Close
Faqja 36 prej 45 FillimFillim ... 263435363738 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 701 deri 720 prej 888
  1. #701
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-10-2009
    Postime
    50
    Po kta gollobordasit nga vijne a ca jane?
    Me behet cici

  2. #702
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar më parë nga kikirik Lexo Postimin
    Po kta gollobordasit nga vijne a ca jane?


    Golloborda është shqiptare

    Fakte Historike në lidhje me origjinën e qytetarëve të Gollobordës



    Nga Kujtim Stojku

    Kohët e fundit po diskutohet dhe po shkruhet për disa materiale gjoja të zbuluara për identitetin e heroit tonë kombëtar Skëndërbeun. Për ne këto nuk janë të njohura por i çuditshëm është fakti se edhe disa ka-lemxhinj i kanë vënë detyrë vetes ose më mirë të themi ua kanë vënë detyrë që ta zhveshin Skëndërbeun nga disa gjëra që nuk i ka pasur dhe ta paraqesin ashtu siç është. Tashmë dihet dhe gjithsekush ka dëgjuar lloj lloj broçkullash për të ndryshuar historinë . Vendi ynë duke qenë një vend që është kufizuar gjith-monë me veten e vet dhe me pjesët e trungut e tij janë shkëputur me dhunë dhe dhënë të tjerëve,gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar dhe vazhdojnë edhe sot diversionet kulturore,fallsifikimi i fakteve his-torike, pastrimet etnike duke përdorur dhunën ushtarake,dhe gjithë këtyre u paraprijnë disa kalemxhinj në fillim që gjoja duken sit ë pa rëndësishëm dhe se po mundohen të tregojnë të vërtetën. Hapat galopant që bën vendi tashmë për të antarsuar në BE, dhe për një lëvizje të lirë,deri diku po ja prêt hovin këtyre tril-limeve dhe falsifikimeve të historisë. Para disa kohësh do të lexoja shkrimin e një autori që për mua nuk ishte i njohur, dhe më parë nuk kasha lexuar asgjë prej tij dhe ky shkrim kishte emrin e një Cvetan Maz-niku i cili theksonte se se në një krahinë të në veri të Shqipërisë dhe veçanërisht në krahinën e Gollo-bordës së Dibrës kishte një popullsi kompakte si nga pikpamja territoriale po ashtu edhe gjuhësore. Kjo krahinë sipas tij është minoritare dhe se aty jeton një minoritet Maqedonas… dhe se ai ka gjihën e vet maqedonishten, banesat dhe veshjet e tij karakteristike. Me këto që shkruan ky far Cvetani i cili kërkon që të shkëlqejë me hulmutimet e tij shkencore hajde po deshe e mos vër kujën.Gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit çfar nuk na kanë dëgjuar veshët. Emigrantët shqiptar që jetojnë dhe punojnë në Greqi po ndërrojnë emrat e tyre dhe detyrohen që të ndërrojnë fenë e tyre vetëm e vetëm për të pasur më lehtë sig-urimin e një vendi pune dhe të mos dëbohen nga shteti grek. Tashmë dihen synimet dhe qëllimet e qarqeve të caktuara greke për Verio Epirin. Dhe gjithë këtë politikë ekspansioniste emigrantët shqiptar po e vuajnë mbi kurrizin e tyre. Ne heshtim dhe jemi të durueshëm, jemi edhe nevojtarë sepse vuajmë për bukën e gojës duke duruar shtypje dhe tortura nga më të ndryshmet dhe nga më çnjerzoret, dhe kjo vjen vetëm e vetëm se duam të jetojmë por jot ë poshtrohemi. Po ashtu nuk janë të rastit shkeljet flagrante të kushtetutës nga kryetari i bashkisë Himarës Vasil Bollanos që nga tabelat e rrugëve dhe më tej i ka vënë në gjuhën greke. Nëqoftësë do të veprohej kështu në një vend tjetër qoftë edhe në greqi çfar reagimi do të kishëm?

    Shqipëria dhe minoritetet

    Ne si shqipëtar gjatë gjithë historisë sonë u kemi mbijetuar tallazeve të mëdha të historisë deri sa erdhëm dhe u rrudhëm kaq sa jemi sot. Dhe pa zgjidhur akoma këtë problem na del një problem tjetër që është i njëjtë me të parin por vetëm se njëri është sllav dhe tjetri është grek. Tani natyrshëm shtrohet pyetja se a mund të shkohet drejt Evropës me mendësi të tilla mesjetare?. Po ta shikojmë historinë e popullit tonë është një histori dhimbjesh, një histori ku populli shqiptar i ka mbijetuar historisë duke u mbrojtur pa reshtur në trojet e tij historike. Edhe Bullgaria ka pretendimet e saj ndaj vendit tonë. Nën politikën e gjoja të mbrojtes së minoriteteve ata po zhvilloojnë një poltikë të vjetër me qëlllime të caktuara sipas planit të “Naçirtnies”. Bullgaria para disa vitesh paisi rreth gjashtëqind dibranë me viza bullgare, dhe këta i pra-nuan këto viza vetëm se Bullgaria ishte në dymbdhjetëshe dhe mund të lëviznin lirisht. Por pot a analizo-jmë me hollësi këtë fakt do të shohim se diplomacia e shtetit Bullgar në vështrimin e parë duket si mod-erator dhe kontemporan, por në thelb ajo është tinzare dhe me qëllime aneksuese ndaj vendit tonë. Pra kemi një diplomaci të veshur me një kostum të ri por me astar të vjetër. Qëllimet dhe pikpamjet e sllavëve ndaj vendit tonë dihen prej kohësh qysh se stërgjyshërit tanë i pranuan me bujari gjatë dyndjeve të tyre. Dhe në shpërblim të kësaj bujarie ne përsëri po paguajmë një haraç të rëndë. Fill pas proceseve demok-ratike në shqipëri u krijuan organizata, shoqata dhe parti mbinë si këpurdhat pas shiut. Edhe nga Gollo-bordasit e Dibrës u formuan një sërë shoqatash dhe midis tyre edhe një parti. Këtu nuk ka asnjë gjë të keqe sepse u formuan shoqatat dhe partitë, por mënyra se si punojnë, dhe çrrugë ndjekin, si financohen dhe a janë në përputhshmëri me kushtetutën, dhe se kush është lideri i tyre shpirtëror, mosqofshin kurrë kundër vendit të tyre që i rriti dhe i arsimoi, dhe shpërblimi që ata duan ti bëjnë atdheut të tyre është që të hedhin sa më shumë baltë mbi të. Faqezinjtë,tradhëtarët dhe spiunët kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë në këtë planet dhe nuk do ti mungojnë kurrë njerzimit. Dhe po kështu nuk ka se pse të na mungojnë edhe neve. Dhe për këtë soj njerzish me plot gojën i mallkon me fjalët”haram qumshtin e nënës dhe toka që ju rriti”. Por për këta atdheu nuk është i ëmbël dhe i shenjtë, sepse çdo gjë që njerzit e quajnë të shenjtë dhetë lartë e mësojnë nga atdheu i tyre sepse ai i rriti dhe i edukoi. Por nuk ndodh me të gjithë kështu. Për disa ai nuk ka pikë vlere dhe thjesëhtë është një mjet përfitimi me vetveten,dhe mbi kurrizin e tij bën një mijë e një të zezat për të arritur qëllimin e tij dhe të atij që i shërben. Mirpo dikush do të pyes se kush është Golloborda, dheç’hapsirë gjeografike ka ajo sot?

    Treva e sotme e Gollobordës shtrihet në të majtë të Drinit të Zi, dhe vazhdon nga Trebishti në Viçisht shtrihet ana lindore e Gollobordës. Kurse në jug pllaja e Gollobordës ka majën e Raduçit e cila është e lartë 2084m dhe në perendim kufizohet me lumin e Okshtunit. Kjo pllajë në veri shkon deri në kodrat e Çerenecit që janë 700m mbi nivelin e detit, dhe pastaj vazhdon me fushën e Klenjës dhe fushën e Studnës. Pllaja e Gollobordës ndodhet në lartësinë 1000-1200m mbi nivelin e detit. Sa herë ka pasë ndarje admin-istrative aq herë mund të jetë zgjeruar dhe ngushtuar kufiri I Gollobordës. Ajo ka qenë,është dhe do të mbetet e Dibrës dhe e askujt tjetër sepse ashtu ka qenë prej mijra vjetësh. Dhe për këtë ne do të sjellim fakte dhe dokumenta historike se në ato maja të larta, në çdo shtëpi dhe kala është valvitur flamuri i kuq me shqiponjën dykrenore, flamuri i Skënderbeut, ku edhe sot e kësaj dite dasmat në këtë trevë të Gollo-bordës kur krushqit shkojnë të marrin nusen në krye u prin një djalosh i pashëm dhe i gjatë i veshur me kostum kombëtar duke mbajtur lart flamurin kuq e zi i cili njihet me emrin bajrak. Dhe pas dasmorët kën-dojnë një këngë që është shumë e lashtë dhe që ka mbërritur deri në ditët tona. E cila thotë: Shi i imët I bie në tokën Arbërore Që na lag flamurin e kuq, Shi i imët bie në tokën Arbërore, që na lag krushqit e stolisur. Mirpo Cvetanit, Velos dhe lukunisë së tyre që mundohen që çdo gjë ta nxijnë dhe ta kthejnë së prapthi nuk do të mund të bëjnë asgjë sepse toka e Gollobordës dhe e gjithë Dibrës është e vaditur me gjak, dhe se historia e saj nuk mund të shkruhet nga lloj lloj njerzish të cilët mundohen që të falsifikojnë historinë e sajë dhe tani të presim se çfar do të na nxjerrin arkivat sllave, por pa tjetër ndonjë fakt të stërholluar si ai i Çubroloviqit. Dhe sigurisht për shërbimet që u keni kryer atyre jeni shpërblyer me të drejta studimi,me pasaporta me vizë bullgare dhe nënshtetësinë bullgare, dhe se kushedi se çfar tjetër ju është premtuar,ku ju si nëpërkat zvarriteni andej dhe këtej për të helmuar këtë mundeni dhe pastaj mblid-heni kutullaç nën gurë dhe rrinin në përgjim. Ju nuk është se nuk e dini, por qëllimisht dhe me ndërgjegje të plotë na rrini me thikë pas shpine për të na e ngulur në momentin më të volitshëm për ju.. As ju dhe as bullgarët, dhe kushdoqoftë tjetër,as serbët dhe as maqedonasit që nga shekVI-VII-të kur ata erdhën si mu-haxhirë megjithë arsenalin e tyre ushtarak dhe sipas shkencëtarëve të tyre nuk mundin ta mohojnë dhe të falsifikojnë gjurmët e historisë. Ka edhe kalemxhinj të tanët që shprehen me rezerva ndaj kësaj treve ku nga pa aftësitë e tyre për të njohur historinë e vendit të tyre dhe për të bërë kërkime shkencore tërhiqen dhe mblidhen në vetvete si kërmilli në guackën e vet duke u lënë rrugë të lirë pretendimeve shoviniste sllave.Por faktet historike janë të forta dhe është shumë vështirë që ti tjetërsosh. Dihet se popullsia e Gol-lobordës është Hilenge dhe gjithashtu po dihet se ajo ka traditën orale,folklorike,këngët dhe gojdhënat të cilat i ka trashëguar brez pas brezi deri në ditët tona, po ashtu edhe dy gjuhësinë ku disa kalemxhinj duke u kapur pas këtij fakti sepse popullsia e saj është Hilenge ashtu siç është edhe popullsia e Himarës e cila nuk është Greke dhe ku grekët e trajtojnë si pjesë të tyren. Bile atje politka greke është më e avancuar se ajo bullgare sepse shteti grek banorëve të himarës u paguan një pension të majmë këtyre banorëve sepse banorët dhe vendin, pra Verio-Epirin i quan të sajat,pra greke. Ndërsa sllavët me sa kam informacion unë janë më të vonuar në këtë fushë. Diplomacia e tyre po tregohet shumë e kujdesshme dhe tani ka filluar që të pluskojë si kokoshkat. Nuk është për tu habitur fakti se si grekët dhe sllavët i kanë këto pretendime ndaj nesh, ku qëllimet e tyre ekspansioniste dihen dhe nuk janë çfaqur sot por kanë qenë që moti. Edhe në fil-lim të këtij shekulli ku Evropa mundohet të miratojë kushtetutën Europiane dhe ne po bëjmë hapa golo-pantë për tu antarsuar në të bashkë me fqinjët për një lëvizje të lirë, dhe kur dëgjojmë broçkulla të tilla nuk e dimë se si do të reagojë Europa e qytetruar. Megjithatë le ti kthehemi historisë për të dhënë deri diku një përgjigje për pretendimn sllav.

    Origjina e fjalës Gollobordë

    Emrin Gollobordë na jepet sipas dokumentit Osman të vitit 1467 ku kjo krahinë është regjistruar me emrin “Dukgobrdo” ose “Dulgobrda”. Pra sipas këtj dokumenti stud-juesi H. Sadikaj thekson se vilajeti i Dulgobrdos është shumë i madh. Pra Golloborda ka qenë vilajet në vete. Sipas dokumenteve osmane ajo kishte një shtrirje gjeografike të tillë, në lindje përgjatë lumit të Dri-nit të Zi dhe nga fshatrat Gjoricë e Tërbaç vazhdon drejt jugut të territoreve duke përfshirë fshatin Hotis-han, Zepisht dhe Manastirecin ku ky i fundit me ratifikimin e vitit 1922 mbet jashtë kufirit shtetror. Kurse në perendim vazhdonte nga fshati Llëngë dhe deri në Bulqizë.. Por kush kanë qenë banorët e her-shme të kësaj treve? Fisi që banonte aty mos ishte fis sllav? Në asnjë mënyrë. Nga defteri Turk i vitit 1467-të ne pamë se ishte regjistruar me emrin e Dulgobrdos. Por fisi që ka banuar në këtë trevë ka qenë fisi i Penestëve. Dhe se Penestia ka qenë krahinë Ilire në luginën e sipërrme të Drinit të Zi dhe rreth saj. Pra në Iliri ka banuar fisi I Penestëve… dhe se treva e Penestëve përfshihej në mbretërinë Ilire. Pra Pe-nestët ishin banorët e parë të Dibrës të cilët përmenden në vitet 170-169 p.e.s. Këtu na del edhe emri i fisit “Deberus”ose më saktë fisi Ilir i “Doberëve”nga ku më vonë mori emrin edhe Dibra. Por sipas do-kumenteve të kohës Golloborda na del edhe me një emër tjetër që njihet “Kolloborna”,dhe këtë emër e gjejmë nga konsulli rus I.S. Jasterovi i cili thekson se “në këtë luftë shkojnë përpara të gjithë bashibo-zukët dhe pas tyre pason flamuri i Kollobornës, pra i Gollobordës.

    Gollobordha dhe Arbeshët

    Pra ne shohim se sipas këtij konsulli Golloborda shkonte në luftë me flamurin e vet përpara malsive të grykës së madhe dhe për rrjedhim edhe Golloborda ka qenë si ato. Por para se të vinin sllavët në Ballkan nga shek VI –VII-të, Gollobordasit e Dibrës ishin në trojet e tyre etnike dhe ata banonin në Dibër në trevën e Gollobordës e më gjërë në lindje dhe në jug me to. Pra ata kanë qenë Arbëreshë të pa diskutueshëm dhe me etni të pastër po Arbëreshe. Edhe e folura e tyre ka qenë Arbërisht. Pra ndërsa treva ishte e populluar nga Arbëreshët dhe natyrisht që edhe e folura e tyre ka qenë Arbërisht. Por sa erdhën sllavët ndikoi sadopak që në këtë krahinë të zbatohej një process asimilues mbi popullsinë Arbëreshe të Gollobordës që zgjati disa shekuj që nga shek I VII-të deri në shek XI-të. Por duhet të kemi parasysh se gjatë gjithë kësaj kohe në hapsirën gjeografike ku sot është vendosur nocioni politik Maqedoni në shek V-VII-të figuronte nocioni iorganizuar I Dardanëve ose Albanët kanë qenë banorët e kësaj treve. Pas ardhjes së fiseve sllave në Ballkan të Bullgarëve nga njëra anë dhe të Serbëve nga ana tjetër,për një kohë të caktuar edhe treva e pastër Arbëreshe pësoi ndryshime etnike të cilat ndikuan në jetën,punën,dhe zakonet e arbëreshëve gjatë gjithë shtrirjes së tyre gjeografike. Por tashmë dihet dhe është një fakt i njohur nga historianët qysh nga Herodoti se në jug-lindje të Ballkanit ka egzistuar edhe një formacion politik i quajtur Maqedoni. Vendasit ishin Maqedonë të cilët flisnin gju-hën e tyre. Këta Maqedonë klasikë sëbashku dhe me Ilirët dhe Epirotët atje ku mbretëronte si mbret babai i Akilit Peleu kishin afërsi të madhe etnike dhe kishin të njëjtën prejardhje.Edhe qarqet poltike Bullgare pas shtrirjeve territoriale në dëm të fqinjëve synonin të krijonin një shtet Bullgar shumë të madh në shtrirje që shtrihej në të gjithë Shqipërinë, që nga Vlora në Vardar e deri në Selanik, territore që për disa kohë gjatë shek VII-VIV-të i kishin mbajtur deri në mesjetë. Pra Bullgaria nuk është se nuk i njeh këto fakte historike por ajo mbetet në mantilitet ajo që ishte në shek e XI-të. Në gjysmën e dytë të shek XI-të shteti bullgar pushtoi krahinat themat Bizantine në Shqipëri disa prej të cilëve i mbajti të pushtuara për reth 150 vjet. Kështu pra Dibra dhe e gjithë treva Gollobordës mbeti nën pushtimin Bullgar. Dhe qysh ën këtë kohë e kanë zanafillën toponimet sllave në Dibër dhe më gjërë në Shqipëri. Pra qysh nga ajo kohë një toponim i tillë e gjejmë edhe në Mat ku një fshat ka emrin “Stojan”. Kjo fjalë në sllavisht do të thotë “Ndal” sepse gjatë pushtimit Bullgar në këtë fshat është bërë ndalja e ushtrisë Bullgare nga luftimet e ashpra të trimave Matianë. Profesori shqiptar E.Çabej ka thënë se: Për ngulitjen e gjithë kësaj toponie detyrimisht ka ndërhyrë edhe administrate shtetrore bullgare e asaj kohe”. Dhe gjatë perandorisë së Dushanit ishte një shtet ku popujt jo sllavë, dhe në radhë të parë Shqipëtarët ju nënshtruan shtypjes dhe diskriminimit më të egër ekonomiko sho-qëror dhe fetar.Pra me sa shihet nga dokumentat historikë treva e Gollobordës së Di-brës gjatë kësaj periudhe historike i përkiste një origjine të vazhdueshme Arbëreshe, por nga trysnitë dhe veprimtaritë e ndryshme asimiluese ushtroheshin mbi të mori ngarke-sash konvencionale ortodokse por edhe të dy gjuhësisë shqip dhe bullgarisht. Pra ashtu siç theksoi më lart professor E.Çabej, ky process ishte një process i gjatë ku ndikoi ad-ministrate e shtetit bullgar që gjuha të përvetësohej aq sa u përvetësua si gjuhë e dytë bullgarishte, krahas gjuhës shqipe, dhe kjo popullsi me fe ortodokse veproi për disa she-kuj. Pra pasi shteti bullgar i asaj kohe filloi që ti pushtonte tokat e Arbërisë dhe gjatë këtyre pushtimeve pat ndikime në etnosin Arbëresh. Kështu që në kuadrin e perandorisë bizan-tine të lindjes po krijohej një bashkësi fisesh bullgare me përzierje sllovene,mongolësh,aziatikësh,preçenge të vilat pretendonin që të forcoheshin dhe të zgjeroheshin. Që të gjitha këto kishin territorin dhe qendrën e tyre në një krahinë fqinje me Gollobordën e cila ishte Carev Dvori i prespës. Pra këto bashkësi fisesh bullgare ki-shin synime pushtuese jo vetëm ndaj trevës arbëreshe të Gollobordës por për të gjithë Dibrën. Në vitin 870 knjazi Boris e lidhi kishën bullgare me patriarkanën greke të Konsta-dinopolit. Dhe këtë emër Konstadinopol e ka marrë nga perandori Konstadin që ishte biri i Ilirisë dhe as i bullgarisë dhe as i Greqisë. Dhe në vitin 886 Klementi hapi shkollën e parë në Ohër dhe Devoll,pra siç duket edhe në Dibër ku për shtatë vite mësim u ar-simuan 3500 nxënës. Dhe një pjesë e këtyre nxënësve ishte nga Dibra. Dhe qysh këtu shihet qartë zanafilla shqiptare ortodokse në Rekën e sipërme të Dibrës. Qysh në këtë kohë tek banorët e kësaj treve nisi të shkruhet shkrimin sllav tek arbëreshët e Dibrës.Për këtë studjuesi I.Sadikaj na sjellë një document provë ku thuhet se një fanarist vllah me emrin Neofit Duka shprehet se : Ata arbëreshët e lanë gjuhën zonjë greqishten dhe përdorin gjuhën barabare. Gjuha zonjë këtu ishte gjitha greke, dhe ata shkrimin sllav e pranojnë me lehtësi për t’ju kundërvënë atij grek. Pra lexues i dashur besoj se nuk do shumë koment për të kuptuar se sa shtrenjtë e paguajtën arbëreshët bujarinë dhe mik-pritjen e tyre, dhe një haraç i tillë me sa duket në këtë fillim shekulli kërkon të na përsëritet edhe sot. Gjithashtu po nuk është e rastit para katër-pesë vjetësh u dha një lajm se qeveria shqiptare kishte bërë një marrveshje me qeverinë Greke për tu future në shkollat e mesme gjuha greke. Shpresoj që kjo të jetë një lapsus i imi dhe të të mos ketë qenë një lajm i vërteë. Pra qëllimet dhe piksynimet greko-sllave qysh se ata erdhën si muhaxhirë tashmë dolën në dritën e diellit. Në njërën anë grekët dhe në anën tjetër sllavët dhe Arbëreshëve nuk u mbetej gjë tjetër vetëm se të rrëmbenin armët dhe të përballeshin me atë që u trokiti në derë si “mik” dhe tash u ishte kthyer në armik. Qysh në gjysmën e dytë të shek XI-të filloi pushtimi i tokave të Ilirisë nga Bullgarët dhe Sërbët. Ndaj këtyre pushtuesve filloi një qëndresë e pa shembullt Iliriane. Në këtë kohë në trevën e Gollobordës ku edhe sot bullgarët pretendojnë se është e tyrja, mu në krahun e majtë të drinit të zi këto ushtri mercenarësh do të ndesheshin në një vjë mbrojtje të pa shembullt. Dhe kjo vijë mbrojtje krijohej nga kalatë e Trebishtit, Llademericës, Krajkës dhe maja e kalasë së Homeshit. Këto kala sëbashku me ato të krahut të djathtë të drinit të zi krijonin unazën mbrojtëse të trevës së Dibrës. Studjuesi Dibran Rakip Sinani në hul-mutimet e tij shkencore për luftën që zhvilluan arbëreshët në këtë kohë thotë se ushtria bizantine në vitin 1259 sulmoi dhe pushtoi arbërinë përsëri. Pra Arbëria ishte kthyer tashmë në një shesh lufte. Dhe në vitin 1330-të perandori bizantin urdhëroi që në kësht-jellën e Dibrës të vendoseshin garnizone ushtarake Bizantine. Dibra qysh në këtë kohë e kishte ndërtuar kështjellën në Sfetigrad, në Varosh afër Qafë – Murrës, në Kojavec dhe në Çidhën. Këto kështjella i përdori edhe Gjon Kastriot në vitet 1443-1467 në luftën kundër pushtuesve turq. Bile tashmë keni dëgjuar se ai nuk quhet më Gjon por Ivan dhe se popullsia e Dibrës ëshët një popullsi e përzierë. Këto po na I thonë njerëz të shkolluar për tën treguar se kush ishte Skëndërbeu i vërtetë dhe se nuk është ai që njihet sot nga bota. Zot të lutem ruaj këta njerëz nga mend se nuk dinë se çfar thonë.

    Pra deri këtu ne nuk shohim se Dibra dhe Golloborda të kenë qenë banuar nga bull-garët ose vendasit të jenë asimiluar nga ata. Pas këtyre të dhënave historike ne shohim se banorët e kësaj treve kishin kështjellat e veta dhe kanë bërë një qëndresë të lavdishme kundër bullgarve. Sepse natyrisht vetëkuptohet ata po të ishin bullgarë ose në përgjithësi sllavë nuk kishin arsye që ti rroknin armët kundër tyre dhe të ndërtonin kështjella për tu mbrojtur. Nuk e di se çfar faktesh do të na nxjerrrë shteti bullgar por si do ti përgënjshtrojë këto fakte his-torike. Edhe vetë studjuesit sllave çfardolloj mënyre që të përdorin për ti përgënjeshtruar prapë se parapë nuk mund që të na mohojnë origjinën. Historinë e një populli nuk mund ta vjedhësh, ta tjetërsosh, dhe nëqoftë se arrin ta tjetërsosh prap se prap një ditë do të dalë në shesh. Në një libër të një historiani të huaj kam lexuar se “historia e grekëve një ditë do të shkruhej nga e para.”Besoj se është shumë e qartë thënia e këtij historiani dhe nuk do më koment. Pra më sipër thamë se emrin Gollobordë e gjetëm në defterin turk të vitit 1467 me emrin “Dulgobrdo”kurse tradita gojore na e kep me emrin Gollobrdo.. Një fshat me një emër të tillë e gjejmë në zonën e prespës të rrethit të sotëm të Bilishtit në perfekturën e Korçës. Tani le ta shohim me kujdes fjalën Gollobrodo. Pra-pashtesa e fjalës brdo do të thotë mal, sepse edhe në Kosovë gjendet një qendër min-erare e emërtuar Novo brdo. Ndërsa parafjala Goll në gjuhën e kulluar shqipe do të thotë vend I zbrazur. Gjatë shekujve pa tjetër që fjala ka evoluar dhe ka arritur në vet-vete si toponim sllav. Port ë mos harrojmë se nuk ishin sllavët ata që e pushtuan të parët Ilirinë për një kohë të gjatë, para tyre tashmë dihet se kanë qenë romakët të cilët këtë qendër minerare në Kosovë e quajtën Nova Monte. Pra duket shumë qartë se pushtimet e huaja sa herë që kanë ndodhur kundrejt nesh kanë lënë gjurmët e tyre. Rasti i mësipërm tregon qartë se pas largimit të Romakëve kemi një ndërhyrje tjetër nga ana sllave dhe këto ndërhyrje ne e lidhim edhe me emrin Gollobrdo për të cilën men-dohet se ka rrjedhu nga emrat Kalabërdenj që do të thotë Kalabri, ku u institcionalizua nga na e sllavëve sikur të ishte një emër sllav por në fakt siç e pamë ky emër është shqip. Profesori Rus A.M. Salishev shprehet se: Kishin jetuar atëherë Shqipëtarët Kalabrii që duke u shpërngulur prej aty në shek e XV_të quhen Galabërdenj, pra njerëz nga Golloborda. Pra qysh në shek e XV-të kjo trevë nga sllavët është quajtur Gollobordë. Pra siç shihet gjatë historisë ky emër ka pësuar luhatje të shumta dhe këtë nuk mund ta hedhin poshtë studjuesit sllavë, se kjo trevë ka qenë e banuar nga Shqiptarët. Bile bile ata vetë e kanë vërtetuar se banorët e Gollobordës janë Kalabërdenej që do të thotë Arbëreshë-Shqipëtarë, dhe në vendin ku janë shpërngulur ata nga vetë studjuesit sllavë janë quajtur Arbëreshë-Shqipëtarë. Një tjetër studjues sllav na jep një fshat tjetër me emrin Vele Brdo. Pra siç e theksuam më sipër pjesa e kompozitës “Brdo” është e njëllojtë si tek fjala “ Gollobrdo”. Golloborda na del edhe me një fjalë tjetër “Kolloborne” e cila bën pjesë në qarkun e Dibrës. Pra ky studjues sllav e quan këtë krahinë me emrin “Kol-loborna” dhe jo “Kollobordha”siç e gjejmë nëpër harta dhe shpesh dëgjohet emërtimi Gollobordë.

  3. #703
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Para disa muajve pata rastin qe per disa dite rresht te vizitoja te gjitha fshatrat e krahines se Gores - Komuna e Sharrit ( ish Dragashit ), krahine kjo e populluar nga komuniteti goran. Goranet jane nje popullesi qe jeton ne pjesen me jugore te Kosoves ne zonat e thella te maleve te Sharrit , te vendosur ne 18 fshatra dhe ne 6 fshatra ne rrethin e Kukesit. Ata flasin nje gjuhe te perzier bullgaro-serbe , jane te gjithe muslimane dhe veshjet kombetare sidomos te burrave i kane gati identike me ato te shqiptareve te malesive te Sharrit si Opojes, Lumes, ose malesise se Tetoves. Shfrytezova rastin dhe pyeta shume banore te fshatrave te Gores se qfare dinin per origjinen e tyre. Mesova se disa lagje te disa fshtrave kishin origjinen nga Hasi i Shqiperise si nje pjese e madhe e banoreve te Rapqes, Krstecit etj. Fshati me i madhe i Gores Restelica thone se jane me origjine nga Topojani i Lumes. Shume banore te disa fshatrave tjera me thane se ishin te ardhur nga fshatrat e Dibres. Kurse banoret e fshatit Mlike dhe disa lagjeve te disa fshatrave thonin se jane me origjine nga Halepi i Sirise. Sipas gojedhenes ata kishin arritur se pari ne Shkup dhe pastaj ne fshatin Mlik nga Halepi qysh ne kohen e Perandorise Bizantine, pas lufterave qe ishin bere atje. Poashtu edhe xhamia e fshatit Mlike sipas nje shkrimi te vendosur ne xhamine e rindertuar datonte qysh nga viti 1269, mos gabofsha. kjo familje ishte perhapur pastaj ne disa fshatra ku kishin disa lagje. Poashtu edhe sot e kesaj dite nje pjese e mire e tyre e mbajne mbiemrin Halepac.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  4. #704
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-03-2010
    Postime
    1
    a mundet dikush te me ndihmoj rreth mbiemrit krasniqi?

  5. #705
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar më parë nga nicky100 Lexo Postimin
    a mundet dikush te me ndihmoj rreth mbiemrit krasniqi?
    Fisi Krasniqi.
    Mund te jete koncidence interesante qe ky Nike, nga i cili u formua fisi Nikaj, te jete vendosur per here te pare pikerisht ne territorin e Nikijve te meparshem, por nuk eshte e mundur qe ky te kete pasur lidhje gjaku me atin e pare te Nikijve, edhe pse edhe ai quhej Nike, por, si? permendem, kishte jetuar shume kohe perpara vitit 1330. Per rrjedhoje, as Nikajt e sotem nuk jane pasardhesit e Nikijve, te cilet permenden se fundi ne vitin 1582. Atehere lind pyetja: Cili ishte dhe prej nga erdhi ai Nike qe u be kryepari i fisit Nikaj?
    Ne Nikaj dhe Krasniqe ka qarkulluar gojedhena se, Nikajt dhe Krasniqja jane fise vellezer. Madje, thuhet se kane lidhje gjaku me fisin shqiptarte Hotit dhe me Vasojeviqet e Malitte Zi. Sipas kesaj gojedhene, vellezerit Kras Ke9i, Nik Keqi dhe Vas Keqi kane qene eterit e pare te fiseve Krasniqe, Nikaj dhe Vasojeviq. Per t'i shpetuar vales asimiluese sllave, dy te paret u larguan nga vendlindja dhe u vendosen ne Dushaj te Eperm, ne krahun e majte te lumit Valbona, prane fshatit te sotem T'pla te Krasniqes. Vasojeviqet, qe qendruan ne Mai te Zi u bene ortodokse dhe u sllavizuan. Krasniqet ruajten kombesine shqiptare, por ne shek.XVILI u bene myslimane. Ndersa Nikajt, qe u shkeputen nga Krasniqja, per t'u vendosur ne trojet e tyre te sotme, ruajten kombesine shqiptare dhe fene e vjeter katolike. Vertetesia e kesaj gojedhene eshte e dyshimte nga fakti se emri "Hrsato" nga rrjedh emri Krasniqe nuk mund te percaktohet a niset nga nje antroponim "Krasf, si? thote tradita e vendit, por nga fitonimi "hrasto" qe ne sllavisht do te thote "dushk" (pyll haloresh).19' Ajo cka duhet pranuar si e vertete eshte pohimi i Prof.Eqrem Cabejt se, "te tre keto fise jane me origjine shqiptare".2 Prej ketej, del se as i pari i Nikajve mik ishte Nikoviqi.
    Rreth formimit te fisit Nikaj dhe lidhjeve te tij me Krasniqen ka nje tjeter tradite gojore qe nj ihet e besohet me shume se e para. Sipas saj, i pari i Nikajt ka qene Nike Mekshi. Ky ishte vella me Kole Mekshin, nga i cili u formuan Kolmekshajt e Krasniqes, qe etnografikishtperfshijne fshatrat: Shoshan, Kocanaj, Dragobi, Bradoshnice, Dege, Murataj me gjysmen e fshatit Margegaj.2l)Per kete arsye, Nikajt me Krasniqe, ve?anerisht me Kolmekshaj, si dy velJezer, nuk iidhin martesa midis tyre. Ne te vertete, vellazerite e Kolmekshajt nuk numerojne me shume se 15-16 breza nga brezi me i ri i sotem, deri tek ati i pare i tyre, Kole Mekshi, vellai i Nike Mekshit. Madje, vllaznite Qokaj e Vukaj te fshatit Shoshan, qe i perkasin Krasniqes, i lidhin brezat e tyre me Qokajt e Vukajt e Currajt Eperm - fis Nikaj, ne brezin 1 l-12-te.22) Metaliajt e Dragobise-fis Krasniqe, nuk shkojne me shume se 10-11 breza, pa u bashkuar me vllaznite e Currajt te Eperm. Duke njohur mire keto lidhje fisnore, At Shtjefen Gje90vi, ne vitin 1917, i ka quajtur dragobijesit "Currajt e Dragobise"P] Mbi lidhjet farefisnore te' Nikajt me Krasniqen hedhin drite edhe studimet antropologjike. F.Nop9e dhe E. Durham thone se, nS pikepamje antropologjike " Nikajt shkojne ne ndryshim me shume fise te Shqiperise se' Veriut" si Mertur, Shale, Shosh, Toplane, Mirdite, Puke etj.24) Po keshtu antropologu yne i njohur Aleksander Dhima i grupon Nikajt ne tipin antropologjik te Malesise se Vogel, se' bashku me krasniqe. Gash etj.25)

    Me gjersisht kete Linkun.http://www.forumishqiptar.com/showth...t=4230&page=20
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 23-05-2010 më 14:25

  6. #706
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    BAJRAKTARI QË LA EMËR TË MADH -Halil Isufi
    Nga Riza Spahija

    Nga historianë mësojmë se Pricipata e Balshajve shtrihej në një territor mjaft të gjërë, nga Shkodra deri në zonën e Pricipatës së Dukagjinasve. Në këtë territor ka pasur edhe familje e fise të krijuara nga martesat e oficerëve turqë më gra vendase. Në këto kushte u krijue edhe fisi i bajraktarit të Drishtit, me mbiemer “Muhaj”. Sipas trashëgimisë gojore fisi Muhaj arrin 12-13 breza muslimanë, që po të llogaritet me 35 vjet jeta mesatare e një brezi, rezulton që të jetë një periudhë prej 400 vjetësh në vazhdimësi muslimanë, pra që nga viti 1600 i Erës Sonë.

    Halil Isufi i fisit Muhaj, erdhi në këtë jetë rreth viteve 1845, në lagjen Kala të ish qytetit Drivast (Drishti i sotëm). Njeriu i parë i këtij fisi quhej Muho, i cili ka pasur edhe dy vëllezër të tjerë. Të tre vëllezërit mendohet të kenë ardhur nga Turqia me detyra ushtarake dhe fetare. Ata fillimisht u vendosen në fshatin Kullaj-Boks të Postribës. Vëllai i vogël, i njohur me emrin “Hoxha i Dheut të Drishtit” u largue nga Postriba dhe u vendos në Shkodër, në vendin e quejtur “çinari i Hoxhës së Dheut”, afër stadiumit “ Loro Boriçi “ sot. Ky emer i zonës u vendos për nderë të tij. Ai studioi për fe dhe gjithë jetën ia kushtoi religjionit në Shkodër. Muhja, vëllai i dytë u largue nga Kullaj-Boksi dhe u vendos në Kala të Drishtit, ku krijoi degen e tij, që më vonë moren përsipër detyrën e bajraktarit. Vëllai i madh qëndroi në Kullaj-Boks. Përpara fisit të Halil Isufit, detyrën e bajraktarit e kryente një fis nga Vilza i quejtur “Hetaj” . Për kalimin e bajrakut nga Vilza në Drisht u bë shkak një ngjarje. Postriba bie në përpjekje me forcat malazeze, në luftë për mbrojtjen e trojeve, thuhet në vendin e quejtur Maja e Helmit. Këtu vritet bajraktari i Vilzës që mbante flamurin dhe duke mos pasur luftëtar tjetër të fisit të tij për ta zevendësuar, e merr flamurin një luftëtar nga fisi Muhaj i Kalasë së Drishtit, dhe nepërmes plumbash arrin ta ngrejë flamurin në Maje të Helmit. Megjithë fisnikërinë e fisit Muhaj për ta lënë bajrakun përsëri në Vilzë, këta, po me fisnikëri nuk pranuan ta mbanin më bajrakun, duke e quejtur trimëri ngritjen e flamurit në Majen e Helmit dhe në këtë mënyrë u bë kalimi i bajrakut nga Vilza në Drisht. I pari në fisin Muhaj e mori bajrakun i quejturi Hasë Bajraktari dhe pas vdekjes së tij e merr detyrën e bajraktarit Halil Isufi në një moshë të re. Ai ishte rreth 20 vjeç kur e merr këtë detyrë dhe e kryen në mënyrë të shkëlqyer deri ditën që u vra në moshën 76 vjeçare, rreth vitit 1921.

    Halil Isufi ishte një nacionalist i devotshëm. Ai gjithë jeten e tij ia kushtoi mbrojtjes së trojeve. Së bashku me nacionalishtë të tjerë të shquar në kohë të ndryshme si Tahir Haxhija, Adem Haxhija, Ymer Beqiri e Haxhi Idriz Boksi nga Postriba, Dasho Shkreli e Oso Kuka nga Shkodra, Dedë Gjoluli nga Hoti, moren pjesë në çdo betejë që u zhvillue në mbrojtje të sovranitetit dhe të integritetit tokësor. Halil Isufi merr pjesë në Rrethimin e Shkodrës me 1912, në luftën për mbrojtjen e saj. Osman Kupi nga Drishti na vë në dispozicion një akt guximi të jashtëzakonshëm të Halil Isufit në Rrethimin e Shkodrës. Ai tregon: Mali i Zi gjuen me topa primitiv nga Kratuli i Boksit në drejtim të Shkodrës. Predha bie brenda telave të rrethimit. Në atë moment Halil Isufi e kapë predhen me dy duartë, e vë atë në sup dhe siç ishte me fitil të ndezur e hedh atë jashtë telave të rrethimit dhe u jep urdhër luftëtarëve të ulen në pozicion barkas deri sa të pëlcasë predha. Kur plasi ajo i mbuloi luftëtarët me dhe por nuk u vra asnjeri.”

    Halil Isufi merr pjesë në Kryengritjen e Postribës në vitin 1916 kundra regjimit austrohugarez. Në janar të vitit 1916 ushtritë austrohungareze hyjnë në Shkodër. Ata porsa hynë vendosen regjinmin ushtarak të pushtimit. Në popull ziente revolta e fuqishme kundër pushtuesit. Forcat popullore të organizuara dhe të udhëhequra nga Halil Isufi, bajraktari i Drishtit, Adem Haxhija, vojvodë dhe komandant popullor, bajraktari i Boksit dhe ai i Sumës, po përgatiteshin për të filluar një kryengritje të armatosur kundra pushtuesve austro-hungarezë. Komanda austro-hungareze e parashikonte rrezikshmërinë që paraqiste kryengritja, ndaj dhe u përgatit për të pënguar kryengritjen. Ajo dërgoi posaçërisht një fuqi të madhe ushtarake për të shtypur Kryengritjen e Postribës. Në Drisht ajo dërgoi një detashment ushtarak të pajisur me dy topa e gjashtë mitroloza, pasi Drishti ishte qendra e Postribës. Ajo përpiqet të shpërndajë kryengritësit që ishin organizuar dhe po prisnin urdhërin e fillimit të kryengritjes. Me gjithë që ky detashment zbrazi disa topa e mitroloza nuk ia arriti qëllimit. Kryengritësit, nën komanden e Halil Isufit e Adem Haxhisë me bajraktarin e Boksit nisen egërsisht kryengritjen. Detashmenti në përpjekje për të shpëtuar u nisen me ngut drejtë Shkodrës, por megjithatë afër Urës së Mesit la të vrarë tre ushtarë dhe u zunë robër dy boshnjakë.

    Halil Isufi së bashku me Adem Haxhinë merr pjesë edhe në Luftën e Koplikut në vitin 1920, ku forcat vullnetare të luftëtarëve të Postribës së bashku me luftëtarët shkodranë dhe ata të Malësisë së Madhe qëndrojnë heroikisht dhe i zbrapsin forcat pushtuese të armiqëve serbo-malazesë duke i nxjerrur jashtë trojeve shqiptare.

    Halil Isufi ishte një njeri që i përkiste një temperamenti sanguin. Ai ishte i gjallë, i lëvizshëm, gjaknxehtë me mimikë të pasur. Ai ishte njeri shumë i afrueshëm dhe i dashur me njerëzit. Ai ishte njeri me ndjenja të forta por jo të thella e të qëndrueshme. Halil Isufi kishte humor të mirë, por këtë e kishte shumë të lëvizshëm. Ai lehtë, për diçka fare të thjeshtë kalonte në humor të keq. Ai ishte njeri me iniciativë, i guximshëm, i aftë për të gjetur zgjidhje në momente të vështira, siç qe rasti i largimit të predhës nga zona që rrezikonte jetën e luftëtarëve në Rrethimin e Shkodrës.

    Halil Isufi ishte njeri me karakter të fortë. Për nga përmbajtja ai ishte me botëkuptim idealist dhe besimtar. Ai ishte njeri me vullnet të fortë për të përballuar vështirësitë e jetës, për të siguruar mbijetesën njerëzore.

    Halil Isufi ishte njeri i guximshëm, trim, besnik, bujar, i vendosur, nacionalist i devotshëm. Ai ishte i durueshëm dhe deri në njëfarë mase e zotëronte veten duke u përpjekur për të ruejtur gjakftohtësinë në raste konfliktesh, por ai nuk arrinte ta kontrollonte veten deri në fund. Ai kishte karakter burri, peshonte rëndë në fjalën dhe vepren e tij, ishte zemerbardhë, ishte i zgjuar.

    Halil Isufi ka pasur fizionomi burrërore. Ai ishte autoritar. Mustaqet e gjata të kthyera pak sipër dhe me ngjyrë të kuqërremët deri në të verdhë duket sikur i jepnin fisnikëri e burrëri. Sytë e kuq i jepnin ashpërsinë dhe trimërinë. Fytyra e bardhë në të kuqe përsonifikonte bardhësinë e shpirtit dhe peshen e mençurisë. Ai mbante mbi krye qeleshe të bardhë të formës dibrane, vishte anteri me spik, xhamadan ari, çakçirë më spik, gybere shajaku. I veshur kështu ai të krijonte përshtypjen sikur ke përpara një plak dymijë vjeçar që shekujt nuk i hoqën gjë por i shtuan dhunti. Ai dukej sikur vinte nga thellësitë e historisë dhe udhëtonte drejtë pafundësisë.

    Halil Isufi ishte njeri i vendosur në marrjen e vendimeve dhe në zbatimin e tyre. Ai nuk e kthente kurrë mbrapa një vendim të marrur edhe sikur të ishte në dëm të tij. Kjo përbënte, ndoshta, një ves të tij, të cilin nuk mund ta quajmë këmbëngulje për ta çuar deri në fund vendimin e marrur, por një kokëfortësi.

    Halil Isufi ishte njeri i dashur dhe i sjellshëm në familje e shoqëri. Nuk i dhimbej asgjë nga pasuria e tij për pjesëtarët e familjes sepse, në fund të fundit, thoshte ai, pasuria është vënë me djersen e tyre, ndaj dhe duhet ta gëzojnë. Në familje jetonte me vëllezërit e tij, Tafë e Dan Isufi, të cilët i donte dhe i respektonte shumë.

    Ai ishte burrë serioz, megjithatë ai e donte shumë këngën dhe muzikën. Ai pëlqente shumë këngët patriotike që këndoheshin me lautë e çifteli, e sidomos këngët me heronjë legjendarë si ato të Mujos e Halilit, të Gjergj Elez Alisë, etj.

    Halil Isufi ka pasur pasuri dy kuaj shale, dy pendë qe, lopë, qindra krerë dhi, dele, etj. Ai kryent tregun e shtëpisë, merrej kryesisht me kuaj dhe i donte shumë ata. Ai, jo vetëm që merrej me drejtimin dhe organizimin e jetës familjare, por edhe me drejtimin e bajrakut, me pleqërim gjaqesh e konflikte të ndryshme shoqërore. Ai merrej me drejtimin e luftëtarëve në bashkëpunim me bajraktarët e bajraqeve të tjera të Postribës dhe të zonave fqinjë si Dukagjin, Shkodër, Hot etj. Ai bashkëpunonte edhe me vojvodët e komandantët popullorë të Postribës e zonave të tjera.

    Halil Isufi nuk ka qenë njeri hakmarrës. Megjithatë, për çeshtje nderi, pristigji, integriteti tokësor, etj.,ai nuk falte njeri, ishte i rreptë. Gjithashtu ai nuk falte edhe kur vartësit e tij nuk i zbatonin urdhërat që ai u jepte.

    Halil Isufi i donte shumë njerëzit dhe nuk kishte komplekse fetare në drejtim të respektit e dashurisë. Ai donte shumë Beqir Velen e fisit Dushaj, Ymer Brahimin e fisit Halilaj në Dragoç dhe djalin e tij, Sadik Ymeri. Ai donte shumë familjen e Tyrbetarëve. Ai donte shumë Kolë Kirin, Kolë xhuxhen dhe Sylço Begun me vëllezër që ishin prej fiseve të mira të qytetit.

    Siç thonte, ai dinte edhe të urrente. Ai urrente shumë njerëzit e pabesë, frikacakët, hajdutët, gënjeshtarët, imoralët, etj. Ai urrente shumë pushtuesit serbë e malazesë, të cilët kishin vrarë e plaçkitur disa herë gratë, fëmijtë dhe pleqët e Postribës. Ata i kishin një borxh të madh Halil Isufit dhe Postribës, gjithë popullit shqiptar.

    Halil Isufi ishte njeri shumë besimtar. Përpiqej të kryente të gjitha ritet fetare dhe faljet sipas normave Islame.

    Halil Isufi ka pasur lidhje respekti e dashurie të ndërsjelltë me bajraktarët e Tophanës në Shkodër, të Shalës, të Shoshit, të Hotit. Ai ka pasur lidhje miqësore me Adem Haxhinë e Boksit, komandantin e shquar popullor, me Elez çelen të fisit të njohur Laçej te Pukës, etjerë. Halil Isufi ka marrë pjesë në të gjitha betejat që janë zhvilluar në mbrojtje të trojeve të kombit, bashkë me Adem Haxhinë deri sa vdiq në 1921-shin.

    Halil Isufin e donin dhe e respektonin shumë bashkëkohësit e tij deri në atë masë sa që kurrë nuk e thërrisnin në emer por me epitetin “Bajraktar” .

    Ai nuk ka pasur arsim laik por vetëm fetar. Ai ka kryer mejtep për të mësuar se si duhet të lidhet muslimani me e Zotin e tij dhe si duhet të adhurohet, si duhet të kryhen detyrimet ndaj Zotit të Gjithësisë. Duke qenë një besimtar i devotshëm, ai ka falë nga pasuria e tij sipas ligjit Islam të Sheriatit dhe ka ndihmuar familjet e varfëra si familjet në Kala të Drishtit dhe në fshatra të tjera.

    Halil Isufi ka treguar një kujdes të veçantë ndaj xhamisë si ndërtesë kulti. Në xhami, që edhe sot ndodhet në qendër të lagjes Kala, ai ka vendosur shtylla anës rrugës me fenerë ndriçues, në drejtim të portës së lindjes sipër dhe asaj të përendimit poshtë. Gjatë gjithë natës xhamia dhe rruga kryesore e lagjes nga porta në portë ishte nën ndriçimin e fenerëve, që bashkë me gjelbërimin e manave anës rrugës dhe dritën e hënës krijonin një pamje të magjishme. Lagjja Kala merrte pamjen e një qytetërimi në antikitet. Në mendjen dhe shpirtin e Halil Isufit reflektohej arti i qytetërimit të Drivastit të lashtësisë.

    Halil Isufit i erdhi një vdekje e shpejtë dhe jo e zakonshme, megjithate fisi i bajraktarit ruajti gjithmonë burrërinë dhe fisnikërinë, siç e kanë pasur rregullat dhe kanuni i maleve. Mbas vdekjes së Halil Isufit detyrën e bajraktarit e mori Myrto Dani, nipi i Halil Isufit, ndërsa sot këtë ofiq e gëzon Ymer Myrto Muhaj, Djali i Myrto Danit.

    Fisi i Bajraktarit të Drishtit është fisi më i nderuar në Drisht. Ai ruan traditat më të mira të fisnikërisë, të bujarisë, trimërisë, të besës, të respektit dhe të dashurisë njerëzore. Në moralin e shoqërisë njerëzore më trimëri është me falë se me vra. Njeriu ka një jetë që Zoti ia ka dhuruar dhe vetëm Ai ka të drejtë t’ia marrë atë. Njeriu është i privuar nga Zoti i Gjithësisë në këtë të drejtë. Njeriu duhet të jetë falës sepse duke falur fisnikërohet shpirti i tij, pra fiton veti hyjnore.

    Halil Isufi do të mbetet kujtimi më i bukur dhe njeriu më i nderuar i Postribës në brezat që do të vijnë pas. Ai do të rrezatojë gjithmonë tek ne fisnikëri, paqe, respekt e dashuri njerëzore. Ai do të mbetet gjithmonë mishërim i trimërisë, burrërisë, besës, fisnikërisë dhe paqes mes fiseve e bajraqeve të Postribës.

  7. #707
    Special one Maska e muskulozi
    Anëtarësuar
    09-09-2009
    Vendndodhja
    Aty ku Andrrat mbesin Endrra
    Postime
    68
    Di ndokush ndonje gje per fisin Cakaj
    Everything except truth is a f''''n lie

  8. #708
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar më parë nga muskulozi Lexo Postimin
    Di ndokush ndonje gje per fisin Cakaj
    Cakolli (mbiemër)
    Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

    Mbiemri Cakolli, rrjedhë nga mbiemri Caka që njifet ne shumë rrethina të Kosoves, një pjesë e madhe e ketij të themi fisi, gjindet posaqerisht ne rrethin e komunes së Klines ne fshatin Budislac dhe Bigjë, ku edhe mbiemri Caka ka ne gjirin e vete te afermit e tyre me mbiemer Zefi që jetojnë po në ketë rrethinë të kesaj komune. Po nga kjo familje janë të afert edhe Nikolljat të cilet jetojnë në komunen e Klines (Nrec Nikolla) bashk luftetar i heroti tonë Ndue Perlleshi dhe qendresa e tij ndaj forcave partizane ne kohen e luftes së dytë boterore. Ka mbiemra të tillë dhe ne komunen e Gjakoves. Me mbiemrin Cakolli kemi edhe nedisa komuna te ndryshme të Kosoves, dhe kemi edhe të pastorin e kishes protestante te Kosoves Fehmi Cakolli dhe gazetarin Bahtir Cakolli, dikur punetor ne RTP dhe udheheqes i programit të nates në atë kohë. Prejardhja e mbiemrit Caka-Cakolli, llogaritet që nga vitet e 1880 e kendej dhe se ne historikun e saj me vonë futet edhe Noka i Vogel (Nok Caka) që dikur kendohej në kenget folklorike për trimerin e tij të shkathet dhe të veqantë ndaj rezistences serbe dhe asaj turke ne rrethin e Dugagjinit. Ky fis është një fis i ardhur nga rrethi i krahines së Mirdites qe quhen edhe fisi Kaqinar, por ka edhe shumë të perkatesis të ketij fisi. Te dhenat gojore tregojnë se ky mbiemer ka mbetur për shkak të lojes së vjeter shqiptare Cak (Cic-mic) pra ne lojen behet një e ashtu quajtur Cak dhe Dun, por sa është kjo e saktë nuk kam të drejtë të prononcohem aq me siguri të plotë. Sikur të behej kontakti i familjeve Caka dhe Cakolli, besoj se do të dilnin deri në një histori të perbashket të tyre, dhe se mendoj se kjo është mesa e rruges që të behet një gjë e tillë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 30-05-2010 më 14:58

  9. #709
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Cakolli (mbiemër)
    Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

    Mbiemri Cakolli, rrjedhë nga mbiemri Caka që njifet ne shumë rrethina të Kosoves, një pjesë e madhe e ketij të themi fisi, gjindet posaqerisht ne rrethin e komunes së Klines ne fshatin Budislac dhe Bigjë, ku edhe mbiemri Caka ka ne gjirin e vete te afermit e tyre me mbiemer Zefi që jetojnë po në ketë rrethinë të kesaj komune. Po nga kjo familje janë të afert edhe Nikolljat të cilet jetojnë në komunen e Klines (Nrec Nikolla) bashk luftetar i heroti tonë Ndue Perlleshi dhe qendresa e tij ndaj forcave partizane ne kohen e luftes së dytë boterore. Ka mbiemra të tillë dhe ne komunen e Gjakoves. Me mbiemrin Cakolli kemi edhe nedisa komuna te ndryshme të Kosoves, dhe kemi edhe të pastorin e kishes protestante te Kosoves Fehmi Cakolli dhe gazetarin Bahtir Cakolli, dikur punetor ne RTP dhe udheheqes i programit të nates në atë kohë. Prejardhja e mbiemrit Caka-Cakolli, llogaritet që nga vitet e 1880 e kendej dhe se ne historikun e saj me vonë futet edhe Noka i Vogel (Nok Caka) që dikur kendohej në kenget folklorike për trimerin e tij të shkathet dhe të veqantë ndaj rezistences serbe dhe asaj turke ne rrethin e Dugagjinit. Ky fis është një fis i ardhur nga rrethi i krahines së Mirdites qe quhen edhe fisi Kaqinar, por ka edhe shumë të perkatesis të ketij fisi. Te dhenat gojore tregojnë se ky mbiemer ka mbetur për shkak të lojes së vjeter shqiptare Cak (Cic-mic) pra ne lojen behet një e ashtu quajtur Cak dhe Dun, por sa është kjo e saktë nuk kam të drejtë të prononcohem aq me siguri të plotë. Sikur të behej kontakti i familjeve Caka dhe Cakolli, besoj se do të dilnin deri në një histori të perbashket të tyre, dhe se mendoj se kjo është mesa e rruges që të behet një gjë e tillë.

    Na mbyte mor bire me kotesira te tipit vulgas profanum pa asnje kuptim...
    Por mire bere qe deri diku dhe sinjal qe Cakajt nuk jane fis i ndare, po bark e 'mehalle'.
    Emri: Cak; -eshte deminutiv origjinal shqiptar i emrit te njohur Isak; I cili vjen drejte nga periudha e dyte dhe e trete e rezistences shqiptare ndaj asimilimit turk; Periudhe kur jeta publike shqiptare vecme iste shuar dhe kur thirrjet brendafamiljare zene te perditesohen edhe si thirrje publike. Shembull: Nikë dhe Kolë jane dy forma kryesore te te njetit emer; Nikollë.
    Emri Isak, qe ne disa krahina gjindet edhe ne formen pak me origjinale si: Sak ; [Person qe me vie ndermend si Sak Fazlia, ta zeme]; - Ne formen mbimerore Cakaj, - ne viset qe pranuan te shpalleshin turq (ne periudhen e serbise se pare) - fituan, ose pranuan prapashtesen ~olli, duke marre thirrjen e njohur tashme ne viset prourbane e urbane si: Cakoll dhe Cakolli. Por viset e paturqizuara ruajten format e pastra gjuhesore si: Caka, Caku, dhe kolektiven Cakaj si gjithe Cakajt tjere, ekmr.

    b.b. Troy III p.a.e.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 31-05-2010 më 00:17
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #710
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar më parë nga muskulozi Lexo Postimin
    Di ndokush ndonje gje per fisin Cakaj
    Akoma nuke dihet saktesisht cilit fise i takojn Cakollet.ja edhe disa shenime per mbiemrin cakolli me gjersisht

    http://sq.wikipedia.org/wiki/Diskuti...biemrit_CakollShumë të nderuar dhe të rrespektuar,

    Tërë kjo qka keni bërë rreth mbiemrit Cakolli është një meritë e madhe juaja.Sigurisht kurreshtja për të hedhur dritë mbi zanafillën e mbiemrit tonë ishte e madhe dhe e arsyeshme.Gjitha shpjegimet jepnin diqka që duhej të hidhej në këtë faqe rreth mbiemritCakolli,andaj dikush ka hedhur dritë më shumë,dikush më pak dhe ashtu pritej,sepse jo të gjithë nuk janë të prirur të mendojnë njësoj.Wikepedia ka bërë shumë rreth këtij ndriqimi,sepse me durim ka trajtuar mendimet e të gjithëve.Duke e falemnderuar D.r.Femi Cakollin i cili duket prerë i ka dhënë përgjegje këtij diskutimi,duke hedhur dritë dhe begatuar të dhënat rreth toponimeve dhe mbiemrit tonë mendoj se kemi përmbyllur një kapitull të historikut të shumë pritur.Tëra ajo që ka shkruarD.r Femi Cakolli,është ashtu ,me që doktori ka bërë hulumtime,por diqka të përafërt e kemi ndëgjuar nga gjyshërit tanë të cilët e shpjegonin odave kur ne ishim si fëmijë.Unë si mërgimtarë kam ndëgjuar se D.r Femi Cakolli ka shkruar një libër rreth toponimeve dhe ka hedhur dritë rreth mbiemrit Cakolli.Pasi libri nuk më ka rënë në dorë,unë mendoj se Femi Cakolli në libër ka hedhur hapa më gjërsisht rreth mbiemrit Cakolli,sepse sa i bëra një vështrim këtij shënimi,duket semë pak është folur rreth mbiemrit,sidoqoftë sa të shkoj në pushimedo të takohem me D.r Femi Cakollin dhe do të shkëmbejmë mendime më gjërsisht rreth mbiemrit.Rreth mbiemrit Cakolli mendoj se duhet të ketë mospajtime,rrënja Cak-duhet të mbetet e pandryshuar-olli- nuk është pjesë shqipe e mbiemrit tonë,por e turqizuar nga pushtuesi turk.Andaj mendimi im personal është se mbiemri ynë duhet të del më i shqipëruar,pa prapashtesat-olli-,psh.mund të jetë Caku-ose Cakaj!!!Ajo që ka cekur më lart Feti Cakolli,nga leximet në fjalor rreth mbiemrit Cakolli,është e saktë,edhe unë kam gjetur disa mbiemra nga Shqiperia si psh.Cakoli,Cakulli,Cukalla,etj....Por lind pyetja:Sa kanë bërë qytetarët nga Shqipëria rreth ndriqimit të mbiemrave,kur dihet se edhe ata kishin të njejtin fat si ne,nën pushtimin turk.Prap jam i mendimit se është bërë një njohuri e madhe rreth fshatit Krilevë dhe mbiemrit Cakolli,andaj falemnderojWikepedian që me durim i dha fushatë të mjaftueshme diskutimeve rreth mbiemrit CAKOLLI,po ashtu falemnderoj të gjithë ata që bënë mundin e tyre rreth trajtimit të kësaj teme,e në veqanti falemnderoi z.D.r.Femi Cakollin.
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 31-05-2010 më 03:35

  11. #711
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Fisi Krasniqi.

    Vertetesia e kesaj gojedhene eshte e dyshimte nga fakti se emri "Hrsato" nga rrjedh emri Krasniqe nuk mund te percaktohet a niset nga nje antroponim "Krasf, si? thote tradita e vendit, por nga fitonimi "hrasto" qe ne sllavisht do te thote "dushk" (pyll haloresh).
    O fegi, a ban me na kallxue kush asht ai berllog qe paska hanger m.u.t pa e dite spaku çka do me thane 'KRAS' ne latinisht ???
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zëu_s : 04-06-2010 më 13:01

  12. #712
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Dera e familjes Berisha në arkivat e historisë
    -- nga Tomë Mrijaj & Klajd Kapinova

    Shtetet, kombet, qytetet, komunat, familjet, kanë historitë e tyre. Ata zënë fill që herët në shekujt e kaluar, për të ardhur në ditët, kur studiuesit, historianët, analistët dhe gazetarët gërmojnë në arkivat e tyre, duke ndriçuar atë pjesë të historisë të lënë në heshtje gjatë shekujve. E tillë është familja e njohur në Kosovë e Ismet Ukë Sadikut, të cilën ne bashkëautorët e librit, do të përpiqemi t’a zbardhim me fakte, dokumente dhe dëshmi të lënë në dorëshkrim nga bashkëkohësit, arkivat e pasura të "Lidhjes Shqiptare të Prizrenit", për të ardhur tek arkivat private, që ruan me kujdes e dashuri pinjolli i tyre Ismet Ukë Sadiku.
    Historia e kësaj familje të madhe është e lidhur me historinë legjendare të " Lidhjes së Prizrenit", që vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka një vijimësi aktiviteti patriotik 40 vjeçarë (1962-2002).

    Familja e Sadik Ramës nëpër shekuj

    Në historinë e popullit shqiptar familjet e mëdha brez pas brezi kanë transmetuar, bujarinë, trimërinë, urtinë, mirësinë, atdhedashurinë, duke luftuar gjithnjë me pushkë në dorë dhe mendje të shëndoshë në mbrojtje të interesave të shenjta të atdheut. Herë pas here, në historinë e çdo kombi, fati e sjell që të provohet forca morale dhe vendosmëria e mbijetesës së tij. Këto raste të jashtëzakonshme janë "monomente të privilegjuara", ose shpesh herë tragjike, por revalojnë fisnikërinë e masave popullore dhe në mënyrë të veçantë guximin e jashtëzakonshëm, dhe si të thuash, fati i fton të tregojnë burrërinë e tyre në formën e saj më të lartë. Ata hyjnë në larminë e heroizmit, për një moment të vetëm, që është momenti suprem i jetës së tyre. Dhe kësisoj, ata bëhen heronj të pavdekshëm me jetën dhe veprën në dobi të interesave të larta të kombit shqiptar, flamurit të Skënderbeut, që e lanë me gjakun e vet të pastër. Këtë fat dhe privilegj të mirë e kemi ndeshur gjatë hulumtimeve tona në tre brezni të kësaj familje të njohur në shekuj. Familjet më të njohura të Kosovës ishin miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Sadik Ramës, gjatë luftrave që zhvilloheshin në Kosovë, duke filluar nga patrioti i njohur Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Azem Bejta i cili u vra në kullën e Sadik Ramës dhe u varros në shpellën e Gllarevës, Rexhep Vojvoda i Llaushes Bajraktari i Llaushes Fazli Berani, Kamber Loshi, Tahir Berisha, Ram Blaca, Banush Sadllari, Shaban Mrasori, të cilit i masakruan 9 anëtarë të familjes (motrën e nanës 7-vjeçare me bajonetë) Maloket e Ploqices Lutant e Turiqevcit, Bashotet dhe Dakajt e Cerovikut në Siçevë Bek Syla, Demush Ahmeti, Alush Cenin e Bardh Isufi, Zeqir Rexha, Qazim Bajraktari Rrust Kabashi, Ndue Perlleshi, Zef Sokoli Ali Kurtet e Cerovikut, Deli Martinet, Sali Gjoket, Zef Gjidoda, Gjon Bardhi i Dollcit, Haxhi Zeka, Gjemajl Beg Prishtina, Ferat Draga, Ramazan Jela, Karajt e Kavajës, Cen Elezi, Idriz Seferi, Murat Kaloshi, Dina Hoxha, Ibrahim Lutfija, Muharrem Bajraktari, Musa Juka, Shaq Curri, Kolë Bib Mirakaj, Duqaxhiu Rexh Alija, Dem Alija, familja Mulukaj në Lumbardhë, Aga i Rashkovcit, Mehmet Agë Berisha, Isuf Musa Jasharit dhe i tërë Lugu i Drinit, e sa e sa familje të njohura të Kosovës, ishin miq përsonal të Sadik Ramës, për mbrojtjen e Kosovës. Edhe Azem Bejta nga plagët e rënda vdiq në kullën e Sadik Ramës nw Gjurgjevik të madh. Më vonë të njëjtat familje ishin përkrahës të Ukë Sadikut në mbrojtje të interesave të larta të Atdheut. Të gjithë këto familje të njohura, kanë pësuar shumë rëndë gjatë periudhës së errët të komunizmit, duke kaluar nëpër kalvarin e përsekutimit, masakrimeve, djegie shtëpish dhe e njëjta gjë është përsërit në fund të shekullit XX dhe më saktë në vitin 1999. Ndërsa në ditët tona, të rinjtë dhe të rejat pasatdhës pinjoll të këtyre dyerve të njohura në Kosovë, në emigracion dhe vendlindje ndihmojnë pa kursim këtë familje gjatë aktivitetit patriotik të përhershëm të Lidhjes së Prizrenit në SHBA. Familja e madhe e Gjopepë e Arapit të Pukës, ishte e njohur qysh në periudhën e lavdishme të "Heroit Kombëtar" Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Një pjesë e kësaj familje u shpërngul në Kosovë rreth vitit 1700. Në fillim ata zunë vend në fshatin Nopole, Lugu i Baranit, e më vonë në Gjurgjevik të Madh, ku kjo familje jeton edhe sot.
    Në vitin 1872, nga gjiri i kësaj familje u lind "luani i Kosovës", siç u quajt nga populli Sadiku. Sadik Rama nga Gjurgjeviku, bënte pjesë në rajonin e Rahovecit. Ai ishte një burrë i urtë, i mençur, largpamës dhe bujarë me zë. Ky burrë rrjedh nga fisi Berishë dhe gjithnjë gëzonte simpatinë e fisit, në mbarë krahinën e Dukagjinit e rrafshit (Metohi) e deri në Berishën e brigjeve në Alshiçe, përtej katundit Iballë, rajoni i Pukës në Shqipërinë e Veriut. Familja me emër të mirë e Arapit të Pukës, (në Rrafshin e Kosovës), do të njihet si familja e Sadik Ramës, një dinasti e re, ku, aktiviteti për çështjen kombëtare u përcoll ndër brezni nga i ati, tek i biri e kështu me radhë. Kjo është karakteristikë e Derave të mëdha dhe princërve, që kanë dhënë aq shumë për popujt e tyre, duke mbetur kësisoj në histori të pavdekshëm.
    Nacionalisti i njohur Sadik Rama, veprimtarinë e tij patriotike e filloi qysh në rininë e tij të hershme, duke i rezistuar me pushkë në dorë çdo armiku që kishte sulmuar vendin. Në moshën 21 vjeçare, u dallua për trimërinë e shkathtësi në luftën e Drenicës 1893, kundër pushtuesve osmanë, duke marrë famë në tërë Kosovën. Drenica, ishte djepi i trimërisë legjendare, ndonëse një pjesë e udhëheqësve të saj patën për fat të keq një fund tragjik. Drenica, gjatë shekujve ka qenë kryeqendra e zjarrit të pashuar të nacionalizmit, një vullkan, ku, kishin zanafillën e tyre shumë lëvizje të fuqishme çlirmtare, një votër e kryengritësve të njohur, që luftonin pa iu trembur syri kundër pushtuesve të njëpasnjëshme, që u dyndën në tokën arbërore. Këtu patën strehën e tyre fatosat e denjë liridashës, si: Ali Pashë Gusia e Jakup Feri, Bajram Curri e Hasan Prishtina, Isa Boletini e Idriz Seferi, Aqif Bluta e Mulla Idriz Gjilani, Sadik Ramë Gjurgjeviku e Azem e Shote Galica, do të lëshonte shkëndijat e veta në vitin 1945, mbas pushtimit të Kosovës nga Jugosllavia komuniste, duke përsëritë epopetë e luftrave kreshnike, nën flamurin e kreshnikut të Drenicës Shaban Polluzha, që me zjarr e gjak luftarësh vulosi shqiptarizmin e kulluar të Dardanisë martire. Më 14 janar 1945, u zhvillua ndeshja e parë me brigadat komuniste, e cila filloi në majë të Çiçavicës ku, u zhvilluan përpjekje e luftime të përgjakshme, për të vazhduar deri në fund të marsit.
    Në fillim Beogradi nuk i dha rëndësi kryengritjes së Drenicës dhe sikurse kujton Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes II të Prizrenit (1943) Tahir Zajmi: "... ky zjarm i rezistencës shqiptare mund të shtypej e mund të shuhej shpejt e shpejt, por tue pa se Brigadat sulmuese të operacionit po i shgatrroheshin njena mbas tjetrës zu m’u tranditë mjaft, aqë sa po kërcnohej edhe kryeqendra e Kosovës, Prishtina, dhe organizoj fuqina të reja në nji masë serjoze tue dërgue Brigada mbas Brigadash që humbshin efektivet e tyne në nji mënyrë të tmerrëshme, sa me habitë e shqetësue Shtabin Madhnuer, i cilli vu në veprim edhe aviona ajrorë bombardimi dhe kishte urdhnue komanden e operacjoneve për masakrime në masë dhe djegie e rrënime katundesh e shtëpijash shqiptare. Thuhet se në kët rasë u dogjen e u banë hi e pluhun 44 katunde të Drenicës dhe krejtë gjaja e gjallë e pasunija e tundëshme e banorvet u plaçkit dhe u bajt nga fuqi qeverritare.
    Numri i të ramvet ndër ndeshjet e kësaj lufte dhe aj i të pushkatuemvet kalon 5000 vetët, ndërsa edhe aj i partizanvet komunist flitët me siguri se nuk ka qenë ma i pakët. Kah mbarimi i marsit në nji ndeshje e sipër vritët edhe udhëhjeksi i pafat i kryengritjes, Shaban Polluzha, dhe krahu i djathët i tij Kapiten Mehmet Gradica me shokë të tjerë trima dhe kështu merr fund qindresa e Drenicës, për të vazhdue tragjedija në vende e kohna të tjera. Edhe Salih Bajraktari i Drenicës bashkë me 7 shokë të tjerë prej rrahjeve e torturavet kanë vdekë ndër burgje, kurse 160 luftarë të tjerë, djelmosha dhe burra të plagosun e të merdhimbë kambësh në luften e Drenicës, kanë vdekë ndër male, pa pasun mundësi, as mjetët ma elementare me i mjekue plagët e tru pave të tyne. N’atë kohë asht vra edhe Shaban Sadik Gjurgjeviku bashkë me disa shokë të tij në nji përpjekje me partizanet komunist."
    Sadik Rama në vitin 1899, së bashku me shumë krerë të Kosovës, mori pjesë në Kuvendin e Besëlidhjes Shqiptare të Pejës, në kullën e Haxhi Zekës. Në kryengrijen e vitit 1906-1908 kundër turqve, mori plagë të rënda. Ka qenë pjesëmarrës i Lidhjes së Junikut dhe një ndër udhëheqësit e kryengrijes shqiptare të vitit 1912, në Rrafshin e Dukagjinit. Ashtu sikurse Mucius Scevola i Romës antike, që vuri dorën në zjarr, për t’i treguar armikut se sa të vendosur ishin romakët në mbrotjen e Atdheut të tyre, ashtu edhe Sadik Rama dhe më pas Ukë Sadiku dhanë shembullin e trimërisë shqiptare që pushtuesit serbomalazezë, italianë ta njihte kudo që kaloi, nëpër çdo fushë e male, ku jehoi pushka e rezistencës antifashiste e antisllave.
    Sadik Rama ka luajtur rol të rëndësishëm, si prijës i kryengritjes së vitit 1919, së bashku me Hasan Prishtinën, Bajram Currin, Zef Gjododën, Azem e Shote Galicën e shumë krerë të tjerë. Betejat zgjatën disa javë dhe ishin shumë të përgjakshme. Këto kryengritje asgjesuan poskomandat dhe pikat kyçe të xhandarmarisë serbe në shumë krahina të Kosovës. Në një nga artikujt e gazetës "Republika", shkruar nga Tahir C.Kërrnaja, përshkruhet heroizmi i luftëtarit të njohur Sadik Rama i Gjurgjevikut. Ndër të tjera lexojmë: "Një nga këta burra të vjetër që na fliste në mënyrë të zjarrtë, ka qenë edhe Sadik Rama i Gjurgjevikut, patriot nga më të njohurit në Kosovë, i njohur për trimëri e rezistencë kundër xhandarmarisë së Krajlit serb. Ai na tregonte për luftrat e bëra së bashku me Bajram Currin, Beqir Rexhën, kryetrimin Azem Galica dhe gruan e tij legjendare, Shote Galica, Hasan Prishtinën, Idriz Seferin, Hoxhë Kadriun e të tjera figura heroike të Kosovës së martirizuar. Ajo kafene e vogël në Tiranë ishte kthyer në një çerdhe të madhe e të ngrohtë atdhetare, ku flitej për Kosovën, ku këndohej për heronjtëe e punohej për çlirimin e saj... Aty flitej për "Lidhjen e Prizrenit" dhe Kuvendin e Pejës dhe të tjera ngjarje. Dhe çdo bisedë përfundonte me një thirrje për të rinjtë: "Edhe ju, na thoshte Sadik Rama, o djemtë e mi, pasi të kryeni shkollën duhet të jeni të gatshëm e të përvisheni për mbrojtjen e vëllezërve e motrave tuaja që po shtypen në Jugosllavi".
    Kryeministri i Serbisë, Nikolla Pashiqi, për t’ia ndalë turrin kryengrijes, që kishte marrë përmasa të mëdha, përdori dredhitë e tij, duke dërguar tek Sadik Rama kolonelin Katiniq dhe Aleks Zhujeviqin, me premtime shumë të mëdha. Ata ishin gati t’i ofronin shuma të mëdha në para, nëse ai pranonte të bindej ndaj urdhërave të tij. Ai nuk ishte një burrë që shitej për para. Programi i kryengritjes së vitit 1919, ishte çlirimi i të gjithë tokave shqiptare të pushtuara. Meqenëse qeveria e Beogradit kishte ushtri të përforcuar, solli shumë divizione të ushtrisë dhe regjimente të xhandarmarisë, të cilat u vendosën përreth zonave të kryengritësve në tërë Kosovën.
    Shovinistët serbomëdhenj vranë e masakruan njerëz, rrënuan me altileri shumë fshatra dhe plaçkitën çdo gjë që gjenin përpara. Kryengritja e vitit 1919 u shtyp më gjak, por lufta për liri nuk pushoi, Shpirti liridashës i popullit të Kosovës nuk u shua asnjëherë.
    Shefi i UDB-së, Gojko Medenica, në fejtonet e luftës në Kosovë, të botuar në gazetën "Veçernje Novosti" të Beogradit, të titulluara "Poraz pod Pashtrikom" ("Humbjet në Pashtrik"), të datës 22 shkurt deri më 19 mars 1965 dhe në gazetësn "Rilindja" të Prishtinës me titull: "Nata e frorit 24-26 shkurt 1965 " ndër të tjera thotë:
    "Historia u përsërit: Bijtë e atyre, të cilët para 20 vjetësh lanë pushkët dhe morën pasaportat për udhëtim zëvendësuan baballarët e tyre rrokën pushkët. Kur Italia hapi kufirin ndër të parët në Prizren arriti Sadik Rama prej Gjurgjevikut. Ai që u zemërua me ministrin e Beogradit dhe në oborrin mbretëror të Serbisë, ishte në vitet e pleqërisë e nuk pranoi asnjë pozitë në pushtetin e ri. Erdhii në krahinën e vet si "çlirimtar" Uka, djali i Sadik Ramës, kishte mbaruar shkollën dhe kishte mundësi të gëzonte detyra të mëdha, por i la të gjitha. E kishte marrë malli për ato male, në të cilat, si fëmijë, shihte të atin, kaçakun, shihte pushkën e tij dhe mendonte se kur do të arrinte të bëhej si i ati. U bë kryetar i komunës në Dollc më 1941, afër fshatit të tij, ndërmejet të vetëve".
    Por, serbët e malazezët e këtij fshati e pritën me hidhërim ardhjen e Ukë Sadikut si kryetar, sepse e kishin njohur mirë babain e tij, Sadik Ramën, kundërshtarin e madh të serbo-sllavëve. Dhe qysh në ditët e para të detyrës filluan ankesat e tyre pranë xhandarmarisë italiane, të stacionuar në Zllakuqan për "keqtrajtimet" gjoja Uka atyre.
    Një ditë, kur Uka kishte thirrur në një mbledhje në komunën e Dollcit, anëtarët e Këshillit dhe kryepleqtë e fshatrave që i takonin kësaj komune, pa pritur, në dhomën e mbledhjes hyn marshalli italian me dy karabinierë. Si përkthyes, marshalli italian kishte sjellë Gjokë Marlekun, ngaqë Uka nuk e njihte italishten. Marshalli e urdhëroi Ukën të mbyllte mbledhjen dhe të shkonte në stacionin e karabinierisë në Zllakuqan për një bisedë zyrtare. Uka i thotë se mund të bisedonin aty. Marshalli zemërohet dhe çon dorën tek revolja, por Gjok Marleku ia kap dorën marshallit dhe plumbi godet tavanin. Uka kërcen nga dritarja. Sipas tregimeve të dëshmitarëve, Gjoka, i zënë ngushtë, në atë çast kacafytet me marshallin. Por marshalli si ushtarak ishte shumë më i përgatitur e hedh Gjokën në gjunjë. Palush Marleku, një i ri i fuqishëm ia rrëmben revolen nga dora marshallit dhe Gjokës, që ishin në kacafytje dhe me atë armë vret marshallin dhe plagos karabinierin që ishte shoqërues i marshallit, i cili të nesërmen edhe ky vdes nga plagët e rënda. Por karabinieri tjetër, që kishte dalë në ndjekje të Ukës me të dëgjuar krismat e pushkëve kthehet dhe e vret Palushin pas shpine dhe kështu ai mbetet i vdekur në vedin e ngjarjes. Roja përsonale e Ukë Sadikut, Smajl Hajdari bëri të pamunduren për të çarë rrethimin dhe iku.
    Populli për këtë episod historik, që kishte dhe një fund tragjik, përmes këngës popullore do të përjetojë gojë më gojë brez pas brezi edhe këto vargje:


    "Kur kërciti pushka së pari,
    prite, prite i thanë Smajl Hajdari,
    Kur kërciti pushka së dyti,
    shpejt ia ngjiti Ukë Sadiku,
    Kur kërciti pushka së treti,
    vrau marshallin me kapter Palush Marleku..."

    Fatime (Tima) Ukë Sadiku, së bashku me të gjithë fëmijtë ishte mbështetur tek miqtë e familjes dhe shokët e Sadik Ramës, si në Kralanë, Kpuzë, Llaush, Korish, etj., vende, sepse lypeshin për internim nga forcat fashiste. Thuhej se edhe Uka kishte marrë një plagë në shpatullën e djathtë dhe nga ai moment ishte strehuar në Mitrovicë, që ishte nën okupimin e gjermanëve. Karabinierët italianë, në shenjë hakmarrje, të nesërmen pushkatuan Gjokë Marlekun në derën e shtëpisë së tij. Uka qëndron në Mitrovicë, gjer në kapitullimin e Italisë fashiste, më 9 shtator 1943.
    Kur u kthye nga Mitrovica, e emërojnë nënprefekt në Rahovec, detyrë e cila i dha mundësi Ukë Sadikut të organizojë forcat kryengritëse në mbrojtje të tokave shqiptare nga serbët e malazezët. Rahoveci ishte qyteti i fundit që ra në duart e komunistëve.
    Me largimin e gjermanëve nga Kosova, vedin e goditi mortaja sllavo-komuniste e shqiptare, që ishin betuar në parrullën mashtruese komuniste " vllazërin-bashkim". Nacionalistët kishin bërë përgatitjet e duhuara për t’i përballuar hordhitë komuniste. Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari me shumë kryengritës kishin zënë zonat rreth Rahovcit e Përdrinit, Mulla Kadriu vepronte në krahinën e Gjilanit, Adem Voca në Mitrovicë e Shalë Bajgorës, Ndue Përlleshi në Lugun e Drinit dhe Anën e Dushkajës, Sali Rama i Rugovës vepronte gjer në Pejë. Jehonë rezistëncës, i jep dezertimi i Shaban Polluzhës nga radhët partizane, ku, me 10.000 kryengritës, kishin filluar luftën në Tërstenik të Drenicës. Në këtë rrethim ishte edhe Ukë Sadiku me forcat e tij. Aty atë e emërojnë nënkomandant, i cili ndihmoi Shtabin e Përgjithshëm të luftës.
    Më 14 shkurt të 1945 u zhvillua ndeshja e parë midis brigadave komuniste dhe çetës së nacionalistëve në majë të Çiçavicës, ku u zhvilluan perpjekje e luftime të përgjakshme e cila vijoi deri në fund të muajit mars. Lufta e Drenicës zgjati rreth dy muaj dhe i dha grusht të rëndë armikut, duke lënë shumë të vrarë në fushën e betejës, derisa u shpartalluan më 20-21 shkurt 1945. Në fillim qeveria zyrtare komuniste e Beogradit nuk i dha rëndësi kësaj kryengritje të Drenicës dhe "mendoj", se ky zjarr i rezistencës shqiptare mund të shuhet shumë shpejt, mbasi ishte një rebelizëm sporadik. Por në të vërtetë, jugosllavët kishin gabuar, sepse të gjithë forcat e armatosura të tyre me armatime të mëdha, filluan të shkatërrohen njëra pas tjetrës.
    Pas dështimit të luftës së Drenicës, Kuvendi i Dobërdolit pati rëndësi, për organizimin e forcave nacionaliste. Kuvendi, u mbajt më 4-5 gusht 1945 në Llugën e Dan Pjetrit. Aty u mblodhën 2000 luftarë e prijës çetash të rajoneve të ndryshme nga Kosova, Shqipëria e Veriut, Sanxhaku dhe Rozhaja. Kuvendin e hapi Ukë Sadiku, i cili i dha fjalën Prof. Ymer Berishës. Procesverbalin e mbajti Marije Shllaku. Komandant u zgjodh njëzëri Ukë Sadiku, ndërsa udhëheqës politik u zgjodh unanimisht prof.Ymer Berisha. Po ashtu u zgjodhën komisarët e çetave kryengritëse, sipas territoreve dhe e tërë Kosova u nda në 12 sektorë luftarakë. Ata u quajtën "dymbëdhjetë këshillat". Pas Kuvendit të Dobërdolit, u bënë shumë takime me popullatën e vendit për organizimin dhe mobilizimin rreth organizatës "Besa Kombëtare".
    Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari, Ndue Përlleshi e Prof.Ymer Berisha, u nisën për një mbledhje të përbashkët me krerët e Shqipërisë së Veriut, diku në Malin e Pashtrikut. Çeta e Ukë Sadikut, mbeti nën udhëheqjen e vëllait të Ukës, Shaban Sadikut. Data e 10 shtatorit 1945 është një datë e paharruar për banorët e Prekorupës dhe Drenicës. Në Fushëgropë (Çelia e Jallocit), mes maleve të Çelisë së Jellovcit, brigada famkeqe e Kotorrit kishte rrethuar Çelinë ditën e tretë të Bajramit. Aty mbetën të vrarë 23 luftarë dhe 9 të plagosur rëndë. Nga radhët e armikut mbetën 40 partizanë të vrarë e dhjetra të plagosur. Treni pa pasur vendin e stacionit të vet, u ndal për të marrë të vdekurit dhe të plagosurit në radhët e ushtrisë partizane komuniste. E kobshme ishte dita 17 shkurtit 1947, ku, nga OZN-a dhe ushtria serbo-sllave plagosej rëndë komandanti i NDSH-së, Ukë Sadiku. Në Sverkën e Gashit mbeti i vrarë Qazim Bajraktari dhe Halit Sadria i Gjurgjevikut.
    Pas shumë dekade të kësaj historie të kobshme, në një bisedë me kryetarin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ismet Berishën, në lidhje me arrestimin e babait të tij, Ukë Sadikut, nga UDB-ja jugosllave, ai ndër të tjera thotë: "Ishim në burg në Rahovec, të gjithë si familje. Më tepër se 300 familje miqsh, shokë, nipa dhe të tjerë ishin arrestuar dhe dërguar në Bjeshkën e Drenocit. U befasuam familjarisht, kur dëgjuam, se babai ynë ishte kapur nga UDB-ja dhe se gjendej në burg të Prishtinës. Unë dhe nëna shkuam për të parë babain në burg. E sollën të lidhur me pranga në duar e këmbë dhe të gjakosur. Unë e përjetova shumë rëndë, kur e pashë babain në atë gjendje. Sa herë që e vizituam më vonë, kam pritur deri sa babai të afrohet tek muri, për të mos ia parë plagët. Të them të vërtetën, unë nuk e kam pyetur atë asnjëherë, se si është kapur nga UDB-ja. Por, pasi e kanë pushkatuar, nëna më ka treguar, sipas fjalëve që i kishte thënë babai: "Në shtëpinë e Din Arifit, në Sverk të Gashit, kemi kaluar shumë net, kurse ditën jemi strehuar në vend tjetër. Para se të afroheshim jepnim shenjë, duke përplasur dy gurë me njëri-tjetrin. Në atë mënyrë na janë përgjigjur edhe familjarët. Këtë mbrëmje gjendja ndryshoi. Kur ne përplasëm gurët, u dëgjuan shumë përplasja (krisma gurësh).
    I them Qazimit:
    - Diçka s’është në rregull. S’është e mundur të ketë dalë gjithë familja e Din Arifit për të na pritur sonte.
    - Qazimi ma ktheu:"75 ushtarë e oficerë të OZN-ës kanë dalë për të na pritë në befasi, duke u përpjekur për të na futur sa më shpejt ne grackën e tyre. Ishte me të vërtetë një gjendje shpirtërore e tensionuar. Tash së voni e ke humbur besimin në çdo kënd."
    Pa i mbaruar fjalët Qazimi, nga çdo anë kanë filluar të shtënat. Jam hedhë e s’e di as vetë se si kam shpëtuar. Por pas pak kohe, kam parë gjakun që më rridhte nga këmba. E kam shtrënguar disi me shaminë që kisha me vete dhe nga aty jam futur në ca rrasa, gjer sa kam parë një njeri me qerre. Ky më ka përcjellë dhe jam nisur për te nipat në Cerovik. Aty m’i kanë mjekuar plagët dhe më kanë thënë që vendi është i rrethuar nga partizanët. U thashë që t’më përcjellin gjer tek Hajdin Murga, në Murgë. Aty bija e jonë Sela e Tahir Fazlisë, m’i ka ndërruar plagët dhe rrobet. Ashtu, me plagë të lidhura, jam shtrirë në krevat. Pas pak kohe kam dëgjuar që dikush fliste nga jashtë. Më njoftuan që kishte qenë i fejuari i mbesës, Manushes, Hazir Tufa, që punonte në "Rilindje" të Prishtinës, por ishte kthyer, sepse ishte shumë i zënë me punë. Dhe sipas gjasave, Hazir Tufa kishte lajmëruar UDB-n. UDB-ja dhe partizanët kishin pritur kur treni të kalonte pranë Murgës, pra kur kishte zhrumë e nuk ndihej lëvizja e njerëzve dhe ishin futur brenda në shtëpi dhe më kapën në shtratin e vdekjes, pa më dhënë mundësi të kap armën, tamam si luanin e plagosur në strofkullën e tij.
    Më 10 prill 1947, në procesin gjyqësor të gjykatës ushtarake në Prishtinë, të kryesuar nga Ali Shukriu, u dënuan me vdekje, me pushkatim:

    Ukë Sadiku,
    Gjon Serreqi,
    Ajet Gërguri,
    Osman Bunjaku.
    "Me pushkatimin e babait jam betuar, se sa të jem gjallë do të luftoj pushtuesit jugosllav dhe veglat e tij. Nga ajo ditë, me shokët e mi kemi organizuar minimin e hekurudhës Klinë-Prizren, kemi vënë eksploziv për shkatërrimin e ekonomisë së shtetit jugosllav, kemi prishur telefonat, tunelet, urat, stacionet e milicisë dhe kemi ngritur flamurin shqiptar nëpër pika të ndryshme", thotë Ismet Berisha dhe shton: "Në Kosovë filluan edhe burgjet e mia dhe të familjes sime. Burgjet filluan nga Rahoveci në Prizren, Gjakovë, Ujmir, Hereq, Gjurakoc, Pejë, nga Peja në Novi Sad e prej andej kam ikur nga burgu, me ndihmën e disa miqve e shokëve të mi, duke dalë në Austri në vitin 1958.
    Më 7 dhjetor të vitit 1960, arrita në Amerikë, kur fillova jetën time familjare dhe në vitin 1962 kemi themeluar "Lidhjen Shqiptare të Prizrenit" në mërgim dhe jam në këtë organizatë për 4o vjet. Jemi përpjekur se si t’i vijmë në ndihmë popullit tonë të shumëvuajtur, nga armiqtë serbosllavë. Qysh në demostratat e marsit e prillit të vitit 1981, si kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit vura çdo gjë në dispozicion, për t’i dalë në ndihmë popullit tim. Duke fillaur me demostrata të njëpasnjëshme, protesta, peticione, takime me senatorë, kongresistë etj.
    Me daljen e UÇK-së në skenë, dyert e Lidhjes u hapën me bujari dhe zyrja u kthye në një kazermë të UÇK-së dhe këtu filloi puna për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për luftë. Ndër trimat bashkëpunëtorë mund të përmendi Muharrem Dovolani, Xhabir Zharku (Qorri), Florin Krasniqi, Ajshe Gjonbalaj, Xheme Hoti, Selim Berisha, Gjekë Gjon Lekaj, Veton Binakaj, Fatmir Hamza, Nazar Mehmeti, etj. Gjatë kësaj periudhe kisha takime me Akademinë Ushtarake të Shqipërisë dhe UÇK-në. Për disa ditë iu drejtova popullit të Kosovës nga Radio Hajati i Sarajevës në gjuhën shqipe që të luftojnë deri në pikën e fundit për të arritur fitoren. Kur filloi lufta në Preshevë po ashtu ndihmova që shqiptarët të arrinin lirinë. Zyra e Lidhjes së Prizrenit në Bronx ishte e hapur për ndihma. Kështu ndodhi edhe në luftën në Maqedoni. Lidhja e Prizrenit nuk e konsideron programin e saj të realizuar përderisa nuk arrihet që edhe shqiptarët në Çamëri, Preshevë me rethinë, në Mal të Zi e Pazarin e Ri të realizojnë aspiratat e tyre për t’u bashkuar", thotë kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
    Pas 43 vjetësh në mërgim u ktheva në Kosovë shumë i përmalluar. U ula dhe e putha tokën e Kosovës, tregon Ismet Berisha:"Gjatë këtyre viteve pashë shumë vende dhe qytete të bukura të botës, por Gjurgjeviku im m’u duk më i miri." Edhe babai i tij, Ukë Sadiku kur ishte kthyer në atdhe pas 20 vjetësh, kishte puthur tokën e vendlindjes. Kështu bëri edhe i biri i Ukës, Ismeti, pas 43 vjetësh, duke puthur me mall tokën e mëmëdheut të dashur.
    "Kosova më dha një jetë të re, për të jetuar dhe për të ndihmuar deri në arritjen e pavarësisë dhe plotësimin e aspiratave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për bashkimin e të gjithë trojeve shqiptare", thotë Ismet Berisha. Me kullën legjendë të Sadik Ramës lidhen shumë kujtime. Kullës, ia vunë flakën në periudhën e Pashiqit, gjithashtu serbo-sllavët e dogjën përsëri në kohën e Ukë Sadikut. Tani së fundi kulla u rrënua krejtësisht në vitin 1998. Por me Kosovën e re, më e fortë se kurrë, do të ngrihet kulla kala e Sadik Ramës.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  13. #713
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    . Kryezinjet jane Fise ne veti-Kete Linkun per Kryezinjet me gjersisht http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=102032
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 06-06-2010 më 08:30

  14. #714
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Elena Gjika për origjinën mirditore të Qyprilinjë

    Për fisin e Qyprilinjëve, a Kyprilinjëve, pasardhësit e të cilëve i gjejmë edhe në ditët tona jo vetëm në Roshnik të Beratit, në Libohovë të Gjirokastrës a në anët e Përmetit, por edhe në Stamboll të Turqisë, është shkruar disa herë në këta tre vjetët e fundit nga shkrimtarë dhe studiues të ndryshëm, dashamirës të historisë së Shqipërisë. Kështu, Mihallaq Qilleri në një shkrim të tij e kërkon origjinën e fisit të Qyprilinjëve në Libohovë të Gjirokastrës dhe përmend në këtë shkrim shumë figura të shquara të këtij fisi në rrjedhën e kohës.

    Për vendorigjinën e Qyprilinjëve, a Kyprilinjëve, bënte fjalë këto ditë edhe gazetari Fatos Baxhaku në një reportazh të titulluar “Në Roshnik, në gjurmët e Qyprilinjëve”, botuar më 14.12.2008 në gazetën prestigjioze “Shqip”. Siç e dëshmon edhe titulli i këtij reportazhi, autori hedh me shumë siguri hipotezën se vendorigjina e fisit të Qyprilinjëve duhet kërkuar në Roshnik të Beratit, ku duket se është trashëguar emri i këtij fisi. Në këtë plan e kanë trajtuar këtë çështje edhe autorë të tjerë në gazetën prestigjioze “Metropol” e “Telegraf ”.

    Fitim Mimami, i cili e shoqëronte zotin Baxhaku gjatë udhëtimit për në Roshnik të Beratit, i deklaron që në fillim gazetarit se “është pasardhës i Qyprilinjëve të famshëm, familje nga e cila dolën tre vezirë të mëdhenj, që qeverisën Perandorinë Osmane në shekullin XVII”. (“Shqip”, 14.12.2008)

    Gjatë këtij udhëtimi për në Roshnik, Fitim Mimami i tregon gazetarit se babai tij i kishte folur qysh në vitet e rinisë për lidhjen që kishin “me trungun e Qyprilinjëve të Turqisë”. Lidhur me këtë Fitimi i kujton gazetarit se i ati ia kishte lënë amanet që kurrë të “mos e harrojë këtë histori... që ta dinë edhe brezat e rinj”. Dhe gazetari, sikur e përmbyll mendimin e tij duke pohuar se në Roshnik shkolla paska marrë emrin “Mehmet pashë Qypriliu - Roshniku” ( po aty).

    Ky fakt e bën të meditojë dashamirësin e historisë, e bën të mendojë se ata që i vunë emrin “Mehmet pashë Qypriliu - Roshniku” shkollës së fshatit të tyre do të jenë mbështetur të paktën në ndonjë dokument historik që e pohon një ide të tillë. Është kjo arsyeja që nuk mund të mohohet prerë ekzistenca e një pinjolli të Qyprilinjëve në Roshnik të Beratit, siç nuk mund të mohohet prerë prania e një pinjolli të këtij fisi në Libohovë të Gjirokastrës a në ndonjë fshat të Përmetit.

    Që mund të ketë pasardhës te Qyprilinjëve në këto vise, kjo mbetet për t’u parë. Por të arrish në konkluzionin se pikërisht në këto anë është edhe vendorigjina e Qyprilinjëve është e pabazuar. Se Qyprilinjtë, si dhe fise të tjera të mesjetës shqiptare, kanë vetëm një vendorigjinë dhe jo disa. Për rrjedhojë, prania e pinjollëve të këtij fisi në Roshnik të Beratit, në Libohovë të Gjirokastrës a në ndonjë vend tjetër të Shqipërisë nuk dëshmon se këtu është edhe vendorigjina e tyre. Mbi këtë çështje duket se hedh dritë përfaqësuesja e madhe e Rilindjes sonë Kombëtare Elena Gjika në veprën e saj “Gratë në Lindje”, botuar në Zyrih më 1859. Në këtë vepër ajo pohon: “ Mirdita është vendi ku lindën dy familje, njëra prej të cilëve (Qyprilinjtë, shënimi im) ka luajtur një rol të madh në Turqi dhe tjetra në Moldavi, Vllahi (Rumani).” “Nga Kyprili, - vazhdon më tej Elena Gjika, - ka dalë një vezir i madh dhe katër breza ministrash janë dalluar (prej fisit a familjes së Qyprilinjëve – shënimi im) “Familja tjetër, ajo me emrin ‘Gjika’, - pohon më tej ajo, - është gjithashtu me origjinë nga Kypriliu, ku lindi në shekullin XVII Gjergji i Parë, që hipi në fron më 1658”. (“Gratë në Lindje”, f. 271).

    Nga këto pohime merret vesh se vendorigjina e fisit të Qyprilinjëve, a Kyprilinjëve, nuk është as në Roshnik të Beratit, as në Libohovë të Gjirokastrës dhe as në ndonjë fshat të Përmetit, por vetëm në Mirditë. Për këtë fakt dëshmonte qysh më 1969 edhe historiani dhe studiuesi i talentuar gjirokastrit Lefter Dilo, i cili, siç dëshmohet edhe në faksimile, shkruante: “Kyprilin Elena Gjika e përmend si fshat në Mirditë, prandaj do parë kjo”. Dhe më tej vazhdon: “Me fjalë të tjera, ajo thotë se familja e Qyprilinjëve dhe e Gjikajve ishin prej Mirdite si origjinë”.

    Një dëshmi tjetër që vërteton se Qyprilinjtë dhe Gjikajt e kishin vendorigjinën e tyre në Mirditë është edhe fakti që përfaqësuesi i parë i këtij fisi, që përmendet në historiografinë turke, quhej Ahmet pashë Dukagjini, i cili duket se ka vdekur më 1517. Në këtë konkluzion arrihet kur merret parasysh e vërteta historike që vërtetojnë shumë dokumente, sipas të cilëve “Dukagjini i vërtetë në shekujt XV-XVII ishte Mirdita dhe lugina e Drinit”. (Dokumente të shek XVI-XVII për historinë e Shqipërisë, shënimi 6, f 305). Dhe këta Dukagjinas, që u konvertuan në myslimanë pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, duke shërbyer si vezirë të mëdhenj të Perandorisë Turke, do të ruanin në rrjedhën e shekujve jo thjesht emrin e krahinës nga vinin (Dukagjin - shënimi im), por bash emrin e fshatit të tyre - Qypril.

    Si fis me potenciale intelektuale e aftësi organizative, duke u konvertuar në fenë islame e duke pasur pozita të rëndësishme në Perandorinë Turke, Qyprilinjtë arritën të vendosen edhe në Stamboll, duke e ruajtur emrin e fisit. Duke shërbyer si vezirë në vise të ndryshme të Perandorisë Osmane, përfaqësues të Qyprilinjëve, duke mos e harruar vendin amë - Shqipërinë, gjetën rastin për t’u vendosur, ndoshta edhe në Roshnik të Beratit, edhe në Libohovë të Gjirokastrës a në ndonjë fshat të Përmetit, pa harruar emrin e fshat të tyre - Qypril, që u bë dhe mbeti edhe si emër fisi.

    Kështu, pas vezirit të parë që doli nga kjo derë (fis – shënimi im) - Ahmet pashë Dukagjini, i cili, siç u theksua, duket se ka vdekur më 1517, u dalluan, siç është theksuar edhe në disa organe shtypi, që e kanë trajtuar këtë çështje, edhe:

    1. Mehmet pashë Qypriliu, që pat lindur në Anadoll më 1578, qëndroi në pushtet, si Vezir i Madh i Turqisë në vitet 1656–1661, kur edhe vdiq.

    2. Fazil Mehmet pashë Qypriliu, që ndonjëherë thirret Mehmet pashë Qypriliu, i cili sundoi në vitet 1662-1676.

    3. Mustafa pashë Qypriliu, që në shënime të ndryshme jepet edhe me epitetin “Kara Mustafa Pasha (Qypriliu)”, i cili sundoi në vitet 1676–1685. Ishte fëmijë me prejardhje turke, që u adaptua qysh i vogël nga një familje Qyprilinjësh.

    4. Fazil Mustafa Qypriliu, i biri i Mehmet pashë Qypriliut, që sundoi në vitet 1689–1691.

    5. Hysein Qypriliu, djali i xhaxhajt të Mustafa pashë Qypriliut, që sundoi në vitet 1697-1702.

    6. Numan Qypriliu, vëllai i Hysein Qypriliut, i cili sundoi në vitet 1710-1711.

    7. Abdullah Qypriliu, vëllai tjetër i Hysein Qypriliut, që sundoi në vitet 1723-1735.

    Kaq i madh ishte roli që luajtën Qyprilinjtë në historinë e Perandorisë Turke, saqë edhe pas shumë vjetësh të shkëlqimit të tyre pinjollët e kësaj dinastie, edhe më vonë, u kërkuan dhe u parapëlqyen nga sferat e larta të shtetit turk për të drejtuar shpresat e popullit edhe në shekujt e mëvonshëm, duke ardhur deri në shekullin e njëzetë. Për këtë dëshmon edhe jeta e Mehmet Fuat Qypriliut, që pati lindur më 1890 dhe vdekur më 1956 e që njihet edhe si poet, edhe si historian i Turqisë moderne me emrin e të atit - Fuat Qypriliut.

    Derisa vendorigjina e Qyprilinjëve është pa dyshim Mirdita etnografike, mbetet për t’u saktësuar, siç këshillonte edhe historiani e studiuesi gjirokastrit Lefter Dilo, fshati me këtë emër në Mirditë. Fakti që emrin e Gjikajve, të cilët, siç na thotë Elena Gjika ishin nga Kyprili, e gjejmë në ditët tona edhe në fshatin Kuzhnen, edhe në Shebe, edhe në Zajs a Lami i Madh të Selitës, na bën të mendojmë se edhe emri i këtij fshati (Kypril - shënimi im) duhet kërkuar pikërisht në këto vise të Mirditës etnografike.

    Sidoqoftë, për të mos u zgjatur më shumë hipoteza, emri “Kypril”, që u bë emri i një fisi të lavdishëm, duhet përafruar, sipas mendimit tim, me emrin “Kprull”, që mban një lagje e fshatit Spitën në rrethin e Lezhës, e cila është në kufi me fshatin Katundi i Vjetër në zonën e Rubikut të Mirditës. Dy fakte sikur na çojnë në këtë përfundim: në gojën e popullit “Kprull”, ku duken shenja të një gërmadhe, quhej “Qytezë”, çka dëshmon se këtu ishte dikur qendra e hershme edhe e fshatit Spitën, edhe e fshatit Katundi i Vjetër; emri “Kpruell” duket se lidhet fort me “kapruell” ose “ kaproll”.

    Është e natyrshme që gjatë më shumë se pesë shekujve emri “kapruell’’ ka pësuar ndryshime fonetike dhe këtyre ndryshimeve, që lidhen me ligjërimin popullor të trevës, u shtohen ndryshimet që janë bërë gjatë regjistrimit të emrit të vendit nga nëpunësit turq. Kështu, nga “kapruell” ose “kaproll” në gjuhën e popullit shkojmë te një “Këpruell” e prej këndej te “Kprull”, që ndonjëherë shqiptohet thjesht “Prull”. Ndoshta këtu duhet kërkuar vendorigjina e Qyprilinjëve. Për këtë na bind jo vetëm gërmadha e asaj lagjeje që quhej “Qytezë”, por edhe gërmadha e kishës që gjendet midis Kprullit dhe Katundit të Vjetër në zonën e Rubikut.

    Pavarësisht se ku do të lokalizohet në të ardhmen emri i fshatit Qypril, a Kypril: aty ku gjenden gërmadhat e një “qyteze” të vjetër në Kprull, në Kuzhnen, në Shebe, apo në Selitë, duket se vendorigjina e Qyprilinjëve, a e Kryprilinjëve, ashtu si dhe vendorigjina e Gjikajve, duhet kërkuar në Mirditën etnografike dhe jo në Roshnik të Beratit, në Libohovë të Gjirokastrës a diku në fshatrat e Përmetit. Në fund të fundit, ka rëndësi të dihet se vendorigjina e Qyprilinjëve nuk duhet kërkuar në Turqi, siç mund të mendojë ndonjë studiues, por në Shqipëri. Ndryshe, rilindësja jonë e famshme Elena Gjika nuk do t’i quante me krenari Qyprilinjtë, a Kyprilinjtë “bij të Shqipërisë se pamposhtur”, siç theksohet edhe në një shkrim të gazetës “Metropol” të datës 12.02.2009.
    ve

  15. #715
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Pesë shekuj histori të Luzhës dhe të luzhjanëve

    Mr. Majlinda Gjocaj | 13-09-2010 17:03 CET
    Kohët e fundit doli në qarkullim libri”Luzha dhe luzhjanët gjatë shekujve XVI-XX-1”. Autorë janë vëllezërit Uk, Ismet, Qamil e Sami Balaj, që pas një pune të vullnetshme gati gjysmë shekulli, e kanë përfunduar me sukses këtë monografi shumëplanësh. Libri ka 615 faqe në 13 kapituj, ku është shtruar një paraqitje e plotë me gjeografinë, etnografinë, demografinë, folklorin, historinë, ekonominë, politikën, kulturën sociale shekullore etj; ka 300 fotografi pamje të bukurive të natyrës së Luzhës, të Balcinës-bjeshkës së fshatit me bukuritë e rralla alpine; ka 240 portrete njerëzish të cilët gjatë shekujve kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në brezat e më pasmë; ka gjithashtu 35 poezi ,proza poetike dhe skica kushtuar të rënëve në luftë për liri dhe përparim.

    Ky libër, në të vërtetë, është si një bibël për çdo luzhjanë për të ditur amën e prejardhjes së vet dhe një mundësi e mirë për të mos e harruar, duke ua lënë si dhuratë brezave pasardhës. Në të theksohet :”Pema, sado të lartë të ketë trungun dhe degët të shtrira në hapësirë, ushqimin e merr nga rrënjët , në mëmën e vet tokën”, duke nënkuptuar se edhe luzhjanët, si të gjithë shqiptarët, kudo që të ndodhën , do të kenë në gjak gjenin shqiptar dhe do të ruajnë virtytet e larta si besë e bujari, nder e burrëri etj.

    Nga studimi i vëmendshëm që autorët kanë bërë, kanë mundur të gjejnë të parin e tyre dhe gjithë pemën fisnore, ta evidentojnë deri në vitin 2008, jo vetëm të luzhjanëve aty, por edhe të shpërndarë jashtë Luzhe, në rajon, Evropë dhe botë. Argumentohet me shumë fakte se origjina e tyre është nga Kosova (Botusha) fis Gashi shumë i lashtë i shtrirë që nga Nishi , nëpër Kosovë që kanë lëvizur nga koha në kohë për shkaqe të ndryshme dhe janë vendosur edhe në malësi, ku kanë ngulur rrënjë prej afro pesë shekujsh. Ky mendim i argumentuar hedh poshtë tezën e historianëve serbë, sipas të cilës “shqiptarët paskan zbritur nga malet në shekujt XVII-XVIII”. E kundërta është e vërtetë se nga Rrafshi i Kosovës janë ngjitur shumë sish në malësi.

    Etnografia zë vend të rëndësishëm. Marrëdhënieve brenda shtëpisë, vëllazërisë, shoqnisë (shoqërisë), kumbarisë, miqësisë me fiset e tjera në malësi e jashtë saj, zgjidhjes së problemeve nëpërmjet pleqnarëve, pleqësisë,

    vegjëlisë dhe të atyre midis fiseve e krahinave i kushtohet shumë vend duke dhënë shembuj që kanë shmangur edhe konflikte të ashpra. Parimi bazë prej të cilit janë udhëhequr luzhjanët kurdoherë ka qenë dhe mbetet fjala me urti dhe jo me fuqi. Integrimi me fqinjët nëpërmjet marrëveshjeve ekonomike, tregtare, lidhjes së miqësisë me marrje e dhënie vajzash, shkëmbim përvoje në zbatimin e rregullave kanunore trajtohet si një veçori. Pothuaj gjithçka që ka të bëjë me jetën qe nga lindja deri në vdekje është trajtuar me zellin e një studiuesi të kujdesshëm për të evidentuar edhe procese që janë në formim ose në zhdukje e sipër.
    Trajtim krejt i ri në këtë libër është pa dyshim edhe kreu “Kujtesë Historike”. Aty theksohen aktet, marrëveshjet, traktatet, vendimet e shteteve fqinjë dhe e Fuqive të Mëdha gjatë shekullit XIX-XX prej të cilave çdo shqiptar ka pasur pasoja, pra edhe luzhjanët. Vetëm dy vendime kanë qenë në anën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Dhe këto janë falë vendimit kategorik të SHA-së. Më 1920, kur në Paris diskutoheshin kushtet e mbarimit të Luftës së Parë Botërore, u rishtrua problem i copëtimit të Shqipërisë në bazë të Traktatit të fshehtë të Londrës marrë më 1915. Mendimi kategorik i Presidentit Willson”… nuk mund të pranojmë dëmtimin e shqiptarëve duke ua bërë qejfin jugosllavëve, as dëmtimin e jugosllavëve duke ua bërë qejfin italianëve…”qe shpëtimtar dhe i detyroi Fuqitë e Mëdha të tërhiqeshin nga vendimi i tyre ndaj shtetit shqiptar.(Arben Puta - “Historia Diplomatike e Çështjes Shqiptare”faqe 317-326).

    Po kaq vendimtar ishte qëndrimi i SHBA-së për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës nga gjenocidi serb në fundshekullin XX, hyrja e NATO në Kosovë dhe së fundi mbështetja e Pavarësisë, e zhvillimit dhe e mbrojtjes se shtetit të ri të Kosovës. Këto çdo shqiptar duhet t`i dijë kurdoherë, ndaj edhe autorët i kanë bërë pjesë thelbësore të këtij libri.

    Burimet e literaturës së shfrytëzuar janë të shumta: mbi 100 vepra të autorëve vendas dhe të huaj, dokumente të shumtë arkivorë që faktojnë ngjarje e probleme të rrethit në kohë të ndryshme. Të dhëna gojore nga burra të mençur të Luzhës e të gjithë Malësisë të mbledhura gjatë më se 50 vjetësh kanë bërë bazën e hartimit të librit . Është edhe një libër model për ata që do të merren me këtë fushë studimi.

    Une po e deshmoj qe e vertet eshte qe mbiemri Bala eshte i( fisit Gashi)
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 13-09-2010 më 14:17

  16. #716
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    NJËQINDVJETORI I EPOPESË SË NIKAJ-MERTURIT
    ANTON PAPLEKA
    29/06/2010 Botimet zyrtare të derisotme tregojnë se historiografia shqiptare nuk e ka pasqyruar me objektivitet shkencor qëndresën e popullsisë së Nikaj-Mërturit kundër ekspeditës ushtarake të komanduar nga gjenerali Shefqet Turgut Pasha në vitin 1910. Në tekstin “Historia e Shqipërisë”, për shkollat e mesme, Tiranë, 1973, për këtë ngjarje shkruhet në mënyrë të përgjithshme dhe të përciptë: “Pasi ra kryengritja e Kosovës, korparmata turke, nën komandën e Shefqet Turgut Pashës, kaloi në korrik në vilajetin e Shkodrës për të kryer edhe këtu çarmatimin e popullsisë dhe rekrutimin e ushtarëve”1.

    Për fat të keq, kjo mungesë objektiviteti ka vazhduar edhe pas vendosjes së sistemit demokratik. Në tekstin “Historia e popullit shqiptar”, për shkollat e mesme, Tiranë 1994”, aty ku flitet për kryengritjen e vitit 1910, shkruhet: “Pas rënies së kryengritjes në Kosovë, qeveria xhonturke, që synonte të godiste gjithë Lëvizjen Kombëtare, urdhëroi trupat e veta të vazhdonin operacionin në krahinat e tjera. Gjatë këtij marshimi në Shqipërinë e Veriut dhe të Mesme, kudo u shpall shtetrrethimi, u bënë ndjekje e arrestime, u ngritën gjyqe ushtarake, u mbyllën klubet dhe gazetat shqipe” 2.

    Të nxitur nga qëndrimi nënvleftësues i historiografisë zyrtare, edhe instanca apo individë të tjerë janë përpjekur ta nënçmojnë ose ta shpërfillin fare faktin historik se ushtria otomane e ndërpreu marshimin e saj drejt Shkodrës, përmes maleve të Dukagjinit, dhe u detyrua të ndryshonte itinerarin e saj.

    Jam i prirë të mendoj se ata që kanë mbajtur qëndrime të tilla ose nuk i kanë njohur sa duhet faktet dhe dokumentet që lidhen me këtë periudhë, ose janë nisur nga motive të urrejtjes krahinore dhe fetare, për të lënë në hije qëndresën e krahinës së Nikaj-Mërturit, së cilës historia i dha mundësinë të shpaloste vlerat e saj të mëdha shpirtërore e luftarake.



    * * *

    Synimet e ekspeditës ushtarake të Shefqet Turgut Pashës nuk kufizoheshin thjesht me nënshtrimin, me çarmatosjen e popullsisë dhe me mbledhjen e nizamëve (rekrutëve). Në librin e tij “Udhëtime nëpër Ballkan”, albanologu Franc Nopça, i cili është takuar me gjeneralin osmanlli, shkruan: “Siç ma theksoi qartë ai, programi i tij ishte që Shqipërinë e Veriut ta kthente në një shkretëtirë dhe pastaj këtë shkretëtirë ta popullonte me emigrantë myslimanë të ardhur nga Bosnja. Këtë specifikë, emigrantë boshnjakë dhe jo nga Anadolli, ma theksoi në mënyrë të veçantë” 3.

    Ambicia e këtij oficeri madhor të Perandorisë Osmane për të nënshtruar shqiptarët del në pah edhe në këngët popullore që flasin për këtë periudhë: “Të shtatë krajlat bajnë pleqni:/- Na duel dore kjo Shqipni,/Na duel dore Shqipnia krejt./Dërgut Pasha ni fjalë po e flet:/- Në ma dhaç mue për tri vjet,/Kur ta ap, ta ap tërbjet./Po i marr t’dhetë, po i marr xhelep/Dal sylahin jau mbledh krejt,/I marr nizamin ka’ tri vjet” 4.

    Megjithëse ushtria që komandonte Shefqet Turgut Pasha kishte mbi dyzet mijë veta5 dhe ishte e pajisur me armët më moderne që prodhonin fabrikat e Evropës në atë kohë, shqiptarët nuk ngurruan t’i dilnin përpara për t’i prerë rrugën këtij përbindëshi apokaliptik që do të shkelte trojet e tyre. Luftime të përgjakshme u zhvilluan sidomos në Grykën e Kaçanikut: “Hipi n’post ni sulltan i ri,/E çoi asqerin në Shqipni,/Me gri burra e me gri fmi./N’ Kaçanik kur desht me hi,/Kaçanikut raftu pika,/Nuk e lshoi pa u therë me thika!/U ther me thika shtatë sahat,/U mbyt kali m’ not në gjak” 6.

    Pasi mposhti qëndresën e luftëtarëve kosovarë, ushtria e Shefqet Turgut Pashës e vazhdoi marshimin drejt Shqipërisë së Veriut. Për të siguruar një shkallë sa më të lartë manovrimi, ai i ndau trupat e tij në dy pjesë: njërën prej tyre e nisi në drejtim të Qafës së Morinës, kurse tjetrën në drejtim të Bytyçit7.

    Të parët që i dolën përpara kolonës ushtarake që kaloi nëpër Qafën e Morinës qenë luftëtarët e Gashit, të udhëhequr nga Halil Brahimi. Ushtria otomane u prit me luftë edhe në Krasniqe. Për të kaluar me sa më pak dëme nëpër këtë krahinë, gjenerali osmanlli përdori të gjitha mjetet për të bërë për vetë prijësin e saj, Shaban Binakun, i cili pas shpalljes së Hyrjetit kishte shkelur me këmbë fotografinë e sulltan Hamitit, duke thënë se aty e mbrapa vetë ai do të ishte mbreti i atij vendi8.

    Të bindur se pas kalimit nëpër Gash e Krasniqe ushtria otomane do të marshonte drejt krahinës së tyre, banorët e Nikaj-Mërturit u mblodhën në kuvend dhe vendosën të zinin pritat në shtegun kryesor që të çonte në viset e tyre, në Qafën e Kolçit9. Ata nuk e përfillën numrin e madh të ushtarëve të Turgut Pashës, duke u nisur nga parimi se malësorët numërimin nuk e përdorin për njerëzit, po për bagëtinë.

    Një kronist, bashkëkohës i këtyre ngjarjeve, shkruan: “Në Qafë të Kolçit qëndruan trimnisht burrat e Nikajt e të Mërturit, por mjetet që kishin, ishin të mangta, armët që përdoreshin të vjetra e aq pak në numër, sa me ia tutë synin aspak nji ushtris së madhe e rreptë, si ishte ajo e turkut, së cilës as nuk i mungonte kurrgja, por i dilte e i tepronte çdo mjet luftimi edhe ma i riu si mauzerë, topa e mitraloza” 10.

    Për t’i ligështuar dhe për t’i poshtëruar malësorët e armatosur me pushkë të vjetruara, Shefqet Turgut Pasha dha urdhër që topat të mbusheshin me gjyle shpërthyese që lëshonin një flakë verbuese. Këto gjyle të panjohura më parë patën një ndikim të madh psikologjik e luftarak. Pluhuri dhe ciflat e gurëve, i pengonin malësorët jo vetëm të merrnin në shenjë, por edhe t’i futnin fishekët në foletë e pushkëve11.

    Në ato luftime, ku ishte e vështirë të dalloje luftëtarin e zakonshëm nga prijësi me përvojë, u shquan Sokol Basha, bajraktari i Nikajt; Shytan Brahimi, krye nga Nikajt; Gjelosh Rama i Currajve të Epër, Dedë Trimi, krye nga Merturi; Tunxh Miftari, Sadik Gjergji, shtëpi e parë në Palç dhe Prelë Tuli, Trimi i Salcës…12

    Epërsia ushtarake e armikut i detyroi luftëtarët e Nikaj-Mërturit të tërhiqeshin nga Qafa e Kolçit. Ushtria otomane e kaloi këtë grykë të përgjakur që binte erë barut dhe vërshoi në thellësi të krahinës. Komanda ushtarake u vendos te Gurra e Hasan Gashit, një pikë strategjike, ku shihej si në pëllëmbë të dorës tërë lugina. E komanduar nga një kapiten, pararoja e ushtrisë kapërceu Lumin e Madh, Lumin e Vogël dhe mbërriti në Gjonpepaj, te kisha e Nikajt. Kjo kishë shpëtoi pa u përdhosur vetëm falë ndërhyrjes së një oficeri osmanlli që ishte me origjinë shqiptare: “Këtu i do dijtë begut të Kosovës (Ali Begut, A.P.) në qoftë se meshtari pështoi (shpëtoi, A.P.) pa u burgosë e kisha pa u dhunue. Shqiptari çdo fejet të jetë, asht shqiptar dhe gjakun s’e harron as vëllan s’e poshtnon para të huejit”13.

    Malësorët që kishin armë ishin shpërndarë nëpër male. Ata qëllonin herë pas here kundër çadrave të ushtrisë pushtuese14. Komanda ushtarake thirri bajraktarin Sokol Basha bashkë me krerët e Nikajt, të cilët i urdhëroi të dorëzonin armët, të regjistronin pjesëtarët e familjes, gjënë e gjallë dhe pasurinë, të çonin ushtarë meshkujt nga pesëmbëdhjetë deri në gjashtëdhjetë vjeç, pa marrë parasysh nevojat familjare a ndonjë mungesë shëndetësore. Taksa për dhen e për dhi do të ishte nga pesë grosh për kokë, kurse për derrat do të ishte nga dhjetë grosh për kokë. Po të mos plotësoheshin këto kërkesa, oficerët osmanlinj kërcënuan se do të pushkatonin krerët dhe do të arrestonin malësorët e thjeshtë15.

    Të gjendur para këtyre kërcënimeve, krerët e Nikaj-Mërturit u detyruan t’i pranonin kërkesat e komandës së ushtrisë otomane, ashtu siç kishin bërë fqinjët e tyre në Gash e në Krasniqe. Të vetmit që nuk pranuan të takoheshin me të dërguarit e Shefqet Turgut Pashës, qenë krerët dhe banorët e katundeve Palç, Salcë e Brisë, të cilat shtriheshin në perëndim të krahinës, në kufi me Dukagjinin.

    Kur oficerët e ushtrisë otomane u çuan fjalë tri katundeve të panënshtruara të dorëzonin armët, përndryshe shtëpive të tyre do t’u vihej flaka brenda njëzet e katër orëve, krerët dhe banorët e tyre iu përgjigjën kështu: “Në qoftë se Stambolla i don armët, të vijë vetë e t’i marrë. Salca s’mban as s’ka mbajtë kurrë armë për të dorzue, por për të luftue me to. Prandaj këtu në vend e jo njeti kemi për t’ja dhanë Pashës këto hekuraça të lyeme me mish thiut”16.

    Për të ndëshkuar katundet e pabindura, ushtria otomane u grumbullua në Tëtherme të Nikajt, në livadhet ku veronte bagëtia. Ushtarët e huaj plaçkitnin bagëti, bulmet dhe dëmtonin të mbjellat. Cilido që i kundërshtonte, arrestohej dhe rrihej me daulle.

    Duke dëgjuar për paudhësitë që bënin osmanët në katundet e nënshtruara, Prelë Tuli i nxiti banorët e tri katundeve të paçarmatosura të mos i binin në dorë Shefqet Turgut Pashës dhe të qëndronin deri në të mbramin fishek. Për rolin e Trimit të Salcës si organizator i qëndresës, Pal Duka–Gjini shkruan: “Fjala zjarm e burrit të maleve, syni gacë i tij dhe zemra çelik, përpjekjet me pari e hipnotizimi i vegjëlisë ku Prela kishte vu uzdajën (shpresën, A. P.), elektrizuan Salcën e Merturin. Vendosën të desin të tanë sa ishin”17.

    Vendosmërinë e malësorëve për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e tyre e ka përjetësuar një kronikan besnik, siç është kënga popullore e krijuar në atë kohë: “Kodra e Palçit duket zi,/Kanë zanë pritat njiqind shpi,/Ai Prelë Tuli na u ka pri, ushtrisë para i kanë dalë,/Turgut Pashës po i çojnë fjalë:/Kësaj gryke asht zor me dalë,/Kthe ushtrinë kur t’marrsh xhevapin,/Se armt e krahit s’mund t’i japim,/Për pa dekë na me gajret,/Na i la baba amanet!” 18

    I vetëdijshëm për rrezikun që paraqiste qëndresa para ushtrisë së madhe të Shefqet Turgut Pashës, - këtë qëndresë e kanë krahasuar me heroizmin e treqind spartanëve të kryesuar nga mbreti Leonidha në Grykën e Termopileve, - prijësi i malësorëve, Prelë Tuli, u përpoq të siguronte ndihmën e banorëve që jetonin përtej krahinës së Nikaj-Mërturit: “Aj Prelë Tuli çohet n’kambë/- Kush ma çon fjalën n’Toplanë,/Me m’shpëtue roptë e gjanë,/Gjanë e roptë me m’i shpëtue,/Se Turguti m’ka rrethue…”19. Përveç Toplanës, Prelë Tuli kërkoi ndihmë nga fiset e mëdha të Dukagjinit20.

    Të drejtuar nga Prelë Tuli, Man Avdia dhe Deli Tahiri, luftëtarët e katundeve Palç, Salcë e Brisë zunë pozicionet te Guri Murg, një shkëmb i thepisur, të cilin e përdorën si fortifikatë natyrore. Për shtatë ditë me radhë, ata i zmbrapsën sulmet e osmanëve, duke vrarë shumë prej tyre: “Guri Murg, nji gur i bardhë,/Po i shkojnë gjylet radhë e radhë,/Por s’e la Pashën me dalë,/Për pa u kthye ai kah ka ardhë!21”

    Në këto luftime nuk spikati vetëm zotësia e Prelë Tulit si takticien ushtarak, por edhe trimëria e tij personale, duke vrarë një bimbash (major) të ushtrisë otomane. Në fjalët që i vë në gojë bardi popullor, del në pah urrejtja e thellë e malësorëve ndaj perandorisë aziatike që i kishte ndarë nga Evropa dhe i kishte lënë në prapambetje të thellë: “Ai Prelë Tuli hallakati:/-Ndal, manov, se t’erdh sahati!/Bylykbashit mirë ia kapi./Krisi pushka, gjimoi mali,/Nëpër shpat po bie nizami…22”.

    Kur u mbaruan fishekët që kishin, luftëtarët e Palçit, të Salcës e të Brisës u detyruan të lëshonin pozicionet te Guri Murg dhe të tërhiqeshin në thellësi, duke ngritur një vijë të re zjarri në disa shkëmbinj të pakalueshëm, në afërsi të Brisës.

    Për të shfryrë dufin e tyre dhe për t’u hakmarrë për humbjet që kishin pësuar, osmanlinjtë i shkatërruan shtëpitë e Palçit e të Salcës, duke i hedhur në erë me dinamit. Veç kësaj, ata prenë me sëpatë pemët, misrin e gjelbër e shkelën dhe e kullotën me kuaj. Kishën e Palçit e përdorën si kazermë. Përdhosjes së tyre nuk i shpëtuan as petkat dhe enët e shenjta të shërbimit fetar23.

    Për t’i detyruar malësorët e panënshtruar që të largoheshin nga shkëmbinjtë e thepisur ku qëndronin me armë në dorë, oficerët osmanlinj dhanë urdhër të bombardoheshin shtëpitë e katundit të Brisës, luginat dhe majat e maleve nga ana e Dukagjinit: “Po vajton kjo Maja e Thatë,/janë vra burrat, janë vra gratë,/Tri katunde kanë marrë flakë!24”

    Në vend që të llahtariseshin nga këto bombardime, Prelë Tuli dhe bashkëluftëtarët e tij i mbështillnin gjylet me guna të lagura për të mos shpërthyer dhe për t’ua marrë barutin që u duhej për luftë. Ata e vazhduan qëndresën me vendosmëri, të mbështetur nga dy aleatë të fuqishëm: nga Drini që rridhte në krah të djathtë të pozicioneve të tyre dhe nga dy mijë luftëtarët të fiseve të Dukagjinit që ua mbronin shpinën dhe krahun e majtë. Për këtë fakt, Pal Duka-Gjini shkruan: “Tri dit rresht batalionet e visë sulmuese mbetën pa bukë të rregullt. Mbetën pa bukë, përse Mehmet Shpendi me Shalë ua kishte pre rrugën dhe me armë të veta të pathyeshme s’i lente rahat ditë as natë”25.

    * * *

    Në ditët e para të korrikut të vitit 1910, Bedri Pasha, valiu i Shkodrës, i kishte thirrur në selinë e tij bajraktarët dhe krerët e Dukagjinit, të cilët i kishte këshilluar të mos e kundërshtonin kalimin e ushtrisë së Shefqet Turgut Pashës nëpër viset e tyre. Në fund të mbledhjes, ai u kishte dhënë nga një mexhite të bardhë për krye26.

    Me t’u kthyer nga Shkodra krerët e bajraktarët, në Dukagjin ishte dhënë kushtrimi për t’u mbledhur kush ishte burrë, që t’i dilnin përpara Shefqet Turgut Pashës dhe të mos e linin të bënte në krahinën e tyre atë që kishte bërë në Kosovë, në Gash e në Krasniqe27.

    Të mbledhur te kisha e Abatit, dukagjinasit kishin rrahur benë se pa mbetur në gra e në çika (pa u shfarosur të gjithë meshkujt), nuk do ta linin ushtrinë e huaj të kalonte nëpër viset e tyre. Ata që ishin të zotët për luftë kishin marrë armë, sëpata e kazma, kishin zënë shtigjet në qafa e lugje, kishin prerë drurë për të penguar kalimin e kalorësve, kishin hapur hendeqe, gropa e llogore28.

    Forcat e afta për luftë ishin vendosur në disa pozicione: djemtë e Thethit kishin zënë Qafën e Pejës dhe Qafën e Valbonës; Lugun e Ndërmajnës e ruanin Lekaj, Abat, Pecaj, Vuksanaj e Pjoll; Qafën e Agrit e të Agrorit i mbronin Gimaj, Nënmavriq, Lotaj e Plani; në Qafën e Brashtës kishte zënë pritat Shoshi; në Qafën e Shterziqes, qëndronin luftëtarët nga Toplana e Dushmani. Burrat që rrinin ditë e natë në pozicione, furnizoheshin me ushqime nga gratë e tyre.29

    Në letrën që P. Çiril Cani, famullitar i Shalës, i shkruante më 14 korrik 1910 P. Kamil Libardit, famullitarit të Shoshit, ndër të tjera thuhet: “Shaljanët e kanë qitë cekën (kanë vendosur) me u ba copë e grimë e me qindrue për Atdhe me çdo flije; por un drue se s’kan me mujtë me e mbajtë për shum kohë, mbasi vendet për qindresë kanë nji ball (front) fort të haptë e prandaj u duhet me u da ndër logje të ndryshme: në të Ndërmajës, t’Agrit e t’Agrorit, e shka â ma zi nuk kanë veç pak ushqim. Dje u ka pas’hi nji frigë e madhe kah i kan bombardue pa prâ, në rrezik me mbytë edhe shumkënd. S’ndihet tjetër për gjith anësh veç kushtrim…”30.

    Për organizimin e qëndresës së Dukagjinit, merita kryesore i takon kryetrimit Mehmet Shpendi. Këtë gjë e pasqyron edhe epika historike: “Mehmet Shpendi del në thep,/Mizalltia po i kërcet,/djelve t’vet po u bërtet;/- Bini djelm, mbi kët hyrjet,/se djelt e ri asqer po i merr;/Lyp redifë e mustafes,/Lyp xhelep e lyp të dhetë,/Lyp të dhetë e lyp nizamë,/Por nuk muj për me ia dhanë,/N’ato gryka paska dalë,/N’ato gryka për shefi,/Kërcet pushka me buri!31”

    Nuk ka dyshim se pjesëmarrja në këtë qëndresë të armatosur kundër ekspeditës ushtarake të Shefqet Turgut Pashës ka qenë më e gjerë sesa është paraqitur në disa shkrime të botuara deri më sot. Sipas Lulash Palushajt, duke luftuar me Prelë Tulin, në Qafë të Agrit janë vrarë e plagosur tre vetë nga Malësia e Madhe: Kolë Marash Vata, Zef Lani, Gjon Pllumi…32

    * * *

    Malësorët e armatosur, që qëndronin në gryka e në shkrepa, bënin sulme të befasishme kundër osmanlinjve, të cilët i vrisnin për t’ua rrëmbyer pushkët moderne (mauzer) dhe fishekët. Këto goditje të pandërprera, pasiguria që ndienin në atë luginë të ngushtë, të rrethuar nga male të ashpra që dukej sikur nga çasti në çast do t’u binin mbi kokë, ua ligështuan zemrën ushtarëve të huaj: “More pashë, na paç në qafë,/Qysh na çove në Palç e Salcë,/S’do t’na lshojnë kurrnji të gjallë!”

    Shefqet Turgut Pasha u informua se në thellësi të maleve të panjohura që ngriheshin para tij kishin zënë pritë mijëra luftëtarë që ishin betuar të vdisnin me armë në dorë. Për t’iu shmangur ndonjë shpartallimi të mundshëm, atij iu mbush mendja se ishte më e udhës të hiqte dorë nga vazhdimi i marshimit nëpër Dukagjin. Pas luftimeve që zgjatën njëzet e dy ditë34, rrethanat e detyruan të merrte një nga vendimet më të rënda në jetën e tij si ushtarak: të jepte urdhër për t’u tërhequr.

    Përbindëshi që ishte dyndur nga Anadolli, mblodhi gjymtyrët e kthetrat, pastaj u turr drejt Drinit, sikur donte të lante në rrjedhën e tij njollat e gjakut që kishte derdhur kudo ku kishte shkelur. Pasi kaloi në vaun e Drinit, ushtria otomane çau përmes maleve të Pukës dhe iu afrua Shkodrës.

    Me t’u shuar shungullima e topave dhe e krismave të armëve, në luginën e Nikaj-Mërturit ra qetësia. Përsëri njerëzit mund të flisnin e të qeshnin lirisht në katundet e tyre. Madje mund të këndonin me lahutë ose me çifteli. Dhe ishte e natyrshme që kryekënga e asaj kohe të bënte fjalë për zmbrapsjen e ushtrisë otomane: “Në Gjakovë po rrahka teli,/ Në Stamboll po shkon haberi,/Shkon haberi në shtat’krajli:/- S’mun e shkela kët Shqipni,/s’mun e shkela kët’ soj robit,/s’po m’druen pushkën, as s’po m’druen topin!/I gjuej me top, gjylen ma kap,/Mitralozit i thotë turraç…”35

    * * *

    Kushtrimi i luftës për liri do t’i thërriste nikaj-mërturësit në beteja të reja, siç qe kryengritja e Malësisë së Veriut në vitin 1911. Në librin “Malësori këndon”, Gjergj Hasanaj shkruan: “Malësorët me në krye Dedë Gjon Lulin, të ndihmuar nga malësorët e Shalës, Shoshit, Nikajve, Mërturit dhe Krasniqes, vendosën të mos i zbatojnë urdhrat e valiut të Shkodrës në lidhje me pagimin e taksave dhe dorëzimin e armëve”36. Midis nëntëmbëdhjetë krerëve të fiseve pjesëmarrëse në kryengritje, që firmosën dokumentin e hartuar e të miratuar në Gerçe, më 12 qershor 1911, figurojnë emri i Bashë Bajramit, bajraktar i Nikajt dhe ai i Bekë Delisë, bajraktar i Mërturit37.

    Shpirti liridashës dhe dëshira për përparim i shtynë banorët e Nikaj-Mërturit t’i përgjigjeshin në mënyrë masive kushtrimit të kryengritjes që shpërtheu më 1912. Në një letër që Sali Hidri (Hoxha) i ka dërguar Ismail Qemal Vlorës, thuhet: “Kur u ngrys, erdhën vojvoda i Mërturit që bëhet 600 shtëpi, Prelë Tuli bashkë me bajraktarin dhe më lajmëruan se 500 burra patriotë po marshonin për Gjakovë nga një rrugë tjetër më e shkurtër” 38.

    Gjatë luftimeve të përgjakshme që u zhvilluan në Çabrat të Gjakovës, më 12 maj 1912, u përsërit akti heroik i Mic Sokolit. Duke parë se një top i ushtrisë otomane po u shkaktonte humbje të mëdha kryengritësve, trimi nga Nikajt, Ndue Zenel Paplekaj, thirri: “Qat top me ma lanë mue,/Se gjallë a dekë kam me e pushue!” Në pamundësi për t’u ngritur përmendore mermeri ose bronzi, trimat që ranë për atdhe malësorët i përjetësuan në bronzin e vargjeve epike: “Ndue Zeneli trim ish kanë,/Frymën topit ia ka zanë./U hodh Ndou në grykë të topit/si rrufeja mes flakës së barotit” 39. Në betejën e Çabratit u vra edhe Ramë Ndou (Rrahaxhi) nga Raja e Mërturit40.

    Kryengritësit nga Nikaj-Mërturi morën pjesë në luftimet dhe marshimet që vazhduan deri në Shkup, që ndikuan për të shembur Perandorinë Otomane dhe për të krijuar shtetin e pavarur shqiptar.

    Ndihmesa që dhanë banorët e Nikaj-Mërturit në këto ngjarje madhore apo në ngjarje të tjera të rëndësishme vërteton më së miri se qëndresa e tyre kundër ekspeditës ushtarake të Shefqet Turgut Pashës më 1910 nuk qe një episod i shkëputur, i rastësishëm, po qe një dëshmi e gjallë e shpirtit të tyre të paepur, e gatishmërisë për t’u flijuar për të mbrojtur dinjitetin vetjak dhe atë kombëtar.

  17. #717
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Me ka rene te degjoj se ne Kosove ka familje qe i takojne fisit "kastrioti". A eshte tamam fis apo jo, nese dikush e di?

    Tjeter fis qe kam degjuar eshte fisi (nese mund te quhet keshtu) "kusari" qe mendohet te jene shqiptare te ardhur nga territori i Italise! Nuk eshte se kam lexuar diku per kete te fundit, mirepo keshtu kam degjuar!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 21-11-2010 më 11:17

  18. #718
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Me ka rene te degjoj se ne Kosove ka familje qe i takojne fisit "kastrioti". A eshte tamam fis apo jo, nese dikush e di?

    Tjeter fis qe kam degjuar eshte fisi (nese mund te quhet keshtu) "kusari" qe mendohet te jene shqiptare te ardhur nga territori i Italise! Nuk eshte se kam lexuar diku per kete te fundit, mirepo keshtu kam degjuar!
    Fisi Kastrat-Gj.K.Skenderbeu,Osa Kuka dhe Shabam Polluzha
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 21-11-2010 më 12:17

  19. #719
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Fisi Kastrat-Gj.K.Skenderbeu,Osa Kuka dh Shabam Polluzha
    Jo jo Fegi, nuk osht Kastrati (se kom ndi per kete fis), mirepo ma merr mendja qe eshte pikerisht Kastrioti. Vetem hajt se ndoshta mund te informohem me mire kete jave.

  20. #720
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Fegi, pse i bashkove Kastrat me Gj.K. Skenderbeun? Mbase eshte dhene pergjigja nga fillimi i temes te cilen une ende se kam lexuar.

Faqja 36 prej 45 FillimFillim ... 263435363738 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •