Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kujtime te doktor Fejzi Hoxhes..

    shekulli

    ......

    Si e pėrshkruan Nako Spiron profesor Fejzi Hoxha

    B.Budini

    Fejziu e kishte njohur Nako Spiron vetėm kur ai kishte filluar tė bėnte hapa tė shpejta nė karrierėn politike, e cila kishte tėrhequr vėmendjen e tė gjithėve. Nako Spiro nė 1942 ishte anėtar i Komitetit Qendror dhe sekretar politik i KQPKSH ndėrsa nė vitin 1943 ishte anėtar i Byrosė Politike. Gjatė vitit 1946-1947 ai ishte ministėr i Ekonomisė dhe kryetar i Komisionit tė Planit tė Shtetit, post ky shumė i rėndėsishėm pėr shtetin dhe njė besim i madh qė i jepej njė njomėshtaku. Nako Spiro ishte nė rast tepėr i veēantė intelektuali. I burrėruar gjithashtu para kohe ai pėrfaqėsonte brezin mė tė talentuar tė Shqipėrisė menjėherė pas ēlirimit.
    Nako Spiro ishte martuar nė atė kohė me zonjushėn Liri Belishova. Ishte djalė i njė tregtari tė madh e tė njohur nė Durrės. Kishte kryer njė shkollė tregtare nė Greqi. Ishte i edukuar, i kulturuar, i mprehtė, shumė inteligjent, i ekuilibruar. Po ta shihje nga pamja fizike ai tė jepte pėrshtypjen e njė djaloshi delikat, me kraharor tė ngushtė, me krahė e kėmbė tė holla. Fytyra e tij ishte e zbehtė, me vetulla ēuditėrisht tė trasha, flokėt gėshtenjė tė hedhura drejt, njė hundė paksa tė ngritur, me buzė tė rregullta dhe mjekėr qė binte nė sy. Muskujt e faqeve dukeshin mirė nė ēdo lėvizje sado delikate, duke treguar se asgjėkundi nuk ndodhej ndonjė shtresė dhjami pėr tė rrumbullakosur pamjet e shprehura.
    Nako Spiro kishte njė zė tė hollė qė jepte efektin e njė force dhe energjie tė jashtėzakonshme. Elokuent me logjikė tė fortė dhe rezistent nė punė. Kėshtu e pėrshkruan nė kujtimet e veta Nako Spiron doktor Fejziu. Gjatė viteve 1945-1946 Nako Spiro u lidh shumė me Enver Hoxhėn. Doktor Fejziu nė atė kohė mjekonte nėnėn dhe babain e Enverit, Gjylon dhe Halilin. I kishte nga anėt e tij. Pleqtė merreshin vesh mjaft mirė me tė. Nė kėto hyrje e dalje, doktori merrte vesh bashkėpunimin qė kishte Enveri me Nakon. Ata punonin deri nė orėt e vona, fjalė kėto qė dilnin nga pleqtė, megjithėse ishin urdhėruar tė mos tregonin. Njė gjė ishte shumė e qartė, ata ishin miq tė mirė.
    Sipas kujtimeve tė profesor Hoxhės, Nako Spiro u godit si njė intelektual qė kishte ditur t’u kundėrvihej jugosllavėve pėr ēėshtjen ekonomike. Kjo situatė mpleksej edhe me aktivitetin e elementėve tė tjerė tė cilėt ishin pro jugosllavėve e kundėr ēdo elementi qė anonte nga Enver Hoxha. Nė diskutimet e shumta dhe ndeshjet e ashpra midis grupeve, Nako tregohej trim dhe i vendosur. Mjeku Hoxha ka shėnuar nė kujtimet e veta edhe biseda tė Nako Spiros, gjėra tė cilat i kanė bėrė mė shumė pėrshtypje. Pėr njė nga mbledhjet e Byrosė Politike, informacioni pėr tė cilėn kishte filtruar edhe mureve tė ndėrtesės konspirative, profesor Hoxha kishte shėnuar fjali kuptimplote qė kishin tė bėnin edhe me tė ardhmen e marrėdhėnieve shqiptaro-jugosllave.
    - A janė nė dijeni sovjetikėt pėr kėto qė po ndodhin?- kishte lėshuar bombėn e vet Nako Spiro.
    - Ē’na duhen kėta sovjetikėt, ishte pėrgjigjur menjėherė Koēi Xoxe.

    20/11/2004
    Kujtimet e Liri Belishovės pėr vetėvrasjen e Nako Spiros

    B.Budini

    Ka jetuar mė pak se njė vit pranė tij, por Liri Belishova, tanimė nė njė moshė tepėr tė thyer, ėshtė ajo qė ka qenė mė afėr Nako Spiros nė ditėt para vetėvrasjes. Ajo e ka rrėfyer pėr “Shekullin” historinė e saj me Nako Spirun dhe rrethanat e vetėvrasjes sė njeriut tė saj tė dashur mė 20 nėntor 1947. Ndėrsa nuk i ka botuar ende kujtimet e saj pėr tė, Liri Belishova ka treguar megjithatė se si e ka pėrjetuar vetėvrasjen e tė shoqit dhe se cilat janė dyshimet e saj pėr kėtė vetėvrasje.

    Rrethanat e vetėvrasjes sipas Liri Belishovės
    “Jetuam shumė pak bashkė nga janari i 1946 deri nė 20 nėntor tė kėtij viti, kur ai vrau veten, por ishim njohur shumė mė pėrpara dhe pėrveēse njerėz tė dashur, ishim edhe shokė tė mirė. Nako Spiro besonte nė fillim se komunistėt jugosllavė ishin internacionalistė dhe do ta ndihmonin Shqipėrinė qė tė shėronte plagėt e luftės dhe pėr zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor. Nė tė vėrtetė ata ndoqėn ndaj Shqipėrisė njė politikė shoviniste”, - fillon tė tregojė Liri Belishova pėr Nako Spiron. Herė i demaskuar si tradhtar, herė i lartėsuar si hero, pesė herė ia kanė ndėrruar vendin e varrit. Por momentet qė nuk i shlyhen nga kujtesa janė ato kur mėsoi gjėmėn pėr vdekjen tragjike tė Nako Spiros.
    “Nako Spiro doli hapur bashkimit tė Shqipėrisė me Jugosllavinė, i bindur se ky do tė qe gllabėrim prej saj. Ndėrsa jugosllavėt e kuptuan se Nako Spiro ishte pengesė pėr tė realizuar planet e tyre dhe nė qershor tė vitit 1947 u dėrgua nė Tiranė emisari jugosllav, Savo Sllatiē, pėr tė akuzuar palėn shqiptare se ishte duke vepruar nė dėm tė miqėsisė dhe bashkėpunimit me Jugosllavinė. Enver Hoxha nė fillim mbajti qėndrim tė drejtė. Ai ia rrėzoi akuzat Savo Sllatiēit. Por nė fillim tė nėntorit tė 1947 emisari jugosllav u rikthye dhe kėsaj here goditi personalisht Nako Spiron si frymėzues i njė fronti antijugosllav nė Shqipėri dhe si agjent i borgjezisė e imperalizmit. Enver Hoxha kapitulloi para kėtyre akuzave, ndėrsa Koēi Xoxe ishte direkt projugosllav. Kėshtu nė mbledhjen e Byrosė Politike tė 18 nėntorit 1947 e akuzuan Nakon. Me kėst nuk ishim ftuar as unė, as Mehmet Shehu, Fadil Paērami e Bedri Spahiu. Nako kėrkoi tė shtyhej mbledhja disa ditė, por ata i lanė vetėm 24 orė nė dispozicion pėr t’u pėrgatitur. Byroja u mblodh edhe njė herė dhe akuzat u pėrsėritėn. Ndėrkohė Nako shkoi tek Enveri pėr tė folur me tė, ai nuk pranoi, u drejtua pėr tek Gagarinovi (ambasadori sovjetik) dhe as ky nuk pranoi tė fliste me tė. Atėherė Nako e pa veten pa shpresė, tė humbur. Kjo vetėvrasje ishte nė fakt njė vrasje, sepse ata e vunė nė tė tilla kondita e pėr mė tepėr nėn presionin e kohės”, - rrėfen Liri Belishova.

    Liri Belishova: Nako mė tha se do tė vriste veten
    Ajo shton se mė 18 nėntor Nako ia ka treguar asaj personalisht tė gjitha shqetėsimet e veta, edhe pėr mbylljen e dyerve tė Enverit e tė Gagarinovit. “Biseduam gjatė tė shqetėsuar dhe njė moment ai mė tha: nuk mė mbetet gjė tjetėr vetėm se tė vras veten. Unė fillova tė qaj dhe ai, si duket vetėm sa pėr tė mė ngushėlluar, mė tha se bėnte shaka”, - kujton Belishova. Mandej tregon se e mori vesh gjėmėn nga Fiqirete Shehu. Nako Spiru kishte vrarė veten nė orėn 8 pa njė ēerek tė mbrėmjes, nė datėn 20 nėntor, nė institucionin e atėhershėm tė Komisionit tė Planit (sot Ministria e Financave) nė praninė e disa njerėzve tė tjerė dhe sipas Belishovės ai nuk kishte dashur tė bėnte njė vetėvrasje demonstrative, prandaj kishte stimuluar njė aksident. “Por nuk mund tė flas me siguri pėr kėtė, pasi nuk mė lanė tė hyja aty, megjithėse qėndrova prapa derės qė nga mėngjesi. Mė kanė mbetur edhe disa dyshime nė ishte vėrtet vrasje apo vetėvrasje. E para qė mė shtyn tė mendoj kėshtu ėshtė se pėrse nuk mė lanė tė futesha brenda dhe sė dyti pse nuk pati kurrė raporte pėr vdekjen e tij”, - shprehet ajo, ndėrsa shton se mė pas figura e Nako Spiros, pas shkėputjes nga jugosllavėt u rehabilitua disi pas autokritikės sė vetė Enver Hoxhės, por u harrua pastaj pėr dekada me radhė. “Megjithatė njė gjė ėshtė e sigurtė, se tė vrisje Nako Spirun, ishte shumė e vėshtirė, tė gjithė shokėt e donin, madje edhe nė mbledhjet e para tė pleniumit, pėrveē Koēi Xoxes, nuk i doli askush tjetėr kundėr. Pastaj shtuan rreth 14 anėtarė tė rinj nė Byronė Politike, tė instruktuar pėr tė folur kundėr Nakos dhe kėshtu u demaskua ai”, - tregon Liria. Pėr sė pesti herė varri i Nako Spiros ėshtė shpėrngulur nė Durrės, nė qytetin e tij tė lindjes. “Ky ndryshim ėshtė bėrė pas viteve ‘90, atėherė kur u hoq nga varrezat edhe varri i Enver Hoxhės. U hoq andej, s’di pse, edhe varri i njė prej viktimave tė tij, qė ishte Nako Spiro”, - thotė Belishova. Nako Spiro ishte 29 vjeē kur u nda nga jeta, ndėrsa nė 55 -vjetorin e tij tė vdekjes, nė vitin 2002, i ėshtė dhėnė titulli “Nder i Kombit”.

    Dy fjalė pėr Nako Spiron
    Nako Spiru ka lindur nė Durrės mė 4 janar 1918. Mėsoi nė Institutin Tregtar italian tė Korfuzit dhe vijoi tė lartėn nė Fakultetin Ekonomik tė Torinos. U bė komunist shumė herėt duke besuar se kjo ishte rruga e drejtė. U angazhua nė Luftėn Antifashiste Nacional Ēlirimtare qė nė fillim tė saj dhe qe njė nga udhėheqėsit mė tė dalluar tė kėsaj lufte. Ka qenė sekretar organizativ i rinisė komuniste pas vrasjes (ose vetėvrasjes) sė Qemal Stafės. Ka qenė njė nga protagonistėt kryesorė tė Konferencės sė Pezės e tė Kongresit tė Pėrmetit. Ishte anėtar i Kėshillit Antifashist dhe i Shtabit tė Pėrgjithshėm. Nako Spiro ishte komunist, por njėkohėsisht idealist i ndershėm e demokrat. Nė 20 nėntor 1947 ai u nda nga jeta, ndėrsa 55 vjet mė vonė, nė 20 nėntor 2002, iu dha titulli “Nder i Kombit”

    Fejzi Hoxha, mjeku i udhėheqjes

    Fejzi Hoxha ka lindur nė Gjirokastėr mė 25 mars 1909. Studioi nė liceun e Korēės ku u formua si intelektual dhe patriot. Kėtu u njoh nga afėr me Enver Hoxhėn. Ishte njė vit mė i vogėl se ai. Nė 1931 ai e regjistrua nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Universitetin e Bolonjės. I pėrfundoi studimet nė Fakultetin e Mjekėsisė nė Bolonjė, me bursė tė komandės ushtarake. Gjatė gjithė jetės punoi si mjek dhe kishte titujt doktor e profesor. Fejzi Hoxha ėshtė themeluesi i degėve tė reja tė patologjisė. Mė vonė ai do tė bėhej ekspert i diabetologjisė. Eshtė pikėrisht ai qė e zbuloi diabetin e Enver Hoxhės. Drejtoi tė gjitha konsultat e udhėheqjes. Ai ėshtė i pari mjek shqiptar qė hodhi idenė e jodizimit tė kripės. Nga viti 1948 do tė bėhej mjeku personal i Enver Hoxhės derisa ky i fundit u nda nga jeta. Ka qenė gjithashtu deputet pa ndėrprerje qė nga viti 1958 deri nė 1990, rreth 32 vjet. Profesor Fejzi Hoxha vdiq mė 25 maj 1992, por ai do tė kujtohet si humanist, pedagog, shkencėtar dhe personalitet i shquar i mjekėsisė shqiptare.

    20/11/2004
    Vetėvrasja e Nako Spiros sipas mjekut Fejzi Hoxha

    B.Budini

    Nako Spiro tentoi tė vetėvritej, por nuk u godit pėr vdekje. Ai jetoi edhe pėr njė farė kohe. “Plumbi i kishte pėrshkruar zonėn para zemrės, cipėzėn mbėshtjellėse tė saj, kishte dėmtuar njė arterie tė rėndėsishme tė mushkėrive, diafragmėn, shpretkėn dhe kolonin tranvers dhe kishte qėndruar diku nė shtyllėn kurrizore, duke bėrė njė tunel rikoshet disa centimetra. Hemorragjia i kėrcėnonte jetėn”. Ky ėshtė pėrshkrimi mjekėsor qė bėn doktor Hoxha nė lidhje me gjendjen shėndetėsore tė Nako Spiros disa ēaste pas tentativės pėr vetėvrasje. Konditat e mjekėsisė ekzistuese ishin tė disfavorshme pėr njė rast kaq tė rėndė. Mė tej doktori shton se Nako Spiro pas goditjes ėshtė dėrguar me shpejtėsi nė spitalin ushtarak. Pranė tij qėndrojnė doktorėt F. Shiroka, J. Theodhosi, Sh. Agalliu, B. Zyma dhe I. Dervishi. Pak mė vonė me ta bashkohet edhe dr. Fejzi Hoxha. Nė kohėn kur e lajmėruan ishte me drejtorin e spitalit duke punuar. Dy oficerė tė sigurimit me njė makinė ushtarake e ēuan urgjent pranė mjekėve tė tjerė. Duhet tė ishin tė gjithė sė bashku.
    Nė katin e dytė, nė njė sallon tė madh qė komunikonte me shumė dyer, doktor Hoxha vuri re fytyrėn e zbehtė tė Nako Spiros, anėsi tė ftohta dhe njė puls tė dobėt. Ndihej njė rėnkim, dhimbje njerėzore, por i sėmuri nuk ishte nė gjendje tė fjalosej. Pranė tė sėmurit qėndronte doktor Shiroka i pėrgatitur pėr ndėrhyrje kirurgjikale, kur tė pėrmirėsohej gjendja nėpėrmjet gjakut qė po merrte, ndėrsa doktor Ibrahim Dervishi i pėrkėdhelte duart njeriut ende tė gjallė. Nako po merrte gjak tė grupit zero.
    Personat e sigurimit silleshin nėpėr kėmbė duke ndjekur ēdo lėvizje tė njerėzve e nė veēanti tė mjekėve. Doktorit Fejzi Hoxha i rastisi tė ishte mes dy zėvendėsministrave tė Brendshėm dhe doktor Sinan Imamit, drejtorit tė Spitalit tė Pėrgjithshėm Ushtarak. Doktor Sinan Imami kishte organizuar me shpejtėsi konsultėn e veēantė.
    -Jemi nė rrezik, - i pėrshpėriti fare pranė veshit doktor Fejzi Hoxhės nė gjuhėn frėnge doktor Sinan Imami.
    Doktor Hoxha nuk iu pėrgjigj menjėherė duke e ditur se njėri nga dy zėvendėsministrat qė kishte fare pranė dhe qė kishte qenė liceist i Korēės, mund ta kuptonte fare mirė. Jo vetėm kaq, nė kėto rrethana ēdo gjuhė e huaj dukej mjaft armiqėsore. Me shumė kujdes, ai e goditi me kėpucė kolegun, duke dashur t’i thotė se nė tė tilla raste ėshtė mė mirė tė heshtėsh.
    Doktor Hoxha kishte dėgjuar fare rastėsisht nė Ministrinė e Shėndetėsisė se nė Shqipėri paskėsh ardhur njė kirurg sovjetik qė e kishin sistemuar nė hotel “Dajti”. Pa ndonjė solemnitet tė veēantė si duke biseduar nėpėr dhėmbė Hoxha propozoi tė thėrrisnin edhe kirurgun sovjetik. Mjeku Llako Heqimi, qė ka pėrmbledhur kujtimet e doktor Fejzi Hoxhės, shton se kjo nuk ishte aq e lehtė sa mund tė duket. “Fejziu i njihte tė gjitha rrethanat dhe thirrja pėr konsultė e mjekut rus do tė kishte edhe reflektimet e veta politike”. Kirurgu sovjetik ndodhej nė Shqipėri, por ēėshtjet politike nuk kishin marrė akoma formė. Ftesa mund tė mos merrej parasysh, por nuk mund tė mos binte nė sy si diēka e qėllimshme. I ra njė avull i kuq nė fytyrė dhe ndjeu se propozimi nuk ishte shumė i goditur, por nuk mund tė kundėrshtohej. Kirurgu sovjetik arriti pa vonuar. Ishte afro 70 vjeē, i gjatė, me njė trup tė drejtė, i thatė e me rrudha pleqėrie nė fytyrė. Ai iu afrua tė sėmurit, - kujton doktor Fejziu, dhe i dori dorėn dhe kėrkoi t’i prekė pulsin.
    -Cuk, cuk, cuk, me kėto fjalė rusi donte tė tregonte mungesėn e pulsit.
    Tė gjithė patėn njė farė gėzimi pėr ardhjen e tij, por mė vonė do tė mėsohej se ai kishte qenė njė kirurg anijesh pa shumė eksperienca tė tilla.
    -Nė kėto kondita nuk mund tė ndėrhyhet, - foli sovjetiku, siē mund tė flisnin tė gjithė.
    Fejziu kujtoi narkozėn me pika qė mund tė merrte i sėmuri dhe pėrqindjen e madhe tė vdekshmėrisė qė vinte drejtpėrdrejt nga kjo mėnyrė, nė veēanti kur tė sėmurėt vuanin nga mushkėritė.
    -Pravllino, pravllino (e drejtė, e drejtė) jam dakord me kryekirurgun tuaj Frederik Shirokėn.
    Kėshtu nėn mbikėqyrjen e tyre, duke i hedhur gjak, por duke humbur mė shumė sesa merrte, nė orėn 02.50 pas mesit tė natės ndėrroi jetė me dashje tė plotė pėr ta humbur atė, Nako Spiro, njė intelektual i rrallė shqiptar. Partia ishte zemėruar nga akti i vetėvrasjes. Kėtu hyn nė skenė udhėheqja. Sipas kujtimeve tė mjekut vetėm kur Nako kishte vdekur nė spital mbėrritėn Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu. Pas kėsaj tė gjithė mjekėt u mblodhėn nė njė dhomė dhe rreth orės katėr tė mėngjesit, pas disa kėshillash pėr kėtė rast, u lejuan tė shkojnė nė shtėpi.
    Asnjėri prej tyre nuk do tė vinte gjumė tė rregullt nė sy. Vetėm pas disa muajsh, mjekėt do tė kuptonin qartė atė qė hoqėn nė atė sallė tė madhe tė spitalit ushtarak, rrethuar nga njerėzit e sigurimit. Tė gjithė u larguan pa folur asgjė me kolegėt e punės si pėr t’i garantuar sigurimsat se mėsimin qė u kishin dhėnė e kishin kuptuar mirė. Nė Shqipėri po hynte me shpejtėsi fjala “fshehtėsi” si njė antibiotik i shkėlqyer pėr tė shpėtuar lėkurėn.
    “Kur vajta nė spital, - tregon nė kujtimet e tij Hoxha,- komisari kishte pėrgatitur dhe emrat qė do tė merrnin pjesė nė ceremoninė e varrimit tė shokut Nako. E ndjeva veten shumė tė parėndėsishėm. Ne qė ishim pa parti, qė qėndruam deri nė orėn katėr tė mėngjesit pranė njė njeriu qė e donim me tė vėrtetė, nuk duhej tė dinim asgjė nga sekretari i partisė, nė njė kohė qė ishim dėshmitarė okularė tė ngjarjes. Nuk ka fyerje mė tė madhe pėr njė njeri sesa tė dyshosh nė ndershmėrinė e tij dhe nga ana tjetėr, t’i besohej njė injoranti qė e kishte emrin sekretari i partisė.
    Pas dy orėsh erdhi njė lajm i dytė po nga komisari:
    - Ceremoni varrimi nuk do tė ketė.
    Kėshtu shkoi Nako Spiro. Kishte dhe nga ata qė donin qė ai tė shpėtonte, nė mėnyrė qė ta akuzonin mė vonė nė gjyq si spiun e tradhtar. Mė vonė Fejzi Hoxha do tė kuptojė se me vdekjen e Nako Spiros do tė fillonin tė thyheshin bisqet mė tė mira tė kohės sė paqes e kjo do tė ishte mė e tmerrshme se degėt e kėputura tė kohės sė luftės, periudhė kjo qė e kishin kapėrcyer.

    20/11/2004

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kujtimet pėr Hysni Kapon dhe Myslym Pezėn. Nė ciklin e dytė tė shkrimeve tė mbėshtetura nė kujtimet e profesor Fejzi Hoxhės, mjekut tė udhėheqėsve. Nesėr gjithēka pėr pacientin Enver Hoxha. Si ia identifikoi sėmundjen e rėndė dhe deri nė momentet kur u nda nga jeta

    Fejzi Hoxha: Pacienti im, Hysni Kapo

    Belina Budini

    TIRANĖ – Nė kujtimet e tij pėr udhėheqėsat mjeku Fejzi Hoxha rrėfen edhe pėr Hysni Kapon e Mylsym Pezėn. Qė tė dy i ka patur pacientė. I ka njohur deri nė dobėsi ashtu siē ka njohur edhe Enver Hoxhėn nė mė tė keqen e vet. Megjithatė pėr tė gjithė kėta personazhe ai shkruan me nota pozitive. Nuk i ka patur kurrė miq, sepse nuk i ka pėlqyer tė miqėsohet me tė mėdhenjtė e shtetit, por i ka trajtuar dhe konsideruar si pacientė specialė. Njė nga mė tė dashurit e pacientėve tė tij ka qenė Hysni Kapo siē shkruan mjeku. E ka ēmuar veēanėrisht pėr modestinė dhe urtėsinė. Dhe megjithėse ka hyrė mė shpesh nė shtėpinė e Enverit, ai ėshtė shprehur se mė shpesh ka takuar Hysni Kapon. Nuk flet vetėm pėr sėmundjen e kėtij tė fundit, por ndėrton nė kujtimet e veta njė portret tė Hysni Kapos ashtu siē e ka njohur nga pozicioni i mjekut. Shkruan pėr tė qė nga koha kur e ka njohur e deri nė fund kur ndėrroi jetė nga sėmundja e rėndė me tė cilėn luftoi. Ndėrsa Lluka Heqimi shprehet se profesor Fejzi Hoxha si njė nga themeluesit e shėrbimit special mjekėsor pranė udhėheqjes sė re shqiptare, nuk u miqėsua me asnjė nga tė mėdhenjtė e shtetit dhe tė partisė. “Pavarėsisht nga kjo ai u tregua i sjellshėm, i palodhur, piu njė gotė raki shoqėruar me kafe, ulur nė ato kolltukė tė rehatshėm, tė sekuestruara klasės sė pėrmbysur dhe shkroi i qetė recetėn me atė shkrimin e vet tė bukur”. Pro doktor Hoxha nuk ndjeu tek asnjėri nga pacientėt e tij kėnaqėsinė dhe qetėsinė qė gjente kur ulej pėrballė Hysni Kapos. Sipas kujtimeve tė Fejzi Hoxhės, megjithėse Hysni Kapo ishte njė nga personalitetet mė tė rėndėsishme tė partisė, ai ishte modest dhe i dashur me njerėzit e nė veēanti me ata qė i shėrbenin. Nė kohėn kur doktori Fejzi Hoxha u njoh me Hysni Kapon ky i fundit ishte njė “djalė i burrėruar, jo i pashėm, por shumė tėrheqės”. Kishte mbaruar shkollėn e mesme tregtare. Shfrytėzonte mirė literaturėn italiane dhe mė pak atė franceze. “Hysniu ishte i qetė, i ngadaltė, nuk kishte zakon tė thėrriste dhe nuk nxehej”.

    Kur ngriheshin spitalet. Njohja me Hysni Kapon
    Ishte fundi i tetorit 1944, nė Shkodėr, kur shtabi i Divizionit tė dytė kishte dhėnė urdhėr pėr grumbullimin e tė sėmurėve e tė plagosurve nga spitali i Lezhės dhe Mirditės, si dhe atyre qė do tė vinin nga fronti i Tuzit dhe Malėsisė sė Shkodrės. Spitali i Shkodrės kishte 25 shtretėr. Partizanėt sė bashku me Petro Canin dhe Petraq Lekėn kishin rregulluar dhe pastruar territorin e spitalit, madje kishin filluar aktivitetin edhe me tregtarėt pėr t’i marrė atyre mjetet mė tė nevojshme pėr njė spital. Fejzi Hoxha kishte bėrė ēmos pėr tė gjetur edhe njė makinė qepėse qė do t’i shėrbente spitalit pėr qepjen e ēarēafėve, kėllėfėve, peceve tė kėmbėve pėr tė gjithė tė ardhurit.
    U ngritėn dhoma tė administratės, depot ushqimore dhe diku nė kėto zyra tė improvizuara drejtorish, por pa drejtorė, u firmosėn nga mjekėt dhe administratorėt dokumentet e para tė aktivitetit tė njė spitali si dhe gjėrat e sekuestruara qė do tė ktheheshin menjėherė pas luftės. Kjo dukej paksa e habitshme pėr ata qė merrnin dhe e pabesueshme pėr ata qė jepnin.
    Administrator u bė njė partizan qė kishte dalė nga spitali i shėruar, me emrin Baki Karalliu. Ai u mbajt aty pėr zgjuarsi natyrore dhe ndershmėri. Nė atė kohė kėshtu nisnin profesionet e reja. U ndėrtua njė barrakė e veēantė ku do tė bėhej dizinfektimi dhe pastrimi nga morrat. Nė depot e tregtarėve kishte shumė mall, kjo i bėnte spitalet tė mos kishin mungesa tė rėndėsishme. Tregtarėt kishin kuptuar se nė kėto situata lufte ishte mė mirė tė tregoje bindje dhe tė shpresoje. Kur ndonjė tregtar fillonte tė nxehej dhe tė kundėrshtonte, Fejziu pėr t’ia arritur qėllimit i thoshte:
    -Jupiter, ti po nxehesh, domethėnė ti nuk ke tė drejtė.
    Nga kjo shprehje greke shpeshherė nė kėtė konfuzion mendor, tregtari dorėzohej dhe dukej se kjo thėnie e vjetėr greke mund t’i sillte ndonjė fatkeqėsi edhe mė tė madhe.
    Kėshtu me mundim u siguruar shėrbimi mjekėsor, nėn mbikėqyrjen e pėrhershme tė infermierėve shqiptare dhe italiane. Pėr sa i takon punėsimit tė prostitutave qė kishte kundėrshtuar doktor Fejziu, Hysniu i kishte thėnė Esatit:
    -Dėgjo, shoku zėvendėskomisar, ky doktori ka tė drejtė.
    Pikėrisht ky ėshtė momenti kur nė skenė futet Hysni Kapo dhe doktor Fejziu e pa pėr herė tė parė atė.
    Hysni Kapo bėhet pacient i Fejzi Hoxhės
    Mė 1954, doktor Hoxha e shoqėroi nė Moskė Hysni Kapon. Udhėheqėsit tė shtetit shqiptar iu sigurua njė vend shtrimi, nė njė shtėpi kurimi dhe pushimi, karakteristikė nė mjekėsinė e Bashkimit Sovjetik. I sėmuri vizitohej ēdo ditė nga profesor Preobrazhenski, njė endokrinolog dhe dietolog shumė i aftė. “Ai ishte i logjikshėm, modest e me kulturė tė gjerė”, - shėnon nė kujtimet e tij Fejzi Hoxha.
    Pas viteve 1957 takimet midis Hysniut dhe Fejziut u bėnė edhe mė tė shpeshta. Nė atė kohė doktor Fejziu kishte menduar tė mėsonte rusisht. Kjo gjuhė i pėlqente. Nė kėtė kohė do tė fillonte tė merrte formė edhe klinika speciale e udhėheqėsve e formuar nė fillim nga rusėt dhe e mbėshtetur nga mjekėt mė tė aftė shqiptarė. Po kėtė vit do tė merrej vendimi i pajisjes sė disa mjekėve me makina personale, madje disa prej tyre me shofer tė paguar nga shteti. Pėrfituan kėshtu Petro Cani, Xhavit Gjata, Janko Theodhosi, Fejzi Hoxha, Koēo Glozheni, Salaudin Bekteshi.
    Nė vitin 1963 me ndėrmjetėsinė e Hysni Kapos doktor Fejziu shkon nė Francė pėr tė pėrfituar pėrvojė nga mjekėsia e pėrparuar franceze.
    -Do tė shkoni nė njė klinikė diabetologjike, i foli atė ditė Hysniu, - me ty do tė jetė edhe doktor Nikolla Shurbani. Zini ndonjė apartament e do t’ju lutem tė miqėsoheni me profesorėt, nė veēanti me drejtuesin, duke i ftuar pa ndrojtje pėr dreka e darka.
    Dėrgimi i dy personave jashtė shtetit, ka qenė njė nga praktikat mė tė zakonshme tė asaj kohe. Kjo bėhej qė njerėzit tanė tė “mos gabonin”. Pėr sa u takon thashethemeve qė njėri prej tyre ishte i sigurimit, sikur nuk zinte vendin e duhur nė kėtė rast. Megjithatė njerėzit ruheshin nga njėri-tjetri. Pėr secilin, tjetri ishte i sigurimit.
    Pas tre, pesė muajsh, mjekėt shqiptarė u rikthyer nė atdhe, mbushur me shumė njohuri tė kohės dhe sollėn nė pėrdorimin klinik pėr herė tė parė glucofagun dhe diabenzėn, medikamente shumė tė pėrdorshme pėr kohėn, pėr tė gjithė ata diabetikė qė nuk kishin nevojė pėr insulinėn.
    Me shumė kurajo dhe profesionalizėm, profesori i madh, Fejzi Hoxha, ia filloi kėtė mjekim Hysniut. Kjo nuk ishte kaq e lehtė sa mund tė tregohet tani. Edhe autori i kėtij mjekimi ndjeu tė gjithė ato emocione, tė cilat i pėrshkruan me dashuri, siguri, ndrojtje edhe pse jo edhe me frikė.
    -Mė erdhi mirė kur udhėheqėsi pranoi i pari ta bėjė kėtė lloj mjekimi. Kjo ishte siguria qė ai ndiente ndaj nesh dhe besimi pėr t’u kuruar me mjetet e fundit. Shumė shpejt mjekimi eksperimental u hodh nė mjekimin klinik dhe filloi tė vihej nė shėrbim tė tė gjithėve.
    “Ky ėshtė gėzimi mė i madh qė arrita tė kem, tamam kėtu. Me kėtė rast kishte pėrfunduar misioni i Francės”, - shprehet doktor Hoxha nė kujtimet e veta.
    Nė Paris, personalisht ai u njoh me njė profesor qė do tė bėhej shumė i dėgjuar nė nivelet e udhėheqjes shqiptare nė veēanti tek Enver Hoxha. Ky ishte profesor Pol Miliez. Ai u bė pika kryesore e tė gjitha kėrkesave mjekėsore tė udhėheqjes shqiptare dhe njė lehtėsi e madhe pėr doktor Hoxhėn. Pasi fitoi besimin e plotė, Poli i zgjuar do tė pyetej pėr tė gjitha nevojat e tjera: kirurgu qė do tė operonte Hysni Kapon nga njė kontrakturė e duarve do tė rekomandohej nga profesor Miliezi.
    Pėr rastin e fundit, nisja nė Francė u vė me grupin e zakonshėm qė i pėrfshinte protokolli, me mjek tė padiskutueshmin Fejzi Hoxha. Kjo kishte kuptimin e vet. Mjeku shoqėrues do tė kujdesej nė mbajtjen e rregullt tė nivelit tė sheqerit nė gjak, duke zėvendėsuar mjekimin e deriatėhershėm me tableta, me pak insulinė. Siē dihet ndėrhyrja kirurgjikale shton kėrkesat e njė diabetiku, gjė qė pengon nė mbylljen e plagėve. Operacioni megjithėse nuk ishte i vėshtirė u shoqėrua me njė rrallim tė frymėmarrjes sė pacientit deri pesė herė nė minutė. Kjo gjendje vazhdoi edhe nė pavijon, madje e shoqėruar me njė situatė cianotike. Nė disa raste, doktor Hoxha, pėrdori shtypjen e gjoksit pėr tė fuqizuar lėvizjen e thoraksit. Vetėm pas 12 orėve, pacienti u normalizua dhe mjekut i shkriu gjaku. Nė tė tilla raste duhej fitur se nga vinte kjo gjendje jo e zakonshme. Hysni Kapo kishte njė farė intolerance nga anestetikėt pėr tė mos thėnė njė alergji. Pas dhjetė muajsh kur Hysniu operoi dorėn tjetėr, kjo gjendje iu pėrsėrit nė njė shkallė tė pėrafėrt.
    Pėr kėto tė dy rastet, profesor Hoxha ka tė shkruar nė kujtimet e veta edhe ngjarje tė veēanta qė kishin tė bėnin me grupin nė pėrgjithėsi. Njerėzit e vėnė pėr sigurimin e udhėheqėsit shqiptar, shumė shpejt i njihnin tė gjitha vrimat e spitalit dhe si njerėz tė ēuditshėm (nė spital nuk shikoje njerėz qė tė rrinin kot pėrveē atyre) miqėsoheshin me tė gjithė. Nė operacionin e dytė tė Hysniut ndodhi njė e papritur e madhe. Pas dy ditėsh tė operacionit, njė natė pacienti duke mos dadhur tė shqetėsonte tė shoqen e lodhur, ngrihet vetė dhe pas tre katėr hapash rrėzohet pėrtokė pa ndjenja. Nga zhurma e krijuar e shoqja e alarmuar njofton mjekėt qė flinin njė dhomė mė tutje Ata u ngritėn dhe shkuan menjėherė pranė tė sėmurit. Ai u vendos nė shtrat dhe shpejt gjendja e tij u pėrmirėsua. Me sa duket kishte qenė njė ulje tensioni nga ngritja nė kėmbė. Hysniut iu bėnė tė gjitha gjėrat qė mund t’i bėheshin njė pacienti tė tillė Ato mė kryesoret kishin lidhje me zemrėn dhe trurin. Ju bėnė EKG dhe EEG.
    Nė kohėn qė ēdo gjė ishte qetėsuar dhe mjekėt ishin larguar, bodigardėt pėr hesapin e tyre kishin thirrur njė mjek tjetėr kardiolog tė njohur nė rrethanat qė pėrshkruam mė lart. Kjo ishte bėrė pa dijeninė e Fejzi Hoxhės.
    Nė kujtimet e veta ai i thumbon kėta njerėz servilė, qė nėpėrmjet veprimeve tė tilla, kėrkonin tė tregonin besnikėrinė ndaj udhėheqėsve.
    Kur Hysniu u bė mė mirė i kėrkoi doktor Fejziut tė shikonte njė fshat nga rrethinat e Parisit. Kjo u realizua shpejt. Vunė re se sa punė i duhej njė grupi tė vogėl njerėzish pėr tė mbajtur 20 lopė race pėr qumėsht. Ata mund tė ishin dy deri tre vetė dhe bėnin njė punė pėr tė cilėn shqiptarėve tė pamėsuar do t’u duheshin 50 njerėz.

    Sėmundja e rėndė e Hysniut
    Me rekomandimin e profesor Hoxhės mjek personal pranė Hysni Kapos u vu Isuf Kalo e mė vonė doktor Dine Abazi, qė tė dy tė aftė, tė qetė e tė dashur, Pvarėsisht nga kjo doktor Fejziu do tė ishte mbikėqyrėsi kryesor i shėndetit tė Hysniut.
    “Nė vitin 1979 isha nė Pogradec me shėrbim pranė Enver Hoxhės. Kur po bėhesha gati tė nisesha nė Tiranė, takohem me Sulo Gradecin i cili mė njoftoi se mė kėrkonte shoku Hysni. Kisha marrė leje nga qė vėllain, Ismailin, e kisha shumė rėndė. Vajta pėr tė takuar Hysniun. Ai u ngrit nė kėmbė, siē e kishte gjithmonė zakon dhe unė i fola menjėherė:
    -Shoku Hysni si ju kam?
    -Mirė, mirė, por kam pasur ca dhimbje shpatulle dhe nė fund tė gjoksit. Doktor Dinia mė ka bėrė tė gjitha analizat dhe konsultat e nevojshme. Konkluzioni ishte pėr njė nevralgji interkostale. Ai qėndroi paksa nė heshtje e pastaj vazhdoi: sot tė kam thirrur pėr Viton, ajo ka temperaturė shumė tė lartė. Pasi kreva vizitėn e rastit u nisa me makinėn qė po mė priste”, - shkruan nė kujtimet e tij mjeku Fejzi Hoxha.
    Pas dy ditėsh qėndrimi nė Tiranė doktori dhe ministri i Shėndetėsisė, Llambi Ziēishti nisen pėr nė Pogradec. Hysni Kapo kishte temperaturė tė lartė dhe kriza tė forta barku. Profesori i kirurgjisė, Llambi Ziēishti ishte i vetmi mjek i specializuar nė kirurgjinė e rrugėve tė tėmthit nė Rumani.
    Nė vilėn e tė sėmurit ishin mbledhur shumė mjekė:
    Petrit Gaēja, Skėnder Dauti, Ylli Popa, Isuf Kalo, Hajri Shyti, Ahmet Kamberi dhe Dine Abazi. Profesor Hoxhės, pavarėsisht se erdhi i fundit, filluan t’i raportonin tė gjithė.
    U vendos njė trajtim i fuqishėm me antibiotikė nė mėnyrė qė tėmthi i infektuar siē mendohej sėmundja, tė kurohej mirė.
    Hysniu kishte dhimbje tė forta dhe njė shtrėngesė tė barkut nė anėn e djathtė sipėr. Pamja e tė sėmurit vinte si e verdhė dhe temperatura qėndronte nė shifra shumė tė larta, pavarėsisht nga mjekimi. Rreziku mė i madh ishte shpėrthimi i tėmthit nė hapėsirėn e barkut dhe mundėsia e ndėrhyrjes kirurgjikale tė shpejtė. Mjekėt tė detyruar nga keqėsimi i gjendjes sė tė sėmurit, menduan se duhej tė merrnin masa tė shpejta pėr trasferimin nė Tiranė, pranė njė qendre tė specializuar kirurgjikale dhe me rėndimin e mėtejshėm tė gjendjes, ta dėrgonin sa mė shpejt jashtė shtetit. Mendimi i fundit vinte edhe nga njė sugjerim i udhėheqėsit kryesor. Po pinin kafe nė njė ambient tė impovizuar enkas, kur vjen lajmi qė Petrit Gaēja dhe Fejzi Hoxha duhet tė takonin urgjent Enverin nė vilėn e tij.
    -Ē’ishte kjo e Hysniut dhe pse sėmundja mori kėshtu, ai ishte fare mirė, ndėrpreu qetėsinė dhe ndrojtjen e mjekėve Enveri.
    -Ėshtė pezmatim i fshikėzės sė tėmthit, u pėrgjigj profesor Hoxha. Tashmė tė gjithė kanė kėtė mendim. Profesor Gaēja ka marrė drejtimin e terapisė.
    Kirurgu aprovoi me kokė. Enveri e pa me bisht tė syrit. E dinte mirė qė ndryshe nga bisturia qė i punonte mirė, nė shumicėn e rasteve ai fliste pak.
    Megjithėse sytė e udhėheqėsit nuk mund t’i shikoje kur ai ishte i zemėruar, profesor Hoxha vazhdoi me kurajon qė e karakterizonte, duke e parė bashkėbiseduesin drejt e nė sy.
    -Ka rėndėsi shoku Enver ecuria e sėmundjes.
    -Po, po u pėrgjigj mendueshėm Enveri. Shiko Fejzi, nėse do ta operoni urgjent, asnjė nuk ta drejtė ta ndryshojė, por nėse krijohet mundėsia e transportit tė merren tė gjitha masat pėr ta nisur jashtė.
    Ky tashmė i ngjan urdhrit, mendoi me vete profesor Hoxha.
    Kėshtu e kishte kuptuar ai gjithnjė Enverin. Mė 19 korrik 1979 Hysni Kapo niset nė Paris, i shoqėruar nga mjeku personal, profesor Petrit Gaēja, Skėnder Dauti, e shoqja Vito Kapo, njė infermiere dhe disa oficerė sigurimi. Mungonte Fejzi Hoxha.
    Sipas rekomandimeve tė profesor Pol Miliezit, i sėmuri u shtrua nė klinikėn kirurgjikale tė “Hopital Broussais” tė Parisit qė drejtohej nga profesor Aleksandri.
    “Konsulta e parė nė Paris konfirmoi diagnozėn shqiptare. Operacioni u krye mė shpejt nga sa parashikohej, nga profesor Aleksandri dhe ndihmėsat e tij. Nė sallė u lejua tė asistonin profesor P. Gaēja dhe doktori personal D. Abazi. Operacioni konstatoi diēka tė paparashikuar: Kanceri i pankerasit dhe ēuditėrisht metastaza tė shpėrndara nė mėlēi. U pėrcaktua njė plan i ndėrhyrjes sė menjėhershme, heqja e pankerasit dhe metastazave tė shumta tė mėlēisė. Prognoza ishte negative”, - shkruan nė kujtimet e tij profesori.
    Profesor Aleksandri doli i dėrrmuar nga operacioni. Enver Hoxha u njoftua po atė natė pėr diagnozėn dhe prognozėn “in fausta”.
    -Fejzi tė kam thirrur pėr tė thėnė se shoku Hysni Kapo ėshtė rėndė, do tė nisesh urgjent nė Paris me Llamnbin, diagnozėn tė mos ia thoni shokut Hysni, as shoqes Vito, i foli Enveri.
    Por Hysni Kapo, me inteligjencėn e tij kishte kuptuar gjithēka. Shikimi i Hysniut ishte i pėrhumbur sikur donte tė rikujtonte tė gjitha momentet, duke ndjerė fundin, ikjen.
    Sipas profesor Hoxhės, i cili i ndenji pranė derisa ai fjeti pėrgjithmonė, Hysni Kapo nuk u ankua asnjėherė. Dėshirat e tij ishin ato tė parat: dashuria pėr tė afėrmit, pėr idealet e tij dhe pėr kėngėn labe. Hysni Kapo kishte dashuruar kėngėn polifonike labe dhe e krahasonte atė me cicėrimėn e zogjve. \-Na ka bėrė pėshtypje ky njeri i jashtėzakonshėm, - kishin thėnė profesor Aleksandri, kirurgu, profesori Kurgoni, kardilogu, profesor Hasani dhe doktor Gizi, kardiologu.
    Jo rrallė nė klinikė vinte pėr tė parė Hysni Kapon edhe miku i mjekėve shqiptarė, veēanėrisht i profesor Hoxhės, Pol Miliezi.
    Gjatė njė periudhe tė shkurtėr, pas operacionit, Hysni Kapo u ndje mirė, por kjo ishte gėnjeshtra e asaj sėmundje tė rėndė. Duke parė qė gjendja keqėsohej, me urdhėr tė Enver Hoxhės dy fėmijėt e Hysniut, Vera dhe Besniku u nisėn nė Paris pranė babait tė tyre. Dy javė para se tė ndodhte vdekja e Hysniut, atė e takoi edhe Ramiz Alia, i cili qėndroi pranė tij deri nė fund. Nė tė gjithė shkrimet qė ka lėnė profesor Hoxha ai e vlerėson Hysniun nė radhė tė parė si njė burrė trim, inteligjent dhe tė urtė.

    Myslym Peza, pacienti mė interesant i profesor Hoxhės

    Nga Lluka Heqimi

    Krahas shumė pacientėve udhėheqėsa, Fejzi Hoxha bėri pėrkujdesje edhe pėr Babė Myslymin madje derisa ai vdiq.
    Ishin njohur pėr herė tė parė nė mbledhjen e Mukjes sė bashku me dr. Ymer Dishnicėn dhe doktor Medar Shtyllėn. Baba kishte ardhur kėtu me njė skuadėr shoqėrimi dhe me dhėndrin, Mustafa Gjinishin, i cili ishte edhe djali i njė miku tė tij. Vrarė nga bejlerėt. Mustafai ishte fejuar me Dijen, e cila edhe pas vdekjes sė tij nuk u martua kurrė. Gjatė gjithė jetės ajo e quajti veten e veja e Mustafa Gjinishit. Profesor Hoxha e pėrshkruan Myslymin si njė burrė i gjatė, i hollė, veshur me qillota e dollakė qė i jepnin njė pamje tė hollė kėrcinjve dhe me njė palė opinga tė reja shumė tė lehta. Ai nuk mbante asnjėherė pushkė veē njė gjerdan fishekėsh. Pushkėn, Babės, ia mbante njė person tjetėr besnik, qė nė situata tė veēanta kur i jepej shenjė pa zė, ia dorėzonte. Ky person ishte njė zdap i gjatė, bjond, me mustaqe tė verdha, nja 38-40 vjeē, qė Baba e mori pas Ēlirimit si oficerin e tij personal.
    Fytyra e gjatė me vetulla tė gjera i jepnin Myslymit pamjen e njė njeriu observues, qė nuk i shpėtonte asgjė. Ai kishte lindur mė njė janar 1901. Kjo ishte shkruar nė dokumentet zyrtare dhe mund tė mos ishte e vėrtetė, megjithėse Baba kėtė ditė festonte. Shpeshherė kur i vinte doktori ose ndonjė mik i mirė, ai fillonte nga shakatė.
    -Mos harroni se ēdo vit fillon me Babėn, megjithėse nuk kam dash vetėm ditė tė bukura. I ati i Myslymit, shėrbente nė njė teqe nė Pezė dhe ekonomikisht nuk ia kalonin keq.
    Bab ishte njeri i veprimit dhe tepėr i zgjuar. Kur kohėt i diktonin ndonjė veprim qė kishte tė bėnte me moralin dhe nderin e krahinės, ai pėrgjigjej. Tė gjithė fshatarėt e ruanin dhe e mbronin. Ishte kundėrshtar i mbretit dhe kishte marrė tė gjitha masat tė zbulonte kurthet e rrezikshme, shumė kohė pėrpara se ato tė shpėrthenin. Burri qė i shėrbente nė kėtė drejtim ishte njė informator i jashtėzakonshėm, Dem Xhepa, pronar i njė kafeneje nė Rrugėn e Dibrės. Metoda e tij ishte defteri veresie, qė e deshėn aq shumė nėnoficerėt dhe oficerėt pijanecė. Ajo fletore pa mure e ēati kishte zėnė brenda tė gjithė emrat qė kishte shkruar i zoti. Dema ishte person qė nuk binte nė sy dhe njė mendje e zgjuar, nė pamje tė parė dukej disi i leshtė. Por ai tė jepte ujė nė bisht tė lugės.
    -Osht i menēėm dreqi,- thoshte Baba gjithnjė, kur Dema sillte ndonjė lajm tė lezetshėm.
    Bab ishte njė hokatar i jashtėzakonshėm. Shtėpia qė i dhanė nė fillim, afėr stacionit tė trenit me nja 2-3 dynym tokė, ishte Peza e tij e dashur, qė ia mbillnin me lloj-lloj perimesh e frutash. Kushdo qė do t’i vinte pėr vizitė nuk harrohej tė qerasej me raki dhe verė tė prodhuar me rrushin e shtėpisė. Kur vinte doktor Hoxha, pėrveē tė tjerave, bėhej kujdes mė shumė pėr mbushjen e pjatancės sė frutave sipas sezonit.
    Jo rrallė nė shtėpinė e Babės doktori takohej edhe me shokėt e tij, artistin e madh tė humorit Mihal Popin dhe Besim Sinanin. Ēdokush mund ta kuptonte se sa shumė ndryshonte i sėmuri, midis kėtyre miqve. Rakia dhe mezet e shijshme ua hapnin gjėn----------------------------- dhe fillonin shakatė.
    -Ē’ka barku i qit bardhaku, thoshte Mihali duke futur gishtin nė gotėn bosh. Me sa dukej kjo ishte njė formė kritike qė i bėhej zotit tė shtėpisė pėr gotat e boshatisura.
    Sa herė qė doktor Fejziu i gjente qė tė tre nė krye tė detyrės, qėndronte edhe ai pak mė gjatė duke biseduar. Mė shumė ai kėnaqej me shakatė e kripura. Shpesh i thoshte tė sėmurit:
    -Babė Mislimi ti s’ke gjė, e ku t’i gjeshė tė sėmurėt si ti.
    -Doktor, kėta tė dy dhe Baba, i hidhte duart nė qafė tė dyve, janė ilaē mė i mirė se ato qė mė jep ti, pėr atė zot... Dhe ha ha ha qeshnin tė gjithė. Sytė e Babės tėrhiqnin vėmendjen e tė gjithėve, kur i hidhte shikimin tek barku i madh i Mihalit qė tundej e shkundej.
    -Dėgjo o profesor, hidhej Mihali brenda njė etike humoristi, sa i menēėm ėshtė populli pėr tė vėnė diagnozėn. Mė thoshin mu gjithmonė sa i ambėl je ti Mihal, jo pėr gja, por i bajsha me qesh, e unė budallai s’e kisha kuptue se kisha sėmundjen e sheqerit.
    -Hi, hi, hi, ja plasi tė qeshurės Baba dhe i hodhi sytė nga doktori dhe pa ia zgjatur u hodh:
    -Populli nuk di me tė ba analiza e me tė ēpu, por tė ven diagnozėn ama.
    Pacienti nuk kishte drojė nga mjeku, jo se ishte ai qė ishte, por se ashtu ishte nė tė vėrtetė. Ai i kishte fjalėt gjithmonė pa tė keq.
    Megjithatė punė qė kishte bėrė gjatė gjithė ditės, doktori gjente tek pacientii dashur disa minuta paqe shpirtėrore dhe modelin e njė jete tė qetė e pa probleme. Kėshtu kishte dėshirė tė ishte tė paktėn dy orė nė ditė, nėn pushtetin e kėtij oazi tė qetė.
    -Lum si kėta, thoshte shpeshherė profesori, pa harruar tė vėrtetėn e kėsaj thėnie; duke pirė shumė pėr shėndetin e tė tjerėve, kėta po dėmtojnė shėndetin e tyre. Deti kishte mbytur mė pak njerėz sesa rakia.
    Ē’ishte e vėrteta, Baba kurrė nuk i kishte lėnė qejfet e veta. I pinte tė dyja shumė, si rakinė ashtu edhe duhanin. Ai kishte njė bronkit tė keq dhe kujdestari i tij, mjek, e kishte prorositur tė linte duhanin, tė cilin e la vetėm pas njė vizite shėndetėsore nė Moskė. Nė fakt ia kishte shtrėnguar shumė sėmundja.
    Nė vitin 1960, Hoxha thirret urgjent nė shtėpinė e Babės. Heroi ishte shtrirė pėrmbys. Poshtė krevatit njė legen i mbushur me tė vjella, copa gjaku. Njė hemorragji nga variēet e zofagut si rezultat i dėmtimit tė mėlēisė nga rakia, kishte bėrė tė vetėn. Rreziku ishte i madh. Profesori urdhėroi qė pacienti nė kėtė gjendje tė rėndė, tė shtrohej nė klinikėn speciale. Kėshtu u bė. Pas hemotransfuzionit gjendja e tė sėmurit u pėrmirėsua shpejt. Baba nuk kishte kohė pėr tė humbur. Mezi priste tė bashkohej me shokėt e ta rifillonte atje ku e kishte lėnė.
    Por jo gjithmonė marrėdhėniet me tė sėmurin kanė shkuar mirė. Kur Babės iu shfaq tensioni i syve dhe rrezikohej tė mos shikonte, doktor Fejziu, pasi mori mendimin e tė gjithė mjekėve okulistė shqiptarė, rekomandoi qė operacionin ta shtynin pėr shkak tė gjendjes shėndetėsore tė pėrgjithshme. Fjala e profesorit kishte njė influencė tė madhe tek tė gjithė tė tjerėt, madje edhe tek ata qė kishin qenė mė aktivė pėr problemin e operacionit. Nė fakt nga ndėrhyrja, Baba nuk do tė kishte ndonjė pėrmirėsim tė pėrfillshėm.
    -Ē’i duhet profesorit me sytė e mi, kishte nxjerrė dufin e tij Myslymi. Ani le tė mė operojnė, ngulte kėmbė ai nė errėsirėn qė po i thellohej.
    Nė vitin 1977-1978 gjendja e pamjaftueshmėrisė sė zemrės u keqėsua, kur Babėn e kapi njė infarkt i pritshėm. Ishin mbledhur shumė gjėra sė bashku: mėlēia, zemra, diabeti, sytė, dėmtimi i sistemit nervor, njė e ashtuquajtur encefalopati. Nė njė nga kėto ditė, shėndeti i luftėtarit legjendar ishte rrėnuar. Fejziu kujton:
    -Enveri mė propozoi, kur unė tė kisha kohė tė vinim e tė shikonin Babėn. Unė i ēova lajm se jam kurdorherė i gatshėm.
    Vajtėm nė shtėpinė e tė sėmurit qė kishte lidhur gjysmėn e jetės sė tij me Enver Hoxhėn.
    -Nė atė gjendje tė rėndė Baba ngriti duart lart dhe foli:
    -Dua tė tė shoh edhe njė herė ty Enver e tė vdes.
    Nė shkurt 1982 Babėn e vizitoi pėr herė tė fundit Enveri. Ai dha shpirt tė nesėrmen. Udhėheqėsi prej kohėsh i kishte sqaruar tė gjithė shokėt qė mbante pėr rreth:
    -Me Babėn do tė merrem vetėm unė.
    Vdekja e Babės i shkaktoi Enverit njė paralizė tė kėmbės dhe dorės sė djathtė. Megjithėse kjo ishte kalimtare, qe njė goditje qė i dha miku me dashurinė e madhe.

    Nėpėr kujtimet e profesorit

    Kush ėshtė Lluka Heqimi?

    Fejzi Hoxhėn e ka patur profesor, por e ka njohur pėr sė largu. Ėshtė futur nė thellėsi tė botės sė profesorit vetėm nėpėrmjet kujtimeve tė kėtij tė fundit, tė cilat i ka studiuar, pėrmbledhur dhe letrarizuar pėr t’i hedhur nė njė libėr i gjithi kushtuar profesor Fjezi Hoxhės. Lluka Heqimi ėshtė specializuar nė kirurgjinė e pėrgjithshme, kirurgjinė kardio-vaskulare dhe mjekėsinė sportive me tė cilėn merret prej shumė vitesh. Ai ėshtė njėkohėsisht edhe autor i shumė teksteve, monografive, librave e artikujve shkencorė. Libri pėr profesor Fejzi Hoxhėn ėshtė monografia e dytė e autorit pėr figurat e shquara tė mjekėsisė shqiptare, pas botimit nė vitin 1997 tė monografisė “Petro Cani- babai i kirurgjisė shqiptare”

    21/11/2004

  3. #3

Tema tė Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. Ramiz Alia pritet nė Kosovė si kryetar shteti
    Nga vagabondo_nyc nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 23-01-2010, 14:21
  3. Katėr misteret qė shoqėruan Koēi Xoxen
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-08-2006, 08:38
  4. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  5. Intervistė me nusen e Nexhmie Hoxhės
    Nga Fjala e drejte nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 19:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •