Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 25
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Opozita fiton zgjedhjet e përsëritura në Ukrahinë

    Opozita ukrainase proteston kundër rezultatit zyrtar të zgjedhjeve presidenciale

    Vëzhguesit: Shteti vodhi votat në Ukrainë

    OSBE deklaron se votimet nuk përmbushën standardet evropiane. Fiton kandidati pro Moskës

    Shekulli

    Zgjedhjet presidenciale të së dielës në Ukrainë nuk janë zhvilluar në mënyrë të rregullt. Senatori Richard Lugar, vëzhguesi më i lartë amerikan në zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan në Ukrainë tha se qeveria ndihmoi në vjedhjen e votave për të nxjerrë fitues kryeministrin pro Rusisë, Viktor Yanukovich. “Eshtë e dukshme që një program i dirigjuar dhe i zbatuar mashtrimi dhe abuzimi ditën e zgjedhjeve ka patur lidhje ose është bërë në bashkëpunim me autoritetet qeveritare”, -tha për gazetarët Lugar, kreu i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit amerikan. “Besoj se presidenti Leonid Kuchma, kishte përgjegjësinë dhe mundësinë për fabrikimin në këtë pikë të këtij rezultati”, -tha Lugar, që u dërgua nga presidenti Bush për të monitoruar zgjedhjet. Presidenti Bush e kishte paralajmëruar Kuchma-n se Shtetet e Bashkuara do të rishikojnë marrëdhëniet e tyre me Ukrainën nëse votimet presidenciale nuk bëhen të rregullta. Po kështu OSBE tha se votimet nuk përmbushën një numër të konsiderueshëm të kushteve të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, si dhe standarde të tjera evropiane për zgjedhjet demokratike
    Diferenca mes dy kandidatëve për president ka qenë shumë e vogël. Kështu kryeministri pro rus, Viktor Yanukovich fitoi 49.42% të votave, ndërsa opozitari pro perëndimor Viktor Yushchenko fitoi 46.49% të votave. Kandidati i opozitës në zgjedhjet presidenciale, Yushchenko ka akuzuar gjithashtu autoritetet se kanë falsifikuar rezultatet e votimit të së dielës. Ai tha se ai ishte fituesi i vërtetë. “Kam çdo arsye të them tani se Komisoni Qendror i Zgjedhjeve nuk po thotë të vërtetën. Ne nuk kemi besim te vota e numëruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe puna që po bën ky komision bazohet në dokumente të falsifikuara”. Gjithë sondazhet e mëparshme kishin sugjeruar se Yushchenko i opozitës po ecte drejt fitores me së paku 6%. Qëllimi i tij ishte të afronte lidhjet midis 50 milionë banorëve të Ukrainës me Perëndimin. Ndërsa prorusi Yanukovich kërkon lidhje më të forta me ish -fqinjët sovjetikë.
    Mijëra përkrahës të tij mbajtën protesta paqësore dje në qendër të Kievit për të mos pranuar rezultatin zyrtar të zgjedhjeve. Gjithashtu ata i kërkuan Parlamentit që të nisë një hetim në lidhje me vjedhjen e votave. Gjithashtu studentëve iu është bërë thirrje të bojkotojnë mësimin dhe të marrin pjesë në një miting të përgjithshëm kundër qeverisë. Qeveria ruse, me në krye Vladimir Putinin ka punuar shumë për të rivendosur ndikimin e vet në ish -Bashkimin Sovjetik. Putini e kishte vizituar dy herë Ukrainën gjatë fushatës presidenciale duke shprehur mbështetjen për kryeministrin pro Moskës.

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Ne nje veshtrim te OSBE Ukraina vleresohet si vendi me korrupsionin me te larte, si dhe vendi me pak demokratik. Pra cmund te pretendojme me teper nga zgjedhjet ne ukraine.

  3. #3
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    E cpret nga ata hipokrite? Zgjedhjet ne Afganistan ishin te rregullta kurse keto ne Ukraine jo! A do benin kaq zhurme sikur te ishte zgjedhur kandidati tjeter? Apo meqe ai qe fitoi do marrdhenie te mira me Rusine dhe kjo perbeka krim!
    Sa fusin hundet ne punet e shteteve sovrane si Ukraina e Bjellorusia le te shkonin e te monitoronin zgjedhjet ne Amerike.
    Para nje jave Bjellorusia shprehu "me ironi kuptohet" shqetsimin e saj per procesin zgjedhor ne USA! Ata vune re se rruga e manipulimeve ishte shume me e gjere se sa ajo qe lejohet ne nje vend te botes se trete! Por ne nuk do vendosim sanksione kunder USA siguroi gazetaret Presidenti i Bjellorusise!
    Tani i ka dale boja ketyre monitoruesve amerikano-europiane, cdo shtet qe respekton vehten duhet ti nxjerre me shqelma 2 muaj para zgjedhjeve!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Krizë politike dhe anarshi në Ukrainë pas zgjedhjeve presidenciale. Mijëra protesta kundër presidentit që vodhi votat

    Ukrainë, lideri i opozitës vetëshpallet president


    Shekulli

    KIEV – Lideri i opozitës ukrainase ka shpallur dje veten president të vendit, ndërkohë që dhjetëra mijëra mbështetës kanë protestuar përballë Parlamentit. Vendi është zhytur në një krizë të thellë politike që e ka ndarë vendin në dy pjesë që pas zgjedhjeve të fundit presidenciale. Por jo vetëm opozita vendase, por edhe perëndimorët i konsideruan këto zgjedhje si të pandershme. Me njërën dorë në Bibël, lideri i opozitës ukrainase Viktor Yushchenko u betua për të “mbrojtur të drejtat dhe liritë e qytetarëve ukrainas” gjatë një sesioni urgjent parlamentar i thirrur për të diskutuar krizën e krijuar në vend. “Ukraina sot është në prag të konfliktit civil”, -ka paralajmëruar ish -kryeministri properëndimor, pasi gjashtë qytetet kryesore të vendit janë mbushur me protestues që refuzojnë rezultatin zyrtar të zgjedhjeve për shpalljen president të vendit të pro rusit Viktor Yanukovich. Protestuesit e kanë gdhirë në të ftohtin e acartë dhe janë shprehur se nuk do t’i lëshojnë rrugët pa u ndërruar rezultati zgjedhor. Ndërkohë kryetari i Parlamentit ukrainas Vladimir Litvin nuk pranoi të njihte betimin e liderit të opozitës si president. Mbi të gjitha në sallë kishte pak deputetë që ta miratonin këtë hap. Ndërkohë presidenti i shpallur zyrtarisht, pro rusi Yushchenko i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta njihte atë si fitues të zgjedhjeve, të cilat u konsideruan nga shumë vëzhgues si më të rëndësishmet në Evropën Lindore që nga rënia e Bashkimit Sovjetik më 1991. “Në shekullin e 20-të, ne po përballemi me një kërcënim të madh të vullnetit të popullit të një prej shteteve më të mëdhenj (me 48 milionë banorë) të Evropës”, -tha Yushchenko. Edhe lideri i Presidencës Evropiane, kryeministri holandez Jan Peter Balkenende i tha presidentit që po largohet Leonid Kuchma se BE ka dyshime për rezultatin e votave. Po kështu ministri i Jashtëm britanik Jack Straw tha se “ishte e vështirë të argumentoje që ato zgjedhje ishin të lira dhe të ndershme”. Vetëm presidenti rus Vladimir Putin ka përshëndetur presidentin e zgjedhur Yanukovich për fitoren duke i quajtur të papranueshme dyshimet e shprehura nga BE dhe OSBE për rezultatin.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #5
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Ne Ukraine po tentohet te perdoren po ato metoda qe perdoren ne Serbi dhe Gjeorgji per marjen e pushtetit me grusht shteti "demokratik". Shpresojme qe kesaj rradhe te marrin nje pergjigje te merituar! Nderkohe perkrahesit e kandidatit tjeter Janukovic po grumbullohen rreth Kievit!
    Rusia me te drejte eshte e interesuar per fatin e zgjedhjeve ne Ukraine se pashme vetem Ukraina e ndan nga Natoja.
    Komik eshte fakti qe ne USA projeksionet deri ne fund jepnin Kerrin fitues po ai nuk beri akte teatrale te tipit te betohej si President i USA apo te shpallte veten fitues dhe votimet te vjedhura!
    Hipokritet amerikano-europinane jane dakord me zgjedhjet perderisa jane ne favor te kukllave te tyre, ndryshe zgjedhjet nuk jane te lira!
    Zgjedhjet Afgane ishin te lira (meqe fitoi Karzai)!!!!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  6. #6
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    JANUKOVIÇ DHE JUSHÇENKO U PAJTUAN QË RRETHI I DYTË I ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE TË PËRSËRITET

    Kryetari i Parlamentit ukrainas Vollodimir Litvin propozoi që rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të llogaritet se nuk është mbajtur.

    Dy kandidatët, Viktor Janukoviç dhe Viktor Jushçenko u pajtuan që rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të përsëritet.

    Mijëra ithtarë të opozitës në Ukarinë u nisën sot në drejtim të ndërtesës së Parlamentit, ku duhet të mbahet seancë e jashtëzakonshme, kushtuar krizës në shtet.

    Seanca e jashtëzakonshme do të fillojë në orën 10 sipas Griniçit dhe në të pritet të marrin pjesë deputetë nga të gjitha partitë dhe koalicionet.

    Qyteti Llëvov veçmë tri ditë është në duart e kryetarit të të ashtuquajturit "komitetit rajonal" Petro Olejnik, i cili thotë se e ka kontrollin mbi policinë dhe infrastrukturën e qytetit.

    Kandidati i opozitës për president në zgjedhjet në Ukrainë Viktor Jushçenko deklaroi se dëshiron që rrethi i dytë i zgjedhjeve të përsëritet më 12 dhjetor.

    "Tri javë pas rrethit të dytë zgjedhor, të mbajtur më 21 nëntor, vlerësojmë se është datë korrekte për organizimin e rrethit të ri të dytë", deklaroi Jushçenko pas mbledhjes me rivalin Viktor Janukoviç, presidentin aktual Leonid Kuçma dhe me ndërmjetësuesit e huaj.

    Në mbledhjen nuk është arritur marrëveshje për zgjidhjen e krizës në Ukrainë, përveç se të dy palët u morën vesh që të mos përdorin dhunë.

    Janukoviç dhe Jushçenko biseduan në prani të Leonid Kuçmës, presidentët e Polonisë dhe Lituanisë, Aleksandar Kvashnjevski dhe Valdas Adamkus, përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Havier Solana dhe të OSBE-së Jan Kubis dhe kryetarin e Dumës ruse Boris Grizllov.

    Kriza në Ukrainë është paraqitur pas shpalljes së rezultateve zyrtare nga rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura të diellën, sipas të cilave në zgjedhjet ka fituar Viktor Janukoviç.

    Opozita nuk i pranon këto rezultate, ndërsa kandidati i tyre Jushçenko thotë se i është marrë fitorja me manipulime zgjedhore.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  7. #7
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120

    Perëndimi, etje për revolucione

    Një këndvështrim ndryshe i asaj çka po ndodh në Ukrainë. A kanë gisht ndërkombëtarët në krizën ukrainase?

    Perëndimi, etje për revolucione

    Mediat perëndimore, si për Shqipërinë në ‘97, për Serbinë 2000 dhe tani për Ukrainën shkruajnë të njëjtat përralla



    Ishte një kohë kur e majta ishte në favor të revolucionit, ndërsa e djathta qëndronte e vendosur për autoritetin e shtetit. Por tashmë nuk ndodh më kështu. Këtë javë në Britani gazeta antiluftë “Independent” dhe ajo proluftë “Telegraph” kanë folur për revolucion në Ukrainë. Tej oqeanit, gazeta e djathtë “Washington Times” ka mirëpritur “ngritjen e popullit kundër pushtetit”. Kështu si në Shqipëri në vitin 1997, në Serbi në vitin 2000, në Gjeorgji nëntorin e kaluar, dhe tashmë në Ukrainë, media perëndimore rregullisht shet të njëjtën përrallë të bukur, se si demonstruesit e rinj arrijnë të hedhin poshtë regjimin autoritar, thjesht duke ndjekur një koncert rroku në sheshin qendror. Dy milionë demonstrues antiluftë dalin nëpër rrugët e Londrës dhe shpërfillen politikisht, por disa dhjetra mijëra demonstrues në qendër të Kievit konsiderohen si “popull”, ndërsa policia ukrainase, gjykatat dhe institucionet qeveritare konsiderohen si instrumenta të dhunës.
    Imagjinata perëndimore tashmë është aq e sëmurë nga metodologjia e saj e revolucionit popullor, saqë kemi nisur të bëhemi tolerues të rrezikshëm të mosrespektimit të standardeve në raportimet e zhurmshme të lajmeve në media. Mitingje të mëdha janë mbajtur në Kiev në mbështetje të kryeministrit Viktor Yanukovich, por ato nuk janë shfaqur në ekranet televizive: e ndërsa ekzistenca e tyre pranohet, mbështetësit e Yanukovich-it denigrohen duke thënë se ata janë sjellë nga larg me autobusë. Krejt ndryshe, demonstrimet në favor të Viktor Yushchenko-s (liderit opozitar) kanë më tepër dritë, më tepër vend në ekran, sisteme zhurmash më të sofistikuara, koncerte rroku, tenda për t’u strehuar dhe sasi të mëdha veshjesh ngjyrë portokalli, dhe të gjithë vazhdojnë t’u mbushim mendjen vetes se ata janë spontanë në këto manifestime. Po kështu, kemi marrë vesh se 96% e pjesëmarrjes në votime në rajonin Donetsk, vendi i lindjes së Viktor Yanukovich, është provë për mashtrim elektoral. Ndërsa një pjesëmarrje e ngjashme rreth 80% në votime, në zonat që mbështesin Viktor Yushchenko-n nuk janë mashtrim elektoral. Po të kujtojmë Gjeorgjinë, presidenti i mbështetur nga Perëndimi, Mikhail Saakashvili fitoi zyrtarisht 96.24% të votave në vendin e tij në janar. Vëzhguesit që tani denoncojnë zgjedhjet në Ukrainë e mirëpritën rezultatin në Gjeorgji, duke thënë se “këto zgjedhje e sollën vendin më pranë përmbushjes së standardeve ndërkombëtare”. Verbëria shtohet edhe ndaj posterave të shpërndara nga grupi “pro demokracisë” “Pora”, të shpërndara në gjithë Ukrainën. Në to përshkruhet një çizme që shtyp brumbujt, duke simbolizuar atë që “Pora” dëshiron t’u bëjë oponentëve. Ky dehumanizëm i armiqve ka precedentë të njohur – madje edhe në kohën kur Ukraina ishte pushtuar nga nazistët, kur lufta u bë kundër “Sëmundjes së Kuqe” që buronte nga Moska- edhe atëherë këta postera kaluan pa koment. “Pora” vazhdon të paraqitet si një bandë studentësh të pafajshëm, pavarësisht se si organizatat e tjera simotra në Serbi dhe Gjeorgji, - “Otpor” dhe “Kmara”- “Pora” është një organizatë e krijuar dhe financuar nga Uashingtoni. Por situata është edhe më keq. Pikërisht në shesh bashkë me mbështetësit e Yushchenko-s, ndodheshin edhe anëtarë të Una-Unso, një parti neonaziste, emblema e të cilëve është kryqi i thyer. Ata nuk sikletoseshin për mbështetjen e tyre, pasi vitin e kaluar Yushchenko dhe aleatët e tij mbështetën një gazetë të Partisë Socialiste “Silski Visti”, kur ajo botoi një artikull antisemit, në të cilin deklarohej se “hebrejtë kishin pushtuar Ukrainën bashkë me Wehrmacht-in në 1941”. Në shtator 2004 aleati i Yushchenko-s, Alexandër Moroz, tha për “JTA-Global Jewish News”: “Unë e kam mbrojtur Silski Visti dhe do të vazhdoj ta mbroj…”. Tani Yushchenko, Moroz dhe aleatja e tyre oligarke Yulia Tymoshenko, e kanë konsideruar ndërkohë një urdhër gjykate për ta mbyllur gazetën në fjalë, si një fakt të dëshirës së qeverisë për t’i zënë gojën medias. Në çdo vend tjetër, mbështetja për antisemitët, do të ishte shokuese; në këtë rast mediat perëndimore as nuk e përmendin këtë gjë.
    Votuesit në Britani dhe në SHBA kanë dëshmuar se qeveritë e tyre gënjyen pacipërisht për Irakun për më shumë se një vit gjatë gjithë luftës dhe nuk u ndëshkuan. Ky është një disfunksion gjigant në sistemet tona të ashtuquajtura demokratike. Tendenca jonë për të pikturuar fantazitë politike në vende si Ukraina dhe paraqitja e Perëndimit si një nënë e mirë që po ndërhyn për të shpëtuar atë vend në këtë ditë, nuk është vetëm një mënyrë për të qetësuar ndërgjegjen fajtore për të metat tona politike, por gjithashtu na verbon ndaj realitetit për ndërhyrjen e pacipë e të vazhdueshme në “politikat demokratike të vendeve të tjera”.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Shpresoj te jete nje artikull i kopjuar diku.
    Nje popull i tere,ose me sakte 50% e votuesve ne Ukraine ngrihet duke denoncuar vjedhjet ne votime.
    Dhe keni kurajo te shkruani qe disa dhjetera mijera demostrues nen notat e nje koncerti rrok duan te hedhin poshte regjimin.
    E dijme qe eshte me interesant Iraku,kete e kuptuam.
    Po ketu po flasim per fatin dhe te ardhmen e nje populli.
    Dhe e fundit qe dua te them e shume akoma nuk e kane kuptuar.
    Demokracia nuk eshte per te gjithe,eshte per ata qe e kuptojne dhe e çmojne vleren.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  9. #9
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Citim Postuar më parë nga Klevis2000
    .............paraqitja e Perëndimit si një nënë e mirë që po ndërhyn për të shpëtuar atë vend në këtë ditë, nuk është vetëm një mënyrë për të qetësuar ndërgjegjen fajtore për të metat tona politike, por gjithashtu na verbon ndaj realitetit për ndërhyrjen e pacipë e të vazhdueshme në “politikat demokratike të vendeve të tjera”.
    Ja hodhen fajin atyre tani e ..Opa tja hedhim fajet tona te huajve , politike e zgjuar kjo ...

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Ukrainë: Qeveria dhe opozita bien dakord për reforma zgjedhore dhe kushtetuese
    6 dhjetor 2004


    Zyrtarët ukrainas thonë se kanë arritur një marrëveshje për ndryshime në ligjin elektoral dhe kushtetutën e vendit.

    Udhëheqës pro-qeveritarë si dhe të opozitës thanë sot në Kiev se kanë arritur një kompromis lidhur me një seri reformash që i paraqiti fillimisht presidenti Leonid Kuçma. Zyrtarët thonë se parlamenti do të votojë për paketën ligjore nesër dhe, nëse miratohet, zoti Kuçma do ta nënshkruajë ligjin po atë ditë.

    Udhëheqësit e opozitës thonë se në kuadër të marrëveshjes, zoti Kuçma do të shpërndajë qeverinë e kryeministrit pro-rus Viktor Yanukoviç.


    Ndërkohë kryetari i Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë u bëri thirrje vendeve anëtare të dërgojnë ekipe të mëdha vëzhguesish për zgjedhjet në Ukrainë.

    Ministri i Jashtëm bullgar Solomon Passy foli sot në Sofie, ku u bëri thirje ministrave të jashtëm që po marrin pjesë në takimin vjetor të OSBE-së, të veprojnë pa vonesë për të mbështetur procesin demokratik në Ukrainë.

    Zoti Passy tha se Sekretari i Përgjithëm i OSBE-së Jan Kubis do të marrë pjesë në bisedimet që do të zhvillohen në Kiev për të gjetur një zgjidhje për krizën politike që ka mbërthyer Ukrainën.

    Ministri i Jashtëm holandez Bernard Bot, vendi i të cilit ka presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, tha se integriteti i zgjedhjeve në Ukrainë është një çështje shumë e rëndësishme për organizatën me 25 anëtarë. Ai u bëri thirje të gjitha vendeve pjesëmarrëse të dërgojnë vëzhgues për zgjedhjet e 26 dhjetorit.

  11. #11
    süsses Mädchen Maska e Pink^ Pearl
    Anëtarësuar
    01-11-2004
    Vendndodhja
    .
    Postime
    240
    Nuk e besoj se ka per te ndryshuar dicka kete here ..megjithate le te shpresojme shpresa vdes e fundit ...

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Yushchenko fiton zgjedhjet

    Zyrtarë zgjedhorë në Ukrainë thonë se udhëheqësi i opozitës, Viktor Yushchenko, është zgjedhur president i vendit.

    Ndërsa janë numëruar gati të gjitha votat, ai kryeson ndaj rivalit të tij, kryeministrit Viktor Yanukovich, me një përqindje që nuk mund të kapërcehet prej tij.

    Duke folur para mijëra mbështetësve të tij në kryeqytetin Kiev, zoti Yushchenko shpalli fitoren dhe tha se Ukraina po hynte në një epokë të re politike.

    Ai fitoi në votimet e muajit të kaluar, por Gjykata Supreme e anuloi rezultatin për shkak të manipulimeve të gjera.

    Sikurse njofton korresespondenti i BBC-së në Kiev, Viktor Yushchenko ka folur para disa mijëra mbështetësish të tij që brohorisnin 'president, president' në Sheshin Pavarësia.

    Ata festuan deri në orët e para të mëngjesit, në mes të të ftohtit të acartë duke pritur fjalimin e kandidatit të tyre për president.

    Zoti Yushchenko tha në një konferencë shtypi se Ukraina kishte qenë e pavarur për 14 vjet, por sot vendi ishte i lirë.

    Ai tha se ishte i vetëdijshëm për përgjegjësitë e tij të mëdha dhe shtoi se do të ishte i denjë për besimin e popullit.

    Më parë, rivali i zotit Yushchenko - kryeministri, Viktor Yanukovich - tha se ishte i përgatitur të udhëhiqte opozitën nëse zoti Yushchenko zgjidhej president.

    Ekipet e të dy kandidatëve kanë njoftuar për disa parregullsi.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se votimet ishin të vlefshme, por se do të hetojë të gjitha pretendimet për manipulime para se të shpallë zyrtarisht rezultatin.

  13. #13
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Nderkohe prokuroret Ruse po behen gati te arrestojne kryeministren cifute ukrainase nese ajo ve kembe ne territor rus!
    Gjysma e kabinetit ukrainas eshte e perbere nga cifute......me falni hebrenj!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Fitoret ne futboll shfrytzohen shpesh nga politikanet demagoge ne vendet akoma mesjetare..
    Jushcenko i ukrahines gezonte popullaritet te madh para disa muajsh si heroi i opozites.. si idoli i turmave blu-verdha.. por te vjen nga se pret.. e keqja..
    Ka rene ne pak muaj gati 50% simpatia ne popull per Jushcenkon..dhe..arsye mes tjerash eshte se.. kelyshi i tij 19 vjecari Andria.. i biri pra.. sipas nje artikulli ne nje gazete bridhka me nje BMW te re 130 000 euroshe.. perdor celulara te markes Vert qe kushtojne mbi 4000 euro.. dhe ne klub-disko-bordellot me luksoze te Kievit porosit shampanj nga ajo me e shtrenjta.. Pra 19 vjecari me baba president.. ben nje jete prej prico-sheiku arab.. thon Gazetat..
    E po ai punon ..si ekspert konsult ne nje firme justifikohet i jati..
    Po po e shtun eshte..

    Ja keshtu fishken heronjte e behen sorra sikurse nanos sheiku inë..

    Mijra Ukrahinas qe i ka rene bretku ne kolkozet e minierat e uzinat e Stalin Brezhnjev jelcinit.. me nga 60 vjet pune skan buk te hane sot ne ukrahinen dhemo mu.to -kratike .. e ki kelishi me tre muaj baban president u be sheik..

    Keshtu beri dhe i famshmi Vales lesi i Polonise.. i babezitur kish qelluar mbas bizneseve e ja ku perfundoj ne Muze.. u degradua ne nje pijaneco matrapaz.. e sot ish stalinistet e kan sot polonine ne dore..

    Le te nxjerrin mesime zyrtaret e berishes.. se ata te Nanos mesim kan sofistikimin e krimit..
    Populli tek Berisha e njerzit e tij i ka syte..

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Gjeja qe me beri shume peshtypje.

    Te nje kanal Ukrahinas jep gjithnje per revoltat.

    Presidenti i ri kur betohej ne parlament
    Me pompozitetin qe me kujtoi kohen borshevike, betohej para bibles me disa prifterinj reth e rrotull , e ushtare nderi ceremonial ne hapesiren e parlamentit, e siper ne llozhe nje korr i madh , si ato te modeleve sovjetike qe kendonin internacjonalen, filloi te kendonte ndoshta hymnin menjehere sa presidenti i ri u betua.

    Pastaj ne qender ne Kiev , ne qender te sheshin, nje nje kupol si ajo e kishave, betohej me ceremoni, ne mes nje turme te madhe populli.

    Me kujtoi megallomanine ruse e sovjetike.
    E me cuditi se prisja ne stil perendimor, ashtu sic qene dhe revoltat.
    Asnje te perbashket me stilin perendimor ku politikanet jane me te thjeshte.

    Udheheqesit perendimor, edhe pas fitoreve te medha , kane treguar nje modesti e i kane bere njerezit te vetedishem per sfidat qe i presim, kjo nga pergjegjshmeria, e jo dehja e propoganda me suksesin.


    Dhe betimi eshte me i thjeshte se dihet po u zgjodhe nuk ke celes magjik, e pergjegjesia eshte shume e madhe , per nje njeri te pergjegjshem.
    E nuk ke nevoj per stilet propogandistike borshevike qe ishin pjes e nje stili politik megalloman e pjes e strategjise poltike qe populli hante propaganden e udheheqjes, e shikonte marshime e parakalime e ceremoni , e lumsi ne e barku bosh.

    I shkrova keto se me ka bere pershtypje qe akoma ne lindje dhe nga ata qe ndryshojne nuk kane hequr dore nga stilet e vjetra borshevike propogandistike megallomane.

    Sot ai ka shkarkuar qeverine e re e ka ngritur nje tjeter.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 08-09-2005 më 14:46

  16. #16
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Sidoqofte "Grushtit te Shtetit demokratik" po i bien pendet dita-dites si dhe ne Gjeorgji (ne Serbi lakeun e Jankive e pershendeten me nje plumb ne koke)!
    Sot Presidenti i Ukraines kerkoi doreheqjen e Kryeministres cifute Timoshenko dhe priten qyfyre te tjera!
    Nderkohe ariu Rus u beri te ditur qe te pergatiten te presin gozhde ne dimrin qe po afrohet meqe nuk do kete me nafte me cmime preferenciale per lakenjte e USA/Europes -Ukraine, Gjeorgji, Moldavi!
    Po degjoj qe tani se si po i kercellijne dhembet nga te ftohtit "revolucionaret demokratike"!!!!!!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  17. #17
    bashkekohor Maska e ~Geri~
    Anëtarësuar
    21-06-2004
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    914
    Lufta ftohte akoma ska mbaruar ne Ukrahine.Vazhdojne ...
    "Ta duam "Shqiperine", si shqiptaret "Ameriken"

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    po Xhihadistet

    me ke jane

    me Perendimim apo me Rusin

    Apo kundra te dyjave

    dhe kapitalizmit dhe revizjonizmit

    ne kalbje amerika perendim rusia

    Apo ta bejme boten--si ish Avganistani i Talibanesve se ai qe modeli i shtetit qe bene XHihadistet e Billi.

    Do emigrojne te gjithe aty pastaj--sidomos grate.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 08-09-2005 më 15:19

  19. #19
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Retorike boshe!
    Talibanet e Afganistanit u pompuan ne fillim nga Jankite (erdhen e u pergatiten nga shkollat fetare ne Pakistan) si kunderpeshe te qeverise qe u formua pas largimit te Ruseve nga Afganistani!
    Kur ata nuk pranuan ofertat e multinacionaleve Janki per ndertim gaz/naftesjellsash ne Afganistan u gjet pretesksti i sulmit mbi ate vend!
    Ata brenda cdo norme ligjore nderkombetare thane qe do te dorezonin Binin nese Jankite paraqisnin qofte edhe nje fakt te vetem per fajtesine e tij!
    Ata (talibanet) nen kercenimin e denimit me vdekje arriten te zhdukin gati fare mbjelljen dhe transportin e bimeve narkotike (si nje praktike diametralisht e kundert me mesimet Kuranike)!
    Sot Afganistani eshte kthyer ne prodhuesin me te madh te botes te ketyre bimeve!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ti qe i quan amerikanet Janki

    Besoj SERBET i quan VELLEZER

    Ca debat do besh me ju

    JU JENI KAMIKAZ ketu

    cdo gje e shikoni me syne e Xhihadit

    Sic thoshim ne MONIZEM--ta shikojme realitetin me sy revolucjonar-

    Vetem keni hequr mjekren e Marksit e keni vene ate te Bill Ladenit.

    I lexoni ato qe shkruani--

    se JO VETEM QESHARAKE

    Po pa lidhje fare me temen

    Vetem qe te lidhesh AMERIKEN--SATANAN E MADH--ME CDO GJE
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 08-09-2005 më 15:47

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Fatos Nano: PS ka per ti humbur zgjedhjet e qershorit
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 21-06-2009, 07:02
  3. Mendime per Byrone 97-tshe..
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-11-2006, 08:40
  4. Poloni: opozita fiton zgjedhjet parlamentare
    Nga Michigan2005 në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-09-2005, 16:53
  5. Strategjia e opozitës në zgjedhjet lokale
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 08-08-2003, 11:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •