Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 79
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e DEA27
    Anėtarėsuar
    18-08-2004
    Postime
    511
    Citim Postuar mė parė nga EXODUS
    Nje 'burim' a shkak, jane ushqimet e skaduara apo te kontaminuara me elemente te tille toxike te cilat per arsye 'te perveēme' lol nuk mund (apo s'duhet lol) te kontrollohen nga Ministria e Shndetesise (like it even exists, or it ever did lol).
    Nje tjeter shkak eshte ajri i qelbosur me lloj, lloj kontaminantesh nga ata vdeksat deri ata me te rrezikshmit, ku dallohen mbetjet si rezultat i karburantit te pa djegur mire...ndertimet pa kriter dhe pasojat ne ndotjen e ajrit, si rrjedhim etj, etj...

    E qe te jetosh me mendje te qete, a do te mund t'i shmangesh dot drites se diellit, ajrit dhe ushqimit, per te evituar...?! (Now, you rest assured cause shkencaret jane duke punuar e studiuar edhe kete ceshtje per te miren e te gjitheve...lool)

    filli keputet ku eshte i dobet thote populli edhe puna jone!
    edhe kjo semundje na duhet apo kemi doktora dhe spitale
    zoti na ruajt
    failure is not an option!

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Auroraa
    Anėtarėsuar
    02-07-2007
    Vendndodhja
    KOSOVA dhe USA
    Postime
    399

    Kanceri

    Per mjekun e forumit deshta ta pyes se: Cka e shkakton Kancerin? A do te jete i sherueshem ne te ardhmen?
    Always do right - this will gratify some and astonish the rest.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    kancere ka shum lloje .ato te mbrendshmet me se shumti zgjohen nga emocionet e medha , mund te jen malinje e mund te jen benine (sheruese)
    permendimin tim qdo cancer sherohet kur ke moral te heukurt !
    kanceri i likures asht pak me i keq ....ate e shakton me se shumti Dielli ....
    Njeiu deri ne moshen 30 vjeēare ska stres e ne moshen 30 duhet me kursy stresin...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #44
    beby Maska e jesu
    Anėtarėsuar
    08-10-2006
    Vendndodhja
    Reklamat nuk lejohen pa lejen e admin
    Postime
    354
    Kancerin nje nder faktoret qe dominon me teper e shkakton stress.
    Pastaj hyne menyra e jeteses, ambjenti , te ushqyerit dhe puna te cilen bene.
    Keto qe permenda me siper ndikojne 80%
    Nje faktror tjeter eshte dhe trasheqimtar qe luan rrol shum te paket 20%.

    Liber''Diatrofia nga e socmja ne te nesermen'' vura re se shume gjera fillojne qe kur jemi embrion.
    Diarofia e shtarzanes duket se provokoje dhe ne shfaqien e kakoitheve(te quajtur ndryshe kancer) ne pasardhesit e tyre.
    Disa prej tyre jane:
    1- Ne 9 kerkime u bene ne femije me ongo te engefalis(tumor ne koke), u veretetua se kishte lidhje me konsumimin e NITROZOENOSEON ndryshe (bashkim i acidit te nitratit) ishte perdorimi i shpeshet i mishrave te konservuara nga nenat e tyre gjate shtarxanise. Kurse perdurimi i shumet i frutave dhe i lakrave, zarzavate perime e ule kete rrezik.
    2- Kur diatrofia e nenes shtatzane eshte e pasur ne buke dhe peshk mundesia e paralizes se trurit te i porsa linduri eshte e ulet. Kurse perdorimi i shumer te mishit e rrit kete mundesi.
    3-Perdorimi i tepert te yndyres, dhjamit(sidomos linoleiku oksea) nga nena qe eshte shtatzane , rrit mundesine e shfaqies te kancerit te gjoksit tek paseardhesit te gjinis femerore.

    Pastaj jane dhe shume ushqime te tjera qe merr nena shtatzane dhe si ndikojne ato per pasardhesin e saje te cilat kane te bejne me semundje te tjera qe si prkasin temes tone.

    Por theksoj faktori me kryesor eshte stresi
    Jeta eshte e bukur mjafton te dish ta jetosh!

    Fuqia ekziston brenda teje!!!

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga jesu Lexo Postimin
    Kancerin nje nder faktoret qe dominon me teper e shkakton stress.
    stress per dijen time shkakton ithate ne lukth dhe qrregullon punimin e organeve normalisht...ky asht mendimi im duke lexu disa dosje te disa pacienteve.


    Pastaj hyne menyra e jeteses, ambjenti , te ushqyerit dhe puna te cilen bene.
    Keto qe permenda me siper ndikojne 80%
    shum e veret ...

    Nje faktror tjeter eshte dhe trasheqimtar qe luan rrol shum te paket 20%.
    shum e vertet

    Por theksoj faktori me kryesor eshte stresi
    -----------------------------------------
    une kisha me theksu simbas pervojes profesianale qe kam qe Faktor numer nji asht emocioni (emoconi esht nji tragjedi, nji dhembje e madhe dashurije etj tragjedi personale apo familiare .emocioni mund te behet edhe shkaktar i vdekjes ....
    Pra ai qe dirigjon emocionet dirigjon edhe Boten. nuk e di a asht fjala dirigjin e pershtatshme me qka deshta te then...(gjerenca sikur mi gjeru te hollat )
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #46
    UNTILL WE MEET AGAIN Maska e arjeta3
    Anėtarėsuar
    12-11-2007
    Vendndodhja
    shrine
    Postime
    471

    Kanceri njė tabu

    pershendetje te gjitheve
    keni hapur shume tema interesante. une do te kisha propozuar te diskutojme rreth kancerit, ketij perbindeshi qe po perhapet me nje shpjetesi maramendese. pse??sigurisht qe nuk do ta gjejme ilacin,per me shume une se kam haberin nga mjeksia.por jam e sigurte qe shume njerez te semure, qofte edhe te dashurit e tyre,do te kene nje vend ku te 'qajne hallet' , te bisedojne me njeri tjetrin, ti japin kurajo njeri tjetrit ashtu sic ka ne te gjith web faqet e botes, nje pjese te madhe te te cilave i kam lexuar. njerez qe jeni me kancer, mos e mbani te fshehte, nuk eshte turp te semuresh, flisni, shkruani.....dhe besoj se te gjithe do t'ju perkrahin , do t'ju japin kurajo........TE JENI TE SIGURTE QE KA NJEREZ QE MENDOJNE PER JU DHE JU DUAN.
    FLM

  7. #47
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar mė parė nga arjeta3 Lexo Postimin
    pershendetje te gjitheve
    keni hapur shume tema interesante. une do te kisha propozuar te diskutojme rreth kancerit, ketij perbindeshi qe po perhapet me nje shpjetesi maramendese. pse??sigurisht qe nuk do ta gjejme ilacin,per me shume une se kam haberin nga mjeksia.por jam e sigurte qe shume njerez te semure, qofte edhe te dashurit e tyre,do te kene nje vend ku te 'qajne hallet' , te bisedojne me njeri tjetrin, ti japin kurajo njeri tjetrit ashtu sic ka ne te gjith web faqet e botes, nje pjese te madhe te te cilave i kam lexuar. njerez qe jeni me kancer, mos e mbani te fshehte, nuk eshte turp te semuresh, flisni, shkruani.....dhe besoj se te gjithe do t'ju perkrahin , do t'ju japin kurajo........TE JENI TE SIGURTE QE KA NJEREZ QE MENDOJNE PER JU DHE JU DUAN.
    FLM
    Eshte e vertete qe kjo semundje po shkaterron shume jete njerzish.

    Disa vdesin nga cigarja, disa te tjere nga ndotja ambientit, disa te tjere nga ushqimet qe hane, disa te tjere thjesht e kan taksirat.
    Nuk eshte turp te jeshe i/e semure, eshte fatkeqesi, sepse nuk zgjedhim ne te jemi te semure, semundja vjen nuk pyet njeri.. nuk eshte dobesi e njeriut, eshte dobesi e organizmit qe smund ta perballoje kte gje..
    Eshte fatkeqesi, ndaj smund te quhet turp se dikush eshte i/e semure.. ne thjesht mund ti japim kurajo qe te vazhdoje te jetoje ato dite qe i kan mbet, me kurajo edhe me dashuri per njerzit qe e rrethoje.. semundja mund te kape kedo.

    Me vjen keq per te gjith ata qa jan te semure me semundje vdekjeprurese, si Kancer dhe AIDS .. kto jan semundje qe sju shpeton dot, edhe sja uroj asnjeriu nje gje te tille.. por ka raste qe ndodh, edhe shkurt je i/e pa fat.

    ps: arjeta3 teme e bukur.. edhe nese njeh ndonje qe ka kte semundje.. ngushellimet e mia te sinqerta.

    Me vjen keq
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #48
    UNTILL WE MEET AGAIN Maska e arjeta3
    Anėtarėsuar
    12-11-2007
    Vendndodhja
    shrine
    Postime
    471

    Unhappy Naten

    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Eshte e vertete qe kjo semundje po shkaterron shume jete njerzish.

    Disa vdesin nga cigarja, disa te tjere nga ndotja ambientit, disa te tjere nga ushqimet qe hane, disa te tjere thjesht e kan taksirat.
    Nuk eshte turp te jeshe i/e semure, eshte fatkeqesi, sepse nuk zgjedhim ne te jemi te semure, semundja vjen nuk pyet njeri.. nuk eshte dobesi e njeriut, eshte dobesi e organizmit qe smund ta perballoje kte gje..
    Eshte fatkeqesi, ndaj smund te quhet turp se dikush eshte i/e semure.. ne thjesht mund ti japim kurajo qe te vazhdoje te jetoje ato dite qe i kan mbet, me kurajo edhe me dashuri per njerzit qe e rrethoje.. semundja mund te kape kedo.

    Me vjen keq per te gjith ata qa jan te semure me semundje vdekjeprurese, si Kancer dhe AIDS .. kto jan semundje qe sju shpeton dot, edhe sja uroj asnjeriu nje gje te tille.. por ka raste qe ndodh, edhe shkurt je i/e pa fat.

    ps: arjeta3 teme e bukur.. edhe nese njeh ndonje qe ka kte semundje.. ngushellimet e mia te sinqerta.

    Me vjen keq
    Apollyon flm. . sigurisht qe kam, ose me sakte kam patur. nastradin hoxha kur e ka thyer kemben ka thene 'te vije te me shikoje vetem ai qe e ka thyer kemben'. nuk jam e kenaqur nga pergjigjet, prisja nje kahje tjeter. por ka mundesi qe shumica e antareve te jene te rrinj nga mosha dhe ende e shohin boten roze, ashtu sic e kam pare edhe une pak kohe me pare,prandaj nuk mund ti bej me faj.te jem e sinqerte isha une AJO qe i duhej ndihme dhe e prisja nga ju..sepse u lodha duke shkruajtur ne gjuhe te huaja..por me keqardhje po ju kthehem miqve te vjeter. nje njeri kishte nevoje per ju...
    LAMTUMIRE

  9. #49
    UNTILL WE MEET AGAIN Maska e arjeta3
    Anėtarėsuar
    12-11-2007
    Vendndodhja
    shrine
    Postime
    471
    Une ju thira shume shpesh, por ju nuk erdhet. Une ju kerkova, por ju nuk ma vute veshin. Ju me injoruat dhe e refuzuat ndihmen qe ju kerkova. Une do te qeshi kur ju do te jeni ne telashe! Une do te zgerdhihem kur katastrofa do t’ju perfshije-
    kur te keqijat do t’ju vijne si stuhite, kur te jeni te mbytur nga hallet, dhe kur ankthi dhe dhimbja do t’ju mbuloje.
    Solomoni
    ps. nuk e kam thene une...une do te jem gjithmone prane nje njeriu qe ka nevoje per ndihme.

    Apollyon flm shume shume shume....qenke nje njeri i vecante. 'ka pak njerez te mire' por flm Zotit qe ka. te uroj gjithe te mirat, shendet, jete te gjate dhe shume shume dashuri sepse eshte gjeja me e vlefshme ne kete jete. e kisha une njehere...por ma mori kanceri,kur ishte 32 vjec. nuk jam une ajo qe kam kancer(ku te ishte ai fat) por kishte AI. Napoleoni ka thene 'te te vdese njeriu qe e do eshte sikur te vdesesh vete cdo dite''. dhe une po vdes ngadale.......
    pershendetje
    arjeta k.

  10. #50
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Apollyon flm shume shume shume....qenke nje njeri i vecante. 'ka pak njerez te mire' por flm Zotit qe ka. te uroj gjithe te mirat, shendet, jete te gjate dhe shume shume dashuri sepse eshte gjeja me e vlefshme ne kete jete. e kisha une njehere...por ma mori kanceri,kur ishte 32 vjec. nuk jam une ajo qe kam kancer(ku te ishte ai fat) por kishte AI. Napoleoni ka thene 'te te vdese njeriu qe e do eshte sikur te vdesesh vete cdo dite''. dhe une po vdes ngadale.......
    pershendetje
    arjeta k.
    Arjeta se themi ndonje fjale te mire nuk na kushton asgje, fundja ti ndonje fjale ngushellimi pret, ndonje fjale qe te jape force te vazhdosh perpara.. ske nevoje as per pasuri as per pushtet.. thjesht po kerkon pak ngrohtesi, edhe nese neve nuk arrijm te te japim as kte gje, atehere me te vertete qe jemi kafshe sjemi njerez.
    Arjeta jeta eshte e gjate, nuk mbyllet aty, jeta ecen perpara.. nuk e imagjinoj dot te humbesh nje person qe mund te jete e gjith jeta jote per ty, smund te them qe te kuptoj sepse do te genjeja.. por mendoj se eshte nje dhimbje shume e madhe, ndaj me vjen keq.

    Me vjen keq qe po vuan, me vjen keq qe te ka ndodhur ajo fatkeqesi.. por cti besh jetes Arjeta.. jeta nuk eshte gjithmone e drejte, ndaj te duhen shum forca per te vazhduar perpara, per te luftuar edhe per hir te atij personi qe ke humb, ai smund te te shohe qe po te priten shpresat, ndaj lufto per ate.

    Mundohu te jetosh sa me mire vetem per hir te atij, mundohu te shijosh jeten te bukurat qe sjell.. sepse jeta eshte e gjate, edhe ti duhet te jetosh.

    Nese ne nuk themi dy fjale per te te ngushelluar, nese nukt e rrime pak afer ne kte kohe te veshtire.. atehere kur te jeshe mire sdo keshe nevoje per neve, por njerzit duhen kur je keq, ne dite te keqija.. se ne te mira jemi te zotet e vetes. Por disa persona nuk arrijne ta kuptojne kte gje, tallen me fatkeqesine e dikujt, mundohen te shfrytzojne rastin per tu zene edhe per te ofenduar.. Nese te gjith do benim kte gje, atehere mund te them me plot gojen se edhe kafshe smund te quhemi, se dhe kafshet kan pak ndjenja.

    Ju o njerez nese nuk arrini te nxirrni nje fjale te mire nga goja per te ngushelluar dike qe po vuan ne kto momente, edhe ka nevoje per ngrohtesi sepse vetem ktu mund ta gjeje.. nese skeni gje te mire per te then, atehere do benit mire mos te flisnit fare, do dilnit me faqe bardhe ne kte menyre, se kshu si veproni, po tregoni vetem veten tuaj se cfar njerzish jeni ne te vertete.

    Te gjith jemi te forte, te gjith jemi zemer gur me raste, por te pakten njeriu duhet ta kete pak dinjitet, duhet te kete pak zemer te mire per te thene nje fjale te embel.. Fundja cfar ju kushton?? ASGJE..!!!!

    Me shume me vjen keq per ju, sesa per arjeten, sepse arjeta u mundua te kerkonte pak ngushellim mes miqve virtual, se ndoshta ne jete nuk ka kush ta ngushelloje nuk ka kush ti rrije prane, ska kush tja thote nje fjale te embel.. Por ja pergjigjet e juaja.. Tju vije turp nga vetja, edhe e quani veten burra.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  11. #51
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Qeliza OMGJ kundėr kancerit

    Qeliza imunitare tė "armatosura" kundėr tumorit, kanė rezultuar efikase mbi 17 pacientė me melanomė, tė njė stadi tė avancuar, dy nga tė cilėt u shėruan plotėsisht pas mė shumė se njė vit e gjysmė kurimi. Lajmi i publikuar nė revistėn "Sciese" ėshtė fryt i punės sė ekipit tė Steven Rosenberg nė "National Cancer Institute" nė Nju Xhersi, i cili deklaroi se ėshtė hera e parė qė rezultate tė tilla u vėzhguan te pacientėt dhe se kjo lloj terapie, me qeliza imunitare tė modifikuara me inxhinieri gjenetike, prezanton tė ardhmen nė fushėn e onkologjisė.

    Limfocidet T janė qeliza imunitare tė afta pėr tė njohur dhe pėr tė vrarė qelizat e huaja qė futen nė trup. Kėshtu, ekspertėt nxorėn limfocitet T17 nga trupi i 17 pacientėve me melanomė nė gjendje tė pėrparuar, i modifikuan gjenetikisht kėto qeliza nė mėnyrė qė tė ishin nė gjendje tė sulmonin kancerin dhe i injektuan sėrish te pacientėt. Nė kėtė mėnyrė, ka shpjeguar Rosenberg, pacientėt e trajtuar kishin nė trup njė pėrqindje diskrete tė "limfociteve T antimelanomė", tė afta pėr tė sulmuar tumorin. Te dy pacientė trajtimi eksperimental rezultoi i aftė t‘i bėnte klinikisht tė lirė nga sėmundja. Nė ēdo rast, pėr tė gjithė pacientėt u vėzhgua se limfocitet antimelanomė ishin tė pranishme nė trupin e tyre pėr njė periudhė tė gjatė pas injektimit. "Kjo teknikė mund tė jetė vėrtet njė hap revolucionar pėr tė kuruar kancerin", pėrfundoi Rosenberg.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  12. #52
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Qendi
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    2,102
    Lajme inkurajuese pėr trajtimin e kancerit
    Kohėt e fundit po dėgjojmė njoftime inkurajuese nė lidhje me kancerin - sėmundja e dytė mė e rrezikshme nė Shtetet e Bashkuara. Sėmundjet e zemrės zenė vendin e parė.

    Nė New Orleans tė shtetit Luiziana, sapo pėrfundoi takimi vjetor i specialistėve mė tė mirė amerikanė tė kancerit. Studiuesit paraqitėn prova pėr disa zhvillime premtuese nė trajtimin dhe parandalimin e kancerit.

    Ndėr kanceret mė tė vėshtirė pėr t’u trajtuar janė ato tė veshkave, mushkėrive, tė kokės dhe tė qafės. Tani njė gjeneratė e re ilaēesh premton si kurrė mė parė nė suksesin kundėr kėtyre kancereve. ”Jetojmė nė njė kohė tė jashtėzakonshme, pasi jemi marrė me biologji molekulare pėr 20 vjet me radhė dhe mė nė fund po i shohim pėrfitimet e kėsaj pune nė klinikė”, thotė eksperti Roy Herbst.

    Ilaēet e reja, pėrfshirė Taceva-n, Erbitux-in dhe Avastin-in, bllokojnė lėndėt kimike apo enėt e gjakut qė ushqejnė indet e kancerit. Rezultatet e paraqitura nė konferencėn mbi kancerin tregojnė se pacientėt me tumore tė avancuara, tė cilėt nuk pėrmirėsoheshin nga format e tjera tė trajtimit, arritėn tė jetonin mesatarisht mė gjatė duke pėrdorur ilaēet e reja.

    ”Kėto barna nė pėrgjithėsi i ndihmojnė mjaft pacientėt tė jetojnė pėr vite tė tėra, por kuptohet se ka pacientė qė nuk shohin ndonjė pėrmirėsim,” thotė eksperti.

    Faza e ardhshme e kėrkimeve ėshtė pėrcaktimi i ilaēeve me efekt mė tė madh tek pacientė tė kategorive tė caktuara apo edhe i kombinimit tė barnave tė ndryshme nė mėnyrė qė tė arrihet efekti maksimal.

    Studiuesit parqitėn gjithashtu prova tė reja pėr parandalimin e kancerit duke treguar se ilaēet e pėrdorura gjerėsisht pėr tė pakėsuar kolesterolin, mund tė ulin rrezikun e kancerit.

    Njė anketė publike me gati 3 mijė e 500 individė zbuloi se ata qė merrnin ilaēe pėr uljen e kolesterolit, si Lipitor-i, Zocor-i apo Pravachol-i pėr tė paktėn 5 vjet, ishin 50 pėr qind mė pak tė rrezikuar tė prekeshin nga kanceri i zorrės sė trashė. ”Ndėr shpjegimet e mundshme mund tė pėrmendet ēaktivizimi i gjeneve kanceroze nga efektet e kėtyre barnave dhe zbutja e pezmatimit qė shkakton kanceri nė zorrėn e trashė” thotė mjeku Stephen Gruber.

    Barnat pėr uljen e kolesterolit pakėsojnė rrezikun e kancereve tė gjirit dhe tė prostatės. Por meqenėse, kėto ilaēe mund tė shkaktojnė probleme nė muskuj dhe mėlēi, nė raste tė rralla, studiuesit thonė se nuk janė ende tė gatshėm t’i rekomandojnė vetėm pėr trajtimin e kancerit.

  13. #53
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Shpikja e njė inxhinieri mund tė zėvendėsojė kimioterapinė

    Historia e njė burri, i cili u diagnostikua me kancer dhe duke provuar forma tė ndryshme kurimi, arriti nė pėrfundimin se duhet tė kishte njė mėnyrė mė tė mirė pėr tė trajtuar sėmundjen, sesa kimioterapia.

    Xhon Kansas jeton me gruan e tij nė ishullin Sanibel nė Florida. Pesė vjet mė parė ai u diagnostikua me kancer, por ajo qė e tronditi mė shumė ishin pamjet e fėmijėve qė i nėnshtroheshin kimioterapisė. "I shihja fėmijėt tek humbisnin buzėqeshjen e tyre, humbnin flokėt... kėshtu qė i thashė vetes: kimioterapia e sotme ėshtė e tmerrshme dhe duhet tė ketė patjetėr njė mėnyrė mė tė mirė pėr tė trajtuar kancerin".

    Kansas nuk kishte njohuri nga fusha e mjekėsisė. Ai ishte inxhinier elektronik dhe mendoi se valėt e radios mund tė pėrdoren pėr tė shkatėrruar tumoret. Ai pėrdori pjesė tė radios dhe enėt e gatimit qė pėrdorte gruaja e tij Marianne pėr tė ndėrtuar kėtė pajisje. "Mė zgjoi nga gjumi nė mes tė natės nga zhurma qė bėnte nė kuzhinė". Pajisja pėrdor valėt e radios nė vend tė radioaktivitetit pėr tė shkatėrruar qelizat kanceroze.

    Doktor Steven Curley, i specializuar nė trajtimin e kancerit pėrmes frekuencave tė radios tani ėshtė i pėrfshirė nė eksperimentin e Kansasit. "Ėshtė njė arritje e paparė. Njė qytetari tė thjeshtė i erdhi nė mend ideja dhe kishte mundėsitė dhe aftėsitė tė krijonte kėtė pajisje". Doktor Curley thotė se trajtimi ka potencialin tė shkatėrrojė kancerin pa operacion.

    Teknika e Kansasit me valėt e radios shkatėrroi tumoret kanceroze nė mėlēinė e lepujve. Arritja e tij do tė botohet nė numrin e dhjetorit tė revistės mjekėsore Kanceri. "E kuptova rėndėsinė e asaj qė kisha krijuar, vetėm pasi lexova tekste e botuara pėr tė", thotė Kansas.

    Ekspertėt theksojnė se studimet janė ende nė fazat paraprake. Onkologu Robert Young. "Do tė parashikoja, bazuar nė ato qė dimė tani, se ndoshta do tė duhen 5 vjet nga prova e parė klinike tek njerėzit. Ndoshta edhe mė shpejt". Kanceri i Kansasit ėshtė pakėsuar, por pėr sa kohė do tė zgjasė kjo gjendje nuk dihet. "Dėshira ime e vetme ėshtė tė jetojė aq gjatė sa tė shohė provėn e parė klinike tė eksperimentit tim tek njerėzit
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  14. #54
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Puna natėn dhe kanceri; Skanimet e tepėrta mjekėsore shkak pėr sėmundje

    Puna natėn mund tė shtojė rrezikun e prekjes nga kanceri

    Njė njoftim shqetėsues pėr ata qė punojnė gjatė turnit tė natės: njė studim i ri thekson se ata janė nėn njė rrezik tė shtuar pėr t’u prekur nga kanceri. Pas shpalljes sė rezultateve tė studimit qė arriti nė kėtė pėrfundim, Agjencia ndėrkombėtare pėr kėrkime nė fushėn e kancerit, degė e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė tha se sė shpejti do ta klasifikojė punėn natėn si njė ndėr shkaktarėt e mundshėm tė kancerit. Dhe ka gjasa qė njė hap tė ngjashėm tė ndėrmarrė edhe shoqata amerikane kundėr kancerit, e cila nė tė kaluarėn i ka parė me dyshim pretendime tė tilla tė ngjashme.

    Dihet se qėndrimi nė diell, pa masa mbrojtėse, mund tė shkaktojė kancer nė lėkurė. Tani thuhet se edhe qėndrimi nėn dritė artificiale mund tė shkaktojė kancer, jo nė lėkurė, por nė organizėm. Agjencia pėr kėrkime nė fushėn e kancerit, thotė se sė shpejti ka nė plan tė shpallė zyrtarisht se njerėzit qė punojnė nė turnet e natės, mund tė pėrballen me njė shkallė mė tė lartė rreziku nga kanceri. Edhe Shoqata amerikane kundėr kancerit thotė se ka tė ngjarė tė ndėrmarrė tė njėjtin hap. Dhe ky hap pėr kėtė shoqatė mund tė quhet i madh, pasi prej kohėsh ajo i ka parė me dyshim tė dhėnat qė e lidhin punės e natės me kancerin, duke i quajtur, si tė pabaza, kundėrthėnėse ose tė pavėrtetuara. Hapi i tanishėm bazohet nė rezultatet e kėrkimeve shkencore, sipas tė cilave mes njerėzve qė punojnė nė turnet e natės, rastet e kancerit tė gjirit tek gratė dhe rastet e kancerit tė prostatės tek burrrat janė mė tė larta sesa tek ata qė punojnė ditėn. Por vetėm kjo nuk provon se puna natėn mund tė shkaktojė kancer. Pėr tė vėrtetuar njė gjė tė tillė duhet qė njerėzit qė punojnė natėn tė kenė tė pėrbashkėt edhe faktorė tė tjerė qė i bėn ata mė tė pambrojtur ndaj kancerit. Shkencėtarėt shpesh kanė thėnė se puna e natės ėshtė e rrezikėshme, pasi ajo prek orėn biologjike tė trupit. Ata thonė se organizmi i njeriut prodhon njė lloj hormoni, i quajtur Melatonin i cili pengon zhvillimin e kancerit, dhe ėshtė vėrtetuar se prodhimi i kėtij hormoni gjatė natės pakėsohet. Gjithashtu, njerėzit qė punojnė nėn dritė artificiale ka gjasa tė kenė nivele tė ulta tė hormonit melatonin. Megjithatė ka shumė njerėz qė dyshojnė nėse puna natėn ka lidhje me kancerin. Por nė qoftėse provohet se tė punuarit natėn mund tė bėhet shkak pėr kancer, kjo do tė ndikojė tek miliona vetė nė mbarė botėn. Llogaritet se afro 20 pėrqind e fuqisė punėtore nė vendet e zhvilluara punojnė natėn.

    Skanimet e panevojshme mjekėsore shkaktojnė sėmundje

    Shkencėtarėt thonė se aparatet mjekėsorė tė skanimit mund tė sjellin dėm pėr shėndetin kur pėrdoren nė raste tė panevojshme. Kjo pėr arsye se kėto aparate pėrdorin rrezatim tė lartė.

    Xhei Sutfin ka kryer njė numėr skanimesh. Ky fėmijė 5 vjeēar ka 7 tumore nė tru. Tani e nėna e tij ka zgjedhur midis dy alternativave; tė vazhdojė skanimet apo tė besojė rezultatet e njė studimi tė ri ku thuhet se skanimet janė tė dėmshėm pėr fėmijėt si Xhei Sutfind.

    Nėpėrmjet skanimit, mjekėt mund tė shohin se ēfarė ndodh brenda trupit tė njeriut. Ata marrin imazhe 3 dimensionale qė ndihmojnė mė mirė pėr zbulimin e kancerit. Por studimi i botuar nė revistėn mjekėsore tė Nju Englandid, paralajmėron se skanimet mund tė shkaktojnė kancer dhe se nė ēdo 3 skanime qė kryehen, njė ėshtė i panevojshėm. Doktor David Brener ėshtė njė nga autorėt e studimit.

    Ai thotė se kur njė njeri vjen nė qėndrėn e urgjencės me dhimbje nė stomak ose dhimbje kronike nė kokė, personi dėrgohet menjėherė pėr skanim, para se tė vizitohet nga mjeku. Por kjo procedurė tani vihet nė pikėpyetje nga ana e studimit.

    Nė studimin e doktor Brenerit thuhet se rezatimi radioaktiv qė rrjedh nga skanimi do tė bėhet shkak pėr afro 2 pėrqind tė tė gjithė kancereve nė 20 vjetėt e ardhshėm.

    Autorėt i bazojnė kėto shifra tek mbijetuesit e bombės atomike nė Japoni, tek tė cilėt u vu re shtimi i rrezikut tė kancerit pasi ata morrėn tė njėtėn dozė rezatimi mė atė qė pacientėt marrin kur kryejnė disa skanimeve. Aparatet e skanimit pėrdorin doza mė tė larta rezatimi radioaktiv sesa pėrdoret nga aparatet me reze Rongen apo X. Por gjatė studimit u vu re se nė ēdo 4 mjekė, tre prej tyre e nėnvlerėsojnė kėtė dozė dhe se nuk janė tė vetdijshėm se shtimi i rrezatimit radioaktiv shton rrezikun e kancerit.

    Dhe mė shumė nė rrezik janė fėmijėt si Xhei, organizmi i tė cilėve ėshtė mė i ndjeshėm ndaj rrezeve. Doktor Raimond Ze, ėshtė shef i radiologjisė nė spitalin e fėmijėve nė Uashington.

    Ai thotė se fėmijėt janė ndryshe. Janė mė tė vegjėl dhe disa organe tė tyre janė mė tė ndjeshėm. Prandaj mjekėt synojnė uljen e dozave dhe terapi qė t’u pėrshtatet fėmijėve.

    Pėr tė marrė kėto pamje duhet mė pak se njė sekondė dhe kjo mėnyrė eleminon nevojėn pėr anestezi, pasi fėmija nuk duhet tė lėvizė. Kjo ėshtė arsyeja pėrse numri i skanimeve pėr fėmijėt ėshtė rritur dukshėm. Nė studim thuhet se njė milionė skanime pediatrike nė vit nuk janė tė nevojėshme, dhe pėr kėtė arsye kėta fėmijė pėrballen me rrezikun e kancerit. Por nėna e Xheit, Kathy Sutfin thotė se nė rastin e djalit tė saj, tė mirat nga skanimi janė mė tė shumta sesa rreziqet.

    Ajo thotė se pa skanim, mjekėt nuk do tė dinin se ēfarė ndodh brenda trupit tė pacientit, apo nė ēfarė gjendje ėshtė tumori pėr tė pėrcaktuar sesi tė luftohet ai.

    Autorėt e studimit janė tė njė mendimi se skanimet janė njė mjet i vlefshėm mjekėsor, por mjekėt dhe pacientėt duhet tė sigurohen qė kalimi nė aparatin e skanimit tė bėhet vetėm kur njė mėnyrė e tillė diagnostikimi ėshtė e nevojėshme dhe rrezatimi radioaktiv nė nivelin e pėrshtatshėm.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  15. #55
    UNTILL WE MEET AGAIN Maska e arjeta3
    Anėtarėsuar
    12-11-2007
    Vendndodhja
    shrine
    Postime
    471

    Unhappy moooos moj

    Po ne qe rrime ketu gjithe naten para kompjuterit, me drite artificiale, se edhe ne i bije qe turni trete te punojme. aman moj se na fute tmerrin.
    O miq fikni kompjuterat dhe shkoni flini gjume se larg qofte......na gje ndonje gje
    Loneliness comes in only one size - Extra Large

  16. #56
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Domatet – Ilaē Pėr Tė Luftuar Kancerin

    Pas vitaminės C dhe antioksiduesve, zbulimet e fundit pėr tė parandaluar kancerin e vėnė theksin te glikopeni, pėrbėrėsi kryesor i domates.

    Pėr tė luftuar plakjen, pėr tė parandaluar kancerin, apo pėr tė pasur njė lėkurė tė bukur, asgjė nuk do tė ishte mė e ēmuar se sa marrja gjatė vakteve tė ditės tė njė "ilaēi" me emrin domate
    .



    Tė "gjalla", nė salcė, gjellė, sallata, makarona, rizoto, supa, kokteil (keni dėgjuar ndonjėherė pėr kokteilin e famshėm “Bloody Mary” qė pėrgatitet me lėngun e domates) apo gatime tė ndryshme, nuk ėshtė e nevojshme tė konsultohesh me ndonjė mjek apo tė kesh recetė pėr t‘i blerė. Ėshtė vėrtetuar se domatet kanė veti magjike, janė tė shijshme, ekonomike, por mbi tė gjithė aleate tė ēmuara pėr shėndetin. Prania e madhe e antioksiduesve qė shkatėrrojnė radikalet e lira, cilėsohet nga shumė ekspertė si dhurata e natyrės, qė kanė domatet pėr tė luftuar sėmundjet. Ėshtė zbuluar se kėto substanca arrijnė rezultate tė shkėlqyera, madje mund tė krahasohen edhe me ilaēet tradicionale tė dėmshme dhe aspak tė kėshillueshme. Janė tė pasura me betakaroten, likopen (substanca qė u jep atyre edhe ngjyrėn e kuqe) e vitaminat mė tė mira dhe mė efikase se ēdo gjė tjetėr nė luftėn kundėr plakjes. Jo mė kot ėshtė cilėsuar si fryti mė i pėrhapur nė botė pas mollėve, bananeve, rrushit dhe portokallieve. Nė tė vėrtetė, nuk ka kėshillė mė tė mirė se sa tė hash ushqime qė jo vetėm nuk na sėmurin, por mbi tė gjitha na mbrojnė. E kush nuk do ta donte njė gjė tė tillė?

    Laboratori i artė i natyrės ėshtė nė gjendje tė na ofrojė gjithēka, sidomos kur shkenca ka zbuluar me kujdes virtytet e produkteve tė saj. Kėrkimet mjekėsore qė shtohen vit pas viti kanė treguar se domatet dhe produktet e tjera ku ato pėrdoren, kanė aftėsinė qė tė jenė antikanceroze dhe tė ulin rrezikun e zhvillimit tė kancerit. Sipas ekspertėve, konsumi i rregullt i saj ul pothuajse me tre herė mundėsinė pėr t‘u prekur nga kanceri i prostatės, zorrės sė trashė, mushkėrive apo pankreasit dhe se efekti "mbrojtės" i detyrohet tėrėsisht likopenit, pėrbėrės qė gjendet me shumicė te domatja dhe ėshtė njė armė e fortė nė luftėn kundėr kancerit. Fillimisht diēka e tillė dukej e pamundur, por faktet tregojnė se likopeni dhe antioksiduesit e domates mund tė parandalojnė dhe reduktojnė zhvillimin e llojeve tė ndryshme tė kancerit, sidomos atij tė prostatės te meshkujt, ndaj konsumi ėshtė i rėndėsishėm pėr organizmin.Dhjetė kokrra tė tilla nė javė, tė "gjalla", tė gatuara apo produkte tė saj, mund tė ulin rrezikun e prekjes nga sėmundjet me 60 pėr qind. Sigurisht qė mjekėt duan t‘i bindim njerėzit tė hanė domate dhe produktet qė rrjedhin prej saj, pasi mund tė reduktojnė rrezikun e pėrhapjes sė shumė llojeve tė kancerit, por kjo nuk do tė thotė se ato duhet tė hanė vetėm domate. Ato duhet tė jenė shoqėrueset e para tė njė diete tė pasur ushqimore me fruta dhe perime. Nga ana tjetėr, ajo mund tė ndihmojė edhe nė uljen e kolesterolit tė keq nė gjak.

    Vetėm para dy ditėsh, mjekėt finlandezė zbuluan se salca e kuqe e quajtur ndryshe "ketch up" largon kolesterolin e keq nė organizėm. Ky ėshtė nė fakt pėrfundimi i njė kėrkimi finlandez sipas tė cilit salca e kuqe, aq e dashur pėr anglezėt dhe jo vetėm pėr ta, ėshtė njė minierė e artė pėr zemrėn dhe mjafton njė sasi e vogėl nė ditė pėr tė mbajtur tėrėsisht nėn kontroll vlerat e LDL, tė ashtuquajturin "kolesteroli i keq". Jo mė kot Hipokrati e kishte si rregull qė ēdo pacienti tė tij i thoshte: Ushqimet qė hamė janė nė gjendje tė influencojnė nė "nxehtėsinė" e organizmit dhe gjenezėn e sėmundjeve. Shumė mjekėsi tradicionale, mes tė cilave edhe ajo indiane dhe kineze, mbėshtesin se nuk ka ushqime 100 pėr qind tė shėndetshme pėr organizmin, por ka ushqime qė janė tė pėrshtatshme pėr ēdo njeri dhe kjo ėshtė, domatja.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga biligoa Lexo Postimin
    Historia e njė burri, i cili u diagnostikua me kancer dhe duke provuar forma tė ndryshme kurimi, arriti nė pėrfundimin se duhet tė kishte njė mėnyrė mė tė mirė pėr tė trajtuar sėmundjen, sesa kimioterapia.

    Xhon Kansas jeton me gruan e tij nė ishullin Sanibel nė Florida. Pesė vjet mė parė ai u diagnostikua me kancer, por ajo qė e tronditi mė shumė ishin pamjet e fėmijėve qė i nėnshtroheshin kimioterapisė. "I shihja fėmijėt tek humbisnin buzėqeshjen e tyre, humbnin flokėt... kėshtu qė i thashė vetes: kimioterapia e sotme ėshtė e tmerrshme dhe duhet tė ketė patjetėr njė mėnyrė mė tė mirė pėr tė trajtuar kancerin".

    Kansas nuk kishte njohuri nga fusha e mjekėsisė. Ai ishte inxhinier elektronik dhe mendoi se valėt e radios mund tė pėrdoren pėr tė shkatėrruar tumoret. Ai pėrdori pjesė tė radios dhe enėt e gatimit qė pėrdorte gruaja e tij Marianne pėr tė ndėrtuar kėtė pajisje. "Mė zgjoi nga gjumi nė mes tė natės nga zhurma qė bėnte nė kuzhinė". Pajisja pėrdor valėt e radios nė vend tė radioaktivitetit pėr tė shkatėrruar qelizat kanceroze.

    Doktor Steven Curley, i specializuar nė trajtimin e kancerit pėrmes frekuencave tė radios tani ėshtė i pėrfshirė nė eksperimentin e Kansasit. "Ėshtė njė arritje e paparė. Njė qytetari tė thjeshtė i erdhi nė mend ideja dhe kishte mundėsitė dhe aftėsitė tė krijonte kėtė pajisje". Doktor Curley thotė se trajtimi ka potencialin tė shkatėrrojė kancerin pa operacion.

    Teknika e Kansasit me valėt e radios shkatėrroi tumoret kanceroze nė mėlēinė e lepujve. Arritja e tij do tė botohet nė numrin e dhjetorit tė revistės mjekėsore Kanceri. "E kuptova rėndėsinė e asaj qė kisha krijuar, vetėm pasi lexova tekste e botuara pėr tė", thotė Kansas.

    Ekspertėt theksojnė se studimet janė ende nė fazat paraprake. Onkologu Robert Young. "Do tė parashikoja, bazuar nė ato qė dimė tani, se ndoshta do tė duhen 5 vjet nga prova e parė klinike tek njerėzit. Ndoshta edhe mė shpejt". Kanceri i Kansasit ėshtė pakėsuar, por pėr sa kohė do tė zgjasė kjo gjendje nuk dihet. "Dėshira ime e vetme ėshtė tė jetojė aq gjatė sa tė shohė provėn e parė klinike tė eksperimentit tim tek njerėzit

    Mos u bej merak thuaj atij inginierit se kjo lloj makine perdoret ne Japoni Kine dhe ka dy muaj qe perdoret edhe ne Itali ne spitalin europian te onkologjise nen drejtimin e dott. Veronesi terepine e pare e beri falas nje grua me tumorr ne gji dhe doli me sukses.
    Kjo teknologji ju dhurua nga Kina ketij spitali, para disa muajsh, dhe po punohet per tu permiresuar dhe saktesuar edhe per tumorret ne zona me profonde.

    Megjithate mendimi im eshte se Kanceri duhet luftuar para se te lind , dhe se cdo semundje e njeriut eshte nje dificit energjie e organizmit qe ben te mundur shperthimin e semundjeve te ndryshme.
    larguar forever

  18. #58
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anėtarėsuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    kur jetojsha ny kisha i familje albanezash i kat ma nolt. jetojshin i kshu garumull. vjera vjeri goca beqare djali ene nusja me 2 kalamoj. si se pash i her ate nusen me qesh. shum e pezmatume ene nigjojsha gjithmon zimje

    kur i dite e shof ket nusen me kok te qethme ene shall nkok. care ka nodh mi i them. kom tha at semunjen e keqe mgjoks. vallaj shum ka prit sa tka dal se me gjith kto halle ene tzonme vallaj i dit do dilte. sa keq me ka ardh.

    pranaj robt e zotit mos u zini ene grini po jetoni per qefin tuj ene mos jetoni garumull. secili mhesap te vet
    no glove no love

  19. #59
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Parandaloni kancerin me spinaq, vaj e limon

    Kanceri ėshtė njė nga sėmundjet mė tė rėnda, qė rrezikojnė jetėn e njeriut. Pėrveē operacioneve dhe kimioterapisė, njė ndihmesė tė dukshme nė moszhvillimin e kėsaj sėmundjeje, japin kurat e pėrgatitura me metoda popullore. Njė kurė, qė ka dhėnė rezultate nė ngadalėsimin e pėrhapjes sė sėmundjes, ėshtė pėrzierja me alkoolin e bimės sė brokulės. Njė litėr alkool 60 gradė ose raki e fortė rrushi hidhet nė 100 gramė kalendule.
    Kjo masė hidhet nė njė shishe, e cila mbyllet mirė dhe lihet nė njė vend tė ngrohtė, por qė tė mos e zėrė dielli. Pas 10 ditėsh kjo masė kullohet. Merren 50 deri nė 60 pika nga kjo pėrzierje dhe hidhen nė 200 mililitra ujė. Ky lėng pihet nga pak gjatė gjithė ditės. Gjatė kohės qė pėrdoret kjo kurė rekomandohet dhe ngrėnia e tre karrotave ēdo ditė.

    Gjithashtu, mund tė pėrdoren rrėnjėt e bimės, tė cilat pasi tė thahen, duhet tė bluhen dhe pluhuri i pėrftuar hidhet nė njė gotė me lėng frutash ose ēaj. Kura me pluhurin e brokulės pėrdoret 3 herė nė ditė. Po pėr kėtė qėllim pėrdoret edhe bima e Aloe Verės. Lėngu i nxjerrė nga kjo bimė pėrzihet me mjaltė. Ky mjekim ka dhėnė efekte tė pėrkryera nė pėrmirėsimin e tė sėmurėve. Spinaqi ėshtė njė nga ushqimet mė tė rėndėsishme nė luftėn kundėr kancerit, si dhe tė sėmundjeve tė tjera tė rėnda.

    Tė sėmurėt, qė vuajnė nga sėmundja e kancerit, duhet tė hanė spinaq me oriz dhe vaj ullri, duke i shtuar dhe lėng limoni. Prandaj, pėr parandalimin e kancerit ky ushqim duhet tė konsumohet sa mė shpesh. Edhe kokė-lakra ėshtė vėrtetuar se ka dhėnė efekte pozitive nė parandalimin e kancerit. Pėrqėndrimi i lartė i indolit te lakra bėn qė sėmundja tė mos pėrparojė mė tej.

    Njė studim i kryer nga shkencėtarė amerikanė ka treguar se te personat qė konsumonin mė tepėr lakėr, tė paktėn 2 deri 3 herė nė javė, zhvillimi i sėmundjes ka qenė mė i ngadaltė se te ata qė nuk e pėrdorin kėtė ushqim. Edhe salca e domates ka dhėnė rezultate mjaft tė mira nė sėmundjen e kancerit. Konsumimi i shpeshtė i salcės e frenon atė deri nė njė farė mase. Tė sėmurėve me kancer, mjeku u kėshillon tė pinė sa mė tepėr qumėsht.

    Qumėshti nė pėrbėrje tė tij ka vitaminėn D, armikun numėr njė ndaj kėsaj sėmundjeje. Studimet kanė treguar se njerėzit qė konsumojnė ēdo ditė qumėsht kanė mė pak mundėsi pėr t’u prekur nga kanceri. Gjithashtu, tė sėmurėve me kancer, mjeku ju kėshillon konsumimin sa mė tė shpeshtė tė frutave dhe perimeve nė veēanti tė frutave, qė mbėshtillen me lėkurė tė trashė si portokalli, limoni, shega.

    E merkure 31 janar 2007

    Vaji i ullirit lufton kancerin e gjirit

    Shkencėtarėt nė Shtetet e Bashkuara mund tė kenė zbuluar se dieta mesdhetare ku pėrdoret shumė vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit.
    Studiuesit qė i botuan rezultatet e punės sė tyre nė revistėn Analet e Onkologjisė thonė se acidi oleik qė gjendet nė vajin e ullirit mund tė ndihmojė nė kurimin e sėmundjes

    Studimet e mėparshme kanė treguar se pėr gratė qė jetojnė nė vendet ku pėrdoret njė dietė e pasur nė proteina, rreziku nga kanceri i gjirit ėshtė pesė herė mė i lartė se nė ato vende ku kultura e tė ushqyerit ėshtė pėr njė dietė me mė pak kalori.

    Megjithatė gratė qė ushqehen me vaj ulliri duket se janė tė mbrojtura nga ky lloj kanceri.

    Studiuesit nė Spanjė dhe nė SHBA gjetėn se njė prej pėrbėrėsve tė vajit tė ullirit ul me gjysmėn e tyre nivelin e substancave qė shkaktojnė kancerin e gjirit.

    Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze tė gjirit treguan se acidi oleik e bėnte mė tė efektshėm medikamentin qė pėrdoret kundėr kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave qė lufton tumoret.

    Tani shkencėtarėt do tė shohin nėse teoria e tyre provohet gjatė eksperimenteve me kaviet.




    Jonida Gashi
    "Carpe Diem"

  20. #60
    pershendetje te gjitheve . Me then te drejten une nuk marr vesh nga semundje. Per fat ( te mire dhe te keq ) deri me sot arsyet qe une kam shkuar ne spital ndo nje here ka qen per te vizituaer te afermit. Dhe asnje here nuk i pata kushtuar rendesi semundjeve dhe llojet e tyre. Por kur bohet fjal per kancer . . . . . . . . vet emri thot shum gera. Me pak fjal te nderuar forumist.A mundet kush disa te dhena per-sa i perket k . . . . . . . te mushkrive. Falemindrit te gjitheve.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-08-2011, 14:26
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 14:41
  3. Ne treg vaksina kunder kancerit te mitres!
    Nga YaSmiN nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-01-2007, 01:57
  4. SPIRITUALITETI: Kapitulli VII - Sėmundja, vuajtja dhe vdekja
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2006, 02:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •