
    Qė asaj kohe muret e kėshtjellės u gremisnė e mbretėrija e dėllinjave i mori vėndin. Vetėm guri i Kol Branės, si i thonė edhe sot, ka mbetur i patundur prej valėvet tė kohės e prej valėvet tė turkut.


    II
    Vėndin ku pat qėnė dikur Katjeli i Mokrės edhe kisha e Shėn e Djelės e kam shkelur dendur vetė me kėmbėt e mija.
    Nė vogėli ne djemuria e fshatit ngjiteshim gjer atje pėr tė mbledhur, si pas zakonit tė vjetėr, poleska e manushaqe pėr llazoret e vashave. Kjo ngjante nė Mars a nė Prill kur gjelbėronin pllajat e korijevet e kur tė velte era e luleve. Vinim pastaj mė von pėr tė marrė shėndet, kur lulėzonin gėshtenjat dyke u ngarkuar me xhigerė tė bardhė e tė verdhė. Kur sbriste tatėpjetė era e malit, sillte gjer brenda nė fshat fije nga lulet e tyre.
    Shėmbitrit e Listopathit, gjer sa afroheshe dėbora, ngjiteshim dendur pėr tė mbledhur ndonjė gėshtenjė nga drutė e Gjergollinjve.
    Po e vėrteta ėshtė se nė atė kohė vinja nė Katjel ditėn e kėthehesha mė tė ngrysur. Rasti pėr tė ndenjur njė natė tė tėrė m’utfaq mė von, sot e disa vjet.
    E ja se qysh:
    Atij moti kisha ardhur sė largu, nga vėnd’ i huaj, pėr tė shkuar pushimet e verės. Kisha dėgjuar se dy miq tė mirė tė derės s’onė, e mbase far’ e fis, mirreshin me kėrkimin e haznave nėpėr male. E prandaj, sa mbante vera e gjer afrohej Shėmbitri, shėtisnin viset e Mokrės mal-mė-mal e breg-mė-breg tė tėrhequr prej ndriēimit magjistar tė florinjve qė i thėrrisnin ndėnėdhe.
    E drejta ėshtė se bota e fshatit qeshnin me ‘ta po kjo nuku i ndalonte asfare tė shėkojnė punėn si u thesh shpirti.
    Njė natė njėrit prej tyre iu paskej fanitur nė ėndėr njė vashė e re, e veshur nė tė bardha, si vishen grarija e Mokrės, edhe i paskej thėnė:
    -Jam ne Shėn e Djela e Katjelit, njėzet e pesė pash nga kisha, andej nga e djathta, as eja e mė nxir.
    Kjo i paskej ngjarė mė dy javė tė Gushtit, mė tė gėdhirė tė Shėmėrisė. Edhe ky si paskej pritur disa ditė gjer tė pėrtėritet hėna, e pastaj nė njė ndajnatė, me shoknė tjatėr e me mua bashkė, ngjiti grykėn e Katjelit.
    Ishim nė Shėn e Djelė kur hėnėza e re filloj tė ngrihet qė pėrtej Malit tė Thatė. E kuqe si prushi nė fillim, kjo hėn’ e Gushtit na u bė mė von si e larė me ergjėnd. E gjithė malet e gjithė brigjet edhe gjith liqeri u mbuluan me njė linjė tė bardhė…
    Miqtė e mij qė s’kishin kohė tė vėshtrojnė as hėnė e as ēudit e kėsaj nate Gushti, nxuar nga torba njė litar e disa kazma, shėnuan vėndin njėzet e pesė pashe nga an’ e djathtė e mezit tė kishės edhe nisnė tė rėmojnė. Nė fillim rėmuan qė tė dy e mė pastaj, kur gropa u fellua, radhė pas radhe njėri punonte kazmėn dhe tjetri lopatėn. Toka ish e ngjeshur fort dhe pa e lidhur me fije rėnje gėshtenje.
    Puna mbajti afron dy orė, gjer sa hėna u ngjit gjer nė mezin e kubes sė qellit.
    E nė qetėsinė e fellė tė kėsaj nate vere goditjet e kazmės sikur ishin rėnkime tė mbytura qė dilnin nga bota tjatėr.
    Nga do-njė shpes pa fole dilte dendur prej pylli e si hithte hijen e vet mi murishtat e Shėn e Djelės, humbiste rishtas nė pyll.
    E kazma rėmonte-rėmonte e rėnkimet e botės tjatėr madhoheshin-madhoheshin…
    Tanithi nė gropė na u shfaq njė lloj shtrati i hirtė porsi gur shurishte dhe midis tij disa drudheza tė bardha qė ngjanin me disa iskra eshtrash.
    Kazma pushoj.
    -Kėtu paska qėnė njė varr, pėshpėriti njėri nga miqtė qė ish brenda nė gropė.
    Tjatri u unj, mori pak dhe nė dorė e thėrmoj midis gishtėrinjvet pa foli pakėz mė von:
    -Varr paska qėnė, vėrtet…
    Dhe shtoj:
    -Jemi nė varret e Katjelit tė moēmė.
    U unja edhe unė pranė gropės sė hapur dyke gjunjėzuar nė tokėn e nxjerė jashtė. Atėhere njė dorė u sgjat sė brėndėshmi, dora e mikut pa fjalė, e mė la nė pėllėmbė njė aspėr tė bardhė, – njė lloj kostandinari me shkronja tė blojtura. Pas pak dora dolli sė rish me njė kryqėz tė artė e me njė send tė ēudiēmė qė i pėrngjante njėj vėthi. Tė paktėn kėsilloj gjykuam e vendosmė ne tė tre. Dhe me qėnė se vendosmė kėsilloj, shokėt vėzhguan me vėrrejtje tė himėt tė gjejnė edhe tjatrin. Po vėzhgimi na dolli i kotė se vėthi tjatėr duket se u pat pėrzjerė me tokėn nė rėmitje e sipėr dhe nė vėnd tė vėthit gjetmė njė lloj rėnje qė mbante erė temjani.
    Ky pat qėnė thesari qė nxuarmė nė Shėn e Djelė nė atė mesnate Gushti me hėnėn pesėmbėdhjetė mi krye.
    Shokėt e mij nuk ishin as fort tė gėzuar as fort tė dėshpėruar. Si pas gjuhės sė tyre nė kėtė gjah tė thesarėve nuk lispet tė dėshpėrohesh lehtė se vjen nata e lumtur kur njėherė e njėherė… E mė fort se kėtė radhė kishin gjyrmėn e thesarit i cili mundet tė gjindej ose pesė pash mė lart ose pesė pash mė poshtė.
    Mua kjo ngjarje mė vuri nė mendime. E kur miqtė e mij hithnin prapė gropė nė dherin e nxjerė qė tė mos lenė as njė gjyrmė, unė rashė tė ēlodhem nėr barishta. Qė brenda nga gjiri i pyllit ndjenja tani shkoqitur rėgėtimet e mburimeve. Pėrtej midis malesh dukej njė ēip i liqerit i iskrosur prej do-njė ere qė sbriste nga gryka.
    -Vallė ē’mall e ē’dėshirė e pat shtyrė vashėn e varrit t’i shtihet nė ėndėr njėj gjahtori thesarėsh? Mos e shrėngonte, vallė, fort ky zėndani i varrit a mos dėshėronte tė vėshtrojė hėnėn e plotė e tė ndjejė erėn e lulevet dhe tė barit qė sbriste nga malet? A mos e kish marrė malli pėr tingėllimin e zilevet e pėr rėgėtimėn e krojt?
    E sikur mė vinte keq se nuk u paskesha lindur nė njė kohė tjatėr disa breza pėrpara.
    E kur mendohesha kėsilloj gropa u pat mbuluar e sheshuar e mi ‘tė ish ndezur tani njė zjarr me shkorreta pėr tė humbur gjyrmėn e kėrkimevet. E mua ky zjarri mė dukej sikur ish nuri qė digjej mi varrin e njė vashe qė pat vdekur e re.
    Me qėnė se kjo natė ish e bukur po si njė natė pralle si s’rrėfehet dot me gojė, gjumin e parė vendosmė t’a bėjmė nė njė padinė tė vogėl me bar tė njomė, pėrmi krua.
    -Nuk ėshtė mirė tė flemė pranė krojt, foli njėri nga shokėt, se natėn vozitėn hije.
    -Ky vėnd ėshtė i shkelur nga tė bardhat, vazhdoi gjith ay me njė lloj dridhje tė fshehtė nė zemėr.
    Po sepse ne s’i vumė veshin, fjalėt e tij i mori era edhe ay ra pas vragės s’onė.
    Shtruam disa shtrate fjer nė padinė edhe ramė tė flemė. Mbulesė kishim qellin e sbardhėllyer prej pahut tė hėnės. Fjeri e gjethet na mbytnin me erėn e tyre. E sa tė nėmėrosh gjer mė pesė, miqtė e mij i zuri gjumi.
    Vetėm mua harroj tė mė zerė. Rinja nė shtratin e njomė me duart nėnė krye: vėshtronja qellin e dėgjonja rėgėtimet e krojt dhe rėnkimet e mbytura tė pyllit. Qė tė largoj mendimet e pyetjet e vetė-vetes fillova tė nėmėroj yjet. E ndava kuben qė sipėr meje nė tri pjesė me vija preēarthe edhe nisa qė nga pjesa qė mi Rrėzhan. Vura mė nj’anė tridhjet e tre yj mė tė ndriēmė, dyzet e pesė mė tė shuar dhe nuk di sa yjeze tė tretura. Kėto tė fudnit lėvrinin pa pushuar e dukeshin e ēdukeshin rishtas sa qė syt e mij nuk kishin se qysh t’u dalin zot. Pastaj, s’di se qysh, vijat e mija u fshinė dhe yjtė u ngatėruan po si mendimi im.
    M’u kujtua befas pralla e Bir’ tė Mbret, dhe e vashės sė kopshtarit qė i ngjante nga bukurija sė Bukurės sė Dheut:
    -Vashė, o moj vashė, sa yjez ka qelli?
    -O i Bir’ i Mbret, o i Bir’ i Mbret, sa lule ka fusha?
    Pa dalngadal-e-dalngadal pyetjet e pėrgjigjiet ē’u bėnė ujem me yjt e Rrėzhanit e me rėgėtimet e mburimit. E m’u duk befas sikur nga hija e gėshtenjave dolli njė linj e bardhė e shkiti si njė erė gjer ne padina jonė e nga mezi i saj ē’u fanit njė vashė.
    - Flenė qė tė tre? – pyeti njė zė i njomė.
    - Flenė, iu pėrgjigj njė tjatėr. Edhe ndjeva pastaj sikur njė dorė e bryllėt, pa fjalė dora e vashės linjė-madhe, m’i preku e m’i magjepsi qėpallat…
    Atėhere fjeta me tė vėrtet.


    III
    …Dalngadal-e-dalngadal sikur prej qėnies tė sotme filloj tė ngrihet njė lloj mbulese e himėt e hendur prej valėvet tė kohės. Kjo na i ngjante njė pėlhure tė ngjyrė hiri qė u hepua, u tret e firos nė mugėtirė. Atėhere palėt e dheut e tė lėndinavet, tė derdhura mi mure e gurė, se ē’u tėrhoqnė mė nj’anė si pas njė urdhėrate, edhe, sa tė mbyllėsh e tė hapėsh sytė, tė gjitha ndėrtesat e moēme u rritnė sikush nė vendin e parė. Tani Katjeli i Mokrės, ky fshat i bukur i Zotit Nikoll Branės, m’u faneps ashtu sikundėr se pat qėnė katėr-a-pesė breza njeriu mė parė.
    Nė fillim thashė se jam nė ėndėr a mė pat magjepsur dora e bryllėt e vashės qė dolli nga fletėt e gėshtenjavet e prandaj rraha tė gjej fillin e vėrtetė tė qėnies sė vėrtetė. Sepse unė ndjenja nė shpirt njėlloj pėrzjerje midis dy shekuj tė ndryshmė. Katjeli ish, pa fjalė, Katjel, me kopshte e shtėpi tė gurta sindozot qė pat qėnė qėmoti, po mėndja ime kish mbetur nė njė mot tjatėr mė tė ri. Ndjenja sikur gjendesha midis dy botė tė ngatėruara njėra me tjatrėn: bota sotme dhe bota e perėnduar. Disa grima m’u duk edhe sikur gjendesha nė dy vise tė ndryshme: nė gėrmadhat afron pa gjyrmė tė Katjelit dhe nė Katjelin e moēmė tė pa cėnosur prej tallazevet tė kohės.
    Po, pėr fatin t’im, kjo gjendje nuk u sgjat fort sepse mėndja m’u kthjelltėsua shpejt e shpejt edhe ja se ē’u gjenda krejt, me trup e shpirt, nė Katjelin e Mokrės nė kohėn e Zotit tė Shqipėrisė Gjergj Kastrioti.
    Shtėpitė e fshatit ishin tė gurta e tė mbuluara me plloēa tė gėdhėndura mir e bukur dhe rruga e shtruar me gurė shpinte ne kisha e Zonjės Shėn e Djelė.
    E ē’u pikasa se unė qėnkėsha Rodovani, Rodovani i Vllastar Katjelit, djalė i ri i veshur me mėngore liri, me kallca e me fustane kinda-kinda. Pa m’u kujtua se atėhere, nė vitin e Tėnėzot njė mijė e katėr qint e gjashtėdhjet e tre, mbretėronte nė zemrėn t’ime Engjėllina, Engjėllina e motra e Kostandinit. Kjo Engjėllina na ish nga bukurija mi gjithė shoqet e fshatit e ky Kostandini na ish trimthi mė i ndjerė e vėllajthi im m’i dhemshur. Edhe sepse mė kish marrė malli fort pėr kėtė tė fejuarėn e spirtit t’im pata sbritur asaj dite ne Kroj ku vinin pėr ujė vashat e Katjelit. Po se atė ditė ne Kroj nuk u patnė ndodhur pėrveē se dy vasha tė tjera. E njėra prej tyre, qė m’a dinte brengėn e tetėmbėdhjetė vjeteve, mė pat folur kėsilloj:
    -Rodovan, o Rodovan, Engjėllina vasha jote sė bashku me Kostandinin po tė pret ne Zonja Shėn e Djelė ku do fillojė vallja e Ristozit Tėnėzot.
    Atėhere m’u kujtua se, me tė vėrtet, ish dit e tretė e Pashkės sė Madhe kur vashat e fshatit heqin vallen e Ristozit ne Sheshi i Shėn e Djelės.
    Atje ē’e pashė, me tė vėrtet, Engjėllinėn t’ime tė bukur si ftoj i bardhė, tė bryllėt si er’ e malit.
    Disa nga vashat e fshatit t’ėnė kėndonin kėngėn e Ristozit me njė zė qė tė lavoste shpirtin dhe tė tjerat hiqnin vallen dyke dredhur e pėrdredhur bel e hollė si mėnjolla. Engjėllina ime se ē’mė ish nė kryen e valles dhe gjithė syt e botės se ē’i ndiqnin me ēudi mjeshtėrinė plot magji tė valles. Pa se kur m’a hasi vėshtrimin fytyra se ē’iu ndes si prushi edhe unji kryet tatėpjetė. Atėhere, qė t’iu them tė drejtėn e Zotit, nga malli e gazi shpirti m’u pat dredhur sindozot se dridhet flet e plepit kur fryn era e ndajnatės.
    Po se asohere njė grimė vetėm, njė grimė tė errėt, kur i pashė kryqėthin e gushės edhe vėthėzat e veshit m’u pat kujtuar kjo jet’ e sotme, ėndra e mikut t’im me vashėn q’e pat thirrur nė Shėn e Djelė, gropa e hapur nė njė natė me hėnė pikėrisht nė vėndin ku mė buzėqeshte aqe ėmbėl Engjėllina ime, dhe jeta e bot’ e tėrė m’u patnė dukur tė murrme e pa shije si uji pas njė lėngate.
    Pikėrisht atėēas ndjeva mi sup dorėn e Kostandinit edhe fytyra e tij qė mė nxirte mallin e Engjėllinės s’ime mė solli rishtas nė ujrat e para tė lume.
    -Rodovan, vėllajthi im, pėrse tė shoh tė errėsuar?
    E atėhere pushoj vallja e vashave e Engjėllina na ardhi pranė. E kur mė ardhi Engjėllina pranė m’u sikur njė djellė m’u pat lindur nė shpirt…
    U gjenda pastaj nė njė tjatėr shesh, ne sheshi i burravet, ku trimat e fshatit me Kostandinė nė krye, tregonin mjeshtėrinė e shigjetės e tė shpatės. E ish asaj dite nė Katjelin e Mokrės njė brithmė e njė gas si nuk pat qėnė asnjėherė.
    …Pastaj, s’di se qysh, filli i jetės sė parė sikur u kėput pre dore njeriu.
    Unė Rodovani i Vllastarit sikur isha gjith nė Katjelin e Mokrės po se tanithi ky fshati ynė sikur paskėshe humbur brithmėn e gazin e parė. Njė ushtėtar kaluar paskej sjellė brenda nė fshat lajmin e zi se qeni turk po vintej nė viset t’ona dyke vrarė e prerė ē’do gjė tė gjallė.
    Ndjeva asohere se qė nga kodra e Shėn e Djelės sbriste tatėpjetė tingėllimi i dredhur i kambanės qė hepohej e tretej nė grykėn e lumit sindėkur sbriste nė njė tjatėr botė. Djemt e fshatit me shtijza nė dorė e shpata pėr brezi ngjiteshin nė nxitim e sipėr nė kodrėn e kishės ku do mblidhej pleqėrija. Pa m’u duk sikur burrat e fshatit t’ėnė paskėshin shkuar nė luftė e dhogat e zeza qė mbyllnin dritaret tregonin se shumė nga shtėpitė e Katjelit kishin mbetur tė shkreta e pa zot.
    Nxitova ēapet qė tė arrij shokėt. U gjendmė befas ne Sheshi i Shėn e Djelės ku ish mbledhur gjithė fshati pėr kuvend e bisedim. Tingėlli i kambanės ish shojtur dhe njė pushim i rėndė kish rėnė mi gjithė botėn.
    Qė brenda, nga Kisha e Zonjės Shėn e Djelė vinin pėshpėritje tė mbytura.
    Pleqtė e tė parėt, tė gjithė veshur me floke tė bardha, nxuar kėsulat e hynė dyke u krusur nė derėn e unjtėr tė faltores.
    Sbrita edhe unė shkallėt e gurta edhe u gjenda nė Shėn e Djelė.
    Erė temjani e qirinjsh.
    Flagė tė arta kandilesh.
    Zėri i ngadalshmė i uratės.
    -T’i lutemi Tėnėzotit…
    Pleqtė qėndronin kryeunjur e dėgjonin me bindje tė kėnduarat e lutjet qė vinin nga alltari. Plakat e gratė u luteshin koravet.
    -Ynėzot! Ynėzot!… na mbaj nė hijen T’ėnde!
    -Ynėzot! Ynėzot!… na mbruaj nga armiku!
    -Ynėzot! Ynėzot!… na mbruaj foshnjat e tė miturit!
    -Ynėzot! Ynėzot! Ynėzot!…
    Ē’u gjenda pastaj sėrish nė Shesh.
    Pleqtė kishin ndenjur nė lėndinė, pranė varrevet, e bisedonin.
    Ne tė rinjtė qėndronim mė kėmbė, pakėz mė tej.
    Burrat midis moshės s’onė e midis pleqvet ishin tė paktė. Kėta kishin zėnė grykat e viset ku do shkonte qeni turk.
    Qetėsi e rėndė si plumbi.
    Pleqtė e ndjerė mbaruan kuvendin edhe u ngritnė nė kėmbė. Ne tė rinjtė, qė ishim si do-nja njė qint veta, u afruam. Disa gra tė thyera nga mosha e nga brengat bėnė dy-tre ēape.
    Pa midis pleqvet se ē’dolli njė plak bujar i lashtė e shpatull-gjėrė, si ishin burrat e asaj kohe, e na vėshtroj me njė vėshtrim shqiponje.
    Ky qėnke vetė Zoti Nikoll Brana i Katjelit.
    Dikush mė pėshpėriti:
    -Ligjėron ynė-Zot Nikoll Brana.
    E me tė vėrtet pas dy-tri grimave dėgjova kuvėndin e Zotit Nikoll Branė Katjelit.
    Na foli mi tė kėqijat qė punonte turku qė linte kudo shkelte hi e varre, mi luftat e pareshtura tė arbėrvet e mi trimėritė e tyre.
    Pastaj, e kėtu ē’iu paskej errur balli si nata, kuvėndoj mi njė armik nga gjaku arbėr me emrin Ballaban qė vinte nė ballėn e turkut pėr tė prishur vėllezėrit e vendin e tij.
    -Mallkuar qoftė pėr jetėn e jetės, foli urata i Shėn e Djelės.
    -Mallkuar qoftė bres-pas-bresi! Mallkuar qoftė! – folė pleqėrija.
    -Prej shpate arbėri iu derthtė gjaku, mbylli Zoti Nikoll Brana.
    E pastaj ē’u bė disa grime qetėsije qė tė pėrmbushet mallkimi. Tingėllimi i kambanės, i dalė vet-vetiu, e shpuri pėrtej, mbase vetė ne Zot i math e i vėrtetė.
    Ky Zoti Kol Brana ē’na u drejtua pastaj neve tė rinjve e na ligjėroj kuvendin qė kish dėrguar Gjergj Kastrioti, Prengu i Krujės e Kryezoti i arbėrit: t’i bjemė befas turkut nga malet e t’i japėm gjėmėn e zezė.
    Djemtė ngritnė lart shpatat dyke u lidhur pėr besėn e arbėrit e pėr Tėnėzotin.
    Urata na bekoj, mėmat na pushtuan me lotė nėr sy.
    Mua mė rrihte zemra si zogu nė leqe se ndjehesha si i ndarė midis dy botė tė ndryshme…
    Befas m’u pat fanitur pėrpara Gjoni i Prendit i veshur me fustane kinda-kinda, me helme nė krye, me pafta ergjėndi nė gjoks e me shtijėzė nė dorė. Ish nga trupi i kalorisė.
    -Eja, Rodovan, pėr Tėnėzotin…
    Atėhere u ndjeva rishtas i gjith asaj bote dhe hyra midis shokėvet. Zoti Nikoll Brana qė ish nė kryet t’ėnė, nipėr e stėrnipėr, i ngjante njėj Shėndėlliu-plak me shpatė nė dorė…
    Hodha vėshtrimin pėrtej e m’u duk sikur njė vashė, qė i pėrngjante kėsaj Engjėllinės s’ime, mė vėshtronte me mall e brengė e ndofta dyke lotuar.

    Kėtu filli i ėndrės sė katjelit m’u kėput befas.
    U zgjova i lodhur.
    Era shushėlliste midis fletėvet tė gėshtenjavet. Hije tė rėnda lėngonin mi murishtat e Katjelit.
    Hėna po zhdukej pėrtej Rrėzhanit tė Mokrės edhe liqeri hynte nė t’errėt.

  17. #57

    Mitrush Kuteli

    Mitrush Kuteli - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  18. #58
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Lufta e heshtur e Mitrush Kutelit

    “Po ndalem kėtu. Jeta ime ka qėnė kaluar mbi periudha tė ndryshme. Unė kam dashuruar shumė, kam urryer shumė, kam punuar shumė dhe... fatkeqėsisht, kam gabuar shumė. Po kurrė s’kam ndjekur karjerėn dhe pasurinė. Po tė desha tė pasurohesha, kisha njėmijė mundėsi – duke ia shitur shpirtin shejtanit. Po s’e kam bėrė. Pėr punėn time kam kėrkuar pagesėn, qė tė vazhdoj tė punoj dhe tė rris fėmijėt. As sot s’kam dėshirė tjetėr: tė punoj nė kėta pak vjet qė mė kanė mbetur.”

    Janė radhėt pėrmbyllėse tė shėnimeve tė Dhimitėr Paskos qė shoqėrojnė “Ditarin e Ekonomistit” i botuar i plotė pranverėn e shkuar (Botimit i parė “Tri problema nė lidhje me Bankėn Kombėtare”, Konstancė, 1932, “goditja e parė me baza shkencore qė i bėhej kapitalit italjan nė Shqipėri”, nga drejtori i ardhshėm i Bankės Kombėtare nė periudhėn e fundit tė luftės).

    Atalanta Pasko, vajza e dytė e autorit, e palodhur nė kėtė rrugė 20-vjeēare tė botimit tė veprės sė tė atit, i pėrgjigjet disa pyetjeve tė “Shekullit” qė marrin shkas nga ditari i vitit 1943-’44 dhe refleksionet e vitit 1960 dhe qė kanė tė bėjnė me momente shėnuese tė jetės sė mėpastajme tė Dhimitėr Paskos (1907-1967): lufta e heshtur nė Bankėn e Shtetit, dėnimi me burg dhe mbijetesa nė kampin e Maliqit, liria e kufizuar krijuese pėr atė qė kishte qenė njė nga themeluesit e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė.

    Vepra e Kutelit e ka provuar veten qė ėshtė nga ato vepra qė e kanė jetėn pas vdekjes sė autorit: “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”, “Vjeshta e Xheladin beut”, “Net shqiptare”, “Xinxifillua”, “Sulm e lotė”, “Mall e brengė”, “Shėnime letrare”, pėrkthimet letrare, por edhe ato vlera shpirtėrore tė cilave iu referohet kjo intervistė me Atalanta Paskon.

    Familja, fėmijėt e Dhimitėr Paskos pėrbėjnė njė model tė rrallė trashėgimtarėsh nė botėn e letrave shqipe qė pėrpiqen pėr tė pėrmbushur vullnetin letrar tė autorit me fisnikėri e dinjitet, pa ankesė e pa ia shtrirė dorėn ndonjė autoriteti e institucioni.

    Sot, 13 shtator, ėshtė pėrvjetori i lindjes sė Mitrush Kutelit. Nė fakt, viti 2012 shėnon 105-vjetorin e lindjes dhe 45-vjetorin e vdekjes.



    Ēfarė ju ngjallin pėrvjetorėt e lindjes ēdo 13 shtator?

    Ėshtė ditė gėzimi, por asnjė nga ne s’ka patur mundėsinė tė gėzohet nga lindja e prindit tė vet. Kėshtu qė ne jemi mė shumė tė vetėdijshėm pėr vdekjen. Duke patur parasysh edhe pėrvojat e jetuara, ėshtė njė gėzim i pėrzier me trishtim tė thellė. Kjo datė ėshtė shumė komplekse, sepse 13 shtatori ėshtė dhe data e lindjes sė nėnės, qė ka lindur 16 vjet mė vonė se babai dhe ėshtė data e lindjes sė nipit qė ka marrė emrin e tij, Dhimitėr Pasko, i lindur mė 13 shtator tė ’84-s. Gjithsesi gėzimi i lindjes bėhet gėzim lindje nė shtėpinė tonė.


    Ditari i Dhimitėr Paskos qė shoqėron analizėn shkencore pėr Bankėn e Shqipėrisė nis nė nėntor 1943. Nė aspektin njerėzor ėshtė njė periudhė ankthi e pėrjetimit tė luftės, por edhe kohė zie pėr vdekjen e tė atit shtatorin e atij viti. Vuajtja e Paskos, ėndrrat, mėrzia e trishtimi janė kryefjala e kėtyre shėnimeve.

    Kur shkonim nė Pogradec, do shkonim patjetėr nė varreza. Baba na merrte ne tė vegjėl: “Hajde tani, do shkojmė nė Shėn Prokop.” Qė tė shkoje nė Shėn Prokop duhej tė kaloje nga njė rrugė qė ēonte nė varreza. Shkonim atje, rrinim njė ēikė. Aty, te varri i babės, babės i dilte njė pikė loti. Rrinte ai dhe ne rrinim, e respektonim. Prandaj ne nuk kemi patur asnjėherė frikė nga varret, sepse na merrte gjithnjė me vete.


    Po tė shkojmė nė origjinėn e Paskos, cilat ishin lidhjet e tij me tė atin? E kishte pėr model?

    Model ndershmėrie, model komunikimi, po. Sepse gjyshi sillte libra shqip nė kohėn kur nuk ishte pavarėsuar Shqipėria dhe i fuste fshehurazi nėpėr ikona. Papritur u tha qė Pandi Pasko merreshe me tregti ikonash. Nė fakt, brenda ikonave ishin librat shqip. Kėto zbuloheshin dhe ai e kishte gjithnjė njė jatak gati nė burg, e priste pėr shkak tė librave shqipe. Lidhjet i kishte me disa nga patriotėt e kohės qė hynin nė shtėpi. Dhe i ka pėrjetuar kėto Mitrushi. I ati ishte njeri qė kishte punuar shumė nė mėrgim, murator nė Vllahi pėr tė ndėrtuar jetėn e tij. Familjen e krijoi vonė, kur ishte dyzet vjeē burrė pikėrisht pėr tė krijuar mundėsitė ekonomike. Njeri i hapur ndaj dijes.


    Dhe pastaj nė kėtė trashėgimi, ishte babai juaj modeli juaj?

    Me vetėdije a pa vetėdije prindėrit bėhen model. Ndonjėherė mund tė jenė edhe antimodel. Pėr ne ka qenė model, ka qenė mėnyra e tė gjykuarit, e tė vėshtruarit tė ngjarjeve qė na shpalosen pėrpara syve.



    Pas ’90-s nė krahasim me atė harresė qė iu vesh pėr sė gjalli, vepra e tij letrare ka fituar vlerat e njė vepre postum, ėshtė konsoliduar njohja dhe vendi i saj te lexuesi.

    Filloi tė kėrkohet mė shumė. Nė radhė tė parė nga Kosova. Mua mė ka bėrė pėrshtypje qė gjuha e Kutelit i kapėrcen kufijtė e njė dialekti. Sepse e ndjejnė fort edhe nė Kosovė ku filluan ta shoshitin atė vepėr qė ishte penguar kot. Ajo ishte njė vepėr jo politike, thellėsisht shqiptare. Megjithatė ishin krijuar rrethanat qė ishte konsideruar si shkrimtar borgjez, shkrimtar anti-jugosllav, sepse foli ashpėr nė mbrojtje tė Kosovės. Kėto gjėra filluan tė ndryshojnė me shpalljen e krahinės autonome tė Kosovės dhe me lėvizjen e njerėzve kėtej e andej kufirit u botuan edhe ato qė kishte pėrgatitur e ripunuar ai.


    Pėrcaktimet qė e futėn nė hije Kutelin pėr disa dhjetėvjeēarė i kanė bėrė dhe shkrimtarė, njerėz tė veshur me pushtet.

    Po, kanė qenė njerėz nė pozitat e drejtuesve tė institucioneve. Ne ishim shumė larg nga kėto institucione. Nė pėrgjithėsi ndėrlidhja bėhej nėpėrmjet miqve tė familjes. Ne asnjėherė nuk kemi shkuar qė tė kėrkonim qė tė botohej. Gjithnjė kanė ardhur e kanė kėrkuar ta botojnė. Mitrush Kuteli thjesht ishte njė individualitet nė fushė tė letėrsisė, kishte folur me zėrin e tij tė lirė dhe kjo mjaftonte qė dikush tė mos i hapte rrugė.

    Njerėzit qė e kishin lexuar dikur nė vitet ‘44 vazhdonin ta kėrkonin e ta pėlqenin edhe nė vitet kur ai mungonte. Shumė njerėz flisnin pėr personazhet e tij. Flasim pėr kohėn kur ishte gjallė apo pėrpara se tė botohej seria e tregimeve tė zgjedhura. Pra janė dy qėndrime tė ndryshme: institucionet nga njėra anė, lexuesit nga ana tjetėr. Lexuesit ndoqėn linjėn e tyre, sepse lexuesi ėshtė i thjeshtė dhe i ndershėm. Ndėrsa qėndrimi i institucioneve ka ndryshuar, d.m.th e kanė vlerėsuar me aq sa kanė mundėsi institucionet e njė vendi tė varfėr si Shqipėria. Atėherė kur mund tė bėnin institucionet kur ishte gjallė qė t’i lejonin kohėn pėr tė shkruar, nuk e bėnė.


    Mitrush Kuteli dhe qėndrimi i tij nė luftė. Ēfarė ka pėr tė diskutuar?

    Nė dy letra tė padėrguara, njėra pėr Mehmet Shehun dhe njė pėr Manush Myftiun, Kuteli shpjegon “pse nuk iu bashkova me kohė luftės partizane”. Sė fundi kėtė e pėrmend edhe Nasho Jorgaqi te “Koha kujtimeve” se “kur kish dalė nė zonėn e lirė partizane, pas sabotimit qė u kish bėrė pėrpjekjeve tė gjermanėve pėr tė emetuar njė monedhė tė re” me tė mbėrritur nė Priskė baba, Mehmet Shehu i pati thėnė: “Vonė, shumė voėn”. Kjo merret si njė gjė me shumė peshė, madje Kadare e bėn personazh shkrimtarin te “Nėntori i njė kryeqyteti”.

    E vėrteta ėshtė shumė ndryshe. Nėse flitet pėr njė shkrimtar qė ka jetuar brenda artit tė tij nė kohėn kur nė Tiranė luftohej kundėr pushtuesit, ky ėshtė njė njeri. Por brenda Mitrush Kutelit ishte shkrimtari dhe ishte ekonomisti. Ekonomisti ishte nė vijėn e parė tė luftės mbase mė i rrezikuar se sa po tė ishte nė luftė. Si ekonomist me tė drejtėn e firmės nė Bankėn e Shqipėrisė ai kishte luftuar deri nė momentin e fundit pėr tė mbrojtur interesat e vendit tė tij, nė njė fushė shumė specifike. Punėn e njė pushke me njė kėmbėz mund ta bėnin shumė njerėz tė tjerė.


    Mendoni se ėshtė keqinterpretuar aktiviteti i Paskos nė Bankėn e Shqipėrisė gjatė pushtimit gjerman?

    Mendoj qė nuk ėshtė vlerėsuar sa duhet, gjithmonė duke u nisur nga shabllone. Po tė vini re te parathėnia e Nasho Jorgaqit nė serinė e veprės letrare tė Kutelit qė do tė botohej nė vitet ’80, thuhet pak a shumė: Mitrush Kuteli mori pjesė nė aksionin e zhvilluar nga partia nė brendėsi tė bankės pėr tė sabotuar monedhėn e pushtuesit qė donin tė bėnin gjermanėt.

    Pra nuk mund ta pranonin qė ishte thjesht njė aksion i disa individėve qė i gjeti situata nė kėto pozicione dhe ata mbajtėn qėndrimin e profesionistit qė mbron idetė e veta qė ēonin vetvetiu nė mbrojtjen e interesave tė vendit. S’bėhet fjalė pėr konspiracion. Mirėpo kėto nuk pranoheshin nė atė kohė qė ishin veprime tė njerėzve tė ndėrgjegjshėm.


    Dy vjet pas lufte ai dėnohet pėr agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor: burg nė Tiranė, shfrytėzohet si pėrkthyes, si krah pune nė kėnetėn e Maliqit. Kishte njė grua, zonjėn Efterpi, pas burgut u bėnė me katėr fėmijė. Si e shėnuan kėto ngjarje familjen e tij?

    Ata qė e dėnuan e dinin shumė mirė qė s’kishte qenė asnjėherė armik i popullit tė vet siē u akuzua. Di tė them qė mbasi vdiq ato gjėra pėr tė cilat e akuzonin si pjesėmarrja nė ushtrinė gjermane ose angazhimi si njė element nė mbrojtje tė ideve gjermane nė Rumani, ishin akuza qė nuk u vėrtetuan asnjėherė dhe qė nuk kishin bazė qė tė ngriheshin. Kėto akuza u ringjallėn pasi vdiq. Sa ishte gjallė qė ai mund t’ua jepte pėrgjigjen shumė mirė vetė, nuk guxoi njeri qė t’i thotė. Menjėherė mbasi ai vdiq filluan tė pėshpėriteshin me zė tė ulėt. Ne s’na u dha e drejta e studimit, pavarėsisht se disa libra si “Tregime tė moēme” dhe “Xinxifillua” botoheshin dhe ribotoheshin. Por kush kishte pėr tė pėsuar nga ky burg vazhdonte ta pėsonte dhe kjo ishte familja jonė.


    Me ju ēfarė ndodhi?

    Nė ’67-n kur vdiq babai, motrės sė madhe nuk i doli e drejta e studimit. Vdekja e babait ishte me tė vėrtetė shumė e rėndė. Vitin tjetėr mbarova unė dhe nuk mė doli e drejta e studimit. Mė kujtohet bile, kur njė shoqja jonė, po zbrisnim shkallėt e gjimnazit “Partizani”, e sigurt se e kishte babanė drejtor diku, tha: “Qė kėtu nė shkallėt e universitetit.” E unė thashė me mendjen time, ti po, unė jo. Nė fakt ishte njė gjė qė unė e prisja edhe pse zyrtarisht nuk thuhej asgjė. Sepse dy rreshta pėr vdekjen e babait i kishte shkruar “Zėri i Popullit”, librat e tij botoheshin.


    Ėshtė folur nė shtyp kėto vite pėr atė qė i ka ndodhur Kutelit nė kėnetėn e Maliqit: u varros i gjallė. Ju keni thėnė qė babai ka heshtur pėr kohėn e burgut. Sa tė vėrtetė ka nė kėtė histori?

    Ajo qė dimė ne ėshtė qė u bė nė njė moment reprezalje. Njė autoritet i burgut donte tė tregonte autoritetin e vet dhe gjeti, zgjodhi njė njeri pėr ta vėnė nė njė provė ekstreme. E vėrteta ėshtė qė ata nuk e dinin qė ky ishte njė shkrimtar, Mitrush Kuteli. E dinin disa tė burgosur, por ata nuk e thoshin sepse njė intelektual do ta persekutonin shumė mė keq. Ne dinim nga babai vetėm kėtė qė kur e kishin pyetur sa shkollė ke, u kishte thėnė 5. Kėshtu ata e morėn thjesht si njė anonim, e futėn nė atė dheun e ftohtė tė baltės sė Maliqit tė prillit tė vitit ‘48. Pastaj ishin disa njerėz tė mirė, qė guxuan ta nxjerrin qė aty. Unė kam disa emra nga ata. Ishte Tosun Ēiftja, dr. Hysenbegasi. Tosun Ēiftja i thotė njė tė riu, qė ishte edhe shakaxhi, e kishte emrin Hamza Tusha, qė tė flasė me komandantin e ta nxjerrė Mitrushin. Hamza Tusha guxoi dhe e bėri. Dr. Hysenbegasi e shpėtoi nga vdekja sepse ai ishte njė njeri nė pikėn e fundit.

    Ndėrsa mėnyra si tregohet sot nė shtyp kjo histori ėshtė qesharake, me dialogje nė ligjėratė tė drejtė. Unė habitem pėr guximin qė kanė. Me ligjėratė tė drejtė flet ai njeri qė e di me siguri ngjarjen. Pėrndryshe bėhet njė gjė qesharake e pabesueshme, qė i kemi me tepricė nga veprat e realizmit socialist. Nuk kemi nevojė t’u shtojmė tė tjera tė realizmit tė quajtur demokratik.


    Si e shpjegoni heshtjen e Kutelit pėr atė qė kishte provuar?

    Ata qė kanė vuajtur nuk kanė folur pėr torturat e veta. Sepse nė pėrgjithėsi ndėshkimi fizik, trupor synon qė tė vrasė personalitetin e njeriut. Askush nuk do qė tė pėrjetojė qoftė dhe pėrmes fjalėve tė veta atė qė ka vuajtur konkretisht. Pėr disa gjėra qė i shkaktonin dhimbje nė eshtrat ai ka folur me njė mjek tė familjes, shumė tė dashur, dr. Koēi Moisiun. Le tė dalė ndokush dhe tė tregojė pėr torturat e veta me detaje. Nuk e di qė ai qė e ka bėrė, deri nė ē’pikė tė vėrtetėsisė arrin tregimi i vet.


    Ndalemi pak te botimet e fundit. Pėr botimin pėr herė tė parė tė disa shėnimeve te “Ditari i ekonomistit” ju vendosėt tė mos e censuronit atė pak pėrmbajtje tė jetės intime tė Kutelit.

    Si mund t’ia hiqnim ne kur ai shkruan pėr censurėn? Ju kujtoj parathėnien qė ka bėrė te “Frymė tė vdekura” ku ai shpėrthen kundėr censurės cariste, ndėrkohė qė ēdo autor shqiptar vuante censurėn dhe autocensurėn. Si mundet ne tani tė marrim guxim dhe tė censurojmė veprėn e tij? Ai me idetė e tij dhe mendimet e tij ėshtė nė gjendje tė dalė para lexuesit shqiptar dhe ashtu duhet tė dalė. Ēfarė vlere ka se ēfarė mendoj unė sot? Do tė ishte e keqja mė e madhe qė do t’i bėhej veprės sė tij. Vepra e tij mban vulėn e kohės kur ai jetoi, tė mendimit, tė informacionit qė ka ekzistuar nė atė kohė.


    “Kujtoj Kuzzin e vetmja qė mė desh, qė e desha...”, shkruan ai te ditari mė 1943. Deri kur shfaqet ky emėr ne letrat apo kujtime tė tjera tė pabotuara?

    Ky emėr ėshtė mė shumė si njė kujtim, sepse ėshtė njė gjė: kur u dogj gjyshi nė shtėpinė nė Pogradec, u dogjėn dhe dokumentat e babait, diploma e gjithė tė tjerat deri nė vitin ’43. Kėshtu edhe ato qė kemi janė tė gjitha pas kėsaj kohe.


    Me “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit” botuar pėr herė tė parė nė antologjinė “Quo Vadis” mė 1993, ju krijuat njė model botimi pėr shkrimet e babait qė do ndiqnit gjithė viteve nė vazhdim: respektimi i vullnetit tė autorit.

    Atė kohė nuk dinim, se si do tė procedohej me botimin. Ndryshimi i institucioneve nuk ėshtė se na gjeti me plane tė sakta pune. Por “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit” kishte qarkulluar nėpėr disa njerėz tė artit. Mendoj qė duhet t’ua ketė dhėnė djali i hallės. Dihej qė ekzistonte kjo vepėr e shkruar dhe e pabotuar. Dhe atėhere na thanė miqtė qė kėtė gjė qė ka qarkulluar, bėni mirė ta botoni. Njė ditė ka ardhur Ardian Klosi nė vendin ku unė punoja nė ATSh dhe kemi biseduar pėr ta pėrfshirė tekstin nė kėtė antologji. Ramė dakord sepse vepra nderohej tė ishte nė atė botim tė menjėhershėm tė gjėrave tė ndaluara. Dhe ky ishte botimi i parė.

    Mė pas aktivizimi ynė qė t’i botojmė vetė, Botimet Kuteli, ishte ngaqė pamė se shtėpitė botuese qė na ofroheshin, propozonin - qoftė edhe pėr vepra tė botuara - ndryshime gjuhėsore tė llojit mbi redaktorin e mėparshėm. Tani vendosej njė korrektor tjetėr qė bėnte ndryshime deri te presjet simbas logjikės sė vet. Dhe ishte njė batėrdi e tėrė qė i bėhej logjikės. Kur pamė se ēfarė mund tė ndodhte, i tėrhoqėm menjėherė dhe thamė se kėto gjėra do t’i botojmė vetė pėr t’i mbrojtur pikėrisht nga ndėrhyrjet e palogjikshme qė dhunonin nė tė gjitha mėnyrat njė individualitet letrar.

    Po nė fakt, Kuteli dikur kishte qenė botues i librave tė vet qė t’i botonte ashtu siē ka dashur.


    Ēfarė do tė botoni tani?

    Tė pambaruarat: “Nė njė cep tė Ilirisė sė poshtme”. Sa ishte gjallė autori u botua njė fragment me titullin “Nga Dyrrakiona nė Bardhonė”. Do ta botojmė me atė titull tė shtėpisė botuese “Naim Frashėri” tė vitit 1983 “Nė njė cep tė Ilirisė sė poshtme”. Kjo do tė jetė gati nė mes tė tetorit.

    Janė dhe dy fragmente tė njė romani qė ai i punoi me thellėsi e qė mund tė pėrēojnė ndjesinė e njė tėrėsie. Mund tė konsiderohen novela tė gjata, dhe prandaj mundet t’i jepen lexuesit siē arriti t’i pėrpunojė autori.

    Ėshtė edhe njė fragment i romanit “Mėrgim e kthim” bashkė me “Rrėfimi i fundit i Pjetėr Kulirės” qė ka qenė te “Dashuria e barbarit Artan” dhe qė ka humbur nė shtyp. Edhe kjo ėshtė e pambaruar. Pra ky do tė jetė njė vėllim i tė pambaruarave.

    Pjesa e aktivitetit nė fushėn e ekonomisė sapo ėshtė nisur. Ka shumė shkrime ekonomike nė shtypin e kohės. Pėr fat tė keq shohim probleme qė pėrsėriten tė cilat nuk po arrihen tė vihen nė vend nė kaq vite jetė tė shtetit shqiptar.

    Ne s’kemi botuar akoma njė vėllim tė poezisė. Ėshtė botuar njė pjesė nė serinė e zgjedhur, por janė poezi tė tjera tė cilat nuk mund tė botoheshin atėherė. Unė do t’i quaja poezi pesimiste. Pesimizmi ishte baras me armiqėsi ndaj pushtetit popullor dhe tradhtinė ndaj atdheut atė kohė. Janė shumė gjėra qė mund tė dalin akoma.


    Keni menduar diēka pėr 13 shtatorin?

    Do tė jemi afėr mamasė nė mėngjes dhe pastaj ėshtė njė aktivitet nė Pogradec, mbasdite.


    Pogradeci ka qenė bujar me Kutelin.

    Bujar sepse ka financuar njė shtatore pėr Mitrushin. Por Pogradeci ėshtė bėrė nismėtar pėr shumė aktivitete.


    Po bujaria e shtetit? Pėrfiton familja dėmshpėrblim nga vitet e burgut?

    Diēka ėshtė dhėnė njėherė nė vitet ’90. Ėshtė njė gjė qė nuk e mbaj mend sepse atėherė problemet ishin tė shumta, por ne kėtė fazėn e dytė nuk i kemi bėrė fare dokumentat. Pse? Na u duk jo dinjitoze qė t’i kėrkojmė shtetit dokumenta nė njė sportel, pėr dėnimin e babait tonė, qė t’i dorėzojmė nė njė sportel tjetėr tė shtetit. Kėtė pozicion ia kursyem vetes. Kuptohet, shteti nuk e bėri vetė sepse nuk e bėri pėr asnjė dhe ne nuk e bėmė. Nga ana tjetėr nė kėtė luftė pėr pronat, ēfarė vlere ka tė dėmshpėrblehen njerėz qė kanė vuajtur nga tė gjitha mėnyrat e persekutimit fizik dhe ekonomik. Ktheju pronėn dhe i ke tė dėmshpėrblyer. Pse kjo Shqipėrie e varfėr duhet tė paguajė me tė gjitha mėnyrat? Por gjėrat janė ēikė tė ngatėrruara. Secili vepron nė kėtė tollovi sipas shijes dhe mundėsive. Ne nuk e kemi bėrė kėtė kėrkesė.

    Elsa Demo - Shekulli 13/09/2012
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2017
    Postime
    3

    Pėr: Mitrush Kuteli

    em fal a mundet dikush te ma gjej kit tem
    tata tanushi i bubutimes mitrush kuteli
    ju lutem sepse me duhet urgjent

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2017
    Postime
    3

    Pėr: Pamfletet e Lugatit

    em fal a mundet dikush te ma gjej kit tem
    tata tanushi i bubutimes mitrush kuteli
    ju lutem sepse me duhet urgjent

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mitrush Kuteli - Dhimitėr Pasko
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 30-11-2022, 10:57
  2. Figura Te Shquara Shqiptare
    Nga The Dardha nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 09-06-2017, 12:48
  3. Poem Kosovar - M. Kuteli
    Nga C++ nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 11:32
  4. Petraq Kolevica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2003, 15:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •