gaz shqiptare
---
Flet Kujtim Gjoni: Nė Kongresin e VIII na urdhėruan tė evitonim Mehmetin
"Ne kineastėt i mėsonim tė parėt goditjet nė Byro"
---------------------------------------------------------------
Fatos Veliu
IDitėn e parė tė nėntorit tė vitit 1981, kineasti Kujtim Gjoni ndoshta ishte nga tė parėt qė kuptoi se diēka e keqe do tė ndodhte nė Byronė Politike. Dhe nuk kishte gabuar. Vetėm njė muaj mė pas, kryeministri historik i Shqipėrisė, Mehmet Shehu, do tė eleminohej nga rreshtat e saj, nė tė cilėt kishte sunduar me shikim tė rėndė pėr dekada tė tėra. Ka qenė pikėrisht tribuna e Kongresit tė 8-tė tė PPSh-sė ajo qė do tė dekonspironte para syve tė stėrvitur tė kineastit tė njohur, se pikėrisht nė Byro diēka e rėndė po ndodhte. Eksperienca e gjatė nė pėrgatitjen e filmave dokumentarė pranė udhėheqjes mė tė lartė partiake tė shtetit tė atėhershėm komunist e kishte bėrė atė dhe kolegėt e tijė tepėr tė aftė pėr tė zbėrthyer jo vetėm situatat qė krijoheshin nė radhėt e tyre, por, nga fokusimi i portreteve nė kamerat profesioniste.Kėshtu dhe nė atė konngres ata kuptuan shumė kur nga nga shefat e tyre nėpėrmjet kufjeve morėn urdhėra tė tillė si: "Portretizoni vetėm shokun Enver dhe askėnd tjetėr!". "Punoni vetėm me plane tė largėta me tribunėn!". "Nė rreshtin e parė tė sallės nuk do tė bėni asnjė portret!". "Kuptuam se nė mes anėtarėve mė tė lartė tė udhėheqjes sė shtetit diēka e rėndė do tė ndodhte, tregon tashmė pėr Gazetėn, Kujtim Gjoni, i cili aktualisht ėshtė drejtori i "Albafilmit" shqiptar. Mendja na shkoi te Mehmet Shehu, tė cilit po i privohej fiksimi nė celuloid. Atė mendim e pėrforcuam akoma pas njė tjetėr urdhri qė u dha pėr rreshtin e parė, kur ndodhej e ulur pikėrisht Fiqireti". Jo vetėm kaq, por specialistėt e filmimeve nė atė kohė bėhet e ditur se kanė kuptuar qė Enver Hoxha nuk i ka pasur punėt mirė me shėndetin, pasi njė urdhėr i ēuditshėm kishte vijuar pas tė parėve. Ai kishte tė bėnte pikėrisht me moslejimin e filmimit tė tij nė faqen e majtė.
Zoti Gjoni, ju keni qenė ndėr punonjėsit e Kinostudios qė preferoheshit nė rastet e pasqyrimit tė ngjarjeve nė tė cilat merrte pjesė Enver Hoxha dhe udhėheqja mė e lartė e shtetit tė atėhershėm komunist?
Eshtė e vėrtetė qė kam qenė. Jo vetėm nė njė takim apo vizitė tė Enver Hoxhės dhe tė udhėheqėsve tė tjerė tė asaj periudhe qė mund tė bėnin nė njė ndėrmarrje apo nė njė rreth, por, qė tė jem tepėr i sinqertė me lexuesin e kėsaj interviste dhe me veten time, unė kam marrė pjesė deri dhe nė shumė e shumė aktivitete tė mėdha tė Partisė sė atėhershme tė Punės, duke vijuar deri nė sallat e kongreseve apo festivalet kombėtare, qė atėherė pėrbėnin evenimentet mė tė mėdha nė vend. Nė kėto takime duhet tė kemi parasysh se, qoftė pėr tė filmuar apo qoftė edhe pėr procedura tė tjera gazetareske, caktoheshin njerėzit mė tė besuar, qė po tė flasėsh tamam me logjikėn e kohės, konsideroheshin si tė privilegjuar.Kjo gjė nuk duhet mohuar, pavarėsisht se kohėt kanė ndryshuar.
Pėrmendėt disa herė fjalėn "privilegj". Mos duhet tė kuptojmė se nuk e kishin tė gjithė punonjėsit e Kinostudios tė drejtėn pėr tė kryer detyrėn qė u takonte?
Absolutisht jo. Nuk mund tė flitej qė nė njė aktivitet tė pėrmasave kombėtare apo nė njė vizitė tė veēantė tė Enver Hoxhės, apo dhe tė disa udhėheqėsve tė lartė tė shtetit tė atėhershėm, nė ekipin tonė tė Kinostudios qė mund tė merrte pjesė nė pasqyrime filmike, tė mund tė ishte kushdo, pavarėsisht se punonim tė gjithė nė tė njėjtin institucion siē ishte Kinostudioja. Pėr kėto raste ishte e pėrcaktuar njė listė e veēantė, e cila saktėsonte emrat e personave qė mund tė merreshin me pėrgatitjen e filmimeve nė evenimente tė atilla, siē i konsideronim atėherė ato takime.
Ju nuk jeni dakord me njerėzit qė mund tė kritikojnė ato forma tė asaj kohe?
Unė nuk kam punė me kohėt, por me profesionin dhe punėn time. Kohėt ikin dhe artistėt apo kineastėt ngelen. Detyra e tyre ėshtė tė fiksojnė historinė. Nuk mund tė thuash dot se 50 vjetėt e kaluara nuk kanė qenė kohėt e periudhės komuniste nė Shqipėri. Kėshtu qė nuk mund tė rrije pa e pasqyruar, madje me detajet mė tė hollėsishme, ēdo moment, sidomos tė aktorėve kryesorė tė shtetit qė ishin politikanėt e atėhershėm.Tė gjitha sa kanė thėnė dhe sa thonė nė kėta 15 vjet, sidomos kolegėt tanė, janė gėnjeshtra, sajime dhe mohime. Ėshtė e mira tė thuhen ato qė kanė ndodhur nė tė vėrtetė. Koha jonė e gjatė me kamerat dhe stilolapsat nė dorė pranė udhėheqjes na kishte bėrė edhe profesionistė tė zbėrthimit tė gjendjes shpirtėrore tė tyre, aq sa kuptonim fare mirė kur ata ishin nė vėshtirėsi, kur ishin tė mėrzitur, kur kishin gėzim dhe kur kishin entuziazėm, pavarėsisht se nė pamje tė parė njė shikim joprofesionist kėto nuk mund t'i kuptonte. Jo vetėm kaq, por nga udhėzimet qė na jepnin pėr mėnyrat profesionale tė tė punuarit, ne kuptonim dhe goditjet e mėdha qė pritej tė ndodhnin nė tė ardhmen brenda udhėheqjes. Njė ngjasi e tillė na ndodhi p. sh. nė Kongresin e 8-tė tė PPSH-sė, kur ne kuptuam se Mehmet Shehu ishte nė buzė tė greminės, gjė qė ndoshta pėr momentin mund ta dinte vetėm Enver Hoxha.
Ju keni qenė nė sallėn e Kongresit tė 8-tė tė PPSH-sė, i cili u zhvillua njė muaj para se tė vetėvritej Mehmet Shehu?
Po, ashtu siē kisha qenė dhe nė shumė kongrese tė tjera, isha edhe nė sallėn e punimeve tė atij kongresi, nė tė cilin morėn pjesė pėr herė tė fundit jo vetėm Mehmet Shehu, qė pas njė muaji vrau veten, por edhe Enver Hoxha, i cili vdiq pikėrisht njė vit para kongresit tė ardhshėm tė PPSH-sė, pra tė 9-tit. Unė, ashtu si dhe shumė e shumė kolegė tė tjerė tė Kinostudios, medias sė shkruar dhe tė vetmit televizion qė ishte nė atė kohė, kishim pėr detyrė tė pasqyronim nė mėnyrėn mė tė rregullt punimet e atij kongresi. Ndėrkohė, ndryshe nga sot, duhet tė pranojmė se media atėherė ishte tejet e kontrolluar. Nuk mund tė bėhej fjalė tė bėje filmime sipas qejfit dhe tė pozicionoje plane sipas anės dhe bukurisė profesionale qė vareshin nga dėshirat e tua.Konkretisht, nė Kongresin e 8-tė, ndėrsa kishim filluar punė pėr filmime dhe regjistrime tė fjalimeve gjatė seancave, na jepet urdhri qė nuk duhej tė punonim me plane tė vogla apo me portrete, por vetėm me plane tė mėdha. Tė njėjtėn gjė duhej tė bėnim dhe nga salla, sidomos nė rreshtat e parė tė saj. Kjo do tė thoshte qė ne nuk duhej tė bėnim asnjė planportret tė askujt qė ishte nė tribunė, pėrveē Enver Hoxhės. Menjėherė kuptuam se dikush nga ata qė ishin nė tribunė, do ta hante sė shpejti. Kėtė e kishim mėsuar nga raste tė ngjashme qė kishin ndodhur mė parė. Apo, nga ajo qė na u tha tjetėr nė atė kongres, qė tė mos filmonim shokun Enver nė krahun e majtė, ne kuptuam se ai kishte probleme me faqen e majtė dhe ashtu ishte vėrtet, mė mbrapa saktėsuam se ishte fjala pėr paralizėn qė kishte kaluar nga ai krah i fytyrės. Gjithsesi, atė qė kuptonim, se do ta pėsonte njė anėtar i udhėheqjes, nuk bėhej fjalė qė ta shprehnim, por vetėm ta mendonim.
As me kolegėt?
Gjithēka qė mund tė bėnim nė kėto raste, kur menjėherė zbėrthenim shkaqet e dhėnies sė njė urdhri tė tillė, ishte qė t'i shkelnim syrin me kuptim njėri-tjetrit mes kolegėsh. Kėshtu ndodhi dhe nė atė kongres. Si na u dha nė kufje urdhri qė tė punonim me plane tė mėdha, menjėherė kthyem kokėn nga njėri-tjetri me shikime, qė vetėm ne i zbėrthenim. Gjithsesi vazhdonim tė ndiqnim ritmikisht zbatimin e urdhrave qė na jepeshin. Bėnim sė pari filmimin e Enverit qė vinte nė qendėr tė tribunės, duke mos bėrė as mė tė voglėn lėvizje tė saj, pėr ta spostuar majtas ose djathtas nga ndodhej i ulur kryeministri Shehu, pastaj e largonim pamjen derisa bėnim fokusim tė tė gjithė tribunės sė kongresit. Kėtu lindte dyshimi i parė, qė mund t'i vinte radha vetė njeriut tė hekurt tė sistemit dhe qė njihej si absolut pas Enver Hoxhės.
Ndėrsa ju jepnin porosi nė kufjet tuaja qė tė mos bėnit fokusime portretesh, a u theksua nė ndonjė rast emri i Mehmet Shehut?
Absolutisht jo. As qė bėhej fjalė pėr njė gjė tė tillė.
Duhet tė keni episode tė veēanta nė lidhje me punėn tuaj gazetareske pranė udhėheqjes sė atėhershme, qė pėr tė tjerėt konsiderohej si "mit"?
Sa tė duash, aq sa nuk mund tė kujtohen dot, pėr vetė faktin se janė grimca tė atilla qė nuk besoj se mund tė kenė ndonjė interes.
Gjithsesi, do ishim tė interesuar pėr tė dėgjuar diēka, pėr tė njohur tė paktėn tipat e tyre pėrpara kamerės, e cila po i transmentonte nė ēdo familje shqiptare?
E vėrteta ėshtė se para kamerės ishin tė gjithė tė ēuditshėm. Njė gjė kanė pasur tė pėrbashkėt, qė e ndienin tė gjithė filmin dhe nė atė moment bėnin lėvizje spektakolare. Ndėrsa pėr tė veēantat e pozicioneve qė merrnin para saj ka pasur cilėsi tė tjera Enver Hoxha dhe cilėsi tė tjera Mehmet Shehu apo Adil Ēarēani, si dhe tė tjerėt me radhė.
Pse, Mehmet Shehu nuk e bėnte njė gjė tė tillė?
Mehmet Shehu ka qenė ndryshe. Ai ka pasur raste qė mund tė ishte edhe shumė njerėzor, siē mė ka ndodhur njė herė qė unė i kam shkelur kėmbėn, ashtu siē ka pasur raste kur ėshtė treguar edhe shumė i prerė. Kėshtu, mund tė kujtoj njė rast tė tillė. Ka qenė 50-vjetori i shkollės teknike, qė sot quhet "Harri Fultz", ku ka kryer studimet edhe vetė Mehmet Shehu. Ai, si ish-nxėnės dhe kryeministėr i Shqipėrisė, pėr t'i dhėnė jehonė festės sė 50-vjetorit tė asaj shkolle, mori pjesė edhe vetė. Nė momentin qė udhėheqja u ul nė podiumin e sallės ku do tė bėhej ceremonia, fėmijėt qė ishin caktuar pėr t'u vendosur shallet e kuq, tė cilėt vendoseshin nė ēdo ceremoni jubilare, rendėn me vrap pėr nė drejtim tė tė ardhurve. Por, momentin kur u lidh shalli nė qafėn e Mehmet Shehut, kameramani nuk arriti ta filmonte, pėr shkak tė pozicionit tė gabuar ku ndodhej. Nė kėtė kohė, kur nuk kishin kaluar vetėm pak ēaste, u afrua te Mehmeti pėrgjegjėsja qė po pėrgatiste atė dokumentar, Marjanthi Qamo, e cila nė mėnyrė tė menjėhershme i kėrkoi qė brenda mundėsive tė pėrsėritej edhe njė herė vendosja e shamisė. Nė atė moment Mehmet Shehu, i tejnxehur, me njė lėvizje spektakolare tė kokės pėr tė shprehur mė mirė inatin e tij, i ka bėrtitur Marjanthit: "Shporru, moj kėtej, ē'jam unė, aktor kinemaje qė mund tė bėni ju qyfyre ".
Njė rast tjetėr, i cili tregon tipat e ndryshėm qė kishin Enveri me Mehmetin nė lidhje me filmimet, tregohet nė rastin kur ne po pėrgatisnim dokumentarin e ceremonisė sė organizuar pėr pėrurimin e busteve tė vėllezėrve Frashėri te kodrat e liqenit. Veē tė tjerėve merrnin pjesė dhe Enver Hoxha me Mehmet Shehun, si dhe gjithė udhėheqja e lartė. Ne nė kėtė rast punonim pėr tė krijuar planet pėr interes tė filmit dokumentar kushtuar Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Nė njė moment Enveri dhe Mehmeti, si mbaruan ceremoninė zyrtare te bustet e rilindasve, bėnė tė largoheshin pėr nga ēezma qė ėshtė pėrballė piedestalit qė ndodhet anash rrugicės sė asfaltuar. Ne nuk mund tė rrinim pa u afruar, me merakun qė tė mos na ngelej asnjė plan i udhėheqėsit pa filmuar. Nė kėtė moment Mehmet Shehu, teksa lante fytyrėn te ēezma, i thotė Enverit: "Kėta nuk na lėnė tė lidhim as ushkurin e brekėve, se na ngelėn nga mbrapa me kamera". Ndėrsa Enveri, si me finesė, pa e vrarė terezinė, madje tepėr i kėnaqur qė pikėrisht ne po e bėnim detyrėn shumė mirė, i pėrgjigjet Mehmetit: "Ata bėjnė detyrėn e tyre. I shėrbejnė historisė".
Desh mė ra tė fikėt kur i shkela kėmbėn Mehmet Shehut
Ndėrsa vazhdon tė tregojė pėr vitet e gjata tė punės sė tij nė Kinostudio, duke pėrshkruar kryesisht situatat qė krijoheshin kur ata bėnin punėn dokumentale para ish-udhėheqjes komuniste,kineasti Kujtim Gjoni paraqet lloj-lloj episodesh qė tregojnė jo vetėm tipin, por edhe karakterin e tyre tė ēuditshėm. Kėshtu, ndėr tė tjera ai tregon njė ndodhi qė mund ta quash tė jashtėzakonshme nė atė kohė, pėr vetė faktin se ka tė bėjė me Mehmet Shehun."E mbaj mend shumė mirė, - thotė Kujtimi. - Ka qenė viti 1973, pikėrisht dita e pėrurimit tė ekspozitės 'Shqipėria sot'. Shiritin e pėrurimit do ta priste Enver Hoxha. Nė kėto raste, sipas protokollit, kur merrte pjesė Enver Hoxha duhej tė ishin tė pranishėm edhe gjithė udhėheqja e Partisė dhe e shtetit tė atėhershėm.Ne nxitonim pėr tė qėndruar sa mė pranė, me qėllim qė tė mos na shpėtonte asnjė frazė e thėnė nga ai, e cila neve do tė na duhej pėr ta pėrdorur nė tekstin e dokumentarit qė po pėrgatitnim. Nė njė moment Enveri bėri njė rrotullim tė papritur pėr tė vijuar nė njė seksion tė ndodhur mbrapa tij. Ne lėvizėm tė gjithė nė mėnyrė tė menjėhershme. Nė kėtė ēast unė ndjeva se nga mbrapa shkela njė kėmbė. Kthej kokėn dhe, ē'tė shikoj, kisha shkelur kėmbėn e Mehmet Shehut. Nuk rezistova dot, por u zverdha dhe u bėra dyllė, gati tė mė binte tė fikėt. Nuk e di, por duhet tė mė kenė dalė edhe djersė tė ftohta. Mirėpo vetė Mehmet Shehu, qė me sa kuptoj e ka vėnė re situatėn time, u tregua tepėr i kujdesshėm. Pėr tė mos u tronditur shumė, ai menjėherė mė kapi nga krahu me njėrėn dorė, ndėrsa me dorėn tjetėr kapi Agron Ēobanin qė ishte afėr meje, dhe na afroi afėr vetes, duke na pyetur me tė qeshur se si na shkonte puna dhe a e ndjenim gėzimin e saj. Pasi na pa qė e mblodhėm veten, na tha sėrish me tė qeshur: "Tani ikni tė shkruani te Komandanti, se atje e keni punėn", duke na treguar Enver Hoxhėn, qė tashmė ishte larguar disi nga vendi ku po rrinim ne me Mehmet Shehun."
Enveri nuk e ndante vėmendjen nga kamerat nė mitingje
Ish-diktatori komunist Enver Hoxha, veē ashpėrsisė dhe ekstremitetit tė tij nė drejtim tė zgjidhjes sė problemeve tė lindura, ėshtė i njohur edhe si orator dhe njeri i dhėnė jashtė mase pas mėnyrės sė propagandės dhe prezantimit tė tij nė publik. Nė rrėfimet e Kujtim Gjonit mėsohen edhe shumė cilėsi tė tjera, ndoshta tė panjohura mė parė, qė kanė tė bėjnė me natyrėn e Hoxhės para kamerės. "Ai, ndryshe nga drejtuesit e tjerė tė shtetit tė atėhershėm, - thotė tashmė Kujtimi, i cili ka bėrė nė tė shumtėn e rasteve dokumentarėt pėr tė, - tė ndihmonte tė bėje filmin. Kjo pėr vetė faktin se ka qenė jashtėzakonisht i vėmendshėm para kameras". Kjo ėshtė vėnė re nė shumė raste, kur si pa kuptuar ai ka pėrsėritur lėvizjet dhe gjestet, pėr t'u dhėnė mundėsi kameramanėve qė tė bėjnė filmimet e munguara. Dhe kjo pėr habi, sipas zotit Gjoni, ėshtė bėrė pikėrisht pėr ato momente qė ata nuk kishin mundur t'i kapnin. Nga kjo kuptohej se Enver Hoxha, ndėrsa bėnte lėvizjet dhe pėrshėndetjet publike, e kishte pasur vėmendjen edhe te kineastėt. Janė me dhjetėra rastet kur, sipas Gjonit, ai ndėrhynte pėr tė mos u penguar gazetarėt, tė cilėt, kur i kishte afėr, ndihej shumė mirė, ashtu siē ka dhe me dhjetėra raste tė tjera kur ai, pa marrė ndonjė kėrkesė nga ndokush, ka pėrsėritur lėvizjet dhe veprimet e paarritura nė celuloidin magjik tė shiritit tė filmit. I tillė kanė qenė p. sh. rasti i puthjes sė flamurit kombėtar mė 10 korrik tė 83-shit, me rastin e festės sė ushtrisė, kur, si e bėri veprimin dhe pa qė nuk u arrit tė bėhej filmimi, pas njė ecejakeje tė re, e pėrsėriti prapė veprimin.
nga gsh
Krijoni Kontakt