Close
Faqja 2 prej 43 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 851
  1. #21
    SHKOZA
    Antarsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Mosha
    40
    Postime
    607
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Jam shume i ineteresuar rreth origjines se fiseve shqiptare sidomos atyre te veriut dhe kjo teme me ineteson shume. Ne Kosove edhe sot e kesaj dite pjesa me e madhe e popullesise shqiptare te Kosoves e dine shume mire fisin te cilit i perkasin. Biles edhe tani sidomos ne zonat rurale dhe ne shumicen e familjeve tradicionale ne nje forme apo tjeter respektohen origjina fisnore . Sidomos edhe sot e kesaj dite nuk pelqehen ose edhe ndalohen martesat mes fshatrave te te njejtit fis. Gjithmone flitet per dymbedhjete fiset shqiptare , por kuptohet se ka shume dilema se cilat jane fiset kryesore dhe cilat jane nenfiste, vllazerite ( apo barqet ) . Edhe ne literaturen dhe studimet rreth fiseve shqiptare te veriut ka ndarje te ndryshme . Me duket se ndryshon ndarja e fisve kryesore sipas gojedhenave nga Malesia e Madhe (Mbishkodres) dhe ajo qe i behet ne Malesine e Gjakoves ( Malesine e vogel ). Une jame inetersuar dhe kam pyetur shume pleqe sidomos ne regjionin e Llapushes, Drenices dhe Dukagjinit dhe ndarjen e fiseve shqiptare e bejne ne kete menyre :
    1. Fiset e Malesise :
    1.1 Kuqi
    1.2 Kelmendi
    1.3 Kastrati
    1.4 Hoti
    1.5 Shala
    1.6 Krasniqja
    1.7 Gashi
    1.8 Bytyqi
    1.9 Thaqi
    1.10 Berisha
    1.11 Morina
    1.12 Mund te jete Shkrreli, Shoshi ose Helshani
    Shkrreli me sa kam lexuar paraqitet ne disa vende si fis ne vete ai nga pleqet ne Llapushe nihet si nenfise i Kelmendit . Gruda poashtu nuk eshte fis por nje krahine etnografike me popullesi me origjine nga disa fise. Pjesa me e madhe e Merturit siq thuhet jane Krasniqe por ka edhe Shale . Pjesa me e madhe e popullesise se Mirdites sidomos e Fandit jane me fise Bytyq. Poashtu edhe nenfiset Kryezi dhe Sope jane vllazeri te fisit Bytyq . Ne Kosove ne disa vende ka dilema per Helshanin por shumica e pleqeve te intervistuar thone se Helshani nuk eshte fis. Zogajt ne Malesine e Gjakoves, ne Kosove dhe pjesa me e madhe e treves se Matit jane me origjine nga fisi Thaq.
    Une jame me fis Bytyq dhe kam deshire te dije me teper per kete fis .
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  2. #22
    SHKOZA
    Antarsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Mosha
    40
    Postime
    607
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Ne librin shume interesant ,, BYTYQI" te cilin ma dhurroj autori Adil Kaloshi nga Viliqi i Bytyqit, mesova edhe shume gjera tjera. Ju kisha preferuar qe ta blini kushedo qe eshte i interesuar per fiset shqiptare e sidomos per fisin Bytyq. Nga studimet e hollesishme te tij qe i kishte bere ai kishte ardhur ne konkludim se fisi Bytyq dhe fisi Gash jane jane pasardhes direkt te fisit ilir Varohej qe paskan jetuar ne rajonin e grykes se Rizonit ( Kotorrit ), prej nga paska dalur edhe mbreti Bardhyl i Enkelejve i cili paska qene qymyrgji dhe paska arrite te rrezoj mbretin Syrra dhe te behet mbret i Enkelejve.
