Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 58
  1. #21
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    5,066
    Faleminderit
    99
    119 falenderime nė 99 postime
    Nje kart Shen Naumit

    E njoma penden ne vrer
    te nis t'ju shkruaj k'te karte
    sa tmerr, o Zot, sa tmerr
    ta njomesh penden ne vrer
    Kaq tmerr te zi dhe lemeri
    sa pane syte e mi
    s'ka pare asnjeri

    Shtepine e pash, kur m'u dogj
    e pash foshnjen, kur m'u poq
    edhe tim shoq, o Zot,
    edhe tim shoq

    Dhe jam qe ahere, sic me sheh
    sic me sheh, edhe nuk me njeh
    nje flete e thate neper ere
    kurre ne parajse, kurre ne sketerr

    Edhe menndimi im, c'mendim
    une nate per nate bredh nder qiej
    rreshqas permbi selvi
    se si per cudi
    vete Zonja Shen Meri
    vete Zoti Shendelli
    me shpie permbi selvi

    Per dreke shkoj ne Zoti vete
    ne Zoti i madh e i vertete
    qe rri ne rete
    me kembet lagur ne det
    Me thote i shjenjti "Ulu, ha!"
    dhe une qesh, dhe une qaj
    "Jo!"- mish prej foshnje une nuk ha
    Dhe ik pastaj e fluturoj
    ne qiej te athet si limoj
    ne qiej te verdhe si limoj

    Tak, tak, troket
    Tak , tak
    A s'hape deren pak?
    A s'hape shpirtin pak?
    "Kush eshte ne cardhak?"
    S'pergjigjet asnjeri, nga terri i zi
    i them: "Kush je ti ne terr te zi?"
    "Jam Zonja Shen Meri"

    Oh, i bie ne gju
    bejme tani nje here, dy, dyzetetri
    ergjend je moj Shen Meri
    e vojtur je moj perendi
    Se ti ke qare, se ti di
    sa eshte e dhembshur nje femi
    Kisha Zonje nje femi
    dhe desha fort ta mbaj ne gji
    ta mbaj ta rrit per Shqiperi,
    per Shqiperi

    Shtepine e pashe kur m'u dogj
    e pashe foshnjen kur m'u poq
    dhe tim shoq, o Zot
    sa tmerr te zi, sa lemeri
    pane syte e mi, s'ka pare asnjeri

    Pa nis e qan Zonja Shen Meri
    aty ne syte e mi
    i rrjedhin lotet ne shami
    Pa nis edhe une e qaj
    vajtoj, vajtoj me vaj
    Po sa cudi, sa cudi
    te qaj zonja Shen Meri
    sic qan nje cilimi
    Me erren syte dhe qaj
    me mbytet shpirti, kur ze qaj
    nga kaq vaj, nga vaji im, nga vaji i saj

    Po nis muret t'i zgermas
    me thonje pergjakur i zgermas
    edhe bertas, porsi e cmendur bertas
    Oh, me lesh leshuar bertas

    Tak, tak, troket
    tak, tak
    A s'hape deren pak?
    dhe shpirtin hape pak
    Dhe perseri hyn brenda Zonja Shen Meri
    kjo Zonje e rende Shen Meri
    veshur ne ergjend dhe ne flori
    ne dore nje qiri

    Pa mbushet oda drite plot
    pa mbushet shpirti kenge plot
    dhe s'ka pike lot
    o Zot i madh, o Zot
    Dhe nga Zonja, rrotull saj
    nje tufe engjuj te pafaj
    dhe s'kam me vaj

    Po midis engjujve e shoh
    Oh foshnjen time dhe e njoh
    i bie ne gju, bejme tani
    nje here, dy, dyzetetri
    ergjend je moj Shen Meri
    Ti dore lare ne flori
    ti me ke engjuj
    dhe nje me fal ti,
    nje mituri, ta marr ne gji
    ta mbaj, ta rrit per Shqiperi
    Dhe doren zgjata qe ta marr...

    Kendon kendezi nje, dy, tri..
    dhe tretet Zonja Shen Meri
    si engjelli
    Qiriri shuhet, pas qiri
    dhe mbetem rrishtas ne te zi
    ne terr te zi, ne lemeri
    sa cudi , sa cudi
    Po sonte prap do te fluturoj
    ne qiej te athet si limoj
    ne qiej te verdh si limoj
    dhe foshnjen time do kerkoj
    do fluturoj

    Mos qeshni zonja dhe zoterinj
    se flas si cilimi, se qaj si mituri
    ketu brenda ne cmendi
    foshnjen time qe desha fort ta mbaj ne gji
    ta mbaj, ta rrit per Shqiperi

    Shtepine e pashe kur m'u dogj
    e pash foshnjen kur m'u poq
    sa u perpoq, o Zot
    edhe tim shoq
    Sa tmerr te zi , sa lemeri
    pane syte e mi, s'ka par' asnjeri

    Tak, tak troket
    tak, tak
    A s'hapni porten pak?
    Dhe shpirtin hape pak!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 20-08-2003 mė 03:06
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #22
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,075
    Faleminderit
    0
    317 falenderime nė 215 postime

    Mitrush Kuteli

    Mitrush Kuteli

    Mitrush Kuteli ėshtė pseudonimi i Dhimitėr Paskos, i njėrit prej prozatorėve mė tė shquar tė letėrsisė sonė, ushqyer qė nė fėmijėri me legjendat dhe baladat e Jugut, sidomos me ato tė malėsisė sė Pogradecit, qytetit tė lindjes sė tij. Duke njohur thellė edhe letėrsinė botėrore, ai arriti tė krijojė njė prozė realiste origjinale, tė fuqishme, me njė fantazi tė jashtėzakonshme.
    Mėsimet e mesme i kreu nė Selanik, kuse tė lartat nė Bukuresht, ku mė 1934 mori titullin "Doktor i shkencave ekonomike". Mė 1942 u kthye nė atdhe, ku punoi nė fillim si ekonomist dhe mė vonė e derisa vdiq, mė 4 maj 1967, si pėrkthyes.Mitrush Kuteli, si njė personalitet demokrat qė i shpalli hapur e me guxim pikpamjet e tij, u keqtrajtua nga shteti monist deri sa u dėnua edhe me burgim. Keqtrajtimi i tij vazhdoi edhe pas daljes nga burgu, kur ai u detyrua ta vazhdojė punėn e tij krijuese nė kushte tė vėshtira ekonomike dhe i lėnė nė harresė nga shtypi zyrtar.
    Veprimtarinė letrare e nisi me botimin e vjershave e tregimeve, po edhe me artikuj qė kishin njė frymė antizogiste nė gazetėn "Shqipėria e re", nė Kostancė (Rumani).
    Vepra letrare tė tij janė vėllimet: "Netė shqiptare", "Ago Jakupi", "Kapllan aga i Shaban Shpatės", "Dashuria e berberit Artan", "Shėnimet letrare", "Sulm e lotė", "Kėngė e britma nga qyteti i djegur", "Mall e brengė", "Havadan mė havadan", "Tregime tė moēme shqiptare" etj. Si pėrkthyes ai pasuroi kulturėn shqiptare me Kryevepra tė letėrsisė botėrore si "Kujtimet e njė gjahtari" tė Turgenjevit, "Tregimet e Petėrburgut" dhe "Shpirtra tė vdekura" tė Gogolit, "Zotėrinj Gollovlinovė" tė Sllatikov Shēedrinit, vepra tė Gorkit, tė A.Tolstoit, tė Paustovskit poezi tė Pablo Nerudės etj.
    Tregimet e Kutelit ose rrėfimet, siē i quan ai, pėrbėjnė nė pėrgjithėsi njė prozė realiste me tėrė shqetėsimet e jetės sė fshatit malor tė Jugut. Nė tregimin e tij gjejmė traditat mė tė mira tė letėrsisė sonė, pėrsa i pėrket rrymės sė thellė demokratike. Personazhi i tregimit tė Kutelit ėshtė fshatari shqiptar, i dhėnė nė marrdhėnie e raporte komplekse me klasėn feudale, nė luftėn e tij pėr mbijetesė nė njė shoqėri ku sundon anarkia. Nė rrėfimet e tij pasqyrohet e kaluara e fshatit shqiptar, po, duke shprehur pakėnaqėsinė ndaj realitetit ose shqetėsimin pėr fatin dhe dinjitetin e njeriut tė thjeshtė e pėr vlerat shpirtėrore tė tij nė kushtet e rendit obskurantist, feudal, ai u vu nė opozitė edhe me shoqėrinė e kohės. Pra e kaluara nė rrėfimin kutelian u bėn jehonė mjaft problemeve tė realitetit shqiptar tė kohės, si gjendjes sė rėndė tė fshatarėsisė, shfrytėzimit tė egėr feudal, pėrpjekjeve dhe luftrave tė saj pėr tė ruajtur lirinė e pėr tė jetuar me dinjitet.
    Nė kėto tregime pasqyrohen edhe disa plagė tė rėnda tė shoqėrisė shqiptare si: kurbeti e vėllavrasja.
    Njė fshat i tėrė shuhet nga veprimet ēnjerėzore tė beut, mali mbushet me kaēakė tė betuar pėr hakmarrje, dashuria fshihet thellė e mė thellė, shpirti i mėrgimtarit digjet nga malli pėr vendin e vet, gėrmadhat skuqin nga pushtuesit, kurse fėmijėt i kthejnė hallet e rėnda tė prindėrve tė tyre nė motive tė lojės sė pafajshme dhe kėshtu fillojnė tė ndjejnė peshėn e jetės.
    Dallohen pėr problematikėn e rėndėsishme, pėr tonin e rreptė antifeudal, pėr dashurinė ndaj atdheut e ndaj njeriut tė thjeshtė tė popullit, pėr pėrbuzjen ndaj gjithēkaje tė huaj qė vjen tė shkatėrrojė njė traditė tė bukur tregimet: "Vjeshta e Xheladin beut", "Hanet e karvanet", "Si u takua Ndoni me Zallorėt", "Gjonomadhė e Gjatollinj", "Xha Brahua i Shkumbanares", "Kujtimet e kujtimeve", "Natė muaji Shembiteri", "Natė marsi", "Qetėsi para fėrtyne" etj.
    Dramaciteti i kėtyre tregimeve ėshtė gėrshetuar me njė humor shumė tė hollė, qė vjen gjithnjė organikisht, si sfidim i tragjicitetit. Ai pėrfaqėson optimizmin karakteristik tė thjeshtė e me pasione tė fuqishme.Tregimet e para tė Kutelit u shquan pėr lirizmin dhe pėrshkrime dehėse, kurse tė tjerat u shquan pėr thellėsinė dhe vėrtetėsinė e pėrshkrimit tė jetės.
    Historiani, etnografi e filozofi janė shkrirė me poetin, qė i kėndoi rrjedhshėm nė prozė jetėsinė e popullit tė tij. Tregimet mė tė mira tė tij si: "Xha Brahua i Shkumbanares", "Vjeshta e Xheladin Beut", "Kujtimet e kujtimeve" etj, karakterizohen nga vėrtetėsia e pasqyrimit nga ngrohtėsia e ndjenjės dhe bukuria e mendimit. Nė gjithė krijimtarinė e tij gjejmė pėrjetėsimin e krahinės, tė gjithė malėsisė sė Pogradecit. Ai i bėri nė prozė krahinės sė tij atė pėrjetėsim qė i bėri Lasgushi nė poezi.
    Proza kuteliane dallohet pėr lidhjen e saj tė gjallė me traditėn gojore, pėrrallėn, legjendėn e sidomos me baladėn e Jugut, qė ndikuan thellėsisht nė krijimtarinė e tij. Ky ndikim ndihet nė mėnyrėn e dhėnies sė personazhit, nė formėn e shpalosjes sė fantazisė e nostalgjisė, nė mėnyrėn e trajtimit tė motiveve e detajeve tė shumta epike e lirike, tė dhėnies sė botės shpirtėrore, tė personazheve, nė ngjyrat e ndezura dhe tonet e ngrohta, nė zhdėrvjelltėsinė e gjuhės, nė humorin dhe ironinė e hollė dhe humanizmin e thellė. Asnjė prozator shqiptar nuk ėshtė mbėshtetur kaq fort te proza e pasur gojore e popullit, te balada e rapsodia. Nė tregimet e Kutelit, tė konceptuara nė pėrgjithėsi nė trajta epike, ndihet poezia e njė jete tė lashtė shqiptare tė rizgjedhur nga shpirti i kombit. Nė disa tregime si "Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugėn e zotit", "I pasuri qė ish i varfėr fort", "I vdekuri dhe i gjalli", "Rinė Katerinėza" etj. Kuteli kėrkon njė pėrsosje shpirtėrore, njė drejtim tė njeriut ndaj sė mirės dhe humanes sipas filozofisė kristiane. Ato karakterizohen nga tone romantike e ngjyra impresioniste. Pjesa mė e madhe e krijimeve tė kėtij autori, janė tregimet mjeshtėrore, qė e ngritėn prozėn tonė tė shkurtėr nė njė shkallė tė lartė ideoartistike. Proza e Kutelit ėshtė e fuqishme me frymė tė theksuar popullore, me njė gjuhė shumė tė pasur e tė pėrpunuar. Nė pėrgjithėsi ajo ėshtė realiste, por, krahas realizmit, ndihen dhe tone romantike. Pothuaj nė tė gjitha tregimet, ngjarjet zhvillohen nė tė kaluarėn. Por kjo e kaluar ėshtė njė mjedis ku ai qėmton probleme e motive tė rėndėsishme tė kohės. Ai vėshtron nė tė kaluarėn, pėr tė sjellė jehonėn dhe shembullin e gjithēkaje tė mirė, qė ruajti populli ynė nga rebeshet e kohės.
    Proza e Kutelit bėn pjesė nė fondin e artit tė letėrsisė sonė. Ai i ruan vlerat kryesore ideoartistike ngrohtėsinė e poezinė e saj dhe ėshtė shembull i mbėshtetjes krijuese nė traditėn popullore. Nė vitet '30 ky autor kontribuoi shumė shumė pėr ngritjen ideoartistike tė prozės sonė tė shkurtėr nė nivelin e poezisė, sepse deri atėherė ajo kishte mbetur prapa saj.
    Mitrush Kuteli zė njė vend tė veēantė nė kulturėn shqiptare edhe si studiues kritik. Ai shkroi mjaft artikuj, por studimi, vlerėsimi i drejtė e botimi qė u bėri ai veprės sė dy poetėve tė shquar tė viteve 20-30 Fan Nolit dhe Lasgush Poradecit, e renditi atė nė radhėn e kritikėve tė talentuar shqiptarė, me shije tė pėrparuar, me intuitė artistike, gjykim tė thellė e kulturė tė gjerė. Ai gjithashtu mbetet njė folklorist i apasionuar. Materialet qė ai mblodhi me durim e kujdes, i pėrmblodhi nė vėllimin "Kėngė e britma nga qyteti i djegur", Fryt i pėrpunimit me mjeshtėri i materialeve folklorike ishte edhe vėllimi "Tregime tė moēme shqiptare" etj.

  3. #23
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anėtarėsuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    KRIJIME TE MITRUSH KUTELIT

    * kushtuar gruas se tij kur ishte ne burg*

    Kaq afer jemi, por kaqe larg,
    Te lutem mos me prit
    Na ndajne terre rreth e qark
    Dhe yll per mua s'ndrit.

    Perse ta lidhesh fatin tend
    Me nje pafat si une,
    Kur di se emri im u shemb
    Me dhune e perdhune?

    Pra hidhe hapin guximtar
    Ndaj jetes se gezuar
    Dhe me harro ketu, ne varr,
    Te vdekur pa mbuluar
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  4. #24
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anėtarėsuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mitrush Kuteli…si e varrosėn tė gjallė

    Ndėrsa njerėzit ngatėrroheshin nėpėr zhurmėn e ceremonisė sė pėrkujtimit tė ditėlindjes sė Mitrush Kutelit, njė burrė i thinjur nisi tė rrėfejė njė histori tė vjetėr. Me kėtė qėllim kishte ardhur enkas nga Elbasani. Fillin e nisi nga njė ditė e veēantė…nga viti 1948. Hamza Tusha, atėherė ishte njė djalosh i ri qė vuante njė dėnim nė kampin e Vloēishtit. Atje kishte marrė vesh rastėsisht, se nė kampin e tyre po kalonte dėnimin edhe njė shkrimtar i madh. I kishin thėnė se shkrimtari quhej Dhimitėr Pasko. Kishte dėgjuar pėr tė shumė rrėfime nėn zė nga tė tjerėt ndėrsa vetė ende nuk kishte arritur ta njihte.
    "Ajo ditė e ftohtė prilli, bėri qė unė ta njihja nga afėr, e nė njė mėnyrė mjaft tragjike"- nis tė tregojė burri i thinjur.- "Ndėrsa punonim tė gjithė aty nė atė kamp, njė kapter qė quhej Skėnder, thėrret me tė madhe qė t'i sillnin atė shkrimtarin. Pastaj urdhėroi dy tė tjerė qė t'i hapnin njė gropė tė madhe mbi njė metėr e gjysmė tė thellė". Tė burgosurit kanė parė me sy tė habitur gjithė ē'kishte ndodhur nė ato pak minuta, gjithė lėvizjet e shpejta tė lopatave qė nxirrnin dheun rreth gropės qė merrte formė nga minuta nė minutė. Mė tej panė shkrimtarin qė tėrhiqej me forcė, se si e kanė zhveshur, se si e kanė plandosur mė tej nė gropėn e thellė, ashtu tė zhveshur lakuriq. "Mbaj mend qė atėherė ishte shumė ftohtė. Ishte ndoshta fillim prilli dhe koha ende nuk kishte nisur tė ngrohej. Si e futėn brenda nė gropė, e mbuluan me plisat qė kishin lėnė rreth saj, derisa dheu i arriti deri tek mjekra"- shpjegon me hollėsi bashkėvuajtėsi i hershėm i shkrimatrit tė madh. "Pastaj-vazhdon mė tej ai- e lanė aty, tė futur brenda nė tokėn e ftohtė e tė lagėsht afėr kėnetės sė Maliqit. Si kaluan disa orė, atij filloi t'i ikė fytyra. Iu shtrembėruan nofullat dhe nuk nxirrte dot asnjė tingull nga goja. Ne tė gjithė e shihnim, pa mundur tė bėnim asgjė. Tė ktheje fjalė atėherė, sidomos nė situata tė tilla, ishte si ta kėrkoje vdekjen me zor"- thotė Hamzai- "Atė kohė komandant kampi, ishte njė i quajtur Tasi Maku. Nė momentin qė ai kishte ardhur pėr tė thirrur tė burgosurit, njė shoku im qė kisha nė krah mė thotė : "Sa keq, ky njeri qė ėshtė groposur kėtu ėshtė njė shkrimtar i madh. Pse nuk i del komandantit pėrpara t'i tregosh ( unė isha komandant i njė brigade tė vogėl tė burgosurish qė udhėhiqja punėn). Megjithėse kisha shumė frikė, e mora guximin dhe i dola pėrpara komandantit duke i thėnė - "Kapter Skėnderi ka futur njė njeri tė gjallė nė dhe. Mbaj mend qė ai u alarmua. Kėrkoi me ngulm tė gjente kapterrin qė kish bėrė kėtė veprim. Mė pas e nxorrėn trupin e shkrimtarit duke i bėrė shėrbimet e duhura qė ai tė vinte nė vete." Kanė kaluar shumė vite, qė nga 1948. Gjithsesi burri i thinjur nuk ka mundur ta zbehė kujtimin e atyre ditėve. Aq mė shumė ky kujtim iu pėrforcua nė ditėn kur njė djalė dhe njė vajzė i kishin trokitur nė derė. Ishin bijtė e atij shkrimtari tė pėrvuajtur tė cilėt kishin dashur ta njihnin nga afėr njeriun pėr tė cilin babai u kishte folur gjatė. "Mė thanė se babai i tyre u kishte rrėfyer pėr njė njeri qė e kishte shpėtuar dikur nga vdekja. E ai njeri isha unė. Ndaj jam kėtu, mė shumė pėr tė nxjerrė nga vetja atė kujtim qė mė rėndonte shumė mbi supe, sesa pėr tė marrė pjesė nė diskutimet e kėsaj ceremonie pėrkujtimore."-pėrfundon rrėfimin e tij Hamzai.


    Qė nga dita e tij e lindjes ishin bėrė plot 95 vjet Ai kishte ikur nga kjo jetė qė prej vitit 1967 dhe gjithė vitet qė rrodhėn mė pas e lanė nė harresė emrin e tij. Me pak tė afėrm pėrreth dhe miq tė zgjedhur njė zonjė e thinjur, bashkė me djalin dhe vajzėn e saj, kishin menduar tė festonin pėr njeriun qė u mungonte e qė i kishte mbushur tė 95-tat pa mundur tė marrė dot frymė mes tyre. Kėtė mbrėmje tė sė premtes, ēuditėrisht, ishin sė bashku tre pėrvjetore, e tė treja ditėlindje. Mitrush Kuteli (Dhimitėr Pasko), gruaja e tij Efterpi, si dhė nipi 18- vjeēar qė mban emrin e tij Dhimitėr Pasko, "festuan" sė bashku edhe pse nuk ishin nė tė njėjtėn sallė, aty tek hotel Arbana, mes miqve e tė dashurve. Kėtė natė vetėm gruaja me flokėt e thinjur, sė bashku me dy fėmijėt e saj, ishin aty, duke pritur tė gjithė miqtė qė donin tė kujtonin Mitrush Kutelin nė ditėn e lindjes sė tij. Ndėrsa djaloshi 18- vjeēar qė mban emrin e gjyshit tė tij, prozatorit tė njohur Dhimitėr Pasko, ėshtė larg tyre, pėrtej brigjeve, duke festuar ndoshta nė mėnyrėn e tij. Vėshtrimi i Kutelit, dukej si i ngrirė, nė portretin e varur nė mur, mė shkronjat e emrit tė tij pėrsipėr. Ai vetėm hesht e sheh surprizat e pafundme, qė miqtė kanė rezervuar pėr tė kėtė mbrėmje. Dhe ndėr ato surpriza kishte plot kujtime tė pathėna herė tjetėr, letėrkėmbime tė rralla, fotografi, e libra nė broshurė, shkruar qė nė rininė e hershme nga Kuteli, me shkrim dore. Dy prej kėtyre surprizave i ka sjellė nė kėtė mbrėmje shkrimtari dhe miku i Dhimitėr Paskos, Niko Nikolla. Ishte njė libėr me rrėfenja i shkruar me dorė qė nė kohėn kur Mitrushi ishte nė Rumani. Mė pas ai ka dhuruar edhe njė fotografi tė hershme, ku ndodhej Mitrushi. Ndėrsa njėra prej motrave tė Lasgush Poradecit, Marie Poradeci, ka treguar njė varg letėrkėmbimesh mes Poradecit e Kutelit. Disa prej tyre ajo i ka lexuar edhe nė prani tė gjithė miqve tė ftuar nė atė mbrėmje, ndėrsa i ka dhuruar familjes sė Kutelit, njė libėr me fletė mjaft tė vjetra ku gjurmėt e kohės dalloheshin tė qarta. "Nė arkivat e tim eti ishte edhe ky libėr me recensime tė Dhimitėr Paskos, qė ia kishte dhėnė Lasgushit nė vitin 1942 kur erdhi nga Rumania".- tha Maria. Nė kėtė atmosferė kanė kalur rreth 2 orė nė sallėn e madhe tė hotel Arbana. Ndėrsa njė festė tjetėr pėrkujtimore, zhvillohej paralelisht, nė qytetin e Pogradecit. Atje njė numėr i madh shkrimtarėsh e poetėsh ishin mbledhur pėr tė kujtuar pėrvjetorin e prozatorit tė madh.
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  5. #25
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,749
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    BALTĖS SHQIPTARE

    Tė dua, baltė shqiptare!
    tė dua
    egėrisht,
    dėshpėrimisht -
    si ujku pyllin,
    si vala valėn,
    si balta baltėn!

    Se gjer mbi gju
    jam brenda teje;
    se lerė kam kėtu
    si ati,
    gjyshi,
    stėrgjyshi.

    Tė dua, baltė shqiptare
    se gjer mbi bel
    dhe pėrmbi bel.

    e thjeshte...e bukur...e veēante
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #26
    asgje s'me perket mua
    Anėtarėsuar
    25-12-2004
    Vendndodhja
    Detroit
    Postime
    46
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Padyshim rrefimtari me i shquar shqiptar...

  7. #27
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    5,066
    Faleminderit
    99
    119 falenderime nė 99 postime
    Po vdes nė dhe tė huaj – Elegji

    Po tė vdes nė dhe tė huaj
    -Shortė mėrgimtari –
    Tė ma bėni varrin tim
    Ku do bje sė pari.

    Pa njė grusht nga toka jonė,
    -Balt’ nga balt’ e vetė –
    Tė ma sillni e ta vini
    Drejt nė zemr’ e shkretė

    Se kjo balt’ e Vendit tonė
    Mallet do m’i shuaj,
    S’do mė duket fort i rėndė
    Moj, ky dheu i huaj.

    ………………
    ………………
    ………………
    ………………

    E tė vini tė m’i thoni
    Asaj Nėnės sime:
    Zi mos qajė, zi mos mbajė
    Po asnjė thėrrime.

    Se m’ i lumtur jam i fjetur
    Se sa i mėrguar
    Mot pas moti arratije, -
    Zemėr copėtuar…

    Pa fytyr’ e saj tretur
    -Qė e kam ikone, -
    Lart mbi varr do mė qėndrojė
    Sot e gjithėmonė…

    Vjeshtė, 1941
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  8. #28
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mitrush Kuteli, pėrtėritės i miteve ilire

    Luan CANAJ

    Historia letrare dhe kritika mė e rishtė nuk janė dhe aq tė kursyera nė pėrqasjen e letėrsisė sonė me trashėgiminė e qėmotshme, madje as me atė qė quhet “magjia greko-ilire”. Ashtu si nė shumė letėrsi tė mėdha tė botės, edhe nė krijimtarinė tonė letrare tė gjithėkohshme, hyjni e gjysmė-perėndi, motive e figura mitike kanė pėrndezur pandalas pėrfytyrimin e poetėve dhe prozatorėve tė cilėt kanė pėrtėrirė pėrmasat e hapėsirės sonė letrare, pėrmes shtegtimit nga trajtat e mugullta tė miteve tė moēme, kah shtigjet e paksashkelura tė shkrimtarisė moderne.

    Pikėrisht kjo ngjet, sidomos, me prozat e Mitrush Kutelit: “Nė njė cep tė Ilirisė sė poshtme” dhe “Nga Dyrrakiona nė Bardhonė”. Shtresėzimet e mitologjisė pellazge-ilire, mpleksen e shkrihen kėtu mrekullisht mes vedi, falė njė stili tė pėrkujdesur e gjuhe tė qėruar dhe shpalosin magjishėm hijeshi e farfuri tė njė bote tė lashtė. Me siguri qė gjurmė tė kėtilla, jo se nuk janė pikasur e nxjerrė disi nė pah edhe tjetėrkund, por, nė kėtė kahje e nė kėtė lėmė, rasti i Kutelit vjen si mė i spikaturi, kryesisht po t’i qaseshim mė drejtpėrdrejt sė brendshmi e tė pajisur me mjete tė pėrkora shqyrtonjėse.

    Kėsisoj, po tė ēapitesh vėmendshėm e me durim nė kėtė hulli shkoqitėse, do tė vėresh mė qartė kumbimet mbikohore dhe prurjet e “mrekullisė mitike” nė krijimin e Kutelit.

    Pasi bindesh pėr rrjedhshmėrinė tunduese tė rrėfimit nė trajtat e njė tekstėzimi sa tė lashtė nga lėnda, aq edhe modern pėr nga ndėrthurja e miteve a mitemave nė njė strukturė krejt vetjake, nuk mund tė mos rrėmbehesh nga qėmtimi sqimatar i fjalės e figuracionit tė ngjeshur, huajtur hijshėm nga visari i vyer i viseve tė veta, si nė kėto pėrshkrime magjiplote: “...lart nė male, ish ende pranverė. Dhe jo pranverė dokudo, po bujėmadhe: shkrinte akulli dhe dėbora e pėrhime, e ngjeshur dimrit shtrat mbi shtrat nė rrėmbat e fellėtirat, buēitnin rrėketė e pėrrenjtė, gurgullonin krojet begatore, harlisej bari i ri, shumė i hollė, bleronin drurėt e shkurret tė veshura me gjeth tė brishtė, gati tė tejpashėm...”, apo “...Vajza me shtizė, hark e kukurė, qėndroi nė mes tė lirishtės, vuri dorėn prapa kokės, sa iu zbulua tėrė krahu i bardhė e i hollė, vėshtroi faqen e pėrshkėnditur tė Lyhnidės,...Liqenit tė Bardhė, siē i thoshin enkeleasit e ngulur nė kėto vise qė nga koha kur ngjizej e stisej jeta, duke u pėrzier me pellazgėt mjekėrrgjatė e gjuhėfortė...”. E mandej: “Qepallat e zeza tė kthyera lart iu ngjitėn e iu ulėn si ca krahė dallėndysheje... vajza i kundroi njė grimė, u kthye vrik, hoqi harkun nga krahu, nxori njė shigjetė nga kukura prej lėkure dreri, mori nė shenjė trungun e zhveshkur tė njė panje..., pranė lisit tė zi, qė e kishte djegur rrufeja: shigjeta e zjarrtė e zotit Enjt.”

    A s’haset kėtu njė plasticitet figurativ pėr t’u patur zili?! Coha e ndėrdukshme mitike qė mbėshtjell gjithė shtjellimin e ngjarjeve nė kėto rrėfenja, endur me merak imtėsor e ndjell si me magji lexuesin nėpėr ato shtigje qė tė ēojnė ca nga ca nė trojet grishėse tė miteve zanafillore, aty ku kanė hedhur rrėnjė motmoti krijimet magjepsėse tė tragjikėve tė mėdhenj. Me anė tė zhvendosjes joshėse nė moēmėritė ilire, pėrmes paraqitjes sė dashurisė sė “...Etlevės sė Bardhos sė Drimonės me Enkeleun e Ballakrionit tė Drimonės, ushtar i mbret Bardhyl flokėbardhit”, Kuteli gjen rastin tė pėrshkruajė gjithė mjedisin kėrshėrindjellės tė asaj kohe plot rite, gojėdhana e legjenda parake, duke ndėrkallur nė to qenie nga mė tė ēuditshmet tė mitologjisė vendase, figura e emėrtime mitike toponimike tė Ilirisė sė Poshtme, si bie fjala: “Drimonė, Lynkestė, Enkelia mėmė, Mali i Thatė, Mali i Pėllumbave nė Pelagoni, Tre Liqenet e Enkelisė, Laveshta mbi Drimonė, Liqeni i Lyhnidės, Karakea, Beosia, Thationa e vendbanime tė tjera mė tė vogla ku banonin fise ilire...”. Aty pranė “lartoheshin malet e Kandavisė, tė Desaretisė, tė Eordisė dhe ato tė Pirustisė sė largėt qė i ngrinin majat poshtė reve qumėshtore”.

    Vetė personazhet e prozės kuteliane mbartin qė nė emėr njė ngarkesė e ngjyresė mitike tė mirėfilltė, aq sa pas tyre vėmendja dhe pėrfytyrimi pėrthith vetiu tė tjera ngacmime pėrfytyrore qė tė zhvendosin pėr tė shkėrfitur akoma mė thellė nė mugujt zormbamendės tė zanafillės njerėzore, “nė tabanin e lashtė ballkanik-ilir e grek tė vjetėr, siē thotė Kadare, mbi tė cilin janė ngritur themelet e eposit shqiptar”. Tek kjo gurrė e pashterrshme kanė shuar etjen diturake nėpėr mote, krijuesit tanė mė nė zė, pasi “Poezia e sidomos proza popullore shqipe, shprehet Kadare te “Autobiografia e popullit nė vargje”, ėshtė njė kontinent akoma i paeksploruar mirė, me kufij tė pamatė, shtrirė aq nė botėn reale sa edhe nė mosqenie. Nėpėr tė, si nėpėr mjegull, fėrkohen mitologjitė greke, egjiptiane, bizantine e asyre...”

    Nga pėrshkrimi i “bareshės bardhoshe me ca sy tė blertė si bari i pranverės (...), me ca leshra ngjyrė kashte thekri, tė hollėth, me krela qė i binin mbi ballė e sy, me njė shkurtelkė dhelpre, me shtizė e hark nė dorė e kukurė kaprolli hedhur krahut, Etleva e Bardhos shėmbėllente mė fort me vetė Thanėn e ilirėve, perėndeshėn e gjahut e grigjave...” Ajo ishte vetė shėmbėlltyra e Hėnės. Kėshtu i kishte thėnė njė ditė xha Edipi me njė zė tė mbytur sikur dilte nga ndonjė zgėrbonjė lisi, a nga njė shpellė, me njė enkelishte pėrzier me helenishte. Vajzės sė bardhė i qe ēelur fytyra porsi ajo lulebora qė kishte vendosur nė flokė, kėputur, diku, mes shkėmbinjve tė kreshtave, buzė honesh, pasqyruar nė syprinėn e Lyhnidės... Njeriu qė mbante emrin Edip, ishte xhaxhai i Etlevės. Ai i kishte njoftuar se nga ēasti nė ēast pritej t’ia behte nga luftrat e mbretit Bardhyl, Enkeleu i saj i dashur, pėr ardhjen e tė cilit perėnditė kishin dhėnė shenjat e para me anė tė fėrfėllimit tė krahėve tė shpesėve e “zhaurimės sė gjetheve tė pyllit”, tė cilat jo ēdokush mund t’i zbėrthente. Nė takimin e tyre tė parė gjatė gjuetisė, Enkeleu kish pandehur se gjendej rastėsisht pėrballė Melesokės, (Pa shih!) perėndeshės sė bukurisė apo karshi ndonjė perėndeshe tjetėr ilire, nga hyjnitė e shumta tė drurėve e ujrave. Befas, zana, shtojzovalle a floēka mrekullibėrėse i qenė fanepsur aty, me shtatin e hedhur tė kėsaj vashe mahnitėse. O Zot! Qe prapsur i hutuar!

    Herėn e dytė, qenė “hasur” nė festat e pranverės, brenda nė Thationė, kur i sillen fli Dialit, asaj perėndisė gazmore ilire e trake, qė e kanė marrė dhe i falen edhe helenėt, duke e quajtur Dionis... Atė ditė, u sillnin fli edhe perėndive vėlla e motėr: Belenit dhe Thanės, pra Diellit e Hėnės, si dhe shumė perėndive tė tjera, pėr tė mbrothėsuar gjithė pjellorinė... Pėrfytyroni njė grimė harenė e ritin e stėrlashtė tė kėtyre kremtimeve tė bujshme, me garat, shfaqjet gazmore, kėngėt e vallet jehonat e tė cilave treteshin, jo shumė larg qiellit ku mekeshin kumbimet kremtuese tė Dionisit tė grekėve tė lashtė!
    Nė ē’pėrmasa e trajta ka ngjarė e gjithė kjo pėrthithje e ndėrsjelltė? Kadare ėshtė mė pranė tė vėrtetės kur thotė mė tej, nė veprėn e sipėrpėrmendur qė “I gjithė ky art (ilir)...ėshtė i lidhur me qindra rrėnjė tė padukshme me artin grek...” Kėsodore, gjallėrimi i kohėpaskohėshėm kryesisht letrar i kėtyre rrėnjėve mitike mbrun mė sė miri njė art i cili me pėrēapje madhore bėn ēmos tė pėrballet me imazhe a tema qė ia behin gjer nė ditėt tona, ngarkuar me hijeshitė befasonjėse tė njė magjie terri shumėshekullor.

    Tashmė, ėshtė e qartė se mitet mbijetojnė, pasurohen e gjallojnė tė pėrtėrirė falė edhe letėrsisė. Madje, sipas studiuesit krahasimtar Pjer Brynel, miti, pikėrisht ngaqė ėshtė “i veshur” me petkun e letėrsisė pa po mbijeton sot e kėsaj dite. Ja pėrse mbase, edhe Klod Levi-Strosi thekson qė “njė mit pėrbėhet nga tėrėsia e varianteve tė veta”.

    Kėsisoj, Kuteli e rimerr njė pjesė tė mirė tė lėndės mitologjike ilire, duke e shndėrruar, siē mund tė shprehej studiuesi frėng Pjer Albui, “brenda caqeve tė kohės dhe hapėsirės letrare” pėr tė mbrujtur me tė njė lėndė tė re, madje herė-herė me njė lirshmėri pėrfytyrore gati tė paskaj, qė sipas Dr.S. Bashotės ka ēuar nė “idealizimin e hiperbolizimin e personazheve”.
    Me siguri qė nuk mund tė flitet pėr gjithėqėndrueshmėri a universalitet tė mitit. Pėrkundrazi, ka jetesė, mbijetesė, brufulli mitesh tė moēme, buitje mitesh tė rinj, shndėrrueshmėri rrėfenjash tė lashta nė variante moderne, sythėzime tė mundshme ngjarjesh a bisqesh mitike nėpėr rrėfenja tė rishta, nė trajtėn e “njė palimpsesti tė vetėm, aty i shuar, aty i shkruar sėrish paprerė” (P.Brynel).

    Gjithėsesi, pėrfshirja, rifarkėtimi dhe pėrtėritja e miteve tė moēme nė zejtarinė e krijimtarisė letrare, siē ngjan bie fjala me mitet greke ngjizur mė sė pari tek Homeri, ėshtė i vetmi shpėtim ndaj harresės. Nė pėrmasa tė tjera, po kjo gjė ngjet me ēdo lėndė mitologjike, shprehet Daniel-Henri Pazho nė “Letėrsia e pėrgjithshme dhe e krahasuar” (Paris, 1994), teksa kalimi nga mitet zanafillore (kryesisht, lėndė religjionesh e besimesh) tek letėrsia, merr trajtat e njė proēesi qartėsues tė kapėrcimit nga sakralja tek profania, duke pėrmendur sidomos njohjen e dy poleve tė mendimit qė Mirēea Eliadė ka shtjelluar bindshėm nė “Aspekte tė mitit” (1963). Zaten, kėto rrėfenja mitologjike, gdhendur me sqimė e pasuruar me prurje mirėfilli vetjake tė Kutelit, tumirin sidokudo pėrcaktimin diturak tė Brynelit se “mitet janė gjithė ēka letėrsia ka shndėrruar nė mite”, e thėnė mė qartas prej Pazhosė “gjithė ēka njė kulturė ka mundur e ka dashur tė shndėrrojė nė mit”, pasi ēdo epokė ka mitet e veta tė parapėlqyer, ka mitologjinė e saj “antike” a “moderne” qoftė.

    Nė njė intervistė te Shekulli (4 dhjetor 2000), nė pėrgjigje tė pyetjes nėse ėshtė miti ai qė rilidh traditėn me modernen, Kadare shprehet me urti: “Mite ka kudo nė botė. Njerėzimi nuk mund tė jetojė pa to, i krijon ato nė mėnyrė tė pandėrprerė. Ėshtė forma e miteve qė ndryshon.. Mitologjia ėshtė kudo nė tė folurėn njerėzore. Ne jetojmė gjithnjė me mitet, gjithnjė pa i marrė nė llogari. Mitet janė mes nesh, janė nė jetėn tonė, porsi ajo surpriza e mundshme e gjėrave tė papritura”. Kėtė pėrcaktim sintetizues, e dėshmojnė thellėsisht e magjishėm dhe prozat kuteliane nė shqyrtim.

    Pėr mė tepėr, sipas J. Vretos, disa autorė tė lashtė greko-romakė kanė pėrmendur njė mori mitesh qė qarkullonin nė fiset ilire dhe qė shpjegonin nė mėnyrė mitologjike prejardhjen e tyre, fjala vjen, mitin mbi Kadmin, tė cilit i mėshon edhe Kuteli pėrmes fjalėve tė personazhit tė tij, Edipit. Ky personazh, i ardhur nga Lindja e Afėrt, pasi u martua me Harmoninė, braktisi Tebėn e Beotisė pėr gjėmat qė i ndodhėn me tė bijat dhe u vendos nė toka tė tjera ku i lindi njė djalė qė u quajt Iliros, prej tė cilit trualli u quajt Iliri e vendasit ilirė.
    Kėshtu, nga Kuteli kemi kėtu njė rast mėse tė pėrkorė pėr tė zbėrthyer mė imtėsisht shndėrrimin mijėravjeēar tė mitit tė moēėm nė njė trajtė tėrėsore, pėrmes pėrthithjes e pėrtėritjes sė tij letrare. Nė kėtė mėnyrė, temat e stėrmoēme mitike nė simbiozė me talentin finosh rrėfimtar japin ende kumbueshėm tingullimė aktuale pėr tė ushqyer pėrfytyrimin. Ja, fundja, disa hulliza premtonjėse pėr njė studim mė tė plotė rreth kėsaj dukurie sa tė kahershme aq edhe moderne nė letėrsinė shqipe!

    Somario

    Ja pėrse mbase, edhe Klod Levi-Strosi thekson qė “njė mit pėrbėhet nga tėrėsia e varianteve tė veta”.

    Pėrkundrazi, ka jetesė, mbijetesė, brufulli mitesh tė moēme, buitje mitesh tė rinj, shndėrrueshmėri rrėfenjash tė lashta nė variante moderne, sythėzime tė mundshme ngjarjesh a bisqesh mitike nėpėr rrėfenja tė rishta, nė trajtėn e “njė palimpsesti tė vetėm, aty i shuar, aty i shkruar sėrish paprerė” (P.Brynel)


    Gazeta SHEKULLI
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #29
    aktive Maska e mirsela
    Anėtarėsuar
    27-06-2006
    Vendndodhja
    tiranė
    Postime
    10
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Mitrush Kuteli

    Jam shkėputur
    Jam shkėputur e kam ikur shumė herė
    Nga vendi im pėr nė vende tė largėt,
    Pėr njė mot, pėr shumė vjet, pėrgjithėnjė...
    Dhe jam kthyer rishtas e rishtas
    Nė ēerdhen time,
    Nėn qiellin tonė tė lehtė,
    Nė ajrin e tejdukshėm.

    Se malli i madh mė digjte
    Mė hiqte nė plėngun tim
    Te varret e gjyshėrgjyshėrve.
    Por kėsaj here - mė falni,
    Do ik e s’do kthehem mė:
    - Ku? ku?

    Nė vendin e heshtjes sė pėrherčshmė-jetshme,
    Ku s’ka dhimbje e ankthe,
    Por gjumė harrese
    dhe qetėsi tė katėrciptė...
    Fėmijė,
    Mos bėni gjėmė,
    Po ngazėllohi, se prehem
    Pas netesh pa gjumė.
    Tani pushuan tė gjitha dhėmbjet
    Dhe ankthet.
    Jam mirė
    Dhe qetė
    I parafjetur
    Pėrngaherė.

    ...U nginja nga tė lehtėt e qiellit,
    Nga ajri i tejdukshėm
    Dhe dua
    Peshėn e rėndė tė dheut.
    Dhe mugėtirėn e heshtjes.
    Qofshi shėndoshė,
    Tė lumtur!

  10. #30
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    5,066
    Faleminderit
    99
    119 falenderime nė 99 postime
    Hėna e humbur

    Hėna mbeti mbrėmė jashtė
    Lakuriqe nėpėr re-
    Sot u ngrita qėmenatė,
    E kėrkoj, po nuk e gjej.

    Kush e di, e joshi ndofta,
    Njė poet a kėngėtar,
    A e lidhi qafėmalit,
    Nė pusi, ndonjė kusar.

    Do t'i qahem kryeplakut,
    Tė dėrgojė kallauz.
    ...O, s'mė duhet, se e gjeta
    Kredhur brenda nė havuz

    Rri e mpitė, rri e mardhur-
    Po s'ka gjė: un do ta nxjerr
    Dhe ta hedh si top dėbore,
    Qė tė endet nėpėr qiell.

    Filluar Vlore, tetor 1963.
    Mbaruar Tirane, prill 1967
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  11. #31
    -_- Maska e jack_sparow
    Anėtarėsuar
    10-02-2007
    Vendndodhja
    Out of Space
    Postime
    784
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    a ka bere ndonjeri analize te ndonje prej veprave kryesore te Mitrush Kuteli tregime ose poezi?

  12. #32
    -_- Maska e jack_sparow
    Anėtarėsuar
    10-02-2007
    Vendndodhja
    Out of Space
    Postime
    784
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Nqs ka bere ndonjeri analize te ndonje vepre kryesore te Kutelit do ti lutesha shume ta postonte .Do te me ndihmonte jashte mase .

  13. #33
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,953
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Vajzat e autorit te madh e kane pergatitur nje liber me shenimet e te atit, te papublikuara me pare. Sot ne Shekulli ka nje artikull te mire lidhur me kete teme nga Elsa Demo. Gjenden dhe nje shkrim i tij. E gjeni si me poshte:



    "Vargje mbi gurė varresh

    Shpesh herė kur ndiej se qyteti mė mbyt me zhurmat e gėnjeshtrat e kotėsirat e tija dhe me revistat me vjersha pa nojmė, pa art, pa vlerė, ngrihem e dal tė shėtis vet' i vetė, nėpėr kėto kodrat e ėmbla tė Tiranės, tė veshura rishmė me robet e prenverės. Dyke ditur mirė se lipset tė ndahem tani shpejt nga ky vėnd, pėr shumė kohė - e mbase pėrgjithmonė, - nga qielli kaltėrosh, nga mali shqiptar e nga kjo fushė e bleruar - nis edhe los vetė njė lodrė foshnjėrije qė e pata luajtur edhe pranė liqeresh: e heth vėshtrimnė rreth e rotull sa tė thėthijė dalngadal kėtė pamje kaq tė ėmbėl, i mbyll pastaj sytė edhe rrah t'i pėrfytyroj nė terrin e brendshėm, gjithė kėto vise ashtu si janė e si do jenė. Kėsilloj do desha t'i kem pėrpara sysh, tė syve tė kujtimit, kur do jem nėr ato mėrgime e largime. Po kjo lodra ime ėshtė krejt e kotė se nga kaq brithma bukurije qė janė jashtė, nga kaq dritė e ngjyrė nuk ryn brenda, nė syt e mbyllur, pėrveē se njė pamje e trishtme, ngjyrė-hiri…
    Po, tė mė falė lėēitėsit nė nisa tė los kėtė lodrė foshnjėrije se unė u pata lidhur tė flas kėtė herė vetėm pėr vjersha tė shkruara mbi gurė varresh.

    Kthehem pra nė rrugėn e parė.

    Nė kėto shėtitjet e mija jashtė Tiranės, kthehem shpesh herė nė qimitire, pranė tė vdekurve, dhe iu lėēit emrat, vjetet e fjalėt e tyre. Kėtu prehet njė vashė e ré, aty njė plak i shkuar, pėrtej njė foshnjė, - qė tė gjithė ndėn lėndinė qė e yshqejnė me trupin e tyre, me jetėn e tyre. Pėrmi 'ta ullishta e trishtme, simboli i paqės qė vetėm nė vėndin e gjumit mund tė mbretėrojė.

    Dhe pranė ullishtės, vėllaj i saj i shterpėt, shelgu.

    Nė kėto shėtitje pėrmes qimitiresh kam shėnuar nė njė fletė disa vargje vjershash qė i gjeta tė shkruara mbi gurė. Ato flasin nė emrin e atyre tė flenė ndėnė dhé e me nostalgji pėr kėtė jetė tokėsore, kaq tė hidhur e kaq tė ėmbėl… Nuk di nė i kanė shkruar tė vdekurit ose tė gjallėt, po di se mburimi i tyre ėshtė dhembja. Kėto vargje tė shkruara mbi gurė varresh i afrohen fort prodhimit folkloristik tė vjershėtorėve anonimė.

    Vjershat e varreve myslimanė sjellin ushėtimin e botės arabe nė pėrmbajtje, nė trajtė e nė fjalor si edhe filozofia e fesė sė tyre, pėrmbi jetė e vdekje, - tė vėshtruara nga ēipi i varrit.

    Ja se ē'thotė varri i Haxhi Rexhep Vaqarit:

    Erdha nga drita,

    Ktheva nė dritė,

    Tue kaluem ē'do errsinė.

    Vullneti jem ka qen

    Ēdo ditė

    Besim tė plotė mbi perėndinė.

    Ai qė e pat krijuar kėtė vjershė ka, si duket, ndiesinė e artit poetik dhe harmoninė e rithmit. Pa fjalė se pėr arsye teknike kush e ka shkruar mi gur i ka ndryshuar trajtėn strofės po kjo nuk i prish fare bukurinė. Mbase kjo lloj cezure - tė vdekurit nuk mund tė flasin, nė flasin, pėrveē se me cezurė - e shton dhembjen. Po Haxhiu vazhdon mė tej.

    Le t'i dėgjojmė fjalėn:

    Pėrpara Zotit tue dhan provim

    Pajtova trupin kėtu te vorri,

    Po pran atij shkon shpirti im.

    Dhe si mbyllje:

    Mė quejn Haxhi Rexhep Vaqari

    O vizituės qė shkon pėranė

    Si ta kėndosh kėt kryshkrim

    Fal-ma me zemėr ti fatihanė…

    Vargjet janė bukur tretur, bukur shkruar. Fjala "kryeshkrim" ėshtė fjalė e ré dhe asgjėkund nuk munt tė gjejė njė vend mė tė aftė se sa mi njė gur varri.

    Le tė shkelėm mė tej. Na presėn tė tjera varre. Shumica nuk kanė vjersha po vetėm emra dhe mosha. E kujt nuk i dhemb mosha prej 18 vjet e njė vashe, prej 20 vjet e njė trimi?

    Kėtu njė pemė del nga mezi i varrit e trupi qė brenda bėhet jashtė lule e fletė; aty ka mbirė njė bar i hollė qė gėzohet se dolli nė dritė.

    Unji e lėēitni:

    Nuk ka vleftė

    Pėr mas vdekje

    As fisnikija,

    As pasunija;

    Atje po vetėm

    Me thjeshtėsina

    Kush paraqitet

    Te perėndija

    Gėzon pa masė

    Ai lumnina.

    Njė tjatėr:

    Andėrr qenka dhe kjo jetė

    Nuk mė qeshi buz' e shkretė.

    Edhe njė:

    Vizituės i gjallė prit e mos kalo

    Se kam nja dy fjalė me t'i than: ndigjo

    Edhe unė i gjallė kam qėnė por si ti

    Me nji ēik mallė, me fis e me gjini,

    Ēdo send nė kėt botė si pare si nam

    Qėnka pun e kotė, tė gjitha jallan.

    Mė shpje mendja nė fjala e Eklisiastiut qė tani e mijėra vjet pėrpara: kotėsira e kotėsirave tė gjitha janė kotėsira. Kjo ėshtė filozofija qė mburon nga vargjet e vjershėtorit anonim.

    Por tani pėr tani ne jemi tė gjallė, pra tė ecim se kemi edhe shumė varre pėr tė parė e vjersha pėr tė lėēitur.

    Ja kėtu njė qė na lutet:

    O vizituės qė po kalon;

    Vorrin t'im mos harroni

    Lutje bani sot pėr mue,

    Nesėr bajn tjerė pėr jue.

    Edhe njė tjetėr:

    Ju udhėtarė qi kaloni

    Nji fatiha mė kėndoni

    Tė shumtė janė varret qė pėrmbajnė tė tilla vargje. Po vetėm njė ėshtė qė pėrmban njė strofė prej tė Naimit: Varri i Esadit, i biri i Kadri Zaimit:

    Kur mė shihni se jam tretur

    Mos pandehni se kam vdekur,

    Jam i gjallė e jam ndė jetė,

    jam nė dritė tė vėrtetė…

    Mė ngjitet njė ngashėrim nga zemra. Nuk di cili ėshtė shkaku; fjalėt e kėtyre vėllezėrve qė ndėnė dhé, filli i barit kaq i njomė i kėsaj parvere ose vesa e lehtė qė shoshit reja udhėtare qė sbriti nga Dajti. Po tė mos kish ardhur vesa e loti do shkruanja mė. Kėsilloj ngrihem e ik. Ik e mė vjen se nuk mund tė lėēit kryeshkrimet e tjera tė varreve. Po mė shumė keq mė vjen se nuk di tė lėēit mishkrimet mė elegante shkronja arabe tė varreve tė vjetėr. Mė kujtohet tani njė tjatėr qimitir: ai i Fierit. Ka qėnė vjeshtė. Ishin skuqur rrapet e rrugės dhe kish filluar njė shi vjeshtak. Nuk munda tė hy pėrveē se nė ēipin e qimitirit, pranė njė varri tė naltė, varri i Sanijes, e bija e Osmanit (1913-1939).

    Lėēita:

    Qeshė gonxhė e sa fillova

    Kėtė botė me shijue, u gabova

    Nė tė kotė,

    Se kurrkush s'e ka gėzue

    M'erdhi ėngjėlli mė tha nė vesh:

    Urdhro Zonjė mė tha tue qeshė

    Tė thjeshta, pa teknikė, janė vargjet, po sa turbullonjės! I afrohen fort rithmikės sė Korbit nė pėrkthimin e Fan Nolit, me atė turbullonjėsen e tij, kurrė mė. Nė mbarim pėrsėritet lutja tipike e varrevet:

    Kur tė bini kėndej nga vorri

    Ndaluni pak e mė kujtoni

    Nga njė fatiha mė kėndoni.

    Po, motrė e panjohur, pėr fjalėt e bukura qė mban ky varri i yt, ku u tret tė rit e tu, njė udhėtar i brengosur, fort, si ky qė shkruan kėto radhė, nė njė ditė vjeshte, iu lut Perėndisė t'ėnt e Perėndisė sė tij, qė ėshtė njė e njė e i pandarė pėrveē se nė mėndjen t'onė , iu lut pėr prehjen e shpirtit t'ėnt, pėrgjithmonė nė qetėsi e dritė…

    Erdha nga drita

    …………

    Ktheva nė dritė

    Tue kaluem ēdo errsinė."


    Prill, 1943

    Tiranė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 18-06-2007 mė 14:06

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Postime
    203
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Citim Postuar mė parė nga Kuqalashja
    Do te peshperite era ndaj mbremje si nj'here,

    prej valesh do ngrohet hena si sot,

    me iskra prej bryme do mbuloj' mermere

    dhe bota do jete si ish dhe qemot

    Si neser do shtrihet lendina per mbi varr

    Vale-dheu do zene t'palosen ngadale,

    do ende parevera e lule e bar,

    dhe zile do rreshqasin qe prej male.

    Do qeshe dielli ne qoshen e nje reje,

    do thaje lotet mbi lulet e qershise, larg,

    mbytur do ndjehet gjemimi i nje rrufeje,

    permbi mal do hapet brez'i Perendeise.

    Do shtroje dhe dimri qilim te argjendte

    mbi pllocen e tretur, mbi kryqn'e anuar,

    do rritet harrimi me dherin e rende

    dhe une do fle, ty duke t'enderruar.... (dhe te t'harruar)

    Citova poezine Kutelit te postuar nga kuqalashja dhe jo kuqalashen qe na qenkesh perjashtuar. Nejse, ajo dhe ata qe e perjashtuan e dine kete. Persa i perket Kutelit eshte nje poet filozof, qe fatkeqesisht nuk eshte vleresuar akoma edhe sot aq sa duhet. Kuteli qesh si dielli ne qoshen e nje reje, me melodine filozofike te fargut te tij. Sa keq, sa keq qe poete te tille vdesin per se gjalli dhe sa bukur tingellojne te gjalle per se vdekuri.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    12,603
    Faleminderit
    18
    196 falenderime nė 170 postime

    Dhe thashė nė librari...

    Dhe thashė nė librari...


    “Dėgjomė me vėmendje, o shpirtkė e shpupuritur: Tė thuash Mitrush Kuteli apo Dhimitėr Pasko, ėshtė e njėjta gjė. Ka qenė i njėjti njeri. Pėrkthyesi dhe shkrimtari.” Ku i thashė kėto fjalė? Nė librari. Kujt ia thash ė? Asaj qė shiste libra.

    Flurans ILIA

    1.
    Duhet tė ketė qenė fillim vjeshte. Nė njė ditė tė zakonshme, duke u kredhur thellė nė fėmijėri, kisha pėrjetuar tė flitej pėr romanin – poemė tė N. Gogolit “Shpirtra tė vdekura”, botim i vitit 1962, shqipėruar nga Dhimitėr Pasko. Isha i familjarizuar me faktin se ky roman kishte qenė pjesė e bibliotekės familjare, ngjizur, pasuruar, mbushur me frymė shpirtrash tė lėna trashėgim (nė fakt e vetmja pasuri qė trashėguam) nga ati ynė i ndjerė. Njė intelektual intuitiv qė, me sa kam kam vėnė re, brezi qė e ka njohur e ka rrėnjosur me mirėnjohje nė kujtesė. Por, pas vdekjes sė tij aksidentale, ky roman u zhduk nga biblioteka e familjes. Dikush “kishte vėnė dorė” pa kėrkuar leje nė tė paprekshmen bibliotekė tė familjes.
    Ashtu siē ndodh rėndomtė me njerėzit e rėndomtė, ky veprim-incest “i kishte pėrlarė” Shpirtrat... Njė ribotim i dytė i romanit me disa ndryshime tė domosdoshme, del nė vitin 1974. Kėsaj here me titullin “Frymė tė vdekura”. Ishte porosia e tė ndjerit pėrkthyes Dhimitėr Pasko (i cili kishte ndėrruar jetė nė 1967-ėn), qė titulli mė i pėrafruar duhet tė ishte ky. Por edhe pse ribotim, ka qenė njė periudhė qė nuk mund t’i gjeje kollaj “Shpirtrat” (ose “Frymėt”) as nė bibliotekėn e qytetit, as nė librari. Kjo ndodhte pėr shkak se frymorėt e gjallė i mbanin “Shpirtrat e vdekura” (ose “Frymėt”) tė fshehura, dhe nuk i lėshonin tė dilnin kollaj nga bibliotekat e tyre familjare.

    2.
    Kurioziteti im u bė pothuajse i padurueshėm rreth asaj fillimvjeshte, teksa gjurmoja dhe mblidhja plot kureshtje nektarin e fjalėve tė gjuhės sė Dhimitėr Paskos si pėrkthyes. Njė talent qė konkurronte vetveten, po aq sa edhe faqja e Hėnės qė refuzon tė na shfaqet. Mitrush Kuteli, ky poet dhe prozator i njė stili tė rrėfyeri plot elegancė. Stil i njohur ndryshe edhe si “rrėfimi i magjishėm kutelian”. Pasko, gjuhėtar dhe folklorist, botonjės i parė i poezisė sė Poradecit dhe Nolit, pėrkthyes i kujdesshėm dhe ekonomist i shkėlqyer, karakterizohej po nga njė inteligjencė e urtė intuitive qė indukton kulturėn e pėrbashkėt, duke zėnė vend butėsisht me mirėsjellje brenda ndėrgjegjes kolektive. Padyshim qė zotėronte njė kulturė shumėgjuhėshe, tė cilėn e pasqyronte magjishėm te komuniteti i lexuesve. Mbi tė gjitha, Pasko-Kuteli tė mahniste tėrėsisht si folk-gjuhėtar. Por kur ndeshesh me “Shpirtrat” (apo “Frymėt”), gjithmonė sipas mendimit tim, kemi tė bėjė me njė nga majat e pėrkthimit shqip, shenjė e njė graviteti ku konotacioni ėshtė i pakontestueshėm sot e gjithė ditėn.

    3.
    Kohė mė pas, shtėpia botuese Onufri e risjell edhe njėherė nė publik ribotimin e kėtij romani rreth viteve 1998-99 dhe sė fundmi, nė vitin 2003, rishfaqet “Frymė tė vdekura”. Tashmė librin e gjen lehtėsisht nėpėr librari, ose ngaqė bollėku i botimeve ka mbėrritur te mirėqenia, ose ngaqė lexuesit janė anoreksikė kundrejt dijes.
    Parathėnia e Kadaresė qė shoqėron botimin e mbramė, mė kishte shtyrė nė kėrkimin kėmbėngulės tė njė pasthėnie. Nė fakt, po rrėmoja nė bibliotekėn time “Artikujt Kritikė” tė Bjelinskit, ku edhe gjeta: “Letėr Gogolit”, “Mbi tregimin rus dhe tregimet e zotit Gogol”, si dhe “Njė panoramė mbi letėrsinė ruse tė vitit 1847”. Ndoshta prej kėtyre shkrimeve kritike ka zanafillėn e gjithė rrjedha e asaj ēka ndodhi me vetė Gogolin nė Rusi. Me pėrkthyesin Dhimitėr Pasko nė Shqipėri. Dhe me tė gjithė turbullirėn qė shkaktoi indoktrinimi soc-realist nė intuitėn e kulluar tė njė ose mė shumė tė eturve pėr dije.

    4.
    Takohem nė Tiranė me tė bijėn e Kutelit, e cila me njė gjuhė tė ngrohtė mė thotė se “nuk i kujtohen shumė detaje reale nga jeta e tė atit, por komunikon vazhdimisht me tė nėpėrmjet librave”. “Edhe unė,” i them, “nuk kam patur fatin ta njoh realisht tim atė, por komunikoj njėsoj si ti.”
    Takohem pėrgjatė verės nė Pogradec me romancierin dhe skenaristin Dhimitėr Xhuvani. Nė biseda, ajo qė mė vuri nė lėvizje ishte njė rrėfenjė-detaj i tij e lidhur me pėrkthimin qė Pasko i kishte bėrė nė shqip “Shpirtrave”. Xhuvani tregon: “Shpesh herė e vizitoja Dhimitėr Paskon nė shtėpinė e vet nė Tiranė, pėrgjatė kohės qė punonte si pėrkthyes me mėditje. Paralelisht me pėrkthimet e detyruara, Dhimitėr Pasko pėrkthente “Shpirtra tė vdekura” tė Gogolit. E shqipėronte romanin duke pasur paralelisht nė tavolinėn e punės versionin origjinal nga rusishtja, versionin rumun, versionin italian dhe atė francez. Mė bėnte pėrshtypje se, kur shkoja dhe e takoja pas dy-tri javėsh, faqet e pėrkthimit lėviznin duke pėrparuar shumė-shumė ngadalė. I them: “ Mitrush, nuk paske ecur fare me pėrkthimin.” Mė pėrgjigjet: “Lermė, mos mė nga, me kėtė roman unė shkruaj, nuk pėrkthej...”
    Ēiēikovėt e soc-realizmit e ndėshkuan jo “me pushkatim”, por “me pėrkthim” Mitrush Kutelin. Me kėtė akt ata pretendonin t’ia ulnin kokėn kėtij Prometeu tė mendimit shqiptar, duke u pėrpjekur t’i lanin hesapet jo thjesht me njė njeri qė nuk ishte si ata, por, e thėnė mė shkoqur, me “mitin kutelian”. Megjithatė dėshtuan. Edhe nė atė pak dritė burgu, pėrgjatė viteve 1948-1949 , na shfaqet “ad memorandum” Mitrush Kuteli, teksa studionte brenda mureve tė skėterrės metodėn “Nina Potapova”, e njohur pėr pėrvetėsimin e rusishtes aso kohe. Edhe nga qela e burgut Dhimitėr Pasko diti tė mėsojė (tė na mėsojė) se si mund tė bėhet realitet, nė njė kohė mė tė vonshme, njė pėrkthim i pėrkryer, si ai qė doli nė dritė nė vitin 1962.

    5.
    Tė gjitha kėto tė dhėna fragmentare i bluaj nė mendje, ndėrsa data shėnon shtatė shtator... Nė njė librari, bash mu nė zemėr tė kryeqytetit... I ndodhur pėrballė njė shitėseje librash, e cila ha Hot-Dog (pėrkthimi fjalė-pėr-fjalė nga anglishtja vjen nė shqip nė formėn “qen i nxehtė”)... Mustarda i ka veshur paksa ēipat e buzėve... Njė vajzushkė me buzė qė vlojnė si “fjalė tė nxehta” spėrkat banakun e librave me stėrkala mikroskopike mustarde... Nga prezantimi del se vajza ėshtė studente e filologjikut nė Tiranė. I kėrkoj romanin “Shpirtra tė Vdekura” tė Gogolit. “E ka pėrkthyer Mitrush Kuteli,” shtoj pėr ta lehtėsuar kėrkimin e saj. Shitėsja avitet nėpėr raftet e librave me hotdogun nė njėrėn dorė dhe romanin nė tjetrėn. Rikthehet pėrballė meje pėr tė mė korrigjuar: “Zotėri, libri qė kėrkoni nuk gjendet, por ne kemi nė shitje romanin Frymė tė vdekura.” “Ėshtė i njėjti,” them. “Jo, jo, nuk ėshtė i njėjti...”, vazhdon tė kėmbėngulė tjetra, “ju mė thatė se e ka pėrkthyer Mitrush Kuteli, ndėrsa kėtė kėtu...”, dhe troket me gishtin tregues mbi kapakun e Frymėve, “e ka pėrkthyer Dhimitėr Pasko”. Me shikim tė lagur prej atyre stėrkalave mikroskopike tė mustardės, qė mė bien nė fytyrė, them ftohtė: “Ju lutem, mund tė ma jepni romanin se jam duke nxituar.” Pasi e sigurova librin, pėr tė mos e kafshuar nė hundė atė krijesė tė pafajshme (Ruana Zot, nuk jam i dhunshėm!), i pėshpėrita pikėrisht afėr hundės, ngadalė, qė ta ndijonte sa mė mirė aromėn e fjalėve: “Dėgjomė me vėmendje, o shpirtkė e shpupuritur: Tė thuash Mitrush Kuteli apo Dhimitėr Pasko, ėshtė e njėjta gjė. Ka qenė i njėjti njeri. Pėrkthyesi dhe shkrimtari.”

    6.
    Ishte fillimi i vjeshtės. Data e saktė shėnonte shtatė shtator. Po, e di qė mund tė jetė vetėm njė rast i izoluar, njė absurditet, njė ndodhi rastėsore nė prag tė vjeshtės kjo ngjarja e sotme, por brenda meje me fėrtymė dimri frymėt kishte shtruar. ...Hej, trojkė! Zog trojkė! Kush tė ka ngjizur ty? Ti s’mund tė lindje veēse te njė popull i shėndoshė, ...dhe ja tani, shko tė numėrosh vjorstat, gjersa tė tė errėsohen sytė. Dhe ti, mjet udhėtimi, s’dukesh aspak i ndėrlikuar. Ty s’tė kanė kapur me vidha hekuri, por tė kanė stisur shpejt e shpejt vetėm me sėpatė e zdrukth,. ...kuajt turren si tufan, spicat e rrotave kėrleshen e pėrbėjnė bashkė njė rreth tė lėmuar, udha bubullon, udhėtari kėmbėsor ndalet nė vend, i trembur, dhe trojka ikė, ikė, ikė... Ē’ėshtė ky vrap qė tė kall tmerrin? Dhe ē’ėshtė kjo fuqi e paparė gjer mė sot nė botė? Hej, kuaj, kuaj! Kuaj tė mrekullishėm? A mos nė jelet tuaja ka bėrė strofkėn shakullima? A mos nė ēdo rrėmbė tė shtatit tuaj vigjilon njė vesh i ndjeshėm? ...ku vallė rend ti? Pėrgjigjmu. Nuk pėrgjigjet. Zilka derdh anembanė tringėllime tė ēuditshme...


    17 Mars 2008

    albania.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  16. #36
    student Maska e besarti
    Anėtarėsuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    80
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mirėmbrėma lexues tė dashur tė Kutelit,

    ka kohė qė kėrkoj veprat e tij, por pėr fat tė keq si gjej askund. Nė tė vėrtetėt veprat e tij i kam kėrkuar vetėm gjatė pushimeve kur kam qenė nė Kosovė, por nė tė gjitha librarit qė kam kėrkuar, jam dal i zhgėnjyer. Ka dikush nga ju ndonjė ide, se ku mund t'i gjej ato pėr me i ble?

    Edhe njė pyetje tjetėr: Ka dikush nga ju njė listė tė plotė tė veprave qė i ka shkruar dhe pėrkthyer Mitrush Kuteli?

    Qė tani faliminderit pėr pėrgjigjjet, ju pėrshendes dhe ju dėshiroj njė mbrėmje tė mirė.

    Besarti
    Nese rrezikon mund te humbesh, por nese nuk rrezikon ke humbur gjithsesi!

  17. #37
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    5,066
    Faleminderit
    99
    119 falenderime nė 99 postime
    SHTAMBARI

    Punon shtambari nė shtambėri
    Njė enė balte pėrpara tij

    Vjen rrotull rrota, ay kėndon
    Dhe dorėshkathėt laton, laton…

    Pa shtamba rritet: njė bukuri –
    Nga brumi i baltės, nga dora e ti.

    Pėrpjetė jetėn me hov e merr
    Dhe mrekullitė nė duk m’i nxjerr:

    Ka poshtė thembėr dhe lart qenar
    Nje shtat tė hedhur, njė vrull krenar

    Ēuditem shumė, si vizitor,
    Kur shoh njė kurm kaq vajzėror

    “- Ah qysh trillove, i them, o zot
    njė send tė tillė kaq hire plot?”

    Seē qesh shtambari ndaj mė kundron
    Dhe dor’ e tija punon, lėmon.

    Hutohem shumė: “E mora vesh!
    Ke njė tė fshehtė, s’e nxjerr nė shesh

    Ti ke njė brumė qė s’ka njeri
    dhe ja, ky brumė bėn mrekulli”

    Ndaj vegjet shtambės ja ngjit ngadal
    Shtambari thotė: - “Ti s’di, mė fal…

    Nė botė baltė ka anė e kėnd
    po mjeshtėria do shpirt e mėnd:

    Ta mbrujtėsh baltėn me dashuri
    nga dheu qė skuq porsi flori

    Pa do dhe punė, do dhe durim
    dhe doemos: kuptim, qėllim

    Se shtambėn une s’e bėj mė kot -
    Me ujė nesėr do mbushet plot

    T’ja shuajė etjen kujt mbjell a korr
    Atij qė arėn lėron me plor

    Dhe kur ta ngrerė lart, pėr dolli –
    Tė mė bekojė me mėnt’ e tij”

    …Punon shtambari nė shtambėri-
    Dhe arti i tija ėsht’ poezi

    Gusht 1964, Pogradec
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,382
    Faleminderit
    42
    31 falenderime nė 22 postime
    mirush kabashi reciton Mitrush kutelin..


  19. #39
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    5,066
    Faleminderit
    99
    119 falenderime nė 99 postime
    Rrjedhin lumenjtė
    (Poemė ilire)

    Rrjedhin lumenjtė e gjerė ujėshumė
    Ndėr caqet e botės sė lashtė ilire –
    Sė epėrmes, sė Mesmes dhe sė Poshtmes:

    Stėrmadhi Danouv valėvezullonjės,
    Qė mban mbi faqe flluga peshėrėnda
    Dhe zbret mes tokės sė sheshtė panone,
    Pėrbrenda sė Epėrmes Iliri,
    Tek enden grigjet ndėr dete kullotash,
    Tė dlira si era qė rreh mbi rrafshina,
    Fushori Drav dhe begatori Sav,
    Qė fill merr nga visi i fisit japod
    Dhe sulet drejt Sirmit, drejt Singidunit,
    Pa udhės njom trojet e buta breuke
    Dhe fushta myze, skordeste, triballe
    Drithėbegata, dhe thith nė shtrat Eneun,
    Urpanin dhe Bosonian ditione,
    Pėrpin mė poshtė Drinėn degėshumė,
    Qe lind nga plėngu i fisit dardan –
    Nga zemra e sė Mesmes Iliri,
    Bashkė me Pingan dhe ujra tė tjera;
    Rrjedh Tici buēitės ndėr krepa tė fortė
    Ndėrmjet Liburnisė dhe Dalmatisė
    Dhe kredhet detit pėrafėr Skardonės.
    Rrjedh malori Nor me gurra krypore,
    Ujė i ēmuar si pika e gjakut
    - Shkas ndeshjesh tė shumta ndėr fiset delmere –
    Dhe ruset ndėr shkrepa, pa hidhet hovshėm
    Nė gjiun kundruall Korkyrės sė Zezė.
    Rrjedh Atesi i kthjellėt, pjellė liqeri
    Malesh tė lartė, ushqyer gjithmonė:
    Dimrit me borė dhe verės me akull.
    Rrjedh Angri vraponjės, Brongu vėrshonjės
    Pėrafėr kufive tė Thrakės motėr,
    Rrem i tė njėjtit trung tė stėrmoēėm,
    Qė lindi dhe rriti gjith bijtė e Ilirit.
    Rrjedh vrullmadhi Drillon, pjellė Lyhnidės
    Sė kaltėr tė Enkelisė sė bujshme
    Pėrēan lugjet bregthepisur penestė,
    Ēik rrafshat dardane, krepat pirustė
    Dhe vrundull turret nė brigjet rudine,
    Rrėzė kėshtjellės sė lartė tė Lysit
    Dhe Skodrės kreshnike: karpa mbi karpa,
    Bregut t’liqerit tė bukur Labiat.
    Rrjedh Aks shkumėbardhi, rrjedh Erizoni –
    Bij binjakė tė Paionisė sė madhe,
    Dhe Strymoni, qė lag tė njejtin truall
    Tė fisit paion, tė moēėm sa toka,
    Qė luftė kish bėrė, krahas me thrakėt,
    Qikonėt dhe pellazgėt larisianė
    Dhe shumė popuj tė tjerė vėllezėr,
    Nė mugėtirat e kohės prrallore,
    Nė Ilionin e shenjtė dardan,
    Kundėr filive makute akeje,
    Gjithmonė tinzare dhe besėpakė,
    Vėrvitur kobshėm me flluga tė shumta –
    Shtyrė nga cmiri, tėrhequr nga preja.
    Rrjedh Ardaksani albanoi, Genusi
    Shkumbonjės i Kandavisė pyjore,
    Rrėmbyeshėm ēajnė shtigje ndėr gėmbra
    Dhe dynden e shtrihen nė lyma tė buta,
    Ndėr ishuj tė veshur me drurė tė gjelbėr:
    Parajsa pėr shpesėt dhe kafshėt e egra.
    Rrjedh Ausa gjėmonjėse, Akeronti
    Thesprot dhe i vrullti Thyam mollos,
    Arakthi kasop, lumė i pagjumė,
    Cak dhe prag i stėrlashtė historie,
    Qė ndan Ilirinė e Poshtme, Epirin
    Bujėmadh, nga larushitė helene
    Gjakpėrzjera me pinjojtė e Ilirit,
    Shtrirė gjer poshtė Larisės pellazge,
    Nė zemrėn e Heladės sė moēme.

    vijon…
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  20. #40
    HoneY-BunnY √
    Anėtarėsuar
    10-10-2009
    Vendndodhja
    Mbi re...
    Postime
    2,563
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Ēast lamtumire...

    -Djalit -

    ... Pra, bir, mos qaj: ky ėshtė ligji e qėnies
    Tė vijė rrotull dhe tė kthehet rishtaz
    Pėrbrenda gjirit tė amės sė amėshuar
    Tė mosqėnies.

    Ku janė ata qė patėn qėnė? Shkuan
    Atje ku qenė ? lanė prapa tyre
    Njė tingull nė erė, shuar dalngadalė,
    Si ēdo qėnie.

    Nga shtati i tyre ngjizet rishmė jeta
    Qė duhet rrojtur: mbajtur, vojtur, falur
    Kur ēasti i madh troket nė derėn tonė
    Urdhėronjės.

    Koprace ėshtė jeta nė tė mira
    Dhe dorėhapur gjėmash dhe mėnxyrash ?
    Tė gjitha duhen hequr dhe duruar
    Zemėrkthjellėt.

    Unė rrethin tim e mbylla keq a mirė,
    Si vdekėtar i thjeshtė hallkė e lidhur
    Dhe shkoj i velur hojesh dhe sherbelesh
    Pa keqardhje.

    Do rroj, shpresoj, ca kohė, brenda teje
    Se kjo ka qėnė ėndrra ime shpirtin
    Tim trashėgim tė ta le pas vdekjes
    Siē e mora.

    Vazhdo dhe ti tė jetės shteg, tė shkruar:
    Tė larta mos lakmo se shtypės bėhesh
    As poshtė shumė mos rrėshqit, se shtypesh,
    Qofsh i lumtur!

    Tiranė, 2 mars 1967
    U come 2 love not by finding the perfect person,
    but by seeing an imperfect person perfectly.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mitrush Kuteli - Dhimitėr Pasko
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 08-06-2011, 16:37
  2. Poem Kosovar - M. Kuteli
    Nga C++ nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 11:32
  3. Figura Te Shquara Shqiptare
    Nga The Dardha nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 25-12-2008, 19:25
  4. Petraq Kolevica
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 08-04-2003, 16:08

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •