Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Ja si jetojmë të ngujuar në kulla 140 vetë të një fisi"!!

    Faqja 24 - GAZETA E SHKODRES Nentor 17, 2004


    Flet 14-vjeçari Muriqi: Jemi 35 fëmijë që nuk mund të shkojmë në shkollë

    "Ja si jetojmë të ngujuar në kulla 140 vetë të një fisi"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Brikena Shllaku


    SHKODER

    Një zënkë banale e pasuar me vrasjen nga pakujdesia të 16-vjeçarit Orland Gjoni, në fundgushtin e këtij viti, ka futur në gjak një fis të tërë, përfshirë dhe 34 fëmijë të pafajshëm (nga 0 deri në 14 vjeç) në fshatin Melgushë të rrethit të Shkodrës. 14-vjeçari Nazmi Muriqi, të cilin e takuam paraditen e së hënës në ambientet e teatrit "Migjeni", mes fëmijëve të tjerë të ngujuar, të ftuar në një aktivitet të organizuar nga "Misioni i Pajtimit të Shqipërisë", tregon në një intervistë për Gazetën dramën e fisit të tij, i cili numëron 140 vetë. Me një hije trishtimi në fytyrë, pinjolli i fisit Muriqi thotë se megjithëse xhaxhai i tij është arrestuar për vrasjen që bëri, që prej tre muajsh ai e fëmijët e tjerë të fisit janë mbërthyer me të rriturit nëpër kullat e tyre, që përtypin ditënetët ngjyrë murrëtyer, duke mos guxuar të shkojnë në shkollë, të dalin e të lozin në rrugë. Ata janë të privuar nga reflekset shumëngjyrëshe që rrezaton jeta jashtë. Të gjithë mbijetojnë falë një asistence (deri kur...?) dhe lekëve që kanë fituar nga shitja e bagëtive që kanë pasur.

    Prej sa kohësh jeni të ngujuar?
    Jemi mbyllur në kulla që prej tre muajsh. Nuk dalim dot as në oborr. Më 28 gusht të këtij viti xhaxhai im vrau pa dashje Orland Gjonin. Menjëherë pas vrasjes familja Gjoni na çoi fjalë që të ngujoheshim se do të merrnin gjak.

    Sa është numri i të afërmëve të tu që janë ngujuar nga frika e hasmit?
    Jemi gjithë fisi. Bëhemi gjithsej 140 vetë. Bashkë me të rriturit e fisit tim janë ngujuar edhe gjithë fëmijët meshkuj. Jemi 34 fëmijë nga mosha 0 deri në 14 vjeç që rrimë të mbyllur në shtëpi. 10 prej fëmijëve që unë i kam të gjithë kushërinj janë detyruar të ndërpresin mësimin në shkollën e mesme dhe të lartë.

    Si i kaloni ditët në banesat tuaja në fshatin Melgushë?
    Gjithë ditën rrimë brenda në shtëpitë tona. Lozim me njëri-tjetrin, shikojmë televizor dhe lexojmë ndonjë gjë. E çfarë mund të bëjmë tjetër në shtëpi.

    Ju vjen keq që nuk mund të shkoni në shkollë?
    Ndihem shumë keq kur shikoj nga shtëpia shokët e shoqet që shkojnë në shkollë. Por nuk kam se çfarë të bëj, pasi dhe unë si gjithë meshkujt e tjerë të familjes jam i ngujuar.

    Në cilën klasë do të ishe ti?
    Unë do të isha në klasën e tetë.

    A vjen ndonjë mësues në shtëpi dhe a mundoheni të ndiqni mësimet në një hap me bashkëmoshatarët tuaj?
    Deri tani asnjë mësues nuk ka trokitur në shtëpitë tona për të na dhënë mësim, shtu siç kemi dëgjuar në televizor. Një herë mbaj mend se ka ardhur drejtori i shkollës së fshatit, i cili ka biseduar me babanë dhe burrat e fisit tim. Thonë se do të na mbledhin gjithë ne fëmijëve të fisit në një nga shtëpitë tona dhe aty do të vijnë mësuesit për të na dhënë mësim.

    Asnjë nga pjesëtarët e fisit tënd nuk punon. Si e siguroni bukën e gojës?
    Që në momentin që na erdhi fjala se duhej të ngujoheshim, asnjë nuk guxon të dalë të punojë në arë apo qoftë edhe në kopshtin para shtëpisë. Deri tani jemi mbajtur me asistencë dhe me lekët që kemi siguruar nga shitja e bagëtisë që kemi mbajtur në shtëpi.

    Sot jeni pjesëmarrës në aktivitetin e organizuar me fëmijët e ngujuar e jetimë te teatri "Migjeni". Si erdhët deri këtu? Nuk kishit frikë se mos ju vrisnin?
    Sigurisht që kishim frikë, por këtu na sollën Misionarët e Paqes. Të gjithë fëmijët e ngujuar erdhën në këtë koncert të shoqëruar nga misionarët dhe policia.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    mund te fillojne te mesojne gjuhe te huaja tani ne ngujim

  3. #3
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Me vjen shuem keq qe akoma ne shoqerine e sotme vazhdon ky fenomen. Por , sic e shoh kurre s'ka per te ndaluar. Derisa ta marrin gjakun e tyre ajo familje nuk ka per te gjetur REHAT. Gjaku eshte i rendesishem . Gjaku me gjak thone lahet, por jo ne kete menyre te ngujohen te gjithe meshkujt e fisit ne viten 2004. Ka ikur koha e Lek Dukagjinit , por ja qe dikush akoma e ruan traditen e gjakmarrjes. Ekziston mundesia e faljes por sic duket nuk do t'i kene keto shance vetem nese dikush nga familja e tyre vritet. Me vjen vertet mire qe femijet kane dale te shoqeruar sepse mesa di une , kur i ngujuari del i shoqeruar gjakesi nuk mund te bej gje sepse hy ne gjak edhe me shoqeruesin e te ngujuarit dhe keshtu vazhdon kjo pune derisa sa te shuhen gjithe meshkujt e fiseve.

    Politika dhe shoqeria duhet te bej dicka se nuk mund te vazhdohet keshtu.




    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  4. #4
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198

    Nuk merret kurre hak mbi familjen ose femijen!

    Patjeter qe familja e ndien dhimbjen dhe cdo familje shqiptare do ta mendonte hakmarrjen.
    Hakmarrjes i jep pak te drejte kur vrasja behet me qellim. Mirepo prape qe edhe ne kete rast duhet menduar falja.

    Ne kete rast banal fare kur vrasja eshte bere pa dashje kjo eshte turp.

    Ketu fajin e kemi si shqiptar dhe mentaliteti se kudo mbizoteron me i forti. Per mendimin tim kjo familja qe ka kercenuar eshte familje me e forte. Sikur te ishte e kunderta menjehere do te pajtohej gjaku. Shume raste kam pare kur vrasesi eshte me i forte atehere procesi i faljes eshte shume i shpejte...

    Gjithashtu nje turp me i madh eshte kercenimi i femijeve. C'fare faji ka femija pse babai i tij ka vrare dike? Kjo e ul kedo qe ve dore ose perkrah mendimin per marrjen hak tek pjestaret e familjes. Shkoni e gjeni vrasesin o lepurusher u them une atyre.

    Por turpi tjeter eshte se tani familja qe ka kercenuar e ndien me siguri veten krenare per burrerine qe po ben. Me siguri atje ne Shkoder kesaj familjeje se shpejti do ti kendohen edhe kenge me cifteli.

Tema të Ngjashme

  1. A do të mund të jetojmë përgjithmonë në tokë ?
    Nga Action në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 11:26
  2. Shqipëria veriore:Gjakmarrje dhe Hakmarrje!!
    Nga Shpirt Njeriu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-03-2007, 01:00
  3. Ne kemi jetuar me shqiptarë, dhe do vazhdojmë të jetojmë!
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 09:46
  4. Si ta jetojmë Javen e Madhe?
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-04-2006, 16:44
  5. Pse jetojme?
    Nga Failed Rapper në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 05-07-2003, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •