Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 71
  1. #41
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,991
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    paraardhesit e Angjelina Arianitit

    Kjo ka qene, ashti sic e kam ditur edhe vete ne shqiperi e bija e Gjergj Arianitit, qe u shpall shenjtore edhe qe u martua me serb.

    Ndersa ne nje burim serb thuhet se ka qene e bija e Skenderbeut, gje qe une do ta konfirmoj se ku e ka burimin me pak kohe,

    1. Shen. Angjelina Araniti + Stefan, Dhespot i Serbise 1458-9

    me prinder:
    Gjerghj araniti (afro. 1400-1461)
    Maria Muzaka.


    Nga thesaret e Malit te Shenjte (Mount Athos)

    3 Nentor 1495

    Manastiri i Shen. Pavlit

    Dokument slavonik, Kod. 3 (4)

    pergameni, 37.9 x24.3




    Angjelina, Despot i serbeve edhe e shoqja e Despot Stefan Brankovicit, edhe bijte e tyre, Gjergji edhe Joani, vazhdojne traditen e zellshme te te pareve ne perkushtimin ndaj manastirit te She. Pavlit edhe duke i dedikuar lidhjeve te atyre me Igumenin (drejtuesin e manastirit), Hieromonakun Nikon, i cili ka qendruar per disa kohe ne pallatin e Stefanit, kane vendosur ti bejne manastirit nje dhurate vjetore prej 1000 monedhash te florinjta. Dhuruesit i kerkojne atyre ne pergjegjesi te manastirit qe te mbajne liturgjine e shenjte ne Kishen e Shen. gjergjit cdo te Enjte edhe qe tu japin vere neper mencat e murgjerve. Dokumenti i leshuar ne qytetin e Kupinovo-s, rezidenca e fundme e dinastise para pushtimit otoman, reflekton perkushtimin efamiljes Brankovic edhe dashurime ndaj manastirit te Shen. Pavlit: Prej asaj pak gjeje qe ata kane sot, ata ofrojne kete ndihme vjetore ndaj manastirit.

    Teksti i dokumentit qe ka per kornize nje vije te arte, fillon jo me ndonje germe dekorative ne te kuqe, m


    vijon.....

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Mosha
    44
    Postime
    183
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Si mendoni ju nese ju thuhet se pjesa me e ZGJEDHUR e literaures dhe pasurise biblotekore-arkivore gjetur ne shtepite me te degjuara te qytetit te Shkodres (sa per shembull) u ngarkua ne kamione dhe u dergua ne Serbi, fill mbas fitores komuniste ne Shqiperi (pjesa tjeter u la te kalbet nen shi dhe ne puse)?

  3. #43
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,991
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Postuar mė parė nga harmonies
    Si mendoni ju nese ju thuhet se pjesa me e ZGJEDHUR e literaures dhe pasurise biblotekore-arkivore gjetur ne shtepite me te degjuara te qytetit te Shkodres (sa per shembull) u ngarkua ne kamione dhe u dergua ne Serbi, fill mbas fitores komuniste ne Shqiperi (pjesa tjeter u la te kalbet nen shi dhe ne puse)?


    OJ I/E lum/ja Harmoni.....po pse jeni xhanem kaq inferior et paveterespektueshem.

    Po mire kontribut eshte kjo lloj pergjigje e ytja, apo per me teper eshte ne stratosfere e s'ka te beje me temen hic!

    Burimet e sjella jane arbereshe edhe i fundit eshte nga Agion Oros (Mali i Shenjte, ne greqi, nje republike murgjerish qe s'ka te beje fare me Jugosllavine, pasi ekzistenca e ketij vedi e ka fillimin qe ne shek VI pas K..........)

    ps. sa per dijeni, ne nje nder keto manastire ne kete mal, prehen edhe heshtrat e Raposhit, vellait te Gjergj Kastriotit, edhe konkretisht ne manastirin serb te Hilandarit, te cilit manastir familja Kastrioti me kryetar Gjonin, u beri dhurate dy fshatra nga Shqipnia e Veriut. Kete, mesa mbaj mend, e pohon edhe z. Abaz Ermernji ne librin e tij "Vendi qe ze Skenderbeu ne historine e Shqipnise"....


    Historia debatohet me fakte e me komente mbi faktet e jo me derci merci

  4. #44
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Me fal Klod, nuk po thote asnjeri qe Angjelina paskesh prishur biografine. Isha thjesht i interesuar per kombesine dhe familjen e Joanit. A ishte serb ai apo jo? A rridhte nga familje princerore?
    Kaq desha te di.
    Faleminderit

  5. #45
    te mendohem Maska e {FIGO}
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    146
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    une vete di nje familje ne lece
    familja e giorgio kastriota
    kam pare eshte pemen gjenealogjike
    dhe jane sterniper te kastrioteve
    dhe xpara nje fshat i leces kastriot dhe me vone e kane nderruar e kane bere Castrignano dei greci///
    as ne itali sna ndahen greket///race e keqe si fara e hithres///
    bani palle sa te jeni GJALLE

  6. #46
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,991
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Figo!

    Arsyeja perse thirren dei greci nuk ka te beje me nacionalitetin. Kjo nuk kuptohet sot.

    Te qenurit grek ne ato kohe ishte nje emertim i pergjithshem per te gjithe ato kombe qe kane qene nen ndikimin kulturor e fetar helen. Si sot per shembeel, edhe atehere ka pas nje tendence ne UNIFIKIMIN e kombeve nen nje PERANDORI edhe KULTURE.

    Keshtu qe termi QYTETERIMI GREK nuk ka te beje thjesht me greket si komb, por ketu futen te gjithe ato kombe jo greke qe i dhane kultures edhe fese nen ndikimin e KULTURES KRYESORE GREKE, prandaj quhen edhe greke.

    Arbereshet ishin ortodokse, edhe duke qene te tille, per nje te huaj ata ishin pjese e "botes greke"...!

    Nuk e di ne u bera i qarte...

    ps, si ti thush ti ndonje tifozi gjerman ne kuptim te futbollit edhe mentalitetit: "ky eshte gjerman fare..", ti nuk e thua kete ne kuptimin e kombesise, por te mentalitetit edhe forimit nen ndikimin e te cilit personi ne fjale ndodhet.

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-01-2003
    Mosha
    45
    Postime
    13
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Smajl Martini i Grudes

    Smajl Martini ka lindun ne Ksheve te Grudes rreth vitit 1850 prej ni famlje te vorfun por te njoftun patriotike Shqiptare .Tye marr parasysh Kohen dhe Luftrat te shumta qe kaloshin neper ato male ku jeta e njerit ka kene aq e veshtire ky njeri me veprat dhe Luftrat qe I udhheqi aj tere jeten e tij luftoj dhe veproj per ruojtjen e fes dhe kombit shqiptar . Si per pas traditave te vjetra ne at kohe flamuri ju jepte atij qe dadhohej ne lufte dhe si shej tremerie dhe dallimi prej te tjereve aj person ka ullheq dhe ka pri ne betejen tjeter .Ne ni prej ktyre Luftave edhe pse shum i ri ,Flamuri erdhi ne duar te Martin Vuksanit babait se Smajlit ku me trimeri lle ullheqsi flamuri mbeti qysh ne ate kohe ne trungun dhe shpin e Smajl Martinit edhe ne diten e sotme

    Shum I ri mbeti pa babe te tij I cili ishte prisi dhe bajraktari I pare I Grudes dhe sipas traditave shqiptare muor Flamurin e Grudes ne dore te veta ku si pris I grudes dhe malsis luftoj dhe mbrojti trojet shqiptare prej anmiqeve te ndryshem te asaj kohe .. Baba i Smajlit mbeti me 12 Grudas ne ni Lufte kunder Serbeve dhe Malazezeve tye me la Smajlin jo Krejt 18 vjechar .Por humbja e babes vech e forcoj Smajlin edhe ma fort qe te luftoj kunder armiqeve te tokave Shqiptare .Ne Luftra te ndryshme dhe te shumta qe i ullheqi aj kunder okupatoreve Turq dhe Serbo/Malazez as ni luft Smajli nuk e Humbi.Gjat Luftave te shumta qe i bari Smajli humbi dy djelt e tij Zefin dhe Pjetrin njarin ne lufte kunder Shkjaut e tjetrin ne lufte kunder Turkut. Ma na fund Smajli mbeti pa djal por me ni vajz .Kjo Vajz u rrit dhe u be ni nder femerat ma te njoftuna qi ka Historia Shqiptare TRINGA E GRUDES ose TRINGA E SMAJL MARTINIT .Se bashku me Baben dhe Malsoret gjat jetes se saj ajo Luftoj dhe veproj kam per kam me burra te Malsis se Madhe per chlirimin e trojeve shqiptare ashtu sich I kan luftua elle te paret e saj .Tringa vdiq ne vitin 1917/18 ne Ksheve te Grudes ku edhe sot i gjindet vorri i saj. Ne vitin 1878 Smajlit I vjen thirrja per te marr pjes ne Lidhjen e prizerenit se bashku me Chun Mulen (bajraktari I hotit) . Per shkak te ideas dhe qellimit qe lillja e prizerenit kishte qe te formohet shteti shqiptar por nen sundimin e Turqis Smajli nuk shkoj lle e choj ne vet te tij ni tjeter Grudas Baca Kurtin .Betejat e Smajlit te shumta per Trojet Shqiptare ....Me 1881-82 Lufta e madhe ne Dinosh Smail Martini prin grudes dhe lufton kunder ushtris malazeze ku shkijet do te pasojn nji humbe te madhe dhe katarstrofike .Lufta e njohur e Grudes ne Zharnic ne vitin 1880/81 kunder Malit te Zi .Fill pas kesaj Lufte Smajli i prin Grudes dhe lufton kunder Rashoviqeve te Piperit afer Kuchit .Ne hije te kesaj beteje dhe fitores kunder malazezeve Grudasit e kendoshin kengen ...

    Smajl Martini Bajraktar
    prini Grudes e duol Luhare
    Rashoviqit i dha Zjarr.
    Nal kanal ju zogjt e Kurves se
    nuk i nihni djelt e grudes.
    Mark Milan e Bac Dragoj
    fort po ikan kur
    kan nevoj.

    Perendoria Turke u munua ne chdo mnyr ta vriste apo ta arratiste Smajlin por pa sukses ...Ne vitet 1883 dhe 1886 gjyqi ushtarak i sulltanit do tė dėnojė njė numėr tė madhė tė krerėve tė Hotit dhe Grudės pėr shkak akteve te tyre kunder Turqeve. Megjithata Smajli vazhdon Lufteret e tija Kunder okupatoreve Shkja dhe Turk deri rreth vitit 1890-1900 (jo krejt i sigurt vitin ) .Sulltani ata chka nuk mujti me ba me force e bani me tradheti. Rreth vitit 1897/8 Sulltani me zagart e tij e perhapi fjalen neper male qi krenet e Malsis me u mbledh ne Tuz per te nenshkruar armpushimin dhe terhiqjen e ushtris Turqe prej disa postave te njoftura neper Malsi .
    I tradhtuom dhe i rrejtun Smajli ulet prej Kshevet ne Tuz ku automatikisht arrestohet se beshku me 9 Grudas nga ushtaret Turko/Malazez ....Turqit e chojne ne Shkoder te Sulltani dhe aj e vendosi qe Smajl Martini te zhduket nga vendlindja e tij dhe te denohet me interrnim ne Diaribeqir te Turqis...(sot gjindet ne pjesen ku Kurdet e banojn kete vende). Smajli se bashku me 9 Grudas Interrnohet ne Diaribeqir ku edhe vdiq dhe varrohet nga shoket e tij te interrnuam (1910) lark prej vendlindjes dhe trojeve qe luftoj aq shume .Me ne fund prej grupit te interrnuam me Smajlin asht kthye gjadh ne Malsi vetem ni me banim ne Pikalj te Grudes rreth vitit 1917?
    Sipas kuvendidt te tij ...Kur Smajli vdiq dhe u varroj ni kryq u vu nen rrasen e tij si sheje dadhimi prej tjereve .......

    Shkurtimisht Historia e Smajlit dhe Tringes Ivezaj.......
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gruda : 31-01-2003 mė 00:34

  8. #48
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Mosha
    45
    Postime
    2,500
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    hej ... o grude... a je ivezaj ti a je grudaj???
    Me ke cudit me mark milanin si enjihkan per frikacak...se qe besa kam lexu nje liber prej ketij zotnise Mark Milanit po du me thane qeme ka pelqy sa nuk bahet!
    A me ma shkrujt malcorcen ma shkrueke e ma kenaqke he te lumte dora, e tu rrite ndera per cka na bane me dite per Smajl Gruden se nuk kisha pas ni per ta, vec do rreshta ne kange lahute.
    po te pershendeti tash... me tan te mirat!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-01-2003
    Mosha
    45
    Postime
    13
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Hej Macia blue.....

    Po kam qef chi ke tije per Smajlin shkurtimisht .....beso se elle vet e pershkrove shkurtimisht biografin e tij, e per me da ma shum kite me u nevojit ni koh ma e gjat por lexo se do te keme elle ma shum informata nete ardhmen.......Smajli Martini asht i fisit IVEZAJ prej malit te GRUDES........Sa i pirket Mark Malinit aj ka ken Vojvoda i Kucht (malazez) ....nuk e di se chka ke lexua per te por te dish se aj jo treme Malsorve si prej dreqit e ne tjetran an edhe i ka rrespektua shum ...megjithata me duket e nuk jam krejt i sigurt se aj e ka shkru ni gja per Malsoret... Se jan trima si bishat lle luftar te tmerrshem por e kan ni te keqe se vriten me njani tjetrin .....

    shifena ....

  10. #50
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Mosha
    38
    Postime
    3,501
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Joana e Durresit dhe Mesjeta Shqiptare

    BARLETI, JOANA E DURRESIT DHE MESJETA SHQIPTARE

    Dr.Moikom Zeqo

    Mesjeta shqiptare eshte klasifikuar nga Shuflai si nje mesjete e shkelqyer me nje status evropian te mirefillte; Kjo mesjete ka perfaqesues emra te cuditshem protagonistesh historike. Mua me vjen keq qe periudha paraskernderbejane eshte ende shume pak e studiuar. Per epoken e Skenderbeut dua te pershendes librin me te fundit te historianit me nivel evropian Prof.Kristo Frasheri, te quajtur "Skenderbeu", qe eshte nje kontribut substancial per skenderbeologjine. Duke rilexuar Marin Barleti, kete kryehumanist shqiptar kam bere te prekshem ne vetedijen time disa te dhena te habitshme per nje grua, nje personazh historik, qe lidhet me mesjeten shqiptare. Marin Barleti ne librin e 10 te kryevepres se vet per Skenderbeun shenon konkretisht "Ne mbreterine e Napolit, ne kohen kur Katedren dhe fronin e Shen Pjetrit e drejtonte Papa Urbani VI, ishte mbreteresha Joana I-re me kombesi epirote (shqiptare) dhe me atdhe Durresin. Kjo mbante anen e pseudopapes Klement, i cili ishte zgjedhur ne detyren supreme prifterore as me menyre katolike, as sipas zakonit (nga ku lindi dhe skizma shume e madhe ne kishen e Perendise) dhe e perkrahte ate fort. Prandaj Urbani thirri kunder saj per ndihme mbretin e Hungarise, Karlin, i cili u hodh ne Itali me nje ushtri shume te fuqishme dhe e la Joanen pa mbreteri dhe pa jete. Pas kesaj thone se Karli pasi e fuqizoi dhe e forcoi kete mbreteri (te Napolit) me ane te autoritetit apostolik, menjehere sapo u kthye ne Hungari vdiq i helmatisur. Vendin e tij e zuri i biri Vladislav i degjuar dhe trim ne lufte".

    Kush eshte Joana, e cila ne dokumentet historike mbiquhet si Joana e Durresit? Joana ka jetuar dhe mbreteruar ne vitet 1343-1382. Ne histori ajo njihet si Joana e Durresit, por ka sunduar ne qytetin e Napolit. Ajo ishte aq e fuqishme saqe perkrahte pseudopapen Klementi VII, qe apostoloi ne vitet 1878 deri ne 1894, qe perkrahej nga anzhuinet franceze dhe qe kundershtar i papes se Romes Urbani, VI, i cili ka apostoluar ne vitet 1378-1389. Kjo kundervenie ne rrafsh evropian qe plot kontradikta dhe perpjekje, intriga dhe luftera te medha. Barleti deri me sot eshte i vetmi historian, i cili e cileson Joanen e Durresit me kombesi epiriote, pra shqiptare dhe thote se ka patur atdhe Durresin, pra Durresi eshte vendlindja e prinderve ose dhe e vete asaj. Marin Barleti e vazhdon historine e pasardhesve te Joanes ne disa hulli. Por une nuk dua te zgjatem ne kete aspekt. Eshte interesant qe mbreti Vladislav, i quajtur dhe si Lancilak vdiq mbas 29 vjetesh ne mbreterine e Apolise ne Itali pa lene femije. Dhe fronin e tij e zuri e motra, e cila gjithashtu quhej Joana. Kjo Joane, u martua me Jakov Piceninin, kont dhe kondotier, i cili me te vellane e tij Franciskon, qe qe ne sherbim te anzhuineve kunder mbretit Ferdinand te Napolit, mik i Skenderbeut. Eshte ky Jakov Picenini, qe u thye nga ushtria e Skenderbeut, gjate ekspedites se kryetrimit shqiptar ne Itali me 18 gusht 1482. Barleti flet gjeresisht per Ferdiandin dhe Alfonsin e Napolit, qe qene mbreter dhe aleate strategjike te Skenderbeut.

    Po c'dime me teper per Joanen I, te ashtuquajtur te Durresit, mbretereshe te Napolit ne shek.XIV?

    Eshte Milan Shuflai mesjetarologu me i shquar ne historine e kombit shqiptar, i cili thote se ne vitin 1372 Ludoviku i Navares, i shoqi i Joanes durrsake, beri nje kontrate me prijesin francez, grafin e Coucyt "per pushtimin e gjithe Shqiperise". Ishte fjala per nje kontrate, qe nese do te pushtoheshin fshatra, qytete dhe keshtjellat e Shqiperise, atehere do te sanksionoheshin disa te drejta juridike per situaten e krijuar politike ne ate qe quhej Mbreteria e Shqiperise. Ky projekt ka nje interes te vecante, sepse kerkon te rikrijoje edhe nje here te ashtuquajturen "Regnum Albaniae" te Karlit I Anzhu, i cili me 1272 krijoi Mbreterine e Shqiperise si nje funksion te shtrirjes se pushtetit anzhuin ne te gjitha territoret bizantine, sidomos ne gadishullin ballkanik. Ludoviku i Navarres mundet te kete qene i ndikuar nga e shoqja e tij Joana e Durresit, qe pikerisht sulmin kryesor ta realizonte ne qytetin e Durresit. Kjo tregon terthorazi pse Joana e nxiste Ludovikun e Navares per kete aksion. Joana perkrahej nga anzhuinet franceze. Roli i anzhuineve franceze ne historine mesjetare shqiptare eshte mjaft i madh. Dihet se princi shqiptar Karl Topia, po i shekullit XIV, ishte nje femije i lindur nga nje baba shqiptar dhe nga nje nene anzhuine franceze. Historia e Karl Topise te kujton ngjarjet e romaneve kalorsiake, ose te romanit gotik ose pikaresk. Konti i Durresit, Tanush Topia beri nje aventure te pabesueshme. Ai rrembeu Helenen, vajzen e Robertit I Anzhu. Helena po vinte me nje anije nga Italia sepse do te martohej me nje kontrate politike me nje princ bizantin. Anija ndaloi ne brigjet e Durresit. Ne kete pushim befas Tanush Topia e pa Helenen dhe u dashurua marrezisht me te. Por eshte e vertete qe edhe Helena u dashurua menjehere me Tanushin. Tanushi e rrembeu Helenen dhe u martua me te. Helena ishte bjonde, nje bukuroshe e hajthme dhe e vendosur nga krahina e Anzhuse ne France. I derguari i mbretit anzhuin ne Durres me kot e kercenoi me emer te Robertit I Anzhu, qe Helena t'i bindej te atit dhe te mos e bente kete marrezi. Helena nuk u bind. Pas nje viti lindi nje djale, fryt i kesaj dashurie te parrefyer. E ema ia vuri emrin Karli ne kujtim te gjyshit te saj Karli I, mbret i Napolit dhe Sicilise, qe ishte njekohesisht edhe vellai i mbretit te Frances, Shen Luizit. Mbas nje viti i ati i Helenes i beri nje ftese Helenes dhe Tanush Topise, qe te vinin ne Napoli, sepse gjoja i kishte falur dhe desheronte te bente nje gosti te madhe per ciftin rebel. Ai u tha atyre te merrnin me vete edhe nipin, Karl Topine. Ne momentin e fundit Tanushi, dyshues dhe largpames nuk e mori Karlin me vete, hipi ne nje anije me gruan Helena dhe shkoi ne Napoli. Pritja paraprake qe madheshtore, u organizua nje gosti e papare por i ati i Helenes hakmarres deri ne fund i masakroi dhenderrin dhe te bijen ne gjume, duke bere keshtu nje veper makbethiane te denje per penen epokale te Shekspirit. Karl Topia i vogel u rrit i mbrojtur sepse jeta e tij kercenohej nga agjentet e mbretit francez. Keshtu u rrit ky personazh i mesjetes shqiptare, nga me te furishmit dhe me jete vetiake nga me te cuditshmet. Karl Topia e mbante veten ne te gjitha mbishkrimet e tij zyrtare si njeri me gjak francez. Stema heraldike e Karl Topise qe ndodhet sot ne Muzeun Historik Kombetar, pasqyron relievin e nje luani anzhuin si dhe igurat e zambakeve anzhuine qe jane simbole mbreterore anzhuine. Kjo steme heraldike eshte me e bukura e te gjitha stemave heraldike te Shqiperise. Ne vetvete kjo steme, ka disa te dhena mjaft interesante, ka nje sistem simbolesh, qe ende nuk jane perkthyer dhe shpjeguar sic duhet. Ne siperfaqen e gurit te kesaj steme paraqitet nje mburoje e vendosur pjerrtas ne kendin e djathte poshte dhe qe ka nje te care persegjati. Ana e djathte eshte e ndare ne kuadrate, ku te kater fushat kane te njejtat figura, nje disk, i cili ndahet ne kendin e djathte ne dy diametra te kryqezuar mes dy kryqeve poshte dhe dy siper. Ana e majte e mburojes tregon nje fushe te mbushur me zambake, mbi te cilen kalon pjerrtas nje vize nga e djathta ne te majte. Ketu duket dhe nje shirit tjeter, qe sipas mendimit te dijetarit austriak Teodor Ippen, ka te beje me nje qafore garash ushtarake, te gdhendur keq, qe ne heraldike ka kuptimin e shenjes se pasardhesit, ose ne nje linje te re te nje familje fisnike. Mburoja e stemes kulmon me nje kaske te mbyllur garash kalorsiake prej se ciles varen poshte te dy temthoret e kaskes, te cilat nga jashte jane mbuluar me lule zambaku. Ne vend te kreshtes apo kurores mbi helmete ngrihet nje jastek drejtkendesh, mbi te cilin rri luani i kurorezuar. Kurora e luanit mban tri pende struci. Stema heraldike e Karl Topise mund te kete dicka te perbashket me heraldiken e perdorur nga anzhuinet ne mbreterine e Napolit.

    Nje fakt i pastudiuar deri me sot, qe u ka shpetuar syrit te historianeve eshte se ne qytetin e Krujes, ka ekzistuar kulti i Karlit te Madh, Sharlemanjit, i Frances. Eshte pikerisht nje historian shqiptar e konkretisht, Dhimiter Frengu, qe ka qene arketar dhe njeri fort i besuar i Gjergj Kastriot Skenderbeut. Dhimiter Frengu ka shkruar dhe botuar nje histori per Skenderbeun, qe ka njohur shume perkthime dhe botime ne Evrope. Dhimiter Frengu ka qene intimisht i informuar, jo vetem pse ka jetuar ne Kruje, por ai ka njohur kancelarine e Skenderbeut, lidhjet e Skenderbeut me boten evropiane si dhe ate qe quhet urbanistika e brendshme e ndertimeve te perimetruara nga muret e keshtjelles se Krujes. Pikerisht Dhimiter Frengu shkruan te zeze mbi te bardhe se ne nje nga sheshet e Krujes ka qene ngritur nje statuje e persosur e Karlit te Madh te Frances. Dhimiter Frengu shton se disa nga princat shqiptare mburreshin se gjoja e kishin origjinen e tyre me gjak francez. Kete gje thote edhe Barleti, qe eshte i vetmi qe ka shkruar se qytetin e Krujes e kane krijuar Topijasit, pra pinjoj me te hershem se sa Tanush Topia, i ati i Karl Topise. Me gjak francez e quajne veten e tyre edhe dukagjinasit. Per mendimin tim ekzistenca e skulptures se Karlit te Madh te Frances nuk duhet vene ne dyshim. Ajo mund te jete nje skulpture e punuar nga ndonje skulptor vendas ose francez dhe lidhet me ngjarjen historike te krijimit te Mbreterise Shqiptare nga Karli Anzhu me 1272 me kryeqytet Durresin. Kulti i Karlit te Madh te Frances, i cili i bashkoi franket dhe krijoi nje perandori te madhe evropiane, me synim qe te krijonte edhe nje perandori boterore, duke perfshire dhe perandorine bizantine ka qene nje motiv krenarie per anzhuinet. Skulptura e Karlit te Madh do te kete qendruar ne Kruje per shume kohe. Kjo skulpture mund te jete hequr nga pushtuesit turq, kur ata zoteronin Krujen, por do te jete rivendosur gjate kthimit te Skenderbeut ne Kruje me 1443. Dhimiter Frengu eshte deshmitar okular dhe rrjedhimisht ai e a pare kete skulpture me syte e tij. Kjo do te thote qe skulptura e Karlit te Madh qe eshte nje paraprijes i idese se nje Evrope te tere shteterore ka sherbyer si nje simbol edhe per Skenderbeun i lidhjes se Shqiperise me Evropen Perendimore.

    Askush deri me sot nuk eshte marre seriozisht me analizen e miteve gjenealogjike te princerve shqiptare per origjinat e tyre gjoja franceze. Gjenealogji te tilla edhe fantaziste kane qene tipike per epoken humanistike. Nga ky qerthull i tradites anzhuine duhet pare edhe lidhja e Joanes se Durresit, pikerisht ne kryeqytetin anzhuin, qe eshte vete Durresi, te mbreterise shqiptare.

    Te dhena te papritura dhe te cuditshme per Joanen e Durresit gjenden ne librin e studjuesit Aleksander Paramidhisis, kushtuar papes Joani i XXIII, te njohur si Baltar Cozza, i cili ka lindur ne Napoli dhe ka vdekur ne Firence ne vitin 1419. Ne kete liber jepen aspekte te historise te luftes fetare me te cudidshem te mesjetes, midis papeve te Romes dhe antipapeve te Avinjonit. Antipapa Klementi VII, kishte ithtare Pjetrin e lumtur te Luksenburgut si dhe shenjtorin Vikentij (Ferie). Klementit i sherbente edhe Koleta e Shenjte, e cila vetem 100 vjet pas vdekjes u shpall shenjtore dhe u perligj vetem ne kohen e papes Piu i VI. Papa Urbani VI kishte ithtare Pjetrin e Aragonit dhe Katerinen e Sienit. Pikerisht shenjtorja Ekaterine e Sienit e keshilloi Papen Urbani VI te shpallte nje kryqezate kunder Pseudopapes antikrisht, Klement. Me 1378, Urbani e mallkoi mbretereshen e Napolit, Joanen Durrsake dhe e shpalli te rrezuar sepse ajo u bashkua me Klementin. Ne bulen e tij te dt.31 prill 1380 Papa Urbani e quajti Joanen Durrsake (bije te padrejtesise dhe te mekatit, heretike dhe incestare). Papa therriti nga Hungaria Karlin dhe me ushtrite e Karlit e shkaterroi mbreterine e Napolit, duke vrare dhe cuar ne mjerim tere trashegimtaret e Joanes. Konkretisht, ne sulmin kunder Joanes, Papen Urban e ndihmoi shenjtorja Ekaterina eSienit. Ajo shkoi ne Hungari dhe e bindi mbretin hungarez, qe te dergonte ne Napoli nipin, Karlin, qe u quajt Karl Durrsaku. Karli e perkrahu Urbanin dhe e sulmoi hapur. Ai ne fillim kapi rob Ludovikun e Navarres pastaj dhe Joana Durrsakun. Urbani VI i futi ne burg dhe i mbyti duke i helmatisur. Mbreti i Napolit u shpall Karl Durrsaku. Eshte shume i cuditshem ky percaktim, sepse quhej nje titull shume i larte qe krahas titullit mbret i Napolit, te quheshe edhe i Durresit. Nuk kaloi kohe dhe midis Karlit dhe Urbanit linden kontradikta. Keshtu ne "Analet Redio" thuhet se Lufta midis Karlit dhe Urbanit arriti aq larg saqe papa Urbani e c'kisheroi Karlin madje dhe gruan e tij, Margariten si dhe femijet deri ne brezin e IV-t. Per te vepruar kunder Karlit, i quajtur Durrsaku, papa Urbani caktoi Baltazar Cossa. Karli u zemerua shume me Papa Urbanin dhe vendosi ta sulmonte ne tokat e tij dhe ta debonte. Mbreti Karl e rrethoi Papen dhe ne "analet napolitane" thuhet se e qelloi pallatin e Papes me katapulta. Sekretari i papes Dihtri Fon Nim ka shkruar: "qe te hakmerrej sadopak kunder Karlit Papa Urban VI dilte kater here ne dite ne dritaren e keshtjelles me qiri ne njeren dore dhe zile ne tjetren dhe me ze te larte, solemn, me sa fuqi kishte mallkonte mbretin Karl dhe ushtrine e tij. Karli e deboi Papen nga qyteti Nocera. Papa shkoi ne Salerno. Karli pas pak vdiq. Mbeti mbreteresha Margarite nje vejushe shume trime. Papa Urbani beri mallkimin publik te mbretereshes dhe arriti qe te vriste edhe ate dhe djalin, trashegimtarin e Karlit.

    Keshtu mbaroi kjo histori e denje er subjektet e romaneve te Aleksander Dymase. Ajo qe na intereson ne kete shkrim eshte fakti qe ne shek.XIV ne historine e intrigave te dy kishave, te Romes dhe te Avinjonit nderfuten dhe personazhe shqiptare, sic qe Joana e Durresit. Emri i Durresit qe aq i famshem sa qe edhe Karli i Hungarise mbasi ta pushtonte Napolin do te mbiquhej Karli i Durresit.

    Duke lexuar nje guide te Napolit kam rene ne gjurmet e varrit te Joana Durrsakes ne nje nga kishat e ketij qyteti. Do te ishte me interes te mesonim me shume dhe konkretisht per kete varr monumental. Studjuesi Fabian Miraj me siguron se ka pare me syte e tij ne Manastirin e Shen Klares, varrin origjinal te Joana Durrsakes. Ky varr ndodhet prane nje varri tjeter te nje princeshe e cial quhet Anjeze Durrsaku. Ekzistenca e ketyre monumenteve te nderlidhura me emrin e lavdishem te Durresit i ben nder mesjetes shqiptare. Amen!
    Marre nga Koha Jone
    Pershendetje
    Rrofshin Shqiptaret e Bashkuar dhe Shqiperia e Bashkuar

  11. #51
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Mosha
    32
    Postime
    1,589
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Tė Lumtė Dodoni!
    Ajo pjesė e historisė mė tėrheq shumė vėmėndjen edhe mua sepse ėshtė "the missing link" pėr kalimin dhe pėr vėrtetimin e vazhdimėsisė iliro-arbėrore-shqiptare. Shpresoj qė me librin e gjetur sė fundi dhe tė shkruar nga Teodor Shkodrani i shek. tė XII tė hedhė nė dritė mė shumė pėr gjuhėn tonė.
    Gjuha janė ėshtė gjėja mė e shenjtė qė na ka dhėnė Zoti, dhe baballarėt tanė tė hershėm!
    Shumė Nderime
    drini.

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    30 falenderime nė 21 postime

    Familja Mulleti

    Gazeta shqiptare

    -------------------------

    DOSSIER

    Historia e panjohur e familjes sė Haki Mulletit, vėllait tė ish-Prefektit tė famshėm tė Tiranės. Nga diplomimi nė Vjenė, arrestimi dy herė nga Zogu dhe eliminimi nga komunistėt

    Tiranė 1958, si e helmoi Sigurimi Hakiun, vėllanė e Qazim Mulletit


    ----------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė vitin 1945, pasi babanė tonė, Haki Mulletin, komunistėt grekė e dorėzuan nė Kapshticė, komunistėt shqiptarė e nxorėn para gjyqit bashkė me 18 persona tė tjerė tė cilėt u dėnuan tė gjithė me pushkatim. Vetėm Hakiu shpėtoi pa u pushkatuar, pasi e ndihmoi Myslym Peza, i cili vajti vetė si dėshmitar nė gjyq. Babai vuajti vetėm katėr vjet burg dhe kur doli nė 1948, ne na internuan familjarisht nė Kavajė ku qėndruam pėr dhjetė vjet me radhė. Nė vitin 1958 kur babai mori leje nga Dega e Brendshme dhe erdhi pėr njė vdekje nė Tiranė, ai u helmua nga njė infermiere nė Spitalin e Tiranės, tė cilėn e detyroi Sigurimi qė t'ia bėnte gjilpėrėn vdekjeprurėse".

    Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 58-vjeēari Tanush Mulleti, nipi i prefektit tė famshėm tė Tiranės, Qazim Mulletit, i cili dėshmon pėr vdekjen tragjike tė babait tė tij, Hakiut, njė nga intelektualėt e njohur tiranas, i diplomuar pėr Administratė Civile nė Vjenė tė Austrisė. Po kush ishte familja Mulleti, ku u diplomuan burrat e saj, ēfarė postesh zyrtare mbajtėn ata deri nė vitin 1944 dhe si u persekutuan nga regjimi komunist i Enver Hoxhės?

    Hakiu, student nė Vjenė

    Haki Mulleti u lind nė vitin 1900 nė familjen e famshme tiranase dhe mėsimet e para ai i mori nga mėsuesi i parė i gjuhės shqipe tė Tiranės, Hafiz Ibrahim Dalliu. Nė moshėn 13- vjeēare ai u dėrgua pėr tė ndjekur mėsimet nė Vjenė tė Austrisė. Lidhur me kėtė, i biri i Hakiut, 60-vjeēari Tanush Mulleti dėshmon: "Gjatė asaj kohe qė babai vazhdoi mėsimet e shkollės sė mesme nė kryeqytetin austriak, ai u vendos me banim nė njė hotel tė vogėl Pensioni dhe u mor nėn kujdestari nga njė ēift tė moshuarish tė cilėt u kujdesėn pėr tė njėlloj sikur ta kishin fėmijėn e tyre. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme me rezultate shumė tė mira, Hakiu deshi qė tė ndiqte studimet e larta universitare pėr Inxhineri Mekanike (pėr mullinjtė e blojės) por njėri nga profesorėt e tij i tha: "Ti do tė hysh nė degėn e Administratės Civile, pasi ju shqiptarėt tashti keni filluar tė ndėrtoni shtetin tuaj, dhe vėndi ka nevojė tė madhe pėr kuadro tė kėsaj dege". Pas kėsaj Hakiu ndoqi studimet e larta nė atė degė tė cilėn ia rekomandoi profesori i tij dhe e pėrfundoi atė me rezultate shumė tė mira nė vitin 1920. Gjatė asaj periudhe qė Hakiu qėndroi nė Vjenė, aty kishte edhe disa shqiptarė tė tjerė, si Ndoc Naraēi, dr. Frederik Shiroka etj, me tė cilėt babait kishte dhe ruajti gjithmonė njė miqėsi tė ngushtė", kujton Tanush Mulleti pėr babanė e tij, Hakiun, i cili nė vitin 1920 u diplomua nė degėn e Administratės Civile nė kryeqytetin austriak.

    Arrestohet dy herė nga Zogu

    Pas mbarimit tė studimeve, Haki Mulletit iu afruan njė vėnd punė nė kryeqytetin austriak, Vjenė, por ai nuk pranoi sepse nė atė kohė i erdhi njė telegram nga Shqipėria, ky kryeministri shqiptar i asaj kohe, Sulejman bej Delvina i shkruante: "Tė ktheheni urgjent nė Tiranė, pasi jeni ngarkuar me detyrėn e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Ministrisė sė Brendshme". Lidhur me kėtė, Tanushi dėshmon: "Pas atij telegrami babai erdhi menjėherė nė Tiranė dhe nė atė detyrė ai punoi deri nė vitin 1925 kur u rikthye Ahmet Zogu nė pushtet dhe e pushoi menjėherė Hakiun nga puna. Kjo gjė erdhi pėr shkak se i vėllai i tij, Qazim Mulleti, i cili kishte qenė kryetar i rinisė sė organizatės fanoliste "Bashkimi", ishte arratisur nga Shqipėria dhe ndodhej nė emigracion politik si antizogist. Pėrveē kėsaj, njė nga arsyet qė e detyruan Zogun qė ta largonte Hakiun nga ajo detyrė, ishte dhe fakti se ai kishte qenė njė nga kėshilltarėt mė tė afėrt tė Fan Nolit, gjatė gjashtė muajve tė qeverisjes sė tij. Disa muaj pas pushimit nga puna, Hakiu u zgjodh sekretar i pėrgjithshėm i Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė dhe atė detyrė ai e mbajti pėr 20 vjet me radhė deri nė 1944. Por edhe gjatė kėsaj periudhe kur babai shėrbente pranė Komunitetit Mysliman, ai jo vetėm qė nuk u pa me sy tė mirė nga mbreti Zog, por pėrkundrazi, u arrestua dy herė prej tij. Arrestimi i parė i Hakiut u bė nė vitin 1931 pas atentatit qė i ndodhi mbretit Zog nė Vjenė, ku njėri prej tre atentatorėve ishte dhe i vėllai i tij, Qazim Mulleti. Por Hakiu nuk qėndroi pėr shumė kohė i arrestuar, pasi ndėrhyri ministri Sali Vuēiterni pranė mbretit Zog, i cili u detyrua dhe e liroi babanė qė nuk kishte asnjė lloj dijenie se ē'bėnte i vėllai i tij nė Vjenė. Ndėrsa pėr herė tė dytė Hakiu u arrestua nė vitin 1935 kur ndodhi Kryengritja e Fierit dhe nė atė kohė babai u internua nė qytetin e Gjirokastrės, ku ai ishte i sistemuar nė njė hotel dhe hante e pinte me komandantin e Xhandarmėrisė", dėshmon Tanush Mulleti lidhur me babanė e tij, Hakiun, i cili gjatė viteve tė Monarkisė u arrestua dy herė nga Mbreti Zog, pėr tė vetmen arsye se ai ishte i vėllai i Qazim Mulletit, njė prej kundėrshtarėve tė deklaruar tė tij.


    Arrestimi i Hakiut nga komunistėt

    Ndonėse gjatė gjithė periudhės afro 20-vjeēare qė Haki Mulleti qėndroi nė Komunitetin Mysliman tė Shqipėrisė, nuk ishte pėrzier fare me punėt e politikės dhe ishte arrestuar dy herė nga Zogu, nė vitin 1944 ai u detyrua qė tė largohej nga Shqipėria, prej frikės sė komunistėve. Lidhur me kėtė, Tanushi dėshmon: "Kur mbarimi i luftės dhe marrja e pushtetit prej komunistėve ishte punė ditėsh, Hakiu iku nga Tirana dhe u vendos nė Selanik tė Greqisė. Pak ditė para se tė ikte ai pėr nė Greqi, kishin ikur nga Shqipėria dhe ishin vendosur nė Vjenė tė Austrisė edhe dy vėllezėrit e tij, Qazimi me Hysniun. Por emigracioni politik i babait nė Greqi nuk zgjati shumė, sepse aty nga fillimi i vitit 1945 kur ai ishte vendosur me banim tė pėrkohshėm nė njė hotel tė Selanikut, u arrestua nga komunistėt grekė tė EAM-it. Arrestimi i tij u bė gabimisht, duke e ngatėrruan atė me Xhelal Staraveckėn, pėr tė cilin ishte porosi e veēantė nga Enver Hoxha qė tė kapej dhe tė ekstradohej nė Tiranė. Por kur e dorzuan Hakiun nė pikėn kufitare tė Kapshticės, edhe pse u pa qė ai nuk ishte Staravecka, pėrsėri nuk e liruan. "Aq mė mirė se ky na qenka i vėllai Qazim Mulletit", thanė komunistėt shqiptarė kur e morėn atė nė dorzim nga komunistėt grekė. Pas kėsaj Hakiun e mbajtėn pėr disa kohė nė hetuesi e mė pas e dėnuan me katėr vjet burg. Bashkė me Hakiun dolėn para gjyqit edhe 18 persona tė tjerė tė cilėt u dėnuan tė gjithė me pushkatim dhe vetėm babai shpėtoi pasi e ndihmoi Myslym Peza, i cili vajti vetė si dėshmitar nė gjyq. Myslim Peza e mori nė mbrojtje Hakiun, pasi tė vėllanė e tij Shyqėri Pezėn, familja jonė e kishte mik shtėpie dhe kur vdiq ai, Qazim Mulleti e hapi mortin. Po kėshtu gjatė kohės sė luftės, edhe vetė Myslimi ishte strehuar nė shtėpinė tonė dhe pėr shkak tė tij italianėt donin tė na digjnin shtėpinė. Pėrveē Myslim Pezės, nė faljen e jetės sė Hakiut ndikoi edhe njė person tjetėr qė kishte shumė fuqi nė dorė. Pas dėnimit tė Hakiut, shtėpinė tonė tė madhe qė kemi edhe sot na e sekuestruan dhe aty vendosėn zv /ministrin e Brendshėm, Mihallaq Ziēishtin, i cili jo vetėm qė nuk u soll keq me familjen tonė, por kur doli babai nga burgu nė vitin 1948, na e liroi pėr dhjetė ditė shtėpinė qė tė prisnim njerzit", dėshmon Tanush Mulleti lidhur me arrestimin e dėnimin e babait tė tij nė vitin 1945, i cili shpėtoi pa u ekzekutuar pas ndėrhyrjes sė Myslim Pezės, mikut tė shtėpisė sė Mulletėve dhe njė personi tjetėr qė arriti deri nė majėn mė tė lartė tė piramidės sė pushtetit komunist.

    Vdekja misterioze nė spitalin e Tiranės

    Pasi doli nga burgu nė vitin 1948, Haki Mulletin e internuan familjarisht nė qytetin e Kavajės. Lidhur me kėtė dhe vdekjen misterioze tė tij nė spitalin e Tiranės, Tanushi dėshmon: "Nė qytetin e Kavajės familja jonė qėndroi e internuar deri nė vitin 1958 dhe gjatė asaj kohė babai punonte si punėtor lopate nė punėt mė tė rėnda nė bujqėsi dhe nė njė ndėrrmarje ndėrtimesh. Gjatė atyre viteve Hakiun e thėrrisnin natėn nė Degė tė Brendshme, ku pasi e torturonin barbarisht, nė mėngjes e sillnin nė shtėpi. Kjo gjė u ndėrpre vetėm pėr disa kohė, kur si kryetar Dege nė Kavajė sollėn Shyqėri Rrjollin nga Shkodra. Po kėshtu gjatė atyre viteve qė familja jonė ishte nė Kavajė, ne na u gjendėn pranė disa familje si ajo e Haxhi Alushit, Sulejman Karkinit, Kėrēukėve, Veizėve, Turajve etj. Aty nga viti 1958 kur ne ndodheshim akoma nė Kavajė, Hakiu mori leje nė Degėn e Brendshme dhe erdhi nė Tiranė pėr njė rast vdekje tek familja Kėlliēi, tė cilėt i kishim kushėrinj. Aty ai u takua me shokun e tij tė vjetėr, dr. Ndroqin, i cili i tha qė ta shtronte disa kohė fare kot nė spital dhe mė pas t'i jepte disa ditė raport mjeksor, nė mėnyrė qė ai tė kishte mundėsi pėr tė qėndruar e pėr t'u shmallur me tė afėrmit e tij. Por ndėrsa babai ishte i shtruar nė spitalin civil tė Tiranės pa qenė i sėmurė, ai vdiq pa papritur nė mėnyrėn mė misterioze. Qė nė atė kohė ne e morėm vesh se ai u helmua nga Sigurimi i Shtetit, por tė vėrtetėn e kemi mėsuar shumė kohė mė vonė nga ana e Reshat Petrelės, i cili ka qenė i shtruar nė njė dhomė me Hakiun. Nė prezencėn e Reshatit, njė infermiere kėrkoi t'i bėnte njė injeksion Hakiut, por ai e kundėrshtoi duke i thėnė se nuk ishte sėmurė. Por ajo insistoi shumė duke i thėnė se ishte porosi e mjekut dhe pesė minuta pas bėrjes sė gjilpėrės, Hakiu dha shpirt duke mos iu dhėnė asnjė ndihmė mjeksore", kujton Tanushi lidhur me vdekjen misterioze tė babait tė tij, Hakiut, i cili u helmua nga Sigurimi i Shtetit, pėr faktin e vetėm se nė atė kohė dy vėllezėrit e tij, Qazimi dhe Hysniu, ndodheshin se emigrantė politikė nė Itali.

    Persekutimi Mulletėve

    Persekutimi i familjes sė Haki Mulletit, si dhe ajo e tė vėllait, Qazimit, nė fakt kishte filluar qė nė vitin 1945, kur sapo ishte arrestuar Hakiu. Nė atė kohė Sigurimi arrestoi vajzėn e madhe tė Hakiut, Donikėn (apo Sabahetin, siē thėrritej nga familja) e cila kishte shkuar dhe jetonte tek dajat e saj (familja e Ramadan Mukės) nė qytetin e Shkodrės. Sabahetit iu bėnė shumė presione psikologjike nga ana e hetuesėve duke dashur qė ta implikonin nė njė organizatė antikomuniste sė bashku me dy shoqet e saj, Vidha Xhaferrin e Meliha Dodėn. Nga presionet e shumta, Sabahetit iu helmua gjaku dhe vdiq nė spital sė bashku me shoqen e saj, Vidha Xhaferrin, ndėrsa shoqja tjetėr, Melihaja, shpėtoi pasi iku nė Vlorė. Lidhur me vuajtjet e familjes sė Haki Mulletit, pas vdekjes sė tij, Tanushi dėshmon: "Pas vdekjes sė babait, nė shtėpinė tonė erdhi Mihallaq Ziēishti (me gjithė nėnėn e tij qė i kishte ardhur nga Korēa pėr ta takuar) i cili me shumė dashamirėsi iu drejtua Pertefes, nėnės sonė, duke i thėnė: "Me vdekjen e Hakiut, u mbyllėn hesapet me familjen tuaj dhe tani besoj se nuk do t'u ngacmojnė mė. Prandaj unė do tė mundohem qė t'ju sjell nga internimi qė tė banoni kėtu te bodrumet e shtėpisė suaj". Por pak ditė pas kėsaj, Mihallaqin e transferuan nė qytetin e Korēės dhe familja jonė pėrfundoi e internuar nė qytetin e Shkodrės, ku bashkė me nėnėn dhe tre motrat e mija, Verėn, Bardhėn e Dhuratėn, qėndruam deri nė fillimin e viteve '90", e pėrfundon rrėfimin e tij Tanush Mulleti, lidhur me vuajtjet familjes sė tij, tė cilėn pėr afro gjysėm shekulli me radhė e ndoqi nga pas fantazma e emrit tė xhaxhait, Qazimit dhe hija e keqe e luftės sė klasave qė nuk iu nda deri nė shėmbjen e regjimit komunist.

    1. Marash Vata, i Shkrelit 14-15 dhjetor 2001
    2. Mehdi Frashėri, kryeministėr 7-8-9-10 janar 2002
    3. Nasuf Bej Novosela, Kolonjė 11-12 janar 2002
    4. Margilajt e Trieshit, Tuz 25-26 shkurt 2002
    5. Eshref Boēari, Vlorė 2-3 mars 2002
    6. Filip Ēeka, Shkodėr 9-10 mars 2002
    7. Javer Bej Hurshiti, Gjirokastėr 16-17 mars 2002
    8. Gjin Pjetėr Pėrvizi, Kurbin 23-24 mars 2002
    9. Familja e Isa Boletinit, Kosove 26 mars 2002
    10. Familja Dema, Dibėr 22-23 qershor 2002
    11. Familja Kokoshi, Vlorė 2-3 korrik 2002
    12. Familja Pustina, Dibėr 9-10 korrik 2002
    13. Familja Mul Bajraktari, Shkodėr 26-28 gusht 2002
    14. Familja Benussi, Shkodėr 6-7 shtator 2002
    15. Familja Dibra, Dibėr e Madhe 10-11 shtator 2002
    16. Familja Bezhani,Vlorė 7-8 tetor 2002
    17. Familja Ndreu, Dibėr 25-26-28 tetor 2002
    18. Familja Metalia, Tropojė 22-23 nėntor 2002
    19. Familja Hobdari, Tiranė 10-11 dhjetor 2002
    20. Familja Sefa, Lushnje 23-24 dhjetor 2002
    21. Familja Fratari, Mallakastėr 9-10 janar 2003
    22. Familja Klosi, Mallakastėr 15-16 janar 2003
    23. Familja Derralla, Tetovė 18- janar 2003
    24. Familja Libohova, Gjirokastėr 18-19 shkurt 2003
    25. Familja Shpendi, Shkodėr 21 shkurt 2003

    ------------

    Nga GSH.

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    30 falenderime nė 21 postime

    Vellezerit Toto

    gazeta shqiptare

    ------------

    DOSSIER II

    Gazeta publikon pronocimin e zotit Hasan Premtaj me banim nė New York, lidhur me njė shkrim tė botuar nė gaetėn "Illyria" pėr Lėvizjen e Delvinės dhe vėllezėrit Toto

    "Ministri Ismet Toto dhe vėllezėrit e tij ishin patriotė"


    -----------------------------------------------------------------------

    D. Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e sė dielės, u njohėm me njė shkrim tė ardhur nga bashkėatdhetari ynė nga diaspora e SHBA, Hasan Premtaj, i cili bėnte fjalė mbi Lėvizjen e Delvinės tė vitit 1938, e njohur ndryshe si "Rebelimi i vėllezėrve Toto". Zoti Premtaj merrte shkas nga njė shkrim i zotit Enver Shaska i botuar nė gazetėn "Illyria" tė Neė Yorkut, i cili shprehej se Ismet Toto dhe qeveria fashiste kishin lidhur njė marrėveshje pėr mbrojtjen e atyre pak familjeve italiane qė ishin nė Vlorė, gjė tė cilėn ai e kishte fillur qė kur ishte Ministėr i Brendshėm. Po kėshtu sipas zotit Premtaj, nė shkrimin e zotit Shaska, thuhet se nė shtatė prillin e vitit 1939, Gjeneral Guxoni kėrkoi qė tė takohej me zonjėn e Et'hem Totos dhe ajo e shoqėruar nga dhėndėrri i saj nga Tragjasi, Sulejman Meēo, shkuan dhe u takuan me tė duke i shtėrnguar duart dhe i dėrguar lule gjeneralit qė kishte okupuar atdheun. Nė shkrimin e tij, zoti Premtaj i pėrgėnjėshtron ato thėnie duke dhėnė argumentet e tija si bashkėkohės i vėllezėrve Toto dhe sipas dėshmive tė zotit Sulejman Meēo, qė pėrmėndet nė atė shkrim. Lidhur me kėtė shkrim tė zotit Premtaj, gazeta jonė ėshtė dhe mbetet e hapur pėr tė botuar edhe reagime tė personave tė tjerė apo tė pasardhėsve tė familjeve qė pėrmėnden aty, si dhe tė vetė zotit Enver Shaska.

    (Vijon nga numri i kaluar)

    Reformat e Ministrit Toto

    Me shpresė e besim, Etem Totua me tė marrė portofolin e Ministrit tė Punėve tė Brendshme, filloi tė vėrė nė zbatim programin e Tij, njė program tė gjerė e konstruktiv, qė nė vija tė pėrgjithshme pėrmblidhte: 1. Spastrimin e administratės nga elementėt injorantė, prapanikė, ngatėrrestarė e tė korruptuar dhe zėvendėsimin e tyre me njerėz tė zotė e tė ndershėm. 2. Emėrimin e nėpunėsve tė rinj me konkurs. 3. Thirrjen e tė rinjve intelektualė nėpėr vende me rėndėsi tė administratės nė qendėr e nė qarqe dhe ēdukjen e opinionit tė keq qė ish krijuar kundėr tyre si njerėz tė infektuar me idera tė rrezikshme. 4. Faljen e tė internuarve dhe tė burgosurve politikė. 5. Lirinė e shtypit e tė mbledhjeve gjer atėhere tė ndaluara rreptėsisht. 6. Pėrmirėsimin e gjendjes ekonomike tė katundarit e punėtorėt, duke siguruar mjetet dhe punėn e nevojshme. 7. Sigurimin e tė drejtave tė nėpunėsve me njė ligj organik modern… Mė 9 Nėntor 1936, pas njė viti e pak ditėsh, Zogu dekretonte shpėrndarjen e Qeverisė sė Re dhe sillte nė fuqi ēetėn e vjetėr hajdute. Etem Totua u tėrhoq nė Delvinė, i ndershėm dhe mė i vobektė nga ē'kish ardhur nė ministri. Andon Logoreci nė kujtimet e tij mbi Ismet Toton tė titulluara "Ismet Toto-Kujtime tė njė shoku", ndėrmjet tė tjerash ka shkruar: "Ismet Totua arriti tė bėhet me punėn e tij Kryesekretar Prefekture. Kulmin e karrierės administrative e arriti mė 1930-32 kur u emėrua Kryesekretar i Organizatės sė Rinisė shqiptare me gradėn e kapitenit. Me sa dij unė, ai ka qenė i pari shqiptar qė ka pasė zotnue Enciklopedinė Britanica. Dikush pat tendencėn ta akuzonte Ismet Toton se ishte nė favor tė njė diktature fashiste, por kjo bie poshtė pėr faktin se kur vendosi tė shkruajė biografinė njė prej heronjve tė vet, Ismeti nuk zgjodhi Musolinin ose Hitlerin por Mustafa Qemalin, diktatorin mė konstruktiv tė kohės tonė. Nė vitin 1934 sė bashku me Ismet Toton, Odise Paskalin, Ernest Koliqin, Stefan Shundin themeluam revistėn kulturale letrare "Illyria", qė doli si e pėrjavshme prej 1934 deri mė 1936. Me revistėn bashkėpunuan edhe Lasgush Poradeci, Migjeni, Dom Llazar Shantoja, Branko Merxhani, Vangjel Koēa, Karl Gurakuqi e tė tjerė. Ismeti arriti deri nė pozitėn e Nėnprefektit. Me sa dij unė kryengritja e Vėllezėrve Toto qe mė tepėr njė vetėdėshpėrim, njė vetėvrasje e cila nuk u vuri nė rrezik tė madh regjimin. Tue vra Ismetin mė 9 gusht 1937, nė moshėn 29 vjeēare, sundimtarėt e Shqipėrisė treguan vetėm se trembeshin nga idetė e reja, por edhe se nuk iu kishte ngelė pikė dhimbsunie ose shpresė nė zemrat e tyne".Ndėrsa Alfred Antoni pėr Selaudin Toton nė mes tė tjerash ka shkruar: "Lindi nė Delvinė mė 1914. Ishte mė i riu i vėllezėrve Toto. Mėsimet fillore i mori nė Sarandė dhe pastaj shkollėn teknike nė Tiranė. I prirur nga Matematika dhe Shkencat Fizike, Selaudini studioi nė Torino ku edhe e njoha. Mė vonė, mė 1937 i ndėrpreu studimet pėr vėllezėrit e tij, dhe kjo ish tronditja e parė. Mė 1940 u laurua nė Matematikė dhe Fizikė. Tronditjen e dytė e pėsoi kur hallet e padurueshme tė familjes shtrėnguan tė pranojė anėtarėsinė nė dhomėn e fashiove dhe tė korporatave. Pa kalue shumė kohė, bindjet dhe mendimet e tij, e suallėn nė konflikt rrėnjėsor dhe tė hapur me Luogotenencėn dhe si pasojė kapitullimi i Italisė e gjeti Selaudinin tė internuar nė Merano tė Italisė sė Veriut. Nė kalndor 1944 u kthye nė Shqipėri me shumė shqiptarė tė tjerė tė internuar dhe pati fatin tė merrej Sekretar i Zyrės sė Kosovės ndėnė drejtimin e z. Hamit Kokalari. Pas luftės Selaudinin e shohim si deputet tė "Grupit tė Patriotėve pa parti", ku qėndroi deri nė shtator 1947. Nė vjeshtėn e vitit 1947 u pushkatua me 17 tė tjerė si antiparti (grupi i deputetėve).

    Kush ishte Sulejman Meēo

    Pak fjalė pėr Sulejman Meēon (Si e kam njohur unė) Sulejman Meēo lindi nė Tragjas tė rrethit tė Vlorės nė prillin e vitit 1906, dhe vdiq nė Ēikago mė 20 dhjetor 1983. Pas fillores tė cilėn e mabroi nė fshatin e lindjes, vazhdoi dhe mbaroi me rezultate tė larta Institutin Teknik tė Harri Fulcit nė Tiranė. Ka punuar nė administratėn e Mbretit Zog si Sekretar i njė Zyre Sekrete, nė Tiranė dhe mė vonė si Kryesekretar nė Prefekturėn e Kukėsit pėr Kosovėn, prej nga u pushua nė pranverėn e vitit 1937 pas Kryengritjes sė Delvinės, pasi ishte martuar njė tė mbesėn e Etem Totos. Kur Shqipėria u okupua nga Italia fashiste nė Prill1 1939, ai u lidh me Ballin Kombėtar tė sapo krijuar nė shtėpinė e Mid'hat Frashėrit. Gjatė okupacionit fashist ka shėrbyer disa kohė si inspektor i bashkive dhe i komunave. Duke shoqėruar gjithmonė udhėheqjen e Ballit Kombėtar, ka qenė shumė aktiv. Shtėpia e tij nė Tiranė ka qenė bazė kryesore e udhėheqjes sė Ballit Kombėtar. Sulejman Meēo sė bashku me Nexhat Peshkėpinė, Osman Kazazin e tė tjerė kanė drejtuar sektorin e shtypit tė Ballit Kombėtar dhe pas Konferencės sė Mukjes ishin ata dhe jo komunistėt qė shkruanin:"Nuk na besohet, bashkim, bashkim! O Zot i madh". Mė 10 Gusht 1943 Sulejman Meēua me Faik Qukun shoqėruan Mid'hat Frashėrin e Hasan Dostin drejt Dibrės, pėr tė pėrcjellė mesazhin dhe vendimet e Mukjes dhe pėr tė bashkuar krerėt e Veriut. Me porosi tė Mit'hat Frashėrit, Sulejman Meēo dhe Halil Maēi u lidhėn me misionin ushtarak anglez tė majorit Antoni Kuajėll vendosur nė Cukal tė Shkodrės. Pėrsėri si tė dėrguar tė Mid'hat Frashėrit, Sulejman Meēo dhe Halil Maēi u dėrguan nė Bari tė Italisė ku morėn takim pėr bisedime me Komandėn Aleate tė Mesdheut, prej nga sollėn pėrgjigje dekurajuese pėr Ballin Kombėtar. Unė pata dėgjuar pėr Sulejman Meēon dhe aktivitetin e tij antifashist qysh nė fillim tė luftės pėr rezistencė, por personalisht e njoha nė shkodėr mė 21 Nėntor 1944, ku ishin grumbulluar nga e gjithė Shqipėria rreth 5000 vetė, midis tė cilėve edhe njė pjesė e mirė e kryesisė sė Ballit Kombėtar me nė krye burrin e madh tė kombit tonė tė pa harruarin Mid'hat Frashėrin. Unė u gjinda nė atė qytet sė bashku me babain tim, njė kushėri tė afėrt dhe disa bashkėfshatarė, dhe tė gjithė pėrpiqeshin tė gjenin mėnyrėn pėr tė ēarė drejt perėndimit pėr ti shpėtuar terrorit komunist qė po afronte. Por vetėm 5% e kėsaj morie njerėzish arritėn tė kalonin kufirin shtetėror nė drejtim tė Italisė, Austrisė dhe Greqisė. Nėpėr kampet e Italisė tė ngritura nga anglo-amerikanėt kemi kaluar vite tė tėra me tė ndjerin Sulejman Meēo, i cili ishte gjithnjė nė shoqėri tė kryesisė sė Ballit Kombėtar, njeri gjithnjė korrekt me tė gjithė, i kudogjindshėm nė ndihmė tė sėmurėve, me tė vobektėt dhe tė pa shkolluarve, dhe i pamėshirshėm pėr spiunėt dhe provokatorėt, tė cilėt fatkeqėsisht na ndoqėn pas edhe nė emigracion. Talenti i tij si intelektual, politik nė udhėheqje tė Ballit Kombėtar, patriotik dhe antikomunist u vu re mė vonė kur ne hymė nė Shtetet e Bashkuara, kohė kur vazhdimisht u zgodh anėtar i KQ tė Ballit Kombėtar deri sa ndėrroi jetė.

    Totot ishin patriotė

    Sulejman Meēo kishte zgjedhur pėr shoqe jete vajzėn e motrės sė Etem Totos. Pėr tė qenė mė reale, ai nuk ka qenė dhėndėr ndėr Totallarėt por ndėr Godot e Gjirokastrės. E shoqja e Sulejman Meēos ishte e bija e Faik Godos nga Gjirokastra. Bashkėshortja e Etem Totos e njohur nga bashkėkohėsit si grua fisnike, e menēur e tepėr patriotike dhe intelektuali e nacionalisti konseguent Sulejman Meēo, nuk do ta ulnin veten kaq poshtė sa tė takonin gjeneralin fashist Guxoni, dhe pėr derisa nuk janė takuar as buqeta me lule kanė shpurė dhe as duar kanė shtrėnguar me tė. Kjo e dhėnė nga z. Shaska ose ėshtė trillim i ndokujt pėr qėllime tė paracaktuara, ose ėshtė keqinterpretim i ndonjė dokumenti tė hershėm kur Etem Totua ishte Ministėr i Brendshėm dhe Mbretėria Shqiptare e kishte Italinė fashiste "aleaten mė tė madhe", kohė kur administrata shtetėrore nuk mundesh tė ratifikonte me tė huajt asnjė dokument pa dijeninė e Naltmadhėnis' sė Tij Zog i Parė. Unė i kuptoj dhe i respektoj pikėpamjet politike tė Z. Shaska, ashtu si dhe i di mirė vuajtjet e tij dhe tė rrethit familjar tė pėrndjekur nga regjimi i urryer komunist. Por pėr hir tė kėtyre pikėpamjeve dhe nostalgjisė pėr mbretėrinė, s'ka pėrse tė shtrembėrojmė faktet se ato janė kokėfortė. Brezat tanė tė rinj duhet ti mėsojnė gjėrat ashtu siē edhe kanė ndodhur. Sa pėr tė mirat qė i ka sjellė Shqipėrisė Ahmet Zogu dhe a kanė qenė shėrbėtorė tė Atdheut vėllezėrit Toto si dhe Sulejman Meēo, pėr kėtė do gjykojė historia e Shqipėrisė qė do tė shkruhet nė tė ardhmen me ndershmėri, sinqeritet dhe vėrtetėsi sipas principeve tė demokracisė perėndimore. Vėllezėrit Toto dhe Sulejman Meēo nuk kanė qenė as tė kuq dhe as tė bardhė. Ata ishin shqiptarė, punuan e luftuan pėr Shqipėrinė dhe pa dyshim do tė kujtohen si bij tė devotshėm tė saj".

    ----------

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    30 falenderime nė 21 postime

    Familja Baholli dhe Bamires te tjere Shqiptare.

    g55
    ---------


    Si u ngrit bibloteka e qytetit tė Elbasanit

    Nga Kastriot Dervishi

    Ndėr kohra tė ndryshme jo pak shqiptarė janė njohur pėr bamirėsitė e tyre nė dobi tė arsimit, kulturės, shėndetit publik etj. Por ndėrsa pėr tė huajt bamirės njohja ėshtė e plotė, pėr shqiptarėt nuk mund tė thuhet se zotėrohet informacioni i duhur dhe i nevojshėm. Nė vitet 30‑tė, nė shtypin shqiptar janė pėrmendur dendur si bamirėsit mė tė njohur 8 familje apo persona, tė cilėt ishin:

    1‑Thoma Turtulli nė Korēė (pėr dhurimin e njė bibloteke dhe njė spitali).

    2‑E shoqja e Koēo Turtullit nė Korēė (pėr dhurimin e njė jetimoreje).

    3‑Koēo Cinco nė Korēė (pėr dhurimin e njė pavioni nė spital).

    4‑Jorgji Avramusi nė Korēė (pėr dhurimin e 1 mijė stėrlinave pėr njė pavion tė ri nė spitalin "Thoma Turtulli").

    5‑Ali Agjah Elbasani (pėr dhurimin e gjithė pasurisė sė tij pėr arsimin shqiptar).

    6‑Familja Baholli nė Elbasan

    7‑Hasan Hoxha (Vogli) nė Tiranė (pėr dhurimin e pasurisė pėr arsimin shqiptar).

    8‑Neshat Pashė Vlora (pėr dhurimin e njė pjesė tė pasurisė pėr arsimin shqiptar).

    (shih gazeta "Besa" 22 gusht 1935, nė artikullin "Mirėbėrėsit e mėdhenj shqiptarė").

    Shkrimi i sotėm i kushtohet familjes Baholli, e cila dhuroi pėr qytetin e Elbasanit biblotekėn qė mori emrin e djalit tė saj Qemalit, i cili vdiq nė moshė fare tė re. Ndėrkohė qė nė ditėt e ardhshme do tė botojmė shkrimin qė i kushtohet bamirėsit tjetėr elbasanas, Ali Agjahut.



    Fillimi i ndėrtimit tė biblotekės sė Elbasanit



    Vdekja e dhimshme dhe e parakohshme e djaloshit Qemal Baholli, nxiti edhe mė tej familjen Baholli qė pėr tė pėrjetėsuar kujtimin e tij, tė ngrejė njė institucion tė rėndėsishėm pėr Elbasanin siē ėshtė bibloteka publike. Pėr njė gjė tė tillė, familja e Nazif Bahollit dhuroi truallin si dhe ngriti me fondet e veta objektin nė fjalė pa harruar tė kontribojė edhe financiarisht pėr blerjen e librave.

    Punimet pėr ngritjen e objektit filluan mė 20 gusht 1933, duke u njoftuar kjo edhe nė gazetėn kryesore tė vendit "Besa" mė 22 gusht 1933. Njė vit mė pas kur punimet kishin ecur mjaft, gazeta nė fjalė shkruan:

    "Sikurse dihet, vllaznija Baholli ka fillue me ndėrtue nji biblotekė, e cila thuej se u mbarue krejt. Kjo ndėrtesė paraqitet shumė e bukur e madhėshtore, veēse duhet tash grumbullimi i librave qė kėshtu ndėrtesa e pėrmendun tė plotėsohet siē i ka hije Elbasanit tė Kristoforidhit, tradita e tė cilit ka qenė dhe asht literatura e gjuhės dhe kultura. Shpresojmė se vllaznija Baholli, e cila meriton lavdėrime, u ba shembull edhe pėr tė tjerėt, do ta plotėsojė shumė shpejt nevojėn kryesore, e cila asht pėrmbushja e librave" ("Besa" 13 korrik 1934).



    Nė prag tė pėrurimit



    Kur objekti ishte nė prag tė pėrurimit, mė 26 mars 1935, gazeta "Besa" shkruan:

    "Ndėrtesa e biblotekės "Baholli" u mbarue krejt. Mbeten pėr t'u ndreqė disa mure rreth oborrit tė ndėrtesės, tė cilat do tė kryhen nė pak ditė. Veēanėrisht vllaznija Baholli, dhuroi 2 mijė franga ari pėr tė ble libra dhe komisioni i biblotekės po merr oferta nga libraritė pėr blerjen e njė sasie librash tė zgjedhme. Besohet qė nė pak ditė tė bahet inagurimi".

    Ajo ēka shihet me interes nė kėtė proces ėshtė edhe kujdesi i familjes Baholli pėr tė pėrfunduar njė vepėr tė tillė, vėnia e fondit tė sipėrthėnė pėr tė blerė libra si dhe puna e kujdesshme e komisionit tė biblotekės pėr tė pėrzgjedhur ēmimet dhe titujt e librave.



    21 korrik 1935, ceremonia zyrtare e pėrurimit



    Mė 21 korrik 1935, ora 9, zhvillohet ceremonia zyrtare e pėrurimit tė Biblotekės "Qemal Baholli". Ceremonia ėshtė pėrshkruar nga gazeta "Besa" e datės 22 korrik 1935, nė kėtė mėnyrė :

    "Me nji modesti dhe thjeshtėsi imponuese, u festua sot (21) n'Elbasan, ceremonia e hapjes sė biblotekės, e ngrehur prej mirėbėrėsit, tė ndjerit Nazif Baholli, pėr kujtim tė tė ndjerit, djalit tė tij Qemal.

    Nė kėtė ceremoni morėn pjesė, pėrveē autoriteteve civile dhe ushtarake t'Elbasanit, edhe njė tok personalitetesh tė kryeqytetit. Gjithashtu kishin ardhur nga Tirana pėr tė marrė pjesė nė kėtė ceremoni kulturore edhe drejtori i Zyrės sė Shtypit dr. z.Mihal Sherko dhe pėrfaqėsuesit e shtypit kombėtar e tė huaj. Nė orėn 8.45, mbėrrijtėn nga Tirana me automobila, tė ftuarit, tė cilėt u pritėn prej autoriteteve tė vendit.

    Nė orėn 9.15, autoritetet dhe populli vajtėn nė ndėrtesėn e biblotekės "Qemal Baholli", nė shkallėt e sė cilės, kishin marrė vend kryeinspektori i Oborrit Mbretėror, z.Xhaferr Ypi, i deleguar nga NMT Mbreti, dhe pėrfaqėsuesit e Ministrisė s'Arsimit, kolonel Aqif Pėrmeti dhe z.Gjergj Kokoshi, shef i atij dikasteri. Nė oborrin e ndėrtesės sė biblotekės, ishin rreshtuar nxėnėset dhe nxėnėsit e shkollės, duke patur nė krye bandėn e Strehės Vorfnore tė kryeqytetit.

    Ceremonia u hap me njė fjalim tė shkurtėr dhe tė thekshėm tė z.Hiqmet Baholli, i biri i tė ndjerit Nafiz Baholli. Pastaj mbajti njė fjalim, kryetari i bashkisė Abdyl Dilaveri, i cili theksoi veprėn kulturore tė tė ndjerit Nazif Baholli. Me kėtė rast pėrmendi edhe veprėn mirėbėrėse tė tė ndjerit Ali Agjah Beut dhe uroi qė kėto shėmbėlla tė vijohen edhe prej mirėbėrėsve tė tjerė tė atij qyteti. Pastaj u kėndua telegrami qė ju drejtua NMT Mbretit nga ana e bashkisė sė Elbasanit dhe e anėtarėve tė saj, m'anėn e tė cilit, i paraqitėn NMT Mbretit n'emėn tė popullit, omazhet dhe mirėnjohejt plot besnikėri e mė tė sinqerta pėr interesimin e gjallė qė sovrani ynė tregon pėr popullin e atij qyteti.

    Banda e Strehės Vorfnore pas fjalimin tė kryetarit tė bashkisė, lojti hymnin e NMT dhe tė flamurit, mbarimi i tė cilėve u mbulua me brohoritje nga ana e popullit".

    Pastaj gazeta jep edhe fjalėn e kryeinspektorit tė Oborrit Mbretėror Xhaferr Ypi, i cili ka folur nė emėr tė Mbretit Zog. Fjala e tij ėshtė kjo:

    "Vėllezėr shqiptarė! Zonja e zotėrinj!

    I urdhėruar prej Nalt Madhris sė Tij Mbretit, edhe unė kam fatin e mirė tė ndodhem kėtu me rastin e inagurimit tė kėtij instituti, i cili do tė jetė baza e kulturės dhe arsimit, dhe tė dorėzoj dhuratėn e formuar prej librash, pjesa mė e madhe, dalė prej biblotekės personale tė Sovranit tonė August.

    Kjo dhuratė sa ėshtė e vlefshme moralisht pėr biblotekėn, aq i naltėson nderin popullit tė Elbasanit, i cili ėshtė titulluar prej poetit kombėtar "Qytet i bukur", ka qenė gjithnji djepi i atdhetarizmės dhe djemtė e tij nė kohėn e rrezikut tė robris, pa u friksuar nga asnjė kėrcėnim, e qė kanė luftuar me pushkė nė dorė pėr lirinė kombėtare, meriton tė stoliset me njė tė tillė institut. I mėshiruar qoftė shpirti i Qemalit dhe i atit tė tij Nazif Baholli, e lavduar qoftė familja e tij qė me iniciativėn e tyne, ngrehėn kėtė vepėr bamirėse. Historia Kombėtare emrat e kėtyre njerėzve, ka pėr t'i shkruar me germa tė arta dhe populli shqiptar do t'i kujtojė me respekt e simpati. Janė tė paharruar patriotėt e pakėt qė me sakrifica materiale i kanė sjellė shėrbime njerėzore atdheut tė tyre. Nuk mund tė mungoj t'i kujtoj nė kėtė rast emrat e mirėbėrėsve Ali Agjahu e Qemal Baholli n'Elbasan; Thoma Turtulli nė Korēė, Ēiēkoja e zonja Turtulli nė Korēė, Neshat Pashaj nė Vlorė, Zhapa nė Tepelenė dhe tė tjerė emra tė cilėt nuk po mė vijėn ndėr mend; Hasan Hoxha, ky njeri i vobekėt por patriot, atė pasurinė e vogėl tė vetėn ia dhuroi arsimit kombėtar nė Tiranė.

    Lus Zotin ndjesė dhe jetė pėr tė gjallėt. Para se t'i jap fund fjalės, jam i autorizuar dhe gjithė gėzimim tim, po ju deklaroj se LMT sovrani ynė August, qė i ēmon veprat kėsi dorėsh, do tė ketė mirėsinė tė denjojė dekorimin e mėmės sė Qemal Bahollit, dekoratė kjo e nderon nė nji mėnyrė tė rrallė familjen Baholli.

    Rroftė Shqipėrija, rroftė Mbeti i Shqiptarėve!".

    Pas Xhaferr Ypit ka folur Gjergj Kokoshi dhe dy nxėnės.

    Ka qenė Xhaferr Ypi ai qė ka prerė shiritin e pėrurimit dhe sė bashku me tė ftuarit e tjerė ka vizituar sallėn e leximit. Mė pas ėshtė shtruar njė drekė nga bashkia e qytetit nė hotel "Grand".



    Nderim bamirėsve



    Bibloteka e Elbasanit u bė shkak pėr fillimin e njė sėrė shkrimeve nė shtypin shqiptar qė nderojnė veprat bamirėse. Mė 26 korrik 1935, nė "Besa" shkruhet artikulli "Nderim i ndjenjave mirėbėrėse", ku ndėr tė tjera thuhet:

    "Bibloteka "Qemal Baholli", iu dha njė rast njė tok intelektualėve tė shpjegojnė se ē'ėshtė vepra bamirėse, si lind nė shpirtin e mirėbėrėsit dhe ē'dobira i sjell kėtij dhe gjith kombit".

    Mė 5 nėntor 1935, nė "Besa", jepen emrat e personave dhe institucioneve qė kanė dhuruar libra pėr biblotekėn e Elbasanit, si mė poshtė:

    ‑Et'hem Toto (ministėr i Punėve tė Brendshme)

    ‑Jashra Erebara

    ‑Mehmet Bejtja

    ‑Nafiret Biēakēiu

    ‑Hafėz Ibrahim Dalliu

    ‑Tahir Dizdari

    ‑Shkolla Amerikane e Kavajės (51 copė)

    ‑Drejtoria e Buletinit Ushtarak

    ‑Familja e tė ndjerit Sif Nosi (30 copė)

    ‑Rauf Fico (ambasadori i Shqipėrisė nė jugosllavi)

    ‑Thanas Floqi

    ‑Margaret Hazlluk

    ‑Legata Amerikane nė Tiranė

    ‑Legata Japoneze (me rezidencė nė Athinė)

    ‑Parashqevi Nasi

    ‑Kotsi Nasi

    ‑Petėr Ndria (100 copė)

    ‑Jorgji Peēini

    ‑Dhimitėr Dhuteriqi (28 copė)

    ‑Shemshedin Vendesha



    Lexuesit e parė tė biblotekės "Qemal Baholli"



    Mė 7 nėntor 1935, gazeta "Besa", nė artikullin "Statistika e lėēitjeve nė biblotekėn "Qemal Baholli" gjatė muejit tetor", jep disa tė dhėna nė lidhje me literaturėn e lexuar nė muajt e parė tė institucionit. Kėto tė dhėna janė:

    ‑1300 lexues (783 tė Normales, 367 tė qytetit, 3 tė liceut, 1 student, 88 qytetare, 28 nėpunės, 1 profesor, 8 ushtarakė).

    ‑Vizitorė: 7 zonja, 17 zotėrinj, 4 grupe tė shkollave fillore mikse si "Naim Frashėri", "Agimi" dhe Zgjimi".

    ‑1161 libra tė lexuar (75 tė pėrgjithshme, 21 filozofike, 20 fetare, 68 sociologjike, 43 filozofike, 14 shkencore, 12 mjeshtrie, 2 artesh tė bukura, 314 literaturė, 155 histori, 437 romane.

    ‑Gjuhėt: 871 shqi, 113 frengjisht, 12 greqisht, 34 gjermanisht, 46 anglisht, 72 italisht, 1 rumanisht, 1 serbisht, 11 turqisht.

    ‑322 fletore (gazeta) tė lexuara

    ‑238 revista

    ndėrsa nė lidhje me ngrohjen e objektit, mė 21 nėntor 1935, "Besa" shkruan se Shoqėria "Krraba" ka dhuruar qymyr pėr ngrohjen e biblotekės.

    Mė 2 qershor 1936 Legata e Rumanisė dhuroi 700 libra pėr biblotekėn.



    Fondet e sotme tė biblotekės "Qemal Baholli"



    Pas vitit 1945, emri i biblotekės "Qemal Baholli" u ndyshua nė "Emin Maraxhiu", pėr t'iu rikthyr sėrish nė vitet e demokracisė. Nė vitet e para tė regjimit komunist mjaft libra me vlerė u larguan nga Elbasani pėr nė Biblotekėn Kombėtare nė Tiranė.

    Sot bibloteka ka nė fondin e saj rreth 200 mijė vėllime (nga tė cilat 30 mijė nė gjuhė tė huaj) si dhe 13 mijė koleksione periodiku. Tė klasifikuar janė rreth 5 mijė libra tė rrallė. Bėrthama e biblotekės ka qenė bibloteka e studiuesit tė njohur Lef Nosi.



    Epilog: Nė pritje tė njė "bamirėsie" qeveritare



    Elbasani ėshtė njė qytet qė meriton tė ketė njė bibloteke tė re, pasi shtimi i popullsisė dhe amortizimi i godinės aktuale e ka bėrė tė domosdoshme ndėrtimin e njė objekti tė ri. Shuma e parashikuar pėr njė ndėrtim tė ri llogaritet nė rreth 400 mijė dollarė. Njė shumė e tillė mund tė ishte plotėsisht e realizueshme nėse problemi merrej seriozisht. Pėr shembull sikur kryeministri Fatos Nano, tė kalonte pėr biblotekėn e Elbasanit shumėn e pa dhėnė qė kishte llogaritur pėr dy ndeshjet e kombėtares sė futbollit nė Irlandė dhe Zvicėr, problemi zgjidhej njė herė e pėrgjithmonė. Zgjidhjet afatshkurtra me shtesa apo me copėzime fondesh nuk zgjidhin asnjėherė problemin kryesor. Ajo qė tė bėn mė tepėr pėrshtypje ėshtė njė gjė: si ka mundėsi tė gjenden bamirės dhe fonde nė vitet 30‑tė tė shekullit tė kaluar dhe tė mungojė kjo gjė nė shekullin e 21‑tė
    -------

    Sa bukur...

    Keta jane Atdhetaret te mrekullueshem...

    Mendo gangot e sotem te selise roze..qe vjedhin paturpesisht gjakun e ketij qerrata populli.

    ......

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,636
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Topiajt, shkėlqimi dhe rėnia e principatės shqiptare

    Dr. Luan Malltezi

    uzakajve, tė ngritur me aq mund prej tyre. Fjala e urtė latine shpreh, pra, edhe njė dėshpėrim tė thellė tė Gjon Muzakės, tė kėtij pinjolli tė njohur tė kėsaj familjeje, pėr fatin tragjik qė i kishte ndodhur principatės sė tyre. Siē tregon autori nė kėtė "gjenealogji", (tė cilėn albanologu Hahn dhe tė gjithė studiuesit e kanė vlerėsuar njė "perlė" pėr historinė e Shqipėrsiė dhe tė Ballkanit), pas rėnies sė Shkodrės nė duart e turqve osmanė mė 1479, ai u detyrua tė merrte detin dhe tė emigronte nė Napoli, ku u gjend nė njė njė situtatė tė vėshtirė ekonomike, pa prona dhe pasuri tė cilat i kishte pasur pafund nė Shqipėri. Kėtė fat tė rėndė tė paimagjinuar mė parė pėsuan tė gjithė zotėrinjtė shqiptarė qė morėn udhėn e mėrgimit pas pushtimit osman tė vendit. Njė fat tė tillė pėsuan edhe Topiajt qė zėnė njė vend tė rėndėsishėm nė historinė e Shqipėrisė nė periudhėn paraosmane si sundimtarė tė fuqishėm nė Shqipėrinė e Mesme.


    Princeps Albanie
    Historianėt e kanė tė vėshtirė tė spjegojnė ngritjen e principatave shqiptare, fillesat e tyre, sepse ato shkojnė thellė nė shekuj dhe lidhen me lindjen e marrrėdhėnieve feudale. Por, tė gjithė janė tė njė mendjeje se fuqizimi i tyre erdhi dora dorės kur fuqitė e krishtera tė Perėndimit nisėn pėrpjekjet pėr tė shtrirė sundimin nė Bizant. Kjo histori ka filluar qė nga Kryqėzata e Parė dhe ka vijuar mė pas me pushtimet qė ndėrmorėn normanėt dhe anzhuinėt nė tokat shqiptare kundėr bizantit .
    Nė "gjenealogjinė" e njohur tė familjes Muzaka, tė shkruar nė mėrgim (Napoli 1510) pėr trashėgimtarėt e tij, nga Gjon Muzaka, ndodhen edhe disa fjalė tė urta tė cilat ai ua lė si kėshillė fėmijve tė tij. Midis tyre pėrfshihet edhe fjala e urtė latine:"Cuncta sub sole vana". Nė pėrkthim tė lirė shqip shprehja do tė thotė: "Gjithēka nė kėtė jetė qenka e rreme, e kotė". Eshtė njė shprehje e njohur qė ka ardhur nga njė pėrvojė e vjetėr e njerėzimit, qė ka parė tė shėmben me kohė mbretėri apo perandori tė mėdha qė askush nuk mund t'i imagjinonte mė parė. Kėshtu kishte ndodhur edhe me principatėn e M Topiajt qenė tė suksesshėm nė kėtė periudha pėr tė forcuar pozitat e tyre, sepse ditėn tė shfrytėzonin kontradiktat midis palėve kundėshtare. Kėshtu, nga njė pinjoll i hershėm i kėsaj familjeje, qė pėrmendet nė vitet 70 tė shekullit XIII si ushtarak me titullin MILES, nė fillimet e shek.XIV ata kishin nė sundim tė tyre njė zotėrim tė gjėrė qė shtrihej midis luginės sė Shkumbinit dhe tė Matit. Nė kėtė kohė ata kishin lidhje tė drejtpėrdrejta me Papėn e Romės dhe Karlin I Anzhu, mbas krijimit nga ana e tij mė 1272 tė "Mbretėrisė sė Shqipėrisė" (Regnun Albanie). Mė 1338 anzhuinėt, pėr tė pasur pėr vete Topiajt, u detyruan tė hynin nė marrėveshje me Tanush Topinė, i dhanė atij titullin KONT, i njohėn zotėrimin, si dhe i akorduan edhe njė shpėrblim tė majmė vjetor. Nė kėtė kohė Topiajt i lejojnė vetes edhe aventura qė tregojnė se ndihen mjaft tė fortė. Kėshtu, Andrea Topia rrėmbeu dhe e bėri grua tė vetėn vajzėn e mbretit Robert tė Napolit, qė po shkonte si nuse tek princi i Moresė. Rrėmbimi ndodhi nė Durrės, duke pėrfituar nga qėndrimi i anijes qė dėrgonte nusen nė More. Sipas Gjon Muzakės qė tregon kėtė "love story", fundi ishte tragjik, sepse mbreti i Napolit nuk e gėlltiti kėtė poshtėrim. "Pasi kaloi ca kohė-shkruan Muzaka- mbreti Robert e ftoi vajzėn dhe dhėndrin nė Napoli dhe, sapo ata mbėrritėn nė kėshtjellėn e tij, i vrau pėr fajin qė kishin bėrė".
    Topiajt mundėn tė ruajnė sundimin e tyre edhe nė periudhėn e vėshtirė tė sundimit tė car Stefan Dushanit mbi tokat shqiptare. Pas vdekjes sė kėtij tė fundit (1355) dhe shpėrbėrjes sė Perandorisė Serbe, Topiajt hynė nė luftėra tė vazhdueshme me Balshajt, Matrangėt, Muzakajt, duke pretenduar kėshtu pėr vete sundimin mbi tokat shqiptare. Kjo periudhė nė historinė e principatės lidhet me emrin e Karl Topinė (1359-1388). Gjatė sundimi tė tij ai mundi tė marrė edhe qytetin e Durrėsit, tė cilin e bėri kryeqendėr tė pricipatės.
    Nė kėto vite ai pėrmendet nė dokumentet e kohės me titullin e lartė "Princeps Albanie" (Princ i Shqipėrisė). Njė titull tė ngjashėm do tė pėrdorė afėr 70 vjet mė vonė Skenderbeu, pas viteve 1450: Dominus Albanie (Zot i Shqipėrisė).

    Osmanėt
    euml; rol tė rėndėsishėm nė kėtė vendimmarrje ka luajtur sigurisht edhe kleri i lartė.

    Marrėveshja
    Marrėveshja u bė nė kėshtjellėn e Durrėsit nė gusht 1392. Ajo u arrit pas shumė bisedimesh midis Gjergj Topisė dhe komandantit tė flotės sė Adriatikut, Saracen Dandulo. Marrėveshja ėshtė disi e veēantė. E veēanta qėndron nė faktin se Gjergj Topia pranonte qė qyteti tė kalonte nė dorė tė Republikė sė Venedikut, por pas vdekjes sė tij. Sipas marrėvėshjes mbrojtja e qytetit kalonte nė duart e Venedikut. Pėr kėtė qėllim tė dyja palėt pranonin qė nė kėshtjellėn e Durrėsit tė ngrihej flamuri i Republikės sė Vendikut, me qėllim qė turqit osmanė tė ndėrprisnin sulmet pėr pushtimin e qytetit. Gjergj Topia do tė vazhonte tė merrte si mė parė tė gjitha tė ardhurat e qytetit dhe po ashtu do tė vazhdonte tė urdhėronte tė gjithė zyrtarėt dhe ushtarakėt e tij. Tė dyja palėt merrnin pėrsipėr tė respektonin statutet dhe rregullat e qytetit etj.
    Marrėveshja u ratifikua nga Republika e Venedikut mė 18 gusht tė vitit 1392.
    Pas nėnshkrimit tė marrėveshjes Gjergj Topia nuk jetoi gjatė. Burimet bėjnė tė ditur se nė tetor tė vitit 1392 ai nuk jetonte mė. Pas vdekjes sė tij, mė 14 nėntor 1392, Republika e Venedikut nisi nė Shqipėri dy zyrtarė tė lartė (proveditorė), Mikel Kontareno dhe Pjetėr Kurino, pėr tė marrė tė gjitha masat e duhura pėr marrjen nė dorėzim tė qytetit tė Durrėsit, dhe qeverisjen e ardhshme tė tij. Zyrtarėve nė fjalė iu dha detyra tė merrnin edhe kėshtjellėn e Krujės. Por, pėr kėshtjellėn e Krujės atyre u doli njė pengesė. Kjo ishte e bija e Karl Topisė, Helena.

    Helena Topia
    Karl Topia kishte tri vajza. Helena ishte vajza e madhe. Nė burimet e kohės pėr Helenėn bėhet fjalė pėr herė tė parė pak kohė para vdekjes sė Gjergj Topisė. Kėshtu mė 9 gusht 1392 Gjergj Topia i kishte bėrė tė ditur venedikasve se kishte ndėrmend tė martonte tė motrėn e tij, prandaj kėrkonte prej tyre ta ndihmonin financiarisht. Venedikasit u pėrgjigjėn se do tė prisnin mė parė martesėn e saj.
    Shėmbja e principatave shqiptare lidhet me invazionin osman nė tokat shqiptare, qė fillon tė ndihet nė dy dhjetėvjeēarėt e fundit tė shek.XIV. Karl Topia nuk pati fatin e Gjon Muzakės dhe tė zotėrinjve tė tjerė, tė mėrgonte jashtė vendit pėr tė parė e pėrjetuar me dėshprim tė thellė edhe fundin tragjik tė principatės sė vet. Megjithatė, ky burrė i madh i kohės e ndjeu kėtė fund qė nė tė gjallė tė tij, tė paktėn dy vjet para se tė vdiste, qė mė 1386, kur u ndesh me sulmet e papėrballueshme osmane mbi principatėn e tij. Pėr tė shmangur rrezikun, ai bėri pėrpjekje tė afrohej dhe tė bashkėpunonte me venedikasit, tė cilėt ishin tė tmerrur nga dalja e turqve nė det. Mė 12 gusht 1386 Karl Topia pranoi t'u jepte venedikasve tė drejtėn e monopolit mbi drithrat e zotėrimit tė tij, tė dėbonte tė gjithė tregtarėt e huaj (pėrveē venedikasve), si dhe t'i pagonte Republikės sė Venedikut 600 dukatė ar nė vit pėr ēdo luftė tė saj, por me kusht qė venedikasit t'i jepnin atij armė tė llojeve tė ndryshme dhe anije lufte, tė cilat i kishte tė nevojshme "pėr t'u bėrė ballė" osmanėve. Megjithatė, koha provoi se venedikasit nuk mund ta nxirrnin nga situata. Mė 14 maj tė vitit 1387 mund tė thuhet se Karl Topia ndihej krejtėsisht i dėrmuar dhe i demoralizuar. Kėtė kuptim ka fakti qė nė kėtė kohė ai u kėrkoi venedikasve (nėpėrmjet ambasadorit tė vet tė dėrguar nė Venedik) t'ua shiste qytetin e Durrėsit, tė cilin nuk ishte nė gjendje ta mbronte "pėr tė shkak tė fuqisė sė turqve". Vendikasit nuk pranuan. Pa kėsaj pėrgjigjeje Karl Topia mendonte edhe tė largohej fare nga Durrėsi dhe zotėrimi tij, t'ua lėshonte atė venedikasve dhe tė vendosej nė njė nga zotėrimet e tyre nė Kandje apo Negropont. Ai ishte i gatshėm ta bėnte kėtė, nė rast se Republika e Venediku do t'i jepte aq feude dhe zotėrime qė tė mund tė jetonte si njeri i nderuar. Nė kėtė gjėndje tė dėshpruar ndodhi edhe vdekja e tij mė 1388. Dėshpėrimi duhet tė ketė qenė tepėr i madh po tė kemi parasysh edhe faktin se ai linte pas vetes njė trashėgimtar si Gjergji Topia, pėr tė cilin venedikasit shpejt bėjnė tė ditur se ishte shumė i sėmurė. Trashėgimtarit shėndetlig ai i la pas edhe mjaft kundėrshtarė, tė cilėt ishin gjallėruar nė kėtė periudhė destabiliteti tė plotė qė kishte pėsuar principata. Shumė prej tyre bashkėpunonin hapur me osmanėt pėr rrėzimin e Topiajve. Tronditje kishin pėsuar pastaj edhe vasalėt, patricėt e qytetetit tė Durrėsit, zyrtarėt dhe ushtarakėt e lartė qė rrethonin princin dhe ruanin kėshtjellėn. Burimet bėjnė tė ditur se disa nga kėto u blenė nga Venediku menjėherė pas vdekjes sė Karl Topisė. Midis tyre figurojnė njerėz tė afėrt tė Karl Topisė, madje edhe "peshkopi i Arbėrisė, Dhimtėr Nesa", tė cilin Karli e kishte aktivizuar si ambasador tė tij nė marrėdhėnie me venedikasit nė kėto vite. Ndonėse u gjėnd nė njė situatė tė vėshtirė, Gjergj Topia mundi t'u qėndrojė pėr mėse katėr vjet furisė sė osmanėve dhe presionit tė venedikasve, qė i kėrkonin dorėzimin e Durrėsit, duke pėrballuar njė situatė tė vėshtirė, tė jashtėzakonshme pėr shkak tė urisė, mungesės sė drithit pėr bukė dhe tė mungesės sė armėve tė nevojshme. Pas kėsaj qėndrese ai u detyrua, mė 1392, t'ia dorėzonte qytetin e Durrėsit venedikasve, duke bėrė me ta edhe njė marrėveshje. Pėr marrjen e kėtij vendimi tė rėndėsishėm kuptohet se kanė luajtur rol edhe njerėz tė familjes, kėshilltarėt dhe bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė, pėrfaqėsues tė patrikatit tė qytetit. Nj& Helena u martua me njė fisnik venedikas tė quajtur "ser Mark Barbarigo". Ai ishte i biri i njė farė Marini dhe kishte vite qė jetonte nė anėt e Durrėsit dhe Arbėrisė. Pas vdekjes sė Gjergj Topisė, Helena me tė shoqin kishin nė zotėrim kėshtjellėn e Krujės. Proveditorėt Mikel Kontareno dhe Pjetėr Kurino, qė i nisėn pėr tė marrė nė zotėrim qytetin e Durrėsit, u urdhėruan nga Sinjoria e Venedikut, mė 14 nėntor 1392, tė takonin dhe me Helenėn dhe Mark Barbadigon, lidhur me ēėshtjen e zotėrimit tė kėshtjellės sė Krujės. Sipas Sinjorisė, pas vdekjes sė Gjergj Topisė kėshtjella e Krujės nuk i takonte mė atyre, por zotėrimit venedikas. Duke bėrė fjalė pėr kėtė ēėshtje, Sinjori u jepte atyre kėtė detyrė:

    Kėshtjella e Krujės sinjalizon me tym dhe zjarr ardhjen e armikut
    "Nė pėrkatėsi tė Durrėsit ėshtė njė farė kėshtjelle qė quhet Krujė (Croya). Kėtė kėshtjellė, mbas vdekjes sė tė ndjerit tė zotit tė Durrėsit (Gjergj Topia-LM), e mbante motra e tij mė e madhe, e cila tani ėshtė martuar me njė farė ser Mark Barbarigo, i cili prej njė kohė tė gjatė ka jetuar nė ato anė. Kėshtjella ėshtė 20 milje larg qytetit tė Durrėsit. Nga kjo kėshtjellė jepen sinjale me tym ditėn dhe me zjarr natėn, kur armiqtė kėrkojnė tė futen nė kėtė rreth, ose nė territorin e Durrėsit. Kėto sinjale jepen me qėllim qė njerėzit qė janė brenda dhe jashtė qytetit tė njoftohen dhe tė futen me kohė nė qytet pėr t'i shpėtuar rrezikut".
    Sinjoria e Venedikut i porosiste proveditorėt tė merrnin masa qė kėshtjella tė mos bjerė nė duar tė huaja, por tė kalonte nėn zotėrimin venediaks. Ata duhej tė informoheshin se kush e mbante kėtė kėshtjellė dhe si ruhej dhe mbrohej ajo.
    Proveditorėt duhej tė bėnin gjithēka tė mundur qė Helena Topia dhe burri i saj ta mbanin dhe ta ruanin atė kėshtjellė, por nėn emrin e Venedikut. Ata duhej qė ashtu si mė parė tė jepin sinjale alarmi me zjarr dhe me tym pėr ēdo rrezik qė mund t'i paraqitej qytetit tė Durrėsit ditėn apo natėn. Pėr kėtė Helena dhe i shoqi i saj duhej tė bėnin aktin pėrkatės tė betimit (sacramentum).

    "Miqtė"
    Mė 18 prill 1393 burimet bėjnė tė ditur se punėt kishin shkuar mbarė: "Burri fisnik" Mark Barbarigo dhe e shoqja e tij Helena u kishin bėrė tė ditur proveditorėve se ata kėrkonin tė kishin marrėdhėnie tė mira me zotėrimin e Venedikut. Vetė Mark Barbarigo u kishte deklaruar se ishte plotėsisht i gatshėm tė paraqitej nė Venedik, "nė emėr tė vet dhe tė gruas sė tij", pėr arritjen e njė marrėveshjeje me Republikėn e Venedikut. Por, pėr tė shkuar nė Venedik ai kėrkonte tė kishte mbrojtje dhe garanci nga ana e shtetit venedikas, me qėllim qė mos i nxirrej ndonjė shqetėsim. Venedikasit urdhėruan Bajlin e Durrėsit qė t'i jepej kjo garanci deri brenda muajit gusht. Garancia mė pas u shty deri nė muajin shtator. Mark Barbarigut iu kėrkua tė paraqitej nė Venedik me "mandat tė plotė" nga e shoqja Helena "me qėllim qė ēdo marrėveshje e mundshme me tė tė kishtė vlerė tė plotė juridike.
    Nė gusht tė vitit 1393 Mark Barbadigo ishte nė Venedik. Ashtu siē kishin kėrkuar venedikasit, ai kishte sjellė me vete njė prokurė tė rregullt pėrfaqėsimi nga e shoqja. Prokura ishte hartuar nė Durrės mė 26 korrik nga "noteri publik me autoritet perandorak", Johan de Morgisij, i cili shėrbente edhe si kancellar i Bajlit venedikas tė Durrėsit. Gjatė qėndrimit nė Venedik Mark Barbarigo i paraqiti autoriteteve nė emėr tė tij dhe tė sė shoqes disa kėrkesa me shkrim dhe kėrkonte pėrgjigjen pėr to. Nga pėrgjigjja kuptohet se Helena kishte kėrkuar qė venedikasit tė njihnin kėshtjellėn e Krujės si zotėrim tė saj tė ligjshėm. Venedikasit e hodhėn poshtė kėtė pretendim, duke u justifikuar se kishin njė marrėveshje me Gjergj Topinė, qė u njihte atyre zotėrimin mbi Durrėsin, ku pėrfshihej edhe kėshtjella e Krujės. Gjithsesi, venedikasit pranonin qė Helena dhe i shoqi tė mbanin kėshtjellėn e Krujės si mė parė, por jo si zotėrim tė tyre, por nė emėr tė shtetit venedikas. Ky propozim u pranua nga ana e Mark Barbadigut. Pas kėtij mirėkuptimi palėt bėnė midis tyre edhe marrėveshjen pėrkatėse.
    (Vijon nesėr)
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,636
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Historia e martesės sė dėshtuar sė Mark Barbarigos dhe vajzės sė Topiajve. Ēfarė ndodhi me principatėn e njohur shqiptare pėrpara shkatėrrimit tė saj nga pushtuesit osmanė

    Si arrestuan venedikasit dhėndėrin e Karl Topisė




    (vijon nga numri i kaluar)
    Marrėveshja u bė mė 30 gusht 1393. Ajo u bė me solemnitet tė madh "nė sallėn e kėshillit tė madh tė pallatit Dukal" nė prani tė shumė dėshmitarėve, noterėve, dhe autoriteteve tė Venedikut. Sipas marrėveshjes, Helena dhe i shoqi i saj Mark Barbarigo do tė vazhdonin si mė parė tė mbanin kėshtjellėn e Krujės, por tashmė nė emėr tė Venedikut. Ata kishin tė drejtė ta qeverisnin atė dhe tė jepnin drejtėsi mbi tė gjitha ēėshtjet civile dhe penale "ashtu siē do ta shihnin ata me vend nė emėr tė Zotit dhe nė nderim tė zotėrimit vendikas". Republika e Venedikut pranonte qė pėr pronat qė zotėronin ata nuk t'i paguanin paguanin shtetit venedikas tė dhjetėn mbi prodhimin, si paguanin tė gjithė shtetasit e tjerė pėr pronat e tyre. Republika e Venediku pranonte t'i jepte Helenės dhe tė shoqit tė saj 100 dukatė nė vit. Ajo merrte pėrsipėr, gjithshtu, qė nė marrėdhėniet e saj me turqit osmanė tė merrte nėn mbrojte Helenėn dhe tė shoqin e saj, duke i paraqitur ata si si shtetas dhe "qytetarė venedikas". Po kėshtu venedikasit merrnin pėrsipėr tė mbronin edhe kėshtjellėn e Krujės, duke e paraqitur atė para turqve si "zotėrim" venecian. Marrėvėshja parashihte penalitete nė tė holla pėr palėt, sa herė qė do ta shkelnin atė.


    Tradhtia
    Megjithė solemnitetin e madh dhe betimin e bėrė nga Mark Barbarigos, marrėveshja nuk pati jetė tė gjatė. Bajli venedikas i Durrėsit dhe Kapedani i Flotės venedikase tė detit Adritik kishin njoftuar Sinjorin e Venedikut se punėt nė zotėrimin e Durrėsit nuk po shkonin mirė pėr shkak tė turqve qė vazhdoni tė sulmonin qytetin. Ata kishin dyshime se Mark Barbarigo kishte kaluar nga ana e sulltan Bajazitit.
    Mė 21 maj 1394 "Tė urtėt e Urdhėrave" e porosisnin Bajlin e Durrėsit tė bėnte edhe njėherė pėrpjekje pėr tė tėrhequr Mark Barbarigon. Nė rast se nuk do t'ia arrinte kėsaj, atėherė tė shihte mundėsinė pėr tė shtėnė nė dorė kėshkellėn e Krujės, duke hyrė nė tratativa me njerėz qė mund ta bėnin kėtė. Qendra e porosiste atė tė kishte kujdes tė mos dekonspirohej dhe tė mos rrezikonte ushtrakėt qė kishte nė Durrės. Qendra e udhėzonte Bajlin qė, personit qė mund tė merrte kėshtjellėn e Krujės, t'i premtonte tė gjitha tė drejtat dhe privilegjet qė zotėrimi venedikas i kishte njohur Helenės dhe tė shoqit tė saj etj.
    Dyshimet pėr Mark Barbarigon dhe Helenėn me kohė rezultuan se ishin krejt tė vėrteta. Bajli i Durrėsit kishte njoftuar qendrėn se Mark Barbarigo jo vetėm kishte kaluar nga ana osmanėve, por edhe kishte marrė urdhėr prej tyre tė pushtonte tė gjithė vendin deri nė Durrės. Zėvendėsbajli i Durrėsit kishte bėrė mjaft pėrpjekje pėr ta tėrhequr atė, por nuk ia kishte arritur qėllimit.

    Afat tremujor pėr paraqitjen e Mark Barbarigos nė Venedik
    Nė Mesjetė shoqėria ka pasur praktikat e veta pėr t'i bėrė tė ditur tė gjithė shtetasve personat e kėrkuar dhe tė shpallur nga shteti pėr delikte kundėr tij. Pėr persona tė tillė tė akuzuar si fajtorė autoritetet bėnin shpallje, tė cilat vareshin nė vende tė caktuara publike.
    Mė 24 korrik tė vitit 1394 Sinjora e urdhėronte Bajlin e Durrėsit ta vinte Mark Barbarigon pėrpara pėrgjegjėsisė, duke vėnė shpallje publike nė vendet e caktuara pėr kėtė punė. Sipas shpalljes, ai duhej tė paraqitej nė Venedik brenda tre muajve pėr t'u mbrojtur pėr akuazat qė kishte shteti ndaj tij pėr shkeljen e betimit tė besnikėrisė dhe veprimet e tij nė dėm tė interesave tė shtetit.
    Pas kalimi tė kėtij afati Bajli i Durrėsit urdhėrohej ta konsideronte Mark Barbarigon "rebel" dhe tė vepronte ashtu si do ta shihte tė drejtė, si person tė shpalluar jashtė ligjit.
    Qendra kėrkonte prej Bajlit tė njoftonte ditėn e shpalljes publike tė paraqitjes sė tij nė Venedik.
    Me gjithė shpalljen publike Mark Barbarigo nuk u paraqit nė Venedik. Ai caktoi njė "prokurator" tė tij pėr tė biseduar me Bajlin e Durrėsit. Prokuratori nė fjalė ishte urdhėruar nga Mark Barbarigo t'i paraqiste Bajlit venedikas disa kėrkesa nga ana e tij. Burimet veneciane nuk i bėjnė tė ditura kėto kėrkesa, por njoftojnė se prokuratori nė fjalė kishte paraqitur "kėrkesa shumė tė mėdha" (enormis requisicionibus), tė papranueshme pėr shtetin venedikas. Pas kėtij takimi, pėr vendikasit rruga e mirėkuptimit me Mark Barbarigon kishte marrė fund.

    "Wanted"
    Venedikasit jo tė gjitha punėt i kanė bėrė mė forcė. Ata e kanė ditur mirė se ka gjithmonė njerėz qė pėr para mund tė bėjnė gjithēka. Kėtė praktikė ata e kanė pėrdorur, si kudo, edhe nė Shqipėri. Kėtė praktikė ata e kanė bėrė edhe kundėr "burrit tė madhėrishėm" Skėnderbeut, siē e quanin ata, kur ishin nė armiqėsi me tė mė 1448 pėr ēėshtjen e Danjės. Venedikasit caktuan atėherė njė shumė tė mirė pėr vrasjen e tij. Po kėshtu vepruan edhe me Balshėn III (1405-1421). Kėtė praktikė venedikasit e pėrdorėn edhe ndaj Mark Barbarigos.
    Mė 6 nėntor 1394 Republika e Venedikut caktoi edhe shumėn e tė hollave qė duhej tė vihej nga ana shtetit pėr kapjen e tij.
    Siē del nga njė letėr dėrguar mė 6 shtator 1394 Bajlit tė Durrėsit, shuma e caktuar ishte deri nė 4000 dukatė. Me kėtė shumė parash Bajli duhej tė bėnte ēmos tė gjente mėnyrėn pėr tė marrė kėshtjellėn e Krujės dhe pėr tė futur nė dorė Mark Barbarigon. Pėr marrjen e kėshtjellės Sinjora e autorizonte Bajlin tė shpenzontė deri nė 3000 dukatė, ndėrsa pėr kapjen e Mark Barbarigos deri nė 2000 dukatė.

    "Fajtor kryesor" ėshtė Helena Topia
    Nė kohėn kur jepeshin kėto urdhėra, nė Venedik mendohej se shkaktar i kėsaj situate ishte Mark Barbarigo dhe jo Helena. Prandaj Bajli porositej tė mos vihej dorė mbi tė, vetėm mbi tė shoqin e saj. Kėtė "rebel" qendra e kėrkonte, prej tij, ta kapte dhe ta mbante tė mbėrthyer nė herkura (sub ferreis) dhe nėn njė kontroll tė rreptė (sub bon custodia). Bajli duhej ta niste atė menjėherė nė Venedik me anėn e kapedanit tė flotės sė Adriatikut. Ky i fundit u urdhėrua posaēėrisht edhe nga qendra pėr kėtė punė.
    Mė 15 shtator 1394 Sinjoria i nisi njė urdhėr tė ri Bajlit tė Durrėsit, lidhur me Helenėn. Venedikasit kishin marrė informacion se shkaktar i vėrtetė i gjitha tė kėqijave qė i kishin ardhur shtetit venedikas lidhur me kėshtjellėn e Krujės nuk ishte Mark Barbarigu por e shoqia e tij Helena. Sipas kėtij informacioni gjithēka kishte ndodhur nga vullneti dhe qėllimi i keq i zonjės nė fjalė. Prandaj Bajli u urdhėrua tė mos e kursente Helena Topinė, siē kishte pasur urdhėr mė parė.

    Kruja nė dorė tė Konstandin Balshės!
    Me gjithė urdhėrat e marra nga qendra, Bajli i Durrėsit nuk pati sukses nė pėrpjekjet e tij.
    Mė shkurt tė viti 1395 burimet njoftojnė se kėshtjella e Krujės nuk ishte mė nė dorė tė Mark Barbarigos, por tė Kostandin Balshės. Lajmi ra si bombė nė Venedik, sepse pas Konstandinit ishin osmanėt. Venedikasit e njhnin Kostandin Balshėn tė paktėn qė nga viti 1391. Atėhere Konstandin Balsha ishtė armiku kryesor i Gjergj Topisė, qė pėrpiqej t'i merrte Durrėsin. Venedikasit kishin informacion se personi nė fjalė kishte mbėshtetjen e plotė tė sulltan Bajazitit, i cili kishte hipur nė fron pas vrasjes sė Muratit i nė Betejėn e Kosovės (1389). Por e keqja pėr venediaksit nuk qėndronte vetėm kėtu. Konstandin Balsha ishte personi qė i kishte "kartat" nė rregull pėr tė pretenduar trashėgimin e principatės sė Topiajve pas vdekjes sė Gjergj Topisė, pėr shkak tė lidhjeve tė gjakut qė kishtė mė Topiajt nė linjė femėrore. Si mundi Konstandin Balsha tė merrte kėshtjellėn e Krujės, e njohur nė histori si legjendė pėr qėndresėn e saj, pėrbėn njė episod interesant mė vete.

    Tė sillet Mark Barbarigo nė Venedik!
    Pas njoftimit tė marrė nė Venedik se kėshtjella e Krujės kishte rėnė nė dorė tė Konstandin Balshės, i gjithė zemėrimi shpėrtheu kundėr Mark Barbarigos. Pėr gjithė sa kishte ndodhur Sinjora bėnte fajtor vetėm atė qytetarin e vet Mark Barbarigo.
    Mė 8 korrik 1395 Bajli urdhėrohej qė, pavarėsisht sa kishte ndodhur, ai duhej tė ndiqte ēėshtejn e Mark Barbarigos, i cili e kishte futur shtetin nė kėtė ngatėrresė kaq tė madhe. Bajli duhej tė vazhdonte pėrpjekjet pėr ta kapur dhe sjellė nė Venedik, pėr t'u pėrballur me drejtėsinė pėr veprime e tij nė dėm tė interesave tė shtetit vendikas. Sinjoria kishte mundur tė informohej, ndėrkohė, se Mark Barbarigo ndodhej nė pricipatėn e Gjergjit II Balsha. Bajli i Durrėsit urdhėrohej tė hynte nė bisedime me Gjergjin II Balsha pėr dorėzimin e Mark Barbarigos. Pėr kėtė Bajli mund t'i premtonte Gjergjit II Balsha njė shumė deri nė 1000 dukatė. Nė rast se Bajli do t'ia arrinte kėsaj, ai duhej ta mbante Barbarigon nė burg tė sigurt (carceribus sub bona custodia ). Nė rast se Bajli nuk do ta ndiente tė sigurtė mbajtjen e tij nė burg nė Durrės, atėhere duhej ta niste atė menjėherė me anije nė burgjet e Korfuzit.

    Dėnimi i Mark Barbarigos
    Nga viti 1395, kur Sinjoria jeptė kėtė udhėr, burimet nuk japin asnjė tė dhėnė pėr disa vite me radhė pėr Mark Barbarigon. Pėr tė bėhet fjalė gjashtė vjet mė pas, nė vitin 1401.
    Mė 20 dhjetor tė atij viti ai gjendej nė Venedik i vėnė nė bangon e tė akuzuarit pėr "krime kundėr shtetit". Si mundi Sinjoria ta kapte dhe ta sillte atė nė Venedik, nuk thuhet asgjė.
    Mark Barbarigo u akuzua se kishte shkelur marrėveshjen qė shteti venedikas kishte arritur me tė dhe tė shoqen e tij Helenėn, "vajzėn e tė madhėrishmit zotit Karl Topia ish-zotit tė Durrėsit". Nė gjyqin e zhvilluar pėr dėnimin e tij atij iu bėnė kėto akuza:
    1- Nė kohėn qė ai kishte qenė nė anėt e Krujės, nė kundėrshtim me betimin e bėrė dhe marrėveshjen e arritur, ai kishte kėrkuar nga shteti venedikas njė provizion tjetėr nga ai qė parashihej nė marrėveshje.
    2- Ai, sė bashku me tė shoqen, kishte plaēkitur natėn para portės sė qytetit tė Durrėsit gjashtė kuaj.
    3- Duke mos pasur respekt ndaj nderit tė zotėrimit venedikas, ai kishte mbledhur rreth vetes ushtarė tė krahinės sė Durrėsit pėr tė plaēkitur nė territorin e tij. Venedikasit ishin detyruar atėherė tė vinin nė lėvizje kundėr tij feudalin e fuqishėm shqiptar "Kont Niketėn", qė ishte nė atė kohė nė shėrbim tė Venedikut. Kont Niketa e kishte thyer atė nė fushėn e betejės.
    4- Nė kundėrshtim me nderin e zotėrimit venedikas, Mark Barbarigo kishte bėrė njė inkursion mbi territorin e Durrėsit, nė vendin e quajtur Kepi i Rodonit (Ponta Rodoni). Aty ai kishte plaēkitur shtėpinė e qytetarit venedikas Filip Barrelli, dhe i kishte rrėmbyer gruan. Ndėrkohė, Filip Barelli ishte detyruar tė merrte arratinė, duke ikur rrugė e pa rrugė nėpėr pyll. Gruan e tij Mark Barbarigo e kishtė dėrguar nė kėshtjellėn e Krujės "pėr turp tė madh tė zotit Filip dhe gruas sė tij".
    5- Nė kundėrshtin me betimin qė kishte bėrė dhe marrėveshjen me shtetin venedikas, Mark Barbarigo e quante veten nė letrat e tij "zot i Krujės" (dominus croye), ndėrsa duhej ta quante veten "vikar" (pėrfaqėsues) i zotėrimit venedikas.
    6- Nė kundėrshtim me atė qė duhej tė bėnte, Mark Barbarigo kishte penguar ardhjen e karvaneve me mallra nė Durrės. Me kėto veprime Mark Barbarigo i kishte sjellė dėm tė madh interesave tė shtetit venedikas dhe kishte ushtruar terror nė popullsinė e qytetit dhe tė krahinės sė Durrėsit.
    Mark Barbarigo u dėnua me njė vit burg. Vujatjen e dėnimit duhej ta kalonte nė njė nga burgjet e nėndheshme tė shtetit vendikas (in uno carcerum inferiorum).Veēc kėsaj, ai detyrohej tė shlyente njė gjobė nė shumėn 100 LIBRA. Kjo shumė duhej tė derdhej menjėherė, ndryshe atij nuk do t'i llogaritej koha e qėndrimit nė burg pa shlyer mė parė kėtė shumė. Sipas vendimit tė gjyqit, Mark Barbarigo nuk lejohej mė tė ishte nėpunės i shtetit venedikas nė zotėrimet e Venedikut nė Shqipėri: Durrės, Shkodėr, Drisht, Lezhė etj.
    Mark Barbarigo hyri nė burg mė 16 maj tė viti 1401.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    30 falenderime nė 21 postime

    Familja Gjylbegu

    Ju qe e doni Historine keni rast qe te shikoni tek Gazeta Shqiptare ne internet e aty shpesh ka shkrime historike per figura te njohura te kombit.
    Vlera e ktyre shkrimeve qendron tek fakti se ato nuk i ka bere ndonje historian po jane tregime gojore ose dokumentare te te afermeve te ketyre figurave kombetare ( te mire ose te keqij..nuk ka rendesi) dhe pra jane autentike me perjshtim te ndoj retushimi qe mund ti beje redaktori i gazetes zoti Kaloci..per arsye te "nga fryn era"..por kjo nuk ja ul vlerat ketyre historive.

    Duke qene se Historia e Kohes Partise Punes i eshte shmangur publikimit te historive te familjeve te njohura shqiptare ( per arsye ideologjike ) kuptohet se shume gjenerata shqiptare kane ngrene per nje kohe te gjate "miell fallco" e kjo ka influencuar ne cimentimin e injorances nder neve.

    Mbas 1991 e ketej..pra mbas daljes se RD-se filloi nje epoke e re si kudo dhe ne diturine tone mbi te kaluaren.
    Pra me RD-ne (RILINDJA DEMOKRATIKE) filloi epoka e se vertetave dhe kjo vazhdon sot dhe ne gazeta tjera.

    Meqense nuk eshte mire qe po nje pale te postojne Shkrime historike sepse eshte e lodhshme ( e kjo per te vetmen arsye..qe te pasurohet fondi historik ne Albasoul) mundohuni dhe ju tjeret te "vidhni" shkrime interesante historike a cfar do e ta postoni ketu.

    tung pra..





    ----------

    Gazeta SHqiptare


    DOSSIER II

    Historia e panjohur e intelektualit dhe ushtarakut tė famshėm tė diplomuar nė Akademinė e Stambollit, i cili pėr vite me rradhė bojkotoi hapur votimet e Enver Hoxhės

    Hamid Gjylbegu, shkodrani qė nuk votoi kurrė pėr komunistėt


    ---------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm nė kuadrin e rubrikės historike tė ciklit mbi familjet e mėdha tė Shqipėrisė, u njohėm me njė histori tė shkurtėr tė fisit tė njohur Gjylbegu tė Shkodrės, nga dera e sė cilės kanė dalė shumė pinjollė qė kanė lėnė emėr dhe gjurmė nė historinė e vėndit tonė. Origjina e herėshme e fisit Gjylbegu ėshtė nga Kosova, gjė e cila bėhet e ditur edhe nga vepra madhore "Shkodra dhe motet" e studiuesit dhe historiografit tė njohur nga qyteti i Shkodrės, Hamdi Bushati. Po kėshtu, sipas studjuesit tjetėr shkodran, Burhan Dizdari, fisi Gjylbegu e ka prejardhjen nga Begollėt e Kosovės, tė cilėt selinė e tyre e mbanin nė Prizren dhe nė Shkodėr linin njė zėvėndės tė tyre. Ndėrsa Begollėt nuk vunė kurrė ndonjė pasuri tė madhe, pasardhėsit e tyre, Gjylbegėt, patėn shumė prona dhe tokat si nė Zadrimė ashtu dhe nė Lezhė e Mirditė. Nė ato kohra, Gjylbegėt lidhėn njė miqėsi tė ngushtė me Gjonmarkajt e Mirditės, duke luftuar sė bashku kundėr Vezirit turk tė Shkodrės i cili u grabiste tokat e tyre nė zonėn e Zadrimės. Pasi fisi Gjylbegu u vendos nė Bushat, aty nga fundi i shekullit tė XIX, ata u shpėrngulėn qė andej dhe u vendosėn nė qytetin e Shkodrės, duke ngritur shtėpitė nė qėndėr tė saj, pėrreth ēinarit tė hershėm tė Hoxhė-dheut, ku ndodhen edhe sot sarajet e vjetra tė tyre. Ndėr burrat mė nė zė qė kanė dalė prej kėsaj familje, kanė qenė Muharrem Gjylbegu, Kryetar i Bashkisė sė Shkodrės nė vitet 1910-16, i cili pati ngritur flamurin shqiptar nė Kala tė Rozafatit nė vitet 1913-1914, Ismail Gjylbegu qė u diplomua nė Akademinė Ushtarake tė Stambollit, Jonuz Gjylbegu qė u diplomua nė akademitė ushtarake tė Italisė, Xhevdet Gjylbegu, i diplomuar pėr inxhinjeri minerare nė Turqi dhe Francė, Musa Gjylbegu, ish-ministri i Bujqėsisė nė vitin 1944, qė ishte diplomuar pėr ekonomi agrare dhe satistikė nė Austri etj. Por njė ndėr figurat mė tė spikatura dhe mė interesante tė kėtij fisi, pa dyshim qė mbetet Hamdi Gjylbegu, pėr tė cilin bėn fjalė dhe pjesa e dytė e kėtij shkrimi qė po botojmė nė numrin e sotėm.
    (vijon nga numri i kaluar)


    Aktiviteti patriotik i Gjylbegut

    Lidhur me aktivitetin patriotik tė Hamid Gjylbegut nė vitet 1915-1924, studjuesi dhe zooveterinari i njohur shkodran, Burhan Dizdari shprehet: "Pas largimit nga Turqia dhe kthimit nė Shqipėri, Hamid Gjylbegu u rradhit ndėr ata ushtarakė dhe politikanė shqiptarė tė cilėt dolėn hapur kundėr qeverisė sė Durrėsit dhe nė mbrojtje tė Kongresit tė Lushnjes. Kjo gjė bėhet e ditur edhe nga Sejfi Vllamasi nė librin e tij "Ballafaqime politike nė Shqipėri" ku nė mes tė tjerash ai ka shkruar: "Nė korrikun e vitit 1915, organizata revolucionare "Krahu Kombėtar" e cila u formua nė Durrės dhe qė mė pas u transferua nė Shkodėr, u zgjerua duke pėrmbledhur nė gjirin e saj patriotė tė sprovuar e figura tė pastra, ushtarėkė e civilė pa dallim klase, si Riza Dani, Maliq Bushati, Hamid Gjylbegu dhe Taip Shkodra". Hamidi mori pjesė edhe nė Komitetin pėr Mbrojtjen e Kosovės, pėr tė cilin nė kujtimet e Vllamasit midis tė tjerash thuhet: "Nė kėtė kohė nė Shkodėr, Komiteti i Kosovės zhvillonte njė veprimtari tė madhe ku Shkodra natyrshėm ishte kryeqendra mė e pėrshtatėshme. Nė atė komitet i cili kishte nė krye Hoxha Kadriun dhe pėrbėhej prej Bedri Pejanit, Sali Nivicės, Bajram Fevziut, Sejfi Vllamasit, kishte nė gjirin e tij si kėshilltarė qė asistonin nė rastet e nevojshme nė bisedime, edhe zotėrinjtė si Hamid Gjylbegu, Riza Dani, Hysni Curri, Qerim Begolli etj". Po kėshtu nė kujtimet e tij, Vllamasi ka shkruar njė pjesė tė konsiderueshme pėr Hamidin tė titulluar "Misioni i kapiten Hamid Gjylbegut nė Beograd", duke sqaruar se "Krahu Kombėtar" nė vitin 1919 dėrgoi me mision nė Beograd kapiten Hamid Gjylbegun, nė mėnyrė qė ai tė orvatej pėr tė kuptuar nė se mund tė kishte ndonjhė marrėveshje me Esat Toptanin rreth politikės kombėtare", shprehet studjuesi Dizdari lidhur me aktivitetin patriotik tė Hamid Gjylbegut nė vitet 1915-1920.

    Kėshilltar ushtarak i Nolit
    Ndėrsa lidhur me aktivitetin e Hamid Gjylbegut pas viteve '20, Burhan Dizdari shprehet: "Nė njė letėr tė dėrguar Kėshillit tė Lartė tė Shtetit nė Tiranė nė vitin 1920, Hoxha Kadriu midis tė tjerash shkruante: "Pėr me marrė lajme tė sakta e pėr me bisedua me komisionin e Shkodrės, tė cillėve edhe me ju diftue edhe qė do tė shkojmė me marrė Shkodrėn, e dėrgova sot me automobil Hamid Gjylbegajn, i cilli kthen sot". Po kėshtu nė vitin 1920 kur u vra drejtori i gazetės "Populli" Sali Nivica, nė ceremoninė madhėshtore tė varrimit tė tij ku mbajtėn fjalėn e lamtumirės shumė personalitete nė mes tė cilėve edhe At Gjergj Fishta, i pari e mori fjalėn Hamid Gjylbegaj. Nė korrikun e vitit 1920 kur forcat serbo-malazeze sulmuan Shkodrėn, nė qėndresėn qė iu bė atyre ku ishte vetė present Ministri i Brendshėm, Ahmet Zogu, morėn pjesė edhe dy ushtarakėt me pėrvojė, Hamid Gjylbegaj dhe Taip Shkodra, tė cilėt hartuan edhe planin e kundėrmėsymjes. Gjatė atyre luftimeve, Hamidi sė bashku me Hasan Ferrin, komanduan vullnetarėt kosovarė qė ishin vendosur nė kolonėn e dytė prej Kastratit deri nė bregun e liqenit tė Shkodrės. Nė vitet 1921-1924, Hamidi u rreshtua nė krahun e opozitarėve dhe pas fitores sė kundėrevolucionit tė Qershorit, Fan Noli, e tėrhoqi atė nė Ministrinė e Luftės, duke i dhėnė poste tė rėndėsishme ushtarake. Pėr kėtė arsye, kur Zogu u kthye nė pushtet, e largoi atė nga Ministria e Luftės dhe e nxorri nė pension. Pas kėsaj, Hamidi filloi polemikat dhe pėrplasjet me qeveritarėt e lartė tė asaj kohe, gjė e cila bėhet e ditur edhe nė njė nga letrat dėrguar Ministrit tė Brendshėm dhe vetė Ahmet Zogut, ku nė mes tė tjerash ai shkruante: "Lufta qė tash 25 vjet bana me drejtėsi pėr Komb e Atdhe, pėr mue me kaq mori fund…Por unė po ju paraqes dėshminė e sigurt se sot e prapa, kam me kenė njė bashkėpunues i gjithėanshėm i Naltmadhėrisėsė tij". Sipas studjuesit tė njohur shkodran, Nexhmi Bushati, nga fillimi i viteve '30 e deri nė mbarimin e Luftės nė vitin 1944, Hamidi u tėrhoq nė jetėn e tij private duke u marrė mė shumė me krijimtari artistike dhe mbledhje folklori. Gjatė kėsaj kohe ai shkroi me dhjetra shkrime publicistike, fjalė tė urta, epikė, lirikė,kėngė popullore etj. Ai ishte njė krijues mjaft prodhimtar dhe nė harkun kohor tė 20 vjetėve, gati ēdo vit botoi nga dy-tre broshura.

    Goditja e parė nga komunistėt
    Nė vitin 1937, Hamid Gjylbegu pėsoi njė goditje tė rėndė, pasi vėllai i tij, Ismaili, u dėnua me varje dhe u ekzekutua nė Kalanė e Gjirokastrės, pėr pjesmarrjen nė rebelimin e vėllezėrve Toto. Por fatkeqėsitė mė tė mėdha, Hamidi i pati pas ardhjes sė komunistėve nė pushtet. Lidhur me kėtė, studjuesi Nexhmi Bushtati, shprehet: "Kapakun e mundimeve tė shumta, Hamid Gjylbegut ia vuri diktatura e kuqe komuniste, e cila e shpalli atė si njė kundėrshtar politik tė saj dhe nuk e kurseu atė pėr asnjė moment. Goditja e parė ndaj tij, erdhi qė nė vitin 1946, kur qeveria e asaj kohe ia hoqi tė vetmin mjet jetese qė kishte, pensionin patriotik qė ai e merrte qė nga viti 1925, pėr shėrbimet e mėdha qė i kishte bėrė atdheut. Edhe pas heqjes sė pensionit, Hamidi nuk u pėrul dhe nuk ia shtriu dorėn shtetit komunist pėr tė kėrkuar lėmoshė prej tij, por me njė kurajo tė veēantė ai i shkroi dy letra kryeministrit Enver Hoxha. Nė ato dy letra, ai nuk iu ankua pėr padrejtėsinė qė i kishin bėrė dhe as pėr ndonjė gjė tjetėr tė karakterit personal, por gjithshka qė ishte shkruar aty, kishte lidhje vetėm me politikėn qė po ndiqte regjimi komunist nė fuqi. Nė letrėn e parė Hamidi protestonte pėr shkak tė vendosjes sė yllit nė flamurin kombėtar, i cili ishte simbol i komunizmit. Ndėrsa nė letrėn e tij tė dytė, ai i shkruante Enver Hoxhės, duke iu pėrgjigjur sulmit tė gazetės "Zėri i Popullit", e cila e kishte sulmuar Hamid Gjylbegun nė mėnyrė tė tėrthortė. Nė atė letėr dėrguar diktatorit komunist, Hamidi pėrdorte alegorinė duke aluduar pėr vetė Enver Hoxhėn nėpėrmjet disa vargjeve ku mes tė tjerash shkruante: "Dikush rreket mė u ba zot / ose njė zavendės i tij / prandaj ēdo njeri e ka kot / nė u madhnoft si Perėndi". Pasi komunistėt nuk mundėn qė ta nėnshtronin dot Hamidin, ata gjetėn mėnyrėn pėr ta luftuar atje tek pika mė e dobėt e tij, tek djali i vetėm, Virtyt Gjylbegu, qė ai e adhuronte aq shumė. Virtuti 23-vjeēar, qė ishte njė djalė i pashėm, shumė inteligjent dhe me njė karakter tė papėrkulur njėlloj si i jati, e burgosėn nė kampin e Vloēishtit ku punohej pėr tharjen e Kėnetės sė Maliqit. Teksa Virtuti vuante dėnimin nė atė kamp sė bashku me qindra tė burgosur politik tė tjerė, autoritetet e komandės sė burgut qė drejtoheshin prej Tasi Markos, i kurdisėn atij njė kurrth tė ulėt, duke e quajtur hajdut duke e fyer rėndė nė mėnyrėn mė poshtruese. Por ai ishte djali i Hamid Gjylbegut dhe kishte trashėguar karakterin e papėrkulur tė tij. Fyerjen qė i bėri diktatura e kuqe personalitetit tė tij, ai iu pėrgjigj me njė akt publik vetflijimi. I mbėshtjellur me njė ēarēaf tė bardhė, kur flinin tė gjithė tė burgosurit, ai doli nga kapanoni dhe u turr me vrap drejt truprojes. Breshėria e automatikut e ushtarėve dhe policive roje e pėrplasi Virtutin nė telat me gjemba tė kampit famėkeq. Akti i tij vetėvrasės tinglloi si njė sfidė e hapur qė ky djalė trim, pinjoll i familjes sė dėgjuar tė Gjylbegajve, i bėri diktaturės komuniste. Lajmin e kobshėm tė vrasjes sė djalit tė tij tė vetėm, Virtytit, Hamidi e pėrballoi me njė burrėrri tė pashoqe, madje thuhet se ai nuk nxorri asnjė pikė lot", shprehet Nexhmi Bushati lidhur me vrasjen e djalit tė Hamidit, nė kampin famėkeq tė Vloēishtit.

    Refuzoi tė gjitha votimet
    Qė pas humbjes sė djalit, urrejtja e Hamidit pėr regjimin komunist tė Enver Hoxhės erdhi gjithnjė duke u shtuar dhe pėr t'u hakmarrė ndaj tij, ai vendosi qė tė mos merrte pjesė asnjėherė nė tė gjitha votimet qė bėheshin pėr zgjedhjet e Kėshillave Popullore dhe ato pėr Kuvendin Popullor. Kėshtu qė nga ajo kohė e deri nė vitin 1979, Hamid Gjulbegu nuk mori pjesė asnjėherė nė votime, duke i bojkotuar rregullisht ato. I gjithė populli i Shkodrės dhe i Elbasanit ku jetoi ai, e mbajnė mėnd fare mirė se Hamidi nuk shkoi asnjėrė pranė kutive tė kuqe tė votimit nė zgjedhjet qė shteti komunist i organizonte me njė pompozitet tė madh. Mirėpo qėndrimi mospėrfillės i Hamidit, u prishte shumė punė kryesive tė Frontit nė lagjet ku ai banonte, tė cilėt kishin urdhėr qė tė merrnin tė gjitha masat qė pjesmarrja nė votime tė ishte 100 %. Kur vinte koha e zgjedhjeve, njerzit e Frontit alarmoheshin pėr rastin "Gjylbegu" dhe ndonėse ata i bėnin lloj lloj shantazhes, duke e kėrcėnuar e duke provuar ta mernin me tė mirė, ai nuk pranonte tė shkonte pėr tė votuar. Kur iu dėshtoi edhe metoda e fundit qė u pėrdor ndaj tij, duke i dėrguar njerzit e afėrėt pėr ta bindur, organet e pushtetit komunist kurdisėn njė "ēertifikatė mjekėsore" pėr tė ligjėruar gjoja anormalitetin e Hamidit, duke e nxjerrė tė papėrgjegjshėm. Por aq e madhe ishte urrejtja e Hamidit, ndaj diktaturės komuniste, sa qė ai arriti deri aty sa tė priste edhe rrymėn eletrike qė furnizonte shtėpinė e tij, duke dashur qė tė mos kishte asnjė lloj lidhje me shtetin komunist. Po kėshtu pas prerjes sė energjisė, ai qėndronte vetėm me dritėn e kandilit dhe nė dimrat e ashpėr nuk pranonte as drutė e zjarrit tė Komunales dhe asnje sherbim tjetėr nga shteti komunist. Ai ngrysej dhe gdhihej i vetėm nė shtėpinė e tij, duke kaluar netėt e gjata dhe tė acarta tė dimrit, pa kushtet minimale tė jetesės. Disa vite para se tė ndėrronte jetė, Hamidit i shkuan pėr "vizitė" disa nga drejtuesit kryesorė tė pushetit, tė Partisė dhe tė Degės sė Brendshme tė Elbasanit, me qėllim qė ta bindnin pėr tė marrė pjesė nė votime, por ai nuk pranoi ta prishte ritualin e tij. Shkodrani patriot me bindje antikomuniste qė mbahet mėnd si rast i rrallė nė tė gjithė Shqipėrinė, pėr bojkotimin e rregullt e tė deklaruar qė u bėnte zgjedhjeve gjatė viteve tė regjimit tė Enver Hoxhės, pasi kaloi njė pleqėri tė dhimbėshme nė qytetin e Elbasanit tek e bija, u nda nga jeta nė vitin 1979 nė moshėn 93-vjeēare, ", e pėrfundon rrėfimin e tij Nexhmi Bushati, pėr Hamid Gjylbegun, intelektualin e famshėm dhe rebel qė pėr vite me rradhė i bėri njė sfidė tė hapur diktaturės komuniste nė Shqipėri, duke mos shkuar kurrė pėrpara kutive tė kuqe tė votimit.

    ----------------

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    30 falenderime nė 21 postime

    Familja Deliallisi

    DOSSIER I

    Historia e panjohur e familjes sė famėshme nga Shqipėria e Mesme e cila u masakrua barbarisht nga Enver Hoxha. Rrėfimi i 83-vjeēarit Riza Deliallisi, burrit mė tė moshuar tė fisit

    "Ja si i pushkatuan komunistėt tetė burra nga fisi ynė Deliallisi"


    ------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Goditjen ndaj familjes sonė tė madhe Deliallisi, komunistėt e Enver Hoxhės e kishin filluar qė nė periudhėn e Luftės, nė fillimin e vitit 1944, kur ata vranė pa gjyq nė fshatin Arbanė, dy kushėrinjtė e parė tė babės sim: Kapllan Delip Deliallisin, dhe vėllanė e tij, Jakupin. Po atė ditė bashkė me Kapllanin e Jakupin, komunistėt ekzekutuan edhe nipin e tyre, Shefqet Ymer Deliallisin. Sikur tė mos ishin mjaftuar me kėto tre viktima qė i shkaktuan fisit tonė, menjėherė pas mbarimit tė Luftės nė vitin 1945, komunistėt arrestuan Beqir Ymer Deliallisin dhe e mbytėn atė nė tortura nė burgun e Durrėsit, pa e nxjerrė fare nė gjyq. Pas vrasjes sė Beqirit, komunistėt arrestuan Tefik Masar Deliallisin duke e akuzuar atė si bashkėpunėtorė me Grupin e Deputetėve dhe e pushkatuan atė nė bregun e lumit tė Tiranės. Pas kėtyre, nė vitin 1948 u vra nė pėrpjekje me forcat e Sigurimit edhe djali i Kapllanit, Delipi, i cili kishte dalė nė mal pas vrasjes sė tė jatit, nga qė nuk e duronte dot shtypjen e komunistėve. Po nė atė kohė nė pėrpjekje me forcat i Sigurimit, u vra edhe Mustafa Deliallisi, djali i fundit i Delip Bej Deliallisit.
    Genocidi i egėr i komunistėve ndaj familjes sonė nuk mbaroi me vrasjen e kėtyre shtatė burrave nga fisi ynė, pasi nė atė kohė nga presioni i madh i organeve tė Sigurimit tė Shtetit, bėri vetėvrasje nė burg edhe djali i Shaqir Deliallisit, Bujari i cili nė atė kohė nuk i kishte mbushur akoma tė njėzetat. Bujari ishte i fundit qė humbi jetėn nga terrori i komunistėve, sepse mė pas u arrestuan dhe pėrfunduan burgjeve me dėnime tė rėnda edhe burra tė tjerė nga fisi ynė si Abaz Mersin Deliallisi, Selami Shaqir Deliallisi dhe Skėnder Gani Deliallisi. Po kėshtu nė vitin 1948 jam arrestuar prej komunistėve edhe unė e jam tortuaruar prej tyre nė mėnyrė ēnjerzore pėr katėr muaj me rradhė ". Njeriu qė flet dhe dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", ėshtė 83-vjeēari Riza Xheladin Deliallisi, njė nga burrat mė tė moshuar tė familjes sė famshėme tė Deliallisėve tė Shijakut, i cili rrėfen tė gjithė historinė tragjike tė fisit tė tij, i cili pėr afro 45-vjet me rradhė u masakrua nė mėnyrėn mė barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhės. Po cila ėshtė e kaluara e familjes Deliallisi dhe kush ishin dy burrat e famshėm tė asaj shtėpie tė njohur nė tė gjithė Shqipėrisė sė Mesme, qė firmosėn bashkė me Ismail Qemalin nė Vlorė aktin e shpalljes sė Pavarsisė sė Shqipėrisė nė nėntorin e vitit 1912? Kush ishin burrat e tjerė tė shquar qė dolėn prej asaj dere tė famėshme, ku ishin diplomuar ata dhe cili qe fati i tyre, nė periudhėn e Monarkisė sė Zogut, nė vitet e pushtimit nazi-fashist tė vėndit dhe nė regjimin komunist tė Enver Hoxhės?


    Kush ishte Mustafa Deliallisi
    Njėri nga burrat mė nė zė tė familjes Deliallisi, ka qenė Mustafai i cili ishte diplomuar nė Akademinė Ushtarake tė Torinos. Lidhur me shkollimin dhe karrierėn ushtarake tė tij, 83-vjeēari Riza Deliallisi, dėshmon: "Mustafai u lind mė 20 maj tė vitit 1911 nė qytetin e Shijakut dhe ai ishte djali i Dalip bej Deliallisit, njėrit prej figurave mė tė respektuara nė tė gjithė zonėn e Shijakut, ashtu sikurse edhe Hasan Deliallisi, i cili udhėhoqi batalionin vullnetar "Erzeni" tė Shijakut nė Luftėn e Shkodrės nė fillimin e vitit 1913. Mustafai ishte fėmija i fundit i Dalipit, pasi para tij ishin Ganiu, Ymeri, Masari, Kapllani dhe Jakupi. Pasi mbaroi shkollėn plotore gjashtė vjeēare nė qytetin e tij tė lindjes, nė vitin 1924, Mustafai shkoi nė qytetin e Shkodrės dhe u regjistrua nė gjimnazin klasik, tė cilin e pėrfundoi nė vitin 1928 me rezultate shumė tė larta. Pas mbarimit tė gjimnazit, Mustafai shfaqi dėshirėn pėr tė ndjekur shkollat ushtarake, ashtu sikur kishin bėrė edhe dy vėllezėrit e tij mė tė mėdhenj, Masari e Ganiu tė cilėt kishin mbaruar shkollat ushtarake nė Turqi, apo dhe Jakupi nė Tiranė. Nisur nga ajo dėshirė e tij, nė vitin 1928 Mustafai shkoi nė Tiranė dhe pėr dy vjet me rradhė ndoqi kursin e shkollės sė plotėsimit tė oficerėve, i cili ishte hapur asokohe nga Mbreti Zog, nėn kujdesin e oficerėe italianė. Pas mbarimit tė atij kursi nė vitin 1930, Mustafai fitoi tė drejtėn e studimit pėr nė Akademinė Ushtarake tė Torinos nė Itali, tė cilėn e mbaroi nė vitin 1933 me rezultate shumė tė larta, duke u lauruar me medalje tė artė. Pasi u kthye nė Shqipėri, Mustafai u emėrua rethkomandant i zyrės sė rekrutimit nė qytetin e Librazhdit, ku nuk qėndroi mė shumė se gjashtė muaj, pasi u transferua pėrsėri po me tė njėjtėn detyrė nė qytetin e Burrelit. Nė atė krahinė qė ishte dhe vėndėlindja e Mbretit Zog, Mustafai zuri njė miqėsi tė ngushte me oficerin e karrierės, Bilal Kolėn, duke u bėrė vėllezėr gjaku. Gjatė periudhės qė shėrbeu nė atė qytet, Mustafai zuri njė miqėsi tė ngushtė edhe me patriotin Ali Xhetani, i cili nė shenjė respekti i ofroi lidhje familjare, duke i dhėnė pėr grua, vajzėn e tij, Fitneten. Pas martesės qė u bė nė vitin 1934, njė vit mė vonė atyre iu lindi fėmija i parė, qė e quajtėn Bukurie dhe mė pas djali, Agimi, i cili vdiq pas shtatė muajve", rrėfen Riza Deliallisi, lidhur me shkollimin dhe karrierėn ushtarake tė Mustafa Deliallisit, njėrit prej pinjollėve mė tė njohur tė fisit tė tyre.
    (Vijon nesėr)


    Deliallistė me origjinė nga Persia qė themeluan qytetin e Shijakut

    Nuk dihet me saktėsi dhe nuk ka asnjė tė dhėnė se sa i vjetėr ėshtė fisi i Deliallisėve dhe qė kur janė vendosur ata nė zonėn e Shijakut ku jetojnė edhe sot pasardhėsit e tyre. Por sipas dėshmisė sė 83-vjeēarit Riza Deliallisi, ish-arsimtar dhe njėri prej burrave mė tė moshuar tė kėsaj familje tė famėshme, i cili prej vitesh ka hulumtuar dhe ka mbledhur tė dhėna mbi origjinėn dhe historinė e fisit tė tij, prejardhja e hershme e Deliallisėve ėshtė nga Persia e largėt ose Irani i sotėm. Lidhur me kėtė, Riza Deliallisi dėshmon: "Siē na ka pas treguar para 60-vjetėsh xhai im, Ramazan Deliallisi, nė njė bisedė qė ai ka pasur me Sheh Dyrrin, (tarikat Helveti nė Tiranė, i cili ka pas teqen e tij diku aty prapa Pallatit tė madh tė Kulturės ku vite tė shkuara shiteshin drithrat) me tė cilin kishte miqėsi tė ngushtė, ai i ka pas thanė: "Eja nė teqe se kam njė dokument pėr prejardhjen e familjes tuaj". Sheh Dyrri i kishte theksuar Zanit duke i thanė se fisi juej "Deliallisi" ka ardhur nė vėndin tonė qindra vjet mė parė nė kohėn e sundimit turk, pasi ishte shpėrngulur nga Persia ku mbante mbiemėrin Harasani. Ka mundėsi qė kjo tė ketė ngjarė me tė vėrtetė, pasi me mbiemėrin Harasani edhe sot ka shumė familje nė Tiranė. Fisi ynė i Deliallisėve duhet tė ketė ardhur nė kėto treva ku banojmė ne sot, aty nga fundi i shekullit tė XIV apo fillimi i shekullit tė XV. Aty nga viti 1875, fisi Deliallisėve prej tė cilit rridhte Sali beu, zbriti nga katundi Shahinaj dhe u vendos kėtu nė kėtė vėnd duke themeluar qytetin e ardhshėm tė Shijakut. Kjo gjė ėshtė e konfirmuar edhe nga Teki Selenica nė librin e tij "Shqipėria nė vitin 1927", i cili thotė se Sali beu themeloi qytetin e Shijakut nė vitin 1880. Ka qenė kjo arsyeja qė tė parėt e familjes sonė, janė njohur edhe me mbiemėrin Shijaku. Kjo gjė dėshmohet edhe nga guri i varrit i xhait tonė, Hazizit, ku ėshtė shkruar: "Pastė ndjesė, djalė i ri dhe i shkėlqyeshėm, me karakter dhe atdhetar Haziz Beu i biri i Haxhi Sali Bej Shijakut". Se sa i vjetėr ėshtė fisi ynė, unė nuk mund ta pėrcaktoj me saktėsi, pasi tė parėt tanė nuk na kanė lėnė asnjė dokument tė saktė, por sipas tė dhėnave qė kam mbledhur dhe atyre qė tregohen, ne duhet tė jemi fisi mė i vjetėr nė Shijak. Sipas disa dokumenteve tė zbuluara kohėt e fundit, mbiemėrin Deliallisi, fisi ynė duhet ta ketė marrė aty nga viti 1920-21, gjė e cila argumentohet edhe me gurin e varrit tė Aziz beut, i cili vdiq nė vitin 1917 dhe aty shkruhet mbiemėri Shijaku. Njė argument tjetėr ėshtė dhe guri i varrit tė Masar Deliallisit ku ėshtė shkruar: "Vėllezėr, jam Masari i Delip Beut, vra prej njerėzish tė pabesė, ra dėshmor nė shėrbim tė atdheut, thoni past rahmet". Ndėr tė parėt qė janė njohur nga fisi ynė, kanė qenė Abaz beu, Pasha beu dhe Hamza beu, tė cilėt kanė jetuar diku aty nga shekulli i XIV. Pasi pėr kėta tė tre ne nuk kemi ndonjė tė dhėnė, unė po e filloj rrėfimin pėr historinė e fisit tonė, me Abaz Shijakun (Deliallisin) i cili ka jetuar nga viti 1810 deri nė 1880. Abazi me djemtė dhe familjen e tij ka jetuar nė fshatin Shahinaj tė Shijakut, pasi nė atė kohė Shijaku nuk ekzistonte fare dhe kėtu ishte vetėm njė pyll. Abazi ka vdekur nga njė infarakt kardiak nė fshatin Ēalaj-Barzez, tek familja Duka qė i kishte miq, ku kishte shkuar me xhandarėt e tij pėr ndjekjen e komitėve. Pas vdekjes sė Abazit, vėndin e tij e zuri i biri, Delip bej Shijaku,i cili e komandoi gjithė kėtė zonė deri nė vdekjen e tij. Ndėrsa pas vdekjes sė Delipit, nė krye tė zonės sė Shijakut erdhėn pėrsėri burra tė tjerė nga fisi ynė duke filluar nga Imeri, Kapllani dhe Masar Deliallisi. Siē na kanė pas treguar tė parėt tanė tė moshuar, nga djemtė e Abazit, Saliu u largua i pari nga Shahinaj nė vitin 1855 dhe erdhi kėtu nė Shijak, ku hapi njė dyqan dhe themeloi qytetin e mėvonshėm. Pas Saliut erdhėn dhe vėllezėrit e tjerė tė tij si dhe fshatarė nga fiset e tjera, deri sa Shijaku u popullua shumė dhe u bė kryeqendra e zonės. Njėri nga djemtė e Saliut, ka qenė edhe Xhemali, i cili nė vitin 1912 mori pjesė nė ngritjen e Flamurit nė Vlorė me Ismail Qemalin dhe fotoja e tij ndodhet edhe sot nė muzeun e Shijakut. Bashkė me Xhemalin, nė ngritjen e flamurit nė Vlorė nė 1912 ka qenė edhe Imer bej Deliallisi. Imeri ka marrė pjesė si delegat i Shijakut edhe nė Kongresin e Durrėsit nė vitin 1918, ku ishte bashkė me Rexhep Jellėn. Ndėrsa dy vjet mė vonė, si delegat i Shijakut, Imeri mori pjesė Kongresin e Lushnjes nė vitin 1920, ku u zgjodh senator i Durrėsit bashkė me Mytesim Kėlliēin, Irfan Ohrin e Veli Krajėn. Pas Masar Deliallisit i cili ishte oficer i Zogut dhe u vra nė krye tė detyrės nė shtypjen e Kryengritjes sė Mirditės nė 1921, nė krye tė xhandarmėrisė sė Shijakut kanė qenė edhe tė tjerė nga fisi ynė, si nė kohėn e Monarkisė ashtu dhe gjatė pushtimit fashist. Njė prej tyre ishte dhe Mustafa Deliallisi, i cili pasi ishte diplomuar nė akademitė ushtarake tė Italisė, gjatė kohės sė Monarkisė sė Zogut shėrbeu si ushtarak i karrierės dhe nė vitet 1943-44 mbajti detyrėn e komandantit tė xhandarmėrisė pėr zonėn e Shijakut me gradėn e kapitenit tė parė". Kėshtu rrėfen Riza Deliallisi lidhur me origjinėn e fisit tė tij dhe burrat e shquar qė dolėn nga ajo derė e famėshme qė kishte themeluar qytetin e Shijakut. Pėr familjen e njohur tė Deliallisėve, ka hulumtuar gjatė edhe Piktori i Merituar, Agim Faja nga qyteti i Shijakut, i cili rrjedh nga njė degė e kėsaj familje. Pas disa vjet kėrkimesh e studimesh, ai ka botuar librin "Trimi plumbin e fundit e ruan pėr vete", ku mė sė shumti flitet pėr Mustafa Deliallisin dhe origjinės e historisė sė kėsaj familje tė njohur.

    marre nga Gaz Shqiptare
    --------

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    19,380
    Faleminderit
    35
    30 falenderime nė 21 postime
    DOSSIER II

    Historia e panjohur e pinjollit tė Deliallisėve qė u diplomua nė Akademinė Ushtarake tė Torinos nė Itali. Rrėfimi i Piktorit tė Merituar, Agim Faja, qė rrjedh nga kjo familje

    Mustafa Deliallisi, shijakasi qė ngriti flamurin nė Ulqin


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Nė pjesėn e parė tė kėtij shkrimi tė botuar nė numrin e djeshėm, nėpėrmjet dėshmisė sė 83-vjeēarit Riza Deliallisi, u njohėm me historinė e familjes sė madhe tė Deliallisėve tė Shijakut, origjina e sė cilės mendohet tė jetė nga Persia ose Irani i sotėm. Sipas Rizait, njėrit prej burrave mė tė moshuar tė kėtij fisi, i cili ėshtė diplomuar nė "Normalen" e Elbasanit dhe ka shėrbyer pėr vite tė tėra si arsimtar, tė parėt e Deliallisėve aty nga viti 1875 kanė zbritur nga fshati Shahinaj dhe janė vendosur nė atė fushė ku sot shtrihet qyteti i Shijakut. Kjo gjė bėhet e ditur edhe nga statisti i famshėm Teki Selenica, i cili nė librin e tij "Shqipėria nė vitin 1927" nė mes tė tjerash ka shkruar: "Sali beu themeloi qytetin e Shijakut nė vitin 1880". Nisur nga ky fakt, Deliallisėt njihen edhe si themeluesit e atij qyteti qė shtrihet nė zemėr tė Shqipėrisė. Ndėr burrat mė nė zė tė fisit Deliallisi, kanė qenė Ymer dhe Xhemal Deliallisi, tė cilėt nė vitin 1912 kanė marrė pjesė si delegat tė Shijakut nė ngritjen e flamurit nė Vlorė nga Ismail Qemali ku kanė firmosur edhe aktin e Pavarsisė krahas delegatėve tė tjerė nga i gjithė vėndi. Ymer Deliallisi ka marrė pjesė edhe nė Kongresin e Durrėsit, nė vitin 1918 dhe nė Kongresin e Lushnjes nė vitin 1920, ku u zgjodh edhe senator i Durrėsit bashkė me Mytesim Kėlliēin, Irfan Ohrin e Veli Krajėn. Njė ndėr burrat e tjerė tė njohur qė kanė dalė nga kjo derė e madhe, ka qenė edhe Masar Deliallisi, i cili ishte diplomuar nė akademitė ushtarake tė Turqisė dhe mbeti i vrarė nė shtypjen e Kryengritjes sė Mirditės nė vitin 1921. Ndėr burrat e tjerė tė asaj familje tė cilėt u diplomuan dhe shėrbyen si ushtarakė, ka qenė edhe Mustafa Deliallisi, i cili pas mbaroi Akademinė e Torinos, shėrbeu nė zyrat e rekrutimit tė Librazhdit e Burrelit dhe si qarkomandant i xhandarmėrisė sė Shijakut.
    (vijon nga numri i kaluar)


    Cila ėshtė dinastia e Deliallisėve tė famshėm tė Shijakut
    Lidhur me origjinėn dhe pemėn gjenealogjike tė dinastisė sė famėshme tė Deliallisėve, tė cilėn po e botojmė nė kėtė shkrim, e kemi shkėputur nga kujtimet e 83-vjeēarit, Riza Deliallisi, njėrit prej burrave mė tė moshur tė kėsaj familje, ( ish-arsimtar i diplomuar nė "Normalen" e Elbasanit) i cili banon nė qytetin e Shijakut. "Abaz Bej Shijaku (Deliallisi) 1810-1880. Abazi siē shihet ka jetuar nė kohėn e sudimit turk dhe ka qenė martuar dy herė. 1. Gruan e parė e ka pasė marrė nga familja e agallarėve tė Rrogozhinės (Latif Agės sot Dedja) dhe me kėtė grua ka lind tre djem e tre vajza: Saliun, Abdullain, Dalipin, Pashėn, Kajėn dhe Qamilen. Gruan e dytė e ka marrė tek familja Ēelaj nė Mat (fshatin Patin) tė motrėn e Kurt Bej Ēelės, (nėnmadhen kėshtu e thėrrisnim, qė ka jetuar shumė dhe unė kam arritur me e njohė e tė jetoj me tė, quhej Sadije dhe me tė ka lind vetėm njė djalė Ahmetin, babėn e Rapit, Ahmet u quajt edhe ky, se kur vdiq i ati e la nė bark tė sė ėmės). Abazi jetoi rreth 70 vjeē dhe vdiq rreth vitit 1880. Gjatė kėsaj kohe, ka shėrbyer si i parė pėr krahinėn e Shijakut me fshatra (komandant xhandarmėrie nė kohėn e Turqisė) pozitė tė cilėn e ka mbajtur deri nė fund tė jetės sė tij.Tani po pėrshkruajmė djemtė dhe vajzat e Abazit, sipas moshės sė tyre duke filluar tek i pari, Saliu (1833-1912) Siē na tregonin tė parėt tanė tė moshuar, Saliu ka qenė mė i zgjuari nga tė katėr vėllezėrit e tjerė kėshilloheshin me tė. Ai ishte njeri i punės dhe e kalonte jetėn familjare mė mirė se vėllezėrit e tjerė nga ana ekonomike. Ky zbriti i pari nga Shahinaj dhe erdhi dhe themeloi Shijakun qė ishte pyll, duke ndėrtuar banesėn e tij tė familjes dhe vetė hapi njė dyqan rreth vitit 1855. Mbas Saliut erdhėn nė Shijak edhe vėllezėrit e tjerė tė tij dhe fshatarė tė tjerė. Kėshtu Shijaku u popullua dhe u bė kryeqendėr e zonės. Saliu ka qenė martuar dy herė: Gruan e parė e ka pasė marrė nė familjen e madhe tė Kėrtushajve nė Ishėm (Ethem Agės) dhe me tė lindi Seitin qė vdiq i ri dhe la Veiben, nėnėn e Mustafa Bashės. Me gruan e parė ka qenė baxhanak me tė vėllain, Abdulla, me qė gratė ishin motra. Gruan e dytė pas vdekjes sė tė parės e ka marrė nė familjen e Kėrēikajve nė Tiranė (motrėn e Mustafa Kėrēikut, hallėn e Sulejmanit) dhe me tė lindi Xhemalin, Qerimin, Azizin dhe vajzėn Hyzie. Kjo quhej Tushe. 1. Seiti vdiq i ri, 27 vjeē dhe ai qe martuar me tė bijėn e Eshref Efendiut, financier nė Shijak dhe me tė lindi vetėm Veibėn nėnėn e Mustafa Bashės qė banon nė Durrės. Veibja u martua nė Kavajė me Osman Bashėn (qė e njihnin dhe e thėrrisnin si Mustfa Haxhi Ibrahimi) dhe me tė lindi Mustafa Bashėn qė sot banon nė Durrės me familje (nipi ynė). 2. Xhemali u martua nė Krujė nė familjen e Belegėve, me Hankėn dhe me tė lindi Saliun, Kimetėn, Hatijen dhe Fiqereten. Kimetja me Hatijen vdiqėn tė reja e pa fėmijė, kurse Saliu me Fiqireten u vendosėn me familjet nė Tiranė. Saliu vdiq mė 1980. Xhemali ishte patriot, mori pjesė nė ngritjen e flamurit nė Vlorė me Ismail Qemalin 1912. Fotoja e tij ėshtė nė Muzeun e Shijakut. 3. Qerimi u martua nė familjen e Kenjve nė Durrės, me motrėn e Rexhep Kenjės, Xhemailen dhe me tė lindi Mehdiun, Irfanin, Agimin, Kudretin, Shpresėn dhe Luljetėn, tė gjithė tė martuar. Qerimi vdiq i ri duke i lėnė fėmijėt jetimė. Nga fėmijėt e Qerimit, Mehdiu e Shpresa kanė vdekur e familjet e tyre i kanė nė Durrės e Tiranė. Kurse Irfani dhe Agimi me familjet e tyre janė nė Shijak, Luljeta nė Tiranė dhe Kudreti nė Durrės. 4. Hazizi, ka qenė sipas fjalėve tė prindėrve tanė dhe sipas shkrimit te guri i varrit tė tij, mė i miri i fėmijėve tė Saliut, kopje e tė atit, i zgjuar, trim, me karakter dhe atdhetar. Vdiq i ri. U martua me Xhemėn tė bijėn e Hysen Subashit nga Kruja dhe me tė lindi Servetin, Myzejenin dhe Muratin, qė vdiq i ri pa u martuar. Serveti dhe Myzejeni kanė vdekur tashmė dhe fėmijėt i kanė nė Tiranė. Myzejeni nuk lindi. 5. Hyria u martua nė Tiranė me Hasan Agė Beshirin dhe lindi Dyrrin, Behixhen, Ballkizen, Ylvijen dhe dy vajzat e mėdha martue nė Vlorė tek Sorrejt, Sadijen dhe Haxhiren. Kėshtu pra Hyzia lindi 6 fėmijė, 5 vajza dhe njė djalė tė vetėm, Dyrrin. Kėshtu mbaron barku i Salij Bej Deliallisit (Shijakut). Themelues i Shijakut. II. Abdulla Deliallisi (1833-1916) Siē tregojnė baballarėt tanė, Abdullai ka qenė njeri punėtor, i rregullt nė familje dhe i paanshėm me djemtė dhe nuset e tyre. Abdullai ėshtė martuar 4 herė. Gruan e parė e pat marrė nga familja e Kėrtushajve tė Ishmit dhe baxhanak me vėllain e tij tė parė Saliun, gjithashtu dhe binjak lindėn tė dy bashkė me njėherė, njė orė mė parė lindi Saliu dhe njihej si mė i madhi. Me kėtė grua (Gjylijen) lindi Mersinin dhe Peren. Me gruan e dytė, Qamiljen, matjane nga familja Ēela, pat lindur vetėm njė vajzė, Aishen. Me gruan e tretė qė e pat marrė nė Krujė nga familja e madhe e Varoshejve, Gjyzen lindi Xheladinin (babėn tim) Hajdijen dhe Tushėn. Me gruan e katėrt prezianen, Fatimen, lindi Ramazanin dhe Rifatin. Fatimja ishte nga familja Bulku, hallė e Mustafa Bulkut".


    Nė 7 prill nė Durrės
    Nė shtatė prillin e vitit 1939 kur Italia fashiste kreu agresionin ushtarak duke pushtuar Shqipėrinė, Mustafa Deliallisi shkoi nė Durrės dhe pėrkrah majorit tė xhandarmėrisė, Abaz Kupit, mori pjesė aktive nė atė rezistėncė simbolike qė iu bė trupave italiane. Lidhur me kėtė periudhė kohe dhe aktivitetin e tij ushtarak gjatė viteve tė pushtimit tė vėndit, piktori i njohur Agim Faja i cili rrjedh prej njė degė tė fisit tė Deliallisėve, dėshmon: "Nė ditėn e shtatė prillit tė vitit 1939, kur disa vullnetarė shijakas sė bashku edhe me disa tė tjerė tė ardhur nga Tirana, po pėrpiqeshin qė tė hidhnin nė erė urėn e bukur tė Shijakut mbi lumin Erzen, sikundėr edhe e hodhėn, Mustafai e kundėrshtoi kėtė veprim. Si ushtarak i karrierės qė e njihte mirė ushtrinė italiane, Mustafai u tregoi atyre se trupat e tyre kishin reparte xhenierėsh, qė jo Erzeni, por asnjė lumė tjetėr nuk mund tė bėhej pengesė pėr ta. ("Ura tė tilla kaq tė bukura nuk bėhen lehtė", u tha Mustafai atyre vullnetarėve qė po minonin urėn e Shikajkut.) Dhe vėrtet ashtu ndodhi, kur italianėt e gjetėn tė shembur urėn e Erzenit, ata kaluan nga ura e Sallmones, (apo ura e Sulė Golemit) dhe pasi u kthyen nga kodrat e Koxhasit, duke shkuar nėpėr Shilor, udhėtuan nė drejtim tė Tiranės. Pas pushtimit italian tė Shqipėrisė, ashtu si shumė ushtarakė tė tjerė tė Monarkisėsė Zogut, edhe Mustafai iu pėrgjigj thirrjes pėr tė shėrbyer nė Ushtrinė Kombėtare Shqiptare tė rikstrukturuar nė atė kohė. Nisur nga kjo gjė, Mustafanė e dėrguan nė Mal tė Zi me detyrėn e rrethkomandantit tė zyrės sė rekrutimit tė Ulqinit. Gjatė asaj periudhe nėntėmujore qė qėndroi nė atė detyrė, ai u kujdes pėr shumė nga tė burgosurit shqiptarė qė vuanin dėnimin nė atė qytet dhe disa i ndihmoi edhe qė tė arratiseshin qė andej. Mustafai u detyrua qė tė largohej nga Mali i Zi pas njė konflikti qė u krijua kur ai hoqi flamurin malazias nga ballkoni i bashkisė dhe nė vėnd tė tij vuri flamurin shqiptar. Pas atij konflikti, Mustafai dha dorėheqjen dhe me njė motoēikletė u nis nė drejtim tė Shkodrės, por rrugės atij iu bė njė atentat nga disa malazezė, tė cilat arritėn qė ta plagosnin dhe ai u rrėzua pėrdhe duke thyer krahun. Pas largimit tė atentatorėve tė cilėt ikėn me mendimin se e kishin vrarė, Mustafanė e mori njė bari delesh, i cili e mjekoi pėr dy javė nė shtėpinė e tij. Pasi e ndjeu qė u bė mirė, Mustafai u nis nė drejtim tė Shkodrės dhe mė pas erdhi nė Shijak me motoēikletėn e tij personale", dėshmon Piktori i Merituar Agim Faja nga Shijaku, lidhur me Mustafa Deliallisin, pėr tė cilin ai ka hulumtuar gjatė.


    Qarkomandant i Shijakut
    Lidhur me aktivitetin Mustafa Deliallisit, pas kthimit nga Mali i Zi nė Shijak, Agim Faja dėshmon: "Pas ardhjes nė Shqipėri, Mustafai u emėrua nė degėt e rekrutimit tė Tiranės dhe Durrėsit, por ėndrra etij ishte pėr tė shėrbyer si rrethkomandant i xhandarmėrisėsė Shijakut. Kjo gjė vinte pėr vetė faktin se nė kohėt e shkuara, duke qenė se shijakasit konsideroheshin si njė popullsi rebele dhe tė pabindur, nė atė detyrė kishin shėrbyer skraparllinj dhe vlonjatė si Riza Cerova, Zalo Qafa, Ahmet Kajca, Xhevdet Gjoleka, Bajram Guri etj. Nė fillimin e vitit 1942, Mustafai u lidh me Ēetėn e Pezės dhe e ndihmoi atė duke i dėrguar karvanė me ushqime dhe materiale tė tjera tė cilat ua ēonte nėpėrmjet fshatarėve tė Kodrasit. Gjatė asaj kohe ai shkonte edhe vetė nė Pezė ku u njoh me Mustafa Gjinishin, Iljaz Rekėn, Kajo Karafilin etj. Pėrveē tyre, ai kishte njė miqėsi tė madhe edhe me dy vėllezėrit, Shyqėri dhe Myslym Peza, me tė cilėt njihej prej vitesh. Ndonėse Mustafai ishte nacionalist dhe kishte bindje tė thella antikomuniste, ai ishte tepėr tolerant ndaj komunistėve dhe nuk i shihte ata si armiq. Kjo gjė lidhet edhe me ndihmėn e madhe qė ai bashke me vėllezėrit e tij, Kapllanin, Jakupin dhe Shefqetin, i dhanė Minella Toēit, kryetarit tė celulės sė parė tė Partisė Komuniste qė u krijua nė Shijak nė vitin 1943. Ky qėndrim i Mustafait, i kishte bėrė shumė pėrshtypje Mustafa Gjinishit, i cili thuhet se se hodhi mendimin pėr ta afruar Deliallisin nė Pezė. Por kjo gjė nuk iu miratua nga krerėt e tjerė komunistė tė cilėt mė pas organizuan edhe disa prita pėr ta vrarė Mustafa Deliallisin, por pa ia arritur dot pėr arsye se ai e kishte kuptuar qėllimin e tyre dhe ishte larguar nga Peza pėr nė Shijak, jo nė rrugėn nacionale, por duke ecur nė kėmbė kodrave. Qė nga ajo kohė, Mustafai i shkėputi tė gjitha lidhjet me Ēetėn e Pezės dhe kjo gjė konfirmohet edhe nga njė dokument arkivor (nr. 195 / 5 datė 29.10.1942) ku nė mes tė tjerash thuhet: "Elementi kryesor kundėr Ēetės sė Pezės pėrbėhet prej armiqėve personalė tė familjes Peza, qė janė Deliallisėt nė Shijak dhe Jahja Mancaku nė Ndroq".

    (vijon nesėr)

  20. #60
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,636
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Historia e panjohur e familjes sė madhe Borshi tė Shkodrės

    Historia e panjohur e familjes sė madhe Borshi tė Shkodrės, qė u diplomuan nė akademitė dhe universitetet e Europės. Si u pushkatuan, u burgosėn dhe u persekutuan ata nga komunistėt

    Qazim Borshi, inxhinjeri i anijeve transoqeanike qė u mbyt nė Bunė


    --------------------------------------------------------------------------------

    Dashnor Kaloēi

    Borshiotėt janė njė fis i shquar tė cilat kanė banur nė qytetin e Shkodrės dhe janė njohur me kėtė mbiemėr, pėr shkak tė origjinės sė tyre tė herėshme nga Borshi i Himarės. Nga kjo familje kanė dalė me dhjetra juristė, ushtarakė, mėsues, inxhinjerė dhe njerėz tė tjerė intelektualė tė ditur, tė cilėt pasi u diplomuan nė universitetet mė tė njohura tė Europės, u persekutuan nė mėnyrėn mė barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhės.


    Borshiotėt e famshėm
    I pari i tyre njihet Sulejman Gapi, i cili ka lindur dhe ėshtė rritur nė Borsh tė Sarandės dhe pėr shkaqe qė nuk dihen, ai pasi mori arsimin ushtarak, sherbeu ne ushtrinė e Perandorisė turke, si oficer kalorėsije me gradėn e majorit. Qendrėn e shėrbimit e kishte nė Kalanė e Podgoricės. Edhe sot nė tokat e familjes Gapi nė Borsh tė sarandės, ndodhet Ēesmja e Gapit. Ajo familje nė Borsh kishin toka dhe plantacione tė mėdha me portokalle,etj. Ata kishin shtėpi edhe nė Borshin e vjetėr, e cila mė pas u dogj. Sulejmani vinte shpesh nė Borsh dhe atje ai u martua me njė vajzė nga njė fshat fqinj. Ai ka marrė pjesė nė luftė me malazezėt nga mezi i shekullit XIX dhe ka qenė njohur si trim I madh. Sulejmani u vra nė vitin 1858 nga forcat serbo-malazeze nė Luftėn e Podgoricės. Pėr trimėritė e tij rapsodėt malėsorė kanė thurur kėngė tė cilėt edhe nė ditėt e sotme kėndohen me lahutė. Sulejmani la njė djalė tė vetėm, Nuri Borshin, nė moshėn 7 vjeēare. Mbiemrin Borshi ai e mori mbas vdekjes, pėr shkak tė pasardhėsve, shumė prej tė cilėve u bėnė personalitete me emėr tė madh. Njė ndėr pasardhėsit e tjerė qė ka nxjerrė kjo familje, ka qenė edhe Nuri Borshi i cili pasi kreu shkollėn e lartė tė Drejtėsisė nė Stamboll, u emėrua nė qytetin e Podgoricės. Mė pas, pėr pėr 40 vjet me rradhė ai shėrbeu si avokat nė qytetin e Shkodrės. Nuriu me martesėn e parė pati nji djalė qė u quajt Qazim Borshi. Pas vdekjes sė gruas sė parė u martua me Hafize Hejbeli, vajzėn e drejtorit tė gjimnazit tė Bahēallekut. nji grue e vejė tiranase edhe ajo me nji fėmijė, Aliun, qė u rrit nė familjen Borshi. Vėllai i Hafizes ka pasė punishte pasqyrash nė Stamboll. Ai ka lanė nji djalė Fatma Hejbeli, i cili ka lanė vajzėn dhe djalin qė kanė studjuar pėr mjekėsi. Nga familja Hejbeli, ka qenė I njohur, Abdyl Hazis Hejbeli (Hurujet Dukumeri Abelsand Cadesi) i cili ka jetuar nė Izmir, ndėrsa njė tjetėr ka qenė Ruzhdi Hejbeli (Kiluk Ayasafajada Cikmez Rasidi Korsakak) qė ka jetuar nė Stamboll. Hafizja ishte prej familjes Hejbeli, e cila ishte martuar herėn e parė me Xhaferr Ēabinaku nga Libohova Edhe sot borshiotėt trashėgojnė pronat e gjyshes sė tyre nė Libohovė. Hafizja kishte katėr vėllezėr: Hulusiun (hoxhė), Hamitin, Osmanin, Ramizin dhe nji motėr Salihen. Kjo e fundit ka qenė e martuar me nji kapiten turk, dhe pati nji vajzė, Eminenė, e cila vdiq shumė e re, ndersa i shoqi u vra nė luftim nė Anadoll. Hulusiu jetoi nė Tiranė, ndėrsa Hamiti, Osmani dhe Ramizi shkuan nė Stamboll. Hafizja kishte qenė e martuar edhe njiherė mė parė me nji burrė me mbiemnin Ēobanaj, nga i cili kishte lindė nji djalė Ali Ēobani. Ky fėmijė u adaptua nga Nuri Borshi. Duke qenė se ishte prej Borshit dhe me qė u adaptua nga Nuri Borshi, ai u quajt Ali Borshi. Nuriu me Hafizen patėn edhe katėr fėmijė qė i jetuan: Shyqyriu, Kadriu, Paqizja e Sezaiu. Nuriu ishte i thatė, i gjatė dhe mbahet mėnd si njė njeri shumė bamirės. Ai u mundua qė tė hapte nji shkollė nate pėr tė rritur, rreth vitit 1910-12, por ajo u sabotua nga elementė fanatikė. Kishte miqėsi me Abatin e Mirditės, Preg Bibė Dodėn dhe ishte avokat i tyre. Ai kishte njė shtėpi nė Parrucė, (shtėpia e Ēakiēėve) dhe mė pėrpara kishte banuar nė Perash tek Arra e Madhe, aty ku lindi Sezai Borshi. Mė pas e shitėn dhe blenė njė tjetėr nė Parrucė. Ja si e pėrshkruan gazeta e kohės "Besa Shqiptare" (13 korrik 1913,nr.33, faqe3-4): "Nuri Effendi avokati gjindet nė shtėpi t'Cukut Frano Krajės, n'Fushė t'Ēelės te Ura e Sarajit. Merr gjyqe, shkruen gjithfarė lutjesh e letra shqip e n'giuh tjera". Kurse nė numrin e datės 25 maj 1913, po nė atė gazetė midis tė tjerash shkruhet:" Gjindet e ngrehun nji shoqni avoketesh e shkruesish qi ka per kryeparė Avokat Nuri Effendi Borshin n'zyre t'Shtypshkrojės "Nikaj" n'Giuhadol". Ndėrsa ne numrin 7, atė tė datės 29 maj 1913 shkruhet:"Avokat Nuri Effendi asht i njoftun tash pesmbedhjet vjet qi ban avokatin e ka dit me fitue besen e gjithkuej per drejtesi e per zgjidhje punėsh". Nė vitin 1921 ai kandidoi pėr deputet ne Parlamentin e parė shqiptar. Nė vitet qė pasuan, Nuri Borshi u kujdes pėr nipat e mbesat tė mbetura jetime mbas vdekjes sė Ali Borshit (1923) dhe nėnė Lutfijes (1924). Sipas kujtimeve tė shkrimtarit Ndoc Nikaj, aty ku flitet per konēesionet e pyjeve tė Mirditės, me shoqninė "Vismora" dhe lejen qė duhej nxjerrė nė Stambollė, shkruhet: "Shoqnija, mue per at sherbim mė caktoj ka nji gjysė frangut per metro lande qi tė pritej n'ato pyje per shperblim. Me qe unė nuk dijshem gjuhen turke mora me vedi per shoq Avokat Nuri Borshin, burre te ndershėm e me te gjitha cillsinat e lypuna per ate qellim".


    Qazim Borshi, inxhinjer i anijeve
    Njė pinjoll tjetėr i familjes Borshi, ka qenė edhe Qazim Borshi, I cili ishte diplomuar si inxhinjer naval i anijeve transoqeanike, ndofta i vetmi nė gjithė perandorinė Turke. Pasi kishte shėtitur tė gjithė botėn me anije, nė vitin 1912 ai u kthye nė Shqipėri. Qazimi ishte 20 vjeē mė i madh e Sezaija. Familjarėt kujtojnė se si Qazimi solli njėherė njė kartolinė nga Hindija e largėt. Sipas nje dokumenti turk "sapo erdhi nė Shkodėr Qazim Borshi u arrestua nga autoritetet turke". Mė pas me rėnien e administratės turke, Qazim Borshi u lirua dhe punoi nė anijen "Buena" qė shėrbente nė Liqenin e Shkodrės dhe nė lumin e Bunės. Mė pas ai hyri nė marinėn tregtare, duke punuar nė shoqninė "Curani" qė lundoronte nė bregun e Adriatikut e Bunės. Qazimi vdiq nė mėnyrė tragjike nė vitin 1917 duke u mbytur nė lumin e Bunės, nė vėndin e quajtur Sukat, kur ishte duke ardhur prej Shėngjinit. Nė atė kohė nė qytetin e Shkodrės ndodheshin trupat austro-hungareze dhe Qazimi veproi sipas betimit qė kishte bėrė, duke respektuar kodin e detarit, megjithėse kishte tė gjitha mundėsitė tė dilte nė breg. Edhe sot e kėsaj dite shumė nga tė vjetėrit nė qytetin e Shkodrės e kujtojnė kėtė ngjarje, tė cilėn e kanė dėgjuar nga tė parėt e tyre. Anija " Buena" qė drejtohej prej kapiten Qazim Borshit, vonoi shumė pėr t'u mbytur, aq sa arriti edhe i jati, avokat Nuri Borshi, I cili erdhi me kaloshin nga qyteti i Shkodrės. Qazimi i nxori tė gjithė pasagjerėt nga anija nė breg dhe mė pas kishte mundėsi tė dilte edhe vetė, por nderi dhe ligjet e detit e kėrkonin qė edhe ai tė kishte tė njėjtin fat me anijen qė po mbytej. Pleqtė kujtojnė se si i lutej Qazimit i jati nga bregu, si edhe banorėt e shumtė qė ishin mbledhur tė shihnin atė fatkeqėsi dhe se si, ai i vendosur nuk pranoi tė dilte, por humbi mes valėve tė egėra tė lumit Buna bashkė me anijen. Deri vonė anija kishte mbetur aty, si njė monument i njė akti burrėrie i kapitenit Qazim Borshi, I cili ka mbetur gjatė nė kujtesėn historike tė Shkodrės. Ndėr gazetat e kohės qė shkruan pėr kėtė ngjarje tė pazakontė, ishte dhe "Posta e Shqypnies", (nr.102, faqe 5, me 28 nanduer 1917, Shkoder) qė mes tė tjerash thoshte : "Nji rrezik i shemtuem: Me 26 nanduer u mbyt avullorja "Buena" qe bante sherbim nė Liqe e nė Bune. U mbyt Qazim Efendi Borshi, i biri i Nuri Efendi Borshit, i cili nė Marinė tė Turkis ka qenė Mylazim sani (oblt) e i vetmi, te thuesh makinist avulloresh shqyptar, mbytet".)


    Shyqyri Borshi oficer i Italisė
    Njė ndėr pinjollėt e tjerė tė dėgjuar tė fisit Borshi, ka qenė edhe Shyqėri Borshi i cili lindi nė vitin 1895 nė Shkodėr dhe u shkollua nė njė lice nė Stamboll. Mbasi mbaroi kolegjin nė Stamboll, nė vitin 1913, ai erdhi nė Itali, pas njė marrėveshje qė kishte bėrė qeveria italiane me qeverinė e sapoformuar tė Ismail Qemalit. Nė kėtė kuadėr Shyqyriu ndoqi shkollėn nė Itali dhe mė pas hyri nė njė shkollė ushtarake po nė Itali, duke u diplomuar si oficer. Nė Luftėn e Parė Botėrore, atė e mobilizuan nė ushtri dhe deri nė vitin 1918 ai shėrbeu si oficer nė ushtrinė italiane, ku u dekorua me medaljen e luftės. Gjatė viteve qė ishte nė Itali, Qazimi themeloi njė orkestėr simfonike nė Verona. Nė vitin 1924, Qazimi shėrbeu si kėshilltar ushtarak nė qeverinė e Nolit. Mė pas nė vitet qė pasuan, Qazimi drejtoi revistėn "Agimi" dhe u aktivizua edhe si aktor e regjizor nė qytetin e Shkodrės. Nė shkrimet pėr jetėn e aktivitetin arstistik tė aktorit Ndoc Hilė Temali (1894-1937) midis tė tjerash thuhet: "Nė tė vėrtetė ai (Ndoci) nuk u shkėput asnjėherė prej "Vllaznisė" (1919) sė vjetėr, gjatė kohėve tė para tė jetės sė saj. Mori pjesė nė shumė shfaqje tė njisive ma tė vogla, qe shkruenin asohere firma tė njoftuna si Dr. Kristo Floqi, Kolė Gurakuqi, Shyqyri Borshi e ndonji tjetėr, e ma vonė edhe ndonji punim simbas Goldonit, si qe ai i "Kopracit" prej Kolė Gurakuqit e Shyqyri Borshit, ku u shque edhe si gastor i hollė, shumė i shkathėt e i fuqishėm. (Nė librin e Lec Shllakut, "Maska Shkodrane", Shkoder, 2002, faqe 237). Nė faqen e pasme tė kopertinės, tė ktij libri, pėrmendet Shyqyri Borshi si aktor-rregjizor. Gjatė viteve tė pushtimit tė Shqipėrisė, Shyqyri Borshi, shėrbeu si Drejtori i Policisė Shqiptare dhe pėr kėtė gjė ai u pushkatua nė vitin 1947 me Grupin e Deputėtėve nga regjimi komunist i Enver Hoxhės.


    Djemtė e Qazim Borshit
    Qazimi la dy djem, Qazim Borshin (II) dhe Luan Borshin, tė cilėt megjithėse tė luftuar dhe tė persekutuar nga regjimi komunist, u arsimuan dhe u formuan si njerėz me karakter tė fortė dhe shumė dinjitozė. Qazimi u martua me Fejza Draēinin (Borshi), motrėn e shkrimtarit dhe disidentit Qemal Draēini dhe nga ajo martesė atyre u ilndėn tre djem: Spartaku, Arbeni dhe Floriani. Spartaku, i cili ėshtė njohur si artist dhe sportist i talentuar, vdiq aksisdentalisht nė moshė tė re. Arbeni dha njė kontribut tė madh nė lėvizjet demokratike nė fillim te viteve '90, dhe njihet si njė nga nismėtarėt e lėvizjes sindikaliste nė Shqipėri mbas rėnjes sė dikataturės. Ndėrsa Floriani, ish-basketbollist i shquar i Vllaznisė dhe tani biznesmen i sukseshmen nė Shqipėri. Djali mė i vogėl i Shyqyri Borshit, Luani gjithashtu u martua me njė vajzė nga familjet e njohura tė Shqipėrisė dhe ai ka dy djem dhe njė vazjė, gjithashtu tė talentuar, Sokolin, Astritin dhe Laureshėn. Ato kanė ngritur njė televizion lokal nė Itali, tė quajtur "Borshi TV" me qėndėr nė Pomezia (Roma) i cili po bėhet gjithnjė e mė i suksesshėm. Sot kjo degė e borshiotėve jeton e punon me sukses nė rrethinat e Romės.


    Kadri Borshi i diplomuar nė Itali
    Njė tjetėr djalė i Nuri Borshit ishte edhe agronomi Kadri Borshi, i cili pasi kreu studimet nė Shėn Mitėr Corona, kreu studimet e larta dhe u diplomua si agronom nė Itali. Kur u kthye nė Shqipėri nė vitin 1921, ai u emėrua si pedagog nė shkollėn e parė bujqėsore tė Shqipėrisė. Mė pas ai punoi nė disa gazeta dhe revista bujqėsore dhe njihet pėr artikujt e shumtė qė botoi pėr blegtorinė, vreshtat e nė pėrgjithėsi pėr mbarėshtrimin e bujqėsisė. Kadriu u martua me Nemika Neviri, bijė e familjes sė shquar Neviri, (pronarė tė hotel "Evropa" nė qendėr tė Tiranės) Nė prill tė vitit 1943 ai shkoi dhe u mor me instalimin e shqiptarėve tė dėbuar nga Shkupi e Manastiri nė tokat bujqėsore tė Korēės, Dibrės e Prishtinės. Kadriui cili u burgos shumė vjet nga regjimi komunist, mbahet mėnd si njė specialist i mirė i verėrave. Ai la djalin, Nihat dhe vajzėn Kokona, tė cilėt deri nė vitin 1990, patėn nė kurriz luftėn e egėr tė klasave. Xhaxhai tjetėr i tij, ishte Sezai Borshi, I ciliishte diplomuar nė akademitė ushtarake nė Itali. Nė rininė e tij ishte sekretar i shoqnisė "Studentė Shkodra"(1924) dhe mė pas shėrbeu si oficer nė Zerqan. Nė periudhėn e dytė tė jetės ishte mėsues dhe pati dy djem, Nuri Borshin (II), mėsues matematike qė vdiq i ri, aksidentalisht dhe Bujarin inxhinjer i talentuar.


    Ali Borshi
    Aliu mbaroi shkollėn e mesme tė ulėt (Ruzhdijen) nė Shkodėr dhe pas asaj shkoi tė vazhdojė studimet e larta nė Stamboll tek dajat Hamiti, Osmani, etj. Nė Stamboll ai qėndroi pėr shumė vjet dhe turqishten e fliste shumė mirė. Mė pas ai u kthye nė Shkodėr ku u mor me ndreqje sahatesh. Pėr t'i shpėtuar shėrbimit ushtarak, Aliu u martua (tek shtėpia tek Arra e Madhe) me Lutfije Bushatin, njė vajzė jetime, pasi ata qė mernin vajza jetime nuk merreshin ushtarė. Ai merrte pjesė nė shoqninė "Vllaznija", qė ishte shoqni kryesisht kulturale. Ishte administrator nė shoqėri dhe drejtor i teatrit. Mė pas ai mori pjesė si aktor nė pjesėt teatrale patriotike "Shqipnia", "Piro Naptalemi", "Shko e lajmo Adrias Valber se Valona asht e shqiptarėve", etj. Gjithashtu luajti rolin e Ermines. Sipas shtypit tė kohės ishte ndėr tė parėt dhe ndėr kryesorėt qė ndihmuan nė botimin e dramės "E trathuemja" e Vinēens Prendushit. Nė vitin 1919 ėshtė llogaritari i shoqėrisė "Vllaznija" Shkodėr. Nė vitin 1920 Ali Borshi zgjidhet nė kryeparinė e re tė shoqėrisė "Vllaznija" me kryetar Hilė Mosi dhe sekretar Karl Gurakuqi.ku shėrbeu si arkėtar.
    Aliu vdiq nė vitin 1923 nė Vjenė, gjatė njė operacioni tė rezikshėm. Gazeta "Ora e maleve" (me 1 shtator 1923) shkruan kėshtu pėr vdekjen e Ali Borshit: "Nė kohė ma tė mirė e tė djelmis deka mizore i kėputi fijen e jetės nė Vjenė Ali Borshit, ku tesh pak kohė kishte vojtė pėr m'u shndoshė. Kje nji nder shoket vepruesa ma tė zellshėm tė Shqonis "Vllaznija", i dashtun, fjalė ambėl, e i prueshėm pėr gjithkend".


    Naxhije Borshi
    Motra e vėllezėrve Borshi, ishte dhe Naxhija e cila u rrit jetime tek shtėpia e gjyshit Nuri efendisė, i cili e dergoi pėr t'u shkolluar tek Murgeshat Stigmatine. Mė pas ajo vazhdoi shkollėn "Nana Mbretneshė"nė Tiranė dhe nė vitin 1936 u martua me Qamil Qukun, I cili ishte diplomuar si ushtarak dhe gjatė viteve tė Monarkisė shėrbeu si kryetar komunash, bashkishė dhe Prefekt nė Vlorė e Gjirokastėr. Ata lindėn dhe rritėn tre fėmijė, Lirijen, Liljanėn dhe djalin, Mentor Quku. Naxhija e ndoqi bashkėshortin e saj, Qamil Qukun, nėpėr komuna e qytete dhe pėrjetoi kushtet e vėshtira tė bartjeve tė herėpasherėshme, tė pėrndjekjeve, tė shkatrrimit tė plaēkave gjatė luftėrave. Ajo punoi me kurajo pėr tė mbajtur tre fėmijėt dhe nė votrėn e saj u pritėn si jo mė mirė i gjithė fisi i Qukejve. Mbas njė jete plot sakrifica dhe privacione, ajo vdiq nė qershor 2001, nė moshėn 83 vjeēare, e rrethuar nga fėmijėt, nipėr e mbesa, nga rrethi i gjėrė i farefisit dhe gjithė ata qė e njohėn. Tė tre fėmijėt e Naxhije Borshit (Quku) shėrbyen njė jetė tė tėrė si arsimtarė . Dy vajzat Lirija dhe Liljana, qė punuan si mėsuese, ishin metodiste tė talentuara. Ndėrsa djali i vetėm, Mentor Quku i cili pėr gjysėm shekulli shekulli shėrbeu si mėsues. Njihet edhe si publicist e studjues i Historisė sė Shqipėrisė dhe autor I disa librave. Mentori ėshtė martuar me Ixhlal Ēaushollin nga fisi i shquar i ēaushollejve, tė cilat qė para bushatllijve njihen si sundues tė Shkodrės.


    Hajri Borshi
    Djali tjetėr i Ali Borshit ishte Hajri Borshi I cili u lind nė vitin 1913 nė qytetin e Shkodrės. Ai u diplomua nė degėn e Kėmbsorisė praėn Akademisė Ushtarake tė Modenės nė Itali.Pas kėsaj kreu dhe aplikacionin nė Itali nė vitet 1933-1935. Pas kėsaj ai u kthye nė Shqipėri dhe shėrbeu nė Ushtrinė Mbretorore tė Monarkisė sė Zogut dhe nė forcat e xhandarmėrisė. Hajriu u vra nga komunistėt nė Berat nė vitin 1943. Ai zotėronte gjuhėt italisht dhe frėngjisht. Hajriu la dy vajza Mirjamin dhe Lutfijen. Ali Borshi la edhe dy vajza tė tjera Fahrijen dhe Sadijen. Fahrija u martua me Mahmut Totėn nga Borshi dhe pati dhjetė fėmijė,qė sot jetojnė nė Itali SHBA, etj, ndėrsa tjetra, Sadija u martua me djalin e major Muharrem Starovės, Skėnderin nga dera e njohur e fisit tė Starova tė Pogradecit. Sadija pati tre fėmijė, qė sot jetojnė nė Shqipėri. Tė gjithė nipėrit e mbesat e familjes sė madhe tė Borshjotėve tė Shkodrės, tė gjithė tė rinj, shumica dėrmuese me shkolla tė larta dhe studentė tė shquar nė fusha tė ndryshme tė dijes, jetojnė e punojnė nė Shqipėri, por edhe jasht vendit nė shtete tė ndryshme ku i pėrplasi koha.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 07:03
  2. Rexhep Mitrovica
    Nga Llapi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-10-2007, 11:30
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53
  5. Ortodoksia dhe Shqipėria
    Nga shendelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 258
    Postimi i Fundit: 07-04-2004, 18:16

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •