Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683

    Kapidani Ndue Gjon Marku



    Kapidani Ndue Gjon Marku me histori dje dhe sot

    Sa herė jam i lodhur ndjehem i ēlodhur, sa herė jam i etur mė shuhet etja si me magji, sa herė jam larg ndjehem afėr nė mishėrim me historinė e popullit tim, kur marr nė dorė “Lahuten e Malcis”, ēerpiku ma tret gjumin, peshė mė ngrihet qėnia, zemra mė ndizet flakė dhe syri mė kthjellon dritėn, kur endem mes vargjeve homerike tė Lahutės, tek ndalem tė marr vesht nė njė majė mali, nė Orosh tė Mirditės, nė Sarajet e Kapidanit, kur lexoi trinitetin Nacion – Kanun - Kishė Katolike. Mitet dhe lėgjendat zgjohen prej honeve tė bjeshkėve dhe si shtojzovalle zbresin me ujėvaret e krenarisė sė kullave me sytė e shqipes roje nė frėngji dhe poeti i madh Fishta, nis tė kėndoj vargjet:

    “…Prenk Bibė Doda, djalė zotni:

    Pėr kah mosha, mjaft i ri,

    Por i vjetėr pėr pleqni,

    Kur tė dojė me folė urti:

    Aj asht, Zanė, njaj Kapitani,

    Kapitani prej Mirditet,

    Per tė cillin larg perflitet,

    Larg perflitet, larg kallzohet,

    Zi edhe bardh per te shartohet…”

    At Gjergj Fishta O.F.M.

    (“Lahuta e Malcis”, Romė 1958, fq. 148)

    Makina ime ecėn me shpejtėsi sa herė qė unė i jap drejtimin nė qytetin e njohur Queens tė New York-ut, pėr t’i bėrė vizitė tė zakonshme mikut tim tė nderuar Kapidanit tė Mirditės Ndue Gjon Marku. Sapo afrohesh pak metra pranė shtėpisė sė Kapidanit, tė del pėrpara njė burrė i gjatė, i veshur hijshėm dhe me elegancė, me njė ecje krenarie si lisat e bjeshkėve tė maleve tona kreshnike, qė me vėshtrimin si shqiponja tė fton pranė hyrjes kryesore tė shtėpisė. Kur e takon ēlirohesh nga ndonjė emicion i ēastit dhe ndihesh si nė shtėpinė tėnde, pėr vetė thjeshtėsinė e tė komunikuarit me tė gjithė njerėzit njėsoj.

    Nė mjediset e shtėpisė spikat sfondi shumėngjyrėsh i librave dhe dokumentave origjinale tė shekullit XX, korrespondencė, me bashkėatdhetarė qė kanė qenė pėrsonalitete tė jetės politike, shoqėrore dhe kulturore, me studiues tė huaj, shokėt e universitetit dhe miqtė e shumtė nga Europa dhe Amerika.
    Je pėrpara njė mirditori, tė mbrujtur me visarin e traditės sė vendlindjes dhe i formuar nė shkollimin e mesėm e tė lartė nė Shkodėr, Itali e Austri, i qytetėruar me vlerat e pėrparimit perėndimor, i cili ia del mbanė tė realizojė misionin e tij (Qershor 1944 - 13 dhjetor 1990), nė saj tė kurajos tė jashtėzakonshme, vullnetit tė hekurt, dijės sė thellė, pragmatizmit dhe zgjuarėsisė pėr tė realizuar nisma tė guximshme nė vendlindje, Itali dhe ShBA, tė cilat sėbashku plotėsojnė figurėn e madhe tė tij nė tė gjitha pikėvėshtrimet, pėr tė cilat do tė shkruaj mė poshtė.

    Sipas traditės sė moēme shqiptare tė mikpritjes, nė shtėpinė e tij ruhen ende zakonet e tė parėve nga Oroshi i Mirditės. Gjuha e tij shqipe nė gėgnisht ėshtė shumė e pastėr dhe e pasur me fjalė autoktone shqiptare, qė do ta kishin zili edhe studiuesit bashkėkohorė nė vendlindje dhe nė trojet e tjera etnike shqiptare. Me njė buzėqeshje dhe fjalėt “Mir se t’ka prue Zoti”, mė ofron paketėn e cigareve dhe kafe, tė cilėt sikurse thotė ai i konsumon shumė.

    Biri i Oroshit, ka njė shtat tė lartė me njė prezencė, njėsoj sikurse burrat e shquar diplomatė apo artistė europianė e amerikanė. Pamja e tij tė kujton artistėt e kinematografisė, ku spikat portreti i fytyrės sė tij me tipare tė pastra antropologjike tė genit shqiptar dhe malėsive tona. Ka njė kulturė tė gjėrė dhe tė thellė dhe respekton me mall zakonet e tė parėve tė trashėguar nga kullat kreshnike dhe tė respektuar nė tė gjithė Shqipėrinė.

    Mes shtėllungave tė tymit tė duhanit tė fortė amerikan (qė i kujton duhanin e Sheldisė nė Shkodėr), pasi mendohet mirė, flet saktė dhe qetė njėsoj sikur ngjarjet kanė ndodhur pesė minuta mė parė… Kapidani me shumė respekt ngrihet shpejt nga kolltuku dhe pėr tė treguar se ėshtė i fortė si mė parė, kėrkon tė mė ofrojė ndonjė dokument origjinal historik dhe me njė humor tė mprehtė mirditori, nis tė buzėqesh me gjithė zemėr…

    Me njė mikpritje tė sinqertė thotė, se “me pak meze me raki rrushi Shqipnie asht mir me kuvendue s’bashku” dhe me elegancė mbushė gotat me raki, duke thėnė: “Kjoft levdue Kreshti (Krishti)” e “Mir se ke ardh!”. E shoh me kujdes Kapidanin, qė matet shumė dhe flet pak e saktė, ku ēdo rrėfim ka peshėn e argumentit dhe logjikėn e shėndoshė pėr kohėn dhe moshėn e tij 90 - vjecare. Ai ka njė diksion e timber tė ėmbėl nė tė folur, me njė muzikalitet, qė vjen nga gjuha e ėmbėl gegė e trevave tė pasura tė Veriut, me tė cilėn u shkruajtėn librat e parė nė gjuhėn shqipe. Ēdo fjalė e tij, ka njė gegnishte tė pėrpunueme dhe me nuanca tė pellgut tė Mirditės, duke shprehur edhe fjalė tė moēme shqipe, tė ruajtur me fanatizėm gjatė shekujve nė tėrė krahinėn e njohur tė Mirditės.

    Tek fliste Kapidani pėr ngjarjet historike dhe bashkėmoshatarėt nė vendilindje (Orosh), periudhėn e udhėheqjes sė Mirditės, sipas ligjeve tė Kanunit tė Dukagjinit (tė cilat i kushtohen Derės sė Dinastisė tė Kapidanėve tė Mirditės), unė tresja shikimin tim nėpėr fotot e shumta origjinale, qė ishin tė ekspozuara nė faqet e mureve nė shtėpinė e tij.


    Familja dhe njeri pas tjetrit Kapidanėt e Mirditės dhe deri tek vėllezėrit e tij nė shekullin XX, ishin ruajtur me shumė kujdes nė shtėpinė arkiv nė New York. Dhe nuk ka se si tė ndodhte ndryshe, mbasi Kapidani i Mirditės vinte nga Mirdita “…tokė katedralesh, sic tė kanė quajtur, liman i madh, ku u thyhen si kėrthinja tallazet balozezinj. Galun i pathyeshėm, ku ka hedhur spirancėn anija e krishtėrė, e cila me bashin e ēeliktė prodhim i rrėnjėve tė saj i ka pėrballuar rrėbesheve e fortunave tė historisė edhe kur mbi krye i ka ndejė shpata e “Demokleut” tė Osmanllisė, edhe kur komunizmi i ngriti kurthe e pusi, edhe kur fqinjėt shovisnitė iu afruan kullės sė lashtė prej guri tė verbuar nga prushi i lisit nė vatėr e nga plisi i bardhė nė krye. Mirditė, tokė qė e pėrpinė hordhinė, tokė kristalesh bilur nė vezullimin ku reflekton vetėm njė dritė, Drita e Krishtit pėrmbi Dhe…” (Zef Pėrgega, “Vigan nė Krisht e nė Vatan” Libėr kushtuar Mons. Zef Oroshit, prelat i kishės katolike “Zoja e Shkodrės” nė New York, Detroit 2003, fq. 19).

    Kėtu e kanė zanafillėn kryengritjet pėr liri kundėr Portės sė Lartė, qė kurrė nuk i ra nga dora flamuri nacional, ku zėnė fill shumė mite e legjenda historike, ku fjala bujare shqiptare e pėrshėndetjes (Mirdita) ruan tė gjithė simbolikėn e saj ndėr shekuj, duke mbetur deri mė sot pengu i shpirtit tė Kapidanit tė saj Ndue Gjon Marku.



    Njė foto e Oroshit, e vendosur pėrballė hyrjes kryesore nė shtėpi tė Kapidanit Ndue Gjon Marku, i sjellė shumė herė kujtime tė freskėta, pėr kohėn e viteve tė shkuara, trojet qė ruajnė themelet e hershme tė gurit tė parė shtatėshekullor, pikėrisht tė kullės qė mizorisht u rrėnua nga fitili i dinamitit tė drejtuar nga gjenerali komunist Petrit Dume. Por sadizmi, nuk mundi tė zhgulė nga rrėnjėt themelet e historisė dhe as imazhin e jehonės sė thellė tė shpėndarė ndėr shekuj dhe nė tė gjithė vendin pėr Derėn mė tė pamposhtur nga cdo hordhi dje dhe nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX.

    Miku im nga Mirdita, studiuesi e gazetari Zef Pergega, mes mallit dhe dashurisė pėr trojet e veta, nga Detroiti (Michigan), i kushton Oroshit njė hyrje tek flet pėr Dr. Mons. Zef Oroshin (1912 – 1989), ku ndėr tė tjera vlerėson Derėn e famshme tė Kapidanėve tė Mirditės, tek fton ēdo visitor qė tė shkoj nė Orosh, se atje mund ta etiketojė shkatėrrimin e kullės, ku dėgjoheshin tingujt e violinės e tė pianos si njė mbetje tė njė kalaje tė lashtė tė jeshiluar nga myshqet. Muret e saj vende - vende lartohen deri nė katėr metra dhe syri tė zė gurė tė latuar dhe tė gdhendur nga mjeshtri popullor me ide arkitektonike. Nėse dikush vendos tė gėrmojė mund tė zbulojė planimetrinė e vendosjes sė Sarajeve dhe mund tė dallohet oda e miqve, ku darkonin shpesh burra nga tė gjitha krahinat e Veriut, apo miq tė huaj, pėrmes njė debati tė kujdesshėm. Porta kryesore qė shikonte nga Veriu, ka patur tė gdhendur njė shqiponjė dhe emrat e djemve tė Gjomarkut, si: Mark, Ndue, Llesh, Ded dhe Nikoll, tė kėtij fisi. Shtėpia e Kapidanit tė Mirditės dhe Abacia e Oroshit, janė dy nga vlerat mė tė mėdha nė historinė nacionale pėr Liri e Pavarėsi, pėr organizimin e rezistencės antiosmane, pėr ta rikthyer Shqipėrinė nė dritėn e Gjergj Kastriotit, apel qė kanė firmosur 13 krahina tė vendit.

    As unė nuk e di, se si vitet kanė kaluar, duke sistemuar thellė nė kujtesėn time tė freskėt ngjarje, pėrsonalitete, kontribute, episode interesante, qė lidhen me jetėn dhe veprėn e fytyrave tė ndritshme tė komunitetit shqiptaro - amerikan. Ato lanė emėr shumė tė mirė, duke mbetur tė nderuar dhe respektuar pėr bashkėkohėsit, bashkėluftėtarėt e idealeve tė pastra nacionaliste dhe antikomuniste, atdhetarė tė mirė, qė zemra e tyre gufoi vetėm pėr simbolet nacionale, traditat, doket, zakonet, kujtimin e tė parėve nė trojet amtare, ruajtjen dhe ushtrimin e gjuhės nėnė nė emigracion, zmergjerėsinė dhe frymėn e thellė tė humanizmit pėr tė gjithė njerėzit nė nevojė, fisnikėrinė e shpirtit, qė vjen nga tradita e hershme familjare e tyre, e shumė virtyte tė tjera pozitive, qė i zotėrojnė edhe sot ndonėse nė moshė tė thyer.

    I tillė ishte dhe ėshtė edhe sot pėrsonaliteti i madh i botės shqiptaro - amerikane prej shumė dekadash, burrė i urtė deri nė madhėshti, fisniku dhe erudisti i thellė nė kulturė, emėrmiri dhe zemėrmiri Kapidani i Mirditės Ndue Gjon Marku.

  2. #2
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Nė Orosh tė Mirditės para 90 - tė vjetėve, do tė lindė mė 29 shtator tė vitit 1914 Ndue Gjon Marku, qė i shton gėzimin prindėrve tė vet dhe vėllait tė parė Markut. Kjo familje e madhe oroshase, do tė ketė 10 fėmijė, pesė djem dhe pesė vajza. Aty lindėn fėmijėt njėri mbas tjetrit, duke filluar me Markun, qė ėshtė fėmija i parė dhe mė pas u lind Ndoja, Lleshi (Aleksandri), Deda, Nikolla dhe motrat: Dava, Gjela, Marta, Dila dhe Bardha. Kapidani Ndue Gjon Marku, nga nėna ishte nipi i Bajraktarit tė Kurbinit i Gjok Pjetėr Pervizi, njė pėrsonalitet i njohur askohe pėr besė, burrėri, zakone e tradita tė hershme e bashkėkohore shqiptare.

    Babai Gjoni pėrkujdeset qė djemtė tė ndjekin shkollėn fillore, ku midis tyre edhe Ndue Gjomarku vijon pesė vitet e para fillore dhe gjimnazin pranė shkollave private katolike tė Fretenve Franēeskanė dhe Jezuitve nė vitin 1934 nė qytetin e lashtė kulturdashės Shkodėr, nė kohėn kur Ministėr i Arsimit nė Qeverinė e Mbretit Zog ishte Dr. Mirash Ivanaj. I prirur pas botės sė librave dhe kulturės civilizuese perėndimore, adolishenti Ndue niset nė vitin 1937 pėr studime tė larta sėbashku me vėllaun Lleshin nė Universitetin (College) nė Terezianum tė Vjenės nė Austri. Pas disa vitesh kthehet nė Shqipėri dhe pas disa muajsh shkon nė Universitetin e Firences (Itali) pėr tė ndjekur studimet e larta nė Jurisprudencė. Ai pėr asnjė ēast nuk e shkėputi lidhjen me vendlindjen, miqte e huaj dhe vendas, tė cilėt e donin dhe respektonin, mbasi gjithnjė Dera e Kapidanit tė Mirditės ka respektuar popullin e Mirditės dhe krahinat tė tjera tė Atdheut. Me anije i riu Gjomarkaj nė vitin 1943 kthehet nė Shqipėri. Jeta studentore, miqtė e rinj dhe shokėt nė vendindje bėjnė qė ai tė zgjerojė rrethin e tė njohurve. Kėshtu sikurse kujtojnė disa bashkėkohės qė ende jetojnė sot nė qytetin e Shkodrės dhe nė Orosh tė Mirditės, familja dhe ai vetė ka pasur nderin, fatin, privilegjin dhe kėnaqėsinė tė marrė pjesė nė shumė ngjarje dhe evenimente atdhetare, fetare dhe kulturore nė qytetin e njohur tė Shkodrės dhe qytetet e tjera, duke kuvenduar me krerėt, parinė e qytetit, klerikė tė lartė katolikė, konsuj dhe udhėtarė tė huaj, qė vinin shpesh nė Shqipėri dhe nė veēanti nė trevėn e Veriut.

    Gjatė bisedave tė lira e pyes Kapidanin, se a keni pėrjetuar ndonjėherė nė jetėn tuaj, njė ēast e cila ju ka mbetur thellė nė kujtesėn tuaj. Dhe ai me njė buzėqeshje fisniku m’u pėrgjigj: “Isha shum i ri, rreth 16 - 17 - vjeēar e m’kujtohet casti kur n’Shkoder po pergaditej nga Kleri Katolik shugurimi i Ipeshkvit tė qytetit dhe Primat i Shqipnis imzot Gaspėr Thaēi (1882 - 1946). Paria e Shkodres vjen nė shtepin time dhe me thon t’ju prij nė ket rast ceremonie tė randsishme pėr qytetin dhe besimtart e devotshėm katolik. U thash se baba gjindet n’Mirdit. Ata me than qė Ju mund ta zavendsoni Kapidan Gjonin. Un me shum knaqsi mora pjes ne shugurimin e Ipeshkvit. Paria e qytetit, ku banin pjes krent e familjeve ma tė njohuna tė qytetit, si: Ēoba, Muzhani, Pistulli, etj., ku mua ma caktuan vendin n’krye tė sofres n’mesin e dy konsujve atij Italian dhe Jugosllav. Isha shum i ri tė merrja pjes nė at rreth tė madh, nė mesin e atyne figurave tė nderueme tė qytetit, por e kalova mir proven e par, pasi nė Kullen e Oroshit kishim mėsue tė dėgjonim e jo tė flasim…”.

    Edhe studiuesi i njohur nė diasporėn shqiptaro - amerikane Idriz Lamaj, nė shėnimet biografike pėr Kapidanin Ndue Gjon Marku shkruan, se: “…Ndojt i paraqitėn raste me pritė e pėrcjellė pėrsonalitete tė shqueme shqiptare dhe tė hueja dhe me perfaqsue oxhakun e tij tė njoftun…Por simbas tij, nė Mirditė nė kontakt me popull e krenė, dhe tė krahinave tė ndryshme, formohet nė pikpamje tradicionale e kanunore. Tė gjitha kėto kontakte e formojnė moralisht e politikisht me kuptue realitetin e gjendjes tė ndėrlikueme tė kohės”. (Idriz Lamaj, “Komiteti Kombėtar “Shqipėria e Lirė” 1949-1956”, New York, USA, 2000, fq. 101).

    Nė bisedė e sipėr e pyes me interes Kapidanin, se si e kalojshe kohėn nė ato male tė pashkėluna tė Mirditės. Ai si zakonisht me njė buzėqeshje fisnike mė pėrgjigjet: “Mirdita pėr mue asht vendi ma i bukur nė botė e ma i dashtuni. Populli fisnik i krahines sė Mirdites na ka dasht e respektue edhe ma shum. Na nuk kena prit asnjiher qi populli me na pershndet ne, por na i kena pershendet pėrpara tė gjithė, pavarsisht se a kan ken tė rij apo ma tė vjetėr se ne. Na kena shkue shum mirė me popull dhe kena ken tamam si nji familje e madhe. E prandaj Oroshi e tan krahina e Mirditės asht gjithēka pėr mue e Deren ton”.

    Mė kujtohet, njė ditė tjetėr mė kishte ra nė dorė njė libėr nėpėrmjet njė miku, qė ishte e shkruar nga z. Pal Doci, e qė fliste pėr Mirditen e Deren e Kapidanit. Gjatė leximit vura re se z. Pal fillim e mbarim kishte nxjerrė vrer ndaj Derės sė Kapidanit tė Mirditės. Mbasi e pashė edhe njė herė librin, u nisa pėr t’ia dėrguar Kapidanit qė ta lexoj edhe ai. Kapidani, me gjakftohtėsi sapo e pa titullin e librit dhe emrin e autorit, ma riktheu librin, duke mė thėnė kėto fjalė: “Pėr Palin e shokė si ky Mirdita do ta thotė nji ditė fjalėn e vet”.

Tema tė Ngjashme

  1. Momente nga LIIB (Debate mbi forcat pjesemarrese ne te)
    Nga ALBA nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 07-09-2003, 11:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •