Kapidani Ndue Gjon Marku me histori dje dhe sot
Sa herė jam i lodhur ndjehem i ēlodhur, sa herė jam i etur mė shuhet etja si me magji, sa herė jam larg ndjehem afėr nė mishėrim me historinė e popullit tim, kur marr nė dorė Lahuten e Malcis, ēerpiku ma tret gjumin, peshė mė ngrihet qėnia, zemra mė ndizet flakė dhe syri mė kthjellon dritėn, kur endem mes vargjeve homerike tė Lahutės, tek ndalem tė marr vesht nė njė majė mali, nė Orosh tė Mirditės, nė Sarajet e Kapidanit, kur lexoi trinitetin Nacion Kanun - Kishė Katolike. Mitet dhe lėgjendat zgjohen prej honeve tė bjeshkėve dhe si shtojzovalle zbresin me ujėvaret e krenarisė sė kullave me sytė e shqipes roje nė frėngji dhe poeti i madh Fishta, nis tė kėndoj vargjet:
Prenk Bibė Doda, djalė zotni:
Pėr kah mosha, mjaft i ri,
Por i vjetėr pėr pleqni,
Kur tė dojė me folė urti:
Aj asht, Zanė, njaj Kapitani,
Kapitani prej Mirditet,
Per tė cillin larg perflitet,
Larg perflitet, larg kallzohet,
Zi edhe bardh per te shartohet
At Gjergj Fishta O.F.M.
(Lahuta e Malcis, Romė 1958, fq. 148)
Makina ime ecėn me shpejtėsi sa herė qė unė i jap drejtimin nė qytetin e njohur Queens tė New York-ut, pėr ti bėrė vizitė tė zakonshme mikut tim tė nderuar Kapidanit tė Mirditės Ndue Gjon Marku. Sapo afrohesh pak metra pranė shtėpisė sė Kapidanit, tė del pėrpara njė burrė i gjatė, i veshur hijshėm dhe me elegancė, me njė ecje krenarie si lisat e bjeshkėve tė maleve tona kreshnike, qė me vėshtrimin si shqiponja tė fton pranė hyrjes kryesore tė shtėpisė. Kur e takon ēlirohesh nga ndonjė emicion i ēastit dhe ndihesh si nė shtėpinė tėnde, pėr vetė thjeshtėsinė e tė komunikuarit me tė gjithė njerėzit njėsoj.
Nė mjediset e shtėpisė spikat sfondi shumėngjyrėsh i librave dhe dokumentave origjinale tė shekullit XX, korrespondencė, me bashkėatdhetarė qė kanė qenė pėrsonalitete tė jetės politike, shoqėrore dhe kulturore, me studiues tė huaj, shokėt e universitetit dhe miqtė e shumtė nga Europa dhe Amerika.
Je pėrpara njė mirditori, tė mbrujtur me visarin e traditės sė vendlindjes dhe i formuar nė shkollimin e mesėm e tė lartė nė Shkodėr, Itali e Austri, i qytetėruar me vlerat e pėrparimit perėndimor, i cili ia del mbanė tė realizojė misionin e tij (Qershor 1944 - 13 dhjetor 1990), nė saj tė kurajos tė jashtėzakonshme, vullnetit tė hekurt, dijės sė thellė, pragmatizmit dhe zgjuarėsisė pėr tė realizuar nisma tė guximshme nė vendlindje, Itali dhe ShBA, tė cilat sėbashku plotėsojnė figurėn e madhe tė tij nė tė gjitha pikėvėshtrimet, pėr tė cilat do tė shkruaj mė poshtė.
Sipas traditės sė moēme shqiptare tė mikpritjes, nė shtėpinė e tij ruhen ende zakonet e tė parėve nga Oroshi i Mirditės. Gjuha e tij shqipe nė gėgnisht ėshtė shumė e pastėr dhe e pasur me fjalė autoktone shqiptare, qė do ta kishin zili edhe studiuesit bashkėkohorė nė vendlindje dhe nė trojet e tjera etnike shqiptare. Me njė buzėqeshje dhe fjalėt Mir se tka prue Zoti, mė ofron paketėn e cigareve dhe kafe, tė cilėt sikurse thotė ai i konsumon shumė.
Biri i Oroshit, ka njė shtat tė lartė me njė prezencė, njėsoj sikurse burrat e shquar diplomatė apo artistė europianė e amerikanė. Pamja e tij tė kujton artistėt e kinematografisė, ku spikat portreti i fytyrės sė tij me tipare tė pastra antropologjike tė genit shqiptar dhe malėsive tona. Ka njė kulturė tė gjėrė dhe tė thellė dhe respekton me mall zakonet e tė parėve tė trashėguar nga kullat kreshnike dhe tė respektuar nė tė gjithė Shqipėrinė.
Mes shtėllungave tė tymit tė duhanit tė fortė amerikan (qė i kujton duhanin e Sheldisė nė Shkodėr), pasi mendohet mirė, flet saktė dhe qetė njėsoj sikur ngjarjet kanė ndodhur pesė minuta mė parė Kapidani me shumė respekt ngrihet shpejt nga kolltuku dhe pėr tė treguar se ėshtė i fortė si mė parė, kėrkon tė mė ofrojė ndonjė dokument origjinal historik dhe me njė humor tė mprehtė mirditori, nis tė buzėqesh me gjithė zemėr
Me njė mikpritje tė sinqertė thotė, se me pak meze me raki rrushi Shqipnie asht mir me kuvendue sbashku dhe me elegancė mbushė gotat me raki, duke thėnė: Kjoft levdue Kreshti (Krishti) e Mir se ke ardh!. E shoh me kujdes Kapidanin, qė matet shumė dhe flet pak e saktė, ku ēdo rrėfim ka peshėn e argumentit dhe logjikėn e shėndoshė pėr kohėn dhe moshėn e tij 90 - vjecare. Ai ka njė diksion e timber tė ėmbėl nė tė folur, me njė muzikalitet, qė vjen nga gjuha e ėmbėl gegė e trevave tė pasura tė Veriut, me tė cilėn u shkruajtėn librat e parė nė gjuhėn shqipe. Ēdo fjalė e tij, ka njė gegnishte tė pėrpunueme dhe me nuanca tė pellgut tė Mirditės, duke shprehur edhe fjalė tė moēme shqipe, tė ruajtur me fanatizėm gjatė shekujve nė tėrė krahinėn e njohur tė Mirditės.
Tek fliste Kapidani pėr ngjarjet historike dhe bashkėmoshatarėt nė vendilindje (Orosh), periudhėn e udhėheqjes sė Mirditės, sipas ligjeve tė Kanunit tė Dukagjinit (tė cilat i kushtohen Derės sė Dinastisė tė Kapidanėve tė Mirditės), unė tresja shikimin tim nėpėr fotot e shumta origjinale, qė ishin tė ekspozuara nė faqet e mureve nė shtėpinė e tij.
Familja dhe njeri pas tjetrit Kapidanėt e Mirditės dhe deri tek vėllezėrit e tij nė shekullin XX, ishin ruajtur me shumė kujdes nė shtėpinė arkiv nė New York. Dhe nuk ka se si tė ndodhte ndryshe, mbasi Kapidani i Mirditės vinte nga Mirdita tokė katedralesh, sic tė kanė quajtur, liman i madh, ku u thyhen si kėrthinja tallazet balozezinj. Galun i pathyeshėm, ku ka hedhur spirancėn anija e krishtėrė, e cila me bashin e ēeliktė prodhim i rrėnjėve tė saj i ka pėrballuar rrėbesheve e fortunave tė historisė edhe kur mbi krye i ka ndejė shpata e Demokleut tė Osmanllisė, edhe kur komunizmi i ngriti kurthe e pusi, edhe kur fqinjėt shovisnitė iu afruan kullės sė lashtė prej guri tė verbuar nga prushi i lisit nė vatėr e nga plisi i bardhė nė krye. Mirditė, tokė qė e pėrpinė hordhinė, tokė kristalesh bilur nė vezullimin ku reflekton vetėm njė dritė, Drita e Krishtit pėrmbi Dhe (Zef Pėrgega, Vigan nė Krisht e nė Vatan Libėr kushtuar Mons. Zef Oroshit, prelat i kishės katolike Zoja e Shkodrės nė New York, Detroit 2003, fq. 19).
Kėtu e kanė zanafillėn kryengritjet pėr liri kundėr Portės sė Lartė, qė kurrė nuk i ra nga dora flamuri nacional, ku zėnė fill shumė mite e legjenda historike, ku fjala bujare shqiptare e pėrshėndetjes (Mirdita) ruan tė gjithė simbolikėn e saj ndėr shekuj, duke mbetur deri mė sot pengu i shpirtit tė Kapidanit tė saj Ndue Gjon Marku.
Njė foto e Oroshit, e vendosur pėrballė hyrjes kryesore nė shtėpi tė Kapidanit Ndue Gjon Marku, i sjellė shumė herė kujtime tė freskėta, pėr kohėn e viteve tė shkuara, trojet qė ruajnė themelet e hershme tė gurit tė parė shtatėshekullor, pikėrisht tė kullės qė mizorisht u rrėnua nga fitili i dinamitit tė drejtuar nga gjenerali komunist Petrit Dume. Por sadizmi, nuk mundi tė zhgulė nga rrėnjėt themelet e historisė dhe as imazhin e jehonės sė thellė tė shpėndarė ndėr shekuj dhe nė tė gjithė vendin pėr Derėn mė tė pamposhtur nga cdo hordhi dje dhe nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX.
Miku im nga Mirdita, studiuesi e gazetari Zef Pergega, mes mallit dhe dashurisė pėr trojet e veta, nga Detroiti (Michigan), i kushton Oroshit njė hyrje tek flet pėr Dr. Mons. Zef Oroshin (1912 1989), ku ndėr tė tjera vlerėson Derėn e famshme tė Kapidanėve tė Mirditės, tek fton ēdo visitor qė tė shkoj nė Orosh, se atje mund ta etiketojė shkatėrrimin e kullės, ku dėgjoheshin tingujt e violinės e tė pianos si njė mbetje tė njė kalaje tė lashtė tė jeshiluar nga myshqet. Muret e saj vende - vende lartohen deri nė katėr metra dhe syri tė zė gurė tė latuar dhe tė gdhendur nga mjeshtri popullor me ide arkitektonike. Nėse dikush vendos tė gėrmojė mund tė zbulojė planimetrinė e vendosjes sė Sarajeve dhe mund tė dallohet oda e miqve, ku darkonin shpesh burra nga tė gjitha krahinat e Veriut, apo miq tė huaj, pėrmes njė debati tė kujdesshėm. Porta kryesore qė shikonte nga Veriu, ka patur tė gdhendur njė shqiponjė dhe emrat e djemve tė Gjomarkut, si: Mark, Ndue, Llesh, Ded dhe Nikoll, tė kėtij fisi. Shtėpia e Kapidanit tė Mirditės dhe Abacia e Oroshit, janė dy nga vlerat mė tė mėdha nė historinė nacionale pėr Liri e Pavarėsi, pėr organizimin e rezistencės antiosmane, pėr ta rikthyer Shqipėrinė nė dritėn e Gjergj Kastriotit, apel qė kanė firmosur 13 krahina tė vendit.
As unė nuk e di, se si vitet kanė kaluar, duke sistemuar thellė nė kujtesėn time tė freskėt ngjarje, pėrsonalitete, kontribute, episode interesante, qė lidhen me jetėn dhe veprėn e fytyrave tė ndritshme tė komunitetit shqiptaro - amerikan. Ato lanė emėr shumė tė mirė, duke mbetur tė nderuar dhe respektuar pėr bashkėkohėsit, bashkėluftėtarėt e idealeve tė pastra nacionaliste dhe antikomuniste, atdhetarė tė mirė, qė zemra e tyre gufoi vetėm pėr simbolet nacionale, traditat, doket, zakonet, kujtimin e tė parėve nė trojet amtare, ruajtjen dhe ushtrimin e gjuhės nėnė nė emigracion, zmergjerėsinė dhe frymėn e thellė tė humanizmit pėr tė gjithė njerėzit nė nevojė, fisnikėrinė e shpirtit, qė vjen nga tradita e hershme familjare e tyre, e shumė virtyte tė tjera pozitive, qė i zotėrojnė edhe sot ndonėse nė moshė tė thyer.
I tillė ishte dhe ėshtė edhe sot pėrsonaliteti i madh i botės shqiptaro - amerikane prej shumė dekadash, burrė i urtė deri nė madhėshti, fisniku dhe erudisti i thellė nė kulturė, emėrmiri dhe zemėrmiri Kapidani i Mirditės Ndue Gjon Marku.
Krijoni Kontakt