Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Mitingu i Boshkovskit ne Prespe

    Mosiu kėrkon llogari pėr Boshkovskin te Nano, Meta dhe Rama

    nga Ballkanweb


    TIRANE (3 Gusht) - Presidenti Moisiu ka kėrkuar dje llogari nga ana e qeverisė pėr vizitėn e ministrit tė Brendshėm maqedonas nė Prespė. Ai ka kėrkuar tė dijė nėse ėshtė dhėnė leja dhe pse janė lejuar njerėz tė armatosur ta shoqėrojnė atė brenda territorit tonė. Nė ditėn e betimit tė qeverisė ministri i Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė, Lube Boshkovski, me njė eskortė prej tetė veturash me njerėz tė armatosur, i shoqėruar dhe nga disa anėtarė tė stafit tė tij, bėri njė vizitė nė formėn e mitingut elektoral nė fshatin Liqenas tė qarkut tė Korēės. Pėr kėtė vizitė Lube Boshkovski ka shfrytėzuar festėn fetare tė pėrvitshme tė banorėve minoritarė tė zonės sė Prespės. Qllimi i vizitės, sipas autoriteteve maqedonase, ka qenė pėrurimi i kishės sė kėtij fshati, e ngritur me fondet e qeverisė maqedonase. Gjatė vizitės ministri i Brendshėm i vendit fqinj u ka "rikujtuar" banorėve minoritarė se ata janė nė vendin e tyre dhe se janė tė "diskriminuar" nga shteti shqiptar. Boshkovski mėsohet tė ketė thėnė se qeveria e Maqedonisė interesohet pėr jetėn dhe tė drejtat e maqedonasve nė Shqipėri. "Ne ju premtojmė se edhe mė tej do tė vazhdojmė tė investojmė kėtu pėr tė mos ju lėnė juve nė diskriminimin e shtetit shqiptar dhe nė varfėri", tha Boshkovski

    P.S Si duket presidentit te ri Mojsiut i ra ndermend se duhet bere dic me ceshtjen e kufirit shqipetar por pak si vone se thot nje fjale e menqur , Si kofini pas te vjelave,sepse Boshkovski kreu ate cka pati planifikuar e Mojsiu e mori vesht ate se ka qene ne truallin shqipetar pasi ai u kthye ne Maqedoni.Pune se jo mahi.
    Po cka te thuash kur trek njerzit e pushtetit humb ndergjegja,humbin ndjenjat kombetare,humbe karakteri njerzor e ata nuk mendojne apo meditojne asgje tjeter vetem tek leket dhe te gjitha ato te keqija qe mund te behen nga ata.
    Si eshte e mundur qe nje Boshkovsk i cili dite e nate nxjeree vrere nga goja kunder shqipetareve i pa prekur,i pa kontroluar nga askush te hyje brenda teritoreve tona te mbaj miting anti shtetror shqieptar dhe pa therre ne kembe te kthet ne Maqedoni.Pushtet se jo mahi.Qeveri se jo mahi.
    Kjo eshte edhe me per tu cuditur se si njerez te armatosur pa kurfar kontolle hyne ne teritorin tone sillen si te jene ne vendin e tyre dhe dalin nga Shqiperia kur te don.
    Gje normale.
    Keshtu e ka kauzi demokracia shqipetare.

    Oj sharki e lehete si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    "Po cka te thuash kur trek njerzit e pushtetit humb ndergjegja,humbin ndjenjat kombetare,humbe karakteri njerzor e ata nuk mendojne apo meditojne asgje tjeter vetem tek leket dhe te gjitha ato te keqija qe mund te behen nga ata."

    Beqari, per leke nuk mendojne vetem qeveritaret, por te gjithe ne, edhe Ti, ndryshe nuk do ishe ne Spanje. Te gjitheve na pelqejne ndjenjat kombetare, problemi eshte se zgjidhjen e problemeve e kerkojme nga te tjere.
    Perse nuk shkon ti Beqari, meqenese te duket tradheti kjo (me te drejte) ta vrasesh ate qe dha urdherin (Nanon apo Moisiun), porsi e vrane ne Paris Esat Toptanin. Kjo do bente ata qe do te vinin pas ti vinin gishtin kokes, te mendoheshin shtate here per fatet e kombit, perpara se te vendosnin ēfaredo qofte. Apo do qe geshtenjat ti nxjerresh nga zjarri me duart e te tjereve.
    A e shikon qe ne thelb dhe ti s'shikon veē veten.

    Te me falesh, por personalisht s'kam asgje kundra teje, ne fakt dhe une po ashtu si ti, s'mendoj veē per vete

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    Presidenti i RI Mojsiu po i ve disa pika mbi i edhe pse ka vetem pak dite qe eshte betuar si president i vendit. Pavaresisht se maqedonasit hyne dhe dolen nga trualli shqiptar, qeveria shqiptare nuk do te lejoje me qe ky fenomen te ndodhi ne te ardhmen. Fatmiresisht presidenti yne kesaj rradhe vjen nga rradhet e ushtrise, gjeneral, dhe si i tille nuk e pertyp lehte mos respektimin e komandes.

    Qendrimi i presidentit eshte per tu pershendetur pasi ka 5 vjet qe interesat shqiptare kane qene jetime dhe nen pushtetin e grekeve dhe sllaveve.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    "Pavaresisht se maqedonasit hyne dhe dolen nga trualli shqiptar, qeveria shqiptare nuk do te lejoje me qe ky fenomen te ndodhi ne te ardhmen"... Albo mos je gje zedhenes i qeverise qe angazhohesh ne emer te saj?! dhe aq me teper i thua keto me sigurine me te madhe!!
    Ajo qe ka ndodhur eshte nje turp per vendin tone dhe per forcat kufitare. Me te drejte Presidenti kerkon qe ata qe jane pergjegjes per lejimin e hyrjes te njerzve te armatusur ne teritorin shqiptar duhet te vihen perpara drejtesise dhe pergjegjesise.
    Me kujtohet qe nenpunes te larte te Natos jane arrestuar ne Maqedoni nga oficere te thjeshte te policise maqedonase, vetem se benin fotografi ne nje vend turistik dhe qe oficeret e policise u justifikuan per arrestimin e tyre qe vendi ishte strategjik per ushqtrine maqedonase!!
    Atehere kur oficere te thjeshte te policise arrestojne autoritete te larta te Nato-s ne vendin e tyre dhe nuk kane asnje lloj ndjenje inferioriteti kur mbrojne teritorin e tyre, perse ne Shqiperi lejohen te futen njerez te armatosur?!! Ne pergjithesi ne dipllomaci, kur vjen nje minister shteti ne nje shtet tjeter pritet nga homologu i tij ( ose dikush i rangut sipas misionit) dmth ka nje protokoll qe respektohet. Atehere si paska mundesi qe ministri maqedonas ka shkuar vetem me rojet e tij dhe nuk e ka pritur njeri nga pala shqiptare?! Incidenti eshte i rende, dhe ajo qe ben Moisiu per mendimin tim eshte e drejte, mjaft me skandale te tilla dhe ne fund kur flitet per ate qe ishte pergjegjes ose nuk ka, ose perdoret shprehja "iku ne drejtim te panjohur" !!
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    Vinny_T une ate e them dhe e perseris pasi kam besim qe presidenti i vendit do tu qendroje cekan mbi koke te gjithe punonjesve te administrates qe lejojne akte te tilla.

    Sot ai u terheq vemendjen, po u perserit ai merr masa dhe e ka treguar veten qe nuk i behet vone as per interesa politike dhe as klanore.

    Faji qe maqedonasit shkelin territorin shqiptar si te jete toke e tyre bie direkt mbi qeverine shqiptare e jo mbi presidentin, prandaj edhe presidenti i terhoqi vemendjen administrates.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Boskovski, ki kulish ...

    Ky anti-shqiptar i terbuar, hyn si pa te keq ne territorin e shtetit shqiptar, a thu se ky vend nuk ka zot, e hedh fjale te idhta. Nuk eshte hera pare. Pat ardhur edhe para ca muajsh ministri i mbrojtjes i tyre, hodhi fjalet "bombllastike" mu ne mes te Tiranes, dhe iku pa gje te keq.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    alumni,

    gjithmone nxenes

  7. #7
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Albo me vjen keq po une nuk po kritikoj fare presidentin ne ate qe shkruaj, perkundrazi jam plotesisht dakort me kerkesen e llogarise qe ai ka ndermarre pas kesaj ngjarje te turpeshme per ne si shtet. Ajo qe me ēudit eshte konfirmimi yt si te ishte zedhenesi i qeverise!! Qe keto ngjarje te mos perseriten eshte deshira e ēdo shqiptari te vertete, po qe te konfirmosh me bindje ēfare do te beje nje qeveri ( aq me teper ajo shqiptare dhe me elemntet qe e perbejne ate) eshte pak e agzagjeruar me duket.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Prespė, Boshkovski minoritarėve: Shqipėria ju diskrimino

    Ministri i Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė Lube Boshkovski
    TIRANE (3 Gusht) - Mos pranoni diskriminimin qė po ju bėn shteti shqiptar. Ky ishte apeli qė ministri i Punėve tė Brendshme tė Maqedonisė, Lube Boshkovski, bėri pėrpara minoritarėve maqedonas nė Prespė gjatė vizitės sė tij tė para dy ditėve. "Kėrkoni nė mėnyrė tė organizuar tė drejtat, rrisni ndėrgjegjen kombėtare dhe mos pėrcillni nė heshtje diskriminimin dhe varfėrinė ku ju ka lėnė shteti shqiptar", pasi ata jetojnė nė tokėn dhe atdheun e tyre, mėsohet tė ketė thėnė Boshkovski nė Prespė. Nuk kanė vonuar reagimet nė Tiranė, ku mė i ashpėr ka qenė Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu. Ky i fundit, duke e cilėsuar vizitėn e ministrit tė Brendshėm maqedonas si njė "shkelje flagrante tė sovranitetit tė Shqipėrisė", kėrkoi njė raport tė hollėsishėm nga Kryeministri Nano, ministri i Jashtėm Meta dhe ministri i Rendit, Luan Rama. Gjatė vizitės sė tij, Boshkovski shoqėrohej nga njė eskortė prej 8 automjetesh me njerėz tė armatosur, i shoqėruar dhe nga disa anėtarė tė stafit tė tij. Policia shqiptare e ka cilėsuar sot si "tė paligjshme" vizitėn e tij, ndėrkohė qė Tirana zyrtare po analizon hollėsisht situatėn. Sipas burimeve, nuk pėrjashtohet qė pas konsultimeve me Presidentin, Ministria e Jashtme shqiptare tė dalė me njė notė proteste, apo ndonjė masė tjetėr lidhur me pėrfaqėsinė diplomatike tė vendit fqinj nė Shqipėri. Nė lidhje me kėtė ngjarje, sot kanė reaguar dhe demokratėt reformatorė, me atė tė njė prej liderėve tė tyre, Qazim Tepshi. in/ko (BalkanWeb)
    Jam martuar002

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899

    Tragjike

    TRagjike minsitri i nje shteti fqinj kalon kufijt e shtetit tjeter me njerez te armaTosur. Dhe ktea njerez te armatosur nuk kane hyre neper male dhe kodra, por kane kapercyer kufirin me leje te kufitareve shqiptare!

    Banane Republike, keshtu i quajne gjermanet shtetet e tilla!

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    Une garancite qe ai episod nuk ka per te ndodhur me i gjej pikerisht tek fjalet e presidentit Mojsiu qe ndryshe nga prostitutat qe jane ne pushtet, eshte BURRE dhe ate qe e thote e ben.

    Kur ne pushtet vine prostitutat, Shqiperia behet bordello !
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Postime
    103
    hej se presidenti tha dhe qe nukdo te dekretonte asnje minister te korruptuar por me sa duket keto prostitutat qe thote diush me siper nuk jane te korruptuara fare dhe presidenti i dekretoi me qejf te madh keshtu qe fjales burre qe ne fillim mendoj se i duhen hequr "rr". Persa i perket skandalit, nuk mund ta imagjinosh dote qe dikush te hyje ne teritoret e tua ne mes te dites te haje te pije te Q dhe pastaj te hiki ne qef te vet. Le ta beje prove ta beje ndonje nga ministrattane dhe ta shikojne se cju bejne qofte dhe shteti pa emer maqedoni, jo me shtetet e tjera.
    instruktori

  12. #12
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Albo po ta perseris dhe nje here qe nuk je zedhenesi i Presidentit me qen kaq afirmativ!! Keto qe ti thua jane deshirat e tua e aspak ajo qe do te ndodhi ne Shqiperi, pasi asnje prej nesh nuk e njef te ardhmen! Keshtu qe le te jemi me realist e mos themi iluzionet tona si te verteta ketu. Ajo qe mund te thuhet eshte " se ke besim qe Presidenti do te beje ē'eshte e mundur qe ngjarje te tilla te mos perseriten me" po jo njgjarje te tilla qeveria sod ti leri me te perseriten" pasi ty nuk te ka dhene askush asnje garanci per kete! perveēse mendimi yt, dhe mendimin nuk mund ta besh fakt te kryer
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet nė Bllog
    17
    Postuar mė parė nga Vinny_T
    Albo po ta perseris dhe nje here qe nuk je zedhenesi i Presidentit me qen kaq afirmativ!! Keto qe ti thua jane deshirat e tua e aspak ajo qe do te ndodhi ne Shqiperi, pasi asnje prej nesh nuk e njef te ardhmen! Keshtu qe le te jemi me realist e mos themi iluzionet tona si te verteta ketu. Ajo qe mund te thuhet eshte " se ke besim qe Presidenti do te beje ē'eshte e mundur qe ngjarje te tilla te mos perseriten me" po jo njgjarje te tilla qeveria sod ti leri me te perseriten" pasi ty nuk te ka dhene askush asnje garanci per kete! perveēse mendimi yt, dhe mendimin nuk mund ta besh fakt te kryer
    Pershendetje
    Vinny_T se cfare mendoj e besoj une, a nuk jane mendimet e mia dhe jo te kerrkujt tjeter? Une nuk te gjykoj ty se si ti i shikon gjerat, keshtu vella i dashur shpreh mendimin tend dhe mos harxho kohe te korrigjosh te tjeret.

    Te pelqen apo nuk te pelqen mendimi, ajo eshte dicka tjeter. Une nuk e kam as per zakon te komentoj fjalet e politikaneve shqiptare, pasi me pelqen ti shikoj gjerat pak me larg se sot e neser dhe kam bere edhe parashikime qe ty te trembin kaq shume.

    Ndryshe nga faqet e gazetave qe digjen e grisen, ato qe shkruhen ne forum ngelen sot e mot, keshtu qe gjykimet dhe mendimet ballafaqohen me kohen. Une nuk i trembem ketij ballafaqimi pasi kam 2 vjet qe shkruaj ne forumin shqiptar.

    Dhe sa per dijeni, politika eshte 80% parashikime dhe 20% sondazhe !!!

    Ata njerez qe nuk bejne dot parashikimi apo te lidhin faktet me njera tjetren jane njerez apolitike. Ky eshte nje forum politik dhe si i tille edhe parashikimet lejohen.





    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  14. #14
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Me vjen keq se sme kuptove Albo. Te drejten e mendimit dhe te shprehurit as nuk ta jap une, e as nuk ta terheq une eshte mese natyrale. Ate qe po te thoja dhe ti nuk e kuptove ishte thjesht qe nuk duhej folur ne emer te qeverise apo te presidentit, ti nuk shpreh deshiren tendepo thua qe nuk do te jete me keshtu e kjo ska lidhje fare me parashikimet.
    Politike apo apolitike skane lidhje me ato qe themi, dhe ky forum nuk eshte forum politike mesa lexojme ketu por "tema e shtypit te dites" dhe nuk preēizohet ne asnje vend qe duhet te jemi politike apo jo dhe te flasim vetem per politike.
    Une spo te kritikoj ty ketu po thjesht shpreh mendimin tim ne lidhje me analizen qe ti ben, pa te ofenduar dhe pa te shqetsuar, ashtu si e kane bere dhe te tjere ketu me mua dhe sme ka ngelur hatri se ky eshte dhe qellimi i forumit.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  15. #15
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    shiptare te nderuar!

    Zoteri boshkovski eshte cellopekas, dmth. bashkfshatar i imi (12 km ne lindje te tetoves), dhe nje gje te ju rrehatoj, ne mes te fshatit (mbi 90%me shqiptare, dhe nje nder me te medhejt ne maqedoni) valon flamuri shqiptare me afer 6 m2, edhe bile eshte i gjerdisur mes dy shtyllave te rrymes. Zoteri Xhango Korrupti (me kete titull tash nje vit e gjysem e krehi pas meje neper mediat e austrise) duhet ti mbyll syte kur hine ne fshatin ku ka lindur, ne fshatin ku nga bashkekohasit e vet shqiptare ne kohen e femijerise ka ngren shuplaka pa mas.

    Ki perzon jeton me komplekse, prandaj nuk duhet te miret aq serioz, fatkeqesisht eshte mjet "PA vullnet", dmth kelysh, i krieministrit Georgievski, plane te te cilit jane krejt keto perverzitete qe p"or"dhon ministri i brendshem, per te cilin dyshoj me te madhe se din ta shkruaj emrin e vet!!!. Xhangoja eshte vec nje fundamentalist ortodoks, ky, nje produkt i komplekseve qe ka.

    Fatkeqesisht paska pat xhango korrupti edhe ne shqiperi shoket e klasses se vet, qe jane njerez te fiksuar ne para, ne materialitet, nese ka nevoje po shkelin edhe mbi kufoma, gje qe e treguan ne maqedoni. Por ki akt eshte edhe nje fushate parazgjedhore, nepermjet te se cilit don me aktivue edhe me shume nervin e nacionalisteve, ku ne stilin e milloshevicit "NUK GUXON JUVE T'U PREK ASKUSH, thenia kryesore ne fjalimin e tij 1989", po u qenka drejtuar sllavomaqedoneve (ju lutem ne te ardhmen te perdorni kete emertim) me apelin qe te "cojne ndergjegjen e te aktivizohen kunder diskriminimit shqiptare", jo e njejta fjali me ate te sllobos, por ne thelb popullizem i thjesht.

    Ky akt QESHARAK, duhet patjeter ti ofrohet mbare opinionit europjan!, veproni o shqiptare se nuk u kthehet kjo shance edhe nje here. Nuk eshte turp qe disa kufitare te blehen me para, por eshte TURP per nje minister te brendshem te nje shteti sovran (keshtu po hane *** sllavomaqedonet pa nderprere) ne menyre KRIMINELLE te shkell token e nje shteti te huaj, cfaredo shkaqe qofshin ata qe e shtynen ta bejne kete, NE EUROPEN E CIVILIZUAR NUK KA VEND PER NJE VEPRIM TE TILLE, EUROPA KA RREGULLA, EDHE SHQIPERIA BESOJ SE KA RREGULLA, KUR BEHEN VIZITA NDERSHTETENORE TE EPROREVE.

    (Pra, u kisha lut, qe krejt energjine qe keni te ofroni, per te publikuar me gjere kete "NORMALITET" nga jeta e perditshme e Xhangos. Hajt te bejn edhe tjeret pak hajgare.)

    Dhe kur te fitoje VMRODPMNE perseri, po ne te njejtin stil do te grabitet shteti, do te grabiten te hollat e shqiptareve, qe fale vullnetit dhe talentit te tyre po mbajne epersine ne ekonomine e ketij pseudshteti, dhe mbushin pjesen dermuese te buxhetit. Pra, caku final, nuk eshte dashuria e madhe ndaj disa figurave sllavomaqedone ne kuader te shqiperise, por perfitimi i analfabeteve te fundit neper skajet e maqedonise, natyrisht bejne ketu pjese edhe GJYSEMSTUDENTET e univerziteteve shteterore, por edhe GENIUSAT e akademise te shkencave, arteve e bla bla bla.

    Nje fjale e urte thot "shtrij kembet, sa e ke jorganin", ose "miu i ngordhet, me bishtin perpjete", apo "ka hip kungulli mbi gardh", he more Xhango, hajde mor ne fshatin tend, e meso si duhet te aktivohesh kunder diskriminimit!!!, po po, se per te hyre ne fshatin tend, po te duhet nje eskorte edhe me e madhe se ajo qe pate ne shqiperi. Ketu tregohet metevertet SERIOZITETI i nje ministri, NE SHTETIN TEND e jo ne nje te huaj.



    Flm
    albanish by nature

  16. #16
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    "Blushi deklaroi se komentet e tij ishin zyrtare e se Boshkovski nuk pėrbėnte njė incident nė marrėdhėniet dypalėshe

    Deklarime shokuese tė ministrit tė Pushtetit Vendor Ben Blushi, i cili nė njė vizitė nė Korēė deklaroi, se ministri i Brendshėm i Maqedonisė kishte respektuar tė gjitha konventat gjatė vizitės nė Liqenas"

    Keta komunistat tone vetem zjarri i shpeton.

    Pa cfare populli trim jemi dhe maqedonasit na e bejne tete me dy.

    Mendoni per nje moment nje minister tonin te brendshem qe te shkoje ne Tetove dhe te deklaroje se do ju jap nenshtetesine shqiptare!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  17. #17
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Ne fakt ate ē'fare ka thene ministri maqedonas ne ate fshat, te gjithe e kemi marre vesh nga GSH, keshtu qe ndoshta ka dhe egzagjerime ne ato qe thuhen. Aq me teper qe ministri ne fjalim ka folur ne serbisht dhe gazetari reporter rrezik nuk e di fare serbishten dhe ka bere artikullin mbi te thenat e te tjereve! Megjithate me keto gazeta qe kemi spo e marrim me vesh seē behet e ēfare thuhet!!
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Si duket turqit kane kuptuar ate se cka Boshkovski ka folur ne kete miting dhe per ate ata kane reaguar ndaj ketij fjalimi,por ma merr mendja se edhe politikajt tane dhe diplomatet tane,liderete tane dhe pushtetaret tane kane kuptuar fort bukur mesazhet e Boshkovskit por... dhe se kjo nuk eshte kurfar egzagjerimi apo trillim gazetaresk por kjo eshte nje e veretete e hidhur per diplomacine dhe shtetin ton.E kete mendoj se me se miri e argumenton vet titulli i artikullit me posht.


    Njė shuplakė brenda pragut tė shtėpisė
    Nga APOLLON BAĒE
    "Ambasadori i Maqedonisė nė Shqipėri Risto Nikovski e ka quajtur krejt tė papranueshėm reagimin e Ankarasė zyrtare lidhur me vizitėn e Ministrit tė Punėve tė Brendshėme Ljupēe Boshkovski nė Prespė, sipas tė cilit ministri gjoja antishqiptar ka shkuar nė Prespė tė Vogėl i shoqėruar nga "komandose" tė armatosur pėr tė provokuar shqiptarėt". Ky ėshtė lajmi i gazetės Fyromase "Vjesnik", nr. 935 tė ditės sė mėrkurė.
    Gjėja e parė qė tė shkon nė mendje nga lajmi i Lajmėtarit- "Vjesnikut", ėshtė se redaksia ka lajthitur: Pa dyshim qė ka lajthitur. Madje nė mėnyrė qesharake: Nė vend qė tė shkruante "Tirana zyrtare", ajo ka shkruar "Ankaraja zyrtare." Kjo pasi ėshtė mėse e e vetėkuptueshme qė pėr provokimet ndaj Shqipėrisė duhet tė reagojė qeveria shqiptare qė ėshtė e Shqipėrisė dhe jo qeveria turke qė ėshtė e Turqisė.
    Por pėr ēudinė e ēudirave redaksia e Lajmėtarit-"Vjestnikut" nuk kishte lajthitur aspak. Pėr provokimin dhe ofendimin e Shqipėrisė reagoi qeveria turke, ndėrsa qeveria shqiptare, ashtu siē e thotė edhe kėnga "as u skuq dhe as u zverdh".
    Kjo ėshtė edhe arsyeja pėrse ambasador Nikovskit tė Fyromit ju desh qė tė sqarojė qeverinė turke, dhe jo atė shqiptare, se "Ministri i Brendshėm i Maqedonisė Boshkovski zhvilloi me komunitetin e Prespės muhabete thjesht private... Por kėto muhabete private u pėrgjuan dhe u spiunuan tinzėrisht nga pushteti lokal shqiptar". Pas njė sqarimi tė tillė qeveria turke, ashtu si shqiptarja, nuk ka pėrse tė ankohet mė pėr incidentin ordiner me emėr suvaxhiu "Ljupēe Boshkovski".
    Mund tė ketė, por kryesisht mund tė mos ketė
    Ministria e Jashtme e Republikės sė Shqipėrisė i bėri tė ditur medias se pėr incidentin e Prespės sė Vogėl "mund tė ketė njė reagim zyrtar". Dmth. mund tė ketė, por kryesisht mund tė mos ketė, pasi "tashmė ėshtė hedhur ideja pėr tė zhvlerėsuar provokime tė tilla".
    Nė vijim tė kėsaj fryme, drejtori i njė drejtorie tė dorės sė dytė me emrin Dervish ftoi ambasadorin Nikovski tė Fyromit. Sipas medias, ky drejtori Dervish "citohet t'i ketė shprehur pėrfaqėsuesit tė vendit fqinj qėndrimin e vendosur tė qeverisė shqiptare...".
    Kėtu lexuesit tė medias shqiptare, mė saktė mediatikės siē ka nisur tė thirret ajo kohėve mė tė fundit, nė pritje tė asaj qė shprehja kėrcėnuese "qėndrim i vendosur i qeverisė shqiptare" tė pasohet nga diēka si "pėr tė mos lejuar mė shkeljen flagrante tė..." i rilind ajo ndjenja e krenarisė kombėtare. Ai lexon mė tej, mendon se e kanė lėnė sytė dhe pandaj rilexon prapė atė qė kishte lexuar dhe prapė nuk u beson syve. Shprehja, vijon drejtori Dervish "citohet t'i ketė shprehur pėrfaqėsuesit tė vendit fqinj qėndrimin e vendosur tė qeverisė shqiptare pėr tė pasur marrėdhėnie tė fqinjėsisė sė mirė nė interes tė stabilitetit nė rajon".
    Dhe kėtu ndjenja e krenarisė kombėtare tė lexuesit zėvendėsohet nga njė ndjenjė pezmatimi. Nga keqardhja qė je bashkatdhetar i ministrit tė kėsaj ministrie dhe drejtorit Dervish qė ia pėrcolli fjalėt e kėtij ministri ambasadorit fyromas. Mes tė tjerave ky dhe ishte veprimi i parė diplomatik i kėtij ministri tė Ministrisė sė Jashtme.
    Fiks 35 vjet mė parė, De Goli pati thėnė nė Kuibekun frankofon, popullsia e tė cilit ėshtė thuajse sa ēereku i popullsisė sė Kanadasė, "Vive le Quebec libre" - "Rroftė Kuibeku i lirė". Shprehje qė merre si ta marėsh. Kanadaja qė njihet si shumė e urtė desh e linēoi De Golin. E pėrzuri dhe e shau pėr vite me radhė. Ndonėse De Goli nuk u kishte bėrė thirrje kuibekasve pėr mosbindje sociale, as dhe ju tha "mos e pėrcillni nė heshtje diskriminimin dhe varfėrinė ku ju ka lėnė shteti" siē bėri Ljupēeja nė Prespė tė Vogėl. Ndėrkohė Kuibeku nuk ėshtė as sa Prespa e Vogėl, as si Prespa e Vogėl dhe Ljupēeja nuk ėshtė as sa De Goli, as si De Goli.
    Sa pėr Ministrin e ri tė Jashtėm, gjithnjė brenda kuadrit tė "zhvleftėsimit tė provokimeve tė tilla" nuk do tė bėnte keq tė sprovonte t'i pėrsėriste fjalėt e Ljupēes diku nga Tetova.
    "Fushata e ēmendur shqiptare antimaqedone"
    Ambasadori Nikovski i Fyromit i pėrcolli qeverisė turke edhe ankesėn se "nuk mund tė merret me mend se ēfarė ėshtė fushata shqiptare antimaqedone e kėtyre 10 ditėve".
    Mirė, madje shumė mirė, do tė kishte qenė po tė kishte pasur njė fushatė tė tillė. Por pėrjashtuar Presidentin e Republikės qė sprovoi mė kot qė ta vinte qeverinė nė sedėr, ose ndonjė politikan si Godo, i cili i tha Boshkovskit se fundin e ka "nė Hagė si kriminel lufte", klasa politike, veēanėrisht klasa politike nė fuqi, heshti. Ose u shpreh, si Blushi, se "turizmi politik nė Ballkan ėshtė njė fenomen qė mbetet nė modė", dmth. se e tėrė kjo shfaqja ėshtė moderne, pėrkatėsisht e bukur. Duke u premtuar Prespalinjėve tė Vegjėl, "brenda kuadrit tė filozofisė sė re tė prezantuar nga qeveria", turizėm, rrugė, ujėsjellės, shkolla, ai tregoi tėrthorazi se Ljupēe Boshkovski na paskesh pasur tė drejtė kur u tha Prespalinjėve tė Vegjėl se "nuk duhet tė jetoni nė kėtė gjendje qė ju ka katandisur Shqipėria".
    Disa shfaqėn mendimin se "hapja mendore pėr ēėshtje tė patriotizmit ėshtė njė cilėsi... diku e dėmshme", tė tjerėt se "nuk humbėm shumė nga dinjiteti ynė kombėtar", ēka nuk prish shumė punė, pasi kemi me bollėk, tė tjerėt thanė se "rasti Boshkovski ėshtė njė flluskė sapuni".
    Sa flluskė sapuni ėshtė flluska Boshkovski e sapunit fyromas?
    Flluska Boshkovski e sapunit fyromas
    Flluska mė e fundit e sapunit fyromas Boshkovski ėshtė "provokacioni i egėr nė kufirin midis Shqipėrisė dhe Maqedonisė". Sipas kėtij lajmi, "8 personat qė hynė ilegalisht nė territorin maqedonas u larguan me shpejtėsi kur ju tha tė ndalonin,... duke lėnė pas armatimin: 2 mortaja, 3 automatikė, 8 granata... Qėllimi i tyre ishte qė tė kryenin aktivitet terroristik nė zonat kufitare nė Republikėn e Maqedonisė". Diku andej nga fundi, media pėrmend edhe burimin e kėtyre tė dhėnave: "Ministrinė e Brendshme Maqedone". Pyetja qė na lind ishte sa shpejt paskan ikur "terroristėt", saqė as automatikėt qė i kishin nė shpinė, as edhe bombat qė i kishin nė brez nuk arritėn t'i marrin dot. Nė kėtė rast dialogu me palėn fyromase do tė ishte
    A u kap njeri?
    Jo!
    Kush janė dėshmitarėt?
    Policėt e Ljupēe Boshkovskit.
    Kush tjetėr?
    Nata.
    Pavarėsisht nga kjo, gazetat maqedone janė plot. "Ljupēeja vetėm sa foli dhe bėri shumė mirė qė foli. Ne flasim, ata na vrasin".
    E tėra ka njė vazhdimėsi. "Nė fillim na shanė dhe ne s'bėmė gjė. Pastaj na shtynė dhe ne nuk bėmė gjė. Pastaj na gjuajtėn me shuplakė dhe ne s'bėmė gjė. Pastaj na shaluan nė hu dhe ne s'bėmė gjė. Pastaj po na vrasin dhe ja ku jemi sot", -mė pati thėnė njė fshatar qė hynte e dilte pėr bukėn e gojės si kontrabandist nga Maqedonia. E tėra sipas njė progresioni gjeometrik. Progresionit tė nėpėrkėmbjes dhe humbjes tė dinjitetit. Hiē asgjė, njė flluskė sapuni. "Nėse nuk arrijmė tė respektojmė veten, nuk mund tė presim dhe tė kėrkojmė qė tė na respektojnė tė tjerėt", -i tha Moisiu i urtė Kadaresė.
    Jam martuar002

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Duke pasur parasysh se kjo duhet te jete nje ngjarje autentike se cka ndodhi ate dite ne Liqenas ,kujtoj se nuk do kurfar komenti se a kuptoj apo nuk kuptoj gazetari ate gjuhe sllave te cilen ministri perdori ne ate miting,por kjo paska qene nje realitet dhe nje e vertete e hidhur sa do qe te jete per ne.

    "Ljube, vellai yne!"

    Rrefimi i banoreve te Prespes dhe e verteta e ardhjes se Boshkovskit ne Shqiperi. Perse zgjodhi fshatrat ku mungon krejtesisht prania shteterore shqiptare. Cfare beri me t'u kthyer ne Shkup, njeriu qe imitoi "Tigrat" e Arkanit.

    nga Sokol Shameti

    Pjestare te njesitit "Luanet" themeluar nga Boshkovski

    C't'u kete ngjare 600 banoreve te urte te katundthit Liqenas brenda nje viti? Po shtate a tete fshatrave prane tij, qe perbejne gjithe komunitetin prej 5.000 banoresh te popullsise sllavishtfolese te njohur me emrin: "maqedonas" te Shqiperise?

    Te shquar per absolutisht asgje, me perjashtim te nje shkrimtari per femije te viteve '30 - '40, maqedonasit e Shqiperise po i shohim se fundi te kene rene ne nje fiction te thelle. Kjo zone periferike, e varfer jo per shkak te perberjes etnike, e cila nje vit me pare, ne mes te krizes se FYROM u ofrua nga Akademia e Shkencave te shtetit fqinj si placke tregtie per shkembim territoresh mes dy vendeve, po jeton prej disa kohesh brenda nje keqkuptimi te madh. Keqkuptim, per te cilin ne Tirane nuk dine ose nuk duan te dine asgje, ndersa ne Shkup shpresojne qe, kur ne Tirane t'u dale gjumi disave, punet te kene shkuar teper larg.

    Te 5.000 banoret e Prespes po jetojne qysh nga viti '90 nen iluzionin se bejne pjese ne nje shtet tjeter. Ata ndezin televizoret dhe kerkuesi automatik i frekuencave u kap vetem kanale sllave. E njejta gje me radiot, gazetat, sinjalet GSM. Ne te gjitha lokalet e tyre private dallohen simbolet e partive politike te FYROM, madje edhe oret plastike te murit kane te stampuar simbole kombetare maqedonase ose fytyra shenjtesh sllave. Ne kishat e zones, qe varen de jure nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise, prifterinjte qe meshojne vijne nga FYROM, e cila ende nuk e ka nje kishe te sajen autoqefale te njohur nga Patriarkana e Stambollit. Ky mund te duket nje detaj pa vlere, por kisha ortodokse maqedonase, teresisht nen ombrellen e asaj serbe, ka rolin vendimtar ne formimin e menyres se te menduarit te njerezve qe frekuentojne kubete e saj. Femijet e Prespes shkojne ne shkolle ku, sipas ligjit, nje pjese te mire te arsimit, i cili ka te beje me gjuhen, letersine dhe historine, e marrin ne gjuhen ametare. Sa per pjesen tjeter te formimit teknik qe duhej ta merrnin ne shqip, le te themi vetem se, e zhvillojne ne kushtet e mungeses se plote te kontrollit, nga mesues me defekte te renda aksenti, bashkefshatare te tyre. Ata shkojne te pijne dicka ne lokalin e fshatit dhe aty gjejne vetem "Skopsko" pivo ose leng dardhesh nga Mavrovo.

    A guxon qofte ndonje syresh, nga te pakten 600 mije shqiptaret ne FYROM, te dale ne mes te rruges me 28 nentor me flamurin e Shqiperise? Jo pa e ndare mendjen me pare per te bere ca muaj hapsane. Fshatari i Liqenasit valevit pa pike kokecarjeje pelhuren e kuqe me ventilator te verdhe ne mes, qe perben flamurin zyrtar te FYROM, jo vetem me 29 korrik, festa kombetare maqedonase, por edhe 364 ditet e tjera te vitit. Natyrisht, ky s'perben ndonje problem. E pse duhet te konsiderohet problem fakti qe banoret te zgjedhin me iniciative c'flamur te valevisin, kur askush nuk kujtohet te vendose ca kufij te qarte ne thanat me nam te Prespes? Fundja, pervecse teorikisht, ne c'menyre mund te provoje ndonje shtet tjeter se ka autoritet mbi kete grusht fshatrash? Dhe ato mund t'i quash "grusht fshatrash", vetem nese i referohesh njeres pale. Sepse ky eshte vetem nje term i huazuar nga pikepamja shqiptare e ceshtjes. Si cdo ceshtje tjeter ne Ballkan, edhe kjo e numrit te minoritetit maqedonas ne Shqiperi ka dy standarde. Shko te pyesesh nje here ne Prespe, po nuk te tha, pa iu dridhur qerpiku, edhe me i vogli i femijeve te shkolles fillore, se maqedonasit ne Shqiperi jane te pakten 500 mije vete, se Pogradeci eshte qytet maqedonas, se gjysma e Korces eshte maqedonase, se shume maqedonas jetojne ne Tirane e te tjera legjenda te ketij lloji, te thena me naivitet prekes. Naivitet ky, i lene qetesisht te shtohet e te riprodhohet neper vite nga mungesa e pranise shteterore shqiptare dhe nga teperimi i pranise shteterore maqedonase. Ne Shqiperi kjo eshte nje semundje ngjitese, e perhapur ne radhet e te gjitha minoriteteve. Atehere gjithkush ka te drejte te mendoje: kur edhe shoqatat e romeve deklarojne se ne Shqiperi numerohen mbi 1 milione te tille, pse te mos thone maqedonasit qe ato nente katundet e tyre buze liqenit, ne te vertete nuk jane fshatra, por qytete qindramijera banoreshe. Ose pse te mos i zere ndonje krize e ngjashme gjigandizmi edhe dy lagjet malazeze te katundit Vrake? Pa folur per greket, te cilet kurre nuk kane zbritur nga 600 mijeshja ne pretendimet e tyre. Atehere, Kushtetuta e ardhshme e Shqiperise i bie te filloje me fjaline: "Ne, minoriteti shqiptar i Shqiperise...".

    Te gjitha faktet ne Prespe flasin se kjo zone prej kohesh po jeton ne nje realitet tjeter dhe ne nje kohe tjeter. Banoret e atjeshem numerohen si banore te Republikes se Shqiperise, por ne kete republike ata jane vetem numra dhe aq. Matane kufirit ata vlejne shume me shume. Atje ata shumezohen me 100 dhe per kete arsye, eshte e natyrshme, qe ata te parapelqejne ta quajne "Maqedoni" token ku shkelin.

    Para nje viti revista "Klan" realizoi nje tjeter reportazh ne kete zone, nderkohe qe ne shtetin fqinj ushtria maqedonase po shtypte me tanke kerkesat e shqiptareve per me shume te drejta. Kjo i kishte shtyre fshataret e Prespes te organizonin mitingje mbeshtetjeje per forcat e armatosura te "Republikes se Maqedonise" qe po luftonte "terroristet" shqiptare, madje disa banore te fshatit u ofruan vullnetare per te shkuar ne lufte kunder shqiptareve. Skenarit nuk i mungonte asnje detaj qe do ta bente te ndryshem nga ai i mitingjeve ekstremiste te nxitura nga figura e zymte e ministrit te Brendshem Boshkovski perpara godines se parlamentit ne Shkup diten e terheqjes se UCK-se nga Haracina. Si shperblim per kete gatishmeri ngasheryese, shteti maqedonas dergoi ca ndihma. Madje Akademia e Shkencave te FYROM, per te perkedhelur ndjenjat e tyre nacionaliste, shperndau edhe nje harte ku, sipas projektit te saj per shkembimin e territoreve mes Shqiperise dhe "Maqedonise", kesaj te fundit duhej t'i jepeshin pervec nente fshatrave me popullsi sllave te Prespes, edhe gjithe bregu perendimor i liqeneve te Prespes se Madhe dhe atij te Ohrit, duke perfshire qytetin e Pogradecit, 100% shqiptar.

    Banori i Liqenasit ka te drejte te mallengjehet. Dikend nuk e ze gjumi per te. Si cdo nenshtetas tjeter i periferive qe ka nevoje te shohe udheheqesit e tij per t'u ndiere ne duar te sigurta, edhe banori i Liqenasit enderron te takoje nje zyrtar me kollare. Por ky rast i vjen vetem nje here ne dhjete vjet, kur ia beh ne katund pa lajmeruar vete ministri i Brendshem me sokolat e tij qe mbllacisin camcakiz. Po, po. Vete ministri me i forte i qeverise, Boshkovski, te cilin banoret e zones e therrasin me familjaritet "moje brat Ljube" (vellai yne Ljube).

    Nje jave perpara vizites se te paftuarit, tensionet mes Tiranes dhe Shkupit ishin riashpersuar per shkak te nje incidenti kufitar. Nje grup ushtarakesh maqedonas kishte shkembyer zjarr me nje bari shqiptar ne brendesi te territorit te Shqiperise. Ministria e Jashtme shqiptare u ndje e fyer dhe protestoi, por si per te treguar qe ne Shkup as qe ia vershellen njeri se per cfare nxehet Tirana, ministri i shumelakuar Boshkovski, ne krye te nje eksorte prej tete njerezish te armatosur, bujti me arrogance ne fshatrat me popullsi maqedonase te Prespes dhe mbajti atje ca fjalime mjaft radikale.

    Si mund te perkthehej me gjuhe diplomatike e gjithe kjo? Ndoshta thjesht, nje menyre per t'i thene Tiranes te rrije urte, se fitili i Prespes nje shkendije do. Edhe menyra sesi ministri i Brendshem maqedonas hyri ne token shqiptare eshte mjaft kuptimplote. Vargu i makinave qe e shoqeronin kaluan gjithe madheshti perpara policeve te shushatur shqiptare, qe kishin turnin ne ate ore ne vendkalimin kufitar, te cilet moren menjehere drejtqendrim, por qe u injoruan sikur te mos ekzistonin nga Boshkovski.

    Ljube Boshkovski, themeluesi dhe babai shpirteror i skuadronit paraushtarak "Luanet", nje imitim i shkelqyer i "Tigrave" te Arkanit, nuk preferoi qe me 29 korrik te shkoje te vendose buqeta me lule se bashku me Trajkovskin dhe Gjeorgjevskin ne monumentin e shen Prohor Pcinskit, aktivitet ky qe nuk lihet kurre pas dore nga ata qe e konsiderojne veten maqedonas te vertete race. Ndonese i perfolur si subjekt per Gjykaten e Krimeve te Luftes, Boshkovski parapelqeu te beje nje veper humanitare dhe vetesakrifikuese kete 29 korrik.

    Ai mberriti ne Prespe, vezhgoi gjendjen e fshatrave, u skandalizua ngaqe ajo iu duk me e mjeruar ne krahasim me ate te fshatrave shqiptare aty prane dhe deklaroi me zhurme se maqedonasit e Prespes nuk duhej ta lejonin qe Tirana t'i trajtonte ne kete menyre. Pervec kesaj, ai i shtoi edhe nje doze tjeter tretesires se delirit te madheshtise maqedonase, kur tha se se shpejti Shkupi do te shperndante rreth 4 milione dokumenta nenshtetesie per maqedonasit qe jetonin ne Shqiperi, Greqi dhe Bullgari. Si nje "i njohur" i vjeter i shqiptareve, ministri Boshkovksi i lindur ne Tetove- "kryeqyteti" i shqiptareve te FYROM- zgjodhi Liqenasin, "kryekatundin" e maqedonasve te Shqiperise per te bere kete deklarate. Nuk dihet nese do te kishte guxuar ai te conte neper mend ndonje aventure te tille ne Selanik ose qofte edhe ne Bllagojevgrad. Sidoqofte, ne Shqiperi ai gjeti sheshin e pershtatshem per te bere persheshin e tij. Askush nuk i ra ne te per rendesine e gjithe kesaj qe ndodhi, vecse pas tri ditesh.

    Ne Tirane, presidenti i ri Moisiu ishte njohur tanime me zyren e tij dhe ministrise se re te Puneve te Jashtme iu desh ta nise aktivitetin pikerisht me rastin "Boshkovski". Reagimet e Tiranes pas vizites bombe te "luanit" Boshkovski ne Prespe ishin sa te vonuara, aq edhe te kota. Presidenti shqiptar kerkoi menjehere hollesi ne lidhje me viziten e mysafirit te paftuar nga ministria e Rendit. Sipas te dhenave, te cilat natyrisht as qe perbenin ndonje lajm, pasi vinin me tri dite vonese, vizita ne Prespe e Boshkovskit, te shoqeruar nga ambasadori i FYROM ne Tirane Risto Nikovski dhe nga tete persona te armatosur, ishte deklaruar si "private". Ministri shqiptar i Pushtetit Lokal, Ben Blushi, vizitoi edhe ai nga ana e tij pak dite me vone rajonin e Prespes, duke marre shenim kerkesat ekonomike te banoreve dhe duke e quajtur viziten e Boshkovskit "turizem politik, i cili vazhdon te mbetet ne mode". Nga ana e saj, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise, pas fjalimit te ashper te Boshkovskit ne nje nga kishat e minoritetit sllav te Prespes, e denoi perdorimin e objekteve te saj te kultit si vende ku mund te beheshin politika nacionaliste.

    Ndonese edhe ne Shkup ministri 42 vjecar konsiderohet si nje tip i rrembyer- shtypi maqedonas e ka cilesuar ate madje si "fatkeqesine me te rende natyrore qe i ka rene ndonjehere ketij vendi" pas incidentit kur Ljubeja kositi me kallashnikov tre kater gazetare- asnje reagim nuk ka mberritur nga andej kufirit pas rremujes qe beri "djali capken" kendej kufirit. Nje injorim i plote, per te mos thene nje miratim absolut. Gjate kohes qe Boshkovksi hante peshk te shijshem liqeni ne Prespe dhe qante hallet gju me gju me minoritaret, kryeministri i FYROM Gjeorgjevski deklaronte ne Prohor Pcinksi se "shqiptaret perbejne nje te katerten" e maqedonasve. Nje konfirmim i shkelqyer se, edhe pas luftes, qeveria e Shkupit ka cuar dem nje vit te tere pa marre asnje leksion aritmetike.

    Me t'u kthyer ne zyre, me nje zjarrllek te ri per te luftuar per kauzen maqedonase, Ljubeja shpartalloi nje grup te armatosur prej tete personash qe po hynin nga Shqiperia me qellime aspak te mira per vendin e tij dhe zuri si trofé lufte ne sheshbeteje te gjitha armet e tyre. Pak dite pas kesaj beme, ministria e Boshkovksit shpalli se kishte zbuluar fijet e nje organizate te re terroriste shqiptare. Emri i saj ishte perseri mjaft tingellues: "Armata Republikane e Ilirides", por sipas skenarit te ofruar nga Boshkovksi, keta republikane te thekur ishin te drejtuar dhe te financuar nga nje monark: Leka Zogu. Qellimi i tyre ishte shkaterrimi i zgjedhjeve te shtatorit ne FYROM. Por duket e cuditshme qe shqiptaret te jene te interesuar per shkaterrimin e ketyre zgjedhjeve, kur per here te pare, nen nje monitorim te rrepte nderkombetar, do te dale ne drite se sa perqind te popullsise perbejne ata.

    Shpeshtimi i kesaj veprimtarie te shfrenuar antishqiptare te Boshkovskit pas kthimit te tij nga Prespa, le te kuptosh se me te vertete ai duhet te kete gjetur atje arsye te forta per ta bere kete. Ose se Prespa eshte kaq pa vlere, saqe mund te sherbeje edhe si pretekst i shkelqyer per te rritur ca pike ne rating-un politik.


    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Si duket kesaj radhe me kohe reagun te gjitha segmentet adekuate te Shtetit shqipetar rreth ketij rasti dhe se nuk pati deri me tani asfar problemesh ne kete drejtim.Por si duket Boshkovski pat mesuar kete rruge te kaloje pa pengesa sikur te ishte ne truallin e vet maqedon deri me tani e inshalla kreret shqiptar te Shtetit tone tani kane mbledhur mend dhe tipave te tille me kohe do tu thon ndal se majft luajtet me kete.Por si e veshtire te besohet ne kete kur Politika e jashtme Shqiptare bene koncesione per ne te paparanueshme me sllavet si ne Maqedoni ashtu edhe ne te mbeturen Jugosllavi e ne te prine Ministri Meta,por edhe me pare edhe qeverite tjera nuk ishin imune ndaj ketyre problemeve.


    MPB urdhėroi: Boshkovski tė mos hyjė nė Prespė

    KORĒE (24 Gusht) - Ministria e Rendit Publik nė Tiranė jep urdhėr pėr moslejimin e hyrjes nė territorin shqiptar tė ministrit maqedonas tė Punėve tė Brendshme, Lube Boshkovski. Sipas Radio RASH, e cila citon burime konfidenciale nė Drejtorinė e Policisė sė Korēės, vendimi nė fjalė ėshtė marrė pas disa njoftimeve tė publikuara nė Ohėr dhe Shkup se sot nė orėn 11:00 tė paradites, Boshkovski, simboli i nacinalizmit maqedonas, do tė shkonte nė Prespė tė Vogėl pėr tė vėnė gurthemelin e parė tė njė kishe ortodokse. Menjėherė pas kėtyre informacioneve, Tirana zyrtare ka vėnė nė alarm forcat e policisė dhe tė Shėrbimit Informativ Shtetėror (SHISH) pėr tė mos lejuar kategorikisht hyrjen e Boshkovskit nė Shqipėri. Sipas RASH, nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm, nė zonėn e Prespės janė dėrguar forca tė shumta policore, si dhe janė pėrforcuar rojet kufitare nė doganėn e Gorricės, ku parashikohej tė kalonte edhe Boshkovski. Burime konfidenciale nga Drejtoria e Policisė sė Korēės bėnė tė ditur se kishin njoftuar autoritetet qėndrore nė kryeqytet, se ministri maqedonas i Punėve tė Brendshme, nuk kishte marrė leje pėr tė hyjė nė territorin shqiptar, pavarėsisht nga njoftimet paraprake nė Ohėr e Strugė. Tė njėjtat burime tė cilat kėrkuan tė qėndrojnė anonim, thanė se nga Ministria e Punėve tė Brendshme nė Tiranė, madje dhe nga "krerė tė lartė tė Qeverisė shqiptare", ėshtė dhėnė njė urdhėr i prerė qė Boshkovski "tė ndalohej nga rojet kufitare pėr tė moshyrė nė tokėn shqiptare". Pasi ėshtė vėnė nė dijeni tė kėtij informacioni, duket se Boshkovski ka ndėrruar mendje dhe nė ceremoninė e sotme gurthemelin e parė nė kishėn ortodokse e ka vendosur ambasadori maqedonas nė Tiranė, Hristo Nikovski. in/mr (RASH/BalkanWeb)
    Jam martuar002

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si i njoha Nanon dhe Berishėn.
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  2. PD: Mitingu i Berishės nė Sarandė ishte i jashtėzakonshėm
    Nga BlueBaron nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 05-07-2005, 14:59
  3. BERISHA: MITINGU I NDRYSHIMIT
    Nga Dita nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 02-04-2003, 01:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •