Per zhvillim të këtì mendimit po na kandet me qitë nji tekst të Pouquevillë-it[9] permî Trake e Sapaj: “Thrakja, mbas të moçëmve, shtrîhej prej prendimit kah të lèmit — ç’prej të lemit Strimonit e deri në Euxinus, — prej verit kah jugu — ç’prej malit Haemus e deri në dedë Aegeues; e ishte e dame n’Odrisia a piesë malore, e në piesë bregore a Sapea.” E mâ poshtë: “Ana e Sapajve kish mbetë e lìr, kuer Seuti II u duel zot tagreve të veta mbretnore n’ato vise. Mbassi u çpalli luftë Sapjave, rà më nji gjêje të ngushtë.
Amadoku ndoq Medokun kah vjeti 390 p.K., e kà gjasë se e mbajti fronin deri në 380, persè Koti I qi hypi në 356, mretnoj 24 vjet.
Mbas Seutit II e xûe fronin e Thrakes Koti II, nji farë i mârrit i kunoruem, qi u dha, si patem thânë, mbas dashtunís së Minervës...”
Në ket tekst, posë se n’a paraqiten Sapajt si popull, n’a del edhe emni Kotë të cillin na e kena në popull t’onë. Ky emen, mandej, nuk dàn se âsht tjetër veç emni Kotys, qi e paten 30 mreten trakë[10]. Edhe ket na e kena , persè n’a e ka ruejt gojdhana e Malcìs më nji kangë të hershme lahutet, e cilla fillon:
“Kuer u bâ Kotuzi ndand vjeç
Aj ndand vetë në mejdan i kà pritë,
Aj ndand drume kà zaptue,
Aj ndand shehre tuj urdhnue, etj.”
Një Kotys, mret thrakësh, këndon, pra kanga popullore shqyptare; se këndon nji Kotys, e kà emnin në tê; se këndon nji mret, udob merret vesht, kah thotë: “urdhnon shehre”; se ky Kotys kje mret thrakësh, del në shesh, persè vetun në Thrake gjêjm mreten me ket emen. Si ka hî, mandej, kjo kangë në popull t’onë, nuk mund të zhvillohet ndryshe, veç tuj thanë se kush e këndon, e pat trashigim prej të parëve, të cillët kënduene kreshnìt e mretit të vet.
Krijoni Kontakt