Close
Faqja 35 prej 45 FillimFillim ... 253334353637 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 681 deri 700 prej 888
  1. #681
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga andirago Lexo Postimin
    Nuk thotë që është nga shqipja, thotë ashtu siç thashë unë se është marrë nga gjuhë tjera.

    Konkretisht është marrë nga Karli i Madh.
    Po de se ky 'karli i madh' ka pas mbretnue ne serbi, a?

    E serbt tue mos pas fjalen Car jan detyrue me perdor emnin e karlit si sinonim!Ase kan thane: hajde pe ndrrojme carin po e bajme karl se po tingllon ma mire.
    Ose [ndoshta a?] para karlit te madh nuk ka ekzistue mbret - pra s'asht cudi qi emni i tij asht marre si mjet titullimi universal?

    Po kjo hipovegez, po jet diqysh si kurqysh, se mbreten ka pas prej qe mbahet mend historia e popujve.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #682
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    Po de se ky 'karli i madh' ka pas mbretnue ne serbi, a?
    Në disa shkrime më herët u tha se përdoret tek krejt sllavët, edhe hugarezët bile edhe popujt baltikë. Tash kuptohet që e ka marrë prej frankëve ai popull që ka qenë nën sundimin e tij.

    Se siç e pe variantet "Korol" "Krol" etj, nuk ka farë lidhje me shqipen. Bile po çuditna ça mun me pas lidhje me shqipen kjo farë fjale që në kangët tona përdoret për të emërtuar as më pak as më shumë se sa SLLAVIN E NDYRË.

    Ju vazhdoni me tupanin e juj. Për mu kto teori janë budallakina.

  3. #683
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    "1. Czech (Král), Slovak (Král), and eastern German (of Slavic origin): from the western Slavic word kral ‘king’, a derivative of the personal name Karl ‘Charles’, the name of the Frankish king and Holy Roman Emperor Charlemagne (?742–814; Latin name Carolus Magnus). The word kral as a generic term meaning ‘king’ became widespread throughout eastern Europe in the Middle Ages; in Byzantium it generally denoted the kings of Serbia. As a surname, it generally arose either as an occupational name for a servant of the king or as an ironic nickname for one who gave himself regal airs. The surname is also found in German, often in the spelling Krahl."


    Me qe i referoheni vazhdimisht ketij pasazhi wikipedian, lexoni mire edhe pjesen qe tregon se kur eshte perhapur ky emer.

    1. Ne mesjete (pra kur mesyen sllavet ne Ballkan)
    2. Derivon nga emri me te cilin Bizanti quante udheheqesit Serbe.

    Me pak fjale derivon nga SERBIA dhe jo nga Cekia apo Gjermania. Si qelloi te jete Serbia origjina e ketij titulli eshte shpjeguar qarte dhe sakte. Serbet nuk kane qene ne kontakt me Charlemagne me shume se Franket. E keta e quajne mbretin e vet Roi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 14-02-2010 më 08:49

  4. #684
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    Kjo për mu është çështje e kryme shoq. Nuk kam çka diskutoj më tepër. Këto "fakte" që sjell janë ose manipulime tua të qëllimta ose je duke gabuar pa qëllim.

    Nuk e shoh të arsyeshme të humb kohë me juve, meqë jeni të nxitur nga ndjenjat jo nga arsyeja që i po i bëni gjithë këto kundërshtime.

    Ju mund t'a nxirrni si emër shqiptar, por mua nuk më bëhet vonë. Unë kam mendimin tim për këtë.

  5. #685
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Historia e fisit Bare, shpërngulja nga Voskopoja, vendosja te "Driza e Mitrës"


    Gjeneza e fisit të madh që ka pemën gjenealogjike në Fier

    Ashtu si disa familje, të cilat pas shpërbërjes së Voskopojës u vendosën në Fier, në këtë qytet të sapongritur nga Vrionasit, edhe familja Bare dhe të parët e tyre, menduan të ngrenë “themelet” në qytetin fushor, aty ku kullotat, arat dhe pyjet ishin jo vetëm të mrekullueshme, por edhe pasuri të mira, si kullota.

    Shpërngulja nga Voskopoja

    Sipas të moshuarës Ollga Bare, një nga nuset e familjes Bare, mësohet se ky fis i hershëm është shpërngulur në Fier rreth viteve 1770, në atë periudhë kur u shkatërrua Voskopoja.

    “Atëherë, sipas rrëfimeve të të parëve tanë, kanë qenë tre vëllezër dhe gratë e tyre që kanë ardhur në Fier në kohën e pushtimit turk, Mitre, Toto dhe Koliçi", fillon rrëfimin plaka 75-vjeçare Ollga Bare, banore e lagjes “29 Nëntori” në qytetin e

    Fierit.

    Në ballkonin e shtëpisë së saj njëkatëshe, të ngritur me binca dhe rrethuar me lule, tipike e atyre familjeve të vjetra që vala e ndërtimeve të reja nuk i shkatërron dot, nënë Ollga tregon në dhomën e gjumit një kornizë me pemën gjenealogjike të fisit Bare.

    "Këtu jam unë, thotë ajo të vjetrit, të rinjtë dhe fëmijët. Këtu janë vajzat dhe nuset e fisit Bare që tashmë përbëjnë më shumë se 600 persona. Vetëm gjinia mashkullore e fisit Bare, përbëjnë 227 burra dhe djem", thotë Ollga, duke treguar edhe një libër “Fisi

    Bare” të shkruar nga Thimo (Themi) Bare, një ish-pedagog, i cili ka mbaruar studimet e larta për jurisprudencë në Moskë...

    Ngulimi në Drizë

    Të parët e fisit Bare, tri vëllezërit Mitre, Toto dhe Koliçi së bashku me gratë dhe familjet e tyre u vendosën në Fier ku blenë tokën belik Drizë (sot afër Azotikut).

    Mitre ka qenë më i madhi kryefamiljar në gjendje shumë të mirë ekonomike me rreth 2000 krerë bagëti të imta, 300 kafshë ngarkesë dhe në Fier, bleu 1500 ha tokë, dikur mbushur me driza, nga e cila edhe sot e kësaj dite quhet nga të vjetrit "Driza e Mitres".

    Baret kanë qenë blegtorë, bujq dhe tregtarë shumë të mirë, punëtorë dhe besnikë.

    Fushën me driza e shkurre ata e mbushën me pemëtari, kopshtari dhe pyje gjithfarëllojesh.

    Dalëngadalë në mesin e shekullit XVII, ata u ndanë në tri familje, duke ndarë fushën, nga ku morën nga një parcelë, ndërsa pasuritë e tjera i kishin bashkë. Jo vetëm kaq, por ata ndërtuan edhe tri shtëpi të gurta, të forta e të mira për kohën dhe harmonia ekzistonte në vitet që pasuan te ky fis i mirë dhe punëtor.

    Shtimi i fisit

    Zhvillimi me kalimin e kohës, atëherë kur punët e bujqësisë, blegtorisë dhe tregtisë shkonin mbarë fisi Bare po shtohej dhe fuqizohej.

    Toka punohej me argatë, kopetë e mëdha të bagëtive ruheshin me barinj me pagë mujore.

    Karakteristikë e grave të fisit Bare ka qenë përpunimi i leshit në tezgjah, furka dhe shtiza me të cilat bënin veshje të leshta dhe të pambukta.

    Pas vdekjes së Mitres, Totos dhe Koliçit, pasuria kaloi brez pas brezi te pasardhësit e gjinisë mashkullore.

    Më vonë pleqësia kaloi te pleqtë e tjerë Tezho, Dhamo, Kito, Miho dhe Aleks Bare, të cilët me urtësi bënë parcelizimin e truallit në bazë të degëzimeve, pa prekur parcelizimin e të parëve të

    tyre.

    Brezat e fisit Bare

    Sipas gjenezës së këtij fisi, i cili ndahet në bazë të periudhave kohore, moshave dhe kalimit të trashëgimisë pasurore.

    Gjashtë breza deri në ditët e sotme përbëjnë këtë fis të stërlashtë.

    Brezi i parë përbëhej nga tri vëllezërit, Mitre, Toto, Koliçi

    Brezi i dytë përbëhej nga 5 familje

    Brezi i tretë përbëhej nga 19 familje

    Brezi i katërt u shumua me 44 familje

    Brezi i pestë përbehej nga 54 familje

    Brezi i gjashtë përbehet nga 91 familje

    Lufta kundër shtypjes, shfrytëzimit dhe përqafimi i kapitalizmit

    Baret, dje atdhetarë, sot biznesmenë të suksesshëm

    Fisi Bare ishte shumë i ndjeshëm dhe nuk e duronte dot shtypjen dhe shfrytëzimin e rendit feudalo-borgjez. Jo vetëm kaq, por familja Bare u rreshtua edhe përkrah formacioneve antifashiste nacionalçlirimtare, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    Antifeudalët

    Pas shpalljes së pavarësisë, me ngritjen e flamurit në vitin 1912, Shqipëria rilindi.

    Më 1920 u thirr Kongresi i Lushnjës me delegatë përfaqësues nga populli. Ndër delegatët që zgjodhi populli për Kongresin e Lushnjës ishte Uan Bare, i cili megjithëse i ri shquhej jo vetëm për pasurinë e tij të vënë me djersë, por edhe për atdhetarizëm.

    Djaloshi tjetër, Soto Bare ka qenë djaloshi “rebel”, i cili iu kundërvu ballas, feudalit dhe çifligarit më të madh të kohës Qemal Vrioni, duke e demaskuar para popullit ditën e martë të muajit gusht në 1922, e cila ka qenë edhe ditë pazari.

    “Njëra nga këto padrejtësi është edhe problemi i pazarit të qytetit, tha Soto. Vendi që kërkoni të vendosni ju bej nuk është se i bën mirë popullit, por ju bëhet mirë juve për t'i vjelur, grabitur taksat e popullit fukara”.

    Populli e ndërpreu Soton me duartrokitje, ndërsa beu u largua i nervozuar.

    Pas një jave, kur Soto kthehej nga pazari në shtëpi, njeriu i paguar nga Qemal bej Vrioni e vrau në pusi te Qafa e Koshovicës, kur Soto u ul në burim të pinte ujë.

    Në kujtim të tij, fisi Bare ka ndërtuar një çezmë lapidar me mbishkrimin e gurtë “Çezma e Soto Bares”.

    Antifashistët

    Gjatë Luftës Nacional Çlirimtare, fisi Bare ka qenë shumë i lidhur me luftën kundër pushtuesve dhe të huajve.

    Gratë merreshin me veshmbathje të partizanëve, ndërsa burrat merrnin pjesë legalisht dhe ilegalisht në luftë.

    Një ndër ata ka qenë edhe Kozma Bare, kryetar i Këshillit të Luftës Nacional Çlirimtare.

    Djem e vajza të fisit Bare kaluan në Brigadën e XI Sulmuese.

    Ndër ta kanë qenë Nasi, Loni, Dhora, Melpomeni dhe Timo Bare.

    Biznesmenët

    Tashëm fisi Bare merret me biznes.

    Njëri prej tyre Lili Bare është ndër biznesmenët e parë të mobilieve greke në Shqipëri dhe aktualisht në Fier.

    Biznesi i tij është i njohur jo vetëm në Fier.

    Vëllai i tij Jorgji Bare merret me shitjen e fidanëve, vreshtari,

    ullishte, pemëtari e lule, por edhe mobilie luksoze.

    Të dy vëllezërit jetojnë në vilat e tyre luksoze në vendin e quajtur “Rrepet” në të dalë të Fierit drejt aksit rrugor Fier-Vlorë.

    Artur Bare, tashmë merret me ruajtjen e rendit, me policinë private që ka organizuar. Ai është president i firmës së vet “Policia private Bare”

    Përpjekjet dhe pengesat për më shumë dije

    Baret, edhe shkencëtarë e njerëz arsimdashës

    Tashmë fisi Bare është shtuar dhe shumuar. Djemtë e vajzat janë shpërndarë anekënd atdheut. Një pjesë e madhe e familjes Bare ka shkuar në Tiranë, një pjesë edhe kjo jo e vogël jeton kryesisht në Greqi, por edhe në vende të tjera.

    Ka edhe shumë nga ata që kanë mbetur autokton dhe besnik paraardhësve të tyre, trungut të lashtë të fisit të nderuar Bare, atje ku dikur quhej “Driza e Mitres”...

    Ndër pinjollët e fisit Bare, nuk mungojnë edhe njerëzit e shkencës apo edhe mësuesit.

    Vilson Bare

    Në fushën e dijes nga fisi Bare, kanë shkëlqyer Vilson Bare, tashmë me titullin fizikant. Ai ka punuar në ekspedita sizmike në rajonet e Sqepur, Fratar, Cakran, Vlorë, Tiranë,

    Durrës, etj.

    Ai është autor kryesor i pusit "Povelca 1", ku u zbulua vendburimi i gazit.

    Në vitin 1989 mbrojti gradën shkencore “Doktor i Shkencave", ndërsa ka vazhduar kualifikimin e lartë në SHBA.

    Në vitin 2000 iu dha titulli "Profesor".

    Vilson Bare njihet si personalitet në fushën e shkencës së naftës. Ka marrë pjesë në mbi 120 studime shkencore, referenca brenda dhe jashtë vendit.

    Ai është anëtar i shoqatës së Gjeo-shkencëtarëve të Nju Jorkut, si dhe laurat i "Çmimit të Republikës".

    Aktualisht punon në Agjencinë kombëtare të Hidrokarbureve në Tiranë.

    Nikollaq Bare

    Një tjetër figurë e shquar e këtij fisi të madh është edhe Nikollaq Bare, diplomuar po për matematikë-fizikë.

    Tashmë nëndrejtor i shkollës së fshatit Zhupan në Fier, ai është edhe anëtar i Këshillit të Komunës Qendër, anëtar i Këshillit të Prefekturës së Fierit dhe kryeplak i fshatit Drizë.

    Ata që e njohin, tregojnë se ai është njeri korrekt, i sjellshëm dhe aktivist i shquar në mbarë zonën.

    Leonora Bare

    Leonora Bare ka mbaruar shkëlqyeshëm dy fakultete për filologji dhe juridikë dhe pas shumë peripecish në jetë në kohën e diktaturës, ajo u denigrua, por këmbëngulja e saj dhe gjyqet e një pas njëshme për vendin që i takonte në jetë dhe shoqëri, bëri të

  6. #686
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga andirago Lexo Postimin
    2. Në disa shkrime më herët u tha se përdoret tek krejt sllavët, edhe hugarezët bile edhe popujt baltikë.
    1. Tash kuptohet që e ka marrë prej frankëve ai popull që ka qenë nën sundimin e tij.


    Nese shumezimi i paragjykimeve hipotetike neper literature ka marre per te vertete te kryer, se: "ky emer buron nga Karli" - atehere domosdo qe paragjykimi se "gjithe popujt qe u sunduan nga frangu mund ta kene perdorur emrin e tij si emer gjenerik per te thene mbret" do te tingelloje i logjikshem por..., kjo eshte te gabosh kulmin per themel sepse:

    1)
    a) Ai popull dhe popujt qe perdorin kete fjale [Kral] nuk kane qene kurre nen sundimin e Frankut - dhe ky eshte nje fakt; i padiskutueshem dhe i pamohueshem.

    Ndersa per ta gozhduar edhe se prapthi kete te pavertete, do te perkujtojme se:

    b) Popujt qe kane qene te sunduar prej tij dhe ne lufte me te, pergjithesisht perdorin emrat me baze ne: Re, Koning, dhe variacione te tyre.
    Pra;
    Dy grupet themelore, qe ne njeren ose ne tjetren menyre ishin ne perberje te mbreterise se Karlit te madh, ose ne rrethin e ngushte te ndikimit te ndersjellte leksikor, nuk e kane as per se afermi baze te rrenjes fjalen krajl.

    1.b.1)
    Franget: roi
    Galiket:rei
    Portugezet:rei
    Spanjollet:rey
    Italianet:re
    Irlandezet: rí
    Rumunet:regele // pra ketij grupi leksikor i qendrojne besnik edhe rumunet, te cilet sic dijme jane te ekspozuar nga ndikimi i drejtperdrejte i gjuheve dhe leksikut serb, hungarez, etj.
    1.b.2)
    Holandezet: koning
    Gjermanet:König
    Estonet: kuningas
    Finet: kuninkaaksi
    Andaj, pretendimi se: "1. Tash kuptohet që e ka marrë prej frankëve ai popull që ka qenë nën sundimin e tij" nuk qendron.

    Dhe aq me pak pretendimi se pikerisht keta popuj qe shumica dermuese nuk kishin asnje kontakt me Karlin e madh gjoja paskan trasheguar kete emer pikerisht nga 'karli i madh' eshte absolutisht i pacendrueshem dhe i pabaze.

    Gje qe dyfish eliminon mundesine qe kjo fjale te kete per baze emrin e mbretit karl.
    ----------------------------------

    Pra, fjala Kral perdoret pikerisht nga popuj te cilet nuk kane qene kurre nen ndikimin e mbretit frang Karl dhe per te qene me te sakte kjo fjale nuk perfille as shtrirje ekskluzivisht sllave dhe se ne format e pergjithshme aty kemi te bejme me nje homofoni te perafert te dy a me shume fjaleve me rrenje te ndryshme etimologjike te kushtezuara reciprokisht nga tingllima e perbashket sllave.

    Fjalet e peraferta me formen "kral" te cilat perdorin popujt sllav dhe te cilet nuk kane qene asnjehere nen pushtetin e karlit te madh jane keto:



    Latvianet: karalis
    Lituanezet:karalius
    Belloruset i thone: Кароль (Karolj~)
    Ruset: Король
    Unkrainasit: Король

    Kete grup do ta ndajme ketu [duke respektuar renditjen nga larte poshte] sepse sic shihet qarte - lidhur me kete fjale ky perben nje grup me vete dhe idiome dukshem me stabile se ajo e gjuheve tjera indermediare sllavofone qe shprehin afinitet me te larte te korrupcionit dhe huazimit qe kufizohet nga idioma polake [król] si me e dobeta dhe amallgam i tri formave konkurente atyre qe e rrethojne.

    Mirepo edhe perbrenda ketij grupi mund te dallojme se keto fjale nuk kane unitet te renjes njera prej te cilave mund te jete perfituar nga fjala e huajtur me origjine vulgare latine "kurore", [coro:/lj korolji], ndersa tjetra te kete evoluuar pikerisht nga baza lindore e fjales "car" per te dhene [caral; caralji; karolji] qe shohim se gjallojne ne format karalis, karalius. Por forma "korolj" pa asnje dyshim buron nga rrenje e fjales qe shenon kurore, mbreteri dhe mbret.

    Se siç e pe variantet "Korol" "Krol" etj, nuk ka farë lidhje me shqipen. Bile po çuditna ça mun me pas lidhje me shqipen kjo farë fjale që në kangët tona përdoret për të emërtuar as më pak as më shumë se sa SLLAVIN E NDYRË.
    Pra nuk kane lidhje as me fjalen Krajl. Dhe kjo idiome duket qarte qe eshte e pavarur dhe jasht relacionit me kete fjale. Tani nuk do te hy te nxjerri etimologji sepse edhe perbrenda ketij grupi mund te kemi dy grupe te peraferta homofonike te cilat nuk qendrojne ne marredhenie reciproke etimologjikisht .


    Por per dallim nga polaket, ne kete zone kemi tre popuj qe ose e kane reviduar me vone ose nuk jane ndikuar nga format konkurente, dhe keto jane tri perjashtime te thekshme:

    Bullgaret i thone: цар (Car) .
    Hugarezet: királyi
    Rumunet: regele

    Pra kemi bullgaret qe per nje arsye apo per tjetren kane ruajtur formen primare orientale: Car; qe do te duhej te ishte forme e perbashket e gjithe sllavofoneve. Aniqe bullgaret nuk jane sllavofone tipik, dhe qendrojne gjenetikisht me afer me turqte dhe tataret, gjuha e tyre eshte sllave, dhe ata sikur kerkojne te jene me puritane se populli qe i asimiloi. Ngjashem vepruan edhe jashtqitjet e tyre sllavomaqedone.
    Perjashtimi tjeter me radhe jane poashtu populli turkosllav idioma e te cileve ruan nje forme krejtesisht perjashtuese te kesaj fjale, Kiralyi cila per dallim nga keto eshe dukshem me e vjeter dhe me origjine nga azia antike me baze ne emrin e mbretit imperator te lindjes Kiri i madh.
    Ndersa per rumunet kemi formen periudhes se latinishtes vulgare rege~ fjale e cila dhuron edhe nje varg kuptimesh si: 'regent', 'regjion' etj.

    Ta kapim tani grupin e gjuheve qe perdorin formen ekzakte kral.

    Truqit: Kral
    Çeket [qe nuk jane sllav] i thone: Král - sllovaket poashtu: Kráľ
    Serbet: краљ (kralj)
    Kroatet: kralj
    Sllovenet:kralj
    Ky qe sic dallohet qarte nga forma e paster leksikore e fjales ne diskutim, perben grup me vete dhe pa asnje lidhje me te sipermit, eshte nje grup qe ne nje menyre apo ne tjetren deshmon se ka nje rrenje dhe origjine te perbashket dhe unike.

    Ju vazhdoni me tupanin e juj. Për mu kto teori janë budallakina.
    Tupani nuk bie per tuapana po per ata qe kane vesh.

    Ironia e gjithe kesaj konkluzomanie slave te emertimit krajl, eshte ne faktin se vet Charlemagne :: [Sharlemanje] Char:(l) e-magne, qe nuk eshte kurrfare emri personal - e qe ne te vertete do te thote: "Mbreti i Madh", forme barbare per emrin Ce-Sar qe ne lindje ishte Sar, ndersa ne frankishte te perudhes barbare Shar; me terminante te kushtezuar l qe dikur dha edhe emrin e popullariuar Charl [sharl], charls etj.

    As vet 'emri' Cesar nuk eshte emer por titull i cili aq shume i misherua me Julin sa ne shume raste konsiderohet si emer i tij personal, e jo si titull i perbere, prej Qa-e-Sar, i trajtes pyetsore me kuptimin [diell\mbret i te gjitheve], qe ne gjuhe germane dhuroi formen Kajzer te Qesarit. Ne rrenje te se cilit titull qendron fjala Sir, [sajr; syr, seir, etj], qe semantikisht lidhet me diellin dhe nuk i takon asnje gjuhe vecanerisht, perpos ndoshta pellasgjishtes se vjeter te formes se personifikuar se 'veshtrues', 'vigjilent', 'mbikqyres'. etj, duke qene se kjo fjale gjallon edhe ne gjuhen shqipe per te denominuar syrin, ndersa ne gjuhet tjera europiane eshte pershtatur per diellin. Mund te perfundojme se edhe rrenja Sar: Sir:Car eshte me origjine te lashte por europiane, apo saktesisht pellasgjike e cila u dergua ne azi e me thelle nga periudha e ekspanzionit te madh pellasg.

    -------------


    Dy fjale per fund:
    Mund te shtohet edhe dyshimi nismetar se shenimet gjoja mesjetare serbe per dofar 'kral nemanja' jane ne fakt shenime qe i referohen karlemagnes me te cilin shqiptaret kane qene ne rivalitet dhe qe ato gjoja shkrime qe ne nuk i kemi pare origjinalet s'ta kane asnje lidhje me kurrfare neamnjidesh por me histori te qena shekuj para formimit serb. Dokumenta te falsifikuara e te shtremberuara per pa pike turpi e me nge per qindra vite sitematikisht.

    Kjo eshte nje mundesi qe duhet hetuar holle dhe studiuar me nje seriozitet fatal.

    Shikoni sa bukur pershtaten fjalet e sotme 'karl' me 'kral' si dhe 'emagne' [emanje] me 'nemanje'. Cili cubrilist serb do ti rezistonte provokimit per ta marre nje dokument te tille dhe per ta konvertuar ne nje fakt qe gjoja flet per dofar nemanjave gjoja serb?!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #687
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    a) Ai popull dhe popujt qe perdorin kete fjale [Kral] nuk kane qene kurre nen sundimin e Frankut - dhe ky eshte nje fakt; i padiskutueshem dhe i pamohueshem.
    Shumë rreshta kot.

    Sllovenët ishin në pushtim, dhe kroatët në luftë me ta.
    b) Popujt qe kane qene te sunduar prej tij dhe ne lufte me te, pergjithesisht perdorin emrat me baze ne: Re, Koning, dhe variacione te tyre.
    Nuk është e domosdoshme që të gjithë popujt t'a marrin emrin e tij për t'a përdorë si fjalë me kuptimin mbret. Kjo gjë varet dhe nga shumë faktorë, thjesht dikush e mori dikush jo. Psenë gjeje vetë.

    Unë nuk shoh asnjë lidhje të Krajl me shqipen. Fjalë e huaja. Shqiptarët e kanë përdorë për të emërtuar mbretërit e shkijeve.

  8. #688
    i/e regjistruar Maska e Humanisti
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    278
    Citim Postuar më parë nga SHKOZA Lexo Postimin
    Ne fshatin Zatriq, fshat shume i vjeter qe gjendet larte ne malet me te njejtin emer ne treven e Llapushes, te gjithe banoret jane me fis Kastrat. Mendohet se ata ishin aty qysh para 450 vjeteve. Poashtu ne ate fshat gjendet edhe xhamia qe mendohet se eshte me e vjetra ne Kosove. Po nga ky fshat kane dalur edhe Salih Aga qe paska qene nje luftetar i dalluar dhe qe paska marre kete titull per shkak se qenka dalluar ne luftera qysh gjate luftes austro-turke. Poashtu edhe pjesa me e madhe e fshatit Turjake qe gjendet poshte ketyre maleve, jane me origjine po nga Zatriqi. Ne nje maje prane ketij fshati, pra ne majen e Gradishtes me lartesi 1039 m qe e dominon te gjithe Rrafshine Dukagjinit , paksa egzistuar nje fortese e vjeter. Ne pjesen e poshtme ne gryken e Zhdelles edhe sot e kesaj dite nje zone quhet Qelia ( Burgu), thuhet se paska pasur burgje.

    SHKOZA nga Prizreni
    Pershendetje Shkoz

    Desha me te pyet a din gja ma shum per kete Sali Agen dhe per bemat e tij ne lufterat austro-turke? se po me duket shum interesant dhe mire me pas mbamendje te hershme pleqt ton?

  9. #689
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Kastrati në fokus
    Përgatiti: Ndue BACAJ, Gazeta "Malësia", nëntor 2000

    Ky emër i rrethuar me shumë shumë "enigma", por me një të vërtetë të madhe, se ky mal, fis e bajrak është palca kurrizore e Malësisë së Madhe, trevës më shqiptare të Shqipërisë Etnike, e këtë e pranojnë studiues, shkencëtarë, miq dhe armiq të Shqipërisë në mbarë botën, por le të fillojmë më konkretisht:


    Fjala Kastrat në dokumentet e Venedikut gjindet në vitin 1343 dhe shkruhet se e ka marrë emrin nga fortesa romake "Castrum" (latinisht), e ciia ruante rrugën buzë liqenit Kaster. Duhet sqaruar se kjo rrugë ishte kryesore që kalonte nga Shkodra drejt Europës Qendrore.

    Duke ditur se Perandoria Romake është më e herëshme se lindja e Krishtit, pse jo, emri Kastrat duhet të jetë shumë më i hershëm se gjindet në dokumentet e Venedikut. E duke arsyetuar këtë, konkludohet se ky emër Kastrat qe gjindet me shumicë në Shqipërinë etnike, si Kastro e Sarandës, Mollakastër. Prevez e me shumrcë në Verilindje të Shqipërisë etj., e vërteton atë se të gjitha kanë prejardhjen nga Kastrati jonë, pse jo edhe nëse këto fise vijnë nga larg, pasi sipas rrugës që thamë më sipër kjo ishte porta e hyrjes për të gjithë, që donin të futeshin në Ilirinë e Jugut, edhe nga Evropa Qendrore e më gjerë.





    Ka edhe një variant tjetër që thotë se ky emër vjen nga kullotat dimërore të Kastratit Malor, por ky është shumë pak i besueshëm. Në regjistrat veneciane të vitit 1403, gjejmë të përmendur (Capo) kryetar Aleks Kastrati, në krye të listës të shpërblyesve me cohë nga Venediku. Emri Kastrat shënohet edhe në vitet 1416-1417 në kadastrat e Venedikut, si dhe në hartat e Portës së Lartë, mbaspushtimit osman në vitin 1485, duhet nënvizuar se një dokument osman i vitit 1481-1506 nënvizon mërgimet e pashoqe anti-osmane.

    Një dokument tjetër i vitit 1520 e përforcon këtë qëndresë, pasi ai nënvizon se 3% e popullsisë shqiptare ishte islamizuar, ndërsa në Kastrat asnjë. Ngritja e taksave osmane në vitin 1526 nuk e preku fare Kastratin e Malësisë së Madhe, e kjo falë rezistencës së kastratasve. Në vitin 1610 krijohet bashkësia "Malet e Shqipërisë", ku përkrah Hotit, Kelmendit, Kuçit, Triepshit e Piperit është edhe Kastrati, ku pikërisht është kjo inisiativë e cila çoi në krijimin e një lidhje të madhe anti-osmane në rang ballkanik në vitin 1614 me qendër në Kuçin shqiptar. Në këtë periudhë gjindet një dokument i paplotë, që tregon se Kastrati kishte 50 shtëpi me 130 burra të aftë për armë, me një (Capo) kryetar Preç Kastrati, e që mbështetnin edhe fisin e Hotit. Një dokument tjetër shënon se Kastrati kishte 800 frymë në vitin 1628.

    Një dokument tjetër i vitit 1653 flet për 660 frymë, ndërsa një tjetër i 1671 bën fjalë për 75 shtëpi. Në vitin 1678 një dokument "Castratorum Oppidium" shënon 150 shtëpi, ndërsa një tjetër i vitit 1688 bën fjalë vetëm për 80 shtëpi., kjo tregon se dokumentacioni i mjësipërm ose është i pasaktë, ose ka pasur lëvizje të shumta familjesh për në zona të tjera. Gjithsesi periudha 1600-1640 është ajo më e diskutuara, pasi albanologë e studiues seriozë e përcaktojnë prejardhjen e Kastratit nga Drekali Kuçit, që për vete e ka origjinën nga Berisha. Si shembull po marrim studiuesin Georg Hanh, i cili përcakton se rreth viteve 1600-1640 nga Drekali i Kuçit vjen e vendoset në shpellat e Veleçikut një i parë me emrin Detal (ose Dedli) Bratosili, që kishte shtatë djem. Këtu jeton shtatë vjet, dhe pas mbrapështisë që u jepej vendasve në jetesë, është një plak shumë i vjetër që u sugjeron vendasve të bëjnë një provë me një gosti, duke u lanë larg një viç të pjekur, ku po të afrohej Detali me djemtë për ta hangër, nuk duhej të largoheshin, e nëse Detali kap dhe afron sofrën me viçin e pjekur pranë vehtes, atëherë Detalin e ka çuar vetë dora e Zotit e duhej t'i lëshojnë vendin.

    Në fakt kështu ndodhi e shtatë djemtë e Detalit janë: Ali Delali, Ivan Detali, Pal Detali, Nar Detali, Jer Detali, Gor Detali dhe Gjon Detali, të cilët u rritën dhe ndanë tokat, ku natyrisht emrat e shunië katundeve të Kastratit kanë si fillesë të emrave pikërisht emrat e djemve të Detalit, ndërsa në disa dokumenta të tjera thuhet se jo të gjithë autoktonët ikën në atë kohë, ku përmenden si autokton, Pjetroshani, Bajzë, Gashaj, Mikelaj e tjerë, që historografia dashakeqe i quan me prejardhje sllave duke u bazuar nga emrat Totoviqi, Popoviqi, Petroviqi, ku për mua këta emra janë deformuar e marrë mbrapashtesat viqi, si rezultat i pushtimit të dhunshëm të perandorisë famëkeqe të Stefan Dushanit të viteve 1330-1355.

    Kontestime ka për fshatin Jeran, që disa e quajnë me prejardhje nga djali i Detalit Jeri, e disa të tjerë thonë që nuk ka qenë Jeri po Jera, pra bijë e martuar në Reç dhe pasi i ka vdekur burri është kthyer në gjini tek Detali, që i ka dhënë hise si dhe djemve të tij.

    Ka gojëdhëna që Kastratin e përcaktojnë si fis nga fisi i Kastriotëve, pra të Gjergj Kastriotit. Duke ditur se i ati i Gjergjit ka lindur në Mat, mbrapa Krujës, ku atje ishte një terren tepër i thyer malor dhe pa interesa për perandorinë e Stefan Dushanit, ka shumë mundësi, që fisi i Kastriotëve atje është pikërisht nga Kastrati, që për t'u larguar sadopak reprazaljeve të pushtetit të S. Dushanit të jenë vendosur në Mat mbas vitit 1330.

    Na mbetet për të thënë se janë të njëjtë me Kastriotët vetëm ata fise që janë autoktonë në Kastrat e jo pjesa me prejardhje nga Detali apo Dedli, kur dihet se Gjeraj Kastrioti është i viteve 1405 - 1468 ndërsa Detali pas vitit 1600. Një dokument interesant tregon qëndresën e kastratasve për të mos u islamizuar dhe se vetëm në vitin 1620 fillojnë të islamizohen me pakicë kastratasit.

    Dokumentacioni i pas këtyre viteve është tepër i varfër, se vetë kultura e ekonomia, që mbarte perandoria osmane dhe vetëm në ca defterë taksash përmenden pjesërisht. Në vitin 1840 fisi i kastratit quhej fisi më i fortë i maleve të Shqipërisë, këtë përcaktim me sa duket e bënin vetë osmanllinjtë që nuk mundën të nënshtronin plotësisht kurrë Kastratin. Një dokument i vitit 1881 jep Kastratinme 350 shtëpi e 2300 banorë dhe me 450 burra të aftë për armë, e kjo në një sipërfaqe prej 80 km2 e me 19 fshatra. Një material tjetër i vitit 1887 paraqet Kastratin me 450 shtëpi e me 3700 banorë, në këtë vit Kastrati kishte dhe Bylykbashin (përfaqësuesin zyrtar) në Gjykatën apo Këshillin (Xhibalin) Shkodër.

    Një dokument i vitit 1910 jep shifrën se Kastrati kishte 500 shtëpi, ndërsa një tjetër pak më i saktë shënon 479 shtëpi me 3280 banorë e 500 burra të aftë për armë. Në vitin 1927, Kastrati numëronte 444 shtëpi me 2700 banorë banorë gjithsejt, nga këta 2288 katolikë dhe vetëm 412 myslimanë.

    Dy fjalë për kryeqendrën e Kastratit, Bajzën, e cila në dokumentacione paraqitet relativisht vonë, deri tani kemi siguruar vetëm një të viteve 1896-1897, që e konsideron Bajzën Bajrak me 100 shtëpi, nga ku 60 kristianë e 40 muslimanë, madje me një bajraktar, ku kjo duhet të jetë arsyeja që ndonjë dokument e quan Kastratin me dy Bajraktarë, kur në fakt krejt Kastrati kishte një. Në një dokument të Portës së Lartë (Turqisë), shënohet emri Bajza Plakë, ndoshta me këtë tregohet antikiteti i saj i supozuar, ose për zotësinë e saj për të zgjedhur çëshijet arbitrare të katundeve të tjera të Kastratit.

    Hershmëria e emrit të Bajzës duhet të jetë shumë më e madhe, e ka shumë që e lidhin me Gjergj Balshajn, Princin e Balshajve, i cili mund të jetë nga vetë Bajza apo Balajt. Kisha e Bratoshit ka mbi 350 vjet që është ndërtuar nën kujdesin e Detali apo Dedlit, dhe mbiemri i Detalit, Bratosil, të jetë vetë i Bratoshit e jo siç mundohen ta quajnë sllav apo diçka tjetër. Gjithsesi para se të mbyllim këtë shkrim të shkurtër duhet të sqarojmë se rruga e gjatë e kastratasve të vjetër e të rinj ka kaluar pënnes stuhish e dallgësh të kohës, në luftrat për liri e pamvarësi, ku mund të përmenden pjesëmarrja në Lidhjen e Prizrenit të Prel Tomës dhe e Gjok Dodës, në vitin 1878. Luftrat e viteve 1910-1911 me turqit, 1920 me serbo-malazezët. Votimet e 1923 për Ahmet Zogun, lufta nga 1939-1944 kundër pushtuesve fashistë e veçanërisht ajo e Janarit 1945, ku tashma quhet kryengritja e parë antikomuniste në të gjithë Europën. Gjithsesi, këto e të tjera, që për mungesë vendi nuk po i shkruaj u paguan me gjakun e bijve dhe bijave më të mira të saj.

    E ata edhe në vorre hijshëm janë Gurët e themelit të kësaj binaje, që ka dhjetë vjet që po mundohemi ta ndërtojmë dhe e quajmë Shqipëri, ku promotori i saj duhet të jetë demokracia, e nga ku edhe sot Kastrati është pararoja e palënkundur, një komunë me rreth 13.000 banorë, që gjithnjë rrezaton vetëm Shqiptari.

  10. #690
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ndue mund ta kete bere nje gabim, qe po te shihet mire, e pa paragjykim, del gabim i trashe, sepse, me lehtesi edhe me te madhe mund dali perfundimi se: nuk ekziston kurrfare fisi kastratesh, dhe se familjet qe sot njihen e thirren 'kastrat' o per nga mbiemri o per nga origjina e familjes se njoohur me ate emer - jane ne fakt pasardhes te familjeve te caktuara qe i detyroheshin kishes nje djal te ri me ze te bukur engjellor per korin e kastrateve.

    Sepse ne kemi katrate e kastrate te krahinave nga me te ndryshmet e qe nuk e kane as me te voglen lidhje mes vete as per nga gjaku as per nga fisi ... - por quhen kastrate, apo rrjedhin nga familje kastratesh te dikurshem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Baptist : 07-03-2010 më 07:45
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  11. #691
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Historia e fisit së Myteveliut, ku stërnipër janë vëllezërit Frashëri

    Tregimin e tij, zoti Rustem Myteveliu ( i riu ), e filloi me të parin
    e kësaj dere, rreth 600 vjet më parë, duke u bazuar edhe në pemën
    gjeneologjike të familjes, pra me ate te Iljaz bej Mirahorit (
    Myteveliu ). Rustemi është brezi i 16-të dhe fëmijët e tij janë brezi
    i 17-të i këtij fisi të dëgjuar. Iljaz bej Mirahori lindi aty rreth
    vitit 1408 në Panarit të Korçës. Ai ishte biri i priftit të
    Panaritit. Kishte trup të bëshëm, ishte 2 metër i gjatë dhe jetoi 104
    vjet. Mësimet e para i mori në trevat e Panaritit. Gjatë kësaj
    periudhe Shqipëria ka qenë nën sundimin e dinastisë otomane turke dhe
    Iljazi merret peng, nizam, si jeniçer, nga Porta e Lartë. Në Stamboll
    ai mori mësimet e para në gjuhën osmanishte turke dhe më pas, vazhdon
    edhe shkollën. Shkallë mbas shkalle, ai ngrihet në poste të
    rëndësishme, ku edhe emri nga Ilia, i kthehet në Iljaz bej. Në vitin
    1457 ai ishte pjesëmarrës në luftën për çlirimin e Stambollit; më pas
    si komandant në luftën e Konstandinopojës dhe gradë pas grade mori
    titullin "Mirahor", që do të thotë gjeneral i gjeneralëve,
    kryegjeneral. Rreth Iljaz bej Mirahorit ka shkruar edhe Sami Frashëri
    si stërnip i tij, nga dera e nënës së Frashërllinjve, Emineja.

    Iljazi, shqiptari që i shërbeu Sulltan Bajazitit të Dytë.

    Iljaz bej Mirahori i ka shërbyer Sulltan Bajazitit të Dytë, i cili i
    dha gradën "LALE" dhe titullin e "Profesorit të dinastisë turke" të
    asaj kohe. Iljazi u martua me të bijën e Sulltan Bajazitit të Dytë
    dhe nga kjo martesë pati edhe tre djem: Muhamet bej, Mehmet bej dhe
    Sefer bej. Mehmet bej, djali i dytë i Iljaz bej Mirahorit, i quajtur
    ndryshe edhe Ine beu, u vra në luftën për marrjen e Bagdadit, betejë
    në të cilën ishte komandant i ushtrisë turke dhe u shqua për trimëri.
    Më pas, Iljaz bej Mirahori u zhvendos në Shqipëri, në trevën e
    Korçës, ku me nënshkrimin e 4 fermaneve nga ana e Sulltan Bajazitit
    të Dytë, i falin disa fshatra si: Panaritin, Treskën, Trebickën,
    Katundin, Drenovën, Boboshticën dhe Vithkuqin. Duke bërë martesë me
    vajzën e Sulltanit, ky i fundit bën shkëmbimin e Panaritit me
    Leshnjën, dhe Vithkuqit me Korçën, që në atë kohë quhej Peshkëpi. Ai
    jetoi gati 70 vjetët e jetës së tij në Korçë. Iljaz bej Mirahori
    ndërtoi xhaminë e Korçës, aty rreth vitit 1496. Më pas ai ndërtoi
    medresenë, shkollën afër saj, hanet dhe hodhi hapat e para të tregut,
    d.m.th., ndërtoi Pazarin e Korçës. Në vitin 1504 ai krijoi Imaretin,
    që do të thotë Vakëf ose në shqipen e sotme, Mision Bamirësie. Dy-tri
    herë në javë, të varfërit shkonin dhe hanin falas në Imaret.
    Gjithashtu, gjithë tregtarët që shkonin e vinin për tregti nga Janina
    e Follorina, nëpërmjet Bilishtit, qëndronin dhe hanin në këtë Imaret,
    falas.

    Një lagje e Stambollit mban emrin e Iliaz Mirahorit, themeluesit të
    Korçës

    Iljaz bej Mirahori, duke ardhur nga Stambolli, ku mori një kulturë të
    gjerë në të gjitha fushat nga njohja e mirë e qytetit të Stambollit,
    qytet model i periudhës mesjetare (ku edhe sot një lagje e tërë mban
    emrin e Iljaz bej Mirahorit, vetë ky i fundit diti me mjeshtëri të
    shfrytëzojë territorin për zhvillimin e qytetit të Korçës, si nga ana
    gjeografike, ekonomike, tregtare dhe për lëvizjen e lirë të
    tregtarëve dhe tregtisë, veçanërisht me Janinën. Ai krijoi bazën
    social-kulturore të Korçës dhe hodhi themelet e këtij qyteti. Në
    shpirtin e karakterin e Iljaz bej Mirahorit kishte shumë bamirësi, aq
    sa këto nuk njihnin kufij. Për këtë arsye, atij i jepet edhe
    titulli "Myteveli", që në greqisht do të thotë Epitropos e në shqip
    Kujdestar, ndërsa, përshtatur me shqipen e sotme, përkthehet Bamirës.
    Edhe sot dera dhe pasardhësit e Mirahorit të madh njihen me mbiemrin
    Myteveliu. Këtë titull e trashëgonte djali dhe në rast se nuk kishte
    trashëgimtar për ta trashëguar, për të drejtuar administratën e
    Imaretit, e merrte Sulltani, dhe kjo pronë nuk shitej, por mbetej,
    Vakëf. Martesa e tij me vajzën e Sulltan Bajazitit të Dytë ndikoi
    shumë në zhvillimin e rajonit të Korçës, duke e përjashtuar këtë
    rajon nga taksat e dinastisë turke deri edhe në përjashtimin e të
    rinjve nga detyrimi ushtarak, por edhe për vakëfet, nuk donte taksë.

    "Filantropia" e Korçës, e para në Evropë

    Pjesën më të madhe të pasurisë Iljaz bej Mirahor Myteveliu e bëri
    Imarete, Vakëfe. Në dokumente që kanë mbërritur deri në ditët tona,
    del qartë ideja e tij, për të qenë njeriu një filantrop i madh.
    Madje, në testamentin e tij, testament që ekziston edhe sot, dhe
    ruhet me shumë fanatizëm nga Rustem Myteveliu (i riu), ai është
    shprehur: "Pjesën më të madhe të pasurisë sime e bëra Imaret, se
    është pjesa me jetëgjatë dhe ndikon në zhvillimin e rajonit. Ky
    Imaret, Vakëf, vazhdoi për 500 vjet dhe drejtohej brez pas brezi nga
    dera e Mytevelinjve, pasardhësit e Mirahorit të Madh. Deri në vitin
    1933, kur drejtohej nga Rustem Myteveliu (i vjetër), d.m.th., gjyshi
    i Rustem Hysen bej Myteveliut (i riu), nga i cili ka marrë edhe
    emrin. Format dhe rrugët për të ndihmuar të varfërit kanë ekzistuar
    në shekuj në Shqipëri dhe ato e kanë zanafillën e tyre që me Iljaz
    bej Mirahor Myteveliun, që tregon fare mirë se për bamirësi jemi të
    parët, jo vetëm në Evropë, por edhe në botë. Iljaz bej Mirahor
    Myteveliu vdiq më 1512.
    Varri i tij, i gruas dhe djalit të vogël, Sefer beut, ndodhen në
    tyrben ngjitur me xhaminë e ndërtuar prej tij në vitin 1496.
    Pinjollët e ardhshëm të derës se Mirahorit të Madh, nipër, mbesa,
    stërnipër dhe stërmbesa, do të vazhdonin rrugën e bamirësisë të nisur
    nga Iljaz bej Mirahor Myteveliu. Ata do të shkëlqenin si atdhetarë
    dhe patriotë, por edhe si bejlerët e Korçës. Babai i Rustem
    Myteveliut (junior), Hysen beu, si një atdhetar dhe patriot i
    ndershëm, mori pjesë në jetën social-kulturore të qytetit të Korçës,
    si anëtar i grupit "Lira". Gjyshja e Rustem Myteveliut (i riu) vjen
    nga dera e Frashërllinjve, rilindasve tanë të shquar, Sami, Abdyl dhe
    Naimi. Ajo është kushërirë e parë me nënën e Frashërllinjve, Eminenë.
    Gjylistania, duke ardhur nga kjo derë rilindasish, ndikoi shumë në
    edukimin dhe formimin e tyre patriotik. Gjatë viteve të pushtimit
    fashist dhe nazist, kjo derë e bejlerëve të Korçës, pra,
    Mytevelinjtë, u vunë në shërbim të Luftës Nacional-Çlirimtare, për të
    cilën shkrinë, po ashtu, edhe pasurinë e tyre. Ata i kanë dhënë
    luftës pesë partizanë, ku midis tyre, edhe dëshmoren e Atdheut,
    Floresha Myteveliu, bija e Ruzhdi bej Myteveliut. Dy rrugë, shumë
    ngjitur me njëra-tjetrën, rrotull xhamisë së ndërtuar nga Mirahori i
    Madh, mbajnë emrin Iljaz bej Mirahori dhe Floresha Myteveliu. Por
    gjatë regjimit komunist, dera e Mytevelinjve u godit në heshtje, ku
    në një mënyrë apo në një tjetër, u konfiskohet pasuria, duke filluar
    me shtetëzimin e malit të Rungajës, prishjen e disa shtëpive,
    Imaretin, furrat e pjekjes së bukës dhe gatimit.
    Varrezat e pinjollëve të Mytevelinjve, pasardhësit e Mirahorit të
    Madh, ndodhen prapa tylbes, ngjitur me xhaminë 600-vjeçare. Aty
    ndodhet edhe varri i Rustem bej Myteveliut (i vjetri). Por shumica e
    varreve të Mytevelinjve do të sheshoheshin nga regjimi komunist dhe
    mbi eshtrat e tyre do të ngriheshin vendstrehimet në rast lufte, pra,
    bombardimit të aviacionit armik. Sheshimi i këtyre varreve, jo vetëm
    ishte shkatërrimi i elementit historik me vlera kombëtare, por do të
    lëndonte edhe ndjenjat shpirtërore, shqiptare dhe kombëtare të
    Mytevelinjve. Rustem Hysen Myteveliu (i riu), me profesion ekspert në
    urbanistikën e qytetit të Korçës, si një nga stërnipat e Mirahorit të
    Madh, duke atribuar nga i pari i fisit të tij anët me të mira,
    shprehet kështu për qytetin e Korçës, të themeluar nga Iljaz bej
    Mirahor Myteveliu: "Korca ka një truall me një pjerrësi të favorshme
    dhe të përshtatshme, për zhvillimin dhe ndërtimin e infrasrtukturës
    së rrjetit rrugor, të lagjeve të banimit, shpërndarjen e zonave
    ekonomike, industriale apo për çlodhje dhe të gjitha këto, janë të
    lidhura në mënyrë organike, që i japin qytetit një komoditet, të
    mjaftueshëm dhe në përshtatje me klimën. Kodrat e qytetit formojnë
    një kurorë të larmishme ku mbi to ngrihet mali i Moravës, që mbron
    qytetin nga përmbytjet dhe erërat e forta. Duke shfrytëzuar këto
    elemente të pozitës gjeografike, Iljaz bej Mirahor Myteveliu i
    famshëm, hodhi themelet e Korçës sonë". Duke u ndarë nga Rustem bej
    Myteveliu (i riu) me këtë histori me shumë vlera kombëtare për
    popullin tonë, për derën e bejlerëve Mytevelinj, si hedhës të
    themeleve të qytetit tim, Korçës, në shpirtin tim vlonte krenaria
    kombëtare, mirënjohja, respekti, nderimi dhe përjetësimi për këtë
    derë bejlerësh patriotë dhe për Mirahorin e Madh.
    Duke ecur nëpër rrugët me kalldrëm të lagjes sime, të lagjes së
    Mirahorit të Madh, në mendjen time ishin të ngulitura 600 vitet e
    themelimit të qytetit të Korçës, m'u kujtuan vargjet e Mihal
    Gramenos: "Lumja ti moj Korçë, o lule/që le pas shoqet e tua/si trimi
    në ballë u sule/ta paçim përjetë hua". Nuk do rresht së shkruari për
    historikun e qytetit tim, Korçës, të bukur, mondan, modern, historik,
    antik, të tolerancës fetare, të dijes e të kulturës, të arsimimit, të
    ëndërrave të mia, të serenatave, të dashurive të pastra. Përkulem dhe
    puth me respekt varrin e Mirahorit të Madh për këtë qytet që themeloi
    dhe na la pas.

    Historia e qytetit të Korçës

    Zona e Korçës ka qenë e banuar qysh në kohët e hershme. Rrënojat
    neolike të gjetura në këtë qytet tregojnë vazhdueshëm pushtimin e tij
    brenda këtyre 6000 vjetëve. Është një numër i madh qendrash
    arkeologjike të pazbuluara në këtë qytet, shumica e të cilave besohet
    të janë të së njëjtës kohë me civilizimin mycenian në Greqi. Kjo zonë
    luajti rol të rëndësishëm në shpërndarjen e kristianitetit bizantin
    në Shqipëri; një kishë u themelua më 898. Qyteti modern e ka filluar
    ekzistencën e tij në shek. e 15-të, kur Iljaz bej Mirahori, nën
    komandën e Sulltan Mehmetit II, zhvilloj Korçën. Për një kohë të
    gjatë qyteti rivalizohej nga Voskopoja, por me shkatërrimin e saj në
    shek e 18-të, Korça mori një pozitë në këtë zonë që kurrë nuk e
    humbi. Ajo ishte një pikë qëndrimi për rrugët e karvaneve dhe, në një
    kohë nuk kishte më pak se 16 hane në qytet.
    Ky qytet u bë në mënyrë të veçantë edhe qendër e rritjes së
    ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Në mars 1878 u ngrit shkolla e parë
    që mësonte shqip në Shqipëri dhe më 1891 shkolla e parë shqipe për
    vajza. Zona ishte në trazira gjatë luftërave ballkanike dhe pati dëme
    të mëdha në popullsi dhe ndërtesa, nën shtypjen e lëvizjeve
    iridentiste greke në atë kohë. Korça u pushtua nga forcat greke më 6
    dhjetor 1912. Së shpejti u tërhoqën nga vendimet e Komisionit të
    Kufijve, por u mor përsëri nga ta më 10 korrik 1914. Gjatë Luftës së
    Parë Botërore qyteti u pushtua nga Austro-Hungaria, përsëri nga
    grekët dhe më vonë nga trupat franceze në vitin 1916, që shpallën
    Republikën Autonome të Korçës, njohur kjo edhe nga Greqia, si Korica.
    U vendos, por u rrëzua për shkak se Greqia u hodh në luftë në anën e
    aleatëve; Themistokli Germenji u qëlluan nga një skuadër pushkatimi
    në Selanik. Pushtimi francez mbaroi në vitin 1920, por influenca
    kulturore vazhdoi me Liceun Francez të Korçës. Në vitin 1929 banorët
    e Korçës ishin aktivë në agjitacionin për kthimin e Vidit si monark i
    Shqipërisë.
    Gjatë viteve `30-të lëvizjet punëtore, u rrit shumë shtresa e grupit
    komunist të Korçës; u bë bërthama e PKSH-së. Në vitin 1936, një
    demonstratë e të papunëve u shyp brutalisht nga xhandarët e Zogut dhe
    gazeta liberale e Korçës, "Bota e Re", u ndalua nga qeveria. Në
    Luftën e Dytë Botërore qyteti ishte një pikë qëndrese e lëvizjeve
    partizane dhe pikë e luftës antifashiste. Një demonstratë kundër
    pushtuesve u ndalua nga trupat gjermane në vitin 1943.

    Personazhe të famshëm të historisë

    ( Elita shqiptare e Turqisë )

    Jahja bej Dukagjini

    Është një nga djemtë e familjes së Lekë Dukagjinit, që mund të jetë
    strehuar ose marrë peng dhe është rritur në oborrin e Sulltanit,
    dalluar si ushtarak i zoti. Ka marrë pjesë në luftimet që komandonte
    Sulltan Sulejman Kanuni në Tameshvar (Hungari)

    Osman bej Dukagjini

    Nipi i vezirit hero, Ahmet Pashë Dukagjinit, dhe biri i Mehmet Pashë
    Dukagjinit. Ai ishte dijetar i urtë e punoi si kadi në Stamboll.
    Hartoi veprën biografike "Kaditë e Stambollit"

    Arkitekt Kasem Agai

    Ka lindur në fshatin Grëmsh, të krahinës së Tomoricës. Rininë e parë
    e kaloi në Berat. Pastaj i ati e dërgoi në Stamboll për studime
    profesionale. U bë asistent pranë Koxha Mimar Sinanit (të madh) dhe
    Sedefqar Mehmet Elbasanit. Duke u dalluar në punime arkitekturale, më
    1595 u afirmua arkitekt i pallatit. Më 1622 u bë kryearkitekt. Ka
    ndërtuar JENI XHAMI (Xhaminë e re) të Stambollit dhe ka edhe shumë
    vepra të tjera.

    Kryemjeshtër Mehmet Isa

    Është arkitekt me origjinë shqiptare, një nga kryemjeshtërit e Tyrbes
    së famshme TAXH-MAHAL në INDI. Mehmet Isai kishte lindur në Opar

    Arkitekt Sinan Atik Agai

    Ky arkitekt quhet edhe Sinan Isuf. Megjithëse nuk dihet plotësisht
    jeta e tij, shumë shkrimtarë thonë se Sinan Atiku ka qenë shqiptar,
    edukuar në pallatin osman. Ishte arkitekti që kishte ndërtuar XHAMINE
    FATIH të Stambollit

    Arkitekt Mehmet Sedefqar

    Është marrë nga Elbasani më 1562 dhe u bë nxenësi dhe asistenti i
    Koxha Mimar Sinanit. Bëri studime në Rumeli dhe Lindje të Mesme. Në
    vitet 1597?1598 ai ishte drejtor i përgjithshëm i krojeve të
    Stambollit, ku shërbeu 8 vjet. Më 1606 u bë kryearkitekt, ndërtoi dhe
    zbukuroi mjaft faltore dhe pallate. Kryevepra e tij është Xhamia e
    Sulltan Ahmetit (Xhamia Blu).

    Dedë Ismail Efendi

    Ka lindur në Stamboll, por rrjedh nga një familje shqiptare. Babai i
    tij, Sulejman Agai, ishte shpërngulur nga Elbasani për në Stamboll.
    Kishte blerë një hamam dhe nga ky mbante mbiemrin Kosturi, që e
    shndëroi në Hamamizade (bir hamamxhiu). Këngët e tij u pëlqyen edhe
    nga Oborri i Sulltanit. Më pas atë e emëruan kryemuzikant në Pallat.
    Këngët ishin me karakter popullor dhe hartuar me një turqishte të
    thejshtë. Kënga e titulluar "Fati im i zi, varet te flokët e tua", u
    pëlqye shumë prej Sulltan Selimit. Dede Ismail Efendiu kishte
    kompozuar më tepër se 200 vepra muzikore. Sot kanë mbetur të
    paharruara dhe dëgjohen me kënaqësi, 160 këngë klasike turke.

    Dijetarë të shquar turq, me origjinë shqiptare


    HALIL PASHA BUSHATI

    Poet dhe dijetar

    HUSEIN QAMIL BEJ TEPELENA

    Nipi i Ali Pashë Tepelenës, poet, ka vepra të botuara dhe rreth 15
    dorëshkrime.

    SELIM SIRRI PASHA

    Nipi Ali Pashë Tepelenës, poet lirik i dalluar

    MUSTAFA RESHIT SALIH PASHA

    Lindi në Janinë, biri i Vezir Mehmet Aqif Pashës. Kishte hartuar
    poema filozofike.

    HASAN HAKI PASHA

    Ka lindur në Shkodër dhe padishahut i qe paraqitur me petka
    shqiptare. Shërbeu si zëvendësvali

    NUMAN MENEMENXHIOGLU

    Diplomat i dalluar, shërbeu si ambasador në Paris në fillim të Luftës
    II Botërore. Deputet gjatë viteve 1955-1956 dhe 1957-´58.

    TURHAN PASHA

    I lindur në Janinë, diplomat dhe burrë shteti. Në kohën osmane
    shërbeu si ambasador në Vjenë, Moskë, Madrid etj. Pas Luftës I
    Botërore mori pjesë në qeverinë shqiptare. Në Konferencën e Paqes,
    mbajtur në Paris më 25 shkurt 1919, mbrojti të drejtat shqiptare,
    duke bashkëpunuar me shumë delegacione të diasporës shqiptare

  12. #692
    i/e regjistruar Maska e pukjani
    Anëtarësuar
    21-03-2010
    Postime
    45
    me sa di un pjesa ma e madhe e banorve t Kosoves e ka origjinen nga fiset e Pukes,Malksise t Mbishkodres,Tropojes ,Dukagjinit e Mirdites

  13. #693
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Nga arkivat e kryipeshkvise metrpolitane shkoder........
    Kah viti 1737 simbas rregjistrit te pagezimit shkrue nga Imzot Pal Kamsi, ateher meshtar e famullitar i Shkodres, familjet katolike qe banojshin ne qytet ishin kto:
    Abrashi, Ashiku
    Babi, Belbaqori, Banda, Bardhi, Bashi, Batuçi, Beltoja, Berdica, Bjanki, Bibashi, Bobozi, Bojaxhia, Boriçi, Bushati
    Çapaliku, Çarkaxhia, Çeka, Çoba, Çobani, Çobi, Çurçia
    Dajçi, Daka, Dashi, Dergudha, Dengilaj, Deniva, Demiri, Dika, Dobraçi, Doda, Dodmasej, Drita, Dukagjini, Dushi
    Ejlli, Engjelli
    Galigadi, Gavoci, Gega, Giadri, Gici, Gjota, Gjata, Gura, Gjeçi, Gjeloshi, Gjergji, Gjinaj, Gjika, Gjonlala, Gjini, Gjura, Gjurashi (Gurashi), Gozzi (Gjoci), Grashi, Gruda, Guga, Gurakuqi
    Hoti, Hysenaga
    Junki
    Kabashi, Kakarriqi, Kalamashi, Kamsi, Kasneci, Kazazi, Kazena, Kiçi, Kodheli, Koleci, Komani, Kovaçi, Kosmaçi, Krajli, Kraja, Kranja, Krroqi, Kujxhia, Kukli, Kurti
    Lala, Lazri, Leka, Leniqi, Lezhëi, Lindi, Linëza, Logoreci, Lozani, Luka, Lufi, Luli, Llupi
    Marashi, Marjani, Marini, Markiçi, Marku, Matrishi, Mazi, Mazrreku, Malgushi, Memi, Mesi, Midha, Mjeda, MIda, Misloci, Mosli, Muzhani
    Ndoja, Negri, Nënshati, Nikaj, Nikanji
    Paci, Pali, Parruca, Preçi, Pema, Pepa, Pici, Pjetrushi, Pilota, Pistoli, Plauti, Prendçi, Prendanji, Prifti, Pulti
    Radoja, Radovani, Ramadani, Reçi
    Saçi, Saraçi, Sardari, Serreqi, Shahini, Sheldija, Shestani, Shiroka, Shkreli, Shpori, Shkjezi, Sina, Simiçija, Simini, Simoni, Sinadini, Spathari, Stani, Suma
    Tedeskini, Todri, Topalli, Troshani, Toksi, Tuzi, Vakanji, Valanji, Vala, Vasa, Vasija, Vata, Vala, Vjerdha, Vladanji, Vuçi, Vuka, Vukashini
    Zadeja, Zanji, Zorba, Zojzi, Zuz .familjet ma te vjetra shkodrane jane :
    Kotrri
    Borici
    Kiri
    Caku
    Dibra
    Gushta
    Preza
    Boshnjaku
    Zaganjori
    Myftija
    Omari
    Bushati
    Akshia


    . fisi kotrri, dhe dokumentat qe flasin se ky fis ka me teper se 800 vite ne shkoder, pra eshte nder te paret qe populluan shkodren. edhe fisi Borici eshte shume i vjeter.i .

  14. #694
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    619
    Ka gojedhena se fisi Morine ka ardhur nga territori i Malit te Zi ose Sanxhakut, kurse eshte edhe nje gojedhene tjeter se ky fis ka jetuar i shperndare nga lugina e lumit Lim, ne qafe te Morines mes Gjakoves e Tropojes dhe ne qafe te Morines mes Prizrenit e Kukesit , prej nga jane shperndare. Vete origjina e disa nenfiseve te Mirdites nga fisi Morine dhe gojdhenat qe ende ruhen se ata kane ardhur ne Mirdite nga zonat prane Gjakoves mund te jap disa te dhena interesante.
    A din kushe me teper per fisin Morine , origjinen dhe barqet e ketij fisi.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  15. #695
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Rrjolli në fokus
    Përgatiti: Ndue BACAJ, Gazeta "Malësia", mars 2001

    Në tërësinë e grupit të bajraqeve të rranxave të Malësisë së Madhe (Mbishkodrës) bën pjesë edhe Bajraku i Rrjollit, ku për nga numri nuk është i madh, por për nga historia e lashtësia e tij. madje për nga qytetërimi e zhvillimi mesjetar ai padyshim zë vendin e parëjo vetëm në tëresinë e M. Madhe, por zë një vend të rëndësishëm në krejt Ilirinë.


    Sipas gojdhënave, emrin Rrjoll, ky bajrak apo fis (siç quhej parabajrakut, shek. XVII.) e ka marrë nga vetë lumi i dikurshëm i rrjollit (sot më shumë përrua), ku që herët gjindet si emër latin Rivulus, pra emërtim i kohës Romake. Emërtimet janë të hershme, por lidhen edhe me emërtimin e kështjellës Ballexa e Rrjollit, ku padyshirn ka qenë një pikat më të rëndësishme, nga lu komanohej zhvillimi i jetës për vetë Rrjollin, por për krejt Malësinë e Madhe, pse jo edhe Shkodrën. Për të parën herë dokumentohet kjo kështjellë në dokumentet e vitit 1062, më vonë në ato të vitit 1067, por përsëri e gjejmë në ato të viteve 1200, 1347 e deri në vitin 1688, ku gjindet jo vetëm një hartë e kohës, por edhe materiali më i bollshëm i kështjellës.





    Në vitet 1416 - 1417 në kadastrin Venecian pershkruhet më saktë emri Rrjolli dhe një "Villa Clamanda Riola", pra bën f]alë për një kështjellë të rëndësishme të Rrjollit. e cila padyshim është ajo e Ballexës. Në këto dokumente flitet se Villa Clamanda Riola kishte 11 shtëpi, por nuk jep saktë numrin e përgjithshëm të banorëve të krejt Rrjollit, por më vonë sq2aron se po këtu në Kështjellë banonin 25 familje në qytezë, madje thuhet se 30% e banorëve të qytezës (Ballexës) ishin priftërinjtë, ndoshta bëhet fjalë edhe për murgj. Rreth vitit 1450 shënohet se në këtë qytezë kishte 350 bujq. Mbiemrat e banorëve të Rrjollit (që sigurisht si qendra e rëndërsishme e tij ishte Ballexa) mbizotëronin mbiemrat e familjeve Aleks Mullisi, Pali i Ballexës e mbiemra të tjerë zejtarësh.

    Sipas gojëdhënave, Kështjellën e pat rindërtuar ushtria e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) para një beteje antiturke, që quhet beteja e Kirit. Po sipas gojëdhënave, kjo kështjellë priti vetë Skënderbeun, që për nder të tij ranë fuqishëm këmbanat e kishës së Shën Gjergjit të Ballexës, që thuhet se u dëgjuan deri larg në fshatrat e Krajës. Kjo pra tregon për rëndësinë që kishte në luftën kundër osmanllinjve Malësia e Madhe, por edhe Rrjolli me vetë pozitën gjeografike dominuese, si dhe me vetë zhvillimin e kësaj treve, ku shpesh flitet se këtu preheshin pará (lekë), e prodhohej barut. Duhet theksuar se pas pushtimit Turk, kjo kështjellë thuajse u shkatërrua, aq sa këtu banonin vetëm 4-5 familje. Për kështjellën e qytezën e Ballexës, sipas gojëdhënave flitet se shërbente si vend që mblidheshin të gjithë burrat e mençur të Malësisë së Madhe për të organizuar besëlidhjet e tyre, e vendi ku takoheshin quhej Çang, ku edhe sot e kësaj dite, malësorët e quajnë këtë "Kështjellë", "forca e Lekëve" (shqiptarëve Verior".

    Edhe në kohën e Balshajve, kjo kështjellë ishte përdorur si vend strehim. Sot në Rrjoll është një lagje, po me emrin Çangaj, çfarë tregon për vazhdimin e jetës Shqiptare, e pse jo në këtë vend mund të jetë derdhur këmbana e kishës në vitin 1465, që peshonte 155 kg, e cila në gjuhën e vjetër quhet edhe Çangë.Mendohet se në vitin 1685, këtu ka jetuar për disa kohë edhe Pjetër Bogdani, autori i "Çeta e Profetëve", ku edhe sot ruhet toponimi 'Shpella e Bogdanit' ose 'Shpella e Priftit'. Në Rrjoll ka pasur një qytetërim të pashoq e që ka lulëzuar në mesjetën e hershme e deri ato të Lezhës, Durrësit e Drishtit etj. Rrjolli ka qenë i përmendur për mullinjtë e tij të shumtë e modernë për kohën, ku përmenden mbi 40 mullinj. Këtë fakt e vërteton më së miri edhe mbiemri Mullisi në shumicë.

    Madje në Rrjoll gjindeshin Valanicat që përgatitnin shajakun, me të cilin bënin veshjet e tyre. Në një dokument të vitit 1881 thuhet se Rrjolli ishte bajrak në vehte me 163 shtëpi e 1310 banorë, ku të gjithë ishin katolikë, çfarë tregon për qëndresën e pashoqe ndaj hegjemonisë së islamizmit të dhunshëm që na importoi pushtuesi shumë shekullor Osman. Në vitin 1897 kishte 1530 banorë, si dhe bylykbashin e tij në gjykatën e Xhibali Shkodër.

    Për prejardhjen e Rrjollit ka shumë Hipoteza, mendohet që ata që janë të ardhur nga Kuçi (shqiptarë). Në një dokument Osman thuhet se bajraktar ka qenë nga fisi katolik i Kokajve, por duke qenë aleat me kryengritësit Dervishajt e Shkodrës kundër Vezirit, u zëvendësua me një musliman nga Kurtajt.

    Toponime, Rrjolli ka pasur edhe në zonat fushore të Shkodrës, afër Bunës (Bojana), ku kishin kullota dimërore Rrjollasit, ku më vonë disa mbetën atje përgjithmonë. Ka toponime Riola edhe në Greqi në Patras ndërsa në Itali, në Siçili ekziston një numër i madh familjesh me mbiemrin Riolo, çfarë tregon për lëvizje të mëdha të kësaj popullsie gjatë shekujve e rrebesheve të ndryshme që i përshkuam. Konkretisht le të shohim disa fise që trashëgohen në dokumentacionet e hershme: Dara Vëllazëri e Rrjollit që shfaqet në vitin 1541, mbiemri zgjerohet e ruhet mes shqiptarëve edhe sot në Siçili, Itali madje edhe në Greqi. Në këtë vit thuhej se ka pesë gjymtyrë (degë), por në një dokument më të hershëm, atë të vitit 1416- 1417, kishte në Rrjoll një fshat me të tillë emër me 11 shtëpi. Dodajt Vëllazni me një shtëpi, vendas (autokton), por edhe të ramë në Muriqan e Kçirë. Keqanajt Vëllazëri me tre shtëpi autokton, por kishte 15 shtëpi me këtë mbiemër e lidhje gjaku në Pejë. Kjo ndoshta lidhet mbasi atje kishte një kullosë dimërore që zotëronin e përmendet në vitin 1416-17.

    Toskajt Vëllazni me mbiemër të tillë, i cili bëhet i njohur me një Nika të përmendur në vitet 1532 - 1540. Toskajt janë autoktonë dhe kemi toponime të tilla edhe në pjesën jugore të Shqipërisë, por edhe në Greqi etj. Vitajt Vëllazëri me tre shtëpi në Rrjoll (edhe në vitin 1940). Për këtë familje flitet që në vitet 1416 - 17, si familje e fuqishme dhe e frekuentueshme, me emrin Vita. Në dokumente të Venecias flitet për besnikëri ndaj sunduesve Venedikas, ku në veçanti dalin emrat Miali Viti... (autokton).

    Çokajt. Me prejardhje vendas (autokton), me emër në Rrjoll që në mesjetë, ku thuhet se kjo vëllazëri ka 5 shtëpi, madje nga kjo vëllazëri ka edhe në Orosh (Mirditë). Çangajt. Vëllazëri e fis autokton, madje një lagje e fuqishme e Rrjollit dhe kryeqendra e herëshme e tij, ku siç e theksuam edhe më sipër edhe sot trashëgon emrin. Gjithsesi Rrjolli është një ndër muzetë e gjallë që rrezaton shqiptari të pashoqe, madje ai është i pazëvendësueshëm për nga vlerat arkeologjike e historike, ku ruhet e padëmtuar e shkuara shumë e civilizuar jo vetëm e Rrjollit, por e krejt shqiptarisë, për të cilën shteti ka punuar e investuar tepër pak, kur në fakt duhej ta shpallte ndoshta edhe Monument të rëndësishëm të vetë ekzistencës së Shqipërisë.

    l
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  16. #696
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Tema të tilla na duhen.

  17. #697
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Toplica eshte krahine shqiptare ne juge te
    Serbise. Në ditet e sodite pjese te kesaj krahine quhen me emra te ndryshem si: Lugina e Presheves, Kosova Lindore etj.[1] Kjo krahine perbehet prej me shume se 400 fshatra e qytete të cilat ishin të banuara me shqiptare. Serbia me perkrahjen e Rusise ben okupimin e ketyre trojeve rreth viteve 1878-1881. Okupimi shoqerohet me dhune dhe terror. Shqiptaret ndiqen, vriten e masakrohen. Ata që arrijne te largohen i shpetojnë masakrës serbo-ruse. Një numër i vogel i tyre arriten te shpetojne duke ikur në Kosove. Historianet thone se dikund rreth 90000 shqiptarë vendosen ne Kosove. Për ta mbajte gjalle historine dhe me shprese se ata nje dite do të kthehen në vendin e tyre ata marrin për mbiemer të ri emrin e fshatit, qytetit prej nga vinin. Por qka ndodhi me të tjeret te cilet iken ne drejtime tjera si drejt Shkupit, Sofjes e Rumanise nuk dihet. Keshtu sot ne Kosove kemi mbiemrat siq janë Bllaca, Bajqinca, Konjusha, Konjuhi, Perbeza, Pllana, Qyqalla, Restelica, Teverlani(Gashi),Gerguri,Kongjeli,Gajtani,(Sopi) etj. Të cilet jane emertime te vendbanimeve shqiptare ne Dardaninë Lindore. Vendbanime në te cilat sot nuk jetojne shqiptaret sepse ata qe nuk arriten te largoheshin u vranë e u masakruan nga forcat ruso-serbe.Prej Toplice jan te parete e mi qe ika debuar shkau nate kohe.

    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1270554937


    http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1270554937
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 06-04-2010 më 07:52

  18. #698
    i/e regjistruar Maska e princi molos
    Anëtarësuar
    16-05-2010
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    7

    Exclamation piramidat ne bosnje

    nuk e di nqs dikush e ka degjuar apo lexuar prej jush por kohet e fundit ne bosnia jane ubzluar disa piramida.a to jane te mbuluara nga myshku dhe barerat po nje ekip nderkombetar arkeologesh po nxjerrin ne drite disa pjese te tyre dh e habia me e madhe eshte se ato jane te periudhes parahelene dhe dy prejyt re jane me te medha se vete ipramida madheshtore e gizes. do te doja te dija mendimin tuaj nil edhje me kete gjetje sepse siguriths nuk mund te mos kete lidhje me iliret.

  19. #699
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Kjo teme esht e hapur per Piramiden para pese vjetesh. http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=56251

  20. #700
    i/e regjistruar Maska e princi molos
    Anëtarësuar
    16-05-2010
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    7

    Cool

    me vjen mire qe jeni i informuar sepse une kam 5 vjet qe e studioj. mgjth, cfare dini ju ne lidhje me te?

Faqja 35 prej 45 FillimFillim ... 253334353637 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  4. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  5. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •