Nje propozim ndoshta pakez i vonuar por thot ajo fjala e popullit :"Me mire vone se kurr" , por ne ane tjeter nga Ministiaja Puneve te Jashtme na vijn sinjale se keto dite do te pertrriten marredhenjet diplomatike me shtetin tjetr sllav Jugosllavin ne nivel Ambasadorsh e cka doi sjelle kjo te shohim, por kujdes !!!

Ceka: Boshkovski tė shpallet person "Non Grata"

TIRANE (26 Gusht) - Nėse ministri i Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė do ritentojė tė hyjė pa leje nė Shqipėri, tė shpallet person "Non Grata". Deklarata vjen nga Neritan Ceka, kryetar i Komisionit Parlamentar pėr Rendin dhe SHISH, gjatė njė prononcimi pėr mediat. Reagimi i Cekės vjen pas tentativės sė Boshkovskit pėr njė viztė tė paligjshme nė Prespėn e Vogėl, e cila dėshtoi pas masave tė marra nga Ministria e Rendit Publik nė Tiranė. Nė disa njoftime tė publikuara nė Strugė dhe Ohėr qė tė premten, thuhej se Boshkovski, simbol i nacionalizmit maqedonas, do tė shkonte nė Prespėn e Vogėl pėr tė vendos gur-themelin e parė tė njė kishe ortodokse. Por pasi autoritetet doganore nė Gorricė njoftuan ato qendrore nė Tiranė se Boshkovski nuk kishte kėrkuaj leje, Ministria e Rendit Publik nė kryeqytet urdhėroi qė kreu i policisė maqedonase tė mos hynte kategorikisht nė territorin shqiptar. in/mr (BalkanWeb)


Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?