    Te paret e fisit Gash qenkan marre me perpunim te metaleve dhe nga fjala Gac ka evoluar edhe fjala Gash. Nje pjese e tyre qe qenkan marre me tregtimin e tyre paskan filluar te quhen te bardhe dhe nga keta vjen nenfisi te bardhet e Gashit. Te paret e Bytyqit qenkan marre me punimin e eneve prej balte , pra me poqari dhe emri Bytyq paska rrjedh nga nje fjale ne arumanishte Butiq qe do te thote Poqar. Sipas ketij autori gjate gjithe historise ku ka pasur Gash ka pasur edhe Bytyq te lidhur profesionalisht , por edhe permes aleancave te ndryshme. Keto dy fise jane perhapur neper vise te Shqiperise veriore dhe lindore si ne Misin e Rodonit, Shkrrel, Koman, Kqire e Puke, Bytyqin e sotem, Has, Llapushe e ne tere Kosoven e Iliriden. Keto dy fise se bashku edhe me ndihmen e Begollajve te Pejes qe jane me fis Gash dhe Kryezijve te Gjakoves qe jane nenfis i Bytyqit , paskan arritur te largojne fiset e mehershem ne zonat e sotme te Tropojes Thaqin dhe Skirdonet.
    Te paret e fisit Bytyq kane kontrubuar ne kulturen e Komanit dhe Shkrrelasit jane nje fis i ardhur nga Dana e Delit qe duhet te gjendet diku ne Kroaci te cilet pastaj jane asimiluar ose vellazeruar me Bytyqet e vjeter , prej nga jane dalluar nga fiset tjera si fise te aferta. I pari i fisit Bytyq paska ardhur nga Bytyqet e Buzhales nga Komani i qujatur Leke Bytyqi i cili paska pase tre djem: Vilin, Biben dhe Karlin ose Kralin. Ai e paska varrin diku mbi Viliq dhe i paska udhezuar djemte e vete te pronesojne luginen e sotme te Bytyqit. Vili djali i madh paska shkuar ne drejtim te Prizrenit , kurse Biba dhe Karli ( Krali ) paskan populluar kete lugine. Nga ketu eshte po e njejta gojedhene ashtu siq e kam shkruar postimin per origjinen e familjes sime. Biba i ka pase tre djem , kurse Karl (Kral ) Leka vetem nji . Per shkak se Karli paska qene shume luftetar i madhe dhe paska rene ne kundershtim me turqit paska luftuar bashke me gruan e tij te pare ai nga populli eshte quajtur me emerin pergedheles Kral dhe nga Turqit Kara ( i zi, armik ). Ai paska lene nje djal qe per nder te vellaut te madh ia paska lene emrin Vil. Ketu vazhdojne te njetjat te dhena siq i kam pershkruar me heret ne postimet e mehershme.
    Megjithese kjo teori eshte shume me e kompletuar me dokumente dhe eshte shume atraktive, te ju them te drejten ende kam pak dilema sa i perket lidhjes Shkrrel - Bytyq , pasi qe boterisht te gjitha fiset tjera sikurse edhe pjestaret e fiseve Shkrrel dhe Bytyq i qujajne te te njejtes prejardhje keto dy fise te cilat edhe sot e kesaj dite ne vendet rurale nuk lidhin martesa. Pastaj qeshtja e poqarise si profesion shume percaktues pak me duket e egzagjeruar , kur kemi parasysh qe keto dy fise dalloheshin shume si fise malsore dhe blegtoresh.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  3. #23
    Religjion = Politik Maska e Zu_s
    Antarsuar
    02-05-2006
    Postime
    1,682
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Citim Postuar m par nga Eni Lexo Postimin
    Per Kastratin ekziston nje version i preardhjes se fisit prej Krsto-s, por hidhet dhe mendimi se themeluesi i fisit mund te kete qene nje fare, Detali (Delti, Dedli) Bratoshi, i cili ne gjysmen e dyte te shek.XV, se bashku me djemte e tij (Ivan, Nar, Gor, Jer, Gion, dhe Ali) emigroi ne zonen e mevonshme te fisit. Aty , tok me te lindurit e rinj (Pietrovi, Tutovi dhe Pelai) jetonin ne nje shpelle. Banoret e meparshem te zones, u larguan, ne pjesen me te madhe te tyre, dhe mqs familjet e djemve u shtuan shpejt, u detyruan ta ndanin token ne tre pjese : pjesa e pare i ra familjes se Aliut, Gorit dhe Jerit, pjesa e dyte i kaloi familjeve te Palit e Ndokes, kurse pjesa e trete asaj se Ivanit.


    marre nga libri i Karl Kaser "Familie und Verwandtschaft auf dem Balkan" (Familja dhe farefisnia ne Ballkan)
    perktheu nga gjermanisht, Eni.
    Kastrati - Kastrioti

    Kastrati - Krsto

    cila ?
    Oculus non vidit, nec auris audivit

  4. #24
    SHKOZA
    Antarsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Mosha
    40
    Postime
    607
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Te dhena te nxjerrura nga libri ,, BYTYQI " i autorit Adil Kaloshi

    Fisi Thaq eshte nje nga 12 fiset kryesore te Leke Dukagjinit me nje shtrirje jo vetem ne Puke , por edhe ne Mirdite, Zadrime, Shkoder dhe Kosove. Per historine e ketij fisi te madh ka dhe disa gojedhena te ndryshme , qe e qojne hershmerine e tij deri ne shek. XI dhe e mbajne veten 33 breza me Murr Detin legjendar. Mendohet se nje degezim i fisit Thaq ka levizur nga Tuzi ne lindje te Alpeve , ne thellesine e tyre veriore, kaluan neper Pult, Shllak,Dri , Berishe , Fushe Thaq ne Puke ), ne Kryezi e zbriten ne Iballe te Pukes. Sot ne Puke fisi Thaq shtrihet ne Bugjon, Flete, Kulumri, Arst, Trun. Xathe, Miliska, Sakat dhe ne Iballe si ne Fierze, Mzi etj. dhe perfshihej ne Bajrakun e Bugjonit te Iballes. Ne Puke fisi i Thaqit eshte i perzier me disa fise te tjera. Fisi i Thaqit eshte i perhapur me te madhe shume edhe ne Kosove, i cili mund te jete nder fiset me te perhapura qe eshte i lidhur ne origjine te njete me pjeset e fisit Thaq te perhapuar ne Puke, Dukagjine, Mat edhe me tej.
    Mendohet se pikerisht nga Thaqi i Kosoves , nje degezim i tij , i ardhur ndoshta prej rrethinave te Gjakoves , u vendosen ne Shipshan, Berishen e Brigjeve e ne Has , pasi larguan fisin Scirton. Fisi Thaq sipas disave mendohet se eshte pasardhes i fiseve ilire te Maqedonise se lashte . Ata rreth shek. XII sulmuna dhe arriten te perzene fisin ilir Scirtonet nga lugina e Zogajve ne Bytyqin e sotem dhe te kishin nen kontroll perveq Pukes edhe zonen e Bytyqit dhe Gashit te sotem. Ne shek. XVI Gashi me Bytyqin , ne aleance midis tyre , me ndihmen e Begollajve te Pejes e te Ahmet Bej Kukut e larguan fisin Thaq nga kjo zone , i cili u rikthye ne Kosove, kurse nje pjese e ketij fisi qendroj ne Has. Gjithashtu edhe nenfisi Kabash, Zogaj dhe Helshan jane pjese e fist te madh Thaq.
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  5. #25
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,373
    Faleminderit
    1
    0 falenderime n 0 postime
    Ndoshta sekreti i fiseve shqiptare fshihet ne arkivat e Vatikanit dhe Stambollit....
    Toponimet e maleve tona ruajne nje pjese te sekretit te madh.
    Sukses ne kete pune pionere..!

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Antarsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,840
    Faleminderit
    0
    4 falenderime n 4 postime
    Per fisin e Kabash esht i pari ne Krahinen pukes dhe i treti nder 12 fiset e lek dukagjinit sipas te dhenave shkencore te Gazullit prejardhja e kabashve esht nga Nishi Gazulli bron mendimin se "gazulloret"me fis prej Lushajsh te Kabashit te Pukes thon se jan te ardhur prej Nishit" Dhe hedh iden se emri Kabash na qon te qyteti Trak Kabesos dhe lidh ate me fisin e moqum trak te BesevetAfer Nishit ne shekullin e IV te e.r. dhe toponimi kabash esht fjal autoktone Iliro-shqiptare, qe ka kuptimin e enes se ujit ose gota gjysme liter e ujit dhe te nji vendi me uj te bollshem.

  7. #27
    SHKOZA
    Antarsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Mosha
    40
    Postime
    607
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Pajtohem plotesishte me ate qe ke postuar Fegi, sepse kam lexuar per kete edhe me heret . Poashtu kam degjuar edhe per nje teori se i pari i Kabasheve ishte nje Kabashilla nje princ aristrokrat. Megjithate dua te shtoje diqka qe thuhet dhe permendet ne Kosove per kete fis ose nenfis .
    Kabashet ne Kosove me sa dije nuk jane pranuar si fis por si nenfise i Thaqit. Ka edhe shume gojedhena ku Kabashet edhe pse jo i pranuar si fis kane luajtur nje rol te rendesishem . Thuhet kur jane mbledhur pleqet e fiseve tek Lisat e Zojzit, vend ku mblidheshin burrat e fiseve dhe vendosnin per gjerat e rendesishme, pa ardhur edhe Kabashi nuk kishin mundur te vendosin dhe Kabashet e quanin veten fisi i 13 -te .
    Kabashi i vendit, siq nihet ne Kosove, nje fshat ne malet mbi Prizren qe nuk banohet me, por qe banoret e Kabashit kane zbritur ne fshatin Korishe me rreth 800 shtepi ne kilometrin e trete te rruges Prizren-Prishtine tregojne per origjinene e tyre. Ata mendojne se dy vellezerit Ahmeti dhe Zeneli kane ardhur nga Kabashi i Pukes dhe jane vendosur ne Kabashin e Prizrenit. Sipas pleqeve i pari i Kabasheve paska ardhur nga Gjirokastra ne Kabash te Pukes dhe nga ajo farefisni dy vellezerit e lartepermendur paskan shtegtuar mbi Prizren. Nje tjeter qenka vendosur ne Kabash te Vitise me te cilet deri vone jane ftuar ne dasma e vdekje si shoke te fisit . Pasi jane ndare Ahmeti paska marre anen lindore te fshatit ( rrezen ), kurse Zeneli anen jugore ( hijen ). Nga Ahmeti rrjedhin lagjet : Ahmetaj, Ukaj, etj, nga Zeneli lagjet Ukimeri, Muqaj etj. Me vone ketu paska ardhur edhe nje fande i cili ishte pranuar nga vellezerit dhe nga ai sot jane lagjja Dakaj. Perveq ketyre lagjeve eshte edhe nje lagje Bobaj , por nuk jam i sigurte a eshte nga nje nip apo eshte e njerit nga vellezerit. Me mbiemrin Kabash ne rajonin e Prizrenit gjejme edhe disa lagje ne Krushice dhe Studenqan te Suharekes , por qe nuk kane fare lidhje me Kabashin e vendit por e indentifikojne veten si pjestare te fisit Thaq .

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  8. #28
    SHKOZA
    Antarsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Mosha
    40
    Postime
    607
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Me intereson shume te dije edhe per fisin Morine. Per origjinen e fisit Morine sipas nje varianti kam degjuar se te pare e ketij fisi kane zbritur nga Mali i Zi , ndoshat nga nje fshat ne luginen e Plaves qe edhe sot quhet Murine. Eshte edhe nje variant tjeter se ata kane zbritur diku nga Piperi i Malit te Zi ose edhe Kuqi. Gjithashtu ka edhe gojedhena te tjera te cilat tregojne se ky fis shtrihej nga Mali i Vizitorit dhe Komovi pergjate lugines se Plaves dhe ne te dy anet e kufirit te sotem shqiptaro - shqiptare deri ne malet e Koritnikut . Pergjate kesaj zone , sidomos ne rajonin e Rekes se Keqe, Hasit dhe Lumes gjeme shume makrotoponime ose mikrotoponime qe lidhen me kete emer. Po ne kete zone kemi dy fshatra qe edhe sot e kesaj dite quhen Morine dhe shume lagje te fshatrave te kesaj zone jane me fis Morine.
    Ketu vlen te shtohet edhe nje gojedhene qe nje pjese e mire e banoreve te Mirdites jane me fis Morine dhe ata thuhet se kane ardhur diku nga nahija e Gjakoves , perkatesisht zona e Rekes se Keqe dhe Hasit. Poashtu eshte edhe nje gojedhene se te paret e Mirdites kane ardhur diku nga Liqeni i Ohrit . Sot neper te gjithe Kosoven mund te gjeshe shume banore te fisit Morine dhe eshte edhe nje fshat ne Drenice qe e ruan emrin Morine.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  9. #29
    Follow the Light Maska e presHeva-Lee
    Antarsuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    toka e shqiponjave
    Postime
    1,023
    Faleminderit
    0
    2 falenderime n 2 postime
    a din naj kush gjo per fisin "SOP" ?
    Krenohem qi jom Shqyptar e Musliman

  10. #30
    SHKOZA
    Antarsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Mosha
    40
    Postime
    607
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Po me sa dije Sopi eshte nenfis. Se paku si nenfis nihet ne trevat e Kosoves . Ne disa variante te numrimit te fiseve Sopi na del edhe si fis. Kam degjuar per dy variante , nje variant se Sopi ose Sopajt jane nenfis i Thaqit dhe tjetrin variant se ata jane nenfis i Bytyqit. Me shume besoj se jane nenfis i Thaqit .

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  11. #31
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    16-05-2009
    Postime
    21
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    A ka fis Muhaxher?!...dhe nse nuk ka!...t cilit fis duhet te takojn keta muhaxher?!

  12. #32
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Antarsuar
    03-05-2008
    Postime
    293
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Shume interesante tema.

    Nje kusheri i im qe jeton ne Norvegji, ka takuar disa nga kosova qe kane te njejtin mbiemer dhe qe pretendon te kete te njejten origjine me fisin tim bazuar ne historine e prejardhjes se familjes se tij te trasheguar. Kjo histori me ka ngjallur personalisht shume interes per kete c'eshtje, nder te tjera sepse jemi fis shume i madh dhe se dyti per peshimin e varjanteve apo dallimeve qe mund te tregohen per historine e fisit tone nga ato qe jetojne ne shqiperi dhe ato qe jetojne ne kosove. Fatkeqesisht, nuk me eshte dhene mundesia te takoj dike qe eshte nga ajo zone ne kosove.

    *Korrigjim, nuk quhet shkrrel, por shkrel dhe eshte nje nder malet e malsise se madhe (mbishkodres).

    Disa vepra qe do ju sugjeroja per keto zona jane; Lahuta e Malcise, dhe vepra te Marin Sirdanit
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Antarsuar
    18-05-2009
    Postime
    469
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Citim Postuar m par nga Pelasgian Lexo Postimin
    Eni,

    A kishe mundur te me besh nje sqarim te ngjajshem per fisin Kalash.

    Nese jo diqka konkrete atehere se paku per kohen e tashme. Ku jetojne etj.

    Me nderime
    kalashet jetojn ne avganistane qe nga 230 para krishti thuhet se ushtrija e aleksandrit ose nje pjese e tyre mbeti atje gjate fushatave luftarake

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Antarsuar
    18-05-2009
    Postime
    469
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Citim Postuar m par nga xxSamirxx Lexo Postimin
    A ka fis Muhaxher?!...dhe nse nuk ka!...t cilit fis duhet te takojn keta muhaxher?!
    Ne turqishte muhagjer jane refugjate dhe muhagjeret sote jan me prejardhje nga sangjaku i nishit dhe jan te gjitha fiset qe jan 12

  15. #35
    SHKOZA
    Antarsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Mosha
    40
    Postime
    607
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Citim Postuar m par nga alproud Lexo Postimin
    Shume interesante tema.

    Nje kusheri i im qe jeton ne Norvegji, ka takuar disa nga kosova qe kane te njejtin mbiemer dhe qe pretendon te kete te njejten origjine me fisin tim bazuar ne historine e prejardhjes se familjes se tij te trasheguar. Kjo histori me ka ngjallur personalisht shume interes per kete c'eshtje, nder te tjera sepse jemi fis shume i madh dhe se dyti per peshimin e varjanteve apo dallimeve qe mund te tregohen per historine e fisit tone nga ato qe jetojne ne shqiperi dhe ato qe jetojne ne kosove. Fatkeqesisht, nuk me eshte dhene mundesia te takoj dike qe eshte nga ajo zone ne kosove.

    *Korrigjim, nuk quhet shkrrel, por shkrel dhe eshte nje nder malet e malsise se madhe (mbishkodres).

    Disa vepra qe do ju sugjeroja per keto zona jane; Lahuta e Malcise, dhe vepra te Marin Sirdanit
    Te pershendes kusheri, fisi Shkrel dhe fisi Bytyq kane nje parardhes te perbashket , sipas gojedhenave te pleqeve dhe nuk jane martuar mes vete sepse kane qene shoke fisi. Per me teper mund te lexosh ne postimet e para qe kam bere per kete afersi te ketyre dy fiseve te medha shqiptare .

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  16. #36
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    14-03-2006
    Postime
    104
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Mendoj se eshtja e fiseve duhet te kaloj ne histori,dmth. duhet te largohen nga perdorimi ne jeten e perditshme,se paku per keto arsye:
    1. Veshtiresohet procesi i idetifikimit - sa Agim Thai,Bese Kastrati,etj. mund te gjenden jo vetem ne nje qytet,ne nje fshat,lagje ,shkolle ,bile edhe ne nje klase, dhe
    2. Njerezit me mbiemra te nje fisi ,sa do te larget te jene per nga farefiseria,e ndiejne vehten se jane te "aferm".Kjo ka pasoja te martesat: te martuarit nga i njejti fis,familiaret,etj. kane te thuash si nje barre morale...
    Gjithashtu,nepotizmi ka nje burim dhe mbshtetje te madhe nga perkatesia fisnore.Duke i thene njeri - tjetri "ku je kusheri" pa dashje prejudikohen eshtjet ,shpesh ne dem te ligjeve civilizuese.

    Ndoshta do te mund te hapej teme e veqant,per te diskutuar ndikimin e mbiemrave familiar fisnor ne jeten reale.Le ta beje dikush...

  17. #37
    SHKOZA
    Antarsuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Mosha
    40
    Postime
    607
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Pajtohem me ty Darsi I per ato qe i thoni.
    Ketu po flasim per origjinen e fiseve shqiptare dhe kjo nuk besoj se do te na bente me pak te denje, perkundrazi po mundohemi te shkembejme informacione qe ne i njohim me qellim te rritjes se njohurive per keto oragizime te hershme te cilat kane luajtur nje rol teper te madh mos te them dominues ne periudhat e mehershme historike te shqiptaret.
    Gjithashtu une mendoj se njohurite e tilla na ofrojne nje fotografi me te qarte per te kuptuar edhe me teper qeshtjet qekane te bejne me origjinen e poullit shqiptare dhe formen se si u ngjise etnia jone ne mesjeten e vone. Poashtu kjo kujtese na bene koshient se sa fort e kane ruajtur shqiptaret pastertine e gajkut duke percjellur brez pas brezi afersin dhe lidhjet me te paret. Ne kete kontekst duhet shikuar mendoje edhe rendesine e kesaj teme.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  18. #38
    Prenku i Dalmatve
    Antarsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    N dritn fosforike q lshojn varrezat gjat nats
    Postime
    1,015
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    A ka fis Muhaxher?!...dhe nse nuk ka!...t cilit fis duhet te takojn keta muhaxher?!
    Muhaxhert iu takojn t gjitha fiseve q u takojn edhe kosovart edhe malsort. Mhaxher quhen pr shkak se jan dbu, muhaxher=refugjat.

  19. #39
    Prenku i Dalmatve
    Antarsuar
    12-12-2008
    Vendndodhja
    N dritn fosforike q lshojn varrezat gjat nats
    Postime
    1,015
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Mendoj se eshtja e fiseve duhet te kaloj ne histori,dmth. duhet te largohen nga perdorimi ne jeten e perditshme,se paku per keto arsye:
    Kurse un mendoj se shtja e fiseve sht aktuale, dhe tek njerzit normal do mbetet aktuale, sepse fisi sht prkatsi, fisi sht identitet. far t duhet njeriu pa identitet?

    Ne e dim q t gjith jemi shqiptar, por brenda ksaj shqiptarie kemi edhe identitet m t ngusht, krahinor, fisnor, familjar, dhe deri tek hallka e fundit identitet individual.

    Nse vazhdojm me teorin tnde duhet t zhdukim edhe familjet.

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Val9
    Antarsuar
    24-04-2009
    Postime
    445
    Faleminderit
    0
    0 falenderime n 0 postime
    Citim Postuar m par nga Testim Lexo Postimin
    Kurse un mendoj se shtja e fiseve sht aktuale, dhe tek njerzit normal do mbetet aktuale, sepse fisi sht prkatsi, fisi sht identitet. far t duhet njeriu pa identitet?

    Ne e dim q t gjith jemi shqiptar, por brenda ksaj shqiptarie kemi edhe identitet m t ngusht, krahinor, fisnor, familjar, dhe deri tek hallka e fundit identitet individual.

    Nse vazhdojm me teorin tnde duhet t zhdukim edhe familjet.
    Pajtohem, po tashme prsh. edhe ndodhin martesat mes fiseve.

Faqja 2 prej 43 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundr Shqipris?
    Nga BARAT n forumin shtja kombtare
    Prgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Misioni Amerikan N Shqipri (1946)
    Nga DriniM n forumin Historia shqiptare
    Prgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  3. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu n forumin Komuniteti musliman
    Prgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 05:32
  4. Prgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 13:08
  5. Ervin Hatibi
    Nga erzeni n forumin Komuniteti musliman
    Prgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 17-11-2006, 23:39

Fjalt Kye pr Temn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •