Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 71 prej 71
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    "Ja si vuajtėn familjet e mėdha nė kampet e internimit tė Enverit

    Historia tragjike e familjeve, qė pėrfaqėsonin aristokracinė shqiptare, tė cilat regjimi komunist i shpalli reaksionare dhe i internoi nėpėr kampe. Dėshmia e Lek Pėrvizit

    "


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė fundin e vitit 1948 apo fillimin e vitit 1949 kur Shqipėria i prishi marrdhėniet me Jugosllavinė, pothuaj nė tė gjithė veriun e vėndit filluan arratisjet nė masė. Si rezultat i kėsaj situate dhe pėr ta frenuar sadopak fluksin e madh tė personave qė arratiseshin jashtė vėndit, Qeveria komuniste e Tiranės e rriti menjėherė represionin dhe nė atė kohė filluan internimet nė masė. Si rezultat i atij represioni, kampi i Beratit dhe ai i Kuēovės qė sapo ishte hapur u mbushėn plot me tė internuar. Nisur nga numri i madh i tė internuarve qė u grumbulluan nė ato dy kampe, qeveria komuniste u detyrua dhe hapi kampet e Turhanit dhe tė Memalijat nė rrethin e Tepelenės Nė ato dy kampe ku jetonin rreth 6000 tė internuar nė kufijtė e mizerjes, qė nė ditėt e para plasėn epidemi tė ndryshme dhe nė gushtin e vitit 1949 nė kampin e Turhanit brenda njė nate vdiqėn 33 fėmijė nga sėmundja e dizanterisė". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė mbi kalvarin e gjatė tė vuajtjeve tė qindra familjeve shqiptare nėpėr kampet e ndryshme tė internimeve, tė cilat regjimi komunist i Enver Hoxhės i kishte shpallur "familje reaksionare", ėshtė 70-vjeēari Lek Pėrvizi nga Skuraj i Kurbinit, qė bashkė me familjen e tij ka vuajtur nėpėr kampet e ndryshme nga viti 1945 e deri nė vitin 1990-tė. Ndonėse qė nga viti 1991, Lek Pėrvizi ėshtė vendosur me banim nė Bruksel tė Belgjikės, ai nuk i harron lehtė vuajtjet qė ka kaluar nėpėr ato kampe dhe ka dėshirė tė flasė jo pėr dramėn tragjike tė familjes sė tij, por pėr ato dhjetra e dhjetra familje tė tjera qė patėn tė njėjtin "fat" me tė. Po kush ishin ato familje tė mėdha qė regjimi komunist i Enver Hoxhės i shpalli "Familje armiqsh e reaksionarė" dhe kur filloi kalvari i gjatė i vuajtjeve tė tyre? Cili ishte kampi i parė i tė internuarėve qė regjimi komunist hapi nė Shqipėri dhe cilat ishin familjet e para qė u dėrguan pėr tė vuajtur dėnimin aty? Kush ishin kampet e tjera qė u hapėn mė pas dhe si u trajtuan tė internuarit nė ato kampe?


    Maj 1945, internimet e para
    Ndonėse komunistėt qė erdhėn nė pushtet nė dhjetorin e vitit 1944, arrestimet ndaj kundėrshtarėve tė tyre politikė i kishin filluar qė nga vera e atij viti, internimet e para tė atyre familjeve qė ata i shpallėn "reaksionare", filluan vetėm nė majin e vitit 1945. Tė arrestuarit e parė qė ishin kapur pak kohė para mbarimit tė luftės, tė cilėt komunistėt i konsideronin armiq, u grumbulluan nė njė nga kazeramt e italianėve qė ndodhej diku nė malin e Dajtit dhe aty u mbajtėn tė izoluar deri nga janari i vitit 1945. Nė atė kohė ata i zbritėn nė qytetin e Tiranės dhe i izoluan kryesisht nė burgun e ri dhe nė burgun e vjetėr. Ky ishte dhe kontigjenti i parė i tė burgosurve politikė tė Shqipėrisė, ndėrsa disa muaj mė pas, nė majin e vitit 1945, qeveria komuniste e Tiranės filloi dhe internimet masive ku"streha" e parė e atyre familjeve ishte qyteti i Beratit. Lidhur me kėtė, 70-vjeēari Lek Pėrvizi, dėshmon: "Deri aty nga maji i vitit 1945, shumė nga familjet e mėdha qė ishin shpallur rekasionare, si Gjomarkajt, Mėlyshajt e Bajraktarėt e Mirditės, Kaloshėt, Dinet, e Demėt e Dibrės, Bajraktarėt e Kukėsit, Sokolėt dhe Marashėt e Shkodrės, Pėrvizėt dhe Lalat e Kurbinit,ishin mbajtur tė izoluar nė Degėt e Brendshme tė rretheve tė tyre. Nė muajin maj tė atij viti kėto familje dhe shumė tė tjera tė cilat ishin njohur si familje zogiste, pa asnjė lloj vendimi gjyqėsor u internuan tė gjitha nė qytetin e Beratit i cili u bė qėndra dhe "streha" e parė e tė gjitha familjeve "reaksionare" kryesisht tė Veriut tė Shqipėrisė. Ndėrsa nė atė kohė qyteti i Beratit u "popullua" nga kėto familje "reaksionare", tė Veriut tė Shqipėrisė, qyteti i Krujės u bė "streha" e shumė familjeve tė tjera tė Jugut tė Shqipėrisė. Familjet qė u internuan nė atė kohė nė qytetin e Krujės, ishin kryesisht nga qyteti i Korēės por kishte dhe nga Gjirokastra, Saranda dhe nga zona e Dropullit tė minoritetit grek. Nga ato familje qė u internuan nė atė kohė nė qytetin e Krujės, mė kujtohen: Kokali nga Saranda dhe Kullajt nga Zėmbėlaku. Tė gjitha ato familje qė u internuan nė qytetet e Krujės dhe tė Beratit, mė parė u ishin konfiskuar tė gjitha pasuritė e tundėshme dhe tė patundshme dhe ato kishin dalė nga shtėpitė e tyre vetėm me rrobat e trupit. Po kėshtu kishte dhe shumė familje qė pasi ishin arrestuar dhe ishin sjellė nė internim, komunistėt u kishin djegur shtėpitė. Nga ato familje qė iu dogjėn shtėpitė ndėr tė tjera ishin: Gjomarkajt e Mirditės, Marshėt e Shkodrės, Dinet e Demat e Dibrės, Kolat e Matit etj", kujton 70-vjeēari Lek Pėrvizi, lidhur me periudhėn kur regjimi komunist i Enver Hoxhės filloi internimet e para tė atyre familjeve qė i shpalli "armike dhe reaksionare".

    Si u trajtuan nė Berat e Kuēovė
    Po si u trajtuan ato familje qė regjimi kominist i dėrgoi me dhunė pėr tė vuajtur dėnimin si tė internuar nė qytetin e Beratit? Lidhur me kėtė, Lek Pėrvizi dėshmon: "Familjet e para qė u dėrguan nė internim nė qytetin e Beratit, ishin : Gjomarkajt, Mėlushėt, Bajraktarėt, Pėrvizėt, Lleshmarashėt, Sokolėt, Dinet, Demat, Kolat, Dodgjinėt etj. Ato familje u vendosėn kryesisht nė lagjen "Kala", por mė pas ato u vendosėn edhe nė lagjet e tjera tė qytetit si "Mangalem", "Murat-Ēelepias" etj. Atyre familjeve fillimisht u jepej vetėm 500 gram bukė misri nė ditė dhe ato ishin tė detyruara qė ta paguanin vetė qeranė e shtėpisė ku banonin. Shumė prej atyre familjeve qė ishin tė internuara nė Berat, edhe pse banonin nėpėr barake apo kasolle tė improvizuara, e paguanin njėlloj qeranė e banesės si ato qė ishin nė gjėndje disi mė tė mirė. Tė gjithė personat e familjeve tė internuara nė qytetin e Beratit, nuk kishin tė drejtė tė largoheshin nga qyteti dhe tre herė nė ditė tė gjithė: me gra, burra, fėmijė dhe pleq, paraqiteshin tre herė nė ditė nė apel pranė Degės sė Brendshme. Qė nė ditėt e para qė ato familje u dėrguan aty, pra nė majin e vitit 1945, regjimi komunist u mundua pėr t'i poshtėruar ata duke pėrdorur tė gjitha mėnyrat. Njė nga ato mėnyra qė u pėrdorėn pėr t'i poshtėruar ato familje, ishte hapja e kanaleve tė ujrave tė zeza nė mes tė qytetit. Mė pas tė internuarit u dėrguan pėr tė punuar edhe nė punė tė ndryshme nė bujqėsi dhe sidomos nė luftėn kundėr karkalecit nė fushat e mbjella. Nė atė kohė shumė nga familjet qė nuk mund ta mbanin dot frymėn gjallė me 500 gram bukė nė ditė, detyroheshin dhe shkonin nė mal pėr tė bėrė dru, qė t'i shisnin ato nė qytet pėr tė fituar ndonjė lek pėr bukėn e gojės. Pėrveē vuajtjeve fizike dhe urisė, nė atė kohė shumė familje tė internuara provuan mbi kurrizin e tyre dhe strese tė shumta nga epshet e oficerėve tė Sigurimit qė kėrkonin tė shtinin nė dorė vajzat e reja. Nga qė asnjė prej atyre vajzave nuk ra "preh" e tyre, oficerėt e Sigurimit u detyruan dhe i burgosėn shumė nga ato vajza tė reja. Ndonėse propaganda komuniste nė atė kohė pėrdorte tė gjitha mėnyrat pėr t'i poshtėruar familjet tona qė ishim tė internuar atje, populli i Beratit u tregua tepėr fisnik dhe mundohej me tė gjitha mundėsitė qė kishte pėr tė na i lehtėsuar sadopak dhimbjet. Shumė familje beratase nė atė kohė u dėrgonin familjeve tė internuara, ushqime dhe rroba e batanie pėr tė fjetur. Po kėshtu dhe brenda pėr brenda familjeve tė internuara nė atė kohė kishte njė solidaritet shumė tė madh. Shumė prej familjeve qė kishin ndonjė tė ardhur apo krah pune mė shumė, u gjendeshin dhe u jepnin gjithmonė atyre familjeve qė nuk kishin krah pune pėr tė punuar. Nė atė kohė nė familjet e internuara nuk kishte shumė arrestime dhe kur ndonjė i arratisur vritej, familjen e tij e lironin nga internimi dhe e kthenin andej nga kishte ardhur. Kėshtu ndodhi me familjen e Llesh Marashit qė u ekzekutua nė atė kohė nė Shkodėr. Por ajo gjė nuk ndodhte gjithmonė, sepse kishte raste si ai i familjes Gjonmarkaj, qė ndonėse u vranė shumė prej tyre, ata nuk i liruan asnjėherė nga internimi. Nga fundi i vitit 1947 nga Berati shumė familje u dėrguan nė Kuēovė ku filloi ndėrtimi i fushės sė aviacionit. Ato familje u vendosėn nė kazermat e italianėve dhe pėr tė ngrėnė u jepej vetėm bukė thatė pa gjellė. Pas Kuēovės shumė nga ato familje u sollėn nė Valias tė Tiranės pėr tė punuar nė bujqėsi, siē ishin Gjomarkajt, Demėt etj", kujton Lek Pėrvizi lidhur me trajtimin e familjeve tė internuara nė qytetin e Beratit e Kuēovės.

    Vdekja e 33 fėmijve nė Turhan
    Pas qytetit tė Beratit, regjimi komunist i Enver Hoxhės filloi ti dėrgonte tė internuarit edhe nėpėr qytete tė tjera. Lidhur me kėtė, Lek Pėrvizi dėshmon: "Aty nga fundi i vitit 1948 apo fillimi i vitit 1949, kur Shqipėria i prishi marrdhėniet me Jugosllavinė, nė Veriun e vėndit filluan arratisjet nė masė. Pėr ta frenuar sadopak atė fluks arratisjesh, regjimi komunist nė atė kohė rriti represionin dhe filloi internimet masive.. Nga qė Kuēova dhe Berati nė atė kohė u mbushėn plot me familje tė internuara, pėr tė mos rėnė nė sy, regjimi komunist u detyrua dhe hapi dy kampe tė tjera nė Turhan dhe Memalija tė Tepelenės. Nė ato dy kampe qė u mbushėn vetėm me familje tė internuara tė Veriut tė Shqipėrisė, kushtet e banimit ishin nė kufijtė e mizerjes dhe tė internuarit jetonin nė kondita primitive. Atyre u jepej vetėm 500 gram bukė misri thatė e asgjė tjetėr. Nė atė kohė qė u vra Bardhok Biba, numri i tė internuarėve nė dy kampet e Tepelenės, arriti nė 6000 vetė. Nga mungesa e madhe e higjenės, aty plasėn epidemitė e sėmundjeve tė ndryshme dhe njerzit vdisnin nė masė. Mesatarja e vdekjeve nga ato epidemi, ishte shtatė veta nė ditė. Katastrofa mė e madhe ndodhi nė gushtin e vitit 1949 kur nė kampin e Turhanit vdiqėn 33 fėmijė brenda njė nate dhe pėr kėtė gjė ėshtė dėshmitar, Abdurrahman Kaloshi, i cili mund tė tregojė mė shumė. Tė gjitha ata fėmijė vdiqėn nga epidemia e dizanterisė sepse nuk kishte asnjėlloj ndihme mjeksore dhe buka e misrit ishte e mykur. Tmerrit tė vdekjeve tė asaj nate, iu shtua edhe mė shumė ankthi sepse nuk premtonte koha pėr tė hapurr varret pėr tė gjithė ata foshnje. Njė gruaje nga Vermoshi i Dukagjinit qė quhej Cukalina, i vdiqėn dy fėmijet binjakė, njėri nė mėngjez dhe tjetri nė darkė. Nga qė ata ishin dhe mashkujt e vetėm tė fisit, nėna e tyre vrau veten tė nesėrmen me gjithė motrėn e saj. Kjo tragjedi e madhe shkaktoi bujė tė madhe tek mjekėt e Gjirokastrės dhe Tepelenės, tė cilėt patėn kurajon dhe e bėnė problem nė Tiranė atė gjė. Qeveria komuniste e Enver Hoxhė u detyrua dhe dėrgoi aty njė grup oficerėsh pėr tė parė gjėndjen dhe pas atij inspektimi u vendos mbyllja e kampit tė Turhanit dhe atij tė Memaliajt. Tė gjithė tė internuarit e atyre dy kampeve, u dėrguan nė kampin e Tepelenės ku kushtet ishin disi mė tė mira se aty, sepse u vendosėn nė kazermat e italianėve ku kishte dhe ujė pėr tė pirė. Por edhe nė atė kamp ku tė internuarėve u jepej vetėm 650 gram bukė gruri me pak supe me krimba qė ishte vetėm ujė, vazhduan pėrsėri vdekjet. Edhe nė aty tė internuarit nuk i shpėtuan dot tė ftohtit dhe urisė. Ata dėrgoheshin tė punonin nė pyll pėr dru, pleh, dhe pėr tė mbajtur shtylla pėr ndėrtim. Nga fundi i vitit 1949 shumė tė internuar u dėrguan nė kampin e Porto-Palermos qė sapo u hap nė atė kohė. Nė atė kamp ata u vendosėn nė Kala dhe shumė prej tė internuarėve edhe sot e kėsaj dite janė tė verbuar nga errėsira qė ishte atje", kujton Lek Pėrvizi, lidhur me tragjedinė e kampit tė Turhanit ku nė gushtin e vitit 1949, vdiqėn 33 fėmijė nga kushtet e kėqia tė jetesės.

    Nga Tepelena nė Myzeqe
    Familjet e internuara nė kampin e Tepelenės, qėndruan aty deri nė vitin 1953, sepse nė atė kohė shumė prej forcave tė afta pėr punė u dėrguan pėr tė punuar nė rrethe tė ndryshme pėr ndėrtimin e disa godinave tė Degėve tė Brendshme. Lidhur me fatin e mėtejshėm tė familjeve tė internuara, Lek Pėrvizi, dėshmon: "Aty nga viti 1954 kampi i Tepelenės u mbyll dhe tė gjithė familjet qė ishin aty i mblodhėn dhe i sollėn nė disa kampe qė u hapėn nė fushat e Myzeqesė, si nė sektorėt e Grabjanit, Ēermės, Gradishtės, Dushkut, Plugut, Savėrs, Xhazės etj. Po nė vitin 1954 njė pjesė tė internuarve u dėrguan nė kampin e Kuēit tė Kurveleshit qė sapo u hap nė atė kohė. Vetėm ndėr 100 tė internuar qė u dėrguan pėrnjėherė aty, 60 prej tyre kishin mbaruar universitetet e Perėndimit, si Dom Mikel Koloqi, Ali Erebara, Ibrahim Sokoli, Nedim Kokona, Sami Kokalari etj. Kampi i Kuēit tė Kurveleshit u mbyll nė vitin 1958 dhe tė internuarit qė ishin aty u sollėn pėrsėri nė kampet e Myzeqesė. Nė ato kampe, bashke me dhjetra familje si Dostėt, Gjomarkajt, Ēelėt, Hoxhat, Bajraktarėt, Dinet, Demėt, Ndretė, etj, ne qėndruam deri nė vitin 1990-tė kur u shkri Komisjoni i Internim-dėbimeve. Njė pjesė e tė internuarėve qėndroi aty edhe pėr disa vjet tė tjera pas 1990-ės, por pėr hir tė sė vėrtetės dua tė them se nė ato kampe ka akoma disa nga familjet e internuara qė nuk kanė se ku tė gjejnė strehė tjetėr", e pėrfundon rrėfimin e tij 70-vjeēari Lek Pėrvizi, mbi fatin tragjik tė shumė familjeve fisnike qė regjimi komunist i shpalli "reaksionare" dhe i degdisi pėr 45-vjet me rradhė nė kampet e internimmit qė ishin hapur anekėnd Shqipėrisė.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Familja Libohova

    nga trepca net

    ---------------

    Pėrvjetori i parė i vdekjes sė Arslan Bej Libohovės (1917-2002)

    Tė fshehtat e valixhes sė diplomatit Libohova




    ---------------------------------------------------

    9 dhjetor 2003 / TN

    Ēerēiz LOLOĒI

    Njė vėshtrim i shkurtėr mbi jetėn e z.Arslan Bej Libohova, patriot, mendimtar, komandant dhe personalitet i shquar i kauzės kombėtare. Sė shpejti do tė pasqyrohet nė njė monografi tė plotė aktiviteti i dy binjakėve Libohova

    Arslan Libohova ka publikuar shumė shkrime nė gjuhėn shqipe dhe veēanėrisht nė gjuhėn franceze. Ai ishte i pajisur me njė kulturė tė gjerė dhe fliste e shkruante shumė gjuhė tė huaja. Ishte pjesėtar nė shumė rrethe kulturore dhe mondane dhe njihej nė shoqėrinė e lartė europiane. I dekoruar me shumė urdhra nderi shqiptare e tė huaja.

    Arslan Libohova lindi mė 5 korrik tė vitit 1917 nė shtėpitė e familjes sė tij nė Libohovė, mbasi kalaja e Libohovės bashkė me pallatin, nė njė banesė tė vjetėr tė shtėpisė qė ishte nė atė kohė pjesėrisht u rrėnua nga lufta ballkanike dhe mė vonė nga pushtimi grek, nga Lufta e Dytė Botėrore dhe sė fundi nga regjimi komunist. Pjesėtar i aristokracisė sė vjetėr shqiptare, e cila nga shekulli i 13-tė pėr tre shekuj me radhė brez pas brezi (prej vitit 1536-1800) ka udhėhequr principatėn e Janinės dhe sanxhakun e Gjirokastrės dhe Delvinės, gjithashtu dhe disa provinca qė rrethojnė ato.

    Nė historinė e vjetėr tė Perandorisė Osmane kjo familje (oxhak), njihet si shtėpia e vezirėve Arslanpashallinjtė e Janinės - bejlerėt e Libohovės. Mbas kėsaj periudhe fillon udhėheqja e Ali Pashė Tepelenės nė kėto sanxhakė, i cili kishte bėrė krushqi me bejlerėt e Libohovės duke dhėnė e marrė tek ato.

    Malik Bej Libohova, i ati i Arslan Libohovės ishte oficer epror akademist i ushtrisė sė parė shqiptare nga viti 1915-1925 dhe mė vonė si diplomat pėrfaqėsoi Shqipėrinė nė Paris, Londėr, Romė dhe nė organizatėn e Kombeve nė Gjenevė. Vdiq nė vitin 1952 nė Romė, nė mėrgim, duke mbrojtur me ndershmėri dhe dinjitet interesat e vendit tė vet.

    Arslan Libohova sė bashku me vėllanė e tij binjak Kaplan bej Libohova, u rritėn nga gjyshi i tyre Mufid bej Libohova, burrė shteti nė nivel ndėrkombėtar dhe patriot i flaktė duke qenė 10 herė ministėr nė dikasteret e Financės, tė Jashtme, tė Brendshme dhe tė Drejtėsisė. Gjithashtu ka drejtuar dhe njė qeveri tė pėrkohshme mbas asaj tė Ismail Kemal bej Vlorės. Mufid Libohova ka firmosur shumė traktate ndėrkombėtare nė interes tė Shqipėrisė, midis tė tjerave ėshtė krijuesi i Bankės Kombėtare Shqiptare.

    Nė Perandorinė Osmane ka qenė ministėr fuqiplotė dhe mė vonė deputet i Shqipėrisė nė Parlamentin e Stambollit ku u dallua pėr veprimtarinė e tij nacionaliste si flamurtar i kauzės sė pavarėsisė tė Shqipėrisė. Duke vėnė jetėn nė rrezik mbasi xhonturqit i bėnė dy herė atentat, u kthye nė vendin e tij ku vazhdoi me vendosmėri luftėn pėr pavarėsinė e Atdheut.

    Gjithashtu, ėshtė njė nga prijėsat kryesorė tė lėvizjes kombėtare e tė themelimit tė shtetit tė parė shqiptar. Nė qeverinė e parė tė Shqipėrisė sė pavarur nė 1912, e kryesuar nga kushėriri i tij Ismail Kemal bej Vlora, ai ka qenė ministri i Brendshėm dhe mė vonė ministri i Punėve tė Jashtme gjithashtu edhe pėrfaqėsues i Shqipėrisė nė Komisionin Ndėrkombėtar tė Kontrollit tė qeverisė Shqiptare.

    Arslan Libohova, oficer epror, akademist dhe diplomat, ka kryer studimet e shkollės sė mesme nė Paris dhe nė Londėr. Nė vitin 1934 pėrfundoi me sukses Liceun Ushtarak nė Napoli ku kishte hyrė nė vitin 1931 dhe nė vitin 1936 mbaroi Akademinė Ushtarake nė Modena. Nė vitin 1936 u emėrua oficer i Ushtrisė Shqiptare dhe vazhdoi studimet e larta ushtarake nė shkollėn e lartė nė Parma. Ka qenė profesor nė shkollėn ushtarake nė Tiranė gjatė viteve 1938-1939. Kapiten nė Luftėn Ballkanike gjatė viteve 1940-1942 nė krye tė njė batalioni vullnetar shqiptar qė luftonte pėr ēlirimin e Ēamėrisė.

    Mė vonė u gradua Major i Ushtrisė dhe iu dha "Urdhri i Trimėrisė". Nė vitin 1947 dha dorėheqjen nga ushtria dhe jetoi nė mėrgim pėr mė shumė se 10-vjet nė Egjypt si kėshilltar i njėrit prej grupeve financiare, industriale dhe ekonomike mė tė fuqishme tė vendit. Gjithashtu pati edhe kontakte tė ngushta me personalitete politike, ushtarake dhe diplomatike pėr t'iu ilustruar atyre situatėn tragjike nė tė cilėn ndodhej Shqipėria nė ato kohėra dhe bashkėpunoi pėr kėtė qėllim me shtypin ndėrkombėtar.

    Duke qenė nė kėtė grup tė madh iu dha mundėsia tė udhėtojė nė shumė vende tė Mesdheut, Afrikės dhe Azisė duke pėrfituar tė mbledhė njė eksperiencė tė vlefshme nė fusha tė ndryshme tė jetės. Nė vitin 1959, mbas revolucionit ushtarak nė Egjipt, duke qenė edhe nė lidhje familjare dhe miqėsore me shtėpinė mbretėrore tė Egjiptit, qė ėshtė me prejardhje shqiptare, u detyrua tė largohet nga ky vend dhe tė vendoset pėrkohėsisht nė Romė, ku jetonte nė mėrgim pjesa tjetėr e familjes. Mė vonė, nė vitin 1960, u largua pėr nė SHBA ku pėr disa vjet jetoi nė New York duke iu dhėnė mundėsia tė vizitonte edhe shumė shtete tė tjera tė Amerikės. Nė New York pati rastin tė frekuentojė disa institute kulturore dhe akademike pėr tė bėrė studime historike dhe tė kulturės amerikane.

    Bashkėpunoi me shumė organizata ndėrkombėtare dhe amerikane si lider i pavarur duke mos pranuar tė marrė pjesė nė asnjė prej partive tė shumta politike shqiptare nė mėrgim tė pėrēara dhe nė grindje tė vazhdueshme midis tyre. Kėto kontakte i mori me qėllim qė tė mbronte lirinė dhe interesat e vendit. Ka pasur rastin tė njihej nga afėr me shumė personalitete tė rangjeve tė lartė ushtarakė dhe civilė amerikanė dhe ndėrkombėtarė duke iu paraqitur atyre problemet dhe situatėn e tmerrshme tė Shqipėrisė gjatė regjimit totalitar marksist.

    Rreth vitit 1964 u kthye nė Romė pėr arsye personale dhe familjare. Edhe nė Romė vazhdoi tė marrė kontakte, siē kishte bėrė pėrpara nė Egjypt e Amerikė, tė interesohet pėr problemet shqiptare duke pasur kontakte me shumė autoritete qeveritare dhe ushtarake italiane dhe ndėrkombėtare duke dhėnė mendime pėr zgjidhjen e situatės nė Shqipėri. Edhe kėtu bashkėpunoi me shtypin italian dhe ndėrkombėtar pėr pasqyrimin sa mė real tė situatės. Autor i shumė artikujve nė revistat shqiptare qė publikoheshin nė mėrgim dhe kryesisht i revistės "Koha e jonė" qė publikohej nė Paris.

    Gjithashtu ka bashkėpunuar me revista dhe gazeta tė huaja pėr problematikat shqiptare. Ai ka qenė jo vetėm njė studiues i mirė i shkencės ushtarake, por edhe i historisė sė Shqipėrisė sidomos nė kuadrin e Perandorisė Osmane. Pėr kėtė qėllim kishte bėrė disa udhėtime nė Stamboll pėr tė studiuar origjinėn e familjes Libohova gjithashtu edhe tė Shqipėrisė. Shumė dokumenta tė vjetra ndodhen nė biblotekat e ministritė e vakėfeve tė Turqisė. Biblioteka e madhe e Mufid beut nė Libohovė, me shumė libra tė vlefshme pėr historinė e familjes dhe tė vendit, u dogj si rezultat i paditurisė sė drejtuesve komunistė, njė krim ky pėr historinė dhe pėr kulturėn shqiptare.

    Arslan Libohova kishte publikuar shumė shkrime nė gjuhėn shqipe dhe veēanėrisht nė gjuhėn franceze, me qėllim qė tė njihej mė mirė historia jonė edhe jashtė atdheut. Ai ishte i pajisur me njė kulturė tė gjerė dhe fliste e shkruante shumė gjuhė tė huaja. Ishte pjesėtar nė shumė rrethe kulturore dhe mondane dhe njihej nė shoqėrinė e lartė europiane. Ai ka qenė i dekoruar me shumė urdhra nderi shqiptare e tė huaja si tė vendit tė tij, ashtu edhe tė shteteve tė tjera. Kudo, me sjelljen e tij fisnike, reflektonte traditat e lashta tė familjes sė tij dhe bujarinė e vendit.

    Arslan bej Libohova dhe vėllai i tij Kaplan bej Libohova janė mė tė moshuarit e kryetarė tė familjes. Jetoi 60 vjet nė mėrgim me shumė dinjitet, por fatkeqėsisht, nuk pati fatin, siē dėshironte, tė shikonte pėr herė tė fundit atdheun e tij tė dashur, mbasi mė 15 dhjetor tė vitit 2002, me kėtė dėshirė dhe mendim nė zemėr, ndėrroi jetė nė San Remo tė Italisė nė moshėn 85-vjeēare. Vdiq me brengėn e madhe pėr tė ardhmen e atdheut tij tė dashur.


    Dy fjalė pėr publicistikėn e z.Kaplan Bej Libohova

    Ėshtė nė studim e sipėr botimi i njė libri nė tė cilin do tė mblidhen dhe do tė publikohen njė pjesė e shkrimeve tė paraqitura gjatė sundimit komunist nė Shqipėri, nga shtypi shqiptar nė mėrgim dhe nga shtypi ndėrkombėtar, raporte, memorandume dhe kumtesa, tė cilat herė mbas here i kishin paraqitur disa pėrfaqėsive tė huaja diplomatike amerikane dhe evropiane si dhe disa selive tė kryeqyteteve evropiane, tė cilėt Arslan bej Libohova dhe vėllai i tij binjak Kaplan bej Libohova (i cili ka ndjekur tė njėjtėn karrierė) pasqyrojnė si lider indipendentė (pa asnjė lidhje me grupet politike shqiptare ose tė huaja), situatėn tragjike dhe vuajtjet e tmershme tė popullit tonė nėn diktaturėn brutale komuniste dhe tradhtia e lartė e klasės drejtuese marksiste-staliniste shqiptare; gjithashtu nė kėto shkrime e komente flitet pėr historinė tonė dhe evidentohen tė drejtat e pamohueshme tė kombit dhe popullit shqiptar.


    -------------------------------------------------

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Familja Turdiu

    shekulli:

    --------

    TURDIU, familja qė po shkruan historinė e vet


    Belina Budini

    Personazh/
    Zyhdi Turdiu, tiransi qė ka grumbulluar statistikat mė interesante tė familjes, ka krijuar njė arkivė tė vėrtetė me ēertifikata, korrespondenca, fotografi dhe dėshmi nga mė tė moshuarit e familjes, me qėllim qė tė shkruajė historinė e familjes Turdiu. Pėrpjekjet pėr tė krijuar njė qendėr biznesi me emblemėn e familjes dhe pėr tė ngritur bustin e personazhit mė karizmatik tė familjes, Tut Efendiut nė zemėr tė Tiranės sė vjetėr


    TURDIU ėshtė obsesioni i jetės sė tij.
    Njė foto e Tut Efendiut, 2-3 armė tė punuara nė bronx, ca sahanė e tava tė Axhemistanit, njė kuran i kushedisakurshėm me kapak lėkure, 90 hatme tė trashėguara nga gjyshi... Suvenire tė njė kohe me tė cilin nuk e lidh gjė tjetėr pėrpos “rremat e gjakut” tė pararendėsve tė vet. Objekte pas tė cilėve ėshtė i obsesionuar si pas ēdo thėrrimeje tė sė shkuarės qė lidhet me emrin Turdiu (dikur Durdiu). Pinjoll i kėsaj familjeje tė njohur tiranase, Zyhdi Turdiu, nuk ėshtė mjaftuar thjesht me hartimin e njė peme gjenealogjike tė fisit dhe ruajtjen e disa episodeve e legjendave tė ardhura gojė mė gojė. Financier me profesion, tashmė nė moshėn 67 -vjeēare, ai ka krijuar njė arkivė tė vėrtetė familjare, ku nuk mungon asnjė emėr; statistika tė plota deri edhe nė pėrllogaritjen e viteve universitare tė kryera nga gjithė fisi Turdiu deri mė sot; njė fototekė tė pasur ku fotografitė mė tė ēmuara janė ato mė tė zverdhurat nga koha; njė koleksion me ēertifikatat e lindjeve familjare tė para luftės; letėrkėmbime nga mė tė vjetrat mes anėtarėve tė familjes, njė pjesė e tė cilėve tė arratisur jashtė vendit qysh nė vitet ’40-’50; dėshmi tė transkriptuara nga kujtimet e mė tė moshuarve tė familjes... Kėtė lėndė tė pasur dokumentare ėshtė duke e mbledhur pėr njė botim tė rrallė nė llojin e vet. Shkrimin e Historikut tė Familjes Turdiu. Ideja e kėtij libri lindi 5 vjet mė parė kur Zyhdiu nisi t’i dėrgonte letra dhe email-e fisit pėr ta furnizuar me informacione dhe dokumente. Shtresat e informacionit tė grumbulluar pėrfshijnė familjen dhe farefisin (dėshmitarė tė vjetėr) si edhe komshinj, krushqitė e miqėsitė. Prej tė gjithėve Zyhdiu ka vjelur njė informacion tė hollėsishėm qė pėrmblidhet nė dhjetėra dosje me ēertifikata, diploma, fotografi, letra, etj. Autori i kėtij libri ende tė papėrfunduar na rrėfeu historinė e pasur tė familjes sė tij, qė do tė shtjellohet nė 250-300 faqe tė Historikut tė Familjes Turdiu. Jo me gjuhėn e librit por tė kujtimeve. Qė nga legjenda e zbarkimit tė Turdive tė parė nė Tiranė nga Axhemistani nė 1670, tek personazhi i Tiranės sė vjetėr, Tut Efendiu (Mahmut Turdiu), historitė e arratisjeve tė djemve tė Tut Efendiut nė Itali e Zagreb e deri tek brezi i nėntė i Turdive sot.

    Legjenda e origjinės

    Sipas kėsaj “legjende”, e cila ėshtė transmetuar brez pas brezi, i pari i Turdive (nė fillim Durdi) Haxhi Ibrahim Turdiu u shpėrngul nė vitin 1670 nga Irani nė Tiranė me taborėt e ushtrisė. Nuk vinin si ushtarakė nga Irani (qė fillimisht quhej Axhemistan e mė vonė Persia). Mbėrritėn si misionarė fetarė. Shtėpitė e para i ndėrtuan aty ku sot ndodhet rruga “Qemal Stafa”. Lidhjet me Iranin u shkėputėn. Durditė, mandej Turditė, u integruan nė Tiranė dhe jetuan si tironsa. Tė parėt u morėn fillimisht me artizanat dhe bujqėsi. Tokat dhe pronat e tyre ndodheshin nė vendin e quajtur Krojet e Shėngjinit dhe nė afėrsi tė Saukut.

    Tut Efendiu, personazhi autentik

    Mustaqe, qeleshe, brekushe dhe vėshtrim e qėndrim shqiptari. Babaxhani i familjes Turdiu, personazhi mė karizmatik dhe i dashur pėr trashėgimtarėt, quhej Mustafa Turdiu por thirrej dhe njihej nė gjithė Tiranė me shkurtimit Tut Efendi (Tut shkurtim i emrit tė gjatė dhe Efendi sepse ishte klerik, i shkolluar nė Stamboll dhe njėkohėsisht pronar tokash). Ka qenė babai i 17 fėmijėve. Gruaja e tij, Nadire Turdiu, ishte bijė e avokatit tė parė tė Tiranės, Myslym Llagami. Tetė prej djemve tė tij u dha universitet, dy prej tė cilėvė studiuan nė Francė e dy nė Itali. Zyhdiu kujton se ai organizonte shėrbesa fetare nė shtėpi, se kishte kulturė fetare dhe ishte njė studiues i Kuranit. Prej tij familja ruan 90 hadme si edhe kuranin, tė cilin ai ka pėrdorur, me kapak tė lėkurtė.

    Breznitė e rrėmetshme

    Nga 11 djemtė e Tut Efendiut qė nuk ikėn shpejt nga kjo jetė, 8 prej tyre ndoqėn universitetin. Dy prej tyre u arratisėn dhe jetuan njėri nė Zagreb e tjetri nė Nju Xhersi kur nė Shqipėri u instalua regjimi komunist. Statistikat e Zyhdi Turdiut pėrfshijnė edhe njė shifėr tė pėrllogaritur me pėrpikmėri: vitet universitare tė kryera nga Turditė, qė janė 172. Pikėrisht kėta e sollėn “rrėmetin” dhe transformimin nė familjen Turdiu. Njėri prej tyre, Ramazan Turdiu, bėnte pjesė nė strukturat e Ballit Kombėtar dhe shkoi tė luftonte nė Kosovė. Nė nėntor tė vitit 1944 ai u arratis sė bashku me Mit’hat Frashėrin pėr nė Itali ku qėndroi pėr tre vjet, u martua me njė grua italiane dhe pjesėn tjetėr tė jetės e shkoi nė Nju Xhersi nė Amerikė. Ai ka mbaruar pėr mjekėsi nė Romė dhe vazhdon tė jetojė nė Amerikė, ndėrsa vajza e tij, tepėr energjike, kėndon nė dasmat familjare: “Jam goc Tirone”. Njė tjetėr i arratisur ėshtė Faik Turdiu. Edhe ai mjek. Ka studiuar nė Torino dhe mandej nė Zagreb ndėrsa u arratis atėherė kur grupi i studentėve shqiptarė u detyrua t’i vijonte studimet nė Sofje. Nuk e la mė Zagrebin ku ndėrtoi njė jetė tė denjė si mjek i ēmuar nga tė gjithė derisa vdiq. Njė javė pas tij nė Tiranė vdiq edhe i vėllai, Ali Turdiu (babai i personazhit tonė). Ai Turdiu ishte krahu i djathtė i Tut Efendiut si edhe Mustafa Turdiu qė u morėn tė dy me menaxhim pronash. Kėpucar nė profesion, Aliu ishte kryeteknik i fabrikės sė kėpucėve nė Tiranė. Usta Aliu njihej si personazh i ndershėm dhe babaxhan. Qazim Turdiu ėshtė njė nga djemtė e tjerė tė Tut Efendiut, babai i Silvės, vajzės qė u fejua me djalin e Mehmet Shehut. Regjimi komunist nuk kaloi pa i prekur trashėgimtarėt Turdiu. “Sa herė qė shkruante ndonjė gjė xhaxhai, Ramazan Turdiu nė Amerikė, (i Ballit Kombėtar) reperkursionet nuk vononin tė zbrazeshin mbi ne, kėtu brenda”, - tregon Zyhdiu i cili, ėshtė detyruar tė largohet nga puna si llogaritar nė Tiranė pėr nė Pukė, ndėrsa aktualisht punon financier nė fondacionin “Fan Noli” dhe ėshtė kryetar i Komisionit tė Disiplinės nė PD.

    Turdiu sot

    Sipas personazhit tonė sot numėrohen 50 pinjollė qė mbajnė mbiemrin Turdiu. Nė profesione nga mė tė ndryshmit dhe tė degėzuar tashmė, ata janė rikthyer pjesėrisht nė tokat dhe pronat e tyre. Janė duke projektuar momentalisht ngritjen e njė qendre tė madhe biznesi pikėrisht nė tokėn ku mė parė ndodhej shtėpia e Tut Efendiut si edhe ngritjen e njė busti kėtij personazhi babaxhan tė sė shkuarės familjare. Nostalgjikė pėr tė shkuarėn e familjes, ata janė vėnė tė gjithė me atė ēka posedojnė nė ndihmė tė Zyhdiut pėr tė plotėsuar tablonė historike Turdiu deri nė detaje. Madje njė pjesė prej tyre i shkruajnė vetė kujtimet, pėr t’i lėnė mė pas nė duart e Zyhdiut, i cili ka tė drejtėn e pėrzgjedhjes pėr t’i pėrfshirė ato nė historikun e familjes.



    12/12/2003

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Post Nje emer fisi shqiptar ne dy mijevjecare

    Ne ditet e fundit te dhjetorit 2003, Terezina Summa, e njohur si nje mjeke e shquar kardiologe ne qytetin e saj ne Shkoder, botoi librin e jetes, "Familja Summa". Nje histori e shtrire ne 2 mijevjecare, e njeres prej familjeve me te vjetra te historise kombetare. Nga kjo familje, kane dale shume konsuj, tregtare, klerike, mjeke dhe luftetare. Ata kane qene nga tregtaret e pare ne Milano dhe ne Shkoder dhe luftetare te se rese ngahere.

    Flitet per Familjen e njohur Summa, paraardhesit e te cileve, permenden qe ne shekullin e XIV. Demetriues Summa, ster-stergjyshi i tyre baron, mundi Stefan Dushanin e madh ne vitin 1331. Me pas, ata "fshihen" ne histori dhe ne shekullin e XVII, permenden si tregtare. Kjo familje do te vazhdoje te prodhoje pastaj, pa u rreshtur: Diplomate, prifterinj, tregtare dhe mjeke. Kane lidhje te ngushte me Papet e Romes dhe me heronjte shqiptare si Skenderbeu. Bemat e tyre, do te pershkonin kontinentin, teksa ata u atashuan prane personazheve te medhenj te kohes, si Caresha e Rusise; apo ndersa udhehiqnin kryengritjet. Nje pinjolle 80 vjecare e tyre, Terezina Summa, e ka sjelle kujtimin e tyre ne ditet e fundit te vitit 2003, me nje monografi te shkelqyer, nje model shkrimi per pak familjet e Medha shqiptare te mbetura

    Ben Andoni

    Jane disa familje ne Bote, qe kane per detyre qe te vazhdojne nje rrugetim te gjate. Gjaku i forte dhe destini hyjnor i bejne te pathyeshem, ndersa rrebeshet e historise thjesht i vadisin rrenjet e tyre. Te tilla familje numerohen me gishtat e dores, ndersa per nje vend jane nga xhevahiret, me te cilat krenohet. Dhe, qe ne rast rreziku i duhet t'i mbaje si hajmali, per te vazhduar mbijetesen.

    E tille eshte Familja Summa ne Shqiperine e Veriut ne Shkoder. Nje qelize qe ka zene jete qe nga viti 1331 dhe qe vazhdon te jetoje sot ne disa kontinente. I pari i tyre, Baroni i San Sergios (Shirgji i sotem, prane Bunes), Demetrius Summa, e ka pasur te paimagjinueshme, se cfare vrage do te linin ne histori pinjollet e tij. Por, vazhdimesia duket se eshte hyjnore. Ai, ne kohen e tij, mundi rivalin me te madh te kohes, Stefanin Dushanin, mbretin e famshem serb, qe kohe me vone do te fuste ne zoterimet e tij te gjithe Ballkanin. Familja Summa duket se reziston bashke me te gjitha bashkevendasit e tyre, qe flisnin te njejten gjuhe dhe ndanin te njejtat shqetesime. Qe nga ai vit, trashegimtaret e Summajve nuk permenden shume, pervec se ne vitin 1600 me Kole Summen. Ai permendet si tregtar i nderuar dhe nje pasanik i madh i qytetit te Shkodres dhe Ulqinit. Pasardhesit e tyre do te vazhdojne me emra te tjere te nderuar, qe do te jene nga te gjitha profesionet e nderuara te kohes. Nga fotografite, qe jane ruajtur ne shtepi dhe qe kuptohet se perfshijne nje trashegimi te pakten 100 vjecare, te ndjekin veshtrime burrash me veshjet me moderne te kohes, ne studiot e fotografeve te ndryshem ne Vjene, Milano, Piza, Padova, Raguza etj.

    Libri

    Qe 13 vjec e ka bluar ne mendje, Terezina Summa, historine e Familjes se saj, me te cilen pa dashur eshte pershkruar dhe nje pjese e historise se vendit. Pak dite me pare, kur libri eshte botuar kendshem nga "Florimont", ai ka zene nje vend te nderuar, ne mes te pak botimeve te ketij lloji. Fale perkushtimit dhe profesionalizimit te larte dhe pavaresisht pasionit amator te autores. "Kur me vdiq halla, une isha edukuar me tregimet e saj te mahnitshme, per fisin. Qe atehere, kisha deshire te madhe, qe te mos e lija fisin tim te humbte", ka thene autorja e ketij libri. "Ky punim asht thjesht nji pasqyre, ku mund te admirohet e kaluemja e te pareve tone dhe te sillemi te kontrollojme vetvehten, qi te mos devijojme, por te ndjekim me perkushtim shembullin e traditat e familjes sone shekullore dhe te lidhemi me te sikur shermasheku me lisin, deri ne vdekje". Kete pune, qe e ka nisur i vellai i saj Agustini, "i aksidentuar" ne kushte ende te panjohura per familjen. Kete kujdes te tij, Terezina e vazhdoi duke mbledhur dokumenta te ndryshme per Familjen e saj. Qe nga arkivi i Shtetit dhe duke vazhduar me trashegimine fantastike te arkivit-thesar te Familjes Summa. Pas shume viteve, kete pasion, kardiologia 80 vjecare, e ka permbushur me shume perkushtim, duke dhene nje liber, qe ka parametra te mire profesionale. Ajo vete ka nguruar ne vleresim dhe me modestine e fisme, i eshte shmangur ne liber, lavdeve pakuptim te fisit te saj. Ne fakt, nje detyre, qe do te dukej e tejkaluar, po te mendosh back-ground e njerezve te saj. Libri permban origjinen e familjes, lidhjet e saj me Papet dhe Kastriotet, Pemen gjenealogjike te familjes. Ne liber zene vend Summajt si diplomate; Levrues te gjuhes shqipe; Luftetare; Profesionet e tyre; Shtepite; Jetet private dhe persekutimin dhe ne fund edhe Varrin ose jeten e ameshuar. Librin e ndjek nje bibliografi e pasur, qe i jep vertetesi dhe shume seriozitet botimit, qe i ka marre autores se nderuar rreth 40 vjet perpjekje te parreshtura.

    Hija e tyre

    Hija e fisit Summa (Suma do te thirrej ne vitet e diktatures) do te kalonte shume mbi ngjarje te kohes. Ata, si pak kush, kane lene gjurmet e tyre ne historine kombetare vazhdimisht. Kane qene luftetare, levrues te shqipes, diplomate te nderuar, tregtare, mjeke dhe klerike te njohur. Cilesirat me te mira te races, qe shtoheshin me shkollimin e mire dhe gjendjen ekonomike, i beri ata, qe te aktivizoheshin ne shume fusha njekohesisht. Lirshmeria e te folurit ne disa gjuhe, kontaktet e medha me Perendimin, trashegimina, ishin elemente qe i dallonin nga bashkekohesit e tyre ne periudha te ndryshme. Kjo i beri ata, qe te vleresonin vendin e tyre Shqiperine, si nje vend, qe duhet te kishte dinjitet."Edhe kur qene prelate dhane shembullin e tyre te pervujtnise, edhe kur qene tregtare dhane shembullin e bamirsise, edhe kur qene politikane u perpoqen per nje moral politik", shton autorja e librit Terezina Summaj. E gjithe kjo trashegimi nuk mund kurrsesi qe t'i shpetonte udhe pershkruesve te huaj. Historianet e medhenj Jirecek dhe Shuflaj, apo kleriket si At Valentini do t'i pershkruanin gjate ne librat e tyre, pinjollet e ndryshem Summaj. Ndersa, Lir dhe te tjere do te pikturonin disa prej tyre.

    Pak histori

    Mbiemri "Sume" ekziston si fjale e rralle dialektike ne foklor dhe ka kuptimin maje kodre, ndoshta nga burimi latinisht "maje e larte" (summa) apo me nje kuptim tjeter, kesaj rradhe ushtarak:"Autoriteti, komanda e larte", veren autorja. Vijemisine shqiptare te fisit, ajo e argumenton me toponimin "sume", qe eshte e perhapur ne Shqiperine Veriore si ne Drisht, Nenshat, Zadrime, Barbullush, Kruje, Blinisht, Velipoje e tutje. Autore, qe nga Barleti i famshem deri tek Noli e Kristo Frasheri, prekin dendur prejardhjen e ketij fisi. Ne "Acta et Diplomata", ne nje dokument te 14 prillit 1332, thuhet se "Demetrius Summa quidam natione haud dubbie albaniensis" (Demetrius Suma padyshim shqiptar). Shuteriqi gjen nje material tjeter per vitin 1300, kur permend perseri ata. Madje, ai gjen se Dom Nikolle Summa eshte ambasador i Gjon Kastriotit ne Raguze. Shuflaj i vendos Summajt, si familje patrice nga qyteti i Drishtit (Drivastos Antica) me kryevend Sumen. Shuflaj vete mbante lidhje me Balshajt e Zetes, Dukagjinet e Lezhes dhe me Familjen Summa, ne bregun verior te Bunes. Qe ne vitin 1368, pjesetare te familjes Suma, jetonin ne Shkoder dhe ishin te ardhur nga Drishti. Kurse Jirecek, shkruan autorja, nje mediavalist i shquar i historise se shqiptareve, emrin e Familjes Summa e permend thjesht si emer romak. "Ajo qe i ve vulen shqiptarsise se fisit Suma per kete periudhe eshte Papa Nikolla V, i cili me 20.09.1451 emeronte Nunc Apostolik, franceskanin e shquar shqiptar Eugjen Summen", veren autorja. Summajt permenden ne rregjistrin e Kadastres se Shkodres dhe ne Krisobulen e Decanit, qe ne 1355, si shqiptare. At Valentini cileson se ky fis e mban origjinen nga Drishti me tri dege: Dega Mirdite, Pult e Postribe;b.dega Bregu i Bunes (Shirgj e Barbullush);c.dega Tuz-Grude. Lidhja e tyre me papet eshte e kahershme dhe po ashtu dhe me Kastriotet. Papa Nikolla V me 1451 dhe Papa Kalisti III dergojne prane Gjergj Kastriotit, diplomatin e tyre ne veshje te Nuncit, Komisarit Apostolik e Inkuizitor te Pergjithshem "fratin Eugje Summen, shqiptar me fis e gjak". Ky mbahet si nje nga pinjollet me te nderuar te fisit, jo vetem per shkak te ofiqit, por edhe personalitetit te tij. Pas tij, vijojne klerike dhe diplomate te njohur. Pa vazhduar nje linje kronologjike te tyre, gje te cilen e ka bere mjeshterisht autorja, Summajt ishin diplomate shume te njohur. Jakov Suma i paraqitet Carines se Rusise me 1759, ku i kerkon qe shqiptaret te bashkohen nen flamurin e Rusise. Ky personazh i njohur eshte zevendes konsull i Venedikut ne Shkoder. Ai eshte i zgjedhur nga Kara Mahmut Bushatliu. Kola i vellai i tij ishte zevendes konsull i Britanise ne Shkoder. Te njejten detyre ka kohe me vone dhe nipi i tij, djali i vellait, Antonio. Kola, nje nip tjeter, eshte po konsull i Britanise se Madhe ne Shkoder. Keshtu vazhdojne Ndreka dhe te tjere, por per Venedikun. Pa asnje dyshim, per shkak te shkollimit, ata jane edhe levrues interesante te gjuhes shqipe dhe kjo permendet nga autore te ndryshem. Te cilet kane pare se ne arkiva ruhen edhe letrat e tyre korrespondenciale. Ato i perkasin gjysmes se pare te shekullit te XIX dhe jane letra te brendshme te familjes Suma. Familja, nderkohe, ka nxjerre luftetare te ndershem dhe shume patriote; aqsa ka edhe tregtare te nderuar dhe shume mjeke me emer, ku e fundmit nga me te permendurat, mbetet edhe autorja e librit, Terezina Summa.

    ***

    Nga hapesira, ku qendron sot ne Perash, shtepia e pasardhesve te Summajve ka shume drite. Nje drite natyrale, qe duket se shkon me driten e madhe hyjnore, besimtaret e se ciles Summaj, shkojne jeten kahmote. Ketu jeton Doktoresha Terezina dhe Henriku, vellai i saj me i ri. Ne kete shtepi ka nje "thesar" vlerash, dijesh, por me shume dashurish. Ku me e madhja eshte ajo per Zotin ose per binomin, qe ka mbajtur deren e fisit gjithkund hapur "Fe e Atdhe".

    Terezina del vete per te hapur deren dhe per te percjelle miqte, qe e nderojne. Shtrengimi i dores se saj, te duket se, te afron me nje pjese te historise se Shqiperise, qe ti e prek. Pastaj mbyllet dera...dhe Familja Summa vazhdon te jetoje historine e saj te perditshme mijevjecare. (Fund-dhjetori 2003-Shkoder)


    Marre nga Korrieri
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Pse e shkrova historine e Fisit
    Flet Terezina Summa, autorja e librit kushtuar fisit te saj. Si e mbajti te pashuar deshiren per 40 vjet dhe si arriti, qe te perfundonte kardiologia 80 vjecare, librin kushtuar "Fisit Summa"

    Terezina Summa eshte nje grua e bukur, qe i ka kaluar kufijte e 80 viteve. Ne Shkoder e njohin per nje nga mjeket me te mira kardiologe dhe nje nga pasardheset dinjitoze te Familjes Summa. Pjesa me e madhe te cileve tashme jane ne histori, apo kane filluar jeten e vertete ne ameshim. Qe 70 vjet te shkuara, ne koken e saj fisnike, eshte mbeshtetur nje enderr, e cila mori jete, vetem ne vitin 2003: Botimi i historise se familjes se saj. Ajo e kurorezoi kete histori, te nisur nga i vellai i saj i ndjere, Agustini, te cilit i ka kushtuar edhe librin e jetes "Familja SUMMA". Terezina ka mbajtur gjalle traditen e familjes, teksa ka kembengulur per dhjete vjet me rradhe, vetem per te fituar mundesine e shkolles se larte ne mjekesi. Dhe, si ndodh me pasionet e medha: Ajo nuk deshtoi, por i dha Shqiperise dhe qytetit te saj, nje nga doktoreshat me te mira kardiologe. Endrra e dyte ishte thirrja e gjakut, qe ajo e materializoi me librin e fundit. Me kete, ajo i ka bere homazh pervec fisit te saj dhe races shqiptare, per te thirrur ne apel berjen e puneve te tilla. Ku modestia dhe nderimi per paraardhesit eshte homazh se pari per Shqiperine.

    Njeh mire pese gjuhe (Italisht, frengjisht, anglisht, gjermanisht dhe rusisht) dhe ka nje kulture te trasheguar dhe qe e fiton per cdo dite, me shume perkushtim. Terezina ka treguar me kete liber, se c'mund te bej nje njeri i seres se saj. Fatkeqesisht, keta njerez jane te paket dhe kjo e ben ndermarrjen dhe qenien e saj te nderuar, per cdo kohe te respektuar.

    Sa vite ka qe fle ne mendjen tuaj, ideja e nje libri te tille?

    "Qe ne moshe shume te re. Domethene... kam kene nja 13 vjec, kohe kur me ka vdekur halla. Ideja ishte per me mbajt mend, me ba qe te perjetesohet origjina, dhe me ba qe familja jone te njihet, se kush jemi. Dhe, mos me kene si ato familjet, pra, qe te mos hupi dhe te mos harrohet si familje. Idene me pare e ka pasur dhe vellau jem, Agustin Suma. Ky biles ka punuar ne muzeumin e qytetit. Kujtoj se, ne clirimin e vendit nuk i jepte fonde Komiteti, sepse ishte viti 1945, dhe ai vete, duke mos iu dhene ato fonde, mori nje dhome tek halla jone, ne shtepine e Bep Murzhanit, dhe atje hapi muzeumin e pare. Kuptohet se u be drejtor i tij. Ai ishte muzeumi i pare i Shkodres, historik dhe etnografik. Ky eshte marre me etnografi me shume, por edhe me histori dhe ka qene ne Itali. Ishte i apasionuar pas muzeumit, por ka qene avokat me profesion. Ne kohen e luftes, ne kishim frike se ishte viti 1943-1944, prandaj e kerkuam qe te kthente ne Shqiperi. Atje, atij, i takoi me ndejt vetem dy-tre vjet. Ne i kemi mbajt ende librat e tij".

    Pervec jush e kishte edhe Agustimi kete ide?

    "Agustini e kishte pasur me perpara kete ide, une thjesht vazhdova punen e tij. Ai vdiq "aksidentalisht", ne nje aksident te provokuem, nga 1949. Mua me kishte mbetur nje peng, sepse edhe ai kishte grumbulluar dicka. Ai punonte me pasion vete ne muzeum dhe punonte dendur ne arkiva. Madje, une dokumentin per Jakov Sumen, e kisha prej tij. E kam marre nga Arkivi i Shtetit. Eshte e rregjistruar ne faqet e para te librit".

    Kur nisi te skicohej libri, kur filluat, qe te hidhnit shenimet dhe strukturen e tij?

    "Ne kohen e Partise se Punes. Por, vetem se ishte nje ide, sepse une nuk kisha si me thene dhe nuk mund t'ja besoja kurrkujt, per me i dhene materialin tem. Te gjithe kohen, jam perpjekur per te grumbulluar e grumbulluar, gjithmone e me shume material. Kjo ishte disi e kollajt me u ba, sepse ishte nje pune familjare dhe kisha edhe kushurijt e mi qe ndihmonin. Nga keta ishte edhe Karlo Suma, qe ka dashur te beje dicka. Une vete kam studiuar shume dhe shkoja hulumtoja shume libra, pasi e kam pasur pasion si njeri. Nga ana tjeter, doja me plotesu edhe deshiren e vellait tem Agustin. Edhe ai vete donte te bente nje liber".

    Ne familjen tuaj, cfare dokumentash ka pasur per historine e familjes?

    "Cfare te them?! Une nuk mund t'i tregoj te t'ana. Vetem se ka libra, korrespondenca qe ne 1700, qe ka pasur doktori i pare i fisit, qe ka qene Kole Heqimi (Summa). Ai ka qene stergjyshi im. Ne kemi fotokopjet e te gjithave letrave, qe shkruante qe ne luften e Vidinos, ku ai ka shkuar me vezirin e Shkodres me 1824-1828 (afersisht?). Ato jane dokumentat tona, mandej ato qe kane folur te tjeret per ne. Jane te shkruajtura ne shqipen e vjeter dhe numerohen si shkrimet me te vjetra shkodrance. Jane letra te shkruajtura qarte dhe me alfabetin latin, por nje fije me te vjeter, kuptohet. Ne i kemi dokumentat e gjyshit, qe me 1789".

    Summajt, cfare profesionesh kane aplikuar me shume?

    "Per sa i perket familjes sone, une se di se kane qene shkrimtare. Por, ata kane bere shkollen dhe e kane pasur tregtine shume te perparuar. Ata kane qene nder te paret tregtare, qe kane qene ne Milano. Atje kane pasur dhe shtepine e vet dhe sot eshte ende "Rruga Sumaj" ne Milano. Henriku (I vellai) ka shkuar vete dhe e ka pare ne Milano. Jane dy dege kryesore te familjes. Ndersa i jati ka dale doktor, te tjeret u ka pasur enda tregtine. Kane pasur gjendje te mire, kuptohet, qe kane vazhduar tregtine".

    Summajt permendet ne Rusi, dhe ne Itali, po ku tjeter?

    "Ne Itali ka shume. Kjo ka mundesi, sepse ne kohen e Turqise kane shkuar shume dhe prej tyre ka ne Udine, Milano, Padova. Kena qene me te lidhur me ata, qe kane dhene e marre shpejt. Kemi dhe keta te fundit, keta te kanalit te Angjelin Summes. Ky ishte demokrat dhe keta kane ikur ne kohen e Fan Nolit. Ata kur ra ky, iken ne Paris. Fillimisht Angjelini shkoi ne Vjene me gjithe familje dhe me tre femijet e tij. Me pas, kane pasur frike se i vrisnin dhe iken ne Paris. Ai vete ka vdekur ne metrone e Parisit. Thuhet aksidentalisht... Ai ka lene dy djem nje vajze. Njeri ka vdekur ne Barcelone ne 1993 dhe ka qene doktor; tjetri Franon ne Amerike dhe ne Kanada; vajza eshte ne Bruksel".

    Kush ka qene njeriu, qe ju ka ndihmuar me shume per iniciativen tuaj?

    "Ka qene halla ime Lucie Summa. Kjo ka qene murgeshe shtepie. Me perpara familjet e pasura, si ne, linin nga nje murgeshe shtepie. Une jam rritur nen kujdesin e saj. Une kam pasur nenen qe sherbente, por isha e lidhur me shume me hallen. Madje flija me te. Edhe kjo kishte shume kulture, sepse te gjithe kane qene ne Itali dhe ne Venedik. Per cdo kohe shkonin atje. Te gjithe te paret e kane mbaruar shkollen ne Venedik dhe ne Milano. Disa kane filluar shkollimin ne vend nder jezuite dhe pastaj kane vazhduar andej. Tregimet e saj ishin te bukura dhe ajo me ka ndihmuar shume per ndermarrjen time".

    Po vellezerit e tjere, ju kane ndihmuar?

    "Askurrkush. S'me ka ndihmuar kurrkush. Nje vella imi me ka lene disa dokumenta. Por, ai ka vdek heret. Nuk ka qene i martuem. Une e kam bere librin ne kujtim te tij, sepse ai kishte qejf ta bente dhe kishte idene".

    Si i shikoni paraardhesit tuaj, ne raport me bashkevendasit ?

    "Ata me tregtine e tyre kane shkuar deri ne Bishtin e Palles. I kane aktivizuar te gjitha brigjet e detit te Shqipenise. Kane qene ne Ulqin. Por, kane bere dhe nje fshat me emrin e tyre. Kane kene dhe ne Maqedoni dhe jane hapur shume dhe me tej. Dua te them se kane qene shume te kulturuar dhe i ka dashur shume populli. Kane qene te gjithe te vemendshem ndaj halleve te tij. Nuk i kane pare shume dasite fetare. Kur benin gostat keta, atehere ftoheshin te gjithe pa perjashtim. Madje benin dy gosta: Per myslimanet diten e premte dhe per katoliket diten e hane. Kur ishte dita e premte, ftonin njerez, per tu bere gostat tamam. Dhe, nuk i perzinin as ne gosta dhe as kurrkend".

    Sa e ndjen vleresimin e shkodraneve per familjen?

    "Kur e kane marre vesh, se do te nxjerr kete liber, me kane thene se kur do ta nxjerresh, me kane "nervozu", per ta bere sa me shpejt. Kuptohet se ne kohen e Partise nuk mund te beja gje. Mandej, ne kete kohe, ka pasur edhe njerez, qe donin ta pervetesonin librin tim".

    Cfare do te beje me mire, sikur te filloje nga fillimi?

    "Me duket se i kam plotesu te gjitha. Keshtu e kam idene. Njeriu nuk eshte i kenaqur asnjehere dhe don shume e me shume, qe te flase dhe te thote. Une jam marre me shume mjekesine dhe nuk me takon, qe te bej me shume per kete pune".

    Keni pasur ndonje model per hartimin e tij?

    "Nuk kam pasur kurrfare nje model. Jane gjera spontane, qe vine vete. Bile thonin ata qe me kane keshilluar, se eshte i vetmi liber, qe po ben ti...".

    Nuk je bazuar tek ndonje nga botimet e familjeve te tjera?

    "Jo nuk jam bazuar, tek asnje prej tyre. Ky eshte thjesht libri im."

    Keni fshehur per shume kohe dhe talentin per te shkruar. Do shkruani prape?

    "Nuk e di. Por me shkrujt prape?! Me kerkojne ne Radio Maria me ba disa pyetje rreth mjeksise. Me kane thene edhe me ba disa leksione. Une vete, u kam thene se nuk eshte bukur keshtu. Me mire do te ishte me pyetje. Per dy dite kam grumbulluar edhe disa materiale, me ato qe kerkojne ata".

    Cfare ben gjate dites Terezina Summa?

    Nuk jam e kenaqur fare me sa di. Dua te di gjithmone dicka te re. Edhe librat, "nuk me dalin" gjithmone, prandaj shikoj libra te rinj, ndjek shume televizorin, ndjek radion dhe te rejat e tjera."

    Cfare mban ende per te botuar?

    "Kam ditarin tim. Por, jane gjera krejt personale. Do ta pergatis, por don kohe...(qesh) Por, a e di, eshte marre me dit, punet e mia njerezit"
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Ku jetojne sot, pinjollet Summa
    Ata jetojne ne shtepine e Angjelin Agostin Summes, paraardhesit te tyre. Terezina e pershkruan keshtu shtepine ku jeton

    Ndodhet te Arra e Madhe karshi Shkolles "Deshmoret e Prishtines". Trashegimtaret e ketij djali me te vogel te Agostin Sumes, Angjelinit jane: Agostini, Terezina, Gjysepina dhe Enriku.

    Kesaj shpi, per t'ju pershtate kohes, ju ba rikonstruksion para 35 vjetesh. Megjithate, cdo gja e bukur dhe me vlere artistike antike asht rujte me kujdes dhe asht sistemue aty ku i perkiste.

    Dera e oborrit asht e madhe, e punueme mire ne dru, e forte dhe me dy kapake, rezja eshte e punueme bukur. Ka pullaz me tjegulla. Sa hapet dera te mbeshtjell pershtypja e nje hapesire te pafund drite (sepse oborri asht shume i madh). Majtas jane pemet dhe te ngjan me hyrjen ne nji pyll. Djathtas, drejt shtepise, asht nji rrugine relativisht e gjane me drite dhe arome te trendafilave ne dy krahet e saj. Nga drita e forte kalojme ne erresiren e shemshireve, qe zevendesojne drandofillat ne te dyja anet e rrugines. Ky korridor terhjekes asht gati dhjete metra i gjate. Pak para se me arrite te shtepia, prape dalim ne drite. Ne te majte, ke nje pus te vjeter, qi nga koha asht sheshue. Prane tij rrin plot madheshti nje qyp madheshtor, per vaj ullini me kapacitet prej afro njeqind litrash. Ky qyp asht nji kryeveper artistike, me vjezgat e kapakut te zbukuruara ne forme kermilli. Asht me te vertete shume i madh dhe shume i veshtire me u spostue. Bri ketij qypi asht edhe gryka e pusit shume antike, e skalitun nji cope ne gur dhe me disa ornamente te thjeshta simetrike. Afer shtepise, rreth saj, e sidomos ne hymje ka peme e lule gjithfaresh. Aty ndodhet edhe lugu i madh i gurte. Harqe guri te punuem bukur, gjyle hekuri e guri me dimensione te ndryshme etj. Sa hyn ne shtepi te bjen ne sy statuj e nje femije ne mermer te bardhe, punuem shume bukur. Kjo hymje ka edhe nje pasqyre rrumbullake ne mur, me mulazhe greke e romake te vendosuna aty-ketu. Kur ngjitesh trembedhjete kambe shkalle, hapet cardaku i madh. Ne balle majtas, ndodhet pasqyra e madhe shume e larte, qi arrin gati ne tavan, e zbukurueme me ornamente te punueme ne allci: lule, luaj etj. dhe ne balle lart paraqet figuren e nje burri me kunore lari. Kjo pasqyre trashigohet qysh nga shekulli XVII, asht funksionale dhe shume pak e damtueme. Ne cardak ndodhet edhe llampadari i madh porcelani me qirinj, rreth kater rafte ne mur, me kapake te punuem nga artizanat ma te zgjedhun. Ato flasin per disa brezni, ka kapake dritaresh, kapake arka nusesh: nga ma e vjetra me qeparisa dhe zogj e deri te ato te malcis dhe katundit. Ka edhe djepa malcoresh te punuem shum bukur. Po te hyjme ne dhomen e pritjes ne njifare menyre hyjme ne muzeun personal te familjes. Aty gjenden pikturat portrete te piktorit Delacroix, qe paraqesin Agostin Sumen me kostum kombetar, Gjon Muzhanin, Tereza Sumen (Biankun) etj.

    Gjenealogjia e tyre (shume e shkurtuar)

    *Demetrius Summa-Ne vitin 1331 njihet si fisnik i Shirgjit me titullin baron.

    *Kole Summa. Ne vitin 1600 permendet si tregtar i zoti e pasanik i qytetit te Shkodres, Ulqinit e rrethinat.

    Nga ky erdhi Jake Kole Summa (shek XVI-diplomat). Nga Jaku erdhi Mark Jak Summa (tregtar).

    *Marku la tre djem: Jak Mark Summen (konsull i Venedikut-1796), Andrean me tre djem dhe nje vajze (Antonin, Palin e Pjetrin) dhe Kole Mark Sumen (Doktori i Bushatlliut 1765-1832).

    *Dr. Kole Summa la Gjonin, Agostinin dhe Franceskun dhe nje vajze Rozen. Djemte shkuan ne Institutin e Larte Komercial ne Milano.

    Nga Gjon Kole Summa (Tregtar ne Itali) erdhi Nikola. Ky ishte konsull i Britanise deri me 1917 ne Shkoder. La pese djem dhe tre vajza (Vitoren, Pinen, Enmilin, Luigjin, Ernestin, Loron dhe Gjonin.

    *Nga Agostin Kole Summa erdhen tete trashegimtare: Ninia, Lucija, Zef, Cina, Filip, Jak, Pina dhe Angjelin.

    Nga Francesk Kole Summa erdhen gjashte trashegimtare Karlo, Gasprin, Danin, Lizen, Tonin dhe Marine.

    *Te vetmit Summaj (katolike) me emer te tyre jane sterniperit e Koles. Nga Angjelin Agostin Summa eshte edhe autorja e librit. Ndersa i vellai i saj Henriku i ka vene emrat e paraardhesve te tij Agustinit dhe Angjelinit, te bijve te tij dhe Summajve te rinj, te mijevjecarit te trete.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #67
    Death Seeder Maska e USHK
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    61
    ...edhe pak nga Kosova;
    Familjet me te nderuara
    Familja Jashari- nga Prekazi i Skenderajit,
    Familja Haradinaj- nga Glogjani i Decanit,
    Familja Pajaziti- nga Gallabi i Besianes,
    e shume e shume familje tjera,per cilat do te me duhej kohe e gjate per te shkruar
    "Populli i cili nderon tė rėnėt pėr liri,nuk duhet tė frikėsohet nga e ardhmja!"
    S.U."Graver's"
    Damn forever

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-04-2007
    Postime
    16
    [QUOTE=Actec]I nderuar Agim

    Ajo qe Agimi pershkrun eshte realitet i paster dhe s'ka te beje me vuajtjet e rrethit te tij familjar pasi s'eshte i vetmi qe e deshmon ,keshtu qe na i kurseni bindjet abstrakte qe i keni marr mpas oqeanit.

  9. #69
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    DOSSIER

    Si u persekutua nga regjimi komunist familja Gjonmarkaj qė rrjedh nga dera e Kapidanit tė Mirditės. Deda varet nė litar, Marku vdes nė hetuesi dhe Prenga njė jetė nė burgje

    Preng Gjonmarkaj, zv/ministri qė vuajti 30 vjet nė burgje


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Me ardhjen e komunistėve nė pushtet kullat tona nė Orosh tė Mirditėsė u dogjėn prej tyre, ndėrsa babai im majro Preng Gjonmarkaj i cili gjatė periudhės sė Luftės kishte mbajtur detyrėn e zv / Ministrit tė Brendshėm dhe Kuestorit nė Shkodėr, ashtu si shumė antikomunistė tė tjerė u arratis dhe doli nė mal. Pasi qėndroi pėr disa kohė nė arrati sė bashku me kushėririn e tij Mark Gjonmarkajn, i cili e dontė mė shumė se vėllezėrit e tij, nė vitin 1945 ai u arrestua nė qytetin e Shkodrės dhe u dėnua me vdekje. Nė atė kohė qė u dėnua baba edhe gjyshi jonė Deda i cili kishte qenė ushtarak i Monarkisė me gradėn e kapitenit ishte i arratisur nė mal sė bashku me djalin tjetėr Markun. Gjyshi Deda u kthye nė shtėpi pas njė amnistie qė u dha asokohe nga qeveria komuniste e Tiranės, por ai u arrestua pėrsėri nė gushtin e vitit 1949 me rastin e vrasjes sė Bardhok Bibės dhe ishte i pari qė e varėn nė litar nga tė 14 personat qė u ekzekutuan nė shenjė hakmarrje pėr vrasjen e tij.

    Para varjes, gjyshi, Deda, kėrkoi qė tė paktėn djalit tė tij Markut, t'i falej jeta gjė e cila u muar parasysh dhe Marku vdiq nė burgun e Shkodrės ku ishte dėnuar me 101 vjet". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 58-vjeēari Filip Gjonmarkaj, ish-oficer me gradėn e kapitenit nė Gardėn e Republikės, i cili rrėfen gjithė historinė tragjike tė familjes sė tij qė rrjedh prej derės sė famshme tė Gjonmarkajve tė Mirditės, ku pinjollėt e saj u ekzekutuan, u burgosėn, apo u internuan pėr 45-vjet me rradhė nga regjimi komunist i Enver Hoxhės.

    Familja Gjonmarkaj, nga dera e Kapidanit
    Babai i Filipit, Preng Gjonmarkaj, ėshtė nga fshati Orosh i Mirditės, prej nga ėshtė dhe origjina e asaj familje nga mė tė njohurat nė Shqipėri. Familja e Preng Gjonmarkajt, rrjedh nga i njėjti trung i familjes sė famshme tė Kapidanit tė Mirditės, Gjon Markagjonit, i cili njihet ndryshe dhe si Princi i Mirditės. Dera e Gjonmarkajve tė Mirditės e cila konsiderohet si njė nga dyert e para tė Shqipėrisė, ka qenė e pėrbėrė nga tre degė: Lleshi i Zi, Preng Pasha dhe Preng Markola. Preng Pasha apo siē njihet ndryshe Preng Bib Doda i cili mbajti postin e Ministrit tė Botores nė Qeverinė e Ismail Qemali, pas vdekjes sė tij nuk la asnjė trashėgimtar dhe ajo degė e fist tė Gjonmarkajve u shua fare. Familja e babait tė Filipit, Preng Gjonmarkajt, e ka zanafillėn dhe rrjedh nga trungu i familjes sė Preng Markolės, prej sė cilės ka ardhur dhe dera e Princit tė Mirditės, Gjon Marka Gjonit. I pari i kėsaj shtėpie Preng Markola, ka qenė tepėr i njohur si njė nga prijsit ushtarakė tė asaj familje i cili ka udhėhequr bajrakun e tij dhe mirditorėt nė luftrat kundėr pushtuesėve osmanė. Pėr kėtė gjė ai ėshtė pėrmėndur dhe nga Padėr Gjergj Fishta nė veprėn e tij madhore "Lahuta e Malcisė", ku midis tė tjerash thuhet: "Janė vėnė trimat nė rresht pėr nji / njaj Preng Markola u ka pri / asht Gjonmarkajsh dhe i takon prija / derė ma tė vjetėr s'ka Shqipnia". Trojet e vjetra dhe themelet e kullės sė familjes sė Preng Gjonmarkut dhe tė parėve tė tij kanė qenė nė fshatin Ndėrshen, fare pranė Oroshit ku ndodheshin dhe sarajet e kushėririt tė tyre, Kapidanit tė Mirditės, Gjon Marka Gjonit.

    Deda dhe Prenga ushtarakė tė Monarkisė
    Preng Gjonmarkaj u lind nė prill tė vitit 1913 nė fshatin Ndėrshen tė Oroshit tė Mirditės dhe ishte fėmija i parė nga dy djem dhe njė vajzė (Markun e Marten) qė kishte Dedė Gjonmarkaj i cili nė atė kohė shėrbente si ushtarak nė qeverinė e Vlorės qė kryesohej prej Ismail Qemalit. Dedė Gjonmarkaj e vazhdoi karrierėn ushtarake edhe gjatė viteve tė Monarkisė sė Zogut, duke shėrbyer si ushtarak nė armėn e xhandarmėrisė me gradėn e majorit nė rrethet e Gjirokastrės, Kukėsit dhe Mirditės. Po kėshtu edhe babai i Dedės, Preng Gjonmarkaj ishte ushtarak me gradėn e majorit dhe pėr shumė vjet ai shėrbeu si inspektor i Oborrit Mbretėror nė Qarkun e Shkodrės. Ndėrsa djali i Dedės, Preng Gjonmarkaj i ri, mėsimet e para i mori nė Konviktin e Oroshit qė kishte hapur asokohe dera e Kapidanit tė Mirditės, Gjon Markagjonit, ku ai mėsoi pėr pesė vjet si nxėnės i jashtėm. Nė atė kohė qė Prenga mėsonte pranė atij konvikti dhe ishte me rezultate shumė tė mira nė mėsime, babai i tij Deda, kishte dėshirė qė ta shkollonte nė njė shkollat ushtarake me qėllim qė ai tė ndiqte traditėn familjare tė shtėpisė sė tyre dhe tė dilte oficer. Lidhur me tė kaluarėn e karrierės ushtarake tė babait tė tij, 58-vjeēari Filip Gjonmarkaj dėshmon: "Pas mbarimit tė shkollės unike nė konviktin e Oroshit nė vitin 1929, babai im Preng Gjonmarkaj u dėrgua pėr tė ndjekur njė kurs ushtarak pėr xhandarmėrinė qė ishte hapur asokohe nga Mbreti Zog dhe nėn kujdesin e instruktorėve italianė nė Plepat e Durrėsit. Duke qenė se atė kurs baba e mbaroi me rezultate shumė tė mira, ai u titullua oficer me gradėn e nėntogerit dhe u emėrua si komandant i Postės sė Xhandarmėrisė nė Lis tė Matit ku ai shėrbeu pėr deri nė vitin 1932. Nga viti 1932 e deri nė vitin 1939, babai shėrbeu si ushtarak i Monarkisė me gradėn e kapitenit nė armėn e xhandarmėrisė nė qytetet e Durrėsit dhe Tiranės ku atij iu ngarkuan detyra tė ndryshme. Nė vitin 1935 kur ndodhi kryengritja e Fierit, Prenga shėrbente si inspektor ushtarak pranė Oborrit Mbretėror tė Zogut dhe nė atė ai u dėrgua pėr tė hetuar rreth asaj kryengritje qė kishte si qėllim rrėzimin e qeverisė monarkiste. Nė detyrėn e inspektorit ushtarak pranė Oborrit Mbretėror, Prenga shėrbeu deri nė prillin e vitit 1939 kur Italia fashiste kreu agresionin ushtarak ndaj Shqipėrisė. Pas pushtimit tė Shqipėrisė, Prenga nuk pranoi tė shėrbente pėrsėri nė armėn e xhandarmėrisė dhe u lirua nga detyra. Nė atė kohė ai u kthye nė vėndlindjen e tij nė Orosh tė Mirditės ku dhe u emėrua si Kryetar i Komunės sė Fushė-Arrėzit dhe tė Fanit tė Mirditės", kujton Filip Gjonmarkaj lidhur me karrierėn ushtarake tė babait tė tij Prengės dhe gjyshit Dedės, tė cilėt kishin shėrbyer si ushtarakė tė Monarkisė sė Zogut.

    Nė Tiranė, zv/Ministėr i Brendshėm
    Nė Komunat e Fushė-Arrzit dhe tė Fanit tė Mirditės, Preng Gjonmarkaj shėrbeu deri aty nga viti 1941, sepse nė atė kohė kushėriri i tij Mark Gjon Markaj qė mori mė pas postin e Ministrit tė Brendshėm, e thėrriti nė Tiranė dhe e ftoi tė shėrbente pėrsėri nė armėn e xhandarmėrisė. Nė atė kohė Prenga veshi uniformėn ushtarake me gradėn e kapitenit qė kishte pasur mė pėrpara nė xhandarmėri dhe pasi punoi pėr disa kohė aty, u emėrua si shef i Zyrės Politike pranė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nė Tiranė. Nė atė kohė atij iu dha edhe grada e majorit dhe funksioni i Shefit tė Zyrės Politike, korespodonte edhe me funksionin e zv / Ministrit. Lidhur me periudhėn qė Prenga shėrbeu pranė Ministrisė sė Brendshme, i biri i tij Filipi, dėshmon: "Ndonėse babai im Preng Gjonmarkaj ishte me bindje tė thella antikomuniste, ai nuk e shfrytėzoi funksionin e tij nė Ministri pėr t'u hakmarrė ndaj komunistėve tė arrestuar, pėrkundrazi ai tregohej mė shumė se ē'duhej human me ta. Kėtė qėndrim ndaj tyre baba Prenga, e mbajti edhe gjatė periudhės kur shėrbeu si Kuestor praėn Prefekturės sė Shkodrės, ku ai tregohej tepėr i butė me komunistėt dhe nė shumė raste ndėrhynte pėr t'i liruar ata nga burgu. Njė nga komunistėt e njohur qė pati liruar baba nė atė kohė nga burgu, ka qenė Tom Kola i cili mė pas u vra gjatė njė pėrpjekje kur ishte partizan. Aq shumė ndėrhyrje pati bėrė baba pranė italianėve dhe gjermanėve pėr lirimin e komunistėve tė arrestuar, sa qė ai disa herė u konfrontua ashpėr me eprorėt e tij, tė cilėt nuk ia kuptonin dot dobsinė qė kishte ai pėr rininė shqiptare, qė Prenga nuk kishte qejf ta shihte tė kalbej burgjeve", dėshmon Filip Gjonmarkaj lidhur me periudhėn e Luftės kur babai i tij u emėrua nė funksionin e zv / Ministrit tė Brendshėm.

    Arrestimi i Prengės, 101 vjet
    Pas ardhjes sė komunistėve nė pushtet nė fundin e vitit 1944, major Preng Gjonmarkaj ashtu si shumė ushtarakė tė tjerė u arratis nė male dhe u bashkua me kushėririn e tij Mark Gjonmarkajn, i cili nė atė kohė ishte udhėheqėsi kryesor i rezistencės antikomuniste. Lidhur me kėtė, Filip Gjonmarkaj dėshmon: "Qė me ardhjen e komunistėve nė pushtet nė vitin 1944, kullat tonė nė Orosh tė Mirditės u dogjėn prej tyre nė shėnjė hakmarrje. Nė atė kohė baba Prenga dhe gjyshi 72-vjeēar Deda, ishin tė arratisur nė male, sė bashku me kushėririn tonė Dr. Mark Gjonmarkajn i cili e donte Prengėn njėlloj si vėllezėrit e tij. Nė majin e vitit 1945, Prenga u rrethua dhe u arrestua nga Forcat e Ndjekjes nė zonėn e Shllakut nė Shkodėr, ku ai qėndronte i fshehur sė bashku me kushėririn e tij Gjon Pjetėr Gjonmarkajn. Gjyqi kundėr tyre u zhvillua nė qytetin e Shkodrės dhe prokurori Aranit Ēela sė bashku me trupin gjykues i dhanė dėnimin me vdekje, ndėrsa pėr Gjonin me qė ishte shumė i ri, e dėnuan me katėr vjet burg. Dėnimi i Prengės me vdekje nė atė kohė bėri njė bujė shumė tė madhe nė gjithė Qarkun e Shkodrės, pėr arsye se ai njihej mirė pėr karakterin e tij burrėror nė atė qytet qė nga koha kur kishte punuar si Kuestor dhe kishte lėnė pėrshtypjet mė tė mira duke u falur jetėn shumė komunistėve. Nga respekti qė kishin krijuar nė atė kohė shkodranėt pėr Prengėn, pati shumė kėrkesa dhe ndėrhyrje tė ndryshme nga qytetarė tė Shkodrės me qėllim qė atij t'i falej jeta. Njė nga ato qė kėrkoi faljen e tij ishte dhe nėna e Heroit tė Popullit, Tom Kola e cila i shkoi vetė nė zyrė Prokurorit Aranit Ēela dhe i dėshmoi atij se Preng Gjonmarkaj ia kishte liruar njėherė djalin nga burgu. Nisur nga kėrkesat dhe ndėrhyrjet e shumta pranė organeve gjyqėsore, trupi gjykues i mori ato nė konsideratė dhe ia fali Prengės dėnimin me vdekje, duke ia kthyer atė nė 101 vjet burg", dėshmon Filip Gjonmarkaj lidhur me babain e tij Prengėn tė cilit ia fal jeta vetėm nė sajė tė figurės sė mirė qė ai kishte lėnė nė qytetin e Shkodrės ku kishte shėrbyer si Kuestor gjatė periudhės sė pushtimit.

    Deda nė litar, Marku vdes nė burg
    Nė atė kohė qė Preng Gjonmarkajt iu fal jeta dhe u dėnua me 101 vjet burg, babai i tij Deda sė bashku me djalin tjetėr Markun, ishin tė arratisur nė mal nga frika e hakmarrjes sė komunistėve. Lidhur me kėtė, Filipi dėshmon: "Pas dėnimit tė Prengės, Gjyshi Deda, me xhaxhanė Markun, qėndruan nė mal nė arrati sė bashku me kushėririn Mark Gjonmarkajn dhe shuė mirditorė tė tjerė antikomunistė nga familjet e njohura. Aty nga fundi i vitit 1947 ata u kthyen nė shtėpi pas njė amniste qė u dha nga qeveria komuniste e Tiranės pėr ata qė nuk kishin bėrė asnjė krim. Por qėndrimi i tyre pranė familjes nuk zgjati shumė, sepse ata u arrestuan pėrsėri nė gushtin e vitit 1949 kur ndodhi vrasja e Bardhok Bibės qė nė atė kohė mbante funksionin e Sekretarit tė Parė tė Mirditės. Nė atė kohė si shenjė hakmarrje ndaj vrasjes Bardhokut, Qeveria komuniste e Tiranės nėpėrmjet Forcave tė Ndjekjes ku ishin dhe dy kėshilltarė sovjetik (kolonelėt Sokolov dhe Voleskin) arrestoi dhe burgosi me dhjetra mirditorė. Katėrmbėdhjet prej tyre u ekzekutuan nė Qafėn e Valmirit, nė vėndin ku ishte vrarė Bardhok Biba dhe i pari qė u var nė litar, ishte gjyshi ynė Dedė Gjonmarkaj. Nė atė gjyq tė shpejtė qė u zhvillua pak para ekzekutimit, Deda i tha trupit gjykues: "Unė dhe kėtė burra tė tjerė qė na keni arrestuar nuk kemi asnjė lidhje me vrasjen e Bardhok Bibės. Megjithatė unė jam gati qė tė shkoj vetė nė litar, por djali im Marku, nuk duhet tė ekzekutohet se ėshtė krejt i pafajshėm". Pasi e varėn gjyshin nė litar, xhaxhanė Markun e dėrguan nė burgun e Shkodrės ku ai vdiq pak kohė mė vonė. Nė atė kohė qė u var gjyshi Deda, familjen tonė (unė, vėllai Gaspėri, nėna dhe gjyshja) e internuan nė kampin e Tepelenės ku qėndruam deri nė vitin 1952 dhe mė pas na lejuan tė ktheheshim nė Orosh. Babai Prenga, vuajti plot 20-vjet e katėr ditė dėnimin qė ishte dhėnė dhe pjesėn mė tė madhe e kreu nė burgun e Burrelit. Njė nga tė burgosurit qė ka vuajtur bashkė me babanė nė kampin e Thumnaės, (Mark Alia nga Mamurrasi) mė ka treguar se komandanti i atij kampi Novruz Shehu, donte tė ndėrhynte tek Kadri Hazbiu dhe ta lironte Prengėn, pasi ai u impononte respekt tė gjithėve. Kur u kthye nga Tirana, komandanti i kampit nė prezencė tė gjithė tė dėnuarėve i tha Prengės: "Sa tė jetė kjo qeveri, ti nuk do tė lirohesh. Ne e dimė se ti nuk ke bėrė krime, por tė mban brenda mbiemėri qė ke". Pas atyre fajlėve, Prenga buzėqeshi dhe iu pėrgjigj: "Kėtė e di mirė, por mbiemėrin e kam mė tė shtrenjtė se jeten, mor zotni major". Pasi u lirua nė vitin 1965 ai erdhi nė Orosh ku mė 30 prill tė vitit 1977 u arrestua pėrsėri dhe kreu edhe dhjetė vjet tė tjera burg politik. Prenga u lirua nga burgu nė vitin 1987, nė moshėn 74-vjeēare dhe nga vuajtjet e sėmundjet qė kishte kaluar nėpėr burgje, ai vdiq nė tetorin e vitit 1992, pak kohė pasi ishte shembur regjimi komunist", e pėrfundon rrėfimin e tij rreth historisė tė dhimbshme tė familjes, 58-vjeēari Filip Gjonmarkaj, njė nga pinjollėt e fundit tė asaj shtėpie qė rrjedh nga dera e kapidanit tė Mirditės Gjon Marka Gjonit, e cila u masakrua nė mėnyrėn mė barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhės.

    -----------------

    gazeta.shqiptare
    Shume me manhiti kjo ngjarje e kesaj Familje sa qe vendosa te shtoj edhe kete artikull mbasi lexova temen e juaj.Respekt per kete Familje herojesh.



    GJON MARKA GJONI KAPIDAN I MIRDITES - SHTYLLĖ E FLAMURIT KOMBĖTAR





    Nue Oroshi



    „Dera e Kapidanave te Mirditės, nė namė e nė za nė krejtė gadishullin ballkanik e tutje, qe njė arkė e shugurume, ku u ruajtėn ndėr shekuj normat kanunore, dmth. esenca heroiko-patriarkore, me palcė tė ēmueshėm njerzuer, esencė qė e shpėtoi rodinė e shqiptarit, nga zvetnimi e ēoroditja. Ai visarė dokesh ishte dikur paji i mbarė kombit, mandej kushtet e egra tė zotnimit aziatik, erdhėn tue ia ngushtue qarkun e ndikimit, dhe tue e kufizue nė malet e Shqipnisė. Fryma e vjetėr e ligjeve dokėsore, ku ma pak e ku ma shumė, lėviti i rrahi pajada, nė gjak tė shqiptarit, e shtrime nė krejtė tokėn e atdheut, dhe ngjeti kudo, qi njerz robi shqiptar u shpėrngulėn. Studiuesa e hulumtuesa tė huej, nė Kanun tė Malėvet, hetuen substancėn ma tė kulluet, tė fisit arbnuer dhe patentet e fisnikisė, sė ti shumė tė lashtė indoeuropiane.
    Kapidan Gjon Marka Gjoni, burrė i gėdhendur, njė copė nė curr t’ashpėr, tė landės sonė rraciale, pėrfaqėsoj traditen autoktone, mė tė pikatun. Nė te u mishnue shembullisht burrnia e njerzia e rracės".
    Me kėto fjalė te atdhetarit profesor Ernest Koliqit po e filloj kėtė studim pėr Kapidanin e Mirditės, burrin e menēur dhe te urtė, politikanin dhe largėpamėsin e kombit shqiptar, i cili edhe pse jetoj e veproj nė rrethana tepėr tė nderlikuara, e kreu me nderė e burrėri, detyrėn e trashėgimtarit shekullor tė Derės sė Gjomarkut, duke iu pėrshtatur rrethanave tė reja kohore dhe duke ecur nė hap me kohėn, pa lėnė anash traditat e mirėfillta, kombėtare dhe tė Kanunit.




    Jeta dhe Veprimtaria Kombėtare e Kapidan Gjon Marka Gjonit deri nė vitin 1939



    Kapidan Gjoni lindi nė Orosh tė Mirditės, me 28 gusht tė vitit 1888. I ati Kapidan Marka Gjoni ishte nip i Lleshit tė Zi, qe pat emėr tė madh nė Shqipėri e nė Ballkan, kah gjysma e parė e shekullit XIX. Sipas zakonit qė ruhet djalė pas djali, nė derė te Gjomarkajvet, sa ėshtė gjallė prindi te bijėve u pėrket me u shtrue vullnesės atnore, dhe me ia ndjekė urdhėrin si ushtar. Tė dielėn e Pashkėve me 1925 vdiq Kapidan Marka Gjoni, pas njė jete plotė peripeti, pėrshkruar edhe nga Faik Konica, nė tė pėrkohshmėn „Albania”. I zanun befas prej Turkoshakėve, ashtu si kusheriri Prenk Bib Doda, e si Hodo Beg Kopliku, u internue nė Anadoll. Malli i atdheut e shporonte aq fort nė atė mėrgim saqė vendosi me u kėthye, dalė ku tė dalė. Pa ditur gjuhė, e pa mjete, iku e u pėrshkue nėpėr Rusi, Poloni, Austri e arriti nė Mirditė, ku autoritetet Otomane nuk guxuan qe ta trazojnė mė. Me 1914 ra me Miriditas nė Durrės, pėr tė mbrojtur mbretin Wied. Ngjitas me kosovarėt e Isa Boletinit, djemtė e Mirditės, ranė nė luftime tė rrebta kundėr kryengritėsve qe donin ta ndalojnė mėkėmbjen e njė shteti shqiptar, tė pavarun. Humbjet qenė tė mėdha. Pasi i vdiq i ati Kapidan Gjoni, i doli prija e iu ngarkua pėrgjegjsia me e udhėheqė Mirditėn, sipas tagrit historik tė derės sė Gjomarkut. Ai u pėrvesh zyrės sė vet, me atė pasuri mendimesh tė qarta e me vendosmėrinė, qė pėrherė e dalloi, kur e lypė nė raste tė ndryshme ndėrhyrja e tij, si gjyqėtar gojdhanun e i pranuem vullnetarisht nga populli, e ne datsh si prijės luftarak i caktuem nga e drejta kanunore. Edhe pse i ri, nė moshen 37 vjeēare por i burrnuem, Kapidan Gjon Marka Gjoni u shqua nė naltėsinė e misionit tė vet. Nė vitin 1926 i rrethuem prej krerėve, e bani Zabitnamėn e parė(Pajtimin e Gjaqėve).
    E pėrshkoi Mirditėn bajrak pėr bajrak, e katund pėr katund, duke ndreqė ngatėrresa e duke pajtue gjaqe. Ne vitin 1926 Kapidan Gjon Marka Gjoni i ka pajtue 360 gjaqe e varrė (plagė). Nė vitin 1928 pasiqė e fitoi njė autoritet shumė tė lartė, Kapidan Gjoni e bėri edhe pajtimin e dytė tė gjaqėve. Edhe kėtė herė ka pajtue 260 gjaqe e varrė. Kėshtu Mirdita u bė krahina mė e qetė nė Veri.
    Me kėtė veprimtari, kapidan Gjonit aq shumė iu rrit fama saqė shumė veprimtarė shqiptarė dhe tė huaj vraponin qė ta takonin. Nė vitin 1930 Kapidan Gjon Marka Gjoni shkoi nė Romė ku u prit me nderime tė larta nga Qeveria Italiane, dhe nga Papa.
    Kapidan Gjon Marka Gjoni nė bisedim me Zogun, atėherė president i Shqipėrisė, paraqiti gjendjen e keqe tė Mirditės nė pikpamje ekonomike. Zogu iu pėrgjigj: Zotni Kapidan, e njoh gjendjėn e Mirditės por ju bėtė mirė qė me shtruat kėtė problem dhe shtoi: qė me sot Mirdita pėrjashtohet prej ēdo takse shtetėrore dhe kanuni si ligj tradicional, nė tė cilin janė mbėshtetur e drejtue malet tona, ka me qenė i lirė nė Mirditė.
    Kur Ahmet Zogu u proklamue mbret nė vitin 1928, gjithė paria e malėve tė Veriut shkuen nė Tiranė me e pėrgėzue, ndėr ta edhe Kapidan Gjon Marka Gjoni me krerėt e Mirditės. Aty malėsorėt shfaqen problemin e prijės, por Zogu para tė gjithėve e thirri kapidan Gjon Marka Gjonin nė audiencė, tė gjithė tė tjerėt mė vonė. Kur emėroi oficerėt rezervė, tė gjithė majora e mė poshtė, kapidan Gjon Marka Gjonin e emėroi Nėnkolonel, grada mė e larta. Zogu e ēmonte miqėsinė qė ka patur dera e Gjomarkut, me shpinė e Zogollit, prandaj kėto nderime tue dashtė me e shlye tė keqėn qė i bani Mirditės nė vjetin 1921, mendoi e vendosi me rehatue Miriditėn, tue nderue nė mėnyrė tė veēantė Kapidan Gjon Marka Gjonin. Kur kapidan Gjon Marka Gjoni qe i sigurt se Italianėt po hyjnė nė Shqipėri, por pa e ditė datėn, nė mars te vitit 1939, ka shkue nė Tiranė e nė audiencė, qė ka patur prej Mbretit Zog, i ka thėnė kėto fjalė: ”Madhni, Italianėt po hyjnė nė Shqipni. Ndreqi punėt (Relatat) me Romėn, se more nė qafė vehtėn, Shqipninė dhe ne. Na kallėzo ēka tė bajmė.”
    Zogu i ėshtė pėrgjegjė:

    „Po zoti Kapidan, Ministrat i kam keq me Italinė, por do ti rregulloj. Ju shkoni i qetė e pritni fjalėn time”. Nuk zgjati, e Zogu nė msheftėsinė mė tė madhe kaloi nė Greqi. Por kur Zogu ka mbėrri nė Larisa tė Greqisė, ka mbledhė suiten e vet me i dhėnė udhėzime. Aty ka deklarue: ”Nji mik tė vetėm kishim pasė, Kapidanin e Mirditės Gjon Marka Gjonin, i cili mė ka kallxue se italjanėt po hyjnė nė Shqipni.”
    Pasi Italjanėt zaptuen Shqipėrinė, Konti Ciano, ministėr i jashtėm i Italisė erdhi nė Tiranė. Ai kėrkoi qe njė delegacion shqiptarėsh tė shkonte nė Romė me i dorėzue Mbretit tė Italisė, Vittorio Emanuele III, kunorėn e Skėnderbeut. Delegacioni i Shkodrės mblidhet nė Tiranė me shqyrtue problemin. Pėr me i njoftė kėkesat e Italisė, delegacioni i Shkodrės ngarkon kapidan Gjon Marka Gjonin te shkoj me bisedue me Kontin Ciano, pėrkthyes Patėr Anton Harapi, O.F.M.
    Nė bisedė e sipėr Konti Ciano, kėrkoi qė kapidan Gjon Marka Gjoni nė krye tė delegacinit tė Shkodrės, te shkojė nė Romė me i ofrue kunorėn e Skėnderbeut, Vittorio Emanuele III. Kapidan Gjon Marka Gjoni i ėshtė pėrgjigjė: „Shqipninė e pushtuet e unė kunorėn e Skėnderbeut nuk e kapėrcej pėrtej Adriatikut, veē lidhė kambėsh e duarsh.” E Kapidan Gjon Marka Gjoni, nuk ka shkue nė Romė qė t’ia dergojė kunorėn e Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, mbretit te Italisė Vittorio Emanuele III. Kjo vėrteton qartė se kapidan Gjon Marka Gjoni nuk i ka bėrė hile as mbretit dhe as Shqipėrisė.
    Kapidan Gjon Marka Gjoni ishte edhe reformator i madh i Kanunit. Ai nė vitin 1937 (shif Hylli i Dritės, korrik-gusht 1937; f. 417-18), mblodhi e kryesoi nė Mirditė njė kuvend krerėsh e pleqėsh, pėr tė sjellė ndryshime nė disa zakone tepėr anakronike. Sekretar nė atė mbledhje qe don Zef Skana famullitar i Fandit. Ndodhėn pranė si pjesėtar nderi mė tė drejtė zani, Abati imzot Gjini, dhe prefekti i Shkodrės. Nė shumė raste tjera Kapidani pa bėrė ndryshime, dha njė interpretim tė pikave tė Kanunit, qė pėrkonte me frymėn e kohrave tė reja. Si tė gjithė udhėheqėsit mendjesgjuet, ai i jepte rėndėsi shpirtit jo germės sė ligjit dokėsues.




    Rezistenca e organizuar antikomuniste e Kapidan Gjonit me djemtė e tij dhe mergimi i detyruar.


    Duke parė se nuk ka rrugė tjetėr dhe se komunistėt nuk njohin kurrfarė gjuhe tė dialogut kombėtar, Kapidan Gjon Marka Gjoni sė bashku me djemtė e tij Markun, Ndoun dhe Lleshin, do ta fillojė rezistencėn kombėtare. Kėshtu, qė nė vitin 1944 Kapidan Mark Gjon Marku me pėrkrahjen e plotė te babait Kapidan Gjon Marka Gjonit, themeloi „Grupin Nacional Independent” nė Shkodėr, nepėrmjet tė cilit zhvilloi veprimtarinė e vet politike. Pas njė qendrese tė pamposhtur qė e zhvilluan tre djemtė e Kapidan Gjon Marka Gjonit, Marku, Ndou dhe Lleshi, te pėrkrahur nga Kapidan Gjoni, dhe duke parė se forcat komuniste forcoheshin, Kapidan Mark Gjon Marku pa i treguar askujt, kishte marrė vendim qė ai se bashku me vėllain e tretė, Kapidan Llesh Gjon Markun, tė udhėheqi luftėn pėr Shqipėrinė Etnike, ndersa pėr babain e tij, Kapidan Gjonin dhe vellain e dytė, Kapidan Ndue Gjon Markun, kishte marrė vendime qe tė dalin nė perėndim pėr ta vazhduar luftėn antikomuniste, qė nė kėtė menyrė, mos tė shuhet plotėsisht trashėgimia e derės sė Gjomarkut. Kapidan Marku i tregoi vendimin e tij dhe pas shumė tentimeve, arriti qė tia mbushi mendjen Kapidan Gjon Marka Gjonit qė ta lejė Mirditėn e tij tė dashur, nėn pėrcjellje tė djalit tė dytė, politologut Kapidan Ndue Gjon Marku. Nė Kastrat me 27 Nanduer 1944, tue shterngue dorėn njėri-tjetrit e tue i marrė hallallinė e fundit, u ndanė pėrgjithmonė Kapidan Gjon Marka Gjoni i shoqėruar nga djali i ti Kapidan Ndue Gjon Marku, nga tė dy djemtė tjerė Marku dhe Lleshi tė cilėt qėndruan nė Shqipėri duke luftuar kundėr komunizmit, deri sa ranė heroikisht, njėri me 14 Qershor 1946, ndėrsa tjetri me 9 gusht tė vitit 1947. Takimi i Kapidan Gjon Marka Gjonit sė bashku me profesor Ernest Koliqin bėri qe tė pėrgaditet plani qė te formohet njė organizatė politike nė mėrgim.
    Kėtė organizatė e pagėzuan me emrin Blloku Kombėtare Independent, i cili u formua me 6 nėntor tė vitit 1946 nė Romė. Meqė pėr Bllokun Kombėtar Independent kemi dhėnė shenime tė qarta, nė njė shkrim tė mėhershėm botuar pėr Kapidan Ndue Gjon Markun, tani do tė ndalemi nė pėrshkrimin qė i japin bashkėkohėsit, tė cilėt e njohėn dhe vepruan me Kapidan Gjon Marka Gjonin. Profesor Ernest Koliqi nė njė Shkrim te Botuar nė "Shejzat" 5-6 1966, pėr Kapidan Gjonin do tė shkruajė: ”Na tė mėrguemit qė jetuam afėr Kapidanit, edhe patėm fatin ta takojm pothuash pėr ditė, me vjet rrjesht,do tė kemi parasysh fytyrėn e tij me viza bujare tė holla e tė mprehta ashtu si i shifshim kur, rrethue dashunisht prej nesh, mirrte pjesė nė bisedime tona. Nuk i biente fjala nė tokė. Vėrejtjet qė bante tė matuna e tė urta, zdritshin kuvendimin. Pėrvoja e fitueme gjatė njė jete sė vėshtirė plot tronditje tė paprituna, melmente bisedėn gjithsaherė qė ai nderhynte. Nji dell i lehtė humori, qi nuk u mungon burrave tė malėve, njė kokėrr krypė shpotie pa thepa therės, ia bante tė shijshem tė folunit, kur merrte me tregue ndodhina e store tė vjetra. Kishte njė mbamendje tė ēuditshme."
    Vargje kujtimesh nė lidhje me ngjarjet Shqiptare, shtjelloheshin nė kallėzim tė tij, si rrokela filmash ndėr ditė qė ishte nė qejfė” Ndėrkaq, profesor Zef Valentini nė njė shkrim te botuar poashtu nė "Shejzat" me titull „Per nji Flamur tė palisun” kur flet pėr Kapidan Gjonin thotė: ”Kujtimi i veprimit tė Dukagjinit tė vjetėr nė fushė tė Kanunit mund tė jetė ai qė i dha Gjomarkut atė kompetencė si me thanė orakulare nė punė kanunore. Kapidan Gjoni, si e njofta unė, vazhdon profesor Zef Valentini, atė kompetencė e kishte dhe e shoqnote me nji kompetencė dijenore, tė cilėn veē nuk e shite aspak, por e qite pothue me marre, si nji gja e vorfen, nji gja personale, qė kush dijte ma tepėr mund tė ja qite poshtė."
    "Pata fatin me e pėvetė shumė herė nė punė Kanuni, e me nxjerrė prej tij njoftime tė shumta e tė ēmushme, tė cilat mund tė gjinden nėpėr botimet e mija, shenjue me emėn tė tij. Por edhe u gėzova shumėherė, kur pėrgjigjet e tia nuk duelen mu si i pritsha unė, e mė lanė shtangė, ose nė dyshim, a e kishte marrė vesh mirė pėvetėn teme, a kishte pėrgjegjė me mendė e me dije, a por habitas. Mirė, por mbrapa tue studiue ma thellė, kam gjetė gadi pėrherė se ishin pikpamje tjera, qė unė nuk i kisha gjetė, e qė i nepshin njė masė e nji drejtpeshim, ma tė pranushėm diktatevet tė Kanunit.
    Sjellja e ati farė Zotnisė mu duk gjithmon sjellje fisnike por miqsore e njė princi konstitucionar, asi princash demokratė, qė edhe sot nė kėtė botė republikane, moderne, janė kėnaqėsia e njierzvet tė vet. Sakt mund te thuhej,perfundon kėtė shkrim profesor Zef Valentini, e s’besoj se mund tė mohohet se dera e Gjomarkut, edhe pse ka patur kundėrshtimet dhe ashpėrsitė e veta, edhe pse nuk munguan as gabime as edhe gjaqe nė historinė e vėshtirė e tė gjatė tė saj, ėshtė unjisue me popullsinė e vet, e ka gjykue, e ka pri, e ka pėrfaqėsue edhe ka mbajtė prej saj porsi zemra kryet e komunitetit Mirdituer, shtylla e flamurit tė tij”.



    Sėmundja e rėndė,vdekja dhe varrimi madhėshtor i kapidan Gjon Marka Gjonit


    Duke u bazuar nė shkrime te botuara dhe tė dhėnave tė drejtpėrdrejta nga bashkėkohasit qe ende jetojnė, kapidan Gjoni u sėmur rėndė nė vitin 1960. Diagnoza e mjekėve qe menjėhrė deshpėruese. Ata nuk i jepnin jetė mė shumė se dy- tre muaj. Pėrkundrazi, trupi i kapidan Gjon Marka Gjonit qendroi aq shumė saqė mbetėn te ēuditur edhe mjekėt qė kujdesėshin pėr shėndetin e tij. Dhe pas 45 ditėsh qendrimi nė spital, ai u kthye sėrsish nė shtėpi, kurse tek mbesat e vogla, vajzat e Ndout, dhe pėr disa vite tė tėra e vazhdoi jetėn e zakonshme. Nė vitin 1964 sėmundja iu shfaq persėri. E pėr dy vite e dhjetė muaj, prap mbeti i shtruar nė spital. Asnjė ankim nuk i duel kurrė nga goja. Vizituesėve, pasi zėrin ia kishte kėputur sėmundja, iu fliste me dritė tė syve, qė nėnqeshėshin nėn njė hije trishtimi, nė thellėsi tė minxave. Ishte njė nėnqeshje qe lulėzonte nėpėr therje tė dhimbjeve. Priste burrnisht pa u tutė timtat e fundit.E drita e nėnqeshjės nė buzė tė zbardhura prej vuajtjeve, vinte pėrherė tue pakun, por nuk zhdukej.
    Kaloi nė jetė tė pasosme, nė orėn 21,15 tė ditės sė 28 Prill 1966, duke ia shtrėngue dorėn Ndout, tė birit qė u kujdes pėr te, me dashuri birnore tė pashoqe gjatė sėmundjes sė gjatė qė ia ndali ngadalė fuqinė e trupit, bėrė asht e lėkurė.
    Pas kalimit nė jetėn e pasosun, Kapidan Gjon Marka Gjoni u varros me 30 Prill tė vitit 1966. Varrimi iu bė nė mėnyrė madhėshtore. Fjalėn e fundit e mbajti profesor Ernest Koliqi, ndėrsa miq e dashamirė dy djemėve tė tij, Kapidan Ndue Gjon Markut dhe kapidan Nikollė Gjon Markut ia shtrėngonin duart pėr kryeshėndosh. Nė kėtė varrim morėn pjesė pėrveē mbarė diasporės shqiptare, edhe miqtė Italianė siē ishin: Shkelqesat Cassiani e Gjeneral Palandri, prof. Schiro, zoja Maja Jacomoni, nė pėrfaqėsi tė shoqit, profesor Gradilone, Dott.La Francesca, Comm.Zanutto, Pio Montanari e shumė tė tjerė. Kurorat ishin te shumta, ku veēohen ato te familjarėve e nipave dhe mbesave dhe shumė tė tjera dėrguar nga familjet atdhetare si Verlaci, Shkreli, Zorzoli, Mirakaj, Koliqi, e nga zotėrinjtė; Tahir e Rifat Kolgjini, Asllan Zeneli, Iljaz Kraja, Lazėr Qupi, njė kurorė e porositur nga grupi i Bllokistave tė Belgjikės, qė arrijti mė vonė.
    Te dy djemėve tė Kapidan Gjon Marka Gjonit nga mbarė mėrgata shqiptare nacionaliste iu erdhėn telegrame ngushėllimi. Po pėrmendim vetėm disa preji tyre, nė emėr te Mbretėrisė Shqiptare Leka I, mė pas Cardinale Antoniutti dhe Francesco Jacomoni, nė emėr tė Komitetit Shqipnia e Lirė profesor Rexhep Krasniqi, nė emėr tė Organizatės Kombėtare Lėvizja e Legalitetit Selim Damani, nė emėr tė Lidhjes se Prizrenit, Ismet Ukė Sadiku, nė emėr tė Grupit tė Rezistencės Shqiptare, Mithat F. Dine, nė emėr tė organizatės Balli Kombėtar Qazim Emra, nė emėr te Bllokistave Melyshi-Ashta-Quni, nė emėr te grupit bllokist tė Belgjikės Rrok Maloki, nga Pukasit me qendrim nė New York, Nga Qendra Ndėrkombėtare pėr studimet Shqiptare, Petrotta-Valentini-Gurakuqi,Nga Madridi Hysen Selmani, nga Brukseli Muharrem Bajraktari, nga Londra Maria Selma dhe Tajar Zavalani, nga Firenze Isa Ndreu, nga New Yorku Familja Myftia e Xhemal Laēi, nga New Yorku Dom Zef Oroshi, Nga Roma Berati, nga Brukseli Hysen Prishtina,Tahir Zajmi e Rifat Kolgjini, nga Brukseli Sabri Domi, nga Stambolli Tahir Kolgjini, nga New Yorku Said Kryezi, nga Brukseli Prenk Pervizi.
    Gjithashtu vėllezėrve Ndue dhe Nikollė Gjomarkaj iu kanė ardhė edhe tjera telegrame, nga shtetet e Bashkauar te Amerikės, Ndue Pėrpepaj, Dedė Pjetėrnikaj, Bardhok Ndreu, Shemsedin Vendreshta, Dr. Hamdi Oruēi, Haki,Jonuz, e Elez Ndreu, Ndrecė Kaziu, Nikollė Shkoza, Gjokė Dragusha, Gjon Marka Qupi, Familja Nik Kajtazi, Mexhit Dibra, Lem e Lec Koliqi, Zef Luka, Pjerin Shkreli, Gac Gurakuqi, Toni Leka. Nga Anglia Lazer Cupi, nga Belgjika Beqir Rroji, Nikė Gjeto Daka e Arif Zekollari, nga Kosova Familja Kazazi, nga Austria Familja Koka, nga Gjermania Profesor Martin Camaj, Hil Topalli, Gjon Gjinaj, Ahmed Demi, Bardhok Shkurti, nga Roma Neki Libohova, Generale Amedeo Verge, dhe familja Ottolino Marinelli, familja Di Porto , Familja Del Monaco, familja Fabiano si dhe Familja Erminia Battisti-Melgushi.
    Nga Palermo Hanni e Gilbert Gurakuqi, Familja e Lazer Bojaxhiu (vėllai i Nėnė Terezės Gongje Bojaxhiut). Letra nė shenjė ngushėllimi kanė derguar edhe ingjinier Xhafer Deva, Profesor Rexhep Krasniqi, Nikollė Mėlyshi, Shukri Biēaku, dr. Spiro Muka, Albert Curtani, profesor Zef Nekaj, Ymer Doda, Ndue Lala, Nos Ēirjaku, Prenk Pervizi, Ndue Mėlyshi, Dul Rroji, Gjergj Koka, Gjon Marka Gjini, Gjet Gjonaj, Haki Ballanca, Zef Suti, Pashk Margjonaj, Lec Shllaku, Adem Tafani, Qani Lesk Tatzati, Ahmet Satat, Hetem Zeqiri, Kamer Alla, Bardhok Doda, Daut Elezi, Kolė Frroki, Gjin Mirakaj, Dedė Gjini, Lazėr Qupi, Viktor Koliqi, Gjokė Preng Markaj, Dodė Frroku, Ndrekė Kola Prend Ndue Qupi etj.
    Jo rastėsishrt i dhashė njė pjesė tė emrave tė kėtyre atdhetarėve tė cilėt ndienin njė dhimbje tė madhe pėr humbjen e Kapidan Gjon Marka Gjonit. Me njė fjalė, kėtė dhimbje e ndjenin tė gjithė atdhetarėt e Shqipėrisė Etnike, atėherė si mund t’ia humbin shkėlqimin atdhetar veprimtarisė kombėtare te Kapidan Gjona Marka Gjonit disa shkrime tė shkruara nė kohėn e komunizmit dhe mė parė, tė porositura nga qarqet pansllaviste e tė shkruara nga disa mbeturina, tė cilat nuk e vlejnė as emrin tua pėrmendim.
    Kapidan Gjon Marka Gjoni mbetėt nė Historinė Shqiptare se pėrkundėr aktivitetit personal nė sherbim tė Kombit, veprimtarinė e tij e vazhduan dhe e kryen me shumė sukses edhe pesė djemtė e tij. Po e fillojmė nga mė i madhi Kapidan Dr. Mark Gjon Marku, udhėheqės i luftės pėr Shqipėrinė Etnike, ai pėrpos qė u shqua nė aktivitetin politik, ku pėr dy mandate ishte ministėr i punėve tė brėndshme, kur thirri zėri i atdheut e kapi edhe pushkėn, deri sa u vra me 14 Qershor te vitit 1946 duke e udhėhequr luftėn pėr Shqipėrinė Etnike. Pasiqė ishte plagosur rėndė, i ra vetit dhe ra heroikisht siē ranė mirditasit nėpėr shekuj.
    Kapidan Ndue Gjon Marku, i cili e udhėhoqi pėr gjashtė muaj luftėn nė Mirditė dhe, pėr 45 vjet Bllokun Kombėtar Independent, kapidan Llesh Gjon Marku i cili e mori komandėn e luftės me 14 Qershor tė vitit 1946 dhe kėtė luftė e vazhdoi pėrplot njė vit e tre muaj, derisa ra heroikisht me 9 Gusht tė vitit 1947. Njė vend tė merituar zėn edhe kapidan Ded Gjon Marku. E them kapidan Ded Gjon Marku, sepse nuk kam degjuar asnjėherė nė historinė e popujve pėr njė te burgosur dhe tė internuar aq gjatė dhe nuk mund tė bėj njė krahasim me dikė tjetėr.
    Kapidan Ded Gjon Marku, djali i katėrt i Kapidan Gjon Marka Gjonit, i mbajti 41 vjet burg dhe internime nė regjimin komunist tė Shqipėrisė, dhe mė i vogli Kapidan Nikollė Gjon Marku, i cili nė moshėn 17 vjeēare, theu burgjet komuniste, ku mė vonė iu bashkua Kapidan Gjonit dhe Kapidan Ndout nė Itali, duke dhėnė edhe ky njė kontribut tė ēmueshėm nė Bllokun Kombėtar Independent.
    Pasiqė kėtė shkrim e fillova me fjalėt e profesorit dhe atdhetarit tė madh profesor Ernest Koliqit, e do burrnia qė edhe pėrfundimin e kėtij shkrimi t’ia japim fjalėve te Koliqit, i cili nė fjalimin e mbajtur nė vorrimin e Kapidan Gjonit do tė thotė: ”U pėrpijė nga hijet e mėdhaja tė vdekjės edhe ky burrė nė tė cilin gjatė shtegtimit mbi kėtė dhe u shfaqen tė skalituna vetitė ma tipike tė gjakut tonė shqiptar. Jetoi nė njė kohė kapėrcimi prej njė epoke nė tjetrėn, e cila shkaktoi pėrleshje tė frigueshme nė mes tė dy botave nė kundėrshtim: njė botė qė perėndonte, e qė ndėr ne kishte ngjyra heroiko-patriarkore, e njė botė mendimesh tė hovshme, qė synonte nė vrull tė saj, me shqymbė ēdo shenjė kalese, para se me pėrtri mbi baza tė reja jetėn e njerėzimit. Shka ishte vėrtyt e meritė pėr etėnt e gjyshat, u qujt paprimtmas e mbetė mun faj pėr breznitė e reja.
    Kapidani i Mirditės u pėrshkue nė mes kėtyre lagjeve nė luftim, duke besue ngultas nė vlerat e pėrvojes stėrgjyshore, i bindur se vetėm ky trashėgim i urtisė sė lashtė qet nė breg tė mirqenjės nė kėtė jetė, nė dashtė njė njeri, nė dashtė njė votėr shtėpiake, njė rreth shoqėrues, njė komb.”
    E kėtyre fjalėve tė profesor Koliqit ia shtojmė vetėm edhe dy fjalė te profesor Zef Valentinit, i cili thoshte se: „Kapidani i Mirditės Gjon Marka Gjoni ishte Shtylla e Flamurit Kombėtar”, atė flamur, i cili pėr pesė shekuj me radhė u ruajt nė Mirditėn Heroike.
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anėtarėsuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    figuron dhe emri familjes time aty ?

  11. #71
    i/e regjistruar Maska e Daja-GONI
    Anėtarėsuar
    21-03-2006
    Postime
    1,546
    [QUOTE=Sueda;2648887]Shume me manhiti kjo ngjarje e kesaj Familje sa qe vendosa te shtoj edhe kete artikull mbasi lexova temen e juaj.Respekt per kete Familje herojesh.



    [B]GJON MARKA GJONI KAPIDAN I MIRDITES - SHTYLLĖ E FLAMURIT KOMBĖTAR





    Nue Oroshi



    „Dera e Kapidanave te Mirditės, nė namė e nė za nė krejtė gadishullin ballkanik e tutje, qe njė arkė e shugurume, ku u ruajtėn ndėr shekuj normat kanunore, dmth. esenca heroiko-patriarkore, me palcė tė ēmueshėm njerzuer, esencė qė e shpėtoi rodinė e shqiptarit, nga zvetnimi e ēoroditja. Ai visarė dokesh...
    -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Ti te jeshe gjithmone e jete faqebardhe, per keto qe solle ne lidhje me familjen e kapidaneve mirditor.

    Te shperblefte zoti me XHENET ( pas nja 100 vjeteve )

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  3. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  4. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •