Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Deputetët e PDR votojnë për qeverinë Nano

    A ka Spiune ne opozite??


    Her mbas here ata cfaqen..

    Ja c'thote GSH
    ---------------------
    Kreu i grupit parlamentar të PDr, Nard Ndoka: "Unë nuk mund të them se deputetët tanë kanë votuar pro apo kundër, por e rëndësishme është që ata e kanë pranuar vendimin politik të partisë"

    Llogaritjet, "Aleanca për Shtetin" arrin deri në 79 deputetë. Misteri pas votbesimit të Qeverisë

    Dy vota të opozitës pro Nanos
    PD dyshon për reformatorët Tepshi e Ndoka


    --------------------------------------------------------------------------------

    Ndonëse të gjitha forcat politike të spektrit të djathtë u deklaruan në mënyrë të prerë e të qartë, se do të votonin kundër qeverisë "Nano", gjatë procesit të votëbesimit në Kuvend tabela elektronike në sallë tregoi të kundërtën.

    Reformatorët pro
    Ndërmjet votave të socialistëve dhe aleatëve të tyre ishin edhe dy vota pro qeverisë, që nuk i përkisnin këtij koalicioni, por Partisë Demokrate. Ndonëse diskutimet e shumta dhe të tejzgjatura për programin e qeverisë së re bënë që shumë pjesëmarrës në sallë të mos shikonin se kush votoi pro apo kundër, disa deputetë të Partisë Demokratike, të interesuar që qeveria të mos merrte votëbesimin, kanë vënë re se dy deputetë reformatorë kanë votuar pro qeverisë. Madje drejtues të selisë blu bënë të ditur dje, se dy votat e mësipërme ishin të deputetëve: Jak Ndoka e Qazim Tepshi. Kryetari i grupit parlamentar të PD(r)-së, Nard Ndoka, tha se vendimi politik i grupit parlamentar ishte për të votuar kundër. "Unë nuk mund të them se deputetët tanë kanë votuar pro apo kundër, por e rëndësishme është që ata e kanë pranuar vendimin politik të partisë". Ndërkohë dy deputetët e mësipërm kanë fajësuar kompjuterin.

    Përllogaritja
    Gjatë jetës parlamentare nuk është hera e parë që kompjuteri mund të jetë fajësuar nga deputetët, se nuk ka funsionuar si duhet, duke shtrembëruar edhe votimin në sallën e Kuvendit. Por, po të kemi parasysh numrin e votave pro qeverisë dhe të atyre kundër, në rastin konkret mund të mendohet se nuk ka ndodhur një gabim i tillë. Qeveria "Nano" arriti të marrë 81 vota pro, 48 kundër dhe dy abstenime. Partia Socialiste siguroi 71 votat e deputetëve të saj. Krahas këtyre votave, ajo siguroi edhe tri votat e Partisë Agrare, një të Aleancës Demokratike, pasi dy deputetë të tjerë të saj deklaruan votën kundër; një të socialdemokratëve, kundrejt tri votave abstenuese po të kësaj partie, si dhe tri vota pro të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Po të mbledhim 71 votat e deputetëve socialistë me 8 votat e aleatëve, dalin 79 vota të koalicionit "Aleanca për Shtetin", ndërkohë që tabela elektronike ka shënuar 81 vota në mbështetje të kabinetit "Nano". Çdokush e ka të vështirë të fajësojë sistemin kompjuterik, ndërkohë që votat pro dhe kundër brenda koalicionit kanë qenë të deklaruara.


    QAZIM TEPSHI

    "Nuk është e vërtetë se kam votuar pro gjatë votëbesimit të kabinetit të ri qeveritar. Megjithatë nuk përjashtoj ndonjë defekt në sistemin kompjuterik gjatë përllogaritjes së votave". Ky ka qenë deklarimi i deputetit të dytë të Partisë Demokrate, i cili fajësohet për votën e tij pro qeverisë "Nano". Kompjuteri mund të gabojë, si edhe më parë, për deputetët e Partisë Demokratike.


    JAK NDOKA

    Deputeti i Partisë Demokrate, Jak Ndoka, mohoi të ketë votuar pro qeverisë, duke thënë se kjo mund të jetë vetëm një defekt në sistemin kompjuterik. "Unë di që vota ime ka qenë kundër qeverisë së re të kryesuar nga Nano, por nuk është faji im nëse nga kompjuteri mund të jetë bërë ndonjë gabim. Ne kishim marrë një vendim politik më parë dhe nuk kishim arsye për ta shkelur atë".

    -------------------
    "Gabimet e kompjuterit", edhe në votimin për kreun e SHIK


    --------------------------------------------------------------------------------

    Eshtë hera e dytë që brenda një harku hohor prej dy muajsh deputetët fajësojnë sistemin kompjuterik gjatë procesit të votimit. Ndërsa Parlamenti ka votuar 83 projektligje brenda këtij viti dhe 37 vendime, kompjuteri është fajësuar kur kanë ndodhur votime tepër të debatueshme, siç ishte rasti i votëbesimit të qeverisë apo ai i votimit për shkarkimin e kryetarit të SHISH-it, Fatos Klosi. Edhe në rastin e këtij të fundit, ndonëse votimi ishte i fshehtë, tabela elektronike nxori katër vota pro, përveç atyre të deputetëve të Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj. Në këtë rast nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, tha se "i gjithë faji për numrin jo të saktë të votave që ishin kundër shkarkimit të Klosit, përfshirë edhe 4 vota të opozitës, ishte i kompjuterit të Kuvendit".

    ------------

    Po po kompjuteri ka faj.
    Ka fut Klosi agjenta brenda ne Cipat Digital mikroskopik qe projektohen ne TT te Amerikes e prodhohen me teknologjin e NANOTEKNIKES ne Taivan ose Malajzi.

    Aha ..po Nanoteknika ka lidhje me Tos Nanon...lol.

  2. #2
    _____________ Maska e ornament
    Anëtarësuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Spiune jo!, kryeagjente te social-imperializmit kinez po!

    Kam nje pyetje per ty Brari; perse lufton Nano per pushtet, cila eshte aresyeja sipas teje?

    me shprese se Ti e kupton humorin.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ORNI.. ku je ti opozitari jon..ose Pozitar me mir me than...lol...

    Ne se Nano nuk lufton per pushtet athere ai zbret nga shkallet e hierarkise behet nje socialist i zakonshem qe pi Raki te ato klubet e Pezakve ku shahet Saliu e kaq.

    Ky status eshte i mjaftushem per morracaket pezak ne Tirane por jo i mjaftushem per te qen Burre i preferuar i nje bukurosheje si Xhoana.

    Keshtu qe Nano do luftoj te jet gjithmon ne maj te Piramides ndryshe ja ben Naften Xhoi.

    Esht ligj natyre kjo..
    Asnji nuk e do fukaran qofte dhe Socialist.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e kalemi
    Anëtarësuar
    23-06-2002
    Postime
    50
    Nje kablle qe ra nde redaksine e fleyores tene, ben te ditur se njera prej kartave ne koke te Nanos ka dale nga dora e vete ishbabait te Kombit tene Sali Berisha. Gjithashtu, kabelli, mejton me krye te vete se nuk perjashtohet mundesia qe babai kombetar Berisha te kete lidhur bese me babane tjeter kombetar Nano dhe 2 kartat ne te mire te kokeministrit te ri te kene qene pengu i marreveshjes.

    p.s.
    Theksojme se kabelli nuk pranoi te paguhej me para ne dore kesaj rradhe por vec me nje thes miell gruiri si dhe 3 pale benevreke ushtaresh vjedhur neper magazinat e rezerves shteterore qysh prej 97.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kalemi : 06-08-2002 më 14:49

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e dylkosova
    Anëtarësuar
    05-06-2002
    Vendndodhja
    kosovë
    Postime
    20

    Red face Per Ornametin.

    Nano eshte shum i zoti dhe hallall i qoft dhe gjith ata se ja kan inati kete burri per mendim timin jan idiota ky eshte nji politikan shum i zoti ishte ne burg kur e futi Sali Gomari dhe duel dhe ja muer pushtetin ashtu si dashti e kush i kishte faj sales se nuk diti me e mbajt pushtetin ore ju gumar por ai nuk ishte i politikes por ai veq din te sillet verdall duke bertit.
    dyli

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kalemi,

    Ajo qe ke shkruar ti, saktesisht duhet te fillonte keshtu:

    Nje kabell qe ra mbreme ne redaksine e fletores tene, ben me dije se.................................Kujtim nga e paharrueshmja rubrike Tej e Ketej!

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Kalemi, per te kujtuar rubriken Tej e Ketej, te ftoj te lexosh ne kete link

    http://www.forumishqiptar.com/showth...&threadid=4451

    Pershendetje!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Zoti Dykosova !

    Ju lutem eja e drejto ca kohe ne qeverine shqiptare.
    Po te japim ministrine e PLLazhes. lol.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e dylkosova
    Anëtarësuar
    05-06-2002
    Vendndodhja
    kosovë
    Postime
    20
    Brarit.

    Nuk ka nevoi te drejtoi qeverin shqipetare unë, se e kemi zotin NANO dhe na rrofte sa malet. Po ti brari nuk ke vend aty ne shqiperi edhe ty nji ditë do te vjen fundi.

    Ah sikur te ishte i gjall xhaxhi Enver.Por do ti vi edhe ajo kohë.
    dyli

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Eja dyl e zevendesoje.

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e dylkosova
    Anëtarësuar
    05-06-2002
    Vendndodhja
    kosovë
    Postime
    20
    Dylkosova!

    Ofendimet personale nuk lejohen ne forum.

    Diskutoni dhe shprehni mendimet tuaja, por nuk keni te drejte te ofendoni anetaret e tjere



    Redi



    ps.Ky shkrim u fshi nga une ashtu sic ka ndodhur edhe me pare kur keni ofenduar anetaret e tjere.

    Shpresoj qe te mos ndodhe me te ardhmen.


  12. #12
    Demokrat-Bordi-Drejtues Maska e RoboCop2
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Founder #Shqiperia, Lider i Sherbimeve dhe Anëtar i Grupit Abuzimet ne Stafin Ircop Albasoul.Com Italie-Rome-me zemer mes jushe e bukura shoqeri!!!Albasoul Vitamin Qê Pa Te S'do Jetoja Dote!!!
    Postime
    136

    Question Dylooooooooo thiri mer menies ti ;)

    Nga Tepelena ai pijanec rezoj Servet Pllumin e jo sot qe eshte ne maj te piramides te mos kete force!!

    E di ti çfare i tha Arta Dades ne sallon kure mblodhen kongresin e PS???

    Ti i tha moj "shalore"mbylle manaren se ne qimet e shalëve te tua ka mbire leshi i kapitenit tim.

    Kto qene theniet e te madhit e te pa bekuarit te Xhoit,po mencurin e saj e cmoj ai do soset,e ajo do di si te rroj!


    Me respekte rofte PD. DRAGO
    Ndryshuar për herë të fundit nga RoboCop2 : 10-08-2002 më 07:11
    Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mbytë as tê falë!!

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    JA dhe SPIUNET E TJERE SI I NXJERRIN KEMBET:

    shekulli
    -----------
    Kryetari i legalistëve deklarohet kundër shkarkimit të Mustafa Kërçukut


    Spahia: PD s'ka të drejtë KLSH Kërçuku është i opozitës

    TIRANË - Kreu legalist Eqerem Spahia nuk është për shkarkimin e Mustafa Kërçukut nga posti i kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, madje ai nuk e përkrah iniciativën e Partisë Demokratike për ta kthyer këtë institucion në Gjykatën e Llogarive. "Kjo nuk është e drejtë që të shkarkohet një njeri që realisht përfaqëson opozitën, për ta zëvendësuar me një kandidat të PD-së", - tha dje Spahia. Atij i duket shumë e padrejtë ky veprim i PD-së që po bën ndaj një aleati të saj, siç është Partia e Ballit Kombëtar Demokrat. Kërçukun në postin e kreut të KLSH-së e propozoi në Parlament, Hysen Selfo, atëherë deputet dhe aleat i demokratëve në koalicionin "Bashkimi për Fitore". Kryetari i PLL-tit shprehet se nëse PD-ja kërkon pikërisht këtë, pra heqjen e Kërçukut për ta zëvendësuar me një kandidat të saj, atëherë këtë duhet ta thotë hapur. Sipas Spahisë, ideja për ta kthyer KLSH-në në Gjykatë Llogarish është e shpejtuar dhe bie ndesh me Kushtetutën në nenin për KLSH-në, i cili duhet të ndryshojë. "Përpara se të bëhet kjo të gjithë partitë e grupimit "Bashkimi për Fitore" duhet të dalin hapur kundër Kushtetutës aktuale dhe të kërkojnë ribërjen e saj",- tha ai dje. Sipas Spahisë, për të diskutuar për këto çështje është i nevojshëm mbledhja e koalicionit "Bashkimi për Fitore", dy partitë e të cilit kanë kohë që ngrenë si shqetësim, mosfunksionimin e tij.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    SPIUNI I VJETER Kerkon perseri te jete ne Tave.



    RD
    ----
    Rama, i gatshëm që të firmosë për shkarkimin e zv.ministrit Himçi

    Ceka kërkon zv.ministrin e Rendit

    Ish-presidenti i PAD, Neritan Ceka, kërkon vendin e zëvendësministrit të Rendit. Burime nga qeveria, bëjnë të ditur se ish-presidenti i PAD, do ti kërkojë Kryeministrit Nano, vendin e zëvendësministrit të Rendit, në kuadrin e aleancës të lidhur së fundmi me PS. Në postin e zëvendësministrit të Rendit aktualisht është Bujar Himiçi, i cili tashmë duhet t’i lirojë vendin ish-ministrit Ceka. Ministri Rama është I gatshëm që në ditët e javës së ardhshme të firmosë shkarkimin e zv.ministrit Himci dhe zëvendësimin e tijme deputetin Ceka.

    Nga ana tjetër, vetë Ceka në një konferencë për shtyp të para disa kohëve nuk e ka fshehur dëshirën, që ai dhe fraksioni të marrë nën zotërim postin e zëvendësministrit të Rendit. Në bisedat që aleatët e PS pritet të zhvillojnë me Kryeministrin Nano lidhur me postet zv.ministrore, Ceka ka ndërmend të kërkojë tre poste zëvendësministrash. Duke folur në emër të PAD, Ceka në një deklaratë të para disa ditëve tha se: "Ne do t’i kërkojmë Kryeministrit të mbulojmë ato vende ku PAD, ka më shumë eksperiencë në këto 5 vjet, pra në fusha të tilla si rend, drejtësi, etj". Rikthimi i Cekës sërish pranë aleancës, erdhi vetëm dy muaj pasi ky i fundit kishte deklaruar shkëputjen nga koalicioni Aleanca për Shtetin. Nano, duke parashikuar një largim të mundshëm të Gjinushit, për të justifikuar koalicionin e majtë, mendoi të fuste Cekën në këtë koalicion. Rifutjen në koalicion në rang zëvendësministrash, Ceka e cilësoi në atë kohë si shumë dinjitoz kur në një deklaratë të tij tha se: "Ne do përfaqësohemi denjësisht në qeverinë e ardhshme, në rang zëvendësministrash e poshtë".

    Por PAD e vërtetë, e cila tashmë ka kaluar në krahun opozitar e ka pritur me habi këtë rikthim të Cekës në koalicion. Kjo pasi PAD e para tre muajve doli nga koalicioni qeverisës. Sipas drejtuesve të PAD "niveli i qeverisjes nuk përputhej me nivelin e kësaj partie" . Ndërkohë, Ceka në atë kohë president i kësaj partie i dha përkrahjen e tij kësaj ideje, dhe megjithëse doli në fraksion më vete dhe deklaroi se nuk do të rikthehet në koalicion.

    Nano pritet që të shpërblejë Cekën de për përkrahjen që ky i fundit i dha gjatë fushatës së brendshme në parti. Ceka përkrahu tezat e Nanos si dhe ka mbështetur shkarkimin e kreut të SHISH,Klosi.

    A.M


    --------------------------------------------------------------------------------


    C'ja fut ky gazetari kot.. Ceka beri namin te mbroje Klosin.
    Tani Ceka ka frike se i dalin horrlleqet qe mitraloi Azemin me gjith Femij dhe kerkon te jete brenda ne KOK te ministrise.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 18-08-2002 më 09:31

Tema të Ngjashme

  1. Emrat e ministrave të PDSH në qeverinë maqedonase
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 22:12
  2. Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 20:14
  3. USAID: Në Shqipëri mjekët, gjyqtarët dhe deputetët, më të korruptuarit
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-06-2006, 15:00
  4. Plani i Metës për të votuar qeverinë e PD
    Nga Irfan në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 06-06-2005, 17:19
  5. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •