Muri i Berlinit, konsiderohet si një nga monumentet më të rëndësishëm tregues i marrëdhënieve të Luftës së Ftohtë. Ai ra 15 vjet më parë më 9 nëntor 1989, pas presionit perëndimor. Ndërsa numri në rritje i gjermanolindorëve vërshonte në Berlinin Perëndimor mes kushteve të përkeqësuara dhe frikës se kufiri do të mbyllej një ditë, lideri komunist në Gjermaninë Lindore, Walter Ulbricht deklaroi ngritjen e murit të famshëm, ku për vite të tëra u shkrua eksodi i mijëra njerëzve të plagosur dhe të vrarë që ngelën viktima në murrët e këtij monumenti, i cili filloi ndërtimin me 13 gusht të vitit 1961. Dy ditë më pas me 15 gusht, 1961, duke krijuar një imazh që i rreziston kohës ushtari gjermanolindor, Conrad Schumann fotografohet duke kapërcyer mbi një sektor të rrethuar me tela ku kalonte rryma elektrike. Katër ditë më pas muri merr jetën e parë njerëzore, ndërsa një person rrëzohet dhe gjen vdekjen, ndërsa përpiqej të hidhej nga apartamenti i tij i katit të katërt në rrugën "Bernauerstrasse" në Berlinin Lindor, drejt e në trotuarin poshtë në Berlinin Perëndimor. Një nga ngjarjet që është fiksuar thellë në kujtesën e njerëzimit ka që data 17 gusht e 1962, ku 18 vjeçari, Peter Fechter gjen vdekjen nga rrjedhja e gjakut në një zonë asnjanëse, pasi qëllohet me armë zjarri teksa tentonte të arratisej. Kameramanët perëndimorë regjistruan skenën për rreth një orë, përpara se rojet të largonin kufomën e tij. Me 12 qershor 1987, presidenti amerikan, Ronald Reagan bën thirrje "Zoti Gorbachov, rrëzoni këtë Mur". Protestat popullore të ’89 kundër qeverisë gjermanolindore bëhen më të fuqishme duke deklaruar thyerjen e murit dhe hapjen e kufijve që ndanin Gjermaninë në dysh. Prej vitesh gërmadhat e murit që morri mbi vetë shumë sakrifica konsiderohen një monument mjaft domethënënës, i cili pavarsisht ngjarjeve të hidhura koleksion emocione që tashmë janë pjesë e historisë.
Krijoni Kontakt