Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Zgjimi Kombėtar

    E Merkure, 17 Nentor 2004


    ZGJIM KOMBETAR

    Nga Artan Duka

    Vitet e pluralizmit me "hapjen e kapakeve", informimin e gjithanshem, emigracionin masiv, luften ne Kosove, kane rritur me tej ndjeshmerine per ceshtjen kombetare. Eshte koha e mundesive, shpresave, por dhe provave te medha. E hapjes, per hir te se ardhmes, por dhe ballafaqimit me dogmat e se kaluares.

    Ne Kosove, serbet po luajne cdo gur per te mos humbur gjithcka. Asnje reflektim, asnje pendim, gjithnje vetem retorike se Kosova eshte djepi i Serbise. Sa ekstreme dhe irracionale, aq u le mundesi te shfaqen si "leshues te medhenj" ne rast se bota u kerkon Kosove "te Pavarur" nen Unionin Sllav. Ne rast se nderkombetaret do ta blejne kete qendrim, mos valle pala shqiptare duhet t'i kundervere ate qe bota me siguri do e quante kerkese ekstreme - bashkimin me trojet ame, sepse keshtu, Kosova, "Republike e pavarur me vete" do te ishte leshimi yne? Sa per ndarjen e Kosoves, serbet jane minoritet i "ardhur" dhe jo i "gjetur".

    Shqiptaro-medhenj?! Serbia flet per Serbi te Madhe me troje qe nuk ju takojne, greket flasin per Vorioepir kur Epiri eshte Iliri. Heshtja nuk po na "blen" kohe per ne BE. Si ne, pacifistet, ashtu dhe ata, nacionalistet fanatike, se toku do hyjme ne te. Vertet vone, por te pakten me dinjitet dhe identitet se boll jemi percare. Le te bashkohen zerat, zemrat dhe mendjet qe shqiptaret kudo ne bote te jene krenare qe jane dhe do mbeten te tille.

    Spekulimi me i zakonshem i fqinjeve eshte me historine dhe emertimet. Aq sa absurde mund te duken, aq me vemendje duhen analizuar. Te gjithe popujt evoluojne dhe koha "dalton" secilin prej tyre. Evoluojne gjuha, zakonet, besimet, emrat, por mbetet rrenja. Emrat tregojne, identifikojne dhe me to dhe perfitohet. Cdokush ruan emrat ne kohe dhe hapesire si afirmim i vazhdimesise se vlerave dhe ndikimit ne histori. Deri ne tejkalim, si shoqata minoritaresh me emra ilire, "Vorio-Epiri", serbet me "Kosovo e Metohi", etj.

    Nderkohe, tek ne ka emra vendesh qe perkthehen ne greqisht, turqisht apo sllavisht. Emigrantet tane, per nje vize, pension apo pune, "karrota" e fqinjit shpesh i detyron te pagezohen ne pleqeri. Me pretekst emrash, vendesh apo personash, ekstremizmi tek fqinjet tane eshte frymezuar gjithmone. Le te germojme ne histori dhe te rizgjojme emrat tane se vec vetveten rizgjojme.

    Eshte e vertete se greket, pasardhes te grekeve te lashte, quhen ende greke, se serbet si dikur shekuj me radhe quhen ende serbe dhe po keshtu dhe maqedonasit. Ne rast se fqinjet i referohen historise se lashte, per te abuzuar me te sotmen, kjo do te ishte njesoj sikur ne t'u pergjigjemi duke filluar me nje emer qe me shume se cilido do te intrigonte me tej nje Ballkan problematik per ceshtje etnike. Imagjinoni per nje cast. "Republika e Ilirise". As me shume as me pak se "Republika e Maqedonise" apo "Republika e Greqse". As Arberi, se identifikohesh me mesjeten dhe as Shqiperi se i referohet vetem shekujve te fundit. Me emrin si kriter, duke "imituar" fqinjet, do te zhvleresoheshin pretendimet fqinje per Dardanine dhe Epirin dhe pse jo, mbare gadishulli do te ishte ne borxh tek ne. Ne jemi shqiptare, ndonese me flamur arberesh, por jemi dhe ilire se cdo emer eshte i shenjte e na jep identitet.

    Fqinjeve tane, asnjehere e keqja nuk u ka ardhur nga ne (ndryshe kufiri do ishte drejt zgjerimit). Pavaresisht gjemave te historise si "Copetimi i Madh" i 1913, masakrat dhe provokacionet prej matane kufirit, shpernguljet me dhune te kosovareve ne Turqi e Shqiperi, Gushti '49, Peshkepia ne fillim te viteve "90, vrasjet ne kufi te buke-kerkuesve, prezenca e ligjit te gjendjes se luftes, etj, ne me qetesi i tregojme botes mbare se ne "Gadishullin Ilir" (jo Ballkanik se nuk eshte shqip), ende mbetemi te vetmit qe shohim vec perpara dhe se paqja fillon tek ne.

    Minoritetet

    Minoritetet ne Gadishull jane tregues i tolerances. Diku te ardhura e diku te gjetura e te krijuara, si pasoje e ndryshimeve arbitrare te kufinjve, mbeten ende argument i nxehte. Shqiperia eshte shembull i trajtimit me dinjitet te pakicave kombetare. Ajo i ka njohur dhe ben cmos per krijimin e kushteve per ruajtjen e zhvillimin e indentitetit te tyre kombetar. Strategjia jone nuk eshte qe pakicat te ndryshojne emrat, kombesine dhe fene duke i joshur me perfitime te caktuara (pensione!?). Ne jemi krenare per ta sepse jane pjese e historise tone, kane bere histori per kete vend dhe jane pasuri e rralle dhe pazevendesueshme per te. Tek ne nuk ka ndodhur kurre eksod tragjik si ai i kosovareve per ne Turqi, Maqedoni dhe Shqiperi, i cameve ne Shqiperi e Turqi, i grekeve te Stambollit ne Greqi sikurse komuniteti cifut apo ai rom asnjehere nuk eshte diskriminuar apo tradhtuar si diku gjetke.

    Ne, mirekuptojme interesimin e shteteve, pakica te te cileve ndodhen ketej kufirit, duke pare anen pozitive te medaljes ne cdo nderhyrje. Por nderkohe, te shikojme me shume bashkekombasit tane jashte kufijve shteterore. Ta degjoje Brukseli se ne u themi mjaft vrasjeve ne kufi, dhunes ndaj emigranteve, seancave gjyqesore me perkthyese qe nuk njeh gjuhen shqipe, grisjeve te pasaportave ne kufi, radheve te gjata e te qellimshme, ligjit absurd te gjendjes se luftes, moskthimit ende te trupave te te reneve ne luften e Kosoves, miklimit me pensione te Bregut, etj.

    Ceshtja came

    Ta ngreme zyrtarisht ceshtjen came se nuk eshte demode. Si izraelitet dikur, ata kerkojne vatrat e mohuara dhe drejt BE-se nuk shkohet duke sakrifikuar te djeshmen ne emer te se ardhmes. Cka ndodhi me ta, Miloshevici e tentoi pesedhjete vjet me vone por, nese ai eshte ne Hage, krimet ndaj cameve ende kerkojne drejtesi.

    Te interesohemi per emigrantet tane neper bote, per shqiptaret ne jugun e Serbise, Mal te Zi dhe Maqedoni. Te aktivizojme me tej ndergjegjen kombetare te shqiptareve ne Greqi. Te insistojme qe t'u njihet statusi i vecante, e drejta e ruajtjes se identitetit kombetar, organizimi politik, mesimi i gjuhes shqipe, informimi ne shqip sikurse minoriteti grek gezon prej kohesh tek ne.

    Politikanet, intelektualet dhe akademiket tane kane shume per te thene. Perpara se te flasim per "Hapjen" mes fqinjesh, te mos harrojne se tek fqinjet taneende degjohen zera dhe shihen praktika qe jane tipike te shekullit XIX. Shkruhet shume dhe mire behet, por kryesisht ne median shqiptare nderkohe qe ka ardhur koha qe analistet dhe historianet tane te botojne shkrimet e tyre ne shtypin boteror sepse nuk mjafton vetem te bindim dhe rizgjojme njeri-tjetrin. Historia dhe e ardhmja nuk e perjashtojne njera-tjetren.





    Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    A e duan shqiptarėt bashkimin kombėtar?!

    Shkruan: Shefki OLLOMANI

    Shqiptarėt, deri tani, e kanė vėrtetuar se nuk e duan lirinė, bashkimin kombėtar dhe Shqipėrinė etnike, tė bashkuar, reale, natyrore,…! Sepse, po ta donin, do ta kishin, do tė pajtoheshin e bashkoheshin mes veti rreth njė qendre tė vetme politiko-ushtarake, do tė luftonin dhe do ta fitonin lirinė, ribashkimin kombėtar dhe Shqipėrinė etnike. Shqiptarėt ende nuk e kanė ndryshuar vetveten e tyre, prandaj nuk ka ndryshuar as gjendja e tyre politike, juridike, ekonomike dhe kombėtare! Kush ishim, nga vijmė dhe ku jemi tė gjithė e dijmė, por kah shkojmė dhe kah duhet tė shkojmė, ose nuk e dijmė, ose nuk duam ta dijmė!

    Deri tani politikanėt shqiptarė tė trojeve shqiptare nėn ish-Jugosllavi i kanė ndėrruar shpesh taktikat dhe strategjitė e tyre politike tė luftės pėr liri, pavarėsi e bashkim kombėtar! Nė vitet ’70-tė dhe ’80-tė tė shekullit tė kaluar veprohej e punohej pėr njė Republikė Shqiptare nė kuadėr tė Federatės Jugosllave, ku do tė pėrfshiheshin tė gjitha territoret shqiptare nga Manastiri nė Preshevė dhe nga Presheva nė Tivar. Por nė vitet ’90-tė kjo kėrkesė u braktis dhe u thėrrmua nė disa kėrkesa e strategji politike tė vogla tė politikanėve shqiptarė dhe partive tė tyre politike! Kėshtu, Republika Shqiptare e Kosovės u rrudhė nė Shtetin e Kosovės, qė do tė pėrfshi vetėm ish-KSA tė Kosovės!

    Partia pėr Veprim Demokratik e Kosovės Lindore mbajti njė Referendum popullor pėr vetėvendosje dhe bashkim me Kosovėn, por kur erdhi koha qė ky bashkim tė bėhet pėrmes luftės ēlirimtare tė UĒPMB-sė, kjo parti u tėrhoq nga strategjia e vet politike, e mohoi vetveten, nuk e pėrkrahu luftėn dhe u kėnaq me njė “autonomi kulturore” nėn Serbi!

    Partitė politike tė Iliridės vetė e mbajtėn njė Referendum pėr Autonomi Politiko-Territoriale, pėr Republikėn Autonome tė Iliridės, dhe vetė e braktisėn kėtė rrugė e strategji politike, duke u kėnaqur me statusin e “shtetformuesit” tė shqiptarėve nė IRJM! Luftėn ēlirimtare tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare nė Iliridė, nuk e pėrkrahu as PDSH-ja dhe as PPD-ja! Ata e “pėrkrahėn” kėtė formacion politiko-ushtarak vetėm me qėllim tė neutralizimit dhe tė ndaljes sė luftės, pėrmes Mbledhjes sė Prizrenit dhe Marrėveshjes sė Ohrit! Dhe kur kėto dy parti e humbėn garėn politike pėr pushtet pėrballė Bashkimit Demokratik pėr Integrim, atėherė u “kujtuan” pėr “mangėsitė” e Marrėveshjes sė Ohrit, pėr “pamundėsinė” e implementimit tė saj, pėr “mosfunksionimin” e shteteve multietnike (edhepse vetė janė frymėzuesė dhe nėnshkruesė tė saj), u “kujtuan” pėr Shqipėrinė etnike,…! PDSH-ja dy herė brenda njė dekade ka luajtur me kartėn politike tė “nacionalizmit dhe radikalizmit tė saj patriotik”: sė pari kur u shkėput si fraksion nga PPD-ja dhe fitoi pushtetin (pas bashkimit me Partinė Demokratike Popullore), dhe sė dyti tani, pasi humbi pushtetin nga BDI-ja! Duam tė besojmė se kėtė herė PDSH-ja e ka pėrnjėmend dhe nuk lufton pėr pushtet dhe integrim multietnik, por pėr dinjitet kombėtar dhe pėr shtet etnik. Koha do ta vėrtetojė shumė shpejt sinqeritetin dhe vendosmėrinė, apo hipokrizinė dhe mashtrimin e saj, nė realizimin e programit politik pėr shtet etnik. Koha - ky gjykatės i pagabueshėm, i paanshėm dhe i pamėshirshėm!

    Kurse Malėsia e Madhe nėn Mal tė Zi heshti, sepse kurrė nuk e mori vesh se ēka duan dhe pėr ēka luftojnė shqiptarėt e Kosovės, tė Kosovės Lindore dhe tė Iliridės! S’kishte si ta marrė vesh, kur as ata vetė nuk e ditėn dhe ende nuk e dijnė se pėr ēka luftuan dhe ēka duan!!! Asnjė ushtri ēlirimtare, asnjė parti politike relevante nė Shqipėrinė e lirė dhe nė Shqipėrinė e robėruar nuk kanė kėrkuar dhe nuk kėrkojnė bashkim kombėtar, ribashkimin e Shqipėrisė etnike, as me paqė e diplomaci, as me luftė!!! Bashkimin kombėtar dhe Shqipėrinė etnike e kėrkon vetėm Lėvizja Kombėtare pėr Ēlirimin e Kosovės (LKĒK) dhe Fronti pėr Bashkim Kombėtar tė Shqiptarėve (FBKSH), por ata janė tė margjinalizuar, tė izoluar nga partitė parlamentare dhe qeveritė shqiptare tė Tiranės dhe tė Prishtinės, si dhe pa pėrkrahjen e duhur tė kombit shqiptar!

    Ėshtė ky edhe njė fakt se pushtetlinjtė shqiptarė dhe shqiptarėt nuk janė pėr bashkim kombėtar dhe pėr Shqipėrinė e bashkuar etnike!!! Tė mos keqkuptohemi, ata janė pėr atė, por nėse ua sjellė, si byrekun nė tepsi, Zoti nga qielli apo Amerika nga pėrtej Atlantikut! Atėherė, kush do ta bėjė Shqipėrinė etnike, nėse jo shqiptarėt dhe udhėheqėsit e tyre, nėse jo qeveritė dhe institucionet shtetėrore tė tyre?! Vallė, a e don ky popull ēlirimin e vet, bashkimin e vet, Atdheun e vet tė lirė dhe tė bashkuar?! Deri sot jo, nesėr tė shohim! Po ta donte, atėherė votuesit shqiptarė nė Kosovė do t’ia jepnin votat LKĒK-sė, LPK-sė dhe UNIKOMB-it, kurse nė Shqipėri populli votat do t’ia jepte Partisė sė Unitetit Kombėtar. Por kjo nuk ka ndodhur gjer mė sot! Sepse populli shqiptar, kėtej e andej kufirit shqiptaro-shqiptar, nuk e don bashkimin kombėtar as nė mėnyrė paqėsore e demokratike, pėrmes votės sė tij tė lirė dhe as pėrmes luftės sė armatosur!!!

    Se shqiptarėt luftojnė me turra-turra, me rend, pjesė-pjesė, veē e veē dhe tė pėrēarė kėtė e ka dėshmuar e gjithė historia jonė e lashtė dhe e re. Kush ka kujtesė tė kthjellėt, se shqiptarėt harrojnė shumė shpejtė, e dijnė se, si gjithmonė edhe tani, shqiptarėt, apo thėnė mė saktė – “fiset moderrne shqiptare” (!), i zhvilluan betejat e tyre ēlirimtare tė ndarė, tė pėrēarė, veē e veē, njėri pas tjetrit e nė nivel fisnor, lokal dhe krahinor!

    *****
    Betejėn ēlirimtare e nisi “fisi” i madh shqiptar, por i pėrēarė, i Kosovės! Kishte shumė komandantė dhe pak ushtarė! Dhe tė gjithė ishin kundėr Serbisė, por edhe kundėr njėri-tjetrit! Prandaj, kjo UĒK, nga afro 2 milionė shqiptarėt e Kosovės, mundi qė nė rradhėt e saj, deri nė qershor 1999, tė rreshtojė diku 10-15 mijė ushtarė apo luftėtarė tė lirisė! Pra, pėr ēlirimin e Kosovės nuk luftoi as 1% e popullsisė sė saj! Si mund tė ēlirohej Kosova me kaq pak luftėtarė?! Kjo vėrtetoi politikėn dhjetėvjeēare tė LDK-sė se, populli i Kosovės nuk e don luftėn, por paqen! Se shqiptarėt e Kosovės e duan lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, por pėrmes paqes dhe jo pėrmes luftės! Prandaj e lėshuan Kosovėn nė mėnyrė aq masovike nė mars-prill 1999, por UĒK-sė nuk iu bashkuan! UĒK-ja nuk mundi tė krijojė unitetin e popullit, nuk mundi ta bindė popullin qė tė luftojė pėr liri, nuk pati mbėshtetjen e shumicės sė popullit, prandaj edhe nuk mundi ta ēlirojė Kosovėn! Atė qė bėri UĒK-ja, me luftėn e saj vėrtetė titanike dhe heroike, ishte qė i dha shkak dhe argumente NATO-s qė tė intervenojė ushtarakisht kundėr Serbisė dhe i hapi rrugė vendosjes sė protektoratit tė OKB-sė, pėrmes UNMIK-ut, nė Kosovė. Lufta ēlirimtare e UĒK-sė dhe vendosja e UNMIK-ut nė Kosovė, bėnė tė mundur kthimin e refugjatėve shqiptarė nė Kosovė, bėnė tė mundur bashkimin e “fiseve” shqiptare tė Kosovės dhe formimin e Popullit Kosovar, kurse Kosovarėt pastaj pėrcaktuan Hymnin Kosovar, qepėn Flamurin Kosovar dhe hapėn horizonte tė reja drejt pavarėsisė sė shtetit multietnik kosovar tė Kosovės. Nga e keqja mė e madhe - pastrimi etnik i Kosovės, kjo ėshtė e keqja mė e vogėl! Mė mirė tė ketė Kosovė-Shtet me kosovarė, se sa tė mos ketė, as Kosovė dhe as kosovarė!

    Betejėn ēlirimtare, shkėputje nga sundimi serb, pas mbarimit tė luftės sė Kosovės, e filloi “fisi” i vogėl i Kosovės Lindore nė vitin 2000, i cili pėr t’u dalluar nga “fisi” i madh i Kosovarėve, ia ndėrron brenda natės emrin krahinės sė vet dhe e quajtėn “Lugina e Preshevės”! Dhe ky “fis” i vogėl shqiptar, tepėr i vogėl nė krahasim me 9 milionė serbėt, prej rreth 100 mijė banorėve, formoi ushtrinė e tij ēlirimtare me emrin e gjatė, tė ēuditshėm e aspak melodik: UĒPMB! Pse vallė nuk e emėruan Ushtria Ēlirimtare e Kosovės Lindore (UĒKL), apo tė paktėn me atė emrin e ri tė krahinės sė tyre: Ushtria Ēlirimtare e Luginės sė Preshevės (UĒLP)?! Apo, nėse pėrmendet vetėm Presheva, do tė hidhėrohej Bujanoci e Medvegja?! Po Tėrnocin e Madh ku e lanė, edhe ai ėshtė njė vendbanim i madh, mbi 10 mijė banorė, pse nuk e futėn edhe atė nė emėrtimin e ushtrisė?! Kjo UĒPMB, qė i kishte 2-3 mijė luftėtarė, luftonte pėr ēlirim dhe bashkim me Kosovėn, kurse veten nuk desh ta quajė Ushtria Ēlirimtare e Kosovės Lindore! Kėto lapsuse mund t’i bėjnė vetėm shqiptarėt lokalistė, qė ende vuajnė nga mentalitete fisnore mesjetare! Dhe me njė numėr kaq tė vogėl luftėtarėsh donin tė ēlironin Luginėn e tyre tė Preshevės, tė shkėputen nga Serbia milionėshe dhe tė bashkohen me Kosovėn! Deshėn tė bėjnė atė qė nuk mundi ta bėjė Kosova prej 2 milionė banorėsh! Dhe me gjithė vullnetin pėr tė luftuar dhe dėshirėn pėr t’u ēliruar, UĒPMB-ja nuk mundi tė arrijė asgjė, pėrveē viktimave njerėzore, plagėve tė reja dhe dėmeve materiale qė ia shkaktoi ushtria shoveniste serbomadhe! Lugina e Preshevės, njėherė pėr njėherė, mbeti nėn sundimin dhe neokolonializmin serb! Ajo nuk mundet kurrė tė ēlirohet vetė nga Serbia, pa ndihmėn dhe luftėn e pėrbashkėt tė tė gjithė shqiptarėve.
    Pas dėshtimit tė ēlirimit tė Kosovės Lindore, apo Luginės sė Preshevės, siē i thonė sot politikanėt e “moderuar”, betejės ēlirimtare ia filloi “fisi” tjetėr i madh i shqiptarėve tė Iliridės! “Fisi” shqiptar i Iliridės ende nuk e ka tė qartė se si quhet vendi i tij, apo krahina gjeografike ku jeton! Shqiptarėt autoktonė Iliridės herė i thonė Maqedonia Perėndimore, herė Maqedonia Veri-Perėndimore, herė Maqedonia Shqiptare, herė Shqipėria Veri-Lindore dhe kėto kohėt e fundit kanė filluar ta quajnė edhe Lugina e Vardarit, duke marrė yrrnek nga Lugina e Preshevės! Prandaj, nga ky konfuzion etimologjik, ata ushtrinė qė krijuan mė 2001, pėr tė luftuar kundėr IRMJ-sė, e emėrtuan Ushtria Ēlirimtare Kombėtare (UĒK)! Dhe kjo ushtri, porsi simotrat e saj, UĒK dhe UĒPMB, nė vlugun e fuqisė sė saj i kishte diku 4-5 mijė luftėtarė! Kur dihet se numri i shqiptarėve tė Iliridės ėshtė 800 000 - 1 000 000 banorė! UĒK-ja e Iliridės nuk pati pėrkrahjen e duhur tė shumicės sė popullit shqiptar dhe sidomos aspak, apo fare pak, pėrkrahjen e partive politike shqiptare tė Iliridės! Prandaj, edhe objektivat programore tė UĒK-sė, pėr ēlirimin e Iliridės, nuk u realizuan! Lufta u ndal nė mes tė rrugės, pa filluar ende siē parashihej!

    Dhe kur t’i mbledhėsh ushtarėt e tri ushtrive ēlirimtare shqiptare nė njė tė vetme, ata nuk e tejkalojnė numrin e 22 000 luftėtarėve tė lirisė! Kurse, vetėm Armata e Maqedonisė i kishte nė ato vite rreth 50 000 ushtarė, pa llogaritur kėtu ushtrinė serbomalazeze, si ushtria mė e fortė e Ballkanit nė atė kohė! E pra, dėshira mbetet dėshirė dhe realiteti mbetet realitet. Por, edhe serioziteti ėshtė seriozitet dhe hajgarja (shakaja) ėshtė hajgare! Dhe ėshtė fakt i trishtueshėm se shqiptarėt e Kosovės, tė Kosovės Lindore dhe tė Iliridės nuk u treguan aspak seriozė para pėrgatitjes dhe gjatė zhvillimit tė betejave tė tyre pėr ēlirim nga Serbia dhe Maqedonia, sepse ata paraprakisht nuk u bashkuan politikisht, ushtarakisht, organizativisht dhe finansiarisht ndėrmjet veti, qė tė formojnė njė udhėheqje tė vetme politike, njė front popullor tė vetėm, njė ushtri tė vetme ēlirimtare dhe njė fond tė vetėm finansiar dhe pastaj tė fillonin luftėn ēlirimtare nė tė gjitha hapėsirat shqiptare tė robėruara pėrnjėherė. U shkelėn Tezat pėr Frontin Popullor tė Republikės sė Kosovės tė Kadri Zekės! Nuk u formua kurrė ky Front, por u formuan tri ushtri pa udhėheqje tė mirėfilltė politike! Njėfarė udhėheqjeje politike ato patėn, por ato quheshin ”Drejtori Politike”, prapa sė cilave fshihej vetėm njė parti politike – Lėvizja Popullore e Kosovės (LPK)! Nuk mund tė mobilizohet njė popull pa formuar frontin popullor, ku do tė organizohen tė gjithė shqiptarėt pa dallim krahine, feje, ideje e partie politike! Asnjė parti politike, kushdoqoftė ajo, sado e madhe dhe e menēur tė jetė ajo, nuk mund ta bėjė kurrė vetė mobilizimin dhe udhėheqjen e popullit drejtė lirisė, ēlirimit dhe bashkimit kombėtar. Sepse ēdo grup, organizatė, parti apo front i vetėm shqiptar, qė do tė nisė i vetėm luftėn pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar do tė dėshtojė, sepse i duhet tė luftojė nė dy fronte: kundėr pushtuesėve sllavo-grekė dhe kundėr shqiptarėve qė nuk janė pėr luftė ēlirimtare! Kėshtu, LPK-ja e ”fitoi” luftėn, kurse LDK-ja e ”fitoi” paqen! Ndėrsa, Kosova dhe shqiptarėt nuk e fituan as luftėn dhe as paqen, as lirinė dhe as pavarėsinė, as shtetin kosovar dhe as bashkimin kombėtar!!!

    Tė mos pėrsėriten gabimet e sė kaluarės, sepse do tė pėrsėriten edhe dėshtimet! I forti ose tė vret, ose tė fal, kurse i ligu as tė vret dhe as nuk tė fal! Deri sot politikanėt, udhėheqėsit dhe liderėt shqiptarė s’janė treguar as tė fortė dhe as tė ligj! Ata, ende, as nuk e kanė falė dhe as nuk e kanė vrarė njėri-tjetrin! A ka burrė e filozof, a ka Perėndi e Zot, qė mundet t’ua caktojė diagnozėn politike e kombėtare prijėsve dhe liderėve tanė?! Vetėm uniteti politik brendashqiptar, vetėm shtrirja burrėrore dhe e sinqertė e dorės sė pajtimit midis udhėheqėsve politik shqiptarė dhe partive qė ata udhėheqin do tė bėnte tė mundur qė t’i thyejmė prangat e robėrisė, qė t’i mundim pushtuesit dhe kolonizatorėt e Shqipėrisė etnike dhe vetėm kėshtu do tė bėnim ēlirimin dhe bashkimin kombėtar. Rrugė tjerė nuk ka. Tė gjitha pėrpjekjet tjera arbitrare e tė vetmuara janė iluzioniste dhe tė pasuksesshme.

    Politikanėt shqiptarė harruan se pa bashkim politik nuk ka as bashkim ushtarak dhe pa bashkim politiko-ushtarak nuk ka as ēlirim dhe bashkim kombėtar, nuk ka Shqipėri etnike! Dhe, fatkeqėsisht, nuk pati unitet politiko - ushtarak tė shqiptarėve dhe tė partive tė tyre politike as para dhe as gjatė betejave luftarake tė viteve 1998-2001, por pati pėrēarje, armiqėsi, prapaskena, pati eksperiment…, prandaj edhe nuk pati ēlirim dhe bashkim kombėtar! Ėshtė paradoksale dhe fatale, por ėshtė fakt i pa kontestueshėm se, shqiptarėt nuk i bashkoi as pushtimi e robėria sllavo-greke, as kolonizimi e gjenocidi i armiqėve, as lufta ēlirimtare, as paqa demokratike dhe as pena e pushka e lirisė!!! Dhe tani shtrohet pyetja hamletiane: Vallė, kush, kur dhe si mund t’i pajtojė e bashkojė shqiptarėt, qoftė edhe pėrkohėsisht, derisa ata tė fitojnė lirinė, pavarėsinė dhe bashkimin e tyre tė vėrtetė kombėtar?! A ka politikan, filozof, sociolog, psikolog e antropolog, me gradė shkencore, qė mund t’i japė pėrgjigje kėsaj pyetjeje? Nuk pati dhe nuk ka pajtim dhe unitet vėllazėror e patriotik midis shqiptarėve, prandaj vazhdoi e vazhdon edhe mė tej pushtimi, robėria e neokolonializmi i shqiptarėve dhe trojeve tė tyre etnike, por tani nė forma tė reja, me emra tė rinj dhe me terminologji tė re politiko-juridike!

    Lufta e ashpėr politike, armiqėsia dhe xhelozia nė mes udhėheqjeve tė partive politike kosovare vazhdon edhe sot me tė njėjtėn egėrsi, si para dhe gjatė luftės, e cila shprehet pėrmes grindjeve tė pėrditėshme nė media tė shkruara dhe elektronike, nė seancat e mbledhjeve tė Kuvendit tė Kosovės dhe pėrmes krimit tė shpeshtė politik! Kjo luftė politike e ashpėr dhe e pakompromis, kjo urrejtje organike reciproke e pashpjegueshme (!), po tė mos ishin ndėrkombėtarėt nė Kosovė, qė moti do tė ishte shndėrruar nė njė luftė tė pėrgjakshme civile e vėllavrasėse pėr pushtet e dominim, si ajo e viteve 1944 - 1945 nė Shqipėri! Apo si ajo e marsit tė vitit 1997, po nė Shqipėri! Shkalla e unitetit dhe e bashkėpunimit ndėrshqiptar nuk ėshtė aspak mė stabile dhe mė e mirė edhe nė Shqipėri, Iliridė, Kosovė Lindore dhe nė Malėsi tė Madhe! Anembanė Shqipėrisė etnike vlon si kazan armiqėsia, shpėrthen si vullkan urrejtja dhe bėn kėrdinė tradhėtia e shqiptarėve ndaj shqiptarėve!!!

    Shqiptarėt, nė tė gjitha trojet e Shqipėrisė etnike, i ndanė njė mal i lartė me armiqėsi e pėrēarje dhe njė det i thellė me grindje dhe urrejtje reciproke! Ky ”mal” duhet sa mė parė tė bėhet shkrumb e hi dhe nga hiri tė mbi, jo mal pėrsėri, por njė fushė e gjerė me lule tė miqėsisė dhe unitetit ndėrshqiptar. Ky ”det” duhet tė shterrohet gjer nė fund dhe tė mbushet me pajtim e dashuri tė shqiptarėve pėr shqiptarėt, tė cilėt vetėm nė kėtė mėnyrė do tė mund tė fitojnė lirinė e pavarėsinė, do tė bėjnė bashkimin kombėtar, tokėsor e shtetėror tė Shqipėrisė etnike. Burimi i robėrisė sė Shqipėrisė etnike ėshtė te pėrēarja dhe armiqėsia e shqiptarėve! Kurse burimi i lirisė sė Shqipėrisė etnike ėshtė te pajtimi dhe uniteti i shqiptarėve. Shqiptarėt e kanė nė dorė, qė tė vendosin vetė, se nė cilin „burim“ do tė shkojnė tė pijnė ”ujė”.

    Pėr t’u bėrė Shqipėria Etnike duhet qė tė bashkohen shpirtėrisht, politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht tė gjithė shqiptarėt anembanė botės. Duhet njė ushtri kombėtare prej mė se gjysmėmilioni ushtarėsh, sepse duhet tė luftohet kundėr 5 shtetesh kolonialiste pėrnjėherėsh! Pėr Shqipėrinė etnike duhet tė luftojnė tė gjithė shqiptarėt e kėsaj dhe “asaj bote”, tė gjallė e tė vdekur! Shqiptarėt e vdekur, si dhe dėshmorėt dhe heronjtė e rėnė tė kėtij populli duhet patjetėr tė “ringjallen”, qė tė zgjojnė nga gjumi i pėrmortshėm shqiptarėt e gjallė, qė t’ua rikujtojnė shqiptarėve harrestarė se janė tė robėruar, tė kolonizuar e tė pushtuar! T’ua rikujtojnė shqiptarėve deviatorė se, pėrse u derdh nga ata gjaku arbėror ndėr shekuj e mijėvjeēarė…, qė t’i ringjallin shqiptarėt e vdekur pėr sė gjalli! Vetėm po tė ndodhė ky fenomen natyror dhe kjo mrekulli hyjnore, vetėm atėherė mund tė ēlirohen dhe tė bashkohen Shqiptarėt dhe Shqipėria etnike.

    Kėshtu, derisa shqiptarėt nuk i bashkojnė forcat, zemrat, mendjet dhe armėt e tyre, jo si fise e popull, por si komb, nuk do tė fitojnė kurrė lirinė, nuk do tė formojnė kurrė Shqipėrinė etnike, por do tė rrokullisen e zvarrisen ndėr shekuj e mijėvjeēarė, si gjer tani: disa nė liri (Shqipėria londineze), disa nga robėria nė liri (Kosova shtet), disa nga robėria nė gjysmėliri (Ilirida), dhe disa nga robėria nė robėri (Ēamėria, Kosova Lindore dhe Malėsia e Madhe)…..!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Identiteti Kombėtar dhe Gjuha Standarde
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 12:01
  4. Historia ndryshe
    Nga karaburuni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 01-07-2005, 09:53
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •