Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Konti Çiano: Zogun e tradhëtuan ministrat e tij.

    Ditari i fundit para pushkatimit i dhëndrrit të Musolinit.

    "Në këtë gjendje shpirtërore, që përjashton gënje-shtrën, unë deklaroj që në ditarin tim nuk është false asnjë fjalë e vetme dhe as e ekzagjeruar apo e diktuar nga ndjenja njëanshmërie. Gjithçka është siç e kam parë dhe dëgjuar unë. E ndërsa përgatitem për ndarjen e madhe, mendoj t'i bëj publike shënimet e mia jo sepse shpresoj rivlerësime apo konsesuse të mëvonshme, por sepse besoj që është një dëshmi e dobishme për të ngritur të pafajshmit e për të goditur të përgjegjshmit".
    Këto janë fjalët sa prekëse, aq edhe të sinqerta të njeriut të fuqishëm të Italisë së viteve të lulëzimit të fashizmit, të cilat i ka shkruar, siç deklaron dhe vetë, nga qelia 27 e burgut të Veronës, pikërisht në 21 dhjetor të vitit 1943, kur ishte duke kaluar orët e fundit të jetës pas dënimit me vdekje që i kishte dhënë vjehrri i tij, Musolini. Çuditërisht edhe në këtë ditar të fundit, ashtu si dhe më parë në praktikë, konti i njohur i luftës nuk ka harruar marrëdhëniet e Italisë së atyre viteve me Shqipërinë e drejtuar nga mbreti Zog, duke përshkruar me hollësi ngjarjet që kishin të bënin me këto dy vende. Ndryshe nga sa kemi mësuar dhe dëgjuar në historinë 50-vjeçare të kohës komuniste, sipas ditarit të kontit, i cili ishte edhe drejtuesi kryesor i forcave ushtarake italiane që u dislokuan në Shqipëri në prillin e '39-s, Shqipëria nuk u është shitur autoriteteve fashiste italiane nga mbreti Zog. Jo vetëm kaq, por në shënimet e kontit theksohet një përpjekje e madhe e mbretit shqiptar deri në momentet e fundit për të mundur të ruante sovranitetin e mbretërisë së vet. Ndryshe nga sa mund të besohej, kanë qenë miq, madje edhe ministra të tij ata që jo vetëm e tradhtuan Zogun, por gjetën forma për të marrë dhe të holla në shkëmbim të solidarizimit me veprimin ushtarak italian mbi Shqipërinë. Detaje të atyre përpjekjeve, qoftë diplomatike dhe qoftë ushtarake të mbretit Zog, i përbaltur ndoshta edhe për gjëra që nuk i përkisnin aspak atij, na i përcjell tashmë nëpër rreshtat e ditarit të tij vetë Konti Çiano, i cili ishte pikërisht njeriu më i besuar i Benito Musolinit, madje dhëndër i tij, dhe njëkohësisht mik i afërt i mbretit Zog.


    Viti 1938, 13 tetor…
    … Erdhi Sereqi për të më sjellë një mesazh personal të mbretit e më la edhe një shënim lidhur me deklarimet që kishte marrë urdhër të bënte. Ato ishin: Shqipëria tashmë është në duar të Italisë, e cila kontrollon çdo sektor të aktivitetit kombëtar. Mbreti është i devotshëm. Populli është mirënjohës. Pse doni më tepër? Kjo pyetje nuk u shpreh, por ishte arsyeja e vërtetë e bisedës. Iu shfaqa xhentil e shpirtmirë dhe kjo i erdhi për zemër. Mbi të gjitha vlerësoi kur, duke i ndarë mirë rrokjet, i thashë se kam shumë simpati për të dhe se për çdo rast e konsideroj njeriun tonë! Duhet vepruar shpejt me këtë Shqipërinë.

    19 tetor…
    Sereqi, në kthim për Shqipëri, merr sigurinë e bashkëpunimit tonë të përzemërt dhe premtimin për të bërë diçka për bonifikimin… Kjo do të shërbejë për qëllimet ushtarake…

    6 dhjetor…
    …Duçja shqyrton e miraton planin e aksionit në Shqipëri…

    Viti 1939, 8 shkurt …
    … Vjen Jakomoni, i cili konfirmon oportunitetin për të vepruar shpejt. Qielli në Shqipëri është elektrizuar. Tashmë gjithë krerët janë me ne. Por për sa kohë do të mund të mbahet sekreti? Studiojmë në hollësi për operacionin.

    16 shkurt …
    Shqipëria është e shqetësuar. Një telegram i atasheut ushtarak në Tiranë e shqetësoi pak Duçen… Dha urdhër që të turbullohen ujërat që të fshihen planet tona të vërteta: Thoshte se mbreti kishte urdhëruar mobilizimin e pjesshëm e se Jakomoni ishte nisur me avion për Romë. Në të vërtetë situata nuk ishte kaq dramatike. Lidhem me Jakomonin. Duket shumë i qetë. Udhëzimet që unë i kisha dërguar tre ditë më parë përmblidhen kështu: Të mbahet gjallë agjitacioni popullor, por të mos ngurrohet të ulen dyshimet e zogut, duke i dhënë sigurimet që dëshiron; të turbullohen ujërat në mënyrë që të përjashtohet njohja e qëllimeve tona të vërteta.

    21 shkurt …
    …Mbreti shqiptar kërkon të fitojë kohë për të bërë një manovër për një lidhje të tretë. Jakomoni është i mendimit t'i japim fund kësaj gjendjeje në Shqipëri... .

    23 mars …
    … Duçja miraton. Ose Zogu pranon kushtet që caktojmë ne, ose ndryshe ne do ta pushtojmë vendin me armë…

    25 mars …
    …De Ferraris (sekretari i kabinetit të Çianos, shën. im F. V.) niset për Tiranë…
    … Duket e mundshme që Zogu të nënshtrohet. Veç të gjithave, është një fakt familjar tek i cili kam shumë besim. Lindja shpejt e një fëmije. Zogu e do gruan, e në përgjithësi gjithë familjen. Besoj se do t'i sigurojë farefisit të vet një të ardhme të qetë. Dhe çiltërsisht nuk e imagjinoj dot Geraldinën, me barkun nëntë muajsh, të shtegëtojë duke luftuar nëpër malet e Matit e të Mirditës.

    28 mars ...
    …Makina është në lëvizje nuk mund të ndalet më. Ose pushtimi do të bëhet me Zogun, ose do të bëhet kundër tij. Për shumë arsye do të preferoja zgjidhjen e parë… Po nëse Zogu nuk ulet, duhet t'u drejtohemi armëve dhe do t'u drejtohemi me vendosmëri.

    29 mars…
    … Dy takime me Duçen për të marrë vendimet rreth Shqipërisë…
    … Në një moment të caktuar, në qoftë se Zogu nuk jepet, të dërgohen anijet në ujërat territoriale shqiptare e të bëhet një ultimatium: ose të firmoset pakti, ose të mbahet përgjegjësia për refuzim. Po insistoi për refuzim, të vihen në veprim bandat e armatosura, të publikohen deklarata e të zbarkohet. Të okupohet Tirana, të mblidhen krerët shqiptarë në njëfarë Ansamble Kushtetuese që duhet ta kryesoj unë, e t'i afrohet kurora Mbretit të Italisë!… .

    30 mars …
    … Lajmet nga Tirana bëjnë të ditur se Mbreti po përgatitet për rezistencë. Kjo më mërzit, sepse e konsideroj shumë të rrezikshëm shpërthimin e goditjes së parë me top në Evropën e sotme, të paqetë e të përflakshme.

    1 prill …
    …Pasdite më vjen Serreqi, ministri i ri i Shqipërisë, i cili e fillon misionin e vet në kushte mjaft të stuhishme. Duke kaluar në Bari, ka parë përqendrimin e trupave dhe ka kuptuar se ç'muzikë ka filluar të luhet. I flas qartë e me shumë miqësi e vendosmëri! Thotë se është dakord. Rekomandon vetëm që të shpëtohen format, në mënyrë të atillë që zgjidhja të bëhet e pranueshme nga Mbreti e nga populli. E shpie në Pallatin Venezia, ku Duçia i përsërit pak a shumë paralajmërimin shumë të prerë. Shtoi që, në qoftë se mbreti refuzon nënshkrimin e paktit, kriza është e paevitueshme. Serreqi vendos të kthehet në Tiranë bashkë me Jakomonin për të bindur mbretin. Por në fund, me pretekstin se nuk kishte mundur të këmbejë valutën, merr nga Jakomoni një bakshish të parë prej 15 mijë lirash!

    4 prill …
    … Lajme gjithmonë e më alarmuese mbi fatin e italianëve në Tiranë. Vendosim t'i evakuojmë. Në Pallatin Venezia, në një takim me Duçen, Sereqi e unë vendosim t'i japim mbretit një ultimatium të fundit, me afat jo më shumë se ora 12 e së enjtes.

    5 prill …
    …Dy anije do të shkojnë në Durrës e në Vlorë për të tërhequr italianët që tashmë janë kërcënuar seriozisht nga banditët, të cilët Zogu i ka porositur të përhapin terror… Zogu dëshiron të rezistojë me ato pak forca të dobëta që ka në dispozicion. Meqë Mbreti kërkon 24 orë kohë për të reflektuar, Duçja me një telegram me firmën e vet, fiksoi skadimin e ultimatiumit në orën 12 të së enjtes, 6 prill. Në agim lindi djali i Zogut. Për sa kohë do të jetë trashëgimtar i Mbretërisë së Shqipërisë?

    6 prill …
    Reagimet e kryeqyteteve të ndryshme përfshi Beogradin, janë mjaft të moderuara. Chiristiçi është më i alarmuar. Ai kërkon që të paktën të mos veprohet pa lajmëruar njëherë ata dhe të ruhet formalisht ekzistenca e shtetit shqiptar. Në mëngjes Serreqi telegrafisht jep dorëheqje. Nga Durrësi e Vlora vijnë lajme se hipja në anije e të mërguarve italianë po zhvillohet rregullisht. Fortuzi e pilot Teshi, që vijnë në mesditë nga Tirana, thonë se eksodi i italianëve ka mbushur me frikë popullsinë, e cila ka dalë nëpër rrugë, qan dhe mallkon Zogun, i cili e ka vënë në një dallgë të tillë të rëndë. Duçja me një telegram jep urdhër që të ngarkohen trupat në anije, duke u rezervuar të japë në mbrëmje atë të nisjes.
    Me propozimin tim, vendosëm të bënim pasdite një fluturim demonstrativ me 100 aeroplanë mbi Durrësin, Tiranën e Vlorën.
    Ora 16.00. Arrin një telegram nga Jakomoni. Duket se mbreti nuk do të marrë përsipër përgjegjësinë e një kapitullimi të plotë dhe ka ndër mend të mbledhë Këshillin e Ministrave dhe të vendosin nëse do të rezistojnë apo të nënshtrohet.
    Duçja i informuar nga unë, i jep urdhër ekspeditës që të ngrejë spirancën e të niset, duke rezervuar të komunikojë ndonjë gjë të re, po të ketë gjatë kursit të lundrimit.
    … Kthehem në shtëpi në orën 22.30. Jam i lodhur e nuk ndihem mirë. Do të desha të çlodhem, aq më tepër që në mëngjes do të nisem me avion për të këqyrur zbarkimin e forcave. Po s'ke ç'i bën Chiristiçi kërkon prapë audiencë urgjent e me ton të rëndë! Druaj se do të ketë ndonjë ndryshim në qëndrimin jugosllav.

    7 prill …
    Ora 4 zgjimi. Në paradhomë më pret Starace me shumë njoftime,
    Në orën 6 nisem në fluturim. Është qartë e vakët. Vijnë me mua Buti, Viteti e Pavolini. Në 7.45 jemi mbi Durrës. Pamja është shumë e bukur Në radë të ndaluara e solemne janë anijet e luftës, kurse motoskafët, maunet e rimorkiatorët çajnë portin për të transportuar forcat e zbarkimit…
    I telefonoj Duçes. Është shumë i kënaqur, sidomos nga reaksioni ndërkombëtar, që është zero ose aty afër.


    Çiano kërkoi të pushtonte Shqipërinë pas dasmës së Mbretit Zog.

    Galeaco Çiano ishte njeriu më i besuar i liderit të plotfuqishëm fashist, Benito Musolinit, dhe njëkohësisht shefi i diplomacisë së jashtme në Italinë e drejtuar nga ekipi politik fashist. Ai ishte ndërkohë dhe dhëndër i Musolinit, gjë që bënte që ky i fundit ta pyeste shumë më tepër edhe për probleme tepër madhore për të ardhmen e Italisë së atyre viteve. E veçanta e kontit të njohur si diplomat tepër i aftë është se ai ka pasur marrëdhënie tepër miqësore me mbretin e Shqipërisë Ahmet Zogu, aq sa ky i fundit nuk ka hezituar që t'i dërgojë më shumë se një herë jo vetëm oborrtarin e tij Serreqi, por edhe ministrin e Jashtëm Libohova, duke e ftuar që të ishte dëshmitar në ceremoninë zyrtare të dasmës së tij në 26 prill të vitit 1938. Konti Çiano, në të vërtetë, në atë periudhë njihej jo vetëm si mik i Shqipërisë dhe i mbretit të saj, por edhe si një njohës i mirë i problemeve të shumta të saj që ekzistonin në ato vite. Ai disa herë e ka bindur Musolinin që të dërgonte sasi të mëdha gruri për të zbutur urinë që kishte pllakosur vendin tonë në vitet '38. Konkretisht, në atë vit Italia ka dërguar në dy periudha plot 60 mijë tonë me grurë. Por në mendjen e kontit, i cili ishte bërë njeri shumë i njohur për masën e gjerë të popullit shqiptar, lindi ideja për ta pasur Shqipërinë një orë e më parë nën vartësinë ligjore të shtetit të fuqishëm italian, i cili në atë periudhë kishte një pozitë tepër të konsoliduar në Europë. Ishte dasma e mbretit Zog ajo që ngjizi vendimin e kontit për të bërë realitet bashkimin e Shqipërisë me vendin e tij, bashkim të cilin ai e kishte për zemër. Për këtë gjë, ai arriti të bindë në mënyrën më të thjeshtë vetë Musolinin menjëherë sa u kthye nga dasma e mbretit shqiptar. Konkretisht, në ditarin e tij ai nuk harron ta shkruajë me hollësi atë detaj, që më pas do të sillte një luftë të pashmangshme mbi vendin tonë. "Më datën 28 prill 1938, - shkruan ai, - kthehem nga Shqipëria i rrënjosur më shumë se çdo herë në bindjet e mia për zgjidhje integrale. Në 30 prill këtë gjë ia referoj Duçes, kur i raportova për udhëtimin tim në Shqipëri. Ai menjëherë bie dakord për nevojën e një zgjidhjeje integrale e thotë se për të pasur Shqipërinë është gati deri atje sa të bëjë luftë. Duke i dorëzuar një kampion të mrekullueshëm bakri nga minierat e Lezhës, i thashë: "Ja fiqtë e Kartagjenës".


    Mbreti Zog donte të ruante sovranitetin e mbretërisë së tij.

    Nga sa mësohet në ditarin e diplomatit fashist, i cili në ditët e sotme merr një vlerë të jashtëzakonshme historike, Zogu ka bërë tratativa deri në fund për të mbrojtur autonominë e Mbretërisë Shqiptare duke përdorur çdo lloj forme, qoftë njohjeje me diplomatët e përtejdetit dhe qoftë diplomatike. Konkretisht, ndër të tjera ai tregon: "Duçja më komunikoi që Mbreti dëshiron të dërgojë një mision mbretëror të kryesuar nga Duka i Spoletos në martesën e Zogut. Duket se duan të mbajnë pozicionet. Kjo gjë shkakton bezdi, sepse nuk qe parashikuar dhe, nga ana tjetër, Tirana nuk është Londra që të sistemojë atë gjatanik e xurxull të Spoletos. Por e kuptova që Duçja nuk do polemika e i dhashë menjëherë urdhër Jakomonit, i cili ishte kundër…". Por, për sa ndodhte në lidhje me Shqipërinë, mësohet gjithashtu se Duçja, që prej shumë kohësh ka qenë i rezervuar për punën me të, ka nxitur për të vepruar që në fillim të vitit 1939, duke mbajtur gjithmonë fiks termin e pranverës. Pas kësaj, laku për mbretërinë zogiste të Shqipërisë po bëhej gjithnjë e më shumë i koklavitur. Jo vetëm kjo, por nuk harrohej nga diplomatët italianë për të siguruar dhe izolimin e vetë mbretit, i cili kërkonte forma për të shuar mundësitë ekstreme të aneksimit, derisa Duçja e mësoi atë këmbëngulje të tij për të kërkuar deri në fund rrugëdalje, duke dhënë urdhrin e ngritjes së spirancave të anijeve luftarake të ankoruara në bregdetin italian.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #2
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    E vertete e hidhur por e vertete, gjithcka e shkruajtur ne kete post eshte reale, ne dokumentacionin e arkivave te universitetit Luce pershkruhet egzaktesisht keshtu. Gjithsesi mos harrojme faktin qe ishte po ky i ashtuquajtur mbret pa dinasti qe e la shqiperine. gjithsesi nuk dal kundra qe Zogu i pare e kundershtoi pushtimin fashist dhe kjo per hir te se vertetes.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,317
    Postimet në Bllog
    17
    Ditari i Kontit Ciano

    Keto jane nga datat me pikante, ku flitet per ethet e pushtimit te Greqise nga territori shqiptar dhe faktin se ky pushtim ishte vendosur qe me pare. Cianoja, pas cinizmit te tij, nuk e fsheh dot kete fakt...

    1940: 3 korrik: I fola me ze te larte Ministrit te Greqise: De Vecchi, qe telegrafonte se anije angleze e ndoshta dhe avione, gjejne azil ne Greqi, ashtu si edhe furnizim e mbrojtje. Musolini terbohet. Eshte i vendosur qe po te vazhdoje kjo muzike, te kalohet ne veprim. Ministri i Greqise tentoi te refuzoje, por u largua me bisht ne shale.

    10 gusht: Bisedoj me Musolinin per veshtiresite e lindura ne kufirin greko-shqiptar. Nuk eshte rasti per ta dramatizuar situaten, por qendrimi grek eshte shume i pabese. Ducja mediton "nje gjest force, edhe sepse nga viti 1923 ka nje llogari te pashlyer e greket e genjejne veten ne se mendojne qe ai e ka fshire nga karta".

    11 gusht: Mussolini flet perseri per ceshtjen greke e kerkon te dije me hollesi mbi Camerine. Ka pergatitur nje fare Stefani per ta nxitur problemin. Me kerkoi te therras ne Rome: Jakomonin e Viskont Prascari, me te cilet ka ndermend te bisedoje. Flet per nje sulm te papritur mbi Greqine rreth fundit te shtatorit. Nese ka vendosur keshtu, mendoj se duhet te shtrengohemi ne kohe. Eshte e rrezikshme t'u jepet grekeve kohe per t'u pergatitur.

    12 gusht: Shoqeroj Jakomonin e Viskontin Prasca tek Ducja. Ai fikson vijat politike e ushtarake per aksionin kunder Greqise. Ne qofte se Cameria e Korfuzi do te jepen pa goditje force, nuk do te kerkojme me teper. Ne se, perkundrazi, do te behet shume rezistence dhe do te shtyjme aksionin deri ne fund. Jakomoni e Viskonti Prasca e shohin te mundshme dhe te lehte kete aksion, por me kusht qe te behet shpejt. Kurse Ducja mbetet ne mendimin qe ta shtyje aksionin rreth fundit te shtatorit, per shkaqe te natyres se pergjithshme ushtarake.

    22 gusht: Musolini me jep kopjet e disa direktivave ushtarake te leshuara nga ai, ne baze te te cilave shtyhen per momente te pacaktuara aksionet kundra Jugosllavise e Greqise. Duket qe gjermanet kane bere presione ne kete drejtim edhe prane Shtat-Madherise.

    12 tetor..Ducja eshte i indinjuar mbi te gjitha per pushtimin gjerman te Rumanise. Thote se kjo ka bere pershtypje te thelle e te keqe ne opinionin publik italian, sepse nga arbitrati i Vjenes askush nuk e priste kete rezultat. "Hitleri me ve gjithmone perballe faktit te kryer. Kete here do ta shperblej me te njejten monedhe: do ta mesoje nga gazetat qe kam pushtuar Greqine. Keshtu do te vendoset ekuilibri". E pyes nese eshte dakord me Badoglion."Akoma jo", mu pergjigj"por jap doreheqje si italian, nese dikush gjen veshtiresi per t'u ndeshur me greket". Tashme Ducja eshte i vendosur te veproje. Ne realitet besoj qe operacioni eshte i frytshem dhe i lehte.

    14 tetor: Musolini me flet serish per aksionin ne Greqi dhe e fikson diten e 26 tetorit. Jakomoni jep informacione shume te favorshme, vecanerisht per gjendjen shpirterore te popullsise came, shume e cila eshte ne favorin tone.

    15 tetor: Tek Ducja, ne Pallatin "Venezia" mbahet nje mbledhje per ceshtjen greke. Marrin pjese Badoglio, Roatta, Soddu, Jacomoni, Viskonti, Prasca dhe une. Takimi eshte stenografuar.

    17 tetor: Ducja eshte ne Terni. Vjen Mareshalli Badoglio e me flet me shqetesim te madh per aksionin ne Greqi. Te tre shefat e Shtat-Madherise jane shprehur unanimisht kunder. Forcat aktuale do te ishin te pamjaftueshme e Marina nuk e quan te mundur te kryeje asnje zbarkim ne Preveze, sepse thellesite jane shume te ceketa. Gjithe fjala e Badoglios ka nje intonim pesimist: parashikon zgjatjen e luftes dhe harxhimin e burimeve tona te dobeta. Degjoj por pa diskutuar. Pohoj qe ne aspektin politik- momenti eshte i mire. Greqia eshte e izoluar...

    22 tetor:...Shume shenja lene te nenkuptohet se ne Berlin nuk jane entuziaste per nje marshim tonin ne Athine. Data e fiksuar eshte tashme 28 tetori. Pricolo (Gjeneral-nensekretar i aviacionit) raporton se Badoglio ka dhene udhezime per nje aksion ajror shume te matur. Ducja nuk eshte dakord. Do qe te goditet shume fort, meqe shpreson qe gjithshka te behet copa me goditjen e pare. Filloj te hartoj ultimatumin qe Grazzi do t'i dorezoje Metaksait ne oren 02.00 te 28 tetorit...

    25 Tetor:Me Ducen fiksojme sa per te lare gojen hapat diplomatike te aksionit ne Greqi. Aprovon edhe idene e nje takimi tim me Ambasadorin e Sovjeteve, menjehere pas sulmit. Eshte nje gjest, qe mund te qetesoje ujrat ndoshta te pergatiti terrenin per te ardhmen.

    27 tetor: Incidentet ne Shqiperi po shtohen. Tashme atmosfera eshte ne vigjilje te aksionit. Megjithate kater diplomatet-gjerman, japonez, spanjoll e hungarez, te cileve iu dorezova tekstin e ultimatumit drejtuar Greqise, mbeten ca te befasuar....

    28 tetor: Sulmohet ne Shqiperi e bisedohet ne Firence. Nga te dy vendet, punet shkojne mire. Megjithe kohen e keqe: trupat marshojne me shpejtesi, edhe pse mungon mbeshtetja e aviacionit...

    29 tetor:Ne mbremje nisem per Tirane.

    1 Nentor: Me ne fund diell. Perfitoj per t'i bere nje bombardim mbi Selanik. Ne kthim u sulmova nga dy gjuajtes greke: gjithshka shkoi mire dhe dy avionet greke u rrezuan. Por e pranoj, ishte hera e pare qe kisha prapa gjuajtes-Ishte nje ndjenje shume e keqe...

    8 Nentor: Lajmet nga Jakomoni nuk perputhen me ato te Shtatmadhorise, qe eshte mjaft pesimiste. Ducja ka zhvilluar nje takim te gjate me Badoglion e Roattan dhe ben planin per dergim forcash. Duket se Badoglio eshte shume i zymte e Ducja zemerohet, sidomos sepse kerkon akoma dhe kater muaj. Shume. Duhet te veprohet me energji e shpejt. Mesymja greke eshte duke u shuar e rezerva ata nuk kane. Grazzi, i kthyer nga Athina, verteton se kushtet e brendshme te vendit jane te keqia e rezistenca eshte nje flake kashte. Sipas tij, Metaksai, kur mori komunikimin tone (ndodhej ne dhomen e gjumit ne robdeshamber dhe kemishe nate) ishte ne favor te cedimit. Intrasigjenca e tij u shfaq pasi kishte folur me Mbretin e, me pastaj, nga nderhyrja e Ministrit anglez. Lajmet e mbremjes jane te mira: sulmi grek po shterron ne te gjitha sektoret.

    11 nentor: Nga Shqiperia vjen lajmi se situata ne front eshte stabilizuar. Po te kishim pak me shume forca, do te kishim mundur te shkonim me larg. Tani s'na mbetet vec te presim. Per fat te keq edhe kur te vi suksesi, s'ka per te qene aq i madh. Nga burime te ndryshme, e vecanerisht nga Moska, arrijne lajme per nje qendrim bile edhe per nje fare trafiku italian, qe po zhvillon Gjermania ne Greqi.

    15 nentor: Duket se greket kane rifilluar sulmin ne te gjithe forntin me forca te konsiderueshme. Deri tani mbahemi shume mire...Ne mbremje lajmet nga Shqiperia rendohen. Vazhdon presioni dhe rezistenca eshte me e veshtire. Mungojne topat, kurse artileria greke eshte moderne dhe e pajisur mire...

    28 nentor..: Lajme jo te mira nga Shqiperia.Presioni grek vazhdon, por, mbi te gjitha, po dobesohet rezistenca jone. Po te kishin greket forcat penetruese, do te kishim dhimbje akoma te medha.

    3 dhjetor: Ne Frontin shqiptar rifilloi presioni grek. Duket qe tashme Armata II duhet te beje terheqjen nga Gjirokastra dhe Porto Edda, per te cilen shpresonim qe te evitohej.

    4 dhjetor: Sorice (Shef kabineti i Ministrise se Luftes) njofton se kemi humbur Pogradecin dhe se greket kane shperthyer ne mesymje. Pastaj njofton se Soddu e gjykon "te pamundur cdo aksion ushtarak dhe se situata duhet te zgjidhet nepermjet 'nje nderhyrje politike". Mussolini me therret ne Pallatin "Venezia". E gjeta me te derrmuar se kurre. "Nuk ka me c'te behet-me thote. Eshte absurde dhe groteske por keshtu eshte. Duhet te kerkojme armepushim me ane te Hitlerit". E pamundur. Greket do te pretendojne, si kondite te pare, garancine personale te Hitlerit, qe pasketaj e perhere, me nuk do te behet asgje kunder tyre. Para se ti telefonoja Ribentropit, i thirra dhe njehere arsyes: A jemi vertete perpara disfates? A mos jemi para rastit, kur komandanti hedh armen perpara perpara ushtareve te vete? Une nuk jam ne gjendje te jap sugjerime ushtarake, por per konsekuence te llogjikes, gjykoj se thyerja nuk eshte tamam totale....

    Nje thyerje tjeter e keqe ne Shqiperi drejt Kelcyres dhe Tepelenes. Ducja ka pergatitur nje leter, nje leter te ashper per Cavalleron me urdhrin qe trupat te vdesin ne vend. "Me shume se nje urdher imi", shkruan Ducja- ky eshte nje urdher i Atdheut". Shpresojme qe ky fshikullim te kete efektin e vete...

    23 Dhjetor: E gjeta Ducen mjaft te acaruar per terheqjen e te shtunes, ne te kundert te parashikimeve te Cavalleros. Presioni mbi Vloren ne vend qe te dobesohej po rritet, Ducja nuk u beson me atyre qe thote Cavallero. "Une jam, -thote ai-katandisur si mejhanexhinjte e fshatit- qe vizatojne nje gjel mbi mur e poshte shkruajne: kur te kendoje ky gjel do te shes veresie! Edhe une do t'u besoj ushtarakeve, kur te vertetojne me nje fakt se ka ndryshuar situata!" Me tej, duke folur per qendrimin medioker te trupave, Ducja shton:"Duhet te pohoj se italanet e 1914 ishin me te mire se keta te sotmit. Nuk eshte nje fakt i bukur per rregjimin, po keshtu eshte".

    24 Dhjetor: Bie bore. Ducja sheh jashte dritares dhe kenaqet. "Kjo bore e ky i ftohte shkojne shume mire", thote. "Keshtu vdesin shkurtalacet e permiresohet kjo rrace mediokre italiane. Nje nga arsyet kryesore per te cilat kam dashur pyllezimin e Apenineve ishte per te bere Italine me te ftohte e me me bore".

    Korrieri
    23 Shkurt 2005

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,317
    Postimet në Bllog
    17
    Si luftuan italianet me greket ne token e Shqiperise

    Ka qene nje lufte e gjate mes tyre, derisa greket kapitulluan para Gjermanise. Por, ajo qe vuajti me shume nga te dy palet- ishte Shqiperia, ne territorin e te ciles u be nje lufte, e dyte. Per paradoks- toponimet shqiptare, jane nga vendet me te shenjta per italianet dhe greket, qe e mbollen me kufoma, gjak dhe hekur territorin e Shqiperise se varfer dhe te pafajshme

    Ben Andoni

    Ishte thjesht nje trupe ushtarake, e cila ne vitin 1940-1941 ndodhej ne Shqiperi per te luftuar per vendin e tyre- kunder nje vendi sovran si Greqia. Permes emocioneve dhe fatkeqesive te tyre, qe po botojme me librin "Il Ponte di Klisura" referuar nje trupe autoblindash, mund te zberthehet me mire akoma ajo qe italianet e Luftes se Dyte Boterore- e kane quajtur si beteja e pergjakshme dhe fatkeqe e Kelcyres me 27 janar 1941 dhe "quota nera" me 19 mars, ku ata lane te pavarrosur nje pjese te madhe te ushtrise se tyre . Eshte nje fat i vazhdueshem, i cili ndoqi realisht ushtrine italiane ne territorin shqiptar te ndjekur nga greket dhe qe tregoi se ata jo vetem nuk ishin te pergatitur, por edhe se po kryenin nje mision qe nuk u takonte, qe kishte lidhje me roberimin e nje populli tjeter. Pavaresisht notave historike, qe lexohen ne librin e Rinaldo Panetta "Il Ponte di Klisura", nje gje ai nuk e fsheh- demoralizimin e pushtuesve dhe trishtimin per nje lufte qe nuk u takonte...

    Si filloi

    Nje nga arkitektet e kesaj lufte pervec Musolinit eshte edhe Konti Ciano. Ky i fundit, nje nga njerezit qe pergatiti me po aq kujdes dhe me efikasitet dhe pushtimin e Shqiperise, kujtoi se Greqia do te kishte te njejtin fat si fqinja e saj veriore. Cdo gje filloi me infrastrukturen, qe pergatiti Ciano me fjalimet e tij te kohes. Ato treguan se ai e kishte synimin e qarte ashtu si Musolini:Italia duhej te shtrihej ne kufijte e Romes se Vjeter. Por, menyra sesi i servireshin informacionet Musolinit dhe detajet tregonte se llogarite e vartesve fashiste ishin me shume emocionale sesa reale. Musolini "e kishte te veshtire qe te merrte vendime dhe Ciano ka ndikuar qe ai te merrte vendime fatkeqe", thote Bernd Fisher, ne nga historinet me te mire te Ballkanit, per sa i perket Luftes se Dyte. Dhe, Ciano ishte i frikshem ne pretendimet dhe ne egon e tij. Po te ndjekesh me kujdes levizjet e tij te kohes, mund te kuptosh se cfare do te thoshte per te etja e parreshtur per te pushtuar nje vend. Ai filloi te merrte informacion te kujdesshem per Greqine, shume kohe para pushtimit (nuk e fsheh ne ditarin e tij), ndersa Gjeneralit Gelosso, qe drejtonte trupat ne Shqiperi, i kerkoi te dhena deri mesa trupa mund te pushtohej Greqia. Ushtaraku italian u tregua i kujdesshem dhe profesional, ndersa i kujtoi eprorit te tij se duheshin 10-11 divizione per te realizuar kete qellim. Fillimisht, do te dukej se ishte nje shifer, qe e frikesonte Italine, por qe gjithsesi nuk ishte e fryre. Ishte momenti kur ne skene del Sebastiano Prascan (atashe ushtarak ne Paris). Ai ishte nje njeri qe gjithmone mbeshteste dhe sidomos bente gjithshka per karriere. Kuptohet se, keshtu beri dhe ne kete rast. Nga ana tjeter, Jakomoni dhe te tjere e fryne situaten ne nje menyre qe te mendohej se Pushtimi i Greqise do te ishte thjesht nje udhetim...E, kesaj situate, i sherbeu dhe vete Cianoja, qe filloi nga ana tjeter, te jepte udhezime sesi te ngriheshin ceta qe do te provokonin trazira ne Cameri. Figura e tij ishte bere teper e mospelqyer ne Greqi. Burimet historike permendin dhe faktin e nje mesazhi, qe italianet kapen nga greket, ku behej fjalen per sjelljen e papelqyshme te tij dhe qe i referohej Metaksait. Duke shfletuar me tej ditarin e Kontit, kuptohet lehte se tashme lufta kishte kohe qe ishte vendosur. Ne dukje, Cianoja beri disa incidente, qe do ti hidhnin pak me shume benzine zjarrit, qe tashme kishte nisur. Ketu vjen dhe koha e incidentit te Daut Hoxhes, nje personazhi te njohur nga te dy anet e kufirit. Duke u zhvendosur ne kohe: burimet zyrtare te shqiptareve e trajtonin si hero, ndersa greket si kriminel. Hoxha u ekzekutua dhe iu pre koka nga greket dhe kjo shenoi dhe kushtin paraprak te luftes ose ate qe po kerkohej me ankth nga italianet. Per ti dhene rruge lehtesie problemit: greket arrestuan dy shqiptare si shkaktare; ndersa italianet qe i kishin fryre aq shume problemit, as nuk e permenden ekstradimin e tyre.

    Nderkohe, qe po behej kjo zhurme, qarqet italiane kishin filluar me kujdes pergatitjet dhe per kete shfrytezuan shtypin shqiptar te kohes, i cili evokoi edhe me shume problemin cam. Italia vazhdonte te ishte ne jerm, ndersa Musolini permendte ne qarqet e tij me te aferta "Incidentin e Korfuzit" dhe fjaline qe tashme ka hyre ne histori se"greket i genjente mendja se mendonin se ai kishte harruar kete incident". Kulmi arriti me 12 gusht 1940 -kur Musolini i deklaroi Cianos, Jakomonit dhe Prascas se sikur Korfuzi dhe Cameria nuk do te dorezoheshin "ai do te kapercente pragun". Ne fakt, ajo qe kuptohet nga dokumentat e kohes eshte fakti se pas aksionit gjerman mbi Rumani, qe u be me 12 tetor te vitit 1940, Musolini u ndje shume i fyer."Do ta marre vesh nga gazetat- tha per Hitlerin- se une kam pushtuar Greqine". Por, nga e thena ne te bere, eshte ende larg. Rezistenca e Badoglios dhe referencat qe jep ai per gjendjen reale te ushtrise nuk i hyjne ne sy, ndersa kerkon qe Italia te tregoje veten. Kete gjendje te tij emocionale e ushqejne edhe referencat qe vinin nga Shqiperia nga Jakomoni dhe nga gjeneralet e tjere ne Itali, qe e mbeshtesnin...Me 15 tetor- ai mblodhi Keshillin e Luftes per te shpallur vendimin e tij. Ne kete kulm historik ishin te pranishem Ciano, Viskonti Prasca, Jakomoni, Badoglio dhe Roata. Nga referencat e kunderta permenden ato te Grazzi- qe ishte perfaqesuesi italian ne Greqi. Ai tha se faktet ishin krejt ndryshe dhe jo ashtu si paraqiteshin...Por kjo kaloi sikur nu u tha fare. Prasca, qe kerkonte te ngrihej gjithmone e me tej ne karriere, u tha me patetizem se greket nuk mobilizonin dot me shume se 30.000 vete. Ketu eshte edhe nje nga paradokset sepse greket arriten qe te mblidhnin kunder tyre te pakten dhjetefishin e ketij numri. Me 22 tetor, Greqise iu be nje ultimatum, qe ishte pak a shume si ai qe iu be Shqiperise. Por, ndryshe nga Shqiperia Metaksai, pavaresisht se Cianoja e ironizon ne kujtimet e tij, iu pergjigj thjesht me nje "JO" te prere.

    Agresioni

    140.0000 vete marshuan nga territori shqiptar nen nje shi te furishem dhe pergjate nje fronti, qe shkonte prej 200 kilometrash. Sulmin, ne kete rast, italianet nuk e kishin llogaritur mire, sepse munguan bombardimet e tyre ndaj pikave jetike te Greqise. Pavaresisht pergatitjeve jo te mira te italianeve, qe Cianoja nuk e fsheh, pak dite me vone italianet arriten te ishin 5 kilometra brenda territorit grek. Por, nderkohe, u stopua Viskonti Prasca, njeriu, qe e kishte ideuar kete sulm dhe qe e kishte ushqyer me egoizem. Pak dite me vone-Greket kundersulmuan ne Maqedonine Perendimore, ndersa Beteja e Mesoves, qe u zhvillua me 11 nentor "sherbeu si model per fitoret e tjera te njepasnjeshme greke", thote Fisher. Italianet nuk munden qe te vinin ne zbatim dhe forcen e autoblindave te tyre, por mbeten te bllokuar dhe greket u treguan se ishin mjeshter te kundersulmit. Bllokimi i italianeve filloi me 14 nentor, kur gjenerali Papagos filloi kundersulmin me nje ushtri, qe ishte shume me superiore nga italianet, te pakten nga ana e moralit. Greket erdhen ne token tone dhe me 22 nentor ata moren Korcen, nje nga qytetet me te medha te Shqiperise ne ate kohe. Humbjet e italianeve ishin katastrofale, deri atehere, ata kishin lene ne duar te grekeve 2000 rober, 35 topa qe administroheshin nga greket dhe 600 mitraloze. Por, kjo nuk ishte asgje para faktit se 25 % e Shqiperise ra ne duar te grekeve, bashke me Gjirokastren, Pogradecin dhe Saranden. Zevendesimet me ngut te italianeve ne komande nuk bene ndonje gje te madhe, ndersa Musolini kaloi ne kulmin e deshperimit te tij. Dhe, deshperimi italian, arriti majen dhe hapin final e hodhi ne momentin qe Musolini u kerkoi te gjithe hierarkeve fashiste, qe vinin nga ministrat e poshte qe te shkonin vete ne Front. Madje, ai erdhi vete ne Shqiperi dhe me 9 mars italianet ne pranine e tij kundersulmuan. Por, tashme ishte shume vone, ashtu si edhe rezultatet e tyre medikore. Perfundimisht, ne betejen kunder Greqise, italianet kishin lene 14.000 te vrare, mbi 50.000 te plagosur, ndersa nuk dihej fati i 25.000 ushtareve te tjereve dhe mbi 12.000 njerezve, qe ishin ngrire nga dimri i eger shqiptar.

    Shqiperia, viktime

    Duke iu referuar Musolinit pretendohej se divizioneve italiane u ishin bashkuar nga dy batalione shqiptare. Ne fakt, batalionet e milicise fashiste shqiptare "Taraboshi" dhe "Tomorri" morren pjese ne operacionet ushtarake, qe u zhvilluan kunder grekeve ne Korce, por ata nuk treguan ndonje impenjim te madh. Shqiptaret, te perballur me nje realitet qe nuk e donin, dezertuan dhe ata qe ishin- luftonin fare pak, aqsa italianet vendosen dhe i hoqen nga fronti. Italianet i demtoi shume edhe prezantimi qe i beri spiunazhi i tyre situates, kur jepej shume entuziasem nga shqiptaret per te ndihmuar italianet dhe shume indiference nga greket "per shkak te polarizimit te shoqerise se tyre". Gjithsesi, Fisheri kembengul ne argumentin e tij se shqiptaret i ndihmuan fare pak greket. Ajo me shume i referohet vjedhjeve qe u benin shqiptaret municioneve, apo duke prere linjat. "Kjo ndihme duhet verejtur si minimale dhe erdhi kryesisht prej pakices greke ne jug te vendit, e cila e priti me ngrohtesi mberritjen e trupave greke", veren ai. Duke folur per shqiptaret-duhet shtuar se ashtu si italianet, ata nuk mund te shikonin me ndonje sy me te mire dhe greket. Diplomatikisht, greket kishin treguar se kishin synime per Shqiperine. Keto veprime ishin aq te dukshme, sa ambasadori britanik ne Greqi i raportonte qendres se :"...Une jam thuajse i bindur se i kane drejtuar syte nga Epiri i Veriut. Nuk e di se cfare vije kufitare kane shprese te percaktojne saktesisht.."...Ajo qe ndodhi me pas dihet...Greqia iu nenshtrua Gjermanise dhe kjo e fundit ne shenje te nje zgjidhje te sakte diplomatike i dha disa territore shqiptare. Kurse, vete greket, ne shenje perbuzje per italianet- iu dorezuan vete trupave te Rajhut te Trete...Duke perfunduar, shtojme se me kete pjese qe po botojme jepet Fati i ushtareve italiane qe sulmuan Greqine, tashme ka mbetur me shume i kycur ne malet e jugut te Shqiperise, ku ata i dhane material historise per te pershkruar tragjedite e agresionit...

    Korrieri
    23 Shkurt 2005

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,317
    Postimet në Bllog
    17
    Invazioni italian dhe veshtiresite e tij

    Ne kete copez te shkeputur nga libri i Bernd Fisherit, per mbretin Zog, tregohet pushtimi i Shqiperise. Si u realizua qendresa dhe pse italianet nuk arriten qe te benin nje pushtim te menjehershem te Shqiperise

    Musolini, i cili vazhdoi te lekundej, nuk i kishte humbur ende shpresat per nje zgjidhje te problemit me ane te bisedimeve, ndonese, sipas te tij, zgjidhja duhej te gjendej vetem pas zbarkimit fillestar te trupave. Ducja i kerkoi Zogut te dergonte perfaqesuesit e tij te Guzzoni menjehere pas zbarkimit te forcave italiane ne Shqiperi. Vone, ne mbremjen e dates 6 prill, ai e urdheroi gjeneral Guzzoni-n si me poshte: Ne rast se neser ne mengjez, ne momentin e zbarkimit, paraqitet te ju nje zedhenes i Zogut, degjojeni dhe me njoftoni me telegram. Neqoftese askush nuk kerkon te bisedoje me ju, zbatoni urdhrat e zbarkimit duke shtypur cdo lloj qendrese.

    Nderkohe urdhri per fillimin e pushtimit ishte dhene. Ne oren 5.30 te mengjezit te 7 prillit, e premte e shenjte, Durresi, Vlora, Shengjini dhe Saranda u sulmuan prej njezet e dy mije trupash te mbeshtetura prej rreth 400 aeroplanesh dhe dymbedhjete anijesh lufte. Duket se luftimet me te ashpra jane bere ne Durres, ku populli i qytetit dhe nje kontigjent i vogel trupash i derguar nga Tirana i bene balle me vendosmeri pushtimit. Mbrojtesit e qytetit, te udhehequr nga Abaz Kupi, komandant i xhandarmerise se Durresit, ndonese te paket ne numer dhe duke pasur vetem pesedhjete gjerdane me fisheke per njeri, munden te zmrapsin valen e pare te sulmit italian.

    Pas terheqjes se pushtuesit, anijet filluan te qellonin me shrapnele per shperndarjen e qendreses. Por, ne vend qe te terhiqeshin, Kupi dhe njerezit e tij u hodhen ne sulm dhe munden te zinin nje ledh buze detit. E megjtihate guximi i tyre nuk vlejti shume, pasi trupat sulmuese te zbarkimit, te ndihmuara edhe prej disa forcave te tjera krahemarrese, ishin shume te medha. Pasi u shkaktuan nje numer te madh te vraresh forcave italiane, Abaz Kupi dhe njerezit e tij u terhoqen ne drejtim te qytetit. Luftimet vazhduan rreth dy-tri ore neper krejt Durresin, por perfundimisht menjehere sapo anijet e transportit zbarkuan nje numer te madh tankesh te vegjel. Ne ora 9, qendresa ne portin e Durresit kishte marre fund dhe luftetaret shqiptare qe kishin shpetuar gjalle u veshen menjehere me rroba civile dhe per t'iu kamufluar u futen neper kafenete e qytetit gjoja per te pire ndonje kafe, ose u terhoqen me nxitim drejt Tiranes, me shprese qe te gjenin aty disa gjerdane te tjere fishekesh, me te cilet te mund te vrisnin edhe disa italiane te tjere para fundit te pashmangsgem. Njoftimet rreth numrit te te vrareve ishin nga me te ndryshmet. Qytetaret e Durresit thoshin se italianet kishin lene 400 te vrare, nderkohe qe propoganda e Romes deklaronte se gjate krejt operacionit ne Shqiperi Italia humbi vetem dymbedhjete vete. Por eshte e qarte se vetem ne Durres u vrane rreth 200 italiane e ndoshta nje numer me i madh shqiptaresh. Ne portin e Vlores nuk pati ndonje rezistence te rendesishme, por trupat motocikliste italiane rane ne prita ne zonen e jashtme te qytetit, ku pesuan humbje te renda ne njerez. Zbarkimi ne Shengjin u kundershtua nga nje grup prej jo me shume se dyzet vetesh dhe gjate luftimeve pati rreth gjashte ose shtate te vrare prej seciles pale. Tashme rruga per ne Tirane ishte e lire ne te gjitha drejtimet. Por pasditen e dates 7 prill, marshimi triumfal i Guzzoni-t u detyrua te ndalej per rreth gjashte ore, gje qe shkaktoi zemerimin e madh te Musolinit dhe Cianos. Po ndihej dobesia serioze e makines ushtarake italiane dhe per te gjithe po behej e qarte, perfshi ketu edhe Ducen, se sikur Shqiperia te kishte bere nje qendrese te organizuar, italianet mund ta kishin pesuar edhe nje katastrofe ushtarake. Sikurse deklaronte edhe ndihmesi kryesor i Cianos, Filipo Anfuso, i cili e shoqeronte Kontin ne nje avion qe mbikqyrte zonen e betejes," ne rast se shqiptaret do te dispononin nje brigade zjarri te pajisur mire, ata mund te na kishin hedhur ne Adriatik...

    Korrieri
    08 Prill 2005

  6. #6
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Zogu sigurisht qe do kundershtonte ta rrezonin prej fronit...Duhet te ishte krejtesisht idiot qe ne teori te mos ta kundershtonte...E dime shume mire qe pushtimi i shqiperise erdhi si pasoje e levizjeve hiteleriane ne ceki e Ducja donte ti tregonte Hitlerit e Frances qe ishte i forte...

    Zogu e kishte kuptuar kete rrezik e deshi te largohej prej Italise,po as Franca e as Anglia nuk kishin interes te nderhynin ne nje zone te interesave jetike te Italise,sepse kishin shpresa ta terhiqnin Ducen nga kampi i tyre,duke njohur tradhtine tradicionale te Italianeve ndaj Aleateve,ne kete rast ndaj Hitlerit...

    Zogu ama kishte nje pushtet te kalbur... Ne veri te shkumbinit kontrollonte vetem zonen bregdetare dhe Matin,ne jug si pasoje e shtypjes me armet sllave nuk kishte askend me vete,keshtu qe cdo tentative ishte e deshtuar qe ne lindje,pa llogaritur faktin qe shume gjera u ishin lene ne dore 'keshilltareve' italiane e te 'shiturve' vendas....

    Te vjen plasja qe 20 vjet me pare 5 mije luftetare,shumica nga laberia degdisin ne det 20 mije ushtare italiane,e te vije italia me 35 mije ushtare e te pushtoje mbare shqiperine per 3 dite...

    Regjimi Zogist ishte vertet i kalbur....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,317
    Postimet në Bllog
    17
    Ditari i Kontit Ciano, j planet për të vrarë mbretin Zog

    nga PROF. ARBEN PUTO

    Në prag të agresionit fashist, Shqipëria ra në një vetmi politiko-diplomatike të plotë. Në helb marrëdhëniet e jashtme
    u kthyen në një monopol italian. Me lidhjet gjithnjë më të ngushta të periudhës 1936-1937-1938, Italia ia mbërriti ta kthente çështjen shqiptare gati në një çështje të saj të brendshme.
    Zogu nuk tregohej i vetëdijshëm për rreziqet që i kanoseshin vendit dhe mbretërisë së tij. Tani vihej re tek ai shkujdesje, një shkrehje jo e zakontë, mendonte se i kishte zgjidhur të gjitha problemet dhe e kishte siguruar pushtetin nëpërmjet lidhjeve ekskluzive me Italinë.
    Në këtë periudhë, figura kryesore e marrëdhënieve midis Tiranës dhe Romës është Konti Çiano. Zogu, për më shumë siguri, u përpoq për të vendosur me të një raport personal. Çiano u emërua ministër i Jashtëm vetëm një vit, më parë më 1936. Ishte ministri më i ri që kishte qenë ndonjëherë në atë post, 33 vjeç. Por, dihej se emërimi nuk nisej nga meritat e veçanta, nga aftësitë apo përvoja në fushën e diplomacisë. Ishte dhëndër i Mussolinit, ishte martuar me vajzën e tij, Edda.
    Për Çianon është shkruar shumë jo vetëm për detyrën e tij si shef i diplomacisë italiane, por dhe për jetën e tij personale të një djaloshi çapkën. Para së gjithash, është folur për lidhjen dhe ndjenjën e përuljes ndaj Duçes, që shkonte deri në adhurim. Ishte aq i përpirë nga kjo ndjenjë, sa që e imitonte Duçen në mënyrat e sjelljes, të ecjes, madje edhe të shkrimit. Fjalimet e tij në radio i përcillte me lot në sy.
    Jo vetëm kaq, diplomatët e kohës, që kanë pasur të bëjnë me Çianon e quajnë atë një ‘playboy’, pak i angazhuar në punë, i papërqendruar, i pushtuar nga ethet e seksit, një “donnaiolo” i shthurur. Autori anglez Ray Moseley, në një libër që bën për jetëshkrimin e Çianos, thotë se “ai kishte orekset seksuale të një egërsire”, aq sa “përpara një vizite të tij në Berlin i telegrafonte konsullit të përgjithshëm italian, Giuseppe Renzetti: “Më rregullo femra”.
    Të njëjtën gjë dëshmon edhe ambasadori amerikan në Londër, Joseph Kennedy, që bëri një vizitë në Romë më 1938. Menjëherë ai ndeshet me “obsesionin e Çianos për seksin xhentil” dhe shton: “Nuk kam takuar kurrë një budalla kaq pompoz dhe kaq vanitoz. Kohën më të madhe të bisedës ai ua kushtonte grave dhe nuk përqendrohej në bisedë, nga meraku se mos i shpëtonin nga sytë nja dy a tri vajza, të cilave u binte pas (u bënte korte)”. Ambasadori konkludonte se nuk ishte nevoja të dërgoheshin tek ai diplomatë, “do të mjaftonin një duzinë vajzash të bukura”.
    Mirëpo, ky njeri ‘playboy’ do të luante rolin kryesor në planin për pushtimin e Shqipërisë. Vizitën e tij të parë e bëri në prill 1937. Si vanitoz dhe mburravec që ishte, ai drejtoi vetë avionin që zbriti në Tiranë. Jo shumë vonë pas kësaj vizite, në gusht 1937, ai do të zbërthente planin në Ditarin e tij, që konsiderohet si një burim i rëndësishëm informacioni mbi politikën e jashtme të Italisë të periudhës 1937-1943, e veçanërisht për planin e pushtimit të Shqipërisë. Ai shkruan: “E binda Duçen që t’i japim Shqipërisë nja 60 milionë (lira) për katër vjet për t’u investuar në fusha të ndryshme. Udhëtimi im në Tiranë më bindi se është e domosdoshme t’i kushtojmë vëmendje të madhe këtij sektori. Aty duhet të krijojmë qendra të rëndësishme ndikimi italian. Nuk dihet çfarë na rezervon e ardhmja, - përfundonte Çiano, - ne duhet të jemi të gatshëm që të shfrytëzojmë rastet që do të paraqiten. Ne nuk do të tërhiqemi si më 1920. Në jug (të Italisë) ne kemi asimiluar disa qindra mijë shqiptarë. Pse të mos ndodhë njëlloj edhe në brigjet e tjera të Adriatikut”.
    Ky duket se ka qenë prononcimi i parë i Çianos lidhur me planin e pushtimit të Shqipërisë. 60 milionat e tjerë që propozonte do t’u shtoheshin atyre të marrëveshjeve të marsit 1936, që e kthyen ekonominë në një monopol italian. Këto nuk ishin veçse “një dorë e parë”. Nuk ishin ndihma, por investime në një vend që italianët e quanin se shpejt a vonë (më tepër shpejt) do të bëhej i tyre. Në një shënim tjetër në fillim të vitit 1938, Çiano shkruante se nuk duhej vonuar, nuk duhej të priteshin pasivisht rrethanat e favorshme, ato duheshin krijuar. “Depërtimi ynë në këtë vend, - theksonte ai, - po bëhet përherë e më intensiv dhe organik. Programi që unë vetë kam përpunuar po zbatohet pa pengesë”.
    Në Tiranë vazhdonte ende atmosfera e vetëkënaqësisë. Flet qartë fakti i përmendur që Zogu në celebrimin e martesës së tij, në prill 1938 ftoi pikërisht Çianon si dëshmitar. Duket se Zogu tani e quante një mik personal. Vizita për Çianon ishte një rast i mirë për të bërë një sondazh të ri në vend për planin e pushtimit, të cilin atij i pëlqente ta realizonte vetë. Menjëherë pas kthimit, ai shkroi në Ditarin se çështja shqiptare duhej “zgjidhur në mënyrë integrale”. Kuptohet se ishte fjala për pushtimin e Shqipërisë. Menjëherë pas kthimit nga Tirana ai shkon t’i raportojë Mussolinit për vizitën e tij. Mussolini shpreh pa ngurrim pëlqimin për një “zgjidhje integrale”, madje po të ishte nevoja edhe me luftë. Tani ishte koha për të përcaktuar mënyrat e veprimit për pushtimin e Shqipërisë.
    Si nga Ditari i vetë Çianos, ashtu edhe nga dokumentet zyrtare italiane që pasqyrojnë përgatitjet e agresionit, del se ka pasur të paktën disa variante të veprimit.
    Ka të dhëna se Çiano, si pjesë përbërëse të projektit, pati menduar fillimisht edhe vrasjen e Zogut. Ky ishte varianti i parë. Me zhdukjen e tij, vendi do të përfshihej në trazira dhe kjo do t’i hapte rrugën ndërhyrjes ushtarake të Italisë. Një rol të caktuar do të luante njeriu i Çianos, Françesko Jakomoni, i emëruar prej tij në postin e ministrit në Tiranë një vit më parë. Më 27 tetor 1938, Çiano shkruan në Ditar: “Veprimi është i qartë, të vritet mbreti, shqiptarët do të bënin thirrje për ndërhyrjen e Italisë, kurora do t’i kalonte Viktor Emanuelit III dhe në një fazë të dytë – aneksim i thjeshtë”. Më 1 dhjetor, Çiano shkruan se, “regjimi zogist po shembet, duhet vepruar me energji dhe pa skrupuj. Më mirë të vritet një njeri për të shpëtuar qindra e mijëra jetë njerëzish”.
    Sipas këtij varianti, vrasjen e Zogut e pati marrë përsipër njeriu i rrethit të ngushtë të Zogut, Jak Koçi. Koçi njihej si një “mik i vjetër” i Zogut, por ishte i pakënaqur nga që nuk përfillej prej tij. Në fillim të dhjetorit Jakomoni e mori me vete Koçin në takim me Çianon. Me atë rast ai i dha “besën” Çianos se do ta kryente misionin. Për këtë do të merrte 10 milionë lira. Çiano i besoi aq më tepër kur u mësua se i kishte marrë masat, e kishte sjellë familjen në Itali.
    Vrasja nuk do të bëhet, por urdhrin Çiano e kishte dhënë dhe efektivisht u bënë disa orvatje për vrasjen e mbretit. Së pari, duhet përmendur shqetësimi që pati shprehur vetë Zogu pranë Legatës britanike në shkurt 1939. Raportet e kësaj Legate e njoftonin Foreign Office-in, se Zogu denonconte “një komplot për të rrëzuar qeverinë dhe për të vrarë mbretin” përpara agresionit. Komploti u zbulua dhe kreu i tij, funksionari i njohur fashist, Giovanni Giro, i ardhur në Shqipëri për të organizuar rininë shqiptare sipas modelit fashist, u dëbua. Giro nuk e kishte fshehur armiqësinë e tij ndaj regjimit dhe qeveria ndiqte me vëmendje përpjekjet e tij për të mbledhur kundërshtarë të monarkisë, si dhe kontaktet që ai mbante me disa emigrantë shqiptarë. U bënë edhe disa arrestime elementësh të lidhur me Italinë dhe u morën masa për të përforcuar xhandarmërinë në disa zona në veri dhe në jug. Por, ishte tepër vonë.

    Për planin e vrasjes së Zogut flet mjaft gjatë Geraldina, në dëshmitë që i ka dhënë sidomos autores franceze J.Dedet, të librit “Mbretëresha Geraldinë”, të botuar në shqip. Ajo thotë se plani nuk mbeti thjesht në letër. I ngarkuari Jak Koçi u vu menjëherë në kontakt me G.Giron. Detyrat ishin ndarë: Giro do të nxiste trazirat në vend, kurse J.Koçi do të bënte vrasjen. Zogu u ndje veçanërisht i shqetësuar kur në fillim të dhjetorit 1938 Koçi shkoi në Romë bashkë me Jakomonin. Ai vendosi të mos dilte më nga Tirana.
    Geraldina flet për tre raste të orvatjeve për vrasjen e mbretit, të treja në shkurt 1939. Të parën herë më 12 shkurt ora 16 kur gjatë shëtitjes me mbretëreshën në kopshtin e Pallatit Zogu dalloi “midis shkurreve grykën e një arme të drejtuar kundër tyre”. Çifti kthehet me të shpejtë në pallat dhe aty Zogu i thotë Geraldinës: “Sapo shpëtuam nga një atentat”.
    Dy orvatjet e tjera Geraldina i vendos po ashtu në mes të shkurtit, njëra pas tjetrës, më 14 shkurt. J.Koçi hiqet si “i shtëpisë”, Zogu hiqet si i paditur dhe e fton “besnikun” e tij për drekë. Aty zbulohet se Koçi ka dashur të komprometojë dy kuzhinierët (një shqiptar dhe një hungarez) “për të helmuar gjellët e çiftit mbretëror”. Duke qenë i informuar paraprakisht, Zogu “e dëboi mysafirin, e zuri për veshi dhe e hodhi me një shkelm në fund të shkallëve”(?!)
    Për variantin e vrasjes së Zogut është edhe një dëshmi e fundit që Geraldina i ka dhënë autorit B.J.Fischer, në një bashkëbisedim në vitin 1981 në Spanjë. Ajo ka shprehur bindjen se një tentativë për likuidimin e Zogut është bërë efektivisht më 10 dhjetor 1938, kur çifti mbretëror ndërmori një udhëtim për në Venecia me jahtin që Mussolini u kishte dhuruar me kërkesë të vetë Zogut. Ishte 16 dhjetor, një det tepër i egër që e rëndoi gjendjen e Geraldinës, tashmë shtatzënë. Zogu dyshoi dhe kërkoi menjëherë të ktheheshin në Durrës. Vetëm këmbëngulja e tij e shpëtoi nga komploti. Geraldina ka shtuar se më vonë në rrethin mbretëror u bë e njohur se italianët donin ta shfrytëzonin këtë aventurë në mes të dimrit për ta vrarë Zogun ose për t’i mbajtur të dy në Itali si peng.
    Kjo dalje në det konfirmohet edhe nga ministri britanik Ryan, që ia përcjell qendrës me një raport të veçantë të atyre ditëve, në një version pak më ndryshe. “Kam arsye të besoj, – tregon Ryan, - se destinacioni i çiftit mbretëror ishte Venezia ose Abbazzia. Mirëpo, jahti ra në një det kaq të egër, sa që personalitetet kryesore të ndodhura në anije nuk e mbajtën dot të vjellët. E pësoi sidomos Mbretëresha, që pret të bëhet nënë. U vendos të lihej udhëtimi dhe jahti u kthye në Durrës në mesnatë. Të nesërmen madhëritë e tyre u kthyen prapë në Tiranë”. Duhet shtuar edhe një shënim i Çianos lidhur me jahtin, që i është dhënë Zogut. Ai ka kërkuar që ekuipazhi i jahtit të ishte italian “me qëllim që të mos e lëmë të ikë në çdo eventualitet”.

    Çështja e komplotit për vrasjen e Zogut u shtrua edhe pas mbarimit të luftës. Pas rënies së fashizmit dhe vendosjes së regjimit demokratik në Itali Jakomoni, si ish-mëkëmbës në Shqipëri, doli përpara gjyqit me akuzën pikërisht për pjesëmarrje në planin për vrasjen e Zogut. Ai e mohoi dhe tha se kishte qenë vetëm një ide që u shua që në “lindje”. Idenë ia atribuoi Çianos, kurse ai vetë, Jakomoni, nuk e kishte mbështetur dhe “kishte vazhduar politikën e pajtimit”(?!)
    Megjithatë, drejtësia italiane nuk e pushoi çështjen. Jakomoni u procedua në bazë të legjislacionit penal të vitit 1944 dhe u dënua me 24 vjet burg. Në vitin 1948 çështja u rishikua nga Gjykata e Lartë me ankesë të Jakomonit dhe vendimi i parë u shfuqizua me argumentin se, “faktet që i atribuoheshin atij nuk përbënin krim”. Zhvillimet që pati kjo çështje i përshkruan vetë Jakomoni në një libër të tij: “La politica dell’Italia in Albania”.
    Në këtë libër, siç e tregon titulli në origjinal, Jakomoni flet për rolin e tij në politikë dhe me guxim të madh, pa asnjë kompleks e rendit veten ndër përkrahësit e një “bashkëpunimi me Shqipërinë të frymëzuar (as më pak e as më shumë) nga parimet e Risorgimentos të formuluara nga Mazzini”. Kurse Çiano, sipas tij, ishte për politikën e forcës, “e përfytyronte (Shqipërinë) si një zmadhim territorial”, ishte “një ambicie djaloshare”. Jakomoni nuk ka asnjë skrupull të mohojë fakte të njohura botërisht. Agresioni i 7 prillit nuk ishte agresion, ishte “një bashkëpunim i programuar ndershmërisht midis dy qeverive”. Jakomoni “përpiqej për marrëveshje”, por “Zogu dredhoi”. Me këto tregime të papërgjegjshme Jakomoni përpiqet ta ndajë veten nga Çiano. Në fakt, më tej se ai ka pasur një rol të dorës së parë në përgatitjet e agresionit të 7 prillit, kurse gjatë okupacionit ka mbajtur postin më të lartë të Mëkëmbësit të Mbretit Viktor Emanuelit III në Shqipëri.
    Për t’u kthyer përsëri te plani i vrasjes, duket se Çiano u bind se varianti nuk do të funksiononte për shumë arsye, ndër të cilat edhe reperkusionet që mund të kishte në opinionin europian vrasja e një mbreti për të marrë mbretërinë e tij. Tani anohet drejt variantit tjetër, të shfrytëzimit të keqësimit të gjendjes së brendshme të Shqipërisë. Italia do të ndërhynte “për ta çliruar popullin shqiptar nga regjimi zogist”.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,317
    Postimet në Bllog
    17
    Ciano: Mbretëresha dhe djali i sapolindur të mos preken

    Java e pushtimit në ditarin e ministrit fashist.
    “Musolini urdhëroi të mos qëllohej mbi civilët”
    Përpjekjet e fundit të Mbretit Zog për t’i rezistuar pushtimit.
    Jugosllavët mbështesin pushtimin italian në Shqipëri, por kërkojnë siguri.


    Ndërsa trupat italianë përparojnë drejt Shqipërisë, opinioni ndërkombëtar hesht. Kjo ia bën edhe më të lehtë rrugën Italisë drejt pushtimit të vendit përballë. Është prill i vitit 1939. Plani për pushtimin e Shqipërisë nuk ka më kthim mbrapa. Duçja i ka dhënë ultimatumin Mbretit Zog, ose do të pranojë kapitullimin, ose përdorimi i forcës është i pashmangshëm. Orë pas ore, ministri i Jashtëm fashist Galeazzo Ciano tregon në ditarin e tij përparimin drejt vendit aq shumë të lakmuar. Në këtë pjesë ditari, i cili fillimisht u botua në Londër, për të bërë xhiron e botës, tregohen me detaje të gjitha veprimet që janë marrë në Romë e më pas në Durrës e Tiranë. Telefonatat e vazhdueshme me Duçen dhe gjendja e rënduar nervore e këtij të fundit për shkak të vonesave në veprime. al.mi

    1 prill 1939

    Duçja u kthye dhe pata një takim paraprak me të, në praninë e Jacomonit. Ai miratoi planin e traktatit me disa modifikime të vogla, të cilat kishin të bënin më shumë me detajet sesa substancën, por që do të shpëtonin Mbretin nga turpi. Për një oriental, kjo do të thotë shumë. Ne planifikuam këtë linjë veprimi: Nesër Jacomoni do të paraqitet para mbretit me një skicë të re të traktatit dhe do t’i bëjë të qartë se tani situata është serioze. Ose ai do të pranojë, dhe në këtë rast unë do të shkoj në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë solemne të nënshkrimit të traktatit, natyrisht shoqëruar nga një skuadron i fortë avionësh, që do të jetë simbol i faktit që Shqipëria tashmë është italiane. Nëse ai refuzon, të enjten trazirat do të shpërthejnë në të gjithë Shqipërinë, duke e bërë ndërhyrjen e armatosur nga ana jonë një domosdoshmëri imediate. Në këtë rast, ne do zbarkojmë të premten në mëngjes.
    Gjatë pasdites, Sereqi, ministri i ri shqiptar, erdhi të më takonte. Ai fillon misionin e tij në një kohë të stuhishme. Teksa kalonte nga Bari, pa përqendrimin e trupave dhe kuptoi se muzika ishte gati për të filluar. Fola sinqerisht me të – me një ton miqësor, por me mjaft vendosmëri. Ai tha se ishte dakord me ne. Ai më kërkoi të ruaja aparencën në një mënyrë të tillë, që ta bëja zgjidhjen më të pranueshme për të, mbretin dhe popullin. E shoqërova atë në Palazzo Venezia, ku Duçja përsëriti paralajmërimin me terma më të saktë. Ai shtoi se, në qoftë se mbreti do të refuzojë të nënshkruajë paktin, kriza do të jetë e pashmangshme. Sereqi vendosi të niset për në Tiranë me Jacomonin, në mënyrë që të bindë mbretin. Pastaj, me pretekstin se nuk ishte në gjendje të shkëmbente paratë e tij shqiptare, i kërkoi Jacomonit t’i jepte hua 15.000 lireta, si kësti i parë i një ryshfeti!

    2 prill 1939

    Muti arriti në Romë dhe unë u bëra gati ta nisja në Tiranë me një grup të vogël njerëzish me iniciativë dhe mendjemëdhenj si ai vetë, në mënyrë që të krijojë incidente, të cilat duhet të ndodhin të enjten mbrëma, në qoftë se Mbreti, ndërkohë, nuk do të ketë mirësinë që të dorëzohet. I dhashë atij liri veprimi, por ai ka marrë urdhra të caktuar: të respektojë Mbretëreshën dhe fëmijën, në qoftë se ajo ka lindur tashmë; për të krijuar terror gjatë natës; në agim të fshihen në pyll dhe të presin ardhjen e trupave tanë, duke u përpjekur, ndërkohë, të pengojë tërheqjen e Zogut drejt Matit, ku mund të tentojë të bëjë rezistencë.
    Reagimet në kryeqytete të ndryshme, duke përfshirë Beogradin, janë të lehta. Christic, nga ana tjetër, është më i alarmuar, por në përgjigje të një pyetjeje, ai u deklarua i bindur se çështja shqiptare nuk mund të ndryshojë marrëdhëniet, që për fat të mirë ekzistojnë midis Romës dhe Beogradit. Ai rekomandoi që asnjë veprim të mos merret pa informuar më parë Beogradin, dhe në një farë mënyre ekzistenca e shtetit shqiptar duhet të ruhet si një çështje forme.
    Shumë lajme kontradiktore qarkullojnë gjatë mëngjesit. Jacomoni telegrafoi një kundërqëndrim shqiptar, paraqitur para ultimatumit të Duçes, por ne nuk e morëm në konsideratë. Sereqi telegrafoi për të dhënë dorëheqjen e tij. Prej Durrësit dhe Vlorës arritën lajmet se zbarkimi i refugjatëve italianë po ecën normalisht. Fortuzi dhe aviatori Tesei, i cili arriti në mesditë nga Tirana, thanë se eksodi i italianëve ka shkaktuar terror mes popullatës. Ata populluan rrugët duke qarë dhe duke akuzuar Mbretin Zog që solli këtë kiamet mbi ta. Duçja i telefonoi Rendit për zbarkimin, duke thënë se urdhri për nisjen do të vijë gjatë mbrëmjes. Sipas sugjerimit tim, ai vendosi të kryejë një fluturim demonstrues nga disa qindra avionë mbi Durrës, Tiranë dhe Vlorë këtë pasdite.
    16:00 Një telegram mbërriti nga Jacomoni. Duket se Mbreti nuk dëshiron që të marrë mbi vete përgjegjësinë për një kapitullim të plotë, dhe synon të mbledhë Këshillin e Ministrave për të marrë vendimin përfundimtar për të rezistuar apo për të hequr dorë. Me të drejtë, Jacomoni vëren se në këtë mënyrë Mbreti vë veten jashtë kushteve të ultimatumit, por ai ra dakord të transmetojë informacionin.
    Duçja, të cilin e kam informuar, dha urdhër të nisim ekspeditat, duke rezervuar të drejtën për të bërë publik lajmin e përparimit të saj, nëse ka.
    Nga zyrat telegrafike mësojmë se mesazhet e gjata janë duke shkuar nga Tirana në Zyrën e Jashtme Britanike. Nuk mund t’i ndalim ato. Dhashë urdhër, megjithatë, që të vonohen, dhe të përsëriten shumë gabime në grupet e kodit. Ia vlen të fitojmë kohë, edhe pse Chamberlain i ka dhënë një raport Dhomës së Komuneve mbi atë çka ka ndodhur, çka është në favorin tonë dhe ka deklaruar gjithashtu se Britania e Madhe nuk ka interesa të veçantë mbi Shqipërinë.
    07:00 Jacomoni telegrafoi duke na thënë se po digjte kodin sekret, se u kishte thënë zyrtarëve të misionit detar të largohen dhe se e gjithë legata mund shkojë në nëndetëse e cila është në Durrës. Duçja përsëriti urdhrin për të sulmuar, duke specifikuar se Forcat Ajrore duhet t’i kursejnë qytetet dhe popullsinë civile.
    Badoglio i ka shkruar një letër Duçes, ku kritikon planin e veprimeve. Duçja nuk i kushtoi fare vëmendje. Në një letër Mbreti merr parasysh komunikimin e bërë dje nga Duçja, por shpreh dyshimet e tij lidhur me mundësinë e vendosjes së qëndrueshme në Shqipëri, duke e mbështetur mendimin e tij në kujtimet historike të venedikasve dhe aragonasve. Me siguri ai nuk e mban mend se romakët u instaluan aty mjaft mirë.
    09:00 I komunikova Vilanit dhe Fon Mackensenit vendimin tonë për të vazhduar me pushtimin ushtarak. Mora garancinë e të dyve për solidaritetin dhe mirëkuptimin e tyre absolut, mbi motivet e veprimeve tona. Më pas takova Christicin. E njoha atë me manovrat për të krijuar një krizë mes nesh dhe Beogradit. I dhashë atij sigurinë e plotë në lidhje me shkallën e veprimeve dhe angazhimeve tona. Si doli, ai tha: “Pra, Zogu po shkon drejt të njëjtit fund si Benes”.
    Më në fund propozimet shqiptare mbërritën. Ata do të donin që të binin në ujdi me Parianin. Kjo nuk është e mundur, aq më tepër që Pariani është në Gjermani. Ne u përgjigjëm se momentalisht do të dërgojmë një të plotfuqishëm.
    U ktheva në shtëpi rreth orës 10:30. Jam i lodhur dhe nuk ndihen mirë. Do të doja të pushoja, veçanërisht sepse nesër duhet të bëj një fluturim në mënyrë që të vëzhgoj zbarkimin e forcave tona. Nuk bëhet asgjë në lidhje me të.
    Në të gdhirë lindi djali i Zogut. Sa kohë do t’i duhet për t’u bërë trashëgimtar i fronit shqiptar?

    5 prill 1939

    Dy anije do të shkojnë në Vlorë dhe Durrës të evakuojnë italianët, të cilët janë kërcënuar seriozisht nga banditët, të cilëve Zogu u ka dhënë urdhër për të filluar një valë terrori. Për momentin opinioni publik ndërkombëtar është i qetë, aq i qetë saqë unë dyshoj që nuk i kuptojnë tensionet mes nesh dhe Zogut dhe mendoj se Zogu do të kërkojë ndihmë. Gjermania, ndërkohë, po sillet mirë. Von Ribbentrop i ka komunikuar Atolikos se Berlini i sheh me mirëkuptim veprimet tona në Tiranë dhe se çdo fitore italiane përfaqëson forcimin e pushtetit të Boshtit. Budapesti gjithashtu ka reaguar mirë. Vilani më informon se gjashtë divizione hungareze, të mobilizuara tashmë, janë gati për të shkuar drejt kufirit jugosllav në dyzet e tetë orë nga njoftimi, nëse do të jetë e nevojshme të ushtrohet presion mbi serbët.
    E takova Duçen disa herë. Ai është i qetë, frikshëm i qetë dhe më shumë se kurrë i bindur se askush nuk do të dojë të ndërhyjë në punët tona me Shqipërinë. Megjithatë, ai ka vendosur të marshojë dhe ai do të marshojë, edhe pse e gjithë bota mund të jetë vënë kundër tij. Ai ia përsëriti këtë me zë të lartë Muti-t, i cili ka nxituar për në Tiranë dhe konfirmoi përshtypjen tonë që Zogu do të rezistojë me forca të vogla, të cilat i ka në dispozicion të tij. Përmes një telegrami personal, Duçja i vendosi Zogut skadimin e ultimatumit, i cili do të jetë në orën 12 të datës 6 prill.

    6 prill 1939

    Christici kërkoi një tjetër takim. Dukej se donte të më thoshte diçka urgjente dhe serioze. Unë kisha frikë se bëhej fjalë për një ndryshim në politikën e Jugosllavisë. Në vend të kësaj, bëhej fjalë për kërkesa të reja për sqarim dhe për detaje rreth veprimit tonë dhe programit tonë të ardhshëm. Unë i ofrova degën e ullirit. Christici vetë, duke më telefonuar nga Beogradi, tregoi kënaqësinë mbi atë që i kisha thënë atij.

    7 prill 1939

    U zgjova në orën 04:00. Starace po më priste në hyrje të hollit me shumë njoftime, ndër të cilat ishte një telegram nga Zogu për Duçen. Ai konfirmonte vendimin e tij për të arritur një mirëkuptim ushtarak dhe kërkonte negociata. Ne iu përgjigjën se duhet të dërgojë negociatorët e tij tek Guzzoni. Duçja, pasi u ngrit gjatë natës, çka është një gjë shumë e pazakontë, donte të kishte lajme dhe shpjegime, të cilat unë nuk mund t’jua jap, pasi nuk kam asnjë.
    Atasheu ushtarak, Gabrielli, i cili në ditët e fundit është sjellë në mënyrë shumë të çuditshme, telegrafoi se Zogu ka në dispozicionin e tij 45.000 njerëz. Kam përshtypjen se ai po ekzagjeron.
    Në orën 6 në mëngjes u nisa me aeroplan. Moti është i qetë dhe i ngrohtë. Buti, Vitetti dhe Pavolini erdhën me mua. Ishim në Durrës në orën 07:45. Ishte një pamje shumë e bukur. Në gji, të palëvizshme dhe solemne, ishin luftanijet, kurse motorvarkat, lundrat lëviznin në port, duke transportuar forcat tokësore. Deti ishte si pasqyrë. Fshatrat janë të gjelbëruar dhe malet, të cilat janë të larta dhe masive, janë të mbushura me dëborë. Pamë vetëm disa njerëz në Durrës. Por atje duhet të ketë pasur rezistencë, pasi pashë grupe të Bersaglierëve, strukur prapa pirgjeve të qymyrit, duke mbrojtur portin, ndërsa të tjerët duke shkuar lart kodrës në rresht indian për të rrethuar qytetin.
    Nga disa prej dritareve kishte të shtëna sporadike. Vazhdova për në Tiranë. Rrugët ishin të shkreta dhe të pambrojtura. Në kryeqytet turma lëvizte nëpër rrugë mjaft qetë. Legata ishte rrethuar. Në çati ishte një flamur i madh italian trengjyrësh dhe në oborr shumë automjete. Isha i bindur se në rast rreziku do të ishte e lehtë për ta mbrojtur atë nga lart dhe dhashë urdhër për këtë qëllim.
    I raportova Duçes, i cili ishte mjaft i kënaqur, veçanërisht për shkak se reagimi ndërkombëtar ishte pothuajse inekzistent. Memorandumi që lord Perthi më la gjatë një vizite kortezie, mund të ketë qenë përgatitur në zyrat tona.
    Gjatë pasdites gjithçka ndryshoi. Guzzoni priti negociatorët e Zogut dhe në vend të procedimit, ashtu si Duçja kishte urdhëruar, u pezullua gjithçka për gjashtë orë. Duçja ishte i zemëruar, sepse kjo vonesë mund të kishte pasoja serioze. Është e domosdoshme për ne që të mbërrijë në kryeqytet, për të kryer manovrat tona politike. Nëpërmjet Valle-s, Duçja urdhëroi rifillimin e marshimit, por ndërkohë një ditë kishte humbur dhe kjo do i jepte mundësi shtypit baltëhedhës francez të thotë se italianët u mundën nga shqiptarët. Lajmet për përparimin e kolonave mungonin. I vetmi që telegrafoi ishte Jacomoni, i cili është fshehur me italianët e tjerë në Legatë. Informacionet që dërgon, krijojnë gjithnjë e më shumë shqetësime për fatin e tij; banditët po grabisin pallatin mbretëror dhe kërcënojnë Legatën. Duçja është në një gjendje të rëndë nervore, telefonon vazhdimisht gjatë natës, duke kërkuar informacione, të cilat unë nuk jam në gjendje t’ia jap. Vetëm në orët e para të mëngjesit Jacomoni njofton se qyteti është qetësuar, por nuk dimë asgjë rreth përparimit të Guzzonit.

    8 prill 1939

    D’Aieta telefonoi në orën tetë të mëngjesit, duke thënë se Jacomoni jep çdo siguri se fusha e aviacionit në Tiranë është e përdorshme. Vendosa të largohesha menjëherë dhe informova Duçen, i cili e miratoi. Mbërrita në Tiranë në orën 10:30, pasi fluturova mbi kolonën e blinduar, e po marshon drejt kryeqytetit shqiptar. Elementet e përparuar janë tashmë në portat e qytetit. Gjeta Vallen, Guzzonin dhe Jacomonin në fushë, së bashku me shumë njësi të granatierëve ajrorë. Duhet ta pranoj se një emocion i dhunshëm më ka pushtuar mua dhe të gjithë të tjerët. Pashë Guzzonin, i cili shpjegoi arsyet për vonesën: vështirësi në ulje, karburanti i paadaptueshëm dhe, së fundi, mungesa e komunikimit, për shkak se operatorët radiofonikë nuk janë në lartësinë e duhur. Situata tani është e shkëlqyer. Kam pritur shumë delegacione shqiptare, të cilët më bënë urimet e tyre. Si përgjigje, u thashë se Italia do të respektojë pavarësinë e Shqipërisë, duke siguruar zhvillimin e saj politik, si dhe të drejtat shoqërore dhe qytetare të popullit. Me lajmin e fluturimit Zogut në Greqi zhduken të gjitha frikërat tona për rezistencë në male. Në fakt, ushtarët janë duke u kthyer në kazermat e tyre, pasi kanë depozituar armët e tyre në oborrin e Legatës. Dhashë urdhër që ushtarët të trajtohen mirë dhe sidomos oficerët. Unë ndërmora disa hapa për të rivendosur rendin dhe ritmin normal në jetën qytetare.
    Dhashë urdhër që të gjithë të burgosurit politikë të Zogut të lirohen. Këta të burgosur ishin dënuar me njëqind vjet burgim. Shpërndava para për të varfrit. Bisedova me qytetarët kryesorë të Tiranës, në mënyrë që të merrnim një ide të qartë mbi dëshirat e shqiptarëve dhe gjithashtu për të marrë vendime në lidhje me formën e re të qeverisjes së vendit. Duke komunikuar me trupat dhe oficerët e tyre, kam parë se ata janë të gjithë shumë krenarë mbi marrëveshjen.

    ALMA MILE
    Panorama
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-07-2012 më 15:01

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,317
    Postimet në Bllog
    17
    Ditët para pushtimit të Shqipërisë në ditarin e Çianos.

    “Zogu e dashuron gruan e tij, besoj se ai do të preferonte të siguronte një të ardhme të qetë”

    Kur dy forca të mëdha përplasen, në mes do të jenë gjithnjë të vegjlit. Kështu ka ndodhur me Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Për të marrë “hakun” ndaj Gjermanisë që shtriu duart në territore të aneksuara nga Italia, këta të fundit vendosën të pushtojnë Shqipërinë. Në ditarin e tij, ministri i Jashtëm fashist, Galeazo Çiano, tregon ditë pas dite planet për pushtimin e Shqipërisë, druajtjen nga reaksioni i Jugosllavisë dhe stepjen për të mos qenë të parët që do të nisnin Luftën Botërore. Në këtë pjesë të ditarit të dhëndrit të Musolinit, publikuar nga Robert Elsie, sipas origjinalit të botuar së pari në Londër në vitin 1947, tregohen pikërisht ditët para pushtimit.

    5 mars, 1939

    Ngjarjet precipituan gjatë natës. Pas një takimi midis Hitlerit, Hachas dhe Chwalkoskyt, trupat gjermane filluan pushtimin e Bohemisë. Çështja është serioze, sidomos pasi Hitleri i kishte siguruar të gjithë se ai nuk donte të aneksonte as edhe një çek të vetëm. Ky veprim gjerman nuk shkatërroi Çekosllovakinë e Versajës, por atë që u ndërtua në Mynih dhe në Vjenë. Çfarë peshe mund t’u jepet në të ardhmen këtyre deklaratave dhe premtimeve, të cilat na shqetësojnë në mënyrë direkte? Është e kotë të mohosh që të gjitha këto shqetësojnë dhe poshtërojnë popullin italian. Është e nevojshme t’i japim atyre kënaqësinë dhe kompensimin: Shqipërinë. Fola në lidhje me këtë me Duçen, të cilit i shpreha bindjen time se në këtë kohë nuk do të gjejmë pengesa vendore, as komplikime serioze ndërkombëtare në rrugën e avancimit tonë. Ai më autorizoi t’i dërgoj një telegram Jakomonit, duke i kërkuar të përgatisë revoltat lokale, ndërsa ai personalisht urdhëroi Marinën të mbajë të gatshëm skuadronin e dytë në Taranto.
    Fola me Cavagnarin dhe pasi dhënies së udhëzimeve telegrafike Tiranës, isha në gjendje të flas në telefon me Jakomonin, i cili ishte duke shkuar në rrugën e tij në seli. Ai tha se nesër ai do të na çojë telegram mbi atë çka mund të bëhet. Ai parashikon dorëzimin e këtij ultimatumi Mbretit: ose ai pranon ardhjen e trupave italiane dhe kërkon një protektorat, ose trupat do të mbërrijnë gjithsesi. Fola përsëri me Duçen dhe ai m’u duk më pak i qetë në lidhje me operacionin.
    E takova përsëri Duçen vonë pasdite. Ai është plotësisht i vetëdijshëm për reagimin armiqësor të popullit italian, por ai pohon se ne duhet, veç të tjerash, të pranojmë mashtrimin gjerman me dinjitet për të shmangur “mërzitjen e Zotit dhe armiqtë e Zotit gjithashtu”. Ai përmendi përsëri mundësinë e një goditjeje në Shqipëri, por është ende e dyshimtë. Edhe nëse nuk ndodh pushtimi i Shqipërisë, sipas mendimit të tij, si kundërpeshë në sytë e opinionit publik botëror do të shërbejë inkorporimi në Rajhun e Bohemisë, një nga territoret më të pasura të botës. Për më tepër, për admiral Cavagnarin, të cilin Duçe e priti para meje, ai bëri vetëm pyetje të përgjithshme në lidhje me mundësinë për të bërë një zbarkim, por nuk dha udhëzime të asnjë lloji. Shumë keq! Unë jam i bindur se zbritja jonë në Shqipëri do ta kishte ngritur moralin e vendit dhe do të kishte qenë një rezultat efektiv për politikën e Boshtit, pas së cilit ne mund të rishqyrtonim politikën tonë në lidhje me Gjermaninë, hegjemonia e së cilës po bëhet e bezdisshme.

    16 mars, 1939
    Musolini më thirri në Villa Torlonia në orën nëntë të mëngjesit. Dukej i zymtë. Tha se kishte menduar një marrëveshje të madhe gjatë natës dhe se kishte dalë në përfundimin se operacioni shqiptar duhet të shtyhej, sepse i trembej prishjes së unitetit të Jugosllavisë, kjo mund të favorizonte një Kroaci të pavarur nën sundimin gjerman, i cili do të thotë se Ustasci do të jetë në Sussak. Nuk ia vlen të marrim këtë rrezik për ta pasur Shqipërinë, ne mund ta kemi kur të duam. Mund të kuptoja se Musolini e kishte mbledhur mendjen, nuk ia vlente të insistoje. Urdhërova Jakomonin të linte gjithçka. Mbajta një shënim me shkrim nga ana e Duçes, në të cilën ai rendit arsyet për shtyrjen e veprimit në Shqipëri.

    23 mars, 1939

    Duçja ka vendosur të lëvizë më shpejt për çështjen shqiptare, dhe ai vetë ka hartuar marrëveshjen e planifikuar, e cila është shumë e shkurtër, e përbërë nga tre pika të thata, që të japin më shumë përshtypjen e një akt-pushtimi, se sa të një pakti ndërkombëtar. Ndërkohë jam duke përgatitur gjithashtu një me Vitettin. Kjo është një marrëveshje e cila, edhe pse shprehet në terma kortezie, do të na lejojë të aneksojmë Shqipërinë. Duçja e miratoi atë. Ose Zogu pranon kushtet që ne kemi vënë para tij, ose ne do të ndërmarrim pushtimin ushtarak të vendit. Për këtë qëllim, ne tashmë jemi duke mobilizuar dhe përqendruar në Pulia katër regjimente të qitësve, një divizion këmbësorie, repartet e forcave ajrore dhe gjithë skuadrën e parë detare.
    Chamberlain i ka dërguar një letër Duçes. Ai shpreh shqetësimin e tij mbi situatën ndërkombëtare dhe kërkon ndihmën e Duçes në rivendosjen e besimit reciprok dhe për të siguruar vazhdimësinë e paqes. Musolini do të përgjigjet pasi të ketë goditur Shqipërinë. Kjo letër përforcon vendimin e tij për të vepruar, sepse në të ai gjen një tjetër dëshmi të inercisë së demokracive.

    24 mars, 1939
    Diskutova me Duçen dhe Parianin planin tonë për veprim në Shqipëri. Ramë dakord që nuk është e këshillueshme të dërgojmë një ultimatum menjëherë, por më mirë të fillojmë negociatat tona me Mbretin Zog. Nëse ai mundohet të rezistojë, apo të na sjellë vërdallë, ne do të përdorim forcën. Duçe u shqetësua për reagimet e Beogradit, të cila për shumë arsye, duhet të minimizohen.

    25 mars, 1939
    De Ferraris u nis për në Tiranë, duke marrë me vete draft-marrëveshjen për protektoratin. Nuk është ende e mundur të parashikosh se çfarë zhvillimesh do të ketë, por me shumë gjasë Mbreti Zog do të pranojë. Ka një fakt mbi të cilin unë i kam sytë: lindja e fëmijës së Zogut. Zogu e dashuron gruan e tij dhe në fakt tërë familjen e tij, shumë. Unë besoj se ai do të preferonte të siguronte një të ardhme të qetë për njerëzit e tij të dashur. Dhe, sinqerisht, unë nuk mund ta imagjinoj Geraldinën duke rendur mes luftimeve nëpër malet e Unthit ose Mirditës, në muajin e saj të nëntë të shtatzënisë.

    28 mars, 1939
    De Ferraris u kthye nga Shqipëria me një memorandum nga Jakomoni. Duket se mbreti është duke bërë dredhi. Përgjigja e tij është po, dhe pastaj ai u përgatit t’u thotë jo ministrave të tij. Megjithatë, makina është në lëvizje dhe nuk mund të ndalojë. Ose ajo do të funksionojë me Zogun, ose ndryshe, kundër tij. Për shumë arsye, kryesisht për shkak se ne italianët nuk duam të jemi të parët që të fillojmë luftën në Europë, unë do të preferoja alternativën e parë, por nëse Zogu nuk dorëzohet, do të jetë e nevojshme të përdorim armët.
    Demonstrata në “Piazza Venezia” për shkak të rënies së Madridit. Duçe është i gëzuar. Duke më treguar një atlas të hapur në hartën e Spanjës, më tha: “Ka qenë e hapur kështu për gati tre vjet, dhe kjo është e mjaftueshme. Por unë e di se tashmë duhet të hapet në një faqe tjetër”. Ai ka në mendje Shqipërinë.

    29 mars, 1939
    Kam pasur dy takime me Duçen për të marrë vendime në lidhje me Shqipërinë. Duke qenë se është duke u nisur për në Kalabri, dhe do të kthehet të shtunën, ai këmbënguli të bënim një përmbledhje të situatës: 1) Ushtria, Marina, Forcat Ajrore vazhdojnë përgatitjet e tyre. Ata do të jenë gati të shtunën. (2) Ndërkohë Jakomoni duhet të ushtrojë presion diplomatik mbi Mbretin, duke raportuar efektet e tij. (3) Në një pikë të caktuar, përveç nëse ai heq dorë para kësaj, ne do të dërgojmë anijet tona në ujërat territoriale të Shqipërisë dhe të paraqesim një ultimatum. (4) Nëse ai vazhdon në refuzimin e tij, ne do ngremë fiset në revoltë, publikojmë deklaratat tona, dhe zbarkojmë. (5) Pasi të kemi pushtuar Tiranën, ne do të mbledhim krerët shqiptarë në një Asamble Kushtetuese, të cilën do ta kryesoj unë, dhe do t’i ofroj kurorën e Shqipërisë Mbretit të Italisë.
    Askush nuk do të protestojë. As Jugosllavia, e cila është shumë e preokupuar me ngjarjet e fundit në Kroaci. Këtë mbrëmje bisedova gjatë me Christic-in: I dhashë atij garanci të mjaftueshme në lidhje me Kroacinë, por kishte rezerva në lidhje me Shqipërinë. Nuk kishte asnjë kundërshtim, ai propozoi si kusht që Shqipëria të mos përdoret për sulm ndaj Jugosllavisë.
    Badoglio shkoi te Duçja për t’i thënë se ishte dakord me të për çështjen shqiptare; sugjerimi i tij i vetëm ishte që të mobilizohen forca të shumta. Ne do të mobilizojë një divizion shtesë, dhe gjithashtu një batalion tankesh.

    31 mars, 1939
    Pas një serie të gjatë diskutimesh pak a shumë të padobishme, ndër të tjerë me Spoleton dhe Suardon, pata një takim me Parianin, Jakomonin dhe Guzonin, i cili ka qenë emëruar komandant i Forcave Zbuluese në Shqipëri. Jakomoni nuk kishte asnjë arsye të veçantë për të ardhur në Romë, me përjashtim të faktit që ndoshta me mungesën të tij do të qetësonte pak atmosferën në Tiranë, e cila ishte shumë e nderë. Duket se Mbreti ka vendosur të refuzojë nënshkrimin e një traktati, i cili zyrtarisht dhe në thelb shkel integritetin dhe sovranitetin e Shqipërisë. Pariani tha se preferonte më mirë një qëndrim të tillë që jep mundësinë e një zgjidhjeje përfundimtare të çështjes shqiptare. Ne studiuam planin ushtarak të fushatës dhe bashkëkoordinimin e ngushtë me lëvizjet diplomatike. Duket se ky koordinim është i mundshëm. Por, Jakomoni u kthye pasdite pas takimit me shefat ushtarakë për të më dhënë përshtypjet e tij shqetësuese në lidhje me organizimin e forcave zbuluese. Duket se ata nuk mund, me gjithë përpjekjet e tyre, të ngrenë një batalion me motoçiklista profesionistë, të cilët mund të bëjnë një hyrje surprizë në Tiranë. Vështirësi të paparashikuara po lindin edhe në lidhje me operacionin e zbarkimit. Ndërkohë, lajme nga Tirana konfirmojnë faktin se mbreti po përgatitet për të rezistuar – një fakt që më mërzit shumë, sepse e konsideroj mjaft të rrezikshme të hap zjarrin e parë në këtë Europë të trazuar dhe të ndezur. Duçe do të mbërrijë nesër pasdite, dhe deri atëherë vendimet e tij nuk mund të ndryshohen. Ndërsa po pres, po udhëzoj Jakomonin të përgatisë një draft-marrëveshje, që sipas tij mund të pranohet nga Mbreti Zog.

    ALMA MILE
    Panorama
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,317
    Postimet në Bllog
    17
    “Italia e Gjermania, përplasje për naftën shqiptare”

    Shqipëria, një mollë sherri mes Italisë, Gjermanisë dhe Jugosllavisë. Është pikërisht një nga figurat më të spikatura gjatë Luftës së Dytë Botërore, ministri i Jashtëm fashist, njëkohësisht dhëndri i Musolinit, konti Galeazzo Cianos, i cili dëshmon për këtë ping-pong me Shqipërinë.
    Kjo dëshmi vjen përmes ditarit të tij, i cili fatmirësisht i shpëtoi zjarrit të luftës, ndërsa ai vetë jo. Në këtë ditar, një vend të rëndësishëm zë Shqipëria, pasi siç edhe është folur tashmë, pushtimi i saj përbënte një nga ambiciet më të mëdha të Cianos. Ditari i tij u botua së pari në gjuhën angleze nga Malcolm Muggeridge në “Ciano’s Diaries, 1939-1943″ (Londër 1947), pjesët e mëposhtme janë marrë pikërisht nga ky ditar, publikuar nga albanologu dhe përkthyesi Robert Elsie. Hap pas hapi ai tregon planin për pushtimin e Shqipërisë, bisedat me Duçen, marrëveshjet sekrete me Jugosllavinë, përplasjet me Gjermaninë për naftën shqiptare, si dhe qëndrimin e Mbretit Zog.

    6 janar 1939
    Takim me Sereqin, prurësin e një letre nga Mbreti Zog, i cili kërkon një ndërmjetësim me jugosllavët në lidhje me trajtimin e pakicave shqiptare që jetojnë në Kosovë; nëse gjithçka shkon mirë dhe nëse Stoyadinovich është në gjendje të vazhdojë me vendosmëri, unë sigurisht do t’i jap Zogut ndërmjetësimin që kërkon!

    19 janar 1939

    Arritja në Belje. Gjueti lepujsh. U ktheva me tren dhe Stoyadinovich dhe unë patëm një bisedë. Unë preka çështjen shqiptare. Në fillim Stoyadinovich dukej i trazuar. Pastaj ai theu akullin dhe foli për ndarjen e Shqipërisë si mënyrën më të mirë të zgjidhjes.

    22 janar 1939
    Asnjë lajm i qartë në lidhje me krizën jugosllave. Duçe tha se kjo është një tjetër provë që ne mund të bëjmë biznes vetëm me një vend, që është Gjermania, e cila, si ne, nuk është e ndryshueshme në direktivat e saj dhe në detyrimet që merr përsipër. Pozicioni Stoyadinovich duket të jetë i sigurt, ai pohoi vetë dy javë më parë se asgjë dhe askush nuk mund t’i marrë atij pushtetin. Tani gjërat janë ndryshe. Tani kriza më intereson, jo aq shumë për shkak të marrëdhënieve tona me Beogradin, të cilat nuk do të ndryshojnë shumë në të ardhmen e afërt, por më tepër në lidhje me Shqipërinë, për të cilën kishim arritur pothuajse një marrëveshje. Gjithsesi, formula e mëposhtme është rënë dakord me Duçen: nëse politika e Stoyadinovich do të mbajë ende, të shkohet përpara me ndarjen e Shqipërisë midis nesh dhe Jugosllavisë, e nëse jo, atëherë vjen pushtimi i Shqipërisë nga ne, pa Jugosllavinë, dhe, nëse është e nevojshme, edhe kundër Jugosllavisë.

    6 shkurt 1939
    E takova Duçen në Palazzo Venecia. Ai beson se shkarkimi i Stoyadinovich është një grusht shteti i vërtetë nga ana e Regent, i cili donte të parandalonte forcimin e diktaturës fashiste në Jugosllavi. Unë i dhashë Duçes këndvështrimin tim për Shqipërinë: ne duhet të punojmë më shpejt. Ai u pajtua me mua. Ne duhet të fillojmë menjëherë të mobilizojmë forcat tokësore dhe të përqendrojmë forcat ajrore. Ne do të intensifikojmë përgatitjet lokale revolucionare. Data e veprimit: java e Pashkëve.

    7 shkurt 1939

    Gjatë mbrëmjes takova Duçen dhe kemi folur gjerësisht në lidhje me situatën. I përsërita pikëpamjet e mia mbi nevojën për të vepruar më shpejt në Shqipëri për arsyet e mëposhtme: (1) Jugosllavët tani e dinë se ne jemi duke trajtuar çështjen, dhe thashetheme mund të përhapen; (2) me heqjen e Stoyadinovichit karta jugosllave ka humbur për ne 90 për qind të vlerës së saj, (3) pasi ndërmarrja nuk do të ndërmerret në bashkëpunim me Jugosllavinë, por pa të, dhe ndoshta edhe kundër saj, ne nuk duhet t’i japim kohë asaj për forcimin e politikës së saj diplomatike dhe ushtarake me Francën dhe me Britaninë e Madhe. Me përjashtim të rrethanave të paparashikuara, Duçe ra dakord që data për sulmin të jetë midis 1 dhe 9 prillit. Ndërkohë, unë do të takoj Ribbentropin, dhe ndoshta do t’i jap atij një raport për këtë çështje.

    10 shkurt 1939
    Një mëri e madhe mbi qëllimin e Gjermanisë për të vënë duart mbi naftën shqiptare. Dëshmia vjen nga një komunikim zyrtar i dërguar nga Attoliko. I telefonova Mackensenit dhe e informova atë se ne e konsiderojmë Shqipërinë si çdo provincë tjetër italiane dhe çdo ndërhyrje gjermane do shkaktojë pakënaqësi të forta në opinionin publik italian. Ky fakt provon gjithashtu se çështja shqiptare do të arrijë pikun në një kohë të shkurtër. Serbët kanë folur. Mbreti Zog është i alarmuar dhe shumë i shqetësuar. Disa lëvizje mund të bëhen për të kundërshtuar aksionet tona.

    11 shkurt 1939
    Prita von Mackensenin, i cili më dha shpjegimin vijues në lidhje me çështjen e naftës shqiptare. Ata kishin marrë një propozim, por asgjë nuk ishte bërë dhe asgjë nuk do të bëhet. Nxitimi me të cilin është dhënë përgjigjja, ishte një provë e padurimit gjerman për të larguar çdo mosbesimin brenda Boshtit.

    14 shkurt 1939
    Duçe tha se në lidhje me Shqipërinë, ne duhet të presim dy ngjarje: zgjidhjen e çështjes spanjolle dhe aleancën me Gjermaninë. Ndërkohë, ne duhet të përhapim thashetheme të ndryshme, si oktapodë ne duhet të trazojmë ujërat. Për sa i përket Francës, ai përsëriti se është e dëshirueshme për momentin të presin zhvillimin e ndërmarrjes së Baudouin. Nëse atje nuk ka zhvillime, ne mund të ngremë pyetjen: Do të bëni apo jo biznes? Nëse jo, ne do të përgatitemi për luftë pa vonesë. Ai përsëri më tha se ne jemi në posedim të një arme sekrete, e cila, “edhe pse jo e mrekullueshme, mund, as më pak e as më shumë, të ndikojë në rrjedhën e luftës”.

    16 shkurt 1939
    Shqipëria është e shqetësuar. Ne kemi marrë një telegram nga atasheu ynë ushtarak në Tiranë, i cili e ka shqetësuar disi Duçen; ai tha se Mbreti Zog donte të urdhëronte mobilizimin e pjesshëm, dhe se Jacomoni ishte larguar me avion për në Romë. Situata nuk është edhe aq dramatike. E kam parë Jacomonin, i cili, në fakt, duket mjaft i qetë. Dje ai takoi Mbretin, i cili, pasi dëgjoi për ankesat tona, tha se ai, gjithashtu, kishte diçka për të thënë. Ai pohoi se në Beograd ishte diskutuar ndarja e Shqipërisë, por ai përmendi disa hollësira, të cilat tregojnë se ai ishte vetëm pjesërisht dhe gabimisht i informuar. Ai gjithashtu përmendi edhe përgatitjen për një revoltë të brendshme, i mbështetur veçanërisht nga refugjatët, një deklaratë e cila ishte plotësisht e rreme. Ai përmendi emrat e shumë njerëzve, të cilët ishin përfshirë, dhe me përjashtim të Koçit, këta emra ishin të pasaktë. Ai konkludoi duke riafirmuar dëshirën e tij për të arritur një mirëkuptim me ne dhe ai dërgoi Jacomonin si përfaqësuesin e tij me kompetenca të plota për të bërë marrëveshjen. Kur ia raportova Duçes me telefon, ai u përgjigj: “Po të kishim nënshkruar tashmë paktin tonë me Berlinin, ne mund të sulmonim menjëherë. Siç qëndrojnë gjërat, ne duhet ta shtyjmë për më vonë”. Pastaj ai konfirmoi udhëzimet që prej dy ditësh ia kisha dërguar Jacomonit, të cilat janë si vijon: Për të mbajtur gjallë shqetësimin popullor, por të mos dështojnë në qetësimin e Mbretit Zog, duke i dhënë atij çdo siguri që ai dëshiron. Për të mbajtur ujërat e trazuara, në mënyrë që synimet tona reale të mos bëhen të njohura.

    21 shkurt 1939
    Jacomoni referoi mbi situatën shqiptare: Mbreti dhe mbështetësit e tij kanë deklaruar zyrtarisht se ata dëshirojnë të rivendosin marrëdhëniet më të përzemërta me ne, por Jacomoni trembet se kjo mund të jetë një manovër për të fituar kohë që Mbreti të vazhdojë me përpjekjet e tij për të vendosur marrëdhëniet me Fuqitë e tjera. Jacomoni mendon se situata duhet të zgjidhet një herë e mirë. Duçe dhe unë nuk pajtohemi me të. Unë e udhëzova me telegram të rrijë me kujdes edhe për disa kohë, ndërsa ne jemi duke pritur për disa ngjarje ndërkombëtare, që do të na e bëjnë më të lehtë goditjen tonë.

    5 mars 1939
    Jacomoni na siguroi se rendi është rivendosur në Shqipëri dhe se Mbreti, pasi kishte provuar frikën më të madhe të jetës së tij, shkon në ekstrem duke demonstruar miqësinë e tij për ne. Ai më dërgoi përshëndetjen e tij “vëllazërore”. Fakti është se asnjë nga aktorët nuk ka folur dhe se loja vetëm po shtyhet.

    ALMA MILE
    Panorama
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 08-07-2009, 06:38
  2. Frika nga deshtimi, ministrat e Berishes, ne krye te listes
    Nga ai_shoku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 18:22
  3. Ministrat e financave të Shqipërisë
    Nga CEZARND në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 23:31
  4. Ministrat e Drejtesise se Ballkanit mblidhen ne Tirane
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2004, 20:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •